• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2019

SNOBIZMI

August 3, 2019 by dgreca


Nga Xhelal Zejneli /    

            Rrjedhat e kulturës gjithmonë kanë e kanë mbartur me vete snobizmin si një dukuri margjinale e cila paralajmëron për plasaritjet në kulturë. Në shekullin XXI, si kurrë më parë, me të madhe janë dobësuar shtyllat moraletë jashtme. Mbizotërojnë orientimet materialiste dhehedonistike, ndërsa varfërimi shpirtërorështë gjithnjë më i madh. Në plan të parë nxirren modelet e ngeshme të sjelljes, ndërsa etika, puna dhe veprimtaritë profesionale, vihen në plan të dytë. Shumë njerëz e dëshmojnë veten me mjete të jashtme, krekosen me pasurinë e arritur dhe nuk harrojnë të manifestojnë se u përkasin qarqeve “elitare”. Strofullën e sigurt e gjejnë në stilin e jetesës që është i privuar nga dituria dhe mundi kërkimor, nga puna aktive dhe e ndershme, nga qëndrimi i pavarur dhe nga krijimtaria. Lidhja obsesive me rrethet ”e larta” si dhe lufta e paskrupullt për komodi materiale flet për mungesë të personalitetit, për inpersonalitet dhe për jetë të rrejshme, për rënien shpirtërore dhe kulturore të vetë qenies. Një gjendje e këtillë paraqet kanosje serioze për shoqërinë për arsye se mbështetet në sistem të gabuar vlerash dhe në këtë vështrim është i përshtatshëm për shtrirjen e një sërë dukurive negative, midis të cilave edhe snobizmit. Një poeti të madh që s’ka para, askush s}i afrohet, ndërsa pas një pushtetari apo oligarku injorant, të pasuruar brenda nate, rendin të gjithë.   

*   *   *

Fjala angleze snobsupozohet se vjen nga latinishtja sine nobilitate –pa fisnikëri. Është emërtim përbuzës për njerëzit e padobishëm të cilët rrëndin pas modës dhe verbërisht përkulen para traditave të qarqeve të larta. Hiqen sidomos se janë adhurues të artit   

            Në kulturën e shoqërisë masive snobizmi është një dukuri, kuptimi themelor i së cilës është që si një komponentë subjektive e barazimit të vlerave kulturore dhe të pozitës shoqërore të individëve apo të grupeve, të shfrytëzohet si mjet i promovimit shoqëror nga ato shtresa shoqërore të cilat nuk janë të kënaqura me pozitën e vet në shoqëri apo si mjet për të siguruar distancën shoqërore apo izolimin prej shtresave të tjera, po qe se snobizmi paraqitet te shtresat të cilat tanimë kanë arritur epërsi shoqërore të caktuar.

            Funksioni social i snobizmit vërehet më së miri te ambiciet që ia caktojnë vetes snobët dhe ky është i dyllojësh: 

– Snobët dëshirojnë të arrijnë barazimin kulturor në nivel më të lartë. Me fjalë të tjera, duke iu afruar vlerave kulturore dhe nivelit të shtresave shoqërore më të zhvilluara, ata synojnë të realizojnë promovimin e vet kulturor, rrjedhimisht edhe promovimin shoqëror;

– Snobët që kanë siguruar një pozitë shoqërore më të lartë, synojnë të ndahen akoma më shumë, në mënyrë që ta shtojnë distancën kulturore dhe sociale midis vetes dhe atyre shtresave apo grupeve shoqërore që i konsiderojnë më poshtë se veten. 

Kur mbartës të snobizmit janë grupet apo individët, shoqërisht të varur, atëherë këta  nuk ia dalin të ngrihen mirëfilli në nivelin e lartë që e dëshirojnë. Nuk arrijnë as të çngjiten nga niveli që vlerësohet si i ulët apo që vërtet mund të jetë i ulët, kur mbartës i synimeve të tilla është individi apo grupi shoqëror superior. Pikërisht këtu qëndron tragjedia e snobizmit. 

Marrë nga pikëpamja sociale dhe psikologjike, dobësia e snobizmit vërehet në paaftësinë e snobit për ta parë dështimin apo pamundësinë që ta arrijë apo që ta bëjë përmirësimin e pozitës së vet në shoqëri.  

Po qe se aspiratat e tilla kulturore vërtet arrihen, atëherë është e qartë se nuk kemi të bëjmë me snobizmin. 

Një përkufizim të snobizmit ka dhënë teoricieni francez Klenshan (Philippe du Puy de Clinchamps, 1919-1971)në studimin me të njëjtin titull.Sipas këtij përkufizimi si snob duhet konsideruar atë njeri i cili të paktën me një pjesë të veprimtarisë profesionale të tij apo të veprimtarive të tij në kuadër të kohës së lirë tenton që me ndihmën e imitimit t’i përkasë ndonjë grupi shoqëror të mbyllur (klani, koterie, klike). Në rastet kur i përket një grupi të tillë, tanimë ai synon t’i parandalojë të tjerët të hyjnë në atë grup. Anëtarët e grupeve të tilla të mbyllura apo aspiruesit e grupeve të tilla kanë mendime, bindje dhe qëndrime të përputhura se në pikëpamje shoqërore ata janë më superiorë se të tjerët dhe vetitë e tilla ia veshin reciprokisht njëri-tjetrit, madje edhe atëherë kur vetitë e tilla mund edhe të mos i posedojnë. Me këtë rast, s’ka rëndësi fakti nëse vlerat apo kriteret e lartpërmendura në bazë të të cilave realizohet promovimi shoqëror i vërtetë apo i sajuar, janë vlera shoqërore të rendit të parë dhe të njohur nga të gjithë, apo që në shkallën e vlerave njerëzore kanë rëndësi të rendit të dytë, për të mos thënë se janë të një rëndësie kryekëput të dorës së dytë. 

Duhet shtuar se çdo snobizëm ka edhe një element pozitiv – orientimin e tij kah vlerat kulturore të larta. Sipas kritikëve, ky orientim mund të luajë një rol tejet të dobishëm në   inspirimin e njerëzve që të veprojnë për ngritjen e nivelit kulturor, qoftë edhe duke kopjuar në mënyrë snobiste vlerat kulturore dhe artistike. Por, nga pikëpamja e vlerave kulturore dhe artistike të mirëfillta, snobizmi vlerësohet si dukuri negative, për arsye se synimi i snobit për vlera kulturore të larta nuk është veçse motiv dytësor. Motiv parësor i tij është arritja e promovimit shoqëror. 

Snobizmi nuk është një dukuri plotësisht homogjen dhe monolit. Çdo njeri që sapo është ngritur më lartë në shoqëri, që sapo është pasuruar apo kandidati për snob e vëren se  klanin e snobëve e tronditin dhe e përshkojnë luftëra të ashpra edhe në nivele të ndryshme. Në të vërtetë, midis snobëve ekziston një hierarki dhe në raste të caktuara ajo është e shprehur sipas shkallëve: snobi shpesh takon dikë që është më snob se ai. Pikërisht këto nuanca në snobizëm e vështirësojnë mundësinë për ta përcaktuar karakterin e njëmendët të snobizmit konkret. Për shembull, është vështirë të konstatohet shtirja dhe dyfytyrësia e snobit i cili para të tjerëve synon të krijojë iluzionin për moskokëçarjen e vet, kur ngritja në karrierë i shkon për dore apo shtirjen perfide të snobit për ta arritur promovimin e dëshiruar, nga vërsulja e tij për ta realizuar qëllimin. 

Ilustrimin e snobizmit në nivele të ndryshme e hasim në veprat eshkrimtarit francezMarsel Prust (Marcel Proust, 1871-1922),të emërtuar me emërtim të përbashkët A la recherche du temps perdu, 1913-1927(Në kërkim të kohës së humbu). Klasiku i letërsisë franceze të shekullit XX Andre Morua(AndréMaurois, 1885-1967) nëlibrin Ála Recherche de Marcel Proust, 1949 (Në kërkim të Marsel Prustit)thotë se te Prusti nuk kemi të bëjmë me snobizëm të thjeshtë por me një “kaskadë të tërë snobizmi” Duke qenë se shoqëritë njerëzore ndahen në grupe, në klasa që ngritën si shkallë, e që janë të shumëfishta, të ndërlikuara, ndonjëherë edhe kontradiktore dhe meqë urrejtja dhe dëshira për t’u mbajtur i madh bëjnë pjesë ndër kënaqësitë njerëzore më të mëdha, snobizmi haset, si në shtresat shoqërore më të larta ashtu edhe në ato më të ulëta. 

Sipas Moruas, në maje të shkallëve të vlerave shoqërore qëndrojnë lartmadhëritë e mbretërve, si p.sh. princesha e Parmës, e cila hiqet e mirë apo e afërt, por nga një lartësi e tillë e ka vështirë që qenien njerëzore ta dallojë prej kafshës. Për ta treguar mirësinë e vet, ajo apo princesha e Luksemburgut i jep një plake një kulaç. Kulaçin ia jep gjyshes njësoj si një vizitues që do t’ia jepte drenushës në kopshtin zoologjik.

Në nivel pak më të ulët e kemi snobizmin e aristokratëve të cilët duan të ndahen prej të tjerëve. Aty pranë janë snobët të cilët pa pasur aftësi të duhura bëjnë vlerësimin e veprave letrare. Vjen snobi që me çdo kusht synon të depërtojë në sallonin e princeshës de Germant. Pason snobi i cili tregohet gjentil ndaj fshatarëve, por në prani të bujarëve hiqet sikur s’i njeh.

Snobizmi në nivelin më të ulët vërehet në sjelljen e gruas së varfër që hiqej se është “markezë”. Në tualetin publik që e mbante në Paris lejonte të hynin vetëm klientët e zgjedhur.

Sipas studiuesit Klemansho, ka dy lloje themelore të snobizmit: parësor dhe dytësor. Sipas tij, snobizmi parësor është paraqitur kah viti 1850 e këndej. Kuptohet, snobizëm ka pasur edhe më parë. Pas përleshjeve të tmerrshme në periudhën e viteve 1789-1814 (Revolucioni francez) mbretërit dhe oborret e humbën rëndësinë e dikurshme. Por kultet, traditat dhe ceremonitë nuk zhduken përnjëherë. Ato vazhdojnë të veprojnë me forcën e inercisë. Përmbysje ka pasur por shprehitë e krijuara ndër shekuj nuk shuhen sakaq. Vendin e monarkut do ta zë një sistem i tërë dukurish. Në shoqëritë e lartatë shekullit XIX, autoritet i ri i kryeqendrave evropiane do të jenë koteritë e snobëve. Ato do të zhvillojnë maniret mondane, mënyrat elegante të veshjes dhe mënyrat e reja të jetesës, modën e cila në hollësi e cakton mënyrën e re të lidhjes kollares, si duhet të mbyllet apo të bëhet dekoltimi i jakës dhe i tualetit, në ç’mënyrë të zgjidhet tipi i veturës, i gjuetisë, i vardisjes, i koketimit, i flirtimit, i konversacionit nëpër sallone dhe i kavalerisë. 

Mbase deri në vitin 1914 snobët rekrutoheshin kryesisht prej oborreve. Këtë variant të snobizmit Klenshan e quajtur snobizëm parësor, përkatësisht snobizëm fillestar. Këta snobë do të jenë mondanë në pikëpamje të veshjes, të banimit, të shfrytëzimit të zbavitjeve dhe të kohës së lirë. Këta do të jenë njerëz sallonesh dhe njëherazi edhe njerëz që synojnë të depërtojnë dhe të pranohen në sallonet më ekskluzive. Prototip i këtij lloj snobizmi dhe i epokës është Sharli Svani i Marsel Prustit. Kuptohet, këta kufij dhe këto karakteristika nuk duhet marrë si absolute. Në këtë periudhë snobë ka vetëm duke filluar nga një nivel i caktuar i shoqërisë e më lartë, duke përjashtuar pjesërisht shtresat shoqërore më të larta për arsye se ata nuk mund të jenë snob ad litteram.Një prej karakteristikave thelbësore të snobizmit është imitimi. Në kuptimin social, imitimi duhet ta ketë kufirin e epërm. Me fjalë të tjera, qarqet më të larta s’kanë më kë ta imitojnë për t’u treguar më të larta se ç’janë. Përveç kësaj, shikuar edhe në aspektin etimologjik, besohet se snobi e ka marrë emrin sipas asaj se nuk ka prejardhje fisnike, d.m.th. ai është sine nobilitateapo pa fisnikëri. Sipas një versioni tjetër, emri snobvjen nga latinishtja quasi nobilis domethënë gjoja fisnikapo fisnik në dukje. 

Ka studiues të cilët snobizmin nuk e konsiderojnë si dukuri negative, por një numër i madh i studiuesve e marrin për dukuri të tillë. Sipas përkufizimit të Litresë (Littré), snobizmi është gjendje e njeriut i cili pa shije krenohet me gjëra vulgare. Sipas Larouss-it, snobizmi është pozë, afektacion i marrë, qesharak, dyfytyrësi prepotente. Në variantin e ri të së njëjtës enciklopedi thuhet se snobizmi është adhurim i çdo gjëje që është trend, d.m.th. aktual dhe me famë. Në fjalorin e Akademisë Franceze snobizmi kualifikohet si  sqimë e atyre të cilët artificialisht e kanë si model opinionin publik, të cilët i imitojnë maniret e oborreve në mënyrë që në mjedise të caktuara të jenë apo të ndjehen të jashtëzakonshëm. Sipas fjalorit të Oksfordit, snobi është person i pagdhendur, mendjemadh dhe që lëvdon veten. Në ShBA, snobi është njeri i cili kopjon me mendjemadhësi, adhuron me përulësi dhe me çdo kusht kërkon të gjendet pranë atyre për të cilët mendon se janë plasuar më mirë se ai. Sipas burimeve gjermane, snob është ai të cilit i hyn në punë vetëm pasuria dhe pozita shoqërore dhe i cili, duke e konsideruar veten se ndodhet lart , i përbuz ata që i merr për inferiorë.

Snobizmi përbëhet prej elementeve kundërthënëse. S’duhet harruar se për të qenë snob duhet të kesh edhe zotësi të caktuara si: aftësia për të imituar, eleganca dhe zgjuarsia në lëmin e teknikës, të artit dhe të letërsisë. Gjëra të caktuara, snobi i çmon pa një arsyetim të duhur. Pos kësaj, njerëzit që nuk shkojnë sipas ritualit të snobit, ai më tepër i injoron sesa i urren.     

Ndonëse ndër snobët parësorë nuk ka përfaqësues nga radhët e shtresave më të larta dhe atyre më të ulëta, kjo nuk do të thotë se aty nuk ka shtresime. Nëse aty nuk ka mbretër dhe sundimtarë, janë të afërmit dhe miqtë e tyre, këshilltarët e oborreve, mjeshtrit e ceremonive, nëpunësit dhe kurtizanet si dhe shumë krijues artistikë të cilët nëpër oborre kanë siguruar argëtim dhe zbavitje. Të gjithë këta në njëfarë mënyre janë snobë potencialë. Snobët i hasim edhe në veprat e MarselPrustit,të komediografit francez – Molier(Jean-Baptiste Poquelin, 1622-1673) ,të romancierit anglez – Thekeri (William Makepeace Thackeray, 1811-1863), të prozatorit dhe eseistit  anglez –Haksli (Aldous Huxley, 1894-1963), të shkrimtarit britanik me prejardhje hungareze-hebraike – Kestler (Artur Kestler, 1905-1983) etj.   

Artistët dhe zbavitës që kanë vepruar nëpër oborret e dikurshme nuk kanë mundur t’i shmangen ndikimit të sjelljeve dhe të manireve snobiste. Sjelljet e tilla ua kanë mbartur edhe artistëve të tjerë të cilët nuk kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me oborret. Më vonë, nëpërmjet aktorëve të teatrit, ndikimi snobist është përcjellë edhe tek artistët e filmit. Kështu sepse punëtorët e parë t filmit janë rekrutuar kryesisht prej radhëve të aktorëve të teatrit. Edhe profesioni artistik ka ndikuar në manifestimin e snobizmit. Për shembull muzikantët kanë qenë snobë në mënyrën e vet ngase është dashur të jenë veshur në mënyrë më solemne, ngase janë paraqitur në solemnitetet dhe në koncertet e oborreve në mënyrë pompoze, ndërsa karagjozët, palaçot e oborreve kanë qenë më të lirë, madje edhe me sjellje bohemi. 

Sipas Klenshanit, snobizmi i fazës së dytë, i quajtur dytësor(i prejardhur, derivat) tregon tendencën e uljes së nivelit edhe në ato shtresa shoqërore të cilat nuk kanë qenë të lidhura me oborret. Në shoqërinë moderne, ky variant i snobizmit bëhet karakteristikë e individëve që nuk i përvishen punës, madje edhe e të papunëve që paraqiten në të gjitha shtresat e shoqërisë, madje edhe në radhët e atyre shtresave ku nuk pritej të paraqiteshin. Për shembull, “aristokracia punëtore” në kuadër të klasës punëtore apo në radhët e inteligjencies së privilegjuar e që nuk ka qëndrim kritik. 

Në librin Le snobisme, PUF, Paris 1964 të Klenshanit, autori thotë se snobizmi zhvillohet në bazë të dy ligjshmërive sociologjike: 1. Mjedisi shoqëror që ka qenë në lidhje më të drejtpërdrejtë me snobizmin e hershëm infektohet më shpejtë me sjelljen snobiste; dhe 2. Mjediset shoqërore të tipit më të mbyllur, duke tentuar të shkëputen sa më tepër prej pjesëve të tjera të shoqërisë, kanë qenë më të përfshira nga sjelljet snobiste. 

Me ligjin e parë shpjegohet qartas depërtimi i snobizmit në rrethet e filmit. Ata vërtet kanë qenë larg oborreve, por nëpërmjet aktorëve të teatrit të oborreve, kanë pasur me ta lidhje historike të tërthortë. Prirja e tyre për snobizëm pjesërisht ka të bëjë edhe me traditën e trashëguar.   

            Ligji i dytë sqaron: Nëse snobizmi është dëshirë për t’u ngjitur në shoqërinë e lartëdhe në një botë të cilës nuk i përket, është e vetëkuptueshme se sa më tepër që kjo botë e re t’u kundërvihet këtyre tendencave, aq më e fuqishme do të jetë edhe dëshira për ngjitje. Për shembull, një grua snob nuk parapëlqen të hyjë në marketin ku mund të hyjë çdokush. Ajo dëshiron të hyjë në tregtizën ku me çmime të larta shiten gjëra ekskluzive për klientelën e qarqeve elitare. Kësisoj, ajo pandeh se i përket shoqërisë së lartë. Në këto mjedise të mbyllura snobizmi shfaqet edhe për shkak të smirës, lakmisë apo xhelozisë së atyre të cilët nuk mund të hyjnë në rrethin e dëshiruar. Në këto raste smira është gjenerator i snobizmit sidomos për personat apo për grupet tepër ambiciozë dhe që nuk mbajnë qëndrime kritike. Ndërkaq, ata që u përkasin grupimeve, shtresave, salloneve, klubeve ekskluzive gjithnjë më tepër i ashpërsojnë kriteret dhe kushtet e hyrjes për personat që bëjnë çmos për të hyrë në rrethin e tyre. Por duhet shtuar se ka studiues që thonë se në planin e kulturës dhe të artit, snobizmi përmban elemente kreativitet. Me këtë rast bëhet zgjedhja e vlerave kulturore dhe artistike në bazë të të cilave mund të bëhesh snob – përdorimi i gjuhës së zgjedhur, disi të stilizuar, posedimi i galerive private të pikturave apo i koleksioneve të tjera artistike, përkatësisht i rariteteve. Edhe këtu ashpërsohen kushtet e eksploatimit të vlerave kulturore dhe artistike. Për shembull, për t’i siguruar vetes një pozitë të privilegjuar, snobët të cilët materialisht qëndrojnë mirë, zgjedhin për vete lloje të tilla të vlerave kulturore që për të tjerët janë të paarritshme – vetura të markave të shtrenjta, pushime verore apo dimërore luksoze, lojëra sportive “të veçanta” siç janë tenisi, golfi, lundrimi me jaht nëpër dete të panjohura, posedimi i aeroplanëve privatë, themelimi i klubeve ekskluzive, xhirimi i filmave privatë dhe shfaqja e tyre në seanca të veçanta dhe intime, organizimi i takimeve letrare, kritike, muzikore, organizimi i ballove, i vallëzimeve dhe i formave të caktuara të “jetës së ëmbël”. Veprime këto, ekscentrike. 

Në rrethana të caktuara, ka snobë që e dërgojnë fëmijën në kursin e pianos, edhe pse fëmija i tij s’tregon dot interesim për muzikë. Snobi e zgjedh edhe shkollën e fëmijës së vet. E dërgon në shkolla apo në universitete private, edhe pse ato kanë cilësi të diskutueshme. Vetëm e vetëm, ta ndajë prej fëmijëve të shtresës së ulët. Ka snob që ulet me dikë në restorant, p.sh. me familjen dhe i fotografon pijet dhe picat mbi tryezë. Sakaq i publikon diku. Kjo kategori individësh s’ka kurrfarë njohurish në fushën e artit, të letërsisë, të filozofisë, të etikës. rrjedhimisht, janë pa kulturë. Zot i tyre është materialja.        

Madje edhe sisteme të caktuara në shërbimet ushtarake konsiderohen privilegji apo bujari. Dikur në feudalizëm privilegji për fisnikët ka qenë shërbimi në kalorësi, kurse në kohën e re – në njësitë ushtarake ajrore, në marinën ushtarake, në njësitet parashutiste, në njësitet e motorizuara. 

Si rrjedhojë e kushteve sociale të përshtatshme, snobizmi ka depërtuar në të gjitha nivelet e shoqërisë bashkëkohore, sidomos në ato shoqëri apo grupe shoqërore sisteme i vleravetë të cilave është i çrregulluar. Pas rënies së murit të Berlinit, në Ballkan dhe në vendet e Evropës Lindore ndodhën ndërrime të sisteme politike. Tronditje pësuan edhe sistemet e vlerave. Vendet e tilla hyrën në fazën e transicionit. Sistemet e vlerave të shumë vendeve të rajoneve të sipërthëna ende nuk janë stabilizuar. Si rrjedhojë, snobizmi lulëzon si kurrë më parë. Çdo revolucion kulturor, si pjesë përbërëse e revolucioneve shoqërore, ndërlidhet me ndryshimet përkatëse në sistemin e vlerave: me afirmimin e vlerave të reja, më të larta dhe me nxjerrjen në plan të dytë të vlerave që për nga rangu janë më poshtë. Në Evropë, sistemi konservator, reaksionar dhe johuman i vlerave zëvendësohej me sistem të ri vlerash. 

Nga pikëpamja sociale dhe morale, paradoksi i snobizmit qëndron në faktin se rrënimi i sistemit të vlerave, për snobin realizohet asisoj që ai u jep përparësi atyre vlerave të cilat për nga rangu janë nën vlerat shoqërore përgjithësisht të pranuara. snobi nuk ia del të gjejë veten në procesin e vlerësimit, ndaj vlerat i rangon mbrapsht, duke u dhënë epërsi vlerave më pak të rëndësishme. Në këtë mënyrë, ai i zhvlerëson vlerat kulturore dhe artistike autentike. 

Snobizmi vërehet edhe në organizimin e dasmave, të ceremonive fetare apo në takimet politike të pushtetarëve. Jo çdo sallon dasme konsiderohet prestigjioz, jo çdo grup muzikor që do të performojë në dasmë është me renome, jo çdo veshje e klientelës të bën të biesh në sy, jo çdo meny është për t’u mbajtur në mend. Gruaja snob në dasmë ndërron veshjen dy deri tri herë. Dasmori snob e zgjedh edhe klientelën. Ai fton në dasmë edhe ata me të cilët s’i lidh gjë. Vetëm e vetëm, të jenë dikush – sipas tij. Snobi materialisht i fortë fton në dasmë numër sa më të madh mysafirësh. E njëjta ndodh edhe në shumë ceremoni fetare. Në qarqet politike, poltronët janë edhe snobë. Ata me çdo kusht duan të jenë sa më afër pushtetarëve dhe vendimmarrësve. Për ta arritur qëllimin, shtyhen edhe me bërryla. 

Këtu s’duhet ngatërruar sjelljet dhe veprimet specifike të femrave të angazhuara nëpër subjekte politike. Ato u vardisen pushtetarëve dhe vendimmarrësve për t’i joshur. Qëllimi i tyre është që “moralin” e vet ta këmbejnë për favoret apo për privilegjet që mund t’i përfitojnë prej pushtetarëve – punësimi, ndërrimi i vendit të punës, ngritja në pozitë më të lartë, përfitimet materiale, krijimi i karrierës.

Snobizëm ka edhe te personi me psikologji provinciale. Ka raste kur provinciali merret me tema të mëdha, siç është kauza kombëtare. Me fjalë të tjera, provinciali merret me nacionalizëm që të tregohet më superior se bashkëqytetari i vet, ndonëse për këtë punë është i papërgatitur.                  

Sido që t’i realizojë ambiciet e veta snobiste, snobi në thelb është qenie margjinale, ndërsa nga aspekti i kritereve morale dhe i kriterit të vlerave – qenie e çorientuar. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Xhelal Zenjeli-Snobizmi

HARADINAJ: Territori i Kosoves 100%, TAKSA 100 %…

August 2, 2019 by dgreca

00% KOSOVË/
Të dashur qytetarë, /
Ne guxojmë të krijojmë. Gjatë kësaj periudhe qeverisëse, këto janë vetëm disa nga vendimet madhore që janë realizuar.
1. Ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të vendit
2. Taksa 100% ndaj produkteve serbe
3. Ligji për Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, shërbimi në Ushtri, FSK
4. Shmangia e kolapsit energjetik që në ditët e para të Qeverisjes
5. Statuti i Trepçës, bordi, xhirollogaritë, Trepça 100% Kosovë
6. Zonat ekonomike në Komuna
7. Ligji për Investime Strategjike
8. Ligji i Pagave
9. Ligji i Prishtinës
10. Përmbushja e kritereve për Liberalizimin e vizave
11. Buxheti më i madh në historinë e Kosovës për vitin 2019, në vlerë prej 2.3 miliard euro
12. Kosst-i i pavarësuar
13. Njohja e statusit te viktimave te dhunës seksuale gjate luftës
14. Ligji i Statusit të Punëtorëve Arsimorë për vitet e ‘90-ta
15. Rikthimi i Pallatit të Rinisë Komunës se Prishtinës
16. Lirimi nga tatimet në import të pajisjeve të teknologjisë informative me tatim zero doganor dhe lirimet nga taksat doganore për lëndë të parë për prodhuesit vendorë
17. Zgjidhja e statusit te zjarrfikësve dhe nivelizimi i koeficienteve
18. Zona e Veçante Ekonomike Amerikane ne Gjakove dhe Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman ne Prizren
19. Aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dy dekadëshe
20. Vendimi për kompensimin e orëve shtese për punën jashtë orarit te zyrtareve policore
21. Fuqizimi i sistemit te drejtësisë përmes: rritjes se pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, miratimi i pakos se ligjeve te Agjendës se Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë
22. Ligji për ndalimin e lojërave te fatit
23. Shpëtimi i Telekomit nga kontratat e dëmshme
24. Kthimi i pronave për nevojat e Komunave të Kosovës

Filed Under: Analiza Tagged With: 100 %-Territori-Taksa

PRESIDENTI THAÇI NUK MUND TE EMROJE KRYEMINISTER PA ZGJEDHJE

August 2, 2019 by dgreca

Nga Fadil MALOKU/

Nga Fadil MALOKU/ Në kohën kur të gjitha partitë politike po kërkojnë zgjedhje, e madje pozitë e opozitë, po përgatiten për këtë fakt e këtë akt që dosido e matë “peshën specifike” të secilit akter politik. Presidenti Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare edhe zyrtarisht i drejtohet me një “fletërrufe” koalicionit PAN që të propozojnë një kandidat të ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës!?

Por, cilat janë absurditetet e kësaj “fletërrufeje” më të re presidenciale?
1. Institucioni i Presidencës me kushtetutën aktuale kosovare është më shumë në rolin e një “kryeplaku” qē ekzekuton koncenzuset potenciale partiake (para)post elektorale, se sa të një “prokurori” që kurorëzon që në rastin e koalicionit PAN, pas dorëheqëjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, lëre që s’i ka mbetur më asnjë shpresë e koalicionimit të mëtejmë, por s’i ka mbetur as edhe një dromcë e “bashkëjetesës” së mëtejme as sociale e lëre më politike.2. Tjetër, shihet qartësisht dhe pa ekuivoke, që i njëjti me “fletërrufenë” e lëshuar ka për qëllim vetëm blerjen e kohës (por, tashmë jo për gjithë “lokomotivën elektorale të PAN-it” për PDK-n, e cila pas tri mandateve nën udhëheqjen e Kosovës është shpenzuar e lodhur aq shumë sa që lirshëm mund të kualifikohet edhe si krizë elektorale. Kjo i bie që presidenti me eufemizëm na del si një “avokat” tejet i dobët, që më shumë do e dëmtojë se sa ndihmojë, këtë subjekt politik në zgjedhjet në horizont.3. Presidenti Thaçi, gjithashtu me këtë “fletërrufe”, padyshim të vonuar dhe të dëmshme për PDK-n, duke dëshmuar lojalitet dhe aspak racionalitet politik, shkelë me të ”katër këmbët” Marrëveshjen Koalicionale të PAN-it për vazhdimin e mëtejmë të qeverisjes politike me vendin. Sepse dorëheqëja e kryeministrit Haradinaj, ishte përveç befasisë së hidhur (sidomos për presidentin dhe shefat e subjekteve tjera, mbi të cilat zakonisht PDK-ja diktonte si kohën ashtu momentin e rrëzimeve të qeverive), ishte edhe një “diktat” tjetërfare për ta diskredituar e kompromituar sa më shumë në sytë e publikut, “boss-in” e dredhive dhe manipulimeve të gjitha prapaskenave makiaveliste, të pasluftës…!

Filed Under: Analiza Tagged With: Hashim Thaçi- Zgjedhjet e Kosoves

Mitsotakis, fytyra e re e të vjetrës

August 2, 2019 by dgreca

Nga Rafael Floqi /

-Një analizë e raporteve aktuale shqiptaro –greke/

Greqia nuk do të bëhet barrierë në premisën e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kështu citohet të jetë shprehur një burim i afërt me kryeministrin grek të porsazgjedhur, Kyriakos Mitsotakis, për të përditshmen greke “Kathimerini”. Por prapa kësaj deklarate fshihen synime të fshehta me kërkesa për zgjerimin e zonës së minoritetit, deri në parametrat e kërkesave 100- vjeçare mbi Epirin e Veriut. Pse?

Megjithatë, edhe pse burime jozyrtare nga Kryeministria greke parathonë se nuk do të ketë veto për dy shtetet fqinje, që deri tani zotërojnë vetëm statusin e vendit kandidat në BE, ato saktësojnë se Athina zyrtare do të vendosë disa kushte, në këmbim të dhënies së “dritës së gjelbër” për ecurinë e rrugëtimit të tyre evropian. 

“Greqia nuk do t’i thotë jo askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj”, është shprehur burimi.

Sikurse është bërë e ditur edhe nga ish-kryeministri Alexis Tsipras, Athina pritet të kërkojë nga Shqipëria mbrojtje më të mirë së të drejtave të pakicave etnike greke në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare. Ndërsa, nga Shkupi do të kërkojë zbatim të rreptë të Marrëveshjes së Prespës. Ndërkohë, në muajin tetor, 27 vendet anëtare të Unionit, të përfaqësuara nga krerët e shteteve dhe të qeverive në Këshillin Evropian do të vendosin për çeljen ose jo të negociatave me dy shtetet ballkanike.

Por cili është kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe a do të përmirësohen apo përkeqësohen marrëdhëniet në mes të dy vendeve tona? 

Ai konsiderohet “Princi trashëgimtar i familjeve helene” (sipas fjalëve të vetw Alexis Tsipras), i cili mori së fundi në dorë fatet e Greqisë. “Kemi qenë të parët në BE që kemi eksperimentuar populizmin, do të jemi të parët që do ta çojmë në shtëpi”, pat deklamuar mandrën e tij  Kyriakos Mitsotakis, udhëheqësi 51-vjeçar i Nea Demokratia, fituese e zgjedhjeve të fundit greke. Megjithatë, rrënjët kanë shumë rëndësi në familjen Mitsotakis. Në tryezën e zyrës së tij – në krah të një luani prej pelushi dhe një modeli të anijes “së pamposhtur” – ai mban një fotografi të babait, Konstantinos, ashtu sikurse atë të xhaxhait të të atit, ish kryeministrit grek, Eleftherios Venizelos. 

Shikoni pra si përsëritet historia greke. A do të jetë kjo përsëritje tragjedi apo farsë, kjo mbetet për t’u parë.

Eleftherios Venizelos ishte babai i teorisë se Epirit te Veriut, një histori me vrasje dhe gjenocid ndaj popullsisë së Shqipërisë Jugore, qe nuk duhet te harrohet. Ka dy parakushte në bisedimet me Greqinë.

Të kërkohet barazi e plotë në kërkesat. Të mos njihet as lëvizen zonat minoritare, pa njohur Greqia si minoritet Çamërinë apo dhe arvanitasit si minoritet gjuhësor, dhe së dyti, zgjidhja e mosmarrëveshjeve të mos fillojë vetëm pas Luftës të Dytë Botërore , por aty ku e ka zanafillën qysh në kohën e Luftërave Ballkanike, më 1913-1914. Natyrisht , diplomacia është arti i të mundshmes.  Por premisat duhet të parashtrohen, pasi duhet të mos veprohet si në rastin e bisedimeve mes dy ish ministrave: Bushati dhe Kotzias, ku zgjidhja e çështjeve, në mes të dy vendeve që përcaktuar, fillonte vetëm pas Luftës së Dytë Botërore. 

Vitin e kaluar tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas bisedimeve për çështjen e detit ne dhjetor, vazhduan të rriten pas sulmit të një minoritari grek, të vrarë në një konfrontim me policinë në Shqipëri dhe kur qeveria Greke dhe rivalja kryesore Demokracia e Re, sulmuan edhe kompensimet e pronave në Himarë që duheshin për modernizimin e infrastrukturës.

Atëherë, kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili kishte mbështetur policinë në incidentin që çoi në vdekjen e Konstantinos Kacifas, kishte planifikuar ta takonte kryetarin grek dhe drejtuesin e majtë radikal të SYRIZA-s, Alexis Tsipras, në një përpjekje për të qetësuar marrëdhëniet e zymta, Por pronat e konfiskuara u shitën me shpejtësi, pjesërisht për të ndihmuar zhvillimin e turizmit në zonë, duke mërzitur Ministrinë e Jashtme Greke – që pas dorëheqjen e Nikos Kotzias, u drejtua teknikisht nga Tsipras – i cili tha se konfiskimet ishin një shkelje e Konventës Evropiane së të drejtave e njeriut dhe se kishte pasur vendime të mëparshme gjyqësore.

 “Si vendimi ashtu edhe projektligji i propozuar përkatës janë një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pronësisë së pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Veprime të tilla nuk janë në përputhje me aspiratat e deklaruara evropiane të Shqipërisë dhe janë në kundërshtim me detyrimet e saj përkatëse, “ishte përgjigja e palës greke asokohe. Kjo gjë u rimor njësoj edhe nga qeveria e re. 

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë të heqë dorë nga ky vendim dhe të rishqyrtojë ligjin,( sikur Ligji është vetëm për minoritarët)  duke siguruar që veprimet e pronësisë t’u jepen menjëherë të gjithë pronarëve të ligjshëm pa përjashtim,” shtoi ai. Shefi i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis gjithashtu dënoi veprimin e Shqipërisë dhe tha se ai i kishte dërguar një letër shefit të Komisionit Evropian, përgjegjës për zgjerimin dhe hapjen e bisedimeve të pranimit, Johannes Hahn, për të protestuar kundër vendimit “Vendimi përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të njeriut të minoritetit kombëtar grek dhe kundërshton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut,” tha Mitsotakis.

Mitsotakis pat deklaruar se “vendimi i fundit i qeverisë shqiptare … hap në dyshim të drejtat e pakicës Greke . ” Mitsotakis tha se dëshiron të dërgojë një “mesazh të qartë për qeverinë shqiptare”, nga Fshati Serres afër kufirit, duke theksuar se “nuk është e mundur të fillohet procesi i pranimit të Shqipërisë në BE kur nuk ka absolutisht respekt për të drejtat e pakicës etnike Greke,” dhe përfundoi duke thënë se “kjo nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me Greqinë, ajo ka të bëjë me Evropë e, ka të bëjë me legjislacionin evropian, ka të bëjë me sundimin e ligjit evropian. “

Mitsotakis tha se Shqipëria duhet të respektonte të drejtat e tyre të pronës dhe të shfuqizojë të ashtuquajturat “zona të pakicave”, për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me Greqinë dhe të përparojë në hapjen e bisedimeve të pranimit me BE. Shqipëria njeh si Grekë Etnikë ata që jetojnë në “zonat e minoriteteve” të përcaktuara në jug të vendit, por shumica banojnë jashtë këtyre zonave. Nëse Greqia nuk pranon asnjë lloj minoriteti ne vendin e saj as nga shqiptarët e lashte etnikë, Arvanitasit së cilëve kërkojnë t’u mohojnë dhe gjuhën dhe kontributin e dhëne për pavarësinë e Greqisë, dhe as për popullsitë rreth kKufirit, Çamërinë dhe zonat e tjera rreth Konicës, Kosturit apo Janinës.

Koncepti i ri i qeverisë greke, i zgjerimit të zonave të minoritetit është një përdorim me terma te tjera te konceptit te Epirit te Veriut. Një ndarje Historiko- gjeografike dhe politike e Epirit ka qenë – Epir i Vjetër dhe Epir i Ri. Ndarja dhe përcaktimi i Epirit, në Epir të Veriut, dhe për rrjedhojë edhe në Epir të Jugut nuk ka për rrjedhojë asnjë vërtetësi historike.

Ka afro 100 vjet që politika greke ka filluar dhe vazhdon edhe sot propagandimin e kuptimit, apo të përfytyrimit të Epir i Veriut (Vorio Epir) dhe të pretendimeve territoriale për të. Propaganda tepër intensive e deri e pasaktë, gjithkund përfshin masivisht mediat dhe sferat politike dhe ka bërë që kuptimi “Epir i Veriut” të përvetësohet dhe të përdoret sot edhe nga zyra të ndryshme Evropiane e të tjera. Por ai përdoret në kuptimin e vet jo të vërtetë; ai trajtohet si një dukuri që ekziston, që përbën shqetësim dhe që kërkon një farë trajtimi dhe zgjidhjeje pa u thelluar në vërtetësinë historike.

Fakti qe sikurse njoftonte ish ministri Bushati asokohe “Këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjerë, e shtrirë në kohë në 70 vjet histori. Mund t’ju them që edhe në Korçë kemi bërë progres të qenësishëm. Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve.

Këto bisedime siç u konceptuan se zgjidhën dhe s’kishte si ta zgjidhte çështjen, pasi ato nuk u nisën me premisën e pranimit nga ana e Greqisë, të genocidit te ushtrisë greke, krimeve të planifikuara antinjerëzore, të kryera në ato vite nga ushtria e rregullt e shtetit grek, qe kulmoi me faktin e gjenocidit të ushtruar në Panarit të Korçës apo në Kodër Tepelenë, ky i fundit i dëshmuar dhe nga Komisioni i Verifikimit të Kufijve.  se në mes të 375 personave të masakruar nga data 2 deri në 10 Korrik të vitit 1914 në fshatin Panarit të Korçës. 

Harresa, pa dija ndoshta edhe qëndrimin antikombëtar dhe antinjerëzor të vetë shtetit shqiptar dhe të gjitha qeverive të tij të mëparshme qysh nga kryerja e Genocidit Grek dhe deri më sot, nuk kane ndihmuar por vetëm se kane renduar keqkuptimet apo raportet mes dy vendeve . Megjithëse ka kaluar më shumë se një shekull, jo vetëm që nuk e kanë denoncuar në organizmat ndërkombëtare Genocidin e Shtetit Grek, jo vetëm që nuk e kanë pasqyruar saktësisht në Historinë e Shqipërisë, jo vetëm që nuk kanë një statistikë të saktë ose të përafërt të popullsisë të masakruar nga ushtria greke në fshatrat dhe qytetet ku është kryer ky genocid, jo vetëm që nuk kanë një datë përkujtimore, një vend për të vendosur lule, për të ndezur një qiri e për t’i qarë, mungojnë varret dhe gurët e varreve në tokën tonë plot gurë e kështu s’ka shenjë respekti për shpirtrat e të pareve tanë të masakruar. Shkruante ne një shkrim të disa kohëve më parë drejtori i ALBTVUSA,  Gani Vila.

Është fatkeqësi qe një legjende e qarqeve greke te kohës se shqiptaret ortodokse sulmuan myslimanët shqiptare, të mbahet edhe sot si alibi, kur ka dokumente historike që dëshmojnë të kundërtën që të gjitha këto masakra ne kufirin tonë jugor kanë qenë një plan genocidi dhe të kryer nga ushtria e rregullt greke. Mbi popullsinë civile , me vrasje, përdhunime e dëbime.

Në dokumentin 536, sipas librit ” I Documenti diplomatici italiani / Ministero degli affari esteri, Commissione per la pubblicazione dei documenti diplomatici ser.4:v.12 ,1914  në faqe 338, Në telegramin dërguar nga ministri italian në Durrës, Aliotti, ministrit të Jashtëm Italian, Sangiuliano, 25 korrik 1914 (për 27)  dhe dërguar më 30 korrik për dijeni ambasadorëve italianë në Stamboll, Paris, Londër, Petersburg, Vjenë, dhe ministrave në Athinë dhe Bukuresht, shkruhet:  “Gjatë avancimit grek dhe në përplasjeve mes bandave që ndodhën midis fundit të Marsit, Prillit dhe Majit, u kapën disa të burgosur grekë, të cilët më në fund pasi u morën të burgosur u transportuan, më në fund javën e kaluar në Durrës. Këta pasi u intervistuan siç thuhet, të gjithë pranuan  se u përkisnin trupave të rregullta greke, dhe se ishin detyruar nga oficerët e tyre të shkonin për të luftuar në Shqipëri.

Kjo hedh poshtë plotësisht pretendimin grek se ata janë dezertorë vullnetarë. Unë po ju dërgoj një kopje të raportit të depozitimit të bërë nga delegati shqiptar i kontrollit dhe një oficer holandez me postë. Në sulmet e fundit, te cilat u zhvilluan në korrik, nuk ishte e mundur, duke pasur parasysh tërheqjen katastrofike, të hetoheshin të burgosurit e tjerë, por kushtet e ofensivës dhe pjesëmarrjes greke janë identike, gjë që konfirmojnë dëshmitë e gjithë njerëzve që kthehen nga Shqipëria e Jugut.”

 Ideja është se Greqia sot po përdor po të njëjtat mënyra. Vetëm ka ndërruar emërtimet duke kërkuar njohje si zona minoriteti edhe të Korçës, Kukësit, e Tiranës pasi aty mund te ketë banuar ndonjë minoritar. Këtu e kishte burimin edhe teza e vet deklarimit të kombësisë të popullsisë te hedhur gjate regjistrimit të popullsisë. Pa barazi te kërkesave, grekët do te vazhdojnë të mohojnë çështjen çame dhe do ti njohin popullsinë çame vetëm si kolaboracionist të Nazistëve.   Nëse do t’i themi me fakte Micotaqisit të ri se ishte xhaxhai i tij qe inicioi gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare qysh me 1913. Ne do te kemi gurë të fortë diplomatikë në dorë dhe elemente historike për të sqaruar se nuk mund të ketë kushtëzime alogjike dhe historike ne raportet mes dy vendeve.  

Pasi deri në vitet 1912-1913, me ndarjen e Ballkanit sipas linjave që vendosi Kongresi i Berlinit më 1878, termat apo kuptimet Epir i Veriut (Vorio Epir, Northern Epirus) dhe vorioepirotë (Vorioepirotes), siç i quajnë grekët sot popullsinë që jeton atje, nuk janë përmendur absolutisht në asnjë dokument. Kjo pasqyron një të vërtetë, sepse termi Vorio Epir nuk përfaqëson ndonjë kuptim gjeografik të Epirit si territor. Për arritjen e këtij synimi u krijua, u përdor dhe vazhdon të përdoret pasaktësish përfytyrimi i ashtuquajtur “Vorio Epir” edhe sot dhe pse e maskuar me termin zgjerim i zonave te minoritetit dhe mbjellje të eshtrave te ushtarëve grekë të Luftës së Dytë Botërore dhe aty ku nuk ka pasur asnjë këmbë greku. Kjo ka qenë baza e politikës greke gjatë shekujve XIX dhe XX në marrëdhëniet ndërkombëtare. Fatkeqësisht, ajo edhe sot duket se mbizotëron drejtimin e politikës greke ndaj Shqipërisë, pavarësisht se me çfarë velloje dhe etiketimi përpiqet të mbulohet. Natyrisht qe tema me rëndësi historike mes dy vendeve, si ligji i luftës, pakti detar, por dhe çështje të aktualitetit për t’i dhënë zgjidhje problematikeve të emigranteve tanë që jetojnë në Greqi, siç është çështja e lejeve të drejtimit apo e pensioneve. Në paketë, palët kanë konfirmuar që është dhe trajtimi i çështjes së pronave të shqiptarëve dhe, siç kishte paralajmëruar ministri i Jashtëm, edhe çështja çame qe hidhet poshtë on block nga grekët.

Tirana ka dhënë sinjalet e para pas takimit të Kretës, duke rihapur çështjen e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke. Pak javë më parë, qeveria mori vendimin për ndërtimin e varrezës së dytë në Bularat, pas asaj të ngritur në Këlcyrë vite me parë, si pjesë e një marrëveshjeje mes dy qeverive, të firmosur në vitin 2009. 

Këtë javë Komisioni shqiptaro-grek i ngritur për kërkimin e eshtrave të të rënëve, ka punuar për gati një vit në luginën e Sajmolës. Gërmimet nxorën në dritë eshtrat e rreth 670 ushtarëve të rënë 78 vite më parë gjatë luftës italo-greke. Rivarrimi i tyre ka nisur në fillim të verës në Bularat dhe është shoqëruar me debate dhe kundërshti në të dy vendet. Më parë shoqata e familjarëve të të rënëve i akuzoi komisionet se i kanë kryer ceremonitë në fshehtësi. Në të gjitha ceremonitë numri i familjarëve ishte minimal edhe për faktin se pothuajse të gjithë rezultojnë pa identitet. Numri i ushtarëve të varrosur pranë Manastirit të Shën Nikollës në Këlcyrë pas ceremonisë se te enjtes shkon në rreth 900

Në prag të Krishtlindjes së shkuar, Presidenti Ilir Meta si shenjë tensionimi, i dha nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare, Janullatos, një vendim i cili u prit me entuziazëm në Athinë. Por këto ditë kryeministri Kyriakos Mitsotakis u zotua të mbështesë kryepeshkopin Anastasios të Shqipërisë gjatë një takimi në Athinë të enjten. Anastasi kërkoi ndihmën e qeverisë për trajtimin e sfidave me të cilat përballet Kisha Ortodokse e Shqipërisë. Çfarë lidhje ka kryeministri grek me kishën ortodokse autoqefale shqiptare. Lidhjen le ta gjejë hirësia e tij, i cili, nëse do të japë kontribut në marrëdhëniet shqiptaro- greke le të bëjë më mirë një lutje edhe për shqiptarët e vrarë më 1913 nga andartët greke për ta merituar me gjithë mend shtetësinë shqiptare.  

Ka pasur edhe qëndrime racionale nga historiografia Greke, e kohëve të fundit e rëndësishme dhe mjaft e balancuar kontributet mund të citohen nga studiuesit, studimet e të cilëve dhe publiku ndërhyrjet synojnë zbutjen e forcave përçarëse të nacionalizmit në Ballkan. Një lloj i tillë i historiografisë nxjerr në pah çështjet në lidhje me pakicat, mban teza që shpesh konsiderohen si kozmopolite. 

Për shembull, Kallivretakis ka realizuar historinë më të hershme tregimi i gjeografisë dhe demografisë së pas-socialistit të Shqipërisë periudha (1995), në të cilën ai shikon çështjet me gjakun e ftohtë të një shkencëtar i shkëputur. Politik, pragmatik dhe, me raste, vet-interesuar, adaptime të identifikimeve etnike në post-socialist Shqipëria është studiuar nga Lambros Baltsiotis (2003) përmes prizmi i shoqërive në tranzicion. Baltsiotis (2003) gjurmon një numër e argumenteve politike dhe ideologemeve të ngritura nga Greqia dhe Shqipëria në një mënyrë historike. Duke vepruar kështu, ai përshkruan proceset me të cilin bën thirrje për një “komb të përbashkët grek-shqiptar” të shndërruar në ndërtimi i nocionit politik të Vorio-Epirit (Baltsiotis 2003, 45-53); instrumentalizimi i gjuhës për të mbështetur politikën pretendimet mbi një rajon të vetëm gjeografik (Epir) nga të dy shtetet (vep. cit. 54-61); çështje të përcaktimit historik të pakicës greke (cit. 61-84); çështje që lidhen me identifikimet komplekse të përfshirjes të krishterëve ortodoksë shqiptarë dhe vllahëve (op. Cit. 84-110). Tsitselikis dhe Christopoulos (2003) punojnë për “paqartësitë” historike e pakicës Greke në Shqipëri që konsiderohet si “e vërteta kombëtare.  

Fjala “genocid” u krijua për herë të parë nga avokati polak Raphäel Lemkin në vitin 1944 në librin e tij “Rregullimi i Boshtit në Evropën e okupuar”. Ai përbëhet nga tema greke me prefiksin, genosqë do të thotë racë ose fis, dhe prapashtesën latine cide, që do të thotë vrasje. Gjenocidi u njoh për herë të parë si një krim në bazë të ligjit ndërkombëtar në 1946 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (A / RES / 96-I). Ai i kodifikua si një krim i pavarur në Konventën e vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (Konventa e Gjenocidit). Konventa është ratifikuar nga 149 shtete (që nga janari 2018). Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka thënë vazhdimisht se Konventa mishëron parime që janë pjesë e ligjit të përgjithshëm ndërkombëtar.

“Gjenocidi nuk është thjesht një çmenduri vrasëse; është, më thellësisht, një politikë që premton një utopi përtej politikës – një popull, një tokë, një e vërtetë, fundi i ndryshimit. Meqenëse genocidi është një formë e utopisë politike, ai mbetet një tundim i qëndrueshëm në çdo shoqëri multietnike dhe multikulturore në krizë”, shkruante shkrimtari dhe studiuesi Kandez Michael Ignatieff. Ndaj.duke e mbyllur pohoj se nuk mund te ketë paqe dhe zgjidhje përfundimtare mes dy qeverive te dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, pasi popujt e kanë zgjidhur atë, prej kohësh me gjithë racizmin patologjik  grek. Të gërmosh, të pohosh, të gjesh e të deklarosh të vërtetën, edhe pse ka kaluar një shekull, i shërben paqes. Pasi genocidi edhe sipas OKB-së, është një krim i pa parashkrueshëm para ligjit ndërkombëtar dhe historisë dhe Zotit.

Filed Under: Opinion Tagged With: Rafael Floqi-Mitsotakis-Fytyra e re- e se vjetres

LDK-ja ME LIDER TE RI?

August 2, 2019 by dgreca

Nga Tony BIslimi/
Vetem pak ditë na ndajnë nga kuvendi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe ajo që pritet të ndodhë në këtë kuvend nuk është me rendësi vetëm për LDK-në, por edhe për Kosovën dhe ecjen politike të vendit tonë. 
Sic dihet, ky kuvend do të zgjedhë edhe liderin e ri të LDK-së, i cili do të bartë mbi supe barrën e kthimit të shpresës politike tek Kosovarët. Lideri i ri i LDK-së do të bartë edhe përgjegjësinë për kurorëzimin e përkrahjes publike në rritje ndaj LDK-së me votë për të dhe për krijimin e qeverisë së re të vendit nën udhëheqjen e LDK-së. 
E sfidat që e presin vendin në të ardhmen nuk janë aspak të vogla. Kjo do të thotë, njëkohësisht, se sfidat që e presin liderin e ri të LDK-së, janë po ashtu kogja serioze. 
LDK si parti institucionaliste dhe me një histori vlerash politike që kanë dëshmuar pjekuri dhe emancipim politik në vazhdimësi, bartë me vete edhe trashëgëminë e kulturës politike dhe veprimit politik të Presidentit Historik të Kosovës dhe liderit historik të vet LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova. 
Andaj, kuvendarët e LDK-së që do të përcaktojnë liderin e ri të partisë, njëkohësisht, përmes tij do t’i japin kahje edhe politikës së vendit për të ardhmen e afërtë. Barra që bije mbi ta nuk është e lehtë. Delegatët duhet të shohin kuvendin zgjedhor në fjalë përmes prizmës së bagazhit politik e kombëtar që bartë LDK si subjekt politik por edhe përmes vizionit që duhet të ketë lideri i ri ashtu që LDK të luaj rolin e vet vendimtar për të ardhmen e vendit. 
Në këtë kontekst, janë përfolur e përfolen edhe sot, disa emra për personin që do duhej të merrte timonin e LDK-së. Secili prej tyre është meritorë në një mënyrë ose mënyrën tjetër të vlerësimit. Por, ka një që më së miri përmbushë dëshmueshëm atributet që lideri i ri i LDK-së duhet të ketë, në kuadër të përgjegjësive që e presin dhe viz-a-vi bagazhit politik të vet LDK-së. 
Tani që jemi në dekadën e dytë të pavarësisë së Kosovës dhe të shkuarjes në amshim të Presidentit Rugova, filozofia politike e LDK-së gjendet në një stad të zhvillimit të brendshëm që kërkon pragmatizëm politik modern të bazuar në rugovizëm. Shumë flasin për rugovizmin, por pak e kuptojnë atë, e edhe më pak dijnë ta implementojnë atë si teori politike në veprimet e tyre ose të paktën në mendimet e tyre politike. Pragmatizmi politik modern i bazuar në rugovizëm që i duhet sot LDK-së por edhe Kosovës është asgjë më shumë se post-rugovizëm. Post-rugovizmi, pos që bazohet në rugovizëm, merr për sipër edhe vlerat e dëshmuara lideriste, ndërlidhjen e gjeneratave, kulturën politike paqëdashëse, dhe kështu shpije përpara jo vetëm LDK-në por edhe politikën kosovare në përgjithësi. Andaj, ky emancipim politik i bije hise liderit të ri të LDK-së.
Pra, del që lideri i ri i LDK-së, pos që duhet të jetë një rugovist në aspektin e veprimit politik, ai po ashtu duhet të jetë një vizionar post-rugovist në aspektin e ndërtimit të lidershipit të ri të partisë; dikush që bartë përvoja të drejtëpërdrejta në pozita udhëheqëse të politikbërjes të besuara nga vet Presidenti Rugova; dikush që në bashkëpunim me Presidentin Rugova ka ndërtuar miqësi dhe rrjet përkrahës për vendin nëpër botë (vecanërisht në SHBA e Evropë); dikush që mbi supe ka bartë përgjegjësi jo të lehta të negociimit për cështje kyce të statusit të Kosovës; dikush që nga përvoja politike ka mësuar më së miri se si kthehet simpatia politike e masës në vote masive; dikush që sa here i është nënshtruar besimit të qytetarëve, e ka fituar atë; dikush që ka rikthyer LDK-në fuqishëm në parti të pare e fituese; dikush që ka ndërtuar ura bashkëpunimi dhe i ka respektuar oponentët politik në vazhdimësi për të mirën madhore të vendit; dikush që vlerësohet lartë nga aleatët esencial të Kosovës – miqtë tanë në Washington e Bruksel; dikush që në ambicien e tij për të qenë i pari gjithëherë lë hapsirë për konsensus dhe mirëkuptim; dikush që i ka dhënë LDK-së gjithëcka që ka mundur sa herë që i është kërkuar; dikush që me LDK-në, për LDK-në, dhe në LDK e ka familjen e vërtetë politike nga e cila, për të cilën, dhe me të cilën del sigurtë fitimar! 
Lutfi Haziri e ka përvojën, kurajon, dhe vizionin që të jetë lideri i ardhshëm i LDK-së. Përvoja e tij institucionale në nivel qëndror e lokal, fitoret e tij elektorale të përherëshme në secilat zgjedhje ku ka qenë kandidat qoftë në nivel lokal apo qëndror, marrëdhëniet e tij e të shkëlqyeshme me partnerët tanë ndërkomëbtar, mirëbesimi dhe respekti ndaj kolegëve si në parti ashtu edhe më gjerë në politikën kosovare, përkushtimi i tij vetmohues për të mirën e partisë, si dhe gatishmëria e tij për të krijuar ekipin e fitoreve të reja për LDK-në, e bëjnë Lutën kandidatin më meritor për të marrë timonin e LDK-së në kuadër të vlerësimit të bazuar në prizmën e trashëgëmisë politike të LDK-së dhe atributeve post-rugoviste të elaboruara në fillim. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Tony Bislimi-LDK

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT