• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2022

VATRA 110 VJET – FOTO NGA KONFERENCA SHKENCORE NDERKOMBETARE

June 15, 2022 by s p

Federata Vatra dhe Gazeta Dielli i shprehin falenderim dhe mirenjohje të gjithë pjesëmarrësve, bashkëpunëtorëve, kontributorëve, organizatorëve dhe fotografit Dritan Haxhia per dedikimin dhe profesionalizmin.

Federata Vatra dhe Gazeta Dielli i shprehin falenderim dhe mirenjohje të gjithë pjesëmarrësve, bashkëpunëtorëve, kontributorëve, organizatorëve dhe fotografit Dritan Haxhia per dedikimin dhe profesionalizmin.

Filed Under: Opinion Tagged With: VATRA 110 VJET

TASIM RUKO, ENDRI FILIPI DHE MARJAN CUBI DHURUAN NGA 500 USD PËR 110 VJETORIN E VATRËS

June 15, 2022 by s p

Me rastin e 110 vjetorit të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, vatranët fisnikë dhanë donacionet e tyre si garanci ekonomike dhe patriotike për një organizim model të kremtimit të Darkës Solemne dhe Konferencës Shkencore Ndërkombëtare. Falë bujarisë dhe fisnikërisë së dhuruesve, punës së shkëlqyer të komisioneve përgatitore, Vatra festoi në mënyrë madhështore ditëlindjen e saj të 110-të. Mirënjohje përjetë të gjithë bashkëpunëtorëve e pjesëmarrësve.

Më herët kanë dhuruar Kryetari i Këshillit të Vatrës Kolec Ndoja 2.200 dollarë, Kryetari i Vatrës Elmi Berisha dhuroi 1 mijë dollarë, Nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj dhuroi 1 mijë dollarë, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës Dr. Pashko Camaj dhuroi 1 mijë dollarë, Anëtari i Kryesisë Mondi Rakaj dhuroi 1 mijë dollarë, Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu dhuroi 500 dollarë, Presidenti i Nderit të Vatrës Agim Rexhaj 500 usd, Prof. Nicholas C. Pano 500 usd, Ibrahim Kolari 500 usd, Agim Aliçkaj 200 usd, Bashkim Musabelliu e Monda Hamitaj 500 usd, Anila Niklos 1500 dollarë dhe

Paulin Mrnaçaj dhe Drita Vushaj dhuruan 500 usd.

Filed Under: Vatra Tagged With: Tasim Ruko

DARKA GALA E 110 VJETORIT TË VATRËS, NDERIME E HOMAZHE PËR DALIP GRECËN, ZEF BALAJN, DR.GJON BUÇAJN E PRESIDENT BUJAR NISHANIN

June 14, 2022 by s p

Sokol Paja/

Darka solemne e 110 vjetorit të Federatës Vatra u kthye në një darkë vlerësimesh, homazhesh e nderimesh për kontributorë të shquar e patriotë të flaktë të shqiptarizmës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nën prezantimin brilant të Dr. Pashko Camaj dhe Kristina Camaj, këngëve e valle nga grupi “Rozafati” me koreografe Angjelina Nika “Mjeshtër i Madh” dhe muzika e drejtuar nga Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh” së bashku me ekipin e tij të talentuar: Barnana Dini, Greta Tafa, Kristina Marku, Arbërie Hetemi, Ernest Muhaxheri. Darka festive filloi me një minutë heshtje në nder të President Bujar Nishanit dhe tre vatranëve e patriotëve të shkëlqyer që u ndanë prej nesh papritur: Zef Balaj, Dr. Gjon Buçaj dhe Dalip Greca. “Vatra është historia dhe identiteti kombëtar shqiptar në Amerikë. Vatra është organizimi më i vjetër patriotik, kulturor dhe atdhetar në mërgatën përtej Atlantikut. Vatra është regjistri historik, pasuria dhe vazhdimësia kombëtare e përpjekjeve për atdheun dhe shtetin shqiptar. Vatra është përbashkuese e kontributeve të çmuara e të pa harruara të shqiptarëve për Shqiptarinë e fortë, të pavarur, të zhvilluar e krenare krahas qytetërimeve, popujve e shteteve të tjera” tha në fjalën prezantuese Dr. Pashko Camaj. Pask këndimit të himneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, Dom Ndue Gjergji nga Kisha Zoja Pajtore në Michigan bekoi darkën duke bekuar mbarë popullin shqiptar me cilësitë e tij të jashtëzakonshme që vetë Zoti i ka falë. Elmi Berisha, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra në fjalën e mirëseardhjes u ndal te roli i jashtëzakonshëm që ka luajtur Vatra në formimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar e sidomos të liria e Pavarësia e Kosovës. Vatra në 110 vite ka bërë gjithçka për çështjen kombëtare dhe vazhdon edhe sot fuqinë e saj në dobi të çështjes dhe të mirës së kombit shqiptar, tha ndër të tjera z.Berisha. Z.Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë në ditëlindjen e Vatrës deklaroi: “Federata Pan-Shqiptare “Vatra” eshte historia më e suksesshme e organizimit të shqiptarëve jashtë vendit. Përmes veprimtarisë patriotike, kombëtare dhe diplomatike, “Vatra”, që ditën e parë u bë promotore e lëvizjeve kombëtare dhe e shpalljes së pavarësisë, për të patur më pas ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë. Gjatë diktaturës komuniste “Vatra” ishte shtëpia e shqiptarëve ku diskutohej për fatet e kombit, për lirimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, por edhe për lirinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi e sidomos për Kosovën. 110 vite nga themelimi i saj, pozita e kombit tonë është më e mirë se ndonjëherë më parë dhe për këtë ka meritat dhe kontributet e patjetërsueshme edhe “Vatra”. Secili ‘vatran’ dhe shqiptar i SHBA meriton mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë për çështjen shqiptare” citoi ndër të tjera Presidenti Meta. Z.Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës në fjalën e tij deklaroi: “Hapësira shqiptare po ndërvepron, lidhjet shpirtërore po thellohen dhe komunikimi po intensifikohet e po shpeshtohet dita-ditës. Megjithatë, ne që jemi në Ballkan, gjithmonë mbetemi me njëfarë ndjesie se nuk po bëjmë sa duhet, se na presin edhe shumë punë, se urat lidhëse mes nesh munden e duhen me qenë më të shumta, se prirjet divergjente disi do të na shpërbëjnë. Prandaj ju, të nderuar bashkatdhetarë, anëtarë të federatës Vatra, duke qenë me seli në një kryeqendër aq të rëndësishme të globit, me tagrin që jua jep historia dhe emrat e mëdhenj të kombit tonë që Vatrën e themeluan dhe e udhëhoqën, ju e gëzoni edhe autoritetin moral që ta përhapni frymën tuaj përbashkuese e mbarëshqiptare edhe në Ballkan e në gjithë botën. Ne, si Kryeqytet i Kosovës, lidhjet me Vatrën duam me i mbajtë të përzemërta dhe gjithmonë e më të forta, sikurse me çdo organizëm tjetër mbarëshqiptar” tha ndër të tjera z.Rama. Z. Mark Gjonaj ish-Këshilltar në Bashkinë New York dhe Natalia Fernandez vlerësuan rolin e Vatrës dhe të komunitetit shqiptar në Amerikë si një komunitet model dhe që gëzon respektin më të madh nga amerikanët në shoqëri dhe institucione. David Phillips, Columbia University New York në rrëfimin e tij shpjegoi për të pranishmit lidhjen e tij te veçantë me popullin shqiptar dhe detaje të udhëtimit të tij të parë në Kosovë para 30 viteve. Gazetari Blendi Fevziu u ndal te figura e Kristo Dakos dhe roli i tij i jashtëzakonshëm në Vatër dhe mërgatën shqiptare të Amerikës, Deputeti i PD Belind Këlliçi foli për sfidat e Partisë Demokratike si forcë zhvilluese dhe përfaqësuese e shqiptarëve, ndërsa Ruki Kondaj aktivistja nga Kanadaja foli rreth rëndësisë së Vatrës dhe komunitetit shqiptar në Kanada. Mbrëmja vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit me këngë e vallë duke e kthyer ditëlindjen e 110-të të Vatrës në një festë të paharueshme edhe në dekadat që do vijnë. Vatra e Dielli shprehin mirenjohje e falendrim per patriotet qe u bashkuan ne feste, organizatat, shoqatat e çdokend qe dha kontribut qe kjo feste te jete thjeshte e pa harruar.

Filed Under: Fejton

THE NEW YORK HERALD (1919) / REZOLUTA E KËSHILLIT TË SHENJTË TË KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE TË AMERIKËS DREJTUAR PRESIDENTIT WILSON, BARONIT SONNINO DHE KRYEMINISTRAVE LLOYD GEORGE DHE CLEMENCEAU

June 14, 2022 by s p


Kolë Tromara (1882 – 1945)
Kolë Tromara (1882 – 1945)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Qershor 2022

“The New York Herald” ka botuar, të martën e 1 prillit 1919, në ballinë, rezolutën e Këshillit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës drejtuar asokohe presidentit Wilson, baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët ortodoksë duan t’i bashkohen shtetit të restauruar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkresa mëposhtme u transmetua nga Bostoni nga komunitetet ortodokse shqiptare anembanë Shteteve të Bashkuara. Ajo formulon aspiratën e të gjithë të krishterëve shqiptarë për t’u lidhur politikisht me Shtetin Shqiptar :

Për Mehmet Konicën, Grand Hotel, Paris :

Boston, e shtunë. — Ju lutemi komunikoni Presidentit Wilson, Baronit Sonnino dhe kryeministrave Lloyd George dhe Clemenceau rezolutën e mëposhtme të miratuar njëzëri më 16 mars nga Këshilli i Shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës dhe të nënshkruar nga Kryepeshkopi rus Alexander Bew, klerikët shqiptarë dhe 121 delegatë të krishterë ortodoksë, vendas të Shqipërisë së Jugut që tani banojnë në të gjitha pjesët e Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë :

“Klerikët dhe laikët e poshtëshënuar, delegatë që përfaqësojnë pesëdhjetë e dy kishat dhe komunitetet ortodokse shqiptare të Shteteve të Bashkuara : Boston, Lynn, Peabody, Quincy, Brockton, Taunton, Worcester, Southbridge, Springfield, Fitchburg, Hudson, Marlboro, Framingham, Natick, Woonsocket, Lonsdale, Central Falls, Biddeford, Saco, Lewiston, Bath, New Bedford, Albany, Rochester, Syracuse, Buffalo, New York, Manchester, Concord, Laconia, Tilton, Chicago, St. Louis, Milwaukee, Seattle, Detroit , Philadelphia, Braddock, Pittsburg, New Firence, Portsmouth, Atlantic City, Akron, Youngstown, Niles, Barberton, Waterbury, Bridgeport, Grosvenordale, Jamestown, Lowell, Cleveland, Rochdale dhe përfaqësues të Kishës Rumune, të gjithë vendasit e Shqipërisë së Jugut, të mbledhur në kuvend nën kryesinë e Hirësisë së tij Kryepeshkopit rus të Amerikës së Veriut Aleksandër, me qëllim zgjedhjen e një peshkopi ortodoks shqiptar, protestojnë me indinjatë kundër pretendimit absurd të Z. Venizelos se shqiptarët ortodoksë të Shqipërisë së Jugut janë në favor të bashkimit me Greqinë.

Ne shqiptarët e krishterë ortodoksë, besimtarë të Kishës së Krishtit, i bëjmë thirrje përmes Shkëlqesisë suaj Konferencës së Paqes për rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe për bashkimin e të gjithë shqiptarëve, ortodoksë, myslimanë e katolikë, nën një flamur, flamurin e shquar të ushtarit të Krishtit, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe një qeveri kombëtare dhe me kufij etnikë të Shqipërisë, duke përfshirë rrethet e Çamërisë dhe të Kosovës, në përputhje me kërkesat e paraqitura nga delegatët e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare. Nënshkrimet e 120 delegatëve laikë pasojnë me postë.”

(Nënshkruar) Kol Tromara.

Filed Under: Histori

“SHPRESOJ QË SHQIPËRIA TË VAZHDOJ TË JETË NË KRAH TË KOSOVËS”

June 14, 2022 by s p

LEONORA LAÇI-NEW YORK/

Dekorohet publicisti dhe veprimtari z. Agim Aliçkaj nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta i cili në fjalën falenderuese u shpreh se: “Unë nuk e prisja këtë dekoratë, falenderoj Vatren dhe konkretisht kryetarin z.Ilmi Berisha dhe editorin e gazetës Dielli z.Sokol Paja, pasi jam pjesë e Federatës Panshqiptare Vatra prej 30 vitesh, falenderoj presidencen për këtë dekoratë, shpresojë që Shqipëria të vazhdojë të jetë në krah të Kosovës”.

U gëzova pamasë që Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shkelqësija e tij z.Ilir Meta në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk la pa vlerësuar me dekoratë edhe veprimtarin e palodhur z.Agim Alickaj nga Deçani i Kosovës. Dekorata e dhënë me titullin e lartë ”Kalorësi i Urdhërit të flamurit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e spikatur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; organizimin e diasporës shqiptare në SHBA: forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane; lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” Nr.Dekreti 13680, Tiranë me 09.06.2022.

Kjo dekoratë erdhi në momentin kur Federata Panshqiptare Vatra mbushi 110 vite jetë dhe zhvilloi një konferencë ndërkombëtare shkencore po ashtu priti dhe Presidentin z.Ilir Meta në takim. Paralelisht veprimtari z.Aliçkaj sëbashku me z.Faik Lita të dy bashkëpunëtorë të pandashëm me njëri-tjetrin në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane organizuan një drekë mbështetëse për të mbledhur fonde për kandidatin demokrat për Kongresin Amerikan z.Vedat Gashi, që pati mjaft sukses.

Shqiptarët qe e duan kombin merren me punë dhe lartësojnë vehten dhe kombin, po ashtu bëhen shembull sesi punohet për komb, fjalët janë të tepërta për këta njerëz që jo vetëm nuk kursehen financiarisht por as fizikisht e shpirtërisht për kauzat kombëtare, ndërkohë të tjerët që kritikojnë cdo nismë e vetë ata nuk kanë kontribuar për asgjë dhe kanë si mision të vetëm të dekurajojnë dhe të tjerët.

Më tepër gëzimi im ishte dhe për arsye se kjo dekoratë vinte nga Presidenca e mëmës Shqipëri.

Shqipëria nderoi veten duke dekoruar shqiptarë të Kosovës si dhe i dha një mesazh Kosovës që dhe ajo heret a vonë duhet ta bëj të njëjtën gjë.

Z.Aliçkaj ka një veprimtari të gjërë për disa dekada në rradhët e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i pandashëm dhe i pandalshëm në çdo veprimtari të kësaj organizate me në krye ish-Kongresistin arbëresh z.Joseph DioGuardin, ka qenë dhe anëtar i Keshillit të Federatës Panshqiptare Vatra për 3 dekada, një mbështetës i çdo nisme shqiptare që ka qëllim për forcimin e komunitetit shqiptar në SHBA, lobues i çështjes kombëtare, kritikues i nismave të gabuara të qeverive shqiptare.

Asnjë dekoratë nuk e gëzon z.Aliçkaj kur Shqipëria e Kosova me qeverisjet përkatëse kanë ende shumë punë përpara drejt afrimit të mëtejshëm me njera-tjetrën.

Asnjë dekoratë e mirënjohje nuk i jep kënaqësi deri sa kombi shqiptar vuan nga krizat politike dhe ekonomike, mungesa e vizioneve për të ardhmen e kanë adresuar rininë shqiptare të gjejë zgjidhje për mbijetesë jashtë atdheut, dhe përderisa Shqipëria e Kosova nuk janë aty ku duhet, ai e quan të paplotësuar misionin e tij atdhetar.

Ndonëse z.Aliçkaj ka marrë disa vlerësime si nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane për kontributin e vazhdueshëm si anëtar Bordi i Ligës, ka marrë mirënjohje nga OVL e UÇK-s për “Kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe vetëmohimin e jashtëzakonshëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “Mirënjohje” nga Shoqata “Thirrja e Nënave” për kontributin e dhënë në mbrëmjen Gala Night në Nju York që iu dedikua Shoqatës “Thirrja e Nënave”- Gjakovë”, Mirënjohje nga familja e heroit kombëtar Safet Boletini në shënjë falenderimi për kontributin e dhënë Çlirimtarëve”.

E theksoj që kjo dekoratë është shumë pak për aktivitetin e pandalur që ai ka zhvilluar për kauzën kombëtare, për lobimin që i ka bërë çështjes së Kosovës, për njohjen e ndërkombëtarve me krimet serbe në Kosovës, për njohjen e meritës dhe guximin që shqiptarët treguan ndaj mbrojtjes së popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Po ashtu Gazeta Dielli bënë një pasqyrim të përgjithshëm se kush ishin ata që u dekoruan nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, citoj: “Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta dekoroi patriotë të shquar shqiptarë në mërgatën e Amerikës: “Për sakrificat sublime për lirinë e pavarësinë e Kosovës; për kontributin e lartë si veprimtarë të shquar shqiptarë në diasporën e Amerikës; personalitete absolute në dobi të komunitetit shqiptar në Amerikë; si urëlidhës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës; për rolin në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve; për forcimin e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane; kontributorë të shquar e veprimtar të pa lodhur për çështjen kombëtare; për ndihmëse të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetin kombëtar, gjuhës dhe shqiptarizmës përtej Atlantikut”. Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta dekoroi me këto tituj si: Titullin e Lartë “Nderi i Kombit, për sakrificat sublime për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, Titullin e Lartë “Nënë Tereza”, Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut,“Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

E kam thënë dhe më heret që ne kemi nevojë për njerëz idealista që të mos shuhet gjuha shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne kemi nevojë për njerëz të tillë dhe çdo kohë kanë dalë këto njerëz me vlera të veçanta, dikush me penë, dikush me punë, dikush me fjalë t’i tregoi botës se kush janë shqiptarët, cfarë është besa e burrëria dhe t’jua lë brezave të ardhshëm faren e shëndosh dhe modelin produktiv.

Filed Under: Vatra Tagged With: Agim Alickaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT