• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2022

Vatikani, dashuri e vëmendje të madhe për Shqipërinë

June 7, 2022 by s p

Prof. Agron Gjekmarkaj/

Me Kryetaren e Kuvendit Znj.Lindita Nikolla patëm nderin e madh të priteshim nga Shënjtëria e Tij, Papa Françesku dhe Sekretari i Shtetit të Vatikanit Eminenca e Tij, Pietro Parolin.

Aty gjetëm dashuri e vëmendje të madhe për Shqipërinë si askund tjetër.

Ndër shekuj edhe kur reja e zezë mbulonte vendin tonë, brenda atyre mureve u konservua një pjesë themelore e identitetit tonë kombëtar! Gjergj Kastriot-Skenderbeu pas udhëtimeve të gjata përzhitur me pluhur betejash mbërrinte aty në ato 25-vite lavdie dhe aleancat e mëdha me Papët i bënte, e bashkë me bekimet e tyre apostolike merrte mbështetje për arbërore që luftonin për vete dhe Europën!

Në ato ujdhesa e imagjinoj me kalorsit e tij besnik tek kumtë të rënda shpie. Aty në Biblioteken apostolike u ruajt amza jonë kombëtare, “Meshari” i Gjon Buzukut kjo spirancë në identitetin europian të shqiptarve. Në ato kisha të qytetit etern, mësohej gjuha shqipe për meshtarët që niseshin për ilirik. Në tipografitë e urdhërave të ndryshëm shtypeshin librat bazik të kombit tonë ato të Budit, Bogdanit, Bardhit, Kazazit e të tjerë.

Në ato shkallare ngjitej Fishta me Pal Dodajn per t’ju lutur Papa Benediktit të XV, që Korça e Gjirokastra ti mbesnin Shqipërisë.

Tek kalon ato portikë mbushur me historinë e qyteterimit perendimor përpiqesh të gjesh copat e tua.Kur i ndesh, emocionohesh e mbushesh me mirënjohje e cila nuk di ku të ndalet më parë, tek Papa Montini, tek Papa Gjon Pali që puthi dheun tonë, apo tek Papa Françesku që i foli gjithë botës për leksionin etik dhe frymëzues të bashkjetesës shqipëtare?!

“E dua Shqipërinë, lutem për të tha Ati i shënjtë! Një politikë për njerëzit, duhet gjithmonë të punoni për ta, një popull që punon fiton! Ati i Shenjtë e kujton dhe promovon “vëllazërinë mes komuniteteve fetare në Shqiperi”!

Emocionues në gjithçka takimi me Papa Françeskun, për mesazhet që na dha, mënyrën si na priti dhe kohen që na kushtoi! Gjithashtu miqësore, e përkushtuar dhe e perzemërt biseda me Sekretarin e Shtetit, Kardinalin Parolin.

Mbështetje për Shqipërinë, vëmendje e interes për të kuptuar të gjitha dinamikat e saj demokratike, shoqërore, integruese,gjeopolitike si dhe raportet me kultet!

Sekretari Parolin rikonfirmoi miqësinë dhe mbështetjen e Vatikanit për popullin shqiptar, si vazhdim i një tradite historike e cila përsos vetveten.Takime të paharrueshme në një ditë që të shenjon kujtesën për gjithmonë!

Filed Under: Politike Tagged With: Agron Gjekmarkaj

A historic Day for AAOHA

June 7, 2022 by s p

Rexhep Myftari/

As we continue to deliver food every week to hundreds of people, we are also growing stronger with new partners joining our efforts to help all communities in the Bronx.

Our sisters from our homeland Albania, Prena Grishaj and Kelme Nora have blessed us with an unexpected gift from their church. They have raised funding from their perish for our cause, helping Bronxites with food supplies.

This marks yet another corner stone for AAOHA, $20000 thousand dollars is the biggest funding we have received so far from a single donor. We are fortunate to have the support from church st Zitas Villa and our sisters Prena Grishaj and Kelme Nora in our quest to help the most needy in Bronx New York.

Our pantry is getting more traction as we continue our tireless work with our wonderful volunteers helping all communities, old and young, woman and children who need help in these trying times.

Prena Grishaj in her addressing the issue said that she was thankful for the opportunity to work with AAOHA and it is very important for her not to take credit for the donation but tell the full story.

This is, she continues, not my money. I worked with nuns for 30 years and they left this money behind. I give great care to what their wishes were for their money. This money came from the nuns of the Sisters of Reparation of the Congregation of Mary and Saint Zita’s Villa.

Furthermore Prena Grishaj says, I am just a servant for this charity. I hold this check, but it is not from me, it is from the nuns who trusted me with it.

God bless our Albanian counterparts and our American Nation.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Aleksander Nilaj

Luftë ndaj padrejtësisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit

June 7, 2022 by s p

Nga Elton Shametaj/

Në vazhdën e takimeve në Washingon, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë z. Gledis Nano u takua me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatuesve të Ligjit (Albanian American Law Enforcement Association – AALEA USA).

Z. Nano ishte në një vizitë zyrtare në kryeqytetin amerikan ku është takuar me përfaqësuesit më të rëndësishëm të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të Drejtësisë. Niveli i lartë i këtyre takimeve dhe tematikat e gjera të diskutuara tregojnë një bashkëpunim si kurrë më parë ndërmjet policisë shqiptare dhe partnerëve amerikanë.

Drejtori i Përgjithshëm Nano ka padyshim merita të jashtëzakonshme për thellimin e këtyre marrëdhënieve me autoritetet amerikane dhe intensifikimin e shkëmbimeve që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në forcimin e pozitave të Policisë së Shtetit Shqiptar. Kjo vizitë kaq e rëndësishme në Washington DC përbën një hap shumë të rëndësishëm në këtë drejtim dhe të gjithë shqiptarët – si në Shqipëri, ashtu edhe në diasporë – duhet të mbështesin në çdo formë përpjekjet e Policisë së Shtetit për të ndërtuar një model të ri në luftën ndaj padrejtësisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përgjatë takimit me përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit, Drejtori Nano shprehu konsideratën e lartë për rolin e organizatës në përbashkimin e zbatuesve të ligjit me origjinë shqiptare anë e mbanë Shteteve të Bashkuara. Ai theksoi potencialin e organizatës për të shërbyer gjithmonë e më shumë si një urë lidhëse ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, veçanërisht ndërmjet forcave të ruajtjes së rendit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e AALEA shprehën gatishmërinë e plotë për të ndihmuar Policinë e Shtetit, jo vetëm si një urë ndërlidhëse, por edhe si një faktor i rëndësishëm për të kanalizuar drejt Shqipërisë metodat dhe formatet më të mira profesionale. Ata shprehën mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e Drejtorit Nano dhe të ekipit të tij, si dhe i dorëzuan një simbol vlerësues për Policinë e Shtetit në emër të të gjithë organizatës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tregoi një interes të veçantë për policin shqiptaro-amerikan Ervis Onuzi. Oficeri Onuzi u qëllua në detyrë në muajin prill teksa po përpiqej të ndihmonte një koleg të tij gjatë një shkëmbimi zjarri me një të dyshuar të armatosur në qytetin e Philadelphias dhe së fundmi u vlerësua me çmim të posaçëm nga AALEA për profesionalizmin dhe trimërinë e treguar në krye të detyrës. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e AALEA i shprehën Drejtorit Nano vlerësimet e tyre për suksesin në mbarëvajtjen e eventit madhor të 25 majit – finalen e mbajtur në Tiranë të UEFA Conference League. Profesionalizmi i policisë shqiptare spikati jo vetëm brenda vendit, por edhe u vlerësua nga partnerë të ndryshëm ndërkombëtare të fushës.

Me ftesë të z. Nano, AALEA do të organizojë së shpejti një delegacion për një vizitë zyrtare në Tiranë, vizitë e cila do të zgjerohet edhe me takime të nivelit të lartë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Tashmë aktiviteti i shoqatës më të rëndësishme profesionale shqiptare në SHBA ka hyrë në një fazë të re dhe tejet intensive në bashkëpunimin me autoritetet policore dhe ligjzbatuese në Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha trojet e tjera të banuara nga shqiptarët.

Filed Under: Analiza

Komunikimi politik i liderave në Shqipëri

June 7, 2022 by s p

Haris Vongli, MSc/MPA

PhD Candidate, Glasgow Caledonian University, London

Si komunikojnë liderat shqiptarë?

Së pari, demokracia në Shqipëri ka pësuar ulje e ngritje drastike gjatë 3 dekadave të pluralizmit politiko-partiak. Ajo që vihet re më së shumti është tranzicioni i tejzgjatur. Për rrjedhojë, demokracia është e brishtë dhe po ashtu të gjithë përbërësit e saj, përfshirë komunikimin politik të partive politike dhe përfaqësuesve të tyre. Lidershipi është padyshim frymëzim, një optikë e gjerë shprese – në sjellje, artikulim e pamje. Forma dhe përmbajtja e lidershipit duhet të jetë e prekshme dhe shembullore, në mënyrë që të ndiqet pa ndonjë propagandë të jashtëzakonshme.

Gjuha e komunikimit politik është tejet e rëndësishme, jo vetëm në ditët e sotme; ka qene gjithherë e tillë, duke qenë se lidhet drejtpërdrejt me një ndër asetet kryesore të politikanit – komunikimin. Parë nga një aspekt psikologjik, studime të shumta kanë vërtetuar peshën e madhe të gjuhës së trupit, sa i përket komunikimit të ideve. Rregulli i Albert Mehrabian ilustron peshën që zënë disa aspekte të komunikimit politik: “7% fjalët 35% tonaliteti i zërit dhe 55% gjuha e trupit“. Në një shoqëri e cila është konsumatore e “fast-foodit”, në çdo aspekt shoqëror, pesha e imazhit dhe e posturës është rritur vazhdueshëm edhe në politikë.

Duke qenë se gjuha e komunikimit politik lë shpesh për të dëshiruar, komunikimi politik nuk është fort efektiv. Në strategjitë e komunikimit politik mungon origjinaliteti. Pavarësisht zotësisë së këshilltarëve të komunikimit të shumë prej figurave politike kryesore në vend, në optiken time duket qartë se strategjitë e komunikimit janë të huazuara nga perëndimi, por nuk gjejnë zbatim të drejtë në realitetin politik shqiptar. Ato shtrembërohen në praktikë, edhe nëse në teori mund të jenë premtuese.

Nëse votuesit shqiptarë do të ishin të vëmendshëm, do kuptonin se komunikimi politik gjatë fushatave zgjedhore lokale dhe qendrore vjen nga një strategji, nga një kompani PR-i apo nga një ekip që punon pikërisht për të formësuar një fabul për partitë politike dhe politikanët që garojnë kundër njëri-tjetrit. Kuptohet se ky komunikim është i strukturuar për një periudhë të caktuar kohe, pasi ai, në periudha të shkurtra, ndryshon dukshëm në krahasim me periudhat e dala nga fushatat elektorale.

Pra, dua të them se premtimet janë strategji për të tërhequr elektoratin drejt votimeve, por me të ardhur në pushtet Partia Socialiste, apo edhe pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e fundit në 2021-shin, shumë nga prioritete e premtimet janë lënë në harresë dhe qëllimi i tyre është një fallcitet i ndërtuar jo vetëm me mund por edhe para, që në fakt dalin edhe nga taksat e shqiptarëve.

Komunikimi politik është pjesë e një pakete të gjërë elektorale e cila ka synim, ndër të tjera e mbi të gjitha, tërheqjen e elektoratit për të votuar një parti apo një tjetër. Dua të theksoj se në to prevalon manipulimi, edhe në detajet më të vogla.

Duke qenë se tonaliteti i zërit/intonacioni zë 35% të komunikimit, qartazi tregohet pesha e saj në komunikimin publik. Eksperti i komunikimit Chris Anderson (krijuesi i platformës TED, sugjeron një metodë/aftësi të rëndësishme në komunikimin publik që ka lidhje të drejtpërdrejtë me tonalitetin e zërit – ajo është narrativa (aftësia për të rrëfyer histori). Kjo aftësi është e rëndësishme edhe për politikanët, sepse një narrator i mirë është joshës në komunikimin publik.

Kjo varet nga shoqëria dhe qasja e saj ndaj poltikës, por edhe mentaliteti kulturor si një aspekt psikologjik i rëndësishëm. Veshja në përgjithësi ka pësuar ndryshime të shumta, ndër vite dhe dekada, ndërkohë veshja e politikanit ka mbetur e pandryshuar. Kjo mund të lidhet me konceptimin e një lloj “uniforme” politike, e gjithëpranuar si shprehje e seriozitetit e në të njëjtën kohë, duke e trajtuar si element të mërzitshëm nga pikëpamja psikologjike dhe estetike, e bën popullin/konsumatorin/elektoratin më të fokusuar drejt thelbit e jo paraqitjes. Ndërsa shumë politikanë shqiptarë, kanë tentuar ta sjellin veshjen në një format më modern e më sipërfaqësor, pra më të pëlqyeshëm, duke rrëshqitur në një degradim të theksuar serioziteti dhe estetike. Pra, figura kryesore politike shqiptare veprojnë në të kundërtën e “filozofisë së kostumit”, duke tentuar të përfliten për veshjen më shumë se sa thelbin. Kështu tërheqin vëmendjen nga problematikat reale, siç ndodh rëndomë me kryeministrin Rama, etj.

Komunikimin politik e shohim të përhapur në masë, në çdo formë, në platformat online të cilat janë biznes më vete. Edhe në perëndim është kështu, por detyrimi moral ndaj lexuesve dhe lufta e përditshme që bën media digjitale – më shumë në shërbim të popullit se sa politikanit, prevalon dhe ndryshon dukshëm. Në Shtetet e Bashkuara përshembull, “lufta“ që u bëhet politikanëve, presidentëve, kongresmenëve, senatorëve, etj, është e pakrahasueshme nga kompromiset që bën media dhe publiku në Shqiperi. Dhe për çfarë? Që të vazhdojmë të qeverisemi nga ata që më pak ndihemi të përfaqësuar?! Për fat të keq, funksioni mediatik dhe civil në Shqipëri, në përgjithësi, ka mbetur në shërbim të politikanit dhe kjo është padyshim një qasje e prapambetur, që tregon sa të varur jemi jo vetëm financiarisht, por edhe intelektualisht, kulturalisht. Demokracia është mentalitet, po ashtu komunikimi politik si dhe format e shpërfaqes së tyre

Filed Under: Opinion Tagged With: haris vongli

Dita e Traditës Shqiptare 2022 në New York

June 6, 2022 by s p

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT