• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2021

KRISTO FLOQI, KOHA DHE VEPRA E TIJ LETRARE

October 30, 2021 by s p

Prof. as. dr. Jonela Spaho, Dekane, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, rrëfen për gazetën ‟Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, studimin “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” ku paraqet jetën dhe veprën e gjërë të Kristo Floqit në politikë, media, jurisprudencë, kulturë, komedi, dramaturgji, poezi por fokusohet veçanërisht te veprimtaria e Kristo Floqit si Ministër i Arsimit, deputet i Dibrës dhe i Korçës dhe Këshilltar Shteti ku Floqi ishte një nga juristët më të shquar të kohës, sepse ishte organizues i drejtësisë shqiptare në Qeverinë e Ismail Qemalit, Kryetar i Gjykatës së parë në Shqipëri, botues dhe përkthyes i literaturës juridike në shqip. Me Prof. as. dr. Jonela Spahon bisedoi Editori i ‟Diellit” Sokol PAJA.

KRISTO FLOQI, NJË PERSONALITET POLIEDRIK

Kristo Floqi është një personalitet poliedrik, vepra e të cilit ngjall kureshtje dhe ngacmon çdo studiues të interesuar, veçmas, për periudhën e gjysmës së parë të shekullit XX. Edhe pse i diplomuar në fushën e jurisprudences, roli i tij si njeri aktiv në fushën e kulturës dhe mendimit shqiptar duhet çmuar, veçanërisht në kontekstin kohor si një nga lëvruesit sasiorë dhe cilësorë të gjinisë dramatike, vepra e të cilit u pëlqye dhe u receptua gjerësisht nga audienca e kohës, nëpërmjet vënies në skenë nga, pothuaj, të gjitha trupat e teatrove amatore të Shqipërisë në atë kohë, veçanërisht komedia e tij nëpërmjet së cilës ai u bë autori më prodhimtar dhe më popullor i periudhës. Horizonti i pritjes për komeditë e Kristo Floqit ka qenë më i ndjeshëm ndaj shfaqjeve në skenë të veprave të tij, sesa ndaj tyre si tekst letrar. Në këtë kuptim, është e përligjur vëmendja që mund t’i kushtohet dhe aspektit të pritjes, apo receptimit të veprës së tij nga publiku, nëpërmjet vënies së saj në skenë. Lidhur me figurën e Kristo Floqit është folur pak dhe kritika rrallë eshtë marrë me të, sepse për një kohë të gjatë, gati gjysëmshekullore, emri dhe vepra e tij u mbuluan  me heshtje dhe autori u anatemua dhe u përndoq.

KRISTO FLOQI NGA MINISTËR I ARSIMIT, DEPUTET I DIBRËS DHE I KORÇËS E KËSHILLTAR SHTETI

K.Floqi ka një aktivitet të dendur në fushën politike të gjysmës së parë të shekullit XX, si Ministër i Arsimit, deputet i Dibrës dhe i Korçës dhe Këshilltar Shteti. Ai ka qenë një nga juristët më të shquar të kohës, sepse është organizues i drejtësisë shqiptare në Qeverinë e Ismail Qemalit, Kryetar i Gjykatës së parë në Shqipëri, botues dhe përkthyes i literaturës juridike në shqip.Veçanërisht duhet përmendur aktiviteti i tij si patriot dhe publicist sepse ai ishte pjesëmarrës i rretheve patriotike për dëbimin e pushtuesve të huaj, delegat i Kongresit të Triestes, themelues i Federatës Panshqiptare “Vatra”, në Amerikë, bashkë me F.Nolin dhe F.Konicën dhe Komitetit ”Shqipëria e Re” në Milano, bashkë me Xh.Skiroin dhe K.Seremben. Gjithashtu, ai ka refuzuar në mënyrë të vendosur ndryshimin e sistemit qeverisës në Shqipëri; nga republikë në monarki, duke dalë hapur dhe i vetëm me fjalimet e tij ne parlament kundër shpalljes së Zogut si mbret i shqiptarëve.

KRISTO FLOQI SI BOTUES I MEDIAVE “DIELLI”, “AGIMI” E  “INDIPENDENCA SHQIPTARE”

Kristo Floqi është botues i së përjavshmes “Dielli” në Boston, “Zëri i popullit”, në Nju Jork, i të përmuajshmes “Agimi” në Shkodër, i gazetës “Indipendenca Shqiptare” në Tiranë etj. Por Kristo Floqi është dhe një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të periudhës  i cili shkroi dhe botoi rreth 20 komdi dhe farsa, tre drama, një tragjedi, ndërsa si poet ai u paraqit me vëllimet “Tingëllimat e zembrës”, ”Shkëndija ose antologji shkollore” dhe me poemat “Dëshmorët e Rilindjes” dhe “Shqyptarët”. Për të studiuar e pozicionuar më mirë veprën e tij dramaturgjike duhet ta shohim atë, së pari, në rrafshin e premisave historiko–letrare të zhvillimit të dramaturgjisë shqiptare, deri në gjysmën e parë të shekullit të XX. Në këtë periudhë dramaturgjia shqiptare, megjithëse nuk u zhvillua deri në atë masë që u zhvillua poezia dhe proza, njohu një zhvillim të ri. Në dramaturgjinë e kësaj periudhe u bënë përpjekje për krijimin e figurave artistike dhe karaktereve dramatike me botëkuptimin dhe prirjen realiste të pasqyrimit të realitetit historik dhe shoqëror, me gjithë notat e sentimentalizmit e melodramatizmit që e karakterizonin atë. Në suazën e zhvillimit të llojeve dramatike dallohet zhvillimi i komedisë, e cila ishte më e ndjeshme ndaj problemeve shoqërore. Në këtë periudhë (1912-1927), K.Floqi shkroi rreth 20 komedi dhe farsa, të cilat u botuan më vete, ose në organe të ndryshme të shtypit të kohës.

KRISTO FLOQI SI KOMEDIAN

Për analizimin e komedive të K.Floqit është e rëndësishme të vërehet tipologjia e llojit. Kështu, nëse do të flisnim për një tipologji të veprës së tij komike, duke u mbështetur dhe në përfundimet e studiuesve, mund të themi se në krijimtarinë komike të Kristo Floqit gjejmë dhe komedinë dhe farsën. Pas analizimit të përbërësve komikë, rezulton se pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij janë komedi, për nga problematika që trajtojnë, për nga mënyra si janë realizuar karakteret dhe situatat komike, apo mënyrës si janë strukturuar subjektet dhe ndërtuar kontradiktat komike. Ndërsa një pjesë e krijimtarisë komike janë farsa, pra vepra komike me një përmbajtje të lehtë që provokojnë gëzim dhe hare, për shkak të humorit që shndërrohet si qëllim në vetvete, situatave absurde, ngjarjet e pamundura, ekzagjerimi i vesit etj. Komeditë e K.Floqit patën një reagim pozitiv nga publiku, pasi ai vuri në qendër të tyre probleme të mprehta që shqetësonin shoqërinë e kohës kur ai i shkroi ato, apo probleme që kishin të bënin me aspekte të ndryshme të jetës familjare. Koha kur Kristo Floqi krijoi pjesën më të madhe të komedive dhe farsave të tij, përkoi me ndryshime të rëndësishme politiko-shoqërore. Për këtë arsye, një pjesë e komedive të tij kanë në fokus problematikën politiko-shoqërore. Si njohës dhe vrojtues i mirë i problemeve të realitetit shqiptar, duke parë nga afër problemet, prapaskenat dhe dështimet e disa qeverive ai satirizoi me guxim klika e personazhe negative, që po e çonin vendin drejt kaosit. Gama e problemeve që trajton ai, në komeditë e tij, është e gjerë dhe duket se autorit nuk i ka shpëtuar asnjë fenomen dhe dukuri negative. Ai preku probleme të rëndësishme që kishin të bënin me gjendjen e arsimit shqiptar, me sistemin gjyqësor, me financat dhe infrastrukturën e vendit. Në to veprojnë një galeri e tërë personazhesh që fillojnë që nga majat e pushtetit e shkojnë deri te njerëzit e thjeshtë, të cilët janë bartësit e veseve dhe deformimeve morale. Në këto komedi, me këtë problematikë, ai dënon paaftësinë në detyrë, akraballëkun, abuzimin me postin, lakminë për pushtet, pafytyrësinë, mënyrën jo të ndershme të përfitimit, korrupsionin etj. Komeditë e K.Floqit shquhen gjithashtu për mjeshtërinë e realizimit të gjuhës së personazheve, me anë të së cilës ai arrin t’i individualizojë ato. Gjuha e personazheve të tij është në përputhje me shtresën, mjedisin, botëkuptimin dhe kulturën që ata përfaqësojnë, pra me thelbin shoqëror të tyre. Shpesh, nëpërmjet gjuhës ai zbulon te personazhet injorancën, lakminë, pafytyrësinë, hipokrizinë dhe budallallëkun, duke shfrytëzuar me mjeshtëri mundësitë e frazës për të zbuluar kontradiktën komike dhe për t’u pozicionuar ideoemocionalisht.

KRISTO FLOQI SI DRAMATURG

Kristo Floqi shquhet po ashtu edhe si një nga autorët e mirënjohur të dramave të kësaj periudhe. Ai në dramat e tij do ta drejtonte vëmendjen tek problemet me të mprehta të kombit shqiptar, do të vinte në qendër të tyre dedikimin e shqiptarit ndaj idealit të lirisë, do të pasqyronte botën e  pasioneve të bashkatdhetarëve të tij dhe aftësinë e tyre për të përballuar sfidat më të mëdha në luftën për ekzistencë. Me mjeshtëri artistike, K.Floqi ka përhapur në dramat e tij aspiratat jetike dhe problemet e shpirtit dhe mentalitetit shqiptar, ka artikuluar anët më të ndërlikuara të problemeve ekzistenciale, me të cilat përballej populli në çastet e tij më dramatike. Duke pasqyruar, pikërisht këto probleme esenciale, të gjitha dramat e tij u bënë të pëlqyeshme dhe të mirëpritura nga publiku i kohës. Duke mos iu përmbajtur plotësisht të dhënave historike, autori ka ndjekur rrugën e dramaturgjisë së Rilindjes Kombëtare me subjektivizmin e ngjarjeve dhe me mitizimin e historisë, gjithnjë duke u nisur nga motive të pastra patriotie. Subjekti i këtyre dramave ndërtohet në mënyrë të thjeshtë, sipas parimit kronologjik. Ngjarjet ndjekin njëra – tjetrën në rendin e tyre kohor, por janë ndërtuar edhe sipas parimit shkak – pasojë. Autori parapëlqen, kryesisht prezantimin e personazhit kryesor që në fillim të veprës, nëpërmjet monologut dhe ndërkohë përgatit situatën për hyrjen në skenë të personazheve të tjera. Kësisoj, subjekti i ndërtuar si skema e marrëdhënieve midis personazheve, krijon një varësi të drejtpërdrejtë nga mënyra se si shfaqen personazhet në rrjedhën e veprimit dramatik dhe nga roli i tyre në zhvillimin e intrigës dramatike. Ndërtimi i subjekteve të tij është i ngjashëm me skemat e thjeshta të ndërtimit të subjektit të dramave me temë patriotiko – shoqërore të periudhës. Qëllimi dhe mesazhi kryesor i këtyre dramave ishte atdhedashuria, prandaj dhe rrjedha e shtjellimit të subjektit i është nënshtruar këtij mesazhi. Kristo Floqi nuk doli, me pak përjashtime, nga kuadri i ndërtimit të dramës shqiptare më këtë temë të periudhës në fjalë. Ndoshta ndërtimi i subjekteve, i veprimit dramatik dhe i situatave dramatike do të kërkonte forcë më të madhe realizimi artistik, për të shmangur një lloj shabllonizmi që vihet re jo vetëm në dramat e tij, por në gjithë dramat e periudhës. 

KRISTO FLOQI DHE KRIJIMET E TRAGJEDISË

Në krijimtarinë dramaturgjike të Κristo Floqit hyn dhe tragjedia “Pirro Neoptolemi”, me të cilën ai u bë lëvruesi i gjithë tipologjisë dramaturgjike në atë periudhë. Duke e vënë veçanërisht theksin mbi zbulimin e disa të vërtetave historike, ai është munduar në këtë tragjedi t’i qëndrojë sa më besnik historisë, duke u konsultuar me burime të hershme dhe duke bërë krahasime midis tyre. Ndryshe nga Rasini dhe Euripidi, që e përfundojnë tragjedinë me vrasjen e Pirros, Kristo Floqi e mbyll këtë tragjedi me vdekjen e Andromakës dhe Hermionës. Kjo tragjedi sjell skena të realizuara mbi mënyrën se si zhvillohet jeta në kushtet e mungesës së dashurisë respektive, kur ajo zëvendësohet me vese, kur ngec vetëdija dhe kur margjinalizohen çështjet ekzistenciale, deri në masën e vetmashtrimit. Fataliteti i heroinjve këtu shihet si pasojë jo e fatit, por e veprimeve njerëzore dhe e paaftësisë së tyre për t’i baraspeshuar pasionet me arsyen.

KRISTO FLOQI SI POET

Tiparet kryesore të stilit poetik të autorit, që shfaqen në këtë vëllim janë, lirizmi i thellë, psikologjizmi që buron prej tij, introspeksioni, sinqeriteti, shpërthimi i ndjenjës dhe përshkrimi. Lirizmi i thellë dhe depërtues që qëndis gjithë perlat dashurore të tij, krijohet prej faktit që kjo poezi është një lirikë, e pasur me konkretësinë e ndjenjës, dhimbjes dhe gëzimit të çastit. Lirika e tij mund të themi se është e varfër nga mendimi por është e pasur me alternim gjendjesh. Duke qënë në thelb një poezi me nota të theksuara autobiografike, por dhe një poezi e lokalizuar në një mjedis të caktuar shpirtëror dhe shoqëror, poezia e tij pasqyron në thelb qerthullin e ndjesive njerëzore që marrin spunto dhe ngacmohen nga shfaqje të ndryshme të natyrës dhe marrëdhënieve njerëzore, që në këtë vëllim janë specifikuar si marrëdhënie mes vajzës dhe djalit, të cilët si pjesë e një ambienti të caktuar, me guximin e tyre për të realizuar dashurinë dhe lumturinë që buron prej saj, sjellin notat e një emancipimi kulturor të trevës së cilës i përkiste autori. Në lirikën e Kristo Floqit vërehet dukshëm dhe ndikimi nga poezia popullore në mjetet stilistikore dhe në figuracionin popullor që përdoret dendur, sidomos në përshkrimin e portretit të vajzës.   

Filed Under: Featured Tagged With: Jonela Spaho

PARTITË E POPUJVE PAKICË – VLERË E JO DEFEKT I PLURALIZMIT POLITIK

October 30, 2021 by s p

Nail  Draga/

Nga formimi i tyre  dhe pjesëmarrja në zgjedhje lokale apo shtetërore partitë politike të popujve pakicë janë në sulm të vazhdueshëm nga partitë të vetquajtura qytetare, sepse iu sulmohet elektorati votues  përkatësisht kohezioni i tyre, duke u dobësuar me pasoja për eliminimin e tyre në skenën politike, ku skena politike në Mal të Zi, është dëshmi transparente e një konstatimi të tillë. Ndërsa e kundërta ndodhë në mjediset demokratike sepse partitë e popujve pakicë nga pushteti trajtohen si partner në avancimin e çështjeve kontestuese të popujve përkatës, që është në favor të pluralizmit politik dhe të barazisë qytetare e nacionale

Në mjediset me traditë demokratike diversiteti në skenën politike vler[ësohet  si vlerë e demokracisë parlamentare, ndërsa e kundërta ndodhë në vendet të cilat kanë qenë pjesë e ish kampit socialist në Evropën Juglindore, të cilat vuajnë nga sIndromi i monizmit edhe në pluralizëm. Pikërisht, një qasje e tillë në sajë të pabarazisë praktike shtetërore ka ndikuar që popujt e ndarë kanë formuar partitë e tyre politike, të cilat janë në mbrojtje të identitetit kombëtar të popullit përkatës. 

Lufta speciale kundër partive nacionale 

Në Mal të Zi çështja e pluralizmit politik  të pjesëtarët e popujve pakicë ka pasur defektet e veta, sepse ata nuk kanë trashëguar përvojë politike dhe kuadra të përgatitura për tu ballafaquar me sfidat e kohës. Pikërisht, nga një qasje e tillë në mungesë të infrastrukturës partiake partitë politike të popujve pakicë nga themelimi i tyre në vitin 1990 e më pas vazhdimisht janë ballafaquar  me vështirësitë funksionale, si nga anëtarësia e tyre por edhe nga ana e pushtetit. Përfaqësimi i popujve pakicë me përfaqësuesit e tyre autentikë nuk ishte sipas vullnetit të pushtetit, duke bërë çmos që të dëmtojnë kohezionin politik të elektorati votues shqiptar në Mal të Zi, i cili në zgjedhjet e para pluraliste(9.12.1990) mbeshteti në mënyrë plebishitare subjektin politik nacional(LDMZ). Pikërisht pas tyre zgjedhjeve e më pas të elektorati votues shqiptar filloi luhajtja e dekompozimi i tyre që u dëshmu në praktikë pas vitit 1998. Kemi të bëjmë me dekompozimin në nivel të pushtetit qendror, me ndarjën e DPS-it në dy pjesë që ishte në favor të demokracisë parlamentare, që ndikoj të elektorati votues shqiptar. Eshtë pikërisht kjo kohë kur pushteti filloi të veproi për të rikthyer “besimin” të elektorati i humbuir shqiptar duke u paraqitur si shpetimtar i tyre, por me retorikë pluraliste, duke mbeshtetur ish vazalët e pushtetit monist të cilët ishin  të përshtatshëm për pushtetin si në kohën e monizmit. Kësaj kategorie i janë bashkangjitur edhe karrieristët e ndryshëm dhe të tjerë për interesa të ndryshme personale, të cilët janë angazhuar për mbeshtetjen  nga elektorati votues në zgjedhje.

Nihilizmi nga injoranca politike

Në favor të këtij konstatimi nga 1998 e më pas qarkullon  një propagandë speciale me moton se nëse bëhët koalicion me partinë malazeze(DPS) atëher ma mirë  e votoj  vetë ate, se sa përmes partisë shqiptare e cila bën koalicion me te, e me pas  vota ime shkon atje. 

Deklaratat e tilla përhapën nga injorantët politikë, të cilët nënçmojnë subjektet nacionale dhe  si duket janë bërë pishman qe kanë votuar me herët partinë nacionale. Kësaj dukurie i japin iso ata të cilët janë pjesë e strukturave të pushtetit apo votojnë partitë malazeze. Ndikimi i tillë është më mundësi reale të personat e luhatshëm, sidomos të intrigantët të cilët iu besojnë premtimeve të qarqeve të ndryshme shtetëtore. 

Nuk ka dilemë  se çdo kush përgjigjet për votën e vet, por është e pahijshme të veprohet në këtë formë dhe të nxitët një propagandë e tillë! 

Kostumi sipas shijes personale

Sepse thënë ma qartë  çdo kush e vesh kostumin sipas shijes personale  e jo me kostumin qe ia servirë dikush tjetër. Dhe është pikërisht ai kostum qe e bën të dallohet  në atë mjedis. Por, nëse i dorëzohet partisë malazeze aty  ai është pjesë e tyre e jo e identitetit personal me kostumin e tij. Madje ata   mund ta akuzojnë se një kostum i tillë nuk është me ngjyra  sipas shijes së partisë së tyre. Andaj për të qendruar aty i patrazuar i duhet ose ti përshtatet rrethanave të reja apo të largohet  nga ai grupim politik.

Identiteti dhe partneriteti 

Nga dukuria e tillë del qartë se kemi të bëjmë me  dallimet konceptuale  identitare, sepse votimi i partisë nacionale, paraqet identitetin  kombëtar dhe  në vehte ka partneritetin, çështje e njohur në mjediset multinacionale e multikulturore.   Ndërsa votimi  i drejtpërdrejtë në partinë qytetare-malazeze  nuk kemi të bëjmë me partneritetin por humbjen e identitetit gjoja për kauzën qytetare, që është politikë përfide e pushtetit që shkon në drejtim të asimilimit politik të pakicave kombëtare.

Autoritarizmi  dëmton partinë politike

Në këtë refuzim politik dhe pakënaqësi nuk ka dilemë se rol negativ kanë pasur  udhëheqësit e partive politike nacionale të shqiptarëve, të cilët me qendrimin e tyre autoritar  dhe  atavizmin politik, kanë ndikuar në demoralizimin e elektoratit votues për tu distancuar dhe mos i votuar, apo votuar partitë tjera. Por, duhet të themi se jo çdo individ në kuadër të partisë nacionale lufton kundër dukurisë së asimilimit  politik, sepse në pyetje janë interesat personale apo të klanëve të ndryshme, që nën maskën e angazhimit politik  realizojnë përfitimet e tyre.

Mbrojtja e identitetit  sfidon asimilimin politik

Pa marrë parasysh rrethanat shoqërore  elektorati votues shqiptar duhet të mbeshtesë subjektët nacionale  nëse duan të sfidojnë asimilimin politik,  sepse  çdo gjë mbetën në vetëdijen e ndërgjegjën tyre, në mbrojtje të identitetit kombëtar, sepse partitë nacionale janë vlerë në mozaikun e skenës politike të çdo mjedisi, duke kriuar raporte të parneritetit në favor të avancimit të pozitës dhe statusit të tyre politik.

Në këtë aspekt në Mal të Zi mbetët shumë për tu bërë, ku duhet të eliminohet mentaliteti  i monizmit, duke i trajtuar partitë nacionale të popujve pakicë si partner në skenën politike e qeverisje  e jo duke ndikuar në dobësimin e tyre përkatësisht  të elektorati  votues shqiptar në këtë mjedis.                                                                                                                

(Tetor 2020)

Filed Under: Komente Tagged With: Nail Draga

Planifikimi i buxhetit të Kosovës edhe për Luginë duhet përshëndetur

October 30, 2021 by s p

Shkruan:Refik HASANI 

Sot, kabineti qeveritar i Republikës së Kosovës ka miratuar, projektbuxhetin për vitin 2022, e në të cilin është planifikuar edhe vija buxhetor për krahinën shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.  Duhet përshëndetur, që  për herë të parë kemi që nga viti 1999, që është buxhetuar me mbështetje për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, në shumë prej 2 milionë euro.Kujtoj që Qeveria Kurti I, për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ndau gjysmë miloni euro e tani ka parapar edhe vij buxhetore të rregullt që ishte domosdoshmëri e kohës.Edhe në takimin e pērbashkēt të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës do të duhej miratuar projekte e investime  për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Është domosdoshmëri  që edhe një konferencë e donatorëve të mbahet për këtë krahinë dhe të ndahen mjete për formimin e një Universiteti publik në Gjuhën shqipe, por dhe në Arsimin shqip gjitha nivelet, mbulimin e aktiviteteve dhe manifestimet kulturore, Rini dhe Sport, në Monumente të Trashigimisë kulturoro-historike  furnizim më libra, në media të shkruara dhe lektronike, e të ngjashme, etj.Jo vetëm Qeveria Kosovës, por mjete të rregullta buxhetore do të duhej të ndan edhe qeveria e Shqipërisë  për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Refik Hasani

SHBA – KINA: TAIVANI DHE RREZIQET E PASHIKUARA

October 30, 2021 by s p

Nga GIUSEPPE SARCINA/


Dalja e prerë e Joe Biden-it mbi Taivanin ka shkaktuar kundërveprimin e ashpër të Pekinit, por ka befasuar edhe politikën amerikane dhe bashkësinë ndërkombëtare. Të enjten në mbrëmje presidenti mori pjesë në një takim me publikun, t’organizuar nga CNN në Baltimorë. Tema kryesore ishte veprimi ekonomik, në vështirësi në Kongres. Por mjaftoi pyetja e një studenti të Connecticut për të urdhëruar titujt e hapjeve të mediave amerikane. “President, çfarë do të bënit nëse Kina do të sulmonte Taivanin? A do të urdhëronit një veprim ushtarak?” Biden-i u përgjigj dy herë “po”, duke shpieguar: “Kemi marrë një zotim të shenjtë për të mbrojtur Taivanin”. Vjen e natyrshme pyetja nëse udhëheqësi amerikan e bëri këtë deklaratë qëllimisht apo, thjesht, qe një gabim, një rrëshqitje komunikimi. Anojmë më shumë në këtë hamëndjen e fundit, edhe sepse pikërisht dje më parë Shtëpia e Bardhë e më pas Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u nxituan t’i hiqnin nervin fjalëve të Biden-it: “Qëndrimi i ynë mbi Taivanin nuk është ndryshuar. Jemi për status quo”. Pastaj është brendia. Kjo Administratë e ka bërë marrëdhënien me Kinën një element përcaktues jo vetëm për politikën e jashtëme, por edhe për përcaktimin e vetë identitetit politik të brëndshëm, të vetë “misionit historik”. Amerika duhet të zbatojë reforma rrënjësore për të mbajtur hapin me kundërshtarin e madh aziatik. Në këtë kuadër futet “dosieri Taivan”, për dhjetëvjeçarë një vullkan i shuar në barazpeshat botërore: kushti ideal për të gjithë presidentët amerikanë, përfshirë edhe këtë të sotmin. Por Biden-i duhet të bëjë llogaritë me synimet e planet e Xi Jinping-ut. Presidenti kinez është i vendosur t’a risjellë Ishullin rebel nën zotërimin e Pekinit. Washingtoni është në siklet e ky siklet dalngadalë po shndërrohet në vështirësi politike. Në këto nëntë muaj Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit janë orvatur të bindin presidentin kinez për të hapur një bisedim të përgjithshëm, për të vërtetuar, qoftë edhe nëpërmjet mënjanimit të argumentave, se mbi çfarë temash mund të ketë një marrëveshje. Lista është e gjatë: ndryshimet klimatike, pandemia, cyber security, terrorizmi ndërkombëtar. Por shenjat janë kundërthënëse. Nga një anë (15 shtator) amerikanët lajmërojnë një marrëveshje edhe ushtarake me Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar (Aukus). Nga ana tjetër (22 shtator) Biden-i shfaqet në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara e deklaron solemnisht se ”nuk don një luftë të ftohtë me Pekinin”. Në ditët e para të tetorit Xi Jinping-u dërgon 156 aeroplanë gjuajtës për të mbikqyrur hapësirën ajrore ngjitur me Taivanin. Dhe ja pardje, me daljen e Biden-it dhe fjalën në Kongres të Nicolas Burns-it, i emëruar ambasador në Pekin. Burns-i tha se duhet t’i jepet “mbulesë bërthamore Taivanit”, duke shtuar se Kina “është rreziku numër një” për Amerikën. Problemi i vërtetë është se qëndrimi tradicional i Shteteve të Bashkuara mbi dosierin Taivan – Kinë mbështetet mbi baza historike tashmë të tejkaluara. SHBA kanë njohur Republikën popullore kineze më 1979. Në të njëjtin vit lindi “doktrina e dykuptimësisë strategjike”, e ngulitur në një ligj që parashikon, veç të tjerave, furnizimet me armë e mbrojtjen e Ishullit. Strategjia e Xi jinping-ut ve në krizë këtë skemë, sepse, së fundi detyron Washingtonin të zgjedhë ndërmjet mbrojtjes së Taivanit dhe luftës pak a shumë “të ftohtë” me Kinën. Në Baltimorë presidenti amerikan qe i “prerë”. Por ekonomia, politika dhe udhëheqja ushtarake nuk janë të thukët. Taipei është sigurisht themelor për sistemin prodhues. Me koreanët e Samsungut është furnizuesi kryesor i gjysëmpërçuesve, thelbësorë për zbatimet elektronike të përdorura nga industritë kryesore të kompiuterëve e të automobilëve. Veç asaj Taivani është tregu i dhjetë për eksportimet e SHBA. Megjithatë është e pamendueshme për ndërmarrjet amerikane të heqin dorë nga gjithshka përfaqëson Kina, në terma tregu dhe shpërnguljeje të prodhimit. Lobet industrialë, pra mbrojnë gjëndjen e tanishme e sigurisht nuk kanë çmuar përgjigjen e Biden-it. Shumë të matur edhe gjeneralët e Pentagonit, qoftë duke ruajtur gadishmërinë në bazat e zonës, në Okinava e në Guam. Një shtysë e ndryshme vjen nga Kongresi, ku po rritet rryma që kërkon të thyejë dykuptimësinë, duke përfunduar një traktat të vërtetë ekonomik me Taivanin, duke përforcuar edhe praninë ushtarake. Gjithshka e përmbajtur në një projekt-ligj të paraqitur në 25 mars 2021 nga senatori republikan Marco Rubio, i vështruar me interes nga disa demokratë, si senatori Ed Markey. Ky rrjeshtim mëton të përfaqësojë shumicën e opinionit publik dhe përmend në vzhdimësi hulumtimin e kryer në gusht nga Chicago Council on Global Affairs që, për të parën herë, shënon se shumica e amerikanëve (52 %) është në dobi të një veprimi t’armatosur për të mbrojtur Taivanin. Por pëvoja na mëson të mos u besojmë zbulimeve të përcjella në të ftohtë. Humoret, kundërveprimet mund të ndryshojnë me shpejtësi kur lufta bëhet e vërtetë.
“Corriere della Sera”, 22 tetor 2021 Perktheu: Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika

Institucionalizimi i Gjuhës Shqipe nëpërmjet Kongresit Arsimor të Lushnjes

October 30, 2021 by s p

Dr. Etleva LALA

Eötvös Loránd Tudományegyetem (Universiteti ELTE)

Programi i Albanologjisë, Budapest, Hungari

(PJESA E TRETË)

Fjalëskajet (terminologjika teknike) që do përdoreshin në të gjitha shkolla shqiptare dhe që shumica përdoren edhe sot e kësaj dite në sistemin arsimor shqiptar, u përcaktua gjithashtu në Kongresin Arsimor të Lushnjës, duke vendosur kështu themelete përbashkëta për ndërtimin e gjithë sistemit arsimor në trojet shqiptare. Shumë nga këto terma kanë ndryshuar paksa, por interesant është fakti që shumica e tyre janë të dallueshme edhe sot si terma të përditshme që përdoren gjerësisht në shkollat shqiptare.

Më poshtë po japim versionin në të cilin këto terma u publikuan dhe u përhapën në të gjithë shkollat shqiptare nga revista Kumtari Arsimuer që botohej prej Këshilli t’Epêr Arsimuer në Tiranë, që nga marsi i vitit 1921.[1]Ajo që tërheq vëmendjen në këtë botim është versioni frengjisht e disa herë edhe ai gjermanisht, që jepet përbri këtyre skajeve, siç i quajnë në këtë botim termat teknikë, ndërkohë që në protokollet e mbajtura në vetë Kongresin Arsimor të Lushnjës, fjalëskajet kanë përbri versionin latinisht të tyre dhe jo atë frëngjisht. Përveç kësaj në tre numrat e Kumtarit Arsimuer të vitit 1921 jepen gjithsej 219 terma, numri ky i konsideruar si zyrtar, por disa nga termat që janë dhënë në protokollet e Kongresit Arsimor mungojnë këtu, siç janë p.sh. rasat, gjë që të bën të mendosh se numri i saktë i fjalëskajeve nuk është saktësisht 219, por më i madh.

Sidoqoftë, po prezantoj në fillim fjalëskajet siç gjenden tek Kumtari Arsimuer dhe pastaj siç gjenden në disa nga protokollet e Kongresit Arsimor të Lushnjës e që sot ruhen në Arkivin e Muzeut të Kongresit Arsimor të Lushnjës.[2]

Vendime mâ të rândësishme të Kongresit Arsimuer të Lushnjes të mbajtun mbë 15.VIII.1920

Në mbledhje të IIItë mbë 16.VIII.1920 ndën Kryesi të z. A. Xhuvanit u-bisedue përmbi skajet teknike e u-vendos pranimi i ktyneve:

  1. fjali-ja: proposition
  2. tingull-i:           son
  3. zânore-ja: vocale
  4. bashktingllore-ja: consonne
  5. dyzânuer-ori: diphtongue
  6. germë-a: lettre
  7. shkroje-a: maniére d’êcrire, grafia (it.)
  8. asjetër: neutre
  9. i shquem: déterminé
  10. i pashquem: indéterminé
  11. shkalla pohore: positif
  12. shkalla krahasore: comparatif
  13. shkalla sipërore: superlatif
  14. përemën vehtuer: pronom personnel
  15. përemën pronuer: pronom possessif
  16. përemën lidhuer: pronom rélatif
  17. përemën pyetës: pronom interrogatif
  18. përemën i pakufishëm; pronom indéfini
  19. folje-a: verbe
  20. veprore: actif
  21. pësore: passif
  22. kaluese:  transitif
  23. skaluese: intransitif
  24. pavehtore:  impersonnel
  25. mënyrë-a: mode
  26.  dëftore: indikatif
  27. lidhore: subjonetif (!)
  28. urdhënore: impératif
  29. dishrore: optativum
  30. kushtore: conditionnel
  31. habitore: admirativum
  32. paskâjore: infinitif
  33. pjesore: particip
  34. përcjellore: gérundif
  35. kohë-a: temps
  36. e tashme: présent
  37. e pakryeme: imparfait
  38. e kryeme: perfectum (kam punuem)
  39. e kryeme e plotë: plus-que-parfait (kishjem punuem)
  40. te kryeme e tejshkueme: passé antérieur (pata punuem)
  41. e ardhshme e tashme: futur simple
  42. e ardhshme e përparshme: futur antérieur
  43. rrâjë-a: racine
  44. mbaresë-a: terminaison
  45. parashtrim-i: préfix
  46. prapashtim-i: suffix
  47. ndajfolje-a: adverbe
  48. ndajfolje vendi: adverbe de lieu
  49. ndajfolje kohe: adverbe temps
  50. ndajfolje mënyre: adverbe mode
  51. ndajfolje sasije: adverbe quantité
  52. ndajfolje pohi: affirmation
  53. ndajfolje mohi: régation
  54. parafjalë-a: préposition
  55. lidhëzë-a: conjonction
  56. pasthirrmë-a: interjection
  57. piksim-i: ponctuation
  58. pikë-a: point[3]
  59. presë-a: virgule
  60. pikë-presë-a: point-virgule
  61. pikë-pyetës-i: point d’intérrogation
  62. pikë-habitës-i: point d’admiration
  63. kllapë-a: parenthése
  64. shquanjës-i: guillements
  65. shqymë-e: élision
  66. brendi-ja: contenu
  67. shqymës-i: apostrophe
  68. vizë: trait d’union[4]
  69. shkalla sipërore përkitse: superlatif rélatif
  70. shkalla sipërore e kputun: superlatif absolu
  71. numrorë-t: numèraux
  72. themelorë: cardinaux
  73. rendorë: ordinaux
  74. emna numrorë (njishi, etj): nomina numerales
  75. folje e rregullshme: verbe régulier
  76. e parregullshme: irrègulier
  77. lakim-i: dèclinaison
  78. me lakuem: décliner
  79. zgjedhim-i: conjugaison
  80. me zgjedhuem: conjuguer
  81. me përkufizuem: définir
  82. përkufizim-i: définition
  83. përkufizisht: definitivement
  84. kryetingull-i: Anlaut = suono iniziale
  85. mestingull-i: Inlaut = suono medio
  86. fundtingull-i: Auslaut = suono finale
  87. veta e parë: premiére perronne (!)
  88. veta e dytë: deuxiéme …
  89. veta e tretë: troisiéme
  90. vehte-ja: se ipsum, soi-méme
  91. emën sendi: nom concret
  92. emën kuptimi: nom abstrait
  93. i përveçëm: propre
  94. i përgjithshëm: commun
  95. përmbledhës: collectif
  96. pjesët e ligjëratës: les parties du discours
  97. pjesë të ndërrueshme: parti variables
  98. kryefjalës: sujet[5]
  99. kallzues-i: praedicatum
  100. emnuer: nominale
  101. foljuer: verbale
  102. cilsuer-ori: attribut
  103. ndajshtim-i: apposition
  104. plotës-i: complément
  105. kundrinë-a: objet
  106. kundrinë e drejtë: complément direct
  107. kundrinë e shdrejtë: complément indirect
  108. fjali e thjeshtë: proposition simple
  109. fjali e përngjitun: proposition composé
  110. e përzieme: complexe
  111. parë a e pavarme: principaleou, indépendente
  112. e dytë a e varme: secondaire ou dèpendente
  113. pohore: positive
  114. mohore: négative
  115. pyetse: interrogative
  116. fjali dishrore: proposition optative
  117. e ndërmjetme: incidente
  118. me ndërtim të drejtë: construction directe
  119. me ndërtim të shdrejtë: construction indirecte
  120. ligjëratë e drejtë: discours direct
  121. ligjëratë e shdrejtë: discours indirect
  122. me diktuem: dicter
  123. me hartuem: composer
  124. hartim-i: composition
  125. diktim-i: dicté
  126. prejardheje: dérivation
  127. arithmetikë-a: arithmetique
  128. numër-i: nombre
  129. shifrë-a: chiffre
  130. me njehun: conter; zählen
  131. me numruem: conter; zählen[6]
  132. me llogaritun: calculer, rechnen
  133. llogari-ja: calcul, Rechnung
  134. njisí-ja: unité
  135. veprim-i: opération
  136. mbledhje-a: addition
  137. edhe: plus
  138. pa: minus
  139. i mbledhshëm: summandus
  140. shumë-a: somme
  141. hekje-a: soustraction
  142. i voglueshëm: minuendus, soustracteur[7]
  143. i hekshëm: subtrahendus sottraendo
  144. mbetje-a: reste
  145. shumim-i: multiplication
  146. bâtuer-ori: facteur
  147. shumuer-ori: multiplicateur
  148. i shumueshëm: multiplicant
  149. produkt-i: produit
  150. herë-a: X
  151. ndamje-a: divizion
  152. ndamës-i: diviseur
  153. i ndashëm, a, i ndarshëm: dividant, divisible
  154. ndashmi-ja, a ndarshmi-ja: devisibilité
  155. saherës, i: quotient
  156. thyesë-a: fraction
  157. thyesë e përgjithshme: fr. ordinaire
  158. thyesë dhjetore: dècimale
  159. e thjeshtë: simple
  160. e pathjeshtë: composé
  161. thyesë-e përzieme a e përierë: fr. composé
  162. numëruer-ori: numerateur
  163. emënuer-ori: dénominateur
  164. vija thyesore: ligne de fraction
  165. thyesë periudhike e thjeshtë,
  166. thyesë periudhike e pathjeshtë
  167. mâ i madhi ndamës i përbashkët: le plus grand commun diviseur
  168. mâ i vogli shumuer i përbashkët: le plus petit commun multiple
  169. mbë: sur
  170. rrâjë-a: racine
  171. fuqi-ja: puissance[8]
  172. katrore-ja: carré
  173. kubike-ja: cubique
  174. sistema metrike: systéme métrique
  175. shumfish-i: multiple
  176. pëmbyllje-a: conclusion
  177. përpjestim-i: proportion
  178. i-e-të përpjestueshëm: proportionne
  179. përpjestueshëm: proportionnellment
  180. përkrahje-e ase raport-i rapport rregulla e treshit: régle de trois
  181. kamatë-a ase uzurë-a: intérêt
  182. përqind-i: le pourcent (fr.) Prozent (gj)
  183. kryegjâ-ja ase krenë-t: capital
  184. kohë-a: temps
  185. afat-i: terme, délai; Zeitraum (gj)
  186. shkont-i: éscompte
  187. përlidhje-a: alliage (fr.), die Legierung
  188. trazyrë-a ase trazim-i: mélange, Mischungsrechm(!)ung (gj)
  189. rrotull-i: cecle (fr.) Kreis (gjerm.)
  190. rreth-i: circonférence (fr.) Unfang (!)
  191. përshkruer-ori: diamétre
  192. terthore-ja: diagonale
  193. vijë e drejtë: ligne droíte
  194. vijë e thyeme: ligne coube
  195. vijë e përzieme: ligne mixte
  196. vijë orizontore: ligne horizontale
  197. vijë pingultë: ligne verticate (!)
  198. vijë e pjerme: incliné
  199. kulmore: perpendiculaire
  200. vijë paralele a e palardhëtë: ligne paralléle
  201. vijë e avitëshme: ligne convergente
  202. vijë e shmangëshme: divergente
  203. vijë bashkërendunë: ligne concurrente
  204. vijë e përkufizueme: ligne défini[9]
  205. vijë e papërkufizueme: ligne indéfini
  206. skutë e drejtë: angle droit, Rechter Winkel,
  207. e plotë: Voller
  208. ngushtë: aigu, Spitzer
  209. e hapët: obtus, Stumfer.
  210. ndeme a e nderë: angle étendu, Gestreckter Winkel
  211. kryesore: angle complèmentaire
  212. shtesore: supplémentaire
  213. e përmbrendshme: interne
  214. e përjashtme: externe
  215. përkundërtë: gegwiukal (!)
  216. njianëshme: anwinkel
  217. përbrinjët: Nebenwinkel
  218. kulmore: Scheiten Winkel
  219. vij e kijthët: ligne secante; Transversale (gj)[10]

Verejtje – Skâjet teknike të vendosuna në Kongres të Lushnjës janë gjâna për t’u biseduem e për t’u rrahun prap; prandaj disa nga kto undryshuen pas bisedimesh e të rrahuna mendimesh.[11]

Fakti që frengjishtja përdorej si gjuhë referenciale nga studiuesit shqiptarë nuk është surprizë në vetvete, po të kemi parasysh të gjitha zhvillimet intelektuale shqiptare deri në atë kohë, por sidomos gjatë shekullit XIX. Kjo tendencë e përdorimit të frengjishtes si lingua franca është shumë më e vjetër në fakt, e documentohet që në mesjetë. Nuk është vetëm krijimi i Mbretërisë së Arbërisë (Regnum Albaniae)nga francezi Karl I Anzhu më 21.02.1272, dhe ekzistenca e një administrate franceze në trojet shqiptare që në atë kohë, ajo që e përligj gjuhën franceze në territoret shqiptare, sidomos si gjuhë të elitës. Në një letër, më saktë traktat, të dalë nga kancelaria anzhuine e Karlit II Anzhu, letër kjo e shkruar në frengjishtmë 18 tetor 1305,[12]jepet edhe arsyeja se përse në vend që të shkruhej në latinisht siç ishte normale për kancelarinë anzhuine, kjo letër është e shkruar frengjisht. Në letër thuhet që kërkesa për të përdorur frengjishten kishte ardhur nga konti iQefalonisë “sipas zakonit të baronëve frëngë në More për të shkruar në frengjisht.[13]

Megjithatë për të parë se përse ka ndodhur ndryshimi i gjuhës referenciale nga latinishtja gjatë Kongresit të Lushnjës, në frengjishte në botimin dhe përhapjen e fjalëskajeve pas Kongresit të Lushnjës, sigurisht që duhet të shohim profilin e pjesëmarrësve në Kongres dhe të vendimmarrësve për zbatimin e vendimeve të Kongresit. Gjithsesi më poshtë po japim fjalëskajet me referenca në latinisht, ashtu siç janë vendosur në ditët e Kongresit.

PROTOKOLL[14] mbi mbledhjen e IItë qi u mbajtë sod më orën 4 mbas dreke, tue qenë pranë këta zot.: Z. Fekeçi, Kandili, Mborja, Pluca, e Mikeli, Belkameni e Margjini.

Urdhëni i ditës në këtë mbledhje qene “fjalëskajet” (termina teknika (!)) të gramatikës edhe me shumësi xanësh u vendos qi sod e mbrapa në të gjitha shkollat kombtare të përdoren këto fjalëskaje:

gramatikë =  grammatica (lat.)                                  

fjalim-i = proposition                                           

fjalë-a = verbum                                                       

rroké-ja = sillaba                                                      

zâ = (vox), suonus                                                    

zanore = vocalis                                                    

bashkzanore = consonans                                            

germë-a = littera                                                        

dyzanore = diphtongus                                               

emën = substantivum                                                 

nyje – nyja[15] = articulus                                               

gjini = genus                                                               

mashkullore = masculinum                                         

femnore = femmininum                                             

astjatër = neutrum

numër = numerum

njêjës-i = singular

shumës-i = plural

 i caktuem = determinativum

i pacaktuem = indeterminativum

lakim = declination

rasë-a = casus[16]

emnore = nominativum

gjinore = genitivum

dhânore = dativum

kallxore = accusativum

thirrore = vocativum

vendore = locativum

rrjedhore = ablativum

mbiemër = adjektivum (!)

pohenik = positivus

krahanik = comparativus

sypërnik = superlativus

përemni = pronomen

vetëtuer = personales pron.

zotnuer = possessivum pron.

diftuer = demostrativum pron.

pyetuer = interogativum pron.

permenduer = relativum pron.

sasuer = quantitativum pron.

bredhuer = reflexivum pron.

i paskajuem = indefinitivum pron.

njenitjetruer[17] = reciprocum pron.

Në mbledhjen e IIItë qi dot mbahet të hanen më 16 të k.m. në orën 7 para dreke u vendue qi të vijoj urdhëni i ditës i mbledhjes së IItë.

Mbledhja u mbyll në 7 ½ h mbas dreke.

Lushnje, 15/VIII-1920.                        Kryetari (firma) Z. Fekeçi

Ocular, Protokollist:

(firma) Ndue, Palucaj, Belkameni, Kondili, Mborja, Kole Margjini  

PROTOKOLL[18] mbi mbledhje të III, qi u mbajtë sot m’orën 9 para dreke tue qenë pranë Z Fekeçi, Aleks. Xhuvani, Nd. Paluca, G. Mikeli, Ahmet Gashi, Ismail Anamali, Mborja, Kondili, Bellkameni, Papapano, Margjini, Pogoni e Ilia Dilo.

Mbassi në mbledhjet qi u mbajtne më 15.VIII.1920 nuk kishin arrijtë edhe mist e kongresit nga Elbasani e Gjinokastra (është zhgarravitur fjala: e Berati), u pá me udhë qi të ju këndohet, Zotnive t’ardhun rishtas, protokolli i dy mbledhjeve qi u mbajtnë me 15 të këtij moji para dreke e mbas dreke; gjith ashtu u pa edhe e nevojshme qi të këndohen shkresat e Ministrís i arësimit tue i përkrahë këto njenen me tjetrën.

Me gjithë se Ministrija e Arësimit e kish emnue për kryetar të kongresit Z. Xhovanin, Z. E tij nuk desht qi të prishet vendimi i bâm në mbledhje të parë, por kërkoj qi si kryetar i kongresit të mbesi prap Z. Çekezi.

Misët e ardhun rishtas kërkuen vetëm, qi fjalë-skâjet e gramatikës, qi ishin caktue në mbledhje të II, të shqyrtoheshin edhe nji herë, prej të cilave u qortuen këto fjalë qi këtu poshtë ndjekun:

fjalí -a = proposition

tingëll-i = suonus

zânore-ja[19] = vocalis

bashktingllore-a = diphtongus

shkroje-a = grafi, Schreibart

asjetër = neutrum

i shquem = determinativum

i pashquem = indeterminativum

shkalla pohore = positivum

shkalla krahasore = komparativum (!)

shkalla syprore = superlativum

përémër vetuer = personale pronomen

përémër pronuer = possesivum pronomen

përémër njanitjetruer = reciprokum[20] pronomen. 

Në mbledhje të IV qi do të mbahet të hanën me 16 të k. m. m’orën 3 mbas dreke u vendue qi të víjoj urdhni i ditës i mbledhjes së III.

Mbledhja qi kishte fillue m’orën 9 para dreke u mbyll m’orën 11.

Lushnje, 16.VIII.1920.                        Kryetar: (firma) Fekeçi

Antar Protokollist

Kolë Margjini

Aleksandër Xhuvani (dhe kanë firmosur edhe Ndue Paluca, Dilo, Papapani, Cana, Anamali, Ahmet Gashi, Mborja, Kondili, …)[21]

 PROTOKOLL[22] mbi mbledhje të IV qi u mbajtë sot m’orën 3 mbas dreke, në të cilën muerën pjesë të gjithë kongresistët qi u përmendnë në mbledhje të III.

Në këtë mbledhje vijoj urdhni i ditës i mbledhjes së III, tue vazhdue mâ tutje në caktim të fjalëskâjeve gramatikore. Fjalëskâjet gramatikore qi u caktuen në ketë mbledhje janë këto:

folje-a = verbum

formë – a = forma   

veprore = activum   

pësore = passivum                                        

kalojse = transitivum v.

skalojse = intransitivum v

pavetore = impersonalis

mënyrë = modus

diftore = indicativum                                           

lidhore = coniunctivum                               

urdherore = imperativum

dishrore = optativum                             

kushtore = condicionalis                              

habitore = admirativum                                

paskâjore = infinitivum                                 

pjesore = participum                                      

përcjellore = gerundium                                 

kohë = tempus                                               

e tashme = praesens (unë kam, jam)                                        

e shkueme = passaturs                                   

e pritme = futurum

e pa kryeme = imperfectum (mëishe, kishe)[23]

e kryeme = perfectum (unë jam qenë)

e kryeme e thjeshtë = aoristum (unëkjeçë)

e kryeme e plotë = plus-quam-perfect (unë kam pasë qenë)

e kryeme e parashkueme = (unë kish jem pasë qenë)

e kryeme e tejshkueme = unë pata qenë, pasë)

e pritme e thjeshtë = futurum

e pritme e plotë = futurum exactum

rrâjë-a = radix

mbaresë -a = desinens

parashtim -i = praefix

mbrapashtim -i = sufix

ndajfolje = adverbum

parafjalë -a[24] = praeposition

lidhce -a[25] = coniunction

piksim -i = inter-punction

pikë -a = punctum

presé -a = virgula

piképresë -a = punctum virgula

dy pika = punctum duplum

pikëpyetës -i = interogativum

pikëhabitës -i = admírativum

kllapë -a = parantesis

shquanjës – i = (“….”)

ndajfolje          I vendi

                        II kohe

                        III mënyre

                        IV sasije

                  V a) pohi b) mohi c) dyshimi[26]

Përmbajtja e plotë të protokolleve do të jepet në botimin e plotë të këtij shkrimi si punim shkencor, por disa nga pyetjet që vlejnë të përmenden në lidhje me këto dokumente duhet të hedhin dritë mbi aspekte të formimit të shkollave tona që ndoshta duhet të rishikohen nga një këndvështrim tjetër në të ardhmen. Siç duket nga fjalëskajet e huazuara në këtë Kongres, gjuha shqipe është dashur t’u nënshtrohej kallëpeve ekzistuese të studimit të një gjuhe, siç ishte frengjishtja, respektivisht latinishtja. Edhe pse gjuha shqipe është gjuhë indo-evropiane, duhet pasur parasysh që ajo nuk është gjuhë neo-latine, kështu që jo të gjitha aspektet e shqipes mund të trajtohen mirë me këtë lloj korrnize gjuhësore.

Për ta ilustruar këtë do të sillja rastin e gjatësisë së zanoreve në shqip që janë të ndryshme nga theksi, të cilin jemi mësuar të përdorim më shumë në shkolla. Nga gjatësia e zanoreve varet shumë përdorimi i saktë i zanores -ë në fund të fjalës, sidomos për të formuar shumësin. Po të marrim p.sh. rastin e fjalës gur dhe gurë, të dyja e kanë theksin mbi zanoren -u-, por po të kemi parasysh që në rastin e parë zanorja -u- është e shkurtër e në të dytin është e gjatë, atëherë është e lehtë të kuptojmë se përse duhet zanorja -ë në fund. Raste të tilla ka shumë në gjuhën shqipe: shok/shokë, punëtor/punëtorë, shqiptar/shqiptarë, qen/qenë (kam qenë), plak/plakëe shumë e shumë të tjera, të cilat shpjegohen vetëm me gjatësinë apo shkurtësinë e zanores, siç njihet gjerësisht në gjuhën hungareze edhe pse nuk është gjuhë indo-evropiane,  dhe jo me theksin e zanores siç prezantohet në gjuhët indo-evropiane.

Po kështu p.sh. po të shohim rasën thirrorenë shqip, vëmë re që ajo është akoma mjaft dinamike në shqip, edhe pse ajo është e reduktuar në gjuhët e tjera indo-evropiane. Në shqip, thirrorja madje ka edhe gjini dhe numëer, që vazhdon të përdoret aktivisht (oj, moj, or, mor, ore, more, etj.) dhe që janë pasuri gjuhësore karakteristike për shqipen, e që nuk kanë ekuivalentim të saktë në gjuhët latine. Po kështu, mënyra sesi studiohen rasat vazhdon të jetë mënyra klasike e mësimit të latinishtes, ku gjinorja vjen pas emërores, ndërkohë që në Evropën Perëndimore latinishtja studiohet në formë më të thjeshtuar dhe efikase, duke e vendosur kallëzoren menjëherë pas emërores, për shkak të ngjashmërisë së madhe që kanë këto dy rasa. Shumë çështje të tjera gjuhësore do të adresoheshin më mirë, nëse do të kihej parasysh që shqipja nuk mund të hyjë plotësisht në kostumin që i është prerë, por studimi i saj përtej këtij kostumi do t’i jepte asaj një frymëmarrje tjetër.


[1]Kumtari Arsimuer: Revistë Pedagogjike-Arsimore, Gjuhësore Letrare e Kritike që filloi të botohej një herë në muaj që nga marsi i vitit 1921 prejKëshilli t’Epêr Arsimuer në Tiranë. https://bibliotekadigjitale.bksh.al/iiif/?c=collections%21periodik&fbclid=IwAR2PO6iqq8BQQevrJBOrc5xi88QoPxApusnGtqUqrajZB1K2wNJWKfxESBo&view=ImageView&manifest=https%3A%2F%2Fbibliotekadigjitale.bksh.al%2Fiiif%2FManifester%2FIIIF%2Fperiodik%21HASHf054%21010daf18.dir&canvas=https%3A%2F%2Fbibliotekadigjitale.bksh.al%2Fiiif%2FManifester%2FIIIF%2Fperiodik%21HASHf054%21010daf18.dir%21page13%2Fcanvas%2Fp13

[2] Me këtë rast falenderoj Arvenola Gjatën për ndihmën që më dha për t’i nxjerrë skanimet e këtyre protokolleve nga Arkivi i Muzeut të Kongresit Arsimor të Lushnjës.

[3]Kumtari Arsimuer: Revistë Pedagogjike-Arsimore, Gjuhësore, Letrare e Kritike, del një herë në muaj në gjuhën shqipe (Tiranë, nr. 1, 1921), 11.

[4]Po aty, f. 11.

[5]Kumtari Arsimuer: Revistë Pedagogjike-Arsimore, Gjuhësore, Letrare e Kritike, del një herë në muaj në gjuhën shqipe (Tiranë, nr. 2, 1921),33.

[6] Po aty, f. 34.

[7]Kumtari Arsimuer: Revistë Pedagogjike-Arsimore, Gjuhësore, Letrare e Kritike, del një herë në muaj në gjuhën shqipe (Tiranë, nr. 3, 1921), 37.

[8] Po aty.

[9]Kumtari Arsimuer: Revistë Pedagogjike-Arsimore, Gjuhësore, Letrare e Kritike, del një herë në muaj në gjuhën shqipe (Tiranë, nr. 3, 1921), 38.

[10]Po aty, 39.

[11] Po aty, f. 11.

[12] Kjo letër jepet për herë të parë nga Andreas Kiesewetter, “Il trattato del 18 ottobre 1305 fra Filippo I di Taranto e Giovanni I Orsini di Cefalonia per la conquista dell’Epiro,”in Archivio storico pugliese XLVII (1994): 177–213.

[13]Apendiksi 2 te Kiesewetter,”Il trattato,”207-212.

[14] Arkivi i Muzeut të Lushnjës. Ky protokoll fillon në faqen 3.

[15] Fjala nyja është shtuar më vonë nga një dorë tjetër dhe me ngjyrë blu të çelët.

[16] Këtu fillon faqja 4 e procesverbalit.

[17] Shkronja -t- e parë duket sikur është fshirë duke e bërë këtë fjalëskajore të duket si “njenijetruer”

[18] Arkivi i Muzeut të Lushnjës. Ky protokoll fillon në faqen 5. 

[19] Fjala ‘zanore’ është shkruar nga një dorë tjetër dhe është me ngjyrë të zezë.

[20] Shkronja k që është gabim në latinisht, është korrigjuar me c sipër.

[21] Këtu mbaron faqja 6.

[22] Fillon në faqen 7.

[23] Mbaron faqja 7.

[24] Një dorë tjetër ka shtuar -s në fund të fjalës dhe -i duke e bërë fjalën të duket: parafjalës, -i.

[25] Me laps është bërënjë korrigjim mbi -c, duke e bërë fjalën të duket: lidhëse

[26]Këtu mbaron faqja 8.

Filed Under: Politike Tagged With: Etleva Lala

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT