
Sergio Bitici
Me familje
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

Sergio Bitici
Me familje
by s p

Bajram Mjeku/
Burrat në këtë foto, në mesin e të cilëve ka edhe gra, fëmijë e të rinj, janë refugjatë shqiptarë kryesisht nga Shqipëria e Veriut, të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore i përkisnin Rezistencës antikomuniste.Sapo përfundoi lufta, ata u detyruan ta braktisin Shqipërinë dhe shumë nga këta i ndoqi fati i keq për të mos u kthyer kurrë.Për ata që nuk e dinë, mbas Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist jugosllav i pat krijuar në Kosovë dy kampe për refugjatët shqiptarë; njërin në komunën e Vitisë dhe tjetrin në komunën e Vushtrrisë. Shumë nga refugjatët në këtë fotografi, kanë jetuar në këto dy kampe dhe gjatë kohës sa kanë qëndruar në Kosovë, banorët vendas i quanin “Albanezi!”.Kjo fotografi është shkrepur më 28 Nëntor të vitit 1955 në kampin italian San Antonio Di Pentecagnano, derisa refugjatët shqiptarë festonin Ditën e Flamurit. Një vit më vonë, shumica nga këta refugjatë janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara, për të mos u kthyer kurrë. Midis refugjatëve në këtë fotografi është edhe miku im Gani Perolli, i lindur në Perollaj të Krumës, i cili tash ka kaluar të tetëdhjetat dhe së bashku me familjen e tij jeton në New Jersey të Shteteve të Bashkuara.
by s p

Saimir Z. Kadiu/
Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare ndërsa 40 firmëtarët ishin ata të cilët nënshkruan aktin e Pavarësisë. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.Eshte interestant fakti qe asnje nga firmetaret e Pavarsise ( qe jetuan pas vitit 1944) nuk bashkepunuan me regjimin komunist. Perkundrazi nje pjese e tyre pesuan persekutime, burgosje apo u ekzekutuan nga ana e rregjimit. Nenshkruesit e deklarates se Pavaresise.Vlore, 28 Nentor 1912. 1) Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919):Ngriti flamurin ne Vlore. Firmetar i Aktit te Pavaresise. Kryetar i Qeverise se Perkohshme, Minister i Jashtem, diplomat, guvernator, atdhetar. Ne deklaraten e pavaresise shkruhej: “Ne Vlone me 15/28 te Vjeshtes se Trete 1328/ 1912. Pas fjaleve qe tha z.Kryetari Ismail Kemal beu, me te cilat tregoi rrezikun e math ne te cilin ndodhet sot Shqiperia, te gjithe delegatet me nje za venduan qe Shqiperia me sot te bahet ne vehte, e lire e mosvarme”.2) Dom Nikolle Kacorri (1862-1917): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Klerik i larte, atdhetar, patriot dhe veprimtar i Rilindjes Kombetare. Mori pjese ne levizjen politike-kulturore-kombetare. Gjate kryengritjes se Kurbinit 1905-1907, hyri si ndermjetes midis popullsise dhe administrates osmane qe te shmangte gjakderdhjen. Pjesemarres ne Kongresin e Manastirit (1908) dhe Kongresin e Elbasanit (1909). Perfaqesues i Durresit ne Kuvendin Kombetar te Vlores ku u zgjodh nenkryetar i qeverise se perkohshme. Firmosi deklaraten e pavaresise me siglen “Kacorri”.3)Vehbi Dibra Agolli (1867-1937): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Klerik i larte, veprimtar i levizjes kombetare shqiptar. Mori pjese ne vititn 1909 ne Kongresin e Dibres, mbeshteti alfabetin me shkronja latine te Kongresit te Manastirit. Me 28 nentor 1912 ne krye te delegateve te Dibres, merr pjese ne Kuvendin Kombetar te Vlores ku u zgjodh kryetar i Pleqesise. Ka luajtur rol te rendesishem ne organizmin e kryengritjes shqiptare te vitit 1913 kunder pushtimit serb ne zonen e Dibres. Ne 1920 mbeshteti perpjekjet per rimekembj e demokratizim te shtetit te pavarur shqiptar.4) Bab Dud Karbunara (1842-1917): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Atdhetar dhe veprimtar i Rilindjes Kombetare. Punoi shume per hapjen e shkollave shqipe ne Berat. Jorgji Karbunara ishte perfaqesues i Beratit ne Kuvendin Kombetar te Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” J. Karbunara “. Ne kete Kuvend, ai u zgjodh anetar i Pleqesise.5) Elmaz Boce (1850-1925): Fiirmetar i Aktit te Pavaresise. Mori pjese ne organizimin e deges se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ne qytetin e Gjirokastres ne vitin 1880. Elmaz Boce, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkolles shqipe te Gjirokastres “Lirija”. Ne nentor te vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastres ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen “Elmas Boce”.6) Qazim Kokoshi (1882-1945): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar per perhapjen e gjuhes shqipe, patriot, njeri me bindje dhe pikepamje demokrate. Zgjidhet delegat i Vlores ne Kuvendin e Gerces ne vitin 1911. Merr pjese ne kuvendin e Vlores ne nentor 1912, ku firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Qazim Kokoshi”. Ne vitin 1921, zgjidhet deputet i qarkut te Vlores ne Keshillin Kombetar. Regjimi komunist e arrestoi dhe e burgosi. I izoluar ne hetuesine e Vlores, vdes nga torturat.7) Jani Minga (1872-1947): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i shkolles shqipe, i Rilindjes Kombetare dhe i levizjes demokratike 1920-1924. Ishte nder nismetaret e hapjes se klubit patriotik ” Laberia ” dhe shkolles se pare shqipe ne Vlore (1908). Ne nentor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastres ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen “J. Minga”.
Rexhep Mitrovica (1888-1960): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare, intelektual, deputet, minister, kryeminister. Mori pjese si delegat i Pejes ne Kuvendin Kombetar te Vlores dhe ishte njeri nga nenshkruesit e deklarates se Pavaresise. Nje nga themeluesit e Partise Kombetare (1914), anetar i Komitetit “Mbrojtja Kombetare e Kosoves”. Zgjidhet senator i Kosoves ne Keshillin Kombetar te Lushnjes.9) Dhimiter Tutulani (1875-1937): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare. Ne nentor 1912, zgjidhet delegat i Beratit ne Kuvendin historik te Vlores, ku nenshkroi Deklaraten e Pavaresise, me siglen “Dh. Tout.”. Ne vitin 1918 ishte delegat ne Kongresin e Durresit dhe ne vitin 1920 ne Kongresin e Lushnjes. Ne vitin 1925 kreu detyren e kryetarit te Bashkise se Beratit.10) Abas Dilaver (Celkupa) (1850 – 1926): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare. Gjate viteve 1905-1907 u lidh dhe bashkepunoi me atdhetaret e njohur te asaj kohe si Dom Nikoll Kacorri etj. Priti ne Durres Ismail Qemalin e me pas, bashke me delegatet qe e shoqeronin ate, mori pjese ne mbledhjen e pare Kuvendit te Vlores. Delegat i Durresit, Deklaraten e Pavaresise, e firmosi me siglen “Abas Dilaver”.11) Shefqet Dajiu (1882-1946): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i perhapjes se gjuhes shqipe dhe i levizjes kombetare. Ne nentor te vitit 1912, zgjidhet si perfaqesues i Elbasanit ne Kuvendin historik te Vlores per shpalljen e Pavaresise Kombetare. Firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen “Shefqet Daji”. Ne vitet 1920-1923 eshte deputet i Elbasanit ne parlamentin shqiptar. Shefqet Dajiu arrestohet dhe burgoset ne vitin 1945. Vdes ne burg ne 1946.12) Xhelal Koprencka (1876-1919): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Nismetar per hapjen e shkollave shqipe ne vitin 1908 ne Skrapar, veprimtar i levizjes kombetare per pavaresi. Zgjidhet delegat i Skraparit ne Kuvendin e Vlores dhe ishte nje nga 40 firmetaret e Aktit te shpalljes se Pavaresise kombetare ne vitin 1912, dhe firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen “Xhelal Ko.”. Zgjidhet anetar i Pleqesise.13) Hajredin Cakrani (1860-1940): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Ne vitet 1908-1909, punoi ngushte me klubet atdhetare ” Laberia ” te Vlores dhe te Filatit. U zgjodh delegat i Mallakastres ne Kuvendin historik te Vlores ne nentor te vitit 1912, ku firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen “Hajredin Cakrani”. Pjesemarres ne luften e Vlores kunder pushtuesve italiane.14) Iljaz Vrioni (1882-1932): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Nen-kryetarit i Lidhjes se Prizrenit, deputet, minister, kryeminister. Ne nentor te vitit 1912 zgjidhet delegat i Beratit ne Kuvendin historik te Vlores, ku nenshkroi Deklaraten e Pavaresise, me siglen “Iljas Vrijon”. Ne 1920, zgjidhet delegat i Beratit ne Kongresin e Lushnjes. Kater here Kryeminister i Shqiperise dhe disa here si Minister i Jashtem dhe si Minister i Plotfuqishem i Shtetit Shqiptar ne Paris.15) Murad Toptani (1867-1918): Firmetar i Aktit te Pavaresise. Poet, publicist. Mori pjese ne Kuvendin historik te Vlores ne nentor 1912 si delegat i Tiranes dhe firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen “Murad Toptani”. Pas renies se qeverise se Vlores, Esat Pashe Toptani (kusheri i tij), i dogji shtepine dhe nje pjese te pasurise se tij brenda saj – libra, korrespondence, antikuare.16) Luigj Gurakuqi (1879-1925):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare, minister, deputet, gjuhetar, poet, publicist. Pjesemarres ne Kongresin e Manastirit (1908), ku u zgjodh anetar komisioni per njehsimin e alfabetit. Pjesemarres ne kryengritjen e malesoreve te Mbi Shkodres dhe bashkehartues me I. Qemalin i Memorandumit te Greces. Ne 1912, ishte nder organizatoret e kryengritjes se pergjitheshme. Ne Kuvendin e Vlores te pavaresise, si perfaqesues i Shkodres, firmosi Deklaraten e Pavaresise nen siglen “Luz Gurakuqi”. Minister i Arsimit ne Qeverine e Perkohshme te Vlores. Anetar i delegacionit ne Konferencen e Paqes ne Paris. Deputet i Shkodres ne Keshillin Kombetar dhe perseri perfaqesues i Shkodres ne Kuvendin Kushtetues ne vitin 1924. Minister i Financave ne qeverine e Nolit. U vra ne Bari e 1925.17) Spiridon Ilo (1876-1950):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Patriot, atdhetar. Shoqeron Ismail Qemalin ne udhetimin Trieste-Durres-Vlore. Merr pjese ne Kuvendin historik te Vlores ne nentor 1912, ku firmosi firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen “Spiro T. Ilo”. Ne vitin 1914, perfshihet ne ceten e Themistokli Germenjit ne luftimet kunder shovinisteve greke.18) Thanas Floqi (1884-1945):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Jurist, veprimtar i levizjes kombetare, publicist, gjuhetar, botues, kompozitor, perkthyes. Mori pjese ne Kuvendin historik te Vlores ne nentor 1912, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” Thanas V. Floqi “. Me pas punoi si jurist ne administraten shteterore ne Vlore.19) Lef Nosi (1873-1946):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Veprimtar i levizjes kombetare, albanolog, studiues, deputet, minister. Ne nentor 1912 ishte delegat i Elbasanit ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” Lef Nosi “. Ne qeverine e Ismail Qemalit, Lef Nosi caktohet minister. Anetar i delegacionit shqiptar prane Konferences se Paqes ne Paris. Ne 1945 u burgos dhe denua me vdekje. U pushkatua ne vitin 1946.20) Nuri Sojliu (1870-1940):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Mbeshteti Kongresin e Elbasanit dhe ate Manastirit, ku mbeshteti alfabetin latin te gjuhes shqipe. Ne nentor te vitit 1912, u zgjodh delegat i Struges ne ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” Nuri “. Ai mbeshteti levizjet politike me fryme demokratike te viteve `20.21) Ferit Vokopola (1887-1967):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Teolog, ekonomist, poet, publicist, minister, deputet. Ne nentor te vitit 1912, u zgjodh delegat i Lushnjess ne ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” M. Ferit Vokopola “. Ai ishte perfaqesues i Beratit, ne Parlamentin shqiptar nga viti 1923-1939. Minister i Bujqesise ne kabinetin e Iljaz Vrionit (1927-1928).22) Ymer Deliallisi (1873-1944):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Ne nentor te vitit 1912, u zgjodh delegat i Shijakut ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Shpalljes se Pavaresise me siglen ” Ymer “. Ne vitin 1920, perfaqeson Shijakun ne Kongresin e Lushnjes, ku edhe zgjidhet senator.23) Xhemal Deliallisi (1880-1941):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Ne nentor 1912, u zgjodh delegat i Shijakut ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Deklaraten e Pavaresise me siglen “Xhemmalyyddin bej”. Ngarkohet me detyra ne Qeverine e Perkohshme te Vlores dhe ne administraten e Princ Vidit.24) Mustafa Merlika Kruja (1887-1958):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Deputet, minister, Kryeminister, albanolog. Si delegat i Krujes ne Kuvendin Kombetar te Vlores me 28 nentor 1912, firmosi Aktin e Pavaresise kombetare, me siglen “Mustafa Asim Kruja” ku u zgjodh dhe anetar i Pleqesise. U caktua nenprefekt ne Vlore dhe me pas sekretar i pare i Qeverise se I. Qemalit. Me 1919 ishte sekretar i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris. Ishte deputet i Kosoves ne zgjedhjet e para parlamentare te ne 1921. Pas ardhjes se komunizmit u detyrua te arratisej. Mustafa Kruja vdiq ne SHBA me 27 dhjetor 1958, ne moshen 71-vjecare.25) Abdi Toptani (1864-1942):Firmetar i Aktit te Pavaresise, minister. Ne vitin 1902 organizoi kryengritjen e armatosur te malesoreve te Shengjergjit e te Shupalit kunder administrates osmane. Ne Kuvendin e Vlores ai firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Abdi”. U zgjodh minister i Financave ne Qeverine e pare shqiptare.26) Veli Harci (1850-1914):Firmetar i Aktit te Pavaresise, intelektual. Veli Harci ishte nje intelektual i formuar. Veprimtar i klubit patriotik te qytetit, ai perfaqesoi Gjirokastren ne Kuvendin e Vlores dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Veli Harci”.27) Nebi Sefa (1861-1942):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshme te viteve 1911 dhe 1912. Ne nentor te atij viti u zgjodh delegat i Lushnjes per ne Kuvendin e Vlores. Ku nenshkroi Aktin e Pavaresise me siglen “Nebi Sefa Lushja”. Ne vitet `20 perkrahu kursin politik te ndjekur prej forcave fanoliane.28) Mit’hat Frasheri (1880-1949):Firmetar i Aktit te Pavaresise, intelektual, deputet, patriot, minister. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit, me 1908 ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nenkryetar i Komisionit te hartimit te alfabetit. Ne Kuvendin e Vlores, Frasheri ishte delegat i Elbasanit dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Mid’hat Frasheri”. Ne qeverine e Ismail Qemalit zgjidhet minister i Puneve te Pergjithshme. Ne janar 1923 fillon detyren e ministrit Fuqiplote te Republikes se Shqiperise ne Athine, deri ne dhjetor 1925. Me 1941 eshte nje nga themeluesit e Organizates Nacionaliste – Balli Kombetar. U detyrua ne nentor 1944 te largohet nga Shqiperia dhe te vendoset ne Itali. Nuk u pajtua kurre me komunizmin. Komunistet e detyruan te birin e Abdyl Frasherit, te ikte nga Shqiperia. Vdiq ne New York, SHBA, me 3 tetor 1949.29) Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, minister. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshme ne 1911. Ne Kuvendin e Vlores, si delegat i Vlores, firmosi ne Aktin e Pavaresise me siglen “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i pergjithshem ne ministrine e Puneve te Jashtme. Me fillimin e Luftes se Dyte Boterore, Kanina u be pjese e Ballit Kombetar, perkrah Mit’hat Frasherit. Ne vitin 1951 u arrestua dhe u burgose, derisa vdiq, me 1957.30) Qemal Karaosmani Elbasani (1875-1949):Firmetar i Aktit te Pavaresise, patriot, deputet. Ne nentor 1912 u zgjodh delegat i Elbasanit ne kuvendin e Vlores dhe shoqeroi Ismail Qemalin nga Durresi ne Vlore. Firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Qemal Elbasani”. Mbeshteti qeverine e dale nga Kongresi i Lushnjes dhe per disa vite ishte asamblist. Ai u persekutua nga regjimi komunist.31) Sali Gjuka (1876-1925):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar. Mori pjese ne kryengritjen e pergjithshme te viteve 1910-1912. Si perfaqesues nga Kosova dhe delegat i Pejes, Gjakoves, Plaves e Gucise, mori pjese ne shpalljen e pavaresise dhe firmosi Aktin me siglen “Salih Gjuka”. U zgjodh keshilltar i Pleqesise. Ne janar 1913 filloi punen si drejtor i arsimit per Beratin.32) Dhimiter Berati (1888-1970):Firmetar i Aktit te Pavaresise, diplomat, minister. Firmos Aktin e Pavaresise me siglen “D. Beratti”, si delegat i kolonise shqiptare te Bukureshtit. Ai u emerua sekretar i kryetarit te Qeverise, anetar i Pleqesise si dhe u caktua drejtor i pergjithshem ne gazeten e qeverise se Vlores. Ne Konferencen e Paqes me 1919 ishte delegat i shqiptareve te Bukureshtit.33) Dhimiter Mborja Emanoil (1884-1945):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Me 28 nentor 1912, firmos Aktin e Pavaresise me siglen “Dh Emmanuel” ne emer te kolonise se Bukureshtit. Ne shkurt 1915 zgjidhet keshilltar i shoqerise se “Komunitetit Ortodoks Shqiptar te Bukureshtit”. Me 1924 mbeshtet qeverine e Nolit. Ishte kunder regjimit komunist.34) Dhimiter Zografi (1878-1945):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar. U zgjodh delegat i kolonise shqiptare te Bukureshtit per te marre pjese ne Shpalljen e Pavaresise. Me 28 nentor 1912 firmosi aktin e Pavaresise me siglen “Dimitri Zografi”. Anetar i Pleqesise. Kundershtoi vendimet e padrejta te Konferences se Parisit ne kurriz te popullit shqiptar dhe firmosi protesta drejtuar kryesise se saj ne qershor 1919.35) Pandeli Cale (1879-1923):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, minister, deputet. Ne kryengritjen e pergjithshme te vitit 1910 – 1912 drejtoi cetat e zones se Korces. Merr pjese ne mbledhjen e Bukureshtit te 5 nentorit 1912 dhe shoqeron Ismail Qemalin per ne Shqiperi. Me 28 nentor 1912, si delegat i Korces, firmos Aktin e Pavaresise me siglen “Pandeli Cale”. Zgjidhet anetar i qeverise se pare shqiptare. Merr pjese aktive ne levizjen patriotike qe coi ne Kongresin e Lushnjes me 1920. Po ate vit ishte Prefekt i Korces, ndersa ne shkurt 1921 deputet ne te parin parlament shqiptar.36) Bedri Pejani (1885-1946):Firmetar i Aktit te Pavaresise. Delegat ne Kongresin e Dyte te Manastirit (1910) dhe sekretar i Komitetit te Kosoves (1918-1924). Ne nentor 1912, mori pjese si perfaqesues i Plaves, Gucise, Gjakoves dhe Pejes ne mbledhjen e Vlores dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Bedri Pejan”. Ne vitin 1943 ishte nga nismetaret per krijimin e “Lidhjes se Dyte te Prizrenit” dhe deri ne vitin 1944 kryetar i saj. Pas luftes u arrestua ne Shqiperi. Vdiq sapo doli nga burgu, ne 1946.37) Qemal Mullaj (1881-1966):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, deputet. Si delegat i Lushnjes, ne nentor 1912 mori pjese ne Kuvendin historik te Vlores dhe firmosi Aktin e shpalljes se Pavaresise me siglen “Qem. Mullaj”. Pas renies se qeverise se Vlores dhe me nisjen e Luftes i Boterore u largua nga Shqiperia. U kthye ne atdhe rreth vitit 1920, per t’u rimarre perseri me politike. Deputet ne parlamentin e pare shqiptar.38) Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937):Firmetar i Aktit te Pavaresise, mjek, patriot. Ne nentor te vitit 1912, Dr. Myrteza Ali Struga, se bashku me Zyhdi Ohrin dhe Nuri Sojliun u zgjodhen delegate te Ohrit e Struges per ne Kuvendin e Vlores, ku firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Dr. H. Myrteza Aliu”. Sii perfaqesues i Ohrit e Struges ishte delegat ne Kongresin e Lushnjes me 1920.39) Aristidh Ruci (1875-1950):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar. Merr pjese ne kryengritjen e pergjithshme me 1911. Ishte delegat i Vlores ne Kuvendin qe shpalli pavaresine dhe firmosi Aktin me siglen “A. Ruci”. U zgjodh anetar i kryesise se Bankes Kombetare Shqiptare me 1937.40) Zyhdi Ohri (1872-1938):Firmetar i Aktit te Pavaresise, atdhetar, senator. Ne vitet 1898-1900 u perfshi ne Lidhjen Shqiptare te Pejes. Ne nentor 1912, i zgjedhur nga Ohri si delegat, mori pjese ne Kuvendin e Vlores dhe firmosi Aktin e Pavaresise me siglen “Zuhdi Ohri”. Ishte pjese e Senatit te dale nga qeveria e Ismail Qemalit. Ne 1920 mori pjese ne Kongresin e Lushnjes.
by s p

EDITORIAL nga Sokol Paja/
109 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është një datë historike që shënon mëvehtësinë prej robërisë osmane dhe kthimin e shtetit shqiptar në familjen e madhe europiane. Etërit e Pavarësisë dhe patriotët e lartë të kombit si Luigj Gurakuqi, Nikollë Kaçorri, Mustafa Kruja, Lef Nosi, Pandeli Cale, Iliaz Vrioni, Mit’hat Frashëri, Hasan Prishtina, Isa Boletini e shumë të tjerë të udhëhequr nga plaku i urtë i Vlorës Ismail Qemali, vendosen themelet e shëndosha të atdheut që ne kemi sot, si vizion dhe përmbyllje të projektit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Pavarësia është ngjarja më kulmore në historinë e shtetit shqiptar. Shpallja e Pavarësisë për çdo shtet e çdo komb është një ditë e madhe lirie, shprese, besimi për një të ardhme të ndritur, qytetarë të sigurtë e të mirëqënë në trojet e tyre, për një shtet e vend të zhvilluar, të begatë, të paqtë e garantues të lirive e sovranitetit të çdo qytetari. Shpallja e Pavarësisë dhe Dita e Flamurit, 28 Nëntori është festa më e lartë e kombit tonë, festa e ligjshme e një populli që emocionon dhe bashkon shqiptarët kudo ku jetojnë e punojnë. 28 Nëntori, dita e Pavarësisë dhe e Flamurit Kombëtar mbi të gjitha është një festë krenarie për përkatësinë tonë shqiptare. Është një festë nderimi e respekti për të gjithë burrat e shquar të atdheut tonë që 109 vite më parë sfiduan gjithçka dhe shpallën shtetin shqiptar të lirë e të pavarur. Brezat do u jenë mirënjohës përjetë për aktin e lartë të shkëputjes një herë e përgjithmonë nga robëria e skllavëria osmane për të shijuar lirinë e shumëpritur. Me deklaratën e Pavarësisë shteti dhe kombi u kompaktësua, u formësua, u unifikua, hodhi rrënjë të forta të një vazhdimësie në liri. Festa e Flamurit kombëtar është festa jonë përbashkuese në përkujtim të rezistencës kombëtare ndaj pushtuesve. Është festa e përkujtimit të projektit shtetformues që etërit e Pavarësisë themeluan dhe nisën ta zbatojnë 109 vite më parë. Ky përvjetor i festës së Pavarësisë e gjen Shqipërinë dhe trojet shqipfolëse në një moment të vështirë. Shqipëria e Kosova po shpopullohen, njerëzit nuk e e gjejnë më veten në atdheun e të parëve. Kudo mbizotëron një ide për të ikur, për tu larguar. Klasa politike ka varfëruar në tejskajshmëri popullin. Politika ka tradhëtuar interesat e qytetarëve, njerëzit ndjehen të huaj e të vjedhur në vendin e tyre. Keqqeverisja ka ngulitur idenë se Shqipëria e Kosova nuk bëhen. Një trishtim i madh kur sheh fshatra të braktisur, shkolla që mbyllen çdo ditë, rënie të lindjeve, shpopullim masiv, varfëri ekstreme, rënie të ekonomisë, korrupsion e padrejtësi që përditë vrasin shpresën në trojet tona. Kjo festë Pavarësie e 109 vjetorit duhet të na shërbejë të gjithëve si një thirrje e fuqishme ndaj institucioneve shtetërore, institucioneve të klerit fetar, shoqërisë civile, personaliteteve publike që të themelojmë një besë kombëtare për të shpëtuar vendin tonë, shtetin tonë, kombin tonë nga shpopullimi, braktisja, zbrazja e keqqeverisja. Kjo festë e Pavarësisë është një thirrje e fuqishme ndaj të gjithë bashkombasve tanë kudo në botë që të ndihmojnë e shpëtojnë Shqipërinë, atdheun që e kemi amanet nga etërit themelues të shtetit shqiptar duke investuar në Shqipëri, duke forcuar e mbajtur lidhjen shpirtërore me atdheun, duke i dhënë eksperiencën dhe formimin profesional, duke ofruar ekspertizën ndërkombëtare dhe eksperiencën e konsiderueshme, duke iu përgjigjur thirrjes për të kontribuar në të gjitha format me qëllim që Shqipëria dhe viset tona shqipfolëse mos të ndjehen të vetmuara, por më afër se kurrë me bashkatdhetarët tanë kudo në diasporë. Kjo festë Pavarësie na fton për reflektim se deri ku i kemi përmbushur personalisht detyrat e shenjta ndaj atdheut tonë të shtrenjtë. Shqiptarët në trojet shqipfolëse dhe Shqipëria sot kërcënohen sot më shumë se asnjëherë tjetër nga asimilimi, tretja, thyerja, ndarja, izolimi, copëtimi, shpërbërja si pasojë e shpopullimit masiv, dashakeqësisë së fqinjve, zërit të dobët të reagimit qytetar dhe papërgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore. Këmbanat e alarmit të sotshëm do dëgjohen në një kohë kur do jetë shumë vonë. Sot më shumë se kurrë nevojitet një pakt kombëtar për të shpëtuar kombin tonë në Ballkan. Të gjithë aktorët dhe faktorët duhet të ulen dhe të ndërtojnë strategji afatgjata sesi të ndalin shpopullimin, rikthejnë shpresën, rrisin mirëqënien dhe mbi të gjitha të garantojnë liri e barazi shansesh e të drejtash. E ardhmja e Atdheut tonë të çmuar duhet të prevalojë mbi interesat personale të gjithësecilit, mbi orekset e partive politike, mbi egot e liderëve që e kanë marrë peng shtetin prej dekadash. Që shteti ynë e kombi ynë të përparojë e të zhvillohet duhet që të bashkojmë kontributet, të lëmë inatet e përçarjet por të bashkohemi shpirtërisht e të gjithë për një qëllim, lulëzimin e Shqipërisë sonë të bukur. Diaspora ka kapacitete të jashtëzakonshme që Shqipëria duhet ti përfshijë në qeverisje e menaxhim. Eksperienca dhe ekspertiza që mund të gërshetojnë me nevojat e zhvillimit të kohës, do të rrisin standartet dhe përafrojnë vlerat më të cilat Shqipëria kërkon të integrohet në familjen e madhe Europiane. Shqiptarët në diasporë janë ambasadorët më të mirë të imazhit të Shqipërisë. Shkëlqimi, suksesi, modelet e shëndosha zhvilluese e transformuese i japin shpresë Shqipërisë se garancia shtetformuese i vjen nga diaspora. Ne duhet të kujtojmë dhe nderojmë gjithmonë me respekt të thellë dëshmorët e lirisë që më shumë se kurrë në përvjetorët e Pavarësisë, marrin rëndësi dhe vlerë të jashtëzakonshme për sakrificat e tyre sublime. Gjaku i tyre, ëndrrat e përpjekjet e tyre janë themeli i asaj që ne trashëgojmë sot si amanet për të çuar përpara të mirën dhe të mbaren e atdheut tonë. Shqipëria është vend i bekuar dhe të tillë duhet ta bëjmë të gjithë ne. Ende ka kohë, ende ka shpresë, përpara se nesër të jetë shumë vonë. Për një Shqipëri të suksesshme, për një të ardhme të begatë e të lumtur për të gjithë shqiptarët anëmbanë botës uroj nga zemra: Gëzuar Pavarësinë dhe Festën e Flamurit Kombëtar. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë Shqiptarët, Zoti i bekoftë miqtë dhe aleatët e përjetshëm të popullit, shtetit e Kombit Shqiptar.
by s p

Në emër të Federatës, Panshqiptare e Amerikës VATRA, të familjes sime, të të gjithë vatranëve dhe shqiptaro-amerikanëve ju uroj nga zemra: Gëzuar 28 Nëntorin – festën Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit tonë Kombëtar.Kjo ditë është e shenjtë për të gjithë ne. Është një ditë lavdie, krenarie, gëzimi dhe reflektimi të thellë. Solemnisht, sot më më shumë se kurrë, përkujtojmë aktin e lartë patriotik të themelimit të shtetit shqiptar, mëvetësinë që plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Mid’hat Frashëri, Lef Nosi, Iljaz Vrioni e shumë personalitet të kombit tonë si firmëtarë të Pavarsisë, e bënë shtetin shqiptar të lirë, të pavarur dhe sovran. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë është moment kulminant i daljes nga robëria osmane pesë shekullore. Sot më lejoni të shpreh nderimet e mia më të thella dhe mirënjohje të veçantë patriotëve të shquar, luftëtarëve të lirisë, dëshmorëve të Atdheut dhe çdo shqiptari që nuk iu dhimbs asgjë në mënyrë që Atdheu të gëzojë lirinë dhe pavarësinë e tij.Në këtë ditë të nderimi dhe mirënjohje ftoj të gjithë shqiptarët që të jemi më të bashkuar, më solidarë, më të dashur, më bashkëpunues me njëri-tjetrin që ta çojmë përpara drejtë përparimit, progresit, zhvillimit dhe lulëzimit atdheun tonë të bukur e të shtrenjtë. Mesazhet e Vatrës në këtë festë Pavarësie janë kombëtare, vëllazërore dhe të përjetshme në shërbim të kombit e çështjes kombëtare. Si Vatër, si komb dhe si shoqëri kemi kaluar në momente të vështira por sot jemi më të bashkuar dhe më të unifikuar se kurrë. I shpreh mirënjohje për punën e bërë të ndjerit Agim Karagjozi, Zotit Gjon Buçaj, Zotit Dritan Mishto, Ahmet Xhafo, Dalip Greca dhe të gjithë patriotëve që kanë kontribuar në Vatër e në Diell që nga themelimi e deri në ditët e sotme. Mesazhet e Vatrës me rastin e Pavarësisë janë këto:1.VATRA do të mbështesë me çdo mjet dhe me çdo kusht Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në rajon dhe çdo shqiptar kudo në botë. Vatra do mbeshtese cdo qeveri zyrtare te votuar nga shqiptaret dhe te njohur nga nderkombetaret si ne Tirane ashtu edhe ne Prishtine. Vatra do mbeshtese ne cdo kohe politikat shteterore ne dobi te kombit tone.2. VATRA do jetë çdo herë një zë unifikues dhe i fuqishëm dhe do të luftojë për Shqiperinë, Kosovën e cdo shqiptar. Vatra do të forcojë rolin e saj dhe bashkëpunimin në Instucionet më të fuqishme të Shtetit Amerikan, do të krijojë miqësi të reja në Senat dhe Kongres dhe do lobojë te ligjvënësit amerikanë në mbrojtje të kauzave shqiptare.3. Vatra do të afrojnë edhe më shumë patriotë shqiptarë në gjirin e saj, bij e bija të nderuar të Shqipërisë e Kosovës, talente dhe pjesëtarë të botës akademike duke bërë krenar çdo shqiptar për formacionin patriotik që do i bashkangjitet elitës shqiptare në VATËR.4. Vatra do të fillojë nga Vatikani e deri në Tokën e shenjtë në Jeruzalem tur diplomatik për njohjen e Pavarëësisë së Kosovës dhe promovimin e identitetit e interesit kombëtar të shqiptarëve kudo në botë.5. Vatra do te mbeshtese ekonomine, tregtine, sipermarrjen e lire dhe inovacionin, ne shtetet shqiptare e trojet kombetare me qellim rritjen e mireqenies se bashkombasve tane kudo jetojne e punojne.Bashkë do të jemi më të fortë. Ne do ta bëjmë atdheun tonë krenar çdo ditë. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën, Amerikën dhe miqtë e kombit shqiptarë.Gëzuar përjetë e mot festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar.
Me respek e nderim
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA