• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2020

DITA NDËRKOMBËTARE PËR T’I DHENË FUND PANDËSHKUESHMËRISË SË KRIMEVE KUNDËR GAZETARËVE

November 3, 2020 by dgreca

NGA FRANK SHKRELI/ Dita Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve (2 Nentori, 2020) është një ditë që shënohet çdo vit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, (OKB-së), nga qeveritë anëtare të OKB-së dhe nga organizata mbrojtëse të lirisë së shtypit dhe të drejtave të gazetarëve.  Është një ditë që bota i kushton vëmendje krimeve të dhunëshme kundër gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias, në përgjithësi.  Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), me qëndër të Vjenë, tha me ketë rast se mosndëshkimi me të cilin kryhen krimet kundër gazetarëve, anë e mbanë botës, vazhdoi të rritet edhe këtë vit pasi qeveritë e ndryshme kanë dështuar të hetojnë krimet që bëhen e janë bërë kundër gazetarve.

Sipas burimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe enteve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e gazetarëve dhe të lirisë së fjalës, gjatë 14-viteve të fundit, janë vrarë rreth 1500 gazetarë, vetëm e vetëm, se kanë kryer detyrën e tyre, duke raportuar lajmet dhe duke informuar publikun.  Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Kina, Turqia, Saudi Arabia, Egjipti dhe Rusia burgosin më së shumti gazetarët për punën që bëjnë, në krahasim me vendet e tjera. 

Në këtë ditë, kujtohen gazetarët të cilët janë sulmuar, janë abuzuar, frikësuar dhe kërcënuan nga qeveri të ndryshme dhe grupe kriminale të lidhura me qeveritë due prëfaqsues të tyre.  Shumë prej tyre humbën jetën në mbrojtje të së vërtetës. Ja dhe disa shifra trishtuese, sipas UNESCO-s 2020, në lidhje me krimet kundër gazetarëve në botë: Në dekadën e kaluar, një gazetar është vrarë diku në botë, mesatarisht, çdo katër ditë.  Viti 2019 tregon numrin më të ulët të vdekjeve të regjistruara nga UNESCO në dekadën e fundit (vetëm) 57 vdekje. Në vitin 2019, numri më i lartë i sulmeve fatale ndodhi në Amerikën Latine dhe rajonin e Karaibeve, ndërkohë që ky rajon përfaqëson 40% të vrasjeve totale të gazetarëve, të regjistruara në  mbarë botën, pasuar nga Azia dhe rajoni i Paqësorit, me 26% të vrasjeve.  Shumica e gazetarëve u vranë në vendet pa konflikt të armatosur, sipas UNESCO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, mbrojtëse të drejtave dhe lirive të gazetarëve, anë e mbanë botës.

Këto ente ndërkombëtare të gazetarëve thekësojnë se, “në nentë nga dhjetë raste” të këtyre krimeve, vrasësit e gazetarëve — anë e mbanë botës — nuk ndëshkohen për krimet e tyre.  E mosndëshkimi i këtyre krimeve ndaj gazetarëve, nënvijojnë këto organizata, inkurajon vet autorët e krimit për të ndërmarrë vrasje të tjera dhe njëkohësisht krime të tilla kanë një efekt tronditës edhe në shoqërinë ku ndodhë krimi, por edhe në radhët e vet gazetarëve që dekurajohen që të kryejnë detyreën siç ua kërkon etika gazetareske, duke raportuar të vërtetën.  Mosndëshkimi krijon dhe inkurajon mosndëshkimin dhe shpeshëherë ka si pasojë edhe përkeqësimin e gjëndjes në vend, përfshirë prishjen e rendit dhe të qetësisë, si dhe shkeljet e rënda ligjore dhe turbullirat politike.

Ekspertët dhe entet ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve thonë se sado të tmershme që janë këto shifra për krimet kundër gazetarëve, ato nuk përfshijnë një numër shumë më të madh gazetarësh — anë e mbanë botës — të cilët çdo ditë pësojnë sulme fizike, shpesh fatale, përfshirë tortura, ndalime arbitrare, frikësime dhe kërcënime të llojllojshme nga policia dhe ndër autoritetet më të larta qeveritare.  Ata thekësojnë, gjithashtu, se gratë dhe femërat gazetare përballen edhe me më shumë rreziqe, në kryerjen e profesionit të gazetarisë, përfshirë edhe dhunën seksuale ndaj tyre.  

Është e turrpëshme për cilëndo shoqëri që sulmet ndaj gazetarëve të kalojnë të pandëshkuara.  Mosndëshkimi i sulmeve dhe i krimeve kundër gazetarëve dhe përfaqsuesve të medias, i dërgon mesazhin edhe shoqërise, në përgjithësi, që të mos ketë besim në gjyqësorin dhe as në mbrojtjen e ligjit dhe të respektimit due zbatuimit të drejtave universale të njeriut, në përgjithësi. Mosndëshkimi i krimeve kundër gazetarëve, por jo vetëm ndaj gazetarëve, inkurajon krime edhe kundër grupeve të tjera të interesit, duke vendosur në këtë mënyrë një kulturë mosndëshkimi dhe mos tolerance, në cilëndo shoqëri qoftë. Prandaj, qoftë Amerika, qoftë, Shqipëria, Kosova, Franca apo Gjermania, Rusia ose Kina, ose cilido vend qoftë, pa liri të vërtetë të shtypit nuk ka as liri të tjera dhe as demokraci të vërtetë.  Dhe pa ndëshkim të krimeve dhe sulmeve kundër gazetarëve – vetëm e vetëm se kryejnë detyrën e vet për të informuar publikun me fakte dhe objektivisht — nuk ka as liri të vërtetë të shtypit dhe as zbatim të drejtave të tjera bazë të njeriut — pa marrë parasyshë se për cilin vend flitet.

“Kur gazetarët janë në shënjestër për t’u sulmuar për punën që kryejnë, shoqëritë në tërësi paguajnë një çmim të rendë. Nëse nuk i mbrojmë gazetarët, mundësia jonë për të qenë të informuar dhe për të marrë vendime të bazuara në prova dhe fakte, pengohet rëndë. Kur gazetarët nuk mund të bëjnë punën e tyre në siguri, ne humbasim një mbrojtje të rëndësishme kundër pandemisë së keqinformimit dhe dezinformimit, që është përhapur në internet” vitet e fundit, u shpreh Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve. 

Udhëheqsi botëror shtoi se përhapja e lajmeve dhe analizave të bazuara në fakte, varen nga mbrojtja dhe siguria e gazetarëve që kryejnë raportime të tilla të pavarura, të rrënjosura në parimin themelor: “gazetaria pa frikë dhe pa favore”. Antonio Guterres përfundoi mesazhin e tij duke bërë thirrje për një “shtyp të lirë që mund të luaj rolin e vet thelbësor, në paqe, drejtësi, zhvillim të qëndrueshëm dhe në mbrojtje të drejtave universale të njeriut”. Ndërsa Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo në mesazhin e tij me këtë rast tha se, “Gazetarët kanë një rol kritik në shoqëri, por shumë shpesh kërcënohen, sulmohen apo vriten – krime që shpesh nuk ndëshkohen. Në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, ne u bëjmë thirrje qeverive të hetojnë dhe të dëmshpërblejnë këto krime”, ashtuqë t’u jepet zgjidhje krimeve dhe abuzimeve kundër gazetarëve, shkruan kryediplomati amerikan, Mike Pompeo me këtë rast.  Në deklaratën të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se, në Ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit për krimet kundër gazetarëve, “Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje qeverive të ndërmarrin hetime të pavarura dhe transparente ndaj kërcënimeve, sulmeve dhe vrasjeve kur ato ndodhin; të ndërmarrim reforma reforma të praktikave policore që mundësojnë keqtrajtim të gazetarëve; dhe që qeveritë të shfuqizojnë ligjet dhe praktikat që kufizojnë lirinë e tyre të shprehjes.

Duke lexuar mesazhe dhe raporte të tilla dekurajuese për krimet ndaj gazetarëve dhe gazetarisë së lirë në përgjithësi — nga viti në vit — duket se bota është duke kaluar nepër një periudhë të historisë, ndoshta si rrallë herë më parë, kur po sulmohet liria e gazetarit, fjala e lirë dhe të drejtat e njeriut nga përfaqsues të qeverive dhe enteve që, pikërisht, kanë për detyrë mbrojtjen e këtyre të drejtave dhe lirive bazë të njeriut për qytetarët e vet.  Kjo situatë e krijuar duhet të na bind se sot bota, më shumë se kurdoherë tjetër më parë, ka nevojë për gazetarë dhe përfaqësues të tjerë të medias, të cilët – përballë gjithë këytre sfidave dhe kërcënimeve — të premtojnë se, nga dita në ditë, do të ushtrojnë profesionin e tyre me etikë të lartë gazetareske — gjithmonë larg interesave të posaçme dhe sidomos larg influencave dhe propagandës politike të qeverive dhe shoqërive në të cilat jetojnë e veprojnë.

Frank Shkreli 

See the source image

Filed Under: Analiza Tagged With: Dita nderkombetare, Frank shkreli, Kriemt kudner Gazetareve

Veprimi Kombëtar i Shqiptarëve të Rumanisë…

November 3, 2020 by dgreca

-Me Kyeqëndër Kolloninë e Bukureshtit-

Prej Lasgush Poradecit- Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kollonisë-

Shqiptarët duhet të këthehen me mirënjohje kundrejt popullit rumun dhe qeverisë rumune, për ndihmën e gjithënjëshme që kanë patur në lëvizjet e tyre kombëtare. Pa këtë ndihmë, e cila ka qënë njëkohësisht morale dhe lëndore, çështja shqiptare në Rumani dhe Shqipëri nuk do kish marë atë sulm të fortë, themeltar, aq të nevojitur asisoj për kohët e robërisë. Nuk do kish qënë e mundur pa mbështetjen fisnike të Shtetit rumun ngritja e Shoqërive zë-mëdhaja të Bukureshtit – Drita, Diturija, Shpresa, Bashkimi – dhe të qyteteve të tjera të Rumanisë, të mirëmerituara plotërisht me veprat e tyre ndaj Atdheut. Kësaj mbështetjeje i ka hije mirënjohja më e fellë e gjithë Shqiptarëve. Sepsë një përkrahje e këtillë nuk i-u dha atyre as në Greqi, as në Turqi, as në Serbi dhe as në Bullgari. Këtu, në Bullgari përpjekja e Shqiptarëve u lejua vetëm më von në kohën e Kristo Luarasit. Kur Shqipatrët patnë të drejtë të shtypin paqeta dhe libra për mësimin e gjuhës shqip. E vërteta istorike është, se Shqiptarët e Sofjes u organizuan shoqërisht që më 1893, më një të Kollozhegut (Janarit), dyke themeluar shoqërinë e tyre të parë Dëshira. Po ky lejim nuk mund të krahësohet aspak me përkujdesjet vëllazërore të gjithë Qeverrive të Rumanisë ndaj Shqiptarëve. Qeverrija bullgare e asikohëshme pranoj, më në fund, t’i lerë të lirë Shqiptarët, si një kundërpeshim të përkrahjes rumune, si një rast dhe një mjet përfitimi që të shpëtojë po të ish e mundur Bullgarët e Maqedhonisë. E kundërta ngjet me Shtetin rumun; këtu, me gjithë kundërshtimin e shpallur të kryetarit të famshëm të Shoqërisë Drita Nikoll Naço-Korça ndaj Apostol Margarit-in, inspektor-dhe diktator i përgjithshëm i shkollave dhe i çështjes rumune në Maqedhoni, lëvizja kombëtare shqiptare mbahet dhe përmbahet zyratrisht e padobësuar në asnjë mënyrë kurrë; Naçua boton me nënshkrimin e drejt-për-drejtshëm të vet broshura të trasha parimërisht të drejtuara kundër Rumunëve të Ballkanit- po burrat shtetorë më të mëdhenj të Rumanisë, mi kryen e tyre mbreti Carol, janë kurdoherë për mendimet e Naços, për sgjidhjen e çështjes së pamohuarshme shqiptare. Që më 1880, dhe më  përpara, Rumanija ishte ajo që lejonte të shkruhet shqip, të shtypen gazeta dhe libra, të hapen shkolla- siç ishte ajo e famëshmja e Naços – të shentërohet Kisha e meshimit kombëtar shqip në qëndër të Bukureshtit. Vërtet se për Kishën shqipe s’duhet harruar asnjë ças therrorija dhe përpjekjet e veteranëve Nikoll Naço, Vasil Zografi, Marko Qiriazi, Jani Danga, po si do kish mbetur kjo çështje dhe këto çështje sikur të mungonte simpathija spontane e Udhëheqësve të popullit rumun kundrejt gjithë ndërmarjeve kombëtare shqiptare? Kundrejt gjithë veprave të Kollonisë të kryera në Bukuresht si në një kryeqytet shqiptar të dytë, dhe të cilat nër shtetet e tjera ballkanike jo vetëm që ishin të palejuara, po dhe të ndjekura me rreptësi? 

ISMAIL QEMALI NË BUKURESHT

Në Bukuresht u bë dhe Mbledhja për evenimentin më të shkëlqyer shqiptar pas pesëqind vjet robërije, Kuvëndi i nëntorit më 1912 në hotelin Continental, kur ardhi Ismail Qemali dhe u vendos të vejë të ngrerë Flamurin  në Vlorë dyke proklamuar vetë qeverimin e Shqipërisë Komisioni i posaçmë i Kollonisë i përbërë prej Dhimitër Zografit (i vëllaj i Vasil Zografit), Luigj Gurakuqit, Pandeli Cales, Spiridon Ilos, Dhimitër Emanolit, Pandeli Emanolit, Dhimitër Berattit. Pse s’u muar në Stamboll ay vendim, pse s’u muar në Sofje, në Kajro, në Athinë ose kudo gjetkë?-Kurorëzim përfundimtar i lumtur i të cilave përkrahje dhe mundime të Kryeveteranëve të Bukureshtit ka qënë Njëzetepesëvjetori i Vetëqeverimit, që u kremtua më 28 Nëntor 1937 në Shqipërinë e lirë. Aq e përzemërt, e pakufizuar ka qënë përkrahja e popullit rumun ndaj Shqipëtarëve, sa që Kollonija e Bukureshtit kishte – me vendim qeveritar – prerogativa shteti në kohën e luftës së përbotëshme. Ishte si shtet më vete në shtet të huaj. Dhe më 1916, pas ardhjes së Gjermanëve në Kryeqytet, shteti rumun dhe me këtë shteti gjerman i njojti Kollonisë Shqiptare të Bukureshtit të drejtën e të dhënit pashaporta, e ratifikuan si të theshim de fakto atë mëvetësi shtetërore. Ergo: nga prestigji i Kollonisë, Shqiptarët nuk vinin ushtarë as për Rumaninë as për Gjermaninë. Po  ata vajtnë ushtarë për Shqipërinë, më 1914, në kohën e mbretit Ëied, kur ra dëshmor prej rebelëve dhe kushëriu i parë i të nënëshkruarit, Stavre Gusho, i ardhur vetëdashës midis vetëdashësve të tjerë të Kollonisë në mes me vjershëtorin Asdren.

Me këto fjalë hyrjeje, që fryjnë siç duket frymën e ngrohët të vëllazërisë rumuno-shqiptare, kemi dashur t’a paraqitim tregimin t’onë mirënjohës mi Kolloninë e Bukureshtit kryesisht, qëndër e parë e lëvizjeve të Rilindjes në Rumani.

ZËRI I GJAKUT: JAM SHQIPTAR 

Sikur të deshim të përshkruajmë ndodhjen e Shqiptarëve, ose fillimin e Shqiptarëve në dherin mik të Rumanisë, do t’a ngjitnim mburimën që në kohësinë e bashkëjetesës së të dy popujve, ose që në çasin e çfaqjes së gjakut shqiptar të përvetshëm në istorinë e shtetit rumun dhe të letrave rumune. Sepse kështu, për të vërtetësuar këtë vëllazërim atavik, do të kuptonim dhe spjegonim më mirë bashkësinë e tyre thrako-ilire dhe do të ndjenim edhe më mirë qëndrimin frymor të pendëtarëve të gjuhës rumune me gjak shqiptari nër rremba dhe me tipare shqiptari në fizionomi. Kështu do të dilnim më faqeza, edhe për kombin tonë, raportet gjuhësore dhe racore midis Shqiptarësh dhe Rumunësh, si dhe shprehjet e nënëvetëdijshme të njerësve të shkrimit rumun -në krye me poetin e math Mihail Eminescu- brënda simpathisë dhe dashurisë shqiptare. Ky Eminescu, vigani i artit dhe i shpirtit rumun, mi Shqipëtarësinë e të cilit është shënuar dhe shkruar me rast dhe duhet vëzhguar themeltarisht, nër çaset e këthjellta të errësimit të tij mendor çfaqte haptas – si për të simbolizuar njëjtësinë shpirtërore të të dy popujve – atë që i diktonte në fshehtësi zëri i fëllë i vetëdijes, dhe që quhet zëri i gjakut: Jam Shqiptar!.

Për të parashtruar gjindjen dhe çfaqjen e Shqiptarëve në tokë të popullit mik, lënda e bibliotekave të akademive rumune dhe të instituteve ngjajtëse jep gjithë mjetet diturore sa-për-kaq rreth çështjes. Në shkrimet e vjetra, në kronikat e pasura të vëndit, është e pamundur të mos gjesh dëndur dhe përzjerjen e Shqiptarëve gjatë çvështjelljes politike ose kulturore të Rumanisë.

Vëzhgimi këtu i fenomenit Shqiptar, është lehtësuar jashtëzakonërisht nga karakteri i hapur, i pa mistifikuar, i ndershmërisë së kronikarit rumun. Objektiviteti i këtyre tregimtarëve të kohës, del me këtë shkak vërtet për t’u admiruar. Sepse ata, kurdoherë, vepëronjësin ose sundimtarin shqiptar kanë patur kujdes t’a përgjyrësojnë brenda cilësimit të emrit të tij ethnik. Kanë bashkëndihmuar kësisoj mjaftërisht nga ana e tyre në kryerjen e detyrës aq të bukur të studijonjësit në qoftë se ky do të jetë një vëzhgimtar shqiptar, për të nxjerë në dritë veprat e Kombit t’onë të shpërndara në të katër skajet e botës.

Këto vepra të shënuara me kujdes prej Shqiptarëve të Italisë – Arbëreshëve – për sa i përket çfaqjes në jetën politike dhe kulturore të popullit italjan, kanë qënë lënë qëllimërisht thuajse krejt në hije nga të tjerët.

Në perandorinë otomane krijonjësit e këtyre veprave janë identifikuar nga shkrimtarët me racën vëndase, dyke u fundosur dhe çdukur në istorinë e saj shpesh herë vetëm si Turq.

Gjithashtu ata të Greqisë, që janë dëftyer si Grekër të thjeshtë prej istorishkronjësve të saj, shtrembëronjës të fakteve shqiptare dhe të shkaktonjësve dhe mbajtësve shqiptarë të tyre.

Në këtë gjëndje errësire hyn Egjipti, përkrah me Vënde të tjera që i përgjajnë.

Jo kështu dhe populli fisnik rumun; ay qëndroj i ndershën në sjelljen e tij istorike kundrejt burrave shqiptarë që u përzjenë me fatet ku u përshkua, dyke i ritur dhe vlerësuar zotësisht ato fate. Shkrimtarët e Rumanisë as i-a-u kanë mohuar dhe as i-a-u kanë fshehur kurrë racën dhe kombësinë protagonistëve shqiptarë në istori të vëndit të tyre. Shqiptari, për kronikëshkronjësin ose istorikun rumun, është dhe quhet gjithnjë haptas Shqiptar. Vasile Lupu (Vasil Ujku), Zoti i Moldovës në shekulllin e XVII, shtëpija Gjika, zotëronjëse dhe princëronjëse në Rumani si dhe Duka dhe shumë personalitete shqiptare me famë, për shkencëtarin rumun janë gjithnjë Shqiptarë dhe lëvdohen dhe lartësohen për veprat e mbëdha që i falnë popullit aq nga pikpamja politike sa dhe kulturore, dyke u kujtuar dhe sot e kësaj dite me mirënjohje. Një vragë të shënuar në rrjedhën e istorisë rumune kanë lënë pas shoqëronjësit e sundimtarëve të dërguar nër krahinat e Rumanisë prej Stambollit, Ata, me ikjen e kryezotërve, mbeteshin të shumtët në Vënd dyke nxjerë me kohë prej fisit të tyre njerës të aftë dhe të shquar për çdo lloj administrimi, në punët qeveritare të Rumanisë.

Prej këtij elementi shqiptar të vërshuar me kohë në Rumani u brumos, aty si para nj’a tri qindvjetorësh, dhe stërgjyshërija e poetit Eminescu, brezlindjen e të cilit do t’a marrin nënë kqyrje më von veçanërisht. Dhe kur ky eksponent i shpirtit rumun e rrethoj me aq simpathi kujdesonjëse emrin shqiptar, si të mos kishin bërë kështu pasonjësit e tij, vazhdonjësit e frymës udhëheqëse të tij.

Mërgimtarët e Kollonisë Shqiptare të Rumanisë me kryeqëndër në Bukuresht kishin, kësisoj, gjithë paravëniet e trashëgimit anasjelltas të të dy popujve, dhe prandaj ata muntnë t’i përvishen asaj Lëvizjeje së Propogandës së Madhe Kombëtare prej më shumë se gjashtëdhjet vjetësh e këtej, përfundimet e së cilës kanë vëndin e tyre nga më të parat në ndërtimin e Shqipërisë së lirë.

Me një program sa të thjeshtë, aq të gjërë dhe këmbëngulur e filluan anëtarët e Kollonisë Përpjekjen për Kombësi dhe Shqipëri: me shvillimin e ndjenjës shqiptare, të vetëdijes kombëtare, të cilën e pasonte dyke e shoqëruar mësimi i gjuhës shqip, hapja e shkollave shqipe, krijimi i shoqërive dhe klubeve nacionaliste, organizimi i çetave kryengritëse të Lirisë për të fituar autonominë dhe administrimin krejt shqiptar të Vëndit; ëndra e fundit, e shikuar larg nga shkaku i fuqisë édhe së pashkatëruar të perandorisë otomane, ish Vetëqeverimi i Shtetit Shqiptar të pavarrur dhe suveran-qëllimi fundor i gjithë organizatave.

THEMELIMI I SHOQËRIVE SHQIPTARE NË RUMANI 

Themelimi i shoqërive shqiptare në Rumani është i dokumentuar nëpër arkivat përkatëse, mburim i pashterrur atdhedashurije, të plotësuara në hollësirat e tyre nga kujtimet dhe shkrimet rastore të veteranëve.

Nga këto arkiva dhe kujtime dhe shkrime, burimi kryesor i të cilave për të nënëshkruarin është këtu ajo biblioteke e gjallë e Kollonisë që quhet Asdren po ngjizet dhe rrëfimi pasonjës:

 E para Shoqëri që u fillua në Bukuresht ka qënë themeluar zyrtarisht më 30 të Vjeshtës së parë 1879, sikundër shënon dhe e përkohëshmja Diturija e Bukureshtit, botuar më 1916.

Pak kohë passi kish filluar punën e saj Shoqërija e Stambollit, vjen një letërkëmbim nërmjet udhëheqësve të kësaj dhe shqiptarëve më me rëndësi të Bukureshtit, të mbledhur rreth shoqërisë së tyre me vendim po pa bujë. Letërkëmbimi, i nënëshkruar nga Stambolli prej Sami Frashërit, Jan Vretos dhe Naim Frashërit është një dokument mallëngjenjës për çdo shqiptar të kohës s’onë. Dituraku i math Sami Frashëri, kryeatdhetari i Shoqërisë së Stambollit bashkë me shokët e tij flet me aq thjeshtësi dhe bindje në këto letra, me aq shentëri për vëllazërimin e përgjithshëm shqiptar, për Idealin e Shqipërisë së arthme, sa, dyke lexuar dhe sot fjalët dhe këshillat e tija të mburuara prej të vetmit parim të vërtetë kombëtar që është parimi i Vëllazërimi, nuk habitemi se si Kollonija e Bukureshtit, edhe pas tretjes së shpejtë së Shoqërisë në Stamboll, e vazhdoj gjer në fund përpjekjen e madhe drejt Qëllimit Kombëtar, të fuqizuar dhe të ndritur në atë parim nga qëndra e Stambollit.

Pa mbaruar viti 1880 ardhi në Bukuresht kryeveterani i palodhur Jan Vreto Posténani, përfaqësonjës i Shqiptarëve të Stambollit, me mision organizimi shoqërirash kombëtare jashtë Atdheut. Shoqërija e Kollonisë Shqiptare të Bukureshtit, që kishte për kryetar Vangjel Geçon nga Korça me arkëtar Llazar Andonin nga Kolonja, s’kish filluar édhe jetën e saj të lëvizur, në fushën e gjërë të vepërimeve të mëpastajme. Po që tashi qëndronte me vullnet gati për punë. dyke patur në krye një burrë që u shqua kurdoherë në jetën sa vinte më të gjallë të shoqërisë.

Ky veteran i radhës themeltare të Lëvizjes, Vangjel Geçua, është dhe ay në shtëpi të të cilit u bë – siç del nga dokumenti përkatës – e para mbledhje për një Degë Shoqërije, më 18 të muajit Korrik 1881.

Jan Vretua shvillonte një vepërim të palodhur, të pathyer, dyke përmbushur detyrën kombëtare të tij si nisjator dhe organizonjës i çështjeve. Ay punonte me atë durim dhe me atë ëmbëlsi të karakterit të tij, që e kish për vetije. Kësaj i detyrohet dhe fakti se i-a hariu kurdoherë qëllimit dyke përhapur idenë e madhe të Rilindjes, dhe dyke i dhënë asaj veglat e nevojshme, konkrete, për një zbatim dhe sendësim të dobishmë; këto vegla ishin shoqëritë e vëna në udhë organizimi prej tij, dhe të cilat u patnë rrëfyer të plotvlerëshme nër veprat e kryera më pas pavarrursisht. Nuk rinte Vretua kurrë në vënd, gjithnjë ish në vepërim, gjithnjë i paqetë. Qetësohej, përkohësisht, vetëm passi e mbaronte punën e tij, passi  e vinte në udhë të mirë për t’u ndjekur dhe për t’u ritur ajo punë pastaj prej vetiy. Kështu bëri dhe për Shqiptarët e Rumanisë në Bukuresht, ku organizoj aty Shoqërinë më të parë të Mërgimtarëve, të mbushur me lavdi ndaj Atdheut për veprat lartësisht të merituara. Ay mbeti vetëm pak kohë në kryeqytetin Rumun pas themelimit të Shoqërisë, dyke u kënaqur me vajtjen e regullshme, shpresëdhënëse, të përpjekjeve të Komitetit të saj. Sepse pa durim, nga fillimi i vitit 1882, u hoth shpejt-e-shpejt në Egjipt, për të bërë propagandë kombëtare nër Shqiptarët e atjeshmë.

Vajtja e Jan Vretos prej Bukureshti në Egjipt me mision kombëtar dhe propagandistik, nuk ish e mundur të mos japë ato pemë, që sicilido e priste pa as më të voglin dyshim prej fuqisë bindëse të zemrës së tij të bardhë. Sepse Vretua kishte jo vetëm durimin dhe ëmbëlsinë e karakterit, po ish dhë mëndje-urtë dhe elektrizonte bashkëfolësit dal-nga-dal si me një magji të pakuptuar. Magjija e tij, ishte besimi i tij në ato që fliste. Aq kulluar dhe aq bukur e parashtronte ay idealin kombëtar të Shqipërisë, sa dëgjonjësit i-a rrëmbenin si të thuash fjalën nga goja, dhe fjalën dhe qëllimin e tij e bënin fjalën dhe qëllimin e tyre. Kështu udhëtimi që bëri Jan Vretua në Egjipt – në Egjiptin e Eftim Mitkos, të Spiro Dines, dhe të Çajupit- lëshoj farën e dëshëruar dhë të pritur të fillimit dhe atje të një Shoqërije Kombëtare, për të cilën u nënëshkruan menjëherë sumëra të mjaftuarshme nga Shqiptarët e mërguar. Midis nënshkrimeve dalin në pah, për sumën e derdhur dhe veprën e mirënjohur, emëra veteranësh që kanë vënë sicili gurin e vet në ndërtesën e Kombit: Eftim Mitko-Korça, Jovan Mitko-Korça, Spiro Dine-Korça, Mandi Peci-Korça, Kristo Dako-Korça, Thanas Dako-Korça, dhe – gjë e vetëkuptuar – në krye të gjithë këtyre me sumën më të madhe prej dhjetë napolonash flori Nikoll Naço Korça, kryetari i famshëm i Shoqërisë Drita (1884) të Bukureshtit, i cili asikohe gjëndej edhe për pak në vëndin e tij të parë të Mërgimit në Egjipt.

Këta Dërgimtarë të Idesë shqiptare të Egjiptit, të cilët, me t’i-u përveshur detyrës derthnë një-herë përmbajtjen e pasur ose të vobektë të kuletës së tyre, kapnin numurin e habitshëm prej nëntëdhjetenëntë vetash, dhe ky numër kapi sumën e katërmijë-e-nëntëqind frangave, të holla e të dhuruara që me rastin e mbledhjes më së parë.

Përpjekja nacionalistike në Egjipt nuk e ka mburimin aspak nga Shoqërija e Stambollit, njëjt dhe me përpjekjen e Shqiptarëve të Italisë, atyre të Rumanisë dhe të Greqisë. Ajo daton istorikërisht, me këto të tjerat, që përpara vepërimit të Stambollit. Sikundër Jeronim De Rada kish filluar mbledhjen e Rapsodive shqiptare të tija nër Arbëreshë më 1833, sikundër Naum Veqilharxhi botoj abetaren shqipe të tija më 1844 dhe shkruante për propagandë kombëtare në Bukuresht më 1846, sikundër P.D.Kupitori kishte shkruar në Athinë më 1868 mi abecenë shqipe, ashtu dhe Eftim Mitkua kish botuar Bletën Shqiptare në Aleksandri të Egjiptit që më 1878.

VLERA E JAN VRETOS, ËSHTË AJO E MISIONARIT TË SHQIPES

Vlera e Jan Vretos, është ajo e Misionarit të shqipes: ajo qëndron në frymën shtytëse dhe organizonjëse të tija, një frymë fisnike me parime krejt të njerëzishme, siç u shfaq paras në Bukuresht dhe tashi dhe këtu nër të mërguarit e Egjiptit.

I kënaqur me zemër nga puna aq e mirë e përfunduar në Egjipt, Jan Vretua niset e këthehet edhe njëherë në Bukuresht për hollësira që vështronin degën e atjeshme dhe ri vetëm gjashte javë dyke ikur pastaj për në qëndër në Stamboll.

Duhet të shënojmë, me qënë që flasim mi Kolloninë e Shqiptarëve të Rumanisë dhe për veprat e therroritë e tyre, se shpenzimet e vajtjes së Vretos për në Egjipt nuk u bënë as prej Qëndrës së Stambollit as prej Shqiptarëve të Egjiptit, po vetëm prej Shoqërisë idealiste të Bukureshtit e cila, përpara se t’a nisë për në Egjipt, Vretos i dorëzoj për nevojat lëndore të Misionit të tij katër-qind franga ar të dhëna vetëdashërisht nga disa anëtarë të saj më të zellshëm.

Në Stamboll Shoqërija zhvillonte me punë dhe pa bujë vepërimin e saj, e lejuar siç ishte nga qeverija otomane që e kish ngritur vetë dyke u shtrënguar në mes të rethanave politike të kohës. Qeverija i-u kish dhën Shqiptarëve dhe një ndihmë për qëllimet e Shoqërisë – tre-qind napolona – dhe ata dijtnë t’i përdorin me vënd, si çdo send e gjë tjetër që vështronte Shoqërinë.Vepërimin e tyre ata e kishin përfunduar tashi-për-tashi dyke shtypur një Abetare, dhe dyke e shpërndarë dhe përhapur në Rumani, Shqipëri dhe kudo gjetiu ku mundnin. Bëhej dërgimi më shumë vetërisht, kjo ish mënyra më e përshtatur dhe më e sigurtë e kohës, po dhe posta e Konsullatave të huaja përdorej dëndur nga shkaku i mënjanimit të çdo kontrolli të padëshëruar qeveritar. Dyke marë para sysh se Abetarja u botua në dhjetë-mijë copë, kuptohet vetiu përhapja fillimërisht e mjaftuarshme e saj. Sepse në këtë kohë ishin të pakët lexonjësit – lexonjësit me dashuri të vërtetë për shqipen dhe për këtë libër shqip, e cila qe shtypur me shkronjat e Jan Vretos të qojtura përgjithërisht si abeceja e Stambollit. Këto shkronja që kanë për themel shkrimin latin, mëmëdhetarëve të parë të shqipes i-u sillnin pak vështirësi me shenjat slavishte dhe gërqishte të futura aty-këtu midis tyre, dhe ishin një shenjë përbuzëse të idesë shqiptare nga ana e kundërshtarëve. Të metën e tyre të dyfishme – praktike dhe politike – e hoqi Nikoll Naçua. Ky, nër aqe çështje të zjarrshme të hapura dhe të përfunduara prej tij më qëllim më të pastër kombëtar, shkakëtoj në Bukuresht, që me rastin e parë, dhe bisedën e përdorimit ose jo të shkronjave të Vretos; kjo dokumentohet nga letra e rëndësishme e Kostandin Kristoforidhit që i dërgoj Naços në Bukuresht prej Elbasani më 15 Janar 1888, ku preket ajo bisedë. Si njeri me personalitet të fortë dhe me vendim që ishte Naçua, jo vetëm që ay u shpall për-një-herësh kundër abecesë së përzjerë të Jan Vretos dhe për një shkrim krejt latinisht të shqipes, po e vuri në zbatim këtë bindje të tij dhe dyke botuar gazetën Shqiptari në Bukuresht, më 1884. Koha e rrëfeu, se gjykimi i Naços rreth abecesë shqipe kish qënë një gjykim dhe një larkshëkim themeltar.

Gjith dyke zhvilluar vepërimin kulturor e përhapjen e gjuhës shqip të shkruar, udhëheqësit e Shoqërisë në Stamboll nuk linin prej dore letërkëmbimin me burrat e Bukureshtit, dhe i-u shkruanin përhera rreth vajtjes së punëve të Degës dhe mi nevojat e Qëndrës. Aq me dashuri ishin këto letra për atdhetarët e Bukureshtit, të cilëve i-u drejtoheshin, dhe për çështjen e ndritjes së Kombit, që kishin për të vetëm ideal, sa vraga që ato linin në shpirt ishte shumë e fellë dhe nga ky shkak dhe shtoheshin anëtarët e rinj të kollonisë dita me ditën.

Kryetarët e Stambollit, kishin gjetur barin shëronjës të plagës së kombit shqiptar: bashkimin e shenjtë. Dhe për t’a ungjillizuar këtë bashkim, me tërë shënjtërinë që kërkonte, ata kishin dhe tërë virtutat.

Prandaj dhe sot si ahere dhe si përhera, ata që me afsh e duan Vëndin, siç e kanë dashur dhe siç do t’a duan, mbajnë për zemre gjithnjë Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë e bashkimit vëllazëror të të gjithë Shqiptarëve, që është Shqipërija e Naim Halit Frashërit, e Jan Vreto Postenanit, dhe e Pashko Vasë Pashë Shkodranit. 

Përkrah me kujdesimin e pafjetur të kryetarëve të Stambollit , ritej në Bukuresht, më shumë nga gjallërija vetijake e Shqiptarëve të këtushmë sesa prej shpirtëzimit tërthoras së andejmi, dhe nevoja e Kollonisë për  të pasur Shoqërinë-domethënë nisjativën dhe vepërimin krejt të pavarur të vetin. Anëtarët e Kollonisë deshin t’i përvishen punës një-her-e-mirë nga vetëvetja e tyre dhe jo ashtu dyke u hequr zvarë mengadal, ose dyke pritur udhëzime nga Qëndra. Pret i mefshti jo njeriu i pajosur me temperament. Kjo gjindje e solli çështjen ashtu që tashi të gjithë në Bukuresht kërkonin të organizoheshin në liri, të punojnë të lirë, sepse ndjenin kësisoj me lirinë e vepërimit vajtja e përpjekjeve të tyre për Atdhe do dilte më e dobishme.

Lëvizja e çlirimit kishte harirë në kulm, dhe pregatitjet për një Mbledhje të madhe qenë mbaruar. Po qarkullonte parola e përgjithëshme se shoqërija e Bukureshtit do bëhet autoqefale.

E vërteta istorike është, siç pamë në radhët më lart, se autoqefalija e Shoqërisë Shqiptare të Kollonisë në Bukuresht ishte fakt i mbaruar që përpara përzjerjes së Stambollit me anën e Jan Vretos. Shënuam aty paras një ngjarje të Bukureshtit, me plot kuptim për mëndësinë dhe gatishmërinë patriotike të shqiptarëve të atjeshmë: Shoqërija Kombëtare e Kollonisë qe themeluar zyrtarisht në Bukuresht që më 30 të Vjeshtëssë Parë 1879, siç thamë me kryetar Vangjel Geço-Korçën dhe arkëtar Llazar Andon-Kolonjën; domethënë përafërsisht dy vjet më parë se të vijë në Bukuresht nga Shoqërija e Stambollit me mision Jan Vreto Postenani, aty si nga fundi i vitit 1880, dhe se sa të bëhet, siç është dokumentuar, e para mbledhje për një Degë Shoqërije në Bukureshtmë 1881, 18 korrik – edhe kjo në shtëpinë e kryetarit të Shoqërisë së parë Vangjel Geços.

Mbledhja e madhe e paralajmëruar u bë me të vërtetë pa as më të voglin vonim më 27 Dhjetor 1884, dhe u themelua zyrtarisht Shoqërija e pavarur-autoqefale-e Kollonisë Shqiptare të Bukureshtit me kryetar plakun milionar Anastas Avramidhi Lakçe-Korçën; ky, i pari mi të gjithë, fali një sumë prej dy-qind napolonash që në krijim të Shoqërisë, kur u mblothnë më tepër se pesë-mbëdhjetë-mijë franga ar. Si pas Kanunores origjinale, Komiteti nënë kryesinë e Lakçes ka qënë i përbërë prej veteranëve të poshtëshënuar:

Nënëkryetar: Kostandin Eftimiu-Drenova; shkronjës: Vasil Kanash-Frashëri dhe Gjergj Vangjel Geço-Korça; pleq: Vasil Abdulla-Dibra, Gjergj Doko-Korça, Spiro Eftimiu-Drenova, Abdrea Mborja dhe Irakli Duro-Drenova; kqyrtarë të punës: Kostandin Naumesku-Drenova, Llazar Duro-Drenova dhe Vangjel Geço-Korça.

Emëri i Shoqërisë i pranuar midis enthuziazmës me zëra të përbashkëta u vendos të jetë Drita, simbol i ndritjes që sot e tutje të popullit shqiptar nga errësira shekullore.

Përveç kryetar Lakçes dhanë njëkohësisht sumëra të mira të hollash dyzet-e-nëntë anëtarë nga më të flaktit, midis tyre vëllazërija Hr.Tërpo tre-qind franga, Vangjel Geçua-kryetari i shoqërisë më së parë së Bukureshtit më 1879-dyqind, Sotir Manua dy-qind, Anastas Raci një-qind-e-pesëdhjetë, vëllazërija Vasil Marko një-qind, Vasil Hr. Kosma Bermashi një-qind, Themistokli Geçua një-qind, Gavril Pema një-qind, si dhe dy atdhedashës të fisit Vreto- Gjergj Vreto dhe Kostandin Vreto-me kamje lëndore të vogël po me shpirt shqiptari të math, nga një dhuratë sicili.

Një gëzim dhe një fryme e re gjallëronjëse i-u hyri tashi për zemre gjithë atyre që ishin prganizuar në këtë shoqëri më-vete, mbledhjet ndiqnin njëra tjetrën, dhe dëshira më e parë e tyre ishte: të shtypen libra shqip, të shtypin libra shqip, të ndërtojnë  një shtypëshkronjë për të shtypur sa më parë libra shqip.  

(PJESA E PARË)

Filed Under: Featured Tagged With: i Shqiptarëve të Rumanisë, Lasgush Poradeci, Veprimi Kombëtar

Presidenti Trump-treguesit fantastikë

November 2, 2020 by dgreca

Presidenti Trump – treguesit fantastikë të rimkëmbjes ekonomike dhe sukseset e politikës së Jashtme-

Nga Klajd Kapinova-

Papunësia më e ulët tek amerikanët hispanikë-

Nën udhëheqjen e bisnesmenit dhe burrshtetit të suksesshëm Presidentit Donald J. Trump, komuniteti hispanik amerikan ka pësuar rritje në punësim dhe element të tjerë, brenda ekonomisë amerikane. Ata për një kohë të shkurtër, përjetuan një papunësi rekord të ulët në të gjithë historinë e SHBA-së e krahasuar për disa dekada.

Kështu në muajin gusht 2020, shkalla e papunësisë hispanike ra në shifren record 2.4%. Edhe më parë shkalla e papunësisë hispanike amerikane arriti disa nivele rekord në 2019, përfshirë rënien nën 4% për herë të parë në histori.

Nëse shikojmë grafikun e historisë së vitëve të mëparshme nën administratën Trump, del se të ardhurat mesatare në komunitetin e madh hispaniko amerikanë u rritën me 1,786 dollarë, gjatë vitit të parë në detyrë të Presidentit Trump.

Tre vjet më parë dhe më saktë në muajt e pare të vitit 2017, të ardhurat mesatare hispanike amerikane arritën shifrat më të lartat të regjistruara ndonjëherë në nivelin rekord 50,486 dollarë.

Që nga marrja e detyrës së kryetarit të shtetit bisnesmenit republikan Trump, pronësia e shtëpisë hispanike amerikane u rrit me më shumë se një përqind (46.3% në 47.4%).

Kur Trump merrej me perandorinë e bisnesit të tij dhe nuk ishte i përfshirë në politikë, gjithnjë në media kishte kritikuar marrëveshjen e mëparshme skandaloze tregtare, midis SHBA-Kanadasë dhe Meksikës (NAFTA).

Fati i mirë i popullit amerikan dhe Presidentit Trump e solli, që ai të marrë detyrën e kryetarit të shtetit amerikan, në kohën dhe momentin e duhur, për të bërë realitet idetë dhe shqetësimet e tij me synimin final, për të rritur krenarinë, prestigjin dhe vlerat e SHBA.

Kështu pa humbur kohë, Presidenti Trump rinegocioi marrëveshje më të lira dhe të drejta tregtare siç është USMCA (SHBA-Meksikë-Kanada).

Presidenti republikan i ka kritikuar vazhdimisht sistemin e socializmit dhe komunizmit, në disa shtete të Amerikës Latine, si: Venezuelë, Kubë dhe Nikaragua, shtete të cilat shtypin liritë dhe të drejta e njeriut, si armiqët krysorë të lirisë së popujve të tyre ispanjikë.

Falë presionit nga Presidenti Trump, mbi 50 vende të botës ndoqën udhëheqjen e Presidentit Trump, në njohjen e Juan Guaidó si udhëheqësi legjitim i Venezuelës, pas zgjedhjeve të zhvilluara atje, të cilat qeveria komuniste i manipuloi, duke marrë në tavolinë fitoren e pa votuar nga populli venezuelas.

Administrata Trump, ka rikthyer mbrapsht politikën skandaloze, globaliste, socialiste katastrofike të ish Presidentit B. Hysen Obamës, për afrimin me diktaturën komuniste të Kubës, e cila vazhdon të shtyp dhe burgos fjalën dhe dëshirat për lri dhe prosperitet të popullit kubanez prej 60 vitesh.

Obama, i cili vjen nga një familje me origjinë dhe histori të pastër komuniste dhe globaliste, për sa kohë ishte president i SHBA-së, zbuti politikën ndaj diktatorit Raul Kastro, i cili, sikurse vëllai i tij i madh Fidel Kastro, kanë burgosur me qindar dhe mijëra kubanez, kanë ushtruar sistematikisht gjenocid dhe bërë krime macabre kolektive dhe individuale prej shumë dekash ndaj popullit të varfër dhe të pafajshëm kubanez.

Djali i Hysenit, asnjëherë nuk i bëri presion politik dhe nuk i vuri asnjë kusht qeverisë mizore komuniste kubaneze, por përkundrazi si liberal dhe socialist bëri një vizitë në Kubëe u takua përzemërsisht me presidentin kriminel kubanez Raul Kastro, i cili, vijon të mbaj të shtypur popullin e tij, që kërkon liri dhe demokraci të vërtetë. 

Komuniteti më i madh kubanez është i vendosur në shtetin e Floridës dhe ata gjithnjë mbështesin kandidatët republikanë në zgjedhjet presidenciale. Në vitin 2016, Presidenti Trump fitoi zgjedhjet në shtetin portokalli.

Me udhëzimin e Presidentit Trump, Departamenti i Thesarit menjëherë ka vendosur sanksionet kundër zyrtarëve të lartë në regjimin e Nikaragua, për rolin e tyre në abuzimet e të drejtave të njeriut dhe minimin e demokracisë atje.

Presidenti e ka bërë të qartë se interesat amerikanë nuk përputhen me politikat socialkomuniste të dështuara kudo në botë.

Amerikanë aziatikët të Oqeanit Paqësor

Papunësia, nën drejtimin e administratës së Presidentit Trump për komunitetin aziatiko amerikanë ka arritur nivele të ulëta rekord.

Shkalla më e ulët e papunësisë rekord për aziatiko amerikanët ra në 2.1% në qershor të vitit 2019. I njëjti fenomen pozitv ndodhi edhe gjatë muajit gusht 2019, ku niveli aziatiko amerikanë i papunësisë ra në nivelin 1.3%.

E rëndsishme është të thuhet se amerikanët aziatik të Oqeanit Paqësor, janë përfituesit më të mëdhenj të ligjit historik të shkurtimeve të taksave dhe rritjes së vendeve të reja të punësimit, duke marrë një ulje mesatare taksash prej 2,560 dollarësh.

Presidenti Trump, ka punuar me nismën e Shtëpisë së Bardhë mbi aziatiko amerikanët dhe banorët e ishujve të Oqeanit Paqësor dhe Departamentin e Drejtësisë të SHBA, për të luftuar krimet e urrejtjes ndaj aziatiko amerikanëve, gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Po ashtu Trump, ka treguar gjithnjë një tolerancë zero, për diskriminimin dhe mbrojtjen e komunitetit aziatiko amerikanë, duke e kthyer atë në një përparësi kryesore.

Ai nënshkroi Ligjin për Nxitjen e Talentit Universitar, duke zhbllokuar burimet për arsimin bashkëkohorë në ligj, dhe ka riautorizuar në mënyrë të përhershme më shumë se 250 milion dollarë, në financime vjetore për institucionet, që shërbejnë pakica siç është programi AANAPISI (Instituti Shërbyes i Ishujve të Paqësorit), që regjistron gati gjysmën e të gjithë studentëve universitarë të APA-së në të gjithë vendin, veçanërisht duke u shërbyer atyre, që kanë të ardhura më të ulëta financiare.

Trump, nënshkroi Aktin e Njohjes së Shërbimit të Veteranëve Hmong, duke autorizuar varrimin në çdo varrezë të hapur kombëtare të veteranëve të Hmong, që luftuan për interesat kombëtare të SHBA-së, gjatë Luftës së Vietnamit, e cila zgjati për një kohë të gjatë.

Presidenti Trump nënshkroi Ligjin për Kongresin e Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore Kineze Amerikane (S1050; HR 2358) në ligj në vitin 2018. Ky ishtë një legjislacion dypartiak, i cili, është i përkushtuar për të njohur sakrificat dhe shërbimet e anëtarëve të shërbimit kinez amerikanë, për vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Trump miratoi ligje për kujdesin e fëmijëe amerikanë

Reformat historike të taksave të Presidentit dyfishuan kredinë e taksës së fëmijëve, duke përfituar gati 40 milion familje amerikane, me një mesatare prej mbi 2,200 dollarë në vitin 2019.

Miliona punëtorë morën shpërblime nga rritja e pagave dhe rritje të përfitimeve të beneficeve të punës, falë legjislacionit historik.

Në vitin tatimor 2019, gati 40 milion familje përfituan nga kredia e taksës së fëmijëve (CTC), duke marrë një përfitim mesatar prej 2,200 dollarë gjithsej kreditë prej 88 miliardë dollarësh.

Në vitin tatimor 2019, gati 6 milion familje përfituan nga kredia e taksave për fëmijën dhe kujdesin e varur (CDCTC), duke marrë një përfitim mesatar prej $551 kreditë totale prej $3 miliardë.

Presidenti, gjithashtu miratoi programin më të madh të pushimeve me pagesë për prindërit, duke u garantuar 12 javë leje, për të gjithë punonjësit federalë.

Ai ka nënshkruar në ligj zgjerimin më të madh ndonjëherë të Granteve të Bllokut të Kujdesit dhe Zhvillimit të Fëmijëve (CCDBG) për shtetet nga 3.9 dollarë në 5.8 miliardë dollarë.

Ky financim ndihmon familjet me të ardhura të ulëta dhe nga ana e tjetër listat e pritjes së kujdesit për fëmijë janë ulur shumë dhe janë eleminuar në shumë shtete.

Në të gjithë historine e presidentëve të SHBA Presidenti Trump bëhet Presidenti i parë, që përfshiu pushimet familjare me pagesë në buxhetin e tij.Ekonomia në rritje në periudhën Trump, ka çuar në më shumë mundësi dhe pagesa më të mëdha.

Për t’i ardhur në ndihmë amerikanëve që ai përfaqëson, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv, për të siguruar përmirësime kritike dhe ndihmuar në mbrojtjen e mirëqenies dhe rezultateve, për fëmijët në kujdesin familjar.

Trump është i vetmi president republikan që mbron të drejtat e LGBTQ

Qysh kur ishte kandidat Donald J. Trump ishte i nominuari i parë republikan, që përmendi të drejtat e LGBTQ në fjalën e tij të pranimit në Konventën Kombëtare Republikane 2016. Gjatë fjalës, Trump u zotua të mbrojë qytetarët LGBTQ.Administrata e tij e mbajti fjalë vazhdimisht, ku po mbron dhe respekton të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Ai u zotua të zbatojë urdhrin ekzekutiv 2014, që mbron të drejtat e komunitetit LGBTQ në vendin e punës.Ai nisi një fushatë globale për mbrojtjen e homoseksualitetit. Përpjekja u drejtua nga ish ambasadori amerikan në Gjermani dhe ndërmejetësi aktiv diplomati Ric Grenell antar i LGBTQ, i cili, luajti rol të madh, për normalizmin e marrëdhenieve tregtare midis Kosovës me popullsi 97% muslimane dhe Serbisë me popullsi ortodokse.

Ndërsa u zotua në Asamblenë e 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Trump dhe administrata e tij qëndrojnë në solidaritet me njerëzit LGBTQ, që jetojnë në vendet që dënojnë, burgosin ose ekzekutojnë individë, bazuar në orientimin e tyre seksual.

Vërejtjet e Presidentit në shtator të vitit 2019 para OKB-së, ishin hera e parë që një president i ShBA i shpreh hapur, duke venë theksin në dekriminalizimin, që u bëhet homoseksualitetit.

Gjithashtu ai ka marrë drejtimin për kujdesin në rritjen e mbështetjes për njerëzit që vuajnë nga HIV brenda dhe jashtë vendit.

Në buxhetin e tij për VF 2020, Trump mori një qëndrim të guximshëm, për të ulur në mënyrë agresive HIV/AIDS në Amerikë, duke siguruar 291 milion dollarë për Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Buxheti i Presidentit gjithashtu siguron 3.4 miliardë dollarë, për Planin e Emergjencës së Presidentit për Ndihmën e AIDS-it.

Administrata e republikanit populist Trump, nisi një program për të siguruar falas ilaçin parandalues të HIV për pacientët e pasiguruar.

Presidenti,emëroi Richard Grenell si Drejtorin e Përkohshëm të Inteligjencës Kombëtare. Duhet thënë, se në fillim Grenell ishte Sekretar i Kabinetit edhe pse ishte me prirje të hapura homoseksuale.

Sikurse dihet Grenell, më parë kishte shërbeu si Ambasador i SHBA-së në Berlin të Gjermanisë, i cili, kishte deklaruar hapur se ishte homoseksual dhe pa paragjykime u emërua si diplomat nga Presidenti i 45-të amerikan Donald J. Trump.

Presidenti Trump emëroi të nominuarin gjyqësor LGBTQ Patrick Bumatay në Gjykatën e Rrethit të 9-të të Apelit dhe Mary Roëland në Gjykatën e Qarkut të Illinois Verior. Të dy gjyqtarët u konfirmuan. Presidenti është Pro Jetës dhe po i palëkundur në vlerat humane për shenjtërinë e jetës, kundër abordit, që ka në programin e saj partia “demokratike” ultra e majtë amerikane e Obamës dhe Bidenit, Pelosit dhe Shumerit etj.

Në vitin 2020, Trump u bë presidenti i parë në të gjithë historinë e presidentëve të SHBA-së, që mori pjesë në Marshin e Madh Pro Jetën në Washington D.C.

Qysh kur mori detyrën, Presidenti dhe administrata e tij, kanë punuar për të ndaluar sulmin ndaj politikave pro-Jetës dhe kanë punuar për të promovuar shenjtërinë e jetës si një vlerë amerikane.

Ai ka ndërmarrë hapa të gjerë për të çmontuar Titullin X të Aktit të Shëndetit Publik dhe Shërbimit Njerëzor, i cili, do të parandalonte financimin e mëtejshëm të të gjitha programeve, ku aborti është një metodë antihumane e planifikimit familjar.

Administrata, rivendosi dhe zgjeroi politikën e qytetit të Meksikës, e cila mbron miliarda ndihma të huaja nga financimi i industrisë globale të abortit dhe avokatëve të saj.

Shkurt dhe saktë

Presidenti Trump fatmirësisht ndërpreu fondet për Fondin e Popullsisë së OKB-së.

Ai nënshkroi H.J Res. 43 në ligj, duke përmbysur rregulloren e epokës së Obamës, që ndalonte shtetet të zhvlerësojnë disa nga objektet e abortit, duke bashkuar Kongresin rreth ruajtjes së jetës.

Në vitin 2017, Administrata e republikanit Trump nisi strategjinë, për Përshpejtimi i Kontrollit Epidemik të HIV/AIDS (2017-2019), i cili, do të mbështesë përpjekjet në më shumë se 50 vende “për të siguruar qasjen në shërbimet e shpëtimit të jetës“.

Po në vitin 2017, Trump tha fonde të qëndrueshme për HIV/AIDS, kuprogramet e hartuara me kujdes janë ndër “përparësitë më të larta” në buxhet.

Kryetari i shtetit amerikan, mbështet Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve të Palindur, të Mundshëm për Dhimbje, i cili, do të parandalonte abortet afatgjata pas 20 javësh.

Ai gjithashtu lëshoi udhëzime, për të zbatuar kërkesën që dollarët e taksapaguesve të mos mbështesin mbulimin e abortit, në planin e shkëmbimit të Obamacare.

Komiteti Kombëtar Republikan dhe partitë zyrtare të shtetit Republikan në Arizona, Colorado, Florida, Georgia, Iowa, Illinois, Kentucky, Louisiana, Maine, Michigan, Minnesota, Montana, Nevada, Nebraska, Neë Hampshire, New Mexico, New York, North Carolina, Ohio, Pennsylvania, Virginia, and Wisconsin.

Sukseset e vitit 2018

Më shumë se 160,000.000 amerikanë sot janë të punësuar një shifër rekord  në historinë e SHBA-së.Presidenti Trump, ka krijuar më shumë se 7,5 milion vende pune prodhuese që nga zgjedhja e tij, dhe qysh nga marsi 2020 dhe deri në tetor 2020, janë hapur mbi 11,400.000 vende të reja pune dhe GDP (sipas burimeve zyrtare të pavarura)është rritur 33.1% më e larta në histornë e SHBA qysh nga viti 1952.

Rritja ekonomike gjatë vitit 2019 arriti në 4.2 përqind dhe shifrat e papunësisë kohët deri në shkurt të vitit 2020 arriti shifrën më të ulët prej 49 vitesh.

Të ardhurat mesatare të familjes, kanë arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Sipas komunitetëve,papunësia afrikano amerikane deri para ardhjes së sëmundjes pandemike të Covid 19, ka arritur nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.

Papunësia hispaniko amerikane dhe aziatiko amerikane është në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, kurse papunësia e grave kohët e fundit arriti nivelin më të ulët në 65 vjet.

Në grupin e moshave, papunësia e të rinjve kohët e fundit ka arritur nivelin më të ulët në gati gjysmë shekulli.

Me këtë ritëm ka shkuar edhe shkalla më e ulët e papunësisë e regjistruar ndonjëherë për amerikanët pa diplomë të shkollës së mesme.

Nën Administratën Trump, papunësia e veteranëve kohët e fundit arriti nivelin më të ulët në gati 20 vjet.

Element tjetër i përmirësimit të jetës amerikane është edhe fakti se pothuajse 3.9 milion amerikanë janë hequr nga pullat ushqimore që nga zgjedhjet.

Premtimi për punëtorët e Amerikës, ka rezultuar në punëdhënës, që angazhohen për të trajnuar më shumë se 4 milion amerikanë.

Presidenti Trump nënshkroi paketën më të madhe të uljes së taksave dhe reformave në histori. Pas shkurtimeve të taksave, mbi 300 miliardë dollarë u shpenzuan përsëri në SHBA vetëm në tremujorin e parë.

Si rezultat i faturës të taksave, bizneset e vogla pësuarn nivelin më të ulët të taksës margjinale në më shumë se 80 vjet.

Presidenti Trump ndihmoi të fitonte ofertën e SHBA për Lojërat Olimpike Verore 2028 në Los Anxhelos, si dhe ndihmoi të fitonte ofertën e bashkuar të tre shtetëve SHBA-Meksikë-Kanada për Kupën e Botës në vitin 2026.

Njeriu më famshëm i botës Presidenti Trump, ka aprovuar tubacionet Keystone XL dhe Dakota Access, duke eliminuar burokracinë, materialet e të cilave sigurohen ne vend. Ai krijoi mundësinë e lehtësimit të rregullave, për bankat e komunitetit dhe unionet e kreditit.

Administrata e tij siguroi mundësinë më të përballueshme të kujdesit shëndetësor, për amerikanët, përmes planeve shëndetësore të shoqatave dhe planeve afatshkurtra.

FDA miratoi barna gjenerike më të përballueshme se kurrë më parë në histori, dhe falë përpjekjeve të Presidentit, shumë kompani të barnave po ngrinë ose po përmbysin rritjen e planifikuar të çmimeve.

Administrata e stafit Trump, reformuam programin Medicare, për të ndaluar që spitalet të mbingarkonin të moshuarit me të ardhura të ulëta në ilaçet e tyre, duke kursyer të moshuarit qindra miliona dollarë vetëm këtë vit.

Presidenti, falë punës së palodhur siguroi 6 miliardë dollarë në fonde të reja, për të luftuar epideminë e opioidit.

Administrata e tij ka ulur recetat e dozave të larta të opioideve me 16 përqind, gjatë vitit të tij të parë në detyrë, ku nënshkroi Aktin e Zgjedhjeve të VA-së dhe Aktin e Përgjegjshmërisë së VA-së, shërbimet e telehealthit të zgjeruara të VA-së, klinikat shëtitëse dhe kujdesin urgjent parësor dhe të shëndetit mendor në të njëjtën ditë.

Rritja e eksportëve amerikane

Rritja e eksporteve amerikane të qymyrit me 60 përqind, ku, prodhimi i naftës në SHBA kohët e fundit arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, duke e radhitur SHBA-në në shtetin #1 në botë për prodhimin e energjisë.

Shtetet e Bashkuara sot janë një eksportues neto i gazit natyror, për herë të parë që nga viti 1957.

Suksesi më i madh i Presidentit Trump, është tërhiqja e menjëhershme e SHBA nga Marrëveshja Klimatike e Parisit, për vrasjen e vendeve të punës dhe kursyer biliona dollarë thesarit të shtetit.

Administrata anuloi planin e paligjshëm, anti-qymyr, i ashtuquajturi Plani i Energjisë së Pastër.

Modernizmi i ushtrisë dhe armatimeve amerikane

Kandidati dhe më pas Presidenti Trump bëri realitet premtimin e madh për modernizmin dhe rritjen e fuqisë ushtarake të SHBA-së sot në botë. Ai siguroi një shifër rekord 700 miliardë dollarë, për financimin ushtarak gjatë vitit të parë më 2018 dhe 716 miliardë dollarë të tjera në vitin 2019.

Falë këmnguljes së madhe të Presidentit Trump, aleatët ushtarakë të NATO-s po shpenzojnë 69 miliardë dollarë më shumë në mbrojtje që nga viti 2016.

Trump, premtoi dhe e bëri realitet procesi e filluar për ta bërë Forcën Hapësinore Amerikane si Degën e 6-të të Forcave të Armatosura të SHBA-së.

Politka e jashtme amerikane

SHBA u tërhoqën nga marrëveshja e tmerrshme dhe e njëanshme e Iranit e realizuar nga adminstrata globaliste anti amerikane Obama- Biden.

Një ndër sukseset më të mëdha është zhvendosja e Ambasadën e SHBA në kryeqytetin e lashtë të shtetit ebrej në Jeruzalem.

Mbrojtja e amerikanëve nga terroristët me Ndalimin e Udhëtimit, të gjashtë shteteve të mbështetura për fat të mirë nga Gjykata e Lartë.

Aadministrata Trump lëshoi Udhëzim Ekzekutiv, për të mbajtur të hapur Gjirin Guantanamo.

Presidenti amerikan arriti një marrëveshje përparimi me Bashkimin Europian, për të rritur eksportet e SHBA-së, si në tarifat të vendosura mbi çelikun dhe aluminin e huaj për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare.

Administrata Trump, fatmirësisht është në përfundim të Murit të Madh në kufi me Meksikën. Kështu republikanët amerikanë duan kufij të fortë dhe pa krime, kurse “demokratët” duan kufij të hapur, që është e barabartë me importimin e krimit masiv.

Filed Under: Featured Tagged With: Klajd Kapinova, te Presidentit trump, Treguesit fantasti

MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË GJERMANI

November 2, 2020 by dgreca

-RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR PËRMES MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË GJERMANI-

Rifat Hamiti pedagog, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, historinë e mësimit të gjuhës shqipe, ruajtjen e identitetit, kulturës dhe traditës shqiptare në Gjermani nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe. Me Rifat Hamitin bisedoi gazetari i Diellit Sokol  PAJA.

HISTORIA E MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE NË GJERMANI

Organizimi i mësimit plotësues në Gjermani daton që nga viti 1975, me shkollën e parë shqipe në qytetin Euskirchen (lexo Ojskirchen) Landi, apo siç thuhet në gjuhën shqipe Republikën  e Vestfalisë së Rajnës Veriore (NRË), me mësuesin Faik Mehmeti. Tani në këtë shkollë mësimin e mbanë mësuesja e vyeshme dhe e përkushtuar sa e si duhet, Etleva Mançe. Në vitet në vazhdim u hapen edhe disa shkolla të tjera, por jo edhe sa duhet,jo edhe në proporcion me numrin e fëmijëve shqiptarë, me që në atë kohë ky lloj mësimi mbahej në kuadër të marrëveshjes ndërshtetrore në mes të ish Jugosllavisë dhe Gjermanisë. Për këtë arsye shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe hapeshin shumë vështirë, sepse këtë e diktonte qëndrimi hegjemonist ndaj shqiptarëve i përfaqësive diplomatike të ish-Jugosllavisë. Atëkohë kuadrin arsimor me konkurs e përzgjidhte dhe emëronte, me mandat katërvjeçar, Komiteti për Arsim i Krahinës Autonome të Kosovës. Një kohë nga viti 1992 e deri në çlirimin e Kosovës, kuadrin arsimor, në vendet ku e finansojnë mësimin plotësues e zgjedhnin organet arsimore gjermane me ndërmjetsimin e KASH-it dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës. Vitet e fundit kuadrin arsimor, në republikat ku finansojnë këtë mësim e caktojnë ekskluzivisht organet arsimore gjermane, kurse në republikat tjera e zgjedhin perfaqesitë tona diplomatike në bashkëpunim me prindërit. Falë kërkesave të shumta të prindërve shqiptarë, me punë të „përkohëshme“ në Gjermani, te organet tona në Kosovë dhe te pala gjermane edhe pas  presionit të organeve gjermane te përfaqësitë diplomatike të ish Jug. në vitet 1985-86 u hapen edhe disa shkolla të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në disa qytete më të mëdha të Gjermanisë Federale. Shkolla me mësim plotësues në gjuhën shqipe në qytetin e Düsseldorfit u hap në vitin 1985, me mësuesin, tani të ndjerin, Pal Përgjokaj. Kontribut të madh në hapjen e shkollës me MP në Düsseldorf dhanë prindërit, por edhe Klubi i Shqiptarëve nga Jugosllavia Emin Duraku, i themeluar në vitin 1978, i cili klub ishte përherë në anën e kërkesave legjitime për Republikën e Kosovës dhe në konflikt të vazhdueshëm me Konsulatën ish Jug. në Düsseldorf. Unë erdha në Düsseldorf, në shtator, kurse punës ia fillova në tetor të vitit 1989. Mësimin shqip e gjeta të konsiliduar, por me një numër shumë të vogël të nxënësve, gjithsej 36. Arsyet ishin nga më të ndryshmet si objektive ashtu edhe subjektive. Pas një pune më intensive me prindërit dhe gjithë bashkatdhetarët në këtë qytet, pas një viti shkollor numri i nxënësve arriti  në 120.

DY MONOGRAFI PËR MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE

Shtimi i vazhdueshëm i numrit të nxënësve, në vitin shkollor 1993/94, kushtëzoi angazhimin për mbajtjen e mësimit edhe të mësueses Nexhmije Hamiti, në Düsseldorf dhe në shkollën e posahapur në qytetin e Neussit( lexo Nojsit), qytet afër Düsseldorfit. Deri në momentin kur ne u pensionuam, në mbarim të vitit shkollor 2016/17, kjo shkollë, si për nga numri i nxënësve, si për nga aktiviteti mësimor e jashtëmësimor ishte shkolla më e mëdhe jo vetëm në Gjermani, por edhe në gjithë mërgatën shqiptare. Për punën e vet kjo shkollë ka nxjerrë dy monografi. Të parën Horizontet e Diturisë“, me autor Nuhi Bytyçin e Rifat Hamiti me rastin e shënimit të 10 Vjetorit të punës arsimore të kësaj shkolle.Kjo ishte edhe momografia e parë në gjithë hapsirën e mërgatës shqiptare, e cila shërbeu si udhërrëfyese e hartimit të shumë monografive tjera të Shkollave shqipe në Gjermani e shtete tjera të Europës. Në vitin 2010, kjo shkollë nxorriedhe monografinë e dytë, me autor Çerkin Bytyçin „ Urë Atdheu“, e cila u promovua me rastin e shenimit të 25 Vjetorit të punës së kësaj shkolle. Vitet e mëpastajme të punës sonë (2010-17), kur edhe u pensionuam, e që në bankat shkollore lamë mbi 320 nxënës e nxënëse dhe Këshilla të Prindërve shumë aktiv e të përkushtuar për ta mbështetur e përkrahur Shkollën shqipe, me siguri do të botohen në një monografi të re, apo si aneks i monografisë ekzistuese. Në pension shkuam të lumtur që arritëm të lëmë si trashëgimtarë të punës edukativo-arsimore tri mësuese nga Shqipëria londineze.

KËSHILLI I ARSIMTARËVE SHQIPTARË

Shtimit të numrit të nxënësve në të gjitha shkollat ekzistuese dhe hapjes edhe të shumë shkollave tjera në gjithë Gjermaninë i kontribuoi sidomos formimi i Këshillit të Arsimtarëve Shqiptarë(KASH) Naim Frashëri në Gjermani, me 14.shtator të vitit 1990, hartimit te Statutit dhe regjistrimit të këtij këshilli tek Gjykata Ekonomike, në Düsseldorf, me që unë edhe u zgjodha për drejtimin e këtij institucioni për katër vitet e ardhme, si inicues i themelimit të tij së bashku me dy kolegët tjerë, Sami Thaçi e Sejdi Gashi. Me këtë akt juridik, mësimi plotësues shqip dhe Shkolla shqipe në Gjermani u shkëput nga tutola (mbikqyrja) e mësimit plotësues nga ish-Jugosllavia. Kjo datë merret edhe si datë e Pavarësimit të Shkollës shqipe në Gjermani. Themelimi i KASH-it ndikoi në shtimin e besimit dhe mbështetjes së mësuesve dhe Shkollës shqipe, në përgjithësi nga ana e bashkatdhetarëve. Deri në këtë kohë për mësuesit kishte ngapak paragjykime, se po dërgohen nga sistemi, si të rekrutuar, e në fakt nuk ishte ashtu, prandaj prindërit edhe hezitonin t’i dërgonin fëmijët në shkollën shqipe, pa përjashtuar edhe vetëdijen e ultë të tyre për rëndësinë e të mësuarit të gjuhës amtare. Themelimi i KASH-it ndikoi dukshën në hapjen e shkollave të reja dhe shtimit të numrit të nxënësve e rrjedhimisht edhe të mësuesve në gjithë Republikën Federale të Gjermanisë. KASH-i, që në fillim të punës së tij u mor me hartimin e planit dhe programit mësimor-kurrikulës dhe me përzgjedhjen e materialeve mësimore, nga tekstet e mësimit të rregullt në trojet shqiptare në Ballkan( Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni), meqë deri në këtë kohë ekzistonte vetën një tekst për mësimin plotësues, por në të cilin tekst nuk kishte asnjë njësi mësimore me përmbajtje kombëtare shqiptare. Objektiv në përzgjedhjen e materialit mësimor ishin njësitë mësimore me përmbajtje kombëtare, nga lëmi i gjuhës dhe letërsisë, historisë, gjeografisë dhe kulturës e traditës kombëtare, por të zhveshura nga ideologjia komuniste. Më vonë u hartuan një mori tekstesh nga ne vetë arsimtarët, në bashkëpunim me Dr. Shefik Osmanin nga Tirana dhe nga hartues të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria. U hartua edhe Abetarja e parë për nxënësit në mërgim, autorë të së cilës isha unë dhe dy mësuesit e lartëpërmendur dhe të cilën Abetare unë ua dërgova edhe mësuesve në Amerikë. Në vitin 1994 një plan dhe program, bazuar edhe në planin e mëparshëm u miratua një plan edhe nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës. Janë realizua edhe projekte tjera në hartimin e teksteve mësimore veq e veq nga shtetet tona, e tani eshtë në realizim e sipër Projekti i hartimit të teksteve të përbashkëta nga dy shtetet tona Sot ekziston një kurrikulë e përbashkët për të gjithë mësuesit në mësimin plotësues, e miratuar nga dy Ministritë e shteteve shqiptare, Shqipëri e Kosovë. KASH-i gjatë gjithë kohës luajti dhe vazhdon të luaj një rol të rëndësishëm në funksionimin e Shkollës shqipe, konsolidimit të saj, zgjërimit të rrjetit shkollor, shtimit të numrit të nxënësve, organizimit të aktiviteteve të shumta jashtëmësimore, unitetit dhe ngritjes pë kuadrit arsimor, madje edhe të vetdijësimit të prindërve për rolin dhe rëndësinë e Shkollës shqipe. Në vitet e paraçlirimit nga zgjedha sllave, KASH-i ishte organ profesional, që juridikisht ndërmjetsonte dhe koordinonte punët arsimore në mes të Organeve Arsimore të Gjermanisë dhe Ministrisë së Arsimit të Qeverisë së Përkohëshme të Republikës së Kosovës. Sot ai ka rol profesional dhe bashkëpunon ngushtë me Ministritë e Arsimit dhe ato të Mërgatës të të dy shteteve tona.

MËSIMI PLOTËSUES PËR TË GJITHA GJUHËT E MINORITETEVE

Mësimi plotësues për të gjitha gjuhët e minoriteteve, pra edhe për gjuhën shqipe, që nga fillimi e deri në vitet 1992/93 është organizuar në të gjitha Landet(Republikat) e Gjermanisë Federale.Vitet e fundit shteti Gjerman në shumë Republika (Lande) e ka suprimuar fare këtë lloj mësimi plotësues për të gjitha nacionalitetet, kurse dy Republika e kanë reduktuar dukshëm, duke u mundësuar pjesëmarrje në mësimin plotësues vetëm fëmijëve të klasëve 1-4. Për të mirë prin Republika e Ëestfalisë së Rajnes Veriore, me 18 milon banorë dhe me kryeqytet Düsseldorfin, e cila jo vetëm që i jep hapsirë të madhe këtij mësimi, përfshirjes së fëmijëve prej klasës së 1-10, por edhe e paguan kuadrin arsimor, e kontrollon, e mbikqyrë, i mundëson ngritje profesionale dhe e trajton si kuadër të vetin. Kohët e fundit po bëhen përpjekje për të konsoliduar sërish mësimi plotësues edhe në ato lande ku tanimë pala gjermane nuk organizon e as nuk finanson. Kontribut në këtë drejtim po japin Ministria e Arsimit,Shkencës e Teknologjisë, Ministria e Diasporës së Kosovës, Ministria e Arsimit e Shkencës së Shqipërisë, Përfaqësitë Diplomatike të Kosovës e Shqipërisë në Gjermani si dhe prindërit që jetojnë e veprojnë këtu. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Gjermani është pjesë integrale e Sistemit edukativo-arsimor të Republikës së Kosovës dhe i Republikës së Shqipërisë. Megjithatë baza materiale përcakton fatin dhe perspektivën e mësimit plotësues gjithandej ku vendet nikoqire nuk finansojnë mbajtjen e mësimit plotësues. Të gjithë e dimë se Kosova dhe Shqipëria në këtë moment i kanë mundësitë e kufizuara finansiare,

ASPEKTE DHE VEÇORI TË MËSIMIT  PLOTËSUES TË GJUHËS SHQIPE

Mësimi plotësues që vitet e fundit emërtohet mësimi i origjinës në të gjitha shkollat në Gjermani mbahet në orët e pasditës. Nxënësit pjesëmarrës në mësimin shqip, paradite ndjekin mësimin e rregullt në gjuhën gjermane, kursepasdite, njëherë në javë 3-5 orë marrin pjesë në mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Ndarja e nxënësve nëpër klasë bëhet kryesisht sipas parimit klasët 1-4 dhe 5-10, por edhe kombinime të tjera, varësisht nganumri i nxënësve, fleksibiliteti i mësuesit/mësueses dhe marrëveshjes me palën gjermane. Pra për secilin grup parashihen 3-5 orë mësimore. Siç shihet klasët janë shumë heterogjene, me nivele të ndryshme moshe, me aftësi të ndryshme psiko fizike, me  kompetencë të ndryshme gjuhësore etj. Ky heterogjinitet i nxënësve, kushtëzon edhe specifikën në procesin e mësimdhënies, kërkon një përgatitje të mirë didaktiko-metodike të kuadrit arsimor si  dhe një fleksibilitet të jashtzakonshëm të mësimdhënësit në raport me situatat mësimore dhe me çdo nxënës veq e veq. Në mësimin plotësues nxënësit nxënë njohuri nga gjuha, letërsia, historia e gjeografia  si dhe nga kultura e tradita gjithëkombëtare, duke i kushtuar rëndësi zhvillimit të kompetencës gjuhësore e të  formimit, forcimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar. Pas mbarimit të klasës së 10 nxënësit që marrin pjesë në mësimin plotësues i arrijnë në nivel të kënaqshëm qëllimet e lartëpërmendura. Në raport me moshatarët e vet në Atdhe, këta nxënës në lëmin e kompetencës  gjuhësore ndihen pak inferior, por jo edhe në kuptimin e formimit kombëtar. Ky nivel i njohjes së gjuhës nuk paraqet kurrëfarë problemi për komunikim normal e aq më pak për t’u integruar/riintegruar, në rast kthimi, në Atdheun e vet. Këta fëmijë, në raport me moshatarët e vet, që jetojnë këtu e që për arsyera të ndryshme nuk marrin pjesë në mësimin plotësues dallojnë si “nata me ditë“ në të gjitha aspektet, në atë gjuhësor, por edhe lidhjes emocionale me Atdheun e tyre.

PREJ PRINDËRVE KËRKOHET MË SHUMË

Duhet ta pranojmë se gjendja e mësimit plotësues në Gjermani, por edhe në gjithë diasporën shqiptare as përafërsisht nuk është në nivelin e duhur. Arsyet janë të ndryshme, nga ato objektive, deri te ato subjektive. Në bazë të konstatimeve, jo edhe aq të verifikuara përfshirja e nxënësve në mësimi plotësues, në Gjermani nuk e kalon kuotën  e 30%, në qytetet ku funksionon Shkolla shqipe, 10% në nivel të Republikës Federale Gjermane, kurse në planin global, pra gjithëpërfshirës, në mësimi plotësues  marrin pjesë 3-5% të fëmijëve. Siç shihet gjendja e mësimit të origjinës është shumë nën nivelin e dëshiruar. Nisur nga ky fakt na duhet një mobilizim shumë më i madh i të gjitha subjekteve tona: udhëheqësve të shteteve tona, udhëheqësve të  përfaqësive tona diplomatike, prindërve, madje edhe vetë kuadrit arsimor, që kjo gjedje të përmirësohet. Duhet bërë shumë më shumë punë, që sa më shumë, mundësisht të gjithë fëmijët të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe. Prindërit duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha në hapjen e shkollave shqipe, këmbëngulje në dërgimin e fëmijëve të vet në mësimin e gjuhës shqipe, edhe atëherë kur të dy prindërit janë në punë, të investojnë edhe materialisht, po qe nevoja, për kuadrin arsimor dhe në përgjithësi për shkollën shqipe. Me një fjalë, të vetdijësohen për rolin dhe rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe. Prindërit duhet shumë më shumë të investojnë në dërgimin e fëmijëve të tyre në Shkollën shqipe. Ata nuk duhet të kursejnë kohë as lekë për tua mundësuar fëmijëve të tyre mësimin e gjuhës shqipe. Në të kundërtën me vetëdije apo pa të ua vjedhin fëmijëve të tyre elementin kryesor identifikues, të qenit shqiptar/e. Fëmijët që zotrojnë gjuhën e Atdheut të të parëve të vet, nuk e dinë nga vinë, nuk dinë ku gjenden dhe kah duhet të shkojnë. Fëmijët shqiptarë pa njohuri në gjuhën e prejardhjes shumë më pak kanë interesim ta vizitojnë vendin e të parëve të tyre, shumë më pak e duan dhe do punojnë në të ardhmen për Atdheun. Madje unë e them dhe më pak dashuri do të shprehin edhe për vet prindërit e tyre. Me vullnet dhe vetëdije më të lartpër rolin dhe rëndësinë e të njohurit e gjuhës së Atdheut, gjuhës së prejardhjes dhe edhe me një sakrificë më të madhe të prindërve do të tejkaloheshin edhe ato vështirësi e pengesa objektive që i ka jeta e mergimtarit. Edhe qeveritë e të dy shteteve tona duhet të bëjnë shumë më shumë për mësimin e origjinës në mërgatë. Në radhë të parë duhet të arrijnë marrëveshje ndërshtetrore, me të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarët, për organizimin dhe legalizimin e mësimit të origjinës. Duhet të obligojnë përfaqësitë tona diplomatike dhe të ngarkuarit për arsim e kulturë të punojnë shumë më shumë në vënjen e kontakteve në radhë të parë me mërgatën dhe vetdijësimin e saj për rolit dhe rëndësisë e mësimi plotësues e pastaj edhe me organet vendore të arsimit. Përvoja e gjertanishme, sipas mendimit tim, lë shumë vend për të dëshiruar.

ROLI I VEÇANTË I MËSUESIT NË MËSIMIN E GJUHËS SHQIPE

Rol të veçantë në tërheqjen e fëmijëve në bangat shkollore ka edhe kuadri arsimor. Mësuesi/ja në mërgatë nuk është thjesht vetëm mësimdhënës, por shumë më shumë. Është mësimdhënës që duhet të jetë i përgatitur mirë në aspektin didaktiko-metodik. Të njoh dhe respektoj dallimet dialektike të fëmijëve, por edhe të prindërve në të folur dhe të punoj në zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës së unisuar shqipe. Për shkak të specifikave të mëdha të mësimit plotësues, mësuesi/ja duhet të jetë shumë fleksibil për sitruatat mësimore. Mësuesi/ja duhet të jetë i pajisur dhe aftësuar edhe në aspektin kulturor, mundësisht me njohuri në luajtjen e ndonjë instrumenti, i aftësuar dhe përkushtuar në organizimin e aktiviteteve të lira jashtmësimore, si kusht shumë i rëndësishëm në motivimin e fëmijëve për të marrë pjesë rregullisht në mësimin plotësues. Mėsuesi/ja duhet ta ketë të zhvilluar sensin e bashkëpunimit dhe komunikimit të sinqertë e me dashuri me prindërit e fëmijëve dhe me gjithë komunitetin shqiptar e atij rrethi. Dhe pavarësisht se kemi zyrtarët e përfaqësisve diplomatike, mësuesi/ja duhet të jetë, siç thuhet, ambasador pa protofol i pjesës së kombit që jeton e vepron në atë rreth.

Filed Under: Featured Tagged With: Gjermani, Rifat Hamiti, Sokol Paja

A është kjo“Vala e Dytë” e Covid-19?

November 2, 2020 by dgreca

Nga: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik */

Rritja aktuale e rasteve të korona-virusit në Shtetet e Bashkuara (SH.B.A.) dhe në shumë vende të botës, na kujton ngritjen e shifrave gjatë muajve te verës. Shifrat në rritje flasin për një kthim prapa, dhe na kujtojnë shfaqjen e krizës globale në pranverë, gjë që shkakton pyetjen se a mos është  fjala për “valën e dytë“ të Covid-19? Por, derisa, shumica e kontinentit Evropian është mes rritjeve të konsiderueshme të infeksioneve dhe valës së tyre të dytë, në SH.B.A., jemi akoma në valën e parë. Në një farë mënyre, përhapja e korona-virusit te ne, deri më tani ka qenë më shumë si një seri shpërthimesh sesa një valë. Pandemia Covid-19 në SHBA po prek zona të ndryshme në të gjithë vendin në mënyra të ndryshme në kohë të ndryshme. Nga fillimi, pjesë të vendit që përjetuan shpërthime të rënda gjatë pranverës, përjetuan një rimëkëmbje. Vende të tjera nuk kanë pasur shumë raste, dhe disa shtete vetëm tani po përjetojnë një rritje të Covid-19. Edhe në zonat që kanë raportuar rënie të numrit të infeksioneve dhe vdekjeve, shpërthime të lokalizuara dhe ngjarje “super përhapëse” – në të cilat një person i infektuar transmeton virusin te shumë të tjerë, në një tubim – vazhdojnë të ndodhin. Është gjithashtu e qartë se vendet ku njerëzit jetojnë ose punojnë së bashku, apo në afërsi të njëri tjetrit, kanë pas më shumë përhapje të korona-virusit.

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid-19:

Transmetimi themelor i virusit nuk ka ndryshuar. Mbetet lehtësisht i transmetueshëm dhe virusi do të depërtojë kudo që i jepet hapësirë, ​​për t’u zgjeruar, dhe do të gjejë njerëz që janë të ndjeshëm. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që janë të infektuar me COVID-19, janë më ngjitës 2-4 ditë para se të shfaqin simptoma, të cilat zakonisht fillojnë 4-5 pesë ditë pas ekspozimit. Me fjalë të tjera, është e sigurt të thuhet se do të ishte jashtëzakonisht e rrallë që dikush të transmetojë virusin më herët se dy ditë pas ekspozimit; megjithatë, në një moment pas kësaj, rreziku do të fillojë të rritet ndjeshëm. Përkundër 9 milion rasteve të konfirmuara në Sh.B.A, shumica e amerikanëve – deri në 90%, mbeten të prekshëm nga ky infeksion. Ne ende nuk e dimë nëse, dhe për sa kohë, njerëzit e infektuar dhe të rikuperuar nga Covid-19 do të jenë imunë ndaj një infeksioni tjetër. Tetë muaj pas pandemisë, njerëzit mund të jenë lodhur nga masat paraprake për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Duket se qëndrimet e relaksuara në lidhje me rreziqet me të cilat ende përballemi po shkaktojnë sëmurje të reja. Takimet shoqërore dhe familjare, ku njerëzit priren të harrojnë rrezikun nga kjo pandemi, kanë qenë nxitësi kryesor i rritjes aktuale të numrave. Ndërsa vazhdohet me rihapjen, njerëzit janë të etur të dalin dhe të rinisin aktivitetet e tyre, të rregullta e rutinë, qe i bënin para Covid 19. Duket se ka një vonesë midis ndryshimit të infektivitetit dhe shfaqjes së të dhënave mbi Covid-19 në një vend. Ne mund të mos shohin ndonjë efekt të tillë, si një rritje në numrin e rasteve Covid-19, ose hospitalizimeve, një javë apo edhe dy javë më vonë. Duket se do të duhet më shumë kohë, ndoshta disa javë, që efektet reale të shfaqen në të dhënat e nivelit të popullsisë. Kur një person është i ekspozuar ndaj korona-virusit, mund të duhen deri në dy javë para se të sëmuret dhe të kërkojë ndihmë nga mjeku, ku do të testohet dhe pastaj të numërohet në të dhënat aktuale. Duhet edhe më shumë kohë që njerëzit shtesë të sëmuren pasi të jenë ekspozuar ndaj atij personi, etj. Ka të ngjarë se disa cikle infeksioni mund të ndodhin para se të tregohet rritje e dukshme në të dhënat, të cila zyrtarët e shëndetit publik i përdorin për të ndjekur pandeminë.

Jemi te pozicionuar më mirë për të trajtuar valën e dytë:

Ndërsa parashikojmë vjeshtën dhe dimrin e stuhisë Covid-19, në shumë mënyra, ne jemi në një pozitë shumë më të mirë sesa ishim në shkurt dhe mars, kur u identifikuan rastet e para. Që nga ajo kohë, ne kemi mësuar shumë për korona-virusin. Ne e dimë se si përhapet virusi dhe dimë si të mbrohemi më mirë. Ne e dimë që mbajtja e maskave, praktika e mbajtjes së distancës shoqërore, dhe larja e duhur e duarve, mund të ndihmojnë në mënyrë të konsiderueshme në parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Ne, gjithashtu e dimë që mbrojtja e më të rrezikuarve midis nesh, të moshuarve dhe njerëzve me shëndet të komprometuar, është thelbësore për të mbajtur infeksionet nën kontroll. Për më tepër, ne kemi bërë përparime të mëdha në ngritjen e qendrave të testimit dhe krijimin e proceseve të gjurmimit të infektuarve, për të parandaluar shpërthime të reja. Përmirësimet dhe risitë në barnat terapeutike dhe ndërhyrjet mjekësore kanë ulur ndjeshëm ashpërsinë e sëmundjes dhe shkallën e vdekshmërisë. Me përmirësime të vazhdueshme në ilaçet për të luftuar infeksionet, ne do të vazhdojmë me përmirësime të dukshme.  Ndërsa vazhdojmë kërkimin tonë për një terapi më efektive dhe një vaksinë, ne mund të vazhdojmë të rihapim dhe të qëndrojmë të hapur në mënyrë të sigurt duke përdorur metodat e provuara që ndihmuan në ‘rrafshimin e kurbës’ në rajonet e goditura më herët gjatë vitit. Distanca social, shmangia e turmave, veçanërisht në ambiente të mbyllura, vazhdimi i përdorimit të maskave dhe mbulesave të fytyrës dhe larja e duarve, siç kemi bërë gjatë muajve të fundit, do të vazhdojnë të jenë siguria më e mirë për të na mbajtur të shëndetshëm-të japim kohe shkencës ne zbulimin e vaksinës, cila do të jetë fillimi i fundit për këtë pandemi-dhe kthim në normalitet për mbarë botën.

* Nënkryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës -VATRA

Filed Under: Politike Tagged With: a eshet kjo, Dr. Pashko R. Camaj, Vala e dyte e Covid-19

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT