• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2021

Imami Tahir Kukaj dhe Dr. Brahim Ardolic, shqiptarët më me ndikim ndër 100 personalitete në Staten Island

November 16, 2021 by s p

Tahir Kukaj (Kukiqi) Imam, Albanian Islamic Cultural Center – Kosovar spiritual leader Tahir Kukiqi came to Staten Island nearly two decades ago and has since become an integral part of the borough’s fabric as a leader with the Albanian Islamic Cultural Center and chaplain within the NYPD. Kukiqi helped put together a pop-up vaccination site in April at the AICC, which inoculated more than 800 people, and he worked with the Staten Island district attorney’s Hate Crimes Task Force to unveil a campaign to deter and prosecute hate crimes.Brahim Ardolic – Executive Director, Staten Island University Hospital – Last November, Dr. Brahim Ardolic was devising a strategy to determine which COVID-19 patients his new field hospital would treat as cases surged. When Staten Island University Hospital saw fewer than 100 COVID-19 cases five months later, Ardolic turned his focus to the hospital’s future. The city approved the hospital’s application for a $139 million women and newborn center, and Ardolic hired two new deputy executive directors. COVID-19 patients are still occupying beds, but now they are primarily unvaccinated Staten Islanders. Source: https://www.cityandstateny.com/…/2021-staten…/186738/

Filed Under: Komunitet

VATRANI PROF.DR. RIFAT LATIFI EMËROHET MINISTËR I SHËNDETËSISË NË KOSOVË

November 16, 2021 by s p

Sokol Paja/

Vatrani Prof. Dr. Rifat Latifi, kryetar dhe Profesor i Kirurgjisë në Kolegjin Mjekësor të New York, Shkolla e Mjeksisë dhe Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë në Rrjetin Shëndetësor të Qendrës Mjekësore Westchester në Valhalla, New York është emëruar Ministër i Shëndetësisë në Kosovë. Prof. Dr. Rifat Latifi është Shefi i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester dhe anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS), Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve (ICS) dhe të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Prof.Latifi shërben në bordet editoriale të shumë revistave ndërkombëtare. Prof. Latifi është anëtar i një numri të organizatave të shumta kirurgjikale shtetërore, kombëtare dhe ndërkombëtare. Pas emërimit, në fjalën falenderuese Ministri i Shëndetesise Dr. Latifi tha: “Faleminderit për nderin e madh që më keni bërë me këtë detyrë të jashtëzakonshme. Do të angazhohem me gjithë qenien për t’i ngritur standardet shëndetësore. Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore, ne do të investojmë në rritjen e kualitetit të shërbimeve. Shërbimet do të krijojnë të ardhura, me të ardhurat e shërbimeve ne investojmë sërish në kualitet”, tha ministri i ri, Latifi. Dr. Rifat Latifi gjatë vizitës së fundit në Vatër u shpreh: “Jam shumë i gëzuar që jam sot në mesin tuaj. U gëzova shumë kur erdha dhe e gjeta derën e Vatrës të hapur. Kjo derë duhet të qëndrojë e hapur përgjthmonë për secilin prej nesh që të kontribuojmë me aq sa mundemi. Unë kam qenë pjesë e Vatrës që kur kam qenë në specializim në Yale University në vitet 90. Përveç gëzimit që përjetoja në sallat kur operacionet dilnin me sukses, gëzimi dhe kënaqësia e dytë ishte kur vija në Vatër. Edhe pse kam shetit shumë shtete të botës dhe Amerikës, kurrë Vatrën nuk e kam hequr nga zemra e mendja ime. Lidhja me Vatrën është një lidhje me atdheun, me tokën tonë, kjo lidhje e shënjtë duhet të adaptohet dhe të respektohet prej të gjithëve neve sa jemi e kudo që jemi. U jam mirënjohës për ftesën z.kryetar, por ju nuk duhet të na ftoni, ne duhet të vijmë vetë këtu. Se kjo është toka jonë, kjo është Shqipëria jonë, Kosova jonë, struktura jonë, krejt jeta jonë. Para 20 vitesh ne filluam implementimin në Kosovë të telemjeksisë e teleshëndetësisë. Ishte një hap gjigand për kohën, ndërsa sot krejt bota e ka adaptuar atë sistem. Sot Shqipëria ka 47 qendra të telemjeksisë ndërsa Kosova ka vetëm 9 qëndra. Ne e kemi pasur si vizion që tash 20 vjet. Ne sapo kemi themelu Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës. Kemi lidh besë për me e ndërru faqen e mjeksisë shqiptare. Ne duhet të ndihmojmë sa më shumë shtetin tonë e kombin shqiptar. Nëse para 30 vitesh do më thonte dikush se do ishe pjesë e një tavoline, e një zyre, e një organizate ku ka kontribu Noli e Konica do më dukej si një ëndërr e largët. Të jesh sot në Vatër është nder dhe krenari. Sot përbetohem se krejt energjinë time fizike, kapacitetin tim shkencor e intelektual kam për t’ia dedikuar kauzës me të cilën Vatra jeton tash e më shumë se një shekull” pati deklaruar në Vatër Dr. Rifat Latifi.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Rifat Latifi

VATRA DHE DIELLI I SHPREHIN MIRËNJOHJE ISH-EDITORIT DALIP GRECA

November 15, 2021 by s p

Dielli/

New York, më 15 Nëntor 2021- Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli i shprehin mirënjohje të thellë dhe falenderim të përzemërt ish-editorit epokal të Diellit z.Dalip Greca për dhurimin e mbi 350 librave nga fondi i Bibliotekës personale për Bibliotekën Shkencore të Vatrës. Ky akt fisnik dhurimi është një pasurim i veçantë për Bibliotekën Shkencore të Vatrës duke u dhënë mundësinë shumë studentëve, studiuesve, hulumtuesve e kërkuesve shkencorë që të hulumtojnë në fusha të ndryshme si histori, media, letërsi, gjuhësi, lidership, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare etj. z.Dalip Greca meriton në çdo kohë mirënjohjen më të thellë prej vatranëve dhe komunitetit shqiptar për punën e shkëlqyer në Diell dhe Vatër për 12 vite. I shoqëruar nga ish-nënkryetari i Vatrës z.Asllan Bushati, z.Greca me dhurimin e bibliotekës personale tregoi edhe një herë dashurinë e besnikërinë për Vatrën e komunitetin duke dhuruar pasurinë e tij shpirtërore librat e çmuar në shërbim të komunitetit. Z.Greca gjatë punës së tij të mrekullueshme arriti të kalonte në shumë sfida duke pasur gjithmonë sukses dhe duke krijuar modele të shëndosha e të qëndrueshme si në Diell, në Vatër e në komunitetin shqiptar në USA. Mirënjohje dhe respekte kurdoherë për ju z.Greca.

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca

Presidentja Osmani takoi të ngarkuarin me punë në Ambasadën Amerikane, z.Nicholas Giacobbe

November 15, 2021 by s p



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Amerikane, z.Nicholas Giacobbe, me të cilin diskutuan për ftesën e pranuar nga Presidenti Biden për Samitin për Demokraci dhe hapat përgatitorë për pjesëmarrje në Samitin e datës 9-10 dhjetor.Presidentja do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në këtë Samit, i cili do të mbahet virtuelisht, ndërkaq vitin tjetër ky Samit do të mbahet me prezencë fizike.Në këtë drejtim, Presidentja Osmani në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane do ta hartojë planin për prezantim në Samitin për Demokraci, i cili do të mbulojë tri fusha: fuqizimi i demokracisë dhe luftimi i autoritarizmit, lufta kundër korrupsionit si dhe promovimi i respektimit të të drejtave të njeriut.Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që Kosova paraqet shembull të mirë të një demokracie në zhvillim dhe se bashkëpunimi me ShBA-në paraqet orientim strategjik të Kosovës.Presidentja Osmani ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në partneritetin me shtetin amerikan për t`i realizuar objektivat e saj.

Filed Under: Featured

“VESHJA E NUSËNISË KRAJANE” PROMOVOHET NESËR NË VATËR

November 15, 2021 by s p

Dielli/


Nesër, ditën e Martë më 16 Nëntor 2021, në orën 6.00 pm, në selinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” në New York, organizohet promovimi i librit “VESHJA E NUSËNISË KRAJANE” i studiuesit Hamid Alaj. Libri është një studim për veshjet tradicionale të zonës së Krajës. Veshjet kombëtare e tradicionale vishen për të shfaqur identitetin kombëtar dhe atë kulturor të një populli. Ato përveç që përfaqësojnë një komb në tërësi, herë përfaqësojnë edhe një trevë apo një zonë të vogël rajonale, nëpër periudha të ndryshme kohore. Njëra nga karakteristikat kryesore të një treve, krahine, madje edhe të një kombi, pa dyshim se është edhe veshja si pjesë e kulturës popullore. Njëjtë është edhe për trevën e Krajës, e cila karakterizohet me anë të veshjes së nuses krajane. Ato mund të jenë të ndryshme po aq sa janë të ndryshëm edhe njerëzit që i bartin ato. Veshjet popullore janë zhvilluar dhe kanë ndryshuar vazhdimisht nga një epokë në tjetrën. Ky zhvillim i veshjes është bërë në varësi të kushteve konkrete historike, ekonomike dhe shoqërore në të cilën ka jetuar një komunitet. Andaj edhe veshja e nusënisë krajane është një burim shumë i pasur që na ndihmon në studimin e mëtejshëm të entitetit të popullit të Krajës, në periudha të ndryshme historike. Ftohet i gjithë komuniteti shqiptar të marrë pjesë.Në përfundim të promovimit, patrioti Toni Musaj në bashkëpunim me Vatrën do të ofrojë një kotejl në respekt e nderim të të gjithë pjesëmarrësve.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 66
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT