• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2019

Qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie

May 16, 2019 by dgreca

Deklaratë nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë/

Qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mbanë individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese.

Lidhur me këtë, Ambasada e SHBA-ve është duke ndërmarrë hapa për të siguruar që individëve të cilët janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit të mos ju lëshohen vizat për udhëtim në Shtetet e Bashkuara për biznes apo turizëm.

Është praktikë e zyrtarëve konsullorë që të shqyrtojnë faktet për çdo aplikim për vizë, duke përfshirë edhe çdo informatë negative lidhur me aplikuesin, dhe që të përcaktojnë përshtatshmërinë për marrje të vizës në bazë të ligjeve të SHBA-ve. Sipas nevojës, ne vazhdimisht i peshojmë akuzat dhe dëshmitë për korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë vendimmarrjes për viza, në mënyrë që t’i kufizojmë ata që kontribuojnë në këto probleme nga marrja e vizave për udhëtim në Shtetet e Bashkuara.

Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk është duke u mbajtur përgjegjës, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë qartësisht prezente në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme.

***

Statement from U.S. Embassy Pristina, 16 May 2019

Kosovo citizens deserve a justice system that holds individuals accountable for their corrupt actions.In this regard, the U.S. Embassy is taking steps to ensure that individuals involved in major corruption cases are not issued visas that would allow them to travel to the United States for business or tourism.

It is the practice of consular officers to review the facts of every visa application, including any derogatory information associated with the applicant, and determine visa eligibility based on U.S. laws.  We continuously weigh allegations and evidence of corruption and organized crime in visa determinations, as appropriate, to limit those who contribute to these problems from obtaining visas to travel to the United States.

We will continue to express publicly our concern that no one is being held accountable, including Kosovo officials, for the clear corruption and organized crime present in the Pronto, Italian visa, Dubrava prison escape, Land, and Apex cases, as well as other similar cases.

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasadori amerikan- Drejtesia-qytetaret e Kosoves

Shteti serb do të përgjigjet për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe….

May 16, 2019 by dgreca

…………..gjenocidin e kryer në Kosovë /

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në Prizren në 20 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të shquar Ukshin Hoti, se ai ishte ideolog dhe vizionar i madh për të ardhmen e shtetit të Kosovës.  

  • Kosovë-Ndertesa e Ministrisë së Jashtme emërtohet me emrin Ukshin Hoti /
  • Kryeparlamentari Veseli tha se Serbia do të përgjigjet para drejtësisë për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe gjenocidin që e ka kryer gjatë luftës në Kosovë.  “Andin, baba yt është baba i kombit tonë këtu në Kosovë. E vërteta për Ukshin Hotin dikush thotë se nuk dihet. Ajo dihet çdo ditë. Ai ishte veprimtar, intelektual dhe ideolog. Kur ka folur ai se Kosova duhet të ketë ushtri, shtet, pak kush ka guxuar të flas. Unë besoj shumë se kombi ynë ka perspektivë dhe do të jetë i fortë çdo ditë. Është  i përjetshëm kujtimi për të madhin Ukshin Hoti. Ne sot do të kemi seancë të veçantë në Kuvendin e Kosovës për të kërkuar drejtësi, për të gjithë ata mijëra qytetarë të vrarë, fëmijë, gra e pleq të cilët janë vrarë e masakruar nga shteti serb. Shteti serb ka kryer gjenocid. Kjo duhet të thuhet edhe më me zë dhe shteti serb do të përgjigjet ashtu siç e meriton “, tha ai. 

Ai tha se brezat e rinj të shtetit të Kosovës nuk duhet ta harrojnë sakrificën e gjeneratave të mëparshme që kanë bërë gjithçka për këtë liri që sot të gjithë e gëzojnë në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. 

“Të dashur të rinj, besoni në shtetin e Kosovës, sepse kemi bërë shumë sakrifica. Kemi shumë e shumë njerëz që kanë dhënë  çdo gjë, edhe jetën e tyre për këtë shtet i cili sot e përgjithmonë do të ekzistojë. Unë besoj se kombi ynë ka perspektivë, se shteti ynë po ecë çdo ditë përpara për aq sa duhet të kemi besim tek njëri-tjetri për të ecur edhe më shpejt përpara. Ne do të ecim përpara ballëlartë dhe do të kërkojmë të drejtën tonë, do të kërkojmë drejtësi”, tha Kryeparlamentari Veseli.

***

Kosovë-Ndertesa e Ministrisë së Jashtme emërtohet me emrin Ukshin Hoti

-Komunikate për media dërguar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës/

PRISHTINË, 16 Maj 2019-Gazeta DIELLI/ Nga sot ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të mbaj emrin e Ukshin Hotit. Këtë emrim e ka bërë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.Ministri Pacolli ka thënë se këtë vendim e ka marr në ditën kur kujtojmë Ukshin Hotin, i cili ishte i burgosur politik nga regjimi i Beogradit dhe tash e 20 vite mungon dhe fati i tij nuk dihet ende. “Kujtojm se ai ishte një luftëtar i lirisë sonë, intelektual, diplomat dhe burrështetas modern.  Hoti ishte gjithashtu Sekretar Krahinor i Kosovës për Marrëdhëniet me Jashtë (ministër i jashtëm) dhe ne sot kujtojmë kontributin e tij ndaj kombit dhe në diplomaci, dhe për ketë unë kam vendosur të emërtoj ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të tij”, ka shtuar ministri Pacolli.Në të njëjtën kohë Ministria do të ndaj çdo vit çmimin Ukshin Hoti për Diplomaci.”Ne do të luftojmë për përgjigje se çka ka ndodhur me Ukshin Hotin. Serbia nuk mund t’i ikë drejtësisë”, ka potencuar Pacolli. /b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Ukshin Hoti-Serbia- Veseli

“NË FERR DO TË ZBRES TË SHNDRIS VEÇ PËR TË VDEKURIT”

May 16, 2019 by dgreca

“Në prozën mitologjike shqiptare tregohet për një malësor të ri, të cilit çdo natë nisi t’i vinte në kullë një zanë. Kjo nuse e bënte atë të lumtur me kusht që ai të mos fliste për të, ndryshe do të humbiste gojën. Por malësori nuk e përballoi dot tundimin dhe e këmbeu një çast çlirimi, d.m.th. rrëfimin për zanën, me memecllëkun e përjetshëm.”“Në prozën mitologjike shqiptare tregohet për një malësor të ri, të cilit çdo natë nisi t’i vinte në kullë një zanë. Kjo nuse e bënte atë të lumtur me kusht që ai të mos fliste për të, ndryshe do të humbiste gojën. Por malësori nuk e përballoi dot tundimin dhe e këmbeu një çast çlirimi, d.m.th. rrëfimin për zanën, me memecllëkun e përjetshëm.”

Shkruan Ma. Alban Krasniqi/

Më 21 mars 2018, kur kalendari shënonte ekuinoksin pranveror, në natyrë ishte dimër. Në Çakorr, Kullë e bregut të Bjelluhës kishte dëborë, thuajse edhe Perëndia mundohej që t’i mbulonte gjurmët e një tradhtie kombëtare.

Më në fund u siguruan 80 vota që do të vulosnin një copëtim të territorit tonë. Paradoksalisht kësaj here nuk pati nevojë për një Traktat të Shën Stefanit, as për Kongres të Berlinit e as për Konferencë të Ambasadorëve; rolin e tyre e luajtën Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj. Ata nuk lanë gurë pa lëvizur që ta prishin ekuilibrin territorial të Republikës. Ajri, zjarri, toka dhe uji na u ndanë. Këto katër elemente janë të domosdoshme për një ekuilibër të botës, sepse pa njërin prej tyre, energjia dhe renditja e Tokës do të dobësohej. E Treshja e sotme udhëheqëse, që ngjan me sfurkun e djallit, pa pikën e turpit e falën atë ujë burimi, e falën atë erë pishe, e falën atë tokë të ndezur. Po në emër të kujt i falën? Në emër të liberalizimit të vizave, në emër të zhbllokimit të proceseve integruese të Republikës. Argument qesharak, që kurrsesi nuk e përligj veprën e tyre prej një tradhtie kombëtare. E katandisën atë copë toke e po kështu na katandisën edhe neve si popull. Aty më nuk do të shkëlqejë plisi i dheut, por kapica e malazezit; aty edhe dielli, që i buzëqeshte puthjes së dheut e qiellit, nuk do rrezojë më, bile do të klithë në kulm të zemërimit: “Në ferr do të zbres të shndris veç për të vdekurit”!

A duhet të jemi kundër një demarkacioni? Jo. Asnjë mendje normale nuk është dhe nuk duhet të jetë kundër shënjimit të një vije kufitare me vendet fqinje qoftë Mali i Zi, qoftë Serbia. Shënjimi i kësaj vije dëshmon shtetësinë dhe sovranitetin tonë. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jemi kundër mënyrës së marrëveshjeve për shënjimin e kësaj vije kufitare, bash atëherë kur kjo marrëveshje bëhet në një mungesë të plotë transparenceje, bash atëherë kur injorohet kuvendi, bash atëherë kur injorohet opozita, bash atëherë kur injorohet shoqëria civile. Merreni me mend, Greqia për çështjen e kufirit detar me Shqipërinë organizon tryezë diskutimi me Presidentin, Opozitën dhe me Kishën. Dhe në fund nuk ka si të ndodhë ndryshe, përveç miratimit të një marrëveshjeje në rast se do të jetë e arritshme. Kurse te ne, këtu në Kosovë, gjithçka jo transparente cilësohet jo vetëm si moral politik, po dhe zgjuarsi politike. Sikur kjo marrëveshje të ishte diskutuar me faktorët relevantë të brendshëm, kjo çështje do të ishte kryer atëherë para tri vitesh dhe nocioni demarkacion sot në praktikë do të ishte kufi mes dy legjendave. Dhe jo vetëm kaq, po do të instalohej edhe një model i një komunikimi pozitë – opozitë, siç nuk është zakon ndër ne. Por kjo nuk ndodhi. Të gjithë u turrën për miratimin e mashtrimit të madh. U turrën edhe ata, që vetëm nëpër fushata elektorale u thirrën në një filozofi politike të një “lideri historik”, idhull për ta; u turr edhe ai djali nga Gllogjani, që bënte “bé e rr’fé” se kufiri do të kthehet në Çakorr dhe që dyshonte në atë djalin nga Broja në i ka “dy ditë shkollë”. Por asnjëra palë nuk doli e sinqertë. E para, LDK-ja, dëshmoi se për ta ajo filozofi e ish-liderit të tyre është inekzistente, kurse ai lider historik jo që nuk respektohet, por as nuk përfillet; kurse ky djali i Gllogjanit doli se nuk e ka përfunduar as abetaren. Ky gllogjanas jo vetëm që nuk përfilli peticionin e dyqind e pesë mijë qytetarëve që ishin kundër kësaj marrëveshjeje, por nuk denjoi as t’ia lëshojë sytë e përgjumur këtyre nënshkrimeve, që i kishte para vetes si piramidë kufiri. Ky dëshmoi se është i gatshëm të bëjë çdo kompromis në dëm të këtij vendi që e lindi, që e rriti, vetëm e vetëm të arrijë e ta jetësojë ëndrrën për një karrige. Kështu që ai pësoi metamorfozë. Sa turp për një komandant në luftë e për një ushtar modest në politikë! Çka tash pas ratifikimit të demarkacionit (lexo: delimitacionit)? Me çfarë marrëveshjeje dhe transparence do të votohet  i ashtuquajturi Asociacioni i Komunave Serbe? Me çfarë marrëveshjeje dhe transparence do të votohet shënjimi (lexo: caktimi) i vijës kufitare me Serbinë, si vija më e gjatë kufitare e Kosovës? Assesi ndryshe. Marrëveshja me Malin e Zi do të shërbejë precedent edhe për këto dy të tjerat e radhës. O tempora, o mores!

Kryerja e këtij akti nuk është gjë tjetër, veçse një kapitullim moral e politik i kësaj klase politike të pamoralshme. Këta ranë aq poshtë, sa që për t’u ringritur u duhet një sakrificë, mu sikurse e Qerosit në përrallën shqiptare. E sakrificën e mendojnë dhe e shohin te shpirti i përgjithshëm e jo tek ai personal. Pavarësisht kësaj rënieje, historia ndodhi. Dhe “krenarë” do të jenë pjesë e kësaj historie, bile do të hyjnë mu aty ku e ka vendin edhe Efialtesi me Kuislingun, edhe Bucefali me Rosenantin. Epoka e tyre shënoi edhe një “fitore” të radhës. Por në jetë ka edhe humbje krenare, edhe fitore të turpshme. E kjo e tyrja nuk është gjë tjetër veçse një fitore e turpshme. Çuditërisht edhe këta kanë filluar t’i festojnë humbjet si fitore. Edhe unë, si qytetar i këtij vendi, dua të marrë pjesë në këtë “gëzim” dhe t’i “uroj” me mallkimin “Ju marroftë i madhi Zot!”.

P.S. Jo më kot e fillova këtë shkrim me një paragraf nga mitologjia jonë. Nuk këmbehet një humbje e përjetshme territori me një vizitë të përkohshme jashtë shtetit, edhe në t’u dhëntë kjo mundësi. Medet!

Filed Under: Analiza Tagged With: Alban Krasniqi-Ferri

VESELI: Duam paqe, por duam edhe drejtësi…

May 16, 2019 by dgreca

  • Kryeparlamentari Veseli ka parë nga afër rrobat e fëmijëve të vegjël të vrarë, rrobat e vajzave të masakruara dhe rrobat e të moshuarve deri në 106 vjeç të cilët janë vrarë e masakruar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë. /

Veseli viziton vendin ku ruhen rrobat e mijëra shqiptarëve gjatë luftës: Duam paqe, por duam edhe drejtësi-/

Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka vizituar sot vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të mijëra qytetarëve civilë shqiptarë të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe.

Kryeparlamentari Veseli ka parë nga afër rrobat e fëmijëve të vegjël të vrarë, rrobat e vajzave të masakruara dhe rrobat e të moshuarve deri në 106 vjeç të cilët janë vrarë e masakruar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit tha se Kosova nuk do konflikt, do paqe, do të ardhme, por do edhe drejtësi dhe siç tha ai, kjo drejtësi duhet dhe do të ndodhë.

“Më askush nuk guxon të na e bëjë atë që na e ka bërë. Dhe drejtësia do të ndodhë. Në Jerusalem, në Muzeun e Yad Vashemit, është një pirg i madh me flokë të viktimave. Nëse shkoni në Poklek, aty do t’i gjeni 56 persona në një varr. Ky është Holokausti. Do të jetë e pafalshme nëse bashkësia ndërkombëtare nuk e përkrah iniciativën për tribunal ndërkombëtar për Serbinë. Për aq sa ka njerëz mbi këtë tokë, dritë dhe diell, do të ketë edhe drejtësi dhe tribunal për gjenocidin serb”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai tha se të gjitha këto rroba të mijëra civilëve të vrarë nga forcat serbe, do të vendosen në Muzeun e Gjenocidit i cili do të ndërtohet në Prishtinë.

Nga ana tjetër, drejtori i institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për iniciativën për Muzeun e Gjenocidit ndërsa theksoi se janë në dispozicion të mbështetjes dhe dorëzimit tē të gjitha artefakteve dhe dëshmive që ekzistojnë për zbardhjen e fatit të gjithë civilëve të vrarë nga forcat serbe në Kosovë.​

Filed Under: Politike Tagged With: Veseli- Duam Paqe-Duam Drejtesi-Te humburit

LIRIJE(LILI) GOLEMI, SONTE FUNERALI

May 15, 2019 by dgreca

SHERBIMET FUNERALE PER LIRI ZAJMI GOLEMI TE ENJTEN,VARRIMI TE PREMTEN/

Liri(Lili) Zajmi Golemi nderroi jeten me 12 Maj 2019.

Komuniteti do t’i shprehe ngushellime Famijes Golemi te Enjten me 16 Maj 2019, nga ora 6 .P.M. deri ne 9. P.M ne Shtepine Mortore-Roslyn Heights Funeral Home, qe ndodhet ne adresen:

75 Mineola Ave Roslyn, Heights, NY 11577 

Tel:516-621-4545.

Ceremonia e varrimit diten e Premte, 17 Maj 2019 10-11.00 .A.M.( 11 A.M. nisja per ne varreza)

Filed Under: Opinion Tagged With: Homazhe-Lirije Golemi, Lirije Golemi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT