• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2022

KONGRESI I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) – THEMELI I INSTITUCIONEVE SOVRANE DHE PAVARËSISË SË PLOTË TË SHTETIT SHQIPTARË

January 21, 2022 by s p

Nga Kevin Haxhiu*

Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 një vitë më vonë në vitin 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër Fuqitë e Mëdha vendosën copëtimin e territorit të Shqipërisë në favor të vëndeve fqinje.Në vitin 1915 Traktati i fshehtë i Londrës vendosi që territori i Shqipërisë të copëtohej edhe më shumë se në vitin 1913.Në vitin 1918 në Konferencën e Paqes në Paris nga Fuqitë e Mëdha (Blloku i Antantës-fitues të luftës) dhe vëndet fqinje kërkuan që Traktati i Fshehtë i Londrës i vitit 1915 të zbatohej.Delegacioni i dërguar nga qeveria e Durrësit nuk po e përfaqësonte aspak si duhej Shqipërinë duke mos i dhënë asnjë zgjidhje këtij problemi të madh.Gjatë gjithë kësaj kohe Shqipëria ishte në kaos dhe rreziku për copëtimin e saj ende vazhdonte.Ndaj patriotët shqiptarë të gjendur në këto rrethana vendosën që në Shqipëri të mbahej një tjetër Mbledhje Kombëtare që të mbronte Pavarësinë e Shqipërisë dhe territorin e saj.Në muajin nëntor të vitit 1919 u mblodh organizata nacionaliste “Krahu Kombëtarë” në shtëpinë e ish Prefektit të Durrësit Abdyl Ypi.Në këtë takim merrnin pjesë patriotë shqiptarë të cilët diskutuan për mbledhjen e një kongresi kombëtarë pasi rreziku për copëtimin e Shqipërisë ishte i madh.Në këtë takim u vendos që t’i bëhej një thirrje Parisë së Lushnjes pasi në qytete të tjera ishin bërë përpjekje por nuk arritën dot të organizonin mbajtjen e një kongresi.Ata iu drejtuan patriotit Sheh Ibrahim Karbunara dhe në 31 dhjetor 1919 patriotë lushnjarë që i përkisnin parisë së qytetit të Lushnjes u mblodhën në Teqenë e Karbunarës.Atje u ngrit edhe Komisioni Nismëtarë me 28 anëtarë për Thirrjen dhe Organizimin e Kongresit.Anëtarët e Komisionit Nismëtarë për Thirrjen dhe Organizimin e Kongresit të Lushnjes ishin:Besim Nuri,Ferit Vokopola,Nebi Sefa,Qemal Mullaji,Eshref Frashëri,Sheh Ibrahim Karbunara,Abedin Nepravishta,Bajram Haxhiu,Taullah Sinani,Llazar Bozo,Emin Vokopola,Zija Mullaji,Mustafa Vokopola,Jonuz Sefa,Skender Pojani,Kadri Jenisheri,Teki Libohova,Filip Papajani,Jakov Bozo,Andrea Papaj,Qerim Arapi,Rasim Hoxha,Arif Kurti,Abdyl Aziz,Muntar Luarasi,Hamit Xheka,Reshat (Hysni) Shazivari,Hasan Islami Like.Komisioni Nismëtarë nisi ftesa me objekt që çdo krahinë e Shqipërisë të zgjidhte delegatët e saj që do ti përfaqësonin në Kongres.Komisioni gjithashtu përgatiti organizimin e mbledhjes,krijimin e kushteve për delegatët gjatë kohës që do të qëndronin në Lushnje,organizmin e forcave vullnetare për të mbrojtur dhe siguruar qetësinë gjatë kohës që do të mbahej mbledhja.Kongresi u mblodh në Lushnje në shtëpinë e Kaso Fugës në 21-31 Janar 1920.Në Kongres morën pjesë 56 delegatë ku gjithësecili përfaqësonte krahinën prej nga ishte zgjedhur.Delegatët në Kongresin Kombëtarë të Lushnjes janë:-Prefektura Durrës:Abdi Toptani,Irfan Ohri,Mytesim Këlliçi,Rexhep Jella,Shezivar Alltuni,Xhaferr Ypi.-Malësia e Gjakovës:Hasan Batusha,Xhemal Beg Bushati.-Prefektura Dibër:Ahmet Zogu,Dine Dema,Dine Nasuh Maqellara,Ramiz Daçi.-Prefektura Shkodër:Ejup Sabri Bushati,Hoxha Kadri,Mati Logoreci,Ndoc Çoba,Rexhep Shala,Xhemal Naibi.-Prefektura Elbasan:Aqif Pashë Elbasani,Adem Gjinishi,Asllan Shahini,Filip Papajani,Kasem Sejdini,Qazim Dyrmishi,Sali Ceka.-Prefektura Korçë:Beqir Rusi,Eshref Frashëri,Ferid Frashëri,Gjokë Ndini Gusho,Idhomen Kosturi,Koço Kota,Sali Butka,Selaudin Blloshmi.-Prefektura Berat:Bektash Cakrani,Hysen Nikolica,Iliaz Vrioni,Kamber Belishova,Llambi Goxhomani,Llazar Bozo,Spiro Papa,Sheh Ibrahim Karbunara.-Prefektura Vlorë:Dhimitër Qypi,Myqerem Hamzaraj,Qazim Kokoshi,Ymer Ali Radhima.-Prefektura Gjirokastër:Ali Këlcyra,Ali Kumbaro,Arshi Shehu,Dervish Seit Grosha,Kasem Radovicka,Kiço Koçi,Rasim Babameto,Shezai Çomo,Spiro Kosova,Veli Harshova.-Diaspora:Sotir Peçi.Kongresi i Lushnjes vendosi që nuk do të pranonte asnjë vendim për copëtimin e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha në favor të vëndeve fqinje dhe u shpreh për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.Kongresi rrëzoi qeverinë ‘italiane’ të Turhan Pashë Përmetit dhe delegacionin e dërguar prej saj në Konferencën e Paqes në Paris pasi nuk po e kryenin funksionin për të cilin ishin zgjedhur në dhjetor  1918 në Kongresin e Durrësit.Në kongres u zgjodh një qeveri e re me Kryeministër Sulejman Delvinën,zëvëndëskryeministër dhe Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botërore Eshref Frasheri,ministër i punëve të brëndshme Ahmet Zogu,ministër i punëve të jashtëm Mehmet Konica,ministër i financave Ndoc Çoba,ministër i drejtësisë Hoxha Kadri,ministër i luftës Ali Riza Kolonja,ministër i Arsimit Sotir Peçi,Drejtor i Përgjithshëm i Post-Telegrafit Idhomen Kosturi.Kongresi zgjodhi dhe delegacionin e ri shqiptarë pranë Konferencës së Paqes në Parisë me anëtarë:Imzot Luigj Bumci,Mehmet Konica,Mihal Turtulli.Kongresi zgjodhi në krye të shtetit një organ kolegjial Këshillin e Lartë (Regjenca) në të cilin bënin pjesë Aqif Pashë Elbasani,Mihal Turtulli,Imzot Luigj Bumçi dhe Abdi Toptani.Në Kongresin e Lushnjes u zgjodh edhe Senati me 37 senatorë që do të kryente funksionin legjislativ.Kongresi i Lushnjes miratoi aktin kushtetues “Bazat e Kanunores së Këshillit të Lartë” (Statuti i Lushnjes) me 6 nene dhe në të  cilën sanksionohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptarë dhe kjo bazohej edhe në të gjitha vendimet që u miratuan në kongres.Forma qeverisëse që sanksionohej në Statutin e Lushnjes ishte Monarkia por që vëndin e saj e zuri Këshilli  i Lartë deri në ardhjen e mbretit në fron.Senati dhe “Bazat e Kanunores së Këshillës së Lartë” përfaqësojnë  i pari Parlamentin dhe e dyta Kushtetutën e Parë Shqiptare sepse u zgjodhën e u miratuan nga një kuvend kombëtarë (Kongresi i Lushnjes) që përfaqësonte vullnetin e popullit shqiptarë.Pas përfundimit të punimeve të Kongresit në 31 janar 1920 Ministri i Punëve të Brëndshme Ahmet Zogu u dërgoi çdo prefekture një qarkore me anë të së cilës populli njihej me vendimet që ishin marrë në Kongresin Kombëtarë të Lushnjes.Qeveria e Durrësit e cila kishte përkrah saj italianët bëri përpjekje për të mos e njohur Kongresin e Lushnjes dhe vendimet e tij.Gjithashtu u përgatit për të sulmuar organet e reja të zgjedhura në Kongresin e Lushnjes.Nisur nga kjo gjëndje disa prej delgatëve mendonin të qëndronin edhe për disa ditë në Lushnje deri sa të qetësohej gjëndja por në këto rrethana  tepër  i  gatshëm dhe i guximshëm për të vendosur organet e reja në Durrës ishte Ministri i Punëve të Brëndshme Ahmet Zogu i cili edhe kur erdhi si delegatë në Lushnje garantoi sigurinë për mbledhjen kombëtare me forcat e tij.Ahmet Zogu kryesoi udhëtimin për në kryeqytetin e Shqipërisë Durrës por kur u njoh me rezistencën e italianëve që ishin atje,Zogu për të shmangur përplasjen vendosi me zgjuarsi dhe maturi që përkohësisht organet e reja qeverisëse ti vendoste në Tiranë sepse kryesore në atë kohë ishte të fillonin punën institucionet.Më 11 shkurt 1920 institucionet e zgjedhura në Kongresin e Lushnjes hynë në Tiranë ku patën një pritje madhështore nga populli dhe Tirana “de facto” u bë kryeqytet i përkohëshëm i Shqipërisë.Shqipëria që prej kohësh ishte e pushtuar dhe në rrezik nga planet grabitqare të fuqive të mëdha për ta coptuar edhe më shumë territorin e saj,tashmë nga vendimet që u morën në Kongresin e Lushnjes do të ishte e lirë dhe me institucionet e saj sovrane,të ligjshme dhe demokratike.

* KEVIN HAXHIU – Stërnip i Nismëtarit të Kongresit të Lushnjes, Patriotit Bajram Haxhiu.

Filed Under: Politike

E VERTETA DO TË E JU BAJË TË LIRË

January 21, 2022 by s p

Sami Repishti, Ph.D.

Ridgefield CT.

– “Veritas vos liberadit!”, nji thanje e huazueme nga Bibla: “E verteta do të ju bajë të lirë!” Sa e vertetë ashtë kjo thanje u konfirmue këto vjetët e fundit në jetën politike të SHBA-së. E verteta lufton “gënjeshtren e madhe”! Nji vit mbas ngjarjeve tragjike të 6 janarit 2021 që rrezikuen ekzistencën e demokracisë në vendin botënisht të njohun si “fortesë e demokracisë”, të gjithë përpiqemi me pa ma qartë, përtej tymit e gazit lotues, xhamave të thyem e meturinave të dyerve e dritareve të prishuna me shkopij, shufra hekuri si dhe gjakderdhjes që u kushtoi jetën të pakten shtatë qytetarëve dhe plagosjen e 130 të tjerëve, me nji dam material 36 miljonë dollarësh. Sot, nuk mund të rezistojmë dëshiren – dhe domosdoshmeninë – e njohjes ma të plotë të këtij  akti brutal, gangsteresk, të nji mase të indoktrinueme nga nji ish president i mundun në kutitë e votimeve, aventurier politik, dhe përgjegjës kryesor I “gënjeshtrës së madhe” (the big lie) që padrejtësisht reklamonte pushtetin e humbur …..”nga manipulimet e palës fitimtare”(sic!) Qartazi, kemi të bajmë me nji akt kryengritje kundër demokracisë, përpjekje me kapë kupolën e  Administratës amerikane me forcë, nji akt i ideum, planifikuem dhe  zbatuem me dhunë dhe me inkurajimin e hapun të nji presidenti deshtues, ish- presidenti Donald J. Trump. Jr. Akti rebelues ka qenë fryma e fundit e përpjekjeve me pengue transferimin ligjor e normal të pushtetit presidencial  të Amerikës. Ky akt terrorist vazhdon me tronditë edhe sot situatën politike në SHBA.

“ÇDO DITË ASHTË NJI 6 JANAR PËR NE”

     Editoriali i datës 2 janar 2022 i fletores The NYTimes mbante titullin: “Çdo ditë ashtë nji 6 janar për ne” megjithëse në sipërfaqe çdo gja rrjedh normalisht. Ashtë nji mashtrim që shumë votues e pranojnë me rrjedhime edhe ma kërcënuese. Ish presidenti deshtak vazhdon me projektue “gënjeshtren e madhe”  si e verteta e ditës pa paraqitë as edhe nji argument të vetëm justifikues. Ma në fund, Dhoma e Përfaqsuesve amerikanë vendosi me formue njI komision deputetësh nga të dy palët (kryetari demokrat, n/kryetari republikan) me nxjerrë “të vërteten”në shesh. Nga hetimet shumëmujore u konfirmue se fajtori kryesor ashtë, e mbetet, ish presidenti Trump, I cili vazhdon me helmue atmosferën politike me mashtrime dhe deklarata alarmuese. Akoma ma keq! Ai nxitë legjislatorët e shteteve të ndryshme me shumicë “republikane” me ba ndryshime, legjislacion që paturpsisht të shkelë ose të kufizojë të drejtat e qytetarëve tjerë, kryesisht të popullsisë afro-amerikane. Nji ndërhymje e Presidentit Biden u ba imperative, dhe përgjegjia e tij ishin fjalimet substanciale tëi 6 janarit dhe përsëri i 8 janarit 2022, në shtetin Georgia: nji kundërvuemje dinamike akteve “antidemokratike” dhe “antiamerikane”!

     Me 6 janar, Presidenti Biden iu drejtue qytetarëve amerikanë me nji demaskim të plotë të “gënjeshtrës së madhe’, me numërimin e qendrimeve të palës demokrate dhe me vendosmëninë mos me lejue marshin kercënues e gënjeshrat. Editoriali i 2 janarit përfundon: “Kurdoherë, përgjigjia e zakonshme ka qenë me thanë ‘nuk ashtë serioze’ ose ‘nuk do të ketë sukses’. Sa herë koha ka tregue se  kemi qenë të gabuem para se të bahemi ma serioz. Sa ma shpejt aq ma mirë, aq ma shpejt do të ushqejmë shpresën e shpëtimit në demokraci para rrezikut të madh”.         Me 6 janar, Presidenti Biden përcaktoi këte rrezik të madh si ” thika në fytin e Amerikës”! “ Ish presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës ka krijue dhe shpërnda nji çerdhe gënjeshtrash në lidhje me votimet e 2020-ës….Ai veproi kështu sepse ai preferon pushtetin ma  shumë se parimin, sepse ai shikon interesin e tij personal si ma të randësishëm se interesët e kombit tij dhe qytetarëve amerikanë, dhe për arsye se egoizmi i tij  i damtuem ka ma randësi për ate se demokracia e jonë e kushtetuta e jonë. Ai nuk ka forcë të mjaftueshme me pranue humbjen”. 

     Profesori Jedesiah Britton-Purdy (Columbia Law School) thekson: “ Në se 6 janari ka qenë simptomë e njI krize në demokraci, përgjigja ma e mirë ashtë ma shumë demokraci. Ka mundësi që na nuk jemi të aftë për këte; në nji rast të këtill e ardhmja duket e zbehtë. Por mënyra ma e mirë ashtë me e provue”. Ai vijon: “Vitaliteti i demokracisë nuk vjen nga nalt poshtë. Åi vjen nga faktikisht qeverisja dhe pranimi me u qeverisë nga të tjerët, dhe mësimi që nxjerrim nga këto dy qendrime. Ai vjen nga nji kerkim konstant për shumica të reja që evitojnë deshtimin  dhe bajnë jetët tona ma të mira me u jetue. Kështu na mësojmë me besue, bashkë me Walt  Whitman, se “çdo atom i imi ashtë aq i mirë sa  ai i yti”.E vetmja rrugë me 

shpëtue demokracinë ashtë me e rindertue me realizëm”.

HISTORIA E SHBA-SË ASHTË HISTORIA E NJI POPULLI NË KERKIM TË LIRISË SË INDIVIDIT

Demonstratat, manifestimet, debatet e nxehta, çfaqjet e shrregullta e veprime të elementeve kryengritës janë fenomene  të nji orientimi që Kushtetuta amerikane e përcakton  “….for a more perfect union…” për nji bashkësi ma të persosun; me nji fjalë, duhen ba përmirësime. E shkrueme 250 vjet ma parë, ajo nuk mund të përgjigjet për problemet e vitit 2022. Nji përcaktim i këtill krijon mundësinë e sugjerimit dhe diskutimit të lirë nga të gjithë, natyrisht nga qytetarë të lirë! Nji akt i vetëm për nji proces përparimtar që synon perfeksionimin e sistemit qeverisës. Prandej, kushtetuta amerikane ka Amendamentet, aktet shtesë e plotësues të Kushtetutës. Fjalimet e 6 dhe  8 janarit 2022 nga Presidenti Biden janë nji përmbledhje e parimeve qytetare të shoqënisë amerikane të aktualizueme në sistemin  qeveritar. Cila ashtë Amerika dhe çfarë synon sot populli amerikan? Luftën kundër përpjekjeve për ndasi në mes të popullsis, kundër nji ndamje kombëtare….akti ma anti-kombëtar! “Për të parën herë në histori nji President u përpoq me pengue proçesin e transferimit  te pushtetit paqësisht me ndihmen e nji turme dhunuese, tue damtue ndertesën e Kapitolit. Kjo, nuk lejohet! Biden na mëson si na do të zbulojmë të verteten, dhe se e  verteta na ban njerëz të lirë! “Na jemi këtu sot me tregue të verteten: Çfarë kemi pa? Na kemi pa, tha Presidenti, me sytë tonë si elementi i revoltuem kaloi nepër këto korridore tue kercënue jetën e Kryetares së Parlamentit (Zonjën Nancy Pelosi), tue ngritë shtyllat e litarit me varë NenPresidentin e Shteteve të Bashkueme të Amerikës (Mike Pence).

  ÇFARË NUK KEMI PA?

Nuk kemi pa nji ish president të grumbullojë masat për sulm- tue ndejë në sallen e bukës para televizionit tij privat, pranë Oval Office-it në Shtëpinë e Bardhë që shikonte çdo akt në televizion dhe nuk bani asnji përpjekje për orë të tana ndersa policët sulmoheshin, jetën e tyne në rrezik, dhe kryeqyteti I vendit tonë i rrethuem. Këtu nuk kemi të bajmë me nji grup turistësh; këtu kemi të bajmë me kryengritje të armatosun. Qellimi i tyne ishte me mohue vullnetin e popullit (i shprehun në votime).” Ai pyetii: “A do të bahemi na nji komb qe nuk don të jetojë në dritën e së vertetës, a por në hijen e gënjeshtrës? “ dhe “ Å mund të mendojmë për nji skenar ma të shemtuem të këtij shekulli për Amerikën?….Unë nuk mendoj! Kjo ashtë e gabueme! Ashtë anti-demokratike! Ashtë anti-amerikane……” “E verteta ashtë se në këto votime (të 3 nandorit 2020)  në  historinë amerikane kanë qenë ma të mbikqyruna dhe ma mirë të numërueme se kurdoherë”….”Për këte, ai  (Trump) nuk ashtë vetëm nji ish president. Ai ashtë njikohësisht njI ish-president i mundun që dergoj militantët e tij me përndjekë anëtarët e Kongresit”.

    “Ju nuk  mund të doni vendin tuej vetëm kur ju fitoni!’

    “Ju nuk mund të bindeni para ligjit, vetëm kur ashtë në favorin tuej”.

    “Ju nuk mund të jeni patriot kur ju përqafoni dhe mundësoni gënjeshtrën!”

   “AtA që sulmuen Kapitolin dhe ata që e nxiten këte sulm kanë mbajtë thikën në fyt të Amerikës- të demokracisë në Åmerikë. Ata nuk erdhën këtu nga patriotizmi ose nga qendrimi parimor. Ata erdhen këtu nga egërsia – jo në sherbim të Amerikës, por në sherbim të nji personi….Premtimi që jep Åmerika sulmohet sot nga forca që vlerësojnë forcen brute ma shumë se shejtëninë e demokracisë; friken ma shumë se shpresen, fitimet vetiake mbi të mirën e përgjithëshme të popullsisë.                                                                                                                                                                                                                              

MOS HARRONI SE SOT JETOJMË  NE NJI PIKË UDHË-KRYQ TË HISTORISË!”

     “Na jemi të angazhuem me fitue betejën për shpirtin e Amerikës…Unë do të qendroj në këte pozicion. Unë do të mbroj këte komb. Unë nuk  do të lejoj që kushdo qoftë të vej thikën në fyt të Amerikës”….. “Në thellësitë e shpirtit amerikan buron nji flakë e ndezun rreth 250 vjet ma parë -flakë e lirisë dhe barazisë për të gjithë. Kjo tokë, nuk asht vendi  i mbretënve,  diktatorëve, ose i autokratëve. Na jemi nji komb me ligje e rend publik e jo me kaos; nji komb i paqës dhe jo i dhunës. Këtu në Amerikë populli sundon me autoritetin ligjor të dhanun nga votimet, dhe vullneti i popullit ashtë kryesor. “ Le të mos harrojmë: së bashku na jemi nji  komb , nen mbrojtjen e  Zotit, i pandamë sot , nesër, përgjithëmonë me anën ma të mirë të qenies sonë,  na jemi Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Zoti bekoftë të gjithë ata që mbrojnë demokracinë”.

     KËSHTU FOLI PRESIDENTI BIDEN!    

     Për ma shumë se nji vit, Presidenti Biden e injoroi kundërshtarin e tij dhe e quente “ai i së kaluemes”; kësaj rradhe ai angazhoi Donald J.Trump, Jr. direkt dhe trampizmin si nji çerdhe gënjeshtrash. Ajo që shqetëson shumicën e qytetarëve amerikanë ashtë mundësia që incidenti banal e fatal i 6 janarit të sherbejë me mobilizue qytetarë amerikanë me tendenca agresive me rritë tensionin politik në vend, dhe sidomos përdorimin e dhunës si mjet për avancim karrierash, kryesisht në mes të legjislatorëve të tanishëm dhe të ardhshëm. Kryetari i Senatit amerikan, Senator Mich McConnell, deklaroi:“ data 6 janar 2021 do të kujtohet si …nji ditë e zezë për Kongresin dhe për vendin tonë!” Mbas nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë Amerikane, 4 korrik 1776, turma rrethoi kongresistin amerikan Benjamin Franklin dhe e mbuloi me pyetje. Plaku I urtë u përgjegj: “Na e themeluem shtetin amerikan. Tashti, ashte detyra e juej ta mbroni dhe ta zhvilloni”. Demokracia nuk ashtë nji shprehje e thjeshtë dhe e zakonshme. Unë e shoh demokracinë si nji angazhim i marrun lirisht dhe vullnetarisht nga qytetarët e lirë me mbrojtë jetën, lirinë dhe dinjitetin njerëzor të çdo individi, për të gjithë qytetarët pa dallim, pa përjashtim, për nji jetë  të lirë nga frika dhe të lirë nga uria. Sinonimi i “demokracisë” ashtë “pjesëmarrja”, dhe fryma e punës demokratike ashtë “kompromisi”, jo me parimet por me zbatimin e vendimeve të marruna, pa sakrifikue “të mirën” në altarin e “përsosjes”. Së  bashku arrihet “fitorja finale”.

Filed Under: Opinion

MUSINE KOKALARI ZHAN D’ARKA SHQIPTARE

January 20, 2022 by s p

Pellumb Lamaj/


Martiret, idealistet, figurat kombetare kane vetem Ditelindje….
Sot kam privilegjin, por dhe detyrimin moral,kombetar e historik te nderoj Rilindasen e fundit, Zhan D’Arken shqiptare MUSINE KOKALARIN .
Individin mund ta burgosesh,ta vrasesh, por historine kurresesi.Vjen nje dite dhe ajo shperthen si uragan. Nuk gjen nje shembull ne histori qe nje Femer te burgoset, persekutohet e torturohet per gjysem shekulli vetem e vetem se mendon ndryshe dhe e do Atdheun me shume se ata qe jane ne fronin e pushtetit te turpit dhe gjakut. Qe ne ditet e para te krijimit te saj nga emisaret serb,organizata terroriste PKSH do te kishte si qellim zhdukjen e vlerave shpirterore,morale e kombetare e marrjen e pushtetit me dhune.
Kjo organizate terroriste ne sherbim te Beogradit jo vetem qe do te shkelte me kembe vullnetin e popullit shqiptar per tu bashkuar e luftuar pushtuesin sebashku me forcat e tjera politike,perkundrazi do te fillonte luften vllavrasese e per here te pare ne histori ,shqiptari do te vriste shqiptarin per interes te serbit. Cizmja staliniste si nje levizje boterore, por dhe e perkrahur nga Perendimi , do te pllakoste edhe Shqiperine. Interesat e me te “medhenjeve”ngrihen gjithmone mbi male kufomash.
Fatkeqesisht pushtimi nazist do te zevendsohet nga nje pushtim edhe me mizor, pushtimit komunist…Qe ne ditet e para qe kjo bande vrastare do te hipte ne pushtet do filloj”spastrimin” e “armiqeve te popullit” dhe kundershtereve ideologjik. Nepermjet farsave gjyqesore do te denohet dhe egzekutohet Ajka e kombit, Firmetaret e Pavaresise, Inteligjenca Kombetare, Kleri patriot e me rradhe…
Dhe ketij ndeshkimi e mallkimi nuk do ti shpetonte dot edhe Musine Kokalari ,studentja e shkelqyer, inelektualja model,idealistja qe do te rradhitej ne llogoret e luftes ne sherbim te atdheut. I sfiduar dhe inferior perpara kesaj Femre intelktuale e idealiste qe gezonte respekt ne popull , sadisti Hoxha do te zbraste gjithe ligesine e tij biologjike e ideologjike…
Ne 23 Nentor 1946 me urrdher te tij do te kryqezohet ZHAN D’ARKA shqiptare…
Edhe pse gjysem shekulli burg e internim,sadisti Hoxha dhe banda e tij sllavokomuniste, nuk mundi ta mposhte kete heroine… Per gjysem shekulli historiografia sllavokomuniste u perpoq te shkaterroi jo vetem vlerat shpirterore,morale e kombetare te kombit, por dhe te fshij nga faqja e dheut historine dhe s’ka mallkim me te madh se nje popull pa histori. Sot me shume se kurre ne perulemi me respekt para kesaj figure te ndritur te historise e kultures tone kombetare duke jua bere te qarte pjelles sllavokomuniste qe ka gllaberuar pushtetin dhe gjithshkah .
Historine nuk e falsifikoni dot e as mund ta vidhni e shkaterroni. Kush e shkaterron ate me dashje apo pa dashje ,bene krimin me te madh te te gjitha krimeve. Lum kush punon,jeton e vdes per kombin…. Historia eshte deshmimtarja me korrekte dhe me e pameshirshme dhe historia i dha te drejte MUSINE KOKALARIT dhe gjthe atyre burrave e grave qe u flijuan dhe i rrezistuan bishes komuniste …Dhe tani per te nderuar dhe qetesuar sadopak shpirtin e kesaj MARTIREJE po recitoj disa vargje ….
KAMELEONET
Gjithe jeten i kenduat perbindeshitKur ngordhi e qate ne c’do vargTani si jashteqitje e sllavokomunizmitS’ju mbetet gje tjeter vec te peshtyni lart
Te paret qe ngritet dy gishtat lart ishit juSekretare te partise ,komsomolas te riniseE peshtyte.me kembe e shkelet pacavuren e kuqeDhe oh, gdhite pishtare te demokracise
Te paret qe ja mbathet ne perendim ishit po juShkrimtare te realizmit socialist,pa Zot,` pa atdhe`Ju qe mbi germadhat e botes se vjeter kapitalisteDo ndertonit internacionalen komuniste,boten e re`
Ju qe gjithe jeten shkelet mbi vareE hija e vdekjes ju ndjek nga pasMos harroni shkrepetimen qe zbret nga qielliAhet dhe mjerimin e nje populi te pafat
STATUJE E LIRISE
Eh Statuje,Statuje e LiriseSa kurora rinie vyshkur mbi ballJehona dashurie qe kurre s’u dhuruanSa kafka martiresh mbetur pa var
Ah Statuje,Statuje e LiriseE vetmja drite,i vetmi zjarrE vetmja shprese ku enderrat udhetojnePerzier me klithma,kulluar ne gjak
Eh Statuje,Statuje e LiriseE vetmja drite qe na mban gjallPor dhe po ikem pa u takuarBesom,do vine te te puthin vrasesit tane

Filed Under: Histori

SHKOLLA SHQIPE NË KOMUNITETIN MYSLIMAN SHQIPTARO AMERIKAN (AAMC) NË WATERBURY, CONNECTICUT

January 20, 2022 by s p

Donika Tasimi mësuese e shkollës shqipe në Komunitetin Mysliman Shqiptaro Amerikan në Waterbury, flet për Diellin e Vatrës në New York rreth organizimit të Shkollës shqipe në AAMC ku kjo shkollë ka patur klasa ku është mësuar gjuha, këngët, vallet, traditat dhe besimi. Në një rrëfim dhënë Editorit të Diellit Sokol Paja, mësuese Donika Tasimi shprehet se shkolla Shqipe në Waturbury vazhdon me të njëjtin organizim ku u ndërthur me sukses të mësuarit e gjuhës, kulturës, historisë dhe folklorit shqiptar me besimin dhe moralin.

SHKOLLA SHQIPE NË KOMUNITETIN MYSLIMAN SHQIPTARO AMERIKAN (AAMC) NË WATERBURY, CONNECTICUT

Shkolla shqipe në AAMC është prej traditave të vyera të komunitetit tonë. Që prej themelimit të qendrës sonë ka patur klasa ku është mësuar gjuha, këngët, vallet, traditat dhe besimi. Ali Demirali i mësonte këngë e valle, Bujar Demirali, Rustem Demiraj, Bale Kulla ishin mesuesit e tjere, ndërsa Timi Manti(Xhaferri) i mësonte mësimet fetare. Ishte brezi i parë i cili la një traditë të vyer të një pasurie me vlera të mëdha si Shkolla Shqipe. Nga ky aspekt, mund të thuhet se shkolla shqipe në Waturbury është nga më të vjetrat në SHBA. Të rinjtë e komunitetit, sidomos pas viteve 1990-2000 vazhduan aty ku e lanë themeluesit e komunitetit. Nën udhërrëfimet e tyre, shkolla Shqipe në Waturbury vazhdoi me të njëjtin organizim ku u ndërthur me sukses të mësuarit e gjuhës, kulturës, historisë dhe folklorit shqiptar me besimin dhe moralin. Një nga vlerat e shkollës shqipe në Waterbury është se të gjithë mësuesit dhe mësueset historikisht kanë kontribuar si vullnetarë. Kjo tregon dashurinë për atdheun dhe dëshirën për të përçuar vlera. Aktualisht mësueset aktive të shkollës shqipe janë Donika Tasimi, Mira Lame, Zira Barolli, Liliana Lico, Bela Qosja, Besa Gjolle. Mesuesit e besimit jane Endrit Himaj dhe Imam Gazmend Aga, i cili njekohesisht eshte edhe drejtues i shkolles. Një risi e këtij viti është edhe të mësuarit të Coding ku mësues është Erjon Domi.

ORGANIZIMI I MËSIMIT SHQIP

Organizimi i Shkollës Shqipe nuk ishte një detyrë e lehtë. I gjithë stafi u mblodh për të vendosur se si do ta kryenim detyrën e mësimdhënies. Bashkëpunimi ndërmjet stafit dhe prindërve të komunitetit ndihmoi që shkolla jonë të jetë e suksesshme. Shkolla shqipe është e ndërtuar me klasa sipas moshës dhe klasës së nxënësve tanë. Për momentin kemi 3 klasa, njëra me kopsht fëmijësh deri klasë të parë, një me klasë 2-4 dhe e fundit 5-8. Ne kemi marrë parasysh edhe nivelin e njohurive të studentëve për gjuhën shqipe. Ka studentë fillestarë, të mesëm dhe të avancuar. Nxënësit e avancuar çiftohen me fillestarët në mënyrë që ata të mund t’i ndihmojnë studentët gjatë mësimeve. Në çdo klasë ka 2 mësues në mënyrë që nxënësit të ndërveprojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin dhe me mësuesit. Ne bashkë-mësojmë gjatë mësimeve tona, një mësues mund të qarkullojë ndërsa tjetri jep mësim. Ne kemi blerë shumë mjete me fondet tona së bashku me shumë donacione nga komuniteti ynë. Ambasada shqiptare ka dhuruar shumë nga librat që ne i përdorim për zhvillimin e mësimet.  Librat janë përgatitur për diasporën duke marrë parasysh nevojat reale të studentëve tanë. Gjuha, historia, kultura, këngët dhe legjendat, janë disa nga temat që trajtojmë gjatë mësimeve. Stafi mësimdhënës janë të gjithë mësues të certifikuar që punojnë në Connecticut. Shumica e mësuesve ishin profesionistë nga Shqipëria. Shkolla jonë fillon në orën 10:00. dhe përfundon në orën 12:00. Në fund të shkollës hamë drekë të gjithë bashkë. Studentët që duan të ndjekin mësimet fetare do të qëndrojnë deri në orën 1:30. Janë dy semestra, një në vjeshtë dhe një në pranverë.

GJUHA SHQIPE SI IDENTITET KOMBETAR

Gjuha shqipe është gjuha e të parëve tanë dhe është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.

Njohja e gjuhës amtare mund t’u japë fëmijëve një ndjenjë të identitetit të tyre. Do t’i ndihmojë ata të lidhen me rrënjët kulturore. Gjuha është çelësi i identitetit.  Si do të ndihen fëmijët tanë nëse nuk kuptojnë shqip kur takohen me të afërmit e tyre? Ne promovojmë identitet pozitiv kulturor në mënyrë që studentët tanë të ndihen të vlerësuar, të kenë vetëbesim, të kenë krenari për familjet e tyre dhe të kenë një identitet social pozitiv. Në botën e sotme globale, fëmijëve shpesh u mungon ndjenja e përkatësisë ose identitetit. Studentët tanë janë kaq krenarë të thonë se kanë gjithashtu një shkollë të së dielës si shoqeria e tyre amerikane. Qëllimi ynë në Shkollën  Shqipe është t’u japim studentëve tanë aftësinë për të mësuar gjuhën shqipe në mënyrë që të kenë besim në identitetin e tyre kulturor, gjë që çon në pranimin dhe vlerësimin e kulturave të tjera që në fund çon në marrëdhënie harmonike në jetë.

BASHKËPUNIMET DHE E ARDHMJA E SHKOLLËS SHQIPE

Siç e përmenda më herët, ne punojmë së bashku me prindërit tanë për të arritur të gjitha qëllimet tona. Prindërit tanë janë gjithmonë të gatshëm të ndihmojnë në çdo mënyrë që munden. Ata kanë ndihmuar duke vullnetarizuar kohën e tyre për të ndihmuar mësuesit duke qëndruar në klasë dhe duke ndihmuar me mësimet. Prindërit gjithashtu gëzojnë ndihmën në mësimin e vallëzimit. Vijnë me byrek dhe petulla shqiptare që nxënësit tanë të shijojnë ushqimet tona kulturore. Udhëtimet tona në terren organizoheshin gjithashtu nga prindërit tanë. Në fund të vitit prindërit koordinuan festën e fundvitit. Qëllimi ynë është të vazhdojmë dhe shpresojmë të inkurajojmë më shumë familje të ndjekin Shkollën Shqipe. Komuniteti e kupton se sa e rëndësishme është që të rinjtë tanë të mësojnë shqipen, historinë dhe kulturën tonë. Duke qenë në New England, ne jemi në gjendje të takohemi me shkolla të tjera në Nju Jork dhe Boston. Ndarja e kurrikulës së bashku me përvojat do t’i lejojë shkollat ​​tona të jenë të suksesshme. Besoj se duhet të punojmë që të kemi një samit veror me të gjitha shkollat ​​shqipe në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Shpresojmë që kjo të mund të organizohet në të ardhmen.

SFIDAT E MËSIMIT SHQIP NËPËRMJET TEKNOLOGJISË

Ka vështirësi në mësimin e një gjuhe, por në botën e sotme të teknologjisë, kjo detyrë është bërë më e lehtë, sepse mësimi është më i arritshëm. Teknologjia luan një rol shumë të rëndësishëm në arsim. Gjatë pandemisë, shkollat ​​kaluan në klasën e google ku vazhduan arsimimin e tyre. Gjatë pandemisë, shkolla jonë shqipe zhvilloi takime me zoom për të marrë vendime për rihapjen e programit tonë. Natyrisht ne nuk shkuam personalisht derisa ishte e sigurt. Ne u kthyem personalisht shtatorin e kaluar me studentët tanë. I njëjti protokoll i mbajtjes së maskës dhe distancimit social është ajo që ndjekin stafi dhe studentët tanë. Nxënësit më të vjetër kanë një orë teknologji të quajtur kodim. Ata e shijojnë shumë atë dhe presin me padurim të avancojnë në programe të tjera. Ne i referohemi teknologjisë në të gjitha mësimet tona, që nga netët e filmave me Beni iken vet, te mësimet e gatimit dhe sigurisht dëgjimi dhe mësimi i këngëve të bukura shqipe. Studentët tanë përdorin internetin për të hulumtuar materiale për Shqipërinë dhe më pas ua prezantojnë bashkëmoshatarëve të tyre.

ROL I KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTARO AMERIKAN, AAMC NË WATERBURY, CT

Shqiptarë ka kudo në SHBA, por veç në vendet ku ka një organizim institucional shihen fryte të shëndosha dhe të vazhdueshme për sa i përket integrimit të suksesshëm me vlerat amerikane dhe të mësuarit e gjuhës shqipe në brezat e lindur dhe rritur këtu. Në këtë prizëm, roli i AAMC është jetik për mbarëvajtjen dhe vazhdimësinë e kësaj shkolle. E gjithë infrastuktura e AAMC është në shërbim të shkollës shqipe. Qendra jonë e vlerëson si një prej projekteve më të rëndësishme dhe jetike organizimin dhe suksesin e shkollës shqipe. Shkolla Shqipe ka një mbështetje të pakursyer nga bordi dhe anëtarët.

KUSH ËSHTË DONIKA TASIMI

Jam lindur dhe rritur në Michigan nga emigrantë shqiptarë të Maqedonisë. Prindërit e mi janë të dy nga Prespa e Maqedonisë dhe rrënjët tona familjare janë nga Kolonja dhe Devolli. Kam studiuar në Prishtinë, Kosovë -degën e Anglishtes (Edukim). Kam dhënë mësim ne shkollë fillore dhe si ligjëruese Amerikane në Universitetin e Prishtinës për dy vjet. Karrieren time e vazhdova në Shtetet e Bashkuara si arsimtare.  Punova per njëzet e katër vjet si mësues i anglishtes si gjuhë e dytë (English as a Second Language) në Waterbury, Connecticut. Në shtator të 2021, u pensionova nga City of Waterbury. Tani jam gjyshe dhe i jam dedikuar niperve. Vitet e fundit, unë kam punuar vullnetarisht si një nga mësuesit në shkollën Shqipe. Shpresoj se do të vazhdoj të ndihmoj komunitetin tonë duke vazhduar të punoj me fëmijët tanë të bukur.  

Filed Under: Featured

ALBANIA, LAND OF REFUGE

January 20, 2022 by s p

To the Editor:

Re:” For Åfghans in Ålbania, a soft Place to Land, but Dread Persists” (news article, Sept. 14, 2021) :

That Albania, one of Europe’s poorest nations, has committed to taking in up to 4,000 refugees from Afghaniston (more than any other European country) and is housing  them in luxurious beach resorts rather than detention  centers is no surprise to those knowledgeable about the remarkable generosity exhibited  my Muslim-majority Albania
to it’s own Jews and  and Jews fleeing German occupation during the Second World War.
    The Albanians refused to comply with the German occupiers’ orders to turn over  lists of Jews. In an extraordrinary act of kindness, Ålbania also gave shelter to Jews fleeing Nazi occupation. As a result, Ålbania’s Jewish population was actually larger after the war than before it.
    Besa, the sacred Albanian oath  of honor that urges the aiding and protecting of all people in moments of need, payed a  large role in guiding the local population. The latest generosity exhibeted to he fleeing Afghans by the Albanian goverrnment and its people demonstrated the importance of Besa in Albania.

    MICHÅEL BÅZYLER        ORANGE, CALIFORNIA 

(The writer is a professor of law and 1939  Law Scholar in Holocaust and Human Rights  Studies at the Dale E. Fowler  School of Law, Chapman University.
(See; The New York Times  Edition of September 21, 2021, page A 20)

Filed Under: Mergata

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT