• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2019

DIASPORA- VOTIM PER ZGJEDHJET NE KOSOVE

September 3, 2019 by dgreca

Njoftim për zgjedhjet në Kosovë/

Në Kosovë do të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare më 6 tetor 2019. Personat me të drejtë vote mund të regjistrohen për të votuar me postë mes 30 gushtit e 10 shtatorit 2019.

Mund të regjistrohen:

  • shetasit e Kosovës
  • personat që kanë lindë në Kosovë
  • personat që kanë prind të lindur në Kosovë
  • personat që kanë prind me shtetësi kosovare

Formularët dhe hollësitë e tjera rreth regjistrimit gjenden në këtë adresë: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka përgatitë një video që shpjegon ecurinë e aplikimit: https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/965442340472734/

Lëvizja VETËVENDOSJE! gjithashtu ka vënë në gatishmëri linjën ndihmëse përmes Viberit dhe WhatsAppit:

  • +383 45 953 181
  • +383 45 953 186
  • +383 49 223 563
  • +383 49 633 904

Në Facebook ka dhe dy faqe, mesa di, të pavarura, që i dedikohen përfshirjes së diasporës në zgjedhje:

  • Mergata Voton: https://www.facebook.com/mergatavoton2019/
  • Diaspora Voton: https://www.facebook.com/diasporavoton2017/

Filed Under: Politike Tagged With: Diaspora-Votim-Zgjedhjet ne Kosove

“A R M I K U”

September 3, 2019 by dgreca

“A  R  M  I  K U”

Tregim nga Memisha Gjonzeneli, dekoruar me medaljen Naim Frashëri i Artë/*

       Kishin kaluar shumë vite nga koha që kisha dalë nga burgu, ku vuajta dënimin si “armik i popullit”…(Isha ende vetëm 16 vjeç, kur më arrestuan…)

Një pasdite po shëtisja buzë detit. Ishte verë. Këmbët i futa në ujë për t`i freskuar dhe këpucët i kisha lënë në anë të detit. Kisha humbur tërësisht në kujtime vetjake, por papritur më pruri në jetë një klithmë zë lartë gruaje:

 -Po mbytet, ndihmë, ndihmë, më  shpëtoni djalin. Amani, ndihmë!

 -Ajo po provonte të futej vet në det ashtu siç ishte e veshur dhe tepër e alarmuar.

Ktheva kokën nga vinin klithmat dhe pashë gruan që rendte drejt detit e bërtiste me të madhe.  Në det, përpara saj, mezi  dallova një kokë  njeriu që herë zhdukej, herë dilte mbi ujë. S`mendova më gjatë, po  u lëshova me shpejtësi drejt djalit që gati po mbytej.  Ndofta ishin lëvizjet e fundit fatale të  tij. Kur u afrova, djali  u fundos sërish dhe më humbi nga shikimi. U zhyta thellë, pa vetëdije se ç`po bëja, e kërkova me sy në thellësinë e detit dhe mezi e pikasa. Atë po e tërhiqte drejt thellësive rryma detare.  Ca flluska ajri në shtim, po i dilnin  nga goja.  E kapa, pa menduar se ai mund të më merrte me vete edhe mua dhe fatmirësisht, duke përdorur tërësisht forcën dhe aftësinë time rinore dhe përvojën si skelar dhe notar i hershëm, e nxora në sipërfaqe.  Ishte një fëmijë bukurosh, rreth 15 vjeç. E tërhoqa me mundim deri në breg, ku ishin grumbulluar edhe shumë njerëz të tjerë kurjozë dhe e  ktheva  përmbys,  me kokën  poshtë. Uji filloi t’i dalë nga  goja dhe gëzimi im, që ndjeva ringjalljen, shpërtheu. Nëna e tij vazhdonte lutjet dhe bërtiste e ndërhynte gabueshëm, aqsa  s`të linte të punoje. E hipëm në një makinë dhe drejt e në spital. Sa e futem brenda, unë doja  të  ikja,  po mu lutën për ta çuar misionin deri në fund. Isha zbathur, se këpucët   i  pata  lënë  te ana e detit, dhe i  lagur, por nuk e lash pa e shoqëruar në spital, deri sa doli infermierja dhe më  tha:

-Bravo! Ke shpëtuar një jetë njeriu. Ky fëmijë ta ka borxh jetën. Ejani ta shihni:

Ishte dyllë i verdhë, por për fat, po  e merrte veten. Doktori  kërkoi të afërmit e fëmijës. Dy  qytetarë që më shoqëruan mua  i thanë se nuk e njihnin  fare, e kishin parë  që kishte  nevojë  për  ndihmë dhe e kishin ndihmuar, detyra e tyre mbaronte këtu. Ashtu bëra edhe unë dhe u nisa të ikja. 

 -Jo, -tha mjeku, -ti do të rrish këtu, deri sa të vijë ndonjë i afërm.

Pas pak u dëgjuan të bërtitura tek dera. Ishte e ëma e fëmijës, që nga nxitimi nuk e kishin marrë në makinë.  

    Ajo vazhdonte: Amani, aman, më shpëtoni  djalin, se vetëm  atë kam! -Dhe hyri  brenda, e pa që ishte katandisur në ditë të  hallit. 

-Doktor,  të lutem më  shpëto  djalin! Nuk priti përgjigje, shkoi me shpejtësi në shtratin e të birit. Ai i hapi sytë. Ajo  filloi ta  puthte dhe ta përqafonte, duke falënderuar për mrekullinë që bëri  Zoti, pastaj  u kthye nga unë, më përqafoi fort dhe më puthi në të dy faqet.

-Te faleminderit, te faleminderit! -më   thoshte pa pushim…

Unë i kërkova leje doktorit dhe u largova me shpejtësi, se mësova që babai i djalit ishte oficer sigurimi dhe mendova do ishte mirë të mos më gjente aty.  Dola jashtë, po ku do të shkoja ashtu, i lagur dhe i zbathur? Më vinte shumë  turp. E ndërsa ecja i menduar, më kaloi pranë me shpejtësi një  makinë policie. Ktheva kokën dhe e pashë. “Në këtë makinë, -mendova, -do të jetë edhe babai i fëmijës që unë i shpëtova jetën”.

Pas disa ditësh, rastësisht takova doktorin. Sa më pa, filloi të qeshte.

-Çfarë ke?  -e pyeta.

-Atë  ditë, që  ti solle fëmijën e mbytur, sa ike ti, erdhi i ati i djalit. Kur e mori  vesh që të birin e kishe shpëtuar ti, iu kthye të birit i nervozuar:

-E shikon  çfarë  na ke bërë, more  palaço? Djali  mbuloj kokën me çarçaf.

-Edhe këtë kishim mangët, të na shpëtojë “armiku i popullit”.   

-Uaaa!  -tha e shoqja e habitur dhe e trembur, -po unë e putha edhe në  faqe! 

-Si? -bërtiti ai. -Të pa njeri?

-Jo, -tha  gruaja, -vetëm  doktori.

-Epo, doktori është  yni, s’prish punë. 

-Po ku e dija unë, more burrë se cili ishte ai?! Ai sikur ecte me këmbë në ujë. Sa bërtita unë, u gjend te djali, që përpëlitej ndenë ujë.  Pa, ta  shikoje si  notonte në det, pa pyetur për rrezikun që “i mbyturi, të mbyt!”!

 -Ah, moj grua! -tha i shoqi i mërzitur. -Ti  nuk i njeh ata se çfarë armiqsh janë. Dosjeve të tyre u vëmë  gjurin  kur i shtrëngojmë, kaq shumë  fashikuj me krime  kanë, por lere, hiqe mendjen prej andej dhe harroje fare atë njeri! 

-Të  faleminderit, doktor, – i thashë i menduar, krenar se shpëtuam një  njeri nga vdekja e sigurt.

 Ashtu zbathur, ecja nëpër rrugica, që të mos më shikonte njeri,  derisa  mbërrita në  Skelë. U drejtova te vendi ku lashë këpucët, por u mundova kot për to, dikush  para  meje, i kishte marrë.  Këpucët  nuk  qenë  të reja,  po për mua ishin të mira dhe duhet t’i zëvendësoja me të tjera, që duhet t’i  blija.  Shkova  në shtëpi i mërzitur,  u tregova ngjarjen prindërve. Babai qeshi i gëzuar

     -Po, more bir, -tha, -po shpëtove një jetë, mos e vrit mendjen për këpucët,se edhe ato do t’i  rregullojmë nga kursimet e bukës.   

                                                         ***

     Qyteti i Fierit kërkonte  specialistë. Atje do të ngriheshin disa  vepra të reja  të rëndësishme industriale. Meqenëse isha saldator dhe kisha mbaruar shkollën e rezervave, shkova në Komitet, ku më pajisën me një fletë pune. Të nesërmen u nisa për në Fier. Më dërguan  të punoja saldator në sektorin e ujësjellësit. Atje punova deri sa e përfundova si linjë. E fillova linjën në Qafë të Koshovicës e deri tek hotel «Apollonia». Më pas më dërguan në Uzinën  e Azotikut, ku sapo kishte filluar ndërtimi. Aty punova nja dy vjet. Përfunduam gazsjellësin nga Azotiku në Divjakë,  deri sa e mori në ngarkim Ndërmarrja e Shfrytëzimit. Ishte një punë e vështire  dhe shume speciale. Tubacioni do punonte nën presion nga 45 deri ne 60 atmosferë. Në të gjitha kokat e saldimit duhej të vendosje me saldim numrin personal. Unë mbaja numrin &7. U kthyem prapë në Azotik. Punova pak kohë në TEC. Filluam punë me një tubacion në Azotik, në ofiçinën e vjetër.

Në një nga këto ditë vjen një polic dhe më thotë që ta lija punën, se do të shkonim në Vlorë. Rrugës, polici  më tha se më kishin internuar në fshatin tim, në Tragjas.  Dorëzova çfarë kisha në ngarkim dhe u nisëm për në Vlorë. Polici më çoi në Degën e Punëve të Brendshme. Atje, sa më panë, më  thanë të merrja  çfarë më  duhej dhe të nisesha për në Tragjas, ku do të  takoja kryetarin e këshillit dhe do të respektoja ato që do të më  thoshte ai.

-Atje ke dhe familjen, babin, nënën dhe vëllezërit. Kështu, merr çfarë  të duhet dhe në darke të jesh në fshat. Në Degë më komunikuan se më kishin dënuar 5 vjet internim, për arsye politike. Vëllai im, Tekiu, më  kishte blere edhe një biçikletë  «Mifa» gjermane.  Mbarova  punë shpejt, i hipa biçiklete dhe në darkë  isha në Tragjas. Atje po më prisnin familjarët, se ishin lajmëruar që  unë po vija.           Kaloi një vit në internim. Puna ishte e rendë, por nga trajtimi i keq ofendues që  na behej, na dukej  edhe me e rendë.

                                                           ***

       Kisha disa ditë që isha ftohur. Mora leje me shkrim në Këshill dhe me këtë leje do paraqitesha në Degë dhe, sa kohë do të më caktonin ata, aq do të rrija. I hipa biçikletës dhe drejt e në Dege. Para më doli një polic.

      -Çfarë kërkoni? Pse keni ardhur? Pse ke ikur  nga vendi i internimit? -pyeti ai.

     -Ku është oficeri i rojës? -e pyeta unë.           

     -Prit të shikoj, të flas me të! -dhe u largua.

     Prita gjysme ore, derisa doli oficeri i rojës.

     -Pse ke ardhur? -me pyeti.

     Unë i zgjata letrën e këshillit. Mbasi lexoi letrën, mu drejtua: 

     -Ti je nga Gjonzenelajt? 

     -Po, -i thashë. 

     -Një ditë, e ke të mjaftueshme, -më tha, pa më parë n sy.

     -Shoku oficer, nuk me del një dite, -i them, -sa të shkoj te doktori,  pastaj të vete të marr ilaçet, tani  jemi në drekë.

Shkroi pas letrës që kisha  “një ditë leje”  dhe me tha: 

 -Në darke të jesh në fshat. Ik tani!  Në çast mu kujtua që  ky ishte babai i djalit që  i shpëtova  jetën.

 -Ju keni ndenjur ne Skele dhe dini  shume not, -më tha me ironi.

-Po, -i thashë unë, -kemi shpëtuar edhe njerëz.

    -Edhe mundet, po  jeni «armiq të popullit». Vëllai yt  ka ikur me  not në Korfuz. Po e shikoja me buzëqeshje.

 -Nisu, -me tha, -po të zumë jashtë kohës, do të arrestojmë!

 -Nuk të pyeta, si e ke djalin?

 -Ku më njeh ti mua? -pyeti dhe u zverdh në fytyrë. Unë u nisa për te doktori. Nga mbrapa dëgjova: «Jeni të  gjithë armiq, në  burg  e keni vendin!».

 Mbarova  pune shpejt dhe u nisa për ë fshat. Po fytyra e oficerit nuk më hiqej nga  mendja. Si mund të sillet kështu njeriu?!  Nuk i kisha bërë asgjë veç të mirës, i kisha  shpejtuar nga vdekja djalin e vetëm.

Mbas disa ditësh u bëra më mirë. Jeta në fshat ishte  vështirësuar.  Shpesh rinia e fshatit na provokonte. Unë  gjithmonë  shikoja  punën time. Shpeshherë, kur qe punë e  e vështire, na dërgonin ne, dhe, sa e mbaronim, na dërgonin në punë të tjetra të vështira.

Unë punova  në disa  vepra të rëndësishme në Shqipëri, kudo pata fituar me punë respektin e atyre që punoja, sidomos të drejtuesve,  të  njerëzishëm që ndjenin mirënjohje dhe unë reflektoja reciprokisht, po oficerin tejet të indoktrinuar nga ana njerëzore, ende nuk e kam kuptuar!

                                                         ***

      ….Një dite mbarova punë shpejt dhe u ula në një gur në anë të Izvorit. U futa  në kujtime  dhe po qeshja  me vete. Tek shtëpia në anën e detit, ne jetuam që prej vitit 1943 deri ne vitin 1956, pra atje kaluam  pothuaj gjithë fëmijërinë tonë. Unë  rrija gjithmonë anës së  detit. Më pëlqente shume të peshkoja. Peshkimi  u bë edhe një ndihmë sado e vogël për familjen. Babin e futen në burg në dhjetor 1944,  mbasi kishte qenë me Ballin Kombëtar. Ne, u rritem pothuaj  pa baba. Gjatë asaj  kohe më është dhëne mundësia  që të ndihmoj shumë njerëz,  qe  deti i gënjente me të fshehtat e tij, aq sa  dhe rrezikonin të mbyteshin. Unë nuk njoh asnjërin prej tyre, se edhe vitet e kanë bërë të vetën. Ka nga ata që më njohin, po nuk flasin, me mendimin se nuk arrijnë dot të lajnë detyrimin e krijuar për jetën e shpëtuar. Një herë po peshkoja te Plazhi i Ri. Atje dikur ishte dhe një mol prej druri rreth 70 metër i gjatë, i futur në  thellësi. Në hyrje ishte afro dy metër i thellë dhe në fund  afro pesë metër. Në vere aty afër hapej dhe një kamp pionieresh. Kampistët vinin e laheshin në anë të detit, por kishte dhe nga ata që guxonin të vinin deri te moli. Më e keqja  ishte se nuk dinin  not,  mandej nga ata që nuk qene larë asnjëherë në det. Shpesh shikonin moshatarët qe hidheshin e notonin dhe e provonin edhe ata.  Një dite unë kisha hedhur grepat dhe po prisja mos binte ndonjë peshk, kur bërtitën disa njerëz: -Po mbyten! Ndihmë! Ndihmë!

     U hodha me shpejtësi në ujë.  Ishin dy fëmije.  Nuk pata problem, ishte afër  për t’i nxjerrë. Ata, ishin zverdhur, pak nga frika, pak nga uji që kishin pirë. Mbas një jave, të dy fëmijët, njeri 13 dhe tjetri 14 vjeç, erdhën e me gjetën. Mu hodhën të dy në qafë. Në fillim u habita, pastaj i njoha, i përqafova me dashuri dhe mu bë qejfi dhe u kënaqa shumë. Fëmijët nxorën nga xhepi nga 20 lekë e mi dhanë. Qesha me ta, po mu be edhe qejfi, ua ktheva leket mbrapsht, mirëpo ata nuk donin.

    -Ne nuk patëm më shumë, të lutemi, na fal, -më thanë të mërzitur. Me zor i morën leket mbrapsht.

     -Te lutemi, na thuaj çfarë të pëlqen që ta sjellim… Mendja më shkoi te ish oficeri i sigurimit…

  Një dite, kur isha duke peshkuar, pa ngrënë mëngjes, më kishte marrë uria keq se as darke nuk pata ngrenë. Kur vinë ata dy fëmijët.

Hej, -mik, -erdhëm ne, -më thane, -çfarë do që të sjellim? Nuk ikim pa porositur…      Pa  u menduar gjatë, u thashë:  «Po mundët, më sillni pak bukë».

Ata ikën gjithë qejf. Të nesërmen, para se të futeshin në det, me prunë një kanotiere te mbushur me copa buke. I falënderova me shpirt  dhe u thashë: «Tani  jemi barabar, mos ejani më këtu. Unë do t’ju dua përgjithmonë. Ju falënderoj me shpirt». Ata ikën duke shikuar nga pas, nuk e di se çfarë mendonin. Unë hëngra buke dhe atë qe teproi  e shpura në shtëpi. Mbas dy ditësh më vjen një shok i djemve dhe më thotë se fëmijët që më kishin sjellë bukë, donin t’i përjashtonin nga kampi, se i kishin dhëne bukë një «armiku te popullit», po përfituan se dhe dy dite kamp kishte dhe do të iknin në shtëpi. Mbas dy ditësh ata ikën në Berat dhe  nuk u pame më.  Po Drejtori vigjilent u dërgoi në shtëpi edhe në shkollë motivacionin për atë «krim» që kishin bërë.

U përmenda nga këto kujtime dhe u nisa për në shtëpi. Rrugës  kalonin fshatarë. Askush nuk fliste. Disa kthenin kokën enkas që të mos më flisnin. Ne, kishim biografi te keqe, ndaj diçka duhej të paguanim.

Më së fundi më duket se shpëtova, Ndërmarrja e Bonifikimit, bëri një kërkese në Komitet se i duheshin saldatore, ndaj më kërkuan edhe mua. Bëra atje plot punime shume të mira, kështu që  e justifikova interesimin. Më vonë kalova prapë me Ndërmarrjen e Montimit të Tiranës.  Punova në Ballsh, më vonë në PVC-Vlorë, ku bëra disa punime të rrezikshme dhe speciale, një prej të cilave ishte dhe  oxhaku metalik i Fabrikës se Çimentos, mbi 50 mera i larte, që askush nuk e kishte marrë përsipër. Më pas kalova me gjithë brigadën në Metalurgji dhe se fundi, po për arsye politike, më dërguan të punoja me plot shokë si unë, …në bujqësi. 

Dhe finalja:…prej Frutores – në Çikago, në Amerike, në një nga qytetet më industrial të SHBA-ve. Fillova pune si saldator. Mbas nja dy vitesh u ktheva për pushime në Vlorën time të dashur, qe nuk e ndërroj me asnjë vend në Botë, në veçanti Skelën e mrekullueshme, që nuk e gjen askund. Çdo pëllëmbe e saj, diçka thotë për mua.

Një darke isha ulur në një  lokal tek Plazhi i Ri. Lokali ishte në anë të detit. U ula në verande, ku dukej mjaft mirë deti dhe Skela ime e dashur. S’kishte gjë më të bukur. Deti ishte i qetë, dallgët përplaseshin ngadalë në breg, një pamje mahnitëse, që të jepte kënaqësi të veçantë.

Kisha humbur ne këtë atmosferë, kur dëgjoj një zë:

-Zotëri, na lejoni të ulemi edhe ne këtu?  Ishin katër vete, një grua dhe tre burra. Ktheva kokën drejt tyre.  

-Ju lutem, ka vende plot këtu afër, -u them.

 -Po, -tha burri që foli edhe me parë, -po ne duam të rrimë me ty, zotëri. I pashë me vëmendje.  Mu duk se nuk i kisha parë ndonjëherë. Dukeshin të qeshur, po pak të ndrojtur. Ata nuk e dinin si do vinte ky takim që ndoshta ishte  më interesanti.  Burri përsëriti lutjen, duke mu drejtuar në emër. Këmbëngulja e tij më bëri përshtypje.    

 -Urdhëroni, uluni, -u thashë. Ata këtë prisnin dhe u ulën pa e zgjatur më tej. 

-Zoti Memisha, shume pak ke ndryshuar që kur të kam parë për herë të fundit, hapi bisedën me i madhi prej tyre. 

-Të lutem, mund të prezantoheni, unë nuk ju njoh. 

-Ke shumë të drejtë, na fal, -vijoi bashkëbiseduesi duke u ngritur në këmbe dhe, me sytë gati në të lotuar, pa më thënë asgjë më shumë, mu hodh në qafë.  Për inerci, i hodha edhe unë dorën në qafë. Kur u shkëput nga përqafimi, me tha: «Tani po, do te prezantohemi: Unë jam Luan Zamani, djali që  vite më parë po mbytej në det dhe ti e shpëtove, ja atje poshtë, afër Akademisë; këta të  dy janë djemtë, kurse kjo është gruaja ime». Në çast mu kujtua gjithçka kishte ndodhur në atë kohë.

-Po, -i thashë, -më kujtohet dhe e di pse ke ardhur.

-Pse?! -pyeti i çuditur.

 -Atë dite, që të nxora ty nga deti e të çova në spital, harrova këpucët buzë detit dhe nuk i gjeta më, kështu qe sot do të më kesh prurë këpucët, -iu përgjigja me të qeshur dhe u dhashë dorën të katërve.

-Tani që më gjetët, më takon t’ju qirasë. Porositni çfarë të doni. Në tavoline erdhi kamerieri, i cili mu drejtua:

-Paske ardhur usta Memua?…Te priftë e mbara….pijet e para i keni nga unë, kurse të tjerat i kanë porositur këta, -dhe u drejtua nga Luani.

-Çfarë shkolle ke mbaruar? -pyeta Luanin.

-Inxhinieri mekanike, -ma ktheu. Në këtë kohë vijnë dy kamerierë dhe e mbushin tavolinën plot me pije e ushqime. Gjithçka po kalonte për bukuri. Kisha kohë që nuk e kisha ndjerë veten kaq mirë. Luani u ngrit në mes të darkës, por unë nuk e lejova dhe ai mu bind. Me pas, mori gotën me pije dhe u ngrit në këmbë. Duke mu drejtuar mua, tha këto fjale:«Sot është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Jemi «njohur» kur unë isha 15 vjeç, kurse sot mbush 56 vjeç. Edhe pse s’jemi takuar për 41 vjet, asnjëherë nuk të kam hequr nga mendja, te kam ndjekur kudo ku ke punuar e kënaqesha kur të shihja sa shume luftoje për jetën. Shumë herë jam matur të të flas, po nëna më lutej që të mos e beja atë veprim, se do ta merrte vesh babai e ku do të futeshim pastaj. E mora vesh se je kthyer nga Amerika, e dija edhe se këtej do të të gjeja, se ti nuk i je ndare kurrë Skelës. Mora me vete gjithë familjen, që edhe këta të të njohin».

U ngritën të katër në këmbe dhe u përqafuam si miq të vjetër. Falënderuam Zotin e madh që i rregullon kaq bukur gjërat, siç ishte dhe ky takim, sa i papritur aq edhe domethënës. Pas asaj dite me Luanin dhe familjen e tij kemi lidhur një miqësi shumë të mirë dhe kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera me njeri-tjetrin.

Vlorë, më 25.07.2019

Nga Libri “PENDIMI’

Filed Under: LETERSI Tagged With: Memisha Gjonzeneli-Tregim-Armiku

Në rrugën e sakrificave për në malin e shenjët të “Abaz Aliut”

September 2, 2019 by dgreca

Nga mali i Tomorrit për Gazetën “Dielli” në SHBA, SULO GOZHINA/*

TOMORR – Fresika e këtij mëngjesin më bëri më optimist për të marë tashëm udhëtimin e përvitëshëm për tek tyrbeja e shenjëtorit “Abaz Aliut”, atje larët në malin e shënjët e të bekuar të Tomorrit. Nuk mundetet të flas para kohe për çka do ndodhin atje në këto 5 ditë ku pelegrinët vërshojnë ashtu si dhe ujë në rrjedhën e tij, të pandalshën për t’u ngjitur, e bisetuar me përnditët     sipas stilit të tyre. E duke u bërë gati aparatin e fotove, kamerën, mikrofonin e  didokfonin etj, si për çudi, duke kaluar në revistë vitet e më parëshme të kësaj feste se ç’mu kujtua poezia e të madhit Xhevari Spahiu, po shkruaj vetëm dy-tre rreshtat e saj : “Në Tomorr në ato maja / Thonë se që një moti / Ka zbritur dhe vetë Zoti/”, e ndërkohë të vijën në mendje Dodona Pellazgjike etj.         


Por të gjitha këto që më kalojn ndërmend këtë mëngjes qoftë dhe nga nxitimi apo ipresionimi për të shkruar diçka, në fakt më parë duhet parë e prekur nga afër fenomeni. Pasi ka dhe fenomene që të paktën muan nuk më pëlqen aspak, shpesh herë ne gazetarët, me demek, eseve apo dhe reportazheve ua kemi marë dorën,…. duke u ulur pranë kompjuterit dhe shyqyr që e kemi dhe ca detaje në mendja të disa ngjarjeve nga një apo disa vjet më parë dhe ca nga kopipas………. e nxjerim në dritë një gjysmak, prodhim që hera-herës themi, pse na përçmon lexuesi. Në kësi rastesh për këta gazetar mjafton që të mbushin portalet apo dhe faqet e para të gazetave e të mburren para shefave, paçka se që në titullin duken se janë jashtë realitetit të prekëshëm.

Janë larëg ndodhisë të momentit, çanstit të pa përsëritëshëm, të lotët të një Nëne që është ngjitur gjerë larët në malin e bekuar tek tyrbja e shenjëtorit për ti shfaqur besimin në fshehtësi Perndisë së tij. Për t’iu lutur shenjëtorit në vetëmi për hallin që ka duke mbajtur në krah një foshnje të sëmuar apo dhe të shëndosh, një të sëmur të të moshuar të mbajtur prej kahu apo dhe disa rroba të hequra nga një tjetër i sëmuri enkas për t’iu lutur për shërimin e tij, shenëjtorit “Ali”, ndoshta këto që po shkruaj edhe….. nuk i dinë të gjithë gazetarët. Por ka edhe më keq, disa gazetar duken se ua kalojnë edhe  profesorve që prej librave dhe botime të tjera të tyre kanë mësuar se çështë gazetaria, ndërsa ka raste (të shumëta),  kur shkruajnë edhe broçkulla që në shumicën e tyre duket ashiqari që ja fusin kotë fareeeee… Nejse….. kjo ha ca gjatë dhe nuk e marë përsipër të bëjë kritizerin, pasi çdo fenomen që nuk i përshtatet lexuesit, është ky i fundit që e hedh në koshin e “plehrave”, dhe ka shumë nga kolegët tanë që kanë dal në ledh kur e i thon edhe fjalës. Tani le ti kthehemi këtij reportazhi që thuaj se çdo vitë në këta 30 vjetët e fundit i jam kushtuar të paktën edhe një shkrimi, 5 ditëve të shenjëta të gushtit si dhe është vetë festa e Bektashjanve. Ajo që them me bindje është se gazetari duhet ta prekin vetë fenomenin, ta shohi vet vauajtjen, mjerimin, hallin, problemin dhe zgjidhjen e tij dhe më pas…., pas një frymëzimi, keqardhje apo dhe revolte të nisin e të shkruaj, pasi vetëm kështu shkruhet ajo ç’ka ndodh në realitet në teren, atje ku lind problem, ngjarja, fatkeqësia apo dhe gëzimi e triumfi si dhe festimi në rastin në fjalë.     


Rruga e sakrificës për në malin e shënjët të shenjëtorit “Ali” :                                                                                                                                                                                                      Ditët e festës të Bekstashjanve tashëm i kanë kaluar përmasat e këtij sekëti edhe pse në botën mbarë numërohen mbi 300 miljon besimtarë të till . Këtu në malin e bekuar të Tomorrit vargu i makinave me targa thuajse nga të gjitha shetet e ballkanin por dhe më gjerë, kanë vërshuar drejt tyrbesë që ndodhet në lartësin 2417 metra mbi nivelin e detit. Ndonse masat e mara për sigurinë e pelegrinve nga pushteti vendor dhe uniformat blu është për t’u lavdëruar, një mangësi të madhe e tregon rruga e përpjetë, e ngushtë që mezi këmbehen dy makina, ose ka raste që vargu bëhet me kilometra në pritje të një zhbllokimi, kur ka raste që vetë pelegrinët bëhen apo kryejn rolin e policit rrugor për disa çaste deri në zhbllokimin e saj. Por ka edhe më keq, veç kthesave të rrugës të në shumë e saj në këto kthesa makina duket se po i drejtohet humnerës, para makinës të del një grop apo përplasja nga një gur i madh saqë detyrohesh të ndalosh deri në largimin e tij, apo mbushjes së gropës me mjete rrethanore. Në shumë raste pelegrinët udhëtojnë para makinave dhe duke i rënë më shukurt në rrugë dhish e dalin më parë në rrugën e kalushme sesa makina me të cilën kanë udhëtuar nga vend-lindja për këtu në vendin e shenjët. Kjo rrugë nuk është pak, por me kilometra të tëra dhe shpesh herë është foluar se këtë apo atë vitin që vjen pas tij do ta riparojmë , por deri më sot asgjë nuk është bërë. Shumë nga pelegrinte teksa bisedon me ta, të thonë se kjo është rruga e sakrificave për në malin e shenjët, por shtojnë se kjo sakrificë është e tejskajshme për vitet që jemi. Të vish nga Shkodra thot Largeti me Anilën së bashku me dy fëmijët tij për dy deri në tre orë deri këtu në Pronovik dhe nga këtu deri në malin e Tomorrit për 21 km rrugë të duhen 5 deri në 6 orë, kjo është e patolerueshme, ndërkohë që rruga duhet të kishte kushtet më minimale, të ishte dy kalimshe dhe e kalueshmë  nga makinat e vogla. Vërtet është rruga e sakrificës por jo e vështire deri dhe e mërzitshme. Nejse shtojn të tjerë pelegrin rruga duhet të quhet rruga e sakrificës dhe do ishte më mirë të bëhej dhe në këmbë dhe e dinim kohën dhe e planifikonim si rruga e çudirave……..!!! 

Në festë, larët tek selia Bektashjane.                                                                                                                                                                                                                                               Teksa del në sheshin mbi livadhet e kulmakut  poshtë shpatit të Tomorrit në sy të bije një mori njerzësh thuajse me mijëra dhe me qindra makina e çadra të ngritura prej 20 gushtit dhe në vijim. Para selisë botrore bektashjane që këto ditë drejton festën botrore të këtij sekti, hyjën e dalin me qindra e mijra pelegrin që shumica e tyre takojnë  Dede Baba Edmond Brahimaj si dhe të tjerë Dervish duke bisetuar e folur pranë tyre për hallet e problemet. Me qindra e mijra të tjerë pelegrin vazhdojnë rrugën e tyre të faljes tek tyrbet e dervishve dhe të tjerë tek alltari ku ndizen qirinjët. Janë nëna me fëmijë, burra e gra të rinjë e të moshuar, madje dhe pleq e plaka që në shumë raste mbahen edhe prej krahu teksa ngjisin shkallët e më pas futen tek tyrbet e Dervish Iljazit e të dervishve të tjerë, Meleq Staraveckës etj, dhe në heshtje falen për problemet e hallet e tyre. Në shumë raste digjonë apo dhe fareeee në heshtje shikon murmeritjen e fjalve që duket se besimtarët u tregojnë dervishve dhe u kërkojën ndihmë për shërimin apo plotësimin e dëshirave të tyre.  Janë këtu çifte të rinjësh apo dhe të moshuarish, janë këtu familjarën me të gjithë fëmiëjt, madje në shumë raste u mësojnë edhe ritet fetare, faljen e besimin, ndezjen e qerinjëve dhe si për çudinë e të gjithve ne që kryejmë apo sodisim dhe fiksojm në memorje edhe zhvillimin kësaj feste, na bije në sy një qetësi aposolute ku ndërkohë pranë teje janë me qindra pelegrin që i lënë vendin njëri tjetrit si në radhë pa radhë dhe vijon për më tej. Tek ndezja e qerinjëve vetë besimtarët të afrohen e të flasin me zë të ulët, ke shkrepse , na mere ndiz qerinjët dhe lëre aty, dhe kur u bënë me dorë në zëmër që do të thot faleminderit, e ua merë pasi atje nuk thuhet joooo….të tjerë pelergin më të rinjë kur shohin një plakë, si dhe i themi të moshuar që nuk ngjit dotë shkallët, e ndohmojën në heshtje dhe e shoqëroj deri në kryerjen e riteve fetare dhe i lënë kur ata thonë vetë faleminderit. 

Tek tyrbeja e shenjëtorit “Abaz Aliu”, në majën e Tomorrit në lartësin 2417metra.                                                                                                                                                                        Për tu ngjitur deri larët tek tyrbeja e shenjëtorit “Abaz Aliu”, nga selia botrore e bektashkanve  në Kulmak deri larët tek shenjëtori të duhen disa orë nëse do nisesh në këmbë, por nga aty ka shumë makina të vogla që kryejën rolin e taksive dhe bëjën me dhjetra rrugë në ditë. Në lartësin 2417metra duket qartë se oksigjeni është 100 %, një freski dhe një flad i lehtë që të përkëdhel faqet dhe hera herës edhe të murmurit gjith trupin, nga ana tjetër të shton edhe besimin kur je pranë tyrbes dhe pret të futesh brenda për të kryer një rit fetar. Duke u rrotulluar rreth Tyrbes sheh si në pllëmbë të dorës gjithë myzeqen nga Kepi i Durësit deri tek Sazani në Vlorës dhe nga ana tjetër lindore malet e Ostrovicës deri në malin e Dajtit, o zot ç’pamje të mbrekullueshme, aty shef dhe digjonë shumë biseda, një ushtarak që ka kaluar disa muaj e një tjetër disa vjet në kohë  e regimit tregon se në net të kthiellta sheh edhe dritat vezulluese të Barit të Italis, e zot ç’mbrekulli, madje vezullimin e tyre edhe në Adriatik. Duket se shenjëtori dhe perndija ka ditur të zgjedh vendin dhe të japin bekimin për malin e Tomorrit. Brenda tyrbes duke prekur alltarin të kalojn në shpejtësin e sekondit apo të qindën e saj qindra dëshira, qindra lutje e dhjetra plobleme, por dhe shpesh herë edhe hutohesh dhe nuk e di se sa ke qëndruar aty brenda, por kur ngreh kokën sheh pranë teje se të tjerë pelegrin kërkojnë radhën për tu falur edhe ata njëlloj si ti, por për hallet e tyre. Duke kaluar të duket se ke disa sekonda që ke qëndruar aty ndërkohë shokët apo të afrmit të thonë, po eja se qëndrove shumë dhe bllokove edhe të tjerë besimtar dhe ti duke menduar çuditesh me vete duke thënë vërtet qëndrova , nuk mu duk aq shumë.  Janë me qindra celular dhe aparate fototsh që fiksojnë në celulonin e tyre atë qëndrim të çastit që ti kërkon të marësh me vete si kujtimin më të çmuar dhe bashkë me besimin edhe frymzimin dhe fuqinë për të ecur në jetën tënde private apo bashkëshortore me fëmijë me prondërit etj, a thua se kjo është jeta dhe në mendje të shkonë të tjera festa edhe familjare një dasëm, një fejesë, një tjetër sebep apo dhe diçka më shumë si lindja e një fëmijë nipi apo mbese në jetën tënde të përditëshme, çudi sa ngallëzohesh për momentin sikur qindra gëzime pot ë ndodhin në moment dhe vërtet mbushesh me gëzim e kënaqësi, ndoshta kjo është ndjesia e kënaqësisë që të sjell shenjëtori “Ali”,i dërguari i Profetit Muhamet . Se di por kjo është forca e natyrës që ti merë atje dhe ikën kaq i kënaqur e i lumtur sa harron shumë halle e peobleme të përditëshme, duket se kjo është jeta ti lind, rritesh e plakësh nëpërmjet gëzimeve, halle, ndodhive dhe mundohesh me zgjidhjen e tyre e ndoshta në shumë raste thuaj me vetë pa to jeta nuk do kishte kuptim, o zot më gëzon fakti që ke siell shenjëtorin Ali pranë nesh që na jep të tilla mendime dhe ndjesi. Duket se këtë kenaqësi gjejën këta pelegrinë që për të ardhur në 5 ditën e “Abaz Aliut”, në Tomorr nuk njohin fehë, aty takon besimtar nga të gjitha llojën e feve, ndonse në shqipëtarët e kemi në traditë që besimet fetare, e festojmë së bashku dhe kemi një harmoni të pa shoqë  mes feve që në fakt është për tu marë shembull në gjith botën mbarë.  

Kurbani e falja – si dhe i thonë sevapi ….. Shpesh herë themi se atje larët në mal në 5 ditë venë dhe fëmiëjt që punojën dhe bejën shumë mirë pasi mësohen për tu shërbyer pelegrinve , ata nuk bëjën punë të rëndomta përveçse japin qirinjë, shkrepse, letra duarësh e të tjera shërbime si këto që pëemendëm pak më larët, për ta është dhe një argëtim dhe çka është më kryesorja është se mësohen të sillen me qetësi, respect si dhe shërbimin në një qetësi aposolute, fëmijët  mësojnë shumë rreth zhvillimit të riteve fetare të kësaj feje.                                                               

Kurbani ….. shumë besimtar mbrijën tek kopet me shqerra, sheleg që banorët e kësaj zone dhe rreth saj nga e gjith treva e Skraparit vendi ku dhe zhvillohet festa si dhe nga fshatrat e Tomorricës nga fashtart e Dushanit të Korçës, Vithkuqit, fshatrat e Gramshit si dhe të nahijes të Beratit rreth Tomorrit kanë rritur enkas dhe i kanë siell për t’u bërë kurban. Nga aty pa pyetur për pazarin merë njërin prej tyre dhe shkon në thertore e prej andej e merë dhe e çon për ty pjekur. Para se të shtrosh drekën tepër të kënaqëshme me bashkëshorten apo dhe më një pjestar tjetër të familjes dhe kryesisht fëmijë shikon ku ka të vobekkt dhe atyre u jep një shpatull mishi të pjekur u fal diçka nga kursimet e tua gjatë vitit që ke bërë ndërment të takësësh në ditë feste dhe më pas me kënaqësi ke shtruar edhe një drekë të kënaqshme. Nëse do rrish për të kaluar një natë aty në shpatin e malit në livadhet plot barë e me lule ku nuk mungon era e trendelinës dhe aroma e pishës, rregullon dhe qetësohesh për të kaluar një natë duke festuar në malin e shenjët mes familjarve, të afrmëve, miqëve dhe shokëve. 

Presidenti Ilir Meta në cermonin e festës.                                                                                                                                                                                                                                                Çdo datë 22 gusht në pjesën veriore të selisë bakrashiane organizohet një cermoni festive, ku Haxhi Baba Edmon Brahimaj përshëndet pelegrinët dhe për nderë të ardhjes së tyre jepet dhe një koncerët festivë. Por ndryshe nga vitet e tjera këtë vit pjesëmarës nëkëtë festë është bërë edhe Kryetari i opozitës turke zoti Kemal Kılıçdaroğlu,  Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përfaqësuesve të trupit diplomatik, Ministri Bledi Klosi Prefektja Valbona Zylyftari, përfaqësues të pushtetit vendor, përfqësues të biznesit Pllumb Salillari, përfaqsues të medias Irfan Musabelliu, gazetar, mijëra besimtarëve etj. 

Ilir Meta mes të tjerash tha: “Është kënaqësi të shoh sot më shumë besimtarë dhe mysafirë të nderuar, të cilët janë bashkuar me ne në këtë Festë të Shenjtë, këtu në malin e Tomorrit. Kjo është shenjë e mirë që punët në vitin që vjen do të shkojnë më mirë për vendin tonë dhe në të gjitha hapësirat tona, me ndihmën e Abaz Aliut. Ndaj edhe ne mblidhemi çdo vit këtu në malin e Tomorrit për të nderuar jo vetëm këtë figurë të shenjtë, por për të nderuar të gjithë ato legjenda, personalitete dhe baballarë, të cilët përmes bektashizmit bënë dhe bëjnë më të mirën për Shqipërinë dhe për çështjen tonë kombëtare. Për të nderuar gjithashtu të gjithë ata të cilët bënë gjithçka për gjuhën shqipe, për të nxitur lëvizjet për çlirim dhe bashkim kombëtar, të cilët punuan gjithmonë pa u lodhur për të forcuar harmoninë ndërfetare në vendin tonë. Poeti ynë i madh kombëtar, Naim Frashëri, në momentet më të vështira dhe më të dëshpëruara të mbarë kombit për t’i dhënë fuqi shqiptarëve, për t’i zgjuar dhe për të pasur më shumë vetëbesim iu referua dhe i dha vendin të cilin meritonte edhe në poezi figurës madhështore të Abaz Aliut: “Abaz Aliu” zu’ Tomorr,
Erdhi afër nesh,
Shqipëria s’mbet e gjorë,
Se Zoti e desh’.                                                                                                                                                                                                                                                                              Ndaj duke falënderuar Kryegjyshin Botëror për këtë organizim madhështor, dua t’ju uroj të gjithëve ju që keni ngjitur sot malin e Tomorrit, të gjithë besimtarëve bektashi dhe të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen, suksese dhe mbarësi në familjet tuaja! Abaz Aliu të na japi forcë të gjithëve në rrugën tonë për një Shqipëri më të drejtë, për një Shqipëri më të bashkuar, për një Shqipëri të vërtetë europiane, siç e meritojnë të gjithë shqiptarët e sidomos të rinjtë e të rejat, por edhe të gjithë këta fëmijë të mrekullueshëm të cilët kanë mbushur sot malin e Tomorrit. Na ndihmoftë Abaz Aliu të gjithëve! Rroftë Shqipëria!” 

Pelegrinët dhe personalitete e larta të shtetit si dhe kryegjyshin Botrorë Haxhi Baba Edmon Brahiman i përshëndeti: 
Kreu i opozitës turke,Kemal Kilicdaroglu, i cili nga mali i Tomorrit kërkoi bashkim në paqe të besimtarëve bektashinj nga Anadolli deri në Ballkan. Kilicdaroglu mori Dekoratën e Mirënjohjes nga Kryegjyshi Botërori Bektashinjve me motivacionin “Për kontributin e demokracisë dhe paqes ndërnjerëzore në Republikën e Turqisë”.  

“Për kontributin e shquar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, zyrtarizimin e gjuhës shqipe, konsolidimin e demokracisë dhe integrimin në strukturat euro- atlantike, bashkëjetesës ndërfetare ndëretnike”, ishte motivacioni i Dekoratës së Mirënjohjes për Kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, i cili nga festa e bektashianve në Tomorri, kërkoi më shumë respekt ndaj të ndryshmëve në fe dhe mendim për të jetuar në paqe.

Në fund të ceremonisë, Presidenti Meta dhe Kryegjyshi botëror i bektashinjve zbuluan statujën e Baba Ali Tomorrit të vendosur rishtaz në këtë vend të shenjtë.
 E veçanta – një grup të rinjësh të drejtuar nga Ministri Klosi firmosën një pedicion për mbrojtjen e shpalljen e malit të Tomorrit Park Kombëtar. 

Retospektivë : Duke marë me vete bekimin dhe kënaqësin, duke marë me vete, ndodhitë, harmonin festive, respektin dhe ndjenjën e saj, duke marë me vete falnderimet, duke marë me vetë premtimin e ministrit Klosi për rikonstruksionin e komplet infrastrukturës, rrugore, ujëore dhe të problemeve sociale brenda teritorit ku dhe zhvillohet kjo festë madhështore duke marë me vete fjalët përshëndetëse të miqëve Turq e Maqedonas, duke marë me vete fjalët optimiste të Presidentit Meta, duke marë me vete qindra e mijra falnderimeve gjatë bisedave me pelegrinët si dhe bekimin që mora gjatë faljes të ritit ferat në tyrbe e duke marë me vete frymëzimin të hedhur në detaj krejt aktivitetin madhështor, zëbrita në të njëtën rrugë të sakrificës me besimin që vitin tjetër do të shohë të tjera ndryshime.

*Per me shume fotografi shih ne Facebook-Gazeta Dielli

Filed Under: Politike Tagged With: Ne rrugen e sakrificave-Abaz Aliu, Sulo Gozhina

ARCHBISHOP NIKON ‘SUCCESSOR TO METROPOLITAN FAN NOLI’ PASSED AWAY

September 2, 2019 by dgreca

IN MEMORIAM: ARCHBISHOP NIKON ‘SUCCESSOR TO METROPOLITAN FAN NOLI’ PASSED AWAY /

The Orthodox Church in America, the Albanian Archdiocese and community mourn the passing of Archbishop Nikon. The OCA official website states that his Eminence passed away on Sunday, September 1 2019. He was born to a pious Orthodox family in October 1945 in New York, and graduated from Saint Vladimir’s Seminary in 1966. “After being ordained to the Diaconate on July 5, 1969, and to the Priesthood the following day, July 6, the Archbishop served at Saint Nicholas Church, Southbridge, MA, and Saint Thomas Church, Farmington Hills, MI. In May 24 and 25, 2002, Archbishop Nikon was consecrated Bishop of Baltimore and Auxiliary to His Beatitude, Metropolitan Theodosius in conjunction with the annual Memorial Day Weekend pilgrimage to Saint Tikhon Monastery. One year later, he was nominated as Bishop of Boston at the Albanian Archdiocesan Assembly on October 10, 2003, and the Holy Synod elected him as Bishop of Boston on October 22, 2003.  He served as administrator of the Diocese of New England and was elected ruling bishop during the fall session of the Holy Synod in October 2005. He was installed with the title Bishop of Boston, New England and the Albanian Archdiocese by His Beatitude, Metropolitan Herman at Holy Trinity Cathedral, Boston, MA on December 16 and 17, 2005.  In addition to his archpastoral leadership of his own dioceses, he served as locum tenens of the Diocese of the South from February 2011 until March 2015. Archbishop Nikon was elevated to the rank of Archbishop on May 9, 2012.”

In his notification, Father Nikodhim of the Albanian Saint Nicholas Church in New York, emphasized the lasting relation that the Reverend who was born and raised within the community of this church had with the parish. Archbishop Nikon became the father of the Albanian Archdiocese upon his consecration to the episcopacy in 2002. In part his statement reads: “Serving as the pastor of our sister communities in Southbridge, MA and Farmington Hills, MI for thirty years prior to his elevation, he knew well and personally the needs, the sorrows, and the joys of our Orthodox faithful, and he carried the wealth of this experience and wisdom with him as he took upon himself the administration and governance of our archdiocese. We have so much to be grateful for in the ministry of this man and in the exercise of his care and love over these past decades. Each visit he made to St. Nicholas was not merely a formality or the arrival of a visiting functionary but a homecoming, the joy of his return shared by all. In New York as indeed throughout the whole of our archdiocese, His Eminence’s arrival was never as a guest but as family,”

Recognizing the difficulty of dealing with the physical absence of the Reverend, Father Nikodhim writes: “These coming days will without doubt be difficult. We no longer have the Archbishop’s deep voice to guide us in the care of each other. His blessings will not come by the raising up of his hand and pastoral staff. Yet these things—his guidance and care and blessing—remain because he has entrusted them to us. In this time of our grieving, let us hold close these tools that bind and support us one to another, and let us employ them in the care of those around us as he did, as he would, and as our faith insists, he still does. May the memory of His Eminence, our Archbishop Nikon, be eternal! I perjetshem kujtimi!”

In the statement released by Michael A. Gregory, the Lay Chairman of the Albanian Orthodox Archdiocese in America, he pointed that the late Archbishop Nikon spent a life of service to others as a priest and that he just like his predecessor Fan Noli was well respected by the parishioners. “The Albanian Orthodox Archdiocese in America is, at its heart, a family. Today we lost our spiritual father. For the past 16 years he guided us with a steady hand, through ups and downs, always taking a measured approach to every situation. He exhibited the best traits of a true leader—the ability to listen and the ability to act decisively. We saw him not only as our bishop, but as one of us. A son of St. Nicholas in New York, his life would be one of service to others. That service included his 50 years as a priest and concluded with his significant contributions as our bishop as well as bishop for the New England Diocese of the Orthodox Church in America. The ultimate compliment we can offer Archbishop Nikon is that he proved himself a worthy successor to Metropolitan Theofan S. Noli. They shared many things in common, not the least of which was the deep reverence and respect they commanded from our parishioners. They both now guide us from above. On behalf of the Albanian Orthodox Archdiocese in America, I extended our deepest sympathies to Archbishop Nikon’s brothers, Very Reverend Arthur Liolin and James Liolin, and their families.(Rafaela Prifti)

Here are the services as posted in the official notification:

Funeral Arrangements are as follows:

Visitation: Wednesday, September 4, 4pm to 8pm

Memorial Prayers: Wednesday, September 4, 7pm

St. George Albanian Orthodox Cathedral

523 E. Broadway

South Boston, MA 02127

617-268-1275

Funeral Service: Thursday, September 5, 6:30pm

Holy Trinity Orthodox Cathedral

165 Park Drive

Boston, MA 02215

617-262-9490

Holy Liturgy: Friday, September 6, 9:30am

Holy Trinity Orthodox Cathedral

165 Park Drive

Boston, MA 02215

617-262-9490

Filed Under: Featured Tagged With: ARCHBISHOP NIKON -‘SUCCESSOR TO METROPOLITAN FAN NOLI’

LAMTUMIRË KRYEPESHKOP NIKON!

September 2, 2019 by dgreca

Federata Pan Shqiptare e Amerikës “VATRA” dhe Gazeta e saj “DIELLI” i shprehin ngushëllimet më të thella Kancelarit të Katedrales Orthodokse “Shën Gjergji” në Boston At Arthur Liolin dhe të gjithë besimtarëve Orthodoksë.

Me 1 Shtator 2019 ka ndërruar jetë në Southbridge, Massachusets, i Përndershmi NIKON, Kryepeshkop i Bostonit, New Englandit, njëkohësisht i ArkDioqezës Shqiptare.

Kryepeshkopi u lind më 9 tetor 1945 në një familje të shquar vatrane. Ishte djal i Evans J. dhe Helena P. Liolin, dy nga miqtë dhe mbështetësit e Imzot Nolit.Kancelari i Katedrales së Shën Gjergjit, Atë Arthur Liolin, është vëlla i Kryepeshkopit Nikon.

Federata Pan Shqiptare e Amerikës “VATRA” dhe Gazeta e saj “DIELLI” i shprehin ngushëllimet më të thella Kancelarit të Katedrales Orthodokse “Shën Gjergji” në Boston dhe të gjithë besimtarëve Orthodoksë.

Kryepeshkopi NIKON u rrit dhe u edukua në një familje të kulturuar patriotike e dedikuar ndaj Atdheut të prindërve-Shqipërisë dhe Amerikës. Babai Evans J. kishte shërbyer si themelues i Fondit studentor  teologjik me 1947, ndërsa Nëna Helenë shërbeu si drejtuese e korit në Famullinë e kishës Orthodokse Shën Nikolla në Jamaica, New York, ndërkohë që vëllai John shërbeu në Këshillin e kishës  së Shën Gjergjit në Trumbull, Connectucut, vëllai tjetër Billi dha jetën për Amerikën, duke shërbyer në forcat e armatosura gjatë Luftës në Kore, ndërkohë që vëllai më vogël shërbeu në Kishën Shën Nikolla në NY.

Kryepeshkopi Nikon u mbrujt me idealet e lirisë dhe të përkushtimit dhe dha gjithcka për Kishën Orthodokse Shqiptare.Figura e Imzot Nolit ishte burim frymëzimi si për të gjithë familjen Liolin ashtu edhe për Nikon. Arqipeshkvi Nikon u diplomua në Seminarin Teologjik Orthodoks të Shën Vladimirit, Crestwood, New York në vitin 1966. Studimet e mëtejshme do t’i kryente në Kolegjin Iona dhe Concordia në New Rochelle. Kryepeshkopi u diplomua edhe për Kërkime Sociale dhe Shkencat Politike në New School, New York.

Kryepeshkopi ishte martuar me 1967 me vajzën që e deshi që në rininë e tij, Sarah Arthur, e cila drejtoi korin pas shugurimit të Nikon nga Peshkopi Stephan Lasko me 5 Korrik 1969. Sarah ndërroi jetë me 5 Korrik 2000 nga sëmundja e pashërushme e Kancerit. Funeralin e saj e kryesoi Mitropoliti Theodosius.

Gjatë shërbimit të tij 33 vjecar, Nikon shërbeu si rektor i dy famullive të kishave Orthodokse Shqiptare: Kisha Shën Nikolla, Southbridge, Massachusets dhe Kishën e Shën Thomas, Farmington Hills, Michigan.  Përvec shërbesës së tij baritore, Kryepeshkopi Nikon shërbeu si president i Këshillit të Kishave Orthodokse të Detroitit dhe Kapelan për Universitetin Shtetëror Wayne. Ai gjithashtu ishet shumë aktiv në media, duke u shfaqur shpesh herë në programe të drejtëpërdrejta televizive dhe radiofonike dhe shërbeu si redaktor i “The Vine”, gazeta e Arqipeshkvisë Shqiptare. Kryepeshkopi Nikon u shënjtërua Peshkop i Baltimorit dhe ndihmës i mitropolitit Teodosi në 24 dhe 25 Maj 2002. Ai u emërua si peshkop i Bostonit me 22 tetor 20013. Shërbeu si administrator i Dioqezës së New England-it dhe u zgjodh gjatë sezonit të Vjeshtës -tetor 2005.Ai nisi administrimin si peshkop i Bostonit, New England-it, Arqipeshkvia Shqiptare nga Mitropoliti Herman në Katedralen e Trinitetit të Shenjtë në Boston në 16 dhe 17  Dhjetor 2005. Peshkopi Nikon u ngjit në postin e Kryepeshkopit me 9 Maj 2012.(pergatiti: d.Greca)

Filed Under: Opinion Tagged With: Kryepeshkopi NIKON, nderroi jete

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT