![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2021/12/263788632_652592555768966_4231726327174331625_n-1024x768.jpg)
Mbresa pas nje shfaqje te suksesshme
Diar Xani
Shfaqja “Planeti i Gjelber” eshte mbajtur ne dy termine si premiere me date 12.18.2021 ne hapsirat e Qendres Kulturore ne Greenwich Connecticut organizimin e kesaj e ka bere Albanian Youth Center ne kryete z. Richard Lukaj dhe stafit professional te kesaj qendre. Ndersa reprizen e kemi shfaqur te merkuren me date 12.22.2021 ne New Jersey, ne qendren kulturore Albanian Cultural Center ne Riverdale New Jersey, ne bashkpunim me kryetarin e kesaj qendre z. Astrit Zhaku. Pas kesaj jam ne bisedime qe edhe ne muajin shkurt te vitit qe vjen me e vazhdu me perseritur pasi qe tani do te fillojne dhe festat e fund vitit dhe eshte e pamundur me vazhdu per momentin. Organizmin e ketij projekti e kam bere bashke me organizaten O.J.Q. ON-art te cilin kete projekt financiarisht e ka mbeshtetur Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit te Republikes se Kosoves. Shfaqja eshte Monodrame qe luhet me nje aktor dhe shumicen e gjerave me eshte dashur ti beje vete por me ndihmen edhe te disa kolegve per te cilat kam pasur shume konsultime. Pra Regjine dhe lojen si aktor i kam bere une Diar Xani. Ndersa tekstin e ka shkruar dramaturge Arife Haliti. Ideja dhe qëllimi i dramës për fëmije “Planeti i gjelbër”: Planeti toke çdo ditë e më shumë po përballet me ngrohjen globale. Edhe pse vetëdijshëm për këtë, asnjëherë nuk janë marre masa konkrete qe një gjë e tille te këtë zgjidhje të përhershme. Ajri i ndotur, tymi, djegiet e ndryshme te cilat shkaktohen nga vete njeriu, ka ndikuar qe shëndeti ynë të vihet në rrezik. Shumica e njerëzve si pasoje e ajrit të ndotur vuajnë nga sëmundjet e organeve të frymëmarrjes, përkatësisht te mushkërive. Prandaj, ideja dhe qëllimi i kësaj drame është thirrje për sensibilizim të të gjithë njerëzimit, pa marre parasysh moshën, gjininë, përgatitjen intelektuale dhe përkatësitë tjera identitare që të kujdesemi për ambientin ku jetojmë dhe veprojmë. Kjo ide përçohet nga personazhi e dramës i cili si mision e tij human ka marre përsipër t’i prezantoj demet e cilat ia shkakton ajri i ndotur planetit tone, dhe te gjejë zgjidhje dhe mënyra qe një gjë e tille të hiqet apo edhe të reduktohet, ashtu që i gjithë njerëzimi të jetoj në një ambient me te pastër ku e gjelbër është kryefjala e çdo mjedisi i cili na rrethon. Femijet kan qene teper te kenaqur dhe te intersuar per kete shfaqje, ata edhe pas shfaqjes kan qen te interesuar lidhur me shfaqjen me aktrimin, me kan bere shume pytje. Femijet kur shohin shfaqje aty vrehet edhe talenti edhe imagjinata e tyre. Ata shfaqjen e shohin me sy te drejte dhe e kuptojne shume drejte. Pra ata nuk mund ti genjesh. Prandaj ne si profesionist kemi kujdes se sa her qe bejm diqka per femije mendojme shume se si do te duket sepse ata nuk mashtrohen, ata e gjykojn drejt e gjithe ngjarjen se cka shohin. Per mua ka qen teper i rendesishem ky projekt sepse me ka shtyre te mendoj qe te filloj si nisme e pastaj shpresoj shume se do ta arrij qellimin sepse me shume se shumecka kishte me qen atraktive dhe e qelluar nese kishim mundur ta bejme ose te fillojme dhe ta krijojme teatrin per femijet apo te rinjeve. Mendoj qe mjaft më me koncerte dhe me kengetar e me kenge te njejta qe nga pas lufta asgje nuk po ndryshon, mendoj qe asgje spo ka te re, asnje organizim me ndryshe. Te gjitha shoqatat pergatitjet dhe eventet po i bejn te njejta ne shumicen e vendeve te diaspores prandaj mendoj qe rinia ose femijet duhen qe te ket edhe nje pikpamje me te gjere se sa ajo. Une do te shpresoj se shume shpejt edhe do te vazhdoj projektin dhe do ta shfaqi edhe neper shume vende apo shkolla ku ka femije shqiptar, do te beje workshop apo puntori me femijet si dhe pas kesaj edhe shpresoj se do te punoj bashk me femijet e disa shkollave qe te bej ndonje shfaqje bashk me ta e qe ne te ardhmen te ken pse jo teatrin e te rinjeve ne New York. Ata kan nevoj te shohin shfaqje, ata kan nevoje te luajn (aktrojne), te kuptoj se cka eshte teatri cka eshte aktrimi, cka eshte regjia etj etj. I lutem te gjithve se kush do qe ta lexoj kete infromim qe ata qe kane mundesine ta bejne organizimin per ta shfaqur kete shfaqje per femije atehere une jam i gatshem te bashkepunoj dhe ta pranoj ftesen nga kushdo qofte ndonje qender kulturore apo individ qe mund te organizoje qe femijet te kene mundesine te shohin kete shfaqje per femije.