• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2020

Arsyet pse shqiptaro amerikanët rivotojnë me 3 nëntor 2020 arritjet e administratës së Presidentit Trump

October 19, 2020 by dgreca

Nga Klajd Kapinova/New York/

Ringritja e shpejtë ekonomike/

Për 47 muaj patriotët amerikanë, kanë parë nën drejtimin e Presidentit Donald J. Trump arritje rekord në fushën ekonomike dhe politikën e jashtme, duke rritur prestigjin e shtetit amerikan.

Falë mbështetjes së madhe popullore, që ai gëzon në të gjithë shtetet e Amerikës, duke pëfshirë edhe shtetet që votojnë tradicionalisht për socialistët, vala e madhe e kuqe me elefantë do të përfshijë të gjithë SHBA.

 Kështu shteti iMinesotës, sipas sondazheve të pavarur do të votojnë për Presidentin Trump, sepse ai ka rihapur atje minierat e qymyrgurit dhe uzinat e shkrrjes sëçelikut, të cilat ishin mbyllyr me arrogance nga ish Presidenti Barok Hysen Obama dhe Sleepy Joe Biden. Sipas analistëve thuhet se adminstrata Obama-Biden ishte radikalisht socialiste dheantiamerikane si më e keqja në tw gjithë historinë 45-vjeçare presidenciale të SHBA-së.

Në një reportazh të transmetuar para disa ditësh në kanalin televiziv MaxNews TV sipas intervistave të punëtorëve të minierave dhe shkrirjes sëçelikut ata masivisht shprehen se do të votojnë për Presidentin Trump. Kështu 9 major (kryetar bashkie) socialistë të shtetit të Minesotës, janë shprehur hapur në mbështetje të Presidentit Trump, duke e kthyer këtë shtet me ngjyrë të kuqe, valë e cila fatmirësisht ka përfshirë të gjithë SHBA.

Sipas sondazheve të pavaruara mbi 30-40% e popullsisë me ngjyrë afrikano amerikanë (që përbën 13% të popullisë së gjithë SHBA-së), do të mbështesin republikanin Donald J. Trump.

Sipas shifrave federale amerikane popullsia ispanike (kryesisht nga Amerika Latine, Mexico dhe Amerika Qendrore) këtu përbën 34% të numërit të përgjithshëm të popullsisë së SHBA.Pothuajse se gjysma e tyre mendohet se do të votojnë për Trump. Për herë të parë e gjithë komuniteti armeno – amerikanë, që ndodhet me shumicë në shtetin e Californisë, janë shprehur hapur në mbështetje të Presidentit Trump, duke sjellë shqetësimë tepër serioze tek Sleepy Joe Biden në këtë shtet tradicionalisht të mbushur me gomarë blu.

Minesota, qysh nga viti 1972, ka votuar tradicionalisht për partinë “demokratike” amerikane.Trump, po ndryshon historinë për të mirën e popullit amerikan.

Edhe në pjesën perëndimore të SHBA-së, ka shumë gjasa që edhe California dhe New York të votojnë për presidentin Trump edhe pse tradicionalisht ata janë shtete socialiste. Këto dy shtete janë të mbushur me njerëz të varfër dhe taksat më të larta në të gjithë SHBA.

Kështu NYPD (Departamenti i Policisë së shtetit të Neë York), unionet e mëdha të policisë së shtetit metropolitan, për herë të parë në të gjithë historinë e shtetit dhe SHBA-së,do të mbështetin një kandidat politik në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit 2020.

Të gjithë shtetet e SHBA, duke përfshirë edhe organizatat e mëdha të policisë së SHBA-së, kanë mbështetur hapur Presidentin Donald J. Trump, në rizgjedhje si president i SHBA. Trump, mbeshtet fuqishëm policinë amerikane, është kundër Policisë dhe pro organizatave terroriste dhe anarkiste marksiste Antifa dhe BLM…

Rritjen e ekonomisë amerikane bisnesmeni i suksesshëm TRUMP, do ta bëj përsëri pas rizgjedhjes për herë të dytë në postin e Presidentit të SHBA-së, pas 3 nëntorit 2020.

Edhe pse prej 7 muajsh vazhdon luftra me pandeminë globale të Cocid 19, sërisht për 4 muaj Trump, ka ulur papunësinë dhe ka hapur vende të reja pune me mbi 11,5 milion, bursa apo stak marketi gjithnjëështë në shifrat e larta record,çka tregon se ekonomia amerikane po rimkëmbet me shpejtësi.

Shifra dhe faktet e administratës Trump

Media ultra e majtë marksiste, anarkiste Fake “News” në SHBA, gjithnjë në kor papagalesh vazhdojnë të gënjejnë dhe mashtrojnë ditën për diell shikuesit dhe lexuesit amerikanë dhe ndërkombëtarë mbi Presidentin Trump dhe injorojnë korrupsionin dhe krimin federal te familjes Biden…

Rikthimi i Rritjes së Madhe Amerikane, është në proces dhe Presidenti Donald J. Trump, është njeriu që po e realizon atë me sukses për 47 muaj dhe do ta drejtojë me një ringritje të re ekonominë e vendit edhe në të ardhen mbas fitores së mandatit të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Këto ditë pritet shifra e lartë e GDP, që mendohet se do të jetë një tregues se ekonomia amerikane është në rrugë të mbarë.

Në muajin janar 2021 shifrat e rritjes so të jenë record, sipas analistëve dhe ekonomistëve amerikanë.

Për fat të keq edhe media në Kosovë dhe Shqipëri vazhdojnë t’i shpërlajnë trurin bashkatdhetarëve të tyre, duke përhapur lajme dhe“analiza” të mbushur me rrena, të marra të gatshme nga mediat anarkiste, si: CNN, ABC “News”, Boston Glob, The New York Times, Washington Post, Daily News, TIME, etj. Në youtube pothuajse cdo ditë ndjeku me kujdes lajmet nga vendlindja në lidhje më zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Para publikut kampione të gënjeshtrave janësot mediat e “pavarura” të majta si RTVSH, Top Channel, Tv Klan, Vizion Plus etj., të cilat përkthejnë “lajme” të rreme propagandisatike, të marrë nga zyrat propagandistike shterpe të partisë demokratikë në SHBA.

Kështu në muajin gusht 2020, u hapen 1.4 milion vende pune të reja, dhe në shtator 661.579 vende të reja pune, të cilat iu shtuan përsëri ekonomisë amerikane, të prekur rëndë nga pandemia botërore e Covid 19.

Sipas statistikave të pavaruara amerikane, që tregojnë sesi po ecën ekonomia e prekur rëndë nga korona virusi, niveli i papunësisë ra sërisht për SHBA, ku, muaji i nxehtë i gushtit shënoi rritjen e katërt më të madh të hapjes së vendeve të punës në historinë amerikane.

Në 4 muajt e fundit, 11.6 milion vende pune janë shtuar në ekonominë e vendit., ku 45,000 punë prodhuese u shtuan sërisht, kurse industria me pakicë arriti të shtoi 249,000 vende të reja pune.

Në sektorin e industrisë u hapën edhe 174,000 vende pune. Shkalla e papunësisë ra 1.8 pikë në shkallë kombëtare, kurse shkalla e papunësisë së grave u ul me 2%. Po ashtu niveli i papunësisë në komunitetin me ngjyrë afrikano amerikanë ra në nivelin 1.6% dhe për komunitetin e madh amerikano-hispanik ra në nivelin 2.4%. Po ashtu ra shkalla e papunësisë për komunitetin aziatiko-amerikane në nivelin 1.3%…

Nën drejtimin e administratës së Presidentit Trump, 5.6 milion njerëz kanë dalë nga pulla ushqimore (asistenca sociale) dhe qysh kur ai mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë mbi 2.4 milion amerikanë janë hequr nga varfëria, sikurse 1.4 milion fëmijë amerikanë janë larguar nga niveli i varfërisë.

Po ashtu bursa e aksioneve ka arritur nivele rritjeje record.Kongresi miratoi ulje historike të taksave dhe lehtësime, për amerikanët që punojnë shumë.Akti i shkurtimeve dhe vendeve të punës të taksave,historikisht është reforma e parë e madhe tatimore e nënshkruar në 30 vjet dhe paketa më e madhe e reformës tatimore në histori.

Rritja ekonomike vazhdon

Si rezultat i shkurtimeve historike të taksave në vitin 2019, gati 9,000 Zona të Mundësive u krijuan në të 50 shtetet, DC dhe 5 territore. Zonat e Mundësive nxitën 100 miliard dollarë në investime private të kapitalit dhe ndikojn në afro 35 milion amerikanë.

Akti i shkurtimit të taksave dhe punësimit dyfishoi kredinë për taksën e fëmijëve. Në vitin tatimor 2019, gati 40 milion familje përfituan nga kredia e taksës së fëmijëve (CTC), duke marrë një përfitim mesatar prej 2,200 dollarë gjithsej kreditë prej 88 miliardë dollarësh.

Në vitin tatimor 2019, gati 6 milion familje përfituan nga kredia e taksave për fëmijën dhe kujdesin e varur (CDCTC), duke marrë një përfitim mesatar prej 551 dollarë me kreditë totale prej $3 miliardë.

Politika patriotike America First e Presidentit Trump, ka rikthyer rregulloret e panevojshme për vrasjen e vendeve të punës me një ritëm historik.

Sasia e vendeve të punës të shtuara në ekonominë amerikane gjatë 4 muajve të fundit, ka tejkaluar pritjet me një kombinim prej 12.2 milion vendeve të punës.

Administrata ka eleminuar gati 8 rregullore për çdo rregull të ri. Ky tejkalon shumë premtimin e bërë për të shkurtuar 2 rregullore për çdo 1 rregulloreshtuar.

Kostot rregullatore janë zvogëluar me gati 50 miliardë dollarë dhe i kanë kursyertatimpaguesit me 220 miliardë dollarë, ku janë zbatuar plotësisht veprimet.

Përpjekjet për heqjen e rregullave do të kursejnë familjeve amerikane rreth 3,100 dollarë në vit, kur Presidenti Trump ndërmori veprim, për të rritur transparencën në agjencitë federale dhembrojnë amerikanët nga abuzimi me administratën.

Administrata formoi Nismën e Guvernatorëve për Inovacionin Rregullatore cila synon të harmonizojë më mirë përpjekjet shtetërore dhe Federale, për të ulur rregulloret dhe kostot shtesë të panevojshme.

Masat e administratës Trump kundra koronavirusit

Përgjigja e Administratës së Presidentit Trump filloi herët. Në 31 janar 2020, Trump shpalli koronavirusin një emergjencë të shëndetit publik dhe pezulloi hyrjen në SHBA nga Kina dhe shtetet e Europëspër të ndihmuar në ndalimin e përhapjes.

Kështu Presidenti Trump, CDC dhe Task Force Coronavirus i Shtëpisë së Bardhë, të kryesuar nga Zëvendës Presidenti Mike Pence, lëshuan udhëzime për të ndjekur të gjithë amerikanët.

Më 13 mars, Presidenti Trump deklaroi një emergjencë kombëtare e cila i dha akses 42 miliardë dollarë, për të luftuar koronavirusin.

Për herë të parë, Presidenti Trump deklaroi se një katastrofë e madhe ekzistonte brenda të 50 shteteve në të njëjtën kohë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump dhuroi pagën e tij të katërt për të luftuar koronavirusin.

Më 27 mars, ai nënshkroi ligjin bipartizan me 2 trilion dollarë ndihma, Ndihma dhe Siguria Ekonomike e Koronavirusit (CARES). Nga ana e tjetër, Akti Cares, siguroi lehtësimin e nevojshëm për bizneset dhe punëtorët e shtresës së mesme dhe ndihmoi në stabilizimin e ekonomisë.

Pikat kryesore

Ndihma e drejtpërdrejtë për familjet dhe punëtorët, përmes kontrolleve të rimëkëmbjes. Individët, kishin të drejtë për çeqe deri në 1,200 dollarë dhe çiftet e martuara kanë të drejtë për çeqe deri në 2,400 dollarë, me 500 dollarë shtesë për çdo fëmijë.

Ligji CARES,gjithashtu forcon dhe zgjeron sigurimin e papunësisë, për amerikanët, që nuk mund të punonin për shkak të pandemisë.

I përfshirë në Aktin Cares ishte Programi i Mbrojtjes së Paycheck (PPP), një program me miliarda dollarë, që ofron 8 javë ndihmë për bizneset e vogla.

Financim shtesë në Aktin CARES: 17 miliardë dollarë lehtësim të borxhit të biznesit të vogël dhe 45 miliardë dollarë për fondin e ndihmës nga katastrofat FEMA.

Trump dhe Task Forca e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti Trump dhe Task Forca e Shtëpisë së Bardhë për Coronavirus po udhëheqin një të paparë, qasje gjithëpërfshirëse dhe agresive e gjithë Amerikës, për të ngadalësuar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Mbi 159 milion amerikanë morën Pagesë të Ndikimit Ekonomik çeqe. Programi i Mbrojtjes së Paycheck (PPP) e cila fatmirësisht shpëtoi 51 milion vende pune dhe mbi 5.2 milion hua arritën në mbi 525 miliard dollarë.

Rikthimi i shpejtë amerikan

Administra Trump dha mbi 19 miliardë dollarë për Departamentin e Çështjeve të Veteranëve për të mbështetur veteranët tanë, mbi 100 miliardë dollarë për spitalet dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor, 16 miliardë dollarë për pajisjet e mbrojtjes personale (PPE), ventilatorët dhe pajisjet mjekësore, 4.3 miliardë dollarë për CDC.

Në muajin gusht, Presidenti Trump ndërmori veprime shtesë, për t’u siguruar familjeve mbështetje nga pandemia.

Veprimet përfshijnë:

Lehtësim i përkohshëm i taksës së pagave, përfitimet e papunësisë në 400 dollarë në javë, për ata që kanë humbur punën e tyre, për shkak të pandemisë. Relieffromresidentialeialeviction ose para mbylljes, lehtësim i huasë studentore.

Media e majtë Fake “news” sistematikisht mundohen të fshehin informacionet zyrtare, se sot Shtetet e Bashkuara janë lider botëror në testime.

Mbi 100 milion teste janë përfunduar, shumë më tepër se çdo vend tjetër, ku 94% e pacientëve po marrin rezultatet e tyre të provës brenda vetëm 3 ditësh.

Presidenti Trump shkatërroi burokracinë dhe nisi “Operacionin Shpejtësia e prishjes”, për të prodhuar një vaksinë sa më shpejt të jetë e mundur.

FDA, ka autorizuar më shumë se 185 teste, nën autoritetet e urgjencës përfshirë teste molekulare dhe antitrupash, ku mbi 270 prova klinike janë aktualisht në proces për trajtime me koronavirus.

Presidenti Trump, ka udhëhequr mobilizimin më të madh kombëtar, që nga Lufta e Dytë Botërore, për të dhënë Pajisjet Mbrojtëse Personale (PPE) dhe furnizimet, më shumë se 200 milion maska 855 milion maska kirurgjikale 36 milion mburoja fytyre, 364 milion fustane dhe mbulesë edhe 21 miliardë doreza.

Kështu asnjë amerikan, që i është dashur një ventilator i është afruar menjëherë. Trupat e Inxhinierëve të Ushtrisë, në një kohë të shkurtër ndërtuan spitale të përkohshme në terren, duke përfshirë një nëJavits Center në New York City. Ata gjithashtu ndërtuan vende alternative të kujdesit nështetet në të gjithë vendin.

Gjithashtu Flota Amerikane vendosi anijet spitalore USNS Comfort dhe USNS Mercy dhe mbi 100 fluturime të Project Airbridge mbërritën në SHBA, duke transportuar gati 750 milioncopa PPE dhe pajisje të tjera mjekësore.

Për më tepër, duke iu përgjigjur thirrjes së Presidentit Trump, kompanitë e sektorit privat përfshirë FordMotor Company, Apple, Ralph Lauren, Brooks Brothers, 3M dhe të tjerët shkelënderi në prodhimin e PPE dhe furnizimeve mjekësore.

Presidenti Trump përdori Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes 33 herë për të siguruar pacientët në gjendje kritike.

 Aadministrata Trump, ka trefishuar numrin e maskave në më shumë se 40 milion, sikurse trefishoi numrin e fustaneve (pelerinave) në 15 milion, katërfishoi numrin e ventilatorëve në gati 70,000 ndihmojnë në ndalimin e virusit, forcuar rezervat strategjike kombëtare për çdo sfidë.

Administrata Trump shpërndau mbi 12 miliardë dollarë nga Fondi i Ndihmës së Sigurisë

Për t’i ardhur në ndihmë shërbimit shëndetsor amerikanë, u bënë pagesa për 395 spitale në të gjithë vendin.

Presidenti Trump, ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur të moshuarit amerikanë dhe më së shumti administrata ngriti standardet e mbrotjes nga sëmundjet infektive në shtëpitë e pleqve dhe furnizimet me ndihma kritike vazhdojnë të shpërndahen tek të moshuarit në SHBA.HHS njoftoi gati 1 miliard dollarë grante, për të ndihmuar të moshuarit, duke siguruar shërbimet e nevojshme.

Sërisht USDA punoi për të shpërndarë 1 milion vakte (ushqim) në javë për fëmijët rurale jashtë shkollës.

Departamenti i Shtetit i kryesuar nga Sekretari i Shtetit Mike Pompei, solli në shtëpi më shumë se 50,000 amerikanë të bllokuar jashtë shtetit si rezultat i kufizimeve të udhëtimit të koronavirusit, në një kohë që shumë shtete të botës nuk kanë mundur të bëjnë një gjë të tillë.

Presidenti Trump, urdhëroi Departamentin e Energjisë të blinte naftë për rezervën strategjike të naftës.

Zyra e Shkencës dhe Teknologjisë e Shtëpisë së Bardhë, njoftoi një konsorcium publik-privat, për të avancuar hulumtimin e koronavirusit dhe për të siguruar hyrje në teknologjinë informatike për studiuesit.

SHBA largohet Organizata Botërore e Shëndetësisë

Vazhdimisht, administrata Trump, mori masa të rëndësishme për të siguruar kufirin dhe për të mbajtur SHBA-në e sigurtë.Ai lëshoi shpejt një njoftim udhëtimi për Kinën dhe rriti kontrollimin e aeroportit, para se të kishte ndonjë rast të koronavirusit në ShBA.

Kështu Trump, siguroi kufirin dhe lëshoi kufizime kritike të udhëtimit, të cilat ngadalësuan përhapjen, ku njoftoi se SHBA po vendos një pauzë 60 ditore për imigracionin në mënyrë që punëtorët amerikanë të mbrohen.

Kështu 2 miliard dollarë janë investuar në qendrat shëndetësore të komunitetit si dhe Presidenti Trump dorëzoi 1 miliard dollarë në Kolegjet dhe Universitetet e komunitetit afrikano amerikanë, institucionet hispanike, që shërbejnë dhe pakica të tjera që shërbejnë në institucionet e ndikuara nga koronavirusi.

Një fakt pozitiv historik ëshë, se Presidenti Trump njoftoi se SHBA do të tërhiqej nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke i kritikuar ata si përgjegjës për keqmenaxhimin e koronavirusit dhe Presidenti me Task Forcën e Koronavirusit në Shtëpinë, lëshuan udhëzime përkatëse për të mbrojtur amerkanët nga sëmundja pandemike.

Filed Under: Analiza Tagged With: Arsyet pse shqiptaro amerikanët, Klajd Kapinova, rivotojnë, Trump

Odiseja dhe paradoksi me dosjet e komunizmit

October 19, 2020 by dgreca

Përgatiti: Eneida Jaçaj-New York/

   Pas rrëzimit të sistemit më të egër komunist në Europën Lindore,  ku vendi u udhëhoq nga një dorë e hekurt gjakatare prej 45 vitesh, pritej që të hapeshin dosjet e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit. Por, kjo nuk ndodhi asnjëherë! Ishte detyrë e Partisë Demokratike Shqiptare, të nxiste procesin e shumëpritur për hapjen e dosjeve të spiunëve të komunizmit, ish-funksionarëve që kanë mbajtur deryra drejuese në kohën e Partisë së Punës, për të dënuar sistemin diktatorial totalitar dhe, akoma më e rëndësishme, pastrimin e administratës publike, partive politike dhe instancave më të larta shtetërore, nga bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, sistem i cili përndoqi e internoi qindra familje shqiptare, burgosi e pushkatoi pa gjyq mijëra persona me urdhër nga lart, vetëm sepse mendonin ndryshe. Ndryshe nga Gjermania, që zhvilloi një sërë procesesh gjyqësore në Nuremberg, ku u dënuan udhëheqës politikë, ushtarakë, gjyqtarë etj, që morën pjesë në krime gjatë pushtetit nazist, në Shqipëri ende nuk ka asnjë të dënuar apo të përjashtuar nga administrata, që kanë marrë pjesë në rrjetin e spiunazhit dhe krimeve të shumta gjatë sistemit diktatorial të Enver Hoxhës, apo kanë mbajtur detyra të larta gjatë asaj periudhe.

      Kryeministri Edi Rama, në vitin 2016, u mburr se do të ishte e para qeveri dhe legjislaturë në historinë e Shqipërisë, që do të hapte dosjet e komunizmit. Në 2016 u ngrit Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, që ka si objekt mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to. Por ky institucion nuk bën lustracionin, pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike. Pra, Autoriteti  nuk hap dosjet e atyre që kanë bërë krime apo i kanë shërbyer shtetit komunsit duke mbajtur detyra të larta publike, ku një pjesë e tyre mbajnë ende detyra drejtuese edhe sot. Ky është paradoksi dhe mashtrimi më i madh që bëhet me dosjet e komunizmit! 

Ende Shqipëria nuk është ndarë nga e kaluara komuniste, pasi partitë politke në këto 30 vite demokraci, kanë penguar procesin për dënimin e krimeve të sistemit më të egër totalitar dhe pastrimin e administratës dhe gjithë aparatit shtetëror, nga spiunët dhe ish-funksionarët e shtetit komunist. Autoriteti pranon kërkesa nga ata individë që janë kuriozë për të mësuar se kush i spiunonte (komshiu), por nuk pranon hapjen e dosjeve të zyrtarëve të lartë të shtetit komunist dhe bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit. Autoriteti merret me gjëra shumë të vogla, të papërfillshme, vetëm për t’u hedhur hi syve shqiptarëve, se po hapin dosjet!! Madje, një nga ish-anëtarët e Autoritetit, Daut Gumeni, dha doreheqjen, sepse, sipas tij:  “Autoriteti nuk ka bërë asnjë verifikim të atyre që dëmtuan vendin dhe vazhdojnë të mbajnë funksione…Na kanë vënë për të mos zbuluar gjë”. Ka patur dy nisma për miratimin e ligjit për lustracionin, por kanë mbetur pezull. Lustracioni apo pastërtia e figurës, ka si qëllim konkretisht përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe punësimi në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish-funksionarëve dhe nëpunësve që kanë mbajtur detyra drejtuese nga periudha 28.11.1944 e deri me 8.12.1990.

Bllokimi i komisioneve “Mezini dhe Bezhani”

Kush ka interes të pengojë moshapjen e dosjeve të ish-zyrtarëve dhe spiunëve të ish-Sigurimit, duke marrë pjesë në krime të rënda ndaj individëve dhe internimit të familjeve shqiptare? Sigurisht, ata që kanë qenë pjesë e aparatit të dhunës shtetërore, të cilët kanë marrë peng shtetin edhe sot. Spiunët fshihen si te PD dhe PS, mbajnë detyra të larta drejtuese shtetëtore dhe politike, dhe sigurisht nuk do u interesonte hapja e dosjeve. Madje, në këto parti janë të anëtarësuar edhe pinjollët e nomenklaturës komuniste, duke mbajtur peng të ardhmen e vendit. Odiseja me dosjet e komunizmit është një proces i gjatë, gjithashtu në të shumtën e rasteve është përdorur si “gjuetia e shtrigave” mes kundershtarëve politikë. Në 2004 u ngritën dy komisione “Mezini” dhe “Bezhani”. Komisioni “Mezini” pengoi kandidimin e disa figurave të opozitës së asaj kohe, por që më vonë fituan pafajësinë. Komisioni “Bezhani” tentoi pastrimin e politikës duke bërë lustracion, por që më pas ky komision u bllokua nga politika. Madje, dyshohet se spiunët më famëkeq të Sigurimit, detyruan këto komisione që t’i pajisnin me certifikatë të pastërtisë së figurës. Edhe nëse Autoriteti do t’i hetonte, ata do të dilnin të pacënueshëm. Pra, dosjet e ish-zyrtarëve dhe të spiunëve të regjimit komunist nuk do të hapen asnjëherë, ndërsa Autoriteti po bën një punë farse. Edhe për disa vite, Shqipëria do të mbetet peng i së kaluarës komuniste, me një demokraci të brishtë dhe të pakonsoliduar!

Filed Under: Analiza Tagged With: dosjet e komunizmit, Eneida Jacaj, Odiseja

CONVERSATION WITH VATRA PRESIDENT ELMI BERISHA

October 19, 2020 by dgreca

by Rafaela Prifti-

In these difficult times it is encouraging to uphold the founders’ goals for Vatra as “a national organization” in America that has stepped up to champion national interests and to preserve our cultural heritage,” said Vatra President Elmi Berisha, who recently returned from a short visit to Kosova and Albania. He stated that the best assest for the advancement of our nation are our human resources. To the critics of his meetings with the Chairman of Albania’s Legislatures, Mr. Berisha responded by saying that the Executive Council and Board members of Vatra have been on board with the program he presented at Vatra’s Convention last January. “I continue to follow through the initiatives of the same agenda supported by Vatra leadership. Despite the lockdown restrictions and challenges due to the pandemic, Vatra’s performance during these months has been unparalleled in its activism,” said Mr. Elmi Berisha. 

The takeaways:

In line with the US and Western diplomacy, Vatra respects the institutions of Kosova and Albania that have been elected by the Albanian people.

Over a century ago, the Pan-Albanian Federation of America Vatra was founded and organized with a focus on the national program to promote the spirit of helping one another and to strengthen the bond of friendship between Americans and Albanians. Vatra is a 108 year-old respected institution in the community that is now well poised to advocate for pan-Albanian interests in the 21th century.

Here is the summary of the conversation:

The round of meetings in Tirana and Prishtina were successful in advancing Vatra’s activism and in promoting Albanian interests in the region and beyond. Representatives across the political spectrum in Kosova and Albania have displayed willingness for future cooperation while being respectful of the program of Pan-Albanian Federation of America Vatra.  While the global pandemic has hindered all aspects of life, Vatra has continued its efforts to meet its mission and further the national agenda outlined by the leadership of the Federation aligned with the Albanian-American community.  Vatra has answered the call to commit to  the national interest. VATRA HAS MET THE MOMENT while being aware of the long road ahead. Vatra’s message is to stand united on the Albanian national issues, to encourage inter-state cooperation and bolster the support from all political sides, institutions and personalities to carry out the reforms that bring Albania and Kosova a step closer to the integration processes.  
Our unified stand on national issues is the path to the development of the countries.  An across the board cooperation backed by all political factors and institutions is the right national approach. Building a strong economy and standing firmly against corruption and anything that slows down the integration process go hand in hand with a national diplomatic stance on talks with Serbia and the advancement of our European integration. So far the steps to join the Euro-Atlantic structures  have been slow paced.  It is an area where advocacy in Washington and the Western countries can play a bigger role. One of Vatra’s resources is the expertise and experience of Vatra members, with some well-respected personalities and many who have received their education in the US. It is evident that the authorities in our homelands have their work cut out for them. Vatra is aware of the task at hand and recognizes how important her role is at this time.      
When considering Vatra ‘s contribution in diplomacy, I am proud of Vatra’s involvement in advocacy and negotiations in Washington DC in early September. It is advantageous to our nation to be able to assist and contribute to the efforts that present a consolidated Albanian factor to the United States capital and the whole world. Vatra is not just present in Washington DC, it is actively advocating on behalf of Albania and Kosova. Leading up to the signing of the September 4th agreement at the White House, Vatra’s position to the Kosova delegation was to stand as ONE. Vatra stands firmly on the issue of Kosova’s borders and its territorial integrity as non-negotiable items.  It is important to understand the round of visits in Prishtina and Tirana in the context of Vatra’s mission for the new century. The signing of the Memorandum of Understanding  between the Republic of Kosova’s  Ministry of Foregin Affairs and Diaspora and Vatra entails a coordinated platform of a pan-Albanian cooperation strategy. As Minister Meliza Haradinaj-Stublla said: “The Memorandum is an expression of our shared willingness to promote the values and legitimate interests of Albanians.” 
These are difficult times but it is encouraging to uphold the founders goals for Vatra as “a national organization” in America that has stepped up to champion national interests and preserve our cultural heritage. Our human resources are our greatest asset in the advancement of our nation. The Executive Council and Board of Vatra have been on board with the program I presented at the Convention in January. I continue to follow through the initiatives of the agenda supported by Vatra leadership. Despite the lockdown restrictions and challenges due to the pandemic, Vatra’s performance has been unparalleled. Given the unusual circumstances, I traveled by myself rather than with respectable representatives of Vatra as I would not jeopardize anyone’s health.  The message of my visits in Prishtina and Tirana has been in compliance with Vatra’s guidelines and in accordance with its leadership goals.
Over a century ago, the Pan-Albanian Federation of America Vatra was founded and organized with the national program to promote the spirit of helping one another and to strengthen the bond of friendship between Americans and Albanians, through the spread of education. The intention and purpose of my recent round of visits in Kosova and Albania was in line with the national agenda and advocacy that has been laid out in the by-laws of the Federation. I am thankful for the enthusiastic support and pledges of cooperation by the Albanian officials for what promises to be a great national platform that would advance our countries into the future.  
From the start of my presidency at Vatra, I have invited, received and visited with officials and elected representatives of the Albanian people. In the course of my recent visit in Prishtina and Tirana, I did respect the institutions of the Albanian people in my official meetings with political party heads, members of the parliament, government representatives, legislatures and dignitaries. The frustration voiced by some Vatra members is directed at the fact that the people of Albania must have more say in the election of their office holders and representatives. Moreover, these are authorities that are acknowledged by the United States government and the Western countries.  I have 30 years of experience in diplomacy and communications. I firmly believe that Vatra is a 108 year old respected institution in the community that is now well poised to advocate for Albania’s interests in the 21th century. I am aware of the painful past of our people: communism in Albania and the repression resulting in war in Kosova. Having said that, I am convinced that we need to move forward with our national approach.  In line with the US and Western diplomacy, Vatra is respected and respects the institutions of Kosova and Albania that have been elected by the Albanian people. I am particularly proud to have signed on a commissioned five volume publication on the history and contribution of Vatra to the national Albanian movement to be put together by a team of members of Academia led by Professor Doctor Beqir Meta. I am thankful to the donors and friends who raised $20,000 for this unique project many years in the making. The purpose of the recent round of visits is in line with the national agenda and in compliance with the advocacy role that the Vatra Federation has championed in the past and can proudly take on for the future.  

Filed Under: Opinion Tagged With: conversation, Elmi Berisha, Rafaela Prifti, WITH VATRA PRESIDENT

NËNË TEREZA SHENJTORJA SHQIPTARE, NË 17 VJETORIN E LUMTURIMIT NGA VATIKANI

October 19, 2020 by dgreca

NGA SOKOL PAJA-DIELLI-

17 vjet më parë Nënë Tereza, fituese e Çmimit Nobël për Paqen në vitin 1979, u lumturua nga Papa Gjon Pali i Dytë. Nënë Tereza tashmë e shpallur e Shenjtë nga Vatikani më 4 Shtator 2016 në Sheshin Shën Pjetër nga Papa Françesku, sot është një simbol i paqes botërore dhe dashurisë së pashtershme, Nëna shpirtërore e të varfërve, të braktisurve, të sëmurëve, jetimëve. Një Nënë universale, që nuk rreshti për asnjë moment, me qëllimin e vetëm ti përkushtohej botës dhe shërimit të shoqërisë. Nënë Tereza, Shenjtorja shqiptare është një nga figurat më të ndritura të Kishës Katolike universale dhe të popullit shqiptar. Me Nënë Terezën, Shenjtore, kombi shqiptar i dha botës një mesazh të fortë dashurie për njeriun, një dashuri aktive, të cilën as vetë nuk e kishte ndjerë ta merrte aq shumë nga bota, duke kapërcyer kufijtë shtetërorë dhe largësitë kontinentale, fetë, racat, orjentimet e ndryshme apo dhe interesat. Nënë Tereza, Shenjtorja shqiptare është shenjti i gjallë, lapsi i Zotit në shëmbëlltyrën njerëzore. Gonxhja shqiptare e dashurisë së pashterrshme u shndërrua në gjuhë, fjalët e së cilës njeriut i thanë dhe i provuan se dashuria është e mundur. Shembulli i Nënë Terezës për botën është universal. Misionarja shqiptare, Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtëzakonshme. Ajo u bë Misionare e bamirësisë, “Nënë e të varfërve”, simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit për njerëzit.  Nënë Tereza, Shenjtorja shqiptare iu përkushtua të gjithë familjeve të botës. Nënë Tereza e mahniti botën me luftën e saj unike në zhdukjen e varfërisë, plagëve të shoqërisë dhe më kryesorja, në dobi të respektit dhe dinjitetit të qenies njerëzore. Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza është pa dyshim bijë dhe nënë e gjithë njerëzimit. Ajo përballoi e vetme me forcën e mbinatyrshme të Perëndisë garën me të keqen që shfaqej në padrejtësitë ndaj të braktisurve, të sëmurëve, të pastrehëve e të pashpresëve. Nënë Tereza është pjesë e krenarisë kombëtare, pjesë e identitetit tonë kombëtar shqiptar. E gjithë bota do të ketë nevojë gjithmonë për Nënë Terezën, për mesazhet e një jete, që ushqeu me dashuri dhe shpresë jetën e njerëzve, të cilëve u mungonte dashuria, shpresa e besimi. Nënë Tereza me atë ç’ka i ka dhënë universalizmit është një figurë e shquar edhe kombëtare ku futet pa dyshim në kolonën e njerëzve më të rëndësishëm të kombit shqiptar. Me veprimtarinë e saj, Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza është mbrojtësja më e guximshme dhe më e madhe e jetës, kultura e jetës dhe qytetërimi i dashurisë. Nënë Tereza u përket vlerave universale të njerëzimit. Kryetari i çmimit Nobel të Suedisë, profesor Xhon Sanes, pati deklaruar në ceremoninë e nderimit teksa qe shprehur me fjalë prekëse: “Veçoria e punës së saj ka qenë respekti për njeriun, për vlerat dhe dinjitetin e tij. Më të mjeruarit, më të vetmuarit, fatkeqët që po vdesin, lebrosët e braktisur janë pranuar nga ajo dhe motrat e saj me dashuri dhe ngrohtësi, pa përbuzje por të mbështetura mbi respektin për Krishtin te njeriu”. Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza edhe pse prej shumë kohësh nuk jeton pranë nesh, jeton e gjallë vepra e saj. Ajo na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtëzakonshme. Nënë Tereza ishte një misionare, me të cilën shqiptarët identifikohen kudo në botë. Shqiptarët duke u identifikuar me Nënë Terezën, identifikohen edhe me vlerat e saj, me humanizmin, empatinë dhe zemërgjerësinë. Nënë Tereza, për shqiptarët, mbi të gjitha është një shenjtore e vetëmohimit, e dashurisë për njeriun, që me veprën e saj humane i ka shërbyer mbarë njerëzimit, por edhe e ka nderuar emrin e kombit shqiptar. Shenjtorja shqiptare Nënë Tereza është një simbol i bashkimit të kombit tonë dhe identifikimit të shqiptarëve në botën e vlerave universale.

Filed Under: Featured Tagged With: NËNË TEREZA, Sokol Paja, Vatikani

FLUTURA AÇKA, NËNA – SHKRIMTARJA ME LOTIN E DHIMBJES SA BOTA…

October 19, 2020 by dgreca

Shkruan:Shpend TOPALLAJ-Në të gjithë morinë e krijimtarisë time me kritika letrare, më ka ndodhur që pas leximit të ndonjë libri, të kem pohuar se jam tronditur. Por nga libri i nënës – shkrimtare Flutura Açka, kushtuar ikjes në moshën më të bukur të Birit të saj, nuk e kam aspak për turp të deklaroj se kam vajtuar. E kam larë me lot çdo faqe të tij. Më është copëtuar shpirti dhe gati kam ulëritur: “Përsa jeta është kaq e padrejtë?!” Në një roman timin, kam përshkruar dhimbjen e pashuar të sime motre për vdekjen aksidentale të djalit të saj që kishte dhe ai moshën e Birit. Kanë kaluar gati njëzet vjet dhe motra ka mbetur po ajo; një grua e trishtuar, gëzimvrarë, e veshura me të zeza, që do ta shohësh çdo ditë me një tufë me lule ndër duar, mes rreshtave të varrezave. Atë nuk e ndal, as shiu, as i ftohti e as vapa. Dhe si për të thënë se ka edhe më keq, kam treguar atë që kam parë vetë, për një nënë këtu në Durrës, që pasi e kishte kthyer varrin e të birit në një farë dhome, kishte vënë krevatin atje dhe flinte çdo natë, për vite të tëra, pranë tij. Është e çuditshme zemra e nënës. Jo se ne burrat e kemi të lehtë, jo se nuk jemi po aq të ndjeshën ndaj fatkeqësive të tilla. Mjaft t`u kujtoj Adrastin e Argosit, atë që udhëhoqi fushatën e të shtatëve kundër Tebës, të cilit në sulmin e dytë, pas dhjetë vjetësh, i vranë djalin e vet, Elagjeun dhe nga hidhërimi vrau dhe veten në Megara. Autorja, duke ju referuar Claude Monet që në 1914 kishte humbur djalin dhe pas kësaj, kanavacat e tij pasqyronin ujin, shprehet se ai jetonte në një lot të madh sa bota. Por prap, hidhërimi i nënës, dua të besoj se është tjetër gjë, pasi ashtu sikurse thotë e mençura fatkeqe Flutura Açka, ajo e ka në një lëndinë bujare të mendjes, gurvarrin e tij – aty e takon dhe flet me të, me gjakun e gjakut dhe mishin e mishit të saj. Por ajo është e ndërgjegjëshme se vërtetë është një nënë e pikëlluar, “por jam edhe një nënë që kam shumë ç`të them përtej pikëllimit, kam një histori për të rrëfyer, jo për të shpikur… Nëna nuk do të mund ta çonte deri në fund këtë rrëfim, ndaj i falem shkrimtares, kudo që ta ketë gjetur ajo forcën përtej nënës.” Për çdo nënë, fëmija është një engjëll, por Flutura thekson se që rrëfimi i saj të jetë sa më afër Birit, ajo do t`u “shkoj afër gjërave të tij, ku dhe përzhitem nga malli”. Poete dhe prozatore e shkëlqyer, ajo duke shkruar me gjithë fuqinë e dashurisë, ndjenjave të saj, dhe mallit kozmik, ka arritur të na japë nëpërmjet një proze poetike magjike, një monument të vërtetë dhimbjeje. E gjitha kjo, duke qenë e veshur edhe me mëndafshin e një stili të përkryer, një gjuhe fenomenalisht të bukur, madje edhe përmes sajesave pafund fjalësh të reja, një kujtese të admirueshme deri edhe për vogëlsira në dukje pa rëndësi, njohjes së zhvillimeve letrare nëpër botë, një hapjeje gjeografike pa mbarim, krenarisë për atdheun e vet, shtrirjes deri në Kosovë e Çamëri dhe ndjekjes nga afër dhe qartësisë së ecurisë demokratike me të mirat dhe të metat e saj, formimit të saj prej demokrateje konseguente, por edhe planeve njerëzore të skalitura përmes karakteresh mbresëlënëse, gjithkush që e lexon këtë libër, ka bindjen se ndodhet para një romani të mirëfilltë. Një roman, ku kudo del fytyra prej artisti, shpirti i madh dhe mendja e kthjellët e Atij, Birit me pamje Hyu. Ai nuk ka emër, por brenda qenies së tij, i ka të gjithë emrat e djemve të mirë. Ai edhe pse nuk është më mes nesh, është përherë i pranishëm, pasi askush nuk e beson se mungon. Qeshja e tij e sinqertë nuk mund të shuhet kurrë. Fjalët që thotë e shakatë që bën, nuk mund të humbasin. Duke u ndierë qytetar i botës, ai jeton midis dy dashurive; Holandës, atdheut të babait të tij dhe Shqipërisë së nënës. Por Ai, krahas ëndrrave, do kujtohet edhe për stoicizmin e tij, për qëndresën ndaj vuajtjeve fizike, për mostrembjen nga fati i keq, ku Moirat ja kishin përcaktuar pa mëshirë fillin e shkurtër, tamam si të qe një ndjekës i Lukianit. Si gjithë të rinjtë, e donte sportin, muzikën, filmat, argëtimin, shëtitjet, vajzat, librat. Provoi dhe vetë me sukses, dhe teksa rrekej t`i përgjigjej pyetësorit të Prustit, shkruante: “Ne jemi qenie shumë të brishta dhe të pambrojtura para ashpërsisë së kësaj bote që shpesh ngre kurthe dhe na vë në prova të mëdha”. Ndofta, po të rronte, do t`i ngjante së ëmës, dhe u shua kështu një shkrimtar, dhe mbeti një yll që me ndriçimin e tij, na sheh nga lart. Por të gjitha këto janë metafora, se edhe vetë natyra njerëzore ka nevojë për to, për ngushëllimin që ato na japin. E vërteta është se nëna nuk e ka më Birin, “duart i janë të zbrazëta pa përqafimin e përhershëm të Birit, pa butësinë e syve të tij”. Se është ashtu siç ka zgjedhur ajo të na sjellë fjalët e A. Camys: “nuk ka paqe edhe pas armëpushimit për nënën e mbetur pa djalë”. Se edhe Ai do donte pas asaj kimioje, ta mbante kokën në supin e saj, duke thënë: “Kjo është prehja më e madhe në botë, njëqind vjet do të rrija kështu”. Por nuk ishte e thënë; ndërsa jashtë dëgjohej muzika e disa të rinjve gazmorë, ai po fikej. Fjalët e tij të fundit ishin ato të lamtumirës divine: “Të dua shumë!” dhe “Bye!” Pastaj qeshi, e ngriu atë buzëqeshje dhe nuk mori më frymë. Jashtë, vetëm korbat ndjellakeq, vazhdonin krrokamën e tyre të shëmtuar. E gjora nënë; ajo e di sesi ruajti mendjen. Tani nuk ishte më nënë, por ish nënë. E kishte përgjuar gjatë, mes atyre tubave e telave të shumtë, duke pritur me gjak të ngrirë përgjigjet e biopsive dhe analizave të pafund, me një shpresë gënjeshtare edhe pse e dinte përfundimin. Por mund të rrinte gjithë jetën pa gjumë mbi kokën e tij, vetëm që ai të jetonte. Si mbetej, veçse të shkrihej në lot. Si nuk mbaruan ata lot qysh nga dita kur mësoi lajmin kobzi. Për Birin nuk mbeti njeri pa qarë. Duhet të jesh prej hekuri që të mos bashkohesh edhe ti me atë dhëmbje. Ose më drejtë, me atë përjetim të nënës – shkrimtare. Nënës – shkrimtare që kishte një amanet nga Biri: “Libri është terapia jote. Mam, shkruaj libra, udhëto. Ne do të jemi prap bashkë”. Dhe pastaj pason shpërndarja e hirit të tij. Ajo bredh maleve, lumenjve, pyjeve e kudo ku kishin qenë së bashku, me një kuti në dorë, për ta shpërndarë atë hi. Dhe më pas, shkon sërish atje, me besimin se kudo që ka shkelur këmba e tij, kudo ku është dëgjuar zëri i ëmbël i tij, do t`i shfaqet vetë ai. Ishin vende të bukura, që ai u gëzohej aq shumë, por ai s`ka për t`i parë kurrë më. Kishte miq të mirë, por nuk do të shkëmbejë kurrë dy fjalë me ta. E kishte idhull të atin, por tani s`do ta ndiente më praninë e tij. Kishte dhe një të dashur, Bonitën, por jo, nuk do lumturohej më nga fytyra dhe mirësia e saj. Dhe më vonë, shkritarja, si për t`u dhënë shfrim ndjenjave të turbullta e të paduruara prej nëne, nis e shkruan këtë libër. Është një heroizëm më vete kjo punë. E dinte se edhe bija e Zetit, Aedona, pasi vrau veten nga dëshpërimi i vrasjes së djalit të saj, ishte kthyer nga Perënditë në bilbil për ta vajtuar gjithë jetën atë. Por tek e fundit, mes tyre ndryshimi qe shumë i madh: ajo nga zilia deshi të vriste njërin nga fëmijët e të kunatës, Niobës, e cila mburrej me bukurinë e fëmijëve të saj, kurse nëna – shkrimtare, e mira dhe e buta si Flutur i donte të gjithë fëmijët e botës, pavarësisht të kujt janë. Ajo e tregon dashurinë e saj në çdo poezi, në çdo roman, sikurse bën edhe te ky libër tragjik. Ajo gjithmonë ka rezatuar dëshirë për jetën e vlerësim për këdo edhe me atë shikimin e saj disi të trishtuar që paskej qenë paralajmërim për kobin që do t`i ndodhte, për zinë ku do zhytej pa e merituar. Ishte e lumtur dikur kjo grua, kjo nënë, kjo shkrimtare që tani e sheh botën që i ndehet para syve si pa trajta, ngjyra, thellësi e përmbajtje të perceptueshme, pasi asaj i duket se “Ti nuk ke joshje më për rroben e zhubravitur me emrin jetë”. Njerëzit, thotë ajo, shkojnë nëpër terapira që të mos jenë kështu –  por unë dua që të jem kështu. Jo! Është një gabim po të mendosh se “për dhimbje si të miat, nuk është shpikur ende ndonjë lloj narkoze, veç Vdekjes”. Jo motër jo. Ti je e rrethuar nga miq, nga shokë e lexues të pa fund. Ata të duan për virtytet e vlerat e tua të mëdha intelektuale e njerëzore. Ca më shumë tani, që të ka mposhtur dhimbja. Shih sa mirë ua shpërblen ti, me këtë libër, ku thua se u mbetesh mirënjohës për jetë atyre. Biri yt u kurua atje ku ti edhe vetë e pranon se njeriu i shërben njeriut. Po rilexoj librin e A. Solzhenicinit të përkthyer mjeshtërisht nga miku im Nikolla Sudar “Pavioni i kancerozëve” dhe veç marrive e vulgariteteve të tjera, gjej aty një pasazh revoltues. I sëmuri Proshka, me raportin ku thuhej Tumor Cordis, i mashtruar nga mjekët, del nga spitali dhe i gëzuar niset drejt kasolles, te gruaja, dhe pasi ua shtrëngon dorën qyqarëve të tjerë, kthen kokën dhe i përshëndet. Autori nobelist e mbyll kapitullin kështu: “Dhe me besim i zbriti shkallët. Drejt vdekjes”. Kurse Birit tonë i shërbyen me gjithë mundësitë që shkenca ka. Atij ja bënë të gjitha, ashtu siç i përshkruan ti vetë me aq kompetencë, orë pas ore e minutë pas minuti, deri në fund. Por i shërbyen edhe me dashuri, me përkushtim edhe me lot, mjekët, infermieret e deri sanitaret e spitalit. Ndaj, për hir të njerëzve të mirë, vazhdo ta jetosh jetën, dhe shkruaj, se ashtu donte Biri yt. Se vetëm ashtu, ti nuk do ta lesh Atë të vdesë. Është e tepërt të të kujtoj ty, thënien e Isabel Allendes se “Vdekja nuk ekziston bija ime. Njerëzit vdesin vetëm atëherë kur ne i harrojmë. Në se do dish të më kujtosh, do të jem gjithmonë me ty”. Dhe ti di të kujtosh si askush tjetër. 

Filed Under: Opinion Tagged With: BIRI, FLUTURA AÇKA, Shpend Topallaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • …
  • 37
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT