• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2021

Kryeministri Kurti: Thesari kulturor e artistik i Prizrenit inspirim për “Zgjim me art”

October 31, 2021 by s p

Prizren, 30 tetor 2021

“Ju përgëzoj për qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij aktiviteti tradicional që sivjet po mbahet për të 19-ën herë me radhë. Por, për një artist që jeton në Prizren, besoj se nuk ka sesi të jetë ndryshe, sepse arti këtu të kaplon në shumë mënyra”, ka thënë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën përshëndetëse në Festivalin Ndërkombëtar “Zgjimi me Art”, që u mbajt në hapësirat e hamamit historik Gazi Mehmed Pasha, në Prizren.

Tema e sivjetme e këtij festivali të pikturës ishte “Zbulimi i motiveve turke në veshjet tradicionale”.

Teksa ka përgëzuar komunitetin artistik turk për organizimin e mrekullueshëm të festivalit, kryeministri Kurti ka theksuar se askund tjetër me një hapësirë kaq të vogël, nuk gjen kaq shumë kultura e kaq shumë gjuhë sikurse në Prizren.

Nga thesari kulturor e artistik i Prizrenit, besoj se është inspiruar edhe festivali “Zgjimi me art”, ka thënë ai.

Filed Under: Kulture Tagged With: Albin Kurti

“Takimet e Gjeçovit”, vihet gurthemeli i monumentit “Nëna e Zymit”

October 30, 2021 by s p

“Takimet e Gjeçovit”, vihet gurthemeli i monumentit “Nëna e Zymit”

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti: Bashkë me veprimtarin dhe autorin e njohur, Frrok Kristaj dhe me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukajn, në udhëkryqin e rrugëve, që mbajnë emrat e At Shtjefën Gjeçovit dhe artistes së madhe, Katarina Josipi, vendosëm gurthemelin e monumentit “Nëna e Zymit”/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

Zym, Prizren, 30 Tetor 2021/ Sot në Zym të Hasit, zonë kufitare e Kosovës me Shqipërinë në rajonin e Prizrenit, u mbajtën “Takimet e Gjeçovit”, në edicionin e 50-të jubilar të këtij manifestimi tradicional letrar, kulturor e shkencor, me pjesëmarrës nga të gjitha hapësirat e kombit dhe diaspora shqiptare.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të monumentit “Nëna e Zymit”, aktivitet ky i mbajtur në kuadër “Takimeve të Gjeçovit”.Në fjalën e rastit, kryeministri Kurti ka përshëndetur manifestimin jubilar dhe iniciativën për të nderuar në mënyrë të veçantë gruan shqiptare, një grua, siç ka thënë ai, të vendosur në histori nga ana e sakrificës së përditshme.”Kurrë nuk do të përfundojmë së nderuari dy figura të pafundme të mendimit: dëshmorin dhe gruan.E kemi si Norë të Kelmendit, si Shotë të Galicës, si grua të Jasharajve, e tashmë do ta kemi si Nëna e Zymit”, ka thënë kryeministri.Duke e cilësuar dashurinë e nënës si shprehje të përjetësisë për çdo ditë, ai ka thënë se ka kuptim të ekzistojë monumenti për të.”Ndoshta monumenti mund t’ia bëjë nderin dashurisë sublime, monument Nënës së Zymit, monument Nënës, për atë që është e që bën”, ka thënë kryeministri Kurti.Manifestimin “Takimet e Gjeçovit” e organizoi Klubi Letrar “Shtjefën Gjeçovi” në Zym në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit të Republikës së Kosovës.Sipas axhendës në ftesën e dërguar, pjesë e manifestimit është ora letrare “Anton Pashku” – me emrin shkrimtarit të lindur në fshatin Grazhdanik të Hasit të Thatë, afër Prizrenit, ku lexojnë 15 poetë nga viset etnike shqiptare.Në tre ekspozita prezantohen veprat letrare, shkencore e publicistike të autorëve hasianë, Llesh N. Biba nga kryeqyteti shqiptar Tirana me drugëdhendje dhe Luan Rr. Çoçaj nga Gjonaj – fshat i Hasit me eksponate etnografike.Para se të përmbyllen “Takimet e Gjeçovit” me programin kulturo-artistik të Ansamblit Etno-Kulturor “Katarina Josipi” të Zymit dhe me Mikpritjen Zymjane bëhet ndarja e katër çmimeve tradicionale: “Unaza e Katit (Katarina Josipit)”, Plaketa “Pena e Pjetër Bogdanit”, Plaketa “Pena e Shtjefën Gjeçovit” dhe Plaketa “Pena e Anton Pashkut”. “Takimet e Gjeçovit” mbahen çdo tetor. Në Zym të Hasit të Thatë, në 14 Tetor të vitit 1929, nga okupatorët serbë u vra prifti i devotshem, arkeologu, etnografi, shkrimtari, dramaturgu, speleologu, përkthyesi, pedagogu e atdhetari i spikatur Atë Shtjefën Konstantin Gjeçovi – Kryeziu, të cilin zymjanët e varrosën në oborrin e Kishës së Shën Prenës në fshatin Shëngjergj të Hasit. Kjo figurë poliedrike la mbi 75 vepra, duke filluar nga “Kanuni i Lekë Dukagjinit” (e mblodhi dhe e kodifikoi Gjeçovi), “Agimi i Gjydetnis”, “Trashegime thrrako-ilirijane” e shumë të tjera, prej të cilave deri më tash i janë botuar rreth 25. Në një nga “Takimet e Gjeçovit”, akademik Mark Krasniqi theksonte se “Zymi dhe në përgjithësi Hasi i kanë dhënë njerëz të mëdhenj kombit, kurse Gjeçovi, pas Ungjillit, në rend të ditës kishte çështjen kombëtare, duke marrë pjesë edhe vetë si luftëtar me armë në dorë në luftën e Vlorës më 1920”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Albin Kurti

THE GLOBE (1880) / JA PERSONALITETET E HUAJA QË KANË MARRË PJESË NË KOMITETIN EKZEKUTIV TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

October 30, 2021 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Tetor 2021

“The Globe” ka botuar, të martën e 4 majit 1880, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me personalitetet e huaja që kanë marrë pjesë asokohe në komitetin ekzekutiv të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : “Lidhja Shqiptare drejtohet nga një komitet ekzekutiv dhe duket se në mbledhjet e këtij komiteti marrin pjesë disa të huaj të njohur.La Gazette de Cologne (Gazeta e Këlnit) përmend në këtë numër majorin Saint-Clair, ish-udhëheqësin e kryengritjes në malet e Rodopit, polakun Malinowski, ish-major në shërbimin osman, një ish-oficer prusian të quajtur Sarro dhe disa italianë nga Reggio di Calabria.Trazirat nuk kanë gjasa të shtrihen te mirditorët, pasi princi Prenk Doda, i cili banon në Shkodër, duke iu dorëzuar trupës konsullore, i ka ndaluar krerët e fiseve të marrin pjesë në lëvizje.”

© Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/…/the-globe-1880-ja…/.

Filed Under: Politike Tagged With: Aurenc Bebja

AVOKAT ALEKSANDER MICI I BASHKOHET VATRËS

October 30, 2021 by s p

Dielli

Thirrje votuesve shqiptarëve: Dilni në votime më 2 Nëntor.

Avokat Aleksandër Mici kandidat për Këshillin Bashkiak të New Yorkut, iu bashkua Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Avokat Mici kandidon për Këshillin e Qytetit në Distriktin 13-të në zonën e Pelham Parkway, Morris Park, Pelham Bay, Throgs Neck Pelham Gardens Allerton, Williamsbridge dhe City Island. Në moshën 16 vjeçare mbërriti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1996 fitoi të drejtën për të studiuar në Fordham University dhe vendosi të fokusohet në dy degë Filozofi dhe Komunikim. Duke vazhduar më tej studimet e tija, hyri në Fordham University School of Law për të studiuar Juridik dhe me të mbaruar aty, filloi të punojë si avokat për Bashkinë e New York-ut. Përveç studimeve akademike, ka mbaruar edhe një konservator privat aktrimi i cili më dha mundësinë të merrte pjesë në disa TV show me famë botërore si: “The Blacklist”, ‟Person of Interest”, ‟Elementary”, ‟White Collar”, etj dhe një film të Hollywood me titullin “Dead Man Down”. Gjithashtu është “Black Belt” i gradës së tretë dhe instruktor në Tae Kwon Do, ka marrë vend të dytë në Gorvernors Cup dhe New York State Championship. Në skenën politike dhe angazhimin politik e qytetar, është e dyta herë që kandidon për post politik, një herë si NewYork State Senator dhe tani si anëtar i Këshillit Bashkiak për qytetin e New Yorkut. Avokat Mici u prit në Vatër nga kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha, editori i Diellit dhe Anëtari i Këshillit të Vatrës Dritan Haxhia. Ata i siguaruan mbështetje dhe u bënë thirrje edhe votuesve shqiptarë për të mbështetur patriotin dhe veprimtarin e komunitetit shqiptar në New York, Avokat Aleksander Micin.

Filed Under: Politike Tagged With: Aleksander Mici

VATRA FTON SHQIPTARËT NË DARKËN E FLAMURIT KOMBËTAR MË 28 NËNTOR 2021

October 30, 2021 by s p

Dielli

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra fton të gjithë patriotët shqiptarë në Amerikë, Kanada e kudo tjetër që të bashkohen për të festuar së bashku Festën e Flamurit Kombëtar me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në festën e sivjetshme të Flamurit Kombëtar, Vatra fton të gjitha shoqatat dhe organizatat shqiptare në Amerikë e Kanada, mediat shqiptare, bashkësitë fetare, bizneset shqiptare, bashkatdhetarët e spikatur, selitë diplomatike, organizatat e ndryshme dhe klubet patriotike e kulturore që të marrin pjesë në darkën e festës së Flamurit kombëtar që do të organizohet më 28 NËNTOR 2021 NË ORËN 6:00 PM në Restorantin: EASTWOOD MANOR:3371 EASTCHESTER RD, BRONX, NY 10469. Këngëtarët që do performojnë janë: Aranit Hoxha, Fahrije Zogaj, Barbana Dini, dhe Gëzim Nika “Mjeshter i Madh”. Hyrja për person kushton 100 Usd me të gjitha të përfshira dhe çdokush që dëshiron të vijë duhet të prenotojë te z.Anton Raja në numrin 646-594-4747 dhe z.Kujtim Funiqi në numrin 347- 723- 2112.

Filed Under: Opinion Tagged With: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT