• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2020

KOMUNIZMI DHE SOCIALIZMI NUK KANË VEND NË USA

May 31, 2020 by dgreca

Nga Pëllumb LAMAJ/

Një shekull më parë emisarët bolshevik nga Moska mbritën në USA dhe nëpërmjet propagandës dhe ideologjisë utopike komuniste,filluan larjen e trurit të turmave injorante dhe me vese ku në emër të barazisë shoqërore, iu premtuan parajsën komuniste. dhe sipas udhëzimeve të këtyre emisarëve,kjo arrihej vetëm nëpërmjet dhunës dhe sabotimit kundra pronarëve. Në fillim lëvizja terroriste nisi me djegjen e prodhimeve bujqësore dhe me prerjen e pemëve frutore.Drejtuesit e këtyre lëvizjeve anarkiste e terroriste bënin për vete një jetë luksi dhe kur turmat përplaseshin me forcat e rendit,ata ja mbathnin e fshiheshin duke i lënë turmat në duart e policisë.Këto ngjarje janë përshkruar aq bukur në romanin e nobelistit John Steinback ”MORTAJA E KUQE” ku turmat më në fund u bindën se drejtuesit dhe ideologët e tyre komunist ishin të pabesueshëm. ”Unë nuk e di se deri në ç’pikë duhet besuar një i kuq” thotë në fund një prej punëtorëve i ngritur në protesta të përgjakshme.

Sot pas një shekulli këto ditët e fundit po ndodh ë njëjta tabllo në USA dhe duket se historia po përsërit vetëveten. Këtë rradhë emisarët nuk janë nga Moska.Ata janë pjesë e elitës politike, por që janë fshehur si progresistë e që në fakt bëjnë një jetë kapitalisti dhe duke përfituar nga papjekuria e brezit të ri e për më tepër i atyre me vese që s’duan të punojnë e të kenë karierë,në emër të barazisë dhe teorisë utopike komuniste,kërkojnë përmbysjen me dhunë.

Ngjarja dramatike në Minneapolis, ku polici i rendit i mori jetën me pa të drejtë një qeniejeje njerëzore në mënyrën më të turpshme e më shtazarake, u bë shkëndija e protestave që u shndrruan të dhunshme e dolën jashtë kontrollit pothuajse në mbarë Amerikën dhe parë nga ky këndvështrim,duket se një skenar i përgatitur më parë nga qarqe të caktuara që me kalimin e kohës padyshim do bëhet i njohur ,shfrytëzoi më së miri këtë ngjarje tragjike duke i ndryshuar kauzën dhe të drejtën legjitime. Prej disa ditësh turmat e zemëruara e të dala jashtë kontrollit me veprimet e tyre agresive e shkatërrimtare kundrejt çdo gjëje që u del përpara,janë vënë përball forcave të rendit dhe gardës kombëtare. 

Një gjë është e sigurt. Në Amerikë së shpejti do të mbretërojë ligji dhe rregulli.

Ashtu sikundër një shekull më parë kur komunistët dhe lëvizja e tyre mori godtjen përfundimtare,edhe tani këto qarqe që nxisin turmat e lara trush e për vete fshihen nëpër studio e institucione, besoj do ta marrin përgjigjen . 

Komunizmi dhe socializmi nuk kanë vend në Amerikë.

E provoi në 1948 zëvendës presidenti demokrat Henry Wallace dhe partia e tij progresiste që e përkrahu në zgjedhje, mori vetëm 0.2 përqind të votës popullore.

Amerika u ndërtua me luftë civile e sakrifica të pafundme të cilat i hapën rrugën vlerave shpirtërore,morale e kombëtare e mbi të gjitha ,shtetit të së drejtës. Kjo ishte dhe aresyeja që Amerika u shndrrua në një ëndërr për të gjithë botën. 

Jam i bindur se shumë shpejt këto ngjarje tragjike që nxijnë fytyrën e vërtetë të Amerikës,do ti hapin rrugën një etape të re zhvillimi e përparimi .Kur diskutohet liria dhe vlerat shpirtërore,morale e kombëtare; amerikanët bëhen bashkë,demokratë e republikanë dhe ky është shembulli më i shkëlqyer në histori prej nga zë vend dhe shteti i së drejtës.

Unë mendoj se bota po hyn jo vetëm në një etapë të re të zhvillimit e përparimit, por dhe në atë të rendeve shoqërore dhe Amerika deri tani, ka qenë shembull frymëzimi për të gjithë botën. @ NY 2020

Filed Under: Opinion Tagged With: nuk kane vend ne USA, Pellumb Lamaj, Socializmi

NE VATER- MYSAFIRË DHE DHURATA NË KOHËN E KORONAVIRUSIT

May 31, 2020 by dgreca

Ditën e Dielë, 31 Maj 2020, në selinë e Vatrës ishin për vizitë Gëzim Shantolli, Sekretar i Shoqatës”Association of Skenderbej” si dhe anëtar i bordit e inisiator i krijimit të shoqatës z. Veri Talushllari. Shoqata ka kryetar z. Bujar Hasanaj, nënkryetar Gezim Mustafaj e Dirka Xhakolli si dhe arkëtar Flutura Zeka.

 Zotërinjtë u pritën nga Kryeredaktori i Gazetës DIELLI, anëtar i kryesisë së Vatrës, Dalip Greca, i cili i falenderoi për vizitën dhe i informoi rreth veprimtarive të Vatrës dhe funksionimin e përditshëm të Gazetës DIELLI në kohën e Pandemisë, i përforcuar me nje ekip te zgjeruar gazetaresh e bashkëpunëtorësh.

   Mysafirët dorëzuan për Vatrën një paketë maskash për mbrojtjen nga Covid-19, dhuratë nga bashkatdhetari Subi Çako, me banim në Boston, Massachusetts.

 Z. Veri Talushllari dhuroi për bibliotekën e Federatës VATRA librin e tij me poezi dhe tregime”Tabllo e çngjyrosur”, botuar në New York.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Gezim Shentolli, Vatra Koronavirus, Veri Talushllari

Paralele me indinjatën amerikane

May 31, 2020 by dgreca

….Pika e zezë, shqiptarinë tonë, kuadrot tona dhe mendësinë tonë. Nuk bëhen paralelizma me shoqërinë e amerikane dhe arsyet nuk janë një, por njëqind. Megjithatë e para fare dhe ajo që na mbyt si shoqëri ne nuk jemi një, nuk kemi një prirje, nuk kemi një forcë, pasi jemi të ndarë. Jemi o me ne o me ata, vetëm me veten nuk jemi. Me veten si tërësi si shoqëri. Ne të vrasim, po mirë ama, o për Ramën o për Bashën, nuk ka midis tek ne, nuk ka vetvete. …
NGA ILIR LEVONJA/
Çfarë ndodh në Minesota, çfarë ndodh në Tiranë? Çfarë bëjnë amerikanët, çfarë bëjnë shqiptarët? Apo përse ne nuk ngrihemi si ata se në fund të fundit dhuna e policisë është e hapur etj. Për më tepër kur shikon se si një kuadër i lartë si drejtor i policisë i raporton Komisionit të Sigurisë me argumenta mbi moralin si në kohën e Enver Hoxhës. Në vend që të japi dorëheqjen ose ta heqin, ai nxjerr një video lojë nga ato të fejsbukut ku nëna e adoleshenti të përdhunuar nga uniformat, ia vendos në kokë një të afërmi të familjes. E të tjerët një batalion në funksion të kësaj logjike, i madh e i vogël shton se është dhe grua me moral të dyshimtë ajo, pasi është e ndarë nga burri? Pika e zezë, shqiptarinë tonë, kuadrot tona dhe mendësinë tonë. Nuk bëhen paralelizma me shoqërinë e amerikane dhe arsyet nuk janë një, por njëqind. Megjithatë e para fare dhe ajo që na mbyt si shoqëri ne nuk jemi një, nuk kemi një prirje, nuk kemi një forcë, pasi jemi të ndarë. Jemi o me ne o me ata, vetëm me veten nuk jemi. Me veten si tërësi si shoqëri. Ne të vrasim, po mirë ama, o për Ramën o për Bashën, nuk ka midis tek ne, nuk ka vetvete. Dhe këto ditë të bisedosh me një qytetar amerikan qoftë ky i djathtë apo i majtë nuk ta fal dhunën, hiqeni nga mendja. Nuk e justifikon kush shqelmin në fyt për më tepër ku personi i dhunuar pohon në fije të zërit se nuk po mbushej dot me frymë. Ashtu siç nuk justifikojnë edhe plot të tjera. Janë pamje që të ngjethin, me zë dhe që nuk i anashkalon njeri kollaj duke dëgjuar dëngla studiosh se me video merresh ti, akoma me ato ti, iku ai muhabet. Nuk ka të majtë të justifikoi të majtin apo i djathtë të djathtin, hiqeni nga mendja. Për më tepër kur bëhet fjalë për të drejta civile, racizmin etj. Ne jemi totalisht o me Ramën o me Bashën dhe kaq, por nuk jemi me veten. Njëqind vjet të na e fusi Rama, të na rrahi, të na burgosi, syve tua bëj prapë ka të drejtë. Kështu edhe krahu tjetër. Kështu edhe në kohën e Enverit, ne e dënonim njëri-tjetrin katërcipërisht të bindur se ai tjetri, fqinji, shoku, i afërmi, kolegu ishte vërtetë armiku jonë. Shoqëria amerikane nuk është e tillë…, u publikua një video nuk pritën se çfarë do thoshte selia e partisë në opozitë apo ajo e partisë në pushtet, u ngritën dhe po bëjnë atë që po shikoni. Dhe sa për sqarim vala e dytë, apo përhapja ditë pas dite në gjithë Amerikën, ka të bëj edhe me autopsinë, raportin e dalë ca orë më pas ngjarjes së shëmtuar, raport që pohon se shkaku i vdekjes nuk është nga dhuna e shqelmit në fyt. Normale që do irritoheshin sepse në konceptin e një shoqërie bashkëkohore dhuna është totale, fizike, psikologjike, morale, mbytëse etj. Dhe nuk është se u pushua nga puna, u ndalua dhe po gjykohet vetëm ai polici që vuri shqelmin, por edhe ata katër të tjerët përreth me uniformë që bënin spektaktorin. Tek ne i dekorojnë, bëjnë kryebashkiakër, deputetë, madje edhe nderi i kombit. Nuk e kemi patur dhe nuk e kemi akoma këtë nerv të tillë si shoqëri. Ja përse gjithçka është vetëm zhurmë.

Filed Under: Featured Tagged With: Ilir Levonja, INDINJATA AMERIKANE, paralele

Njeriu George Floyd meriton vetëm drejtësi, jo se është afrikan, por është NJERI

May 31, 2020 by dgreca

States can surely prohibit violent protests!/

Nga Keze Kozeta Zylo/ 

Protestat e dhunshme duhet të ndalen dhe besoj se do të ndalen, sepse i besoj shtetit amerikan dhe policisë amerikane të cilët janë heronjte tanë në mbrojtje të ligjit demokratik amerikan! Populli amerikan po përjeton dhunë dhe plackitje nga vala e protestave të mëdha për të dënuar dhunën makabre deri në vdekje që ushtroi një polic karshi afrikano amerikanit George Floyd. 

Si njeri dhe qytetare e botës, unë nuk mund ta shikoj deri në fund vidion kur polici i vë gjurin në qafë George Floyd deri sa ai jep shpirt, jo nuk kam zemër për këtë. Me shume miq që kam biseduar, vecanërisht mjaft gra më kanë thënë të njejtën gjë… 

Njeriu George Floyd meriton vetëm drejtësi, jo se është afrikan, latin, kinez, shqiptar apo amerikan, por është NJERI!  Dhe kjo do të bëhet, sepse i besoj drejtësisë amerikane bazuar në kushtetutë ndërtuar nga Baballarët e Kombit.

Protestat duhet të jenë paqësore dhe në përgjithësi kjo është tradita amerikane.  

Amerika dhe Nju Jorku ku unë jetoj duket si një zonë lufte dhe për shkatërrimet, vandalizmat, dhuna mbi policinë, djegjet e pronave më shqetësojnë pamasë.  Protestat e dhunshme cojnë në gjakderdhje dhe kjo nuk është kultura demokratike amerikane, por është vetem e barbarëve që duan të përfitojnë nga njerëz të papërgjegjshëm që nuk përbën cudi të ndodhen dhe në ndonjë forcë të policisë si në rastin makabër në fjalë.  Është e dhimbshme dhe irrituese të qëllosh policin me cfarë gjen përpara, të hipësh në makinën e policisë dhe ta djegësh, të marrësh koshin e plehrave ta vërvitësh mbi fytyrat e njerëzve apo dhe t’i vësh zjarrin!  

Protestat e dhunshme duhet të ndalen dhe besoj se do të ndalen sepse i besoj shtetit amerikan dhe Policisë amerikane të cilet janë heronjte tanë në mbrojtje të ligjit demokratik amerikan!

States can surely prohibit violent protests!

31 Maj, 2020

Staten Island, New York

Filed Under: Analiza Tagged With: George Floyd, Kozeta Zylo

Social Distance, Facial Covers or Both?

May 31, 2020 by dgreca

BY PASHKO CAMAJ/

In the last couple of months, we have been introduced to new words and phrases that will surely remain with us for a while.  Words such as ‘covid-19,’ ‘flatten the curve,’ ‘antibodies,’ ‘underlying conditions’ and many others have become part of our every-day vocabulary.  So, as we start the new phase of returning to ‘normal’ daily activities, we must continue the practices that helped reduce the risk to acceptable levels in the first place.  To that end, we have all become familiar with the meaning of phrases “social distancing” and “facial covering.”  With a goal of reducing the risk of exposure to the virus, here is some important information that we can all use as we continue to fight this invisible enemy.  

Social Distance: A distance between individuals where the risk of droplets of saliva being transmitted from one individual to another is negligible. According to the US Center for Disease Control (CDC), the distance for the prevention of transmitting Covid-19 at 6 feet (1.8 meters).

Facial Covers:  Facial covers are considered adequate if they cover an individual’s nose and mouth that can significantly reduce the transmission of droplets from these orifices onto a surface or another individual.  They include medical grade masks to homemade masks. We are learning that the viral transmission via cough, sneeze or speaking (especially loud speech) are the primary vehicles of transmission.  So, while continuing our handwashing and basic hygiene, we may get far better protection by continued social distancing and using facial covers.  Both have been shown to reduce the probability of being exposed in the first place, but even if exposed, they reduce the ‘time’ and ‘concentration’ of exposure.  This is to say, we may fare much better if exposed to 10 virus-containing droplets instead of 1,000 of them!   

There are two kinds of this protective gear: medical-grade masks and nonmedical face coverings. Medical-grade masks include disposable surgical face masks and N-95 respirators. Surgical face masks are used to block large particles and respiratory droplets (which are sent into the air when someone coughs or sneezes) from entering or exiting your mouth. Tight-fitting N-95 respirator masks are designed to filter smoke, small particles, and airborne viruses.  Nonmedical face covers include reusable cloth masks, bandanas and scarves, and are used in the same way as a surgical mask, to protect you against large particles and respiratory droplets. However, this kind of protective covering must be cleaned between uses and is generally not used in a medical setting. 

Some Air Transmission Science:  Recent studies suggest that face coverings cut the forward distance travelled by a person’s exhale by more than 90% – meaning how far your breath travels after it leaves your mouth or nose. While face coverings do not filter out particles in the same way an N-95 mask does, they are now recommended as an effective way of slowing the spread of the coronavirus, especially among people who have the virus, but are asymptomatic. 

The Bottom Line: If worn correctly and combined with other virus prevention methods, face covers such as surgical face masks, N-95 respirators and even home-made face coverings can help lower the risk of spreading viruses.  Bear in mind that non-medical face coverings are only effective against spreading the virus if you continue to take social distancing measures and basic hygiene seriously. 

So, the answer to the question is both, continue the social distancing as a good practice of keeping us safe, but if you can, supplement it with facial covers. 

Filed Under: Politike Tagged With: Facial Covers or Both, Pashko camaj, Social Distance

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 59
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT