• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2022

KOSOVËN DREJT PAVARËSISË NUK E NDALI AS “KUSHTETUTA E TANKEVE” E SERBISË

March 28, 2022 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 28 Mars 2022/ Para 33 vitesh, në 28 Mars të vitit 1989, Serbia në Kuvendin e saj miratoi “Kushtetutën e tankeve, që përgjakshëm, në rrethana tragjike terrori, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje i federatës, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën shtatë shtete.

Por, si gjithmonë, Kosova as atëherë dhe kurrë nuk u ndal në lëvizjen e luftën e shqiptarëve drejt lirisë e pavarësisë…

Kundërshtimi i fuqishëm “Kushtetutës së tankeve” serbe – rrënimit të autonomisë në Kosovë ishin demonstratat gjithëpopullore në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Podujevë, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Demonstratat pasonin grevën  e urisë të 1.300 minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  Shkurt 1989, e cila ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë kundër Kosovës e mëvetësisë së saj, rezistencë e fuqishme e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët.

Në vijimësi të kundërshtimeve të fuqishme gjithëpopullore dhe institucionale të “Kushtetutës së tankeve” serbe, në rrethana të okupimit, Kosova në vitin 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese për Pavaraësi në 2 Korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 Shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në vitin 1991, nga 26 deri në 30 Shtator u organizua edhe Referendumi ku kosovarët votuan 99,87 për qind për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i cili pasohej me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, kur President i parë u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.

 Republika e Kosovës me kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhura atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Kosova e lirë, pas përfundimit të luftës në Qershor 1999, prej vitit 2001 deri në shpalljen e pavarësisë në 17 Shkurt 2008  ka pasur një Kornizë Kushtetuese, të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë defakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Në 15 Qershor 2008 ka hyrë në fuqi Kushteta e Republikës së Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. 

Më parë, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë, akti më i lartë  juridik i shtetit ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në ditën e 9 Prillit, e cila është Dita e Kushtetutës – festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, të miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008.

Dekretimi i këtij ligji dhe 40 ligjeve të tjera, të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, 15 Qershorit 2008. Dekretimin e ligjeve e bëri Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pasi ato i dërgoi në Presidencë Kryeparlamentari në atë kohë, Jakup Krasniqi.

Deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës i ka nënshkruar Shefi i UNMIK-ut, Misionit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

Në këtë vit – 2022-tën, 14 vjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit të pavarur do shënohet në kohën kur festohet 23 vjetori i lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të  hynin në Kosovë, nga Maqedonia, e të nesërmen edhe nga Shqipëria,  pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe të goditjes së caqeve të forcave serbe që bënin masakra e spastrim etnik duke vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë, zhdukur mëse 6 mijë e dëbuar rreth një milion, shumicën drejt Shqipërisë…

Filed Under: Histori

EDUARD GRISHAJ- PROFIL I NJERIUT DHE STUDIUESIT

March 28, 2022 by s p

Arben PRENDI

Drejtor i departamentit të Letërsisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

I riu me shpirt demokratik dhe interesa të gjera e të shumanshme kulturore

Me trishtim në zemër, përkujtuam para disa ditësh ndarjen aksidentale nga jeta, një viti më parë, të mikut tonë Eduard Grishaj, ish-studentit të degës Gjuhë-letërsi dhe më pas të Masterit Shkencor Etnokulturë dhe Letërsi Shqipe, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Eduardi krijoi me durim profilin e tij njerëzor dhe intelektual përgjatë gjithë jetës së tij; profilin e njeriut me pikëpamje të lira dhe shpirt kritik; profilin e studiuesit të letërsisë dhe specialistit të muzeut. Sigurisht këto profile shkriheshin harmonishëm në të njëjtin person. Si njeri me pikëpamje të lira dhe shpirt kritik, u përfshi që në moshë të re në lëvizjen demokratike të viteve 1990-1991 në qytetin e Shkodrës, ku së bashku me vëllain e tij Alfons Grishaj dhanë një kontribut të rëndësishëm për rrëzimin e regjimit komunist dhe themelimin e Partisë Demokratike, dega Shkodër. Pata fatin t’i njoh vëllezërit Grishaj që në këto vite dhe t’i admiroja për guximin e tyre për të kontribuar në lëvizjet demokratike që sollën rënien e regjimit komunist. Më bënte përshtypje atëherë guximi i tyre, por edhe kultura e gjerë e leximeve kur diskutonim për politikën, artin dhe letërsinë ndërsa ëndërronim një Shqipëri demokratike.

Alfonsi ishte poet dhe autor i mjaft artikujve në shtypin demokratik, ndërsa Edi më diskret, por kishte nisur të botonte shkrimet e përkthimet e para në revistat letrare që dilnin në Shkodër, veçanërisht qe ndër penat e para të shtypit katolik të pas viteve 1991. Për arsye politike vëllezërve Grishaj nuk u ishte dhënë mundësia të vijonin arsimin e lartë dhe kultura e tyre vinte nga pasioni dhe leximet për letërsinë, artin, filozofinë. Menjëherë pas rënies së regjimit ata e kapërcyen këtë pengesë menjëherë, Edi duke ndjekur e përfunduar studimet universitare me rezultate të shkëlqyera në degën “Gjuhë shqipe e letërsi” ndërsa Alfonsi studimet për Juridik. Edi vijoi më tej studimet në nivelin Master Shkencor në Etnokulturë dhe Letërsi shqipe, po në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ndërsa botonte artikuj të ndryshëm në revista shkencore e kulturore në Shkodër e gjetkë dhe punonte si specialist muzeu.

Si drejtues i departamentit të Letërsisë më duhet të theksoj se në aspektin akademik ai ishte ndër studentët e rrallë të kësaj dege, që përveç rezultateve të larta krijoi shumë shpejt profilin e një studiuesi të letërsisë duke fituar respektin dhe vlerësimin e shumë kolegëve, siç e ka shprehur akademiku Shaban Sinani në përcjelljen e botimit të punimit të Eduard Grishajt: “Diskutonim për çështje më së shumti jashtë programit të antropologjisë së miteve dhe të asaj etnojuridike; për statutet e kanunet dhe hierarkinë e raportet kronologjike dhe përmbajtësore mes tyre; për kurthin në të cilin kemi rënë ne shqiptarët, duke pranuar me kënaqësinë më të madhe si vetëvlerësimin më të lartë ekzotikën romantike dhe më vonë neokolonialiste të antropologëve evropianë e amerikanë, për krenarinë e pathemeltë që na jep të quajturit e të vetëquajturit popull kanuni; për lashtësinë homerike të kodeve tradicionale të së drejtës popullore, për besën dhe mikpritjen sigurisht. Për mua avokati më i mirë ishte At Gjergj Fishta. E shihja Edin si binte në mendime kur i kujtoja, jo pa njëfarë dinakërie, thënien e poetit të Lahutës së Malcispër ata shekuj kur Shqipëria kishte pasur statute dhe rregulla si Republika e Shën Markut;pas të cilëve erdhën shekujt e kanuneve (shekujt e Shqipërisë otomane, shtoja aty për aty);(Eduard Grishaj. Gjakmarrja në prozën shqipe, f. 11).

Motivi i gjakmarrjes në prozën shqipe

I interesuar për një thellim të mëtejshëm në fushën e studimeve etnokulturore Edi u regjistrua në studimet e doktoraturës pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, studime që u ndërprenë nga vdekja aksidentale një vit më parë. Nivelin e arritur gjatë kësaj periudhe e tregon dorëshkrimi i punimit “Gjakmarrja në prozën shqipe” që u botua me rastin e një vjetorit të vdekjes me kujdesin e bashkëshortes së tij, Mirela Grishaj dhe Fondacionit Kulturor “Fan Noli” në Tiranë. Në këtë punim është studiuar dhe pranëvënë motivi, por edhe dukuria zakonore e gjakmarrjes në letërsinë shqipe, përkatësisht në prozën shqipe; me ndikimin e kanunit në jetën e popullit tonë, në traditën e tij zakonore dhe në tregimin, novelën, romanin e dramën shqipe nga Rilindja kombëtare deri në bashkëkohësi.

Objekti i punimit është mjaft i gjerë dhe vështirë i rrokshëm për një studiues të letërsisë shqipe, për shkak të ndërthurjes së studimit etnologjik, antropologjik me studimin kritik, letrar dhe historik të letërsisë dhe kulturës së shkruar dhe të pashkruar të traditës zakonore, kanuneve shqiptare. Pra tema dhe objekti kanë qenë mjaft të vështira dhe të gjera por kjo vetëm sa e ka nxitur më shumë autorin për t’i hyrë këtij studimi.

Për ta studiuar këtë motiv dhe marrëdhënien me kanunin janë marrë në shqyrtim vepra dhe autorë të shumtë të letërsisë shqipe, nga romani “Bardha e Temalit” e Pashko Vasës deri tek romani “Lulet e ftohta të marsit” i Ismail Kadaresë. Mbasi i studion këto marrëdhënie në detaje, duke u dalluar për një njohje të mirë të traditës zakonore dhe të letërsisë shqipe, autori synon të vërë në dukje rolin e rëndësishëm që letërsia shqipe ka luajtur jo vetëm në rrafshin estetik, si krijim artistik, por edhe si një medium formues dhe emancipues i lexuesit dhe publikut tonë, për t’i integruar ata në jetën qytetare moderne, duke e lënë traditën zakonore negative në “shejtninë” e vet.

Siç vlerëson akademiku Shaban Sinani, libri i Eduard Grishajt është një gjykim i dhimbshëm për kanunet, po aq sa edhe një certifikim bindës i pamjeve kanunore në letërsi, ku ndërthuret momenti dhe monumenti, pushteti i traditës dhe arti i përdorimit të saj. (E.Grishaj. Gjakmarrja në prozën shqipe, f. 18.). Punimi në fjalë “Gjakmarrja në prozën shqipe” karakterizohet nga kultura e gjerë e autorit, nga njohja dhe studimi në detaje i temës ndaj edhe bëhet i dobishëm jo vetëm për sudiuesit letërsisë, por edhe për studentët dhe mësuesit e letërsisë si një mundësi për të shqyrtuar se si jeta dhe traditat zakonore ndërveprojnë me mjetet artistike, konceptet estetike dhe vizionet qytetëruese të shkrimtarëve shqiptarë. Botimi i këtij dorëshkrimi, edhe pse me disa rreshta, që me sa duket vdekja nuk e la t’i plotësojë i pasuron studimet tona letrare të kësaj fushe me një kontribut të çmueshëm.

Eduard Grishaj

Kanuni , ligji i pashkruar i maleve

Tradita etnojuridike shqiptare[1]. E drejta dokesore në karakterin e popullit shqiptar. Kanuni dhe Adriatiku i lartë kulturor.

Kanuni i Maleve, apo siç njihet ndryshe e drejta dokesore e shqiptarëve është, në radhë të parë, sigurisht një monument historik, dinamik i kulturës sonë etnike. Ai vlerësohet si Kodi, me parimet dhe normat e të cilit, rregullohej jeta e maleve, në kuptimin e njësive administrative dokesore, por në një kuptim më të gjerë, ai përfshinte të gjitha normat morale dhe etike të popullit shqiptar dhe i dha formë tipareve të dallueshme të shqiptarit përballë etnive të tjera. Krahas gjuhës amtare, së cilës rilindësit i njihnin rolin themeltar të njësisë kombëtare, ai ka ndikuar në ruajtjen e identitetit të shqiptarëve gjatë shekujve përballë kohërave pushtuese e asimiluese, veçanërisht gjatë sundimit gjysmë mijëvjeçar osman, kur errësira synonte të mbulonte çdo rreze drite të kulturës e përparimit të popullit tonë.

Gjakmarrja

            Gjakmarrja është një sanksion ligjor në të drejtën dokesore shqiptare. Në një fazë historike të hershme të organizimit të bashkësive fisnore, ky fenomen duket se ka qenë universal, sepse gjendet tek pothuaj të gjitha etnitë e kontinentit në periudhën para shtetërore[2]. Por me veprim deri në ditët tona, në kombet e qytetëruara ndeshet rrallë. Në të drejtën tradicionale shqiptare, gjakmarrja përbën aspektin penal më kapital të saj, siç vërehet në kodin dokesor të maleve të njohur me emrin e Kanunit të Lekë Dukagjinit[3], një kod që ka ardhur i përcjellë gojë më gojë deri në fillim të shekullit njëzet, kohë kur kleriku patriot At Shtjefën Gjeçovi e mblodhi me interesim dhe kujdes shkencor, duke realizuar një përmbledhje thuajse të plotë, me çka ai tejkaloi një varg studiuesish vendas dhe të huaj, të cilët, gjer më atëherë kishin regjistruar vetëm në mënyrë të pjesshme lëndë kanunore. Vetë termi kanun na jep të kuptojmë që kemi të bëjmë me drejtësi, pra me ligj. Zanafillën termi e ka nga terminologjia bizantine, por studiuesit janë të mendimit se në gjuhën shqipe ka hyrë bashkë me okupimin osman. Fishta[4] qe ndër të parët që u mor me këtë çështje. Interpretimi i tij ishte vetëm në rrafshin etimologjik: Kanon – masë, rregull, vijë e drejtë. Por përcaktimi i saktë i burimit kërkonte të dhëna historiko-juridike të tjera. Siç pohon Valentini[5]: “Para shekullit të kaluem nuk pashë kund, se xehet në gojë ndër të shkrueme Kanuni i Lekës; due me thanë me këtë emën. Tash quhet fjesht Kanuni i Malevet, o Kanuni i Lekës ose Kanuni i Dukagjinit;  a u quejt që ma parë edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, a po asht ky nji kontaminacjon burimi kulturor, nuk mund e vërtetova. Mua, as fjala Kanu nuk diej, a ka him në shqipet drejt për drejt nga byzantinja “Kanon” o “Nomokanon” a por me anë të turqishtes”. Me këtë çështje u mor edhe Hasluck në veprën e saj The unwritten law in Albania[6] . Ajo pohonse:“Botuesi (i kanunit të Lek Dukagjinit) me të drejtë e jep prejardhjen e termit nga greqishtja Kavωv (rregull), por nuk e jep burimin interesant të këtij termi. Fjala kanun nuk rrjedh drejtpërdrejt prej greqishtes, sepse Shqipëria e Veriut nuk ka pësuar kurrë ndikim nga greqishtja, por nga turqishtja dhe arabishtja. Sipas profesorit H. A. R Gibb, kjo fjalë nga greqishtja është futur shumë herët në arabisht si qânûn, shumsi qawânîn. Juristët islamikë e përshtatën për të emërtuar një rregullim administrativ, për ta dalluar nga Ligji i Shenjtë (Shari’a), ndërsa shumë shekuj më pas Sulltanët Otomanë e përshtatën këtë term si kornizë për dekretet e tyre legjislativë. Arsyeja e futjes në përdorim të këtij termi ishte të mos përzihej me Ligjin e Shenjt dhe të mos e modifikonte këtë të fundit. Pas pushtimit të Shqipërisë, zyrtarët turq të vendosur në këtë vend e quajtën kodin e Lekës në mënyrë të natyrshme si kanun.”[7]Një term tjetër i përdorur po aq shpesh, zakon, vjen nga sllavishtja që do të thotë ligj. Termi më i saktë e më kuptimplotë ngjan të jetë ai i përdorur nga Fishta ligje dokesore[8]. Edhe Martin Camaj mendon se termi i vjetër shqip ka qenë doke nga dukem, dhe se doket (në shumës) do të thotë një përmbledhje e ligjeve të cilat përcaktojnë mënyrën e sjelljes me të afërmit dhe të huajt[9]. Megjithatë askush nuk mund të thotë me saktësi nëse kodi i ligjeve dokesore shqiptare i atribuohet me të drejtë autorësisë së Lekë Dukagjinit të III, një prijës bashkëkohës i Skënderbeut. Mbi këtë pikë, Fishta vëren se “nji palë thonë se quhet i Lekë Dukagjinit, për arsye qi ky Leka e paska mbledhë e kodifikue i pari… nji palë, se Kanuni quhet i Lekë Dukagjinit, jo pse ka kenë kodifikue prej Lekë Dukagjinit, por pse ka kenë zbatue ndër «Lekë» e «Dukagjin»”[10], çka është në kundërshtim me këmbënguljen e traditës gojore që ndeshet shpesh në trajtë verdikti edhe në vetë kanun, siç e la Leka. Lambertz[11] parashtron një hipotezë që nuk mund të mos merret në konsideratë: “Unë mendoj se në qytetet bregdetare të Shqipërisë së Veriut në sh. XIII-XV e drejta e zakonshme është quajtur nga noterët venedikas dhe nga venedikasit e tjerë që kishin të bënin me punët e së drejtës “Lex Dukagjin”, d.m.th. e drejta e vendit e bashkësisë fisnore ose e krahinës së Dukagjinit, siç thuhet edhe për lex Salica, Lex Burgundium, Lex Visigothorum. Pasuesit e tyre që nuk e dinin latinishten e morën emëroren Lex të latinishtes si gjinore të emrit shqiptar aq të zakonshëm për ta Lekë-Leka, d.m.th. Lekës”[12]. Kjo hipotezë mbetet për t’u vërtetuar. Edhe pse ka  të dhëna për ekzistencën e një të drejte jo urbane, në territoret jashtë qyteteve në hapësirën shqiptare ende nuk ka dokumente që mund të vërtetonin hipotezën e Lambertz. Por, çështja mbetet e ndërlikuar. Argumentet etnologjike e lidhin domosdoshmërisht hartimin e një kodi ligjor të pashkruar me një autoritet imponues, të jashtëzakonshëm, me një ndikim përtej bashkësisë, të cilin mund ta ketë vetëm një “plak” i shquar për urtësi, gjykim të shëndoshë, dhe me mundësi udhëtimi të sigurte, që siç thotë Hasluck “ky përjashtim është ligjvënësi antik Lek Dukagjini, i cili është kaq i shquar, saqë thëniet e tij janë kaq të shenjta sikur Bibla e Shenjtë për malësoret e Mirditës dhe të mbarë fiseve të veriut duke përfshirë këtu edhe territoret e fiseve që në vitet 1912-1913, iu trupëzuan padrejtësisht Jugosllavisë”[13]. Pa përjashtuar argumentin etnologjik të Hasluck, duke mbajtur gjithnjë të padiskutueshëm domosdoshmërinë e një autoriteti, mendoj se në anën tjetër qëndron më bindës argumenti politiko-juridik, dhe këtu gjej me vend të theksoj atë që Valentini shtroi rreth një dekadë më parë se të dilte Unwriten law se “thelbi i Kanunit të Malevet… asht pjesa kushtetuese ose statuore, rrajësisht e pandryshueshme republikane, përkundra sundimi i Dukagjinëve qe nji sundim autokratik”[14]. Rolin e autoritetit e luante kuvendi i maleve që me vendimet e veta ua kishte deleguar strukturave zbatuese pushtetin e administrimit ligjor të jetës së bashkësive. Në mbështetje të këtij pohimi, sipas Shuflaj, qëndrojnë prova të qarta[15] historike të kuvendeve shqiptare dhe të organizimit të bashkësive fisnore në njësi hierarkike shtetërore.

Sikundër dihet, kodi të cilit i referohemi nuk ka qenë i vetmi që ka funksionuar në hapësirën shqiptare. Në zona të ndryshme të vendit ka pasur edhe kode të tjera të cilat kanë vepruar deri në hyrjen e sheriatit në fuqi, ndërkohë që gjatë pushtimit otoman në disa zona të tjera kemi edhe kompromise mes sheriatit dhe së drejtës dokesore vendase siç është rasti i Kanunit të Skënderbeut që zbatohej deri vonë në Krujë, Mat e Kurbin e Dibër. Edhe ky kanun e ka njohur dritën e botimit, mbledhur dhe kodifikuar nga një tjetër klerik katolik, imzot Frano Ilia[16]. Variante krahinore të së drejtës dokesore[17], vazhdojnë të dalin në dritë nga studiues të tjerë. Gjithashtu njihet edhe ekzistenca e disa kodeve të tjera si Kanuni i Sulit, etj. që duhet të kenë pushuar së qeni në fuqi aty nga fundi i shekullit XVIII ose fillimi i XIX, dhe shkaku është pikërisht sheriati. Në përgjithësi, kur bie fjala për të drejtën dokesore, studiuesit, pohojnë se kanuni është një, Kanuni i Maleve, dhe se emërtimet kanë të bëjnë me variantet krahinore[18]. Gjithashtu, studiuesit i referohen Kodit të Lekë Dukagjinit, meqenëse influencat e ligjeve të huaja në të ngjajnë më të kufizuara se në kodet e tjera të vendit. Studiuesit mendojnë se disa nga doket e përshkruara në kanun mund të datohen nga periudha e hershme e antikitetit, se e drejta dokesore shqiptare burimin e ka në ligjet e vjetra të vendit dhe se në rrjedhën e historisë ka ardhur duke u modifikuar e evoluar. Kësisoj, ata kanë vënë re shtresa të ndryshme kohore, por edhe ndikime të kodeve të huaja, përkime me kodet e tjera, dhe padyshim, edhe ndikime të së drejtës pozitive.  Në formën e trashëguar kanuni paraqitet si një gërshetim mes së drejtës agrare të fshatit mesjetar dhe elementeve të së drejtës së lashtë të katundit shëtitës baritor. Sipas Shuflajt, faza kur ka ndodhur kjo shkrirje daton “nga shek. XIV, kur filluan të prisheshin që nga themeli organizimet shoqërore të centralizuara të shtetit bizantin e serb; kur në shek. XV turqit fshinë dinastitë e vogla; kur qytetet shumë të vjetra vdiqën prej vdekjes filektike, – atëherë ra ora e fshatit të bariut, që kishte trashëgiminë e kohës së lashtë, i armatosur me hobe, me një shkop të trashë dhe me një shigjetë helmuese, i shtytur nga instinkti për vetëmbrojtje; me hakmarrje, me besë dhe me lidhje gjaku (vëllamë). Ai fshiu fshatrat e buta në fusha dhe së bashku me to, organizimet juridike bizantine e serbe”[19] “Kështu, duke përfshirë katundi fshatra të fuqishme të luginës, ai mori me vete dy elemente te reja, një element ushtarak dhe tjetrin ligjor.”[20] Kjo përkon me lindjen e brezit të tretë të fiseve shqiptare. Pra, janë rrethanat historike të pas pushtimit otoman të vendit që duke shkatërruar strukturën demografike të popullsisë, rendin dhe organizimin qytetar, rendin dhe organizimin e fshatit të kulturuar të fushës, diktuan një raport të ri në këtë strukturë. Duke gjetur ndër male kështjellat natyrore për qëndresën antiosmane, popullsia shqiptare u transformua në një popullsi më së shumti malësore. Pashko Vasa, tek “Bardha e Temalit”, shumë kohë më parë se Shuflaj të formulonte këtë tezë, duke përshkruar qëndresën antiosmane  pas pushtimit të Shqipërisë shprehet në këtë mënyrë: “ Malësorët, numri i të cilëve ishte rritur prej fusharakëve që iknin nga sundimi turk, nuk deshën ta njihnin pazarllëkun e bërë midis Dogjit të Venedikut dhe sulltanit. Të nxjerrë jashtë ligjit, të bllokuar atje në shkrepat ku kishin zatetur, ata s’u përkulën kurrë, por qëndruan burrërisht; qëndresa e tyre qe këmbëngulëse, dhe ata e vazhduan luftën gjersa qeveria otomane u dha si shpërblim për pajtimin e tyre njëfarë vetqeverisje, e cila, duke ua njohur të gjithë të drejtat e njerëzve të lirë, i ruante nga ndjekjet dhe padrejtësitë e ngadhnjimtarëve dhe i shpëtonte nga poshtërimet që u bënin turqit, në ato kohë barbare…”[21]. Ky përshkrim i jep të drejtë përkufizimit të Pal Doçit se “mali ka qenë njisia themelore administrative dokesore e votrave të qëndresës antiosmane”[22]. Ajo që vihet re së pari nga vlerat e të drejtës dokesore në rrafshin historik, është të ushqyerit e pandërprerë të disa tipareve etnoidentitare shqiptare: ndjenjën e lirisë, guximin, nderin, besnikërinë dhe shpirtin e flijimit. Pa këto virtyte asnjë popull nuk mund t’u mbijetojë vërshimeve tragjike të historisë. Sado që mund të tingëllojë romantike, për fat, është e vërtetë.

Kanuni në duart e studiuesve të huaj

Kanuni ka tërhequr që herët dhe vazhdon të tërheqë vëmendjen e shumë studiuesve seriozë shqiptarë dhe të huaj. Hahn[23], Hecquard[24], Cozzi[25], Talloczy[26] Durham[27], Nopça[28],  etj.[29] Këta ishin kryesisht Noca vrojtues, mbledhës dhe botues të lëndës dokesore në terren, por edhe interpretues të përpiktë që pasuruan mendimin shkencor albanologjik në fushën e studimeve të traditës etnojuridike shqiptare. Si studime me vlerë të rekomanduara për të gjithë të interesuarit në fushën kërkimore të së drejtës dokesore shqiptare veçohen tri vepra: Zef Valentini «La famiglia nel Diritto Tradizionale» in Annali Leteranensi, vol IX, 1945 fq. 9 – 212[30]; Zef Valentini  «Il diritto delle comunita nelle tradizione giuridica albanese». Firence: Valecchi 1956[31]; Margaret Hasluk[32] “The Unwritten law in Albania”, Cambrige University press, 1954. Kahreman Ulqini sugjeron që në këtë rang të merren edhe “kërkimet shkencore të Ernesto Cozzi, misionar katolik me vëzhgime të përqendruara në krahinat e Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Postribës dhe Rranxave”[33]. Kohët e fundit ka tërhequr vëmendje vepra e studiuesit japonez Kazuhiko Yamamoto[34].  Konkluzionet e këtij studiuesi, rezultat i një analize të gjatë e të thellë krahasuese, përmblidhen në idenë se kanuni është shembull i aftësisë së një shoqërie për t’u organizuar në kushtet e mungesës së një rendi të mirëfilltë shtetëror. Përpjekje janë bërë edhe në drejtim të përkthimit të kanunit në gjuhë të huaj, një sipërmarrje shumë e vështirë, për shkak të gjuhës specifike që ka lënda dokesore. Megjithatë, edhe në këtë aspekt ka pasur suksese. Camaj[35] vlerëson dy përkthime të arrira: ai i vitit 1941, në gjuhën italiane, dhe tjetri nga studiuesi Leonard Fox, përkthyesi i kanunit në gjuhën angleze. Ky përkthyes e ka shoqëruar botimin e vet me shënime mjaft të vlefshme të përmbledhura në hyrjen (introduction) e librit. Së fundmi, Kanuni është përkthyer edhe në gjuhën japoneze. Ekziston edhe përkthimi i këtij kodi edhe në rusisht. Pal Doçi shprehet se “Megjithëse kanuni ynë paraqet vështirësi të madhe për t’u përkthye nga nji krahasim i shpejtë me tre të tjerët (është fjala për përkthimet në italisht, gjermanisht dhe anglisht), mund të thuhet se përkthimi në gjuhën ruse, asht në nivelin e përkthimeve në gjuhët e tjera të Europës”[36].

Sigurisht, jo gjithmonë, të huajt, udhëtarë, reporterë apo eksploratorë, të cilët, kanë pasur një kontakt me botën dokesore shqiptare në terrenin e gjallë, janë shprehur me objektivitet shkencor. Valentini, do të shkruante jo pa indinjatë: “Prandej tham, se gabohen në mënyrë të shëmtueme ca publiqista qi, mbas nji udhtimi të shkurtën e nji studimi sypërfaquer të botës karakteristike shqiptare, nyejnë pendën e i paraqesin Europës, Kanunin e Malevet si hiç gja tjetër, por vetëm si kodifikimi katil i gjakmarrjes”[37].

            Po çka përmban kanuni dhe cila është pjesa që zë gjakmarrja në të? Kanuni përmban të gjitha rregullat dhe ligjet, mbi të cilat mbahej shoqëria tradicionale shqiptare, të përcaktuara në 1263 paragrafë të formuluara në trajtë nenesh që përcaktojnë normat e sjelljes e të marrëdhënieve njerëzore në bashkësi, të drejtat dhe detyrimet, çështjet e pronësisë dhe çështje të tjera civile, kryesisht ato që rregullojnë marrëdhëniet brenda familjes, ekonomike, trashëgiminë, martesën etj. Në kanun janë të përcaktuara edhe strukturat që gjykojnë mbarëvajtjen apo shkeljet në këto marrëdhënie, duke vendimuar sipas rastit edhe dënimet përkatëse të parashikuara sipas kanunit. Gjakmarrja bën pjesë në ndëshkimet që parashikon kanuni, që fillon me gjobën deri tek dëbimi apo djegia e shtëpisë.  Studiuesit shqiptarë e kanë përkufizuar gjakmarrjen si penalitet, natyrisht si dënimi më i rëndë që parashikon kanuni, me funksion të qartë të kufizimit të vrasjeve, meqenëse jeta e njeriut është vlera më e çmuar në tokë. Ata janë përpjekur të bëjnë dallimin mes gjakmarrjes si penalitet dhe hakmarrjes si akt barbar. Gjakmarrja trajtohet kryesisht në kreun 22 të kanunit. Në të është përcaktuar se kur bie në gjak një familje dhe kur dënimi është më i lehtë. Në gjak një familje bie kur një pjesëtar i saj ka vrarë një individ jashtë gjakut (fisit). Megjithatë, në të vërtetë, është fyerja ajo që e shkakton ndezjen e dhunës shpaguese. Hecquard, pati vërejtur se “Rrëmbimi, përdhunimi, ose joshja e një vajze të re konsiderohen si një çnderim shumë i madh që familja nuk mund ta falë dhe ai që e ka kryer këtë duhet herët a vonë ta shlyejë me gjakun e tij”[38] Dënimet më të lehta jepen atëherë kur kemi të bëjmë vetëm me plagosje. Por gjoba është e parashikuar të paguhet edhe në rastet e vrasjeve. Në këtë kapitull është përcaktuar edhe besa, një institucion shumë i rëndësishëm, e cila u jepet për një afat të caktuar familjarëve të ngujuar të gjakësit (vrasësit), madje edhe vetë vrasësit nëse ai e ndjen të shkojë në funeralin e të vrarit. Kanuni në këtë kapitull, më saktë në paragrafët  969 – 972 ka përcaktuar mënyrat e pajtimit, ku rol luajnë dashamirët e familjeve në gjak, famullitari, krerët e fiseve, bajraktarët (flamurtarët). Pajtimi mbyllet me një drekë ku marrin pjesë burrat e familjeve në gjak dhe ndërmjetësuesit bashkë me garantët apo dorëzanët e pajtimit.

            Interesant është se në ditët e sotme, megjithëse nuk ekzistojnë struktura të mirëfillta kanunore që garantojnë pajtimin apo marrëveshjet mes palëve në gjak, misionarët që merren me pajtim, nuk kanë raportuar raste të shkeljes së besës dhe të pajtimit, ndërsa rituali i ceremonisë zhvillohet me përpikëri. Ndoshta, duhet pranuar se e drejta dokesore ka gdhendur thellë psiken dhe karakterin e popullit tonë, saqë i ka të dukshme ende gjurmët e veta aty edhe tashmë kur ka kaluar një shekull nga anulimi i statusit ligjor të saj. 


[1]Ky trajtim është shkëputur nga punimi E. Grishaj. “Gjakmarrja në prozën shqipe” f.23-38.

[2]Shih më gjerë: Cozzi, Ernesto.;Marrja e Gjakut në malet  e Shqipërisë së Epërme. (La vendetta del sangue nelle Montagne dell Alta Albania, “Anthropos” revue, internationale d’ethnologie e de linguistique, Wien, tome V, fasc. 4, 1910, f. 655-687. Ky autor e sheh në radhë të parë gjakmarrjen tek të gjitha fiset dyndëse: gjermanët, keltët, sllavët etj. Ai thotë se gjakmarrja në romanë i përket burimit gjerman. Nisur nga ky fakt, meqë Iliria nga pikëpamja ligjore ishte e romanizuar, nuk përjashtohet që gjakmarrja të jetë rifutur për shkak të këtyre dyndjeve, në formë retrograde.

[3]Siç dihet Kanuni i Lekë Dukagjinit, mbledhë e kodifikue nga At Shtjefën Gjeçov, u botua si vepër postume nga etërit françeskanë në Shkodër 1993, por fillimisht nisi të botohej në faqet e Hyllit të Dritës.

[4]Fishta, Gjergj. Parathanie. Në: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër, 1933, f. XXVI. 

[5]Valentini, Giuseppe: Studime dhe tekste juridike, Plejad, 2009, Tiranë, f. 265.

[6]Hasluck, Margaret: The unwritten law in Albania, Cambridge, University press, 1954; botimi shqip: Margaret Hasluck, Kanuni (ligji i pashkruar shqiptar)  Enti botues Lisitan, Tiranë, 2005, përkthyer nga Leka Ndoja.

[7]Hasluck, Margaret. vepër e cituar, f. 25.

[8]Fishta, Gjergj: Parathanie. Në: Kanuni i Lekë Dukagjinit, përmbledhë e kodifikue nga A. Shtjefën Konstandin Gjeçov, O.F.M., Shtypshkroja françeskane, Shkodër, 1933, f. XXIV

[9]Camaj Martin: Foreword. In: Kanuni i Lekë Dukagjinit (The Code of Lekë Dukagjini), Gjonlekaj Publishing Company, Translated with an introduction by Leonard Fox, New York, 1989, f. XIII.

[10]Fishta Gjergj: Po aty f. XXVI-XXVII.

[11]Lambertz Maximilian.;Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe emri Lekë në gjuhën shqipe. Studime për nder të Prof. Dr. Aleksandër Xhuvanit, Akademia e Shkencave e R.P.S.Sh., Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1986, f. 429-431.

[12]Lambertz Maximilian. Artikull i cituar, f. 431.

[13]Hasluck Margaret, vepër e cituar, f. 23.

[14]Shih më gjerë: Valentini, Zef.;Studime dhe tekste juridike. Plejad. Tiranë, 2009, f.279; 284-308.

[15]Šufflay, Milan. Srbi i arbanasi. Serbët dhe shqiptarët. Botimet Toena. Përkthyer nga Hasan Çipuri. Tiranë, 2004, f. 78-85.

[16]Ilia, Frano.;Kanuni i Skanderbegut. (Mbledhë e kodifikue nga Dom Frano Ilia) Editrice La Rosa. Milot 1993. f. 225.

[17]Si botime më të rëndësishme mund të përmenden: Xhemal Meçi, “Kanuni i Lekë Dukagjinit – varianti i Pukës”, Tiranë 1996; idem: “Kanuni i Lekë Dukagjinit në variantin e Mirditës”, Tiranë 2002; Shefet Hoxha, “Instituti i kuvendit në Lumë – punim etnologjiko-historik”, Tiranë 2002; Xhafer Martini, “Kanuni i maleve të Dibrës”, Tiranë 2003; idem, “Kanuni i Dibrës”, Tiranë 2007; ibidem: “Gjakmarrja: komente, raste, situata”, Tiranë 1999; Ismet Elezi, “E drejta etnozakonore e Labërisë”, Tiranë 2002; idem: “Kanuni i Labërisë” – “Kanuni i Papa Zhulit”, Tiranë 2006; Fadil Mehmeti, “Kanuni i Malësisë së Madhe e të Malësisë së Lezhës”; Haxhi Goci, “Kanuni i Çermenikës, Martaneshit, Bendës”; Shahin Zharri, “Kanuni i Çermenikës ose kanuni i Musë Ballgjinit”; Pal Doçi, “Vetëqeverisja e Mirditës: vështrim etnologjik e historik”, Tiranë 1996.

Shih më gjerë: Doçi, Pal.;Për Kanunin. GEER. Tiranë. 2003. f. 86. Nga ky autor shih edhe: Studiues pak të njohur të së drejtës dokesore shqiptare, Kultura popullore, 1-2 1992, (A. Sh. R.Sh, I.K.P.) , f.111-117.

[18]Shih më gjerë: Doçi, Pal.;Për Kanunin. GEER. Tiranë. 2003.f. 86. Nga ky autor shih edhe: Studiues pak të njohur të së drejtës dokesore shqiptare, Kultura popullore, 1-2 1992, (A. Sh. R.Sh, I.K.P.), f.111-117.

[19]Shih Šufflay Milan.;Srbi i arbanasi, Botimi shqip Serbët dhe shqiptarët, Toena, Tiranë, 2004, Përkthyer nga kroatishtja Hasan Çipuri, f. 76-77.

[20]Šufflay, vep. e cit. f. 79.

[21]Vasa, Pashko,;Bardha e Temalit. (Vepra 2.) Tiranë, 1987, f. 22. Titulli i origjinalit Bardha de Temal. Scenes de la vie albanaise. Përkthyer nga Sotir Caci.

[22]Doçi, Pal.;Për kanunin. GEER, 2003, f. 10.

[23]J. G. V. Hahn.;Albanisische studien, Jena, 1854. (Botimi shqip: Studime shqiptare, Tiranë, 2007, Kreu i shtatë: Kushtetuta e fiseve të Malësisë në Ipeshkvinë e Shkodrës, f. 237-249).

[24]Louis Hyacinthe Hecquard,;Histoire et description de la Haute Albanie ou Guegerie, Paris, f. 364 – 372. Botimi shqip (Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epër ose i Gegërisë, Plejad, 2008, përkthyer dhe pajisur me shënime nga Oriana Tamburi, f.520.

[25]Ernesto Cozzi.;Marrja e Gjakut në malet e Shqipërisë së Epërme. (La vendetta del sangue nelle Montagne dell Alta Albania, “Anthropos” revue, internationale d’ethnologie e de linguistique, Wien, tome V, fasc. 4, 1910, f. 655-687. Për lehtësi, materiali gjindet edhe në shqip, përkthyer nga Willy Kamsi, në bibliotekën françeskane Shkodër. Lëndën juridike të mbledhur nga Ernesto Cozzi, më 1944, e botoi Zef Valentini, duke kodifikuar në tre libra: I) E drejta civile (familja, miqtë, prona); II) E drejta penale (kundrime paraprake, krime kundër njeriut, krime kundër pronës, ligje të posaçme vendore, procedurat); III) Struktura politike (fisi, bajraku, qeverisja e fisit e bajrakut dhe nëndarjet). Për Marrja e gjakut në Malet e Shqipërisë së Epër, do t’i referohemi përkthimit në dorëshkrim (të daktilografuar) të Willy Kamsit.

[26]Ludvig v. Talloczy.;Kanuni i Lekës, “Illyrisch-Albansche Forschungen” 1, München und Laipzig, 1916, f. 409-459

[27]M. E. Durham: High Albania (Shqipëria e epërme). London, 1909, f. 19-38. Gjithashtu: Some tribal origins and customs. London, 1928.

[28]Nopcsa, F.;Die herkundft des nordalbanisch Gewohnheites Rechtes. Në: “Zeitschrift fur Vergleindchende Rechtwissenchaft” XL Band, Berlin; Gjithashtu: Albanian, die Bergstamme nordalbaniesns und ich Gewohnheitrecht, Manuscript, në: AIH, dosja E -1-40, f. 316. (Përkthimi shqip i dorëshkrimit i përket arkivit të Etnografisë së Institutit të Kulturës Popullore).     

[29]Për më tepër informacion shih: Kahreman Ulqini, Kundrime etnologjike, Camaj-Pipa, shkodër 2007,  kap. “Orvatje për sistemimin dhe botimin e korpusit të së drejtës popullore shqiptare, f. 7-23. Shih gjithhashtu edhe  Pal Doçi, Studiues pak të njohur të së drejtës dokesore shqiptare, Kultura popullore, 1-2 1992, A. Sh. R. Sh., I. K. P., f. 111-117 

[30]Valentini, Giuseppe (Zef).; “La famiglia nel Diritto Tradizionale” . Në: Annali Leteranensi, vol. IX, 1945, f. 9-212.

[31]Valentini, Giuseppe (Zef).; “Il diritto delle comunita nelle tradizione giuridica albanese”. Firence: Valechi, 1956. Bot. Shqip. “E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare”. Plejad. Tiranë, 2007. Përkthyer nga Dritan Thomollari.

[32]Huslock, Margaret.; Vep. e cituar.

[33]Shih: Ulqini, Kahreman.;Kundrime etnologjike. Camaj-Pipa. Shkodër, 2007, f. 25-35. 

[34]Kazuhiko Yamamoto.;The ethical structure of Kanun and its cultural implications (Struktura etike e kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore (përktheu dr. Selahedin A. Velaj, 2005, mars, U.S.A). Gjithashtu: Gjakmarrja, Albanian highlander’s “Blood Feud” as social obligation”, Tiranë, 2005.

[35]Camaj, Martin.; Foreword. Vep. e cit., f. XIV-XV.

[36]Doçi, Pal. Vepër e cituar, f. 61.

[37]Valentini, Zef.;Studime e tekste juridike, f. 289.

[38]Hecquard, Louis Hyacinthe. Vepër e cituar, f. 339.

Filed Under: Politike

“MUSIC THROUGH US”, PROMOVIMI I HISTORISË DHE IDENTITETIT KULTUROR KOMBËTAR NËPËRMJET MUZIKËS

March 28, 2022 by s p

Fatjona Matraku pianiste dhe profesoreshë e pianos në shkolla të muzikës në Paris prej 12 vjetësh, në një rrëfim për gazetën Dielli të Vatrës në New York, dhënë Editorit Sokol Paja, shpalos për publikun e gjërë historinë spektakolare të krijimit të reportazheve mbarëkombëtare “Music Through Us” ku promovon muzikën, historinë, kulturën, traditën dhe identitetin kombëtar shqiptar. Fatjona Matraku analizon me detaje nevojën për promovim ndërkombëtar të kulturës e muzikës shqiptare, kursin e pianos për fëmijët shqiptarë në diasporë dhe përpjekjen e vazhdueshme për promovim të talenteve e vlerave tona më të mira kudo në botë.

“MUSIC THROUGH US” DHE VLERAT ARTISTIKE, KULTURORE, HISTORIKE, GJEOPOLITIKE TË SHQIPËRISË

Gjatë karantinimit mu desh të përballesha me shumë sfida. Një ndër to ishte izolimi. Për ta luftuar atë, vendosa të krijoja një projekt që nuk më përfshinte mua personalisht, por të ishte diçka më e gjërë dhe e rëndësishme. Identiteti kombëtar është për mua thelbi i ekzistencës. Kështu nisa një rrugëtim disa mujorsh në një apartament të vogël në Paris dhe e quajta Music Through Us (Albania). Muzika Përmes Nesh është një seri reportazhesh ku paraqiten vlera të padiskutueshme artistike, kulturore, historike, gjeopolitike të Shqipërisë. Shqipëria, Mali i zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Çamëria, Arbëria, zbulohen hap pas hapi nëpërmjet një bisede duke u shoqëruar me imazhe, harta, dokumenta, arkiva të kohës…Për të kuptuar si është ngjizur muzika e një vendi, duhet të shohësh përtej e të kuptosh si është “i gatuar” ai vend. Kjo qasje mu duk mënyra me e mirë për të paraqitur një Shqipëri ndryshe në sytë e ndërkombëtarëve. Disa nga linqet për të ndjekur reportazhet: https://youtu.be/ee9aWyvMcU0, https://youtu.be/2h4jkR6_X0M, https://youtu.be/sAH2nbK2DpQ, https://youtu.be/FAx9OqoM60I, https://youtu.be/4zsMf7k7yAI, https://youtu.be/UWroX1s8hTc

MUZIKË DHE HISTORI, NJË RRËFIM NGA IKONAT SHQIPTARE

Kur miq ndërkombëtarë panë reportazhet e Music Through Us, u mahnitën nga aftësitë komunikuese, nga njohuritë dhe paraqitjen dinjitoze të secilit prej të ftuarve. Pëllumb Vorpsi si një kompozitor dhe ambasador i një familjeje të mirënjohur Tiranase, shtjellon historinë e qytetit dhe të muzikës shqiptare. Sami Flamuri, një shkrimtar dhe studjues i mirënjohur që të zgjon dëshirën për të njohur Malin e zi më nga afër. Vehbi Bexheti, studjues, albanolog, ish i burgosur politik, që përshkruan më së miri kalvarin e shqipëtarëve në Maqedoninë e Veriut. Fisnik Ismaili që prek me dëshminë e tij mbi betejën e Koshares. Silvana Licursi që përcjell kulturën arbëreshe përtej detit dhe surprizon me njohuritë e saj. Akademik Beqir Meta që tregon historinë e Çamërisë si askush tjetër. Të gjithë këta personalitete janë ambasodorët më të mirë për vendin. Janë ata që i japin vendit tonë vlera dhe na dhurojnë krenari.

DIPLOMACIA E KOSOVËS DHE SHQIPËRISË TË PROMOVOJË ARTIN SHQIPTAR

Patjetër që Shqipërisë nuk i mungon aftësia diplomatike, por besoj fort që mungon dëshira për të punuar përtej përfitimeve. Shqipëria dhe Kosova janë të papërfillshme kur vjen puna në shpalosjen e artit në botë. Ambasadat nuk luajnë rol nxitës për zhvillim. Kjo është një arsye përse ne, Shqiptarët e diasporës jemi të detyruar të bëjmë sa mundemi personalisht për sa i përket paraqitjes denjësisht të kombit sepse shpesh jemi vetëm ndërkohë që shtete të tjera bëjnë të pamundurën që të sjellin historitë e tyre nëpërmjet artit. Nuk duhet lënë pa përmendur që lahuta vazhdon e njihet si një instrument serb në UNESCO.  Dua të cek 2 ngjarje që më bënë të ndihesha mjaft e revoltuar: 1- Naissance De La Grèce Moderne 1675 ‐ 1919 (Lindja e Greqisë Moderne)

Nje ekspozite në muzeun e Louvrit që u ndoq nga miliona Framcez dhe njerëz nga e mbarë bota ku shfaqeshin në më të shumten e rasteve elemente arvanitase dhe çame. Të gjitha këto u paraqitën si greke, që nga veshja e Kryeziut, deri te pikturat për Marko Boçarin. 2-TRADITIONS D’ÉPIRE (traditat e epirit) Një koncert në sallën më prestigjioze Pariziene (Philarmonie de Paris) që u prezantua si një muzikë greke e lashtë. Është tepër e vështirë për një çame, që në mes të Parisit, të dëgjojë nga studjues të shquar që kjo muzikë na qënka greke. Është tepër e vështirë për mua që asnjë institucion shqiptar nuk tha asgjë për këto dy nisma. Kjo ka qënë një shuplakë që na ka dhënë shteti grek mbi kulturën tonë.

SHOQËRIA SHQIPTARE KULTURALISHT NË TRANZICION

Shoqëria shqiptare është në një udhëkryq të madh. Me dëshirën për ti ngjarë perëndimit, do të fshijë e shfarosi gjithshka ka ndërtuar apo trashëguar. Vrulli i modernizmit i ka marë përpara duke mos kuptuar që ky është një gabim fatal identitar!

Kudo që të shkosh, kushdo të duash të bëhesh, nuk mundesh kurrsesi ta arrish pa ditur nga vjen e pa i mbajtur ato vlera që të kanë bërë kush je. Këtë mund ta shohim mjaft qartë te shkatërrimi i arkitekturës. Tiranës ju shkatërrua Teatri Kombëtar. Janë shtuar vinça nëpër qytet sikur të ishin kërpudha. Nuk ka parqe për fëmijë… Dëshira për ta përqafuar ç’do të keqe për bukën e gojës është vrasje më vete. Në muzikë, rinia shqiptare përqas TurboFolkun. Jam e bindur që ata që e dëgjojnë këtë muzikë nuk e dinë që kjo rrymë ka nisur nga Ceca, gruaja e një gjakatari që ka bërë krimet më të mëdha të luftës në Kosovë. Për të mos folur për Bregoviç që ka qënë një mbështetës lufte dhe sot ka çelësin e Tiranës…Ky është për mua gjenocidi më i madh që po na bëhet si komb! Shfarosja kulturore! Prandaj, e vetmja mënyrë që ti bëjmë ballë kësaj lufte të padukshme është edukimi. Mësimi i gjuhës te shqiptarët e Diasporës, përçuarja e traditave pa komplekse inferioriteti dhe përqafimi i asaj ç’ka jemi në të vërtetë janë disa nga pikat më kyçe që shoqëria duhet të bazohet për zhvillim.

KURSI I PIANOS PËR FËMIJËT E DIASPORËS, MËSOJMË SHQIP E KËNDOJNË SHQIP

Një mënyrë e mrekullueshme për zhvillim personal është të marrurit me muzikë. Të luajturit një instrument të zhvillon jo vetëm nga ana mendore, qoftë kjo memorja, kapaciteti për të trajtuar probleme, aftësia e përqëndrimit, etj, por më së shumti zhvillon inteligjencën emocionale. Ajo çbën komplekset dhe çliron mga frikëra të ndryshme të brëndshme. Prandaj është e këshillushme që fëmijët edhe të rriturit të dinë të luajnë të paktën një instrument muzikor. Janë të ftuar shqiptarët e Diasporës që të kryejnë mësime online piano nëpërmjet SOLFAM akademi, si një nismë për të mos harruar gjuhën por edhe për të mësuar instrumentin e bukur të pianos.

KUSH ËSHTË FATJONA MATRAKU?

Fatjona Matraku pianiste dhe mësuese pianoje. Profesoreshë në shkolla të muzikës në Paris që prej 12 vjetësh, ka themeluar SOLFAM, Akademi Pianoje në linjë dhe paralelisht ajo është Producente dhe Moderatore e reportazheve mbarëkombëtare “Music Through Us”. Fatjona, e konsideruar si një fëmijë “prodige” filloi të luante në piano në moshën gjashtë vjeçare. Ajo ka aftësi të jashtëzakonshme në identifikimin dhe mbështetjen e talenteve të reja, hartimin e strategjive në mësimdhënie dhe shoqërimin e studentëve drejt suksesit në shkolla muzikore multikulturore. Fatjona Matraku është gjithashtu një poliglote me një përvojë solide në ndërtimin e marrëdhënieve dhe menaxhimin e projekteve nga konceptimi deri në përfundim. Aktualisht ajo ndan  kohën e saj midis Ballkanit dhe Francës.

Filed Under: Opinion

Një pyetje për spiunët (apo patronazhistët!): Sa vota sjellin 20,000 vende pune në administrate?

March 28, 2022 by s p

Albanian Economist/

Ajo që shihet në grafikët më poshtë duhet të jetë alarmante për të gjithë ne. Administrata sot duhet të ishte me e vogël se asnjëherë më parë të paktën për dy arsye:1. Popullsia sot është më e ulëta e 30 viteve të fundit.2. Ne duhet të kishim përmërisuar efiçencën e administrates dhe si rrjedhojë për të njëjtat shërbime duhet të kishim më pak të punësuar.Mirpo ajo që ka ndodhur duke filluar nga 2017 është që administrata ka pësuar një rritje të shpejtë nga rreth 165,000 në 185,000 në vitin 2021. Edhe pse është e vështirë të vërtetohet dyshimet janë të forta që kjo është bërë për qëllime elektorale. Këtij dyshimi i shtohet edhe fakti që para zgjedhjeve të fundit administrata u rrit me rreth 12,000 vende pune në vetëm pak muaj. Disa u punësuan vetëm ditë para zgjedhjeve.Nëse punësimi në administrate është përdour për të blerë vota atëhere PSja mund të ketë marrë 40,000 – 80,000 vota më shumë vetëm nga kjo shtesë e administrates (kjo nëse marrim që një i punësuar në administrate sjell 2 – 4 vota).Ajo që vihet re është se administrata si përqindje e popullsisë është më e larta që nga viti 2001. Po ashtu ne kemi një nga administratat më të mëdha në Europe duke u rënditur në vendin e katërt. Në fakt kjo ishte në vitin 2016 dhe duke parë rritjen nga viti 2017 me gjasa mund tja kemi kaluar edhe Danimarkës.Administrata në vitin 2020 ishte sektori i tretë si përqindje e PBBsë dhe sipas Revistës Monitor “në disa qarqe, administrata publike është punëdhënësi më i madh dhe sektori me peshën më të lartë në ekonomi.”E fundit, për ata që mund të thonë se kjo nuk prish punë sepse rrit punësimin në vend, mund tju them vetëm që gjatë komunizmit ne nuk kishim papunësi dhe përsëri ishim shumë të varfër. Prandaj, rritja e punësimit nuk është qëllim në vetvete, ne duam më shumë të punësuar sepse kjo nënkupton më shumë prodhim dhe mirqënie dhe kjo është e vështirë të thuhet për të gjithë administratën që ne kemi sot.

Filed Under: ESSE

Lamtumirë Ambasador John Menzies!

March 28, 2022 by s p

Fundi i vitit që lamë pas dhe ky fillim viti la kombin shqiptar në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti pa tre miq të mëdhenj, të jashtëzakonshëm që lanë gjurmë në rrjedhat e historisë moderne të kombit tonë. Pas kalimit në amshim të Senatorit Dole, Sekretares Albright, paska kaluar në përjetësi miku i shqiptarëve, intelektuali dhe diplomati, Ambasadori John Menzies. Ambasador, mik, profesori dhe mentori im,Isha i nderuar dhe i bekuar që pata nderin të punoj me juve për interest e kombit dhe popullit tim. Duke punuar me Ju dhe duke qenë afër juve, mësova se si duhet punuar për kombin dhe shtetin, çka janë virtytet e një diplomati, profesori dhe humanisti të madh që nuk u ndal kurrë së punuari për kauza të drejta, legjitime dhe në shërbim të njerëzimit.Ambasador, nuk do i harroj kurrë orët e gjata të punës, udhëtimet dhe angazhimet e tua që kalojnë përmasat politike, janë të dimensionit të humanistit dhe misionarit që zoti ju dërgon kombeve të lashta dhe liridashëse. E deshte shumë Kosovën, Presidentin e saj Historik, ishe më shumë se ambasador në Kosovën e pas luftës, na inkurajoje dhe na jipje shpresa reale se Kosova de fakto është shtet i pavarur, besove dhe punove shumë që kjo të jetësohet!Nga njerëzit e kalibrit Tuaj ndryshohen rrjedhat e politikës, ato shoqërore dhe të historisë. Kështu do të kujtoheni nga shqiptarët dhe Kosova z. Ambasador. Të kisha mik të çmuar, mësues, profesor dhe mentor në zhvillimet e mia akademike. Ishe më shumë se shembëlltyrë e këtyre virtyteve.Shpirti Yt pushoftë në paqe në parajsën e gjithësisë Ambasador,

Zoti të bekoftë,

I paharruar kujtimi për Ju,

Elmi Berisha,

Kryetar i Federatës Panshqiptare “VATRA”.

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT