• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2019

FALENDERIM PËR VATRËN DHE DIELLIN NE SHBA

November 15, 2019 by dgreca

Ju lutem te publikoni falenderimin tone per Federaten Pan shqiptare te Amerikes “Vatra” dhe redaksine e gazetes “Dielli” /

         Rrapo Hajredin Danushi/

FALENDERIM PËR VATRËN DHE DIELLIN NE SHBA/

Shoqata “Pronësi me Drejtësi” me dt 1 Tetor 2019,  ka  drejtuar një apel të rëndësishëm  për zbatimin e Kushtetutës dhe zgjidhjen e anarkisë së titujve të pronësisë, Institucioneve Demokratike Ndërkombëtare, Mediave dhe Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi. Veç ambasadarëve  Apeli i është dërguar dhe gazetave nga të  cilat gazeta Dielli e dt. 13 Tetor 201, e  ka publikuar atë të plotë.

Me dt 13 Nëntor 2019 gazeta Dielli, na dha një lajm të gëzuar, duke njoftuar se Vatra e ka depozituar zyrtarisht pranë Qeverise Amerikane, Apelin tonë, per zgjidhjen e problemit të pronave. Në emër të pronarëve të shpronësuar nga diktatura komuniste, falenderojme Kryetarin e Federates Pan shqiptare te Amerikes z. Dritan Mishto dhe Kryesine e Vatrës, për ketë veprim patriotik ne mbrojtje te te drejtes dhe shqiptarizmës. Për Apelin tonë, me dt.16 Tetor 2019 kemi marrë përgjigje nga Komisoni i Venecias dhe me dt 31 Tetor 2019, nga Komisioneri Johannes Hahn. Urojmë që Qeveritë e shteteve Antare të BE, që e kanë marrë Apelin tonë ti ballafaqojnë relacionet e pushtetarëve që justifikojnë standarde të dyfishta por në shkelje të Kushtetutës me argumentat tona dhe ti kushojnë vemendjen e duhur zgjidhjes së këtij problemi. 

Në mbyllje të këtij falenderimi për Vatrën, ndjej detyrim të falenderoj Redaksine e Gazetës Dielli si model i shtypit të lirë dhe në mënyrë të vaçantë kryeredaktorin z. Dalip Greca që gjithmonë ka botuar pa censure Apelet dhe kërkesat tona për pronat. ZOTI i bekoftë të gjithë institucionet, politikanët dhe individët, që kërkojnë kthimin e  pronës së grabitur tek i zoti dhe mbuloftë me turp dhe për tërë jetën ata që justifikojnë vjedhjen në emër të ligjit.     

Rrapo Hajredin Danushi

Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve

“Pronësi me drejtësi”.-Tirane, 15 Nentor 2019

Filed Under: Featured Tagged With: Pronesi me Drejtesi-Rrapo Danushi-Vatra-Dielli-Dritan Mishto

E DIELE, 17 NENTOR FESTIVALI SHQIPTAR

November 15, 2019 by dgreca

TE DIELEN, 17 NENTOR, ORA 5.00 PM NIS FESTIVALI XXIX SHQIPTAR/

– 29th Albanian FESTIVAL

LEHMAN CENTER FOR THE PERFORMING ARTS
250 BEDFORD PARK BLVD, BRONX, New York

TIKETAT: ORCHESTRA & MEZZANINE $15.00, BALCON $10.00

PER INFORMATA KONTAKTONI:FRAN COTA 917-494-6029

PER BILETA KONTAKTONI

Leonard Berishaj 917-592-5757

Anton Boga 917-807-0290

Preke Frangaj 347-419-5781

Gjelosh Narkaj 854-728-2902

Organizon Qendra Nena Tereze e Kishes Katolike Zoja e Shkodres New York

Filed Under: Featured Tagged With: Festivali 29 Shqiptar-Qendra nena Tereze-Lehman College

Dita e Alfabetit, e bashkimit të një populli

November 15, 2019 by dgreca

-Në Kongresin e Manastirit u jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, gjuha që e kemi kudo sot në vendet shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Republikë e Maqedonisë së Veriut, Preshevës, Medvegjë e Bujanoc, Ulqin, Tivar e Malësi dhe në mbarë diasporën shqiptare/

-Qeveria jonë e ardhshme do të punojë në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë do ta bëjë në bashkërendim me qeverinë e Shqipërisë/

Shkruan: Albin Kurti/

Në mëngjesin e 14 nëntorit të vitit 1908 Kongresi i Manastirit, apo siç e njohim Kongresi i Alfabetit, filloi punimet për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Ashtu siç ishte vendi, pra në qytetin e Manastirit, qendrën më të madhe shqiptare të asaj kohe, ashtu u njoh rëndësia e këtij Kongresi, si konferencë akademike e mbarë dijetarëve shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Për 8 ditë radhazi, nga 14 nëntori e deri me 22 nëntor 1908, u mbajtën punimet e këtij Kongresi. Deri në atë kohë shqipja jonë shkruhej në disa alfabete, gjashtë a më shumë, duke mos përmendur dhe nënvariantet. Data e 22 nëntorit 1908 u bë datë e unitetit shqiptar. U jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, gjuha që e kemi kudo sot në vendet shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Republikë e Maqedonisë së Veriut, Preshevës, Medvegjë e Bujanoc, Ulqin, Tivar e Malësi dhe në mbarë diasporën shqiptare. Ditë përkujtuese për ruajtjen e gjuhës, ditë e bashkimit të një populli, kjo ishte Dita e Alfabetit.

Kongresi u zhvillua pranë shoqërisë “Bashkimi”, në shtëpinë e Fehim Zavalanit. I njohur si një nga kuvendet më të rëndësishëm kombëtar e politik, ky Kongres mblodhi 150 delegatë nga mbarë shqiptaria. Të gjithë figura të shquara në jetën kulturore e politike të fillim shekullit XX. Me Kryetar të Kongresit Mit’hat Frashërin, i biri i Abdyl Frashërit, Kryetar të Komisionit Gjergj Fishtën, me figurat e tjera të shquara Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi u ngrit një hap më lart kultura e historia kombëtare shqiptare, pas Lidhjes së Prizrenit.

Kumti i Kongresit të Manastirit duhet të bëjë e do të bëjë jehonë edhe sot. Bashkimi politik e ndërveprimi mes shqiptarëve është mëse i nevojshëm. Para se të merremi me takime e samite të nxituara, duhet të pararendim në synimin e rilindësave tanë, qetësisht e mirë analizuar. Pikënisje le të jetë qyteti i Manastirit, shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për një konsullatë funksionale e me një administratë ku mund të drejtohen, e jo vetëm emërim të një konsulli pa adresë. Nëse Kongresi i Manastirit krijoi kushtet për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim kombëtar, synimi i sotëm duhet t’i përafrohet asaj kohe. Qeveria jonë e ardhshme do të punojë në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë do ta bëjë në bashkërendim me qeverinë e Shqipërisë. Sepse vetëm bashkë, krah për krah me njëri-tjetrin mund t’i shtyjmë përpara interesat tona kombëtare për shtetndërtim e progress.

Filed Under: ESSE Tagged With: Albin Kurti-Dita e Alfabetit-Bashkimi i kombit

Opozita presidenciale dhe opozita nga Ura Vajgurore

November 15, 2019 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

A është sot Ilir Meta opozitari real për shiptarët? Sigurisht që po, është naivitet të mendosh për tjetër kënd. Me gjithë firot e përfoljeve mbi pasurinë, mbi korrupsionin, etj., sidomos kur ke përballë Edi Ramën, sidomos kur Edi Rama i cilëson të gjithë si të korruptuar, të gjithë pa përjashtim. Vetëm ai nuk ka vjedhur dhe nuk vjedh megjithëse ka në pushtet nga 1998-ta dhe se ka deklaruar publikisht se, paratë e tia nuk ka birë kurve që të gjej. Dhe se të gjithë nuk e duan reformën në drejtësi për arsye se shumë shpejtë do jenë kontingjent në bankën e të akuzuarve etj., të gjithë janë mender mutër, me përjashtim të Ramës. Vetëm ai e do reformën në drejtësi dhe se vetëm ai po punon për atë, është i drejtë, i pastër, nuk ka asnjë lidhje me gjithë ato përgjime, megjithëse përmes një video përgjigjimi dogji qeverinë e Sali Berishës më 21 janar dhe ata që akuzoi i bëri kryetarë etj. Vetëm ky është i pastër si qelqi, çfarë nuk tha e noterizoi për të mbrojtur kandadit e Shkodrës dhe atë Vorës, i bëri kryetarë. Por fajin e kanë ata ama jo, ky. Ky nuk ka asnjë përgjegjësi përse ata janë kontingjent krimi? Rama është i vetmi që do reformën në drejtësi megjithatë nuk e ka problem të emërojë drejtues të lartë përmes një vule noteriale. Një indicje që do mbahet mend si puna e atyre kutive në Dushkun e Lushnjes që prodhuan 13 deputetë brenda orës. Të gjithë janë armiq të shqiptarëve përveç Ramës. Të gjithë janë të lajthitur, skicofrena, mashtrues, kaçakë, përveç Ramës. Dhe nuk e di se mund ta quaj a mund ta konsideroj më opozitar përshembull Lulzim Bashën në raport me Metën, asesi jo. Të paktën Meta e cilësoi mungesën e një doze populiste në vendimamrrje, theksoi se partitë e mëdha janë pjesë e kulisave për minimizimin e vendimmarrjes që domethënë në të ardhmen të kemi një Ramistë por me fytyrën e Bashës. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ulja për reformën zgjedhore me Damo tërmetin. Nuk e kuptoj arsyen përse i demonstruan shqiptarëve video përgjimet mbi vjedhjen e votave? Vetëm për të ulur Damon në tavolinë? Eshtë absurd opozitar, është amulli që nesër i ul më keq përqindjet e votave. Dhe me që jemi tek presidentit,  funksionit të tij kushtetues nuk i mjafton një deklaratë solidarizimi. Eshtë bajate që në kohën kur qeveria i ofron vendit  me noter një gjykatës të lartë, i ofron një prokurore që u betua mes tymit dhe sharjeve në parlament, që nuk hetoi asnjë dosje përgjimi, që nuk futi asnjë të denoncuar nga rubrika dixhatale etj., ndërkohë ti si opozitë, si Lulzim Basha u flet një grushti njerëzve për programet e bujqëisë, sinqerisht është një bastardim social i termit opozitarizëm. Eshtë krye këput kot, akull, nuk ka asgjë me ata që u shëmben shtëpitë, biles u duhet thënë atyre që i hanë për djathë premtimet e tia mbi dëshpërblimet kur ai të vi në pushtet, harrojini se gishtin e mesit do merrni. Nuk ka asgjë të përbashkët me ata që dhunohen, asgjë të përbashkët me frontin e gjërë të forcave politike që quhet koalicion,  madje nuk i kuptoj as këta se si rrinë e presin Lulin, se si mbajnë sytë nga takimet e tia kot, nuk i shikoni se edhe ata pak rreth tij flenë gjumë kur ai flet. O dilni në rrugë o vdisni duke pritur se kurrë nuk keni për të qënë të dobishëm për vendin tuaj. Një opozitë që pranon emërime me noter nuk është opozitë, por vegël e përdorshme, vegël duarsh e qeverisë. Të gjitha bulçitë janë tek foltorja e parlamentit, në luftën e ashpër mes presidentit dhe kryeministrit, mes termit nul. Aq sa shqiptarët kurrë nuk kanë ndjerë kaq neveri për kushtetutën e vendit të tyre…,kurrë për kuvendin e tyre, kurrë për qeverinë e tyre. Shqiptarët janë sot më të braktisurit, më të pambrojturit, shoqëria më e pavlerë pikërisht sepse kudo e kurdo mund të emërohesh me një vulë noteri. Ndihmojeni, jo shpëtojeni ushtarin Meta, se ndihmoni veten. Përmbysja nuk fillon në Urën Vajgurore, por në Tiranë. Se nuk e di përse u duhet shqiptarëve një reformë në drejtësi me noterë. Keni plot plagë që duhen terur, por këto nuk i zgjidhin gjyqtarët me noterë. Shmangia që i bën opozita reale apo opozita Basha se nuk ma ha mendja që demokratët, gjaku blu të ketë firuar, është e papranueshme. Ndihmojeni Shqipërinë dhe tregojuni qoftë edhe të huajve se për së pari jeni ju që vendosni për fatet e vendit tuaj. Dilni dhe mos u frigoriferosni si koti juaj a lideri juaj, kujtoni se i keni premtuar shqiptarëve ta bënin Shqipërinë si Europa. Eshtë e tmerrshme që sytë tuaj i dominin goja e ta zëm Alfred Pezës, e tmerrshme të dëgjosh akoma Erion Braçen, të shohësh Gramos Ruçin. Nuk e di a ndjeni pak turp para djemve të Shkodrës, 2 prillit etj. A ndjeni pak neveri për veten që me kaq kollajllëk i keni kopsitur ato pesë ideale, për më tepër kur ngrefosen ca me shalle të kuq, a nuk ju dhëmbin martirët? A nuk ju dhëmbin gjithçka keni kur shikoni se vendi juaj është sallë shfaqje e një aktori romuzesh, a bulisti si Edi Rama? E fundit dilni jo për Metën, jo për Lulin por për veten tuaj.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja-Opozita Presidenciale-Opozita -Ura Vajgurore

ZËMËRIMI KUNDREJT QEVERIVE BASHKON BOTËN MBARË

November 15, 2019 by dgreca

Nga JAN BREMMER/

E perktheu nga “Corriere della Sera” Eugjen Merlika/

            Nuk ka drejtësi në këtë botë dhe nuk ka asgjë të re në këtë pohim. Risia qëndron në zemërimin popullor kundër padrejtësisë, që ka shpërthyer gjithandej me aq shpejtësi e shpeshtësi sa të krijojë kryengritje që nuk japin shenja qetësimi. Në muajt e fundit kundërshtimet kanë përshkuar një numur të madh Vendesh, si të pasur ashtu edhe të varfër, e të çdo lloj shifre politike, që nga demokracitë e qëndrueshme deri tek regjimet më shtypës.

            Arsyeja e zëmërimit është përceptimi i përhapur se politika vazhdon të veprojë gjithmonë e sidoqoftë për interesat e elitave, duke kapërxyer ata të popullit. Në Vendet në zhvillim ndodhin rregullisht shfaqje protestash e me plot arsye. Popullsitë janë të shtrënguara të durojnë vështirësitë e shkaktuara nga paaftësia e qeverive për të siguruar shërbimet më themelore dhe mungesa e institucioneve politike të përparuara lejon që aktorë jo tradicionalë – në më të shumtën e rasteve vetë protestuesit – priren të bëjnë të lëkundet gjilpëra e peshores.

            Javët e fundit Egjypti ka parë të rrjeshtohen nëpër rrugë grumbullimet më të mëdha të njerëzve që nga koha e Pranverës arabe, të nxitura nga paditë për korrupsion kundër presidentit Abdel Fattah al-Sisi dhe ushtarakëve, e për më tepër të acaruar nga reformat ekonomike që, nga një anë kanë pakësuar ndihmat e nga tjetra kanë ngritur taksat për më të varfërit e Vendit. Në Liban, një “taksë whatsapp” mbi lidhjet online, ka bërë të shpërthejnë protestat, të cilat shpejt janë kalëruar nga të tjera përshpagime ekonomike e politike, duke detyruar së fundi të japë dorëheqjen kryeministri Saad Hariri. N’Irak kryetari i Këshillit Adel Abdul Mahdi nuk po e kalon shumë më mirë se sa kryeministri libanez: Vendi është bërë tym e flakë nga duart e qytetarëve të dëshpëruar nga niveli i lartë i papunësisë dhe cilësisë shumë të keqe të infrastrukturave e shërbimeve.

            Në Ekuador, vendimi i presidentit Lenin Moreno për të hequr ndihmat tradicionale për karburantet shënoi javë protestash mbi të gjithë gamën e kërkesave shoqërore, që e detyruan presidentin të kthehet mbrapsht, një ngjarje që u prit si një fitore nga manifestuesit, por që në të vërtetë përfaqëson një humbje për disiplinën taksore të Vendit.

            Historikisht, protestat janë më pak të efektëshme në Vendet më të pasura, jo vetëm pse janë në dorë të lobby-ve, por edhe sepse shtresat e popullsisë më me ndikim mund t’i lejojnë vetes luksin të presin zgjedhjet e ardhëshme, për t’u besuar atyre pakënaqësitë e tyre politike. Megjithatë, gjithënjë e më shpesh, kabinat zgjedhore nuk arrijnë të jenë në gjëndje të shërbejnë si valvola të shfryrjes së dufit të pritjeve të pambajtura parasysh nga politika.

            Në Kili shkëndija që i vuri flakën çrregullimeve në njërin ndër Vendet më të pasura e më të qëndrueshme të Amerikës Latine, qe një shtesë prej 3 % të çmimit të biletave të metropolitanës, të vendosur nga Sebastian Pinera. N’atë çast njerëzit u grumbulluan nëpër sheshe për të protestuar edhe kundër pensioneve të pamjaftueshme dhe vlerës së lartë të shërbimeve të bazës, si shëndetësia dhe telefonët. Manifestuesit ndezën edhe zjarre në disa rrugë. Dëshpërimi i shpirtërave arriti kulmin kur qeveria vuri në përdorim ushtrinë me paisje kundër kryengritjes, në një Vend me një histori të gjatë diktature ushtarake mbas shpine si Kili.

            Një vit më parë, lëvizjet e jelek verdhëve në Francë arritën të paralizojnë pothuajse krejtësisht Parisin e, megjithëse vala e protestave në një shkallë të gjërë është sosur, reforma e ardhëshme e pensioneve dhe përvjetori i revoltave rrezikojnë të bëjnë të shpërthejë përsëri pakënaqësia. Në Spanjë verdikti i fundit i Gjykatës së lartë për t’u dhënë dënime të gjata me burg drejtuesve katalanë që kishin shpallur referendumin për pavarësinë më 2017 dhe kishin bërë kërkesën për ndarje, ka shkaktuar protesta masive që ndërlikojnë votimet e kësaj fund jave, nga të cilat është frika të mos dalë një fitues i qartë.

            Ndërkaq në cepin tjetër të botës, protestat vazhdojnë pa pushim në Hong Kong për të njëzetedytën javë rrjesht, duke mbjellë pështjellim e shqetësim në qëndrat e pushtetit të njërës nga ekonomitë kryesore globale. Nga të gjitha protestat në zhvillim sot, pikërisht ato të Hong Kongut duket se përfaqësojnë rrezikun më të vogël për qeverinë e tyre dhe – tërthoras – për Pekinin, i cili i lejon vetes luksin të presë me qetësi fundin e kundështivet.

            Prej këtej vjen pyetja themelore: në këto ditë pakënaqësie të përhapur e zhgënjimi politik, a mbetet ende demokracia forma më e mirë e qeverisjes për të parë në t’ardhmen? Nëse demokracia ka lulëzuar në dhjetëvjeçarët e fundit, kjo ka qënë e mundur në sajë të ndihmesës gjithënjë e më të madhe të  qytetarëve në prodhimtarinë ekonomike (një nga pasojat kryesore të dorës së dytë të globalizimit), që ka ndihmuar dhe zgjeruar pjesëmarrjen e tyre në proçeset politike. Por sot globalizimi është në tërheqje dhe teknologjia ka filluar të zëvendësojë fuqinë puntore e do të vazhdojë t’a bëjë për shumë vite që vijnë.

            Është një çështje mbi të cilën duhet të vazhdojmë të pyesim veten, edhe se është ende shumë shpejt për të thënë se ditët më të mira të demokracisë tashmë ndodhen mbrapa shpatullave tona. Dhe globalizimi ka shënuar suksese tepër të rëndësishme për t’a parë të dënuar në një theqafje pa shpresë. Kur mblidhen gjithë këto probleme strukturore në një ekonomi globale në fazë ngadalësimi, bëhet akoma më e vështirë për qeveritë të kënaqë kërkesat e ligjëshme të qytetarëve të tyre për vitet e ardhëshme. Nëse ka diçka që bashkon mbarë botën më 2019, është zemërimi kundër qeverive: kjo duhet t’i bëjë të mendojnë seriozisht sa qeveritë ashtu edhe popujt, që sot ngrihen për t’i kundështuar.

            “Corriere della Sera”, 10 nëndor 2019        E përktheu Eugjen Merlika    

Filed Under: Analiza Tagged With: Jan Bremmer-Zemrimi ndaj qeverive-bshkon Boten

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 30
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT