• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2021

LE MATIN (1914) / INTERVISTA ME KRYEMINISTRIN TURHAN PASHA MBI TRAZIRAT E BRENDSHME NË SHQIPËRI

November 1, 2021 by s p


Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Nëntor 2021/


“Le Matin” ka botuar, të dielën e 31 majit 1914, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Turhan Pashën, kreun e qeverisë shqiptare, në lidhje me trazirat e brendshme asokohe në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Durrës, 29 maj – Shkresë nga i dërguari special i “Matin”. — Sot u prita në audiencë nga Turhan Pasha, kreu i qeverisë shqiptare. Pavarësisht ngjarjeve të ditëve të fundit, ai nuk e shikon situatën në një këndvështrim pesimist.— Trazira brendshme, më tha gjatë bisedës sonë, është padyshim rezultat i një agjitacioni fiktiv, por që është ende e pamundur të përcaktohen autorët. Këto ngacmime, duke u bashkangjitur vështirësive ekonomike, prodhuan lëvizjen aktuale.Kërkesat e paraqitura nga të pakënaqurit, pra mbrojtja e fesë myslimane dhe mbrojtja e shkollave janë të pajustifikuara. Unë vetë jam mysliman dhe nuk do të lejoja që feja ime të kërcënohej.Prandaj, në rrethanat aktuale, duhet t’u bëjmë të pakënaqurve të kuptojnë se frika e tyre është e pajustifikuar dhe se qeveria dëshiron, përkundrazi, zhvillimin e shkollave.Një tjetër kërkesë e kryengritëseve për kthimin e Shqipërisë nën sundimin turk është padyshim e paarritshme. Evropa ka folur dhe Turqia, për më tepër, tashmë e ka hedhur poshtë një zgjidhje të tillë. Shpresoj që të pakënaqurit ta kuptojnë këtë.— Po këta të pakënaqur a nuk e ngritën flamurin fetar në Tiranë, Shijak dhe Kavajë? A nuk ka një peshë të veçantë ky gjest?— Nuk është e përshtatshme, për mendimin tim, t’i kushtohet një rëndësi e ekzagjeruar. Po këto popullata a nuk e ngritën me entuziazëm flamurin e princit kur ky i fundit shkoi për t’i vizituar?— Pra, ju besoni se një qetësim është i mundur. Por, duke pranuar këtë mundësi, a nuk do të mbetej situata shumë e pasigurt derisa qeveria të mund të mbështetet në forca serioze policore? Megjithatë, për momentin, këto forca janë qartazi të pamjaftueshme.— Pa dyshim; kështu që unë do të doja që forca e xhandarmërisë holandeze të rritet në pesë mijë burra. Por do të ishte e nevojshme që kjo forcë ndërkombëtare të ishte bashkëpunëtorja jonë intime në veprën kombëtare. Duke më folur për situatën e përgjithshme në Shqipëri, Turhan Pasha më vuri në dukje mospërputhjen që do të kishte, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të vendit, në dëshirën për transformimin e menjëhershëm të tij dhe për t’u dekurajuar nga vështirësitë e para.


burimi : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1914-intervista-me-kryeministrin-turhan-pasha-mbi-trazirat-e-brendshme-ne-shqiperi/

Filed Under: Politike Tagged With: Aurenc Bebja

Pesha e gurit Arbëror

November 1, 2021 by s p


Nue Oroshi/


Rrezatimi i ecjakeve paraqitët pranë panteonit qiellor.Sikur toka të mendonte me kohë për diellin pranë qiellit të freskët dhe rrezatues do të ndërtohej një gurapeshë e madhe e cila do ta dritëzonte qiellin për ti ndalur hënës shikimin kah toka dhe qielli shqiptar.Sikur më kohë të ndëgjohej zëri i arbërisë pranë panteonit qiellor shqiponjat gjithmonë do ta luanin lojën lozonjare dhe nuk do të ballafaqoheshin me minjët e detit dhe ushtarët e davletit.Kur hijeshia e burrit e shpërthen bukurinë qiellore aty lypet që në funksion të paraqet mendjën.Mendja shpeshherë ka levizur pranë një trekëndshi në mes të tokës, diellit dhe qiellit. E sikur historianet dhe kronikanët të paraqisnin ashtu siç ishte drejt historinë sot nuk do të kishim probleme për rishkrimin e historisë por ajo do të ishte drejt e shkruar.Këndet e trekëndëshit shpeshherë lëviznin sa prej një skaj në skajin tjetër duke u ballafaquar më të paarritshmën e cila shpeshherë goditej në mes të një përbindëshi të përbirë dhe lojës së detit që është i vëndosur në afërsi të vargmaleve.Plleshmëria është shumë lloje.Ajo e ndalon trekëndshin magjik të lëviz prej një ane në anën tjetër duke u ballafaquar me rrezet e diellit. Kur djalëria shqiptare ishte përgatitur për ti dhënë fund betejave në mes te oksidentit dhe orientit në pritë kishin vendosur cunga udhëkryeqet e rikrijimit të kohës së pushtuar.Dikush mendonte se vitet e pushtimit dhe ripushtimit e kishin bërë te vetën.Por këta sytha të mbirë apo kopila siç njihen në gjuhën e popullit e kishin mbajtur thellë këtë ndjenjë për ta përqafuar ideologjinë e pushtuesve, duke harruar se Iliria,Dardania, Arbëria e Shqiptaria janë një. Çdo përpjekje për ta ndarë Ilirinë nga Dardania e Arbërinë nga Shqiptaria, janë përpjekje boshe të cilat qojnë ujë në mullirin e atyre që na mbajtën të pushtuar me shekuj.Kur rrezët e diellit u përqafuan me hijet e qiellit aty dikund në mes mbeti një tampon zonë e cila nuk kishte as ajër,as toke, as zjarr, as qiell e as diell. Dikush e sheh çështjen shqiptare ne këtë tampon zonë dikush mendon për rikthimin e pushtuseve të kaluar karpatian e aziatik por djalëria dhe vajzëria shqiptare e kanë marrë orientimin e duhur.Te paktë janë ata që çështjen shqiptare e shohin në një tampon zonë pa ajër,pa qiell dhe pa diell.Kur shkëmbimi i jehonës qiellore u bashkua me jehun mitik e në buzëqeshjën e freskët të hieroglifeve përzihen paralelizmat në mes të sfragjistikës dhe heraldikës shqiptare në skajin e afërt të burimit të kroit autokton rrinë një enë e mbushur përplot me ujë të pastër të burimit i cili e pastron botën dhe e ruan votrën.Ruajtja e votrës është bërë edhe nga penatët dhe larët shqiptar pa e kujtuar strofullin e dallendyshës shtegtare e cila udhëton me mijëra kilometra por kthehët serish në vendlindje për ta ndërtuar strofullën e tyre, ashtu siq veprojnë mërgimtarët shqiptar të cilët në shenjë nderimi për tokën e atdheut se paku e ndërtojnë një shtëpi në vendlindje për ti sjellë çmalljen më tokën e bekuar të arbër dheut.Pranë dritë hijeve të përjetësisë në tokën e shqiptarisë sërish duhet përballur me balozat e detit ushtarët e mretit, e kapuqzitë e krajlit. E ndalimi i zërave të shpirtave që na lanë porosinë për Shqiperinë Arbërore rënkojnë fuqishëm skaj një ore të vjetër me kujtohën fjalët dhe porositë e arbërorve atdhetar.Në paça shtuar ose zmadhu ndonjë fjalë mos e gëzofsha idealin tim kombëtar.E përplasja në mes të dy botrave shqiptare ende vazhdon edhe në shekullin njëzet e një, ku pranë gotës së thyer kanë mbetur pjesët e shpërndara të xhamit, që edhe sot e asaj dite janë duke shkaktuar ndalesa në mes të kryqëzimeve shqiptare në mes të lindjes dhe perëndimit.

Filed Under: Analiza Tagged With: Nue Oroshi

Rrugët e botës po tingëllojnë shqip dhe shqipja po harrohet

November 1, 2021 by s p

Shkruan: Mustafë Krasniqi/

“Takimet e Nëntorit” me krijuesit e mërgatës shqiptare

Më 30 tetor 2021, në Mosburg të Bavarisë-gjermani u mbajt ora letrare tradicional “Takimet e Nëntorit”, i cili vazhdon të jetë një manifestimi tradicional poetik, me krijuesit e diasporës shqiptare. Organizuar nga LKMSH, Klubin Letrar “Martin Camaj” në Mynih dhe Shoqata “Bekim Berisha – ABEJA” nga Freising-Moosburg-u. Në këtë eveniment letrarë, përpos krijuesve mori pjesë edhe historianja e mirënjohur, Prof. as. dr. Elena Kocaqit, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë z. Arten Hanku dhe konsulli i Republikës së Kosovës Afrim Nura në Munih. Me një minutë heshtje u nderuan krijuesit që ndërruan jetë në periudhën dy vjeçare, në mesin e tyre ishte edhe poeti, Fran Tanushi. Me këtë rast u përkujtua edhe humbja fizike e dy fëmijëve të veprimtarit të palodhur, Arif Arifit.Një imazh që përmban tekst, person, tabelë, mjedis i brendshëm

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Takimin e përshëndeti edhe kryetari i LKSHM, Musa Jupolli, i cili ndër të tjera tha se ndihet  me shpresë që pas një pauze, për shkak të pandemisë, krijuesit po i rikthehen skenës poetike. Më tej u ndal edhe te kujtimi për veprën e poetit Fran Tanushi ku shprehu me ndjenja mos pranin e Franit në këtë takim letrar dhe ndër të tjera tha: Të shkruhet për poetin nuk është vetëm  kënaqësi shpirti, po “detyrim” etikë në bukurin që ndjell ëndje dhe dashuri, për artin, shoqërinë dhe për atdheun; me të tilla veçori na ishte dhe do të mbetet Fran Tanushi ynë!

Fran Tanushi i lindur në shekullin e duhur, diku në qetësin e një katua të lashtë Ilire, diku mes heshtjes dhe të bukurës në qetësi, në harmoni! Ai veç leximit mori “peng” penën, nuk u dëshpërua, nuk dëshpërohet njeriu aty ku guximi e merr me të mirë, këtë filozofët e thonë me ndrydhje shpirti dhe u shërben për ecje tutje, “të tillë janë poetët dhe shkrimtarët”. Dhe, aty gjeta aludimin metaforik të Franit, lidhur ngusht me zotat antik të atdheut, këtë e them se dhe vet Frani isht atdhetar dhe poet. Andaj për nder të veprës atdhetare e krijuese të Franit LKMSH-ja nxori monografi për Franin, e cila është  vetëm një faqe e udhëtimeve të tij, në kapitullin e mërgimtarit.Kjo monografi e thyejnë ligjet dhe  respektojnë filozofinë e shoqërisë, atyre që japin gjithë mundin e tyre për letrat dhe artin e njeriut, i tillë ishte dhe do të mbetej Fran Tanushi, në kujtesën tonë dhe të gjeneratave të ardhshme, tha Jupolli.Një imazh që përmban person, tavolinë ngrënie

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Ky takim ishte më i veçantë se takimet e mëparshme, ngaqë filloi me kujtimin dhe nderimin për poetin, veprimtarin e palodhur Fran Tanushi, i cili në gushtin e këtij viti u nda nga mesi ynë dhe iku për në amshim. Kurse pas referimit kujtimit për poetin Fran Tanushi filloi ora letrare, ku dhjetëra lexues lexuan punimit tyre poetike, që dhe ishin konkurruese për tri shpërblimet. Po ashtu u zgjodh edhe juria prej tre anëtarëve: Muharrem Blakat, Shqipe Bytyqit dhe Bashkim Halilaj, të cilët i vlerësuan poezitë më të mira dhe ju ndan këto shpërblime:  Shpërblimi Pena e Artë “Martin Camaj” ju nda  Hamza Halabakut,  ndërsa prozatores Miradije Maliqi ju nda shpërblimi “Kongresi i Manastirit”, kurse shpërblimi për poezinë dedikuar Fran Tanushit iu nda poetit Menor Thaqit. Ndërsa çmimin “28 Nëntori” iu nda artistit nga Parisi, Sokol Ahmetajt. Kurse shpërblimi “Pena e Artë 2020” që iu është nda në Kosovë poetes, Shqipe Bytyqi, iu dha në këtë takim. Po ashtu u ndan edhe disa mirënjohje për poetët dhe krijuesit që janë të angazhuar në krijimtarinë letrare në mërgatë. Për Fran Tanushin foli edhe sekretari i Klubit Letrar “Martin Camaj” në Mynih, z. Mustafë Krasniqi, i cili ndër të tjera tha: Fran Tanushi, ishte një poet i gjithanshme, që me përkushtim të madh shkruante vargje të goditura artistikisht, i mëshonte shumë anës emocionale, duke goditur aty ku i dhimbeste shpirti, tek motivi i atdhedashurisë. Por, kishte një ves të çuditshëm, shpërthen si vullkan kundër të padrejtës, dhe në anën tjetër gjallërohej, emocionohej për të djeshmen, të sotmen dhe përmes poetikës së tij filozofike fliste edhe për të ardhmen. Por përmes krijimtarisë poetike ngarend pas së bukures artistike, atë do ta shohim shpesh edhe të rebeluar kundër padrejtësive që i bëheshin shoqërisë dhe popullit të tij. Ai, Frani, gjente fuqi ta derdhte tërë mllefin e tij përmes vargut artistike, që e realizon bukur dhe i jepte fuqi përmasat figurës dhe krahasimit; këtë e shohim te poezia “dy degët e një lisi”. Këtu shpërthente shpresën në botën reale, se një ditë do të jetësohet vullneti i tij dhe i popullit për bashkimin e  Shqipërisë, e për të dhe Çamërinë kishte shkruar shumë!Një imazh që përmban tekst, person, tabelë, mjedis i brendshëm

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Fran Tanushi cilësohej si një gjenerator i shumë nismave, projekteve, vizionar, i pranishëm dhe i përkushtuar kudo në mesin tonë, me urtësinë dhe vargun e tij poetik. Jo vetëm në botën e artit, që e kishte pasion e ishte mjeshtër i vargut, por e gjenim kudo të pranishëm, në çdo fushë, ku ishte interesi kombëtar, artistik e human. Kontribut të veçantë dha edhe për shkollën shqipe, i cili dhe ishte njëri ndër iniciatorët e themelimit të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH-it) në Bavari. Krasniqi në fund të fjalës së tij i përshëndeti mësimdhënëset dhe në emër të LAPSh-it bëri një thirrje, për të gjithë bashkëkombësit, shoqatat, bizneset që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Bavarisë, të japin përkrahje shkollës shqipe! Dhe më tutje tha: Qofshin mëkatar ata që heshtur qëndrojnë para këtij rreziku, të asimilimit të fëmijëve tanë mërgimtarë dhe për ata që qëllimisht e pengojnë, në forma të ndryshme, shkollën shqipe në mërgatë! Më tej krasniqi shtoj se duhet ta kuptojmë se po shprazet mëmëdheu ynë nga rinia, kurse bota po i merr rinin tonë, sepse po ka nevojë dhe rrugët e botës po tingëllojnë shqip e shqipja po harrohet! Dhe, a e meriton atdheu ynë, Shqipëria Etnike këtë fakt, tha Krasniqi?Një imazh që përmban hartë

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

Në pjesën e dytë u publikuat tri libra poetike dhe monografia e autorit Mustafë Krasniqi, “Atdhetari i Shtigjeve të Lirisë”, ku për librin foli mësimdhënësja, Nife Arifi. Ndërsa Prof. as. dr. Elena Kocaqit foli për librin e saj; “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha 1878-1918”, po ashtu u ndale edhe te libri “Lufta e Trojës- Luftë Pellazgo Ilire“. Rreth dy librave të Kocaqit pati një diskutim, pyetje dhe vëmendje historike për kohën e Pellazgjishtes e deri në ditët e sotme, duke prekur edhe situatën e tanishme dhe duke krahasuar se ku ishin trojet Pellazgo-iliro-shqiptare dhe ku janë tani, ku ndër pyetjet qëndronte edhe kjo: Pse ne humbëm këto troje?

Sipas historianes Prof. as. dr. Elena Kocaqit, teza e ermit Grek nga historianët e mëvonshëm për Akejtë, Danajtë janë anti-shkencor, jo i saktë, e i manipuluar, se në Luftën e Trojës nuk ka pasur emërtime Grek apo Helen për fiset Akeje. Akejtë janë me prejardhjes Pellazge-Ilire dhe janë quatur me emrat Akej, Danaj, Argej, Pellazg por jo Grek dhe Helen. Termi Grek del shumë më vonë, qindra vjet pas luftës së Trojës, që dhe përmendet tek Herodoti si një fis Epirot (në Shqipërinë e Jugut), që lidhet me Dodonën Pellazge.Një imazh që përmban tekst, shenjë

Përshkrim i gjeneruar automatikisht

dinastia Trojane ishte një dinasti Dardane, pra me prejardhje Ilire dhe popullsia e saj përbëhej nga fiset Iliro-Trake si Dardan, Frigas, Myzë, Kaon, por edhe nga Pellazgët, Lelegët, Karianët etj., thotë Kocaqi. Ajo mbshtetet vetëm në faktet e dokumentuara dhe arkivore, të cilat e dëshmojnë se gjuha shqipe është gjuha më e vjetër dhe për këtë duhet të jemi krenar.

Filed Under: Kronike Tagged With: Mustafe Krasniqi

U mbajt koncerti inaugurues i Operës së Kosovës

November 1, 2021 by s p


Prishtinë, 31 Tetor 2021-Gazeta DIELLI/


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përcolli koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, që u mbajt sonte në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.Koncerti ishte organizim i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, në patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.Programi i koncertit ishte i larmishëm me vepra operistike të autorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë nën drejtimin e dirigjentëve Edon Ramadani dhe Leonardo Quadrini. Nga orkestra dhe kori i Operës së Kosovës dhe nga orkestra e kori i Filharmonisë së Kosovës u ekzekutuan uverturat operistike shqiptare „Goca e Kaçanikut“ dhe „Dasma arbëreshe“ të Rauf Dhomit, „Mrika“ e Prenkë Jakovës, uverturat operistike botërore “Lucia di Lammermoor” e Gaetano Donizettit, „La Traviata“ dhe „Nabucco“ të Guiseppe Verdit, “Dasma e Figaros” e Wolfgang Mozartit, “Romeo et Juliette” e Charles Gounodit, “Madama Butterfly” e Giacomo Puccinit, “Carmen” e George Bizet.

Filed Under: Kulture

THEMELOHET DEGA MË E RE E VATRËS NË MIAMI MË 7 NËNTOR 2021

November 1, 2021 by s p

Dielli

Florida, ditën e Dielë më 7 Nëntor 2021, do të themelohet dega më e re e Vatrës në Miami. Kjo degë do të drejtohet nga kryetarja e komisionit nismëtar të themelimit studiuesja Iris Halili. Ftohen të gjithë patriotët shqiptarë që ti bashkëngjiten formacionit më të ri patriotik në dobi të çështjes kombëtare. Dega më e re e Vatrës në Miami ka mbledhur deri tani rreth vetes personalitete të fushës së ekonomisë, biznesit, letërsisë, veprimtarë dhe aktivistë me integritet dhe personalitete shqiptare në Florida. Vatra Miami ka mision të nderojë dhe trashëgojë amanetin e themeluesëve të Federatës dhe të bëjë realitet moton: “Kur duam njëri- tjetrin duam më shumë Shqipërinë. Të gjithë patriotët shqiptarë që duan ti bashkohen Vatrës në Miami janë të lutur të kontaktojnë me zonjën Iris Halili 9547077895, dhe të bëhen pjesë aktive e përfaqësimin, organizimit dhe pjesëmarrjes.

Filed Under: Featured Tagged With: Vatra Miami

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 63
  • 64
  • 65
  • 66
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT