• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2020

Mesazhet e “Angjelina Arianiti Komneni-shpirti i Shenjtë i Arbërisë”….

October 15, 2020 by dgreca

-Libri  “Angjelina Arianiti Komneni-shpirti i Shenjtë i Arbërisë”, i Zenepe Lukës;….“Mesazh njerëzor, stabiliteti, progresi dhe mirëkuptimi mes popujve bashkëjetues të Ballkanit” /

Nga Raimonda MOISIU -Florida SHBA*/Me një temperament unik, ëndërrues dhe kërkuese, inteligjenca dhe thellësia e mendimit e publicistes dhe shkrimtares së njohur Zenepe Luka, me durim e seriozitet realizoi ëndrrën e saj dhe ia doli të çojë në vend amanetin e Ambasadores së Kombit –Nermin Vlora Falaschi,  amanet të cilin ajo e ndjeu dhe e mbështeti deri në fund, me botimin e librit monografik “Angjelina Arianiti Komneni-shpirti i Shenjtë i Arbërisë”. 

Autorja Zenepe Luka, në udhëtimin  e saj krijues  dhe si Presidente e Fondacionit Nermin Vlora Falaschi, që drejton prej gati dy dekada, -njihet për promovimin e ngjarjeve, vlerave,  kontributin  e personaliteteve, historike dhe  gruas së shquar shqiptare në shekuj. Në këtë liber, detyrimi moral e shpirtëror, kërkimet, hulumtimet dhe këmbëngulja e Lukës  nuk njohin cak! 

Kur mori përsipër të shkruante librin për Shënjtoren Angjelina Arianiti, ajo ishte mbrujtur dhe frymëzuar qysh në fëmijëri nga Kënga e Sopotareve dhe Historia e Principatës së Arianitëve. 

Autorja Luka që në titull, ka bërë një zgjedhje dokumentare, hulumtuese në kontekstin historik, shoqëror, filozofik, politik dhe artistik, duke siguruar fakte, informacione, elementet themelore,  të rëndësishme, historike të kohës, -rreth jetës dhe figurës së Shën Angjelinës, e cila njihet si kunata e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, motra e vogël e Dukeshës Andronika (Donika) Kastrioti, gruaja e Heroit tonë Kombëtar.

 Informacioni ka një shtrirje të gjerë të kombinimit të fakteve historike, kujtesës, miteve, marrëdhënieve ndër-etnike, kombëtare europiane veçmas asaj ballkanike, që perceptojnë vlerën e  madhe të edukimit kuptimplotë të vetëdijes njerëzore, në pikpamje me të kaluarën, të tashmen e të ardhmen. Në këtë aspekt, libri meriton një audiencë të vecantë e të gjerë studimi shkencor të detajuar  historik dhe në mënyrë kronologjike, që kujtojnë dhe eksplorojnë shprehitë e 

vetëdijes kombëtare, aftësi universale mes botës njerëzore dhe hyjnore, mesazhin njerëzor dhe hyjnor të stabilitetit, progresit dhe mirëkuptimit mes popujve bashkëjetues të Ballkanit. 

Autorja Luka  evokon të kaluarën historike të gruas modeste, luftëtare e flaktë, shenjtore, heroinës së vërtetë dhe gruas së shquar shqiptare në historinë e identitetit kombëtar shqiptar. Shenjtorët i kemi konsideruar gjithmonë figura fetare me admirimin shpirtëror dhe hyjnor, në epitafin e përjetësisë së kujtesës, shenjtërisë dhe nderimit. 

   Duke lexuar librin e autores Zenepa Luka, ndjeva peshën historike në ndërgjegjen dhe vetëdijen morale qytetare, shpirtërore e kombëtare, të pasuruar me shenjtërinë  e Angjelinës arbërore, që përcaktojnë temën dhe përmbajtjen  kronologjike të hollësishme  të produktivitetit mbështetur në tip-shkrimet e disponueshme nga vetë autorja  dhe kolegët e saj publicistë, akademikë, gazetarë, historianë dhe studiues,  që përcaktojnë se çfarë mund të jetë një libër monografik apo historik. Libri kontekstualizon Shën Angjelinën brenda shënimeve të rralla të kohës dhe ato bashkëkohore, madje edhe me një fjalë, që  përbëhet nga burime biografike thelbësore të informacionit, pasuar nga një mister i vrullshëm e shtytës, që i shndërron faqet e librit, faktet dhe reliktet historike nga një memorie në një motiv, për ta bindur lexuesin dhe kujtesën historike të dokumentuar sa më mirë. 

Autorja Luka ka sjellë përpara lexuesit jo vetëm karakteristikat dhe virtuozitetin e Shën Angjelinës arbërore, për të cilën besimtarët e shumë vëndeve të botës luten prej shekujsh, por edhe shenjtërinë e bijës së Arbërisë,- Angjelina Arianiti Komneni, jetën dhe aktivitetin e kësaj Shenjtoreje, 

Mes dhjetra botimeve të autores Zenepe Luka, libri “Angjelina Arianiti Komneni-shpirti i Shenjtë i Arbërisë”, vlerësohet ndër më të mirët nga kritika e kohës. Në këtë libër ngërthehehet një arkitekturë komplekse me rrjedhshmërinë rrëfyese të fakteve, ngjarjeve, motiveve, që autorja Luka gërmoi në  bibliotekën e Bashkisë së  qytetit të Novi Sad-it,  arkivin shtetëror të Vojvodinës  dhe në  Manastirin”Shën Angjelina”në Krushedol. Një  mori  dëshmish të shkruara rreth Shën Angjelinës  vijnë  në këtë  libër, përmes studimeve shkencore, të dhënave historike, kumtesave, shkrimeve e materialeve të trajtuara prej personazheve më të njohura të botës akademike, studiuese të gazetarisë, letërsisë,  dhe publicitikës shqiptare, sikundër janë:Poetja dhe kineastja Vllasova Musta,  Prof. Dhimitër Shuteriqi, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, Prof. Dr. Valter Shtylla, Prof. Assoc. Dr. Pirro Prifti, Prof. Lutfi Alia, historian dhe studjuesi serb Drusko Lapandiç, Dr. Albert Habazaj, Lavdie Bisha, Kristo Goçi, Demo Berisha, Dr. Dritan Neli, etj.

 Në kapitullin “Angjelina Arianiti Komnenim nderohet nga  popujt e shumë vendeve të botës”, -zë vend edhe një material i gjatë,  titulluar “Angjelina Arianiti e vetmja Shenjtore mes 40 shenjtorëve në kishën e Fan Nolit në Boston”, dhe janë paraqitur fakte, të dhëna shkencore nga Raimonda Moisiu Author Freelancer, SHBA, Fuat Memeli, kineast/gazetar në SHBA, kleriku besnik student i Fan Nolit, At Arthur Liolinin,  studiuesja shqiptaro-amerikane Neka Doko, studiuesi Aurenc Bebja, Paris, Francë, përkthyesi Artur Popaj.

Interesant dhe tejet emocionues është kapitulli i dytë i këtij libri “Kujtimet e Angjelinës, për familjen, fëmijërinë, për kohën që ishte në Arbëri” shkruar me aq ndjenjë nga shkrimtarja  serbe Liliana Habjanoviq Gjuroviq, etj. 

Historia e jetës së Angjelina Arianiti Komneni është e orientuar ndaj territorit të Arbërisë, që shfaqet në kontekstin ballkanik dhe europian të historisë dhe kohës, duke e paraqitur Shën Angjelinën një nga figurat kryesore të historisë, që shtrihet në harkun kohor dhe  zë fill me periudhën e Principatave shqiptare të Arianitëve dhe Kastriotëve, në kuadrin gjithpërfshirës shoqëror, ekonomik, politik, historik e kulturor prej pesë shekuj, që përbëjnë konceptin “Arbëri”.  Libri fillon me parafjalën e autores, e cila “përfshin” kutinë e memories gjeografike, që endet në formën e filozofisë personale dhe emocionale, dhe vendlindjes së përbashkët mes autores dhe Shën Angjelinës e familjes së saj.

    Ja si shkruan Luka që në fillesë: “…kisha edhe një obligim më shumë, për bijën e Gjergj Aranitit, prijës legjendar edhe i trevës, ku unë kam lindur dhe jam rritur dhe ndjehesha plotësisht e motivuar, që të bëja të pamundurën, për të sjellë dritën dhe shpirtin e Shënjtores Angjelina Arianiti, bijës së Arbërisë në vendlindjen e saj. Unë kam lindur në fshatin Dardhë të Librazhdit, mespërmes të cilit kalon rruga Egnatia dhe prehri i tij laget nga Shkumbini i lashtë. Që kur isha fare e vogël, kisha dëgjuar për këngën- legjendë, që vinte nga thellësia e shekujve dhe i kushtohej Princit të Sopotit Gjorgj Golemi si dhe qëndresës së gruas sopotare, madje dy vargje më ishin ngulur në mendje, qysh atëherë. 

“Sopotare moj të ngrata, 

Rrokni thika, rrokni shpata… 

Në rastin e Shenjtores Angjelina Arianiti, më gëlonte në shpirt historia e Arianitësve, kënga e sopotareve, me të cilën jam mbrujtur që kur isha fëmijë. 

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese  në ndërgjegjen kombëtare, historike dhe atë të identitetit shqiptar duke e bërë të njohur plot pas 5 shekujsh, jo vetëm në mjediset e trojet shqiptare, por edhe në ato ballkanike dhe Europën Juglindore, madje në mbarë Europën dhe botë, me lirinë, ëndrrat dhe përvojat jetësore përkatëse.  

Postscriptum

Profili i publicistes, shkrimtares, gazetares dhe intelektuales Zenepe Luka Cekrezi – i përket brezit të artë të gazetareve femra, si një nga gratë e para në median shqiptare, që me shpinën e mendjes dhe “kockë intelektuale” të fortë, në sajë të përkushtimit, pasionit e përgjegjshmërisë morale, qytetare e intelektuale, na ka dhënë gazetarinë bashkëkohore, profesionale, përvojën, eksperiencat e jetë dhe afirmimin me vizion të gjerë profesional në dekada të tëra, me arritje të papara gjatë karrierës së saj, duke sfiduar skeptikët e kritikët e kohës edhe për çështjet më të rëndësishme në jetën social-kulturore politike të vendit.

         Autorja Zenepe Luka i përket brezit të  artë të gazetareve femra, që  së bashku me kolegët e tyre burra- bënë rrotacionin mediatik më spektakolar, profesional e historik mes kufirit të dy epokave –Gazetarisë para ’90-s dhe pas viteve ’90-të- në vazhdim e deri më sot-pra bënë historinë e medias shqiptare.

      I urojmë Zenepes sonë të paepur, 

Jetë të gjatë, suksese dhe krijimtari të pandalshme në promovimin e vlerave të gruas shqiptare.!

*Author/ Freelancer

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Angjelina Arianiti Komneni, Raimonda Moisiu, Zenepe Luka

Për viktimat e diktaturës…

October 15, 2020 by dgreca

-Dritero Agolli bëri aq sa mundi, si mundi, kur mundi në një kohë të pamundur–

 Nga Elida Buçpapaj*-  Nga babai im poeti Vehbi Skënderi, përveç vokacionit për të shkruar, kam trashëguar edhe mirënjohjen. Atij në jetë i kishin bërë mirë shumë pak vetë. Dhe nuk ua harronte kurrë. M’i ritregonte historitë se si e kishin ndihmuar, që të më nguleshin në mendje, duke u shtuar nga një hollësi. M’i përsëriste. Që t’i memorizoja në kujtesën time. E niste me Lasgush Poradecin, se si e kishte propozuar direkt anëtar të Lidhjes të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, pa kaluar në fazën e ndërmjetëme si kandidat.

Shqipëria e diktaturës ishte një zoopark me ujqër dhe ulkoja të gatshëm për të shqyer prenë e rradhës. Ishte krejt e pamundur të gjeje një mik kur partia të kishte shpallur të padëshiruar, armik të saj. Automatikisht miqtë e tu ktheheshin në armiq të armikut që papritmas bëheshe. Lufta e klasave thellohej deri tek të afërmit e ngushtë. Edhe ata të dënonin! Me mënyrën më të pashpirt. Të bënin hasha dhe të bojkotonin. Atëhere gjendeshe rrethuar nga faunë egërsirash.

Kështu ndihesha unë në të gjitha periudhat e çerekshekullit të parë të jetës time. Pa fëmijëri, me rini të vrarë, e izoluar, përjashtuar, për fajin se isha trashëgimtarja e vetme e një poeti dhe gruas së tij! Na kishin vrarë për së gjalli. Na kishin futur në krematoriumet e luftës të klasave duke na bërë të ndjenim deri në palcë urrejtjen që shoqëria ushqente kundër nesh. Mëshira ishte e ndaluar! Prandaj i kishin shembur paraprakisht kishat e xhamitë! Kur nuk i duheshim partisë, nuk i duheshim askujt. Sikur në këtë botë të na kishte sjelle kriminelja, partia komuniste me vone partia e punës e Shqipërisë. Për të na depersonalizuar na kishin injektuar në çdo qelizë frikën dhe na kishin rrethuar me përçmim si të padenjë për shoqërinë që kishin ndërtuar mbi themele eshtrash të pafajshmish.

Kjo dramë njerëzore me tre personazhe kishte nisur që kur im atë poet dhe publicist ishte 37 vjeç, nëna ime 29 dhe unë 5 vjeçare, për dy pamflete të tim eti, që nuk u botuan kurrë. Njërin prej pamfleteve im atë e kishte mbështetur tek një grup pune me figura të ndritura shkencëtarësh, ku kritikohej Akademia e Shkencave që mbulohej nga Manush Myftiu. Im atë ia paraqiti shkrimin kryeredaktorit të Zërit të Popullit Todi Lubonjës prej nga varej edhe Revista Ylli ku ai punonte. Ai shkrim ishte si deklarim lufte kundër Partisë, që menjëherë shpalli armiq dhe i konsideroi “grup antiparti” të gjithë emrat që i kishin kontribuar, përfshi edhe familjet, me gra e fëmijë. Im atë kishte bashkëpunuar me Prof. Selman Rizën, Prof. Zija Shkodrën, Prof. Dhimitër Pilikën, kolonel Dilaver Radëshin e major Bektash Bendon, i cili nuk e përballoi dot presionin psikologjik në mbledhjet linçuese në KQPPSH dhe vrau veten. Tim atë e dërguan për riedukim në Vaun e Dejës, ndërsa më 1974, në prag të spastrimit të madh që partia bëri në ushtri, ekonomi etj, do ta varrosnin përfundimisht për së gjalli.

Familja jonë prej tre vetësh ishte e rrethuar mes ujqish. Ujq shkrimtarë, ujq poetë, ujq kryeredaktorë, ujq mësues, ujq nxënës, ujq komshinj, ujq shitësa, ujq ish shokët e miqtë e afërm. Ishim me damkën e armikut të klasës. Unë u rrita duke e vuajtur qarkun mbytës, që më shtrëngohej si litar pas qafës. I vuaja vuajtjet e poetit, tim eti, e torturonin nëpër mbledhje partie, pastaj e pushonin nga puna, ia hiqnin të drejtën e botimit, ia digjnin librat, pastaj e dëbonin nga Tirana, pastaj nuk e pranonin të shtrohej në spital kur ishte i sëmurë, pastaj e çonin të punonte sondist, pastaj të punonte hamall. Unë vuaja, më dridhej zemra prej fëmije kur e shihja tim atë të kthyer në kufomë, të transformuar në një plak kur ishte vetëm 40 vjeç e pak. Unë vuaja për vuajtjet e gruas së poetit, nënës time të bukur, që punonte me turne nëpër lavanteritë e komunales për të na mbajtur.

Por dikur kuptova se vuajtja e tyre kryesore lidhej me mua, sepse të dy nuk më mbronin dot nga ajo botë e përbindshme që na rrethonte. Që nuk na lejonte ta jetonim jetën në mënyrën tonë, të bukur dhe të pastër. Përpara se im atë t’i shkruante ato dy pamflete fatale, jeta e tim eti fokusohej e gjitha tek poezia, familja e profesioni i gazetarit. Jeta e nënës time, një nga gratë më të bukura të Tiranës, tek kujdesi për ne të dy, që im atë të shkruante dhe unë të rritesha e rrethuar nga dashuria. Ëndërrat e tim eti dhe nënës time për mua lidheshin me edukimin, të isha e shkolluar, e kulturuar dhe sa më korrekte në jetë. Edhe kur im atë deshi të vriste veten, pasi u kthye nga gjyqi që i kishin bërë në lagjen nr.8 ku e kishin thirrur për t’i dhënë urdhërin e internimit në një fshat të humbur pas Malit të Dajtit, ai sa hyri në shtëpi vrapoi drejt ballkonit në katin e tretë të apartamentit ku jetonim duke thirrur, “Po me Litkën”, se keshtu më përkëdhelnin të dy, “po me Litkën çfarë do të bëhet.” Për fat në shtëpinë tonë atë paradite qershori u ndodh xhaxhai im që e shpëtoi, sepse unë 14 vjeçarja nuk kisha forcë burri që ta ndalja. Në asnjë rrethanë, edhe të dëshpërimit të thellë, kur më fyenin, nuk e kam fajësuar kurrë tim atë. Edhe kur nuk më jepej e drejta e studimit apo kur isha e detyruar të punoja në Fabrikën e Pllakave në Kombinatin Josif Pashko bashkë me gra e fëmijë të burgosurish a në varrezat e Sharrës 19-20 vjeçare, nuk e kam fajësuar sepse e dija se im atë ishte i pafajshëm. I desha çmendurisht dhe i adhuroja prindërit e mi, e adhuroja poezinë e tim eti si lexuesja e parë prej kur nisa të lexoj. E dija që im atë ishte i pafajshëm prej kur isha 5 vjeç që kur i filloi linçimi që vazhdon edhe sot, paçka se ai më 13 qershor mbush 8 vjet që iku nga kjo botë. Si një poet i fyer dhe një burrë i zhgënjyer që e jetoi jetën sikur ia imponoi diktatura dhe lukunia e ujqërve që ka pushtuar jetën kulturore edhe në tranzicionin postdiktatorial.

Ne të tre ishim si një zonë e minuar ose e kontaminuar, një soj Çernobili. Kjo bënte që njerëzit të na mbanin sa më larg. I shihje në sy, e kthenin vështrimin në humbëtirë për të mos e takuar me atë të armikut të klasës. Dera jonë nuk trokiste. Dyert na ishin mbyllur. Të shokëve, miqve e kolegëve të tim eti. Nuk i flisnin kur e shihnin. Bënin sikur nuk e njihnin ose thjeshtë i kthenin shpinën, kishte nga ata që e fyenin. Shoqet e mia po ashtu. Kisha filluar gjimnazin Sami Frashëri. Shoqet me të cilat isha rritur nuk pranonin të shoqëroheshin me mua, nuk më ftonin në ditëlindjet e tyre, gjatë pushimit të madh preferoja të rrija vetëm në klasë se t’i shihja duke u hargalisur të lumtura duke m’u larguar, kapur njëra tjetrën për krahu. Ime më dhe unë e pranonim këtë verdikt. I largoheshim botës dhe mbylleshim në botën tonë, se ishim të pafuqishme të përballeshim. Ndërsa poeti Vehbi Skënderi jo. Trokiste nëpër dyer të mbyllura, të kthyer në mure të çelikta. Kërkonte punë, çfarë do lloj pune. Kur e punësuan në repartin e plehrave në Shtypshkronjën e re në Poligrafik, në familjen tonë u bë festë. Edhe kur e dërguan më 1967 për riedukim në Vaun e Dejës, sepse i frikësoheshin burgut. Them “i frikësoheshin” se unë isha tepër e vogēl asaj kohe të kuptoja burgosjen, por frikën e ndjeja. Pas 1974 kur e lanë pa punë me vite të tëra, ne të tre prisnim orë e çast të na vinte kamioni, sikur asaj kohe vinte aq shpesh në lagjen tonë, ku jetonin gjeneralët e ushtrisë dhe i internonin me familje njëri pas tjetrit. Edhe kur filloi punën në repartin e plehrave në Poligrafik, nuk pranonin të na regjistronin në lagjen 1 ku e ndërruam shtëpinë, se im atë e ime më mendonin që ishte më mirë të largoheshim nga syri dhe rrezja e Bllokut të udhëheqjes të partisë. Jetonim në vakuum. Në adresën e re gjetëm komshinj të rinj në moshë që nuk vinin nga zgafellat e lagjes 8 që na u bënë si të shtëpisë, por lufta vazhdonte. Kur im atë trokiste në dyert e Lidhjes të Shkrimtarëve kolegët i largoheshin dhe e poshtronin. Kishin frikë për veten e tyre natyrisht. Dhe frika i bënte përbindësha. Edhe sot u ka mbetur ajo fytyrë përbindeshore se nuk e tradhëtuan besimin e partisë në luftën e klasave ndaj poetēve edhe pas vdekjes së vetë partisë.

Dikush mund të jetë lodhur duke i lexuar këto rradhë e mund të më thotë se kam dalë nga tema. Por unë i them që jo. Se kjo ishte Shqipëria ku jetonim. Vetëm duke treguar një skutëz të asaj skëterre mund të kuptohet roli i dikujt që shtrinte dorën, për të shpëtuar dikënd nga mbytja, që i shtrinte dorën një armiku të partisë si Vehbi Skënderi dhe guxonte t’i hapte derën e zyrës të kryetarit të Lidhjes të Shkrimtarëve e ta priste. Ky ishte Dritero Agolli. Jo vetëm që nuk ia përplasi kurrë derën në fytyrë sikur të tjerët në të njëjtën ndërtesë, por përkundrazi, e afronte, e dëgjonte, duke i premtuar ndihmë, qoftë edhe duke e patur të qartë se edhe pse donte nuk mundte! Të tjerët në të njëjtën ndërtesë të Lidhjes të Shkrimtarëve e poshtronin Vehbi Skënderin, duke i dhënë urdhër Fadilit, portierit që të mos e lejonte të hynte ose ta nxirrnin përjashta kur vinte, ndërsa Dritero Agolli e fuste në zyrë, i jepte ndonjëherë të pinte ndonjë gotë, bisedonin shtruar, Driteroi tregonte durim dhe im atë e ndjente se atij i vinte shumë keq, se po të varej prej Driteroit gjithçka do të ishte ndryshe, por nuk kishte gjë në dorë. Im atë kthehej me krahë në shtëpi kur takohej me Dritero Agollin. Dhe unë lumturohesha kur e shihja tim atë të kishte pak besim tek e nesërmja. Në jetët tona hynte pak dielli. Dhe i ishim të tre mirënjohës. Im atë e kishte Dritero Agollin si dritë në fund të tunelit, errësirës. Prandaj e thërriste “Didero”. Si iluministin Denis Diderot, përballë obskurantizmit të elitës komuniste. Sepse Dritero Agolli dilte nga kostumi i hekurt konformist i zyrtarit të shtetit të egër dhe sillej si njeri duke sjellë shpresë në jetën e nxirë të poetit dhe të familjes së tij. Të mikprisje në zyrën e kryetarit të Lidhjes, sikur vepronte Dritero Agolli, poetin heretik Vehbi Skënderi ishte baraz të kryeje një herezi. Dhe kaq mund të kishte mjaftuar, ajo çikje e gotës të konjakut me atë të Vehbi Skënderit në zyrën e kryetarit të Lidhjes të Shkrimtarëve, që Dritero Agolli ta kish pësuar. Dhe jam e bindur se sa herë që Dritero Agolli e ka pritur tim atë në zyrën e kryetarit të Lidhjes të Shkrimtarëve dhe Artistëve aq herë është spiunuar nga syri vigjilent i partisë brënda asaj ndërtese. Sepse me tim atë ishte marrë vetë diktatori e Manush Myftiu dhe kaq mjaftonte që t’i rrinin larg sikur të kishte leprozë! E Dritero Agolli kur i jepte dorën Vehbi Skënderit pa dorashka e me gjithë zemër, rrezikohej t’i ngjitej edhe atij leproza.

Një figurë e respektuar, Llazar Siliqi, pas vdekjes së diktatorit, kur u zbut disi lufta e klasave do t’i thosh tim eti me humorin e tij shkodran: “Pasha Zotin, ma lehtë me dalë me kallashnikov në Sheshin Skënderbe se me pas në krahë poetin Vehbi Skënderi.”

Im atë nuk ia harronte kurrë Dideroit – Dritero Agollit edhe kur i shkoi në zyrë për mua pasi mbarova gjimnazin. Tashmë ishte e qartë që e kisha vokacion letërsinë, shkruaja hartime e poezi të bukura, e kisha dërguar edhe librin e parë në Shtëpinë Botuese Naim Frashëri, libër që natyrisht nuk u botua. Ishte lufta ime për ekzistencë. Por kur im atë shkoi tek Driteroi dhe i kërkoi vërtetim për talentin tim, të një tetëmbëdhjetë vjeçareje, Kryetari i Lidhjes të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ia dha menjëherë. Edhe me rastin tim nuk ishte e lehtë sepse rrezikohej, por Dritero Agolli, Dideroja e firmosi atë dokument. Edhe sot e kësaj dite po dëgjoj trokitjen e tim eti në derën e shtëpisë nga ku kuptohej që sillte lajm të mirë, duke e ditur se ime më dhe unë po e prisnim me pa durim. Trokiste fort duke mbajtur në dorë pa e futur në xhep vertetimin e shkruar nga poeti e kryetari i Lidhjes të Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë Dritero Agolli për vajzën e poetit Vehbi Skënderi, që kishte luftuar 14 vjeç kundër pushtuesit për liri, barazi e vëllazëri dhe i kishte humbur të gjitha betejat, duke u bërë shkaku i pashkak edhe për jetën me plot halle të së bijës e familjes. Atë vit vërtetimi i Driteroit nuk u mor parasysh, por do të më ndihmonte shumë pas disa vitesh, pas vdekjes së diktatorit, kur lufta e klasave do të ishte fashitur pak dhe tre miq të tjerë të tim eti, do të më ndihmonin të vijoja studimet për letërsi me korrespondencë. Ata ishin Rozeta e Prof. Alfred Uçi dhe Xhemal Dini.

Të gjithë ata shqiptarë që në mënyra të ndryshme i kanë ndihmuar viktimat e diktaturës të mbijetojnë, që ua kanë zbutur disi vuajtjet e lehtësuar traumat meritojnë mirënjohje. Dritero Agolli patjetër është njëri nga ata, që në vitet e inkuizicionit të diktaturës komuniste, ndihmoi sa mundi, kur mundi e si mundi në kohë të pamundur.

Më ka mbetur peng që nuk e kam falenderuar sa qe gjallë! Por po e falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen time tani që është në Parajsë bashkë me poetin Vehbi Skënderi dhe me plot poetë të mallkuar të tjerë nga diktatura. E falenderoj se duke rrezikuar veten i ka ndihmuar, ua ka kuruar plagët, i ka trajturar në mënyrë njerëzore shpirtrat e lënduar e torturuar nga mizoritë e regjimit, ku edhe një fjalë e ngrohtë merrte fuqi të mbinatyrëshme, u ka dhënë shpresë dhe u ka shtrirë dorën për t’i shpëtuar viktimat e pafajshme të regjimit diktatorial. Dhe unë jam dëshmitare e gjallë që e dëshmoj këtë !

*(Kjo esse e Elida Buçpapajt është e përfshirë në librin me kujtime nga autorë të ndryshëm “Ky është Driteroi im” kushtuar Dritero Agollit)

Filed Under: Opinion Tagged With: Dritero Agolli, Elida Buçpapaj, Kolonel Dilaver Radeshi, Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë, Llazar Siliqi, Prof. Selman Riza, VEHBI SKËNDERI

Me shkas-Rreth ish Spiunëve të Sigurimit të Shtetit

October 15, 2020 by dgreca

Nga Elida Buçpapaj – Këto ditë në shtypin shqiptar janë botuar disa dokumenta të bëra publike nga Agron Tufa që dëshmojnë se Profesor Nasho Jorgaqi në moshën 23 vjeçare është rekrutuar nga ish-Sigurimin e Shtetit me pseudonimin Dragoi dhe kish spiunuar miqtë e tij.

Ka reaguar përkthyesja Rezarta Reso që e ka marrë në mbrojtje Profesor Nashon duke sulmuar Agron Tufën.

Kjo është historia tridhjetëvjeçare. Ndjeshmëria e madhe posa flitej se do të hapeshin dosjet e ish spiunëve. Nga ajo pjesë e elitës që, sikur thotë populli, e kishte mizën nën kësulë. Mjerisht ish spiunët, prej tri dekadash të integruar në të gjitha qelizat e shtetit shqiptar, ia vunë flakën sistemit.

Është e drejta e Rezarta Resos të mbrojë Profesor Nashon, të dëshmojë se si e njeh ajo dhe familja e saj, pa sulmuar Agron Tufën që i ka bërë dokumentat publike.

Por publike duhet të bëhen të gjithë emrat e ish të rekrutuarve të ish Sigurimit, veçanërisht të atyre që gjatë këtyre 30 viteve janë pjesë e kastës me poste të zyrtarit të lartë publik apo e elitës politike që ka pushtuar gjithë televizionet, mediat dhe jetën kulturore e publike të shoqërisë, që bën moral, ndërsa Shqipëria dergjet dhe shqiptarët janë kthyer në një shoqëri e gjitha vulnerabël.

Preç Zogaj dihet se ka qenë ish spiun i Sigurimit. Po kështu në vitet ’90 kanë qarkulluar dokumenta që dëshmojnë se ka marrë njerëz në qafë edhe Rudolf Marku. A janë të vërteta ato që qarkullojnë në publik si thashethemnaja? Agron Tufa mund t’i sqarojë.

Shqipëria nuk e pati një Vasili Mitrokhin që t’i zbulonte të gjitha dosjet e ish Sigurimit të Shtetit shqiptar. Një pjesë e të cilave janë zhdukur. Janë zhdukur dosjet e ish spiunëve dhe po ashtu edhe dosjet e viktimave për të marrë në mbrojtje ish spiunët.

Kam kërkuar Dosjen e poetit Vehbi Skënderi si viktimë e diktaturës dhe më kanë thanë që im atë nuk paska Dosje. Diçka e pamundur, sepse im atë është dënuar dy herë me gjyqe politike që i bëheshin në KQPPSH dhe gjyqe publike. Herën e parë më 1967 si “grup antiparti” dhe të dytën më 1974 si i përfshirë në një “grup korrupsioni”, herën e parë midis emrash të shquar akademikësh, si Prof.Selman Riza, Prof.Zija Shkodra, prof.Dhimitër Pilika etj dhe  herën e dytë midis emra gjeneralësh.

Që Profesor Nasho Jorgaqi, autori i librit “Mërgata e qyqeve” kushtuar emigracionit, politik gjatë periudhës të diktaturës kishte qenë në ish Sigurim, kjo pak a shumë dihej.

Por jo të gjithë ata që kanë qenë në ish Sigurim kanë kryer krime.

Në rrethet letrare dihej se Profesor Nasho bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit, aq më tepër kur arma e partisë e kishte rrjetin e vet mjaft të gjërë, pasi mbulonte dhe përgjonte çdo qelizë të shoqërisë.

Ishte kthyer në anekdotë, që në Shqipëri 1 milionë shqiptarë kishin qenë ish të rekrutuar të ish Sigurimit, dmth në çdo tre shqiptarë të popullsisë së asaj kohe, njëri ishte spiun.

Kështu shpjegohej edhe lufta e klasave deri në familje. Natyrisht që ishte një luftë klase e ushqyer nga regjimi diktatorial.

Moszbardhja e së shkuarës ka një qëllim shumë të zi. Sepse kësisoj fshihen krimet e diktaturës.

Sot elita europiane po kërkon një Nuremberg për krimet e komunizmit. Prandaj kasta në Shqipëri, që ka uzurpuar shtetin në çdo qelizë, nuk lejon as katharsis, as pajtim, as shërim të plagëve duke mbajtur peng të djeshmen, të sotshmen dhe të ardhmen e vendit. Janë mizorë, pa ndërgjegje, të kalbur.

Vijon të mbetet në fuqi stili që baba Çeni i mësoi Enver Hoshës se si t’i mposhtte shqiptarët. Kalit të ushqyer nuk i hypet dot, i kishte thënë baba Çeni Enverit. Lere pa bukë, pa ujë, që të ngordhë urije dhe pastaj hypi. Këtë histori e ka treguar Dritero Agolli.

Kjo kastë me integritet të cënuar, që nuk e di se çfarë do të thotë vlerë dhe meritokraci, pasi njeh vetëm katapultim nga ish PPSH, PS, PD etj, është shkaku që Shqipëria ka mbetur pa shtet të së drejtës dhe pa hierarki, ose thjesht ku këmbët i bien kokës.

Hapja e Dosjeve dhe zbardhja e krimeve të diktaturës është obligim kushtetues.

Përse shqiptarëve u vjen keq për ish Spiunët dhe nuk u vjen keq për viktimat?

Përse Ardian Vehbiu me ca komita hapi si temë debati publik rilinçimin e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit nën akuzën si gjoja spiunë të Perëndimit, ndërsa bëhen kaq zemërgjërë me ish të rekrutuarit e ish sigurimit shqiptar që kanë çuar viktima nëpër burgje, pushkatim e varje ?!

E vërteta duhet të zbardhet, sidomos për ata që kanë marrë njerëz në qafë.

Zbardhja e të vërtetës është themeli për të ndërtuar shtetin e së drejtës.

Që kërkon paanësi, integritet dhe kurrsesi që të spostohet vëmendja tek klasa e të persekutuarve, për t’i zbuluar ish spunët tek kjo klasë, të cilët mund të kenë bashkëpunuar me ish Sigurimin nën frikë, terror, nën tortura, internime apo burgje.

Ndaj viktimave të diktaturës kasta politike prej 30 vitesh vijon persekutimin, duke patur në krah ata shkrimtarë dhe poetë të partisë, që këta janë pjesë e integruar e pushtetit politik dhe jetës publike.

Ka plot shkrimtarë dhe artistë që prej 30 vjetësh ndihen të pafuqishëm, sepse politika i ka ekskomunikuar. Politikës shqiptare gjithmonë i kanë interesuar figurat me integritet të ndotur, sepse kështu njëra palë ka mbuluar pislliqet e palës tjetër.

Është e qartë që ish Sigurimi për të ushtruar presion ndaj shtresës së intelektualëve ka përdorur vetë intelektualët. Por gjithçka është varur nga ndërgjegja personale e secilit. Një pjesë nuk ka pranuar të bashkëpunojë dhe ka patur pasoja drastike në jetën profesionale, sociale e familjare. Një pjesë ka pranuar prej presionit t’i spiunojë kolegët, por nuk i ka dëmtuar. Ndërsa një pjesë i ka marrë në qafë. Me dëshmitë dhe firmat e tyre janë pushkatuar apo burgosur njerëz të pafajshëm.

Këtyre ditëve është përmendur se Profesor Nasho ka spiunuar Skënder Luarasin. Nga tregimet e tim eti që e kishte mik, kam dëgjuar se Skënder Luarasi ishte një natyrë rebele, që goja i shkiste lehtë. Babait tim Skënder Luarasi i thosh se e kish shpëtuar nga burgu Mehmet Shehu, pasi kishin qenë bashkë në Spanjë, por Mehmet Shehu nuk e kishte shpëtuar nga burgu të birin e Petro Markos, Jamarbër Markon me të cilin po ashtu kishte qenë në Spanjë.

Faji nuk është kolektiv. Faji është individual. Shoqëria shqiptare nuk do të shërohet kurrë pa katharsis apo nëse ky katharsis do të jetë selektiv, si triag, si qërrim hesapesh, stil tërësisht mafioz, sipas formës që ka shteti shqiptar sot.

Duke iu kthyer dokumentave që Agron Tufa ka bërë publike për Profesor Nasho Jorgaqin. Këto nuk janë të vetmet. Agron Tufa me shumë kurajo civile ka bërë publike edhe ekspertizën ku Diana Çuli ka firmosur de facto ekzekutimin e poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Nuk e di se çfarë do të thosh Rezarta Reso për Diana Çulin.

Përse nuk flasin shkrimtarët asnjëri për Diana Çulin? Përse heshin?

Tmerri është se elita e Tiranës zyrtare dhe nëntoka e saj, ajo që vjen direkt nga superstruktura e djeshme, në vend që t’i dilte në mbrojtje Agron Tufës, mori në mbrojtje Diana Çulin duke i dhënë hapësira nëpër mediat vizive dhe të shkruara, duke e zgjedhur kryetare jurish për ndarje çmimesh letrare për të nderuar me çmime të tjerë shkrimtarë të ish Sigurimit të shtetit me ndergjegje të ndragura.

Kanë kaluar 30 vjet nga përralla e rrëzimit të diktaturës dhe nuk ka dalë asnjë shkrimtar që ishte pjesë e superstrukturës të regjimit të bëjë një mea culpa.

Vetëm Bashkim Shehu ka dënuar dhe denoncuar krimet e diktaturës dhe të jatit Mehmet Shehu!

Shqipëria po rrezikon shpërbërjen dhe shoqëria shqiptare po dergjet për fajin e elitës shqiptare që është pjesë e integruar e kastës të politikës që konformohet dhe shitet për lluks, vila, poste, çmime dhe dekorata.

Natyrisht në Tiranë jeton edhe elita e pastër, ajo që ka jetuar gjithmonë me aftësitë e saj dhe me dinjitet, por kjo elitë nuk ka fuqi, sepse kasta e ka përjashtuar nga jeta publike dhe e ka lënë të jetojë në varfëri. Dje u mbushën dy vjet nga vdekja e poetit Fatos Arapi, i harruar në gjallje dhe në vdekje. Dhe kështu shuhen njerëz të nderuar çdo ditë. Para disa ditësh u largua nga kjo jetë Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare, mbretëreshë e muzikës lirike që vetëm përpara tre vjetësh, në moshën 80 vjeçare mezi i dhanë dekoratën Mjeshtri i Madh!

Po të shohim Profesorët, Doktorët e Shkencave, Akademikët apo ata që kanë marrë dekorata Nder i Kombit, Ambasador i Kombit, Skënderbe i Kombit që janë me mijra e mijra, Shqipëria duhej të ishte Zvicra e Ballkanit, në fakt vazhdon të mbetet Afganistani i Ballkanit.

“Zvicër apo Afganistan”*, ka pyetur Ismet Toto që në vitin 1936 për fatin që do të ketë Shqipëria, gjithmonë në udhëkryqe! Ismet Toton e vrau Zogu më 1937.

Mjerisht, 84 vjet më pas, Shqipëria vazhdon të jetë në udhëkryq. Nuk janë armiqtë e jashtëm, por armike e Shqipërisë është kjo kastë politike pa integritet, e korruptuar që nuk pranon të bëjë katharsis, që ka uzurpuar pushtetin duke shkelur meritokracinë, hierarkinë dhe dinjitetin e çdo shqiptari të ndershëm..
———————

“Zvicër apo Afganistan”, këtë fakt, se çfarë ka thënë Ismet Toto në një shkrim të tij të1936 e ka përmendur në kumtesën e saj në konferencën “50 vjet marrëdhënie diplomatike Zvicër-Shqipëri” Prof. Nevila Nika…..

Filed Under: Analiza Tagged With: Agron Tufa, Dragoi, Elida Buçpapaj, PROF.NASHO JORGAQI, Rezarta Reso, SKËNDER LUARASI, VEHBI SKËNDERI

SAMI REPISHTI – JU LUTEMI, MOS LËNDONI PLAGËT TONA TË HAPUNA!

October 15, 2020 by dgreca

Është ndoshta personaliteti më i shquar dhe më i urtë që shqiptarët kanë sot në SHBA. Sami Repishti është ish-i dënuar politik, i arratisur nga Shqipëria në kohën kur komunistët gëzonin pushtetin…..

Veprimtari i njohur nuk e ka kaluar në heshtje deklaratën e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në mbrojtje të komunistëve dhe babit të vet si pjesë e tyre. Repishti i referohet deklaratës kur Rama mbronte të atin në një debat në Kuvend.

“Im atë, po, ka qenë komunist si shumë të tjerë, dhe kanë qenë në anën e duhur të histories…”, theksonte Kryeministri në debatin me deputetët e opozitës kuvendore.

Në një analizë të gjatë dërguar gazetës, me titullin “Ju lutemi, mos lëndoni plagët tona të hapuna!”, Repishti tregon me fakte se përse komunistët nuk kanë qenë asnjëherë në anën e duhur të historisë.

Në të kundërt, ata kanë qenë pjesa më fatkeqe e vendit, trashëgimtare e krimeve dhe dhunës së pashoqe. Repishti përmend me data ngjarjet e udhëhequra nga komunistët që kanë sjellë regresin shoqëror të Shqipërisë.

Dhe, si finale, i kujton Ramës, si mbrojtës i komunistëve, një ndryshim thelbësor, gati tragjik në pakrahasueshmërinë kulturore, qytetare për ngjarjet e vitit 1990 kur komunizmi u rrëzua: “Për fatin e madh të popullit tonë, rrugët e sheshet e Shqipërisë nuk u mbuluen me gjak, ashtu siç ngjau me 28 nandor 1944… Na nuk kerkuem varjen në litar të Byrosë Politike”.

 SHKRUAN: SAMI REPISHTI, PHD-

Ridgefield, CT.-Z. Vëllazën, motra, ju lutemi, mos lëndoni plagët tona të hapuna, sepse me thye zemrën e nji viktime të pafajshme ashtë dështimi ma i madh në jetë! Sot, me deklaratën e KM Rama: “Im atë, po, ka qenë komunist, dhe, si shumë të tjerë, komunistët kanë qenë në anën e duhur të historisë”, ai ka dështue në mënyrë të pareparueshme. Ky ashtë gjykimi i nji zemre të thyeme nga vuejtjet e regjimit komunist 45-vjeçar në Shqipëri që NUK ka qenë “… në anën e duhun të historisë!”. Sot, ju lutem, për shumë arsye; ajo ma kryesorja sepse plagët tona janë ende të hapuna. Akoma rrjedhin gjak, akoma nuk shërohen, sepse në vendin tim e të parëve të mi, qeveri mbas qeverie nuk kanë lejue shërimin e dëshirueshëm, qoftë për mungesën e nevojshme, urgjente dhe humanitare, me kuptue thellësinë e këtyne plagëve, qoftë për frymën e hakmarrjes së ushqyeme me kujdes shkencor të nji sistemi politik kriminel mbështetun në urrejtje, dhunë e mashtrim.

E kam fjalën për tragjedinë e shekullit njizet, komunizmin “ndërkombëtar” të ndertuem në ish-Rusinë cariste e në Bashkimin Sovjetik, e fatkeqësisht edhe në Shqipërinë tonë ma vonë, nji ndërmarrje kriminale që synonte “fitoren finale të pansllavizmit” në botë. Akoma sot më kujtohen fjalët e humanistit Karl Marks, që mbasi vizitoi Rusinë cariste të viteve 1840, si korrespondent londinez i fletores së vjetër “The New York Daily Tribune”, arriti përfundimin e pakundërshtueshëm të aventurës politike ruse të dominimit botënor: “Politika ruse ashtë e pandryshueshme. Metodat, taktikat, manovrimet mund të ndryshojnë; por Ylli Polar i politikës ruse – me sundue mbi të gjithë botën- ashtë nji yll i fiksuem. Ka vetëm nji mënyrë me trajtue nji fuqi të madhe si Rusia, dhe kjo mënyrë ashtë rruga që nuk njeh frikën”. (“Raport mbi politikën e Lindjes”, riprodhue në “The New York Times”, 10 maj 1972, faqe 43).

Komunistët shqiptarë përqafuen politikën ruse, jo në anën e duhur të historisë! Kjo politikë ruse vazhdon edhe sot. “Drejtori i FBI-së, (SHBA), Christopher Wray paralajmëroi ligjvënësit se Rusia nuk heq dorë nga përpjekjet për të ndikuar te rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit (2020), duke u munduar të dëmtojë shanset e fushatës së kandidatit demokrat, ish-nën-presidentit Joe Biden, një përfundim që duket se nuk po i shkon për shtat Presidentit Donald J. Trump”.(VoA, 18 shtator 2020) Që në fillim të ekzistencës së tij në arenën ndërkombëtare, me revolucionin e vitit 1917 në Rusinë cariste deri me ndryshimet e vitit 1989 e shthurjen e imperatorisë sovjetike me 1991, prania në arenën ndërkombëtare e komunizmit si parti politike dhe instrumenti i saj, “shteti sovjetik”, si “organ-fasadë publike Bashkimi Sovjetik”, jemi dëshmitarë të përpjekjeve të vazhdueshme të Kominternit sovjetik me nenshtrue popujt e tjerë me anë të revolucioneve gjakatare në shumë vende të Europës, model i të cilëve ka qenë revolucioni hungarez i vitit 1918, i kryesuem nga terroristi ndërkombëtar, Bakunin; kryengritjet e Poznanit dhe Berlinit, 1953, ajo hungareze 1956 u shtypën simbas doktrinës Krushçev që nuk lejonte frymëmarrje të lirë; si dhe nji proces, sidomos që nga viti 1980, i nji dezintegrimi të brendshëm- nga 16 ish-republikat “sovjetike” të inkuadrueme me dhunë, trazime që sollën pavarësinë e plotë nga nji “federatë” e imponueme me dhunë, proces që u konkretizue me reformat rranjësore të Presidentit Mikhail Gorbaçev.

Më 26 dhjetor 1991, Sovieti Suprem vendosi shpërndamjen e Bashkimit Sovjetik. Gjatë gjithë kësaj periudhe 74-vjeçare, komunizmi u tregue nji sistem politik policor, i cili në esencë udhëhiqej nga nji program në rritje të vazhdueshme terroriale, qoftë me propagandë mashtruese, qoftë nga presioni ushtarak para, gjatë dhe mbas Luftës 2 Botënore. Ky qëndrim “…nuk ka qenë në anën e duhur të historisë!”. Nënshtroja ideologjike e politikës sovjetike u demaskue plotësisht në gusht 1939 me Traktatin e përfunduem me Gjermaninë hitleriane, që solli ndamjen e shtetit polak (për të katërtën herë në histori nga Rusët!), nji grabitje kriminele e pavarësisë dhe territorit polak. Në përfundim të Luftës 2 Botënore, Polonia u riformue, por Bashkimi Sovjetik refuzoi kthimin e territorit polak. Në vitin 1940, Bashkimi Sovjetik sulmoi Finlandën e vogël që rezistoi heroikisht dhe u detyrue me u dhanë territore të tjera fqiut grabitçar.

Ky akt “…nuk ka qenë në anën e duhur të historisë!” Më 22 qershor 1941, Hitleri sulmoi Bashkimin Sovjetik pa provokim. Ashtu si Napoleon Bonaparti 127 vjet ma parë u gabue tue mos llogaritë vështirësitë e dimnit “gjenerali ma i mirë rus”. Patriotizmi i popujve të Bashkimit Sovjetik rezistoi me heroizëm. Në këte situatë shumë kritike, erdhi ndihma ushtarake e fuqive perëndimore, Anglia dhe SHBA-ja, potenciali industrial e ushtarak i të cilëve ishte i pakrahasueshëm. U krijue kështu boshti i aleancës antihitleriane, loalicioni anglo-sovjeto-amerikan, që përfundoi me fitoren finale të 5 majit 1945! Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia e Titos kanë qenë dy vende fitimtare që okupuen territore të hueja, si “shpërblim” i sakrificave të luftës, nji metodë e vjetrueme kolonialiste.

Shtetet kufitare të Europës Lindore ranë nën influencën ruse, me ndihmën e partive komuniste vendëse që luejtën rolin e “kalit të Trojës”, sherbëtorë servilë të padronit sovjetik dhe krijuen kampin e shteteve socialiste – nji grup shtetesh satelite të komandueme nga Moska. Jugosllavia fitoi territore nga Italia e Austria. Nji akt i këtillë “…nuk ka qenë në anën e duhur të historisë”. Për afër dyzet e pesë vjet, gjysma e Europës vuente nën kambën ruse, e shkëputun nga bota perëndimore dhe arritjet e saj. Vendet e okupueme të Europës Lindore u quejtën “the captive nations” (kombet e robënueme”). Nji nga ato ka qenë deri në fund edhe Shqipëria e jonë, viktimë e katastrofës kontinentale, si rezultat i veprimtarive klandestine, terroriste dhe pozitës poshtënuese të nënshtrimit të pranuem nga udhëheqsit servilë të ashtu-quejtunës Partia Komuniste Shqiptare, ma vonë Partia e Punës së Shqipërisë.

Nji grup aventurierësh, agjentë të Kominternit Sovietik dhe të Partisë Komuniste Jugosllave që në fillim mori në duer përfaqësimin e Shqipërisë në botën e jashtme, ndërpreu marrëdhanjet tona me SHBA-në dhe Anglinë, nji akt që izoloi vendin tonë nga bota e jashtme. Oferta e ndihmës së Planit Marshall u denoncue nga Moska dy ditë para se të bahej zyrtarisht nga Tirana. Gjatë Konferencës së Parisit, KM Enver Hoxha, KM i Shqipërisë, nuk qëndroi në nji hotel, por në banesën e Ambasadës Jugosllave në Paris, tue inkurajue kështu akuzat e nji nënshtrimi politik të vendit. Andrra e Shqipërisë së pavarun u vra nga komunistët! Në këté vorbull të zhvillimeve ndërkombëtare, Shqipëria hyni nga pozita të dobëta. Mungesa e rezistencës serioze, josimbolike, në plazhet e bregdetit shqiptar më 7 prill 1939 tregoi dobësinë e sistemit monarkist shqiptar dhe paaftësinë e nji elite shqiptare me organizue nji popull emocionalisht i përgatitun me rezistue.

U humb kështu nji rast i veçantë me tregue traditën e trashëgueme gjatë shekujve: me mbrojt lirinë, pavarësinë dhe integritetin tokësor të atdheut shqiptar. Sakrifica e kapterit Mujo Ulqinaku dhe e nji grupi ushtarësh e vullnetarësh nën komandën e Majorit Abas Kupi nuk mjaftuen me krijue përshtypjen e nji rezistence serioze! Kjo e metë rrjedh edhe nga fakti se mbas vitit 1912, Shqipëria nuk u konsolidue si shtet i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në nji atdhe të përbashkët, por mbeti nji grumull fisesh e zona nën influencën e “prijësve” lokalë, me pushtet të kufizuem mbrenda territorit ku njihej “autoriteti” i tyre. Mbështetja e popullsisë ndaj “bajraktarit” nuk kalonte kufijtë e provincës së “fisit”.

Kjo mungesë u tregue ma e theksueme ditën e 7 prillit para disorganizimit të ushtrisë invaduese italiane. Lavdia mbeti në duert e Greqisë me qëndresën e saj gjashtëmujore (tetor 1940-prill 1941). Rezistenca greke shkaktoi pezullimin e ofensivës gjermane kundër Rusisë deri më datën 22 qershor 1941. Koha e humbun nga nazistët u ba faktor me randësi në planet ushtarake gjermane me arrijtë Moskën para ardhjes se dimnit të plotë dhe rezultoi në dështimin e parë ushtarak nazist në fushën e betejës europiane. Greqia u ba “the darling” e botës antifashiste dhe siguroi nji pozicion të favorshëm mbas lufte, që përdoroi edhe kundër Shqipërisë. Në Shqipëri, kolaboracioni me pushtuesin u ba nji fakt i ditës dhe shteti shqiptar u transformue në nji administratë pa perspektiva politike. Emnimi i Dr. Omer Nishanit, ish-anëtar i Këshillit Fashist Korporativ në Shqipëri, në vitin 1945, në postin e Presidentit të Shqipërisë komuniste, la vendin e hapun për sulmet greke në Konferencën e Paqes, Paris, 1946. Më 22 qershor 1941, gjendja ndërkombëtare pësoi nji ndryshim radikal. Kominterni në Moskë mobilizoi të gjitha agjenturat e simpatizuesët e Bashkimit Sovjetik dhe filloi luftën e armatosun të udhëhequn nga partitë komuniste vendëse.

Åshtë fakt i pamohueshëm se komunistët shqiptarë kanë mirëpritë traktatin sovjeto-nazist të vitit 1939 si “nji akt historik” që bashkoi “punën kundër kapitalit”, kryesisht Franca, Ånglia e SHBA, prandej nji hap në drejtimin e duhun për proletariatin. Deri më 22 qershor 1941, asnji pushkë nuk ashtë zbrazë kundër fashisto-nazistëve. Mbas vendimit të Kominternit filloi mobilizimi për kryengritje në të gjithë Europën. Deri në atë ditë barra e randë e luftës kundër Gjermanisë mbeti në krahët e Britanisë së Madhe, sidomos mbas kapitullimit të Francës, qershor 1940. Britania e Madhe, e udhëhequn nga KM W. Churchill, meriton mirënjohjen e botës mbar për qëndrimin e saj heroik!

Në Shqipëri, ky qëndrim u muer në nandor 1941 me formimin nga agjentët jugosllavë, M.Popoviq dhe D. Mugosha, të Partisë Komuniste Shqiptare. Në atë kohë, PKSH kishte 108 anëtarë. Konfuzioni në mes të anëtarëve ka qenë i madh. Edhe ardhja e fashizmit në Shqipëri u konsiderue si nji hap përpara në ndërtimin e Shqipërisë komuniste. Fashizmi, u tha atëherë, do të industrializojë Shqipërinë, do të krijojë klasën punëtore, bazë e revolucionit socialist, në nji vend ku nuk ekzistonte. Me nderhymjen e “shokëve” jugosllavë, kryesisht Popoviq e Mugosha, u vendos disiplina e hekurt ushtarake në radhët e PKSH-s, u imponue programi, u ba e detyrueshme bindja e verbët dhe u pranue pa diskutim nevoja absolute për bindje -”pa hezitim, pa kondita, pa rezerva me punue dhe me luftue për Bashkimin Sovjetik dhe shokun Stalin-”.

PKSH u shfaq në fillim si lëvizje Nacionalçlirimtare e Shqipërisë si dhe Fronti Demokratik simbas udhëzimeve jugosllave. U krijue nji front i përbashkët lufte me elementë të “rezistencës”, front që u mbajt deri në gusht 1943, kur PKSH e ndjeu veten të fortë mjaft me imponue me forcën e armëve programin e vet mbi të tjerët. Në këte atmosferë u zhvillue dhe dështoi Mbledhja e Mukajt, gusht 1943, në dam të interesave shqiptare. Nga këtu deri në ditën e “çlirimit”, 28 nandor 1944, PKSH ndërmori nji fushatë gjithëshqiptare për eliminimin e elementit kundërshtar, ose të pakënaqun. Mbasi mori në dorë pushtetin absolut të vendit, shpronësoi latifondistët dhe tregtarët me taksa të jashtëzakonshme, dhe sidomos filloi koordinimin e përbashkët ekonomik të Shqipërisë si aneks i ekonomisë kombëtare jugosllave me rrjedhime katastrofike. Patriotizëm komunist!

PKSH u nënshtrue para Lidhjes Komuniste Jugosllave dhe pranoi programin për bashkimin me Jugosllavinë e Mareshalit Tito. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, pranoi se ky post ishte i Mareshalit Tito, dhe se ai ishte sekretar i parë i republikës, ashtu siç ishin sekretarët e parë të gjashtë republikave socialiste jugosllave. PKSH nuk kishte lidhje direkte me PK të Bashkimit Sovjetik, por nëpërmjet Beogradit, nji nensatelit i satelitit jugosllav. Në këto ditë konfuzioni politik, afër tre mijë rekrutë kosovarë u masakruen në afërsitë e qytetit Tivar, Mal i Zi. Lajmi u mbajt i fshehtë. Ministria e Jashtme shqiptare ruen këte dokument: “Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatue në masë. Ka marrë pjesë Koçi Xoxe, në fillim të vitit 1945, kur me cilësinë e ministrit të Brendshëm i Shqipërisë, ai autorizoi oficerët e UDB-së të pushkatojshin pa gjyq në tokën shqiptare ma shumë se 1.000 kosovarë të pafajshëm (Arkivi i MPJ të Shqipërisë, Dosje 191,1949) (Në të vërtetë, kur UDB-ja bani masakrat e Tivarit, Ministër i Punëve të Brendshme ka qenë “anadollaku” Haxhi Lleshi, jo Koçi Xoxe. I pyetun për këtë, Lleshi u përgjegj: “Të gjithë kanë qenë reaksionarë. Përsëri do të veprojshe nji lloj”). Kjo nuk ishte “…në anën e duhur të historisë”.

Aq e plotë ka qenë varësia e PKSH ndaj LKJ saqë në bashkëbisedimet Roosevelt-Churchill, Yalta 1945, Presidenti amerikan bani pyetje: “Ç’të bajmë me Shqipërinë”? Churchill u përgjegj se Shqipëria ashtë plotësisht e varun te Jugosllavia. Tito do të shqetësohej nëse ndërhyjmë në nji fushë që ai e konsideron si të tijën dhe interesat tona janë për nji miqësi me Titon… Në fakt, Shqipëria filloi përpunimin e planeve të zhvillimit ekonomik si nji aneks i ekonomisë jugosllave. Në fillim, të gjitha rezervat me mallna të kohës së luftës u konfiskuen dhe u derguen në Jugosllavi në shkëmbim të nji sasie misri të dorës së fundit për ushqimin popullor. Planet ekonomike të përbashkëta parashikonin edhe parifikimin e monedhës dy herë ma të fuqishme shqiptare me dinarin jugosllav. Jeta në vend u keqësue aq shumë saqë filluen raste të urisë në popullsi që u përmbajtën nën kamxhikun e Policisë dhe sidomos të Sigurimit të Shtetit. Viktima kryesore e këtij orientimi skllavërues ka qenë Nako Spiru, që paralajmëroi Qeverinë e Tiranës për rrjedhimet shkatërrimtare të kësaj politike.

Me prishjen e marrëdhanjeve sovjeto-jugosllave, qershor 1948, Mareshali Tito siguroi pavarësinë e Jugosllavisë. Shqipëria ra plotësisht në pozitat e shtetit ma të vogël dhe ma të vorfën të kampit socialist. Si rezultat, qindra teknikë dhe jo teknikë sovjetikë mbuluen boshllekun e lanun nga largimi i dhunshëm i elementit jugosllav. Shqipëria u ba anëtare e Traktatit të Varshavës, 1949, dhe pjesë e kampit ushtarak që u formue kundër formimit të NATO-s në Perëndim. Me nji gjest të këtillë varësie të plotë, Shqipëria e izolueme nga bota rrezikoi ekzistencën e vet. Ardhja e instruktorëve ushtarakë sovjetikë, ndërtimi i aeroporteve ushtarake (me fuqi punëtore të burgosunit politikë!) dhe pajisja për nëndetëse e Pashalimanit, Vlorë, u banë objektiva ushtarake dhe sulmi nuklear në rast konflikti në Europë. Botime amerikane nënvizojnë dy objektiva: “Bllokun”, lagjen e udhëheqësve në Tiranë, dhe bazën detare Pashaliman të Vlorës. Kjo nuk ka qenë “… në anën e duhur të historisë!”.

Me “ndihmën sovjetike”, PKSH, -tashti Partia e Punës së Shqipërisë- PPSH, ndërmori nji program të industrializimit të vendit me sakrifica të mëdha. Mospërfillja e bujqësisë, si dega e parë e ekonomisë së vendit, shkaktoi vështirësi në furnizimin me prodhime të jetës së përditshme. Pakënaqësia e popullit u shtyp pa mëshirë nga maqina mishngranëse e Sigurimit kriminel. Burgjet e kampet e internimit u shumëzuen, e Shqipëria u ba nji “burg i vërtetë për të gjithë!”. Parulla e ditës: “Edhe bar do të hajmë, por socializmin nuk e ndryshojmë!”. Kjo, nuk ka qenë “…në anën e duhur të historisë!”. Prishja e marrëdhanjeve “vëllazërore” me Bashkimin Sovjetik pruni përpjekjet e Shqipërisë me gjetë “përkrahje” të re. Ishte momenti kur Kina e Mao-s ishte përqendrue në anëtarësimin në OKB-ku deri tani përfaqësohej nga Formosa/Taiwani) secessionist. Shqipëria e izolueme nga bota përfitoi nga ky eveniment dhe u vue në shërbim të kauzës kineze. Kina e Mao-s u ba anëtare permanente e Këshillit të Sigurimit dhe filloi furnizimin e Shqipërisë me industri të lehtë.Si rezultat i kësaj aventure politike, Shqipëria kaloi nëpër tri faza nënshtrimi politik: nënsatelit jugosllav, satelit sovjetik dhe aleat minor i Kinës komuniste për disa vite me përfundue në izolim dhe vorfëni te përhershme. Kjo nuk ka qenë “…në anën e duhur të historisë!”.

 “Në 1990 rrugët nuk u mbushën me gjak, si në 28 nandor ‘44”

 Me lëvizjet historike studenteske të Dhjetorit 1990, ndërtesa e kalbun e regjimit kriminal komunist në Shqipëri u thye për arsye të krimeve të panumërta të kryeme nga ai regjim gjakatar që u dorëzue pa asnji pushkë…! Pritej nji valë hakmarrje nga ish-të persekutuemët, që në Shqipëri donte të thoshte i gjithë populli i përndjekun pa mëshirë. Nuk ngjau! Ajo që dëshmuem të gjithë ka qenë mungesa e nji fryme hakmarrëse që rrjedh nga urrejtja. Për fatin e madh të popullit tonë, rrugët e sheshet e Shqipërisë nuk u mbuluen me gjak, ashtu siç ngjau me 28 nandor 1944… Na nuk kerkuem varjen në litar të Byrosë Politike. U derdhën lot, por ishin lot gëzimi që solli çlirimi i vendit nga diktatura e proletariatit, monstruoziteti ma i madh i shekullit njizet. Nuk u vra njeri, nuk u var në litar njeri, nuk u burgos njeri, nuk shkoi në kampe internimi nji familje e vetme dhe jeta filloi ritmin e nji shoqënie të qytetnueme.

U këput zinxhiri i hakmarrjes e kundërhakmarrjes që ndoqi vendin tonë për dekada të gjata. Bota shqiptare filloi me marrë frymë pa frikë dhe me punë të evitojë urinë, pa frikë. Kjo fitore historike ashtë vepra madhore e “Reaksionarëve”…të persekutuem! Për këtë fitore të madhe historike, na, ish-të persekutuemët jemi kryenaltë! Këte shembull historik urojmë ta kthejmë në nji traditë morale dhe patriotike që na nderon para vehtes sonë dhe para botës së qytetnueme. Na jemi sot brumi i shoqënisë së re, pa peshën e krimit të kryem mbi popullsinë e pafaj, dhe pionerë të nji shoqënie të re: të lirë nga frika dhe të lirë nga uria! Kjo ashtë merita e jonë e madhe! Dhe kjo, o ju të mashtruem e të indoktrinuem nga ideologjia komuniste ka qenë dhe do të mbetet në anën e duhun të historisë! Fitorja e jonë ashtë fitorja permanente e shpirtit shqiptar, dhe trashëgimi ma i pasun që do të gëzojnë breznitë ardhme shqiptare…!

1. Kryeministër: Në fillim të këtij shkrimi theksova lutjen tonë të mos lëndohen plagët tona të hapuna dhe në përfundim të këtij shkrimi përsëris lutjen tonë. Mos harroni se nji kalvar i vërtetë 45- vjeçar ashtë përjetue nga nji popullsi disamilionëshe nën tiraninë e murtajës komuniste. Mijëra të pushkatuem pa faj, të arrestuem, të torturuem, të gjykuem e të burgosun pa faj, të shpronësuem pa të drejtë me plotësue dëshirat satanike të udhëheqësve injorantë e maniakë komunistë, ose me plotësue forcën punëtore të nevojitun nga projektet e çmenduna.

Për 45 vjet me radhë u përjetue gjendja ekonomike e padëshirueshme me të meta për nevojat thelbësore, jetike, në heshtje nën kërbaçin e policit të kuq. Në vitin 1991, Shqipëria kishte vetëm shtatë ditë bukë rezervë… mbas nji pune kockëthyese pesëdekadash. E tmerrshme! Sot, në çdo shtëpi, lagje e katund, ka zemra që vajtojnë, të thyeme nga vuejtjet e padurueshme të terrorit qeveritar e politik komunist. Sot, në çdo votër shqiptare kujtohen me dhimbje viktimët e kësaj vuejtjeje që akoma randon mbi kurrizët e tyne. Ajo që pritej, sidomos nga autoritetet e nalta që qeverisin vendin tonë, ashtë të paktën nji fjalë ngushëllimi, nji përkëdhelje për fëmijët pa prindë, për të vejat pa burrë, për prindët pa djalin e pa vajzën të zhdukun në qelitë e errëta mesjetare të Sigurimit kriminel… e kampe përqendrimi.

Kur kjo nuk vjen, dëshpërimi arrin kulmin. Mendoni, ju lutem, si ndihen këto vëllazën e motra tona të së vetmes racë njerëzore, shumë prej tyne akoma të sakatuem mendërisht e fizikishtkur lexojnë gjykimet e Kryeministrit se kriminelët komunistë kanë qenë në anën e duhur të historisë! E na, të gjithë kundërshtarët e regjimit, kemi qenë në anën e gabueme të historisë…… E pabesueshme! Makabre! Zbritje në fundin e ferrit dantesk!

Mijëra të tjerë si unë kemi zemrën e thyeme pa shërim! Babai, viktimë e fashizmit italian; kushërini i parë, viktimë e terrorit nazist; nana, motra e vëllau minorenë, víktima të regjimit komunist të internuem në Berat e Tepelenë …aty ku motra ime 14-vjeçare u detyrue me tërheqë karrocën e bukës për policët në tatëpjetat e rrugës… në vend të kalit dhe unë i arrestuem, torturuem e i burgosun për dhjetë vjet të gjata sepse deklarova besnikërinë time për demokracinë liberale perëndimore; shtëpinë e zanun nga të huejt …… e të tjera! Dëshiroj të veçoj nji rast: ditën e “lirimit” nga burgu, në mbramje, nana plakë, e shqetësueme, më tha: Nuk kemi të holla me ble bukën!… Ishte dita e ime e parë në “liri”…

Filed Under: Ekonomi Tagged With: MOS LËNDONI PLAGËT, Sami Repishti PhD

𝐈𝐁𝐀𝐋𝐋𝐉𝐀 𝐃𝐇𝐄 𝐅𝐈𝐒𝐈 𝐈 𝐓𝐇𝐀𝐐𝐈𝐓…

October 15, 2020 by dgreca

IBALLJA-PHOTO-ARBEN PNISHI-

Shkruan Elidon Lekë Nika prej Iballes Pukës/*

Kol Bib Miraka bashkë me Ernest Koliqin, me malsorë iballsa e klerikë.

Fisi i lashtë i Thaqit, pasardhës të fisit të Brigjëve të lashtësisë si pjesëmârrës në Luftën e Trojës e gjithashtu vazhdimësi (pasardhës) të Pirustëve metalpunues e të pathyeshëm që jetuen kryesisht n’malet e Pukës së sotme, bregut Drinit.

Dalë para shkolle: Mësuesi i shkollës, malsore iballsa edhe prifti i fshatit me qenin e tij.

📷HERALDIKA e THAQIT. nga Vittorio Gifra, 2014.

(Shkrimi â gegnisht, se gegnîsht foli Thaqnjâni At Gjergj Fishta, At Shtjefen Gjeçovi dhe Imzot Gaspër Thaçi. Tetân me prejardhje në Prêgjeç të Iballes.)

S’pari nji sqarim: na në Pukë e shqiptojmë Thaqi e jo Thaçi. Pra me “Q” e jo me “Ç”, prandaj n’shkrim do e gjeni në këtë trajtë: THAQI.
Ky shkrim do ketë nji qasje ndryshe nga ajo çfarë jemi mësue të lexojmë për Thaqin. …Pra, të njëjtat kallxime të përsëritshme, bajate e deri diku të rëndomta që nuk kallxojnë lodhje apo përkushtim të autorëve përkatës të cilët mârrin përsipër e shkruejnë për këtë fis antik e që na e nxjerrin 50, 200, apo 500-600 vjeçar. Jo-njâni vlla hangër mish thiu, tjetri jo, e këso gjânash bajate.

Maqedonia e Lashte…

Shkrimi do përqëndrohet tek gjeneza, lashtësia dhe identifikimi i Thaqit me fiset antike prej nga rrjedh, autoktonia, vijimësia-pra geni i pandryshueshëm i popullsisë thaqnjâne, zhvillimi-shtrirja, dokë, zakone, besim, etj.

Fisi i Skritoneve…

Fisi i THAQIT ka 4 vllazni: Buqa (Buqgjeqajt); Prêndi (Prêndgjeqajt/Prêgjeqt); Gega (Gegëgjeqajt); Doda (Dodëgjeqajt). Përqëndrimi hapësinor e krahinor mâ i madh i këtij fisi âsht Puka dhe epiqendra historike e tij âsht IBALLJA.
Prej Prêgjeçit vjen edhe trungu jem, i cili te Prêndi mbërrin në 13 breza, të cilët breza po i bí këtu t’u ia fillu prej te im bir, Troiylli. 1) Troiyll Elidoni, 2) Elidon Leka, 3) Lekë Marashi, 4) Marash Nika, 5) Nikë Zeqiri, 6) Zeqir Uka, 7) Ukë Mema, 8) Memë Hysa, 9) Hysë Basha, 10) Bashë Arifi, 11) Arif Biba, 12) Bibë Prêndi, 13) Prênd Gjeçi, 14) Gjeç Gjoni, 15) Gjon Prêndi, 16) Prê’ Biba, 17) Bib Loli, 18) Lol Bitri, 19) Bitër Bushati, 20) Bushat Cili, 21) Cil Vili, 22) Vil Kola, 23) Kolë Palushi, 24) Palush Pjetri, 25) Pjetër Leci, 26) Lec Alia, 27) Ali Begu, 28) Beg Piruni, 29) Pirun Mula, 30) Mulë Daka, 31) Dakë Ndreu, 32) Ndre Pogu, 33) Pog Murri, 34) Murr Deti.
Sa për me e cek, sepse vlen, asnji fis tjetër të cilët mbajnë paraardhës real apo fiktiv MURR DETIN, nuk i çojnë brezat kaq shumë në numër sa Thaqi. Berisha, Shala, etj., i numërojnë diku 18-20 breza deri tek Murr Deti.

Iballja-Google Mape…

*Tek Bushati lidhena me dinastinë Thaqnjâne të Bushatllijve të Shkodrës, por nuk do zgjatena këtu…
Nuk jam as i pari e as i fundit që ka shkrue apo do shkruajë apo do përmbledhë mâ mirë me thânë (pasi unë nuk jam historian), fakte e të dhâna historike rreth Iballes e fisit zâmadh të Thaqit të cilat bashkë jânë NJI.
Këtë përmbledhje do e bâj prej dashnie e krenarie që kam për Iballen teme ku lêva, e fisin zâmadh t’cilit unë i përkas: THAQIT.
Përmbledhja do jetë me ato njohuri që unë kam nga studimet e shumta mbi Iballen dhe Thaqin e normalisht që do bazohet në autorë të ndryshëm, historianë, albanologë, studiues, harta, libra shqipe e të huej, etj.
• ÇKA ÂSHT FISI?
“Gjak e fis janë të tân ata që brez mbas brezi i përkasin nji kryeati të vetëm prej kohësh që s’mbahen mend.” – Nikollë Gazulli.

Nikollë Gazulli shprehet se: “Për shka mujta me diktue unë, s’ka familje në Prefekturë të Shkodrës, në Kosovë, Lumë e Dibër, qi mos ta dijë fisin kúi përket”.
Po ashtu Bernadin Palaj thotë se: “Ai qi s’njeh fisin e vet, nuk â shqiptar.”
Atëhere, mos me njoftë fisin ku ti përket, i takon mos me njoftë baben as gjyshin e as babgjyshin, sepse tetân këta rrjedhin prej atij KRYEATI të përbashkët. Mos me njoftë fisin tând, nuk njeh gjakun prej nga buron (ti). Krahina ndërrohet; dikush lind në Pukë, dikush Shkodër, Tropojë, Mirditë, Korçë apo Kosovë, Amerikë e Kinë por fisi âsht NJI!
Pra, âsht i pandryshueshëm. Krahina e vendi ndryshohet, GJAKU E FISI JO!!!

Veshja bregdrinase…

FISI I THAQIT.
(Lashtësia, historia, etimologjia, prejardhja e rrugëtimi, gojëdhâna, etj.)   Fisi i Thaqit âsht nji ndër 12 fiset e Kanûnit të Lek Dukagjinit, e madje shpesh herë nga disa studiues e historianë, sidomos ata të Kosovës, Thaqi haset si fisi kryesor i Kanûnit Lek’s.

“Fisi mbi të cilin e për të cilin na do të bisedojmë këtu âsht nga mâ të kulluemit, nga ma të fortit e të shëndoshtit, nga mâ bukë dhânësit e bujarët dhe nga mâ trimat e armës dhe të çfaqunit të mendimeve të arësyeshme.” ¹
Dokumentet shtetnore gjithashtu edhe ato kishtare, dihet se sidomos në zonën e Iballes, janë djegë, stërdjegë e përrzhitë, kjo nga luftërat e shumëta që Iballja zhvilloi vit për vit kundër osmanëve.

Imzot Frang Bardhi…

Këtë e vërteton edhe Frang Bardhi kur thotë: “Këto pak katunde të vogla t’Iballes kurrë nuk ka mujtë t’i shtrojë nën tiraninë turke, megjithëse, pothuajse vjet për vjet ka dërgue sanxhakët e vezirët e vet tash me 5-mijë, tash me 6-mijë, tash me 10-mijë ushtarë për të muejt me ja shtrue furisé së vet dhe kurr nuk ka mujtë me u bâmë atyne ndonjë dâm, veçse me ua rrënue ato kishët e tyne dhe me ua kall shtëpitë, që me qëllim Iballsit i kanë bâmë me pak vleftë, dmth të mblueme me byk, pa mur, pa pullaz, pa asnjë stoli për shkak se përherë në gjendje lufte me osmanët.“ ²
Do të na interesonte për momentin sa i kaherëshem âsht fisi “Thaq” si dhe toponimi “Thaq” që deri më sot nuk ka marrë përgjigje të saktë. Mâ poshtë po citojmë: ….O Zot çfarë është kjo mrekulli që po ndërton princi në Butrintin tonë!!?? – Tha një ditë një plak duke kaluar më nipin për dore pranë vend punimeve, ku po ndërtohej pirgu (Obelisku) që kishte lëshuar shtat rreth 50 m i lartë. Rojtari që qëlloi  dhe e dëgjoi pytjen e plakut duke buzëqeshur i tha: Xhaxha, punët e shtetit i din vetëm Zoti dhe Princi, e ti ec më nipin për dore e shiko punën tënde. O Zot, o Zot tha plaku me vete njeriu nuk guxon të mendojë as të flasi më veten. Eja nipash eja më shpejt.. e tërheq gjyshi për dore Dritanin e vogël të habitur që të iknin sa më parë nga rrethimi (rrethorja) e punimeve. Por roja nuk e kishte më të keq, ai i foli plakut më tepër nga kërshëria që të nisë bisedën më të. Ky ishte një plak simpatik më mjekër e flokë të bardha si bora, më tirçe zhguni të zi e shokë (brez) kuq e zi dhe më qeleshe të bardhë si bora. Rojës nuk ju durua pa e pyetur plakun. Nga të patëm o gjysh? – Nga Dardania iu përgjigj plaku. Aaa ! Po nga cili fis jeni xhaxha? I fisit të “Thaqit” përgjigjet më zë të lartë plaku. Edhe nipashi a ? – U mahit (bani shaka) rojtari. I gjakut tim është ia kthen më gjithë mend plaku dhe e shpejtoi hapin. Princ Loriku ka jetuar 300-400 vjet para Krishtit.³

Pra, toponimi “Thaq“ na del që para 2400 vjetësh.

Shtrirja e Fisit Thaqi…

“Rrânjët e Thaqëve janë thellë në të kaluemën e largët, në lashtësinë e formimit të fiseve të popullit tonë. Fisi i Thaqit ishte nga gegët e Shqipnisë veriore të Dardanisë së lashtë.” Prof. Bedri Pejani e shikon mâ ndyshe çështjen. Ai mendon së Thaqët bashkë me fiset e tjera u dyndën nga Dalmacia dhe Bosnjë-Hercegovina gjatë dhe mbas kryengritjes së Ilirve kundër romakëve nën prijësit ilir “BATO” i Desidiatëve dhe i Dasaretëve në vitet 6 dhe 9 të erës së re.’’⁴
“Fisi i Vokshit, që në të vertetë nuk âsht fis, por nënfis ose një vllazni e fisit Thaq. Fisi i Thaqit kishte zënë vend në Barbullush, Zadrimë, Bushat, Lezhë dhe një pjesë e madhe bregut të lumit të Drinit dhe në Postrripë. Në migrimin e parë Vokshi u nda prej Thaqit dhe u vendos në Postrripë në katundin Vorfë. Në migrimin e dytë që fillon prej viteve 40-50 mbas Krishtit, fisi Voksh përveç vendeve që përmendëm më sipër, tani futet në anën jugore të Drinit deri afër Vaut-Spas (Pukë) dhe kështu themelon katundin IBALLE si qendër të vetën. Kështu Vokshi i ndihmuar prej fistarve të Thaqit kalon nëpër Iballë dhe zbret në Drin duke e kaluar atë.”⁵
Po kështu e thotë edhe Prof. Dr. Shevqet Sahit Canhasi që e përmendëm mâ sipër.

Baroni Franz Nopcsa ne Shqiperi..

Versionin e Franz Nopcsa-s nuk po e përmendi hiç, sepse të njâjten gjâ që autorët e mâsipërm thonë, përmend edhe Nopcsa, por nuk e nis nga lashtësia udhëtimin e këtij fisi legjendar, por e nis direkt nga Anamali i Malësisë së Madhe çka na kurrë nuk e kemi ndigjue prej të parëve tonë.
Të shumtë janë ata autorë, albanologë, studiues e historianë që Thaqin e lidhin me Maqedoninë e lashtë dhe Thrakinë (kujto Murr Deti tek brezat e mi… Deti i murrëm/Deti i Zi), lidhje të cilat do mundohem t’i përcjell këtu. Popullsia thrakase e Thrakia janë pellazgë, për t’mos thânë bash zemra.. apo vetë pellazgjia. Gjakun e njëjtë të popullsisë tonë pellazge: thrako-ilire-dardane-maqedone-epirjote-dalmate, etj., nuk mund t’a cungojmë me hartën shqipfolëse të sotmen, POR, me atë çka ishim në lashtësi, pra, para se të fillojnë dyndjet prej tâna anëvet. E kjo përban nji hartë nga Sllovenia e Kroacia e deri aty ku fillon Azia e Vogël (në Turqinë e sotme) apo mâ thjesht me e thânë, bash aty ku ish TROJA e vjetër. (shih hartën)

📷Hartë e lashtësisë ku dallohet qartë ndërthurja Iliri-Maqedoni-Thraki. Të tân popuj Pellazgë = Pellazgji.

Të dhânat dhe teoritë që e lidhin fisin e Thaqit me Maqedoninë e lashtë e cila dikur shtrihej deri në Dri e Adriatik, e që dikur ishin krejtësisht nji popullsi pellazge, deri në Thraki e madje Azi të Vogël (Trojë), janë disa:
Simbas shumicës së historianëve, arkeologëve, dokumenteve apo librave, të huej e shqiptarë, po të lexojmë e thellohemi, thuhet se popullsia e shqiptarëve të sotshëm nuk âsht gjâ tjetër <<…Veçse mbetëzat e fiseve Thrako-Ilire.>> – At Shtjefen Gjeçovi / “Trashëgimi trako-ilire.”
Të njâjten gjâ pohon me vëndosmëri edhe Nikollë Gazulli ku thotë: “Kush i thotë vedit se din diçka, fiset shqiptare i njehë mbetëzat e trungut të madh iliro-thrak. Makedonët e Epirasit si me fis si me êmëna njerëzish përpiqen me ilirë e thrakë.”

Ekziston nji kompleksitet i mâdh (në shumicën e njerëzve prej pádijes) që na, shqiptarët e sotëm të quhena Thrakë apo le të themi edhe thrako-ilirë. Dmth, simbas ndjenjave dhe formimit të shumicës dërmuese, na jena ILIRË edhe pikë. Nuk dinë e as NUK donë me ditë mâ thellë, pavarsisht se të dhânat historike kallxojnë që sidomos Gegnia e fiset e saj mâ shumë anojmë nga thrakët sesa ilirët. Pra, ne s’jena as mâ të mençur se historianët e lashtësisë si Straboni, Tukiditi, etj., e as ata mâ të vonë. E as mâ të mençur se Gjeçovi apo Gazulli, etj., që i kushtuen tân jetën kulturës, origjinës e dokëve të origjinës e rracës tonë thrako-iliro-shqiptare. “Shqiptarët janë teprica të popullsive ilire e thrake” – Cvijq (albanolog kroat).
“Të drejtat mâ të hershme u përkasin, pa dyshim, shqiptarëvet, tue qenë se ata janë pasardhësit e drejtpërdrejtshëm të Trakëve e t’Ilirëvet.”
“Kur ilirët erdhen prej veriu, ata, në Shqipninë e sotme gjeten fise e popullsi thrake” – Hueppe(albanolog).
“Bashkëz
ânimi pra i auktorëve të çdo kombi përkah xânâfillja ilire a trako-ilire e shqiptarëve âsht i plotë, e s’mund të ndryshej. Pse? 1. Në njen’ anë shqiptarët na dalin para si nji popull në vehte, me shenja fisnike të veçanta, me gjuhë të veten, me dokë, me tradita të ndryshme nga fëqinjt e në luftë gjithmonë me ta. N’anë tjetër, historija qi na kallxon ardhjen e kalimin e sa e sa popujve ndër këto skajé të Ballkanit, nuk na thotë gjâ për ardhjen e popullit shqiptar. Pranija e tij pra s’ka spjegim tjetër veçse tue thânë se ky komb ishte ndër këto vende qysh herët, qysh para se historija të fillojë me regjistrue dyndjet barbare, dmth. qysh në kohën e romano-ilire. E mbasi historjakët e popullsitë e atëhershme të këtyne vendeve i qujshin ilirë kah perendimi e trakë kah lindja, nuk mbetet veçse të thomi se shqiptarët janë pasardhësit e Iliro-Trakëve. Gjuha shqipe paraqet me aq përkime me ilirishten e trakishten, sidomos ndër vokalizma e ndër mbrapashtesa, sa me i a mbushë menden edhe dijetarëve si Mayer, Pederson, Holger, Kretschmer, Jokl, Ribezzo, Tagliavini, etj., se shqipja âsht vjanimi i trako-ilirishtes.” – At Shtjefën Gjeçovi (Xânâfilla e Shqiptarëvet).


📷Hartë ku dallohet se Maqedonia e Lashtë hynte deri në Dri. Pukë, Lezhë, Mat, etj. merreshin me Maqedoninë, ndërsa Iliria apo ilirët janë diku te Kroacia e sotme.

📷Fisi pirust i Skirtonëve (Skirtari/Skyptari/Shkyptari) në Pukën e sotme. Maqedonia dhe Dardania që shtrihen deri në Dri.
Pra, kuptohet thjesht se etnitë e mëdha jânë ato Thrake dhe Ilire.

Maqedon, dardan, epirjot, dalmat, etj., janë tâna nândegë të këtyne dy trungjeve të mëdhaja.
Po qysh lidhet Thaqi me origjinën thrake apo thrako-ilire?!
Apo, mâ mirë me thânë qysh lidhet fisi i Thaqit me fisin e BRIGJËVE (Frigjë/Brigjë) që jetuen në Maqedoninë e Lashtë dhe Thrakinë e dikurshme? Këtë na e shpjegon gjuhëtari i përsosun dhe i madh, Dom Nikollë Gazulli, i cili me shkrimet e tij edhe m’ka shty të thellohem mâ shumë.
“Fisi i Thaqit në Iballe, ruen nji gojëdhânë qi tregon se janë të bijtë e GJÍBALES.

Janë pasardhës të Murr Detit, sipas brezave e gjithashtu gojëdhânave, por tëtân janë të bijtë e Gjíbales. Populli që besonte këtë Hyjneshë? …E tue e lidhë me hyjnin pagane: Kybéle nderue në Frygi (nga Frigjët).. me kaq fisi i Thaqit më lidhet me makedon.” “Kabashët lidhen me thrakë njashtû sikursé edhe Berishë.” “Êmëni THAQ âsht në veri i vetëmi êmën fisi e i kurrnji katundit a lagjes, a nierit.”⁶..”Kallxojnë se kur hînë Turqit së pari në Shkodër, pos armësh e mishit, lypshin edhe çikat mâ të mirat. I erdh rradha Thaqit. Këta ishin shumë vllazen e kishin edhe nji motër. Njâni vëllazënish, i hijshëm fëtyret (Thaqi janë në zâ për pashí t’burrnimît) .. u vesh si çikë, mshefi në gjî nji thikë të mprehtë, hîn te komandari turk, e ther, e vret e kthehet megjith fisin në Dukagjin (Pukë). Në kët gojëdhânë përsëritet shka na kallxon Herodoti në libër të vet Terzikore: Aleksandri, i biri i Amyntës, Mbretit të Makedonisë, ther të dërguemit e generalit persjan Megabizit, pse këta deshten me u dhunue gratë.”⁷
Simbas Herodotit, Frigjët në fillim quheshin Brigjë  dhe fillimisht jetonin në Maqedoni. Maqedonia shtrihej deri në Dri e Adriatik po nuk e kalonte Drinin, pra linte jashtë Shkodrën.(Kushtojini vëmendje këtu.)
Mâ mbas duket se ata u përhapën nëpër Thraki e deri Frigji (Azia e Vogël sot/Troja e lashtë), gjithkund duke jetue brigjeve të liqêjve (psh. Ohri) apo deteve (psh. Deti i Zi) dhe lumenjëve (psh. Brigjeve të Drinit).
“Edhe Peonët edhe Frigjët, të cilët mâ parë në Maqedoni quheshin me êmënin BRIGJË (breg dhe bregorët) ishin po ashtu të ardhun nga Evropa në Trojë (Azinë e Vogël-Frigji). Brigjët, nga Maqedonia, kur erdhen në Trojë (Azi të Vogël) aty e moren êmënin Frigjë dhe popullonin nji pjesë t’madhe të Thrakisë, i cili vend mâ vonë do quhej Maqedoni.”⁸
Asnjëherë nuk janë gjetë prova (fakte, dokumente, të dhâna arkeologjike) që të dëshmojnë se Brigjët të kenë banue mâ parë në Azi të Vogël, por e kundërta ka ndodhë, se ata n’fakt nga Thrakia (Maqedonia) janë vëndosë në Azi të Vogël (Trojë).⁹
Pra, thânë shkurt, ashtu sikurse Brigjët, edhe Frigjët, Teukrët, Dardanët, dhe Trojanët, ishin vllazen dhe popullsi e nji origjine të njâjtë, e kjo do të thotë se këto fise popullore i përkisnin nji familje të madhe të popujve PELLAZGË, të cilët quheshin me êmënin THRAKAS.¹⁰
Të tân autorët e huej gjermanofonë, frankofonë e italofonë, kanë ardhë në nji përfundim të njâjtë e të vërtetë shkencor, se shqiptarët e sotëm janë pasardhës të thrako-ilirëve, por kjo dihet se edhe ilirët edhe thrakët/thrakasit ishin popull pellazg.¹¹
Në librin me titull: “Herodots Geschichte – Frankfurt 1790” shënohet se Frigjët (Brigjët) ishin popullsi thrako-ilire, të cilët dikur banonin jo larg Maqedonisë. Nji pjesë (pra jo krejt) e këtij populli, ishin shpërngulë për n’Azinë e Vogël (Trojë) e atje quhej popullsi frigje. Të parët e Frigjëve të Azisë Vogël ishin nga Thrakia dhe quheshin me êmënin Brigjë. Grekët i qujshin Thrakasit me êmënin “Thirras” dhe “Theirris”. Autori Petro Katanesih në librin me titull: “De Istro eiusque ad colis, Comentatio in qua Autochtones Illyri ex genere Thracio” shkruan se fjala “thrakas” rrjedh nga fjala “thirra” (therrë) dhe ishin të bijtë e Japetit.¹²
Japeti ishte i biri i Qiellit (Vrânit) dhe Tokës. (Kujto bènë “Pashá Tokë e Qīll”. – Shënimi im E.L.N)
Brigjët apo Frigjët ishin popullsi ilire (thrako-ilire) nga malet e Sharrit. Shteti Trojan mâ parë u quejt Frigjia e Vogël e cila ish e banume nga pellazgë, të cilët erdhën nga Samothraka, Thraki. Brigjët (Frigjët) mbaheshin si popullsia mâ e vjetër e botës rreth tyne.
”¹³
Thashë që të kushtohej vëmendje këtu, sepse: Edhe sot e këso dite, territori i fisit të Thaqit në Pukë ka nji pseudonim të vetin, pikërisht me êmënin “BRIGJÉ”!
Nuk âsht mahí!

J. Von Hahn, albanolog, shprehet se: “Shpati qi sheh nga lumi Drin mban êmënin BRIGJA, (nji formë shumësi e fjalës “breg” në kuptimin “kodër”. Ai banohet nga fisi Thaqi që numëron 5700 pjesëtarë, fisi mâ i madh në Pukë, të tân katolikë, i ndamë në dy bajrakë: Iballe e Bugjon.”
Pra, lumi Drin lag shume vende e krahina, por BRIGJA apo BRIGJET quhet vetem vendi çka lag në territorin e Thaqit.
Simbas Iliadës së Homerit, kush e ka lexue, dihet që Brigjët (apo Frigjët), morën pjesë në Luften e Trojës si aleatë të ngushtë të Trojanëve kundër Akejve. Pra, kallxohet qartë që Thaqjânët morën pjesë në luftën e Trojës, âni pse atëhere quheshim BRIGJE (pasi edhe sot si pseudonim, kët êmën kena.) Edhe Hekuba, gruaja e mbretit trojan Priamit, ishte nji princeshë frigjiane (brigjëse). Këto fakte janë shumë lehtë me u vërtetue kush dëshiron me lexue sadopak.
“Vëllau i Hekubës, quhej Asi, i cili qeveriste mbi vendin e quejtun Arisbe. Simbas shënimeve të Eurupidit, Hekuba-grueja e Priamit (mbretit fundit të Trojës) ishte bija e Kiseut i cili ishte mbret në Thraki (tek Brigjët). Mbas rânjes së Trojës, nji pjesë e Trojanëve mbesin nëpër malet e tyne, nji pjesë shkon në Thraki prapë e nji pjesë e tyne shkon në Epir (Shqipnî). ¹⁴
Pra, siç u tha nga Gazulli pak  mâ nelt, êmënat e fiseve tona lidhen ngushtë me këto fise thrako-maqedonase.
“Popujt e lashtësisë êmënat e e vendeve të tyne i vendosnin simbas ndonji êmëni të Zotave të tyne apo herojve. Kështu ndodh edhe me nji pjesë të Maqedonisë e banueme me popullsi thrako-ilire ku udhëhoqi Oresti, quhej “Orestia” (Arest / Orestium).¹⁵
Kujto këtu êmënin DUKAGJIN që muer Puka në mesjetë nga dinastia e famshme e Dukagjinëve që prejardhjen e kanë nga fshati Dukagjin i Malziut të Pukës. Gjithashtu edhe êmëni i mâsipërm i heroit pellazg (thrako-ilir) “Oresti” që u cek në librin e prof. dr. Eqrem Zenelaj, e gjejmë në dy vende në Pukë: Arësti (Fushë Arrëzi) dhe Arsti (Arst-Miliská).
Kjo vërtetohet nga autorë e huej e shqiptarë të cilët thonë se: “Në çdo vend ku ka pasë popullsi pellazge (thrakase) aty e gjejmë edhe êmënin dhe nderimin për “Orestin”. Káhdo që këto popullsi lëvizen, muren me veti êmënat e Zotave, herojve, vendeve e besimeve të tyne.”
Disa ndër këto êmna që duhen veçue, janë: Gordioni, mbret i frigjëve. (Nyja e Gordionit  lidhet edhe me Lekën e Madh të Maqedonisë së Lashtë, por këtu nuk po ndalem). Mos të iu duken përralla tetana këto, por studiojini dhe vërtetojini.
Êmëni i dytë âsht Midha. Midha ishte i biri i Gordionit.
Mida (Midha) ish perendesha që çka prekte, e kthente në ar (flori). Midhë ka edhe sot qé mijëra vjet në Pukë. Pra, kena fshatin Midhë, që edhe banorët e këtuhit e njohin veten pasardhës të Murr Detit.
Nikollë Gazulli âsht ai që ka gjetë para kûnd 80 vjetësh në Midhë të Pukës pikërisht monedha me nânshkrimin e Mbretit Gordion, të cilat asokohe ruheshin në muzeun e Shkodrës por edhe dergue nëpër muzetë jashtë shtetit. Pra deri tash pikërisht në Pukë vërtetohet edhe êmëni Midhë edhe Gordion.
Këto shembuj nuk kanë lidhje drejt për s’drejti me Iballen apo Thaqin, por ama Puka apo Pirusti i lashtë apo Dukagjini i Vjetër, duhet me u pá si nji “puzzle” ku çdo fshat apo copë e kësaj toke të lashtë, e çdo fis, toponim e êmën, përbân nji mozaik t’madh, t’larmishëm, KUPTIMPLOTË e jo të rastësishëm historiko-kulturor.
“Sibela“ apo “Kybele” që u përmend mâ nelt nga të dhânat e Nikollë Gazullit, ishte Kryeperendesha e Brigjëve/Frigjëve.
“Kybele-Sibaele, konsiderohej si perëndeshë e tokës. Qysh në shek. XIX para erës së re e hasim këtë êmën si Kybele…”¹⁶
Pra, ishte “nâna”, shêjtnesha e popullit të Brigjëve/Frigjëve. Tash kujto mâ nelt, ku gojëdhâna për fisin e Thaqit, thotë së “…janë të bijtë e Gjíbales.” = Sibela= Sibaele = Kybele.
Kujto edhe se Kybele/Sibaele âsht Kryeperëndesha e Brigjëve pra, ose Frigjëve e se tash Ibalea/Cybala/Sibaele/Kybele (pra Iballja) âsht edhe kryeqëndra dhe epiqendra, fshati âmë i Thaqit apo atyne që njihen si BRIGJET në Pukë.
Përsëri rikujtoni çka sapo u tha mâ nelt, se: “Popujt e lashtësisë êmënat e vendeve të tyne i vendosnin simbas ndonji êmëni të Zotave të tyne apo herojve.”¹⁷
Pra, “IBALLE” âsht êmën PERËNDIE – HYJNESHE PAGANE, që i njëjti popull, me të njëtin gen, fis e gjak, trashëgoi me mijëra vjet. Na vetë ia ngjitëm kët êmën prej n’krye t’herës e nuk na e ngjiti apo dha kush.
Bile-bile, Iballja, âsht edhe kryeqëndra e krejt atyne fshatrave e vendeve jo vetëm thaqnjâne, por e tân atyne që mbajnë paraardhës konkret apo mitik, Murr Detin. Madje në harta, shpesh herë të tâna këto fshatra (Berisha, Midha, Bugjoni, Fierza, Arsti, Truen, Dardhë, Xâth, Sakat, Blerim, Kulumri, Flet, etj.) dalin nën nënshkrimin “Ibali Popoli” = Popujt e Iballes.
📷IBALI POPOLI = POPUJT (katundet apo fiset) E IBALLES.
Tek nji numër i revistës prestigjoze “Hylli i Dritës”, shkruhet: “Popujt e Iballes e mârrin kët êmën prej katundit s’Iballes qi âsht qândra e atyne fisevet e kjuhen “3 Bajrakët e Epërm”. Fisi qi zotnon këtu âsht Thaqi mâ i pari, e fisi i Berishës i dyti, pse mâ i pakët.”
Pra, të bijtë e Gjíbales/Kybele/Kybala/Sibaele… popujt që dikur nderuen Perëndeshën Kybelen/Sibaela? E që jetuan rreth Detit Murrëm apo Murr Detit?
Lidhja dhe vijimësia prej genit Thrako-Ilir e deri tek Thaqi i sotëm mund të mbështetet edhe në ADN-në EV-13 që m’ka dalë mue përsonalisht në analizat e ADN-së zhvillue këtu në Amerikë, e tân atyne që i përkasin fisit Thaq në Pukë e mâ gjân.
Në veprën e madhe “Fjalori Klasik: Êmënat e përmendur nga autorët antikë.” të botuem në vitin 1820 në Londër, disa êmëna shpjegohen kështu:
– PHRYGIA: Frigja, nji shtet në Azinë e Vogël i cili e muer êmënin nga Brigjët, nji komb apo etni në Thraki e Maqedoni, të cilët u ngulitën atje (pra në Azi të Vogël pasi migruan nga Maqedonia).
– Cybele: (Sibaele/Kibela/Ibalea/Iballja): Ishte Kryehyjnesha e këtij populli/kësaj etnie.
– Cybele: Perëndeshë. Nâna e Perëndive. E bija e Ceulus dhe Terra. (Tokës e Qilles/Qiellit)
(Vëreni etimologjinë këtu: pra, Cybela/Cybala/Sibela/Ibalea/Iballja ishte e bija e “Ceulus”, pra Qiellit dhe Tokës (Terra).
Ceulus kuptohet qartë që vjen nga fjala shqip “qiell”, por kjo bâhet edhe mâ e vertetueshme, sepse Ceulus në mitologji âsht i barabartë me Uranin (Vrâni), i cili (Urani) gjithashtu âsht Perëndia që përsonifikon Qiellin. Vrâni âsht qielli sepse qielli vrâhet.. prej reve.
Pra, nëse vutë re, diku nga fillimi i shkrimit, edhe Japeti, ati i thrakëve e gjithashtu edhe Cybele (Sibaele/Kibela/Ibalea), nânmadhja apo Kryeperendesha e Brigjëve (Frigjëve) po ashtu popullsi thrakase, të dy pra, rrjedhin apo janë bijtë e QIELLIT dhe TOKËS. Këtu kujto prapë bènë (betimin) që bâjnë Thaqnjânët e pukjanët në përgjithësi, që i dallon nga çdo krahinë tjetër e Shqiptarisë, bèja: “Pashá Tokë e Qīll”. Kjo bè padyshim që lidhet me prejardhjen, besimin, e trashëgiminë tonë thaqjane kulturore.


– Cybele: gruaja e Saturnit e cila adhurohej nga Frygët/Brigjët.

vijon.. “Kësaj Perëndeshe i kushtohen festimë e festivale tepër të mëdha, ku burrat kalonin në delir..” (e ka fjalën, se këtë natë, si nji natë hyjnore, mâ shumë se netëve të tjera, burrat jepeshin apo i kushtoheshin mâ fort grave e tyne…. mos t’u duket shaka apo banalitet, pasi âsht e vërtetë dhe do e shtjelloj mâ poshtë.)
– Cybélus: nji mal në Frygi, ku Perëndesha Cybele/Sibaele adhurohej. Bâheshin festa, flijime në kafshë, karnavale, etj., për hir të saj.
Meqë jena këtu tek malet dhe adhurimi në male, dua t’përmênd nji shpjegim interesant të prof. Kin Gegës prej Berishe, i cili nga gjuhësia dhe etimologjia âsht tepër i dijshëm i cili thotë: “Ubaldo, festa e tre qirave.. (U bâ lé ty) (Balë – rit i kryer në majen e malit Bales në Iballë, Pukë, Shqipëri), festime traditash teper të moçme pagane nga të cilat çdo gjë rikujton RISHPALOSJEN e JETËS dhe VIJIMIN e CIKLEVE TË SAJ.” – mbyll komentin prof. Kini.
Pra, ri-shihni çka shkruajta mâ sipër, rreth adhurimit ndaj Perëndeshës Cybele/Sibaele në mal, festivaleve… dhe përkushtimit të meshkujve pikërisht në këtë natë mâ shumë se kurdo herë.Në asnjë mënyrë kjo që sapo thashë nuk duhet tu duket banale apo qesharake, pasi në lashtësi, problemi dhe preokupimi kryesor ishte ripërtëritja, shumimi, shtimi. Këtu futet ripërtërimi në njerëz, me u shtu e me bâ fëmijë, pasi duhej krah pune dhe lufte; shtimi në kafshë të ndryshme (bêrré, dhênë e dhí, etj.), pasi duhej të kishin me çfarë me mbajtë robt; dhe ripërtëritja në bujqësi, edhe kjo për nevojat jetësore.

Pra, rreth shtimit, shumimit dhe ripërtëritjes zhvilloheshin edhe kulte, zhvilloheshin edhe festa apo netë e ditë të caktueme që i kushtoheshin nji Perëndie apo Perëndeshe, në këtë rast edhe në malin Cybela tek Brigjët/Frygët dhe tek mali Bale në Iballe tek Thaqjanët.
Të njâjtën gjâ pohon edhe profesor Kin Gega simbas shpjegimit të tij, thjesht kushtojini vëmendje.

Edhe êmënat janë po me të njâjtat rrânjë kuptimore.. (Ubaldo=U bâ lé ty) dhe (Cybele/Sibela=Si bâ lé)
Çfarë âsht shkrue deri tash, mund të thuhet se ka nji përputhshmëri të tejplotë në çdo êmën, rit, dokë, zakone, etimologji, kulturë, etj. Nuk munden të tâna këto çfarë folëm deri tash, të jenë rastësi.
Libri “Fjalori Klasik: Êmënat e përmendur nga autorët antikë.” vazhdon mâ tej…:
“Qytetet mâ të shqueme të Brigjëve/Frygëve përveç (1) TROJËS, ishte edhe (2) Laodicé (Ludrica?), (3) Herapoli dhe (4) Sinada. *Ludrica âsht lagje e Iballes edhe sot me fis Berishë.
(5) Cybele ose Cybala ose Sibaele: (Ibalea…Iballe) Nji qytet në Frygi, i ashtuquejtun prej Perëndeshës Cybele.“
 “Shpikja e fyellit dhe e punimeve të tjera qëndismtare (artit të të qëndisunit) i atribuohen kësaj popullsie, Brigjëve/Frigjëve, që nga shumë autorë paraqiten si shumë kryefortë.’’

Virgjili si të gjithë popujt e tjerë thrako-ilirë dhe jo grekë, thotë se edhe këta quheshin “barbarë” nga grekët.“

Pra, çka s’âsht grek, dihet që âsht ilir.. thrako-ilir.. maqedono-epirjot.. thrako-dardan.. dardano-ilir.

Edhe gjuhën e kishin ndryshe nga grekët.
Duhet mos të kalojmë në injorancë apo idiotizëm sikur disa autorë përtacë shqipfolësa e të mendojmë se Thaqi në këto anë erdh’ para 5 vjetësh, 50 apo 500 vjetësh, por bâhet fjalë për vazhdimësi të mirëfilltë, pasi në atë kohë jetuen Brigjët e mandej vimë tek Pirustët që jetuen në shek. I mbas Krishtit e mbrapa… e deri tek Dukagjini i Vjetër në mesjetë e tek Puka e sotme. Gjithçka folëm deri tash, vërteton se ka nji vazhdimësi në njerëz (nji gjak e fis) me të njëjtat dokë, êmëna, zakone e kulturë, që adhurojnë e besojnë njëjtë, e se sillen, pra kanë nji kulturë të njëjtë.
Siç e citova mâ nelt, Homeri në Iliadë, thotë se Hekuba, gruaja e Priamit – mbretit të Trojës, ishte brigjase/frigjase. Kjo bâni që Trojanët të mbajnë nji lidhje tepër të ngushtë me Brigjët/Frigjët përgjatë tân historisë e Brigjët siç e thotë Homeri, “..të luftojnë me ENTUZIAZËM kundër grekëve”.
Që dikush mos t’gabojë t’i quajnë Brigjët/Frigjët aziatikë, por pellazgë thrako-ilirë  e vërteton edhe gjuha që ata flisnin. Gjuha e tyne simbas Homerit ishte indoeuropiane. Pra, njisoj si shqipja e sotme. Edhe autorët Claude Brixhe dhe Elia Bolaris në veprat e tyne, thonë se gjuha e Brigjëve padyshim që nuk i përkiste gjuhëve anatolike por indoeuropiane. Kjo pra, sipas shumicës së studiuesëve dhe shkolltarëve, e vërteton se origjina e Brigjëve/Frigjëve ishte europiane, nga Maqedonia e lashtë, të cilët emigruen në Anatoli (Trojë), dhe jo anasjelltas.
Brigjët shpesh herë na dalin nga historianët e antikitetit si popullsi edhe në Durrës e bile nga autori i mâvonë, J. Wilkes në veprën e tij “Ilirët” (The Illyrians), shprehet se “Brigjët e rrethuen dhe zotnuen Durrësin dhe territoret përreth”. Pra, çdokund afër brigjeve të ujit…… det, liqe, lumenj…
Gjithçka folëm mâ nelt, len me kuptue që nji degë pasardhëse e Brigjëve pra, ishte edhe ajo që sot njihet si Brigjet apo Thaqët në Pukë, bregut Drinit që përmendi mâ nelt edhe J. Von Hahn.
Prandaj në këto anë jena të lashtë, autoktonë, pasi dimë që Maqedonia e lashtë shtrihej deri në Dri here-herë, edhe pse ndarjet administrative kanë ndryshue vazhdimisht. Nuk jena të ardhun rishtaz sikur mundohen me na bâ disa autorë që nuk e lodhin veten të thellohen mâ shumë se 200-300 vjet, ose nga dashakeqësia ose nga pádija. Këto toka janë tonat me mijëra vjet. Ka pas migrime, vajtje e ardhje, por tokat kurrë nuk i kena lëshue përfundimisht e lânë PA ZOT!!! Edhe diçka, e cila vlen.. Pleqtë tonë, kurrë nuk i kemi ndie, as kurrë nuk mbajnë mend t’kenë ndie që dikush tjetër të ketë jetue në tokat e ne Thaqjânëve përveç pirustëve të para 2000 vjetve.

Ky fakt, që jena moti këtyne anëve e BRIGJEVE (të Drinit) vërtetohet edhe në bazë të numrit të madh të popullsisë që Thaqi ka kryesisht në Pukë, por edhe në Mirditë, Shkodër, Zadrimë, Has e deri në Kosovë.

Kjo popullsi e kjo mbushje masive e fshatrave nuk bâhet as për 5 vjet, as për 50 vjet e madje as për 500 vjet. Këtu mund të bâhet nji matematikë e thjeshtë e brezave, numrit të tejmadh të fshatnave me përkatësi fisnore THAQ, e të nxjerrim rezultatet.
Pra, tân kemi emigru, përgjatë krejt historisë së njerëzimit. Edhe unë sot jetoj në Amerikë, por gjaku dhe ADN e gjakut tem, mbetet shqiptar, ilir apo thrako-ilir, EV13: e cila mbizotënon në veri t’Shqipnîsë. Prandaj, edhe lëvizjet kanë ndodhë… largim-kthim-rikthim, etj., por, THAQI mbetet ai fis i lashtë me rrânjë thrake (pellazge) apo thrako-ilire që ka ardhë si gen i pandryshueshëm deri sot, autokton, në toka shqiptarësh, thrakësh, ilirësh apo pellazgësh, pavarsisht a në Maqedoni, Dardani, Thraki, Trojë, Durrës, apo BRIGJEVE TË DRINIT në Pukë ku edhe sot gjendet masivisht dhe mbetet origjina dhe përqëndrimi mâ i madh i fisit THAQ që i ka dhânë kombit BURRA BESE, PUSHKE, PENDE, MENDJE, ARTI, FLAMURI DHE KANUNI.

Pra, kaq përsa i përket lidhjes së Thaqit me Brigjët/Frigjët dhe genin Thrako-Iliro-PELLAZG.

Mâ tej tek vepra: “Fjalori Klasik: Êmënat e përmendur nga autorët antikë.’’ thuhet:

“PIRUS: Êmën i nji kapiteni të Thrakëve gjatë luftë së Trojës (aleat i trojanëve).”
“PIRUSTÆ: Popull që mâ vonë përmendet në Iliri. Shek. II para Krishtit.”

PIRUSTËT

📷Ku â Pukë, â Pirust.

Këtu tash, mbasi jena tek Pirustët, do argumentoj, që n’bazë të t’dhânave historike rezulton se fiset e Pukës së sotme janë popullsia kryesore Piruste.

E di se shumë-kush ka qef me ua ndërru vendshtrimjen dhe zemrën e tyne Pirustëve por ajo padyshim që mbetet Puka e sotme, ose thânë ndryshi, bregu i majtë i lumit Drin.

Dikush i çon në Mal të Zi, dikush deri në Prishtinë e dikush deri në Mat.

Asgjâ të keqe nuk ka nga ana dashamirëse për me e zmadhu ket’ fis por ama kur vjen puna tek t’dhânat historike e ato hartografike atëhere puna ndërron krejtësisht e duhet të jena KORREKT!!!

Pirustët nuk u shtrinë n’Mal t’Zi edhe pse Mali i Zi ish popullsi shqiptare dikur, e as deri n’Mat.

Deri në Prishtinë…? S’ka të dhâna!

Zemra e Pirustit antik, pra përqëndrimi mâ i mâdh, âsht Puka e sotme me fiset e Thaqit, Berishës, Komanit, (pra zona e Komanit) dhe zona e Spasit.

“Në lindje nga Liqeni i Shkodrës, afër Lumit Drin, FILLIMISHT, jetoi fisi Ilir i Pirustëve, që mâ pas, me kalimin e kohës migroi në rajone të ndryshme.” – Vladimir Pesic & Gordan Karaman: “Mjedisi i Liqenit të Shkodrës.”

📷Pirustae, ekzaktësisht mbi Pukën e sotme. Ana e majtë e Drinit – Dukagjini i Vjetër.

”Pirustët, ishin nji fis, shpesh aleatë me Romën që banonin luginën e Drinit.” – “Luftërat Galike të Çezarit” botue nga Allen & Greenough’s Latin Series, në vitin e largët 1887.)

Fisi kryesor që mund të identifikohet sot nga ajo popullsi Piruste âsht veçanërisht fisi i Thaqit që gjithnjâ simbas të dhânave historike, âsht fisi kryesor i asaj popullsie apo fisi çka dikur quhej PIRUST.

Phrygians-Pryzh-Prush-Pirus-Prush-Prushtatët?
Sikur e cekëm disa herë mâ sipër, zakonisht êmnat e tyne – vendet, fshatnat, familjet e fiset i merrnin n’bazë të veçorive dhe karakteristikave dalluese etno-kulturore të tyne. Në bazë të Perëndive, herojve, kulturës, etj.
Pra, njerëzit e prushit: Prushtarët.
Po cilat janë të dhânat që vërtetojnë se fisi i Thaqit âsht gjeneza mâ kryesore piruste?

Âsht shumë e thjeshtë. Thjesht shih se kush i ka banue tokat e Pirustëve me shekuj.
E ai fis kryesor nga bregu i Drinit (Brigje, siç citova mâ nelt J. Von Hahn me 5700 banorë vetëm në rrethin e Pukës) e deri në bregun e lumit Fan e gjithashtu fshati Fan në Mirditë, janë shumica dërmuese Thaqnjânë. As nuk janë suljotë, as Krasniqe, as Shkrel, as Kelmend.. por janë Thaqnjânë pra.
Fshatra të cilat do i përmend mâ poshtë.
Nga ajo popullsi e dikurshme e Pirustëve, sot rrjedh fisi i Thaqit.
Edhe simbas antropologëve A. Dhima (shqiptar) dhe C. Coon (amerikan), vazhdimësia e popullsisë së Pukës duket në tiparet antropologjike të arbërve të shek. VI-VIII gjetë nëpër vorrezat e Komanit me ato të banorëve të sotëm të Pukës në masën mbi 70%. Pra, nuk dulem faret, vijimësia e jetës dhe së njëjtës popullsi nëpër malet e Pukës, âsht e qartë!!!
Fisi i Thaqit në Pukë e ruajti êmënin e tij mâ fort, gjâ që ndodh edhe sot ku tân ndihen krenar për fisin qysh nga Bugjoni, Gralishti, Fierzë, Arst-Miliska, Iballe, Mzi, Xâth, Kulumri, Truen, Sakat, Blerim, Flet dhe Gojan.
Kështu shprehet Karl Patsch në veprën “Gjëndja ekonomike e kulturore e Shqipnis në kohën e kalueme” përkthyer prej Karl Gurakuqit, profesor në shkollën teknike, Tiranë:
“Dashûnîja e Pirustëvet për gërmime malesh dhe zotsija e tyne në këtë mjeshtri na kallxojnë kjarisht se, se në viset e tyne në Shqipni gjindej ár i mjaftë. Ky fis kishte ndêjen e vet në hinterlandin e Lezhës, e përfshinte Malësinë e sotme të Lezhës, Mirditën (Fandin)  e Dukagjinin (âsht fjala për Pukën, pra Dukagjini i Vjetër e jo Dukagjinët tjerë), deri në bashkimin e Drinavet në veri e deri në Drinin e Zi në lindje, të cillët formojshin kufinin natyror të Pirustëvet.“ Pra, këtu nuk u përmend as Mal i Zi, as Prishtinë e as Mat, se krejt s’kanë pasë me kânë Pirustë.
Kjo dashûnî ndaj metalit, e për me mbajtë ar apo argjend nëpër trup vërtetohet edhe tek veshjet e grave të Pukës, tek Xhubleta e ngushtë. Gjithashtu, vërtetohet edhe prej raportit që na sjell Frang Bardhi gjate vizitës tij në Dukagjin (Pukë) më 1637, i cili shprehet ekzaktësisht kështu:
“Të tân mâshkujt, të mëdhaj e të vegjël, mbajnë vâthë, kush argjânti, kush argjânti të praruem, si të jetë gjendja dhe fuqia e tyne, dhe nga kjo njihen se janë të krishtenë, dhe të ndryshëm prej turqve.”... Karl Patsch “Gjëndja ekonomike e kulturore e Shqipnis në kohën e kalueme” vijon…
“Gjatë rrugëvet themeloheshin qytete të reja ose zmâdhoheshin të vjetrat: të cillat, në pjesën mâ të madhe të tyne, jetojshin me mârrëdhânje. Këtu gjêjshin jetesën karrocarë, farktarë, shalbâsa, pronarë restaurantash, pêmshitës, etj., etj. Përveç kësaj, për sigurimin e marrëdhânjevet, qeveria ngrehte kështjelle, të cillat i ruente me garnizone të mdhaja e të vogla. Disa ndër këto kështjelle janë zbuluem si ajo në Iballe, ajo në Pukë mbrendë (në qytet) dhe ajo në Vig t’Mirditës.”..Kurse në Mirditë, me kalimin e kohës banorët e ruajtën êmënin e fisit vetëm në kujtesen e tyne por ama u quajtën Fandamâdhi ose Fandamdhéj (që në shqipen e vjetër dmth autokton/anas: pra, Thaqjanët në këto katunde të Fanit janë autoktonë e jo të ardhun, siç disa kanë dëshirë t’i bâjnë disa). Të tâna fshatrat e Fanit, pa dyshim, të tâna, origjinën dhe përkatësinë e tyne fisnore e dinë.
Këtu mund t’përmendim: Thirra, Sangu, Bishëza/Mishëza, Sholthi, Molla e Kuqe, Hebëja, Ferrëthi, Shtrungaja, Klosi, Bisakët e Domgjoni, të cilët të tân pa përjashtim mbahen me fis THAQ.
Fandamâdhi
 pra, u quejt kjo popullsi AUTOKTONE-piruste-thaqjane me fis, që vetë rrjedhat e historisë, shkaktuan që të distancohen sado pak nga pjesa tjetër e fisit dhe jo se këta muren êmënin nga lumi Fan, por nga autoktonia, sikur e tân pjesa tjetër e Thaqit nëpër Pukë e Mirditë. Pra, Fandamâdhi ishin Thaqjanë nga çka pamë në fshatrat mâ sipër e jo fis tjetër. E si mund të jetë Thaqi i ardhun rishtaz atëhere nëpër Pukë e Fan kur pikërisht këta (thaqjanët) janë Fandamâdhi e autoktonët në Mirditë? E se këta mbizotënojnë popullsinë e Fanit..!! Popullsia e Thaqit as në Pukë e as në Mirditë nuk njeh të ketë pasë njerëz e popullsi tjetër në tokat e tyne përpara tyne. Atëhere pse mundohen aq shumë t’na bâjnë sa mâ “t’ri” e sa mâ vonë t’ardhun ? Na jem autoktonë në këto toka e nuk njohim kând tjetër para nesh.
Êmëni i lumit Fan nuk ka lidhje me emërtimin e popullsisë si {Fandas}. Duhet sqarue dhe KUPTUE se lumi e muer êmënin prej popullsisë e jo popullsia prej lumit. Se njeriu êmënon lumejtë e jo lumejtë njerëzit.
Qé si i sjell Gazulli këto fakte interesante:
Pra, nuk du, as nuk po ja hjeku Mirditës së sotme kët’ pjesë, por thjesht për të nënvizue çka përmban historia, duhet ditë se lumi Fanë buron në malet e Pukës. Gjithashtu edhe për të kuptue që Fani nuk âsht Mirdita e fisit (Morinë: Orosh, Spaç apo Kuzhnen) por âsht popullsi vendase thaqnjâne-piruste dhe jo e ardhun po sjell këtë copëz shkrim prej gjuhëtarit Nikollë Gazulli.
“Fandi nuk âsht Merdita e fisit por i âsht mbështetë Merditës. Lumi Fandi i Madh xên fill në bjeshkë të Dardhës së Pukës, hin me nji herë në Kryezi, i shtuem prej shumë krojesh, prei Lumit të Zi, Lejthizës, e Lëpatit qi ulet prej Qafës Malit, rrjedh Fushës s’Arstit, nëpër Sh’mijë, Shkozë e Gojan, e mandej bashkohet me vëllan e vet Fandin e Vogel në katundin Ndërfandëna.” “Fandamâdhi: Fis ilir që e pat banimin, mbas goje së popullit, në Pukë e Merditë.”

(
Lexo me kujdes! Pukë e Merditë thotë Gazulli. Pra Thaqjanët e Pukës dhe Mirditës. Rreth lumit që buron në Pukë e shtrihet në Pukë e Mirditë.)
…
“…Popull punëtuer metalash: u gjetënë shtonat e punueme ndën dhé kû grryejshinë rêmin e hekurin, e farkët kû punuenë shifën edhe sod në Bjeshkë të Kryeziut dhe të Kërrabit Pukës. Kjenë njerëz shtatmëdhaj, kersini i kâmbës së tyne mbërrijte në 70 qindësha metri. Vendi i tyne siç thamë përfshinte Merditën e Pukën. Dmth tokën shka e rrjedhinë luméjt Drini e Fandi, prandaj edhe nji pjesë të Lumës. Punimet e tyne janë të dishëmueme në sende të metalëta qi u gjetën në Kodër-vorrezë në Koman të Pukës. Historia s’na i përmend me këtë êmën (Fandamâdhi) qi ndoshta u kje ngjitë mâ vonë por me êmënin “Pirustë.”” Prei Fandamëdhajsh ka mbetë: 1) Shtangu i Konejvet të Fandit. 2) i dyti banues në Pukë e Merditë. 3) Gjithçka shka ngjeti e kjuejnë “Kaurri”. Në Pukë kujto Shpellën e Kaurrit.
¹⁸
Konejt e Fanit dihet botënisht që me fis jânë 100% Berishë.
Pra, kujto se Thaçi e Berisha, në këto troje (nga Drini deri n’Fanë) janë fiset mâ të mëdha, pavarsisht se shtrirja e tyne kap dy krahina: Pukë e Mirditë.

Prandaj këto fise janë fiset kryesore PIRUSTE bashkë me zonën e Komanit që ka nji qytetnim t’lashtë e bashkë me zonën e Spasit (apo Malziut) që âsht edhe kufini i vjetër natyror i Pukës lashtë.

“Pra, me pak fjalë, êmënat “Barbar, Kaurri, Fandamâdhi”, për të diftue banorët e parë të tokës shqiptare, s’duen me thânë tjetër veç se “të moçëmit”.¹⁹
Lidhja e gjakut mes thaqjanëve të Pukës e Mirditës vërtetohet edhe se asnji thaqjan i Pukës nuk martohet me thaqjanët e Mirditës.
Kaq sa për Pirustët.

Përpilimi/shpjegimi i fjalës IBALLE.

Prapë, nga gjuhëtari i madh Nikollë Gazulli, vjen ky shpjegim.
“Iballe-Iballja: katund e flamur (bajrak) në Pukë. Si toponym êmëni Iballe, gjindet edhe në Postrripë. Krahasimi me illyrishten “Sibalis” ecë për arsye se ajo “S” përpara s’ka vështirësi mbasi êmëni i nji fisit illyr shkruhet “Vardae për Sardeates”, “Anderba për Sanderba/Sanderua), etj. Edhe në shqipen e sotme gjejmë psh: i sâmet, i âmet, pa u ndërrue kuptimi i fjalës. Skoçinë=koçitë; i skujmë=i lëkuqun. Këtë “S” parashtesë e gjejmë edhe te Skodra (Shkodra) që mbas gjitha gjasash mbëshef (fsheh) substantivin shqipe: Kodra. Dikush kujton se êmëni Iballe ka të bâjë me êmënin e mâlit: Bale (aty afër, në Iballe) por këtij i thonë zhvillim populluer. Nga ana tjetër njaqë të shumëta janë ngjasimet ndërmjet toponymevet të Shqipëtarisë e të Illyrishtes sa mos me mbetë dyshim aspak që shumë êmëna i kemi trashëgue prei so. (Prej Ilirisë).”²⁰

📷IBALLJA ORËMADHE!

Në Iballe, me fis Thaq: Pnîshi, Mushkaj e Cenaj, Buçaj, Kodërbuçi, Kodërmushku, Ndërlymëna, Shahin, Mirakaj, Gerja, Çurku, etj.
Fis Toplane: Koprat (Pemataj, Vataj e Papaj, Maquta, Vilë.
Fis Berishe: Ludrica, Arapi.
Fis Kabashi: Zotnitë.
Lagjet pra: Pnîshi, Arapi, Çuku, Gerajt, Gojani, Illija (êmën illlyr), Kodërbuçi, Kodërmushku, Koprati, Maçuta, Zotënit, Ndërlymëna, Prozhëmi, Qarrishta, Sapaçi, Vâthëzi dhe Tepëja. Banorët quhen Iballësa/Iballësit.
Toponimet janë: Qytetëza (çka kallxon ekzistencën nji qytezë (kështjelle) të lashtë.); Brraka e Qytetëzës; Mali i Qarramisë; Qafa e Qarramisë; Podi i Qarramisë; Mj. e Qopégut. Kroni i Tplânit; Kroni i Palajt; Kroni i Dilë Ukes; Hurdha e Vogël; Hurdha e Madhe; Qarrishte; Maja e Bales; Shpati i Dërrasavet; Krrut; Kneta; Fusha e Laçit; Prroni i Laçit; Kodra e Kishës; Kisha e Thaqit (e vjetra) e cila daton të paktën qysh nga shek. V mbas Krishtit; Shpati i Bojës; Qafa e Sharit; Bokat e Kopratit; Shalëza e Gojanit; Livadhi i Agrushit; Maja e Artkatit; Kryethiu; Bjeshka e Arapit; Sula e Arapit; Podi i Gavigjes; Livadhet e Bugjonit; Kryeqzat; Qafa e Hysen Markut; Livadhi i Priftit; Kodra e Fratit (gjindet midis fushës s’Iballes, kû moti Turkija ka pasë vra nji prift. Këtu edhe â kânë vorrue).; Podi i Qorromisë; Prêgjeç; Guri i Gjergj Ukës; Rrasa e Madhe; Pjâ; Podi i Brigjes (kujto Brigjët/Frigjët); Lumi i Bosetës; Shala e Vogël; Guri i Xhudhisë; Kisha e Jeremisë (truell); Kisha e Sh’Masjanit (dikur famullitare); âsht midis trojevet të Kalasë së Lekës e asaj të Pirustëvet, (mâ vonë quhet Kalaja e Skandërbegut); Sofra e Lekës (sofer guri për 10 vetë, shkâmb i gjallë). Kisha e Sh’Lleshtrit (Sh’Llezhdrit).
Rreshti i disa famullitarëve të Iballes: Dom Ndue Gega, mâ i vjetri me tirqë e xhurdi. Dom Gjon Naraci, Dom Shtjefen Naraçi, Patër Dedë Pasi, Patër Zef Mesi O.F.M., Patër Severin Lushaj, Patër Gjentil Biella, Patër Metod Mjekajsh, Patër Sebastian Hila, Patër Marjan Prêla, Patër Ndue Topalli, Patër Gjon Dema, Patër Mati Prendushi, Patër Pal Dodaj, Patër Gjon Di Salvo, Patër Bernadin Llupi, Patër Loro Mileta, Patër Nikollë Kolej.

Mârrë nga Gjon Karma “Ndër malet tona” dhe nga Revista Hylli i Dritës.

Për iballsit e Thaqnjânët âsht thânë:

“Iballja simbas disa historianëve të mesjetës, përbânte qëndren e dukagjinasëve të veriut dhe ishte njâ ndër malësitë kryesore në atë çka quhej “Malësia e Dukagjinit” (Pukës). Malësia e Dukagjinit përbâhej prej maleve Pukë-Iballe-Malzi.” – V. Hahnn.

📷Puka si Dukagjini i Vjetër e Iballja si kryeqëndra e Dukagjinit Vjetër (Pukës).

📷Stili i flokëve që dukagjinasit e mesjetës (pukjanët) mbajshin. I njëjti stil pak a shumë që edhe Lek Dukagjini na paraqitet nëpër portrete. Në foto: Malsorë t’Iballes.
“Malet e Thaqit dhe të Berishës ishin pronë e familjes së famshme të Dukagjinëve, ku tradita kallxon se kishin nji shtëpi a kullë e se ku ai vetë (Leka) kish zhvillue beteja me rivalët e tij” – At Giuseppe Valentini.
📷Princi ynë: LEK DUKAGJINI.
“Fisi i Thaqit, âsht nga mâ të kulluemit, nga ma të fortit e të shëndoshtit, nga mâ bukë dhânësit e bujarët dhe nga mâ trimat e armës dhe të çfaqunit të mendimeve të arësyeshme.” – Prof. Mehmet Vokshi, Fisi Voksh viti 1931 fq. 6.
📷Vnojmë oroe, djaloshin në të djathtë, i armatosun, pavarsisht se në moshe të vogël. Kreshnikë Iballje.
“Fisi i panënshtruem i Thaqit dëshmoi se sa vështirë ishte të nânshtrohej ky fis në periudhën osmane. Herë mbas here, pushteti turk i mbyllun në kalanë e Pukës, dërgonte ekspedita ndëshkuese kundër tyne, me 8000-10.000 ushtarë. Më 1744 u rrafshuan me tokë 105 shpi të familjeve të Iballes, e fisi u sistemua në rajonin e Gjakovës. Mirëpo, s’shpejti, Thaqët u kthyen në vendlindjen e të parëve (Iballe).

Rivendosjet e këtilla të ekspeditave ndëshkuese (ushtrive) turke rrallë paten sukses.” – Robert Elsie (albanolog).
📷Malsorë / Luftëtarë Iballje. Vigâj…
“Këto pak katunde të vogla t’Iballes, kurrë nuk ka mujtë t’i shtrojë nën tiraninë e vet Turkia, megjithëse, pothuejse vjet për vjet ka dërgue sanxhakët e vezirët e vet tash me 5, tash me 6, tash me 10 mijë ushtarë për të muejt me ja shtrue furisë së vet dhe kurrë nuk ka muejt me u bâmë atyne ndonji dâm, veçse me ua rrënue ato kishat e tyne dhe me ua ndezë shtëpitë, qi me qëllim ata (iballsit) i kanë bâmë me pak vleftë, sepse janë vazhdimsisht në luftë me turq.

Ata të Iballes i presin turqit, qi shkojnë kundër tyne, ndër rrugët e vendet fort të ngushta dhe i vrasin e i plagosin. Kështu turqit… të thyem… vêhen në ikje dhe malsorët i zhveshin (u marrin) petkash, armësh, kuajsh e çdo gjâje si triumfues.”

……

“Nân zotnimin e turkut në Evropë nuk gjinden as nuk janë kund burrat si këta qi kaq trazim dhe kaq rrenim t’u kenë sjellë turqvë sa këta popuj të Dukagjinit (Pukës) dhe prandaj besohet së në Evropë nuk mund të gjnden burra armësh mâ të mire së këta kundër turkut sepse 100 kësish vlejnë sa 1000 turq dhe jo fshehtas ose për së largut me zjarr por ballë për ballë dhe shpatë për shpatë, nji i vetëm shkon me guxim e futet në mes të 15-20 vetavë.” – Ipeshkv Frang Bardhi. Iballe 1637.

 “
Nëpër popujt e Pukës kalon për Serbi një rrugë e madhe e përbashkët tregtare, kështu prej rrugës ka marrë emnin populli, sepse (Puka) në gjuhën shqipe (të cilën e flet Puka dhe të gjithë popujt e vendet e sipërthanuna) don me thanë rrugët e rrahun e përbashkët. Ka shumë kohë që kjo rrugë asht mbyllë prej të krishtenëve shqiptarë, që kanë çue krye kundra turçvet, tu plaçkitun tregtarët turq, përndryshej sasi e madhe mallnash do të vinte nga Serbia dhe do të dilte nga Shqipnia për Serbi. Këta të krishtenë kryengritës kanë qenë sidomos ata t’Iballes, të vendosun ndër vende e male shumë të forta.” – Ipeshkv Frang Bardhi. Iballe 1637.

“Në tetor 1610, Ahmet Beg Cucca [Ahmet bej Kuka] mblodhi 1500 njerëz për të kryer nji sulm të befasishëm në Iballe, por meqenëse këta mësuen paraprakisht për sulmin, ata mblodhën thjesht 500 nga njerëzit e tyne dhe e detyruen anmikun të futet në nji grykë të ngushtë të vështirë, ku ata as nuk mund të iknin e as të luftonin. Ata ishin mbërthye atje të rrethuem nga burra që ose donin t’i vrisnin ose t’i zinin rob për të tregue fitoren e tyne. Këta burra të guximshëm të Iballes vranë kaq shumë ushtarë të hutuem dhe të mundur, duke i plagosur fillimisht nga larg me shigjetat e tyne dhe më pas duke i sulmue në luftime trup me trup, sa që edhe sanxhak beu u vra. Pak prej ushtarëve osmanë mbijetuen. Do të mbahet mend përgjithmonë se me atë rast, një kalë turk u ishte shitë fitimtarëve për dy bajoki [monedha papale] dhe një shpatë tejet me vlerë u shit për një bajok. Burrat e Dukagjinit (Pukës) kanë fitore të tjera të shumta të tilla, të mjaftueshme për të mbushë nji libër me aventurat e tyne të lavdishme.”– Pjetër Mazreku, viti 1633.
“Malsorët e Iballes e urrejnë tiraninë e turkut e nuk i paguejnë taksë. Turku këtu nuk ka shkelë kurrë.” – Gjergj Bardhi 1630.
“Iballja âsht e përmendun në Shqipni jo vetëm për shkak të pozitës ndaj Shkodrës, Prizrenit dhe Gjakovës, por edhe për shkak të banorëve, të fuqishëm dhe guximtar. Iballja âsht “oaz” rrafshnaltë në bjeshkët shqiptare. Banorët, janë njerëz të vlefshëm dhe guximtarë, dashamirë të paqës, mirëkuptimit vëllazëror dhe arësimit.”– P. Lovro Mihacevic, “Po Albaniji – dojmovi s puta”, Zagreb, Kroaci, 1911.
“Malsorët e Iballes janë kânë edhe jânë gjallnikë që kanë jetue në rrasë të gjall딓 – At Gjergj Fishta.

Fisi i Thaqit ka si festë fisi që e feston me miq e bija e dashamirë natën e madhe të SH’MASJANIT me datë 19 janar.
Thonë se t’parët tonë, lodhë nga bora e shumtë dhe e përhershme që binte n’malet tona (edhe kah 2-3m), se mikun do e pritshe mirë, në çfarëdo kohe, borë-shi-brêshen e gurë n’raftë.. u mblodhën e pleqnuen që festen e tyne midis dîmnît, pra me 19 Janar, ta kalojshin në Gusht, se në Gusht nuk bjé borë e se do u lehtësohej puna e pritja. Ashtu u bâ! Sh’mâsjanin e kaluen me 19 Gusht, filluen përgatitjet për natën e madhe, e miq, bija e dashamirë me ardhë.. e t’filloi me rā borë qysh do Zoti vetë, midis Gushtit. Kët’ shêj e murën si hyjnore thaqnjânët e prapë u mblodhen krent e fisit e pleqnuen që festen me e kalu prapë me 19 Janar, qysh ish kânë, se borë rā se rā për Sh’mâsjan edhe me 19 t’Gushtit verës… Prandaj, Sh’mâsjani gjithmonë vjen me borë.
📷Kisha e THAQIT, IBALLE. Ndërtue mbi rrënojat e Kalasë së Pirustëve, mâ vonë Kalaja e Lek Dukagjinit e mâ vonë merr êmënin Kalaja e Skanderbegut.
Iballja âsht ajo që zyrtarisht ka hapë shkollën e parë shqipe në Pukë e ndër të parat në veri qysh mbas pushtimit turk.
https://www.facebook.com/pellazg.ilir.pirust.arber.pukjanodukagjinas.pukjan/photos/a.625311374634222/834321347066556/
📷Dalë para shkolle: Mësuesi i shkollës, malsore iballsa edhe prifti i fshatit me qenin e tij.

📷Kol Bib Miraka bashkë me Ernest Koliqin, me malsorë iballsa e klerikë.
Do burra t’mêndjes, t’pêndës, fesë e Atdheut e t’fortë e t’përmendun Thaqnjânë të Iballes: At Gjergj Fishta, At Shtjefen Gjeçovi, Imzot Gaspër Thaçi, Prêlë Mehmeti (pjesëmârrës ne Lidhjen e Prizrenit), Bibë Ndoja (prijës lufte, 1912), Sulejman Vokshi me origjinë nga Iballja, Ramush Haradinaj me origjinë nga Iballja, Kol Bib Miraka (ministër), Fran Miraka (martir), Anton Dukagjini, etj.
Tash edhe diçka përfundi, me e mbyll.
E di që dikuj ndoshta i pelqen ky shkrim, e dikujt jo, por këto janë përmbledhje që unë përsonalisht kam bâ për fisin e vendin têm në bazë të tâna leximeve e studimeve që kam bâ. Kush ka ndoj ankesë, byrëm…
Nuk po ja vnoj vulen kësaj teme dhe nëse dikush ka mâ shumë informacion, apo informacion mâ të saktë e të besueshëm, atëhere bâjini publike e mos i mbani në sirtar.
Ju përshëndes tânve kush ta lexojnë.

Elidon Lekë Nikë THAQI-IBALLJA.
New York, Tetor, 2020.
Bibliografia:

1) Prof. Mehmet Vokshi, Fisi Voksh viti 1931 fq. 6.
2) Ipeshkv Frang Bardhi, relacion 1637.
3) Kadrush Sulejmani, Udhëtimet e Princ Lorikut të Dardanisë, “Për besëlidhjen e fiseve dhe viseve Ilire” faqe 34.
4) Prof.Bedri Pejani, Strategu xhenial “Krisobulat”, bulat e arta, (Akt- dhurimet) Faqe 35-36;  Prof. Dr.Shevqet Sahit Canhasi, Flakadani i Lirisë; Bajram Daklani, botim i revistës “DRITA” TRELEBORG – SUEDI” shtator 2017.
5) Prof. Mehmet Vokshi, Fisi -Voksh, viti 1931 faqe 28-30.
6) Nikollë Gazulli: Hylli i Dritës/Mars-Prill 1941. Fq. 178.
7) Hylli i Dritës / Marc – Máj 1941. Fq. 186.
8) Prof. Dr. Eqrem Zenelaj; “Lufta e Trojës sipas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjëve”. Fq 41-42. Botime Artini, Prishtinë, 2019.
9) Prof. Dr. Eqrem Zenelaj; “Lufta e Trojës sipas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjëve”. Fq 42. Botime Artini, Prishtinë, 2019.
10) Po aty.
11) Prof. Dr. Eqrem Zenelaj; “Lufta e Trojës sipas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjëve”. Fq 42-43. Botime Artini, Prishtinë, 2019.
12) Prof. Dr. Eqrem Zenelaj; “Lufta e Trojës sipas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjëve”. Fq 43. Botime Artini, Prishtinë, 2019.
13)  Prof. Dr. Eqrem Zenelaj; “Lufta e Trojës sipas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjëve”. Fq 44. Botime Artini, Prishtinë, 2019.
14) Prof. Dr. Eqrem Zenelaj; “Lufta e Trojës sipas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjëve.” Fq 69. Botime Artini, Prishtinë, 2019.
15) Prof. Dr. Eqrem Zenelaj; “Lufta e Trojës sipas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjëve.” Fq 82. Botime Artini, Prishtinë, 2019.
16) Prof. Dr. Eqrem Zenelaj; “Lufta e Trojës sipas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjëve.” Fq 40. Botime Artini, Prishtinë, 2019.
17) Prof. Dr. Eqrem Zenelaj; “Lufta e Trojës sipas Diktit të Kretës dhe Darit të Frigjëve.” Fq 82. Botime Artini, Prishtinë, 2019.
18) Nikollë Gazulli, Hylli i Dritës, fq. 181. Viti 1941.
19) Po aty. 20) Nikollë Gazulli: Hylli i Dritës 11-12, 1942. Fq. 426.

* Me kerkesen e autorit Kumtesa nuk I eshet nenshtruar redaktimit dhe korrektimit Letrar…

Filed Under: Histori Tagged With: Elidon Lekë Nika, Fisi i Thaqit, Iballja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 37
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT