• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2019

SHKODRA, NGA KËNDVËSHTRIMI I HISTORIKUT TË SIGURIMIT TË SHTETIT

May 7, 2019 by dgreca

Shkodra në vitet e vendosjes së diktaturës, 1945-1953, nga këndvështrimi i Historikut të Sigurimit të Shtetit/

Nga Msc. Selami Zalli*/

Pa hyrë në rolin historik të Shkodrës si kryeqëndër politike, ekonomike e kulturore ndër shekuj do të përpiqem që nëpërmjet këtij studimi të qëndroj brënda temës që përcakton kjo konferencë shkencore: “Shkodra në vitet e vendosjes së diktaturës, 1945-1953, nga këndvështrimi i Historikut të Sigurimit të Shtetit”, duke u përqëndruar në disa probleme kryesore.

Me hyrjen në fuqi të ligjit 45/2015 dhe fillimin e aktivitetit nga AIDSSH-ja me marrjen në dorëzim të Arkivit ekzistues, i përbërë nga një fond i konsiderueshëm dokumentash. Dokument me rëndësi, për studimin e kësaj periudhe, pjesë përbërëse e këtij fondi është dhe “Historia e Sigurimit të Shtetit” dhe “Historiku i Degës së  Punëve të Brendshme Shkodër”të zgjedhura si material kryesor referues për bërjen e një analize, mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të kësaj strukture, pa paragjykime dhe reminishenca në vështrimin ligjor, analitik e krahasues, duke vënë në dukje dhe zhveshur nga hiperbolizimet (megalomania), pa synuar injorimin dhe denigrimin e saj, por vetëm nëpërmjet vështrimit në optikën e kohës, në plan krahasues.

Shkodra para lufte në Historinë e Sigurimit të Shtetit

Studimi i parë zyrtar i historikut të shërbimit sekret, “Historiku i Sigurimit të Shtetit” (HSSH), i cili rezulton të jetë bërë në vitin 1974 e ripërpunuar në vijimësi, dhe “Historiku i Armës së Sigurimit të Shtetit të Degës së Punëve të Brendshme të Rrethit Shkodër” (1941-1975), dëshmojnë se historia e shërbimit informative, veprimtaria informative gjatë viteve (1941-1943), e konsideruar “syri dhe veshi i luftës”[1]. gjatë LANÇL ka kaluar në dy faza:

  • Mars 1943 – Maj 1944,
  • Maj 1944 – 29 Nëntor 1944.

Sipas këtij studimi zyrtar, veprimtaria informative gjatë viteve (1941-1943), u ngrit pa definuar nga kush dhe si, me qëllim zbulimin e planeve të armikut dhe sulmimin në befasi të tij, si domosdoshmëri, për të depërtuar nëpër vendet kyçe në administratë, kuesturë, burgje e kudo.

Në pjesën hyrëse, në përshkrimin e gjëndjes së brendëshme dhe “Intensifikimit të veprimtarisë së agjenturave të huaja”[2] kërkohen dhe identifikohen “agjentë” të fashizmit në Shkodër, duke identifikuar sit ë tillë Anton Harapin, Patër Gjergj Fishtën[3] etj, të cilët “… synonin asgjësimin e PKSH”.

Nga studimi i këtij dokumentacioni, në prezantimin e gjëndjes dhe situatës gjatë luftës, trajtohen ngjarje që meritojnë analizë dhe krahasim, të tilla si; panorama dhe trajtimi mbi situatën në vend, ekzistenca që në vitin 1937 e “Organizatës Demokristiane Shqiptare” e krijuar nga klerikët[4], progresi dhe transformimi i saj, demonstratën e gjimnazit të Shkodrës më 28 Nëntor 1939, me himnin e flamurit dhe parulla antifashiste, e shoqëruar me arrestimin e 4 studentëve ditën e nesërme, demonstratën e 30 Janarit 1940 për kundërshtimin e fashistëve për përjashtimin nga shkolla të 71 aktivistëve, demonstrata e vajzave të shkollës “Donika Kastrioti” 4 Shkurt 1943, zhvilluar me parulla politike e cila u shpërnda.

Aksioni i të burgosurve politikë të Shkodrës, më 24 Shkurt 1943, për të mos lejuar transferimin e tyre në Itali. Protestë që ka zgjatur 8 orë, ku të burgosurit goditën karabinierët me çdo mjet, duke marrën peng marshallin fashist. Kjo solli tërheqjen e fashistëve nga vendimi i tyre[5].

Nga përmbajtja e dokumentacionit nuk evidentohen masa represive të natyrës së vrasjeve, izolim apo ridënim të pjesëmarrësve në protestë nga rradhët e të burgosurve. Gjej me vend të bëj një kapërcim për të krahasuar me ndodhinë e pas afro 30 vitesh në burgun politik të Spaçit[6], ku ndonëse me kërkesa të ligjshme dhe thuajse paqësore, u pushkatuan 4 të burgosur, u ridënuan 8 me nga 25 vite burgim dhe 56 të burgosur u ridënuan me nga mbi 10 vite burgim.

Për të gjitha ngjarjet e renditura më sipër, nga dokumentacioni i sigurimit, nuk na rezulton të jenë marrë në analizë e trajtuar në detaje ngjarjet dhe masat represive që u ndërmorrën nga fashistët, ndoshta për arsye të vetë bilancit të tyre?! 

Analizohet me kujdes dhe vëmendje të veçantë veprimtaria e spiunazheve të huaja në Shkodër, që sipas këtij dokumentacioni, e realizuar nëpërmjet konsullatave Austro-Hungareze, Serbe, Malit të Zi, Italiane, Angleze dhe Gjermane. Deri me vendosjen e monarkisë kishte dominuar spiunazhi austro-hungarez. Me Zogun dominonte spiunazhi jugosllav, i cili synonte dhe punonte të krijonte bindjen e “pamundësisë së ekzistencës së Shqipërisë si shtet” [7] pa ndihmën jugosllave.

Sipas këtij historiku, para luftës, kjo gjendje motivoi dhe u bë frymëzim për persona jugosllavë, të emigruar në Shkodër për arsye ekonomike, të cilët u bënë kontingjent i përshtatshëm në interes të zbulimit jugosllav, së bashku me parinë dhe krerët e klerit mysliman e ortodoks[8].

Ky konstatim, i konsultuar me “Historikun e Sigurimit të Shtetit”, nuk vijon të figurojë si i tillë, në mënyrë të veçantë pasqyrimi i elementit jugosllav, i minoritetit të tij dhe klerit ortodoks. Arsyetim dhe vijueshmëri të cilën, nuk konstatojmë të figurojë apo të jetë objekt i punës së sigurimit dhe i masave represive pas lufte?!, në vitet 1944-1949, kohë kur veproi Divizioni i Mbrojtjes në Shkodër, deri kur dhe ndodhi “prishja” me jugosllavët.

Nuk mund të mos bjerë në sy dhe të tërheqë vëmendjen fakti që, drejtuesit kryesorë dhe më të spikatur të lëvizjes komuniste, në qarkun e Shkodrës, janë ky minoritet, të cilët në pjesën hyrëse të këtij dokumentacioni, figurojnë si emigrantë ekonomik me origjinë jugosllave, kontigjente dhe me predispozicion për agjentë të zbulimit jugosllav.

Konkretisht, sipas këtij dokumentacioni ishte Vasil Shanto, që drejtonte dhe mbante lidhjet me pjesën më të madhe të informatorëve dhe qendrave të informacionit.

Bazuar në këto fakte dhe rrethana, mbetet për zgjidhje e dhënë përgjigje disa pyetjeve që dalin natyrshëm, mbi faktorin emigrant ekonomik me origjinë jugosllave në Shkodër:

  • Çfarë ndodhi me këtë faktor, i cili në kohën e Zogut konsiderohej kontingjent, tani jo?
  • Ky faktor u bashkua në luftën kundër fashizmit apo kundër politikave të tij, ndaj çështjes shqiptare në raport me Jugosllavinë?
  • Si shpjegohet që pranë këtij grupimi politik (PK) spikati dhe doli në krye duke patur monopolin e gjithçkaje, si drejtimin, informacionin etj, kontingjenti me këtë përkatësi?
  • Si shpjegohet që në këtë dokumentacion dhe periudhë nuk figuron e as gjendet ndonjë e dhënë mbi aktivitetin dhe rolin e klerit ortodoks në Shkodër?!, Kohë kur gjithë pjesa tjetër e klerit bashkëpunonte me fashistët, ndërkohë që pretendohet bashkëjetesa, marrëveshjet dhe toleranca fetare, prishet kjo trajektore?

Marrëdhëniet me jugosllavët[9] trajtohen si ndihmesë e ndërsjelltë. Njëherazi, bëhet prezent dhe vihet theksi në ekzistencën e mercenarve nga Kosova, në Shkodër? Nëpërmjet një raportimi nga qarkori i PK Shkodër, i prezencës së 700 trupave kosovare, në përbërje të regjimentit “Kosova”, ndërkohë që drejtimi, dhe kontrolli i sektorit të informimit, ishin si më sipër.

Në gjithë dokumentacionin dhe tekstet e “Historikut të Sigurimit të Shtetit”, kur bëhet fjalë për konsullatën dhe zbulimin italian, vihet theksi (paraqiten) si kontingjente shtresat e pasura, çifligarët, tregtarët dhe bajraktarët e veriut, mbi të gjitha me rol predominues drejtuesit e klerit katolik, duke dalluar e shënjestruar të parin Pader (At) Gjergj Fishtën, tashmë i njohur dhe gjithëpranuar si nacionalist dhe antijugosllav, predikuesin dhe një nga korifejtë më të mëdhenj të çështjes shqiptare. Vepra e tij u ndalua nën ndikimin dhe presionin jugosllav, dhe u shpall herezi, mbajtja e propagandimi i saj. Problematikat dhe çështjet që trajton, shqetësuan të gjitha palët, për vlerën e saj si “programi politik kombëtar”, “fjalori shpjegues”, për bërjen e autopsisë (identikitit) të mikut dhe armikut të kombit shqiptar.

Në këtë dokumentacion anatemohen edhe priftërinjtë: Frano Gjini, Pal Dedaj, Bernardin Palaj, etj[10], për të cilët thuhet se idetë profashiste i propaganduan nëpërmjet organeve të shtypit të klerit katolik. Në atë kohë kishte 10 të tillë[11], një pjesë e të cilit ka filluar të ribotohet, jo vetëm për vlerat e kohës, por tingëllojnë aktuale edhe sot. (Hylli i Dritës, Zonja e Shkodrës, Leka etj).

Në trajtesat e kësaj historie bie në sy, armiqësia dhe lufta ndaj shteteve të huaja kapitaliste që kishin synime të vjetra grabitqare ndaj vendit tonë, për ilustrimin e të cilave nuk përmendet vetëm Jugosllavia.

Në drejtësi, natyrisht edhe në shkencë, mund të përdoret dhe ka vend postulati “Nuk ka krim pa gjurmë dhe të pazbulueshëm, por ka kërkues të këqinj”. Në favor të këtij argumenti shkojnë eksperiencat dhe përvoja arkeologjike, e cila nëpërmjet fosileve dhe objekteve të ndryshme, ka arritur të ndërtojë e interpretojë, si ka funksionuar shoqëria njerëzore që në lashtësi duke përcaktuar formacionin ekonomiko-shoqëror, sistemin politik, nivelin e zhvillimit dhe të kulturës materiale e shpirtërore. Shembulli më domethënës mbetet djegia e Biblotekës së Aleksandrisë, një thesar, por historia e Egjiptit është shkruar, mungesa e dokumentacionit mbi holokaustin dhe trajtimin e hebrenjëve nga nazistët, por ama ata e kanë rikuperuar dhe shkruar historinë e tyre.

Veprimtaria e Sigurimit të Shtetit mbas lufte

Faza I (Dhjetor 1944 – Shtator 1946) e njohur për Operacionet e pastrimit me forcat ushtarake të Mbrojtjes Popullore, të cilat u shtrinë në gjithë vendin, sidomos në veri[12].

  1. Etapa I (Dhjetor 44 – Shkurt 45) (Rezistenca: Kelmendi – Koplikut,)
  2. Etapa II (Mars 45 – Shtator 46) Ndryshimi i taktikës nga forcat e ndjekjes.
  3. krijimi i njësiteve të vogla në ndjekje (Jug),
  4. depërtimi me informator në rradhët e bandave,
  5. kalimi në ofensivë me njësi të mëdha ushtarake (Veri).

Faza II  (Tetor 46 – Janar 47) Operacioni i Spastrimit në Veri. Në këtë periudhë Divizionit të Mbrojtjes, ju shtuan 4 batalione, u ngushtua dara dhe mbështetja nga aleati (pala jugosllave).

Kjo fazë karakterizohet nga operacione ndëshkuese për çarmatimin e popullatës shumë pak e hulumtuar. Në këtë proces, nga dëshmitë gojore të kohës, janë dëgjuar e përshkruar tmerre pafund. Njerëzit, nga format “demokratike” të përdorura, kanë marrë borxhe, kanë kaluar kufirin për të gjetur e dorëzuar armë, pasi oficerët e sigurimit, nëse nuk dorëzoje armën, produkt i imagjinatës së tyre, nuk e kishin për gjë të vrisnin, duke thyer arra mbi kokën e viktimës.

Histori e ngjarje të tilla, janë treguar pafund edhe para viteve 90’ me mburrje nga autorët e tyre, por fatkeqësisht, pak ose aspak janë dokumentuar dhe tashmë, dëshmitarët e gjallë janë pakësuar. Edhe hebrejtë, krimet ndaj tyre nuk i kanë me dokumente zyrtare, pasi nazistët u përpoqën të fshinin gjurmët, por provat e gjalla njerëzore nëpërmjet kujtimeve ndërtuan pazëllin.

Në këtë dokumentacion, revokohen vlerat, përshkruhet pamundësia e çdo pushtuesi për të çarmatosur këtë popull, megjithë torturat dhe masakrat që kishin përdorur. “Këta” ia dolën me “bindje”, çka përbën paradoks.

Një nga format më efektive në këtë periudhë mbeti shfrytëzimi i ritit të besës, e cila në asnjë rast nuk u mbajt nga kontraktuesit e saj në pushtet, po kështu përdorimit të amnistisë, pengjet familjare dhe nxitja e shfrytëzimi i grindjeve, etj.

Në dokumentet e Sigurimit, lëvizjet popullore antikomuniste emërtohen “banda”. Në asnjë fjalor, manual shpjegues, enciklopedi apo studiues serioz nuk mund të quhen e përkufizohen kështu. Kjo, për vetë territorin dhe shtrirjen që patën, pjesëmarrjen dhe mënyrën e organizimit, duke parë me objektivitet, në dritën e fakteve dhe të statistikave, veprimet dhe sjelljen e “çlirimtarëve”. Numri i anëtarëve të “bandave”, sipas këtij dokumentacioni, përbëhej nga 50-400 vetë dhe drejtoheshin nga ushtarakë karriere, të formuar në Perëndim.

Fakt interesant mbeten shifrat kontradiktore dhe të paqarta, kur bëhet fjalë për likujdim bandash, të vrarësh, të dorëzuar e të atyre që mbetën në male ose u arratisën[13], psh nëse shohim në fq. 206, Vol II. Në fund të operacionit të pastrimit në vitin 1947, u likujduan 1764 banditë nga të cilët: të asgjësur në vitet 1945 – 1947, gjithsejt 1194 vetë,

  •   393 u vranë (pa gjyq)
  •   601 u kapën (asgjë për fatin e tyre)
  •   770 u dorëzuan (asgjë për fatin e tyre)
  •   1764
  •   1774 mbetën në male (bandat e vogla)

Gjithsej, 3538 vetë[14].

Cila historiografi apo studiues serioz mund t’i njohë këto shifra, të quajë e përkufizojë si bandë e banditë, këta individë në përbërje të një formacioni të tillë luftarak, në kushtet e ekzistencës së një popullsie prej 800 000 banorësh.

Në këtë periudhë, lufta zbuluese dhe suksesi i dedikohet, ndërtimit të rrjetit të informatorëve, denoncimeve nga populli, vëzhgimit dhe të dhënave që dilnin nga hetuesia?!

Faza III (Janar 47 – Janar 48), përkon me ndjekje masive me grupe të vogla sipas taktikës së bandave.

Faza IV (Shkurt 1948 – Gusht 1948) e quajtur faza e baticës e zbaticës, për shkak të K.Xoxit dhe OZNA-s, dhe veprimtarisë së tyre nën maskën e ndihmës.

Fakt interesant dhe me vlerë për të kuptuar më mirë organizimin, veprimtarinë dhe varësinë e Sigurimit të Shtetit nga jugosllavët (OZNA)[15], rolin diktues e paternalist të tyre në Sigurim, mbetet atashimi i zbuluesve shqiptarë jashtë vendit, nëpër përfaqësitë e tyre diplomatike dhe administrimin e marrjen në kontroll të të  gjithë informacionit e shërbimit të jashtëm.

Nga studimi i këtij fenomeni dhe i individëve të trajnuar me shkollim e formim në Jugosllavi, praktikat e zbulimit dhe rekrutimet e tij, sidomos në sistemin e rekrutimit zinxhir, nëpërmjet analizës e deduksionit mund të arrijmë në përfundime të sakta, nëse arriti të shkëputet ndonjëherë Sigurimi i Shtetit nga tutorët e tij (jugosllav apo rus)? e parë kjo dhe nga goditjet e mëvonshme të grupeve antiparti në radhët e Sigurimit të Shtetit, ku edhe 90% e agjenturës në atë periudhë (1944-1949)[16] ishin anëtarë partie e njerëz të besuar të pushtetit.

Në materialet e sigurimit të shtetit, bëhet fjalë për ekzistencën e listave të zeza[17] të hartuara nga Sigurimi ku bënin pjesë edhe element nga rradhët e partisë. Imagjino si mund të kenë funksionuar këto lista ndaj qytetarëve të thjeshtë, sidomos në Shkodër. (tregtarët, të arsimuarit jashtë vendit, klerikët) etj, në kushtet kur ekzistonin 6000 dosje.

Sipas kësj historiografie në vitin 1948, në themel të veprimtarisë së Sigurimit u vu teoria e Zhakonovit[18]:“Shpifja u bë arma bazë për të siguruar kontrollin mbi partinë” edhe “…nëqoftëse dëshiron të zbulosh çerdhet e fshehta të armikut, shiko se do ti gjesh pranë shpifjeve…”.

– Në Shtator 1948 u mbajt Plenumi i XI të KQ të PKSH. – Në Dhjetor 1948 Byroja Politike e KQ, miratoi Platformën e I-rë Politike e Organizative të Sigurimit të Shtetit[19],

Ajo që bie në sy dhe përbën paradoksin më të madh është fakti i vendosjes së caqeve (kufijve) për organet e sigurimit të cilat, nuk mund të vendosnin në përpunim që nga anëtari i plenumit të KQ të partisë, anëtarët e plenumit në rrethe, drejtuesit e organizatave të masave, anëtarët e qeverisë deri tek zv/ministrat??!! dhe anëtarët e partisë vetëm kur e kërkonte nevoja.

Kjo nuk do të thotë që këta ishin të përjashtuar nga detyrimi për dhënie informacioni, por këta ndaloheshin ta jepnin tek operative i sigurimit, por të informonin në parti. (varianti “çekist”).

Pretendohet se komunistët nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit, pasi e kishin të ndaluar me ligj, duke bërë dy gabime njëherazi, njëri dhe mashtrim. Platforma e Byrosë Politike e quajnë ligj, kur në fakt është maksimalisht një aneks i statutit të Partisë dhe mashtrimi se e paskan të ndaluar të jenë bashkëpunëtorë e informatorë.

Në fakt, e vërteta qëndron krejt ndryshe, pasi ishte e ndaluar vetëm të emërtoheshin agjent, por veprimtaria e tyre informative kamuflohej me termin vigjilencë, patriotizëm dhe partishmëri, por ama platforma parashikonte edhe rastet përjashtuese “… kur e kërkonte nevoja”.

Këto kategori nuk mund të arrestoheshin pa aprovimin e KQ të Partisë, duke i pajisur me një “imunitet të çuditshëm” çka tregon funksionimin, nivelin e “pavarësisë” të insitucioneve ligjzbatuese, prokurori, gjykata si instrumente të partisë që diktoheshin e dirigjoheshin nga Sigurimi i Shtetit, pavarësisht se emërimi, rekrutimi i tyre në detyrë realizohej nëpërmjet mekanizmit të “zgjedhjeve” nga populli dhe vendimet i jepnin në emër të tij.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit ekzistues, konstatohet fakti se Sigurimi i Shtetit deri në vitin 1948 vepronte vetëm me urdhëra dhe vendime të Shtabit të Përgjithshëm, ishte i organizuar sipas strukturës dhe përdorte format e OZNA-s[20] e transformuar në UDB, nga të cilat deklarohet se u hoq dorë prej përdorimit të tyre. Në mjaft studime dhe publikime të deritanishme rezulton se asgjë nuk ka ndryshuar. Me kohën, u pasuruan me formën dhe praktikën ende më të vrazhdë ruse, e përcjellë me zëvendësimin e këshilltarëve jugosllav, nga ata rus të KGB-së[21].

Në aktet dokumentare të kësaj periudhe është pretenduar se do të hiqej dorë nga metodat e praktikat Xoxiste[22] të vlerësimit të fajësisë për të dyshuarit në bazë të dyshimit formal, duke kaluar në veprimtarinë konkrete, heqjen dorë nga sugjestionimi, provokimet, torturat etj, por dokumentacioni dhe dëshmitë e gjalla tregojnë krejt të kundërtën veçanërisht në Shkodër, ku përsëri në vazhdim të kësaj periudhe, vdiqën në tortura dhe u vranë pa gjyq ajka e veriut, sidomos klerikët e famshëm në vijimësi edhe përtej periudhës objekt trajtese.

Nëse vërejmë përbërjen e organikës së sigurimit të shtetit në vitet 50’, vetëm 9% e tyre nuk kishin marrë pjesë në LNÇL[23], me elementë të pashkolluar ndonëse mund të ishin edhe analfabetë (77% me arsim të plotë ose të pjesshëm fillor dhe gjysmë analfabet me kurse kundër analfabetizmit)[24]. Në vitin 1951, u emëruan si kryetarë degash dhe shefa seksionesh 20 kuadrot e parë që kishin ndjekur kursin 1 vjeçar të sigurimit në BS, të cilët instaluan metodat dhe praktikat e punës Staliniste në këto organe[25].

Kjo mund të justifikoj faktin që format kryesore të punës në ketë periudhë ishin mjetet e forcës, dhuna fizike, psikologjike, ushtrimi i torturës në kuadër të hetimit intensiv, metodat e shtrëngimit nëpërmjet pengjeve familjare, premtimet për mos ndëshkim (amnisti) të pa mbajtura.

Në themel të punës u vu rekrutimi i agjenturës nga radhët e kontingjenteve “armike” e lidhjeve të tij, mbi bazën e materialit shtrëngues.

Kësaj periudhe i përket detyrimi për dokumentimin e veprimtarisë zbuluese e agjenturore me firmë dhe datën përkatëse, dhe rregullat e ruajtjes së tyre[26], por çuditërisht, ndonëse e detyrueshme me “ligjin” e tyre, aktualisht janë trashëguar dhe gjenden shumë pak dokumente të tilla. Kjo tregon se kohë pas kohe, autorët kanë fshirë gjurmët.

Diktatura komuniste shqiptaro – jugosllave.

Po e filloj këtë trajtesë me togfjalëshin “Diktatura komuniste shqiptaro – jugosllave” sepse për mendimin tim dhe siç dëshmojnë burimet historike, gjatë luftës edhe pas saj në periudhën 5 vjeçare 1945-1949, egërsia komuniste e ushqyer vazhdimisht nga prania e jugosllavisë titiste është shtrirë në të gjithë Shqipërinë por veçanërisht në veriun e saj, sidomos në Shkodër.

Pas tërheqjes së trupave gjermane nga Shkodra me hyrjen në qytet të partizanëve, hynë edhe partizanët jugosllavë. Kjo shënon herën e parë në histori, që sllavët, hyjnë në këtë qytet pa luftë.

Me këtë ngjarje lidhet tentativa për zhvendosjen e Shkodrës, bazuar në vlera, nga qendra në periferi dhe shënjestrimi i saj si “delja e zezë”.  Në fillim, u goditën dhe shkatërruan vlerat e saj ekonomike, kulturore dhe mbi të gjitha ato njerëzore, nëpërmjet grabitjes së arkivave, bibliotekave, veprave të artit, si dhe çdo vlere tjetër të krijuar në shekuj, duke tentuar të zhdukë identitetin e kësaj treve.

Në studimet e linjës zyrtare deri më tani, nuk gjendeshin dokumente apo literaturë rreth këtyre ngjarjeve veç sa shkruhej në shtypin e kohës, informacion i deformuar nën peshën ideologjike, se për kurrikula shkollore, botime të Akademisë së Shkencave apo të Institutit të Historisë etj, as që bëhet fjalë.

Në dokumentacionin e shfrytëzuar, konstatohen problematika në terminologji dhe shifra të cilat nuk rezultojnë precize e të definuara saktë, por të relativizuara si: “disa, dhjetra, qindra, banda, kriminelë, të arratisur, asgjësim, spastrim”, deri “revoltë”, pa përcaktuar në asnjë rast palët dhe arsyet e saj, pa dhënë asnjë sqarim si dhe me ç’të drejtë ligjore apo morale mund të futet një popull apo krahinë në karantinë, regjim ushtarak e policor duke u dhunuar, hequr të drejtat fondamentale, si e drejta e jetës, pronës, fjalës së lirë dhe mundësisë për të vendosur vetë për fatin e tyre, nga një pushtet, që e quan veten popullor.

Nuk mund të mos bien në sy pasaktësitë, në përshkrim, emërtime dhe informacion, të cilat tregojnë jo vetëm nivelin e ulët e mosnjohjen, por edhe deformim të problematikës, ndërkohë që “pretendohej” dhe ende ka njerëz që besojnë se sigurimi ka ditur dhe kishte në kontroll gjithçka.

Gjatë gjithë trajtesave konstatohet paligjshmëria që shprehet nga ushtrimi i torturës, përdorimi i pengjeve, vrasjeve dhe “vetëvrasjeve” nëpër burgje, trajtimin e femrave, përdorimin e metodave antihumane në hetim, rekrutimet me mjete të dhunshme etj. Për ekzistencën dhe funksionimin e tyre nuk flitet fare, por mbeten në terma të përgjithshme, për t’u nënkuptuar e referuar në burime të tjera, por asnjëherë në dokumentacion zyrtar.

Që gjatë diskutimit në Asamblenë Kushtetuese dhe fazës së përgatitjes për zgjedhjet e para të zhvilluara, ndër zërat e parë opozitar do ishin ata shkodranë, njësoj si në vitin 1921. Këtë rradhë, egërsia, për shkak të pushtetit dhe bërja qejfit “miqve”, do sakrifikonte miletin. Nisur nga prezenca jugosllave në mbikqyrje edhe terren, përpjekja për ta anashkaluar e fshehur këtë, na shtyn të mendojmë e besojmë se mbrapa qëndronin jugosllavët, që lakmonin tokën dhe detin, të vetëdijshëm që nuk mund ta realizonin këtë synim, për sa kohë këtu të kishte shqiptar “për pa mbet shqypnia n’vasha”, ndaj e donin tokë të zbrazur.

Qartazi konstatojmë fobinë dhe tendencën e sajesës politike që po projektohej të vinte në pushtet, fatkeqësisht nën hundën e aleatëve perëndimor, për të cilët historia dhe dokumentet nuk kanë arritur ende në një përfundim të qartë dhe shkencor, nëse gabuan apo kështu deshën.

Dokumentacioni zyrtar mbi rezistencën antikomuniste në veri.

Sot, ne trashëgojmë dhe kemi studime historike në lidhje me shërbimin sekret shqiptar të Ali Pashë Tepelenës, të periudhës së Mbretit Zog, por një studim apo investigim zyrtar për këtë periudhë nuk kemi ndeshur deri më tani.

Në pasqyrimin e tablosë mbi vendosjen e diktaturës në Shkodër, jam mbështetur në materialet e Historisë së Sigurimit të Shtetit i ripërpunuar, dhe Historikun e Armës së Sigurimit të Shtetit të Degës së Punëve të Brendshme të Rrethit Shkodër për vitet 1941-1975, pa hyrë në thellësinë e dokumentacionit arkivor konkret të ngjarjeve të kohës.

Materiali i pare, Historia e Sigurimit të Shtetit e botuar në vitin 1974, duke e studiuar me kujdes, nxirren mjaft të dhëna rreth diktaturës si organizimi, ecuria, format e punës zbuluese, goditëse dhe trendit të saj.

Shembujt e egërsisë, dhe pasojat që sollën mbi shoqërinë shqiptare në përgjithësi, janë të panumërta, por unë do të përpiqem të prezantoj disa nga ato që kanë të bëjnë dhe përfshijnë qytetin e Shkodrës dhe zonën e veriut në terësi.

Persekucionin komunist në zonën e veriut në qëndër (dhe ballë) të së cilës gjëndet Shkodra, jam përpjekur ta shof në disa rrafshe;

Në rrafshin historik, Shkodra jo vetëm nuk ishte nënshtruar, por as kishte gabuar në historinë e ekzistencës së saj, e vendosur gjithnjë në kahun e duhur, duke marrë përgjegjësitë dhe rolin që i takon.

Në vështrimin gjeografik, armiqtë e jashtëm të prezantuar, sidomos ata sllavë, orakujt dhe administratorët faktik të elitës në fuqi. Në të gjithë perimetrin linear kufizoheshin me Shkodrën, kishin dhënë kontributin e tyre në shtypjet e të gjitha lëvizjeve e revoltave popullore, sidomos në Kelmend. Bashkërisht kishin përmbyllur Tivarin e të tjera “binjakëzime e partneritete të përbashkëta”, të njohura e të panjohura ende, dhe nuk përjashtohet mundësia të kenë qenë e të jenë kontrata apo marrëveshje afatgjata në vijimësi.

Në aspektin religjoz, sipas dokumentacionit të sigurimit të shtetit, prezantohen si rrezik dhe armiq, italianët dhe turqit për të justifikuar goditjen e klerit në tërësi, siç edhe ndodhi.

Në aspektin klasor dhe shtresëzimit shoqëror, përcaktohen si target tregtarët, të arsimuarit jashtë vendit ish pjestar të administratave, të pasurit, përkrahësit e fashizmit të gjithë anti sllav, etj.

Në vitin 1951 u bë evidentimi i përgjithshëm në të gjithë vendin, i elementit kundërshtar dhe kontingjentëve të zbulimeve armike[27], process që në Shkodër kishte filluar më herët.

Operacione pastrimi u zhvilluan në gjithë vendin, por më i ashpër dhe me forca të shumta ishte në Veri[28], në qytetin e Shkodrës. Shënjestra kryesore e sigurimit ishin të arratisurit, familjarët, të afërmit e tyre dhe të të dënuarve, të prekurit nga reformat, ish nëpunësit, tregtarët etj.

Nga ky dokumentacion bie në sy tendenca për kompromentim e kryengritësve, duke proklamuar shpresat e tyre tek aleatët (reaksioni i jashtëm), duke shmangur nga trajtimi i barabartë me aleatët e tyre (vëllezërit sllav), të pranishëm masivisht në territorin tonë shtetëror me trupa ushtarake, në disa operacione ndëshkimore, si në shtypjen e revoltës së Kelmendit për eleminimin e Prek Calit, të cilit nuk mund t’i falnin, çështjen e vendosjes së kufirit verior.

Kjo është koha dhe momenti, kur shigjetohet edhe kleri, veçanërisht ai katolik për ndërprerjen e lidhjeve të tij me Vatikanin[29]. Dhuna dhe presekucioni ndaj klerit në këtë periudhë përkon me ndryshimet e dhunshme në statutet e komuniteteve fetare.

Në këtë periudhë, megjithëse formalisht ishte shpallur dhe propagandohej ekzistenca e insitucioneve dhe ligjeve vepruese. Në terren veprohej ndryshe, pushkatoheshin njerëz pa gjyq, digjeshin shtëpi, grabitej ushqimi e bagëtia, merreshin e mbaheshin peng popullata e lirë, burgoseshin e internoheshin në mënyrë masive, duke e bërë gjendjen më të rëndë se çdo luftë.

Mbi operacionet e spastrimit në periudhën 14 Janar deri me 16 Shkurt 1945

Thuhet se goditja e Kelmendit u realizua nga 5 drejtime, duke arritur asgjësimin e reaksionit, çarmatimin, mobilizimin e detyrueshëm ushtarak (kjo situatë e njëjtë si dhe OZNA në Kosovë e veçanërisht në Drenicë, pas vrasjes së Shaban Polluzhës dhe mobilizimin me dhunë të popullatës për t’i nisur drejt Sremit e Tivarit). Kësaj faze i përkasin vrasjet pa gjyq në Vukël[30], internimet në Kamëz, Berat, Porto Palermo për të përfunduar në Gulagun Shqiptar, në Tepelenë.

Gjatë kësaj periudhe forcat e sigurimit të shtetit dhe të Mbrojtjes Popullore filluan goditjen e përqëndruar të zonës veriore, me objektiv të posaçëm Kelmendin.

Në dokumentacionin zyrtar të të dy historikëve të sigurimit, të atij qëndror dhe lokal, ndeshen kontradikta mbi formën e realizimit të goditjes dhe forcat e përdorura.

Ndërsa bëhet fjalë për sulm në 5 drejtime, nga vështrim i vëmendshëm dhe analizë konkrete na rezultojnë vetëm 3 drejtime, dy me emra konkret drejtuesi, duke qenë se mungojnë 2 drejtime të njohura, nga të cilat u goditën pas shpine forcat e Kelmendit në Vermosh[31].

Moment që dua të ndalem e ta theksoj posaçërisht, nga zbardhja e të cilit hidhet dritë mbi shumë të vërteta, të thëna e të hidhura, por të padokumentuara, nga sulmi mbi Kelmend (Vermosh).

Ajo që tërheq vëmendjen në mënyrë të veçantë, janë kontraditat në dokumentacionin HSSH dhe HDPB Shkodër, mbi numrin e drejtimeve të sulmit mbi Vermosh dhe forcat pjesëmarrëse në këtë sulm, rolin e oficerëve jugosllavë në përbërje të SEMP-it, ndihma me trupa nga ana e kufirit (pas shpine) apo me lejim kalimi (përdorim territori), nga ana e trupave partizane. Moment i paqartë dhe i diskutueshëm janë arsyet e mbulimit të këtij fakti, të cilat duhet të jenë thellësisht kompromentuese. Ajo që më intrigon në këtë drejtim është këmbëngulja dhe insistimi për ta fshehur këtë moment, për të cilin vazhdimisht kanë folur studiuesit, pjesëmarrësit dhe dëshmitarët okular në ngjarje.

Sipas HSSH, sulmi do jepej në pesë drejtime, të përcaktuara tre drejtime, ndërkohë që prezantohen vetëm dy emra komandantësh.

Sipas HDPBSH, sulmi në tre drejtime[32], prezantohet lejimi i përdorimin të territorit shtetëror jugosllav nëpërmjet Tuzit, për t’u dalë pas shpine kryengritësve, që në fakt edhe kjo gjysmë e vërtetë, pasi forcat që kanë arritur të dëmtojnë e shkatërrojnë kryengritësit sipas kohanikëve, kanë hyrë nga ana e Plavës dhe nëpërmjet fshatit Martinaj e Gusi për të dalë në Vermosh.

Në këtë dokumentacion të ashtuquajtur historik, me përdorim të posaçëm, të kufizuar vetëm për të besuarit dhe sekret, për të cilin hartuesit nuk e kanë menduar kurrë që do të gëzojë ndonjëherë këtë status, që mund të bjerë në dorë të publikut dhe “armikut”, nuk janë në gjendje të jenë konkret në shifra, emra dhe ngjarje reale, duke përdorur si argument frymën dhe ideologjinë.

Bëhet fjalë për gjykimin e dhjetra kriminelëve në datat 14-19 Maj, bashkëpunëtorë të Jup Kazazit e Llesh Marashit, ku gjithçka e amullt dhe e paqartë, pa datë, emra e kronologji.

Flitet për kriminelë (ballistë) nga Jugu, pa asnjë sqarim apo analizë se si dhe çfarë ndodhi, duke kompromentuar dhe krijuar përshtypjen e trukimit mbi këtë dokumentacion.

Bëhet fjalë për pushkatime të dhjetra personave (spiunë e kriminelë), sikur bëhet fjalë për dëmtime në të mbjella ose në blegtori, nga prania e ndonjë force madhore. Vrasjet dhe asgjësimet nuk prezantohen me emra individual, as me numra, por me palë, dhjetra e qindra, ç’ka duhen verifikuar dhe dokumentuar.

Kontradiksioni dhe konfuzioni në këto dokumente nuk kanë fund, ndërkohë që pretendohet spastrimi, pranohet fakti i ekzistencës së reaksionit në disa zona të veriut, ku ende janë 1850 persona si kryengritës me armë[33].

Pjesa dërrmuese e fakteve dhe rrethanave të paraqitura, në këtë dokumentacion zyrtar, i cili hedh dritë mbi mënyrën e veprimtarisë dhe “sukseset” e armës së sigurimit të përforcojnë bindjen dhe nevojën si domosdoshmëri, për hapjen e procesit për rishikimin e historisë.

E gjej të domosdoshme të ndalem në faktin si e ka trajtuar historiografia komuniste dhe pikërisht, struktura mbajtëse e monopolit të sekreteve në dokumentacionin e saj, ngjarjen e njohur si “Masakra e Tivarit”. Nëse nuk do kishte ndodhur ajo çfarë ndodhi në Tivar, dhe këto pengje do lejoheshin të ktheheshin në shtëpi, kjo ngjarje nuk do mbetej pa emër, por do quhej “Masakra e Urës së Tamarës” (500 të vrarë) ose masakra e çdo zone, ngjarje e vrasje të ndodhur në territorin shtetëror shqiptar, i cili u finalizua në mënyrën më mizore në Tivar, emrin e të cilit mori.

Rreth kësaj ngjarje, ky historik tregon mjaftueshëm si pretendohet “padijenia” dhe deformohet informacioni dhe e vërteta nëpërmjet një fraze; “…titistët e Beogradit, me qëllim provokimi kalonin në…(Janar 45) 7000 kosovarë përmes qarkut e qytetit të Shkodrës…reparte biellogardiste[34] …” trajtesë e përshkrim që flet sa mijëra fjalë, me qëllim për të “vendosur brirë”, pasi është fakt i njohur botërisht marrëdhënia ndërmjet PKSH dhe PKJ, në atë kohë “në muaj mjalti”, aq sa nëpër mitingje e zyra dominonin thirrjet dhe portretet e binomit Enver-Tito.

Nëpërmjet këtij dokumacioni historik, miratur nga një këshill i posaçëm shkencor dhe ministri i kohës, vendosur në ruajtje dhe përdorim mbi bazën e rregullave të posaçme që për herë të parë materialet e tij, mund të shfrytëzohen për studim, e njohje. Shtoi këtij arsyetimi mënyrën e funksionimit, varësinë e detyrimet për raportim e dhënie llogarie të vetë armës së sigurimit. Edhe i vetëm, ky tekst historie, i jep përgjigje çdo aludimi, duke i hequr mundësinë kujtdo që të pretendojë padijeninë e Partisë, të udhëheqësit dhe udhëheqësve kryesor, pjesë të Sekretariatit dhe Byrosë Politike të KQ të Partisë, për çfarë do të ndodhte dhe ka ndodhur në Tivar, parë në frymën si është trajtuar e prezantohet kjo ngjarje në dokumentacionin e kohës.

Kalimi i kosovarëve nëpër Shkodër dhe sjelljet e vrazhda të shoqëruesve, përgjatë kalimit nëpër qytet, duke moslejuar qytetarët shkodranë t’u japin bukë ose ujë dhe nëse dikush reagonte ndëshkohej, na shtyjnë të mendojmë e studiojmë, që nuk ka ndodhur rastësisht ngjarja në Urën e Tamarës. Fshehja dhe deformimi i saj nga pushteti i kohës, nuk i lejon të dalin duar jashtë dhe na shtynë të mendojmë se planet ogurzeza, mund të kenë qenë më të rënda e pse jo ta kthejnë Shkodrën në “arenë gladiatorësh” ku padronët, të argëtoheshin me “skllevërit”, të mundurit e tyre, si për të treguar që tani e tutje do të mbretërojmë qetësisht, dhe se, në themelet e pushtetit (pushtimit) të tyre, po hidhnin gjak të pastër shqiptar, deri tani i derdhur në luftërat për liri.

Organizimi i organeve të mbrojtjes së popullit SEMP-it në Shkodër, detyrat e tyre.

Me qarkoren nr.20, më datë 24 Shtator 1944 dhe 16 Nëntor 1944 të Shtabit të Përgjithshëm, në Dhjetor 1944 u krijuan Seksionet e Mbrojtjes së Popullit (SEMP), që vareshin nga Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit. SEMP-i për Shkodrën është krijuar në Mars 1945.

Nga SEMP vareshin Komandat e Vendit, të vendosura në qytet dhe në qendrat e lokaliteteve.

Në qytetin e Shkodrës këto komanda u ngritën në Kiras, Rus, Manxhar, Ballabane, Pazar i vjetër, Perash dhe tek Dugajt e reja. Për mënyrën si ishin organizuar dhe nëse kishin në burgje secila, nuk kemi asnjë të dhënë të dokumentuar deri në këtë moment. Shpresojmë në të ardhmen!

Në fshatra u ngritën nëpër qendrat e lokaliteteve si në Mjedë, Gur i Zi, Bushat, Velipojë, Oblikë, Vrakë, Mes, Shllak, Dajç, Shirokë dhe Zogaj.

Sipas kësaj strukture, Seksionet e Mbrojtjes së Popullit (SEMP) u ngritën në gjithë qarkun e Shkodrës, brenda të cilit përfshiheshin rrethet Koplik, Pukë, Dukagjin, Lezhë e Mirditë.

Drejtues i Seksionet e Mbrojtjes së Popullit (SEMP) për Shkodrën ishte major Zoi Themeli, Zëvendës, kapiteni Nesti Kopali. (i arratisur më vonë?! ) dhe Fadil Kapisyzi.

Puna agjenturore drejtohej nga oficerët: Rasim Dedja, Zoi Shkurti, Bashkim Kacaruho, Dul Rrjolli, Mit’hat Bushati, Fahri Kraja, Hysni Ndoja, Neki Ahmati etj.

Vetëm për qytetin ishin oficerët Brahim Shpori, Kasem Troshani, Niko Pistulli, Ferit Mandia, Vehbi Fishta etj. Në sekretarinë e SEMP-it vepronin shoqet Niqi Kosta, Vasfie Tepelena (Kraja).

Nëpër rrethe drejtonin të besuarit. Xhemal Selimi – Koplik,Bilo Bregu – Lezhë, Idriz Coba – Pukë, Xhevat Gavoçi – Dukagjin, Mat Deda – Shpal të Mirditës, Ndrek Nallbani – rrethin qendër.

SEMP-i kishte detyrë spastrimin e territorit nga kriminelët e luftës të fshehur në qytete dhe malësitë e veriut.

Për këtë qëllim, më 28.12.1944 në Shkodër u ngrit “Komisioni për përcaktimin e kriminelëve të luftës dhe për shqyrtimin e fitimeve të luftës nga tregtarët”[35]. Njëherazi, eleminoheshin kundërshtarët dhe grabitnin pasurinë, proces nën drejtimin e Shefqet Peçit.

Sipas dokumentacionit (tekstit HDPB Shkodër), humbja që pësoi batalioni i parë i Brigadës së I-rë sulmuese, më 15 Janar 1945, tek Ura e Tamarës (37 partizanë), justifikohet jo me qëndresën e kryengritjes, por me pamundësinë për futjen e agjenturës së duhur brenda rradhëve të armikut.

  • Në datat 18-19 Janar u dërguan dy batalione, të cilat më datë 20, u detyruan të tërhiqen. Jehona e kësaj ngjarjeje (kryengritjeje) u shtri në gjithë veriun.

Për t’i bërë ballë kësaj situate në krye të operacioneve të spastrimit në Shkodër, Kukës e Dibër, u vendos Mehmet Shehu, i njohur për egërsinë e tij dhe i sprovuar si gjakatar.

Ndonëse kryengritja zhvillohej në Vermosh, operacioni vendoset të fillojë në Shkodër, qytet i cili emërtohet koka e reaksionit[36], gjë për të cilën më 28 Janar u shpall shtetrrethimi në qytet.

Pavarësisht se shtetrrethimi u shpall më 28 Janar, operacioni kishte filluar që në datat 26 dhe 27 Janar 1945, nga ana e forcave ushtarake dhe të MP, duke kontrolluar çdo shtëpi, arrestuar çdo të dyshuar dhe pjesëtar të listës së përpiluar mbi elementin armik, duke arrestuar 120 persona nga 240, që përmbante lista, pa përcaktuar se kush dhe çfarë përfaqësonin këta të arrestuar.

Kryengritja e Koplikut dështoi për shkak të mosrakordimit e inkoherencës midis kryengritësve në veri dhe jug të Shkodrës. Kjo pasoi dhe me lëvizjen e grupit të deputetëve në Tiranë për kufizimin e opozitës nëpërmjet “Bashkimit Demokratik” dhe “Organizatës tekniko-intelektuale” dhe dy organizatat e Shkodrës “Organizata Demokristiane” dhe “Bashkimi Shqiptar”, siç dëshmojnë dokumentet e sigurimit.

Gjatë kryengritjes së Postribës u vranë 33 kryengritës, u gjykuan dhe pushkatuan 8 vetë, 200 vetë u arrestuan dhe ju dhanë gjyqit. Nga forcat ushtarake u vra një dhe u plagosën dy oficerë.

Me këtë periudhë, përkon dhe spastrimi në kuadër të forcimit të ushtrisë[37], përpilimi i listave për të gjithë personat e dyshimtë që nga 7 Prill 1939 – Janar 1945 (diferencimi). U ngritën sistemet e vëzhgimit, nëpermjet depërtimit në rradhët e të dyshuarve, ku si shembull sillet V.Daragjati, i cili akuzohet për lidhje me klerikët, bandat, misionet anglo amerikane etj.

Siç është traditë në regjime ideologjike, me kalimin e kohës e të viteve, gabimet dhe dështimet gjenden tek të ikurit, të mundurit dhe të vdekurit. Për Kelmendin, Koplikun dhe Postribën fajtorë u shpallën Tuk Jakova, Zoi Themeli dhe Koci Xoxe.

Më pas, vazhdon lufta për zbulimin dhe shpartallimin e organizatave klandestine “Bashkimi Shqiptar” dhe “Organizata Demokristiane”.

“Organizata Demokristiane” u krijua më 18 Nëntor 1944 në kuvendin françeskan, Organizata “Bashkimi Shqiptar” u krijua më 17 Shkurt 1945, nga kleri katolik me urdhër të Vatikanit, nga elementët armiq të pushtetit popullor pa dallime ideologjike dhe fetare, me qendër seminarin jezuit. Në rast mosbindje dhe dështimi të anëtarëve, thuhet se do të ndëshkoheshin nga “dora e zezë”? dhe do të mallkoheshin nga Papa. Numri i anëtarëve ishte i madh dhe u shtri ne Tiranë, Durrës dhe Krujë me objektiv tërë Shqipërinë. Më datë 27 Nëntor 1945, u arrestuan të gjithë krerët e kësaj organizate.

Ajo çfarë bën përshtypje dhe kam mendimin se është krijesë dhe fantashkencë konspirative, mbetet, sajimi dhe bërja prezente e organizatës terroriste “dora e zezë”, produkt i fantazizë dhe asistencës së specialistëve jugosllav, nga e ka origjinën dhe ka ushtruar aktivitetin kjo organizatë, e cila ka dëmtuar pafundësisht shqiparët, sidomos gjatë ushtrimit të veprimtarisë në Kosovë.

Detyra dhe preventive për të ardhmen.

Pikëpyetje të mëdha, me rëndësi për t’u studiuar e dhënë fund njëherë e mirë përbaltjes, përbën zbardhja e së vërtetës mbi shumë figura me kontribute të mëdha në historinë e Shqipërisë, të paraqitur si “tradhtarë – armiq”, ndonëse kanë luftuar e janë vrarë me serbët dhe komunistët?!

Nevojitet punë e madhe dhe e pandërprerë, për të hedhur dritë me dokumente mbi këtë periudhë dhe ngjarjet e dendura që i përkasin kryengritjet (Kelmend, Koplik, Postribë), Gjimnazin e Shkodrës, Spiunët e sjellë nga rrethet si konviktorë dhe keqpërdorimi i tyre, Roli dhe aktiviteti i individëve me origjinë sllave dhe dominimi i tyre politik e ushtarak në qytet, Organizatat, Grupet e Individët rebel.

Ashpërsimi dhe thellësia e goditjes së katoliçizmit, i cili në parimet e tij ka dhe ritualin e “paqes kristiane”, por jo deri në ato përmasa sa të harrojë martirët e vet, për më tepër duke rënë në prehërin dhe pozita bashkëpunimi më dhunuesit dhe presekutorët, të cilët ende nuk kanë kërkuar as formalisht ndjesë. Kjo rrethanë do të legjitimonte dhunën e ushtruar dhe përsëritja do të ishte e justifikuar, njësoj si gënjeshtra për herën e dytë, duke marrë nga eksperienca suedeze modele pozitive dhe jo “sindromin e njohur”.

Duhet të kontribuojmë në funksion të zbardhjes së të vërtetave dhe hedhjes dritë mbi këtë pjesë të historisë, në funksion të njohjes, kujtesës dhe krijimit të kushteve e premisave, që këto dukuri të mos përsëriten në të ardhmen. Nëpërmjet një dokumentimi të drejtë dhe faktik, identifikimit të ndershëm e shkencor, të dalë qartë se kush janë arsyet e krijimit të kësaj situate, strukturat, autorët, organizatorët, ekzekutorët, ndihmësat dhe viktimat e saj.

Brenda këtij procesi të evidentohen e të dalin në pah,

  • Shtypja,
  • Qëndresa dhe qëndrestarët,
  • Solidariteti,
  • Autorët e krimeve dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Mbetet detyrim dhe domosdoshmëri që ky dokumentacion të konsultohet, shqyrtohet përpara çdo promovimi e dekorimi, sidomos për ata që nuk pësuan në diktaturë, mbajtën poste dhe bënë jetë të rehatshme, qofshin këta persona publik, shkrimtarë, artistë, profesorë etj.

Për secilën nga këto dukuri ka parashikime të posaçme në ligjin 45/2015, i cili me gjithë mangësitë, ka vend e mundësi për përmirësime, por dhe në këtë gjendje duhen përpjekje për të shfrytëzuar çdo hapësirë dhe oportunitet, nisur nga qëllimi dhe vullneti i mirë.

Tema dhe objekti është mjaft i gjerë, pavarësisht dëshirës dhe mundësisë për të vazhduar këtë komunikim pa fund. Me besimin se në të ardhmen do të kemi pasurim dhe risi në këtë trajtesë, për “Engjëllin Mbrojtës” të tokës e Çështjes Shqiptare.

* KUMTESË E DERGUAR PER PUBLIKIM NE GAZETEN “DIELLI”


[1] Historisë së Degën e Punëve të Brëndëshme Shkodër (fq.10)

[2] (fq.9) Vol.1

[3] (fq.11) Vol.1

[4] Historisë së Degën e Punëve të Brëndëshme Shkodër (fq.8)

[5] HASShDPBRrSh(fq. 15-16)

[6] Dosja ORV, Rep.303, Spaç, Nr.123, dt. 21.05.1979

[7] HASShDPBRrSh (fq.4)

[8] HASShDPBRrSh (fq.4)

[9] HASShDPBRrSh (fq.25)

[10] HASShDPBRrSh (fq.5)

[11] HASShDPBRrSh (fq.6)

[12] (fq.195, vol.2)

[13] (fq.195, fq.210, vol.2)

[14] (fq.206)

[15] (fq.230)

[16] (fq.231)

[17] Fq.234

[18] Fq.235

[19] Fq.254

[20] (fq.258), 266, vol.3

[21] Fq.270, Vol.3

[22].  Fq. 281, 282 Vol.3

[23] Fq.268, Vol.3

[24] Fq.269, Vol.3

[25] Fq.270, Vol.3

[26] Fq.275, Vol.3

[27] Fq.422

[28] Fq.45, Vol.2

[29] Fq.427

[30] Fq.56

[31] (fq. 67)

[32] HASShDPBRrSh (fq.13)

[33] Fq.70

[34] Fq.62

[35] HASShDPBRrSh (fq.7, kap.2)

[36] HASShDPBRrSh (fq.11, kap.2)

[37] Fq.86

Filed Under: Politike Tagged With: Selami Zalli- Shkodra-Sigurimi i Shtetit

Kori i korbave te zinj

May 7, 2019 by dgreca

Nga Reshat KRIPA/*

          Mbështetur në ofensivën e madhe që po zhvillojnë mbeturinat e  hienave komuniste që, të bashkuar në një kor korbash të zinj, me të cilët, ditët e fundit, është bashkuar edhe kryeministri i Shqipërisë dhe që  janë vërsulur kundër çdo zëri të lirisë së mendimit dhe të zbulimit të së vërtetës së historisë së Shqipërisë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe kjo po shfaqet edhe nëpërmjet faqeve të një gazete të kuqe në sulmet kundër një intelektuali të shquar, drejtorit të Institutit të Studimit dhe Pasojave te Regjimit Komunist, të nderuarit Agron Tufa, po paraqes shkrimin tim botuar në mediat e kohës pesë vjet më parë me titullin “Kush janë fitimtarët?”, pasi mendoj se është aktual edhe për ditët e sotme.

          Shkrimi u kushtohet debateve që zhvilloheshin ateherë, sikurse sot, se kush janë fitimtarët e vërtetë të kthimit të Shqipërisë nga një diktaturë komuniste, në një kapitalizëm demokratik.

           Për “shakaxhinjtë e përparimit” të sotëm po citoj vargjet e Nolit të madh të cilat më duket sikur ai i ka shkruar pikërisht për këto monstra:

          Allallah, o rezil e katil Allallah,

          Shtroni udhën me hithër e shtog turfanda,

          Gumëzhit o zinxhir e kamzhik batërma,

          Lehni laro, kaba, hosanna baraba

          Lexojeni dhe gjykoni!

Mendime rreth një debati

                                                          Kush janë fitimtarët?

            Ka vite që në median shqiptare po zhvillohet nje debat i madh se kush janë në të vërtetë fitimtarët e ndërrimit të sistemit. Mendimet janë të ndryshme. E majta ngul këmbë se është ajo fitimtarja e kësaj beteje ideologjike. E djathta gjithashtu. Këto debate zhvillohen nëpër faqet e shtypit të shkruar por më trepër ndiqen nëpër debatet televizive që kanë mbushur faqet e televizioneve të ndryshme. Këto debate zhvillohen ndërmjet po atyre figurave analistësh që i kemi parë dhe stërparë çdo ditë në këto ekrane. I kemi parë për të gjitha çështjet që preokupojnë opinionin publik shqiptar, që nga ato më të thjeshtat dhe deri tek më të rëndat. Për të thënë të vërtetën na ka marrë malli të shohim figurën e një analisti të ri, të studiuar në universitetet më në zë të botës demokratike. Por, çuditërisht, për këta individë dyert e televizioneve tona janë të mbyllura. Ato janë bërë pronë e analistëve të përjetshëm.

            Vetëm një gjë nuk kemi dëgjuar prej tyre, kush është fitimtari i kësaj beteje që ka vite që ka filluar dhe ende nuk po gjen zgjidhje. Pikërisht kësaj pyetje dua t’i kushtohem  në shkrimin tim. E di që disa do të më quajnë ballist, dikush tjetër legalist, një i tretë kolaboracionist e kushedi se çfarë tjetër. Për t’u hequr merakun do të doja t’u thoja se rrjedh nga një familje që nuk ka pasur asnjë pjestar nga fisi i saj me ballin apo legalitetitn, asnjë person  të arratisur jashtë shtetit për motive politike. Madje kemi qenë të lidhur, më tepër me Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Nuk e them këtë se dua të mburrem. Përkundrazi, do të doja që të mos ishte kështu. Por situata e atyre viteve ishte e tillë që njeriu nuk arrinte të kuptonte se kush ishte rruga e drejtë që duhej të ndiqte, ndaj jo rrallë herë zgjidhte rrugën e gabuar.

            Ju do të thoni atëherë se si ka mundësi që mendimet e mia bien në kundërshtim me prejardhjen familjare. Përgjigjen ua jap unë. Ishte vetë komunizmi që më bëri të tillë. Duke qenë në konditat e përshkruara më sipër, çuditërisht, një ditë vjeshte të vitit 1946 një makinë ndalet para portës tonë  në Tiranë dhe na rrëmben e dëbon në qytetin e lindjes, në Vlorë, ku pas atij çasti, trajtoheshim si armiq të sistemit komunist. Kjo bëri që unë të ngrihesha kundër tij. U ngrita dhe këtë e pagova me disa vite burg. Por, fatmirësisht, burgu u bë një shkollë e veçantë për mua. Aty, nëpërmjet disa figurave të paarritshme, mësova se Shqipëria kishte edhe një histori tjetër nga ajo që unë kisha mësuar në shkollën komuniste. Mësova historinë e vërtetë të këtij kombi dhe këtë histori dua ta pasqyroj në këtë shkrim. Nuk jam as historian, as analist, por dua të shpreh atë që kam dëgjuar me veshët e mi dhe atë që mendoj se është e vërteta.

            Në debatet e zhvilluara në shtypin e shkruar apo atë viziv dëgjoj mendime nga më të ndryshme lidhur me qëndrimin e Ballit Kombëtar apo legalitetit gjatë periudhës së luftës për liri. Disa e paraqesin si bashkëpuntorë të pushtuesit dhe të tjerë të kundërtën. Unë rri dhe arsyetoj: Sikur forcat balliste të kishin qenë bashkëpuntore të pushtuesve, përse komunistët pranuan bisedimet me ta, madje arritën edhe në një marrëveshje së bashku  në Konferencën e Mukjes, marrëveshje që e braktisën pa u tharë ende boja me të cilën ishte nënshkruar? Përse ndodhi kjo? I kujt ishte faji? Natyrisht jo i nacionalistve, pasi ata i qëndruan besnik firmës që kishin hedhur.

            Kur u themelua Fronti Nacionaçlirimtar, në Konferencën e Pezës,  komunistët hodhën parullën demokratike të bashkimit “pa dallim feje, krahine dhe ideje”, parullë që simbolizonte bashkimin e gjithë forcave politike në një front të vetëm dhe zgjidhjen e problemit të pushtetit  pas fitores me anën e zgjedhjeve të lira. Kjo parullë bëri që legalistët, me në krye heroin e 7 prillit 1939, Abaz Kupin, të rreshtoheshin në rradhët e këtij fronti. Por, pas Konferencës së Mukjes kjo parullë demokratike u zëvendësua me atë revolucionare: “Pushteti buron nga gryka e pushkës”, parullë që solli si pasojë fillimin e luftës civile, një luftë numri i viktimave të të cilit e kalon disa herë atë të luftës kundër okupatorit, nga të dyja forcat ndërluftuese.

            Lexojmë shpesh medimet e mykura të disave që e mbajnë veten për historianë të paanshëm por që,  në të vërtetë,  u zjen nga brenda krimbi i komunizmit. I dëgjojmë t’i derdhin bateritë e tyre të shkarkuara mbi figurat më të shquara të këtij kombi, Mithat Frashërin, Safet Butkën, Ramazan Jaranin, Hysni Lepenicën dhe plot luftëtarëve të tjerë  të lirisë. Për vlerësimin e tyre unë nuk kam nevojë të gërmoj nëpër arkivat që, shpesh herë, janë të manipuluara. Unë kam  kujtimet e mia të fëminisë kur ata burra të shquar, në konditat e ferrit komunist më flisnin për drejtuesit e pakrahasueshëm të nacionalizmit shqiptar, me të cilët kishin luftuar krah për krah. Njeri prej tyre, juristi i njohur Xhevdet Kapshtica më dha një shkrim, futur fshehurazi në burg, që luftëtari Bardhyl Pogoni e kishte botuar në gazetën “Flamuri” në Itali në vitin 1946.  Titulli ishte “28 nëntor 1939” midis të tjerave shkruhej:

            A do të varrosnim këtë ditë të përzierë me flamujt e këngët e armikut? A do të dëgjonim në heshtje profkat e tradhëtarve? Jo! Jo, thanë të gjithë shqiptarët e mirë! Jo, doli fjala nga shtëpia e Lumo Skëndos dhe vesh më vesh në gjithë Shqipërinë! Jo, tha Safet Butka! Jo, tha Hysni Lepenica! Jo, gjëmuan malet dhe zëri i djalërisë tha: Jo!”

            Shkrimi vazhdonte me zhvillimin e demostratës.  Një turmë e tërë në mbrojtje të lirisë së vendit. Në këtë turmë nuk mungonin as fëmijtë. Ja se si vazhdon shkrimi:

            “Eja mblidhuni këtu!” ia krisi kënga dhe asnjë nuk tha “përse?” Qe klithma e dhimbjes së kombit, qe zëri i ndërgjegjes që kërkonte shpërthim. liri. Armiku na pa, dëgjoi por s’lëvizi. Asgjë s’na ndante, ne ecnim të gjithë.Turma e bashkuar me një ideal të vetëm drejt varrit të Naimit. Atje larg,mbi një breg të vetmuar, u mblodhëm rreth. Flamurin me zhgabë e mbanim lart. Dhe vasha shtatëvjeçare që ndoqi pas tanë, Ramazan Jaranin, qëndronte zbathur, veshur me të zeza. Vendosëm lule mbi varrin e ftohtë dhe, kryeulur, qamë. Qante në heshtje, Safet Butka! Qante në heshtje, Ramazan Jarani! Qanim të gjithë ne dhe vasha me të zeza qante…

            Ndërsa në fund autori shkruante:

            Atë natë ne kënduam me zjarr. Atë natë ne folëm me zjarr. Atë natë ne ndezëm një zjarr, zjarrin e shqiptarve të lirë. Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as “çlirimtarë” me yll…

            Vini veshin frazës së fundit: “ Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as çlirimtarë me yll…”Përse? Sepse komunistët nuk kishin marrë ende urdhër për të luftuar dhe ky urdhër nuk ishte dhënë pasi kryeqëndra e tyre, Bashkimi Sovjetik, ishte ende në aleancë me Gjermaninë hitleriane.  

Këto fjalë i  thotë një luftëtar pjesëmarrës i asaj demonstrate të paharruar, një luftëtar i lirisë. Kush ishte ky luftëtar?  Bardhyl Pogoni kishte lindur nё Tiranё nё janar tё vitit 1925. Aty mbaroi shkollёn e mesme dhe mori pjesё aktive nё lёvizjen antifashiste. Babai i tij, Pertef Pogoni kishte qenё zёvendёsministёr i Arsimit tё Shqipёrisё nё kohёn e Mirash Ivanajt. Autoritetet shqiptare profashiste kishin dhёnё urdhёr pёr arrestimin e Bardhylit, mirёpo babai e kishte larguar nga Shqipёria pёr t’i shpёtuar burgimit. U vendos nё kampin e refugjatёve nё Itali ku ishin vendosur edhe Mithat Frashёri dhe shumё personalitete tё tjera politike tё Shqipёrisё. Ai studoi letёrsinё franceze nё Universitetin e Bolonjёs. Nё vitin 1950 emigroi nё Shtetet e Bashkuara. Nё mesin e viteve ‘50 filloi punёn pranё seksionit shqip tё Radio-Europa e Lirё dhe nё vitin 1959 filloi punёn nё Shkollёn Ushtarake tё Gjuhёve nё qytetin Bloomington tё shtetit Indiana. Nё Universitetin Indiana mbaroi studimet e larta dhe nё vitin 1967 mbrojti disertacionin e doktoratit (Ph.D) nё fushёn e gjuhёsisё. Nё vitin 1967 u emёrua profesor nё Universitetin Ëestern Kentucky ku qёndroi deri nё vitin 1972. Prej vitit 1974 e deri nё vitin 1978 Bardhyl Pogoni u pranua si profesor i gjuhёs anglishte nё Tripoli tё Libisё dhe prej vitit 1978 e deri nё vitin 1985 drejtoi Institutin e Studimeve Albanologjike nё Napoli tё Italisё. Gjatё karrierёs sё tij universitare Bardhyl Pogoni botoi shkrime tё ndryshme pёr gjuhёn shqipe. Nё vitin 1949 kishte botuar nё Itali poemёn “Fytyrё e Kombit” kushtuar Mithat Frashёrit. Ky ishte Bardhyl Pogoni.

            Pseudohistorianët sharlatanë të regjimit të përmbysur deklarojnë se Mithat Frashëri e mbylli me humbje jetën e tij. Jo, mor zotërinj! Ai humbi vetëm një betejë dhe këtë betejë e humbi sepse nuk ishte vrasës prapa krahëve si ju, nuk ishte i prapaskenave të pështira si ju. Ai ishte për një Shqipëri të lirë demokratike si shumica e vendeve të  botës së lirë. Ndoshta me të vërtetë gaboi, por ai nuk donte të derdhte gjak shqiptari si ju. Nuk donte të ngjallte ndjenjën e vllavrasjes midis shqiptarve si ju. Donte bashkimin dhe vëllazërimin e të gjithë kombit në një të vetëm dhe jo si ju që braktisët Kosovën martire për hir të interesave tuaja të pështira.

            Le të kthehemi tani në temën e ngritur në fillim të këtij shkrimi:  “Kush  janë  fitimtarët?”

Dy janë idetë që janë ndeshur me njera tjetrën gjatë shekullit të kaluar. E para ideja nacionaliste që mbështetej në ekonominë kapitaliste të tregut të lirë ku individi të kishte të drejtën e fjalës dhe të veprimit, të drejtën e pronës dhe të banimit, të drejtën e shkollimit dhe specializimit,  të drejtën e votës së lirë dhe përfaqësimit. E dyta mbështetej në ekonominë socialiste ku individi pothuajse nuk kishte asnjë të drejtë, ku prona ishte rrëmbyer dhe bërë pronë e shtetit,  ku shkollimet dhe specializimet bëheshin vetëm për persona të zgjedhur nga regjimi,  ku e drejta e votës së lirë mungonte plotësisht.

            Përfaqësuesit e idesë së parë  ishin Mithat Frashëri me pasuesit e tij. Ishim ne që u ngritëm kundër diktaturës totalitare, që luftuam dhe dhamë jetët tona  për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi. Ndërsa përfaqësuesit e së dytës ishin diktatori Enver Hoxha dhe pasuesit e tij. Ishit ju, ndjekësit besnikë të tij, që ju zunë duart kallo nga duartrokitjet për të duke i thurrur hymne lavdie dhe kur e patë se ai u përmbys, si rezultat i revoltës popullore, ndërruar fletën dhe u kthyet në socialistë apo demokratë.

            Ndaj, në këto ditë, kur në vendin tonë është instaluar sistemi kapitalist i ndërtimit të shoqërisë,  pikërisht ai system për të cilin ne luftuam, fitimtarët e vërtetë të tij jemi ne, nacionalistët shqiptarë, është “Apostulli i shqiptarizmës” Mithat Frashëri dhe dishepujt e tij, sepse pikërisht idetë e tij fituan, ndërsa humbësit jeni ju, mbeturinat e sistemit të përmbysur. Ndoshta. Tani për tani,  keni arritur majat e pushtetit. Ndoshta, tani për tani, keni arritur majat e pasurimit. Por do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi vendin tone dhe të gjitha kanë për t’ju dalë nga hundët. Atëherë juve ju prêt vetëm një gje: ndëshkimi i drejtësisë shqiptare. Kjo ditë do të vij.

* Ribotohet per shkak te aktualitetit…

Filed Under: Analiza Tagged With: Resha Kripa-Kori i korbave

Çfarë po ndodh me Dodonën pellazgjike?

May 7, 2019 by dgreca

Mendime të kundërta, abuzime shkencore, përvetësime historike, nënvlerësim i botimeve të reja/

Nga Nuri Dragoj/

Çështja e tempullit të Dodonës, faltores më të lashtë të kontinentit, por edhe më gjerë, i quajtur “tempulli pellazgjik”, vazhdon të mbetet nga më të debatuarat. Madje, ndaj saj, shpeshherë, mbahet qëndrim indiferent nga institucionet shkencore. Janë publikuar shumë libra pa baza të thella shkencore, të cilët kanë bërë që lexuesi të mendojë se ajo është pronë e grekëve të vjetër. Mirëpo autorët e antikitetit provojnë të kundërtën. Herodoti lë të kuptohet që ka shkuar në Dodonë dhe e ka pyetur atë, për të cilën thotë: Mbret i pellazgëve dhe i dodonëve, o Zeus / ti që nga larg sundon edhe Dodonën…. Sipas Hammond, në periudhën e viteve 1120-800 para e.re, Dodona i përkiste një mjedisi ballkanik. Robert Bell e cilëson, një nga kështjellat pellazge. Po sipas tij, Zeusi i Dodonës ishte perëndi pellazge. Studiuesi Arsim Spahiu shkruan se Dodoni qe bir i Zeusit dhe Europës (hallë e Ilirit). Orakulli që e kishte qendrën në malin Tomor (mbase është fjala për Dodonën dimërkeqe), i jep Zeusit titullin Dodonas. Pellazgët në poemat homerike janë konsideruar hyjnorë (Iliada, 840-841). Homeri tregon se Zeusi pellazgjik adhurohet në Dodonë të Epirit. Herodoti vë në plan të parë barbarët dhe jo grekët (shek. V para e.re). Ai pohon se, personat që shërbenin pranë faltores së Dodonës, i kanë thënë se grekët, emrat e perëndive i kanë marrë nga pellazgët. (Herodoti II, 52). Pellazgët i konsideronin hyjnitë të shenjta, ndërsa grekët i deformonin.

Orakulli i Dodonës u themelua nga pellazgët, para ardhjes së grekëve. (Iliada II, 16). “O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik, që banon larg dhe kujdesesh për Dodonën dimërkeqe, ku përreth janë sellët…”. Homeri në librin Odisea, na kujton Uliksin, që shkoi në Dodonë për t’u këshilluar me Hyjnitë dhe të dëgjonte nga lisi i gjatë fallxhor orakullin e Dodonës. (Odiesea XIX, 290). Lisat e transmetonin orakullin me fëshfërimën e gjetheve të lisit të shenjtë. Të njëjtën gjë bënin pëllumbat me anë të fluturimit, ndërsa kazani prej bakri, i jepte mesazhet nëpërmjet tingujve. Zeusi është zot i rrufesë dhe dukurive të tjera atmosferike. Orakulli i Zeusit në Dodonë njihet që në epokën e bronxit, ndërsa statuja e Zeusit në Delf, është ngritur nga grekët në vitin 430 para e. re. 

Për shkak të deformimeve historike, temulli i Dodonës herë paraqitet në Thesproti dhe herë në Molosi. Botuesit e Strabonit në gjuhën frënge, bien dakord me Suidan, të përmendur nga Straboni, si dhe në një komentar të Homerit, i cili mendon se ishte një Dodonë në Thesali dhe tjetra në Epir. Mjeku i Ali Pashë Tepelenës, Henry Holland, shkruan se ajo mund të jetë në anën lindore të Arkatit, midis këtij lumi dhe Aelout. Pra, siç shihet, mendimet janë të ndryshme. Herodot thotë se është në anën më të largët të Helopisë, të cilën e quan trevë “shumë pjellore e me luadhe të mira”. Apolodoni përshkruan moçalet që rrethonin tempullin. Holland supozon se ajo mund të ndodhet midis lumit të Artës dhe Aspropotamit, poshtë maleve të Xhumerkës.

Natyrisht, e vërteta nuk është saktësuar ende, sepse shumica e studiuesve që japin të dhëna për vendndodhjen e saj, nuk janë të sigurt. Duke qenëse kanë kaluar mbi 3000 vjet, është e vështirë të flasësh për moçalet apo lisat gjigant. Bie fjala, thuhet se në Këlcyrë, mund të jetë një tjetër vendndodhje e Dodonës. Kemi të bëjmë me një territor që pritet nga të dy anët me lumenj, Dëshnica dhe Vjosa. Për pasojë nuk përjashtohet prania e moçaleve dhe as e lisave. Stdiuesi Kujtim Mateli, në librin e tij “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”, ka hedhur për diskutim një fakt të ri, i cili meriton të vlerësohet dhe të studiohet me kujdes nga institucionet e larta të Albanologjisë. Injorimi i fakteve shkencore që afron studiuesi Mateli, nuk është normal. Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk ka pse ta lerë në harresë punimin e tij, i cili pretendon se Dodona ndodhet në rrëzë maleve të Përmetit. Nuk është fjala për t’u pranuar medoemos teza e Matelit, por është e nevojshme të diskutohet dhe të debatohet gjatë, pasi në këtë mënyrë zhvillohet mendimi shkencor. Nëse argumentet e tij qëndrojnë, studimi i tij duhet vlerësuar. Edhe punimet e autorëve të mëparshëm, të huaj apo vendas, nuk janë të pakritikueshëm dhe të pakontrollueshëm. Mendimi shkencor evoluon.

Fiset që kanë populluar Epirin

Tempulli i Dodonës lidhet me banimin e këtyre trojeve që në prehistori. Burimet mitologjike, emërtimet e vendeve, historia e lashtë dhe kërkimet arkeologjike provojnë lashtësinë e kombit shqiptar. Edhe pse në punime të studiuesve të ndryshëm, vihen re të dhëna kontradiktore, në tërësi pranohet hershmëria e popullimit të gjithë Epirit, mijëra vjet para erës sonë. Fiset që kanë populluar këtë territor, shpeshherë ngatërrohen me njëri – tjetrin. Tashmë është përcaktuar, ndonëse jo me saktësi matematikore, vendi ku shtriheshin molosët, kaonët, atintanët, perrebet, paurejtë, peonët, lapitët, kentaurët etj. Luhatjet në studime të ndryshme ndodhin për shkak të mënyrës së këndvështrimit të studiuesve për këto troje, shtrirja apo ngushtimi i territorit të një fisi në dëm të tjetrit, ndryshimet që kanë ndodhur në shekuj, interpretimi gjeografik, të dhënat për tempuj fetarë e personazhe mitologjik.

Ka studiues që nuk e pranojnë vijimin e shqiptarëve nga pellazgët. Por Sami Frashëri thotë se shqiptarët kanë ardhur në Europë bashkë me keltët ose në interval kohe të afërt me ta, gjë që duket në ngjashmërinë e gjuhëve midis tyre. Shqiptarët e lashtë, pellazgët, u ndanë në katër degë: Ilirët që u shtrinë nga Greqia e vjetër deri në Bosnjë, Hercegovinë e Dalmaci; maqedonasit që u vendosën nga mali Pidos në Sharrë, në Radop e lumin Karasu, më tej në detin Egje, në Selanik, Manastir, Shkup, Serez etj.; trakasit, të shtrirë në rajonin e Edrinesë, Bullgari dhe më tej në të djathtë të Danubit; frigasit në bregdetin e Anadollit, Hukan e Siras. Territori i sotëm i Greqisë ka qenë populluar nga pellazgët dhe raca të tjera, pra vërteton se pellazgët ishin popull autokton. Më pas, ata janë sulmuar nga etolët, jonët, dorët e fise të tjerë. Pellazgët kanë qenë “pronarë” të qytetit dhe tempullit të famshëm të Dodonës. Te Iliada, Dodona përmendet dy herë në lutjen e Akilit: Zeusi, Mbret i Pellazgëve nga Dodona që ndodhet larg / dhe mbretëron në Dodonën e acartë, dhe Sellojtë / fatthënës të jenë pranë, por këmbët s’i lajnë e flenë përdhe. Përreth Dodonës, Hammond vendos fiset dorë, enian, dryop, etik, perrebe, dolopë etj.

Sot pranohet që tirrenët përfaqësojnë fisin më të vjetër pellazg. Ata kanë populluar Kaoninë, e cila nënkupton gjithë Epirin. Mendohet që edhe Dodona është themeluar prej tyre. Sipas mitologjisë, mbretëria e Pellazgut përfshinte vendin e perrebejve, që ishin fqinjë të peonëve, dhe shtrihej në malet e Dodonës. Sundimi i tij shkonte më tej, në vendin që i thoshin Apia. Ndër fiset epirote, Plini përmend kaonët, antigonasit, kestrinët, perrebejtë (në zonën përreth Pindit), kasopët, dryopët, selët, helopët, atamanët, talarët, molosët (në zonën ku mendohet të ketë qenë Dodona pellazgjike) etj. Sipas Plinit, Dryopia dhe dryopët ndodhen afër sellëve, hellopëve dhe molosëve.

Straboni i njëjton talarët me molosët. Sipas tij, atamanët, etikët dhe talarët ndodheshin në vijën Tomor – Pind – Atamani, e cila shënon dhe kufirin ndarës me Maqedoninë. Në pjesën perëndimore të maleve të Pindit jetonin etolët, akarananët dhe amfilohët. Prej epirotëve, qenë athamanët dhe molosët, si dhe toka përreth Pindit, e quajtur dikur e ethikëve. Përveç këtyre të dhënave të Strabonit, Bartholemeu na jep një dëshmi të Anacharsis, i cili ka udhëtuar në shek. IV para erës sonë, nëpër territorin e Greqisë dhe në një pjesë të Epirit. Ai pohon që “mali i Pindit ndan Thesalinë nga Epiri” dhe pasi “e kaluam atë poshtë Gomfit, hymë në tokën e athamanëve”. Ndërsa Homeri shkruan se në afërsi të “Dodonës dimërkeqe”, banojnë enianët dhe pas tyre vijnë perrebejtë. Ai i vendos enianët pranë lumit Europë, i cili identifikohet me lumin Asope. Studiuesi Kujtim Mateli e sjell lumin Europë në Çarçovë të Përmetit.

            Duhet të kemi parasysh që të dhënat e Strabonit janë të shek IV para krishtit, ndërsa Athamanët në pjesën veriperëndimore të Luginës së Përmetit, janë të kohëve homrike, rreth 7-8 shekuj para Anacharsit. Pra janë fqinjë me atintanët që shtrihen nga perëndimi i malit të Trebeshinës, deri në kufijtë e Apollonisë, me epiqendër Bylysin. Thuhet që ata janë dëbuar prej fushës dodonase nga lapathët, të cilët Mateli i njëjton me labët e sotëm. Në atë kohë, pra, siç thashë, ndonëse vendi ishte i ashpër dhe me plot male -Tomari, Polyani dhe shumë të tjerë-megjithatë gjithë Epiri dhe Iliria ishin shumë të pasura, kurse tani një pjesë e madhe e tyre është shkretuar dhe vendet e banuara janë fshatra me gërmadha të braktisura. Fatin e këtyre e pati deri diku dhe orakulli i Dodonës”. (Ilirët dhe iliria te autorët antikë,Tiranë 2002, f. 160).

Duke iu referuar librit “Historia e Ilirëve”, të autorit Selim Islami, mësohet se konsulli romak u kujdes të siguronte aleatë dhe thirri pranë lumit Aps (Seman N.D.) mbretërit e vendeve fqinjë të Maqedonisë, midis të cilëve Pleuratin e Ilirisë, Baton e Dardanisë dhe Amyndarin e Athamanisë, të cilëve u mori premtimin për ndihmë në luftën kundër Filipit të Maqedonisë. Por përpjekjet për të tërhequr etolët në atë luftë dështuan. Kështu, Epiri i qëndroi besnik Filipit. Siç shihet, bashkë me mbretërit Ilirë dhe të Dardanisë, konsulli romak ftoi për ndihmë edhe etolët, banorë të vendit në jug të maleve të Pindit, fqinj lindor të akarnanëve, që jetonin në rajonin bregdetar, në jug të liqenit të sotëm të Artës ose të Prevezës. Nga kjo e dhënë del se, athamanët, fqinjë veriorë të etolëve, mund të jenë pikërisht ata athamanë që ftoi për ndihmë konsulli romak.

Në të dhënat e nxjerra nga libri “Historia e Ilirëve” duket se ka dhe një pasaktësi: ilirët, dardanët, athamanët (nënkuptohet edhe etolët) konsiderohen si “fqinjë” të Maqedonisë. Këtu duhet bërë kujdes, sepse lexuesi mund të ngatërrojë Maqedoninë e vërtetë egjeane, me të ashtuquajturën “Republikë të Maqedonisë së Veriut”, pra të Maqedonisë së sotme, që shtrihet mbi territoret iliro – dardane. Pra besohet se molosët janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në formimin e shtetit të Epirit.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             

Në hartën e Matelit, enianët i gjejmë pranë grykëderdhjes në Vjosë të lumenjve Lengaricë dhe Çarçovë. Perrebët, në hartën e Anacharsis-it, i shohim në veri të pjesës së poshtme të luginës së Peneut, deri pranë malit të Olimpit, ndërsa në hartën e Matelit, ata i gjejmë në juglindje të pjesës së poshtme të lumit të Çarçovës. Ai sjell të dhëna të autorëve të ndryshëm që janë marrë me këtë çështje. Françoi Pouqueville, konsull i Francës pranë Ali Pashë Tepelenës në Janinë (1804 – 1813), e vendos Dodonën në shpatin jugor të maleve të larta, të cilat mbyllin liqenin dhe luginën e Janinës në veri. Në luginën e Drinosit ai gjeti një dëshmi, e cila e lidhte me Dodonën e famshme të Antikitetit. Në kohët e vjetra, ky vend (lugina e Drinosit), njihej me emrin Dryopea, e cila e ndihmonte Pouqueville për të gjetur Dodonën, mbasi Plini i vendoste dryopët në afërsi me sellianët (sellët), që ishin banorë të Dodonës. Duke u mbështetur në të dhënat e autorëve të vjetër, ai bën edhe përcaktimin e fiseve që rrethonin Molosinë. Mateli mendon se bëhet fjalë për krahinën e Zagorisë së sotme. Sipas autorëve të tjerë, Molosia përbënte pjesën veriore të vargmalit të Pindit, por që mund të përfshijë gjithë rajonin e këtyre maleve (duke besuar se emri “Molosi” është një emërtim pellazgo-iliro-shqiptar, me kuptimin “Malësi” – N.D.). Sipas Pouqueville, Molosia “në veri kufizohet nga vendi i atintanëve”. (Mateli i vendos në perëndim të malit të Trebeshinës, deri në Tepelenë, duke patur në veriperëndim të tyre krahinën e sotme të Mallakastrës – N.D.). Nga lindja kufizoheshin me Perrebenë, që ai e vendos ndërmjet lumit të Çarçovës dhe lumit Sarandaporos, në jug të Leskovikut. Anacharsis i çon në jug të Olimpit. Në të njëjtin vend e gjejmë edhe në “Atlasi gjeografik i popullsisë së Shqipërisë”: në jug me Kasiopenë, në perëndim të lidhur ngushtësisht me Thesproti. Gjeografët e çojnë Dodonën herë në Molosi dhe herë në Thesproti.

Mendoj se kufijtë e Molosisë që jep Pouqueville dhe të fiseve me të cilët ajo kufizohet, mund të quhen të sakta, nëse me Kasiopi kuptojmë rajonin ne veri të gjirit të sotëm të Artës. Thesprotia përfshin rajonin që laget nga deti Jon dhe kufizohet në veri me liqenin e Butrintit, ndërsa në jug me gjirin e Artës. Kufiri lindor i Molosisë së Pouqueville, mund të hiqet sipas kreshtës së vargmalit të Pindit deri në krahinën e Mallakastrës së sotme. Kufiri veriperëndimor i Molosisë kalon përafërsisht sipas vijës Himarë-Berat.

Fqinjët veriperëndimorë të Molosisë janë taulantët, ndërsa fqinjët verilindorë, atintanët. Pouqueville mendonte se ata shtriheshin në territorin ndërmjet Osumit dhe Vjosës, në lindje të Beratit. Mateli i vendos atintanët në malësinë e zonës midis Trebeshinës dhe Tepelenës. Parauejtë, që ky autor i përshkruan përgjatë rrëzës lindore të vargmalit Nemërçkë – Dhëmbel, në “Atlasi gjeografik i popullsisë së Shqipërisë” i shohim në verilindje të rajonit të kufizuar nga Vjosa me Drinosin, të dhëna të cilat përputhen. Po ky autor, athamanët i vendos përgjatë bregut lindor të lumit të Dëshnicës. Perrebejtë Mateli i vendos në juglindje të pjesës së poshtme të lumit të Çarçovës.

Lidhur me popullsinë e Epirit, Straboni përmend 14 fise. Sipas tij, epirotët “janë amfilokët, si dhe të gjithë ata që banojnë në atë territor, që kufizohet me malet e Ilirisë”. Njerëzit që jetonin në vende të ashpra quheshin molosë, athamanë, ethikë, tymfej, orestë, parauej dhe atintanë. Pra, duke u nisur nga jugu për në veri, kemi si kufi verior atintanët që kanë pranë paroejtë (parauejtë). Por, fiset ilire të paruejve, janë cilësuar banorë të luginës së Vjosës dhe shtriheshin nga mesi i Tri Urave deri në Grykën e Këlcyrës. Atintanët ndodheshin në veri të tyre, në të djathtë të lumit të Vjosës. Pra, ka qenë një zonë mjaft e populluar, ndaj dhe Pindari e quan Epirin “të famshëm me hapësira kodrash të shkëlqyera, që fillojnë nga Dodona e deri në brigjet e Jonit”.                                                           

Mateli beson se Straboni i ka përmendur fiset e Epirit, duke ndjekur vendosjen e tyre gjeografike, nga jugu në veri. Prej kësaj nxjerr përfundimet e veta për vendndodhjen e tyre. Kjo mënyrë arsyetimi mbase duhet parë më me kujdes. Ai i vendos parauejtë përgjatë rrëzës lindore të vargmalit Nemërçkë – Dhëmbel, ndërkohë që për atintanët thotë se kanë banuar në perëndim të malit të Trebeshinës, deri në afërsi të Tepelenës. Mirëpo, sipas “Atlasit Historik të Shqipërisë”, atintanët i gjejmë në lindje të qytetit të Beratit, midis lumenjve Osum dhe Vjosë, ndërsa parauejtë, në jug të tyre, në territorin mes Vjosës dhe Drinosit.

Banorët e Dodonës pellazgjike

Në lashtësinë e hershme, territori i sotëm grek nuk ka qenë populluar thjesht prej grekëve. Janë të shumtë emrat e qyteteve që i përkasin kohës së pellazgëve, lelegëve, kaukonëve e dardanëve, të cilët mund të shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe. Banorët e lashtë të Greqisë janë quajtur pellazgë. Euripidi, i cituar nga Straboni, duke bërë fjalë për popullsinë pellazge, thotë se më pas ata kanë marrë emrin Dhanai. Për Homerin, perëndia kryesore e Dodonës ishte Jupiteri pellazg. Ndërsa sipas Herodotit, i gjithë vendi që emërtohej Hellas, më parë është quajtur Pellazgji. Thesprotët e Epirit, që kishin për kryeqytet Dodonën, ishin pellazg, banorë të Atikës dhe viseve të Argos. Efori me emrin Pellazgji përcaktonte gjithë Peloponezin, ndërsa Straboni mendonte se pellazgët shtriheshin në gjithë Greqinë dhe në mënyrë të veçantë në Thesali e Arkadi.

Plutarku rendit këto fise përreth Dodonës: selijtë, enienët, perrebët, athamanët. Perrebët dhe athamanët u dëbuan prej lapathëve (të parët e lapëve të sotëm, K. Mateli). Hammond duke iu referuar Plutarkut, na thotë se prej fushës dodonase, nga lapathët u dëbuan edhe enianët. Shohim se prej lapathëve janë dëbuar tre fise: enianët, athamanët dhe perrebët. Lind pyetja: Ku mund të kenë qenë vendosur këto tre fise të përmendura nga autorët e Antikitetit? Sipas Matelit, po të fillojmë nga perëndimi i maleve të Pindit, ku zë fill fusha dodonase, do të shohim se në perëndim të Pindit kemi ethikët. Ky emër i gjuhës shqipe tregon “një vend shumë të pjerrët”. Ata ishin fqinjë me parauejtë. Parauejtë, në fillim të vendosjes së tyre, banonin në të majtë të lumit Vjosë. Straboni na thotë se, në perëndim të Pindit, banonin perrebët. Homeri perrebët dhe enianët i vë pranë njëri-tjetrit. Nëse perrebët duhet të kenë zënë vend aty ku sot është Leskoviku (në perëndim të Pindit, ku janë 40 burime të ujërave minerale, ose përrenjë: përroj-perrebë), enianët ndodheshin në territorin mes tyre dhe Vjosës.

Në librin “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit”, Kujtim Mateli tregon fiset që rrethonin Dodonën në mijëvjeçarin e dytë para erës sonë. Sipas tij, mali i Trebeshinës, në pjesën lindore të tij, quhet edhe mali i selijëve e i helopëve; fusha dodonase nuk i përket vetëm territorit ku kanë banuar helët dhe selët… E gjithë lugina ku shtrihet sot rrethi i Përmetit dhe pjesa perëndimore e Pindit, i kanë përkitur territorit dodonas. Dëshmi për këtë janë autorët e vjetër. Epiri, sipas Plinit, fillon me malet Keraune. Ai përfshin në fillim kaonët prej nga vjen emri Kaoni, thesprotët, antigonasit, kestrinët, perrebejtë, tek të cilët është Pindi; kasopët, dryopët, selët, helopët, molosët, ku ndodhet tempulli i Zeusit të Dodonës, i përmendur për orakullin; mali Talar me njëqind burimet që gurgullojnë në këmbët e tij, mal i lavdëruar nga Teopompi. Në malet e Pindit banonin talarët, fis molos, një pjesë prej atyre të Tomarit.

Rëndësi merr fakti që pranohet nga shumica e autorëve se, Zeusi, jashtë Dodonës, nuk ka asgjë orgjinale. Kjo epërsi e kultit të Zeusit është, në mënyrë të padiskutueshme, veçanti krahinore, që e dallon Epirin nga bota greke dhe e afron atë me Maqedoninë. Straboni thotë se Diona është hyjni e Dodonës, para greke. Studiuesi Arsim Spahiu, përmend P. Grimal, që shpreh mendimin se të gjitha legjendat, ku hyn Hera, janë pellazge. Ajo u gëlltit nga Kroni, por u kthye sërish në jetë, fal dredhive të Metisit dhe forcës së Zeusit.

Duke analizuar të dhënat e Plinit për malin Talar (ku banonin talarët) dhe të dhënat e Strabonit për këtë fis, Mateli arrin në përfundimin se: mali Talar që përshkruan Plini, është vetë mali Tomar që përmend Straboni; një pjesë e talarëve, që sipas Strabonit jetonin pranë Dodonës, duhet të kenë qenë banorë të rrethinave të fshatit të sotëm Tolar të Këlcyrës, përballë Trebeshinës (në rrëzë të vargmalit Memelash – Qarrishtë e Frashërit dhe rreth 2 km në lindje të shtratit të lumit Vjosë – N.D.). Straboni thotë: “Pindi është mal i madh, nga veriu ka Maqedoninë, nga perëndimi perrebejtë, njerëz nomadë, nga jugu dolopët”. Sipas tij, perrebët jetonin në perëndim të Pindit. Mund ta përcaktojmë afërsisht me qendër Leskovikun, ku janë përrenjtë e burimeve me ujërat minerale. Stilian Adhami perrebët i cilëson fis ilir dhe se “në një hartë, Perevija figuron në truallin e Parauejve”.

Njoftimin e parë për fisin e enianëve e marrim nga “Iliada” e Homerit, i cili shkruan: “Njëzetedy gale Guneu nga Qifi / solli me enianë e me perrebë, që rronin në Dodonë, ku dimri bën me borë e akuj”. Ndërsa Herodoti e përshkruan vendbanimin e tyre pranë burimeve të Sperkit (në kufirin verior të Etolisë, në lindje të gjirit të Artës). Në hartën e Anacharsis-it, enianët i gjejmë në juglindje të vargmalit të Pindit, në rrjedhën e mesme të Sperkios, fqinjë lindorë të dolopëve (N.D.). Plutarku pohon se enianët u dëbuan nga fusha dodiane prej lapitëve, për t’u bashkuar me ethikët, prej nga pushtuan krahinën veriore të Molosisë (Paruean). Kjo ndodhi para se të shkonin në luginën e Inakut/ Arakthit (lumë që derdhet në gjirin e Artës), prej nga përzunë inakët dhe akejtë (sipas Hamondit). Studiuesi Ilir Cenollari, në librin “Profecitë e Zotit të Tomorit”, duke iu referuar Homerit, thotë se enianët banonin pranë lumit Europë. Prej andej u dëbuan nga lapitët, duke u bashkuar me ethikët, pastaj pushtuan Paruenë. Më vonë u vendosën pranë Inakut, ku krijuan një shtet të pavarur.

Hamondi i vendos enianët në territorin e parauejve, që do të thotë se këto fise janë të njëjtë etnikisht, por u përkasin periudhave të ndryshme historike. Lapët, sipas shpjegimit të mësipërm gjenden në territorin e sotëm të Labërisë, parauejtë në luginën e sipërme të Vjosës, ethikët në Pind, kufi me parauejtë. Kjo tregon se enianët, ethikët, parauejtë, lapitët, gjenden pranë njëri-tjetrit, përderisa kanë marrëdhënie të ngushta mes tyre.

Lëvizja e popullsisë nga një vend në tjetrin ka qenë e shpeshtë, madje në përmasa të mëdha. Paul Kretschmer shkruan se mesapët dhe japygët janë një fis që u shkëput nga brigjet ilire në prehistori dhe u vendos në jug të Italisë. Herodoti përmend venetët si fis ilir, të cilët banonin në Italinë Veriore. Kur flet për mesapët dhe japygët, Kretschmer përmend vargjet 360-364 të Skymni te “Periegesis”: Fill pas Italisë, ngushtica e Jonit, / gjendet; dhe duke zbritur në drejtim të hyrjes / banojnë japygët. Pas tyre vijnë oinotrët / brentesi liman i mesapëve, kurse përkundrejt tyre janë malet Keraune. Ndërsa Hermes i lidh japygët italikë me japudët ilir.

Sipas Ilir Cenollarit (Profecitë e Zotit të Tomorit), në rast se enianët ndodheshin në luginën e Janinës, duhet të kishin ikur drejt jugut, në luginën e lumit të Arakthit, meqë ky vend ndodhej më pranë, e jo drejt veriut, te ethikët. Në rast sulmesh,rrugën e tërheqjes ta imponon armiku dhe nuk mund ta zgjedhësh sipas dëshirës. Enianët mund të kishin arsye të tjera për të ikur te ethikët e jo në luginën e Arakthit. Studiuesi Cenollari përmend një “Inakargë”. Arkati në kohët homerike quhej  Inak dhe më pas Argeia, përkatësisht Arkato. Autoret e antikitetit thonë se nga mali Lakmon rrjedh Aos që derdhet në Adriatik dhe Inaku në Gjirin e Ambraqisë ( Tit Livi, f. 126).

Mateli, duke cituar Hammond shton se “enianët u dëbuan nga fusha dotiane prej lapitëve, për t’u bashkuar me ethikët, prej nga pushtuan krahinën veriore të Molosisë, përpara se të shkonin në Kira dhe të vendoseshin përfundimisht në krahinën e Inakut argjiv, atje ku përzunë inakët dhe akejtë”. Plutarku i  njihte më mirë endjet e tyre. Ai pohon se Enianët u dëbuan nga fusha Dotiane prej Lapitëve për t`u bashkuar me Ethikët, prej nga pushtuan krahinën veriore të Molosisë (Paruea), përpara se të shkonin në Kirra dhe të vendoseshin përfundimisht në krahinën afër Inakut Argjiv, atje ku përzunë Inakët dhe Akejtë” (N.G.L. Hamond, Epiri, botuar nga Qendra e Studimeve Shqiptare, Tiranë 2004, f. 120).

Më sipër u tregua se Paruea, vendi i parauejve, ndodhej në veri të Molosisë. Mateli i vendos molosët në krahinën e sotme të Zagorisë, që në sllavisht ka kuptimin “krahina prapa maleve”. Aty pranë ndodhet edhe fshati i sotëm i Malëshovës, një emërtim që vjen nga emri shqip: Malas, Malaj, me një prapashtesë sllave – ovë. Këto fakte, si dhe emërtimi Mezhgoran i krahinës prapa malit të Trebeshinës, i jep të drejtë Matelit, që këtë rajon ta konsiderojë si Molosi (Malësi). Dy studiues, K. Mateli dhe I. Cenollari, i vendosin enianët në luginën e Përmetit dhe jo në atë të Janinës. Të dhënën e autorit I. Cenollari, se enianët banonin pranë lumit Europë, Mateli e interpreton si lumin e sotëm të Çarçovës. Homeri i vë pranë enianët me perrebët. Në hartat e tij, ata gjenden pranë njëri-tjetrit, në afërsi të vendderdhjes së lumit të Çarçovës në Vjosë. Por, në këtë rast, duket sikur nuk përfillet fakti i dhënë nga Homeri në “Iliada”, sipas të cilit: Guneu që solli me galët e tij enianët dhe perrebët në luftën e Trojës, ishte nga Qifi, qytet i Thesalisë; enianët ishin banorë të qytetit Enia të Thesalisë (Kënga II, vargu 908 në “Iliada”; Qifi gjendej pranë malit Olimp në Thesali, në krahinën ku banonin perrebët (Iliada, Kënga II, vargu 907).

Në shekullin e IV nuk kishte as enianë dhe as athamanë në Dodonë, sepse ata ishin përzënë që andej që pas Luftës së Trojës, dëshmi që vjen nga Plutarku. Athamanët ishin fisi i tretë që u dëbua nga fusha dodonase prej lapathëve (lapitëve). Athamanët (të quajtur fisi ilir dhe jo pellazg) duhet të kenë qenë vendosur në verilindje të Sellopisë, me epiqendër aty ku sot është Ballabani. Një argument për këtë është se athamanët ishin ilirë dhe kështu u quajtën të gjitha fiset që shtriheshin në veri të Dodonës. Edhe pasi u dëbuan nga fusha dodonase, në territorin e ri të tyre (d.m.th. në shpatin perëndimor të Pindit, përballë Janinës, N. D.), athamanët u quajtën fis ilir, për shkak të origjinës. Me përzierjen e këtyre fiseve, kaonët e shtrinë plotësisht zotërimin mbi Dodonë. Dionis Halikarnasi thotë se qyteti i Dodonës banohej prej kaonëve, gjyshërve të lapathëve (K. Mateli i njëjton lapathët e Dionis Halikarnasit (Denys d’ Halicarnasse) me labët e sotëm). Stefan Byzantini (shek. VI pas Krishtit) tregon se Athamania është krahinë e Ilirisë. Ndërsa studiuesi Hasan Ceka, qenien ilirë të athanianëve e lidh me traditat dhe zakonet. Një prej tyre është ngarkesa e grave me punimet bujqësore, zakon i cili është trashëguar dhe ka ardhur deri në ditët tona, karakteristike për disa treva në jug të Shqipërisë.

Studiuesi K. Mateli na thotë se, athamanët, pasi u dëbuan nga lapitët, që ai i identifikon me labët e Kurveleshit, u vendosën në faqen perëndimore të maleve të Pindit, përballë Janinës. Ndërsa kaonët ose labët, u bënë zotër të Dodonës, që Mateli e konsideron si Dodonën e Këlcyrës. Në mbështetje të mendimit të tij, ai sjell edhe faktin që konsulli romak kërkoi të bëjë aleancë me athamanët, të cilët sipas tij ishin ilirë të rrethinave të Ballabanit të sotëm. Kjo tezë bëhet e besueshme ngaqë edhe të ftuarit e tjerë nga konsulli romak ishin ilirë e dardanë. Mirëpo, konsulli romak kërkoi të përfshijë në aleancë edhe etolasit, që banonin shumë më në jug se athamanët e Pindit, në bregun verior të gjirit të Korinthit, në veri të Peloponezit. Përderisa konsulli romak kërkoi të përfshinte në aleancën e tij Etolinë e largët, ai s’kishte si të mos përfshinte në këtë aleancë athamanët, në lindje të Janinës. Pra, athamanët që morën pjesë në aleancë me konsullin romak, bashkë me dardanët dhe ilirët, janë athamanët e Pindit. Athamanët e Këlcyrës ndoshta janë ata që u shpërngulën nga Pindi, nën presionin e lapitëve të Thesalisë, apo të labëve (kaonëve) të Kurveleshit të sotëm. Kjo nuk e cenon teorinë e Matelit, por shtron nevojën për studime të mëtejshme nga Akademia e Shkencave. Pra, nevojitet një studim më i plotë, që të saktësojë përfundimisht se cilët fise e vunë nën zotërim Dodonën, kaonët/lapët e Epirit apo lapitët e Thesalisë.

Parauejt, sipas Matelit, kanë qenë një nga fiset më të rëndësishme të Thesprotisë. Këtë fis ai e vendos përgjatë Vjosës, (rrëzë maleve Nemërçkë dhe Dhëmbel – N.D.). Thesprotia identifikohej me Epirin. Me dominimin e kaonëve në fillim dhe të molosëve më vonë, kufijtë e Thesprotisë u tkurrën në ato që njohim gjatë kohës së Antikitetit, por parauejtë u quajtën thesprotë për shkak të origjinës së tyre. Sipas Stefan Bizantinit, parauejt ishin fis thesprot dhe banonin pranë lumit Vjosë (Auo). Fqinjë me parauejtë ishin tymfejtë, fis që banonte në juglindje të Kaonisë, në trevën që shtrihej nga krahina e Konicës deri në viset e Zagorisë. Në kohët parahomerike, parauejtë janë shtrirë në krahun e majtë të lumit të Vjosës, deri në takimin e tyre me tymfejtë. Por, me dëbimin e enianëve nga fusha dodonase, parauejve iu krijua mundësia për t’u shtrirë edhe në krahun e djathtë të lumit të Vjosës (Aosit).

Vëmë re se parauejt dhe enianët janë i njëjti popull dhe se emrat enianë (ujënianë – “banorë në anë të ujit” dhe parauej – banorë para/pranë ujit) janë të njëkuptimtë. Gjithashtu vendndodhja e tyre në rrethinat e qytetit të sotëm të Konicës, deri në derdhjen e lumit Drinos në Vjosë (sipas Atlasit të Historisë së Shqipërisë) tregon se ky fis e kishte marrë emrin e tij nga prania e ujërave, dhe pikërisht nga krahina e Konicës (Akonica – nga rrënja “ak” – “ujë”). Kjo për faktin se në perëndim të këtij qyteti, pranë bashkimit të lumit Vikos me Vjosën, shihet edhe sot një hapësirë e përmbytur nga ujërat, si ajo që ndodhet në veriperëndim të Janinës. Prandaj “djepin” e parauejve duhet ta kërkojmë në rrethinat e Konicës, deri në rrëzë të vargmalit Nemërçkë – Dhëmbel, buzë Vjosës. Sipas Plutarkut, Parauea përbënte krahinën veriore të Molosisë. Mirëpo veriu i Molosisë, është pikërisht rajoni i Konicës, ku fillon vargmali i Pindit, që shtrihet drejt juglindjes. Në hartat e sotme shënohet si Malet e Zagorionit dhe jo thjesht malet e Zagorisë, që ndodhen në kufi me nënprefekturën e Përmetit, por që dikur edhe krahina e Zagorisë ishte nën administrimin e saj.

Vendndodhjen e ethikëve Mateli e përcakton në anën veriperëndimore të vargmalit të Pindit, në jugperëndim të qytetit të Konicës, pranë vendit ku Vjosa pret kufirin shtetëror Greqi – Shqipëri. Ai i referohet Strabonit që thotë se, në veri të maleve të Pindit shtrihet Maqedonia dhe në faqen perëndimore të këtyre maleve banojnë etolët, akarnanët, amfilokët dhe dy fise epirote: athamanët dhe molosët, si dhe toka e quajtur dikur e ethikëve, e gjitha rreth Pindit.

Në këtë përshkrim të vendosjes së fiseve, në faqen perëndimore të maleve të Pindit, Straboni i rreshton ato duke u nisur nga juglindja drejt veriperëndimit dhe mbërrin në bregun jugor të Vjosës, në anën veriore të së cilës shtrihet qyteti i sotëm i Konicës. Vëmë re që Straboni konsideron si fise epirote veriore athamanët (në lindje të Janinës) dhe molosët në veri të tyre (pranë burimeve të lumenjve Kalamas dhe Drinos, në jugperëndim të Konicës – N.D.). Ndërsa Ethikia përbën anën perëndimore të malit të sotëm të Arenës, ose këndin që formojnë Vjosa dhe Vikosi, pranë bashkimit të tyre në perëndim të qytetit të Konicës.

Lidhur me popullsinë në trojet ballkanike, Ami Boué shkruante se ishte e vështirë të përcaktohej numri real, pasi në Perandorinë Osmane nuk bëhej regjistrim i saktë i popullsisë. Lindjet dhe vdekjet nuk regjistroheshin, por bazoheshin thjesht në numrin e shtëpive. Shqiptarët i ndanin në gegë dhe toskë. Toskëria apo Tosluk siç e quanin osmanët, banohej nga toskët, midis të cilëve dallonin toskët e jugut të Shqipërisë dhe toskidët që popullonin Shqipërinë e Mesme. Banorët përreth maleve Akrokeraune, i cili njihej dhe me emrin Japuria, quheshin japidë. Tërë krahina e Çamërisë (Chamouria) nga Janina deri në det, banohej nga çamët. Në Epir kishte dhe liap (lab), të cilët i përmend dhe Fallmerayer. Shqiptarët toskë në Epir i ndanin në fise, që u thoshin phara (fara), ku bënin pjesë tërë banorët toskë të Myzeqesë, Dukatit, Himarës e Tomoricës. Në lindje të Përmetit, Këlcyrës dhe Tepelenës ishin abantët.

Literatura

Në pamundësi për t’i cituar të gjithë autorët, për shkak të veçorisë së artikullit që publikohet në gazetë, po e japim literaturën të plotë

BARON, Descamps, L’avenir de l’Albanie, Louvian: Sharles Peeters, 1913

BARTOTHELEMEU, J.J., Voyage du jeune anacharsis en Grèce dans le milieu du quartième siècle avant l’ere vulgare, Tom troisième, Paris, 1790.

BERNATZIK, Hugo Adolf, Shqipëria – vendi i shqiptarëve, përktheu Taulant Hatia, Tiranë: Uegen, 2003.

BONLŒW, Louis, Analyse de la langue albanaise: etude grammaire comparée, Paris: Maisonneuve et Cie, 1879.

BONLŒW, Louis, La Grèce avant les grecs: étude linguistique & ethnologique: Pélasges, Léléges, Sémites & Ioniens, Paris: Maisonneuve et Cie, Éditeurs, 1877.

BOUÈ, Ami, La Turquie d’Europe (Deuxiéme partie, Partie erthnologique), Tom 2, Paris: Arthus Bertrand, 1840.

BOUÈ, Ami, Partie de géographie, de geologie et d’istorie natyrelle, la statistique…, Tom 1, Paris: Arthus Bertrand, 1840.

BOURCART, Jacques, L’Albanie et les albanais, Paris: Editions Bossard, 1921.

BOURCART, Jacques, Les confins albanais adminstrés par la France, 1916-1920, Parigi: Delgrave, 1922.

CABROL, Èlie, Voyage en Grèce 1889, Paris: Libraierie de bibliophiles, 1890.

CANCO, Dhimitër, Epiri-vështrim historik dhe etnografik, Tiranë: Botimet Toena, 1999.

CARAPANOS, Constandin, Dodone et ses ruines, (vol. I tekst, vol. II planche), Paris: Hachette et Cie, 1878.

CASTELLAN, Georges, Histori e Ballkanit (shekulli XIV-XX), Tiranë: Çabej, 1996.

CEKA, Hasan, Në kërkim të historisë ilire, Tiranë: Akademia e Shkencave, 1998.

CEKA, Neritan, Ilirët, Tiranë: SHBLU, 2000.

CENOLLARI, Ilir, Profecitë e Zotit të Tomorrit (studim historik), Berat: Jonalda, 2004

DEMIRAJ, Shaban, Epiri, pellazgët, etruskët dhe shqiptarët, Tiranë, 2008.

DEMIRAJ, Shaban, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tiranë: Shtëpia Botuese e Librit Universitar, 1988.

EFFENDI, Vasa, E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, studim historik (përkthyer nga Mehdi Frashëri), Tiranë: 1935.

FALLMERAYER, Jacob Philipp, Elementi shqiptar në Greqi, përktheu Nestor Nepravishta, Tiranë: Saraçi, 2003.

FAVERYRIAL, Jean-Claude, Historia (më e vjetër) e Shqipërisë, përktheu Gent Ulqini, Tiranë: Plejad, 2004.

FRASHËRI, Sami, Kush e prish paqen në Ballkan, Pejë: Dukagjini, 2000.

FRASHËRI, Sami, Personalitete shqiptare Kāmūs Al-A’Lām, zgjodhi, pwrktheu e shpjegoi, Mehdi Polisi, Shkup, Logos-A, 2002.

FRASHËRI, Sami, Vepra 7, Kāmūs Al-A’Lām (Enciklopedia – pjesë të zgjedhura), përktheu Feti Mehdiu, Prishtinë: Rilindja, 1984   

GABRIEL, Louis Jaray, L’Albanie inconnue, Parigi: Hachette, 1913.

HAHN, Johann Georg von, Albaneische Studien (Studime shqiptare), Wienna, 1854, në: Autoktonia e shqiptarëve (në studimet gjermane), përktheu Nestor R. Çabej, Tiranë: 8 Nëntori, 1990,

HOLLAND, Henry, Mjek te Ali Pasha, përktheu Arbëria Dobi, Tiranë: Migjeni, 2008.

Homeri, Iliada, përkthyer nga Gjon Shllaku, Tiranë: Onufri, 2006.

Homeri, Odiseeja, përktheu Pashko Gjeçi, Prishtinë: Gjon Buzuku, 2006.

Homerus, Iliada, përktheu Gjon Shllaku, Tiranë: Onufri, 2015.

JACQUES, Edwin, Shqiptarët (historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme) Fondacioni Abraham Linkoln, Tiranë: Kartë e Pendë, 1995.

JARAY, Gabriel Louis, Au jenne Royaume d’ Albanie, (Ce qu’il a été = Ce qu’il est), Paris: Hachette et Cie, 1914.

KABANE, Pierre, Historia e Adriatikut, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2005.

KAPLLAN, Robert D., Greqia: Dashnorja e Perëndimit, gruaja e Lindjes, Tiranë: Dituria, 2002.

KOCAQI, Elena, Albanët, pellazgo – iliro-shqiptarët me famë botërore, Tiranë, Plejad, 2008.

KOLA, Aristidh, Arvanitët dhe prejardhja e grekëve, vështrim historik-folklorik-politik-gjuhësor, Tiranë: Shtëpia Botuese 55, 2002.

KOLA, Aristidh, Gjuha e perëndive, Tiranë: Shtëpia Botuese Plejad, 2003.

KONDO, Spiro, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tiranë: Shtypshkronja Mihal Duri, 1964.

Konferenca e I e Studimeve Albanologjike, 15-20 nëntor 1962, Tiranë: Universiteti Shtetwror i Tiranws, 1965.

KORKUTI, Muzafer, Parailirët, ilirët, arbërit, Tiranë: Toena, 2003.

KRETSCHMER, Paul, Ditunia gjuhore indogjermane, përktheu Karl Gurakuqi, Tiranë: Fryma, 2007

La Nuova Turchia, Ettore Anchieri, Elio Migliorini, Santi Nava, Ettore Rossi, Firenze: Edizione Romana, 1939.

La Question Albanaise, Paris, 1913 / autorë F. Bianconi, Georges Bienaimé, André Chéradame, Raymond Perraud, De Wesselitsky, G. Yakchitch.

LEAKE, William Martin, Kërkime për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, përktheu Xhevat Lloshi, Tiranë: Bota shqiptare, 2006.

LEAKE, William Martin, Travels in Northern Greece, IV, London: J. Rodwell, 1835.

LEAKE, William Martin, Travels in Northern Greece, V. 2, London: J. Rodwell NewBond Street, 1835.

LEAKE, William Martin, Travels in Northern Greece, V. I, London: J. Rodwell New Bond Street, 1835.

LEAKE, William Martin, Udhëtim në Shqipërinë e vezirëve, përktheu Nestor Nepravishta, Tiranë: Migjeni, 2008.

LEAR, Edward, Edward Lear në Shqipëri, ditar udhëtimesh: 1848-1849, perktheu Majlinda Nishku, Tiranë: Plejad, 2008.

LIVIUS, Tit, Libro XLV delle “storie”, Milano: Carlo Signoreli, 1935.

LIVIUS, Titus, Histoire Romaine, Tom 1-3, Paris: Hachette, 1867.

MATELI, Kujtim Mateli, Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit, Tiranë: EMAL, 2011.

MATI, Ilir, Një shqiptar në botën e etruskëve, Tiranë: Omsca, 2000.

Patrick Colquhoun & Pashko Wassa, Pellazgët, pasardhësit e tyre të sotëm dhe origjina pellazge e poemave të Homerit, Prishtinë, 2017

PINON, René, L’Europe et l’Empire ottoman: Les aspect actuels de la question d’Orient, Paris: Perrin et Cie, Libraires – éditeur, 1908.

PINON, René, L’Europe et la jeune Turquie, Les aspect actuels de la question d’Orient, Paris: Perrin et Cie, Libraires – éditeur, 1911.

PLINIUS, Caius Secondos, Histoire naturelle, Paris: Belle Lettres, 1965.

PLUTARCHUS, Jetë njerëzish të shquar të lashtësisë, përktheu Shpëtim Çuçka, Tiranë: Naim Frashëri, 1980.

PLUTARCHUS, Pirroja (jetë paralele), përktheu Sotir Papristo, Tiranë: Logoreci, 2000.                   

POUQUEVILLE, Françoi C. H., Viaggio in Morea a Costantinopoli ed in Albania, Tom VII, Torino: Delle Stamperia Alliana, 1829.

POUQUEVILLE, Françoi, Ali Tepelena ose pjesa e librit “Historia e ringjalljes së Greqisë”, shqipëroi me studim Ardian Klosi, Tiranë: K&B, 2009.

POUQUEVILLE, Françoi, Histoire de la regeneration de la Grèce, Tom II, deuxieme edition, Paris: Firmin Didot Frères, Fils et Cie., MDCCCXXV (1825).

POUQUEVILLE, Françoi, Viaggio in Morea a Costantinopoli ed in Albania, Tom VI, Torino: Delle Stamperia Alliana, 1829.

POUQUEVILLE, Françoi, Voyage de la Grèce, Tom 3, Paris: Firmin Didot Pére et Fils, 1821.

POUQUEVILLE, Françoi, Voyage de la Grèce, Tom I, 2-ème edition, Paris: Firmin Didot Pére et Fils, 1821.

SPAHIU, Arsim, Gjuha e epirotëve të vjetër, Tiranë: Princi, 2010.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                            

SPAHIU, Arsim, Mbi arkeologjinë e Dodonës dhe të Epirit, Vëll. II, Tiranë: Geer, 2009

SPAHIU, Arsim, Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër, Tiranë: Shtypshkrnja Adel Co, 2018.

SPAHIU, Arsim, Mitologjia dhe feja epirote, Tiranë: Ger, 2008.

SPAHIU, Arsim, Orakulli i Dodonës dhe epirotët, shek. XX-II p.e. së re, Vëll. I (Mitologjia dhe feja epirote), Tiranë: Geer, 2008.

SPAHIU, Arsim, Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e vjetër (temë për doktoraturë), përktheu nga frëngjishtja, Alketa Spahiu, Tiranë, 2006.

SPAHIU, Arsim, Triptik epirot (Numismatikë, antropologji dhe pak etnografi epirote), Tiranë: Adelprint, 2012.

STICKNEY, Pierpont Edith, Shqipëria jugore ose Epiri i Veriut në çështjet evropiane ndërkombëtare, 1912-1923, Tiranë: Koha, 1998.

TIRTA, Mark, Mitologjia ndër shqiptarë, Tiranë: Shkenca, 2004.

THUNMANN, J. Historia dhe gjuha e shqiptarëve dhe vllehëve (Pjesë e librit “Studime mbi historinë e popujve të Europës Lindore”), Leipzig 1774, Përktheu Albert Gjoka, Frida Vokopola, Tiranë, 2018,

WILLIAMS, George Fred, Shqiptarët, përktheu Akil Bubësi, Tiranë: Argeta LMG, 2003.

XYLANDER, Jozef Ritter von, Gjuha e albanëve ose shkipëtarëve, (Die Sprache der Albanesen oder Schkipëtaren, Frankfurt am Main, 1835), përkthyen Albert Gjoka dhe Frida Vokopola, Tiranë: Shtypshkronja “Turdiu”, 2018,

Filed Under: Histori

SAMI REPISHTI, ANËTAR NDERI, I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË

May 7, 2019 by dgreca

Shkrimtari dhe studiuesi Sami Repishti ia dhuroi bibliotekën e tij personale bibliotekës së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë/

Nga Adnan Mehmeti/

Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në mirëkuptim me anëtarët e saj nderon “Anëtar Nderi” njeriun e letrave shqipe në Amerikë Dr.Sami Repishti, një personalitet i një përmase të rrallë të kulturës shqiptare dhe amerikane njëkohësisht.

Me Dr. Sami Repishti kemi pasur vazhdimisht kontakte dhe konsultime letrare. Ardhja e tij në Shoqatën e Shkrimtarëve është një ogur i bardhë, një mesazh i qartë, një mirënjohje për krijuesit dhe për anëtarët në Shoqatën e Shkrimtarëve, në këtë grupim elitar, të admiruar nga lexuesit dhe nga bekimi i artit. 

Letërsia shqipe në Amerikë fillon me korifenjtë e letrave, Fan Noli dhe Faik Konica, dhe më vonë, Arshi Pipa, Bilall Xhaferri, Isuf Luzaj, Nexhat Peshkëpia, Peter Prifti, Midhad Frashëri, etj.…Sot kemi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në vazhdimësinë e kulturës, gjuhës shqipe. Mbi të gjitha, shohim vazhdimësinë e letrave shqipe anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës…. “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka mbushë nji boshllëk të madh që na, të brezënisë ma të vjetër e kemi ndije shumë, e nuk kemi pasë mundësi me e përmbushë”….në mes tjerash deklaron eruditi i letrave shqipe në Amerikë, Sami Repishti.

Edhe pse i shtyrë nga mosha, profesori vazhdon të shkruajë. Ju kujtojmë se këto ditë botoi një shkrim për Katedralen e Parisit, në qytetin e kulturës ku studioi për letërsinë frënge në Sorbonë. 

Dr. Sami dhe zonja Diana Repishti jetojnë në një shtëpi të bukur në qytetin Ridgfield të shtetit të Konektiket. Ata kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, shkolluar në universitetet më prestigjioze amerikane.

Shoqata e Shkrimtarëve vitin e kaluar ka nderuar “Anëtare Nderi” profesoreshën amerikane, shqipfolëse, poeten e njohur Carrie Hooper. Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve me shumë seriozitet u angazhua për një aktivitet solemn për shpalljen “Anëtar Nderi” të profesorit të nderuar, Sami Repishti, por për arsye të moshës së thyer, mirënjohja dhe botimet e Shoqatës së Shkrimtarëve iu dorëzuan personalisht nga Presidenti i Shoqatës.

Dhurimi i librave për Bibliotekën e Shoqatës sonë është mirënjohje jo vetëm për ne, bashkëkohësit e tij, por edhe e brezave të tjerë shqiptarë e më gjërë që do të kalojnë pragun e selisë sonë. Është një dhuratë që buron jo vetëm nga zemra e tij e madhe humane, por edhe nga ajo kulturë e spikatur, nga një identitet i spikatur shqiptar. Është një thesar që nuk ka vlera materjale, po një vlerë të madhe shpirtërore dhe patriotike e tij që na ngazëllen të gjithëve. Rrofsh sa fjala e mençur, Profesor!

Dy fjalë për biografinë dhe bibliografinë e Sami Repishti

Sami Repishti lindi në Shkodër më 6 prill 1925, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Ndërsa studimet universitare për histori moderne i filloi në Universitetin e Firencës. Në vitin 1946 dënohet nga ish Sigurimi i shtetit me 15 burg, nga të cilat ai i bëri 10 vjet. Mbas daljes nga burgu më 1956, punoi punëtor krahu dhe i përndjekur. Arratiset në Jugosllavi, më 22 gusht 1959 e mëpastaj vendoset në Itali, e mbas shumë vuajtjesh, më 1962, emigroi për në ShBA. Doktoroi pranë Departamentit të Frëngjishtës në City University of New York (1973). Për 25 vjet me radhë, ka dhënë mësim në gjimnazetamerikane dhe në universitetin Adelphie, si pedagog i jashtëm.

Profesor Repishti është autor i më shumë se 100 studimeve e artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut. Pjesëmarrës aktiv në jetën e bashkësisë shqiptaro-amerikane, është dekoruar disa herë nga qeveria shqiptare dhe amerikane si dhe nga presidenti i Kosovës me “Medaljen e Artë të 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit” për veprimtari patriotike dhe akademike.

Veprat e botuara:

“The theme of the Revolution in the novels of Andre Malraux”, studim, 1973

 “Pika loti”, tregime burgu, 1997

 “Kosovë, prill 2000”, përshtypje udhëtimi (bashkëautor me H. Bajraktari), 2000

“Nën hijen e Rozafës”, narrativë e jetueme, 2004

“Dialektika e rendit dhe rebelimit tek A. Malraux”, studim, 2011

“Lotë- lavdi e lumni”, publicistikë,2016

“Nga andrrat rinore në botën e mashtrimit”, publicistikë, 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: Sami repishti-Anetar Nderi

AT FISHTA TEK VORRI I AVNI RUSTEMIT

May 7, 2019 by dgreca

Nga Fritz Radovani-
Melbourne / Australi/

AVNI RUSTEMI 1895-1924/

FJALA E AT GJERGJ FISHTËS NË DEKË T’AVNI RUSTEMIT/

E zeza mori Shqipni, se shum ké pa e randë ké psue rrymes s’asaj vistre të gjatë kavaljetesh, neper të cilët pershkue âsht fati yt i mjeruem! Fort të bukur të fali Perendija, por – ofshe un i mjeri! – se teper pa mshirë e turp shemtuem të ká nieri. Zbathë, zdeshë e lakuriquem, pa buk e shujtë e e shame prej gjithkuej, sa me t’ardhë mârre me u quejt me emen tand, dikur aq të lumnueshem, nuk e di a kalue ká ndo’i faqe nieri, që ti la mos të jeshë anë gjak të ndo’i hasmit të mënîshem se në gjak të bivet tu, mizorisht çá e vrá ndermjet vedit. Neper ty, po, shunglluen ajri ato pyllnaje heshtash të gjakbâsvet Gal, kah idht të shporojshin parzmet e bijve tu: Neper ty, po, u ndenë gardh ato shpata e shkallme të skryefortë, të cilat i pa dhimë pritshin krênat e bijve të tue; mbi ty, randoi pesha e pushtetsis rromake që ty të ndrydhi fron e liri, e neper ty u pershkue, mbasandej edhè ajo dhuna e permnershme e Azis, që të dërmoi të gjallët e jetës e as frymë nuk të la mâ me marrun, e ti u bane gazi eplla e dheut pa u gjetë kush kurr, që me të pajtue varrët, që me të ankue hallin tand të kobshëm. E vertetë që tjera ndoshta kombe e fise e vende, e tjera mote e mndorje të historis s’tyne, kan muejtë kshtu me psue si psue ké ti, e mjera moj Shqipni; po fis as komb, as vend nuk ká kund n’Europë, që, si ty, zemra gjak t’i két pikue! Mos tjetër të bijt e atyne kombeve, fiseve, vendeve, edhè m’atëherë kur i ndrydhte nji kambë e hueja, kan mûejtë me dashtë Atdhenë e vet, kan mûejtë me urue per té. Nder sa per bijt tuej – fat zeza moj Shqipni – po ishte faj me të dashtun ty, që aq të bukur të fali Perendija.
Jo, po, Zoja të ndritshme e Zotni vllazen shqiptarë, dashtnija ndaj Atdheut ktu në Shqipni po ishte nji faj, nji mkat, nji krim, nji delikt, nji xhinajet – e xhinajet i randë fort, edhè kjo kufomë e shkretë, e mjerueme që ktu po e kemi para sysh, na dishmon né si ndeshkohet faj i i Atdhedashnis. Atdhedashnija, po, kjè njajo, që ia hangri kryet ktij djalit të mjer të martirizuem – i pat dalë, të ngratit, zani, se ky po e donte Shqipnin, edhè i donte me gjith mend e me gjith zemër e me gjith fuqî të shpirtit të vet se per Shqipni jo gjaja, pse ksaj kurr s’i ka pasë lakmue, por s’i dhimbej jeta, të cilës s’i lakmonte per tjeter, veç per me i sherbye Shqipnis e me i u ba flî Atdheut. E pse kjo Atdhedashnî, e gjallë e të tanë zjarm, si furra zharitëse e nji diellit të djegagurit, kaq fort zu me i ndritë në báll, në ftyrë, e me i u kallë nder sy, sa per rreth tij, si hyj ma të vogjel per qark të nji diellit të shkelqyeshem, nisi me u mbledhë tok mosha shqiptare – shpresa e bardhë e Atdheut, e vuni besë – nji besë shqiptare se do të jetote, do të punote, do të diste per jetë e lulzim t’Atdheut. I vu ndokush shêj ksaj pune edhë nji të djelë mbas dite, ditën per diell, s’dij se për çfarë vorrit të mallkuem të Tiranës, po del nji kukuth, lugat i tmerrshem, i cili me armë të s’di se kuj, e vret e e len shakull mbi dhè.
Edhè kshtu sod, që lulet janë tue shpërthye mbi dhé, ky në ma të miren lule të djemnîs së vet, lule po hin me u kalbë nen dhé. Pse? Pse pat dashtë Shqipninë! Kërcuna mori nana e vet, që ktij petriti të Lubohovës, dhanë i paska nji zemër bujare, fisnike; pse po zemra satrapit të tiranit ajo t’ia kishte dhanun, sod s’do ta kishte martue me tokë të zezë, por me ndo’i , zojë vashe shqiptare… I ziu more pedagogu i tij, që mbrenda ledhève të shkollës dikue i paska të gjith ate njomsi ndjesie ndaj virtytit, burrnis, beses, njerzis, pse po ta kishte msue aty se me kalem e letër mund të shkelen popujt e mund të pihet gjaku i tyne, sod vorfnue s’do ta kishte Libohovën nji qytetas i ndershëm, Vlonën me nji birë në shpirt, Kosoven me nji mik, mbarë djemninë shqiptare me kampionin e vet aq të dashtun e të drashtun!
Flaka, po, i perpiftë njato kangë e letra, të cilat, tue fry neper flî t’ ambël të kësaj gjuhe hyjnore tonen, e ndezkan zhari zemren e tij ndaj Atdheut, edhè kshtu para kohe e çuekan në vorr. Oh! Po, të mos ta kishte dashtë ky djalë Shqipnin, sod nuk do të kishin shkrehë burrat e dheut prej shkambit të Pejes e dër në kulm të Kepit të Stiloz, per me derdhë lot mbi varrë të tij të pashërueshme; por kuk te carani i votrës së vet do të kishin kja varret – edhè kto të pashërueshme – të kombit shqiptar, që me të mdhej hapa po avitet kah prendimi i vet. Jo po; ky djalë po të kishte vu dorë e vjedhë nder pasuni të Shtetit, po të kishte rrëmbye tokët e hueja, po të kishte shnjerzue gjinden e huej e per qëllime të poshtëme politike të kishte djegë ndo’i malsî e rrenue ndo’i fshat, na sod ktu s’do ta kishim m’e pa, lamë me gjak, shtri mbi rrasë të vorrit, por gjetë do ta kishim me e pa tue u tallë fron më fron, sandalle më sandalle, kolltuk më kolltuk neper oda të shtrueme, e vesh më vesh me simahorë të ndo’i klikës së mshehtë, të ndytë, tue perpilue vistret e emnavet të njatyne atdhetarvet që do t’ u bajshin flî ambicjonit të poshtem të tyne. Por Avni Rustemi kjè burrë, kjè trim, kjè besnik, kjè zemër bujar e Shqipnin e desht me gjith fuqin e shpirtit të vet, prandej’ u la në gjak, prandej diq, shkoj, mbaroj…
Mbaroj thashë?…Më paska pasë rrshitë goja pahiri;pse Avni Rustemi s’ ka mbarue.

Edhè aj jeton nder né edhè ka per të jetue dèri sa në ndo’i skaj sado të vogel të Shqipnis ku të ndihet tue kumbue e ambla gjuha jonë shqiptare. Burri i mirë s’des kurr. Fjal drejta hyjneshë e historis, kjo,në nji fletë të historis shqiptare emnin e tij ka per ta shkrue me shkrojla arit, shkrojla të pa shlyeshme. Ka me dalë ndo’i poet i kombit, i cili ate emën ka per ta këndue mbi lirë të vet të hyjnueshme; e ate emen atëherë mësuesit nder shkolla kan per të ia u permendë nxansavet të censhëm: kapun në valle djemtë e vashat shqiptare neper brohori kan per ta kndue at emën; kan per ta kndue barijt e blegtorët neper hije e mrrize të paqta të fushavet e të malevet tona, e mali e fusha e bregu e zalli kan me jehue nga ky emën e kshtû emni i Avni Rustemit, si ideali i tij, ka me mbetë i padekshëm në Shqipni. Âsht rrêjt, pra, tradhtari qe thau të rijtë e tij, per në pastë mendue, me nji plumb pushke të pagueme Avrnu do të mbarote. Avniu s’mbaron jo! Njajo flakë atdhedashtnije, e cila, si zjarmi kullon arin, mbrrîjti me e shlye njollen e fajnîs n’ate vepër që m’herë të parë, në sy të gjyqtarit frang do t’u dukte delikt i randë, ajo po, ká per ta ruejtë emnin e tij të padekshëm nder sa breznî, që rend mbas rendi do të vinë me gzue Shqipnin e lirë, e ky panagjyrë i madhnueshëm dishmon kjartas se un jam tue folë të vertetën. E njimend: o po kúr, pra, ditës së dekës të Gjergj Skanderbegut u pa nji verçallë ma i madhnueshëm, nji funeral ma i lulzueshem se ky i Avni Rustemit, -e të cilin pa nderlikim besimit, fisit a bajrakut, muer pjesë Shqipnia mbarë?
Ktú ké shkëlqesa të Këshillit të Naltë edhè dhespoten fort ndershem; ké – aballarë, hoxhallarë, priften, freten e misa Kuvendit Kushtetues; bajraktarë e beglerë, qytetas e fshatarë, pasanikë e të vorfen, pleq e të rij, burra e gra, djelm e varza që kan ra e ardhë ktu në Vlonë per të kjasue loden e vet mbi’ vorr të tij. Kta, po, rrëfejnë se emni i Avni Rustemit e ideali i tij do të rrojnë të padekshëm në Shqipni të lirë.

Stolis, pra, me rreze të nji emni të padekshëm e pajis me perdhimtime t’ambla të mbarë kombit shqiptar, mos u tut, Avni, tue u djerrë në vetmi të vorrit të errshëm, e kshtu me u dá prej nesh pergjithmonë. E vështirë, ndoshta, të vjen puna, që me u shkepë prej gjivet të prindvet tuej, por, qe, Shqipnija ka hapë gjitë e vet e të lypë per vedi. Nuk ké çka ban, do të hish në gjî të saj; pse ti, sod e mbrapa, nuk jé i kurrkujt tjetër veç se i Shqipnîs. Edhè Shqipnija në gjî të vet ka me i strukë kocat tuej, që mos t’i lendojë furia e thellimit a ndo’i fuqî tjetër kundërshtare, e ti në ate gjî ké me pushue si dikur, foshnje, pushove në gjîtë nanës sate zemër rrënueme: Jo, po, edhè Shqipnija âsht nana, e si nanë ka me ta mbajtë kujdesin, që mos ta trazojë kush gjumin e dekës në gjî të saj.
O ju male të Shqipnis, lamtumirë po ju thotë Avni Rustemi, e nji amanet âsht tueju lan: që edhè sod e mbrapa t’ i rritni djelmë sokola, si dikur motit, me besë e me burrnî.
O ju fusha të Shqipnis, lamtumirë po ju thotë Avni Rustemi e nji amanet âsht tue ju lan: që mos të jeni dorështrêjt ndaj kombit shqiptar, por t’i jepni bukë e shujtë e mos ta qitni ma Shqipnin me shkop e me strajcë me lypë buk dyerve të kombevet të hueja. Ju falet nderës dhe per lulet e bukura që keni dergue per ditën e vorrimit të tij.
O ju njerzë të Shtetit Shqiptar e misa të Kuvendit Kushtetues, lamtumirë po u thotë Avni Rustemi e nji amanet âsht tue ju lan: që po kjé se âsht kush nder ju, që me nder dikasteret e nalt të shtetit ose në log të Kuvendit Kushtetues s’ka para sysh veç se punën e tagjîs, ta mbushë strajcën pikë e per maje me gjak të shtetit edhè të shmanget në punë të vet, e mos të rrijë ma me luejt harushë mbî shpinë të nji popullit të ngratë, që as frymë nuk po mund të marrë prej lotvet të gjakut.
O e bardhë shpresë e kombit – djelmëni shqiptare, lamtumirë po të thotë Avni Rustemi e amanet âsht tue të lanë:
Armët e mbushme mos me i dhanë
Shoq me shoq kurr mos me u xanë
Mos me u xanë as mos me u ngaë
Kurr ujët turbull mos me i raë
Fjalët per pajë kurr mos me i ndalë
Zemrës së frytë me i lanun dalë.
O zemërplasun prindet e tij, Avniu juej, qe, po ndahet pergjithmonë prej jush, edhè po ju lypë hallallin, per çka me fjalë a punë ka muejtë me ju pezmatue zemrën. Edhè ky ka kjenë çilimi, ka kenë i ri, e prandej ka mûejtë me gabue. E ty babë i mjerë, amanet âsht tue ta lan, që kur të bajë motra me kja – qyqja motër per kaq vlla! – ta pajtojsh me fjalë t’ambla e të buta e mos ta lash, qyqen e natës, me i plasë zêmra prej dhimbjes per Avniun e vet.

Lirë e bekue po ju thotë të gjithve ju, që keni ba faqen e bardhë e ardhc m’e percjellë deri në ket vend pushimit të tij të mbramë. E ju, Zoja :e ndritshme po ju truhet per çka keni ma per zemër, që t’ia shmangni mamen prej vorrit e mos të shofë gazep me sy. Hajde, Avni, pra, tash me u da pergjithmonë. E sa per punë të Shqipnis mos ban merak: Un, që ti e din se nuk gënjej, po ta jap fjalën ktu mbi grykë të vorrit tand se ideali yt kombtar do të triumfojë e Shqipnija ka me perparue e lirë e lulzueme; pse në nji anë deka ka me herrë, ka me korrë, ka me shkmesë ket frrotë idiotash, egoistash, fanatikësh e farizejsh, neper kthetrat e të cilvet sod fati i atdheut âsht tue u pershku; në tjetrën anë Perendija i amshueshëm ka me shndritë mendjen e ka me dikue aq fort fuqî në zemër të moshës së re, që kjo, me punë, me ndigjesë ndaj ligjët e me nji atdhedashtnî të vertetë, ta mbajë Shqipnîn, ta bâjë me perparue e me lulëzue krahas me kombe të tjera të qytetnueme. Ka me pasë Shqipni! Do të bahet Shqipnija!

(Rev. “Afrimi”, vjeti II, Maj 1924.Vlonë – Marrë nga Vepra Letrare, At Gjergj Fishta.) ●Shenim nga F.Radovani: Asht botue pa asnjë ndryshim nga origjinali.

Melbourne, 7 Maji 2019.

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz Radovani- Fishta- Fjala tek Varri-Avni Rustemi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT