• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2019

Ismail Kadare i përket jo vetëm Shqipërisë, por mbarë njerëzimit

July 25, 2019 by dgreca

Nga Alfred Papuçiu/



Isha i ftuar , pas kthimit tim nga Shqipëria, nga profesori i shquar zviceran, mik i shqiptarëve, Jean-Philippe Assal. Në bisedë e sipër i thashë i entuziazmuar se pata fatin të takohem dhe të bisedoj edhe me shkrimtarin Ismail Kadare. Profesori i nderuar më foli me dashamirësi për shkrimtarin tonë mbarëkombëtar që e kishte takuar gjatë vizitës së tij, para disa vitesh në Shqipëri. Më pyeti si është me shëndet ? Ju përgjigja që m’u duk tepër mirë, megjithë ngarkesën e madhe që përballon. Vetëm gjatë qëndrimit tim prej gjysëm ore, u bënë disa telefonata dhe bashkëbiseduesve të shumtë, ai u përgjigjej me respekt e dashuri. Kishte marrë çmimin e Princit të Asturias për letërsinë. Cmim që shpërblen gjithë veprën e tij. Ky çmim i jepet çdo vit që nga 1981 një njeriu « puna krijuese e të cilit përbën një kontribut të rëndësishëm për kulturën universale, në fushat e letërsisë ose të linguistikës ».Pak më parë kishte marrë edhe titullin « Doctor Honoris Causa » nga Universiteti i Palermos. Gazeta franceze “Le Monde” e cilëson veprën e tij në 100 më të mirat në botë. Shkrimtar i përkthyer në mbi 40 gjuhë të botës. Ismail Kadare «  i ka kapërcyer kufijtë për t’u bërë një zë universal kundër totalitarizmit ». Ai është cilësuar nga shkrimtarë të sërës së tij të njohur në botë si : “krijues i një universi të rallë letrar”, “illuminist dhe humanist, njeri i lirë dhe një demokrat i flaktë”, “transmetues i mendimit, ideologjisë, dëshirës për liri”. Në 2005, ai laurohet me prestigjiozen « Man Booker International ». Më tej, ai ka marrë edhe çmime të tjera.

Isha para një njeriu të madh dhe të them të drejtën e ndjeja veten pak ngushtë, pasi më dukej se po i merrja nga koha e tij e çmuar. Por ai me fjalët e tij të përzemërta më bënte të përgjigjesha, pak me ndrojtje. Me autografin e tij karakteristik, më dhuroi dy libra të tij të rinj. I dhashë edhe unë dy libra të mij, në të cilat kam shkruar edhe për të dhe më falenderoi. Por duke i parë ato në dy gjuhë, m’u drejtua ashtu thjesht : « Është punë e madhe, Alfred, të shkruash në dy gjuhë ». Ju përgjigja se e bëj që fëmijët shqiptarë në diasporë të mos harrojnë gjuhën amtare. Nuk po zgjatem në hollësitë e bisedës sonë, pasi ajo lidhet me botimet, botuesit, vendin e letërsisë sonë në Shqipëri, por dhe jashtë saj. Me dashamirësi, për shkrimtarët bashkëkohës të vendit të tij, por edhe të huaj. 

 
 

Ndërkohë, bie zilja tek dera e apartamentit të Ismailit, ai shkon vetë atje të hapë derën dhe hyjnë dy zonja. Më kërkoi falje disa minuta, por gjithmonë unë isha pranë tij. Biseda me to kaloi tek realizimi i një filmi për fisnikun tonë Ismail Kadare. Me shumë modesti, ai u përgjigj se ai është akoma në fazat e para. Megjithëse po atë ditë ai po përgatitej të shkonte për pushime, e vazhdoi bisedën me dy zonjat dhe dëshirës së tyre për të realizuar një intervistë, ai ju përgjigj pozitivisht, natyrisht pas mbarimit të pushimeve. Pas ikjes së tyre, e vazhduam bisedën në tavolinën e tij të madhe, ku nuk kishte asnjë sekretar që ta ndihmonte në morinë e gjithë atyre letrave që ai kishte marrë nga dashamirët e shumtë shqiptarë, por edhe të huaj. E vetmja “sekretare” e tij, është bashkëshortja Helena, e cila, i qëndron gjithmonë. U ndamë sikur të ishim miq të vjetër, megjithëse unë e kam takuar vetëm disa herë, kur ka ardhur në Zvicër. Më kujtohet takimi i ngrohtë me shkrimtarin Ismail Kadare, nga fundi i vitit 1994, në Universitetin e Gjenevës, kur më dha me autograf një nga librat e tij që e mbaj me kujdes, me veprat e tjera të tij, në pjesën ballore të Bibliotekës sime. Më kujtohen gjithashtu takimet e rralla me të, tek Panairi i Librit në Palekspo të Gjenevës dhe jam tepër i gëzuar kur shoh se në libraritë më të mëdha 

 

edhe në bibliotekat e shumta jo vetëm në Gjenevë, por edhe në qytete të tjerë, si në bibliotekat e organizatave ndërkombëtare, ku kam punuar, emri i Ismail Kadaresë zë një vend të veçantë. Në Bibliotekën madhështore të Pallatit të Kombeve në Gjenevë, ku kam patur fatin të punoj në fillimet e viteve 90, kërkoheshin dhe lexoheshin me kënaqësi veprat e shkrimtarit Ismail Kadare. Dhe unë isha krenar që vija nga « vendi i Kadaresë ».

E bëra këtë hyrje, të dashur lexues, jo për t’ju përgjigjur polemikës boshe të ndonjë pene shqiptare që “do të vrasë larg”. Duam a s’duam ne, Ismail Kadare nuk i përket vetëm Kombit tonë, por botës letrare europiane dhe ndërkombëtare. Ai i përket mbarë njerëzimit. Është pararendës i njohjes së letërsisë shqiptare në botë. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe veprat e tjera të tij, hyjnë në fondin e artë të letërsisë botërore. Qysh i ri ishte ambicioz dhe energjik dhe me penën e tij shumë shpejt u imponua për të rezatuar letërsia shqiptare në Europë, megjithë censurën e diktaturës enveriane. Gazetarë të shquar, veteranë të televizionit zviceran, si Pjer Bardë, që ka realizuar me qindra e qindra emisione përfshirë edhe për etruskët, në bibliotekën e tij të pasur, ka radhitur në një vend ballor, të gjitha veprat e Ismail Kadaresë, të botuara në frëngjisht, por gjithashtu edhe në gjuhë të tjera të huaja. Enkas, në udhëtimet që kam patur fat të bëj në botë, si rezultat kryesisht i punës me organizatat ndërkombëtare, “gërmoj” në libraritë dhe bibliotekat e këtyre vendeve dhe shoh se librat e Ismail Kadaresë zenë një vend nderi në raftet e tyre. Shpesh pyes për aksh libër të Ismailit që nuk ndodhet aty dhe librashitësja thotë me dashamirësi se tanimë është blerë. Deri më sot nuk kam gjetur asnjë libër te Kadaresë në kioskat apo tezgat e shumta të librave tashmë të lexuar e stërlexuar, pasi ato ruhen në bibliotekat e njerëzve të thjeshtë, të atyre të kulturës, të artit, por edhe të personaliteteve më të larta të vendeve të botës.

Askush nuk mund ta përlyejë figurën madhore të Ismail Kadaresë dhe të letërsisë shqiptare. Për Ismail Kadarenë nuk mjaftojnë as disa qindra faqe të tëra për të shkruar për veprën e tij, për jetën e vrullshme, për karakterin tepër njerëzor, maturinë, pjekurinë, inteligjencën dhe bonsensin e tij. Ato i gjen të shkruara në qindra e qindra botime kudo në botë. Kemi fat që një “Doctor honoris causa” është shqiptar, kemi fat që vepra e tij ndodhet kudo: në Kongresin amerikan, në Bibliotekën më të vjetër të botës, themeluar në shekullin e XII-të në Oksford të Anglisë, në Universitetin Jale (SHBA), tek “Payot”, “FNAC”. Një akademik francez ka thënë për Ismailin tonë: “Toujours vous porterez l’Albanie et toujours l’Albanie vous portera” (Ju do të mbani gjithmonë Shqipërinë dhe Shqipëria do t’u mbajë). Shqiptarët, siç është shprehur vetë shkrimtari ynë, “e humbën Europën” dy herë, në radhë të parë në shekullin e XV-të, si popujt e tjerë nga zgjedha otomane; radhën e dytë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur ranë nën thundrën komuniste; herën e tretë, megjithëse jetojnë akoma  nën “ankthin” se mos e shohin akoma veten jashtë Europës, Ismail Kadare, ithtar europian i shqiptarëve dhe ata që e pasojnë, do ta vënë në jetë aspiratën e bashkëkombasve të tyre, me veprat e tyre, për ta parë edhe Kombin tonë në Brukselin e të 27-tëve. Japonezët, Norvegjezët, Baskët, Italianët, Britanikët, Grekët, Amerikanët, Portugezët, Zviceranët dhe natyrisht Francezët kanë qënë lexuesit e parë të Ismailit tonë dhe janë besnikë ndaj tij, do apo s’do ndonjë Akademik shqiptarofolës, apo ata që për dy kacidhe hedhin anatema ndaj tij. Lexuesit e shumtë të veprës së Ismailit në botë janë mësuar të deshifrojnë qysh në kohën e diktaturës së E.H., mesazhet që përmbanin veprat madhore të Ismail Kadaresë.  Francezi i shquar Moris Dryon (Maurice Druon) ka deklaruar për Ismailin fisnik: “dëshmitar i Shqipërisë për Shqipërinë, ju u kthyet në universal” (botëror). Ismail Kadareja ka bërë shumë edhe për Kosovën. Mjafton të përmendim letrën që i ka dërguar para disa vitesh ish Presidentit Francez, lidhur me masakrat e serbomëdhenjve. Ai shkroi aq bukur parathënien e librit të Ibrahim Rugovës “Ceshtja e Kosovës” që u botua nga shtëpia botuese me prestigj “Fayard”. Anatemat kundër Ismail Kadaresë godasin indirekt dhe çdo shqiptar të ndershëm kudo qoftë. Kadareja nuk i përket vetem kombit tonë, por edhe kombeve të tjerë, ku ai ka fituar zemrat e miliona njerëzve me shkrimet e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët. Midis të tjerëve mund të përmendim lexuesit e veprës së Kadaresë, etnologët e huaj, veçanërisht francezë, të cilët janë magjepsur nga romanet e tij, në të cilat ata kanë gjetur tema që për ta janë të shtrenjta: nderi dhe fjala e dhënë, mikriptja, martesa, por gjithashtu identiteti kombëtar, transmetimi gojor, epopeja. Vepra e tij shpesh duket, për këtë arsye, si një dritare mbi një shoqëri dhe një kulture që më parë ishin të mbyllura për etnologët e huaj, deri në 1990 dhe që për shkak të “hermetizmit” të shoqërisë shqiptare deri atëhere, ishin të panjohura në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ismail Kadare është cilësuar me të drejtë nga studjuesit e letërsisë botërore si “antikonformist”, “rezistues i heshtur”, “një kundërshtar i heshtur i regjimit”, deri sa u kthye në një aktivist i palodhur kundër tiranisë. Ai është një shkrimtar gjeni, vepra e të cilit u kthye në një simbol shprese. Veprat e Kadaresë tanimë janë bërë pjesë përbërëse e shpirtit të të rinjve, të atyre mësuesve atje në fshatrat e thella dhe në malet tona që lexonin veprat e tij dhe mësonin gjuhë të huaj, në vend që të ktheheshin në saharoshë kafenesh. Ismaili ishte simbol i emancipimit dhe formimit të tyre kulturor. Ai u kthye në një idhull për një numër krijuesish të rinj që guxonin të shprehnin disa mendime antikonformiste në veprat e tyre. Ismail Kadaresë ju desh të përballojë me dinjitet thëniet kërcënuese: “Dëgjo Ismail! Partia dhe populli të ngritën në Olimp. Në rast se ti nuk qëndron besnik idealeve tona, ata do të të hedhin në humnerë”. Kërcënim i hapur në praninë e gruas së Diktatorit. Por Ismail Kadare nuk ishte më një shkrimtar modest i viteve 60-të dhe veprat e tij tanimë ishin botuar jo vetëm në Francë, por edhe në vende të tjera. Inteligjenca dhe pena e tij e mprehtë ishin mbi diktaturën, o ju kritizerë qaramanë që shpini pa dashur ujë tek mulliri i serbomëdhenjve dhe atyre që duan të na denigrojnë me “mashat” tona mjerane!

 
 

Nuk dua të përmend akoma më tepër titujt që ka marrë Kadareja në Francë apo gjetiu, përveç atyre që përmendëm më sipër, apo sa kryetarë shtetesh njohin më mirë Ismail Kadarene dhe veprën e tij,  se sa një president republike të çdo vendi qoftë. Duam a nuk duam ne, ai nuk ka nevojë per ne, ne kemi nevojë për të, për gjithçka ai do të shkruajë edhe tani edhe në të ardhmen për kombin e tij të lashtë.

Për respekt të atyre që e vlerësojnë letërsinë shqipe dhe Ismail Kadarenë, po ju jap lexuesve vetëm disa pasazhe të vlerësimeve që ju bënë atij, më 28 tetor 1996,  kur ai u pranua si anëtar bashkëpunëtor i huaj i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës.  Ismail Kadare zuri atëhere vendin e filozofit dhe moralistit të madh Karl Popper. Presidenti i asaj Akademie Zoti Alain Plantey, ndër të tjera përmendi tiparet kryesore të personalitetit të Ismail Kadaresë dhe të veprës së tij, cilësitë e të cilave vlerësohen kudo. “Në rast se ju jeni në mënyrë të pakundërshtueshme një shkrimtar, tha ai, veprat tuaja kanë, në gjithë botën, një kuptim të fuqishëm…Duke ju zgjedhur juve, ne caktojmë natyrisht një Europian të një soji të veçantë, një Ballkanik, që për më tepër është shqiptar, përfaqësues i shquar i një prej Kombeve dhe prej kulturave më autentike ballkanike. Në rast se sot, si për shumë në Europën Qëndrore dhe Ballkanike, Shqipëria sheh drejt Perëndimit liberal, ky Perëndim, nga i cili në të vërtetë komunizmi kishte frikë, kjo është pikërisht në sajë tuajën. Ju keni treguar fuqinë etike dhe politike të mesazhit letrar, kur ai mbështetet në kurajon dhe talentin. Vendi juaj është ashtu si duket midis nesh.

Pastaj, ai ja dha fjalën anëtarit të Akademisë, Zotit Henri Amouroux, i cili ndër të tjera theksoi:

“Cilin po pranojmë ne sot: romancierin Ismail Kadare, njërin nga më të mëdhejtë të kohës sonë…Por në 1989, Ismail Kadare ka qënë zgjedhur anëtar korespondent i seksionit të historisë dhe gjeografisë të Akademisë sonë. Një romancier në seksionin tonë të historisë dhe gjeografisë?  Më kujtohet atëhere, Ismail, se u thashë kolegëve të mij, i bindur menjëherë se e gjithë vepra juaj ishte e pandarë nga gjeografia e një vendi që Ptolemeu, i pari, e quajti Albanoï, emër që mendohet se ai i referohej në këtë mënyrë maleve, këtyre maleve, që zënë dy të tretat e territorit, që ishin strehë jo vetëm e të gjitha rezistencave ndaj të gjithë pushtuesve, por gjithashtu e muzikës, valleve, kostumeve, dhe ajo që është kryesorja e gjuhës shqipe”.

Mjafton kaq për të respektuar Ismail Kadarenë, i cilësuar „fenonem“, një shqiptar bashkëbesëlidhës i yni, pasi duam as nuk duam, ai  është i respektuar nga njerëz modestë, letrarë, shkrimtarë, historianë, shkencëtarë, por edhe Presidentë të botës mbarë.

Të heq Kapelen miku im i mirë, modest, por penë artë, Ismail dhe ty Helenë që ke qëndruar gjithmonë pranë tij në Shqipëri, Francë e gjetiu, ku ju kanë shpënë rrugët e jetës,  si në Guernessey për Hygoin ka qënë Zhulieta dhe për Soljeniçinin ka qënë Matriona. Ju keni qënë për të “një mbështetje edhe në çastet më të errëta të vetmisë dhe të braktisjes”, por edhe në çastet dhuratë të lavdisë së tij të merituar të sotme. Së bashku ne do bëjmë çmos dhe do ndikojmë që Njeriu ynë i Madh, Ismail Kadare të marrë faktikisht çmimin “Nobël” që e ka merituar prej kohësh.

Gjenevë, më 22 korrik 2019

Filed Under: Politike Tagged With: Ismail Kadare-Shkrimtar I made-Alfred Papuçiu

GJITHMONË QOFSH ME FAQE TË BARDHË, RAMUSH HARADINAJ

July 25, 2019 by dgreca

GJITHMONË QOFSH ME FAQE TË BARDHË, RAMUSH HARADINAJ/

                                              Nga Frank Shkreli

 Unë nuk jam as gjykatës, as prokuror dhe as avokat, për të vendosur ose për të mbrojtur fajësinë ose pafajësinë e kujdo qoftë.   Por është mbresëlënse reagimi –si njeri dhe si politikan – i Kryeministrit-në- detyrë -i Kosovës, Z. Ramush Haradinaj ndaj ftesave për paraqitje në Gjykatën e Hagës, për t’iu përgjigjur pretendimeve të sajuara nga Serbia, për gjoja krime lufte nga antarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.   Haradinaj doli të mërkurën para Prokurorisë së Posaçme në Hagë, pasi disa ditë më parë, kishte dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryeministrit të Kosovës.   Kjo nuk ishte paraqitja e parë e Ramush Haradinajt në Hagë dhe as dorëheqja e parë e tij e tij nga detyra e Kryeministrit, në përgjigje të kërkesës së Hagës për t’u përballur me pretendimet kundër tij për krime lufte.  Më heret, Z. Haradinaj është shpallur dy herë i pafajashëm nga Gjykata Ndërkombëtare dhe pas paraqitjes të mërkurën, ai është shprehur për median se edhe kësaj radhe nuk pret ndonjë ndryshim nga pafajësia e shpallur më heret.

Ramush Haradinaj, po zbaton ligjin, si qytetar i thjeshtë dhe si Kryeministër i Republikës së Kosovës.   Ai iu përgjigj ftesës së Prokurisë së Posaçme në Hagë, si qytetar i Kosovës, por jo si Kryeministër i vendit, pasi kishte dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, para se të niseej për në Hagë, me arsyetimin se e konsideronte dorëheqjen e tij si të domosdoshme dhe në interes të vendit.   Haradinaj tha për median se pas ftesës për tu paraqitur në Hagë, ai dha dorëheqjen nga detyra e Kryeministrit me përgjegjësinë e plotë se nuk donte që madje edhe simbolikisht, të dukej sikur po hetohej dhe gjykohej vet qeveria dhe Republika e Kosovës. Ai u shpreh se, “Kryetari i qeverisë kur del para një hetuesi, ka dalë qeveria, ka dalë shteti. Janë me rëndësi këto tema, të kemi kujdes, për këtë arsye për të respektuar shtetin të cilin me zor e kemi krijuar dhe ende është në rrugë e sipër për t’u bërë i barabartë me të gjitha shtetet në arenën ndërkombëtare, në OKB, në BE dhe e kam dhënë një shembull të respektimit të ligjit”, tha zoti Haradinaj.

Kryesisht, unë nuk kam asnjë preferencë të veçantë politike ndaj udhëheqsve politikë shqiptarë.   Por me dorëheqjen e fundit si dhe dorëheqjet e mëparshme kur është thirrrur nga gjykata, Ramush Haradinaj, në traditën më të mirë të patriotëve shqiptarë, ka dhënë shembullin më të mirë–me faqe të bardhë –duke venë interesat e Kosovës dhe të Kombit, para interesave të tija personale dhe partiake.  Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ditët e fundit, Z. Haradinaj tha se, ai “E ka dëshmuar pafajësinë e tij dy herë” dhe se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, të cilën e mbajti nga viti 2017, “Për ta ruajtur nderin e shtetit dhe të kryetarit të qeverisë”.   Gjëja që të bën përshtypje në rastin konkret, është fakti se, Z. Haradinaj e konsideron dorëheqjen e vet  – ndryshe nga shumica tjetër e politikanëve shqiptarë — si pjesë e procesit demokratik, si të pritshëm dhe normal, në një vend ligjor e demokratik, në mbështetje të sigurisë dhe paqës në vend dhe në përputhje me kushtetutën dhe me aspiratat e Kosovës për integrimin e saj në organizmat euro-atlantike, përfshirë antarësimin e saj në NATO dhe në Bashkimin Evropian.   Zoti Haradinaj, me ketë vendim tregon gjithashtu se nuk ka frikë as nga verdikti i votuesve të Kosovës, duke ua lënë atyre vendimin përfundimtar për të vendosur se kush do t’i qeverisë ata në vitet e ardhëshme.   Pas dorëheqjes nga detyra e kryeministrit, ai ka bërë thirrje për zgjedhje të reja, me plot besim në procesin demokratik dhe të konkurencës midis partive politike, duke shtuar se edhe ai do të jetë pjesë e atij procesi, por duke thekësuar se nëqoftse populli nuk i jep atij besimin, Ramush Haradinaj deklaroi se, në atë rast, fituesve “u dëshiroj sukses në marrjen e besimit kushdo qoftë, por Kosova do të ecë përpara”.

A e keni dëgjuar një deklaratë të tillë nga ndonjë politikan tjetër të karjerës, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri?  Cilido qoftë vendimi i popullit të Kosovës në zgjedhjet e ardhëshme ose verdikti i Gjykatës së Posaçme, Ramush Haradinaj, si patriot i vërtetë, na thotë qysh tashti:  Rroftë Kosova dhe Shqiptaria edhe pa mua si politikan, vetëm “Kosova le të ecë përpara”, siç u shpreh ai këto ditë.   

Ramush Haradinaj ka luftuar për Atdhe, familja e tij ka flijuar për Atdhe dhe tani ai ka vendosur që të mos pushojë së punuari për Atdhe, duke nderuar Atdheun.

E kam thënë shpesh se shqiptarët duhet të zgjohen nga kllapia dhe të marrin fatin e vet në dorë, pas sundimeve kriminale dhe të mbrapshta për pothuaj 50-vjetë komunizëm dhe pas 30 vjetë post komunizëm – e njohur si një periudhë e konflikteve politike midis partive –, nëqoftse duan të përballen me sfidat dhe të shënojnë përparimet e nevojshme për shekullin 21.    Në marrveshje me njëri tjetrin, shqiptarët duhet të ndërmarrin një fillim të ri politik, duke kërkuar nga përfaqsuesit e tyre të zgjedhur, që mbi të gjitha, t’i shërbejnë Atdheut.   T’u shërbejnë interesave të popullit e jo interesave partiake, personale dhe korrupsionit mbarë kombëtar, ndërkohë që, si pasojë, shqiptarët, e sdimos rinia, po largohet masivisht nga trojet e veta, si pasojë e mjerimit ekonomik, korrupsionit, konflikteve plitike dhe mosmarrveshjeve që kanë dalluar klasën politike të 30-viteve të kaluara.   Zgjedhjet, pse jo edhe të parakohshme, normalisht, do të duhej të shërbenin për një fillim të ri, duke përfshirë njerëz të ri në politikë me programe dhe ide të reja, me premtimin për një të ardhme më të mirë dhe me përkushtim serioz ndaj shërbimit publik dhe të mirës së përbashkët. 

Fatbardhësisht, shqiptarët në përgjithësi, deri tani gëzojnë ende mbështetjen e miqëve perëndimorë, sidomos mbështetjen e vazhdueshme të miqëve tradicionalë siç janë Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete të rëndësishme të Bashkimit Evropian.   Por shqiptarët, qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë, nuk do t’i marrë kush seriozisht nëse vazhdojnë të veprojnë të ndarë e të përçarë politikisht, sidomos kur kemi të bëjmë me interesat madhore të Kombit, siç janë ndarja ose shkëmbimi i territoreve, e mbi të gjitha sovraniteti dhe pavarësia e dy shteteve shqiptare.   Këto janë çështje madhore rreth të cilave e mbarë politika shqiptare duhet të flasë me një zë.   Për zgjedhsit shqiptarë, është ora për t’u zgjuar, para se të bëhet vonë.

Rasti i fundit i Ramush Haradinajt dhe i ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së nga Kosova, të thirrur për tu paraqitur në Hagë, është pjesë e një plani ogurzi e të errët që kanë hartuar armiqtë e Kombit shqiptar, në përpjekjet e tyre për të minuar legjitimitetin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, sidomos në fushën ndërkombëtare.   Do të ishte fatzi fakti nëqoftse politika zyrtare e Tiranës dhe Prishtinës do të bëhej — dashtë e pa dashtë–pjesë e përpjekjeve të pabesa të Serbisë e të Rusisë, jo vetëm ndaj interesave të dy shteteve shqiptare, por edhe ndaj vetë ekzistencës në trojet e veta dhe identetitetit kombëtar të shqiptarëve në trojet e veta.   Gabim janë ata udhëheqës shqiptarë – qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë — që jetojnë dhe veprojnë në një realitet romantik mashtrues. 

Zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë thirrjen e Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Z. Ramush Haradinaj dhe ish-antarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u marrë në pyetje në Hagë, kërkon bashkpunimin e domosdoshëm të gjithëve pa dallim si dhe angazhimin e plotë politik dhe diplomatik të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare,  për të mbrojtur, jo vetëm lirinë dhe të drejtat e çdo shqiptari kudo — por mbi të gjitha, për të mbrojtur të drejtat, sovranitetin dhe kufijtë e dy shteteve shqiptare.   Çdo gjë më pak se kaq, do të ishte thikë në shpinë ndaj interesave të Kosovës, të Shqipërisë dhe të mbarë Kombit.   

Me qëndrimet dhe veprimet e tija të fundit, përfshirë dorëheqjen nga detyra e Kryeministrit, me thirrjen për zgjedhje të reja në Kosovë dhe paraqitjen e tij vullnetarisht përsëri në Hagë, Z. Ramush Haradinaj ruajti, jo vetëm nderin e shtetit dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës, por doli edhe vet me faqe të bardhë. 

Filed Under: Featured Tagged With: Frank Shkreli-Faqebardhe-Ramush Haradinaj

Kur t’a prishim Shqipërinë, ku do të vemi?

July 24, 2019 by dgreca

E THA KONICA : SHQIPTARËT VAZHDOJNË TË ÇQEVERISIN SHQIPËRINË SIÇ PATËN ÇQEVERISUR TURQINË!/

Në Gazetën “DIELLI” të 17 Qershorit 1922, Konica publikoi në faqen të parë të Diellit një karikaturë me emërtimin: dy “ekselenca”-burra shteti” dhe poshtë shënimin:

– Kur t’a prishim Shqipërinë, ku do të vemi?

– Do të vemi atje ku kemi vënë paratë në bankë.

-Po pse të mos rrimë të hyjmë në shërbim t’atyre që ua shesim Shqipërinë?

-S’do të na qasin!…Se tradhëtorëve as armiku nuk u zë besë!

Për kë e kishte fjalen Faiku më 1922?

Për të gjithë ata që rrjepin dhe shesin Atdheun!

Që kur proklamua pavarësia e Shqipërisë, Konica paralajmëroi”baballarët e kombit”që të mos ngrenë një Turqi të vogël në Shqipëri; të mos ngrenë një bina të re me qereste të vjetër!

Fatkeqsisht këshillat e Konicës shkuan kot. Mbeturinat e Turqisë u kthyen në Shqipëri, u rehatuan në kolltukë dhe vazhdojnë të çqeverisin Shqipërinë edhe sot e kësaj dite ashtu siç paraardhësit e tyre kishin çqeverisur Turqinë…Zot, ktheji në rrugë të mbarë që të shpëtojë Shqipëria e mbetur…! Amin!

Filed Under: ESSE Tagged With: Faik Konica- Cqeverisja e Shqiperise

Të gjithë flasim për tolerancën…

July 24, 2019 by dgreca

 “Sukses është  të   mbushësh shpirtin çdo ditë me paqe !”-(Paulo Coelho).

Shkruan: FRAN GJOKA/

Tolerancë, më shumë tolerantë, pak dhe aspak tolerant etj. dëgjojmë gjithnjë e më shpesh. Një term, që sa vjen e bëhet pjesë e bisedave tona në marrëdhëniet e përditshme, në jetën publike e administrative. Sot shoqëria shqiptare, familja a individi, krahas përparimeve, shpesh po zgjidhen në rrugë tradicionale, pa mirëkuptim. Madje forma të dhunës, në kuptimin klasik, fizik apo psikologjike zënë  vend e disa herë janë ende sunduese. Mungesa e etikës, një fjalor fyes dhe tepër rëndues e një komunikim i vrazhdë është i dallueshëm në brendësi të lagjeve, qendrat  e banuara, në mjediset argëtuese, tek udhëton e kalon rrugës, në oborret e jashtme të shkollave, ku mirësjellja, rregulli duhet të përbëjnë bazamentin mbi të cilin po hidhen konturet e një shoqërie në progres.

Me keqardhje shikojmë individë, por edhe njerëz të arsimuar, ku ruhen zemërata, të cilat shkarkohen, ka emocione e veprime që si reminishenca të sjellin në mëndje pamje të diferencuara kodesh mesjetare e kohë të perënduara të hakmarrjes primitive. Tolerancë në gojën e popullit është përdorur në kuptimin “Me lëshue pè”, me hapë rrugë, të cilat i kanë shërbyer atij për të afruar punë, për të zbutur qëndrimet, për ta bërë më miqësore, më të qëndrueshme jetën. Se si thonë “fjala vret më larg se topi”, për të cilat ruhen thesare të kësaj mençurie që e mësonin njeriun që në vogëli të ishte burrëror, po ama i matur, i sjellshëm, fisnik në vese e ta nderojë fort mikun e komshiun. Termi tolerancë, në përmbajtjen e vet, është bërë më i përdorshëm pas viteve 1990.

Të tolerosh do me thënë të zmbrapsesh, të tërhiqesh, të hedhësh inate, pjesë që të ndajnë e të pranosh zgjidhjen e arsyeshme. Në një kuptim, toleranca mund të përkthehet si bashkëpunim, të ruash e të kontrollosh emocionet, të bësh zap veten. Të gjithë jemi gati të themi raste kur, bie fjala, na vjen keq kur dikush nuk ka qenë i duruar e me të padrejtë na ka zemëruar a fyer. Apo një rast kur vetë ne, në zemërim e sipër, jemi shpejtuar dhe e kemi rënduar me fjalë tjetrin. Tërë këto tensionime dihet tashmë se në mjedise shqiptare varfëria vazhdon të jetë e pranishme çka përbën një shkak më shumë për raste e ndodhi të padëshirueshme. Të dhënat të çojnë në një numër arsyesh pse bie fjala, një kategori adoleshentësh nuk janë tolerantë deri të dhunshëm. Duhet pranuar se disa të rinj shpenzojnë shumë kohë të lirë në mjetet e informimit, çka i vë ata në pozita pasive apo më keq, imituese, që i ka larguar nga libri, bisedat intime familjare.

Efekti negativ rritet, kur edhe moshat e vogla ndjekin me orë të tëra filma, emisione me dhunë e pornografi e skena të pakëshillueshme për moshën. Gjithandej në media, në shkollë, në jetën e përditshme sociokulturore e politike, në komunitet dhe në institucione administrative ndeshemi e ballafaqohemi me fjalën tolerancë, më shumë  tolerancë, më tepër tolerantë, je tolerantë ose nuk je i tillë, vepron, sillesh e komunikon me tolerancë etj. Jo vetëm në të shprehur, por më tepër në përmbajtjen e fjalës dhe në kuptimin e saj ka paqartësi, keqkuptime dhe interpretime jo të sakta. Ndodh, jo rrallë, që koncepti tolerancë ngatërrohet me koncepte që janë të përafërta, por që nuk janë të njëjta. Jo vetëm në kuptimin social, por edhe në atë psikokulturor. Shembuj nga jeta e përditshme, e mbushur me pështjellime, konfuzione, konflikte, rebelizma, gjendje emocionale afektive, impulsivitete e vetëgjyqësi, që të krijojnë përshtypjen e qëndrimeve dhe zgjidhjeve tolerante, por që në të vërtetë nuk janë të tilla. Toleranca e vërtetë duhet dalluar e veçuar nga konceptet dhe qëndrimet e tjera që i qëndrojnë përreth asaj.

Ajo arrihet dhe qëndrimi është tolerant atëherë kur, së bashku me të tjerët, gjendet një zgjidhje e caktuar dhe e pranueshme e një problemi, mosmarrëveshje apo konflikti, që për formën përfundimtare të tij janë të interesuar të gjitha palët e përfshira në të. Në të tilla raste, zgjidhja jep rezultat vetëm kur njihen realisht konflikti, aktorët, shkaqet dhe rrethanat. Varianti përfundimtar i zgjidhjes nuk duhet të jetë barazmitar, as konformist, por real dhe i paanshëm dhe që në një farë mënyre i kënaq të gjitha palët. Zgjidhje të tilla kanë edhe një vlerë tjetër, pasi palët njohin më mirë veten dhe interesat e tyre. Në një tubim për hakmarrjen dhe gjakmarrjen me përfaqësues të moshave, kulturave dhe subkulturave të ndryshme, në një zonë rurale, pyetjes së shtruar: -A duhet të jemi tolerantë?, numri i atyre që u përgjigj në mënyrë pozitive dhe pa hezitim, ishte mbizotërues.

Pjesëmarrësit në tërësi kishin një mendim të unifikuar: njeriu duhet të respektojë tjetrin, ta dojë, t’i lërë hapësirë për veprimtarinë e tij, të arrijë të vihen në jetë, të vlerësojë traditat, zakonet, bindjet dhe ritet fetare që mbartin e praktikojnë individët dhe grupet e tjera sociale. Shkurt, njerëzit janë për tolerancën. Ata deklarohen shumë tolerantë, por që në shumë raste nuk janë të tillë, në kuptimin që tjetri ose të tjerët kanë për tolerancën. Këtë e tregon dhe realiteti i sotëm i Shqipërisë postkomuniste, që na jep një pamje tërësisht tjetër. Intoleranca në shumë raste dikton dhe imponon. Ndodh jo rrallëherë që është edhe sunduese. Kështu për shembull, në vend të dialogut, ka imponime dhe të diktuar të të folurit, më të pushtetshmit, por jo më të zgjuarit dhe as më të diturit e më të shkolluarit. Konfliktet zgjidhen më shumë me forcë e vetëgjyqësi se sa me mirëkuptim e rrugë ligjore. Dhuna fizike, psikologjike, institucionale dhe seksuale etj., është ende e përhapur dhe në zona të veçanta dominuese.

Vrazhdësia në komunikim dhe mungesa e etikës në fjalor vërehet kudo: në rrugë, në mjedise publike, në shkallë dhe në komunitet të vogël, në institucione dhe aq më tepër në shkollë,  ku është dhe duhet të jetë bash vendi i tolerancës dhe i tolerantëve, i paqes dhe i mirëkuptimit, kompromisit dhe i komunikimit njerëzor. Tek individë dhe grupe të veçanta sociale fatkeqësisht edhe tek “intelektualë” e të shkolluar ka ende inate, që presin t’i shkarkojnë me t’ju dhënë mundësia vendimmarrëse e institucionale, duke zbatuar atavizmin mesjetar të hakmarrjes primitive. Ka ende mllefe, nacionalizma dhe akte terrorizmi. Dhe atje ku ka inate, që vijnë për mungesë të formimit demokratik dhe edukimit të dobët social, nuk mund të bëhet fjalë për tolerancë dhe tolerantë. E njëjta gjë ndodh edhe në ato raste  kur shkelet ligji dhe ka diferencime në zbatimin e tij.

Ja disa pamje të trishtueshme të intolerancës në qytetin tonë të vogël. Para nesh kalojnë makina luksoze, ndonjëherë edhe pa targa dhe me shpejtësi jashtë normave të lejuara. Shkelin kështu rregullat e qarkullimit dhe shpërfillin “në emër të njohjes”, të frikës së pushtetit ose të hakmarrjes, policinë e qarkullimit, njerëz të vrazhdë e disi të egër në sjellje dhe në komunikim, që nuk i njohin ose nuk i përdorin fjalët: më fal, të lutem dhe faleminderit. Ka ende individë dhe përfaqësues subkulturash me sjellje e qëndrime devijante e pse jo, edhe ksenocentriste për kulturën dhe vlerat kulturore që posedojnë të tjerët, duke paragjykuar edhe normat, traditën, kulturën dhe vlerat kulturore  të një subkulture tjetër. Në një rast tjetër, një djalë ndalon me fjalë fyese e disi me forcë një vajzë që kalon rrugës në punën e saj.

Në një rrugë dallojmë një ndërtesë “të ligjshme”, që hedh shtat dhe që i zë frymën e pamjen një institucioni të edukimit, një qytetar që nxjerr nga mullari i barit të thatë kallashin dhe vret komshiun për një vijë ujë, diku tjetër një baba qëllon të bijën, sepse ajo ka shkelur kodin e familjes tradicionale patriarkale dhe ka dalë në shëtitje me të dashurin, një shitës kasetash, që në orët e vona të natës, mu në mes të pallateve, me zërin e lartë të magnetofonit të tij s’do t’ia dijë për të tjerët dhe për përgjegjësitë që ai ka në komunitet, një kalimtar që i hedh mbeturinat vend e pavend, një zyrtar që i mbyll me inat derën një hallexhiu, meshkuj që konkurrojnë në politikë dhe shpërfillin me intolerancë përpjekjet e gjinisë femërore për të bërë edhe ajo karrierë.

Dhe ajo që të shqetëson sot është tronditëse: djemtë po vrasin prindërit e tyre për një “llaf goje”, ku mbetet e dhimbshme dhe tronditëse për shoqërinë e sotme shqiptare. Duke ju referuar shembujve të mësipërm, nuk mohojmë as rastet e zgjidhjes së konflikteve në rrugë tolerante. Ajo që na shqetëson është fakti se shteti, shkolla, familja, shoqëria civile, institucionet e kultit etj., duhet të ngrenë më shumë zërin, të kultivojnë me të gjithë mekanizmat që disponojnë vlerat në vend të antivlerave, paqen në vend të dhunës, tolerancën në vend të intolerancës, çka nuk është e lehtë të arrihet për shkaqe nga më të ndryshme, ndër të cilët po veçojmë: Njihen kufizimet, deri në mohim të të drejtave dhe lirive të individit dhe grupit, në shoqërinë komuniste.

Psikologjikisht, ndryshimi i sistemit, si rregull, shoqërohet me një rritje të konsiderueshme të agresivitetit, me një përpjekje të shpejtë për të fituar kohën e humbur dhe të drejtat dhe liritë. Shpeshherë të shoqëruara këto edhe me gjendje emocionale të ngritur e që dalin jashtë kontrollit. Mirëpo, atje ku ka pasione, drejtojnë instiktet dhe jo logjika, mbizotërojnë ndjenjat e fuqishme dhe intensive dhe jo arsyeja, rrjedhimisht marrëzitë dhe sjelljet devijante nuk kanë të sosur.

Është psikologji, që ndonëse nuk është e fillimviteve ’90 dhe 97-të, ajo vazhdon të jetë sunduese në një grup njerëzish, që e kanë të ngulitur në mendje se çdo gjë zgjidhet vetëm përmes forcës, brutalitetit dhe që fatkeqësisht transmetohet edhe tek fëmijët. Tranzicioni i gjatë mbart me vete probleme të shumta sociale, ekonomike, kulturore e psikologjike, që nxisin intolerancën. Goditja që ka marrë e po e merr familja patriarkale po i çon pjesëtarët e saj në një çoroditje e shoqëruar me elemente të krizës, që nuk dinë se ç’pozicion duhet mbajtur e si duhet sjellë, ta zëmë, me moshën e fëmijërisë, të pubertetit dhe të adoleshencës së vonë. Qëndrimet indiferente, të tejskajshme, liberale ose konservatore, janë gjithnjë të dëmshme.

Është një vakuum në edukim, që as shkolla, me problemet që ka, nuk e bën si duhet. OJF-të, me përpjekjet e tyre mund të bëjnë edhe më shumë për arsimimin e atyre qindra fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë për arsye të ndryshme, që janë kontigjenti më i ekspozuar dhe më i pambrojtur ndaj krimit, intolerancës dhe shfaqjeve të tjera negative. Problemi ka të bëjë me çështjen se në një shoqëri të hapur mund të bashkëjetojnë shumë opinione e mentalitete, mund të bashkëpunojnë e ndërthuren shumë kultura e subkultura të diferencuara nga njëra-tjetra, por s’mundet kurrsesi që brenda një shteti të vetëm, siç ndodh rëndom tek ne, të ekzistojnë dy e më shumë infrastruktura ligjore që të rregullojnë marrëdhëniet e pronësisë, raportet shoqërore, sjelljet juridike të qytetarëve etj.

Në një vend demokratik, qytetarët janë të detyruar të sillen sipas një sistemi të unifikuar normash e standardesh të përcaktuara me ligj. Shumë opinione, por vetëm një sistem normash juridiko-ligjore. Të drejtat dhe liritë duhen parë e trajtuar në unitet me detyrat dhe përgjegjësitë, ndryshe motivohet intoleranca, anarshia dhe antivlera dhe i jepet krahë veprimeve devijante. Kushdo duhet ta ketë të qartë se e drejta ime si qytetar përfundon aty ku shkelet e drejta jote dhe se të drejtat duhen kërkuar vetëm brenda kuadrit ligjor. Të tolerosh me ligjin, duke bërë dallime për shkak të detyrës, etnisë, gjinisë, origjinës, arsimit, kulturës që përfaqëson, pasurisë dhe pushtetit që ke etj., do të thotë të kultivosh ndjenjën e mosbesimit tek institucionet dhe pafuqishmërisë për t’i zgjidhur problemet në rrugë paqësore e ligjore dhe t’u hapësh rrugë veprimeve antiligjore e intolerante.

Për këto e të tjera arsye, tek ne gjallojnë e manifestohen në mendime dhe për pasojë edhe në sjellje, qëndrime e veprime raste jo të pakta të intolerancës dhe të zgjidhjes së problemeve të akumuluara ndër vite përmes rrugës së violencës. Vetëm kur shoqëria të emancipohet dhe të qytetërohet, rastet e intolerancës do të jenë të rralla. Kjo do arrihet me punën e kualifikuar të familjes e shkollës, institucioneve dhe shoqërisë civile dhe me vendosjen e vërtet të shtetit të së drejtës dhe të atij ligjor. Këtu më vjen ndërmend një thënie për njeriun: ”Gabimi më i madh është nevoja për të parë veten në pasqyrimin e syve të të tjerëve”. Shkurt, një shoqëri e mirëkuptuar dhe e mbështetur në ligjet e këtij vendi, na bën që të mësohemi me artin e dialogut e të dëgjuarit, qoftë edhe kur ky art është i mundimshëm. Në fund të fundit, ky është refleksi i lirisë, kjo është fshehtësia e progresit të vërtetë moral e qytetar drejt të cilit jemi nisur e për të cilin jemi munduar aq shumë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fran Gjoka-Të gjithë -për tolerancën…

Standarte dhe efektivitet për portin e Durrësit

July 24, 2019 by dgreca

Intervistë e Drejtorit ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës Z. Agron Tare dhene bashkepunetorit te Diellit, Shefqet Kercelli-/

Para pak ditëshi morëm një intervistë të shkurtër Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, zotit Agron Tare.

Zoti Drejtor, së pari, ju uroj suksese në kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme për qytetin e Durrësit dhe vendin tonë

Ju keni pak kohë që jeni caktuar në këtë detyrë, do donim të dinim:

1-Cilat kanë qenë disa nga detyrat parësore me të cilat ju jeni përballur deri tani?

-Së pari ju falenderoj për mundësinë që më dhatë për të shprehur disa mendime në lidhje me punën që bëhet në portin e Durrësit, si portë hyrëse kryesore e vendit tonë. Nuk e mendoja se do vinte dita që unë ta kryeja këtë detyrë të rëndësishme në dobi të shtetit e qytetarëve shqiptarë. Kur isha student në Bolonja shpesh udhëtoja me tragete të linjës Bari-Durrës dhe, të them të vërtetën ndihesha keq kur e shihja portin e Durrësit në atë gjendje dhe natyrisht përshtypjet ishin jo të mira. Por ndër vite pashë dhe transformimin e tij, mbas vitit 2005 janë bërë investime në infrastrukturë, psh. terminali i pasagjerëve dhe zona të tjera që e kanë kthyer në port me standarte bashkëkohore. Nganjëherë zoti të sjell atje ku se mendon, ndaj e pyeta veten mirë para se ta merja përsipër këtë detyrë, duke caktuar prioritetet. Dihet që Porti i Durrësit është nyje e rëndësishme e transportit detar të vendit tonë. Gati 80.5 % e mallrave kalon nga ky port, ndaj qysh në ditët e para ishte e rëndësishme sigurimi normal i aktivitetit ditor, mbarvajtja dhe vazhdimësia e punëve, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve ndaj kompanive e qytetarëve si dhe rritja e performancës ekonomike.

2-Cfarë projektesh keni mbështetur ose iniciuar gjatë këtyre 5 muajve për transformimin e portit sipas standarteve bashëkohore e nevojave të transportit detar në vend?

-Në parantezë dua të them një fakt se nga 2005 deri në v. 2013, ka pasur investime të cilat janë kryer kryesisht nga buxheti i shtetit, gjithashtu mosndryshimi i titullarit ka sjellë një farë stabiliteti në mbarëvajtjen e punëve në port. Ndërsa ndryshimi i shpeshtë i drejtorëve sjell paqartësi në vijimësinë e problemeve të shumta që ka porti. Jam përpjekur që gjatë këtyre 5 muajve për realizimin e disa projekteve këtu, të gjeneroj fonde nga të tretët, nga koncesionarët. Kështu realizuam një projekt sic është ndërtimi i portës hyrëse nr.4, e cila tashmë është një portë moderne që do e kishte zili gjithë rajoni. Nje rivitalizim I plotë I saj. Dukej si një pikë karburanti, ndërsa aty tani mjetet e cdo tonazhi lëvizin lirshëm. Kjo është bërë dhuratë nga koncesionari turk i kontenierëve me zero lek nga Autoriteti Portual. Gjithashtu kemi bëre dhe një reklamë të shkurtër për portin e Durrësit, ku i shprehet mirëseardhja turistëve që vijnë këtë sezon në Durrës e më gjerë. Këtë spot e kemi realizuar në bashkëpunim me një aktore me emër në Itali, me origjinë kubaneze. Tashmë spoti është publikuar disa herë nga RTSH por dhe në rrjetet sociale të Autoritetit Portual. Ky dokumentar i shkurtër është sponsorizuar nga kompanitë e trageteve që operojnë në linjat tona detare, pa pasur konflikt ose përplasje interesash nga të tretët. Po përpiqem të bëj më të mirën në këtë port, jo thjesht të ndjek traditën time familjare, shembullin e babit tim ushtarak,  Unë e konsideroj portin si një kompani private, dhe ata që kanë drejtuar e dinë cdo të thotë kjo, nuk ka vend për abuzimin më të vogël, ku cdo e ardhur ekonomizohet dhe përdoret me kujdes. Në këtë kuptim e konsideroj veten me fat që jam në këtë detyrë, me një qëllim të vetëm: tja ndryshoj fytyrën portit të Durrësit, duke shfrytëzuar gjithë eksperiencën time në vite.Duke pasur fluksin në rritje të jahteve e velierave, gjatë kësaj periudhe kemi realizuar dhe një investim për këto mjete në molin nr. 4. Këtë me fondet e portit. Kemi investuar dhe në dhe ishportin e peshkimit, për të gjithë ata qytetarë shqiptarë që duan të ushtrojnë këtë aktivitet. Qëllimi im është që ti krijojmë jo vetëm kushte, por dhe një ambient miqësor për cilindo. Ne duam ta bëjmë këtë proces më fleksibël, të rreptë tek zbatimi i ligjit dhe miqësor e mikpritës  për ata që e zbatojnë. Dihet që turizmi fillon që në kanalin hyrës të portit e sheshi i trageteve.  Në vijim të kësaj pune në bashkëpunim me specialistët amerikanë të misionit “Herkules” bëmë skanimin e basenit dhe kanalit hyrës të portit të Durrësit pa asnjë lekë. Thjesht në sajë të miqësisë së Auronit{Tares} e dashamirësve amerikanë që janë profesorë e zotërinj që kanë bërë kërkime në bregdetin shqiptar dhe po bëjnë hartën nënujore arkeologjike. Për tre ditë isha bashkë me ta dhe e realizuam këtë projekt. Më vjen keq që dikush u përpoq ta interpretonte ndryshe këtë mision. Madje dhe institucione me të cilat ne bashkëpunojmë. Është e vështirë që ne të heqim dorë nga paragjykimet dhe teoritë konspirative. Si mund ti përgojosh këta profesorë të nderuar të arkeologjisë nënujore, me famë në gjithë botën.

3- Opinioni publik ka dëgjuar për një projekt që ka të bëjë me thellimin e portit dhe përmirësimin e kapaciteteve për përpunimin e anijeve me tonazh të madh, cfarë hapash janë ndërrmarë për këtë?

– Zbatimi i këtij projekti është një nga përpraësitë e mia. Kanali dhe baseni i portit nuk janë thelluar që në vitin 2004, sot baqsaeni është në pikën kritike, 7.5 m. Ne synojmë që basenin ta cojmë në 10.5 m dhe kanalin 11-11.5 m, ku do mundësohet futja e anijeve 20 deri 25 mijë ton, njëkohësisht e bën portin e Durrësit konkurues.  Tashmë ka mbaruar procedura e tenderimit, ku fitues është kompania “Vega”, e cila i ka në pronësi dhe anijthellueset{dragat} që do realizojnë thellimin. Puna do fillojë mbas 20 ditësh. Besoj se deri ne fund te vitit e mbyllim. Ndërkohë ne me kompaninë do nënshkruajmë dhe një kontratë mirrëmbajtje. Sipas së cilës kompania fituese cdo vit do kryejë punime për mirëmbajtjen e kanalit e basenit. Porti sdo riskojë për të arritur këtë nivel, është më ekonomike mirëmbajtja. Ka pasur një traditë kur mjetet detare kishin tre draga dhe e thellonin portin vazhdimisht. Tashmë kjo traditë do ringjallet. Dhe ishbiga “Adem Reka” u angazhua në punimet e këtij projekti. Duke e parë dhe me syrin e ushtarakut këtë projekt theksoj se, përfundimi me sukses i këtij projekti mundëson dhe hyrje-daljen e anijeve  të NATO-s, deri në destrojer në portin e Durrësit.

4-Cili ka qenë rritmi i përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve gjatë kësaj periudhe dhe cfarë masash janë marrë nga ana juaj për përballimin e këtyre ritmeve?

-Shifrat dhe statistikat flasin për një rritje të konsiderueshme  të pasagjerëve dhe përpunimit të mallrave, sigurisht këto ne i pasqyrojmë rregullisht dhe tek faqja jonë zyrtare. Nuk dua të spekulloj me shkakun , pse është rritur niveli  dhe treguesit në këtë cështje. Por theksoj se kjo ka të bëjë me ristrukturimin e administratës portuale, kërkën e llogarisë ndaj kompanive dhe operatorëve, taksa Sërbi-Kosovë,  faktorët gjeopolitikë, etj.

5- A janë bërë ndryshime strukturore në administratën tuaj, ku konkretisht?

-Ne nuk kemi bërë ndryshime strukturore dhe në organogramë sepse s’na është dashur të ndërhyjmë. Përderisa punët ecin, detyrat realizohen, organograma është e mirë. Aktualisht kemi realizuar 1.5 milionë $ më shumë se parashikimi, 800  mijë më shumë se viti i kaluar. Kur drejtori dhe vartësit bëjnë detyrën, punët ecin. Rëndom ne e gjejmë justifikimin kur dështojmë, jo kjo, jo ajo. Është si puna e asaj, ne i kemi ligjet e mira dhe si zbatojmë. Pastaj fajin ja vemë ligjeve. Pra, nuk kemi pse e ndryshojmë strukturën për të shmangur vitin “0”.  Një problem kryesor për cdo drejtues eshte Menaxhimi i personelit. Cdo drejtor që vjen përpiqet të bëjë reformë rrënjësore në personel deri tek punëtorët e thjeshtë. Na ka ngelur si legjendë ky fenomen. Ndoshta mund të jem i pari drejtor që nuk largon njerzit nga puna. Kam ndryshuar vetëm stafin e afërt teknik.  Ndryshimi i shpeshtë krijon paqartësi, pasiguri, cedon ke profesionalizmi.  Kur erdha ja bëra të qartë se sdo heq njeri, sma ka dhene kush si detyrë as të drejtë. Gjithkush ka një kontratë pune, e heq veten, nqs sdo punojë. Të gjithë jane të prekshëm ,në këtë cështje si mbron as politika as miqesia. Kush punon e jep produkt në detyrën e tij ska përse të lëvizë, ky është parimi im. Së fundmi, përderisa kemi tejkalim të fitimeve, pse të largojmë njerëz nga puna, të krijojmë problem sociale. Ky është qëllimi i cdo shteti, që nëpërmjet shtimit të të ardhurave të punësojë qytetarë, dhe ne si strukturë shtetërore jemi pjesë e kësaj strategjie.

6-Cili është niveli i Administratës suaj për realizimin e projekteve të shumta në port. Cfarë pune po bëhet për trajnimin dhe kualifikimin e saj?

-Kjo histori fillon nga unë, nuk e kam mentalitetin e të bërit revolucion. Ëshët një mentalitet negative.  I konsideron njerzit të paaftë apo të ardhur nga llogore politike.  Kam gjetur njerëz të aftë, të rinj e te reja. Ka dhe mosha të vjetra. Një nga objektivat e mi është të promovoj një administratë mbi meritat, profesionalizmin, jo nepotizëm e parti, duke i parë njerzit gjatë punës. Peshku qelbet nga koka, po isha në rregull unë dhe vartësit do jenë në rregull.  Trajnimet i kam ndërprerë se bien mbi buxhetin e shtetit. Pastaj dhe kapacitetet tona në këtë drejtim janë mediokre, rrotën se kemi shpikur ne. Psh. këto ditë një grup prej 4 personash shkoi pa konkretisht portin e Londrës, midis tyre dhe praktikat e thellimit. Gjithashtu ne jemi duke studjuar një memorandum bashkëpunimi me portin e Anverpit, Belgjikë, i cili krahas ekspertizës dhe skanerit për kapacitetet e portit të Durrësit përmbledh dhe një marrëveshje për trajnimin e stafit. Finalizuam I këtij memorandumi, do jetë hapi më i mirë për trajnimin e personelit të APD.

7-Cfarë përmirësimesh ligjore i janë bërë Statutit të Autoritetit Portual dhe kompetencave që ka në fushën e tij të veprimtarisë?

-Realisht në portin e Durrësit operojnë mjaft institucione shtetërore, dogana, policia kufitare, Administrata detare, etj…me një fjalë ka shumë drejtorë që sjell dhe mbivendosje detyrash dhe burokraci. Jemi në fazën studimore për krijimin e një Drejtori të vetëm brenda territorit të portit, i cili do jetë më kolegjial e konsultativ, një organizëm që do sjellë dhe përmirësimin e standarteve dhe zvogëlimin e burokracisë. Për këtë duhen përmirësime ligjore dhe të Statusit të Autoritetit Portual. Thashë që është në fazë studimi. Si titullar i APD jam i detyruar të mbaj disa marrdhënie, të cilat përpiqem ti zbatoj nga ana institucionale.  Do doja që të kisha më shumë autoritet për kontrollin e sigurimit teknik të trageteve. Pasi puna që bëhet nga koleget tanë të Administartës Detare nuk është e duhura. Vërtet e kanë ata kompetencë, e kam parasysh Kodin Detar, por unë shoh rezultatet, duhet kontroll rigoroz. Sepse problemet bien mbi qytetarët, mbi prindërit, nënat me fëmijë, Janë disa gjera që nuk mund të negociohen. Për kushte teknike normale të udhëtarëve sduhet të ketë as miq as korrupsion. Është turp kur tragetit nuk i punojnë kondicionerët për orë të tëra. Ai sduhet të operojë, duhen bllokuar. E kam parasysh dhe Kodin Detar, dhe kjo nga ana ligjore i takon kapitenerisë, por duhet një kontroll mbi kontrollet e tyre, duhet të ushtrojnë kompetencat. Ose një rast tjetër; -lyerja e anijeve e trageteve nuk lejohet në gjithë portet e Evropës. Kapiteneria këtu e lejon. Fillimisht doja ta bëja në mënyre shkresore e ta mbroja këtë vendim, por pas një studimi, nuk lejohet lyerja, vetëm riparime të pjesshme. Japin riparime të pjesshme dhe ata abuzojnë, bejnë riparimin e të gjitha ambienteve. Kjop do të thotë të lejosh ndotjen e mjedisit. Kapiteneria ështe pronar i detit. Jam për atë bashkëpunim ku secili të bëjë detyrën e vet.

8-Cfarë masash janë marrë për rritjen e Sigurisë në port? Si ka qenë bashkëpunimi me Rojen Bregdetare të SHBA dhe ICITAP?

-Preferoj produktin, rezultatin. Që në fillim, për të eleminuar hyrje daljet pa lejë e karta identifikimi, në portat hyrëse ndrruam personelin polic nga qyteti i Durrësit, për shkak të njohjes dhe intolerancës. Vura re që sistemi i kamerave nuk rregjistronte në masë të madhe, ky difekt u riparua. Këto masa sollën funnksionimin non sopt 24 orë të sallës operative. Këto janë dhe standartet që kërkon roja Bregdetare Amerikane, ICITAP e cdo port bashkëkohor.  E di që partnerët e huaj kanë bëra goxha investime në këtë fushë, por filozofia ime është që ato standarte sigurie që ata kërkojnë të jenë gjatë gjithë kohës, jo vetëm kur vijnë për kontroll ekipet amerikane dhe evropiane. Ata të vijnë si auditues dhe unë mirëpres vërejtjet dhe kritikat e tyre.  Për këtë qëllim Drejtoria e Sigurisë ka plan masash me kontrolle dhe trajnime. Kemi një staf profesionistësh, ku bërthama janë ishushtarakë. Unë sigurinë e dua jo për sytë e të tjerëve, por për sytë tanë. I mëshoj praktikës. E shoh shërbimin konkretisht në terren, nuk e shoh nga zyra. Tre herë në javë bëj xhiron e portit. Duhet ta jetosh realitetin e portit si kamera, jo foto. Është e lehtë të japësh urdhëra, duhet të ndjekësh zbatimin e tyre dhe të vihesh në pozicionin e tyre. {shënimi im. Me sa duket këto ti ka mësuar zoti Isa, SH.K.} Shtoj në këtë cështje moshën, përgjegjsinë dhe vullnetin e perosnelit të sigurisë. Nuk e kanë të lehtë 12 orë shërbim, duhet zbatuar parimi i karrotës dhe bostanit, kërkesë dhe mbështetje. Duhet ta jetosh përditë në dinamikë, që të kuptosh sigurinë e portit.

9-Si ka qenë mbështetja e dikasterit përkatës ose subjekteve shtetërore e private që kanë interesa në port për detajimin dhe zbatimin e reformave e projekteve të planëzuara?

-Për vetë përmasat që ka porti, unë në këtë detyrë kam si mbështetjen e qeverisë ashtu dhe ministrisë përkatëse. Kemi mardhënie institucionale, ne e bejme detyrën tonë dhe detyra e institucionit  të ministrisë është  të mbikqyrë mbarvajtjen e punës sonë. Përsa i përket koncesionarëve privatë, deri tani kam pasur mbështetjen e koncesionarit turk, edhe për shkak se kam qene 4 vjet konsull në sStmboll. Ndërsa me dy koncesionarët e tjerë mardhëniet janë thuajse zero. Nuk e kanë dëshirën për të bashkëpunuar, e shikojnë thjesht si vend për të fituar lekë, operojnë në kushte skandaloze, nuk kanë bërë asnjë investim për përmirësimin e standarteve. Qytetarët e Durrsit e dinë për cfarë flas, pasi kur përpunohet minerali ose skrapi, pluhuri mbulon zonën dhe pallatet rreth e qark kalatës lindore. Kjo kompani duhet të marrë masa për ndotjen e mjedist ashtu sic i praktikon bota, psh. magazinë me tavan të hapur, problem që ata I dinë shumë mirë. Kohët e fundit po lëvizen dhe depozitat e naftës. Ka qenë një detyrim I kompanive për ti hequr. Pamvarësisht proceve gjyqësore, sipërfaqja e këtyre depozitave do jetë pjesë e portit të Durrësit. Mbas kësaj do bëhët një masterplan i ri iportit që do zvëndësojë atë të vitit 2009, ku do përfishihet dhe pjesa e depozitave. Masterplani i ri do jetë truri i zhvillimit të portit,  një plan zhvillimi perspektiv afatgjatë, për ta shndruar portin e Durrësit në më të mëdhenjtë në Adriatik e Jon.

10-Cfarë bashkëpunimi keni pasur me partnerët e huaj për krijimin e kushteve e parametrave të përafërt me ato të vendeve perëndimore.

-Vec bashkëpunimit disavjecar në fushën e sigurisë me partnerët amerikanë, ne tani sic thashë më lart po lidhim marrëveshje bashkëpunimi me portin e Lodrës dhe Antverpit, të cilat do i japin rezulatet në fusha të ndryshme të zhvillimit të portit. Kam dëgjuar se dikur ka pasur ca binjakëzime. Por bëhet fjalë për rezultate në letër dhe jo rezultate në terren. Unë jam tek konkretja. Këto binjakëzime thjesht unë i konsideroj si lajme se drejtori po bën punë.

11- Cfarë masash janë marrë për përballimin e emergjencave të ndryshme në tokë dhe në det?

– Emergjencat e ndryshme, rreziqet nga zjarri, ndotjet e ndryshme në port, etj. janë në qendër të vemëndjes së punës sonë. Për këtë ka nje plan masash që monitorohet nga autoriteti i sigurise portuale, mjetet janë të mira, zjarrfikëse, ambulancë. Forcat tona të sigurisë janë institucion i kompletuar dhe në këtë fushë.  Gjithashtu nëne kemi një drejtori mjedisi, kemi inspektorë të mjedisit, që bëjnë vëzhgimin e territorit.  Kemi aparate që masin nivelin e ndotjes në anije dhe territor. Problemi është se nuk mund të vendosim dot gjobë. Duhet të thërasim inspektorin e mjedisit në bashki. Frika i ruan vreshtat,thotë populli. Kompanitë kanë frikë nga gjoba. Jashtë ndodh që për një ndotje detare të venë gjobë, që shkon deri në 20 mije euro. Pra, Autoriteti portual të ketë akses dhe të jetë strikt për këtë. Psh. lyerja e anijeve shkakton ndotje. Në Itali me 5 mijë euro lyejnë makinen, këtu me 5 mijë lyejnë tragetin. Sdo tja dijë kush për nivelin e ndotjes si këtu dhe në kalatën lindore. Gjej rastin të shpreh falenderim e mirënjohje për ndihmën e dhënë nga UNDP ALBANIA, e cila në zbatim të projektit me qeverinë kroate, i dhuroi specialistëve të mjedisit detar në port, mjete e pajisje tepër të nevojshme për përballimin e emergjencave mjedisore. Është rast i vecantë që duhet përshëndetur.

Zoti Drejtor, doja të shtoja dicka, para 12 viteve bashkë me disa drejtues e dashamirës të portit donim të bënim një muze të detarisë në kinoklubin “Mujo Ulqinaku”,  madje për këtë bazuar ne muzetë që kasha parë jashët ndërtuam një plan të detajuar për cdo eksponat. Mjerisht ky plan u anatemua. Cfarë mendoni ju për këtë? Vështirësia për zbatimin e këtyre projekteve  qëndrontek jetëgjatësia e drejtorëve. Në rastin më të mirëk ur janë të ndershëm, një vit merren me detyrën, me punën, detyrat, luftën anti korrupsion, etj Ështe lluks të arrihet tek muzeumi. Duhet të pakten 2 vjet që të merresh me këto gjëra. Natyrisht kur drejtuesi të jep mundësi të punosh, të le hapesirën e nevojëshme. Nga ana tjetër ne mos e keqpërdorojmë këtë raport.

Në përfundim të kësaj interviste dua të shtoj dicka. Kam në plan dy projekte që do shtojnë ndjeshëm të ardhurat e portit. I pari, vendosjen e paneleve diellore, që do sigurojë gjithë energjinë e portit, një investim  6 milion Euro. Kjo do bëhet me faturën 750- 800 mije Euro, që ne i paguajmë OSHE cdo vit. Pra, këtë faturë do tja paguajmë subjektit privat. Një investim që ngelet. Kështu në 20 vite porti do fitojë 15 milion Euro fitim. Së dyti vendosjen e dritave LED për ndricimin e portit. Investimi kthehet në 4.5 vite. Kështu në 5.5 vjet kursehen deri 50% të shpenzimeve aktuale.  Kjo është si puna e pagesës së shtëpisë me qira, që mbas “x” vitesh bëhet e jotja. Të kthehet investimi. Mbasi të bëjmë dhe këtë themi se dicka kemi bërë. Me financat e portit jam i prerë. S’do të mund të abuzojë kush. Unë e konsideroj si kompani private mënyrën e të operuarit. Një kompani private se vjell dot, rregullin do e zbatoj me te gjithë pa përjashtim. Do kem marrdhënie  korrekte me cilindo. Do vendos një standart të ri për financat e portit, që kushdo qe do vijë mbrapa të arrijë ta realizojë, por jo më poshtë. Si kam qef lavdërimet, pres vërëjtje e mendim kritik nga qytetarët durrsakë. Do bëj këtë detyrë sic do shqiptar. Ky port të jetë dinjitoz, të ketë personalitet dhe të huajt të gjejnë një ambient miqësor.

Suksese Z.Drejtor. Besoj se në gjithë këtë punë që do kryesh me stafin tënd do kesh mbështetjen e opinionit durrsak e më gjerë, të cilët janë të ndjeshëm e mirëpresin cdo projekt e zhvillim pozitiv të portit të Durrësit.

Faleminderit!

Kush është Agron Tare.

Ka lindur në Tiranë, më 08.11.1974. Në vitet 1990-1993 ka mbaruar shkollën e mesme në shkollën “Qemal Stafa”, Tiranë. Në vitet 1994-2000 ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Bolonjës, Itali.

Disa prej detyrave që ka kryer këto vite kanë qenë: Zyrtar i Departamentit në Departamentin e Organizatave Ndërkombëtare, MPJ; Këshilltar i Jashtëm Bashkia Tiranë; Drejtor i Zyrës së Minoriteteve, MPJ; Anëtar i Grupit Negociator mbi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe BE dhe prej vitit 2014-2019 ka qenë Konsull i Përgjithshëm i R.SH, në Stamboll. Z. Agron Tare flet shkëlqyer gjuhën angleze, gjithashtu italisht dhe frëngjisht. 

Shkurt, Familja e suksesshme Tare:

Isa Tare, ushtarak shembullor, pedagog e sportist me vlera të jashtëzakonëshme.

Igli Tare, Futbollist i spikatur i kombëtares shqiptare.

Auron Tare, studjues, arkeolog e menaxher i aftë.

Agron Tare, diplomat e lider ambicioz i Portit Durrës.

Shëndet e suksese.

Intervistoi Shefqet Kërcelli

Filed Under: Interviste Tagged With: Shefqet kercelli- Interviste-Agron tare-Porti Durres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 35
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT