Marjan Cubi, kryetar i Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” në New York, njëkohësisht anëtar i Kryesisë dhe arkëtar i Vatrës, mbrëmjen e së dielës, 1 Shtator 2019, kishte ftuar në Eastwood Manor, miq dhe dashamirës për të celebruar festën familjare kushtuar Shën Terezës.
Ashtu si edhe vitin e kaluar familja Cubi zgjodhi 1 shtatorin për t’ia kushtuar Shënjtëreshës shqiptare, e njohur ndër shqiptarë si NËNË TEREZA. Ashtu si edhe në Kosovë dhe shumë vise shqiptare, por edhe në Diasporë, shqiptarët përjetojnë me mirënjohje e respekt të adhuruarën gjakut të tyre, Shën Terezën duke përkujtuar jetën dhe veprën e saj në Ditët e Nënë Terezës, që nisën me 26 gusht dhe përfundojnë me 5 Shtator.
Ashtu si çdo familje katolike shqiptare familja Cubi më parë është lutur çdo vit për Shenjtin e krahinës në vendlindje, sipas traditës të të pareve te vet, tash qe Nena Tereze eshte shpallë Shenjtëreshë,familja zgjodhi për Shenjt- Shën Terezën.
Nuk është rastësi pse Marjan Cubi zgjodhi Nënë Terezën për t’ia kushtuar asaj Lutjen e festës së familjes.Ai e ka adhuruar Shënjtëreshën që kur ajo ishte një murgeshë që luftonte pa kompromisë kundër varfërisë dhe përcillte mesazhe paqeje.
Z. Cubi e ka takuar Nene Terezen ne te gjalle te saj disa herë, ka prekur vepren dhe bamirësitë e saj,ka shkuar edhe ne Kalkutë së bashku me bashkatdhetarë të tjerë per t’i dhêne Lamtumiren duke marrë pjesë në të gjitha ceremonitë e organizuara në Kalkutë. Ishte familjarisht edhe në Vatikan kur u shënjtërua. Ka qenë pjesë e kontributorëve për ndërtimin e Katedrales”Nënë Tereza” në Prishtinë duke udhëhequr Komisionin e mbledhjes së fondeve. Dihet se shqiptarët e Amerikës dhanë rreth 2 milionë dollarë për këtë katedrale. Edhe Familja Cubi ka kontributin e vet. Djali i Marjanit, Iliri ka sponsorizuar dritaren e familjes Cubi në Katedrale …
Shënjtëresha
ka bërë aq shumë për të varfërit e të gjithë botës, por ka bërë aq shumë edhe për Kombin që e lindi.
Bekimin e Festes darken
e 2 Shtatorit, e ka bërë famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës Dom Pjetër Popaj,
që pas ceremonisë së ndezjes së Qiririt, foli për figurën madhështore të Nënë
Terezës, e cila na mësoi në shqiptarët të duam njëri tjetrin dhe të ndihmojmë
njeri-tjetrin. Ajo që të tjerët e vlerësojnë si tolerancë mes besimeve ndër
shqiptar nuk është e saktë, sepse ndër shqiptarët marrdhëniet dhe shkueshmëria
me njeri-tjetrin, nuk është thjesht tolerancë, lëshim, por dashuri, ashtu siç
na e ka përcjellë Nënë Tereza.
Famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj bekoi darkën dhe shprehu vlerësim për organizimin e Festës së Shën Terezës nga Familja Cubi.
Marjan Cubi ka falenderuar dom Pjetrin dhe pjesmarrësit që iu përgjigjën Ftesës së Tij. Më pas ai ka treguar përse zgjodhi që ai dhe Familja e Tij, vllaznia dhe miqësia, nga viti i shkuar dhe vitet që vijnë do të të celebrojë si festë të tyre Shën Nëna Terezë. Në emër të Vatrës ka përshëndetur sekretarja e Vatrës, zonja Nazo Veliu, e cila vlërësoi figurëne Nënë Terezës dhe shprehu respekt për familjen Cubi, për organizimin e festës. Permes kengeve dhe valleve festa ka vazhduar deri ne oret e von dhe u mbyll me Tortën Simbolike me portretin e Shën Terezës. E gjithë salla ishte dekoruar sipas veshjes së Nënë Terezës dhe misionareve të saj.
*Per me shume fotografi shihni ne FB