• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2019

Tragjedia e ka emrin‘Notre Dame’

April 15, 2019 by dgreca

Tragjedia ka ndodhe. Bota eshte tronditur nga ajo cfare kane pare sot. Maja e katedrales ‘Notre Dame’

 u rrafshua pa shkuar ora tetë e mbrëmjes. Maja e katedrales ishte 93 metra, dhe konsiderohej ndryshe si simboli i Parisit. Për orë të tëra, qytetarët e Parisit dhe mijëra turistë panë zjarrin të djegë katedralen e ndërtuar mbi 800 vjet më parë.

Zjarrfikësit kanë thënë se flakët shpërthyen në papafingon e katedrales. Kisha u evakuua dhe zjarrfikësit ngritën një rreth të madh sigurie rreth saj. Sipas mediave vendase, u vendosën katër shkallë shumë të larta, dhe dy ashensorë për të vënë nën kontroll flakët që po gllabërojnë strukturën e famshme gotike. Disa helikopterë fluturojnë mbi zonë.

Një zëdhënës i katedrales njoftoi se e gjithë struktura e çatisë është në flakë: “Asgjë nuk do të mbetet”, tha ai, siç raportojnë mediat vendase.

‘Notre-Dame’ është monumenti historik më i vizituar në botë, ku çdo ditë ajo shihet nga rreth 13 milion turistë.

Filed Under: Featured Tagged With: Tragjedia-Notre Dame

CEREMONI NË TIRANË PËR DORËZIMIN E ÇMIMEVE TË KONKURSIT TË GAZETËS ” DIELLI”

April 15, 2019 by dgreca

– VATRA DO TË ORGANIZOJË CEREMONINË PËR DORËZIMIN E ÇMIMEVE TË KONKURSIT TË 110 VJETORIT TË GAZETËS”DIELLI” NË MUZEUN HISTORIK NË TIRANË-SALLA UNESCO ME 20 PRILL-

          Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA do të organizojë një ceremoni për të dorëzuar çmimet e Konkursit të 110 Vjetorit të Gazetës “DIELLI”, 7 prej fituesëve janë në Shqipëri.

Ceremonia do të organizohet ditën e Shtunë paradite, 20 Prill, nga ora 11-13.00 në Sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar.

          Çmimet do të dorëzohen nga përfaqësues të Jurisë së Konkursit.

Falenderojmë drejtorin e Muzeut Historik z. Dorjan Koçi, që mundësoi organizimin e veprimtarisë në mjediset e Muzeut.

        Ftojmë fituesit e Konkursit, miqtë e Vatrës & Diellit dhe të interesuarit të bëhen pjesë e Veprimtarisë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Dielli-cmimet-konkurs-tirane

IKJA E TEKI GJONZENELIT, LAMTUMIRA E TË BIRIT, FATMIRIT!

April 15, 2019 by dgreca

NGA FATMIR GJONZENELI*/

Jeta e Tekiut qe si e shumë njerëzëve të asaj gjenerate; qe e vuajtur, por edhe e pasur me dashuri. Tekiu u rrit me 6 motra e vëllezër në rrugët e Skelës në vitet 40-50. Me babain në burg politik, edhe nënën në punë të rënda, Gjonzenelajt u rritën si karakteret në novelat e Dikensit. U rritën rrugëve, edhe u doli nami në Skelë si të zotët për punë e mbijetesë.

Dhuna komuniste nuk i linte ta nxjirrnin veten nga kjo gjendje e rëndë. Qamili, vëllaji i madh notoi deri në Korfuz për të përmisuar fatin e ti. Kurse tre vëllezërit e tjerë të gjithë i panë qelitë e hetuesisë dhe ferrin e burgjeve socialiste. Por këto vuajtje ushqyen lidhje të forta familjare që akoma vazhdojnë dhe nuk u  çanë as nga persekutimi, as nga emigrimi.

John F. Kennedy, të cilin babi e respektonte shumë pat thënë: “ai që ka mundësi të ndimojë, e ka detyrë të ndimojë.” Tekiu kështu veproi, jetoi me këtë moto. U mundua ta ngrinte veten nga errësira që jeta i dha; por nuk e shijonte dritën në qoftë se s’merrte edhe shokun me vete.

Nje dite, Teku qe me fat; takoi nje vajze te bukur, e cila ishte nga rethanat jetësor me jete te ngjashme, si e tij. Ekuptoi menjehere qe kjo grua qe partnere e pershtatshme per te ngritur nje jete se bashku. E ngriten jeten bashke neper  çdo vuajtje. Ata sakrifikuan per njeri tjetrin, edhe punuan fort, kudo. 

Me shume pune, zgjuarsi, edhe humor, ndërtuan një jetë të mirë për atë kohë.  Por nga fundi i viteve ’80, vajzat po rriteshin edhe po bëheshin gra. Tekiu e dinte mirë  çfar lloj fati i priste fëmijët e tij në Shqipëri, ndaj me Didin për dore, e  çmontuan jetën edhe gjithë “pasurinë” që kishin bërë në Tragjas. Sakrifikuan pleqërinë, edhe rehatinë e tyre, për të ardhmen e fëmijve.

Si emigrantë të rinj e ndërtuan jetën prap nga e para. U munduan, punuan, edhe krijuan  çdo oportunitet që mundeshin për fëmijët e tyre. Por edhe ndimuan emigrantë të tjerë kur mundeshin.

Vdekja e Tekiut, imitoi jetën e ti; qe plot me dhimbje, por edhe plot me dashuri. Kanceri është një sëmundje e tmerrshme!  Çdo ditë të vjedh mundësitë. Por Tekiu e përballoi me vullnet dhe humor. Një ditë, i lodhur e me dhimbje, e pyeti infermjeren:

– “Kur do vdes?” 

Ajo ju përgjigj, “Zoti s’është gati për ty. Akoma është duke përgatitur dhomën për ty…”

Tekiu iu  përgjigj: “Thuaj të fillojë me bajnën të parën.”!….

…..- Baba,-  do të na marrë malli  çdo ditë! Do na mungosh në momentet me gëzime dhe hidhërim që jeta ka.  Dhe  çdo herë që nipërit e mbesat e tu, arrijnë një lartësi të re jetësore; në do themi, “Oh sa qejf do të kishte babi ta shikonte!”  Edhe sigurisht, lojërat e futbollit s’do jenë njësoj.  Besoj se edhe Mesi “qanë” sot për Ty. 

Babi, doje të vdisje në ditë me diell, dhe në ditë me diell shkove. Shpresoj se  çdo ditë të jetë me diell aty ku je!

Mos ki merak për ne. Ne kemi trashëguar ngulmimin, fisnikërinë, dhe dashurinë tënde. Këto janë gurët e fondacionit të jetëve tona.

Mirupafshim Toti. Të duam për JETË!!

*Fjala e Lamtumirës në përcjelljen e të atit, Teki Gjonzenelit, prej të birit Fatmir Gjonzeneli.

Totowa, NJ, 13 Prill 2019

Filed Under: Politike Tagged With: Fatmir- TEKI GJONZENELI

Pianisti shqiptaro-kanadez Rudin Lengo

April 15, 2019 by dgreca

Nga Marjana Bulku/

Artistët kanë gjithmonë diçka të bukur për të ndarë me të tjerët edhe në kohët më të errëta, edhe në gëzimet e mëdha, madje  kur arti bëhet kompetitiv artistët bëhen edhe më konkurues e cilësorë. Por kur tek artisti zoti konturon edhe cilësi humane , atëherë  portreti i tyre artistik i tejkalon kufinjtë e artit duke u bërë ushqim e frymëzim jetësor. 

Këtë herë mendimi im mbi artin në përgjithësi dhe atë muzikor veçanërisht u përqëndrua të pianisti shqiptaro-kanadez Rudin Lengo. 

E ngacmuar rastësisht nga postimet që mamaja e tij Mimoza m’i sillte të shtunave për t’u relaksuar me tinguj klasikë nën interpretimin e Rudinit m’u duk se përjetova jo vetëm emocionet e një adhuruesje të thjeshtë muzike , por edhe admirim për arritjet e një fëmije që êshtë rritur dhe edukuar falë sakrificave prindërore dhe talentit të tij ushqyer me aq shumë punë dhe vullnet.

Rudin Lengon kisha pasur rastin ta njihja në Toronto në veprimtaritë e komunitetit shqiptar në kuadrin e trashëgimnisë kulturore  në Parlamentin e Ontarios teksa shoqëronte në piano sopranon   e madhe shqiptare Inva Mula . Nuk kishe sesi të mos impresionoheshe nga ai bashkëpunim virtuoz, ku ndërthurej mjeshtërisht vokali i një sopranoje me famë botërore me talentin e një të riu që u rrit artistikisht përmes vullnetit dhe edukimit rigoroz por edhe trashëgimnisë kulturore që dikton vazhdimësinë. Dhe artistët dijnë tia njohin njëri -tjetrit kualitetet duke dhuruar edhe më shumë mjeshtëri dhe lojë artistike. Midis madhështisë së artit dhe tingujve shumëngjyrësh që  dijnë të përcjellin virtuozët , sytë e mi ndalonin tek dy prindërit e Rudinit të cilët ishin spektatorët më të rrallë të atyre tingujve që dhuron arti. Ishin ato arsyeja e atij shkëlqimi mbi piano ku gishtat rrëshqasin mbi tastierë duke rrëfyer jo vetëm nota , por edhe ritme jete, sakrifice, për të cilat Rudini flet edhe përtej pentagramit.” Ishte vetëm 15 vjeç kur u largua nga Shqipëria, pastabiliteti ekonomik e politik atje,mësuesit që lanë gjurmë, çastet e para mbi piano  kur ishte vetëm 7 vjeç, lidhjet me matematikën, …” 

Sakrificat prindërore duket se ia kanë vlejtur sa herë që Rudini duartrokitet në skenat e panumërta e mbase edhe e ushqejnë vullnetin e tij që është kyç i suksesit.

Rudin Lengo është një individualitet i spikatur muzikor falë historisë familjare , talentit të lindur, kultivimit të tij përmes një edukimi cilësor në Amerikë dhe Kanada, aktiviteteve të panumërta artistike , si dhe vemendjes mediatike, por ajo prezencë e kujdesëshme prindërore solli në vemendjen time një djalosh artist, një bir i devotshëm që familjen e ka ushqim nga ku frymon jo vetem madheshtia e artistit por edhe zanafilla e tij.

Franc Liszt me Hungarian Rhapsody, Chopin,List, Brahms, loja e shkathët ,shkrirja e artistit me

tingujt muzikor që transmeton jo vetëm kompozimi muzikor por edhe mendimi e përjetimi artistik përmbi ta , i japin çdo interpretimi ngjyra dhe individualitet çka i dallon artistët prej njëri -tjetrit edhe kur interpretojnë pjesë të njejta.Tek Rudini spikatin talenti , inteligjenca, njohja e thellë e artit muzikor, elokuenca gjuhësore , shqipja e kulluar dhe një komunikim i dashur dhe njerëzor çka e bën atë të dashur edhe kur interpreton mbi piano por edhe kur flet dhe analizon plot zgjuarsi artin muzikor . Madje kur flet për madhështinë e kompozitorëve shqiptarë , të bën ta ndjekësh me dyfish vemendje dhe respekt. Ai admiron kompozitorët shqiptarë ; Pjetër Gaci, Çesk Zadeja pasi të luash pjesë të tyre do të thotë të ndjesh emocionet që lind muzika por edhe elementet popullore që e ushqejnë atë.

Komunikimi i qetë dhe i mençur

përtej pentagramit shpalosin edhe një cilësi tjetêr që ia ridimensionon portretin artistik si një tutor pianoje. Tashmë mësimi i pianos është jo vetë dashuri për muzikën por edhe nevojë jetësore që ushqen shpirtin , shmang stresin, disiplinon kohën dhe kjo vlen për çdo moshë.

“Duhet ta duash atë që bën në mënyrë që të prekësh suksesin”

-Është kjo këshilla që ai u jep nxënësve të tij çka bazohet edhe në përvojën e tij jetësore. 

Interpretimet e Rudinit në jetën kulturore kanadeze janë të panumërta por tek ai nuk mungojnë bashkëpunimet me artistë shqiptarë të cilët shkëlqejnë me talentin e tyre bazuar në punë dhe korrektësi. Rudini është modest, dhe piano e tij flet me gjuhën e gishtave që vallëzojnë mbi pentagram duke na dhuruar tinguj magjik por të flasësh me Rudinin do të kuptosh njeriun e mirë nën petkun e artistit, që adhuron matematikën , respekton miqtë dhe dëshmon se edukimi që të fal diplomimi e kanë zanafillën tek Mimoza dhe Jani , ata prindër shembullorë  që lanë atdheun për ti çelur shtigje një rrugëtimi artistik që i kalon kufijtë e artit duke e bërë atë edhe më të bukur dhe jetësor dhe pse jo qetësues dhe argëtues. 

Dimensioni artistik dhe ai njerëzor Rudinit flet heshtur për ato sakrifica prindërore që ushqejnë rritjen, suksesin duke u shndërruar në copëza krenarie jo vetëm e tyre, por edhe e jona që kur dëgjojmë muzikë ndjejmë se brenda universalizmit të saj ka një copëz nga Shqipëria jonë. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Rudin Lengo-Marjana Bulku

Në kërkim…

April 15, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Çfarë dimë nuk na kënaq, çfarë kemi nuk na mjafton. Duke menduar kështu, jemi gjithnjë në konflikt me të tjerët që mendojnë po njësoj.
Njerëzimi nuk ka histori, të paktën nuk ka histori të gjatë të dokumentuar. Historia që dimë është e ngritur mbi baza të panjohura, dhe kjo është arësyeja që me ‘të është mësuar të spekullohet. Historia shkruhet nga fitimtari, ka thënë dikush. Por nuk ka fitimtar të përherëshëm, prandaj historia rishkruhet sa herë fitimtarët ndërrohen.
Fitimtarët nuk janë njësoj, ata gjasojnë vetëm nga emri, sepse fitimtari mund të jetë i mirë ose i keq. Kur fitimtari është i mirë, historia shkruhet, me sa më pak gënjështra që të jetë e mundur; historianët e zgjedhin gënjeshtrën si alternativën e fundit. Kur fitimtari është i keq, gjithë lavdia i përket atij, histori më nuk ka, ka vetëm proces-verbale, vendime, dekrete, lartësim të sunduesit me tregime e përralla, sepse historianët kanë vetëm një alternativë; të shkruajnë gënjeshtrat që i citojnë a diktohen. Njerëzit e mirë gjithmonë kanë qenë pakicë dhe të këqinjtë të shumtë si kokrrat e rërës – mes fitimtarëve po ashtu – prandaj historia mbetet temë shumë e ngatërruar, sepse qëndron mbi themele të mbështetura asgjëkundi.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • …
  • 30
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT