• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2020

Vëllai i George Floyd bëri thirrje për Paqe

June 1, 2020 by dgreca

Mr. Terrence Floyd, George’s younger brother said violent actions and non-peaceful protests “won’t bring my brother back.”

Dhuna nuk do ta rikthejë vëllain tim tha Terrence Floyd.

Nga Keze Kozeta Zylo

Është shumë e dhimbshme dhe tejet emocionuese të shikosh dierket nga ekranii TV-s Në Mineapolis në vendin ku oficeri i policisë mbyti një afrikano amerikan të pa armatosur, vëllain e të ndjerit George Floyd, z.Terrence Floyd duke bëre thirrje për Paqe. 

Si grua dhe qytetare e botës duke e dëgjuar vëllain e viktimës i cili pati një vdekje makabre, qava dhe ne të njejtën kohë e vlerësova pamasë për aktin e tij aq të qytetëruar dhe tejet njerëzor.  Si pasojë e mbytjes së një qytetari me ngjyrë Amerika u përfshi në zjarr e tym pothuajse në cdo shtet te saj duke dalë jashtë kontrollit.  Sot pikërisht në vendin ku ndodhi krimi më monstruoz i mbytjes së vellait të tij z.Terrence tejet i shqetësuar dhe dy herë gati të kolapsej nga humbja e vëllait,  udhëhoqi lutjen para disa dashamirësve të familjes së tij ku midis të tjerash ai pyeti: “Për propaganduesit e dhunshëm dhe të egër te cilët hedhin në erë sende, çfarë kërkojne?” pastaj shtoi përsëri vetë “Kjo nuk do ta rikthejë fare vëllain tim”.

Ai tha se familja e tij është paqësore dhe adhuruese e Zotit. Ai u bëri thirrje protestuesve ta bëjnë këtë ne mënyrë tjetër duke votuar.

“Edukoni vetveten, dhe ta dini për kë po votoni. Kështu do t’i godasim ata … Le ta ndryshojmë.”

Rev. Kevin McCall, i cili udhëtoi në Minneapolis nga Brooklyni, tha se dhimbja e familjes Floyd i frymëzon demonstruesit të vazhdojnë të protestojnë – por bëjeni atë në mënyrë paqësore.

Ai protestoi bashkë me turmën duke drejtuar thirrjen si: “Familja ka bërë thirrje për Paqe. Familja ka bërë thirrje për Paqe. Familja ka bërë thirrje për paqe,” tha McCall në vendin përkujtimor.

“Ne po u dërgojmë një mesazh njerëzve në të gjithë këtë vend për të ndaluar plaçkitjen. Ngrini shenjën e paqes,” shtoi ai. “Fuqia është në numër. Mos ndaloni së protestuari, por hidhni shenjën e Paqes.”

Z.Terrence vëllai  viktimës George Floyd me buzë të dridhur dhe lot në sy tregoi edukatën dhe dashurinë për Amerikën, burrin me një llogjikë njerëzore që zemërimin karshi dhunuesve ta shprehin jo me shkatërrime, plaçkitje, vrasje, por në mënyrë demokratike ashtu siç e ka traditë vendi ku u lind dhe u rrit.  

Vëllai i tij George Floyd vdiq në Minneapolis barbarisht.  Një video nga celulari i një kalimtari u bë virale ku aty shfaqet një ish oficer policie, Derek Chauvin i cili vë gjurin në qafën e Floyd, ndërkohe George Floyd me zë të mbytur lutej:  “Unë nuk mund të marr frymë”. 

Këto fjalë të fundit janë bërë një himn për lëvizjen “Black Lives Matter”.  

Në këtë situatë tejet shqetësuese për cilindo qytetar amerikan që e do me zemër këtë vend nga mëdemokratikët dhe më humanët në botë, lutja e  Z.Terrence Floyd për Paqe para turmës dashamirëse shpresoj të dëgjohet dhe protestuesit të kërkojnë drejtësinë paqësisht, pa dhunë, barbarizma dhe vrasje të tjera.  Bota qytetare kërkon të jetojë bashkë paqësisht, dhuna e bën botën barbare, hakmarrja është atavizëm, ndaj e vlerësoj dhe bashkohem me lutjen e vëllait të viktimës për PAQE dhe DREJTËSI! 

Zoti i dhëntë forcë familjes Floyd për ta përballuar tragjedinë familjare!

Zoti e bekoftë Amerikën e vlerave të mëdha!

1 Qershor, 2020

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Kozeta Keze Zylo, thirrje per paqe, Vellai I Floyd

Jeta e gjatë e një shakaje të keqe

June 1, 2020 by dgreca

Nga Astrit LULUSHI/ Dikush krijon përshtypjen se shakaja me të vërtetë e vërtetë është një gjë e rrallë. Por sot ai që e thotë supozohet të jetë një lloj folësi në fuqi në këtë epokë të vazhdimësisë së specieve – “Alo, Edi Jam!”, është bërë një shaka, si kënga “Me gëzim po shkoj në punë” e Radio Propagandës Komuniste mëngjeseve të kohës së vet. Ai është kryeministri më i gjatë me emrin më të shkurtër në histori, që nuk kuptohet pse e shkurtoi. Por kur gjatësia nuk ndryshon, çfarë përdor njeriu që është i gjatë dhe i vështirë për t’u “balancuar”? Emrin e vet, ERTV. Në një nivel rreptësisht zyrtar kjo shaka ende pëlqehet, ndërsa shërben si shembull klasik i asaj që Kanti e quante “shndërrim i një pritjeje të tendosur në asgjë”, sepse komunizmi nuk vjen dot më, sado që t’a zgjasë afatin e vet. ERTV, megjithatë, përbën një përmbysje të drejtimit të zakonshëm me anë të batutava (kohët e fundit sikur janë rralluar në mediat që i pëlqenin ato) në takimet me popullin, në prani të policëve. Në vend që të provojë një shndërrim nga lartësia në të pahijshme, nga e errëta në (thjesht) të folur, fakti është se shakatë e tij, (groteske siç janë) nuk lëvizin nga abstrakte në qesharake, por thjesht nga lartësi në asgjë, megjithatë efekti është kryesisht i njëjtë, dhe jo me më pak pasoja sesa ndryshimet e tjera që sjellin shakatë bazuar në injorancën totale të arsyes.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Jeta e gjate, nje shaka e keqe

UPDATE: PRESS BRIEFING AT GOVERNOR’S OFFICE

June 1, 2020 by dgreca

By Rafaela Prifti/

DIELLI FOLLOWS UP ON MEDICAL DATA AT THE GOVERNOR’S OFFICE BRIEFING/

Governor Cuomo to discuss with Mayor de Blasio the handling of last night’s protests and possible curfew. Dielli follows up on the virus medical data at the Governor’s Office 

The city is approaching the reopening date of June 8 and all around the state the restrictions are being lifted following the phased approach. At the Monday briefing, the Governor restated the historic roots of racism. While supporting the need for social justice and reform, he voiced his frustration that the massive gatherings are undercutting the efforts to control the spread of the coronavirus in the state that experienced the highest number of hospitalizations, infections and deaths in the country. “We will not know the impact of these gatherings for a few weeks now,” said the Governor. Criticizing the looting and destruction by ‘outsiders and individuals with personal motives”, Mr. Cuomo repeated that acts of violence hurt the message of injustice and discrimination. Referencing previous moments that called for change like housing, payment and gender inequities, gun laws, the Governor said that this is the time to rally “in a smart way” by presenting an agenda to the politicians.

English Editor of Dielli followed up on her question about the medical data for the Albanian-American community, more specifically the number of deaths of Albanians in the state. Do you have that? And, could you elaborate on instituting “surge and flex” in the absence of a hospital system?

Governor Cuomo: Yes, you did say that Friday. Did we get that number yet?

Melissa DeRosa, Governor’s Secretary answered: So, it’s actually not broken out that way. The way the hospitals report the data, they report Caucasian, African-American, Hispanic, Asian and other. We have asked the Health Department to follow your question on Friday if there’s a way to go back and discuss with the specific hospitals, and see if there’s a way to break down that number further. And we’re working on that right now.

Governor Cuomo: In terms of the hospitals, this is one of the lessons, right? Lessons learned from this terrible situation. Our public health system, we all talk about our public health system. The hospitals are not a public health system.  The mayor talks about a public hospital system because there is a system called H&H– Health and Hospitals— which are 11 public hospitals in New York City.  The eleven hospitals that the city runs, are nowhere near the ability to manage a health problem in the City. There are 100 hospitals in the New York City area, but they’re private— and they’ve never really worked together. NYU Langone is one hospital, Columbia-Presbyterian is another hospital, Northwell is another hospital are separate hospitals. They don’t share patients, materials or resources. What we were forced to do in a public health crisis like this, we instituted the “surge-and-flex” for the first time. Elmhurst gets overwhelmed as a hospital. If the public ones cannot because it then we have to figure out how to get these 100 privates to actually operate as a system. I said to them to increase capacity by 50%. That was the surge. After we increased capacity, we said “when one of you gets overwhelmed, or one of you doesn’t have the staff, or one of you doesn’t have the PPE, — we’re going to share among and coordinate among all 100 private hospitals.” That had never been done before. And when you talk about a worst-case-scenario— a worst-case-scenario is you exceed your hospital capacity. That has never been thought of. And that’s what we developed during the Coronavirus, but we did it very quickly. And we’re now codifying that and refining that— because it’s also very disruptive to the hospitals.

Governor Cuomo is meeting with Mayor de Blasio to discuss the handling of last night’s protests by police and a possible curfew in the city. 

This update has been lightly edited for clarity.

Filed Under: Opinion Tagged With: PRESS BRIEFING AT GOVERNOR’S OFFICE, Rafaela Prifti

SOT MË SHUMË SE KURRË KEMI NEVOJË PËR UDHËHEQËS QË DUAN DREJTËSINË DHE NJERËZIMIN

June 1, 2020 by dgreca

                                            Nga Frank Shkreli

Bota sot është e prekur nga turbullira dhe trazira politike, ekonomike dhe shoqërore, ndoshta si asnjëherë më parë.  Shtojë kësaj situate edhe përhapjen anë e mbanë botës të korona virusit vdekjeprurës, që pothuaj nuk ka lenë vend pa prekur në botë.  Një periudhë si kjo, nevojitë udhëheqës të mëdhej e frymëzues për tu marrë me sfidat dhe me problemet me të cilat përballet sot bota, në përgjithësi dhe vendet e ndryshme të botës, në veçanti.  “Bota ka nevojë për udhëheqës që janë në dashuri me drejtësinë”, ka thënë Martin Lurther King-u dekada më parë. Jo për autoritarë dhe zbatues masash diktatoriale, por “Kemi nevojë për udhëheqës që janë në dashuri me njerëzimin”, na duhen udhëheqës — ka thekësuar mbrojtësi i të drejtave civile në Amerikë dhe në botë dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqë – për udhëheqës të cilët duan t’ia kushtojnë talentet, pasionin, dashurinë dhe veprat e tyre, drejtësisë, lirisë dhe paqës në botë, si dhe zgjidhjes së sfidave dhe problemeve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, me të cilat përballet bota në këtë moment – në fund të dekadës së tretë të shekullit 21. 

Bota sot ka nevojë, natyrisht, dhe pikësëpari për udhëheqës si Dr. Martin Luther Kingu, prifti protestan, mbrojtësi i të drejtave civile dhe të drejtave të njeriut në Amerikë dhe në botë – fjalët e të cilit edhe sot, dekada më vonë, vazhdojnë të frymëzojnë njerëzit vullnet-mirë, anë e mbanë botës.  Historia botërore ka prodhuar gjithmonë udhëheqës në kohë krizash e luftërash rajonale dhe botërore – qoftë luftëra të nxehta si Lufta e Parë dhe e Dytë Botorëre, qoftë Lufta e Ftohtë e shekullit të kaluar.  Shekulli i kaluar do mbetet shekulli famëkeq që solli gjenocidin, fashizmin dhe komunizmin, por për fat të mirë, prodhoi edhe liderë të mençur dhe njerëzor, të cilët, me gjithë humbjet fatzeza, u përballen drejtë për drejtë me këto të këqia dhe tragjedi anti-njerëzore, duke shpëtuar botën nga katastrofat dhe tragjeditë që këto regjime po i përgatisnin botës.  Bota sot, fatbardhësisht, nuk përballet me ndonjë luftë të përmasave të tilla, por ama gjëndet përballë sfidave dhe problemeve të mëdha shoqërore, politike, dhe ekonomike – përfshir pandeminë e koronavirusit, e cila mund të ketë në mos të njëjtat pasoja, atëherë aq sereioze, por edhe më të këqia se ato të luftërave të shekullit 20.  Thonë se çdo gjeneratë në cilëndo shoqëri, në çdo vend dhe bota në përgjithësi, i qet udhëheqsit e mëdhej të aftë e frymëzues, për tu marrë me sfida të mëdha dhe për të zgjidhur problemet me të cilat përballet sot njerëzimi. 

Nëqoftse “historia magistra vitae est”, nëqoftse pra historia është mësuesja e jetës, atëherë mund të themi se periudha në të cilën jetojmë sot, ka nevojë për udhëheqës, siç ka thënë Martin Luther Kingu, të cilët duan njerëzimin dhe drejtësinë, paqën dhe lirinë, për të gjithë dhe pa dallim.  Njerëz të cilët kanë mëshirë ndaj fatit të keq të tjerëve dhe të cilët bëjnë gjithëçka të mundur për të ndihmuar njerëzimin.  Sot kemi nevojë për shembuj të udhëheqjes së mirë, shembuj që kishte bota në shekullin e kaluar, në fusha të ndryshme aktiviteti, nga politika e deri tek bamirësia.  Udhëheqës dhe njerëz të thjeshtë — të cilët megjithë tmeret anti-njerëzore të shekullit të kaluar – siç përmenda më lartë, gjenocdi, fashizmi e komunizmi – falë disa personaliteteve botërore, shekulli i kaluar u mbyll me më shumë njerëz të lirë, anë e mbanë botës, se kurdoherë tjetër në historinë e njerëzimit.  Ishin këta udhëheqës të cilët meritojnë falënderimet dhe mirënjohjen e të gjithë njerëzve vullnet mirë kudo në botë – pasi në vendin dhe në kohën e duhur, ata treguan kurajo dhe guxim duke mbrojtur dinjitetin njerëzor, liritë dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi, kur ato po kërcënoheshin nga diktatorët dhe autoritarët e të gjithave ngjyrave.  Ia vlen t’i kujtojmë, shkurtimisht, disa prej këtyre udhëheqësve të shekullit të kaluar të cilët kanë lenë gjurmë në histori – shembulli i të cilëve duhet të kopjohet dhe të ndiqet nga udhëheqsit më të mirë sot, jo vetëm në politikë, por edhe në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, ashtuqë ta lemë ketë botë për brezat e ardhëshëm, pak më mirë se ç’e kemi gjetur.

E fillojmë listën me Nenë Terezën, bijën e gjakut dhe të Kombit tonë — shqiptare e cila ia kushtoi jetën të varfërve ndër më të varfërve, të sëmurve dhe atyre në prak të vdekjes anë e mbanë botës, por sidomos në Indi. Prania e saj dhe motrave të Urdhërit të saj që Nënë Teresa themeloi shekullin e kaluar, përhapet në më shumë se 130-vende të botës.

Sipas historianëve, në listën e udhëheqësve që frymëzuan njerëzimin shekullin e kaluar ishte edhe Martin Luther Kingu, predikuesi i krishtër protestan amerikan, i cili organizoi dhe frymëzoi lëvizjen për të drejtat civile, njëri prej oratorëve më të famshëm në historinë e Amerikës, i cili me fjalët e tija frymëzuese dhe me guximin e tij personal, bindi vendin dhe botën se nuk mund të vazhdohej më me padrejtësitë dhe mos tolerancën raciale. 

Ndër udhëheqsit e mëdhej – të cilët me veprat e tyre prej udhëheqsish të dalluar, kanë lenë gjurmë të mira në historinë botërore, konsiderohen të jenë tre udhëheqsit e periudhës së Luftës së Ftohtë: Presidenti Ronald Reagan Mikhail Gobaçov dhe Margareth Thatçer, të cilët i dhanë fund Luftës së Ftohtë — me një nënshkrim — pa shkrepur asnjë fishek dhe pa hedhur asnjë raketë kundër palës tjetër, duke sjellur kështu lirinë nga zgjedha komuniste, për më shumë se 350-milion banorë të Evropës Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik.  Në këtë grup, historianët përfshijnë edhe Papa Gjon Palin e Dytë, i cili gjithashtu konsiderohet se luajti një rol të rëndësishëm në shembjen e komunizmit në atdheun e tij në Poloni dhe anë e mbanë Evropës lindore dhe qëndrore, duke frymëzuar themelimin e levizjes së puntorëve polakë, Solidarnost.

Nelson Mandela ish-i burgosuri politik në Afrikën e Jugut, njeriu i pajtimit, megjith vuajtjet e tija në burgjet e atij vendi për 27 vjet, pa zemërim dhe hidhërim, por gjithmonë për pajtim– pas lirimit nga burgu – iu përvesh punës për vendosjen e demokracisë në Afrikën e Jugut dhe në kontinentin afrikan, në përgjithësi. Falë shembullit të tij prej lideri, lartë nga 20 shtete afrikane të nen-Saharës, sot gëzojnë demokracinë, falë shembullit të tij, sipas historianëve.

Megjithë mandatin e shkurtër si president, John F. Kennedy jeton gjithnjë në kujtimin pozitiv të amerikanëve dhe njerëzve vullnet mirë kudo në botë si një udhëheqës i njohur i shekullit të kaluar, ndërkohë që veprat dhe fjalët e tija frymëzojnë ende, jo vetëm amerikanët por edhe njerëzit vullnetmirë kudo në botë: “Mos pyetni se çfarë mund të bejë vendi yt për ty, por pyet se çka mund të bëjsh ti për vendin tend”, një thirrje që tingëllon gjithmonë aktuale.  

Në listën e udhëheqsve që kanë lënë gjurmë në historinë botërore, mund të vendoset edhe emri i Dwight Eisenhower, Gjenerali Suprem i cili udhëhoqi forcat aleate në fitoren e Luftës së Dytë Botërore kundër nazizmit, ndërsa në historinë amerikane, ai njihet edhe si presidenti që krijoi “Amerikën moderne”.

Mahatma Gandhi njihet dhe nderohet si babai i kombit indian, sot vendi më i madh demokratik në botë me një popullsi mbi një miliard banorë.  Gandhi është arkitekti i pavarësisë së Indisë nga Perandoria britanike, por ai denoncoi përdorimin e dhunës për arritjen e atij objektivi.  Filozofia e tij ishte, “Fuqia e së vërtetës” dhe mos përdorimi i dhunës për realizimin e objektivave, që vazhdon të konsiderohet edhe sot si trashëgimia e tij në botë.  

Lista është tepër e gjatë për tu përmendur këtu e udhëheqësve botërorë të shekullit të kaluar që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për të mirën e njerëzimit. Mirëpo, koha në të cilën jetojmë sot nuk është hiç më pak kritike se periudhat në të cilat jetuan dhe vepruan udhëheqsit e mësipërm.  Rrjedhimisht, sfidat dhe problemet me të cilat përballet sot bota, kërkojnë udhëheqës, jo vetëm frymëzues dhe të guximshëm, por edhe udhëheqës që, njëkohësisht e duan kombin e vet, e duan njerëzimin, drejtësinë dhe lirinë për të gjithë, sipas shembujve të lartë përmendur të shekullit të kaluar.  Fatkeqësisht, sot për sot, nuk shoh në horizontin e afërt as të largët udhëheqës të tillë, të aftë dhe të vullnetit të mirë që duan dhe që kanë mundësinë, frymëzimin dhe atdhedashurinë që të përballen me problemet e sotëme serioze botërore – në nivel shtetëror, rajonal dhe as ndërkombëtar.  Lutemi, që ashtu si në kaluarën, i Madhi Zot t’i çojë kësaj bote udhëheqës frymëzues dhe të drejtë siç ishin personalitetet e lartëpërmendura.  Vetëm disa prej të cilëve kemi hapësirë për t’i dalluar për gjurmët dhe trashëgiminë që kanë lenë pas, si frymëzues dhe guximtarë, si njerëz dhe si udhëheqës që do i përmend historia për mbështetjen e tyre ndaj drejtësisë dhe njerëzimit. Ndihma e Zotit qoftë me ne!

*Frank Shkreli-Ish Drejtor i Divizionit te Euro-Azise ne Zerin e Amerikes.

Filed Under: Politike Tagged With: Drejtesine, DUdheheqes qe duan, Frank shkreli, njerzimin

THIRRJE PER DASHURI NJEREZORE

June 1, 2020 by dgreca

Shenime per librin “FYTYRE E DASHURISE” te EGLANTINA MANDISE../

SHKRUAN:  FLORESHA  DADO/Nuk erdhi ky liber,kete behar,nga Kanadaja e larget,thjeshte per te takuar publicisten dhe shkrimtaren Eglantina Mandia,por per te na ndalur paksa ne  perjetimin e permasave te zemres se madhe  te figures se gruas,se anashkaluar ne realitetin dhe ne letersine e sotme.Erdhi per te  ngjallur ndjeshmerine tone,per ta perballur  dashurine e zemres fisnike me brutalitetin e jetes shpirterore! Erdhi per te  na kujtuar se ndodhka qe,larg atdheut,ndjenja njerezore sepse u bekerka me e ndjeshme,se dashuria per per njeriun dhe boten qe  e rrethon qenkerka gurgullim qe freskon qenien tone.Vepra erdhi  si nje konceptim krejtesisht origjinal,ne veshtrim te pare me nje permbajtje paksa “te  shperndare,”nje mozaik paksa te cuditshem,por me nje strukture te brendeshme te qarte:ajo ka nje bosht te theksuar fort,qe mbahet ne krahet e nje autoreje,e cila ka shume dashuri e ngrohtesi ne qenien esaj dhe qe permasat e kesaj bote te brendeshme i percjell jo me arrogance,mendjemadhesi,por me nje butesi te kadifejte tek lexuesi i saj.

STUKTURE POSTEMODERNISTE ?

Vepra e E.Mandise mund ta zemeroje paksa kritikun letrar,i cili,sigurisht do te ndalej ne rradhe te pare te kakakteri mozaikal,tek fakti se ne kete veper bashkohen shkrime te karaktereve te ndryshme,qe nga kujtimet,shenimet publicistike,inervista te personaliteteve femra,copeza poezish te autoreve qe lidhen,sigurisht me  personazhin femer,copeza nga krijimet femra{Nene Tereza,Musine Kokalari, Nermin Vlora Falaschi..},kronika te dhimbeshme,leterkembime,dosje te hapura,rrefime,intervista,etj.

Gjithahtu kritiku do te mund te habitej(ose te protestonte?)kur te ndeshet me fenomenin e”cuditshem”te nje lloji letrar paksa te paqarte,ne rastet kur kemi te tille,proza shpesh behet poezi,apo ku poezia merrr permasat e nje proze…Por,ne te vertete kjo   dukuri artistike-strukturore,i qaset haptazi me guxim llojit postmodernist,ku kombinimi,perzierja e copezave nga fusha te ndryshme te krijimit,nderton nje vizion specifik mbi boten dhe shpreh nje marredhenie krejt te vecante te autores me lexuesin.Konceptimi postmodernist i ka dhene autores lirine e struktures se jashtme,e cila,sic e thame,ka nje bosht te              qarte filozofiko-njerezor brenda saj.E,gjithashtu,tipar i krijimit postmodernist shkrirja e kufijve,gjinore,cka vepra e Mandise e konfirmon me kaperximin e kufije te llojit letrar.

Shpesh,aty ku kemi krijim letrar,lind pyetja :eshte proze poetike,apo poezi?Eshte proze apo pikture?(pershkrimet e ngjyrosura me drite e ngjyre te amjenteve te viteve te femijerise).Eshte letersi dokumentare apo publicistike e mirefillte,memuaristike apo kronike?Eshte krijim origjinal,apo permbledhje shkrimesh nga fusha te tjera,jo artistike?Rrefime,here te autores,here,papritur,personazheve,te cilet flasin permes shenimeve te tyre,apo diallogut te drejtperdrejte me inntervistuesen?.Poezi te  njohura ose jo ,te kombinuara merrefimin e autores?Pjese nga libra te botuar,letra personale ,kujtime te embela femijerie,shenime ditaresh,letra te pa derguara,pjese nga gazeta etj.?Poetika postmoderniste,padyshim, i jep  pergjigje ketyre dilemave dhe “crregullimeve”te llojit letrar.Sigurisht libri,ne strukturen e dukshme te tij,eshte bashkim e renditje llojesh te ndryshme te krijimtarise,letrare dhe joletrare por,gjithsesi,konceptohet si nje veper unike,me nje vision dhe synim te percaktuar.

Ne fund te fundit,do te thoja,nje karakter i tille mozaikal(padyshim do kisha edhe  verejtje te herepashereshme per pjese te vecanta te librit) e mban gjalle vemendjen e lexuesit,krijon variacione ne perjetimet e drejtperdrejta te tij.Diku e ben te jete me i ftohte,diku i ngacmon ndjenja te mira,te cilat gjithkush i ka brenda vetes.

KONCEPTIMI I PERSONAZHEVE?

Do  te dukej paradoksale nese themi se pikerisht kjo veper,e cila ngrihet mi mitin e vleres shpirterore te femres se mire,te dashur,te mencur,qe ka dashuri dhe sakrifice te pafund brenda saj (aq e fuqishme shprehet kjo marredhenie njerezore!),ka ne nenshtresen e  thelle te saj dhimbjen e autores per kete dashuri te dhunuar,nga te tjere apo edhe vete femra.

Autorja nuk trillon personazhe,por risjell emra reale,personalitete te miresise,qe jane ketu,ne Kosove dhe anembane botes.Trillimi artistik nuk do te mund te konkuronte faktin real.Dhe e dini pse? Sepse tregimtarja Eglantina Mandia,e njeh mire trillimin,por njeh edhe faktin se forca e dashurise se madhe te gruas se mire eshte e vetemjaftueshme per te realizuar ate qe cdo shkrimtar e deshiron:terheqjen e lexuesit.Ne kete veshtrim,gjate leximit,pothuajse vemendja largohet nga personazhi per te cilin flitet,per te kaperxyer permasen e perjetimit.Personazh i vertete nuk eshte asnjera ne vecanti,(dikush vjen nga lufta,dikush nga persekutimi i eger i diktatures,dikush nga vitet e  femijerise apo rinise se hereshme,te heshtura ne butesine dhe miresine e tyre etj.)por miresia dhe bota plot dshuri e femres!Pra ,i gjithe mozaiku i “cuditshem”(temash dhe personash) nderton nje FIGURE gjithekohore.Fizionomia nuk eshte konkrete,ajo grua eshte,ose nuk eshte e bukur,eshte e re apo e moshuar,e dhunuar apo fisnike ne jeten e saj pa buje.

Ajo eshte miresia dhe FYTYRE E DASHURISE! Prandaj autorja zgjodhi kete titull per librin e saj

LIGJERIMI

Patosi lirik i nje pjese te mire te shkrimeve dhe marredhenia specifike qe autorja krijon me njerezit reale dhe realitetin e jetuar,i ka dhene ligjerimit nje  ngjyrese te vecante. Mjeshtre ne artin e pershkrimit te natyres,mjedisit dhe ndjenjes njerezore,Mandia i jep

peshe te vecante fjales.Fjala krijon vizionin e natyres se magjishme(kujtimet e femijerise)te flladit te luleve,(dashuria femerore,revolta e shpirtit te lire) atehere kur autorja I lefre te lire fjales perjetimeve,duke dashur ta perfshije natyrshem lexuesin ne boten e saj te paqte.Ne kete rast fjala behet ngjyre,vijezim,shi,diell… Kur qendrimi eshte i ashper,revoltues,klithes,ajo I drejtohet alegorise(“Parajsa e humbur” dhe “Ferma e kafsheve”).Ndertimi alegorik I kontrastit midis botes njerezore dhe botes se kafshes,I shkon filozofise se aburditetit midis permbysjeve qe ndodhen ne shoqerine tone dhe shperthimitte nje morali te deformuar njerezor.

“Ketrushja e tronditur gati sa nuk klithi.Ajo tha vetem fjalen e saj te fundit:”sado e eger eshte lufta ne xhungel,hijena nuk e ha hijenen.E njeriu,njeriun po.Njeriu njeriun e vjedh,e zhduk,e torturon,e dhunon,e masakron,e genjen ,e vret e sa e sa te zeza te tjera i punon.C’eshte pra kjo dashuri morboze per qente,c”eshte ky delir ethesh per besnikeri,ndaj parajses se humbur te zoteve te cmendur?”

Ky  lloj  ligjerimi alegorik duhet ta ktheje lexuesin ne realitetin  e sotem,kur po zbehen shume vlera shpirterore.Kjo vecori stili gjuhesor,sa i drejtperdrejte aq dhe metaforik,sjell shpesh kontrastin me kerkimet e sforcuara teknike,qe jo rralle i ndeshim ne krijimet te diteve tona.

AUTORJA

Dihet se vepra letrare shpreh terthorazi vetedijen,por edhe intuiten e panjohshme te autorit,zbulon tipare te [sikologjise se tij.Depertimi ne sisteminligjrimor,ne parimet e ndertimit te brendshem,sigurisht shfaq ne sfond,si nje hije.personalitetin,prirjet e brendeshme,nganjehere te pakuptueshme edheprej atij vete.Dilemene shprehur per gruan menjehere pas permbysjese se madhe ne shoqerine tone.:”A do te kete forca per te kaperxyer gjithecka te shtremeruar e  te mbledhe jeten e sajaq te deformuar,si fytyra e nje nje pasqyre te thyer?”pse autorja e sjell perseri pas dy dhjetevjecareve?

Ne kete kuptim,edhe vepra,mozaik.e Eglantina Mandise,e cila ka nje kariere qe e nisi para shume vitesh,si publiciste(e dalluar ne llojin e reportazhit)dhe si tregimtare me tipare vetjake,padyshim na zbulon njevecanesi,qe une  do ta konsideroja vleren me te madhe te botes se saj krijuese :ajo ka shume dashuri dhe dhemshuri brenda vetes.Letersia per te nuk eshte maniere,por krijim I cilter I shpirtit.Shkrimtare-grua ajo dashuron boten fisnike femerore,ajo eshte nder te rrallat qe deshmon sa bukuri,miresi dhe paqe ka brenda figures femerore.

Eglantina,e shpirtit te lire,eshte nder te rrallat qe ka kapur boshtin njerezor te shoqerise sone,e cila mund te mbijetoje dhe te jete gjithenje e ringjallur vetem ne rrethin e dashurise.miresise dhe fisnikerise se gruas!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Eglantina Mandia, Floresha Dado, Fytyra e dashurise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT