• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2020

Kongresi i Lushnjës-Jetësim i pavarësisë së Shqipërisë

January 23, 2020 by dgreca

Kongresi i Lushnjës-Jetësim i pavarësisë së Shqipërisë, gur themeli i parlamentarizmit. /

– Me rastin e 100 vjetorit/

Shkruan: Ekrem Spahiu * /

Pas afro 8 vjetësh pikëpyetjesh për ekzistencë që nga themelimi i shtetit shqiptar, Shqipërisë i duhej një institucion shpëtimi. Për më tepër, si shtet evropian, duhet të orientohej për nga institucionet evropiane, përndryshe do të mbetej e huaj për Evropën. Vullneti kombëtar e kërkoi që ky institucion shpëtimi e orientimi të ishte Kongresi i Lushnjës.       

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 1912 është zhvillimi më madhor në historinë e kombit shqiptar, sepse përbën zgjidhjen e çështjes jetike të fatit të ekzistencës së mëtejshëm të kombit përmes aktit të pavarësimit dhe krijimit të shtetit si instrument i fuqisë dhe i përfaqësimit të tij.

Evropa e formësuar më së shumti mbi ekuilibrat gjeopolitikë dhe më pak mbi vlerat, do ta linte Shqipërinë jo vetëm të përgjysmuar, por edhe e dyshuar për t’u vetëqeverisur. Prandaj qeverisjen e saj do t’ia besonte një të huaji, gjerman, qeverisja e të cilit nuk do t’i shpëtonte dot pështjellimeve të pamëshirshme të Luftës së Parë Botërore. Në këto pështjellime, Traktati i fshehtë i Londrës i vitit 1915 do t’i vinte vulën e asgjësimit edhe asaj Shqipërie gjysmake që kishte mbetur.  

Në këto rrethana, intuita kombëtare do të rizgjohej. Kongresi i Durrësit i vitit 1918 do të ishte një përpjekje për ta mishëruar këtë nerv të kombit, duke riafirmuar shtetin, edhe pse me përfaqësim të cunguar.

Një vend vlerash si SHBA dhe Presidenti i saj vizionar Uillson, në Konferencën e Paqes të vitit 1919 në Paris do të bëhej mburoja e kombeve të vegjël, midis tyre edhe kombit shqiptar. Sidoqoftë, si çdo komb edhe shqiptarët duhet t’i rimerrnin vetë në dorë fatet e tyre dhe kjo orë erdhi në Kongresin e Lushnjës, i cili u mbajt më 21 janar 1920.

Kongresi i Lushnjës ribashkoi firmëtarë të pavarësisë, emra të njohur të elitës kombëtare, të patriotizmit tradicional shqiptar, fetarë e intelektualë nga të gjitha trevat e Shqipërisë: Sulejman Delvina, Iljaz Vrioni, Abdi Toptani, Ndoc Çoba, Aqif Pashë Elbasani, Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Dr. Turtulli, Hoxhë Kadria, Sotir Peci, Ali Riza Kolonja, Eshref Frashëri, Idhomene Kosturi, etj. Mbi këtë bazë të gjerë përfaqësuese, në vazhdën e vendimeve të Kuvendit të Vlorës, vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 dhe të statusit të përcaktuar ndërkombëtarisht për qeverisjen e shtetit shqiptar nga Princ Vidi, Kongresi rikonfirmoi vijimësinë e formës së regjimit. Derisa të zgjidhej çështja e mbretit, u vendos të krijohej “Këshilli i Naltë”. Ky Këshill do të përfaqësonte kryetarin e shtetit shqiptar deri sa ky, ashtu si edhe forma e regjimit, të përcaktoheshin përmes thirrjes së një asambleje kushtetuese. Me krijimin dhe përbërjen e Këshillit të Naltë, kongresi përcolli mesazhin e gjithëpërfshirjes – një kriter ky i domosdoshëm për një qeverisje legjitime.

Paralelisht, Kongresi zgjodhi edhe një Këshill Kombëtar, (i cili u quajt edhe senat), i përbërë prej 37 antarësh me atributet e parlamentit. Nisur nga fakti që ky Këshill plotësonte funksionet e parlamentit, me të drejtë vlerësohet se me këtë zhvillim historik fillon edhe historia e parlamentarizmit në Shqipëri.

Kongresi zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga Sulejman Delvina, në përbërje  të së cilës përfshihen Ministria e Brendshme, Ministria e Luftës dhe një sërë ministrish të tjera të domosdoshme për një qevrisje të kohës, si institucione bazë për realizimin e politikave të qeverisë, duke i dhënë kështu kuptim atributit shtetëror të  sigurisë së brendshme dhe të jashtme.

Kongresi i Lushnjës hodhi bazat e sigurta për një qeverisje përfaqësuese të spektrit kombëtar, e dalë vetëm nga organet legjitime të popullit shqiptar dhe me shkallën më të lartë të besueshmërisë. Kongresi e rikonfirmoi Shqipërinë plotësisht nën juridiksionin e vet politik dhe administrativ, duke hedhur një hap vendimtar për sigurinë e zbatimit të politikave të vendosura prej tij.  

Ndër vendimet kryesore të Kongresit ishte edhe hartimi edhe miratimi i një dokumenti (Statuti i Lushnjës), për funksionimin e Këshillit të Naltë dhe pushteteve të tjera. Nisur nga gjerësia dhe përmbajtja e këtij Statuti, mund të thuhet se ai përbën kushtetutën e parë të shtetit shqiptar. Shpallja në atë Statut e Tiranës si kryeqytet, përbën një dimension të ri qeverisjes së shtetit shqiptar, në ndryshim nga paraardhësit, të cilët konsideronin të tillë rezidencën e vet.

Kongresi, duke i apeluar zyrtarisht botës – përkatësisht Konferencës së Paqes, për njohje të shtetit shqiptar, tregoi se populli shqiptar kishte themele e kapacitete, si dhe detyrim për të jetuar në paqe e harmoni me të gjithë popujt. Prandaj nuk kishte arsye t’u drejtohej me lutje apo me kërkesë si shpërblim.  “Shqipnia nuk ka tjetër pretendim veçse me zanë nji vend në Gadishullin Ballkanik, tue i dhanë fund mizerjes, për të gëzue nji jetë në paqe e në harmoni me shtetet fqinjë.  .. Shqiptarët janë gati me ba çdo lloji sakrifice, edhe me derdhë pikën e fundit të gjakut të tyne kundër çdo veprimi që mundohet me vu në rrezik pavarësinë e Shqipnisë e të tansisë tokësore” – thuhej në telegramin e Kongresit drejtuar Fuqive të Mëdha.  

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës i kushtoi vëmendjen e duhur pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Më 12 tetor 1920  u dorëzua kërkesa zyrtare. Asambleja e Përgjithshme e Lidhjes së Kombeve e pranoi Shqipërinë  më 17 dhjetor 1920 si antare të Lidhjes. Ky pranim kishte një rëndësi të dyfishtë, sepse me të ripohohej njohja ndërkombëtare e shtetit shqiptar dhe së dyti, pranimi përbënte aktin zyrtar të njohjes së qeverisë së Tiranës nga ndërkombëtarët.

Një Kongres vizionar si Kongresi i Lushnjës do të mendonte strategjikisht edhe për kryeqytetin e vendit, prandaj, mbi këtë bazë, vendosi Tiranën për kryeqytet të Shqipërisë. Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, i cili iu drejtua delegatëve: “Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë. Kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë”. Pengesave që iu krijuan ai i kapërceu me guxim, trimëri dhe këmbëngulje: “Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjës”.  

Për herë të pare Shqipëria u bë me një qeveri të ligjshme, të dalë nga vullneti i brendshëm, duke mbyllur kështu kapitullin e qeverisjes së Shqipërisë nga të huajt. Ajo u shpreh botërisht kundër çdo mandati apo protektorati të cilitdo shteti të huaj. Kongresi i Lushnjës do të ndryshonte rrjedhën politike të punëve brenda në vend dhe do të krijonte një staturë të re në opinionin politik ndërkombëtar.

Kongresi i Lushnjës do të kishte efektin e thellë të ringjalljes së personalitetit të kombit përmes rikonfirmimit të pavarësisë dhe integritetit të vendit duke u dhënë të huajve të kuptonin se, vendi është në gjëndje të funksionojë sipas parimeve moderne të kombësisë, duke u mbështetur mbi të drejtat dhe detyrimet e tij si subjekt i të drejtës ndërkombëtare, pa qenë vegël e askujt.

Si delegatët e Kuvendit Kombëtar të Lushnjës, ashtu edhe qeveria që doli nga ai Kongres, ishin të vetëdijshëm për detyrat e vështira që i prisnin, por ata ishin të vendosur për t’i përballuar të gjitha vështirësitë. Për këtë ishte i domosdoshëm bashkimi i të gjitha faktorëve kombëtare. Prandaj, në cilësinë e një Ministri, përkatësisht Kryetari i Komitetit “Mbrojtja e Kosovës”, Hoxhë Kadria (Prishtina), u zgjodh të ishte nga Kosova.

Nisur nga kritere historike, vlerësohet se Kongresi i Lushnjës jetësoi pavarësinë e Shqipërisë dhe vuri gurin e themelit të parlamentarizmit, si një tipar politik që krahas gjeografisë, do ta afronte Shqipërinë edhe institucionalisht me kontinentin, të cilit i përket. Kongresi rikonfirmoi identitetin kombëtar dhe krijoi një realitet të ri politik dhe historik për popullin shqiptar. Ai zyrtarizoi vijimësinë konstitucionale të shtetit shqiptar, e cila do të vendosej në themel të qëndrueshmërisë së tij në vitet dhe ngjarjet që u zhvilluan më pas.

*ish deputet & kryetar i PLL   

Filed Under: Histori Tagged With: Ekrem Spahiu-Kongresi i Lushnjes

NJOFTIM PËR TË PAME

January 23, 2020 by dgreca

GEZIM DHE ANGJELINA NIKAJ NJOFTOJNE PER TE PAME- E SHTUNE 25 JANAR 2020/-

Familja e Gëzim Nikës dhe Angjelina Nikës lajmërojnë Komunitetin se me rastin e vdekjes të më të dashururve të tyre: Mark(Milan) Djerri -babai i Angjelinës dhe Nik(Vuksan) Nika-babait të Gëzimit, të Shtunën me 25 Janar 2020 hapin të Pame nga ora 10.00 AM deri në 4.00 PM.

E pamja(Për burra dhe gra) organizohet në Royal Regency Hotel ne adresen 165 Tuckahoe RD, Yonkers, NY 10710.

Një grup nga përfaqësia e Vatrës do te shkojë bashkë për ngushëllim.Takimi para Hotelit në orën 2 PM. Kush ka mundësi, takohemi në ora 2.00.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gezim Nika-Angjelina Nika-Te pame

Pa vote nuk ka demokraci

January 23, 2020 by dgreca

Nga Agustin Mirakaj/*

Përshëndetje të gjithë delegetve të këtij kuvendi. Shpresoi që ky kuvend të jet një shëmbull për të gjithë, me shpresën që këto zgjedhje të jenë të pastra dhe me kandidat të denjë e të zot që te garoin sic duhet.

Kam ardhë me një propozim të thjesht e të qart për të ardhmen me një platform të re për menyrën e votimit.

VATRA duhet të ftojë anëtarët të marrin pjesë aktive dhe të barabartë në vendimmarrje kryesore, përfshirë zgjedhjen e funksionarëve të lartë.

Demokratizimi ne VATER eshte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili kërkon shpesh veprime të guximshme për të bërë kthesat të nevojshme.

Mënyra më e mirë për të demokratizuar VATRA është përfshirja e të gjithë anëtarëve në procesin e vendimmarrjes. Sistemi “NJË ANTARË – NJË VOTË”

Ky model votimi jep mundësin që Vatra të zgjerohet e të shtrihet më gjerë përtej kufinjve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Egzistenxa e Vatrës na bënë të fort dhe u jep shpresë Shqiptarëve. VOTA eshte forca e ndryshimit.

Uroi qe kyetari i ri të jetë një shëmbull si Z. Mishto

  • Fjala e mbajtur ne Kuvendin e Vatres ne Detroit, 19 Janar 2020…

Filed Under: Opinion Tagged With: Agustin Mirakaj-Vatra-vota-demokracia

KRYETARI I RI I VATRËS, Z. ELMI BERISHA, E FILLOI PUNËN DUKE BISEDUAR MË KRYETARËT E DEGËVE

January 22, 2020 by dgreca

Sot, e Mërkurë, 22 Janar 2020, kryetari i ri i Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, i zgjedhur me vota unanime nga Kuvendi i organizuar me 19 Janar në Detroit, nisi ushtrimin e detyrës në selinë e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës. Së pari ai u telefonoi kryetarëve të degëve nëpër shtetet e Amerikës dhe të Kanadasë, për udhëtimin e tyre nga Detroiti, i falenderoi ata për besimin që i dhanë dhe u interesua për mbarvajtjen e degëve.

Po gjatë ditës së sotme kryetari Berisha organizoi konsulta në Vatër dhe po vazhdon punën për hartimin e strukturave dhe deprtamenteve të Vatrës.

Punë të mbarë Kryetar i Vatrës z. Elmi Berisha!

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi berisha-Kryetari i vatres

Mark Gjonaj mes nxënësve të Shkollës Shqipe“Alba Life” në Bronks

January 22, 2020 by dgreca

Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut dhe Nder i Kombit midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx/

Në se hapni një klasë me grupmoshën time unë do të jem i pari për t’u regjistruar në këtëshkollë- Mark Gjonaj/

Nga Keze Kozeta Zylo/

Z.Mark Gjonaj, Këshilltar ne Bashkinë e Nju Jorkut dhe ish ansambleist i shtetit të Nju Jorkut erdhi ditën e shtunë në shkollën publike amerikane “Christopher Columbus” ku Shkolla Shqipe “Alba Life” në Bronx, shkollë që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut zhvillon mësimin e gjuhës shqipe.  Edhe pse një ditë e ftohtë bore dhe me temperatura të ulta, nxënësit të shoqëruar nga prindërit vinin grupe-grupe për në shkollën shqipe.

Z.Gjonaj u mirëprit në hyrje të shkollës nga z.Qemal Zylo themelues dhe drejtori i shkollës si dhe nga dy koordinatorët znj.Arta Xhaferri dhe z.Blerim Gjocaj. 

Ardhja e zotit Gjonaj është frymëzim, sepse ai është nje shembull i shkëlqyer i suksesit dhe i punës patriotike në shërbim të çështjes kombëtare.  Gjithmonë e them dhe e shkruaj, sepse pjesëmarrja e tij në shumë aktivitete të rëndësishme të komunitetit në Diasporë si dhe lidhjet me Kombin janë shumë impresionuese dhe ogur i mire për Atdheun tonë.

Z.Mark Gjonaj vizitoi mjediset në klasat e mësueseve Majlindës, Fatbardhës dhe Mirvetes si dhe bisedoi me nxënësit kokë më kokë në një komunikim të lirshëm dhe shumë të ngrohtë.  Nxënësit i bënë shumë pyetje si psh: Ku keni lindur, ku keni mbaruar shkollën, a shkoni shpesh ne Shqipëri, si e keni mësuar gjuhën shqipe etj.   

Pas vizitave nëpër klasa nxënësit, mësuesit dhe prindërit u mblodhën së bashku për t’u takuar direkt me z.Gjonaj.  Z.Gjonaj u falënderua nga z.Zylo në emër të Bordit të shkolles i cili tha se ardhja e z.Gjonaj pranë shkollës Shqipe është krenari për të gjithë ne.  Z.Gjonaj ka 13 vjet që e viziton Shkollën Shqipe dhe bëhet frymëzim për Diasporën, pasi veprat e tij për Kombin me punë janë shumë mbresëlënëse.  Fjala elekuente e z.Mark Gjonaj dhe e mbështetur në realitetin e jetës së tij u ndërpre disa herë nga duartrokitjet.  Z.Gjonaj tha midis të tjerash se: “Mësojeni Gjuhën Shqipe që të dini nga keni ardhur dhe ku do të shkoni.  Nuk ka më bukur kur ju mblidheni të gjithë së bashku në Shkollën Shqipe dhe mëoni gjuhën e nënës.  Ju bëni shumë miq shqiptarë në shkollë, që më perpara nuk i keni njohur, por tani ju do të jeni miq përgjithmonë, se shokët dhe shoqet e shkollës nuk harrohen kurrë.  Unë kam shumë emocione kur vijë në shkollën Christofer Columbus, sepse kam mbaruar në këtë shkolle, ndërsa tani vi dhe takoj miq shqiptar.  Kur unë kam qenë në moshën tuaj ne nuk kemi pasur shkollë shqipe përreth, por nëse do të kishte prindërit e mi do të më çonin të parin në shkollë.  Unë falënderoj prindërit e mi që më dhanë këtë dhuratë të paçmuar, mësimin e Gjuhës Shqipe.  Sidoqoftë më lajmëroni të parin në se hapni ndonjë klasë me grupmoshën time, unë do të regjistrohem me shumë kënaqesi në këtë klasë.  Traditat, kultura dhe historia jonë e lavdishme duhet të njihen nga të gjithë shiqptarët veçanërisht në Diasporë.  Ruajini traditat dhe kulturën kombëtare dhe për këtë ne ndihemi të privilegjuar që shteti i Amerikës na krijon mundësinë për të pasur lirshëm shkolla shqipe”. 

Dy nxënës të talentuar si Arelt Xhaferi dhe Fatjona Gjocaj interpretuan poezi nga repertori i tyre.  Në klasë u krijua një atmosferë shumë miqësore, sepse z.Gjonaj foli shumë natyrshëm dhe lirshëm si dhe komunikimi midis tyre ishte si një leksion i vyer pedagogjik, një nga ato mësimet e hapura.  Në fund z.Gjonaj i shoqëruar nga znj.Liljana Pekic anëtare e stafit pranë zyrës së tij në Bashki iu dhuroi nga një pako të gjithë nxënësve të cilët i morën me kënaqësinë më të madhe dhe me falënderimin më të përzemërt. 

Nxënësit, mësuesit dhe prindërit bënë një fotografi të përbashkët për ta pasur kujtim të pashlyeshëm në memorjen e tyre. 

Pas takimit me nxënësit, Z.Gjonaj dha një intervistë për TV “Alba Life”, intervistë që do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

Ndihmuan në regjistrimin e kronikës kameramanët z.Elton Xhaferi dhe z.Bujar Sadikaj.

Autorja është shkrimtare, poete, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit.

18 janar, 2020

Bronx, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo-Alba Life-Mark Gjonaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 33
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT