• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2022

“NJË SHKRELAS NË MANHATTAN”, HUMORI SHKODRAN QË NA LA PAS LUIGJ ÇEKAJ

January 10, 2022 by s p

NGA DALIP GRECA*


Libri’Një shkrelas në Manhattan’ u publikua pas vdekjes të poetit, shkrimtatrit tonë të dashur Luigj Çekaj. I falenderohem familjes së Luigjit-, fëmijëve të tij të mirë:Terensit, Justinës dhe Enkolanës, që ma dhuruan me dedikim. Kam pasë fatin ta njoh dhe të jetoj afër me Luigjit për 10 vite, por edhe më pas nuk i humbëm lidhjet. Sa isha tek Illyria kisha privilegjin që të isha i pari që të lexoja krijimet e reja të tij dhe i publikoja ato në gazetë. Luigji ishte i kujdesshëm në përpunimin e çdo poezie. Kishte raste kur e dorëzonte poezinë apo ciklin në redaksi dhe ndërsa kthehej nga Manhattani në Bronks, telefononte nga shtëpia për korrigjim a ndryshim vargu a fjale. Përkujdesja e tij mund të krahasonhet me përkujdesjen e poetit të ndjerë Uran Kostreci, i cili pasi dorëzonte sonetet në redaksi ksihte raste të shumta kur kthehej sërish dhe I tërhiqte ato për t’i ripunuar. Në botimin e librit në prozë”Unë vij nga Shkodra” isha redaktor i atij libri dhe gjatë procesit të redaktimit kishim debate, por gjithëmonë mirëkuptoheshim. Ka pasë raste kur kemi publikuar në Illyria shkrime me dy autorsi, Luigji dhe unë, siç ishte rasti i përurimit të shtatores së Nënë Terezës pranë Kishës “Zoja e Shkodrës”. Edhe librin e fundit, atë të pasvdekjes, e kam kaluar nëpër duar përpara se ta merrte në dorë redaktori i kujdeshëm Nikolla Spathari. *** … E kishim lexuar Luigjin si poet e si prozator, por jo aq si humorist, satirist e si qendisës bejtesh në vijim të traditës së bukur shkodrane. Kishim shijuar librat me poezi”Vjeshtë në Aeroporte”, librin e mrekullueshëm”Nënë, Ti Hije e Kaltër prej Loti”. Unë mendoj se Luigji vetëm me ato dy libra e pare poetic do të mbetej poet antologjik, por ai nuk u kënaq me aq, punoi me fjalën deri në fund të jetës. Pas vdekjes na befasoi me humorin dhe satirën e tij përmes librit që e la dorëshkrim dhe që u botua nën kujdesjen e familjes, redaktuar prej dajës së tij, shkrimtarit Nikollë Spathari, njeriu që u bë mbrojtja e Luigjit në kohët e vështira të diktaturës, kur atij i mbylleshin dyert, dhe tregohej me gisht për shkak të biografisë. Luigji i ka paraprirë librit me rrëfime poetike satirike me një përcjellje në vend të parathënies, ku tregon shtysat që e çuan tek ky libër me 259 faqe,i shkruar në vargje dhe që përmban mbi 5 mijë vargje.Në parathënie, Luigji spjegon se fillimisht e ka parë”humorin” si një kështjellë të vështirë për ta pushtuar, qoftë në respekt të humoristëve, bejtebërsve dhe humorit Shkodran, qoftë edhe për shkak të gjigandëve të këtij zhanri; qofshin botëror, apo shqiptar, ku përmend:Dritëro Agollin, Qamil Buxhelin, Miço Kallamata, Tonin Miloti, Pëllumb Kulla, Nikolla Spathari, Paulin Selimi, Niko Nikolla, Hyskë Borobojka,Filip Çakuli e të tjerë. Ballafaquar me ata, e shihte gati të pamundur për të servirur diçka të re dhe të arrirë në fushën e humorit e të satirës. Këtë mendim e kishte pa ardhur në Amerikë, mirëpo shumë shpejt ai zbuloi brenda vetes satiristin që mund ta pushtonte kalanë e humorit. E bëri këtë zbulim sapo shkeli në aeroportin J. F. Kennedy, ku vëllai John Kolë Çekaj e priti si mesi’. Luigji i takonte atij brezi krijuesish që kishte vuajtur në emër të absurdit ideologjik, për shkak të luftës së klasave, tipike kjo për diktaturat e vendeve të Lindjes. Ishte ndarë me babanë kur ishte vetëm 3 vjeç, më 1953, kur ati i tij Kola, kërcënohej me arrestim dhe u arratis, duke përfunduar në SHBA, ndërsa nëna, Gjyste, u internua në gulagët e Myzeqesë.Ardhja në Nju Jork e takoi Luigjin me atin e tij Kolë dhe iu deshën më shumë se dy muaj që të çmalleshin dhe të përjetonin e rikujtonin dramat ndaj njeri tjetrit, ai si bir, e tjetri si atë.Si shkoi tek humori? Sprovën e parë e bëri me modefikimin e vargjeve të këngës popullore të shqipërisë së Mesme” Bubullinë te Shkambi i Kavajës”,- për ta thelluar përvojën, sprova të tilla i bëri në shtypin e diasporës si në Gazetën Illyria apo në revistën”Trojet Tona” e “Jeta Katolike” etj.Sprovat vazhduan me me vargjet humoristike kushtuar personazheve të jetës së përditshme, veçanërisht atyre të kompnisë ku punonte si punëtor magazine në Mount Vernon, ku thuri vargje me ngarkesë humori që u pëlqyen e u duartrokitën në çastet e pushimeve të shkurtra, ku ai i recitonte. Në qendër të librit është vendosur qytetari Shkodran me emrin Lumto Fini, i cili vjen turist klandestin në SHBA, por ndërron mendje dhe kërkon azil në zyrat e emigracionit: Lumto Fini, fin se finKur ka hyrë në Emigrejshën,Ka përshëndetur me”Hau Ju duing”,Dhe nga xhepi nxjerr një letër!Kam pas frikë deri hijen natën,Dhe këtë gjë, them, ti e din!-Këtu e pate Konsullatën…Ti zotëria”What Jou duing”! Për poetin, vargu”What Jou duing” është thjesht një protestë e ndershme dhe e qetë, që Lumo Fini, nëpërmjet Emigracionit Amerikan u drejtohet të gjithë vendeve Perëndimore, me pyetjen që ende ka mbetur pa përgjigje:-Zotërinj të nderuar, çfarë keni bërë, dhe çfarë po vazhdoni të bëni kështu me ne emigrantët? Personazhi kryesor Lumto Fini vendoset në rrethana humori , të atilla, ku shfaq thelbin e karakterit. Luigji e vendos personazhin e tij në situate të ngarkuara me humor….Madje edhe kur zbret në aeroport, ai nuk kursen as mikun e shqiptarëve,presidentin e Amerikës, Bill Clinton:Në aeroport, siç është zakoni,Lumto Fini kur ka zbritë;-“A ke byrëm Bill Clintoni?Në mos paç, m’jep atë resitë!?S’dua t’ma bësh si ai miku n’ Shkodër,Një natë vjeshte nëpër shi,Që m’tha:”Pse s’erdhe mbrëmë,Sonte s’jemi në shtëpi!” Personazhet e librit të Luigj Çekaj prezantohen me emra real të diasporës,ku në qendër janë klerikë, shkrimtarë,mësuesë, pedagogë,mjekë, artistë,politikanë, gazetarë, rapsodë, biznesmenë, dhe njerëz të thjeshtë. Edhe pse libri është shkruar në bazë të gjuhës së njësuar standarte, autori i tipizon karakteret dhe personazhet me të folmen gegnishte, herë pas here ai përdor dhe fjalë e fjali në gjuhën angleze, sipas rrethanave ku veprojnë personazhet; bëhet fjalë për një anglishte të shqipëruar.Në librin e tij Çekaj nuk harron pa vlerësuar bujarinë e biznesmenëve shqiptarë që e kanë ndihmuar për publikimin e librave të tij. Ai veçon biznesmenin Zef Balaj, që është sponsor i këtij libri.Përveç 9 strofave 4 vargjshe, ku Çekaj elaboron figurën e Zef Balaj si njeri fisnik e zemërbardhë, autori i kushton vend kësaj figure edhe në parathënien e librit, ku shkruan: “Kur përfundova së shkruari këtë libër me humor, vetiu më lindi një ide; që edhe sponsorin e botimit ta gjeja pak sa, si me “humor”. Kështu që pa një pa dy, hapa bllokun e numrave të telefonit, dhe pasi i shqyrtova disa prej emrave të njohurve të mi; në fund vendosa të thërras Z. Zef Gjon Balaj, me të cilin nuk kisha ndonjë miqësi të madhe, por nga që e dija se ishte patriot, thashë ta shqetësoja dhe unë një herë si shumë të tjerë, që ai nuk i kishte kthyer duarbosh…Ia thashë në telefon hallin që kisha.” E lanë të takoheshin një të shtunë në restorantin “Colonial” që ndodhet në zonën e Pelham Parkway. Luigji nuk i ka përmendur shifër, se sa para i duheshin për librin, por kur është larguar, Zefi i ka lënë në dorë 3 mijë dollar dhe ka shkuar.…Poeti shkruan: Miku im, Zef Balaj, po dilte nga parkingu, ashtu me flokë të thinjur, dinjitoz si ata burrat e bukur-pikturuar nga R. W. Emerson, i cili kur ka gdhendur në filozofi karakterin e një burri të fortë, me siguri ka njohur ndonjë personazh të fortë dhe altruist si Zef Gjon Balaj. Nga ana kompozicionale libri është ndarë në kapituj. Kapitulli i parë i kushtohet mësymjes drejt Nju Jork-ut të autorit dhe mbanë titullin”Drejt New York-ut”. Libri ka marrë titullin e poezisë së parë “Një Shkrelas në Manhattan”. Poeti stis, sajon humbjen e rrugës në metropolin njuorkez dhe përmes një tabloje metaforike përcjell situatën e emigranatit të ri që nuk orientohet dot në Manhattan: Në Manhattan ngatërrova rrugëDhe si të humbur e pashë veten,Që t’mos shkoja pa shenjë, pa dukë,Në Grand Central vara xhaketën..Këmishën e hodha n’ Canal StreetPortofolin në China TownKëpucën e djathtë në Astoria Queens,Ndërsa të majtën në Long Island…Kur në mend më ranë adresatNë Co-op city perëndoi Hëna!Dreqi i mori t’gjitha teshatUnë cullak, siç më kish’ bërë nëna…Pastaj këtu n’atdhe të DrajzeritMallkoj veten n’kulm t’vetmisë;Pse ja ktheva shpinën ShkrelitMe u tretë rrugëve larg Shqipnisë. Heroi i librit Lumto Fini endet nëpër komunitet,derisa një ditë treni e shkarkon në Pelham Park, vend i banuar me shumicë shqiptare:Këputun mallit për Shqipërinë, Xhepat bosh, pa metelikZë merak me një Limuzinë…Lumto Fini pështillet ndër miq e të njohur, sa për dreka dhe për darka, por një ditë i thanë se do t’i nxirrnin biletën e kthimit ….Mirëpo, tha nuk kthehem mbrapakundërshtonte ashtu me të butë:Ka pasë thanë, Gjergj MullagaBurri s’duhet me u ngutë!…Në kapitullin e parë”Drejt Neë York-ut”, përveç poezisë që i ka dhënë titullin librit, përmend dhe poezi-satira”I Swear TO GOD”’, “Lumto Fini disident”, “Lumto Fini shkon në shkollë”, “Lumto Fini flet për Luftën e Klasave””Lumto Fini jep Interview”, “Unë, Ramiz Alia, Dëshmoj Historinë”, ku me dy strofa ai jep thelbin e pasuesit të diktatorit:S’është në nder të emigrantit,T’besoj përrallat që ka lënëAi, që i ra pas komandantit,Lumto Fini Paska thënë.Se Ramizi si xhonglerLuan Ping-pong me të vërtetën,Kur thotë ai”mirëmëngjes’N’tren të mesnatës ik pre biletën!”…Kapitulli i dytë, apo nënndarjen e dytë “Në kujtim të humoristëve shkodranë”, përmblidhen 37 poezi satirike që u kushtohen jo vetëm humoristëve të vjetër shkodranë, por edhe personaliteteve kombëtare si At Gjergj Fishta, të cilin me të drejt e cilëson si themeluesin e poezisë satirike shqipe:Tash të ndalemi tek Fishta,Që vjen ndryshe n’shekull t’riPoezinë satirikeThemeloi në Shqipëri.Të keqes i del përballë,Nuk kursen zyrtarë as prifta,Gjithandej ai shpon e tallëOborrtarë dhe ministra!Thonë, një ditë, e thërret Lalë KrosiE po i thotë, n’sy të Mbretit:“A ,Ti je Pater Gjergj Fishta,Që na i qet bishta Miletit?”-Po, unë jam, përgjigjet Frati,Me krye lartë dhe serbes- E pra ti qet e pret bishta,- Ndërsa unë kokën ta pres.“Lala Kros, o Lala kros,Vetë shkruaj e vet vulosTy kush dreqin të thotë “mos”!Po i ka fajet ai Balosh…Këtu audienca mori fund,Se e mbylli vetë poeti,Audiencë të tillë s’kish parë pallatiQeshi Lala e qeshi Mbeti…(vijimin e gjeni në f 39) Kapitulli i tretë”Fëmijëria” përmbledh poezi autobiografike që përshkruajnë në vargje rrjedhën e jetës së tij, si poezia”Në fëmini me Nush Spatharin”, ku përmes 14 strofave 4 vargjshe, të shkruara me rimë të të kryqzuar, përcjell situata plot humor. Me strofa katërvargjshe janë ndërtuar edhe poezitë “Në Goraj_Budishë”, që ka 9 strofa, 36 vargje- poezia“Me Gjekë Lumajn” përmes 44 vargjeve ngërthen një humor brilant dhe sjell nga e shkuara plagët e dhimbshme të biografive dhe luftën e klasave. Me shumë dashuri janë shkruar edhe poezitë që përmblidhen në kapitullin”Në Gjimnazin Jordan MIsja”., ku përfshihen 17 poezi që sjellin mbresa dhe kujtime nga shoqe dhe shokë të klasës së Luigjit, por dhe të mësuesëve të tij si: Jusuf Shpuza, Tef Prela, Haki Kraja e të tjerë. Me shumë interes kam lexuar poezitë që u kushtohen shokëve të Ushtrisë. Arsyeja e leximit të vëmendshëm qëndronte në faktin se Luigji, si të gjithë ata me biografi të keqe, e kishte kryer shërbimin ushtarak në repartin e xhenjos, ku përveç lopatave dhe kazmave e qysqive të punës u jepnin edhe pushkën e drurit. Piëkrisht në atë repart dhe së bashku me Luigjin e kishte kryer ushtrinë edhe miku im, nipi i tim eti, poeti kulak, Sherif Bali, I cilësuar si Esenini i Darsisë. Kur kishim dalë një pasdite në Pelham Park e shëtisnim me Luigjin, pasi më lexoi disa nga poezitë e veta, unë i kërkova pak vëmendje për t’i lexuar disa nga poezitë e Sherif Balit,i cili për shkak të shpalljes kulak të të atit, iu ndalua e drejta e botimit. Sapo ia lexova poezinë e parë, Luigji më tha: Poezia e Sherif Balit na ka heq lodhjen pas punëve të rënda xhenjere në ushri…Në këtë kapitull përfshihen 19 poezi, njera më e bukur se tjetra.Situata të ngarkuara me humor përcjellin kapitullin”Bëmat e një emigranti”, ku përmes 13 poezive përshkruhen”bëmat” e Lumto Finit, që zë punë në pastrime dhe merr oferta të lakmushme nga Shqipëria për punë zyrtare…Në kapitullin pasues”Njerëz të shquar dhe njerëz të thjeshtë”, përshkruhen në vargje porterte dhe karaktere të shqiptarëve: si Ismail dhe Elena Kadare, Dom Pjetër Popaj, Pellumb Kulla, Mark Gjonaj, Justina Aliaj,Keze Kozeta Zylo, Dr. Agim Neziri, Dr. Mentor Sejdiu, Shkrimtari Naum Prifti dhe Ramiz Gjini,piktori Astrit Tota, Pashko Stanaj, Gjon N. Gojçaj, artisti Vasil Marku, Vasel Shkreli dhe shkrelas të tjerë, Prof. Agron Fico, Tom Paloka, Enver Garunja, Ferdinand Deda, Preç Lukë Toma, Vehbi Bajrami, Shkrimtarit Nikolla Spathari, Dom Ndue Gjergji, gazetarët Dalip Greca dhe Muhamet Mjeku, Ismer Mjeku. Portretet edhe pse në sensin e humorit mbartin vlerësime pozitive prej autorit. Janë gjithësej 25 poezi të tilla përkushtuse në këtë kapitull.Ndërsa në kapitullin”Propozime Qeverisë” Luigji mes vargjeve e grish qeverinë dhe presidencën shqiptare që të vlerësojë e të dekorojë personalitete atdhetarësh, që lënë gjurmë në diasporën e Amerikës: si- Dom Pjetër Popaj, Zef Balaj, Vehbi Bajrami, Vllaznit Gojçaj, Gjon Dedvukajn, Tonin Mirakaj, Mark Shkreli, Vëllezërit Përlleshi,Ded Kolë Miri…Kol Prëk Cacaj,e të tjerë.Libri mbyllet me ciklin”Don Kishoti në shërbim të Atdhetarizmit”, i cili përmbanë 10 poezi që shtrihen në 25 faqe.Si përfundim shfaq mendimin se libri “Një shkrelas në Manhattan” është një “përmendore’ e meritushme, që familja e tij na e mundësoi pas vdekjes së Luigjit. Ia vlen ta keni në bibliotekat tuaja. Pushofsh në parajsë miku im Luigj Çekaj!
• Mbajtur të Dielën, 9 Janar 2022, në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” të Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, në kujtesë të poetit Luigj Çekaj, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-amerikanë.

Filed Under: Opinion

Zjarri më vdekjeprurës i Nju Jorkut në dekada vrau të paktën 19 banorë të ndërtesave të Bronksit

January 10, 2022 by s p

Albano Kolonjari/

Të paktën 19 persona kanë vdekur, duke përfshirë nëntë fëmijë, nga zjarri i një ndërtese banimi të lartë në Bronx, të cilin zyrtarët e qytetit e quajnë si një nga më të këqijtë në mbi 30 vjet.”Ky do të jetë një nga zjarret më të këqija që kemi parë këtu në kohët moderne në qytetin e Nju Jorkut,” tha kryebashkiaku Eric Adams në një konferencë për shtyp disa orë pasi zjarri shpërtheu ndërtesën.Komisioneri i Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut identifikoi të paktën 63 viktima fillestare që po trajtoheshin për lëndime të ndryshme për shkak të tymit dhe zjarrit. Të paktën 32 nga ata 63 të plagosur u dërguan fillimisht në të paktën pesë spitale të ndryshme në qark me lëndime kërcënuese për jetën; nëntë të tjera ishin serioze.Emrat dhe mosha e viktimave nuk janë bërë të ditura, por zyrtarët e FDNY konfirmuan për News 4 New York të paktën 19 njerëz vdiqën nga plagët e marra nga flakët.Zjarri shpërtheu rreth orës 10:54 në një apartament dupleks që përfshin katin e dytë dhe të tretë të ndërtesës 19-katëshe në Fordham Heights.“Ky është një moment i tmerrshëm, i tmerrshëm, i dhimbshëm për qytetin e Nju Jorkut dhe ndikimi i këtij zjarri do të sjellë vërtet një nivel dhimbjeje dhe dëshpërimi në qytetin tonë”, tha kryebashkiaku Adams në vendngjarje. “Numrat janë të tmerrshëm. Kemi mbi 32 persona që janë në rrezik për jetën në këtë moment.”“Ky do të jetë një nga zjarret më të këqija që kemi parë gjatë kohëve moderne në qytetin e Nju Jorkut,” shtoi kryebashkiaku.Tymi u shtriu ne të gjithë lartësinë e ndërtesës – “shtoi Nigro. “Anëtarët e zjarrfikeseve gjetën viktima në çdo kat, në shkallët dhe po i nxirrnin jashtë në arrest kardiak dhe të frymëmarrjes.””Sigurisht që kishte njerëz të bllokuar në apartamentet e tyre në të gjithë këtë ndërtesë, prandaj anëtarët tanë bënë një punë të pabesueshme për të kaluar nëpër çdo kat të kësaj ndërtese dhe për të arritur tek këta njerëz,” shtoi ai. “Por disa prej tyre ishin tashmë të arrestuar kur arritëm tek ata.”Mjekët dërguan 32 persona me lëndime të rrezikshme për jetën dhe tre me lëndime të rënda në pesë spitale lokale, thanë zyrtarët. Nëntëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta dhe janë trajtuar në vendngjarje. Të gjitha viktimat pësuan thithje të rëndë të tymit, tha Nigro.”Kjo është e paprecedentë në qytetin tonë,” tha Nigro. Hera e fundit që patëm një humbje jete që mund të ishte kaq e tmerrshme ishte në zjarrin e Happy Land mbi 30 vjet më parë, gjithashtu këtu në Bronx.Më 25 mars 1990, një zjarrvënës përdori një kanaçe me benzinë ​​për t’i vënë zjarrin Klubit Social Social të Landit në 1959 Southern Blvd në Lindjen e Tremontit. Ferri që rezultoi vrau 87 vete të goditur nga paniku, gjysma e tyre nën 25 vjeç. Ishte zjarri më vdekjeprurës i qytetit në 79 vjet. Pasi shpërtheu zjarri i së dielës, Anthony Romero, 40 vjeç, një banor i katit të 12-të, zgjoi gruan e tij shtatë muajshe shtatzënë dhe dy fëmijët.“Eca te dera ime dhe e hapa. Një re e madhe tymi i zi hyri, kështu që unë mbylla derën, “tha Romero. “Ne vendosëm një peshqir të lagur nën derë. Shkova te dritarja e pasme dhe kontrollova dhe aty pashë tymin që dilte nga apartamenti i katit të tretë.”Romero, i cili është astmatik, mbeti në banesën e tij derisa zjarrfikësit goditën derën, duke sinjalizuar se ishte e sigurt që familja të evakuohej.“Nuk kisha zgjidhje, kishte shumë tym në korridor, nuk kishte mundësi të largohesha nga banesa ime dhe të shkoja nga kati i dymbëdhjetë në katin e parë dhe të jetoja. Kështu që vetëm tymi më godet vetëm… po më pështyj i zi, por jam mirë.”Romero tregoi pikëllimin e fqinjit të tij pasi ajo u detyrua të linte qenin e saj për të vdekur. Ai pa zjarrfikës në çdo kat, ndërsa familja e tij kalonte përmes tymit të dendur për në katin e parë.”Ishte e zezë kudo,” tha ai për tymin dërrmues. “E zezë kudo.”Tysena Jacobs, një banore në katin e 15-të, u bllokua në banesën e saj me dy vëllezër e motra.”Ne nuk mund të dilnim,” tha Jacobs, 69 vjeç. “Kam thirrur 911 tri herë, ata na thonë të vendosim peshqirë te dera, por nuk arrita të shkoja te dera. Ishte shumë e zezë. Ishte e zezë, nuk mund të shihje asgjë. Kështu që më duhej të fusja shumë peshqirë në derën time të dhomës së gjumit.”Vëllai i Jacobs shtyu një kondicioner nga dritarja e dhomës së gjumit në një përpjekje për të siguruar që oksigjeni të kalonte nëpër apartament përpara se zjarrfikësit që kërkonin banorët e bllokuar të gjenin vëllezërit e motrat.

Filed Under: Kronike

Kosova dhe ligji i munguar për Qeverinë

January 10, 2022 by s p

Shqiprim Pula/

Kosova e pas pavarësisë, e ka pasur obligim të draftoj dhe miratoj ligjin për Qeverinë, ku mes tjerash do përcaktoheshin qartë përbërja e Qeverisë përkatësisht sa zv.Kryeministra, sa Ministra, sa zv.Ministra dhe përbërja e kabineteve të tyre poashtu, pastaj do të specifikoheshin përgjegjësitë e Qeverisë me legjimitet si dhe Qeverisë së dorëhequr apo Qeverisë së shkarkuar; ngase, kemi pasur situata të tilla por nuk kemi pasur të përcaktuara me ligj veprimet për secilën situatë!. Prandaj, duke mos pasur një ligj për Qeverinë, nuk ka pasur as edhe specifikim se ҁfarë janë përgjegjësitë e Qeverive kur janë të dorëhequra apo të shkarkuara, sa janë të ligjshme dhe legjitime vendim-marrja e tyre kapitale, gjatë fazës kalimtare. Por, në anën tjetër, duke mos pasur një ligj për Qeverinë, nuk e ka pasur të ndaluar edhe të marr vendime gjatë një faze kalimtare. Tashi, Qeveria e Republikës së Kosovës e miratoj draft-ligjin për Qeverinë, me këtë përfundimisht po plotësohet korniza ligjore e nevojshme dhe do të qartësohen përbërja, veprimtaria dhe situatat e ligjshme dhe legjitime, të funksionimit të Qeverisë. Ne jemi dëshmitarë të formimit të Qeverive mbi arsyen e koalicioneve të shumta, përkatësisht ndarjes së dikastereve sipas pazareve ‘politike’ e që shpeshherë, ishin veҁse barrë financiare për buxhetin dhe fare pak për efikasitetin e mirëfilltë të Qeverisë për vendin. Të gjithë e kujtojnë, kur një subjekt me dy (2) deputetë mori disa dikastere Qeveritare, sepse ishin po ato vota në Kuvend që mbanin Qeverinë në këmbë!. Në atë përbërje gjithëҁka mund të kishte… vetëm patriotizëm për vendin nuk kishte. Sepse, dilnin në sipërfaqe kushtëzimet e caktuara, të cilat, secila veҁ-e-veҁ ishin veҁse barrë për shtetin, ndërkaq knaqësi për politikanët që donin të ishin pushtetarë. E gjitha kjo, sepse nuk kishim ligj për Qeverinë. Andaj dhe, herë pas here, rritej edhe numri i ministrave e zv.Ministrave, madje në një formacion Qeveritar kishte mbi njëzet (20) Ministra e mbi shtatëdhjetë (70) zv.Ministra!. Francezët do thoshin; c’est la vie politique au Kosovo, fatkeqësisht. Sidoqoftë, tani kur Qeveria aktuale, ka miratuar draft-ligjin brenda kabinetit Qeveritar pritet që i njëjti pas vlerësimit dhe kalimit nëpër trupat funksional të Kuvendit, të miratohet edhe nga ana e deputetëve të Republikës, në mënyrë që në të ardhmën, formimi i Qeverive të bëhet mbi bazën e fuqisë politike elektorale dhe programeve e vizioneve për të ardhmën e qytetarëve të vendit, e jo pazareve apo thënë ndryshe korrupsionit politik.

Filed Under: Analiza

PROF. DR. MUHAMED MUFAKU VIZITOI VATRËN

January 9, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York- 8 Janar 2022, Prof. dr. Muhamed Mufaku vizitoi Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra. I shoqëruar nga vajza e tij Mërgime, miku i përbashkët Elez Osmani me zonjën e tij Nurije Osmani, në selinë qëndrore të Vatrës u pritën nga kryetari z.Elmi Berisha dhe Editori i Diellit Sokol Paja. “Jam shumë i gëzuar që po vizitoj Vatrën. Ju përgëzoj për punën që po bëni. Ne i kemi ndjekur gjithmonë aktivitetet e Vatrës. Është krenari të jem në këtë qendër shqiptarie me histori të madhe historike dhe kulturore për kombin tonë. Jam shumë i emocionuar që ju takoj sot të gjithëve në Vatër. Uroj shumë suksese në vazhdim dhe bashkëpunim” ishin fjalët e ndjera të Prof. dr. Muhamed Mufakut në vizitën vëllazërore në Vatër. Kryetari Berisha e informoi profesor Mufakun me detaje rreth punës së Vatrës në vitet e fundit në aspektin diplomatik, kulturor dhe në fushën e kërkimit shkencor ku Vatra shumë shpejt do të ketë historinë e saj të dokumentuar në pesë vëllime, një histori autentike, projekt i inicuar nga z.Berisha dhe udhëheqës shkencor Akademik Beqir Meta dhe bashkëpunëtorët e tij shkencor në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Prof. dr. Muhamed Mufaku shprehi dëshirë dhe gatishmëri për të pasqyruar në gazetën Dielli artikuj të historisë së shqiptarëve në lindjen e mesme dhe figura shqiptare të panjohura por me kontribute të larta në historinë e shqiptarëve në botën arabe. Prof. dr. Muhamed Mufaku (Arnauti) është i lindur në Damask, në vitin 1952. Ka qenë anëtar i Shoqërisë për Kërkime dhe Studime. Është diplomuar në universitetin e Damaskut në gjuhën dhe letërsinë arabe, ndërsa magjistraturën dhe doktoraturën në letërsi krahasuese dhe histori i ka mbrojtur në Universitetin e Prishtinës, ka doktoruar në filologji e në histori në Universitetin e Prishtinës, ushtroi detyrën e profesorit të historisë moderne në disa universitete të Jordanisë gjatë viteve 1989-2018. Pas përfundimit të takimit miqësor në Vatër, kryetari Berisha shtroi një drekë vëllazërore për miqtë e rinj të Vatrës dhe u diskutua për promovimin e veprës së plotë të Prof. dr. Muhamed Mufakut në muajin qershor 2022 në Selinë Qëndrore të Vatrës.

Filed Under: Featured

TEMPO (1973) / IBRAHIM KODRA, NJË JETË PËR TË TREGUAR

January 9, 2022 by s p

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Janar 2022


“Tempo” ka botuar, me 2 dhjetor 1973, në faqen n°85, një shkrim për piktorin e shquar shqiptar Ibrahim Kodrën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Kur Ibrahim Kodra mbërriti në Milano në vitin 1944 dhe organizoi atelienë e tij të parë, ai ishte 26 vjeç. Por tashmë një jetë për të treguar. Ashtu si ajo e përrallave me mbretër, mbretëresha, njerka, por edhe mundime, vuajtje, heqje dorë. Dhe si në të gjitha përrallat, një fund i lumtur. Sepse Kodra tani është një piktor i njohur.
I lindur në Shqipëri në vitin 1918, ai mbetet jetim. Njerka nuk e do atë. Ai largohet. Por tashmë ai fillon të pikturojë. Një portret i tij i shfaqur në një vitrinë vihet re nga një zyrtar i oborrit mbretëror, i cili flet për të me mbretëreshën. Ai shkon në oborrin mbretëror dhe ftohet të qëndrojë atje për të studiuar me nipin e mbretit Zog. Ndoqi një shkollë arti dhe fitoi një bursë për të studiuar në Itali. Fati i tij u vulos. Ai nuk do të lëvizë më nga Italia. “Në Shqipëri jam shumë i dashur dhe i njohur – thotë Kodra. – Shpresoj të kthehem.”Studio e tij është e zhveshur dhe modeste. Atij i pëlqen të presë këdo që shfaqet në derën e tij. Të rinjtë janë mbledhur rreth këmbalecit dhe diskutojnë: është puna e tij e fundit që po përfundon për ekspozitat që do të mbajë pranverën e ardhshme në Milano.Tani ai ka një ekspozitë në “Qendrën e arteve” në Saronno: të gjithë prodhimin (veprën) e tij më të fundit, 30 telajo që kanë si temë njeriun dhe lirinë. “Kodra është primitivi i një qytetërimi të ri”, shkruante Paul Eluard për të në vitin 1947. “Me pikturën time – thotë Kodra – përpiqem mbi të gjitha të realizoj masën (matjen) relative që ka të bëjë me perceptimin e njeriut në hapësirë, duke e vendosur, si në Rilindje, njeriun në qendër të Universit”.
Në foto: Kodra përfundon një “Homazh për Bertolt Brecht”.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT