• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2022

DY SHPÊLLA TË THÊLLA…

January 14, 2022 by s p

Pergatiti: Fritz RADOVANI:

https://shqiptarja.com/foto/288804.jpg

AT SHTJEFEN GJEÇOVI O.F.M.

(1874 – 1929)

Ndër dy shpella të thella, nën dy harqe të daltuem në shkambijtë e ashpër të maleve tona, të naltuem e të zhytun deri në vrantësinën e pafund të qiellit, të ndamë nga një stom i drejtë që bie pingul mbi një kreshtë burrnore e ku nën té buroi si prroni i pastër e i freskët hymni i një Flamuri të dhunuem për shekuj me rradhë, pikërisht aty, në ato dy vatra shkëndijash me të cilat nuk mujtën me u hangër as sytë e Shqipës, nën cohën e ashpër e të murrme të zhgunit të Shën Françeskut, pushoi së rrahuni Zemra e Madhe e Fratit të Kosovës, mu në Zym të Hasit të Thatë, me 13 Tetor 1929…kur serbët menduen me e lanë të përjetshëm Emnin e fratit tue pagëzue me gjakun e Tij të Shenjtë brigjet, cungat e stomijet e njomuna për sa shekuj nga vllaznit e Tij, dhe tue i diftue botës mbarë se këtu njenit prej bijëve të Ilirëve sot hasmi tradhëtisht i ngriti një monument ma të fortë se bronxit, Monumentin e At Shtjefën Gjeçovit OFM, i cili ndër shekuj nuk do të kenë kurrma mort! 

E ç’prej asaj dite të zezë duert e Shugurueme të Tij nuk do të daltojnë kurrma ndër zemrat e njoma shkrojlat e At Gjergjit!…E, nuk do të shkojnë gjatë kur camerdhokëve të vegjël nuk do t’u mësojë ma kush me shkrue emnin “Gjergj Kastrioti”…

Qysh se fillova me marrë mend e kuptova fjalën “vrasë” tue pa me sy gjakun e derdhun lamë në 13 Tetorin e vitit 1943 në Tiranë, kjo datë më kujtonte shprazje armësh e bombësh mbi njerzit e pambrojtun e të pafajshëm.., por kjo nuk ishte data e parë e atij tmeri që përjetova si fëmijë kur ishe vetëm 3 vjeç, mbasi për të gjithë Shqiptarët një 13 Tetor tjetër të përgjakun kishin përjetue 14 vjetë para meje nxanësit e Zymit të Hasit në Kosovë, kur dora e pabesë e shovenistëve serb në vitin 1929, plandosi përdhé Mesuesin e tyne të Gjuhës Shqipe, fratin e përvujtë, At Shtjefën Gjeçovi, pra plot 83 vjet ma parë. 

Ishte pikërisht ajo vjeshtë e zymtë kur flladi i freskët frynte mbi gjethet e zverdhuna të lisit, me të cilët Përenditë Pellazge thurën kunorën e martirizimit por edhe të lavdisë së përjetëshme që me duert e Tyne Ata i vunë mbi ballin e Heroit të Popullit Shqiptar! 

Ishte ai dru i gdhenun që i kishte lëshue ata gjeth për shtroje për daltuesin e vet, kur në dorën e Tij iu gjet si shkop për mburojë bash atëherë kur zagart e mbarë Ballkanit lehnin për “barbarët e egjër”, mbasardhësit e Lekës dhe të Gjergjit të Madh. 

Ai nuk eci kurrë mbi shilte e cerga…Ai eci i zbathun me sandalet e Tija mbi gur e shkrepa, mbi ferra e zallishta, ndër fusha, shpella e male, vetëm mbas Kryqit, me Ungjill në dorë. Ungjill e Kanu ishin mburoja e Tij; Paqë e Drejtësi ishin parzmorja e Meshtarit tonë…

Ai ishte djalë i Janjevës së Kosovës, i lemë me 12 Korrik 1874, nga një familje e thjeshtë me origjinë nga Kryeziu i Pukës, me tradita të theksueme Shqiptare. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku famullitari i atij vendi, tue vrejtë cilësi të një squtësie të rrallë e mbi të gjitha një natyrë të prirun për kah Feja e ditunia, me leje të prindëve të Tij dhe të Argjipeshkvit të Shkupit, e merr Hilën e vogël (emni i parë i Pagëzimit ishte Mëhill ose Hilë), dhe e sjell në Kolegjin e Françeskanëve të Troshanit. Aty vazhdoi mësimet e mesme dhe u pergatitë që në moshen 10 vjeçare shpirtnisht për udhën e vështirë në të cilën mendonte me vazhdue, tue ju kushtue Urdhnit të Fretenëve të Vogjel (OFM) të Shën Françeskut të Asizit, që kanë zanë vend në Shqipni që në Shek. XIII mbas Krishtit. Zakonisht aso kohe studentët shqiptarë mbas këtyne viteve shkollore  dergoheshin në Bosnje, ku banin një plotësim mësimesh liceale me profesorë të njohun dhe njëkohësisht edhe parapergatiteshin për studimet e nalta teologjike, të cilat pjesa ma e madhe i kanë krye në Austri dhe Itali. Gjeçovi studimet e nalta të filozofisë i bani në Banjaluke, ndërsa ata të teologjisë i ka përfundue në Kreshevë, ku u njoht me letrarin e madh epik Gegë Martiq. Si duket edhe Gjeçovi, ashtu si At Gjergj Fishta, nga ajo shkollë e Bosnjes marrin edhe nektarin e njohun të asaj letersie e cila ma vonë ndikoi direkt në krijimtarinë e tyne letrare, por duhet theksue të një niveli artistik shumë të naltë e që mbetë edhe i papërsëritshëm mbas këtyne kolosëve, që kanë lanë vepra me vlerë të madhe në fondin e kulturës sonë Atdhetare Shqiptare.

Në vitin 1896, porsa kishte krye studimet, vjen në Shqipni dhe fillon veprimin fetar e atdhetar në Pejë, Laç të Kurbinit, Gomsiqe, pikërisht ndër ato zona shumë të vorfna, por që la mbresa të përjetëshme me mësimet e Tija të Atdhedashunisë, një vepër e vazhdueshme e Urdhnit Françeskan në të gjitha Trojet Shqiptare ku kanë shkelë ata. Folklori, doket e zakonet dhe “ligjët e pashkrueme” të atyne viseve bahën shujta shpirtnore e Tij, me të cilat menjëherë filloi me mbrujtë landën edukuese të “Kanunit të Maleve” të Kombit Shqiptar. Reformat e Xhonturqëve e zanë në Gomsiqe dhe asht ndër të parët që i zbulon pa pikë frike karakterin shtypës të tyne ndaj vendit tonë. Në Durrës ka një korespondencë të dendun me shumë shqiptarë të Shqipnisë së Mesme që punojnë për të njajtin qellim si Ky. Ndër të gjitha vendet ku shkon ishte lashtësia e tyne ajo që shumë ma shpejtë se mund të mendohej e ban me vue gurt e thëmelit të shkencës së arkeologjisë Shqiptare, Baba i së cilës asht At Shtjefën Gjeçovi. 

Mbas vitit 1912, kur At Gjeçovi arriti me pa frutin e përpjekjeve të veta për Liri dhe Pavarësi me ngritjen e Flamurit në Deçiq në 1911, dhe me 28 Nandor 1912 në Vlonë, Ai nuk u pajtue si të gjithë shokët me okupacionet e hueja, kjofshin ata edhe të pjesëshme ose edhe të përkohëshme, kështu pra, as italianët, austriakët apo serbët nuk e donin praninë e Tij. Madje në vitin 1920 kur asht në Vlonë bashkë me priftin Atdhetar Don Mark Vasa, janë në krahun e vendosun të luftarëve Atdhetarë të Lirisë, kundër zaptuesëve italianë. Mospajtimi i Tyne me të tilla vepra të fqinjëve ka ba atë Histori të Lavdishme të Tyne që përjetësisht ka mbetë Heroike. 

Në fushën e letërsisë krijimtaria e Tij asht mjaft e gjanë por e panjohun pothuej fare nga Shqiptarët mbas vitit 1944 për ato arësye që dihën kryesisht të përfshimë në Gjenocidin komunist kundër Klerit Katolik Shqiptar dhe veprimtarisë Atdhetare të Veriut. Asht logjike që veprimtaria e Tij e shkrueme në Gegënisht nuk mund të zente vend në letërsinë antiatdhetare të  realizmit socialist. Mjaft dorëshkrime të Tij u plaçkitën nga komunistët kur ata bastisën Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit në Shkoder në vitin 1946 dhe shumë nga këto vepra të ruejtuna si dorëshkrime me vlerë, përfunduene pjesërisht në Jugosllavi, ndersa një pjesë tjetër janë endè sot jashta “perdorimi” per disa.., në podrumet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. 

At Gjeçovi në fushen letrare asht vlersue edhe nga dijetarët e mëdhaj të kësaj fushe si Prof. Karl Gurakuqi, i cili shkruen: “Gjeçovi botoi në Shkoder në vjetin 1910 vëllimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis” kushtue At Fishtës, ndër fletët e të cilit frynë gjithkund nji erë e pastër ndiesishë të flakta atdhetare. Asht për tu shenuem në këte vepër nji studim i hollë mbi fjalorin e gjuhës shqipe, ku rrihet çashtja e pastrimit të fjalëve të hueja, të kujdesit në të folun pa gabime dhe të mënyrës së mbledhjes së fjalvet nga goja e popullit. Përveç këtij libri, kemi nga penda e tij edhe përkthimin e dramit tri pamjesh të Pjetër Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj.” 

Ja, dhe një fragment i poezisë “E drejta!”:

“M’ kam, se Atdheu don që t’ vllaznohi
E njihni n’ t’ bame t’ keni e n’ fjal
M’ kam, se Atdheu don që t’ bashkohi
Hovin hujliut, vllaznisht me j’ a ndal
…M’ kam, shqyptart, m’ kam, e n’ zemrat trimnohi!
M’ kam, flamurin e Shqypnis qit – e ndrit
Emnin tand, pa frig e marre rrfeje
Gjuh’ n tande, n’ t’ cilën Mama t’ ka rrit
N’ drit me qitun, prej Zotit ke leje
…Ngrehu prej gjumit, se mjeft t’ ka topit!”

Si thëmelues i arkeologjisë sonë kombëtare asht vlerësue dhe njohë edhe nga dijetarë të huej të kësaj fushe si: Dr. Ugolini, drejtor i misionit arkeologjik italian që erdhi edhe në Shqipni, nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit, nga Prof. Nopçe etj. Ai ishte me të vertetë një shkencëtar i mirfilltë në këte fushë ku la thesare me vlera të mëdha kombëtare të zbulueme prej Tij, të cilat ruheshin deri në 1946 në Muzeun e Kuvendit të Gjuhadolit, si Unaza e njohtun e Gjeçovit, armët Ilire, Zoja e Zezë e daltueme në dru, enë të vjetra prej balte etj. 

Ka botue mjaft artikuj në shumë revista e fletore të kohës mbrenda e jashta vendit me pseudonimin “Lkeni i Hasit”. Shkopi i Tij i daltuem në dru asht një vepër arti në vete. Asht ruejtë deri vonë në Muzeun e qytetit të Shkodres. 

Madhështia e At Gjeçovit ka mbetë në fletët e prarueme të vepres së çmueshme dhe të pavdekshme “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, me të cilën Autori arrijti me gjujzue shpifsit dhe mashtruesit e vazhdueshëm armiqë të Popullit Shqiptar, tue i tregue me fakte se, kush jemi dhe nga erdhëm për qellimin e madh të ruejtjes së identitetit tonë kombëtar. 

Të gjitha mendimet dhe vlerësimet e At Fishtës, Don Lazër Shantojës, Prof. Karl Gurakuqit, Prof Ndoc Kamsit, etj., për këte Kanu do të përmblidhën mbrenda parathanjes së kësaj vepre prej të Madhit Faik Konica,  i cili ka arrijtë me penden e Tij të artë me daltue në shkambijtë shqiptar këto fjalë:

“At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet përpara luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodrë dhe atjè, në Kuvënt të Franciskânëve, nji ditë u-njohmë me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet nderimi që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m’u-shtuan ca mê tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit, pakë si i thatë, me një palë sy të zeza ku çkëlqente mendia po dhe zëmërmirsia, At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të pakta po kurdoherë në vënt. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej nonjë pikë mi të cilën kish dituri të veçantë – si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë greko-romane – At Gjeçovi çelej ca mê gjatë, dhe ahere ish gëzim t’a dëgjonte njeriu. Asì kohe At Gjeçovi ish “famullitar”, domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katûnt i Mirditës mb’udhë nga Shkodra n’ Orosh. A i vemi musafirë At Gjeçovit nonjë ditë të kësáj jave? Më pyeti një herë At Fishta, me të cilin píqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtû, pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë ré, dhe që më mbushi me habí dhe trishtìm, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtìm shtat’ a tet’ orësh me kalë, nukë gjetmë as katûnt as shtëpí; veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë kafé, s’pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vënt i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njérëzit. Po mërzia e udhëtimit na u-çpërblye përtèj shpresës posa arrijtëm në Gomsiqe, ose, që të flasim me dréjt, në famullí të Gomsiqes, – se katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhû, një shtëpí këtû, një shtëpí nj’ a dy mile më tej, as që dukej. Famullia – një biná prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm’ e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zëmëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit shtëpisë – qëndronte, mirëpritëse dhe e qetë anës një lumi. Këtû ronte At Gjeçovi. Këtû e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njérëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësí e përulur, në munt t’afròj e të lith dy fjalë aqë të perkûndërta; një lartësí shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Várfërit t’ Assisit, në pastërí e në vobëksí të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vënt këshillash të mira, u jipte fëmiíjëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëllimet njérësve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi j’ a kushtonte studimit. 

Merej ahere me institutat e vjétëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët t’ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askùsh nukë munt t’i afrohej At Gjeçovit në diturín’ e këtíj Kanuni. Na tregói një dorëshkrìm nj’a dy-mij faqesh, studim i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t’i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme. Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash greko-romane, të zbulúara e të mblédhura një nga një, me një fatbardhësí të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të qojtur “lacrumatorium” lotore, asìsh që të vjétërit, në besim se të vdékurit qajnë të shkúarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashkë me të vdékurin që ky të kish se kû t’i mblithte lottë. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë qi në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lottë t’ona për At Gjeçovin… 

Bir i përulët i Shën Franciskut, i ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që përkiste çdo mirësí, nuk i mungój asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është të mohúarit se ay ish Shqipëtár. Sepsè ish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn shqípia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se fólësit e shqipes në vijën me të përparuar janë stërnípërit e atýreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrápsurit e vijës më tehû, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí.

Po, At Gjeçovi, është përmi çdo sharje. Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur – dhe njëditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shënjtëruar të Shqipëtarësisë.” 

***

Aty rreth vitit 1954, 55…

I pari njeri që më foli për At Shtjefën Gjeçovin asht kenë piktori Prof. Simon Rrota, mësuesi i em i vizatimit.., kishim përpara një portret të Tij… Aq më bani përshtypje fjala e Mësuesit tem që po më shpjegonte vrasjen mizore të Tij, sa gati pavetëdije i thashë: “Profesor, po edhe këta dy sy Shqiponjet armët serbe i këthyen në dy shpella..?”

Shenim F.R.: Botohet me serinë e “Zamakut të Flamurit Kastriotit” 

Melbourne, 14 Janar 2022.

Filed Under: Kulture

CAVALIER PËR MERITA KULTURORE PËR DR. LUAN TOPÇIUN

January 14, 2022 by s p

Visar Zhiti


Albanalogu, studiuesi i njohur, kritiku i artit, përkthyesi – me çmime kombëtare dhe botuesi Dr. Luan Topçiu sot është dekoruar nga Presidenti i Rumanisë, Klaus Werner Iohannis, me Urdhêrin “Kavalier për Merita Kulturore”. Lajmi është dhënë nga të gjitha kanalet televizive rumune dhe shtypi vendas. Është ngjarje, do të thoshim, është i pari shqiptar, besoj, që dekorohet në Rumani, vend i Bashkimit Europian, për arritjet kulturore, aq të mëdha dhe të shkëlqyera, me motiviacionin: “Në shenjë vlerësimi për talentin letrar dhe kontributet e rëndësishme në promovimin e kulturës dhe qytetërimit rumun”.Puna shumëplanëshe e Dr. Luan Topçiut tashmë është bërë një urë moderne e Kulturës që bashkon dy vendet tona, Shqipëri e Rumani, nderkohe dhe një majë e ndritur e arritjeve shekullore të diasporës shqiptare në Rumani. Presidenti rumun dekoroi dhe disa personalitete të tjera të nivelit europiano-botëror si akademikun Mircea Dimitrescu dhe kompozitorin, interpretuesin dhe dirigjentin Gheorghe Zamfir. Luanit tonë ne ia njohim Veprën dhe virtytet, Morfologjinë e Shpirtit, Historinë e madhe të letrave shqipe apo “Albanica”-n, etj, etj, por desha të shtoj se kemi patur fatin të shohim në një koncert në Romë dhe maestron Zamfir, luante me flautin e tij pan, mahnitës, një histori natyre me muzikë, dramë zêrash kumbues, etj, etj, dhe në fund të koncertit, mes duartrokitjeve të stuhishme, ambasadori i Rumanisë në Itali, pasi i dha artistit një kurorë lulesh, i ra në gjunjë…Artit të madh i bihet më gjunjë. Kjo është kultura. Sot vepra e Luan Topçiut u dekorua bashkë me atë…Besoj që dhe në vendin tonë do të dinë të përulen para atyre që bëjnë art, që shpalosin vlera, identitet, që e bëjnë Atdheun pjesë të bukur të kulturës botërore.

Filed Under: Opinion

RECKLESS DJOKOVIC

January 14, 2022 by s p

By David L. Phillips
Thursday, January 13, 2022/


“Rules are rules”, said Australia’s Prime Minister Scott Morrison about the so-called Djokovic affair. Whatever you think of Mr. Morrison and his draconian immigration policies, Novak Djokovic should be deported from Australia for violating the law. He deserves scorn for knowingly exposing youth to the COVID-19 virus. Djokovic showed he is a Serbian nationalist by turning his immigration status into a political spectacle.
Novak Djokovic knew he was skirting the rules when he boarded a flight from Dubai to Melbourne on January 7. He lied on his immigration form, claiming he had not traveled internationally in 14 days. He knew his exemption from Tennis Australia had no legal weight with Australia’s government, yet he thought himself to be above the rules. Djokovic was found to have the virus on December 16. A renowned virus and vaccine skeptic, Djokovic ignored COVID-19 protocols and risked the health of others by attending a panel discussion in Belgrade on the 16th, during which a postal stamp was unveiled in his honor. Djokovic declared, [“It’s] an honor to receive my very own Serbian stamp. Thank you to my generous country for this rare gift!” He attended an event at the Novak Tennis Center in Belgrade the next day where he presented trophies to young Serbian tennis players. He did not wear a mask and was photographed hugging Serbian youth in violation of social distancing protocols.He also attended a photo shoot with the French newspaper, L’Equipe, in Belgrade on December 18, posing with the Champion of Champions trophy, which recognizes the outstanding sportsperson of the year.
In addition, Djokovic was filmed playing street tennis in Belgrade over the Christmas period. He subsequently visited a tennis academy in Spain and was photographed meeting fans. Serbian COVID-19 regulations require a 14-day self-isolation period after testing positive.Djokovic’s Australian travel entry form included a false declaration, stating that he had not traveled anywhere internationally during the 14 days before his arrival. He was apprehended at the border.Djokovic appealed the decision, which was his right. He could have quietly let his appeal proceed. However, he turned the issue into a nationalist spectacle. Serbia’s president Aleksandar Vucic said Australia’s treatment of Djokovic was “harassment.” Djokovic’s father, Srdjan, told a Serbian radio station his son was being held captive” by Australian officials. He alleged that his son was the victim of “a political agenda” aimed at “stomping on Serbia.” Djokovic’s mother, Dijana, said he was being scapegoated: “Our Novak, our pride. Novak is Serbia, and Serbia is Novak.”The Djokovic affair reveals the ugly face of Serbian nationalism. Politicizing his trip was totally unnecessary. Nationalism has no place when dealing with a global pandemic that knows no borders. COVID-19 is an indiscriminate killer.Serbia and the Djokovic family are in denial about COVID-19, as well as Serbia’s crimes against humanity. Serbia refuses to accept responsibility for the mass murder of Muslims in Bosnia, Catholics in Croatia, and ethnic Albanians in Kosovo. The Djokovic family originally comes from Kosovo, yet no family member has ever uttered a word of regret about the murder of 10,000 Kosovo Albanians. Serbian identity is defined by victimization, which justifies the sense of entitlement of many Serbs. As a great tennis player, Djokovic is a role model. Yet, Djokovic perpetuates ignorance about Serbia’s war crimes through his silence. His recent actions show contempt for the international rules-based system. He thinks himself above the law. So did Serbian paramilitaries who murdered, raped and pillaged neighbors in the former Yugoslavia.Djokovic should be deported from Australia. Other countries hosting tennis tournaments should also enforce their immigration laws and, as necessary, ban Djokovic’s participation. The Djokovic affair exposes the tennis star’s sense of impunity and disdain for rules. His behavior is contemptible and deserves to be disciplined.
This article was originally published on the Institute for the Study of Human Rights on January 13, 2022
Mr. Phillips is Director of the Program on Peacebuilding and Human Rights at Columbia University. He served as a Senior Adviser and Foreign Affairs Expert at the US State Department during the Clinton, Bush and Obama administrations.

Filed Under: Sport

Kur dështon shteti i së drejtës…

January 13, 2022 by s p

Prof. Dr. Romeo Gurakuqi/

Shqiperia, vendi ku ligji nuk eshte i barabarte per te gjithe dhe institucionet ligjzbatuese nuk kapercejne dot ne punen e tyre, pertej “katit te pare” te nderteses shteterore, ose matane “shtepive perdhese”, te qytetareve te saj.Vecanerisht deshperuese per publikun eshte heshtja, larja e duarve e organeve te hetimit penal nga shqyrtimi i permbajtjeve dhe te dhenave skandaloze te zbuluara nga “Listat e Pagave”, ngrirja e qarte dhe e paarsyetuar e hetimeve per nje numer ceshtjesh te nxehta dhe vleresimi me “tavane” te kufizuara depertimi, i ngjarjeve te javes se fundit.6 qytetare te Shkodres, nga disa prej atyre familjeve qe rrezuan diktaturen ne vitin 1990, 1991, ishte ma e kollajshme te goditeshin pa asnje prove nga Policia vec nje urdheri sherbimi, se sa funksionaret me kollare, qe kercenuan live publikun me trazira, ne emisionin Opinion.Shperpjestueshmeria ne vleresimin e sjelljeve, goditjet e shenjestruara ndaj qytetareve te pambrojtur, imunitetet e papercaktuara ne ligj ndaj individeve te forte me para dhe pergjigjesisht shtreses se larte te politikes, jane shfaqjet kryesore te deshtimit te shtetit e te drejtesise ne sy te qytetareve dhe prova te papjekurise per nje vend serioz ne sy te nderkombetareve.

Filed Under: Fejton

Demokracia nuk importohet

January 13, 2022 by s p

Dr. Hasan Bello/

Historia ka treguar se perpjekjet per importimin e demokracise ne Shqiperi kane deshtuar. Kjo per shkak se ne fillim duhet emancipuar shoqeria. Nje historian dhe diplomat i njohur francez Albert Mousset, ne librin “Shqiperia perballe Europes (1912-1929)” kur flet per periudhen e princ Widit, shkruan se: “Ajo monarki operete, e krijuar nga diplomacia austriake, u fshi brenda muajit te pare te zhvillimit te luftimeve. Wilhelm von Widi, njeri arrogant dhe me keshilltare te keqinj, nuk kishte bere gje tjeter vecse i kishte shtuar shqetesime te reja veshtiresive te panumerta, ndermjet te cilave po perpelitej pavaresia e sapolindur e Shqiperise”. Kjo tregon se edhe importimi i drejtuesve te shtetit nga jasht, ka deshtuar. Me te drejte ai thekson se, ne Shqiperi, ashtu sic ndodh edhe ne shume vende te tjera, populli ishte shume pak i lidhur me programet e ndryshme politike dhe shume me teper me njerezit, me politikanet. Sipas Albert Mousset populli shqiptar politikisht ishte (dhe vazhdon te jete), pak i zhvilluar. Por “Te metat dhe veset e shqiptareve jane kryesisht ato qe u zhvilluan dhe u nguliten nga nderhyrjet, si dhe nga grindjet e te huajve me njeri-tjetrin. Keto nderhyrje ishin aq te sterholluara, saqe shqiptaret e kishin teper te veshtire t’i benin ato te deshtonin. Dhe keto nderhyrje asnjehere nuk kishin qellim qe te nxitnin te shqiptaret dicka te mire, por vetem e vetem instiktin e lakmise per parane”. Ky liber eshte botuar ne Paris ne vitin 1930, megjithate diagnoza nga e cila vuajme, eshte e ngjashme, me ate sot.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT