• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2021

Thirrje shqiptarëve të Amerikës: Shpëtoni Shqipërinë nga pengmarrja!

April 8, 2021 by dgreca

NGA LISANDER HOXHA/

Të dashur atdhetar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

   Vendi ynë, edhe pse ka 30 vite i shkëputur nga regjimi gjakatar i Enver Hoxhës, vazhdon të jetë i vjedhur, i varfër dhe i marrë peng nga disa zagarë dhe zuzarë, të cilëve iu duket vetja ‘padron’ të së ardhmes së shqiptarëve. Keqqeverisjet kanë prodhuar drama familjare të pakonceptueshme prej asnjë populli tjetër europian. Sot, pas 30 vitesh, jemi akoma nën dilemën e ekzistencës ku familjet shqiptare nuk ia dalin dot të ushqehen, të kenë shëndetësi të denjë, arsim cilësor apo edhe të drejta themelore, si liria, prona, jeta etj. Jemi një vend pa drejtësi edhe pse kishte përpjekje serioze për të ribërë sistemin e korruptuar që mbante vendin në agoninë e pritjes së përjetshme. Jeta këtu të ofron shumë pak mundësi për të jetuar dhe punuar ndershmërisht dhe me dinjitet. Prandaj kemi eksode biblike të të rinjve, duke e shpopulluar Shqipërinë dhe shpresën për të ardhmen. Sot, demokracia në Shqipëri nuk përfaqësohet nga standarde dhe themele të qytetërimit, por përfaqësohet nga surretër batakçinjsh të paskrupult, të cilët, në marrëveshje korruptive me njëri-tjetrin, po e mbajnë vendin peng. Këtu nuk bëhen as zgjedhje të lira dhe as nuk na jepet mundësia të çlirohemi nga rrethi vicioz i Oligokracisë. Sot, nga dhjetë më të pasurit e vendit, nëntë prej tyre nuk kanë asnjë profesion apo zanat, përveç ‘hajnisë’. Pasuria publike është kthyer në një copë torte, e cila ndahet mes politikanëve gjobvënës dhe pseudo biznesmenëve, të cilët e faturojnë çdo punë publike disa dhjetra herë mbi vlerën reale. Këta ujqër të korruptuar kanë blerë çdo aset publik, media apo parti politike duke e lënë Shqipërinë nën mëshirën e tyre. Sot, shqiptarët janë të marrë peng me një thes mielli. Aq vlen jeta e një familëje të varfër në Dukagjin, Pukë, Tropojë, Mallakastër, apo edhe në Petrelë të Tiranës. Aq është ndihma ekonomike për të varfrit e vendit tonë. Aq vlerësohen njerëzit nga kupola e atyre që për vete shpenzojnë miliona dollarë në rimobilime banesash, zyrash apo garderobe. Sot, më shumë se kurrë, na mungon demokracia dhe standardet e shtetit ligjor. Sot po jetojmë në një shtet të padrejtë, ku politika investohet për të penguar drejtësinë dhe për pasojë pengmarrja vazhdon pa afat. Shqiptarët janë një popull pro Amerikan dhe pro Europian. Vlerat dhe traditat e popullit tonë janë skalitur nën diktatin e presioneve shekullore, pa të cilat ne nuk do ishim ata që jemi sot. Ndër më kryesoret, sipas meje, mbetet dashuria e popullit tonë për lirinë që është edhe thelbi i demokracisë. Kjo liri sot është e cunguar nga interesat korruptive të politikës së lidhur me krimin e organizuar dhe mungesës së drejtësisë. Këtë lëmsh e zgjidh vetëm demokracia funksionale. Unë besoj fort tek këto vlera dhe jam i bindur se edhe patriotët tanë pertej Atlantikut ndajnë të njëjtin qëndrim me mua. Ndaj sot, vëllezër është koha që t’i kthejmë atdheut tonë borxhin duke u investuar secili prej jush në lobimin më të madh shqiptar kundër korrupsionit dhe pengmarrjes së një grupi hajdutësh të paskrupult. Sot është koha që t’i japim një dorë Shqipërisë duke kërkuar për vendin tonë arritjen e të gjitha standardeve që shqiptarët meritojnë. Ndaj, besoj fort se faktori shqiptar në SHBA do të lobojë pranë administratës Biden, pranë Departamentit të Shtetit dhe kudo të munden që çështja shqiptare të jetë në fokusin e ditës. Pa një vëmendje të shtuar të SHBA-së ne kurrë nuk do të mund të çlirohemi nga pengmarrja e demokracisë. Kush e ndjen veten patriot, sot le ta marrë vesh se jemi në luftë dhe kërkohet kontributi i gjithësecilit prej nesh! Është koha e të rinjve, të cilët duan ta ndajnë përfundimisht Shqipërinë nga Oligokracia! Është koha që të luftojmë për një Shqipëri në Europë, e cila të mos bëjë dallim prej fqinjëve të saj në standarde dhe në nivel të demokracisë! Është koha që t’i kthejmë dinjitetin shqiptarëve dhe t’i çlirojmë nga uria! Është koha të besojmë se ne mund ta bëjmë këtë vend! 

Ndaj, thirrja ime për ju është të bashkoheni në aleancën më të madhe qytetare dhe patriotike kundër hordhisë së kusarëve! Të shpëtojmë atdheun nga korrupsioni që e la vendin të varfër, të vjedhur dhe në padrejtësi! Të lobojmë në të gjitha institucionet e partnerëve tanë ndërkombëtar që t’i kemi në krah në këtë përpjekje epike për të mbyllur tranzicionin 30 vjeçar të pazareve dhe padrejtësive! Ne e duam Shqipërinë dhe jemi krenar të punojmë për të!    

Filed Under: Politike Tagged With: Lisander Hoxha, shpetojeni, Shqiperia peng, Shqiptare et Amerikes

BRUKSELI-“Grand Gold Quality Award” për Stone Castle

April 8, 2021 by dgreca

Produktet StoneCastle shpërblehen me çmimin prestigjioz “Grand Gold Quality Award” nga Monde Selection, një nga Institutet kryesor ndërkombëtar në Bruksel i udhëhequr nga një panel prej 80 ekspertesh të pavarur/

        Veraria StoneCastle Vinetards & Winery, me kënaqësi ju njofton se iu ka ndarë çmimi i jashtëzakonshëm Grand Gold Quality Award për Verak 25 vjeçar dhe për Raki Rrushi e Rahovecit nga ana e Institutit prestigjioz për Cilësi “Monde Selection” në Bruksel.

         Ky çmim garanton se cilësia e produkteve është testuar dhe aprovuar nga juria profesionale nën procedurat rigoroze të vlerësimit dhe nën kritere strikte.

         Duke festuar përvojën 60 vjeçare, “Monde Selection” e ka vendosur veten si autoritet udhëheqës në vlerësimin e cilësisë së produkteve, duke u bazuar në parametrat organoleptikë dhe shkencor. Procesi i vlerësimit kryhet nga një juri ekspertësh, e cila përbëhet nga enologët e njohur ndërkombëtarisht, somelierë master, profesorët e enologjisë, inxhinieret e kimisë dhe kolumnistë të specializuar të shtypit. Për të garantuar një gjykim objektiv dhe gjithëpërfshirës, secilit prej anëtarëve të jurisë u kërkohet të plotësojnë në mënyrë të pavarur dhe pa disikutuar një formularë specifik vlerësimi, duke përfshirë deri në 30 parametra të vendosura në profilin e cilësisë së produktit. Në “Monde Selection”, vlerësimi shkon përtej degustimeve të rregullta, pasi që juria ndanë njohuritë dhe përvojën e tyre, ndërsa vlerëson me kujdes çdo produkt individualisht dhe pa bërë krahasime. 

      Situata aktuale globale me pandemi nuk e ndali StoneCastle në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë, gjë që dëshmoj edhe kësaj radhe me pranimin e çmimit prestigjioz që iu është ndarë në World Quality Selections, në mesin e më shumë se 3100 produkteve nga vendet e ndryshme të botës. Marrja e çmimit prestigjioz Monde Selection Quality Award është një arritje mahnitëse, si dhe një instrument i fuqishëm për të inkurajuar prodhuesit që të fitojnë edhe më shumë besimin e blerësve. 

       StoneCastle falënderon të gjithë klientët besnik, që besojnë në cilësinë e padiskutueshme të produkteve, tashmë të dëshmuar shumë herë në nivel botëror.(Stone Caste Staff )

Filed Under: Kronike Tagged With: Grand Gold Quality Award, StoneCastle

Kosovë-SHBA, përkushtim për marrëdhënie të shkëlqyera

April 7, 2021 by dgreca

-Ambasadori Amerikan Philip Kosnett uron Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani/

-Presidentja Osmani priti në takim Ambasadorin Amerikan Kosnett/

PRISHTINË, 7 Prill 2021-Gazeta DIELLI/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, priti të nakim Ambasadorin e Shtetetve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett.

Me këtë rast, Ambasadori Kosnett e uroi dhe njëherë Presidenten Osmani për marrjen e detyës, duke theksuar që ashtu siç Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-të, e njëjta vlenë dhe për SHBA-të dhe angazhimin e tyre karshi vendit tone, thekson njoftimi i dërguar sot nga Presidenca.

Duke folur për prioritetet dhe çështjet të cilat do t’i shtyej përpara Presidentja Osmani gjatë mandatit të saj, ajo theksoi që në përputhje me kompetencat kushtetuese, politika e jashtme, siguria, e forcimi tutje i shtetësisë do të jenë pamëdyshje në fokus të parë. Gjersa, theksoi tutje që do të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e vazhdueshëm të imazhit të vendit. Duke marrë parasysh situatën me pandeminë dhe nevojen për mobilizim ndër institucional për menaxhim të suksesshëm të saj, Presidentja Osmani pohoi që do të angazhohet për të ndihmuar në drejtim të sigurimit të vaksinave për qytetarët tanë. Ndërlidhur me çështjen e pandemisë, të dyja palët theksuan nevojen për respektim të plotë të masave të prezantuara të qëverisë, si mënyra më e sigurt dhe e duhur për të shpëtuar jetë.

Në takim, Presidentja Osmani po ashtu e siguroi Ambasadorin Kosnett që do të angazhohet në plotni që të krijojë një platform të mirëfilltë të dialogut me gjithë spektrin politik, duke cekur që në këtë drejtim theks të veçantë do t’i jap konsultimeve me opozitën si dhe përfshirjen e tyre aktive në çështje të interesit të veçantë për vendin.

Filed Under: Featured Tagged With: Kosnett-Osmani, SHBA-Kosove

SIGURIMI SHENDETESOR NE SHTETIN E NJU JORK-ut- INFORMOHU NE GJUHEN SHQIPE

April 7, 2021 by dgreca

Portali i shtetit të Nju Jorkut jep informata të dobishme në shqip për sigurimin shëndetsor për ata që nuk kanë mbulim, për ata që po e humbasin mbulimin nga punëdhënësi, dhe për shkak të ndryshimit të të ardhurave. Aty mund të gjeni nëse ju takon të merrni kompensim të papunësisë gjatë emergjencës së Koronavirusit, a llogaritet pagesa stimuluese në aplikimin për sigurim shëndetësor, te dhena per programet dhe planet shendetesore, kohëzgjatjen e afateve dhe periudhave të pagesave të kësteve me leverdi për ju. Departmenti i Shërbimeve Financiare ka nxjerrë udhëzues për individët që paguajnë këste të plota për sa i takon sigurimit shëndetësor. Disa nga pyetjet që hasen më shpesh po i rendisim më poshtë:

Çfarë duhet të bëj nëse kam humbur mbulimin e sigurimit shëndetësor të punëdhënësit tim apo nëse nuk mund ta përballoj “COBRA” të ofruar nga punëdhënësi im?

• Ju mund të keni të drejtë për ndihmë për të paguar mbulimin e sigurimit shëndetësor nëpërmjet “NY State of Health” ose mund të keni të drejtë për mbulim falas.

• Mos prisni për të aplikuar. Duhet të aplikoni brenda 60 ditëve nga humbja e mbulimit të sigurimit shëndetësor për t’u siguruar që jeni në gjendje të regjistroheni në mbulimin për këtë vit.

Çfarë duhet të bëj nëse të ardhurat e mia kanë ndryshuar dhe jam tashmë i regjistruar për mbulim të sigurimit shëndetësor nëpërmjet “NY State of Health”? A mund të marr më shumë ndihmë për të paguar mbulimin tim?

• Mund të keni të drejtë për të paguar mbulimin tuaj. Përditësoni llogarinë tuaj me të ardhurat tuaja të reja brenda 60 ditëve nga ndryshimi. Mund të kualifikoheni për më shumë ndihmë financiare që mund të ulë koston e mbulimit tuaj.

Kam marrë një pagesë nga Dekreti federal CARES Act (referuar përgjithësisht si një pagesë stimuluese). A llogaritet kjo shumë si e ardhur në aplikimin tim të “NY State of Health”?

• Jo. Pagesa stimuluese nuk llogaritet si e ardhur për ndonjë nga përdoruesit e “NY State of Health”. Përdoruesit përfitues do të marrin një pagesë të vetme nga Departamenti i Thesarit i Sh.B.A. Këto pagesa do të shpërndahen bazuar në një ligj të ri federal, njohur si Dekreti CARES Act, miratuar si përgjigje ndaj pandemisë së COVID-19. Përdoruesit përfitues do të marrin një pagesë të vetme prej $1,200 për çdo të rritur dhe $500 për çdo fëmijë.

Jam duke marrë nga shteti Pandemic Unemployment Compensation si shtesë së përfitimeve të rregullta të papunësisë time. A ta raportoj atë si të ardhur kur të aplikoj për sigurim shëndetësor nëpërmjet “NY State of Health?

• Kjo varet nga ju. Pandemic Unemployment Compensation së Pandemisë ($600 në javë) llogaritet si e ardhur për disa të regjistruar të “NY State of Health”, por jo për të tjerët.• Raportoni Kompensimin tuaj të Papunësisë së Pandemisë (Pandemic Unemployment Compensation) nëse:

• Nuk keni fëmijë* në shtëpinë tuaj DHE • Të ardhurat tuaja vjetor janë më shumë se $25,520 për një individ të vetëm ose $34,480 për një çift.• Mos e raportoni Kompensimin tuaj të Papunësisë së Pandemisë (Pandemic Unemployment) Mos e raportoni Kompensimin tuaj të Papunësisë së Pandemisë (Pandemic Unemployment Compensation) nëse:

• Keni fëmijë.* • Të ardhurat tuaja të pritshme vjetore janë më pak se $25,520 për një individ të vetëm ose $34,480 për një çift.• Nëse duhet të përditësoni aplikimin tuaj për të shtuar si të ardhur (Pandemic Unemployment Compensation, ndihmësit e “NY State of Health” dhe Shërbimi ndaj Klientit janë në dispozicion për t’ju ndihmuar të plotësoni apilikimin tuaj.

Po regjistrohem në Essential Plan (EP) dhe kam një këst $20 në muaj.

A duhet ta paguaj këstin tim të parë brenda 10 ditësh që të më fillojë mbulimi?

• Gjatë periudhës së emergjencës së Koronavirusit, planet shëndetësore do të mundësojnë një periudhë më të gjatë kohore për të bërë pagesën tuaj të parë. Duhet të flisni me planin shëndetësor ku jeni regjistruar.Po regjistrohem në një “Qualified Health Plan (QHP)”. A duhet ta paguaj këstin tim të parë brenda dhjetë ditësh që të më fillojë mbulimi?

• Po. Të gjithë të regjistruarit në QHP, përfshirë ata që paguajnë këstin e plotë dhe ata që marrin kredite paraprake tatimore të këstit (APTC), u kërkohet të bëjnë pagesën e tyre të parë të këstit në mënyrë që të fillojë mbulimi i tyre. Disa plane mund ta shtyjnë periudhën 10-ditore. Duhet të flisni me planin shëndetësor ku po regjistroheni.

Jam regjistruar tashmë në një plan “Qualified Health Plan” dhe po marr ndihmë për të paguar për mbulimin tim me APTC-të. Për sa kohë duhet t’i paguaj këstet e mia mujore?

• Gjatë periudhës së emergjencës së Koronavirusit, periudha kohore që duhet të paguani për mbulimin tuaj mujor, e quajtur “periudha e lehtësimit”, është zgjatur nga 90 ditë në 120 ditë. Nuk keni nevojë të demonstroni se keni probleme financiare për t’u kualifikuar për periudhën e zgjatur të lehtësimit. Fatura që merrni nga plani juaj shëndetësor do t’ju tregojë datat e pagesave.

• Nëse nuk paguani këstet gjatë periudhës së lehtësimit prej 120 ditësh, plani juaj shëndetësor mund të përfundojë mbulimin tuaj në ditën e 60-të të periudhës së lehtësimit dhe ju nuk do të keni mbulim për shërbime që keni marrë pas asaj date dhe mund të mos jeni në gjendje të merrni mbulim për pjesën e mbetur të vitit, përveç nëse keni një ngjarje kualifikuese jetësore.

Gjatë periudhës së emergjencës së Koronavirusit, planet shëndetësore do të mundësojnë një periudhë më të gjatë kohore për të bërë pagesën tuaj të parë. Duhet të flisni me planin shëndetësor ku jeni regjistruar.Po regjistrohem në një “Qualified Health Plan (QHP)”. A duhet ta paguaj këstin tim të parë brenda dhjetë ditësh që të më fillojë mbulimi?

• Po. Të gjithë të regjistruarit në QHP, përfshirë ata që paguajnë këstin e plotë dhe ata që marrin kredite paraprake tatimore të këstit (APTC), u kërkohet të bëjnë pagesën e tyre të parë të këstit në mënyrë që të fillojë mbulimi i tyre. Disa plane mund ta shtyjnë periudhën 10-ditore. Duhet të flisni me planin shëndetësor ku po regjistroheni.

Jam regjistruar tashmë në një “Qualified Health Plan” dhe po marr ndihmë për të paguar për mbulimin tim me APTC-të. Për sa kohë duhet t’i paguaj këstet?

– Nuk keni nevojë të demonstroni se keni probleme financiare për t’u kualifikuar për periudhën e zgjatur të lehtësimit. Fatura që merrni nga plani juaj shëndetësor do t’ju tregojë datat e pagesave. • Nëse nuk paguani këstet tuaja gjatë periudhës së lehtësimit prej 120 ditësh, plani juaj shëndetësor mund të përfundojë mbulimin tuaj në ditën e 60-të të periudhës së lehtësimit dhe nuk do të keni mbulim për shërbime që keni marrë pas asaj date dhe mund të mos jeni në gjendje të merrni mbulim për pjesën tjeter të vitit, përveç nëse keni një ngjarje kualifikuese jetësore që shkakton një Periudhë Speciale të Regjistrimit (SEP). • Nëse keni probleme të paguani për mbulimin tuaj, kontaktoni “NY State of Health” ose flisni me planin tuaj shëndetësor. Mund të ketë të tjera alternativa më të përballueshme për ju.

Filed Under: Politike Tagged With: New York State, Sigurimi shendetsor

OF POLITICS AND SCIENCE

April 7, 2021 by dgreca

by Rafaela Prifti/

The collision of medical science, political beliefs and public health policy – to the extent that one exists – is not a new topic. Politics and science often have been at odds. The confrontation resurfaced in a pronounced form in the pandemic era concerning various issues related to health and scientific data. The interplay between politics and science is a hotly debated issue and will likely get more heated in the US and around the world. It might lighten the mood to remember an anecdote about a member of Congress who told a scientist that was testifying at a hearing: “You got your science, I have mine!”

I write this because, in its essence, the recurring battle between politics and science may not be about either one of them but rather a mere manifestation of a deeply rooted human desire for power.  

History of science is riddled with denial and opposition that vary in nature and outcome but mostly fall in one or more categories associated with ideological, political, religious or scientific domains. Discoveries from evolution to gravity and so on have been initially objected to and objected by fellow scientists and science community before being embraced by society. The rise of policy reports issued by ideologically based think tanks and more scientific advancement coming on the horizon are bound to raise political questions with severe social implications. I asked Sulejman Rushiti, University Lecturer at State University of Tetova and former Minister of Education, Northern Republic of Macedonia, to explain how the public narrative of the issue takes shape. “In general, politics is regarded as sinister whereas science as inherently virtuous, therefore politicians are often viewed as malicious in contrast with a benign nature of scientists. Yet history offers plenty of exemptions in both categories,” he said. In his view, in the past as in the present, certain conditions meet at one point to fuel an extreme kind of polarization. “The Middle Ages is the best illustration of state and church opposition towards science. Fast forward to the present, when scientific advancement and political ambition clash in societies that have seen the rise of troubled personalities and inept individuals.” Mr. Rushiti argued that the politicization of science, particularly medical, has been particularly present in times of war. “One example is the notorious case of the Nazi doctors who performed horrible medical experiments violating ethics and human rights in the name of science and its advancement. They went a step further in justifying these atrocities based on some cultural constructs and man-made beliefs about race and social systems.” The convergence comes to surface once it is realized that the pursuit of knowledge in turn provides power. In politics, the love of power is a very strong motive. One of the best analysis of power as “the singular most powerful motive among human desires” is Bertrand Russell’s Nobel Prize acceptance speech in 1950. A British philosopher, mathematician, social critic, and political activist, Russell is considered to be one of the founders of analytic philosophy and one of the most important logicians in the 20th century. “Economic facts, population statistics, constitutional organization, and so on, are set forth minutely. If politics is to become scientific, and if the event is not to be constantly surprising, it is imperative that our political thinking should examine the springs of human action. What is the influence of hunger upon slogans? If one man offers you democracy and another offers you a bag of grain, at what stage of starvation will you prefer the grain to the vote?” asks Russell before setting out to give a presentation that should be, in my opinion, a recommended reading in school curricula.

Bertrand Russell argues that all human activity is prompted by desire. He decries the theory advanced by moralists purporting that it is possible to resist desire in the name of duty and principle. He does not deny that man actions stem from a sense of duty yet he looks further into it. His main theses is that “If you wish to know what men will do, you must know not only, or principally, their material circumstances, but rather the whole system of their desires with their relative strengths.”

To look at the comparison between scientists and politicians, Mr. Rushiti opined that “they are driven by their ambition, and capabilities, just as they are conditioned by their personal upbringing and education, yet they may rise above them.” Since he is a prolific theater director, he offered a literature reference that is both recognizable and influential. “Lets take the Faust legend as an example of the scientist driven by political ambitions who cuts a deal with Mephisto to drive away the passions of personal pleasures. Mephisto is the metaphor for a social system, patterns of behavior and collective norms that cultivate personal drive and individual success. On the other hand, Thomas Jefferson, is the case of a statesman with a mind of a scientist.”

Powered by a strong motive and shaped by their own capacities, strengths and shortcomings, scientists and politicians are led to actions which may be useful or pernicious. “In a manner of speaking,” Mr. Rushiti argued, “a politician and a scientist carry out experiments that have a direct impact on our lives or quality of life. So it is important to adhere to an ethical society based on accepted humane values as a premise for individuals that believe in something bigger than themselves. In the flip side, history provides plenty of examples of personalities whose mission has been to restrict freedom and object science.”

Across the world, the response of countries and leaders to the pandemic offered more evidence of the troubling relationship between politics and science. The controversies surrounding each one are likely to increase as pursuits in either field are fueled by powerful motives and actors. A reformer or a despot may be led to actions motivated by power, yet the nature of their actions depends upon the social system, their abilities and ethics.

Filed Under: Politike Tagged With: OF POLITICS AND SCIENCE, Rafaela Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 41
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT