• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2021

“Planeti i Gjelber” i Arife Halitit

December 24, 2021 by s p

Mbresa pas nje shfaqje te suksesshme

Diar Xani

Shfaqja “Planeti i Gjelber” eshte mbajtur ne dy termine si premiere me date 12.18.2021 ne hapsirat e Qendres Kulturore ne Greenwich Connecticut organizimin e kesaj e ka bere Albanian Youth Center ne kryete z. Richard Lukaj dhe stafit professional te kesaj qendre. Ndersa reprizen e kemi shfaqur te merkuren me date 12.22.2021 ne New Jersey, ne qendren kulturore Albanian Cultural Center ne Riverdale New Jersey, ne bashkpunim me kryetarin e kesaj qendre z. Astrit Zhaku. Pas kesaj  jam ne bisedime qe edhe ne muajin shkurt te vitit qe vjen me e vazhdu me perseritur pasi qe tani do te fillojne dhe festat e fund vitit dhe eshte e pamundur me vazhdu per momentin. Organizmin e ketij projekti e kam bere bashke me organizaten O.J.Q. ON-art te cilin kete projekt financiarisht e ka mbeshtetur Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit te Republikes se Kosoves. Shfaqja eshte Monodrame qe luhet me nje aktor dhe shumicen e gjerave me eshte dashur ti beje vete por me ndihmen edhe te disa kolegve per te cilat kam pasur shume konsultime. Pra Regjine dhe lojen si aktor i kam bere une Diar Xani. Ndersa tekstin e ka shkruar dramaturge Arife Haliti. Ideja dhe qëllimi i dramës për fëmije “Planeti i gjelbër”: Planeti toke çdo ditë e më shumë po përballet me ngrohjen globale. Edhe pse vetëdijshëm për këtë, asnjëherë nuk janë marre masa konkrete qe një gjë e tille te këtë zgjidhje të përhershme. Ajri i ndotur, tymi, djegiet e ndryshme te cilat shkaktohen nga vete njeriu, ka ndikuar qe shëndeti ynë të vihet në rrezik. Shumica e njerëzve si pasoje e ajrit të ndotur vuajnë nga sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, përkatësisht te mushkërive. Prandaj, ideja dhe qëllimi i kësaj drame është thirrje për sensibilizim të të gjithë njerëzimit, pa marre parasysh moshën, gjininë, përgatitjen intelektuale dhe përkatësitë tjera identitare që të kujdesemi për ambientin ku jetojmë dhe veprojmë. Kjo ide përçohet nga personazhi e dramës i cili si mision e tij human ka marre përsipër t’i prezantoj demet e cilat ia shkakton ajri i ndotur planetit tone, dhe te gjejë zgjidhje dhe mënyra qe një gjë e tille të hiqet apo edhe të reduktohet, ashtu që i gjithë njerëzimi të jetoj në një ambient me te pastër ku e gjelbër është kryefjala e çdo mjedisi i cili na rrethon. Femijet kan qene teper te kenaqur dhe te intersuar per kete shfaqje, ata edhe pas shfaqjes kan qen te interesuar lidhur me shfaqjen me aktrimin, me kan bere shume pytje. Femijet kur shohin shfaqje aty vrehet edhe talenti edhe imagjinata e tyre. Ata shfaqjen e shohin me sy te drejte dhe e kuptojne shume drejte. Pra ata nuk mund ti genjesh. Prandaj ne si profesionist kemi kujdes se sa her qe bejm diqka per femije mendojme shume se si do te duket sepse ata nuk mashtrohen, ata e gjykojn drejt e gjithe ngjarjen se cka shohin. Per mua ka qen teper i rendesishem ky projekt sepse me ka shtyre te mendoj qe te filloj si nisme e pastaj shpresoj shume se do ta arrij qellimin sepse me shume se shumecka kishte me qen atraktive dhe e qelluar nese kishim mundur ta bejme ose te fillojme dhe ta krijojme teatrin per femijet apo te rinjeve. Mendoj qe mjaft më me koncerte dhe me kengetar e me kenge te njejta qe nga pas lufta asgje nuk po ndryshon, mendoj qe asgje spo ka te re, asnje organizim me ndryshe. Te gjitha shoqatat pergatitjet dhe eventet po i bejn te njejta ne shumicen e vendeve te diaspores prandaj mendoj qe rinia ose femijet duhen qe te ket edhe nje pikpamje me te gjere se sa ajo. Une do te shpresoj se shume shpejt edhe do te vazhdoj projektin dhe do ta shfaqi edhe neper shume vende apo shkolla ku ka femije shqiptar, do te beje workshop apo puntori me femijet si dhe pas kesaj edhe shpresoj se do te punoj bashk me femijet e disa shkollave qe te bej ndonje shfaqje bashk me ta e qe ne te ardhmen te ken pse jo teatrin e te rinjeve ne New York. Ata kan nevoj te shohin shfaqje, ata kan nevoje te luajn (aktrojne), te kuptoj se cka eshte teatri cka eshte aktrimi, cka eshte regjia etj etj. I lutem te gjithve se kush do qe ta lexoj kete infromim qe ata qe kane mundesine ta bejne organizimin per ta shfaqur kete shfaqje per femije atehere une jam i gatshem te bashkepunoj dhe ta pranoj ftesen nga kushdo qofte ndonje qender kulturore apo individ qe mund te organizoje qe femijet te kene mundesine te shohin kete shfaqje per femije.

Filed Under: Komunitet

KRISHLINDJA – FESTË E BASHKIMIT TË FEVE, FESTË E FATIT DHE E FORCËS

December 24, 2021 by s p

Don Prend Kola, Toronto

Krishtlindje-a. Lat. Christi Natalis. Festë, e cila pas Pashkës ka rëndësinë më të madhe në rrjedhën e vitit kishtar që, në Kishën katolike, e ka ruajtur një javë festimi, përkëtisisht tetëditëshin; festë e fiksuar a e ngulitur në kalendarin liturgjik, që kremtohet gjithmonë palëvizshëm, më 25 dhjetor, kur të krishterët festojnë dhe kremtojnë lindjen e Krishtit; e kremte solemne, kur krishterimi mbarë, kremton lindjen e Shpëtimtarit, mishërimin e Vetës së dytë Hyjnore, të bërë njeri për shpëtimin e botës dhe, pandërmjetësueshëm, lidhet me truallin e Betlehemit, vendin ku u lind Jezusi; kohë liturgjike, që fillon sakaq të ketë filluar Ardhja dhe, në Kishën katolike, zgjat deri në festën e Pagëzimit të Zotërisë, në të dielën pas Dëftimit (6 janar); lindja e Jezusit, e quajtur shpesh dhe në popullin tonë Nata e Krishtit dhe,bashkë me popuj të tjerë, edhe Nata e Shenjtë, Nata e bekuar a e shuguruar; festë madhështore dhe e rëndësisë së veçantë në Kishat e krishtera që fillon me mbrëmësoren me shumë emërtime shtesë në Kishën katolike: Lindja e Krishtit, festa e Lindjes së Krishtit, Lindja e Zotit, festa e Krishtlindjes, ndërsa në Kishat që ushtrojnë ritin bizantin mbizotëron shprehja: Të mishëruarit e Zotit tonë, Hyjit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht.

Krishtlindja nuk bën pjesë ndër festat më të vjetra të Kishës. Shën Ireneu († 202) dhe Tertuliani († 230) nuk e përmendin këtë festë në listën e festave të tyre. Është e njohur thënia e Origjenit († 254) që vetëm mëkatarët festojnë ditëlindjen, por jo shenjtërit. Fillimisht festohej, më 6 janar, vetëm festa e Dëftimit (Epifania), por nga shekulli IV filloi të kremtohej edhe Lindja e Jezusit më 25 dhjetor, kur, po në të njëjtën ditë, në Romën pagane, festohej festa shtetërore “I pamposhturi hyji i diellit”, përmes së cilës festohej solstici, diellqëndrimi a diellndalimi dimëror, dhe pikërisht kjo ditë u shndërrua në festë të krishterë; festë që nuk i përket krishterimit të menjëhershëm, por haset tek në kronografin e vitit 354 (Chronographus anni 354), kodikut më të hershëm me faqe ilustrimesh të plota, të shkruar nga Filocali sipas urdhërit të Valentinit, një artikrati të krishterë.

Në shekullin e V Ardhja filloi të jetë kohë e përgatitjes për festën e madhe të Kishës – Krishtlindjen – e trajtuar kështu nga të gjitha Kishat e krishtera. Në shekullin V dhe VI Krishtlindja qe festa e tretë e madhe e Kishës dhe fillimisht nuk ishte festë e dhuratave, sepse zakoni i shpërndarjes së dhuratave erdhi dhe u bë pjesë përbërëse e saj vetëm pas Reformacionit nën ndikimin e Martin Luterit. Në shekullin VI/VII, në Perëndim, filloi tradita që në Krishtlindje të kremtohen tri Meshë: Mesha e Natës nga 24 në 25 dhjetor në mesnatë, Mesha e agimit e quajtur “Mesha e barinjve” (Missa in aurora) dhe Mesha festive ose Mesha e ditës (Missa in die).

Kishtlindja ka parakushtin e vet antropologjik. Është lindja e një fëmije. Ky fëmijë lidhet me motive të Besëlidhjes së Vjetër: është i premtuar porsi Isaku, Samueli, Samsoni dhe Gjoni Pagëzues, është fëmijë i paralajmëruar nga engjëlli, bile ka dhe emrin e caktuar që në kraharorin e së ëmës dhe duhej të quhej Jezus (krh. Mt 1,19-22).

Në këtë festë liturgjia katolike në kremtime bën të ditur që me anën e misterit të Fjalës së mishëruar, që është vetë Krishti, është shfaqur në sytë e mendjes së njerëzve drita e re e shkëlqimit të Hyjit dhe është bërë e mundshme njohja e Hyjit në mënyrë të dukshme për t’u tërhequr nëpërmjet Krishtit kah dashuria e gjërave të padukshme (krh. Prefacioni i Krishtlindjes I). Kisha katolike, në rendin e Meshës në Meshar, e përhimnon lindjen e Krishtit, që i lindur para çdo kohe, ka filluar të jetë në kohë dhe ka ngritur gjithçka lart, ka ripërtëritur plotësisht çdo gjë, ka marrë mbi vete dobësitë njerëzore dhe, përmes tij, vetë vdekatarët kanë fituar nder të përhershëm dhe janë bërë të amshueshëm (krh. Prefacioni i Krishtlindjes II dhe III); festë e kremtuar sipas kalendarit julian, jo më 24 dhe 25 dhjetor, por më 6 dhe 7 janar në shumë Kisha ortodokse.

Studime të shumta flasin për liturgjinë e Krishtlindjes në Kuran, e qujatur Nata e Përcaktimit ose Nata e Fatit (arb.laylat al-qadr). Sureja 97, e shkruar më herët se shumë të tjera, në periudhën e parë të veprimtarisë së Muhametit në Mekë, flet, që në strofën e parë, për një të dërguar, ose diçka të dërguar në natën e forcës, dhe bëhet pyetje, nëse di njeriu se çka është kjo natë? Dhe thuhet që është nata e forcës, më e fortë se një mijë muaj, kur zdirgjen engjëjt dhe shpirti në secilin; ajo natë është paqe derisa të zbardhë agimi. Në këtë sure nuk flitet explicite se kush do të vijë. Teologët dhe shpjegimtarët islamë shfaqin mendimin të jetë fjala për Kuranin. Por përkundër kësaj, Jezusi, në Kuran, është “Fjala e Hyjit” (kalima min Allāh), “Shpirt nga Hyji” (rūh min Allâh), njeri “i ndershëm” (sālih) dhe “i bekuar” (mubārak), i zgjedhur nga Perëndia si “profet” (nabī) dhe “I dërguari” (rasūl), që sjell me vete një shpallje. Ai është besimtar shembull e shëmbullor (mathal) dhe “shërbëtor i Perëndisë” (abd Allāh). Në Medinë, Jezusi do të emërohet me emrin e vërtetë, me emrin e vet (personal): Jezusi Krisht (Jezu Krishti ose Jezus Krishti). Përfundimisht në suretë mediniane, që kanë prejardhjen nga Medina, Kurani e quan Jezusin “Mesia” (al-masīh), ndërsa në suretë: 3,45; 4,157.171; 5,17.72.75; 9.31, quhet tetë herë: “Mesia Jezus, Biri i Marisë” (al-masīh Īsā ibn Marya).

Filed Under: Politike

VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËR SHUMË VJET KRISHTLINDJEN DHE VITIN E RI 2022

December 24, 2021 by s p

Të nderuar bashkombas,

Të dashur vëllezër e motra vatranë,

Më lejoni që në emrin tim personal, të familjes dhe të Federatës Pan –Shqiptare të Amerikës VATRA, t’ju uroj: Gëzuar e Për shumë vjet Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2022. Me besimin e fortë te i madhi Zot dhe me shpresën e fuqishme në çdo zemër tuajën, përcjell për ju çdo bekim, paqe dhe mirësi. Lindja e Krishtit është një festë e madhe e cila na kujton të jemi më solidarë, më të bashkuar dhe më të dashur me njëri-tjetrin. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për Zotin, shpresën që nuk zhgënjen kurrë. Duke qenë te bashkuar mund të kalojmë çdo vështirësi. Vatra, në vitin e ri që po vjen, do të jetë më pranë shteteve amë Shqipërisë e Kosovës duke ndihmuar me të gjitha kapacitetet përparimin, zhvillimin e lulëzimin e shtetit e kombit tonë. Ne lutemi dhe do të punojmë për mirëqënien e çdo shqiptari kudo ku vepron, jeton e punon. Në këtë Vit të Ri uroj të kemi më shumë gëzim për të gëzuar dhe harruar çdo te keqe te vitit që po lëmë pas. Uroj të kemi më shumë shpresë për mirëqënie e zhvillim në Shqipëri, Kosovë e kudo ku gjenden bashkëatdhetarët tanë. Uroj të kemi më shumë shpresë për ditë më të lumtura, më të bëkuara e më të begata për shqiptarët në çdo cep të globit. Uroj për çdo shqiptar që të kemi sa më shumë forcë e kurajo për të vazhduar përpara në sfidat që kemi si qytetarë dhe si shtete kombëtare. Lutem, uroj dhe shpresoj për më shumë unitet mes shqiptarëve, forcave politike në Kosovë e Shqipëri dhe sigurisht për institucione që punojnë me devocion për qytetarët shqiptarë. Uroj me shpirt që të kemi marrëdhënie më të shëndosha, për solidaritet, për dashuri të pakushtëzuar, për paqe, për besim dhe lumturi në familjen e çdo shqiptari. Begatia, gëzimi, lumturia, dashuria dhe bekimi i madhit Zot mbretëroftë në çdo vatër të familjeve shqiptare.

GËZUAR

Zoti i bekoftë shqiptarët

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe Amerikën.

Më gëzim dhe nderim

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

New York, 24 Dhjetor 2021

Filed Under: Featured

LEGENDS, SYMBOLS & TRADITION

December 24, 2021 by s p

04 December 2019, US, New York: The Christmas tree at Rockefeller Center shines brightly and brightly in the glow of lights, after the ceremony to turn on the lights for the tree. Photo: Benno Schwinghammer/dpa (Photo by Benno Schwinghammer/picture alliance via Getty Images)

Përgatiti për Diellin, Alfons Grishaj

With Christmas being right around the corner, I came across a book that shared the meaningful symbols of these holy days. I would like to share this with you.

Symbol of the Christmas Tree

Because it stays green all through the year, the evergreen tree is symbolic of the eternal life offered to Christians through faith in Christ. The treetop points heavenward. A star signifies the special star that guided the wise man to Bethlehem.

Lights represent Christ, the light of the world. Gifts beneath the tree are representative of God’s gift of his only begotten son, who brings hope, love, joy and peace.

Saint Nicholas …

Santa Claus

The concept of the American Santa Claus originated with St. Nicholas, who was born in Asia Minor about 270 AD. He was known as a kind, benevolent man and made a saint because of his generosity. In honor of St. Nicholas, December 6 became the traditional day in Europe for the exchange of Christmas gifts and the beginning of the holiday season. Dutch immigrants to the United States brought with them their version of the gift-giving St. Nicholas, known as “Sinter Klass.” Americans, unaccustomed to the Dutch pronunciation, turned this into “Santa Claus,” who is beloved as a symbol of Christmas by children of all ages.

The Star of Bethlehem

Because of its prominence in the Nativity story, the star of Bethlehem is one of the most powerful symbols of Christianity. On Christmas Eve, the Star, shining brightly in the heavens, guided the wise men to the lowly manger where Christ child was born. Matthew 2:2 reads, “ For we have seen his star in the East and have come to worship him.”

Legend of the Icicle

When Christ the Savior was born that first Christmas Eve, the heavenly angels cried in joyful adoration. Their tears of happiness gently fell to earth that crisp winter night, forming icicles on the edges of the stable and nearby evergreens. These tiny pendants of ice twinkled in the radiant starlight. To this day, icicle decorations are often used on Christmas trees as reminders of the joy celebrated over the birth of Christ the King.

Legend of the Christmas Bells

According to early legend, bells rang throughout the world announcing the birth of Christ. The ringing of bells during the joyous holiday season still adds delightful accompaniment to favorite carols and is a significant part of the Christmas celebration. High in the towers, suspended between heaven and earth, church bells have called the faithful to worship for centuries.

Symbol of the Wreath

The Christmas wreath has decorated many doors with a fresh greenery. Wreaths are often made of evergreens, including holly, mistletoe, pine and fir. Because they are green and bear fruit in the winter when other plants appear lifeless and bare, evergreens signify God’s immortality and everlasting life. The wreath’s circular shape reminds us of the circles of life, family and love.

Legend of the Holly

The bright red and green of holly make it a natural symbol of rebirth. Legends regarding this plant abound. According to one legend, holly branches bearing white berries were woven into Christ’s crown of thorns. Since the blood of Christ stained the berries, they grow red on the holly branch to this day. Holly has also come to stand for peace and joy.

Legend of the Christmas Stocking

According to legend, a father was unable to provide his three daughters with a dowry. Hearing of their misfortune and wishing to help, St. Nicholas dropped three bags of gold coins down the chimney. The coins fell into each of the daughters’ stockings, which were hanging by the fire to dry, providing a sufficient dowry. Since then, stocking hung by the fireplace are a traditional part of Christmas gift giving.

Filed Under: Opinion

32 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

December 23, 2021 by s p

TË VAZHDOHET MISIONI HISTORIK

Nga Jusuf Buxhovi*

Me moton për liri, barazi dhe demokraci dhe në saje të përfshirjes të gjitha shtresave shoqërore dhe politike në të, Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar më 23 dhjetor 1989 nga brezi i intelektualëve që mori përgjegjësinë për fatet e vendit në rrethanat vendimtare, kur Kosovës iu mor autonomia me dhunë nga Beogradi dhe federata kishte filluar shpërbërjen, shpejt u kthye në lëvizje kombëtare, që vuri në binarë dy procese historike: rrënimin e strukturës së lidhjes komuniste e me të edhe të ideologjisë së saj, si dhe shkëputjen nga pushtimi serb, zhvillime këto që ia hapen rrugën shtetndërtimit të Kosovës.Lidhja Demokratike e Kosovës në ato rrethana arriti të bëjë një kthesë edhe të mendësisë politike të deriatëhershme, e cila shquhej për orientimin totalitar, duke e kthyer nga vlerat demokratike dhe konceptet euro-atlantike. Orientimi i ri politik, i përqafuar nga të gjitha shtresat e popullatës, bëri që çështja e pazgjidhur e Kosovës të vështrohet nga një prizëm tjetër nga shtetet e perëndimit, duke kaluar në një stad të ri ndërkombëtarizmit si dhe kthimi përnjëhershëm të vëmendjes ndaj një popullatë e cila më herët shihej si politikisht e dezintegruar dhe e manipuluar. Kthimi i vëmendjes nga Kosova bëri që njëkohësisht faktori ndërkombëtar të marrë edhe obligime rreth gjetjes së një modusi të zgjidhjes së këtij problem të ndjeshëm jo vetëm ballkanik, pore dhe më gjerë.Në këtë rrugëtim historik, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dy pamje. Atë të rezistencës institucionale, me shtetin paralel, që mori përsipër proceset e shtetndërtimit, së cilës, me shpalljen e Deklaratës për Pavarësitë 2 korrikut 1990, Kuvendit të Kaçanikut të 7 shtator 1990, dhe Referendumit për Pavarësitë 26 shtatorit1991 e deri te zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të 24 prillit 1992, iu krijua infrastruktura e legjitimiteti demokratik. Kjo pamje, që filloi më 23 dhjetor 1989 dhe zgjati deri më 12 qershor 1999, është historike. Pamja e dytë, është e partisë politike, në përputhje me rrethanat e reja që solli protektorati ndërkombëtar nga 12 qershori i vitit 1999 deri te koha jonë.Pamja si parti politike në kuadër të jetës parlamentare të vendit, po ashtu, ka dy faza të tjera: atë të suksesit – nga viti 2000 deri në 2007, me ç’rast, LDK-ja, doli fituese në zgjedhjet e para lokale në vitin 2000, ato vendore në vitin 2001 dhe 2004. Dhe, nga viti 2007 e deri te koha e fundit, ka fazën e rënies dhe të humbjes së rëndësisë së saj si parti kyçe në jetën parlamentare të vendit.Në këtë ndërkohë LDK humbi radhazi të gjitha zgjedhjet deri te këto të fundit. Tatëpjeta e LDK-së sa ka të bëjë me vdekjen e parakohshme të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova si dhe boshllëkun drejtues që la, ka të bëjë po aq edhe me luftën e brendshme për pushtet të grupeve të ndryshme, që partinë e çuan deri te përçarja si dhe margjinalizimi i saj në jetën politike dhe shoqërore të vendit. LDK duhet ta kuptojë se është parti misionare, gjenerator i ideve dhe koncepteve demokratike, por edhe zbatuese e këtyre koncepteve në jetën institucionale shtetërore, për të cilat pati dhe ka ende përkrahjen e gjerë ndërkombëtare. Që të vazhdojë këtë mision ajo duhet të reformohet thellësisht, t’u kthehet vlerave burimore duke bërë ripërtëritje të vazhdueshme si me kuadër ashtu edhe me ide të reja, duke pranuar mendimin ndryshe, pa përjashtuar këtu edhe fraksionet e brendshme, të cilat, po qe se dalin me koncepte dhe programe të reja, pse jo, t’u mundësohet edhe garimi për timonin e partisë. Demokratizimi i brendshëm do ta lironte partinë nga hipoteka e kapjes nga grupe të caktuara ose feude rajonale, që pengojnë ndryshimin në përputhje me kërkesat e kohës. Pra, sot kur vendi po përballohet me sfidat e shuma të njëpasnjëshme, ku edhe sloganet e “ndryshimeve” mund të riciklojnë krizën po qe se një klan politik zëvendësohet me një tjetër, LDK- ja ka nevojë për një reformim të thelle bazik në të gjitha strukturat e saj në mënyrë që skenës politike t’i kthehet kredibiliteti i humbur edhe me fajin e saj. KOhëve të fundit, vëherehen disa ndryshime formale, por jo edhe përmbajtësore, gjë që le për të dëshiruar. Ndryshe do të mbetet një parti që as e ushtron misionin për të cilin është themeluar, e as lejon hapësirë për një forcë të re të këtij orientimi. Ndaj, nëse nuk ndryshon qasja e tanishme në përputhje me ndryshimet që i duhen kauzës së ardhmërisë për t’u kthyer në promotor të një ndryshimi rrënjësor, LDK do t’i takojë historisë vetëm për periudhën e aktivitetit të saj gjatë kohës së paraluftës, kur ishte faktori dominues politik dhe e vetmja lidhje me qendrat e vendosjes.

*Autori ishte Koordinator i Grupit Nismëtar për themelimin e LDK-së, hartues i dokumenteve të partisë dhe Sekretar i Përgjithshëm nga 23 dhjetori 1989 deri më 5 maj 1991 si dhe anëtar i Këshillit Qendror deri në vitin 1993.

LISTA E PJESËMARRËSVE NË KUVENDIN THEMELUES TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS më 23 dhjetor 1989:

(Dokumente autentike)Dr. Ibrahim Ruova, Jusuf Buxhovi, prof.Fehmi Agani, Akademik Idriz Ajeti, Akademik Dervish Rozhaja, Akademik Mark Krasiqi, prof. Zekeria Cana, Mehmet Kraja, Bujar Bukoshi, Zenel Kelmendi, Milazim Krasniqi, Dr. Zenel Kelmendi, Ibrahim Berisha, Xhemail Mustafa, Ajri Begu, Nekibe Kelmendi, Ali Aliu, Hasan Hajzeri, Abdyl Krasniqi, Fatmir Dalladaku, Fehmi Rexhepi, Sejdullah Hoxha, Muharrem Ramabaja, Fetah Ademi, Suzana Hajzeri, Sylejman Aliu, Iliaz Bylykbashi, Ali Ahmetaj, Sali Sefaj, Ahmet Kelmendi, Florent Nuka, Ismail Gashi, Hysen Zherka, Ramadan Sejdiu, Luljeta Buxhovi, prof. Ramiz Hoxha, Jusuf Rexhepi, Agni Dika, Hysen Matoshi, Vesta Nura, Bahrije Krasniqi, Shefqet Gashi, Mon Mulliqi,Neshet Nushi, Ymer Jaka, prof.Sadi Bexheti, Luan Pula, Daut Blakaj ,Kemjl Luci, Fatmir Peja,Ylber Hysa, Haxhi Mehmetaj, Bedri Mehmetaj, Rexh Mehmetaj, Ejup Kolica, Sylejman Syla, Nehat Sh. Hoxha, Demë Topalli, Sali Zekaj, Qamil Batalli, Behram Hoti, Rexhep Hajdaraj, Shemsi (SH) Gërguri, Ejup Latifi, zejtar, Bajrush Plakaj, Ali Krasniqi, Petrit Dushi, Abit Asllani,Lutfi Bilalli, Selman Mehaj, Isan Murati, Nehat Krasniqi, Ragip Veseli, prof. Abdyl Ramaj, Xhafer Xhaferi, Binak Kelmendi, Islam Veliu, Halil Matoshi,Mentor Jakupi, Bejtush Isufi, Salih Krasniqi, Lutfi Dërvishi, Skënder Kada, Jusuf Haklaj, Faik Polloshka, Abdyl Kadolli, Gani Mehmetaj, Islam Ejupi, Agron Haxhosaj,Ndue Kurti, Mehmet Gashi ,Skënder Zogaj, Ibrahim Kelmendi, Selajdin Krasniqi, Bujar Mirsini , Fikrije Mirsini, Behram Krasniqi, Abdullah Osmani, Xhafer Hysen, Mehmedin Rexhepi, Munish Hyseni, Arbër Xhaferi, Abdyl Mustafa, Adem Hasanaj, Rrahman Bislimi, Milaim Kelmendi, Flamur Keqa, Fatos Aliu, Rizah Krasniqi, Rifat Krasniqi, Musa Tullari, Haqif Sh. Mulliqi, Ali N. Duli, Haki Mulliqi, Abdyl Zhavelli, Basri Gojani, Zaim Istrefi, Kadri Zhuta, Mixhai Pollozhani, Ramadan (Muharrem) Maloku, Rexhep (Sami) Osmani, Rihan Ismaili, Fatime Ismaili, Evliane Bajqinovci, Ramiz Fazliu, Hazir Reka. (Radhitja është marrë nga 10 listat e shpërndara gjatë mbajtjes së Kuvendit).

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 60
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT