• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2019

KUR NOLI ANKOHEJ PER VENIZELLOS

April 23, 2019 by dgreca

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 30 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me telegramin e presidentit të Federatës shqiptare “Vatra”, Fan Nolit, drejtuar, 100 vite më parë, lidërve më të fuqishëm botërorë, si arsye e pohimeve absurde të kryeministrit grek Venizelos, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqipëria dhe Greqia

Delegacioni shqiptar sapo ka marrë telegramin e mëposhtëm nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Vatrës :

“Ju lutem t’i komunikoni Presidentit Wilson, Baronit Sonnino, Kryeministrave LIoyd George dhe Clemenceau, rezolutën e mëposhtme, e miratuar njëzëri, më 16 mars, nga Këshilli i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe nënshkruar nga Kryepeshkopi rus Aleksandër, nga klerikët shqiptarë dhe 124 delegatë, ortodoksë nga Shqipëria e Jugut, që aktualisht banojnë në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë :

Të nënshkruarit priftërinj dhe laikë, përfaqësues të 52 komuniteteve dhe kishave të shenjta ortodokse shqiptare (këtu emrat e këtyre komuniteteve) dhe përfaqësuesit e Kishës rumune, të gjithë me origjinë nga Shqipëria e Jugut, u mblodhën nën presidencën e hirësisë së tij, kryepeshkopit rus të Amerikës së Veriut, Aleksandër, për të zgjedhur një peshkop ortodoks shqiptar, protestojnë me indinjatë kundër pohimeve absurde të Z. Venizelos, sipas të cilave ortodoksët shqiptarë të Shqipërisë së Jugut dëshirojnë bashkimin e tyre me Greqinë.

Ne, të krishterët ortodoksë shqiptarë, shërbëtorë besnikë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje Shkëlqesisë tuaj, në Konferencën e Paqes, me qëllim që të fitojmë restaurimin e pavarësisë shqiptare dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve ortodoksë, myslimanë dhe katolikë, nën flamurin e ushtarit të famshëm të Krishtit Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe formimin e një qeverie kombëtare me kufijtë etnikë të Shqipërisë duke përfshirë Çamërinë, Kosovën, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e qeverisë së përkohshme shqiptare .

Nënshkruar nga 120 delegatë laikë, emrat e të cilëve pasojnë sipas alfabetit.”

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja- Noli

ÇAMËRIA- BRENGË, MALL, PËRKUSHTIM ME KRENARI

April 23, 2019 by dgreca

NË PRAG TË PARADËS SE RRENJEVE SHQIPTARE KUSHTUAR ÇAMERISE/

NGA SALI BOLLATI/Emërtimi i vendeve, njerzëve e ngjarjeve; përmbajnë ne vetevete edhe kuptimin perkates.Çamëria krahina më Jugore e Trojeve Etnike Shqiptare Mbretërruar nga Pirro-Bir i Shqipes dhe Skënderbeu-Mbret i Shqipërisë e ka ruajtur me krenari Gluhen e Perëndisë-si- Rrenjë e Shqipes. Po me te njëjtin qëllim Intelektuali Atdhetar nga Shkodra z. Marko Kepi,mban emrin nga Marko Boçari i Sulit të Çamërisë; e ka emertuar Organizaten Atdhetare qe drejton këtu në New York-Rrënjë të Shqipes.      

Si rini shqiptare e brumosur me Atdhetarizëm z.Marko Kepi e ndjek Amanetin e At Gj.Fishtes:      

                              Po, por neser,  me ndihme t’Zotit,

                              Do ta bajme prap Shqipni t’lire

                        Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,

                              Prej Tivari ne Manastir,

                              Edhe  flamuri Shqipnise

                              Si flake mnijet e Perendise

                              Do t’valvitet ne Kaçanik…                              

Duke na ftuar te gjithe se bashku  Organizaten Shqiptaro Amerikane  Çameria dhe gjithe organizatat e tjera Atdhetare filluar nga ajo e Ana Malit, Kosoves, Dibres e Presheves  ti paraqesim Botes mbare ne 5th. Avenue ne Manhattan me 8 Qershor 2019

                       Paradën e Çamërisë Shqiptare

Çameria megjithese e pushtuar nga romanet, serbet e bullgaret, turqit e greket ne fund, nuk e ka humbur asnjehere Shqiptaresine e saje . Me lufterat qe kane bere dhe me kembenguljen e tyre vend  banimet e saje mbajten gjithemone te verteten;Ledhes e Pirros, Lopes- I Abedin Dinos, Shenmeri, Varfanj, Vreshtas Grikohor, Margelliç, Sul me kala Qafa e Kuqi e gjithe te tjerat i kane mbajtur emrat e tyre shqiptare, si rralle kush krahina te tjera; veshjet, vallet e kenget Çame jane ruajtur ezhvilluar me shume kujdes. Gjuha shqipe mbeti gjithemone ne zemrat dhe bisedat e perditshme si ne shtepi, ashtu edhe ne xhamite e kisha(Despoti I Paramithise G.Drakopi qe me 1877 u detyrua te perktheje Dhjaten e Re ne gjuhen shqipe sepse te krishteret çame nuk e kuptonin meshen ne gjuhen greke. Ketu dua te nenvizoj gjithashtu se ish profesoret e nderuar te Gjimnazit ne Shkoder. Z.Jup Kastrati e  z.Kole Ashta a tregonin se edhe libri i pare ne gjuhen Shqipe MESHARI I Gjon Buzukut ishte ne dialektin Çam te Gluhes se Perendise qe shkruan Naim Frasheri.Dhe ajo qe eshte me e qarte se si Çamet e islamizuar  se bashku me çamet e krishtere kane mbajtur gjithemon te gjalle Shqiptaresine tyre  duke respektuar e ndihmuar njeri tjetrin

Ne kryengritjet e filluara me 1821 ishin Shqiptaret Çame e Arvanitas qe udhehoqen luften kunder turqeve dhe ne Parlamentin e shtetit grek te porsa formuar ishte Gjuha Shqipe ajo qe flitej

Me 1879 ishin Shqiptaret me Lidhjen e Prizrenit e te Jugut te Shqiperise te udhehequra nga A.Frasheri, A. Dino duke bashkuar Shqiptaret e gjithe ktahinave qe e detyruan Kong resin e Berlinit te anullonte vendimin e meparshem te dhenies se Çamerise greqise

Edhe ne luften e II  Shqiptaret e Çamerise te organizuar ne Çeten Çameria e ne batalionin     Ali Demi luftuan kunder Nazifashstave.

I Nderuari Atdhetar e Dipllomat z. Abedin Dino se bashku me Abdyl Frasherin me 1879 me Njohuri, Besim Trimeri e Kembengulje detyruan Kongresin e Berlinit te anullonte vendimin e meparshem ;dhe Krahina e Çamerise Shqiptare nuk u nda nga Trungu Shqiptar 

Po keshtu edhe Intelektuali Atdhetar z.Rasih Dino-djali I A.Dinos me 1918  shkruan Presidentit Wilson se vetem Ushtria Amerikane mund ti shpetoi vellezerit Kosovare nga vrasjet e masakrat e shovinistave serbe. E me 1999 ky amanet u be realitet-Sot Kosova shqiptare eshte Shtet I Pavarur edhe ne saje te ndihmes se Ushtrise Amerikan.

. Ketu me 1919 Atdhetari Kristo Dako ngriti ne Senatin Amerikan  Problemin e Çamerise Shqiptare qe padrejtesisht me vendim te fuqive europiane ishte pushtuar dhe masakrohej nga Greqia. Ai, bashke me motrat Qirjazi me ndihmen Amerikane hapi shkolla ne gjuhen Shqip dhe institucione tekniko Aresimore ne Shqiperi .

   Edhe ne luften e II  Shqiptaret e Çamerise te organizuar ne Çeten Çameria e ne batalionin     Ali Demi luftuan kunder Nazifashistave.

    Me 1994 Organizata e Kombeve dhe popujve te Paangazhuarar ne Hage Vendosi qe Shqiperia duhet ti kerkoje qeverise greke te Njohi Genocidin e ushtruuar ndaj shqiptareve te Çamerise.

     Me 1999 Ministria e jashtme Turke Publikoi  Domosdoshmerine qe qeveria greke te denoi masakruesit shovinista  greke e te Njohi te Drejtat Ligjore te Shqiptareve te Çamerise.

      Me 2002  Senati Amerikan kerkon nga greqia te Denohet Genocidi Grek e te kthehen Çamet ne shtepijat e pronat e tyre mijeravjeçare

     Me 2006 Partia Radikale Italiane e ngriti ne Parlamentin Europian Problemin e zgjidhjes midis qeverise se Tiranes dhe asal greke

Jetojme te Lumtur e te Gezuar e me Krenari ne kete Amerike te Bekuar nga Zoti. 

Pra duke qene te bashkuar si shqiptare te Shqiperise se Vertete shpirterisht dhe materialisht, mbas Parades se Perkujtimit te genocidit mbi Shqiptaret e Çamerise na lind e Drejta(fatekeqesisht kete te drejte e “harron” paria e Tiranes) ;ta shtrojme si  Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut Problemin  ende te pazgjidhur te Çamerise Shqiptare.

Me Besim te Madh ne Dinjitetin Tuaj Kombtar te Bashkuar nga te gjitha Trevat Etnike Shqiptare te Mbeshtesim Materialisht Organizaten Atdhetare Rrenjet e Shqipes !

Me veshjet  e bukura Çame duke kenduar me Gezim Çamëri  na mori Malli Çameri me  flamujt Shqiptare e Amerikane ti tregojme Botes Mbare se Çameria Shqiptare Gjallëron.

Filed Under: Histori Tagged With: Cameria-Parada-Sali Bollati

KUR NOLI GRINDEJ ME CEKREZIN PER ZOGUN

April 23, 2019 by dgreca

Një grindje në Boston. Udhëheqësit shqiptarë që kërkonin njohjen e Amerikës./

Nga Ilir IKONOMI-Marre nga faqa e Ilir Ikonomit ne Facebook/

Viti 1942. Shqipëria është e pushtuar nga Italia. Dy udhëheqës të shqiptarëve të Amerikës, Fan Noli i “Vatrës” dhe Kostë Çekrezi i “Shqipërisë së Lirë”, ulen të bisedojnë në kishën shqiptare të Bostonit, për të ngritur një front të bashkuar me përkrahjen e Amerikës. Faik Konica nuk merr pjesë. Edhe pse është bërë mik me Nolin, ai nuk e duron dot Çekrezin. Noli dhe Konica duan në krye të frontit të bashkuar Mbretin Zog, që jeton në Londër. Çekrezi nuk e duron Zogun, i cili dikur e ka dënuar me vdekje në mungesë.

Në këtë bisedë që kam rindërtuar në bazë të dokumenteve, dëshira e udhëheqësve për t’i bërë mirë vendit pengohej nga egoja dhe kokëfortësia e secilit prandaj, në fund, nuk u arrit gjë.

Ishte e dielë, 12 korrik. Noli dhe Çekrezi u takuan në kishën e Shën Gjergjit në Emerald Street të Bostonit për të arritur bashkimin e shqiptarëve nën një plan të vetëm.

Në orën 3 pasdite, rreth 15 veta u ulën në tryezën e gjatë të kishës. Nga njerëzit e Çekrezit ishin: Ilo Tromara, John T. Nasse, Kosta Isaak dhe Vangjel Sotir. Ndërsa Vatrën e përfaqësonin Vasil Pani, Peter Tyko, Shefqet Bënça dhe Peter Kolonja. Palët ishin marrë vesh që Noli të ishte i paanshëm në atë mbledhje. Faik Konica nuk merrte pjesë sepse nuk denjonte të ulej në një tryezë me Çekrezin.

Noli foli i pari:

– Shqipëria nuk ka se si bëhet edhe një herë përveçse me një front të përbashkët, të cilin duhet ta kryesojë Zogu. Sado i keq të ketë qenë Zogu për Shqipërinë, puna e do që ta vemë edhe një herë në krye të lëvizjes kombëtare për formimin e një qeverie në mërgim.

Çekrezi u përgjigj me një fjalim bombastik që zgjati një orë e gjysmë e që herë-herë i largohej temës së mbledhjes.

– Nga bisedat që kam patur deri tani, mund të deklaroj botërisht se Zogu nuk përfillet as nga Amerika dhe as nga ndonjë prej aleatëve të saj. Propozoj që disa prej nesh që janë në këtë mbledhje të vijnë bashkë me mua në Uashington për të dëgjuar me veshët tanë se cili është mendimi i qeverisë amerikane dhe angleze për Zogun.

Fjalët e Çekrezit e ngacmuan Nolin dhe gjakrat u nxehën. Në zemërim e sipër, peshkopi i ra tryezës me grusht.

– Po të ishte për të bërtitur e për të rrahur tryezën, njerëzit e mi dinë ta godasin atë më fort se ju, – tha Çekrezi.

– Goditja e tryezës ishte thjesht një gjest oratorik, – u përgjigj Noli disi i zbutur.

Duke qenë se mbledhja hyri në rrugë pa krye, Çekrezi propozoi që dy grupet t’i kërkonin së bashku qeverisë amerikane njohjen e Shqipërisë si fuqi aleate dhe, në qoftë se amerikanët ose anglezët shprehinin dëshirën që ky bashkim të kishte në krye një përfaqësues të ligjshëm, atëherë ky përfaqësues le të ishte Zogu. Çekrezi propozoi gjithashtu që ai vetë dhe Faik Konica të ishin delegatë fuqiplotë të shqiptarëve të Amerikës në Uashington, me Nolin si këshilltar. Sytë e të gjithëve u drejtuan nga Noli.

– Ky është një plan i çmendur, – tha peshkopi. Nuk pranoj të hyj në bisedime për një plan të tillë.

– Janë të çmendur vetëm ata që nuk pranojnë bisedime mbi propozime të bëra me vullnet të mirë për bashkim të vërtetë, sepse e kanë vendosur që më parë që Zogu gjakatar të pranohet në krye të lëvizjes tonë, tha Kostë Çekrezi.

– Në qoftë se nuk merremi dot vesh, – ndërhyri një delegat nga Nju Jorku, – të paktën të mos përdorim fjalë jashtë edukatës, si ‘i çmendur’ e të tjera.

– Më falni zotërinj, por paskam bërë një gabim të madh, – tha Noli. Tani po e kuptoj që e paskemi thirrur këtë mbledhje pa ditur mirë se përse po mblidhemi.

– Me sa shikoj, – tha Çekrezi, – na paskeni thirrur jo për të biseduar se si mund të bëhet bashkimi, por për të na kandisur të pranojmë Zogun që këtë minutë, në kohën kur “Shqipëria e Lirë” gjendet në marrëveshje me qeverinë amerikane për njohjen e të drejtave të Shqipërisë. “Shqipëria e Lirë” do të njihet nga Departamenti i Shtetit brenda tre muajve.

– A mund të na tregosh dokumentet zyrtare që ke për këtë marrëveshje? – u hodh Shefqet Bënça i Nju Jorkut.

– Eja në zyrën tonë dhe do t’i shohësh, – ia ktheu Çekrezi.

Njerëzit e Nolit nuk duruan dhe iu sulën Çekrezit:

– Je i çmendur!

– Je agjent greko-serb!

– Ik ore mbytu!

Ora kishte shkuar 7 e 30 e mbrëmjes. Çekrezi, i bërë ujë në djersë nga të folurit e tepërt, doli nga kisha bashkë me të tijët.

Çekrezi nuk u shkurajua. Dy javë më vonë, i dërgoi një tjetër letër Departamentit të Shtetit me kërkesën për njohje. Letra i drejtohej Sekretarit Cordell Hull dhe tonet e saj ishin më pajtuese për kundërshtarët e tij politikë.

“Mund të argumentohet – shkruante Çekrezi – se shqiptarët jashtë vendit, të vetmit që mund të flasin për popullin e tyre që ka mbetur pa zë, janë të përçarë mes vetes. Nëse kjo është e vërtetë, ata janë të përçarë vetëm në çështjet e brendshme, por janë plotësisht të bashkuar, që nga ish-Mbreti e deri te shqiptari më i fundit, në vendosmërinë për të luftuar deri në fund në krah të Kombeve të Bashkuara”.

Për t’u bërë më i besueshëm, Çekrezi shkruante se, po ta donte puna, ishte gati të hiqte dorë nga kërkesa për t’u bërë udhëheqës i një organizimi të shqiptarëve jashtë vendit, në favor të cilitdo njeriu tjetër, duke përfshirë Zogun.

Filed Under: Politike Tagged With: Noli-Cekrezi-Zogu-Ilir Ikonomi

Shqiptarët e Hamiltonit,të parët në Kanada

April 22, 2019 by dgreca

Hamiltoni asht nji qytet mesatar në provincën Ontario të Kanadës. Ai gjendet në pjesën jugore të kësaj province jo shumë larg kufinit të SHBA-së. Aty dhe në rrethinën e tij jeton nji numër bukur i madh i shqiptarëve.

Deri kah viti 2010 nuk kishte kurfarë gjallnie apo organizimi të shqiptarëve. Në këtë vit me nismën e disa entuziastëve u formue Vëllaznia shqiptare e këtij qyteti. Prej këtij viti u banë punë të mëdha në këtë qytet. Në kuadër të vëllaznisë vepron grupi i valleve “Flutura” i cili deri më tashti ka dhanë sa e sa shfaqje ndërsa në këtë javë shkon në Floridë ku do të paraqitet në festivalin shqiptar. Me mjaft sukses vepron edhe grupi futbollist “Dardania” i cili ban gara me ekipet e rangut të vet në rajonin e qytetit. Këta veprojnë dy klasë të shkollës shqipe. Takimi dhe bashkëpunimi me ambasadat shqiptare asht i rregullt dhe mjaft i frytshëm.

Herë mbas here kemi mbledhje, takime, promovime librash, etj. Së fundi më 31.3.2019 u përurue solemnisht shtëpia shqiptare në këtë qytet e përmbame prej disa qindra metrave katrorë. Në këtë takim ishin të pranishëm nji varg mysafirësh të ftuem, në mes të tjerave qenë ambasadori dhe konzulli i Kosovës në Toronto, kryesia shqiptare e Torontos, nënkryetari i “Vatrës” nga Toronto, kryesia vëllaznisë “Liria” nga Londoni (Ontario) hoxha i Torontos, etj. Solemnitetin e hapi kryetari i vëllaznisë së këtushme z. Refki Sertolli i cili paraqiti nji raport të thukët për punën dhe veprimtarinë e vëllaznisë shkurtimisht prej themelimit e deri më tashti. Pranë tij gjithnji ishte veprimtari i shquem i kësaj vëllaznie dhe kryetari i përparshëm z. Shani Pnishi. Mbas fjalës së kryetarit fjalën e morën ambasadori dhe konzulli i Kosovës, ky i fundit dorëzoi disa dhurata. Në fund të fundit për të pranishmit u dha nji drekë e pëgatitun dhe e gatueme nëpër shtëpitë e anëtarëve.

Shqiptarët e Hamiltonit janë të parët në Ontario që kanë vatrën e tyre e ndoshta edhe në mbarë Kanadën. Për nji dihet e sigurtë se shqiptarët e këtushëm janë më entuziastët dhe ma të vullnetshmit në mbarë Kanadën.

Qamil. S. Dardhankodra

Toronto, Kanadë

Filed Under: Emigracion Tagged With: Qamil Llashtica-Shqiptaret ne Hamilton

Profesor Muhamet Shatri dhe brezi i Normales së Prishtinës

April 22, 2019 by dgreca

Recension nga Prof. Skënder KARAÇICA, Çikago/

Shkolla Normale e Prishtinës më të drejtë është  “Universiteti i Kosovës” ndonëse në këtë vatër të dijes nëpër vite kanë dalur breza e breza të mësuesve,që me ditar në ditar në dorë u shpërndanë gjithandej nëpër shkollat shqipe me brezin e ri shqiptar,e ardhmja e ndritur e kombit tonë.

Në vitet e brezit të normalistëve në Prishtinë,kam pasur fatin e mirë që profesor të lëndës së historisë  të kem profesor Muhamet Shatri,i cili posa edhi në shkollën tonë (të mësuesve të ardhshëm)të shkollës shqipe,unë personalisht si ri që kohën e lirë e kaloja në bibliotekën e shkollës dhe leximi i literaturës,të gazetave të ditës dhe ato me përmabjtje shkencore, veçsa kisha filluar udhën e ndërtimit tim për të ardhmen dhe,kushtimisht po e theksoj të një bote të re të brezit shqiptar në Kosovë, që ëndrra jonë ishte shkolla shqipe,çështja kombëtare,statusi i Kosovës i barabartë me popujt tjerë në ish-Jugosllabvi(këto ishin disa nga tezat shkencore-mësimor)të profesor Muhamet Shatri që saherë vinte në klasë ai me vete kishte orën historike shqiptare se si bëhet Atdheu…!

Ndonëse tash me nje shtat të rritur dhe leximi në bibliotekën e shkollës,kisha tashmë njohuri për Akademik Ali Hadrin,njeriun e dijes e të shkencës shqiptare në Kosovë dhe kisha dijeni se profesori ynë Muhamet Shatri ishte studentë i tij në të gjitha angazhimet e tij deri në gradën e doktorit të shkencës historike në Universitetin e atëhershëm të Kosovës.

Pas orëve mësimore,unë i thirra shokët dhe shoqet e klasës dhe zëshëm u them se profesor Muhamet Shatri,që ishte bërë kaq i dashur,i afërm me normalistët në Prishtinë,ishte student i Akademik Ali Hadri dhe e kemi për nder që profesori ynë vjen me tabanin e pasur shkencor-kërkimor për historinë shqiptare dhe të përbotshme(periudhat historike)sipas programit të kohës,ku për fatin jo të mirë,më shumë kishte ,,program historie për sllavet dhe për ,,Jugosllavinë e re,,e fare pak për historinë kombëtare shqiptare në Ballkan.

Këtë zbrazëti të ,,programit mësimor,,e plotësoj me dijen e tij dhe me porosinë e madhe që u kishte dhënë Akademik Ali Hadri për brezin e profesorëve të kohës e të brezit të Muhamet Shatrit.

Profesor Muhamet Shatri dallohej me sjelljen e tij prej pedagogu dhe gjithnjë me synimet e tij ashtu siç na thoshte shpeshherë:,,Historia nuk duhet të mësohet vetëm për një notë në ditar,,!Perderisa do të ekzistojë bota dhe njerëzit,do të ketë histori të popujve dhe të kombit shqiptar,po i referohem orës së historisë në Normalen e Prishtinës me profesor Muhamet Shatri në vitet 1972-73.

Për fund po theksoj se unë e profesor Shatri jetojmë larg atdheut:Unë në Amerikën e largët,ndërsa ai tash sa vjet në Suedi.Ka ishte fati kolektiv i kombit tonë në kohën e padrejtësive historike dhe të kohës vrastare të Serbisë fashiste,që ndaj kombit shqiptar dhe ndaj Kosovës,që nga vitet 1844-1999,kishte në programin e vet shfarosjen dhe tokën e djegur të Kosovës.

Në Normalen e Prishtinës,profesor Muhamet Shatri nuk ishte kurrë në taborin e (disa profesorëve partiakë)që dinin të bënin me gisht kah djelmenia shqiptare dhe kah brezi i mësuesve të rinj për shkollën shqipe dhe për dritën e diturisë për kombin shqiptar në Kosovë!

Profesor Muhamet Shatri,të përshëndes nga Amerika e largët dhe po ua them që nga larg:Jam rritur,jam edukuar,kam kryer Fakultetin Filologjik(Gjuhë dhe Letësi Shqipe)dhe asnjëherë nuk e kam harruar testamentin kombëtar të profesorit tim Muhamet Shatri!

Për profesor Muhamet Shatri,duhet thënë me zemrën plotë:Lum Atdheu që ka brezin e intelektualëve që dolën nga dyert e Universitetit të Kosovës!

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 30
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT