VATRA DHE DIELLI NDEROHEN ME MEDALJEN” GJERGJ KASTRIOTI -SKËNDERBEU” /
-Me Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” u nderuan edhe nënkryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj, anëtari i Këshillit të Vatrës z. Rrustem Gecaj dhe Ramadan Gashi…
Kryeministri Haradinaj ka nderuar ditën e Martë, 24 Shtator 2019, Federatën Pan-Shqiptare “VATRA” për kontributin e saj për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan dhe forcimin e marrdhënieve mes SHBA-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Medalja”Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”iu dorëzua nënkryetarit të Vatrës z. Agim Rexhaj, nga kryeministri në detyrë, z. Ramush Haradinaj. Z. Agim Rexhaj falenderoi edhe në emër të kryetarit të Vatrës z. Dritan Mishto dhe në emër të gjithë vatranëve për vlerësimin e lartë që i bëhet organizatës më të vjetër të shqiptarëve në botë, Federatës Pan shqiptare të Amerikës “Vatra” që aq shumë ka kontribuar dhe kontribon për Kombin shqiptar.
Në ceremoninë e organizuar të martën në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork në drejtimin e ambasadores Teuta Sahatcia, u nderua me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” nga Kryeminsitri Haradinaj edhe gazeta “Dielli”, më e vjetra gazetë e botës shqiptare. Dielli u nderua me moticionin:” për kontributin e saj për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan dhe forcimin e marrdhënieve mes SHBA-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.”.
Medalja iu dorëzua mbrëmjen e djeshme, 24 Shtator 2019, editores së gjuhës angleze të gazetës Dielli, gazetares Rafaela Prifti. Gazetarja e falenderoi Kryeministrin edhe në emër të kryeredaktorit të Diellit Dalip Greca.
Po ashtu me Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” u nderua edhe nënkryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj me motivacionin:” për kontributin e saj për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan dhe forcimin e marrdhënieve mes SHBA-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës”.Z. Rexhaj e falenderoi Kryeministrin për vlerësimin që iu bë Vatrës, Diellit, atij personalisht dhe vatranëve të tjerë. Dy vlerësime të tjera me Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”prej Kryeministrit Haradinaj iu akorduan edhe vatranëve, anëtarë të Këshillit të Vatrës zotërinjëve Rrustem Gecaj dhe Ramadan Gashi.