• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2019

“GJERGJ KASTRIOTI -SKËNDERBEU” PER VATREN & DIELLIN

September 25, 2019 by dgreca

VATRA DHE DIELLI NDEROHEN ME MEDALJEN” GJERGJ KASTRIOTI -SKËNDERBEU” /

-Me Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” u nderuan edhe nënkryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj, anëtari i Këshillit të Vatrës z. Rrustem Gecaj dhe Ramadan Gashi…

Kryeministri Haradinaj ka nderuar ditën e Martë, 24 Shtator 2019, Federatën Pan-Shqiptare “VATRA” për kontributin e saj për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan dhe forcimin e marrdhënieve mes SHBA-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Medalja”Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”iu dorëzua nënkryetarit të Vatrës z. Agim Rexhaj, nga kryeministri në detyrë, z. Ramush Haradinaj. Z. Agim Rexhaj falenderoi edhe në emër të kryetarit të Vatrës z. Dritan Mishto dhe në emër të gjithë vatranëve për vlerësimin e lartë që i bëhet organizatës më të vjetër të shqiptarëve në botë, Federatës Pan shqiptare të Amerikës “Vatra” që aq shumë ka kontribuar dhe kontribon për Kombin shqiptar.

Në ceremoninë e organizuar të martën në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork në drejtimin e ambasadores Teuta Sahatcia, u nderua me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” nga Kryeminsitri Haradinaj edhe gazeta “Dielli”, më e vjetra gazetë e botës shqiptare. Dielli u nderua me moticionin:” për kontributin e saj për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan dhe forcimin e marrdhënieve mes SHBA-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.”.

Medalja iu dorëzua mbrëmjen e djeshme, 24 Shtator 2019, editores së gjuhës angleze të gazetës Dielli, gazetares Rafaela Prifti. Gazetarja e falenderoi Kryeministrin edhe në emër të kryeredaktorit të Diellit Dalip Greca.

Po ashtu me Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” u nderua edhe nënkryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj me motivacionin:” për kontributin e saj për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan dhe forcimin e marrdhënieve mes SHBA-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”.Z. Rexhaj e falenderoi Kryeministrin për vlerësimin që iu bë Vatrës, Diellit, atij personalisht dhe vatranëve të tjerë. Dy vlerësime të tjera me Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”prej Kryeministrit Haradinaj iu akorduan edhe vatranëve, anëtarë të Këshillit të Vatrës zotërinjëve Rrustem Gecaj dhe Ramadan Gashi.

Filed Under: Featured Tagged With: Vatra-Dielli- Agim Rexhaj-Medalje Skenderbeu

VATRA U PRIT NE DEPARTAMENTIN E SHTETIT

September 25, 2019 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikes Vatra u prit ditën e martë,24 Shtator 2019, në Departamentin e Shtetit, ku zhvilloi një takim të rëndësishëm me përgjegjësin e zyrës për Shqipërinë, z. Keith E. West.

Kryetari i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës”VATRA” z. Dritan Mishto shoqërohej gjatë takimit nga zonja Merita B McCormack, z. Zef Balaj dhe kryeredaktori i Gazetës”Dielli”, Dalip Greca.Takimi ishte i një rëndësie të vecantë,ku Vatra përmes kryetarit të saj z. Dritan Mishto, pasi ekspozoi historinë dhe veprimtaritë aktuale të Federatës dhe gazetës së saj Dielli, parashtroi vizionin dhe opinionet e saj për zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe rajon.

Filed Under: Featured Tagged With: Federata Vatra-Departamenti i shtetit

Çmimi “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu” për Gazetarin Shaqir Salihu

September 25, 2019 by dgreca

Ish- gazetari i Zërit të Amerikës është nderuar nga kryeminsitri Ramush Haradinaj me çmimin “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu”/

Të martën në New York figura emblematike e Zërit të Amerikës  u nderua për kontributin në çështjën shqiptare. Kryeministri Haradinaj në profilin e tij në facebook shkruajti Shaqiri nderohet: “Për kontributin e madh për çështjen shqiptare dhe forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së, kam ndarë për shoqata e veprimtarë të shumtë medaljen “Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu”. Shqiptarëve të Amerikës, ata që ishin krahu më i fuqishëm në shtetkrijim dhe shtetbërje”, tha Haradinaj.

Kohë më parë Shaqir Salihu publikoi librin “RRËFIME LIRIE” – Shtegtimi i një mësuesi shqiptar nga burgjet serbe te Zëri i Amerikës

Dhe në këtë libër autori thotë: “ Jetova vetëm 27 vjet në Kosovë. Atje nisa hapat e parë të jetës sime në fshat. Në Kosovë linda, por nuk do të vdes atje. Dora-dorës eca mbi truallin e saj vetëm për 27 vjet, sepse e braktisa. Por edhe pse larg saj, unë eci me të dora-dorës. Kosovën e mora me vete. E mora me vete si mall. E mora me vete si dhimbje. E mora me vete si amanet dhe si dëshirë të flaktë për ta ndihmuar dhe për ta nderuar, siç ndihmon e nderon biri nënën e vet.

Për shumë vite gazetar i “Zëri Amerikës”, ndërsa tash pas moshës 75 vjeçare vazhdon të kontribuojë  në veprimtaritë patriototike e atdhedashurie me  komunitetit shqiptarë, në Washington, New York, dhe kudo tjetër.

Shaqir Salihu, e filloi punën në Zërin e Amerikës, në fillim të viteve ‘80-ta, pasi kishte shkuar në Amerikë, si refugjat politik nga Kosova.

Ndërsa doli në pension pas një karriere të pasur 30 vjeçare.

Filed Under: Featured Tagged With: Shaqir Salihu- Urdheri Gjergj Kastrioti-Skenderbeu

Robert Elsie: Fiset e Shqipërisë

September 25, 2019 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Më 2 tetor mbushen dy vjet që është ndarë nga kjo jetë Dr. Robert Elsie, shkrimtari, përkthyesi, albanologu, interpretuesi dhe specialist i njohur, ndërkombëtarisht, i studimeve mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai ka shkruar mbi 70-libra, ku trajtohen subjekte nga kultura, gjuha dhe historia e shqiptarëve, përfshirë librin “Fiset e Shqipërisë –Historia, Shoqëria dhe Kultura”, një libër ky që më ra në dorë kohët e fundit. Libri me titullin anglisht “The Tribes of Albania –History, Society and Culture”, është botuar fillimisht në vitin 2015, por kopja që kam në dorë, është ribotuar sivjet, njëkohësisht, në Londër, Nju Jork, Oksford, Nju Delhi dhe Sidnej, nga shtëpia botuese I. B. Tauris.

Libri, Fiset ose Bajraqet Shqiptare, cilindo përkthim të preferoni, është një përmbledhje që u kushtohet rreth 70-fiseve të Shqipërisë së Veriut, jetës dhe zakoneve, traditës, fesë dhe kulturës së tyre. Pa dyshim se si një libër unik i kësaj natyre, libri i të ndjerit Robert Elsie, botuar pas vdekjes së tij, ashtu si edhe shumë vepra të tija, do të shërbejë si trashëgimi e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për historianë, akademikë dhe studentë të interesuar në këtë fushë, jo vetëm mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në veçanti, por edhe për studimin nga të huajt, të historisë, etnografisë dhe antropologjisë së trojeve shqiptare dhe më gjerë, gjatë shekujve. Sipas vet autorit, “ky vëllim synon të zhdukë mungesën e të dhënave dhe të jap sa më shumë informacione mbi të gjitha fiset kryesore të Shqipërisë, të pakën aq informacion që ekziston e që mund të gjendet dhe që mund të mblidhej ende nga kujtesa kolektive e banorëve të këtyre krahinave.”

Përveç të dhënave të hollësishme mbi fiset e ndryshme, në këtë libër lexuesi gjen gjithashtu të dokumentuara edhe përshtypjet e personaliteteve të huaja të njohura që kanë vizituar trojet shqiptare në shekullin 19 dhe fillim shekullin e 20-tët, si Edith Durham dhe Johann George von Hahn. Si plotësim i të dhënave, Robert Elsie ka sjellë edhe biografi të shkurtra të figurave të njohura në të kaluarën të fiseve të ndryshme. Mendohet se libri i albanologut Robert Elsie mund të jetë i vetmi studim i këtij lloji ku përmblidhen të dhëna mbi fiset dhe bajraqet kryesore të Malësisë së Madhe dhe të krahinave të tjera të Shqipërisë së veriut, fise këto që shtrihen edhe në Kosovë e Mal të Zi dhe zona të tjera të trojeve shqiptare. Robert Elsie ka bërë një punë të mrekullueshme duke lënë pas këtë vepër akademike mbi shoqërinë fisnore, në të cilën – bazuar në informacionin që kishte në dispozicion – ai u hedh një vështrim të hollësishëm fiseve më të njohura shqiptare, duke përfshirë të dhëna historike mbi vendin ku kanë jetuar dhe vepruar banorët e këtyre fiseve, hollësi mbi përkatësinë fetare, mbi strukturat shoqërore, statistika mbi popullsinë, mbi folklorin, legjendat dhe mbi historinë e këtyre 69 fiseve të Shqipërisë.

Albanologu i njohur Robert Elsie profilizon fiset dhe bajraqet më të njohura të Malësisë së Madhe si, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Gruda, Trieshi, e të tjera, por pa përjashtuar fiset e bajraqet e krahinave të tjera, si fiset e Dukagjinit, Malësisë së Gjakovës, Malësisë së Lezhës, krahinës së Pukës, Malësisë së Krujës, krahinës së Mirditës, zonës së Matit e të tjera. Ai i cilëson këto fise të Shqipërisë së veriut dhe të Shqipërisë veri-lindore si tepër të veçanta në Evropë dhe ndoshta në botë, të cilat sipas tij, janë i “Vetmi shembull i vërtetë i një shoqërie fisnore, e mbijetuar në Evropë deri në mesin e shekullit të 20-të”. Megjithëse këto krahina, mbeten edhe sot më pak të zhvilluara, jo vetëm në krahasim me pjesën tjetër të Shqipërisë, por edhe në krahasim me botën tjetër për rreth saj, Sir Noel Malcolm, eksperti britanik për çështjet e Ballkanit, ka shkruar në një parathënie në librin “Fiset e Shqipërisë”, se “Ishin këto fise — të cilat megjithëse territori i tyre, me qindra vite ishte nën pushtimin Osman, por pothuaj kurrë nën kontrollin otoman – përbënin bazën për identitet shoqëror, për drejtësi vendore dhe veprimtari ushtarake”.

Robert Elsies nuk ia zë kush vendin në radhët e më të njohurve albanologë. Ai ka lenë pas një mori veprash – gjithsej rreth 70 libra të botuara sa ishte gjallë, mbi kulturën, gjuhën dhe letërsinë shqipe, të gjitha këto me vlera të përjetshme dhe të pazëvendësueshme për kulturën, gjuhën dhe historinë shqiptare. Noel Malcolm ka vlerësuar librin e Robert Elsies mbi fiset shqiptare duke thënë se, ndonëse “Në botë mund të kenë ekzistuar shumë pak njerëz të aftë që të shkruanin një libër të tillë, absolutisht asnjë person nuk do të kishte mundur të shkruante një vepër të tillë, më mirë se Robert Elsie, i cili në këtë fushë ka një njohuri të pakrahasueshme me me këdo tjetër.”

Por, sipas disa specialistëve, ndoshta vepra më ambicioze për shkrimtarin Robert Elsie duhet të ketë qenë përkthimi në anglisht, në bashkëpunim me Janice Mathie-Heck, i “Lahutës së Malcis”, të madhit të letrave shqip At Gjergj Fishtës: The Highland Lute: The Albanian National Epic, botuar në Londër, në vitin 2005. Si përfundim dhe falë punës së palodhur të Robert Elsies, “Lahuta e Malcis” së Gjergj Fishtës i këndon sot heroizmit dhe trimërisë së këtyre fiseve arbërore të Malësisë së Madhe edhe në gjuhën anglisht. Ka mundësi që Robert Elsie të jetë frymëzuar të shkruante librin e botuar kohët e fundit, “Fiset e Shqipërisë” nga Lahuta e Malëcis e At Gjergj Fishtës, të cilën ai e ka vlerësuar me këto fjalë: “Lahuta e Malcis” është një kryevepër, e cila zë vend në radhën e eposeve të mëdha botërore. S’ka lexues që të mos e pëlqejë. E kemi fjalën për lexues, që kanë durim të shfletojnë një libër me 15, 613 vargje… Natyrisht, po ta kesh parasysh historinë politike të Lahutës dhe të Fishtës, d.m.th., heshtjen më se 50 vjeçare dhe zhdukjen e eposit kombëtar nga historia shqiptare, për një periudhë gjysmë shekullore, për rininë e sotme, nuk është e lehtë të lexohet, aq më pak, të interpretohet. Por, “kush asht trim”, do ta lexojë me një frymë, do ta shijojë e do të mahnitet nga bukuria e verbit të Poetit. Sot ky monument kulturor merr një rëndësi të veçantë jo vetëm për Veriun, por për tërë Shqipërinë. Ajo bëhet shumë më tepër se një vepër letrare”, ka shkruar ai. Robert Elsie e ka quajtur “Lahutën e Malcis” të Gjergj Fishtës si, “Vepra e parë letrare shqiptare që i përket botës… e cila nuk do të jetë kurrë jashtë kohe”.

Ndonëse, fiseve dhe bajraqeve u ka kaluar koha në Shqipëri dhe kudo tjetër, vepra Robert Elsies mbi Fiset dhe Bajraqet e Shqipërisë, sipas disa ekspertëve, është një kontribut i rëndësishëm dhe i nevojshëm në fushën e studimeve etnike në përgjithësi dhe të studimeve albanologjike, në veçanti. Libri, “Fiset e Shqipërisë”, megjithëse, siç shprehet edhe vetë autori, mund të mos jetë një histori e përgjithshme e fiseve shqiptare, por është një kontribut i madh për të plotësuar nevojën e madhe që ekziston për të dhëna dhe njohuri të tilla rreth historisë së fiseve shqiptare. Megjithëse, siç shënon edhe autori, vitet e fundit, Shqipëria ka pësuar ndryshime të mëdha demografike dhe shumica e krahinave fisnore në veri të vendit janë zbrazur. Historikisht, jetesa për malësorët ishte gjithmonë e vështirë dhe pa standarde, sidomos gjatë diktaturës komuniste, me të cilën ata nuk u pajtuan kurrë. Shembja e komunizmit solli edhe shpërndarjen e këtyre fiseve në zona më të volitshme jetese në Shkodër, Tiranë e Durrës, por edhe jashtë vendit, në mërgim në Evropën perëndimore, në Australi e deri në Amerikë.

“Vdekja e parakohshme, dy vjet më parë, në tetor e albanologut dhe shkrimtarit Robert Elsie ka krijuar një zbrazëti të madhe në fushën e studimeve albanologjike, e cila nuk mund të plotësohet aq kollaj në vitet dhe dekadat e ardhshme, madje as nga albanologët vendas, sidomos kur të merret parasysh njohja e përsosur e gjuhës shqipe nga Robert Elsie”, është shprehur Casper ten Dam i universitetit Leiden të Holandës. Ndërsa historiani Jason Tomes, autor i një punimi mbi Mbretin Zog, ka vlerësuar veprën e Robert Elsies, “The Tribes of Albania”, (Fiset Shqiptare), si një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme edhe për demistifikimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, në përgjithësi.

Robert Elsie, duket se është kujdesur që puna e tij kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve të vazhdojë edhe pas vdekjes së tij, pasi thuhet se ka lenë pas një mori shkrimesh të pa botuara, disa prej të cilave gjenden në portalin e tij të internetit, me shpresën se ashtu si edhe libri “Fiset e Shqipërisë”, do të nxisin një interesim të mëtejshëm për këtë shoqëri unike dhe të veçantë evropiane. Ndërkaq, njoftohet se para se të ndërronte jetë papritmas, dy vjet më parë, më 2 tetor, 2017, Robert Elsie kishte përfunduar së shkruari dy libra të tjerë, “Bektashinjtë e Shqipërisë” dhe “Libri mbi Kosovën” që pritet të botohen në një të ardhme të afërt nga shtëpia botuese Taris Verlag në Londër – duke vazhduar kështu kontributin e tij edhe pas vdekjes, ndaj historisë dhe kulturës së shqiptarëve anë e mbanë trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor.

Filed Under: Politike Tagged With: Frank Shkreli-Robert Elsie-Fiset e Shqiperise

BE dhe SHBA nuk duhet ta neglizhojnë prezencën e Kinës dhe Rusisë në Ballkan

September 25, 2019 by dgreca


BE dhe SHBA nuk duhet ta neglizhojnë prezencën e Kinës dhe Rusisë në Ballkan Nga Akri Çipa/ The Globe Post/

Pas luftërave katastrofike dhe traumatike të viteve 90’, Ballkani përjetoi dy dekada stabilitet dhe progres demokratik. Bashkimi Europian, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, luajtën një rol kritik në pajtimin e popujve të rajonit, në mbështetjen dhe thellimin e proceseve shtet-formuese dhe në rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik. Këto procese u lehtësuan nga mungesa e aktorëve të tjerë të huaj në rajon.

Por, investimet në rritje të Kinës si dhe aktivitetet e reja të Rusisë në rajon, në një kohë kur  Bashkimi Europian duket i lëkundur në çështjen e zgjerimit, kanë ngritur stekën. Prezenca e Pekinit dhe Moskës mund të kërcënojë paqen, të pengojë demokratizimin dhe të sfidojë orientimin perëndimor të rajonit. Për t’iu kundërvënë këtyre influencave, nevojitet më shumë lidership dhe angazhim nga partnerët perëndimorë.

Influenca e Rusisë në Ballkan

Vëzhguesit dhe vendimmarrësit në Bruksel dhe në Uashington kanë qenë gjithmonë të vëmendshëm ndaj aktiviteteve destabilizuese ruse, që synonin të pengonin pajtimin e vendeve të Ballkanit.

Nën sundimin e Vladimir Putin, Rusia i ka konsideruar konfliktet e tejzgjatura të rajonit si asete që mund t’i lëvrojë për të ruajtur influencën mbi aktorët vendas dhe për të vonuar integrimin e shteteve të Ballkanit në organizatat perëndimore. Kjo ishte evidente në kundërvënien e Rusisë ndaj marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe tashmë Maqedonisë së Veriut për emrin zyrtar të kësaj të fundit. Është gjithashtu e theksuar në mënyrën se si Rusia ndërhyn në konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, tashmë Rusia po shkon përtej mbështetjes së thjeshtë diplomatike për aleatët e saj në rajon dhe shfrytëzimin e konflikteve të mbetura. Muajt e fundit, Rusia ka fuqizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kapacitetet ushtarake të Serbisë me armatime të reja. Këto prokurime ushtarake u kanë dhënë zemër nacionalistëve të thekur. Për t’u përmendur është rasti i Ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili deklaroi se armët që Serbia po merr nga Moska shërbejnë si “garanci që Ballkani do të jetë në paqe”. Në të njëjtën kohë, ka sugjerime se Rusia po synon një bazë ushtarake në Republika Srpska, entitetin e dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë.

Rusia gjithmonë ka luajtur rolin e plangprishësit në gadishull, por aktivitetet e kohëve të fundit tregojnë se po bëhet shumë më kategorike. Megjithatë, Rusia mund të promovojë destabilizimin nëpërmjet aktiviteteve politike dhe diplomatike, duke i shtuar së fundmi edhe një element ushtarak, por nuk është e aftë të konkurrojë në të njëjtin nivel me Bashkimin Europian në Ballkan për shkak të mungesës së resurseve ekonomike. Por, një sfidë e tillë për politikën e BE-së në Ballkan mund të vijë nga Kina, e cila po e zgjeron influencën e saj në rajon.

Influenca e Kinës në Ballkan

Investimet kineze në Ballkan kanë ardhur duke u rritur dhe duke e shndërruar gradualisht Kinën në një lojtar të rëndësishëm nëpërmjet projekteve ekonomike. Kina po e realizon këtë në mënyrë të organizuar dhe përmes një platforme të qartë.

Të gjitha vendet e Ballkanit – me përjashtim të Kosovës, të cilën Kina nuk e njeh – janë pjesë e platformës së bashkëpunimit 17+1. E nisur në vitin 2012 si 16+1 me qëllimin për të rritur bashkëpunimin me pesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me njëmbëdhjetë vende anëtare të BE-së, platforma u zgjerua me Greqinë këtë vit dhe është tashmë një pjesë integrale e iniciativës madhore të Kinës, “Një brez, një rrugë”.

Investimet kineze në Ballkan janë kryesisht të përqëndruara në Serbi dhe përfshijnë modernizimin e aseteve në pronësi kineze, sikurse dhe oferta për të ndihmuar këtë të fundit në ndërtimin e rrjetit 5G.

Përveç Serbisë, Kina është duke bërë dhe investime të rëndësishme infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Por, Kina duket tashmë e gatshme të shkojë një hap më përpara. Këtë muaj, zyrtarët serbë deklaruan se Kina ka rënë dakord t’i shesë Beogradit dronë të armatosur. Kjo do e bëjë Serbinë vendin e parë europian që importon dronë luftarakë nga Kina, duke i dhënë prezencës së kësaj të fundit në Ballkan një dimension të ri.

Implikime afatgjata

Vendet e Ballkanit janë orientuar drejt perëndimit dhe Bashkimi Europian mbetet deri më tani i vetmi projekt politik për rajonin. Megjithatë, qëndrimi dhe aktiviteti destabilizues rus mund të minojë progresin demokratik dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa prezenca kineze ka rreziqe të tjera dhe frymëzon mungesën e transparencës dhe praktikat korruptive. Vendet e Ballkanit Perëndimor mund të përballen së shpejti me një realitet të vështirë teksa janë treguar papërgjegjshmërisht të hapur ndaj granteve dhe borxheve kineze.

Ndërkohë që Rusia dhe Kina po bëhen më imponuese në Ballkanin Perëndimor, qasjet e tyre ndryshojnë nga njëra-tjetra. Moska kombinon soft power me një qëndrim në çështjet e sigurisë rajonale. Pekini është i fokusuar në rritjen e investimeve dhe gjurmës ekonomike, duke shmangur deri tani pozicionimin në çështjet gjeopolitike.

Kina dhe Rusia kanë objektiva të ndryshme në rajon, por, përpara lidershipit të mangët të BE-së, prezenca e tyre rrezikon të ketë pasoja afatgjata për rajonin.

Limitimi i influencës ruse dhe kineze

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara mund dhe duhet të jenë më aktive dhe efektike në zvogëlimin e rreziqeve që vijnë nga aktivitetet e Kinës dhe Rusisë në Ballkan. Ata mund ta bëjnë këtë duke ripërtërirë përpjekjet për të shtyrë vendet e rajonit në reformat kundër korrupsionit, si edhe duke luftuar më aktivisht kanalet e dezinformimit dhe duke mbështetur llogaridhënien dhe shtetin ligjor.

Mbështetja e ripërtërirë për proceset shtet-formuese dhe rritja e transparencës do të godisnin praktikat korruptive që frustrojnë popullatat vendase dhe krijojnë konditat për rritjen e influencës së Kinës dhe Rusisë. Kjo do të duhej të shoqërohej me një projekt dhe përkushtim të rifreskuar nga aktorët perëndimorë për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

Brukseli dhe Uashingtoni nuk mund të neglizhojnë prezencën e Rusisë dhe të Kinës në Ballkan. Pasojat mund të jenë të rënda.

Përkthyer nga The Globe Post: https://theglobepost.com/2019/09/20/russia-china-balkans/

Filed Under: Opinion Tagged With: Akri Cipa-Ballkani-Rusi dhe Kina

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 28
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT