Ju lutem te publikoni falenderimin tone per Federaten Pan shqiptare te Amerikes “Vatra” dhe redaksine e gazetes “Dielli” /
Rrapo Hajredin Danushi/
FALENDERIM PËR VATRËN DHE DIELLIN NE SHBA/
Shoqata “Pronësi me Drejtësi” me dt 1 Tetor 2019, ka drejtuar një apel të rëndësishëm për zbatimin e Kushtetutës dhe zgjidhjen e anarkisë së titujve të pronësisë, Institucioneve Demokratike Ndërkombëtare, Mediave dhe Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi. Veç ambasadarëve Apeli i është dërguar dhe gazetave nga të cilat gazeta Dielli e dt. 13 Tetor 201, e ka publikuar atë të plotë.
Me dt 13 Nëntor 2019 gazeta Dielli, na dha një lajm të gëzuar, duke njoftuar se Vatra e ka depozituar zyrtarisht pranë Qeverise Amerikane, Apelin tonë, per zgjidhjen e problemit të pronave. Në emër të pronarëve të shpronësuar nga diktatura komuniste, falenderojme Kryetarin e Federates Pan shqiptare te Amerikes z. Dritan Mishto dhe Kryesine e Vatrës, për ketë veprim patriotik ne mbrojtje te te drejtes dhe shqiptarizmës. Për Apelin tonë, me dt.16 Tetor 2019 kemi marrë përgjigje nga Komisoni i Venecias dhe me dt 31 Tetor 2019, nga Komisioneri Johannes Hahn. Urojmë që Qeveritë e shteteve Antare të BE, që e kanë marrë Apelin tonë ti ballafaqojnë relacionet e pushtetarëve që justifikojnë standarde të dyfishta por në shkelje të Kushtetutës me argumentat tona dhe ti kushojnë vemendjen e duhur zgjidhjes së këtij problemi.
Në mbyllje të këtij falenderimi për Vatrën, ndjej detyrim të falenderoj Redaksine e Gazetës Dielli si model i shtypit të lirë dhe në mënyrë të vaçantë kryeredaktorin z. Dalip Greca që gjithmonë ka botuar pa censure Apelet dhe kërkesat tona për pronat. ZOTI i bekoftë të gjithë institucionet, politikanët dhe individët, që kërkojnë kthimin e pronës së grabitur tek i zoti dhe mbuloftë me turp dhe për tërë jetën ata që justifikojnë vjedhjen në emër të ligjit.
Rrapo Hajredin Danushi
Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve
“Pronësi me drejtësi”.-Tirane, 15 Nentor 2019