• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2019

FAMILJA E MARJAN CUBIT, FESTË PËR SHËN TEREZËN *

September 2, 2019 by dgreca

Marjan Cubi, kryetar i Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” në New York, njëkohësisht anëtar i Kryesisë dhe arkëtar i Vatrës, mbrëmjen e së dielës, 1 Shtator 2019, kishte ftuar në Eastwood Manor, miq dhe dashamirës për të celebruar festën familjare kushtuar Shën Terezës.

Ashtu si edhe vitin e kaluar familja Cubi zgjodhi 1 shtatorin për t’ia kushtuar Shënjtëreshës shqiptare, e njohur ndër shqiptarë si NËNË TEREZA. Ashtu si edhe në Kosovë dhe shumë vise shqiptare, por edhe në Diasporë, shqiptarët përjetojnë me mirënjohje e respekt të adhuruarën gjakut të tyre, Shën Terezën duke përkujtuar jetën dhe veprën e saj në Ditët e Nënë Terezës, që nisën me 26 gusht dhe përfundojnë me 5 Shtator.

Ashtu si çdo  familje katolike shqiptare familja Cubi më parë është lutur çdo vit për Shenjtin e krahinës në vendlindje, sipas traditës të të pareve te vet, tash qe Nena Tereze eshte shpallë Shenjtëreshë,familja zgjodhi  për Shenjt- Shën Terezën.


           Nuk është rastësi pse Marjan Cubi zgjodhi Nënë Terezën për t’ia kushtuar asaj Lutjen e festës së familjes.Ai e ka adhuruar Shënjtëreshën që kur ajo ishte një murgeshë që luftonte pa kompromisë kundër varfërisë dhe përcillte mesazhe paqeje. 

Z. Cubi e ka takuar Nene Terezen ne te gjalle te saj disa herë, ka prekur vepren dhe bamirësitë e saj,ka shkuar edhe ne Kalkutë së bashku me bashkatdhetarë të tjerë per t’i dhêne Lamtumiren duke marrë pjesë në të gjitha ceremonitë e organizuara në Kalkutë. Ishte familjarisht edhe në Vatikan kur u shënjtërua. Ka qenë pjesë e kontributorëve për ndërtimin e Katedrales”Nënë Tereza” në Prishtinë duke udhëhequr Komisionin e mbledhjes së fondeve. Dihet se shqiptarët e Amerikës dhanë rreth 2 milionë dollarë për këtë katedrale. Edhe Familja Cubi ka kontributin e vet. Djali i Marjanit, Iliri ka sponsorizuar dritaren e familjes Cubi në Katedrale …

Shënjtëresha ka bërë aq shumë për të varfërit e të gjithë botës, por ka bërë aq shumë edhe për  Kombin që e lindi.
Bekimin e Festes darken e 2 Shtatorit, e ka bërë famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës Dom Pjetër Popaj, që pas ceremonisë së ndezjes së Qiririt, foli për figurën madhështore të Nënë Terezës, e cila na mësoi në shqiptarët të duam njëri tjetrin dhe të ndihmojmë njeri-tjetrin. Ajo që të tjerët e vlerësojnë si tolerancë mes besimeve ndër shqiptar nuk është e saktë, sepse ndër shqiptarët marrdhëniet dhe shkueshmëria me njeri-tjetrin, nuk është thjesht tolerancë, lëshim, por dashuri, ashtu siç na e ka përcjellë Nënë Tereza.

Famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj bekoi darkën dhe shprehu vlerësim për organizimin e Festës së Shën Terezës nga Familja Cubi.


Marjan Cubi ka falenderuar dom Pjetrin dhe pjesmarrësit që iu përgjigjën Ftesës së Tij. Më pas ai ka treguar përse zgjodhi që ai dhe Familja e Tij, vllaznia dhe miqësia, nga viti i shkuar dhe vitet që vijnë do të të celebrojë si festë të tyre Shën Nëna Terezë. Në emër të Vatrës ka përshëndetur sekretarja e Vatrës, zonja Nazo Veliu, e cila vlërësoi figurëne  Nënë Terezës dhe shprehu respekt për familjen Cubi, për organizimin e festës. Permes kengeve dhe valleve festa ka vazhduar deri ne oret e von dhe u mbyll me Tortën Simbolike me portretin e Shën Terezës. E gjithë salla ishte dekoruar sipas veshjes së Nënë Terezës dhe misionareve të saj.

*Per me shume fotografi shihni ne FB

Filed Under: Featured Tagged With: Marjan Cubi- Shen Tereza- Festa-Dom Pjeter Popaj

PARIMET THEMELORE TË LIRISË SË FJALËS,VLERA PËR TË MIRËN E MBARË NJERËZIMIT

September 2, 2019 by dgreca

Liria e shtypit dhe e lirisë së fjalës në vëmendjen e grupit të vendeve të industrializuara G-7 javën që kaloi dhe në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, këtë muaj, në Nju Jork.

Javën që kaloi, përfaqsuesit më të lartë të vendeve anëtare më të industrializuara të botës, G-7 u takuan në Francë për të biseduar mbi një numër çështjesh botërore, përfshirë tregëtinë ndërkombëtare, zjarret që kanë përfshirë Amazonën e Brazilit dhe programin bërthamor të Iranit, ndër të tjera çështje me rëndësi me të cilat përballet vetë ato vende dhe bota.

Por një çështje që nuk tërhoqi aq shumë vëmendjen, madje as të medias aq shumë — megjithëse kishte të bënte me lirinë dhe mbrojtjen e vetë medias, si gur-themel i demokracisë — ishte diskutimi i udhëheqësve botërorë të grupit G-7, mbi marrveshjen, “Partneriteti për Informacionin dhe Demokracinë”, gjatë një sesioni ku u bisedua mbi çështjet digjitale.   Diskutimi mbi lirinë e medias në atë sesion të grupit G-7, u bazua në një nismë që ishte paraqitur një vit më parë nga enti ndërkombëtar me qendër në Paris për mbrojtjen e lirisë së shtypit, organizata “Reporterët pa Kufij” — e njohur si një organizatë që merret me mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shtypit dhe të gazetarëve, anë e mbanë botës.

Siç dihet, Reporterët pa Kufij ose Reporterët “Sans Frontiers” është një organizatë ndërkombëtare jo fitimprurëse e cila promovon politikat në mbështetje të përhapjes së lirë të informacionit dhe të lirisë së shtypit, në përgjithësi, anë e mbanë botës.  Sipas një njoftimi nga kjo organizatë, marrëveshja për partneritet jo-qeveritar, për të cilën diskutuan javën që kaloi udhëheqsit e grupit G-7, do të nënshkruhet fillimisht nga nja 20-vende të botës këtë muaj, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithëshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.   Për Sekretarin e Përgjithëshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, “Kjo nismë po paraqitet në një periudhë tepër të rëndësishme, kur mjete të ndryshme të komunikimit dhe të përhapjes së informacionit po transformojnë botën, ndërkohë që pasja e informacionit të besueshëm dhe të nevojshëm, bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.”

                     Nga takimi i grupit G-7, javën që kaloi, në Francë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ua paraqiti “Nismën për Informacion dhe Demokraci” kolegëve të tij në takimin G-7, duke u bërë thirrje që edhe ata t’i bashkohen kësaj iniciative.   Në njoftimin e organizatës, Reporterët pa Kufij, thuhet se kjo nismë u mbështet njëzëshëm nga pjesëmarrësit në takimit e G-7  të javës që kaloi në Francë.   Presidenti i Francës, Macron e përmendi këtë nismë gjatë takimit përfundimtar që zhvilloi me gazetarët në mbarim të takimeve G-7, duke thënë se, “Ne u dakordësuam zyrtarisht për të mbështetur nismën e “Partneritetit për Informacion dhe Demokraci”, që siç e dini edhe ju, është një nismë jashtëzakonisht e rëndësishme, e paraqitur nga organizata Reporterët pa Kufij, së bashku me shumë partnerë që bëjnë pjesë në Forumin për Paqe, mbajtur në Paris nëntorin e kaluar.  Me atë rast, u bë shumë punë, në bashkpunim me partnerë ekonomikë dhe qeveritarë që ishin të pranishëm në atë forum, aktivitet ky që do të kulmojë me nënshkrimin zyrtar të kësaj nisme, në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara, këtë muaj në Nju Jork”, theksoi Presidenti francez para gazetarëve në mbarim të takimit të nivelit të lartë të G-7 në Francë.

Salla e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Vetë organizata Reporterët pa Kufij shprehu kënaqësinë që nisma e paraqitur prej saj vitin që kaloi, u diskutua në nivelin e udhëheqësve të grupit G-7 në takimin e tyre të nivelit të lartë në qytetin Biarritz të Francës.   Sekretari i Përgjithëshëm i kësaj organizate, Christophe Deloire falënderoi “Komisionin për Informacion dhe Demokraci”, për punën e tij, duke, “bërë të mundur hedhjen e këtij hapi me rëndësi, në mbështetje të lirisë së fjalës dhe të lirisë së të shprehurit”.   “Komisioni për Informacion dhe Demokraci” përbëhet nga 25 figura të njohura botërore, përfaqsues të 18-vendeve të ndryshme, duke përfshirë ndër ta fitues të Çmimit Nobel, gazetarë të njohur botërisht, specialistë të teknologjisë moderne, juristë dhe ish-udhëheqës të enteve të ndryshme ndërkombëtare.

Sekretari i Përgjithëshëm i organizatës Reporterët pa Kufij, njëkohësisht edhe  bashk-kryetari i “Komisionit për lirinë e Informacionit dhe Demokracinë”, Christophe Deloire, shtoi se “Deklarata për lirinë e Informacionit dhe Demokracinë, botuar vitin që kaloi, nënvijon parimet bazë në mbështetje të lirisë së fjalës në hapësirën e informacionit dhe të komunikimit global “online”, me qëllim për të promovuar dhe për të inkurajuar lirinë dhe besueshmërinë e informacionit, në nivel ndërkombëtar.  Ne e dijmë”, shtoi ai, “se jo të gjithë udhëheqsit botërorë mbështesin këtë nismë, por kjo, sipas tij, “përbën edhe një arsye tjetër për të promovuar këtë ide dhe për ta mbështetur, ndërkombëtarisht”.

75-vjet nga miratimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga Asambeja e Përgjithëshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe 30-vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit dhe fundit të diktaturës komuniste në Evropë, kriza e të besuarit në demokraci dhe rritja e influencës së regjimeve despotike në Evropë dhe në botë, përbëjnë një kërcënim të madh ndaj lirisë, demokracisë, harmonisë civile në shumë vende dhe paqës në botë, në përgjithësi.   Disa prej arsyeve kryesore për këtë fenomen, thotë “Komisioni për Informacion dhe Demorkaci”, janë kontrolli politik i informacionit në hapësirën publike globale, influenca e interesave private, shtimi i fuqisë së oligarkëve, të cilët anashkalojnë kontrollet demokratike, e të tjera.   Presidenti i Francës, Macron ka shprehur arsyenë për mbështjetjen e tij për këtë nisëm duke thekësuar se, “Liria e të shprehurit dhe liria e shtypit, që është gur-themeli i demokracive tona, përparimin e të cilës e kishim konsideruar si të pakëthyeshëm dhe të paprekshëm, në të vërtetë, pikërisht, kjo vlerë demokratike po vihet gjithnjë në dyshim dhe po kërcënohet prapë.”

Si rrjedhim, “Deklarata Ndërkombëtare për Informacion dhe Demokraci” e përpiluar, para një viti, nga Komisioni i  përbërë nga 25 ekspertë nga vende të ndryshme të botës, po vendosë parimet themelore për përdorimin e hapësirës globale të informacionit dhe komunikimit, parimet që ajo i përcakton si një vlerë që, “Duhet të përdoret për të mirën e përbashkët, në përfitim të mbarë njerëzimit.”  Si e tillë, është përgjegjësia e mbarë njerëzimit që të kujdeset – nepërmjet institucioneve demokratike — për mirëmbajtjen e kësaj hapësire publike, për tu përdorur për përhapjen e fjalës së lirë dhe në shërbim të lirisë së shtypit, në mbarë botën.   Deklarata në fjalë, që është përpiluar dhe botuar nëntorin e vitit të kaluar, përcakton garancitë demokratike, në mbështetje të lirisë, pavarësisë, pluralizmit dhe besueshmërisë së informacionit, në një kohë kur hapësira publike për shpërndarjen e informacionit është globalizuar, digjitalizuar dhe destabilizuar!

Filed Under: Politike Tagged With: Fran Shkreli-Parimet Themelore

Kosovë-Serbi – plani i SHBA-së përmes të dërgurit Metthew Palmer

September 1, 2019 by dgreca

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer, do të jetë Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Ky veprim i SHBA-së po konsiderohet si një përpjeke për të filluar dialogun e ngecur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – momente që pritet t’i japë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë në Evropnën Juglindore.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian midis Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve u ndërprenë në nëntorin e kaluar, kur Kosova e vendosi taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe u zotua se do ta heq atë vetëm pasi Serbia ta njohë sovranitetin e saj, shkruan foreignpolicy.com, transmeton Klan Kosova.

Për disa ekspertë, emërimi i parashikuar i Palmerit është një zhvillim i mirëpritur në një rajon që shpesh anashkalohet nga politikëbërësit e lartë amerikanë.

“Emërimi i një të dërguari të ri special për Ballkanin tregon qartë se Shtetet e Bashkuara po përfshihen shumë më tepër në këtë çështje në mënyrë zyrtare,” tha Daniel Vajdich, një ekspert i politikës së jashtme që ndjek rajonin dhe ka punuar për çështjet evropiane.

“Sipas mendimit tim kjo rrit gjasat që ne do të gjejmë një lloj zgjidhjeje për këtë çështje para përfundimit të administratës Trump”.

Por përpjekjet e njëpasnjëshme të liderëve të lartë të BE, përfshirë edhe shefen e politikës së jashtme Federica Mogherini, për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, deri më tani kanë qenë të pasuksesshme, transmeton Klan Kosova.

Një zyrtar tjetër aktual që e njeh politikën e jashtme ka folur në kushtet anonimiteti për foreignpolicy – ai ka vënë në dyshim arritjen e një marrëveshje pozitive edhe pas emërimit të Palmer nga Amerika.

Emërimi i pritshëm i Palmer vjen pas takimit midis Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në New York në fillim të këtij muaji.

Pompeo i kërkoi Vuçiqit të rifillonte bisedimet me Kosovën, transmeton Klan Kosova.

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, tregoi vitin e kaluar që Shtetet e Bashkuara do të mbështesin një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, përfshirë këtu edhe një marrëveshje të mundshme që përfshin shkëmbimin e territorit midis dy vendeve.

Matthew Palmer emërohet Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer, do të jetë Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor. Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, thuhet se në këtë rol, Palmer do të “udhëheqë përpjekjet tona për të fuqizuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në fokusimin në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”. Në këtë kapacitet, Palmer do të udhëtojë në Slloveni, për të marrë pjesë në Forumin Strategjik në Bled, thuhet më tutje në njoftim, shkruan REL. Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve për Ballkanin të vendeve anëtare të Kuint-it në Bruksel, si dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgoricë nga 4 deri më 10 shtator. Përveç angazhimit si Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Palmer do të vazhdojë të jetë zëvendës-ndihmës sekretar amerikan i shtetit, në​ zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, një post që ai mban që nga viti 2018. Më parë, ai ishte Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore.

Filed Under: Politike Tagged With: SHBA

…një botim pas vdekjes

September 1, 2019 by dgreca


Nga Astrit Lulushi/

Për një person që kryesisht lexon, Betim Muço (1947 -2015) është autori i shumë librave në poezi e prozë, që nga fundi i viteve 1960, shkruar të gjitha në kohën e lirë, sepse me profesion ai ishte shkencëtar i fizikës nukleare. Libri i tij i fundit “Yjet janë fare pranë” (2017), u bë një dedikim për Betim Muçon, sepse ai vdiq papritur, pa mundur të shkruajë faqet e fundit. Dhe padashur të trazojmë kujtimet, ishte bashkëshortja e tij, Marta, e cila bëri të mundur që romani të përmbyllej e botohej.


“Yjet janë fare pranë” është roman historik-autobiografik, ku kujtimet e fëmijërisë, Betim Muço i ndërthurr aq mjeshtërisht me ato të pastajme; që nga fillimi dhe ndryshimi i një sistemi, jeta në tranzicion dhe mërgimi. Autori e gërsheton punën e tij në një institucion shkencor, me bukurinë e punës së një poeti e shkrimtari.
Librat e Betim Muços, të gjitha, rreth 30, mund të dashurohen në mënyrë të barabartë nga lexuesit fëmijë, të rinj e të moshuar. Librat e tij për të gjitha moshat, shijohen nga një rreth i gjërë lexuesish. Për këtë arsye (ose ndonjë tjetër), duke patur parasysh betejat e ashpra ideologjike (lufta me bërryla) të shkrimtareve të asaj kohe, librat e Betim Muços nuk provuan suksesin e menjëherëshëm që duhej të kishin. Lavdet përzgjidheshin vetëm për pak shkrimtarë, fama e të cilëve ulej e ngrihen sipas fatit të elitës komuniste. Por këtë shpërfillje, Betimi e përdori si nxitje e frymëzim; dhe tani shohim se bashkëshortja e tij, Marta Muço, qëndroi përkrah tij si personi më i rëndësishëm i këtij suksesit. Ishte Marta, e cila pas botimit të disa librave në poezi e prozë që Betimi la pas, shkroi edhe faqet e fundit të romanit “Yjet janë fare pranë”, e pajisi me një parathënie dhe e botoi atë në Tiranë, “Është një këngë e bukur për dashurinë njerëzore”, thotë Marta, siç janë të gjitha librat e Betimit. Edhe një shkollë sot në kryeqytet mban emrin e tij.

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi-Nje botim pas vdekjes-Betim Muço

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT