• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2019

Fatmir Braho dhe historia vazhdon…

March 6, 2019 by dgreca

….Dhe kusuret s’kanë të sosur/

1 Raimonda shundi

Shkruan: Raimonda Shundi Dervishi /

1 a Tresh fatmir

 Në shkrimin dedikuar historive personale  të sistemit  diktatorial, kam prekur pjesërisht persekutimin deri në humbjen e kujtesës, apo dhe dëmtimet serioze jetike të emrit që më pas u kthye në skecin e dashur për kohën, “revolveri”.

4 a Familja Fatmir

Në këtë shkrim, ky personazh na rivjen në një version edhe më ndryshe. Cfarë ndodhi në fillimet e para të viteve 90’ me të ardhurit e parë Camë në tokën Shqiptare. Si u largua njëri nga grupi i turistëve duke iu fshehur syrit të fshehtë të sigurimit të shtetit, vetëm për një falenderim-përqafimi me  pinjollët e  familjes që i dhanë një pjesë të mirë të pasurisë së tyre?!. Le të shohim se si dhe cili ishte Fatmir Braho për ata që nuk kanë dëgjuar asgjë për cka i ndodhi. Historinë me rrevolverin e humbur në Muzeun Kombëtar të heroit Qemal Stafa, por edhe më tej.

Ndodhitë personale të persekutimeve në fillimet e viteve 90, ishin historitë më zbavitëse dhe të preferuara  për krijuesit. Inspiruar nga këto situata groteske dhe absurde personale ku individi u përballej pyetjeve, apo më keq akoma, kudogjendjes së sigurimit të shtetit, frymëzuan shumë emra të cilët tashmë nisën një periudhë të paprekur më parë. Emri i Koco Devoles, nis të evidentohej si skenarist, regjisor dhe aktor i shumë skicave të këtij humori të zi. E natyrisht shumë krijues të tjerë nisën praktikimin e ngjarjeve reale ngjizur nga ky absurd. Figurat e Xha Brahos, Nafijes, si dhe emrave simbol të sistemit si Gradeci, apo vetë diktatorit bën që këto copëza jetësore të ishin skecet apo telefilmat më të preferuar për kohën. Përpëlitjet dhe dialogët anormalë të hetuesve apo punonjësve të specializuara kalonin caqet e asaj cka njërëzit ishin mësuar të shihnin dhe dinin. Nga këtu nis procesi i zbulimit të disa mistereve nëpërjet humorit, humbëtira ku ishte hedhur një komb i tërë në emër të parimeve. Ky është privilegji i artit. Kështu mund ta perceptosh më mirë batakun ku qemë katandisur.

 

Kjo histori i referohet viteve 80. U desh të kalonin rreth 10 vite që kjo copëz jete të ngacmonte Veli Radën duke e sjellë në këtë version që ne e njohim. Por cfarë  ka më shumë se ajo që ne pamë?

Cili ishte Fatmiri

 

Fatmir Braho (1950-2012) Cami nga Spatari e Filati, djali plotë jetë e gazmor, sportin e kishte pasion (futbollist i të rinjëve në klubin sportiv Dinamo), ndërsa puna si mekanik ishte profesioni që e ushqeu me bukë familjen e tij të madhe. Ishte djali i vogël  i Camëve që erdhën në fund të Nëntorit në vitin 1944, pas shpërnguljes masive të këtij komuniteti  nga genocidin i tmerrshëm Grek. Familje e madhe si në numër, ashtu edhe në emër. Në gjëndje të mirë ekonomike, kokëulur dhe i ndjeshëm – karakteristikë e kësaj familjeje që merej me blegtori. Ymer Braho (nga Spatari) dhe Fatime Zeqirjai (nga Filati) ishin prindërit e Fatmirit të cilët pasuria dhe bizneset që kishin në Spatar (fshat me shumicë Came pranë zonës së Igumencës), vetëm i bënë më njerëzorë ndaj  më pak të fatlumëve. Ymer Braho (babai i Fatmirit) së bashku me familjen (kater fëmijë e gruan shtatëzënë në kohën e eksodit) në Shqipëri erdhën kur ishin rreth të 35- vjetëve. Nga vendi i tyre morën një pjesë të vogël të bagëtive të shumta që kishin, kalin dhe familjen e ngushtë prej 6 vetësh. Tre fëmijë të tjerë do të lindnin në tokën tashmë të re dhe pak të  njohur, ku  më i vogli ishte Fatmiri. Specialiteti i kësaj familjeje ishte dhe vijoi të jetë edhe në vendin e ri bulmeti, ku bagëtia ishte me shumicë.

Banorët e Spatarit rrëfejnë histori të shumta për këtë mbiemër edhe për faktin se ishte familja e myftiut të urtë e paqësor Zeqir Zeqirjai, studiuar në Stamboll për teologji. Myftiu si tregëtar dhe i shkolluar e njihte Shqipërinë pasi vetë mbreti Zog e kishte ftuar në dasmën e tij të madhe. Kur familjet e varfëra blinin në dyqanët  e tyre, blerësit kishin edhe shtesën e dhuruar nga vetë i zoti i dyqanëve, kjo rrëfehej nga banorët. Largimi nga pasuria dhe gjithcka kishin vënë me djersë e trashëgimi, u la pas eksodit. Ndaj një pjesë e mirë e bagëtisë dhe tokave që kishin, ua dhuruan pikërisht kësaj kategorie, kryesisht ish punëtorëve të tyre, ose komshinjve grekë apo camë që vijuan të jetojnë vetëm pasi ndërruan fenë e nacionalitetit. Kjo dhuratë nuk mund të harrohej lehtë.  Ata ende jetojnë e punojnë në ato prona e dyqane të cila një pjesë janë ende në gjendje pune, ndërsa resto dergjet në tokën e lënë djerrë.

 

Camët e parë Grekë në Shqipëri dhe takimi i fshehtë me Fatmirin në Muzeun Kombëtar

 

Kur këto camë mundësuan ardhjen në Tiranë rreth viteve 90, ndër emrave të tjerë, kërkonin të takonin edhe Fatmirin për të cilin kishin infomacione se punonte në muze. Por nuk dinin se muzeu ishte i mbushur me punonjësit e sigurimit të shtetit në atë masivitet, ndaj kishin kujdes mos diktoheshin prej tyre. Por kujdesi ishte i pjesshëm, pasi mjeshtrat e shpërndarë ndiqnin lëvizjet e turistëve hap pas hapi. Kohë më parë me incidentin e humbjes së revolverit, arma e heroit Qemal Stafa zhdukur nga një fëmijë i klasës së tetë teksa realizohet një vizitë me shkollën, përfundoi tragjikisht. Fëmija kurioz dhe i papërgjegjshëm për dëmin, mundi të marë rovolverin e reklamuar në xhamat e muzeut nëpërmjet shkopit mbajtës së lules në krah. Kur personeli përgjegjës pikasi zhdukjen e objektit, thërriten në hetim tre punonjësit e ngarkuar, ndër ta edhe Fatmiri. Por, fatmirësisht të nesërmen nëna e djalit e dorëzon armën e vjedhur, por ndërkohë punonjësit qenë të torturuar keqas në muret e errët të ministrisë së brendshme. Vizitat e bëra në shtëpi kohë e pa kohë nga personazhet e frikshëm të sigurimit, degraduan situatën deri në atë pikë sa goditet nga hemoragjia cerebrale duke u dergjur në spital për rreth tre muaj, tashmë edhe me kujtesë të humbur.

Kur camët e ardhur si turistë kërkonin Fatmirin, ai po përjetontë një dramë të dytë, pasi tashmë kishte një histori të jetuar pas hekurave të gjysmë dritës diktatoriale. Dëshira për ti takuar mysafirët nga larg ishte e madhe, por edhe frika e ndonjë komplikacioni ishte mbytës. Njëri nga turistët largohet tinëzisht dhe me ndihmën e një taksie gjen adresën e saktë të shtëpisë së tij dhe papritur i troket në derë. Me sytë e lotuar dhe përqafimet mirënjohëse turisti mdis shumë të tjerave nxjerr nga xhepi edhe një masë të konsiderueshme Dhrahmish (lekë Greke) duke u përpjekur të bindë tre djemtë e tij të vegjël të pranonin dhuratën modeste nga larg. Por ata, rrefuzuan trembur nga vështrimin i rreptë i prindërve. Kjo vizitë zgjati fare pak, në vrapin e ikjes, blic. Si hyri, ashtu edhe u largua. Ky takim ishte vijimi i ankthit të dytë për të.

 

Akuza 2 “Tentative për bombë vënie”

 

Pas kësaj ndodhie e cila nuk mbeti e pa vëzhguar, rinisën hetimet dhe sulmet e reja, e bashkë me të makthi e frika. Nuk kaloi shumë dhe ja tek del akuza për “Tentativë të hedhje së bombës” në muzeun e dytë që sapo u ndërtua me emrin “Piramida”, ku Fatmiri ishte magazinier. Për këtë  ngjarje, familjarët kanë më pak informacion, pasi Fatmiri nuk tregon asgjë. Në momentin e parë të mundshëm ai largohet nga Shqipëria dhe pasi provon tre shtete, përfundon të vendoset në Gjermani me familjen. Ngjarja me revolverit si dhe me gjithcka që ndodhi me jetën e tij nuk do të ishte marë vesh kurrë, nëse nuk do të qe larguar nga vendi. Ishte realizimi i intervistës si dhe arsyet  për pranimin e azilit politik, shkaku i publikimit te këtij realiteti të pa thënë. Deri në atë moment familjarët nuk dinin asgjë për cka hoqi kryefamiljari i tyre. Dhe sic ndodh në vendet e lira, kjo histori rrënqethëse tregohet me megafon në kampin ku ishin të strehuar emigrantë nga e gjithë bota në pritje të përgjigjes së dokumentave ndenjëse. Aty i informuan të gjithë, jo vetëm familjarët për atë cka realisht kishte ndodhur me jetën e tij.  Sytë  e të gjithëve ndalën vështrimin tek emri që kaloi gjithë këtë kalvar dhimbjeje.  Fati e mbajti gjallë edhe disa vjet deri në momentin e një ataku të ri cerebral për ta gozhduar në karrigen më rrota, e më pas largimin nga kjo jetë e lodhur në vitin 2012. Pas këtij rrëfimi familjarët nisën të organizonin e lidhin copëzat e kujtimeve në periudhën kur ai përpëlitej e u përsëriste dhimbshëm  nën zë  – “Nuk di gjë, nuk di gjë..”,  atyre që prezantoheshin si “ Shokët e Fatit” dhe që në fakt…  paskëshin qenë punonjësit e sigurimit të shtetit  të cilët kërkonin informacione si për të, ashtu edhe kolegët, panvarësisht kushteve kritike më shëndetin. Kjo ngjarje rrëfehet edhe nga motrat që i ndenjën në kokë gjatë periudhës së shtrimit në spital. Punonjësit e sigurimit të veshur herë si mjek e herë si miq, i largonin nga dhoma për ta pyetur duke survejuar vazhdimisht. Dhe kalvari i persekutimit vazhdon.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Fatmir Braho, Historia vazhdon, Raimonda Shundi Dervishi

Ish-Atasheu Britanik i Mbrojtjes në Tiranë Mark D. Vickers boton librin për motorat Victory

March 6, 2019 by dgreca

1 ATASHENga Dr. Ermira Babamusta/*

Mark D. Vickers ka shërbyer si oficer i Ushtrisë Britanike dhe ka jetuar në shtete të ndryshme nëpër botë si Hong Kong, Gjermani, Nepal, Shqipëri si dhe në vendlindjen e tij në Angli. Lejtnant Kolonel Mark D. Vickers është ish-Atasheu Britanik i Mbrojtjes në Tiranë. Pas daljes në pension në 2012, jeton me gruan e tij, Estella në Taivan. Ka shkruar në shumë revista dhe gazeta për tema të ndryshme rreth Shqipërisë. Dhe në 2019 ka botuar librin e tij të parë me titull “Victory – Motorcycle Tales From Around the World” (Victory – Tregime për motora nga bota).

Ky libër nuk tregon vetëm tregime interesante për motora të markës së njohur amerikane “Victory”. Por shpalos jetën, aventurat dhe mendimet e njerëzve nga vende të ndryshme. Libri është një koleksion me tregime të shkurtëra rrëfyer nga entuziastë të motorave Victory nga e gjithë bota, si Amerika, Indonezia, Kanadaja, Australia, Anglia, Gjermania dhe vende të tjera. Libri është në treg në Amazon, Barnes & Noble dhe mund të blihet edhe në www.VictoryTales.com.

Një pasion tjetër i z. Mark D. Vickers është arti dhe ka mbajtur 8 ekspozita solo me pikturat e tij deri tani. Ai është në bordin e drejtorëve të klubit motoristik “Victory Motorcycle Club” si dhe historiani zyrtar i tyre. Momentalisht z. Mark D. Vickers është duke shkruar librin e tij të dytë me tregime nga Shqipëria “Tales from Albania”.

 Intervista me autorin Mark D. Vickers 

Si lindi ideja për të shkruar këtë libër për motorat Victory?

Mark D. Vickers: Në vitin 1998, kushdo që dëshironte të blinte një motor Amerikan, nuk kishte pothuajse asnjë alternativë tjetër ndaj Harley-Davidson. Më pas, më 1 korrik 1998 Polaris (i njohur për snowmobiles, ndër të tjera) zbuloi një motor të ri amerikan duke përdorur emrin e markës “Victory” (Fitore). Këto motora amerikanë zhvilluan së shpejti një ndjekje shumë të madhe dhe entuziastë që rezultoi në krijimin e Klubit Motoristik Victory.

Në vitin 2011, Polaris bleu markën e njohur indiane të motoçikletave. Pastaj, një ditë në janar 2017, entuziastët e Victory u tronditën të zgjoheshin me lajmin se Polaris ndërpreu prodhimin e motorave të tyre të dashura. Gjatë jetës 18-vjeçare të motorave Victory, ata ishin bërë shumë të dashur me një ndjekje jashtëzakonisht entuziaste, dhe me krenari fitoi 25 çmimet më të larta të industrisë motorike.

Disa muaj më pas juve keni blerë vetë një motor Victory në Taivan ku dhe jetoni. Si ka qenë përfshirja juaj me klubin motoristik të tyre?

Mark D. Vickers: Unë shumë shpejt u përfshiva në Klubin Ndërkombëtar Motoristik të Victory dhe mund të përjetoja pasionin që kishin simpatizantët e këtyre mjeteve. Megjithatë, njoftimi i janarit 2017 për ndërprejen e prodhimit na la pothuajse të gjithë në tronditje. Nuk kishte pasur asnjë paralajmërim për këtë gjë, dhe madje edhe vetë furnizuesit specialistë kanë qenë totalisht në surprizë. Njerëzit reaguan në mënyra të ndryshme, trishtim, shokim, zemërim – të gjitha emocionet që mund të përfytyroheshin, dhe kuptohet mjaft mirë pse. Disa njerez menjëherë i vendosën motorat e tyre në shitje, duke pasur frikë se vlera e motoçikletave të tyre të shtrenjta do të binte si gurë, pavarësisht sigurimeve të Polaris që pjesët do të vazhdonin të prodhoheshin për dhjetë vjet të tjera. Shumë njerëz kishin vënë të gjitha kursimet e tyre në mbajtjen e një motori Victory, dhe tani shumë ndjehen të tradhëtuar. Dukej aq e trishtuar saqë brenda natës ëndrrat e shumë njerëzve ishin shkatërruar për shkak të një vendimi të korporatës.

Libri nuk flet vetëm për historinë e Victory, por shkon edhe më tej. Mund të na tregoni për konceptimin fillestar të librit?

Mark D. Vickers: Po, disa pronarë filluan të shesin motorat e tyre dhe ishte e qartë se Klubi Motoristik i Victory, i cili e kishte mbështetur markën kaq fort dhe kishte ndihmuar në pjesë kryesore të zhvillimit dhe suksesit e Victory, do të përballej me disa sfida dhe ndryshime të mëdha. Por kishte disa njerëz të përkushtuar që u zotuan se nuk do t’i shisnin kurrë motorat e tyre të dashur. Me sa më shumë njerëz që fola, aq më shumë mësova për aventurat e mahnitshme dhe kënaqësinë e madhe që motorat sjellin në jetën e njerëzve.

Pra, ideja ime origjinale ishte të shkruaja një libër me dy pjesë. Pjesa e parë me të vërtetë do ishte një histori e markës Victory dhe pjesa e dytë do të ishte histori nga entuziastë të këtij lloj motori nga mbarë botën. Por Polaris nuk iu përgjigj korrespondencës sime, dhe më pas zbulova se dy ekspertë që kishin punuar për Victory po prodhonin një histori të vetë markës. Sapo kisha shpenzuar qindra dollarë për blerjen e materialeve kërkimore, por e dija se këta dy ekspertë do të kishin akses shumë më të madh në regjistrat dhe fotografitë origjinale sesa unë, dhe në çdo rast po bëhesha gjithnjë e më shumë i mahnitur nga tregimet që dëgjova nga entuziastë kudo në mbarë botën ku ishin shitur motorat Victory. Prandaj unë ndryshova taktikën time dhe vendosa të përqëndrohem vetëm në këto histori individuale.

Mund të na jepni disa nuanca nga këto histori individuale të përfshira në librin tuaj?

Mark D. Vickers: Disa nga historitë janë nga pronarë të cilët më treguan për udhëtimet e tyre me motor në rrugë-udhëtimet e tyre në SHBA. Shumica e tyre janë më shumë për vendet ku kanë vizituar, njerëzit që takuan, ku kanë qëndruar, madje edhe kushtet e rrugëve dhe të motit. Tregime të tjera janë mjaft të pabesueshme.

Një i tillë ka të bëjë me një djalë që udhëtoi me motor nga Nju Jorku në Argjentinë dhe ai tregon, në formatin ditar, udhëtimin e tij dhe njerëzit që takoi gjatë rrugës dhe përvojën e tij në vendet që kaloi. Një tjetër shkoi nga Florida në Alaska duke mbuluar distanca të mëdha çdo ditë, dhe një tjetër është nga një djalë britanik i cili u bashkua me një grup që filloi Mbretëria e Bashkuar deri në shkretëtirën e Saharasë.

Një djalë në Indonezi po merrte trajtime të kimoterapsië, kur gruaja e tij i bleu atij një motor Victory (jo e parë) – ndoshta kjo ishte për t’a inkurajuar atë gjatë trajtimit të po merrte. Sigurisht pas fitores së tij personale ai mblodhi një grup miqsh për një udhëtim rrugor rreth Sumatrës. Një tjetër djalë kishte një problem të keq të alkoolit, dhe vetëm kur mori motoçikletën e tij të parë që ai arriti të hiqte dorë nga zakoni – thjesht nuk mund të shijonte biçikletën e tij ndryshe! Një zonjë tregon se si gjithmonë kishte mungesë besimi në vetvete, dhe ishte përmes udhëtimeve sfiduese në rrugë kur ajo mori motorin e saj që ajo zhvilloi një guxim të tillë të admirueshëm sot.

Një tjetër zonjë tregon se si ishte përfshirë në një aksident të keq shumë vite më parë, që tërësisht ia hoqi çdo dëshirë për të ngarë motora. Dhe vetëm disa vite më vonë, ajo i rikthehet pasionit dhe bëhet e famshme në garat suedeze.

Është një libër i famshëm i shkruar në vitet 1970-të me titull “Zen and the Art of Motorcycle Maintenance”. Kështu unë si një një budist vendosa të shkruaj një tregim të shkurtër me përvojën time, të cilin e kam quajtur “Zen and the Art of Motorcycle Riding”.  Ka edhe disa tregime humoristike, si përshembull një burrë dhe një grua, ku secili tregojnë ndjenjat e tyre në lidhje me fitoren e tyre (të tijën!). Dhe versione të ndryshme të së njëjtës histori. Çdo histori qëndron si kapitulli i saj dhe unë kam synuar qëllimisht që të ketë sa më shumë shumëllojshmëri.

Me çfarë projekte të tjera po merreni? Çfarë tjetër mund të presim nga ju?

Mark D. Vickers: Unë vazhdoj të pikturoj dhe të bëj ekspozita sa herë që mundem. Por në vitin 2018 jam përqëndruar në një seri pikturash nga një pelegrinazh budist në Szechuan të Kinës. Unë vazhdoj të mendoj se do ta përfundoj serinë, por pastaj mendoj “vetëm një më shumë”. Mendoj se kam dhjetë piktura të përfunduara deri tani.

Gjithashtu kam punuar në disa projekte të tjera të shkrimit dhe kam pasur disa artikuj mbi tema shumë të ndryshme të publikuara në botime të ndryshme këtë vit të kaluar. Por projektet më të mëdha përfshijnë disa libra të tjerë. Një dorëshkrimi është i plotë – rreth 300 faqe – dhe merr formën e pyetjeve dhe përgjigjeve për një mësues feje në një nga traditat Hindu.

Kam shkruar gjysmën e një libri që kam dashur të shkruaj për më shumë se dhjetë vjet – një libër me tregime të shkurtra që unë mund ta quaj “Tregime nga Shqipëria”. Në disa mënyra të ngjashme me librin tim të “Victory”, unë po përpiqem për shumëllojshmëri, kështu që kjo do të përfshijë rrëfime personale, dhe madje disa histori nga folklori shqiptar.

Aktualisht unë jam shumë entuziast për këtë libër pasi kultura shqiptare mbetet e dashur për zemrën time. Vitin e kaluar isha i sigurtë se do shkoja në Shqipëri por nuk arrita. Kjo do të kishte qenë koha e përsosur për ta përfunduar librin. Me përfundimin e librit Victory do t’i rinisem këtij projekti. Ndoshta më duhet të vizitoj Shqipërinë përsëri para se të eci më tutje me shkrimin e tregimeve shqiptare.

*Shkrimin me em shume fotografie gjen i ne Facebook-gazeta Dielli

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, liber per motor Victory, Mark D. Vickers

21 vjetori i Epopesë së UÇK-së

March 6, 2019 by dgreca

1 hajdariKosovë-Ceremoni ushtarake në 21 vjetorin e Epopesë së UÇK-së/
1 Nderim
-Në 5, 6 e 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe të kasapit të Ballkanit, Millosheviç, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë/
1 a te dy

-Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova,  në 6 mars 1998, kërkonte që Kosova të merrej urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake/

1 a Hashim

 -LIRI E PËRJETSHME NË PREKAZ – Reportazh nga Prekazi i vitit 2010  dhe raportime që kam bërë para 21 viteve në ditët e marsit 1998/1 a Ramushi

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

1 Kulla PRISHTINË, 5 Mars 2019/ Në Prishtinë u mbajt sot ceremoni ushtarake për nder të 21 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndresës heroike e flijimit legjendar për liri e pavarësi të Familjes Jashari në Prekaz.

Në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë, ceremonia e manifestimit  u mbajt në  Kazermën “Adem Jashari”,  nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në ceremoni morën pjesë drejtues institucionalë e politikë të Kosovës shtet prej 11 vitesh nga 17 shkurti historik 2008 dhe 20 vjet e lirë nga qershori 1999.

Në 5, 6 e 7 mars 1998, në Epopenë e Prekazit, në mbojtje të pragut të shtëpisë dhe Kosovës, në luftën për liri dhe pavarësi, ranë heroikisht 56 anëtarë të Familjes Jashari, 20 prej tyre të Familjes së ngushtë të Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në përballje me sulmin e egër të forcave serbe të kasapit të Ballkanit, Millosheviç, i cili ka përfunduar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.Para 21 vitesh, në 5 mars 1998, raportoja nga Prishtina në Tiranë për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë se forca të mëdha serbe të blinduara kishin filluar që në mëngjes një sulm kundër shqiptarëve në Drenicë.

Forcat serbe kishin zënë pozicione fortifikuar rreth Prekazit dhe qëllonin me armë të kalibrave të ndryshëm mbi vendbanimet shqiptare. Prekazi po qëllohej edhe me topa të rëndë, dëshmonin burime të raportimeve që bëja nga vendi i ngjarjeve, ndërsa ishin vënë në përdorim edhe helikopterë dhe nga veriu vinin njoftime se forca të reja ushtarake dhe policore serbe po hynin në Kosovë nëpër luginën e lumit Ibër drejt Mitrovicës dhe nga Merdare drejt Podujevës.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova,  në 6 mars 1998, në një konfrencë shtypi në Prishtinë para rreth 200 gazetarëve të huaj dhe vendas,  përsëriste thirrjen drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për të ndërhyrë pa humbur kohë tek autoritetet serbe dhe për t’i dhënë fund menjëherë gjakderdhjes. Rugova kërkonte që çështja e Kosovës të shqyrtohej urgjentisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Kosova të merrej, poashtu, urgjentisht nën mbrojtjen ndërkombëtare – duke lënë të nënkuptohet edhe mbrojtjen ushtarake.

PRESIDENTI THAÇI NË 21 VJETORIN E EPOPESË SË UÇK-së: TË BASHKUAR BËJMË HAPA GJIGANTË

 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në ceremoninë e shënimit të 21 vjetorit të epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  ka thënë se me nderimet më të larta shtetërore kujtojmë sakrificën e pashembullt të familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari.

 Kjo sakrificë sublime, sipas tij, bëri kthesë të jashtëzakonshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të çështjes së Kosovës.“Bota filloi ta kuptojë drejtë Kosovën. Epopeja e UÇK-së dëshmoi se kthim prapa nuk kishte në luftën tonë për liri dhe çlirim. UÇK-ja u bë projekti më madhor kombëtar në historinë e kombit shqiptar”, ka shtuar ai.

Kreu i shtetit ka thënë se sot dhe gjithmonë nderojmë të gjithë dëshmorët e lirisë, invalidët, veteranët dhe gjithë qytetarët që sakrifikuan për çlirimin e Kosovës.

“Nderojmë diasporën, që dhanë gjithçka për liri. Kujtojmë 13,500 civilë shqiptarë të vrarë, rreth 400 masakra kundër shqiptarëve, rreth 20,000 gra të dhunuara shqiptare”, ka thënë presidenti Thaçi para qindra ushtarëve të rreshtuar për ndër të 21 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Presidenti ka thënë se në këtë përvjetor për herë të parë Epopenë e UÇK-së po e shënojmë me ushtrinë e Kosovës, të njohur edhe ndërkombëtarisht si forcë moderne, profesionale dhe shumetnike.

 “Ecja e Kosovës përpara është e pandalshme. Po konsolidohemi në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Të bashkuar si popull dhe institucione kemi energji që të bëjmë hapa gjigantë. Të bashkuar miqtë do të na përkrahin edhe më shumë”, ka thënë ai.Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova në të ardhmen e afërt do të bëhet pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian, OKB-së dhe do t’i forcojë raportet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KRYEMINISTRI HARADINAJ:  VETËM NJË POPULL QË ËSHTË I GATSHËM TA MBROJË LIRINË ME ÇMIMIN E JETËS, E KA TË ARDHMEN E SIGURT

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të organizuar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në përkujtim të 21 vjetorit të luftës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Në këtë ceremoni, që u mbajt në kuadër të manifestimit gjithpëpopullor “Epopeja e UÇK-së”, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, morën pjesë përfaqësues të institucioneve, ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të Familjes Jashari, familjarë të dëshmorëve dhe të rënëve për liri, si dhe personalitete tjera dhe qytetarë të shumtë.Kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve, tha se heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës, veçanërisht Jasharët dhe Komandanti legjendar Adem Jashari, na kanë dhënë këtë leksion: Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt!

Fjala e plotë e Kryeministrit Haradinaj:

Në marsin e 1998-ës midis Evrope u shua një familje e tërë, por bota e lirë u zgjua dhe nuk lejoi të zhdukej një popull, i cili, nga historia europiane dhe botërore kishte mësuar ndër breza të jetojë i lirë, në vend të vetin, me nder dhe dinjitet. Dhe duke i respektuar të tjerët që jetojnë pranë tij.
Heronjtë dhe dëshmorët e Kosovës, veçanërisht Jasharët dhe Komandanti legjendar Adem Jashari, na kanë dhënë këtë leksion: Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt!
Vota për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë dhe Kosovës dhe për Shërbimin për këtë forcë, e lartësoi emrin e atdheut.
Të zgjedhurit e popullit të Kosovës, me 107 vota i thanë po një projekti nacional që vjen në formë euroatlantike, që ka qëllim paqen dhe që i dedikohet paqes.
Shërbimi në Forcën e Kosovës do të jetë nder e privilegj, por edhe patriotizëm i gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë edhe atyre të komuniteteve etnike.
Sot, këtu, ri-takohen në rresht të gjithë brezat e çlirimtarëve të Kosovës, të mishëruar në flamurin e ushtrisë sonë të paqes dhe flamurtari i parë, eprori i të gjithë eprorëve, gjenerali ynë, gjenerali i gjithë gjeneralëve, Komandanti ynë Adem Jashari.
Ushtria e Kosovës vjen në paqe dhe ajo nuk do të përdoret kundër popullit të Kosovës, as në jug dhe as në veri. Por ajo do të jetë aty për paqe për të gjithë që jetojnë në Kosovë.

Në miqësi të përhershme me Amerikën dhe në partneritet me aleatët tanë strategjik, ne do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën çfarë e ëndërruan çlirimtarët! Këtë ua kemi borxh brezave që vijnë.

Të dashur ushtarë dhe oficerë,

Nderi dha lavdia e çdo ushtrie është në doktrinën e tyre, doktrina jonë është e lirisë dhe është e paqes.

Lavdi heronjve dhe dëshmorëve që kujtojmë sot,

Lavdi komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari!

Filed Under: Featured Tagged With: 21 Vjet, Behlul Jashari, Epopeja e Prekazit

KOSOVË – LIRI E PËRJETSHME NË PREKAZ

March 6, 2019 by dgreca

1 Refat Jashari

NGA BEHLUL JASHARI/* 

1 Behlul

Dëbora, si një bardhësi paqeje, e ka mbuluar Prekazin, fshatin i cili 12 vjet më parë, më 5 mars 1998, u përball me egërsinë e makinerisë luftarake serbe kundër shqiptarëve, familjes së Jasharajve të fortifikuar në kulla për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe Kosovën.

1 vajzat flamuri

Mbi kullat legjendë valëviten dy flamuj kombëtar shqiptarë si në majën më të lartë të botës, të lavdisë, heroizmit, të sakrificësës e flijimit për liri. Flamuri kuqezi valon edhe lart në një kodrinë, ku prehen në amshim 60 heronj e dëshmorë të rënë në epopenë e Jasharëve, Prekazit, Drenicës, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Pranë varrezave memorial, ngritur me mermer të bardhë, qëndrojnë në nderim të përhershëm ushtarët e forcës kosovare.1 Prekazi me Flamuri

Ky është imazhi i parë nga Prekazi në prag të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtit.

Historia tregon se Jasharajt e Prekazit janë sulmuar tre herë. Sulmi i parë ishte më 30 dhjetor 1991, ndërsa i dyti më 22 janar 1998. Të dy herët sulmuesit u thyen dhe zmbrapsën para qëndresës heroike.

Sulmi i tretë i forcave serbe ishte ushtarako-policor, luftë kundër një familje.

Gjatë rezistencës, më 5, 6 e 7 mars 1998, plot tri ditë e dy netë, ranë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, prej 22 që ishin në rrethimin e forcave serbe. Ndër të rënët ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari. Shpëtoi djali i dytë i Rifatit, Bashkimi, dhe vajza e Hamzës, Besarta. Ndërsa në familjen e gjerë Jashari kanë rënë 56 dëshmorë. Mes tyre nëntë fëmijë dhe disa të moshuar deri 93-vjeç…

Kryefamiljari Rifat Jashari, në odën e tij kujton si i ka përjetuar ato ditë dramatike, i ndodhur atëherë jashtë vendit, në Gjermani, bashkë me të birin, Muratin dhe Lulëzimin e Bekimin, djemtë e Ademit dhe Hamzës.

“Do mbesim veç ne katër, pata thënë atëherë, atë ditë që ka krisë në Prekaz…”, thotë Rifati, i cili tregon se kishte bërë telefonata të shumta në Mitrovicë, Vushtrri, Prishtinë, Skënderaj… dhe kishte marrë versione të ndryshme për luftën e familjes së tij në Prekaz.

“Të vertetën drejt ma tregoi vetëm Sabit Istogu, që ishte shok i Hamzës”, vazhdon Rifati rrëfimin . “Rash në lidhje me Sabitin…Edhe m’u drejtua: Bac, kullat po i bombardojnë. Jemi në rreth të hekurt, tank pas tanku”.

Baca Rifat e vazhdon rrëfimin, flet për përtëritjen e familjes dhe të jetës, për njëmbëdhjetë fëmijtë e lindur pas zjarrit të madh të luftës, të cilët mbajnë emrat e të rënëve.

“Shpëtuan dhjetë anëtarë të familjes. Prej dhjetëve numri shkoi në 25. Që dy orë isha duke luajtur me fëmijët nëpër oborr… E çka po do pasuri më të madhe. Unë për veti pasuri më të madhe nuk di. Njëmbëdhjetë fëmijë i ka falë zoti, cilin ta kqyrësh më i shëndoshë se shoqi”.

Njeriu i familjes që ka dhënë 56 heronj e dëshmorë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, thekson nderimin e madh e të gjithmonshëm të kombit.

“E falënderoj këtë popull, prej të gjitha viseve shqiptare, kudo që jetojnë, që kurrë nuk ka lënë vetëm…”, thotë Rifati.

Dhe, në veçanti, kryefamiljari i Jasharëve flet për Shqipërinë.

“Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, e më duket edhe nga secili fshat i Shqipërisë, kanë ardhë në këtë odë për të na uruar kur Kosova shpalli pavarësinë. Kanë ardhur edhe shumë herë të tjera…”

Rifati i Jasharëve të Prekazit kujton me shumë mirënjohje ndihmën e gjithmonshme të Shqipërisë për Kosovën edhe në kohët më të vështira të luftës, kur strehoi shumicën e rreth një milion shqiptarëve të dëbuar. Nuk thotë kosovarëve, se “komb kosovar s’ka”.

“Po mos të mos ishte shteti amë nuk e di ku do ishim sot. E gjithë Shqipëria i priti vëllezërit e motrat nga Kosova”.

Ai vlerëson lart të gjitha angazhimet e shtetit shqiptar, edhe në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë, edhe tani me mbështetjen e diplomacisë shqiptare drejt njohjeve të reja.

Nga oda e Jasharëve në Prekaz Baca Rifat jep mesazhin se Kosova, edhe udhëheqësit e saj, edhe të gjithë, duhet të punojnë edhe më shumë për Kosovën e kombin.

“I lumi është ai që punon për komb të vet, për vend të vet…”, thotë ai.

Ai jep edhe mesazhin për unitet të shqiptarëve kudo që janë për çështjet madhore, për bashkëpunim mes partive, pozitës dhe opozitës.

Kryefamiljari tregon se në Prekaz dhe në odën e Jasharajve vizitorët e shumtë janë nga gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina ePreshevës, Mali i Zi e nga shumë anë të botës, mes tyre edhe personalitete të njohura.

Ndërsa, ciceroni i Kompleksit Memoral në Prekaz, Xhevat Imeri, thotë se gjatë 11 vjetëve të pasluftës ka patur më shumë se tetë milionë e gjysmë vizitorë.

Ndër personalitetet më të larta që kanë vizituar Prekazin është edhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

“Në Prekaz janë themelet e lirisë së Kosovës”, u shpreh Kryeministri Berisha në vizitën e parë më 16 qershor 2006.

“Vizita në Prekaz është vizita në tempullin e lirisë, flaka e të cilës këtu nuk u shua kurrë. Është vizita në vendin, në shtëpinë e tribunit të lirisë, komandantit legjendar të luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri, dinjitet njerëzor, nder, dinjitet kobëtar. Në Prekaz janë themelet e lirisë së Kosovës. Në veprën e Adem Jasharit e familjes së tij, familje që sakrifikoi sa asnjë tjetër në historinë e kombit, për lirinë e Kosovës, mbetet flaka, mbetet simboli i madh i shpresës, i besimit të shqiptarëve tek një e ardhme e shkëlqyer”, u shpreh atëhere Kryeministri Berisha, duke shprehur bindjen se kombi shqiptar në liri do të ndërtojë të ardhmen më të shkëlqyer, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Në Prekaz ishte edhe kryeadministratori i parë i Kosovës, Bernard Kushner.

“Dua ta them një të vërtetë të madhe, Prekazi lëvizi të gjithë mekanizmat botërorë që ndikuan për të vepruar konkretisht. Dhe, sikur të kishte pasur Çmim Nobel për Liri, atëherë ai do t’i takonte familjes Jashari”, ka theksuar Kushner, cituar në një nga librat në muzeun e kompleksit memorial.

Ndërsa, mijëra e mijëra vizitorë në Prekaz kanë shkruar e kanë firmosur në librin e përshtypjeve, që është një libër i madh, gjithmonë i hapur dhe i pafund.

Ndër të nënshkruarit në atë libër është edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare.

Dhe, këtë shkrim nga Prekazi, që mund të jetë edhe i pafund, po e mbyllim në mbrëmjen e fundjanarit me një theksim nga ajo që ka shkruar Kadare: “Ndodhem në familjen e Jasharëve, atje ku nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që e ndriçoi krejt Prekazin, e pas tij Drenicën, e pas saj mbarë Kosovën. Ajo shkrepëtimë e zgjoi nga gjumi Evropën e botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të nuk zbehet kurrë”…

*-Reportazh nga Prekazi, i  ATSH – korrespondentit në Kosovë Behlul Jashari,  i shkruar në mbrëmjen e 31 janarit 2010, i botuar atëherë në 1 shkurt-

Filed Under: Featured Tagged With: Bell Jashari, Familja Jashari, Legjenda e Prekazit

Odisea e një artikulli

March 6, 2019 by dgreca

Nga Reshat Kripa/

Më 12 dhe 19 shkurt 2019 televizioni “A1 Report” transmetoi një interviste timen dhënë zonjës Admirina Peçi ne të cilën flisja për aktivitetin e organizatës  antikomuniste që kishim krijuar në Vlorë në vitin 1951, kur ishim ne vitin  e parë të gjimnazit, si dhe periudhën  që kaluam në burgjet dhe kampet e asaj kohe. Për përgatitjen e kësaj interviste isha takuar më parë me zonjën Peçi duke i dorëzuar edhe një CV të këtyre ngjarjeve nxjerrë nga arshiva e Ministrisë së Brendëshme

Lidhur me sa më sipër  tri gazeta të përditëshme “Tema” Nr. 5630 datë 13 shkurt, “Shqiptarja.Com Nr. 34 (2557) po datë 13 shkurt dhe “Panorama” Nr. 5833 datë 14 shkurt botuan shkrime kushtuar aktivitetit tonë dhënë në intervistë, shoqëruar madje edhe me fotografi tonat dhe trakte të shpërndara prej nesh.

Mendova se më parë redaksitë e këtyre gazetave duhej të më kishin marrë një aprovim nga ana ime për këtë, ashtu siç kishte vepruar edhe zonja Peçi, por kjo nuk ndodhi. Megjithatë nuk i  vura shumë rëndësi.

Pikërisht ato ditë, në Tiranë zhvilloheshin  “Ditët e Kujtesës”, në kuadrin e përvjetorit të përmbysjes së përmendores së diktatorit Enver Hoxha, organizuar nga Fondacioni “Kondrat Adenauer” në bashkëpunim me Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë, Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Regjimit Komunist,  dhe Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Lidhur me kumtesat dhe diskutimet e bëra në këtë aktivitet nga personalitete të shquara, shkrova artikullin me titull “Ne nuk harrojmë”, të cilin ua dërgova të tre gazetave në fjalë qysh më datat 26 dhe 27 shkurt dhe konkretisht botuesit Mero Baze dhe më pas kryeredaktoreve te tyre, zotërinjve Bledi Lumani, Robert Rakipllari dhe Aurel Pepa.  Artikullin e dërgova në adresat e E.Mail-ve  të tyre të shkruara në gazetat përkatëse.

Në këto E-Mail-e shkruaja:

  I nderuar zoti …………. duke ju falenderuar per shkrimin e botuar ne gazeten tuaj lidhur me intervisten time dhene zonjes Admirina Peçi per televizionin “A1 Report”,  po ju dergoj komentin tim me titull “Ne nuk harrojme” kushtuar mos zbatimit te Rezolutes se Kuvendit te Shqiperise “Per denimin e krimeve te kryera nga regjimi komunist” miratuar ne tetor 2006. Ne rast se e gjykoni te papershtatshem per ta botuar do te doja te me kthenit nje pergjigje. Me respekt

                                                                                                            Reshat Kripa

Prita disa ditë por, çuditërisht nuk e pashë të botuar dhe për më tepër nuk më erdhi asnjë përgjigje  prej tyre. Mora në telefon numrin 042403207 të gazetës “Panorama” dhe personi me të cilin fola më tha se nuk kishte dijeni por mundësisht t’ua dërgoja përsëri. Kështu veprova dhe në E-Mailin tim erdhi përgjigja:

Gazeta Panorama G. P. <gazetapanorama@hotmail.com                                       To:Reshat Kripa                                                                                                        

Mar 1 at 3:41 PM                                                                                                                  

Ne rregull, do t’ju kthejme nje pergjigje sapo ta shikoj kryeredaktori                   Faleminderit

            Kanë kaluër tre ditë dhe përgjigje ende nuk ka ardhur.

            Me gazetën “Mapo” më ndodhi tjetër fenomen. Megjithëse i kisha dërguar në E_Mail-et mero.baze@tema.al, info@tema.aldhe bledarlumani@hotmail.comtë shkruar në gazetë, çuditërisht, në internet m’u kthye përgjigja: Na vjen keq, nuk mundëm ta dërgonim mesazhin në adresën e mëposhtme. E pamundur për të dërguar mesazhin pas disa përpjekjeve të reja, duke hequr dorë.  Më poshtë kësaj rreshti është një kopje e mesazhit.

            Dhe vazhdonte mesazhi im i cituar më lart.

Për gazetën “Shqiptarja.Com”. i rashë telefonit të shkruar në gazetë 0696088847 por, në vend që të më dilte ndonjë gazetar i saj, doli një zotni i televizionit “A1 Report” i cili, natyrisht, nuk dinte çfarë  të më jepte përgjigje.

Kjo është odisea e artikullit tim. Flitet se në Shqipëri shtypi është i lirë. Sipas raportit të përbashkët të “Gazetarëve pa kufij” dhe BIRN-it, publikuar në marsin e vititt 2018 Shqipëria renditet në vendin e 75-të

Personat e cituar më lart i shohim shpesh herë në faqet e televizioneve duke folur për problemet e ndryshme politike, por edhe për korrektesën apo etikën që duhet të ketë një drejtues. Në shembullin tim nuk e shoh një gjë të tillë. Çështja e botimit ose jo të një artikulli është e drejta e drejtuesve të gazetave por kthimi i një përgjigjeje dërguesit të saj është një detyrim që e përmban etika gazetareske që , për fat të keq, këtyre individëve u mungon.

Deri më sot që jam në moshën 83 vjeçare nuk kam lejuar askënd që të përdorë figurën time si reklamë për shitjen e një gazete  dhe do të vazhdoj të mos lejojë. Dua t’iu drejtohem personave të sipër përmendur se në bibliografinë e shkrimeve të mia kam mbi 350 artikuj të ndryshëm , rreth 40 kumtesa të mbajtura në sesione shkencore, botuar katër romane, një libër me tregime, një libër me kujtimet e moshës së rinisë,  një libër me poezi dhe një monodramë, të gjitha pas vitit 1991 pasi më parë e kisha të mbyllur derën e botimeve..  U rekomandoj gjithashtu të mundohen të lexojnë librin e fundit të botuar nga Instiituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave  të Regjimit Komunsit me titull: “Mos harroni, jemi edhe ne” (Pjasa e parë), që përmban artikuj dhe kumtesa të shkruara në periudhën 1991-2010 dhe që brenda këtij viti do të botohen edhe dy vëllimet e tjera për periudhën deri në ditët e sotme. Aty do të gjeni mendimet e mia, jetën time dhe kështu do të vazhdoj deri në ditën e fundit..

Sot jetojmë ne shekullin e elektronikës dhe mundësitë e botimit janë të pafund. Kështu do të veproj edhe unë . Janë me dhjetra organe online të cilave u kam dërguar dhe do të vazhdoj t’ua dergoj shkrimet e mia, për deri sa në Shqipëri të ketë me të vërtetë organe të lira shtypi dhe drejtues korrekt.

Bashkangjitur me këtë shkrim po botoj edhe artikullin për të cilin bëhet fjalë. Mirëpres vrejtjet e lexuesve.

Ne nuk harrojmë!

Duke ndjekur kumtesat dhe diskutimet e personaliteteve të shquar të vendit dhe të huaj në “Ditët e Kujtesës”, në kuadrin e përvjetorit të përmbysjes së përmendores së diktatorit Enver Hoxha, organizuar nga Fondacioni “Kondrat Adenauer” në bashkëpunim me Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë, Institutin e Studimeve të krimeve dhe Pasojave të Regjimit Komunist,  dhe Autoritetin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit,  para syve më del Dokumenti 10765, “Raport i Komitetit të Çështjeve Sociale” me raportues zotin Goran Lindblad lidhur me Rezolutën 1481 (2006) “Nevoja për Ndëshkimin Ndërkombëtar të Krimeve të Regjimeve Totalitare Komuniste”, miratuar nga Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës më 25 janar 2006 dhe më bie në sy, veçanërisht, pika e gjashtë e kësaj rezolute që thotë: “Asambleja është e bindur se njohja e historisë është një nga parakushtet e shmangies së kryerjes së krimeve  të përngjashme në të ardhmen. Për më tepër, vlerësimi moral dhe ndëshkimi i  krimeve të kryera luan një rol të rëndësishëm  në edukimin e brezave të rinj. Pozicionimi i qartë i bashkësisë ndërkombëtare mbi të kaluarën mund të jetë  pikë referimi për veprimet e ardhshme.”

            Zoti Benesh, përfaqësues i grupit demokrat çek në këtë asamble deklaroi: “Nuk ka asnjë vend ku komunizmi ka ardhur në pushtet dhe të ketë qenë demokratik. Nëse nazizmi u dënua vetëm pak muaj pas rënies, nuk u bë e njejta gjë me komunizmin. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore dihej saktë se kush ishte fitimtari dhe kush i humburi. Ndërsa në përfundim të Luftës së Ftohtë, gjërat ishin të paqarta. Unë nuk kam frikë as nga nazizmi, as nga komunizmi, por nga lakejtë e tyre që i kanë ndihmuar regjimet  ish-komuniste të qëndrojnë në këmbë.”

Ndërsa ia vlen të citohen gjithashtu fjalët  e zonjës Saks (Estoni) thënë thënë po në këtë seancë:“Historia kërkon që të gjejë të vërtetën  edhe pse disa e kanë të vështirë ta pranojnë atë për arsye të implikimit të tyre personal. Edhe pse kam qenë komuniste, e mbështes raportin. Nuk jam krenare që kam qenë komuniste.”

            Kongresisti i njohur shqiptaro-amerikan Joeseph Dioguardi ka thënë më 12 qershor 2012 në Washington:

I bëj thirrje qeverisë shqiptare që të sjellë një demokraci të vërtetë në Shqipëri duke u kërkuar falje viktimave të komunizmit dhe familjeve të tyre, duke ngritur nje komision të së vërtetës dhe të pajtimit, duke hapur arkivat komuniste , në mënyrë që të fillojë  një proces i cili do të shërojë plagët dhe do të rivendosë besimin tek qeveria dhe udhëheqësit e saj.”

             Ndërsa zonja Shirley Cloyes Dioguardy, Këshilltare për Çështjet Ballkanike pranë Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane ka deklaruar:  “Një nga arsyet pse nuk kemi shtet të fortë ligjor dhe që drejtësia mbetet një institucion i brishtë është se nuk ka pasur ballafaqim me të kaluarën. Procesi nuk duhet të drejtohet nga qeveria apo  një parti e vetme politike, ka plot institucione që ofrojnë përvojë. E gjithë kjo varet nga vullneti politik  dhe nga dëshira për të bërë më shumë , duke u larguar nga praktika margjinalizimit  të atyre që vuajtën , ose e ngritjes së duarve duke thënë se s’mund të bëhet asgjë,, apo me justifikimin  se nuk ka shpresë dhe se procesi do të manipulohet për përfitime personale. Nuk e shoh të mundur që Shqipëria të ecë përpara, pa u përplasur me të kaluarën ndërkombëtare.”

Më falni nëse u zgjata pak me këto citate të këtyre personaliteteve të lartë të njohur, por e bëra qëllimisht për të treguar se ne jemi shumë larg të vërtetave të deklaruara prej tyre. Një gjë të tillë do ta vërtetoj me ngjarje të ndodhura në vendin tonë, që zor se mund t’i kundërshtoj ndokush.

Në muajin tetor 2006 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Për Dënimin e Krimeve të Kryera nga Regjimi Komunist në Shqipëri”       , në miratimin e së cilës, për fat të keq, deputetët e Partisë Socialiste, natyrisht me porosi të kryetarit të tyre Edi Rama, dolën nga salla duke bojkotuar votimin. Rezoluta përmban 17 pika të cilat, po të ishin zbatuar, do ta kishin zgjidhur përfundimisht problemin e dënimit të krimeve të kryera nga regjimi totalitar komunist.. Por, për fat të keq, pothuajse asnjë prej pikave të saj nuk është realizuar, megjithëse kanë kaluar më shumë se 12 vjet nga miratimi i saj.  Përse? Mos vallë mungon vullneti politik?

Le të analizojmë disa pika të kësaj rezolute për të vërtetuar ato që thashë me lart.

Pika 8 – Kuvendi i Shqipërisë dënon diktatorin Enver Hoxha si ideatorin, frymëzuesin, drejtuesin  dhe ekzekutuesin e sistemit më të egër diktatorial komunist në Europën Lindore dhe kërkon heqjen e të gjithë titujve  dhe dekoratave dhënë atij  e bashkëpunëtorëve të tij  nga regjimi komunist.

Deri më sot nuk kemi parë apo dëgjuar nga ndonjë qeveri zbatimin e kësaj pike,  madje na qenka miratuar edhe një ligj  nga Kuvendi i Shqipërisë  sipas të cilit  askush nuk ka të drejtë  të heqë titujt dhe dekoratat e fituarara në të kaluarën,

Piak 9 – Kuvendi i Shqipërisë kërkon rishikimin e datave të sistemit komunist që shënojnë instalimin e diktaturës komuniste në Shqipëri si dhe heqjen e këtyre datave nga protokollet zyrtare shtetërore.

            So në Shqipëri ekzistojnë data dhe simbole të shumta të regjimit komunist. Si për shembull emërtimet e rrugëve apo lagjeve si 11 janari, 24 maji, Komuna e Parisit e të tjera, madje edhe atje ku është ndërruar emërtimi, media e shkruar dhe ajo vizive si dhe  moderatorët apo komentatorët e tyre vazhdojnë t’i quajnë me emërtimet e vjetra. Si shembull tipik po sjell vetëm një. Sheshi ku kryqëzohet rruga e Kavajës me rrugën “Muhamet Gjollesha” vazhdon të përmendet me emrin e vjetër “21 Dhjetori”, ditëlindja e diktatorit Stalin, në një kohë që Këshiili Bashkiak i Tiranës ka kohë që ka vendosur që ky shesh të emërohet “Mehmet Akif”. Për më tepër, me vendim të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj është vendosur një memorial ku shkruhet “21 dhjetori”. Si e shpjegoni një veprim të tillë?

E njejta gjë edhe me simbolet. Në varreat e dëshmorëve vazhdon të qëndrojë ylli i kuq i komunizmit, a thua se ata dëshmorë u vranë për këtë yll, aq më tepër kur fare pranë tij janë vendosur edhe eshtrat e 22 martirëve të së ashtuquajturës “Bombë në Ambasadën Sovjetike” dhe mua më duket sikur grepat e atij ylli vazhdojnë të gryejnë eshtrat e këtyre martirëve. Po ashtu basorelievi në ballin e Muzeut Historik Kombëtar, ku më shumë se 2|3 e tij e zënë  partizanët me yll në ballë dhe ndërtuesit e Shqipërisë Socialiste dhe më pak se 1|3 e tij me historinë mijra vjeçare të vendit tonë. A mund të quhet muze kombëtar një i tillë? Lidhur me sa më sipër edhe një propozim për ta hequr, i bërë nga ish-drejtori i këtij institucioni, i nderuari Beqir Meta, çuditërisht nuk u mor parasysh.

Pika 10 – Kuvendi i Shqipërisë kërkon bërjen publike  të të gjitha dokumentave që dëshmojnë krimet e regimit komunist, përfshirë edhe dosjet e krijuara  në ish-institucionet e përndjekjes dhe dënimeve politike  si  Sigurimi i Shtetit, Prokuroritë, Gjykatat dhe Komitetet e Dëbim-Internimit.

             Deri më sot nuk kemi parë asnjë njoftim për sa shkruhet më sipër. Dosjet vazhdojnë të jenë të mbyllura me dry. I vetmi institucion i ngritur për këtë qëllim është ai i Studimit dhe Pasojave të Regjimit Komunist i cili, me gjithë përpjekjet e stafit të tij nuk po arrin të zbulojë krimet e vërteta të kryera në ate kohë, pasi pengesat vijnë nga mungesa e vullnetit politik të autoriteteve shtetërore.

Pika 11 – Kuvendi i Shqipërisë kërkon hapjen e dosjeve  të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit për politikanët, drejtuesit e institucioneve shtetërore atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës publike qëndrore e lokale, si dhe të mediave kombëtare audio-vizive apo të shkruara.

            Çuditërisht në vendin tonë është miratuar një ligj, i ashtuquajturi “Veting” i cili zbatohet vetëm për punonjësit e drejtësisë. Po të tjerët? Edhe një propozim i bërë për përfshirjen e politikanëve u hodh poshtë, ndërsa për të tjerët as që bëhet fjalë.. Jo vetëm kaq por skandali është shumë më i madh. Me shkreën zyrtare me numër protokolli 5  datë 20 korrik 2015 shoqata e jonë i dërgoi Komisionit të Dekriminalizimit dhe atij të Reformës në Drejtësi që në këto ligje të shtohej një nen që përjashtonte nga pjesmarrja në organet larta si Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, ajo e Apelit dhe ato të shkallës së parë, Prokuroria e Përgjithëshme dhe ato të rretheve,  dhe hallkat e pushtetit ekzekutiv në qendër dhe në prefektura, personat e implikuar në të kaluarën në gjykatat, prokuroritë, hetuesitë dhe organet e tjera të diktaturës komuniste. Fatkeqësisht jo vetëm që nuk u pranua por nuk na u kthye asnjë përgjigje, madje nuk dëgjuam asnjë deputet që ta ngrinte këtë çështje.Kështu që sot punonjësit e drejtësisë gjykohen vetëm për pasurirë e ligjëshme ose të paligjëshme dhe jo për të kaluarën e tyre në periudhën totalitare.

Kohët e fundit është ngritur Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Menduam se më në fund u mor një vendim i rëndësishëm. Por realiteti tregoi se ky nuk ishte i tillë. Më lejoni t’ju tregoj një rast timin flagrant. Disa vite më parë, kur Arshiva e Ministrisë së Brendëshme drejtohej nga zoti Kastriot Dervishi kerkova dosjen time e cila m’u dorëzua. Në të përfshihej gjithë veprimtaria ime dhe dy shokëve të mi qysh nga themelimi i organizatës antikomuniste, traktet e shpërndara, arrestimi, hetimi dhe  gjykimi deri në Gjykatën e Lartë. Kur u krijua Autoriteti për Hapjen e Dosjeve kërkova dosjen time në ish-Sigurimin e Shtetit. Çuditërisht m’u dorëzua një CV që përmbante vetëm ato gjëra që unë i kisha marrë vite më parë në Ministrinë e Brendëshme. Kur pyeta se si ishte e mundur m’u përgjigjën se nuk paskam pasur përgjim nga ish-sigurimi. Një gjë e tillë më habiti dhe u interesova deri tek Kryetarja e Autoritetit por nuk mora përgjigjen e duhur.

Shtoj se me vendimin Nr. 2, datë 21.10.1946 famija e jonë, e përbërë prej 9 personash, jemi dëbuar për motive politike nga Tirana për në qytetin e Vlorës. Me vendimin Nr 180 datë 21.09.1950  të Gjykatës Ushtarake Gjirokastër im vëlla, Besnik Kripa është dënuar me 20 vjet burg për formimin e një grupi antikomunist në gjimnazin “Ali Demi”, vendim që Gjykata e Lartë ia ktheu në 15 vjet. Kryeu 12 vjet burg. Me vendimin Nr 111 datë 11.12.1951 të Gjykatës Ushtarake Durrës, unë u dënova ,e 5 vjet burg për krijimin e një grupi tjetër antikomunist në qytetin e Vlorës, dënim që e kryeva të gjithë. Pas lirimit u mobilizova ushtar në repartet e punës ne Tiranë, Durrës dhe Dushk të Lushnjes. Pas lirimit nga ushtria, përfundova gjimnazin e mbrëmjes së  Vlorës me rezultate të shkëlqyera, por m’u mohua e drejta e studimit për më lart, kështu që qesh i detyruar të punoja në Ndërmarrjen Bujqësore “Vlora” si murator duke pasur si detyrë më të lartë atë të “brigadierit”, detyrë për të cilën nuk pushonin letrat anonime. Me thoni, të nderuar lexues, a ka mundësi që me këto kondita ish-Sigurimi i Shtetit të mos më ketë hapur dosje hetimore, në një kohë kur të tilla, edhe sipas shtypit të sotëm, të tilla kanë pasur edhe funksionarë të lartë të shtetit. Atëhere Përse? Kush të mundet le të përgjigjet.

Pika 15 – Kuvendi i Shqipërisë fton institucionet shtetërore  të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore lidhur me Statusin e të Përndjekuve Politikë për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin dhe dëmshpërblimin e tyre  në një kohë sa më të shpejtë, si dhe akordimin e një fondi  për gjetjen e të zhdukurve  dhe të vrarëve me apo pa gjyq për arsye politike.

Deri më sot mund të themi se është zgjidhur vetëm problemi i arsimimit. Për çështjen e punësimit, të përndjekurit politikë janë të parët që pushohen nga puna.. Për strehimin një pjesë e tyre përfituan shtëpi falas në bazë të një ligji të asaj periudhe por, çuditërisht, ligji i dëmshpërblimit ua hoqi këtë të drejtë. Për çështjen e dëmshpërblimit ai ka kaluar, siç i thonë fjalës, në kalendat greke. Por çështja më e rëndësishme  është ajo e caktimit të një fondi  për gjetjen e të zhdukurve. Janë rreth 5000 persona të cilët nuk kanë një varr për të vendosur një tufë me lule apo për të derdhur dy pika lot. Shteti shqiptar e ka lënë në heshtje këtë çështje kaq themelore.

            Pika 16 –  Kuvendi i Shqipërisë nxit fillimin e një fushate kombëtare  për rishikimin e librave shkollorë, shpalljen e një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit, hapjen e muzeumeve përfshirë kthimin në muze të burgjeve  të tmerrshme politike, si dhe ngritjen e memorialeve në nderim të shqiptarëve që u vranë për kundërvënien ndaj regjimit totalitar.

Asnjë fushatë, asnjë konferencë historianësh dhe studiuesish nuk është zhvilluar për  rishikimin e librave shkollore. Në to vazhdon të mbizotërojë ende fryma komuniste e trajtimit të ngjarjeve. Për shpalljen e një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit, fillimisht u caktua 21 maji, dita e revoltës së madhe të kampit të Spaçit ndërsa, më vonë, 20 shkurti, dita e shembjes së monummentit të diktatorit. Sot flitet për 26 shkurtin, ditën e ekzekutimit të 22 martirëve të së ashtuquajturës “Bombë në Anbasadën Sovjetike”. Kur do të marrë fund kjo  çështje? Deri më sot ekziston vetëm muzeumi  i genocidit komunist në Muzeun Hisrorik Kombëtar dhe një tjetër në Shkodër. Nuk ka asnjë burg apo kamp të tmershëm të kthyer në muze. Ka mbi 10 vjet që është krijuar shoqata për kthimin e kampit të Spaçit në muze por ende nuk është dëgjuar zëri i saj. Sot flitet për ta bërë të tillë kampin e internimit të Tepelenës. Të shohim se kur do të realizohet, Ndërsa memoriali për nderim të shqiptarëve që u vranë për kundërvënien ndaj regjimit totalitar, për të cilin ka vite që Kuvendi i Shqipërisë ka marrë vendimin për ngritjen e tij, qeveritarët tanë nuk qenkan në gjendje apo më mirë nuk duan ta vendosin.

            Pika 17 – Kuvendi i Shqipërisë mbështet organizimin e një konference kombëtare  me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të parlamentit, qeverisë, partive politike, shoqatave të të persekutuarve, akademikëve, historianëve,  dhe si ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga regjimi totalitar komunist.

Kanë kaluar 12 vjet nga kjo rezolutë dhe askush nuk kujtohet për një konferencë të tillë. Për çdo ditë në vendin tonë organizohen me dhjetra konferenca me tema të ndryshme duke arritur deri edhe te ato të personave gej, por për të përndjekurit politikë kurkush nuk kujtohet. Kush vallë janë më të rëndësishme, problemet e asaj pakice personash gej dhe çështjeve të tjera apo problemet e të përndjekurve politikë? Askush nga personalitetet shtetërore nuk kthen përgjigje. Përse? Sepse duan ta kalojnë në heshtje këtë problem deri sa të harrohet. Por ne nuk e harrojmë.

Pikërisht këto gjëra më dolën para syve tani që kujtoj Rezoluitën 1481 (2006) të Këshillit të Europës dhe rezolutën analoge të Kuvendit të Shqipërise.  Më dolën para sysh dhe  them me vehte: A do të ketë ndonjëherë vendi ynë burra shteti që të respektojnë vendimet apo rezolutat e miratuara nga vetë ata?

Një miku im më ka thënë se kjo kohë do të vijë kur Shqipërisë t’i dalin për zot fëmijtë e atyre prindërve që kanë lindur pas vitit 1991.

Megjithatë unë dyshoj edhe për këtë  dhe dua ta mbyll shkrimin tim me thënien e personalitetit të shquar, zonjës Lantosh , e cila ka thënë:

Çdo njeri ka të drejtë të jetë i lirë, por çdo njeri e ka për detyrë të mbrojë lirinë e të tjerëve.

            Ndaj edhe ne kërkojmë mbrojtjen e lirisë sonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: e një artikulli, Odisea, reshat kripa

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT