• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2022

QËNDRESA E KIEVIT, BIDENI DHE LUFTËRAT E PUTINIT

September 14, 2022 by s p

Nga MASSIMO GAGGI

Kur Zelenski kërkoi më shumë ndihma ushtarake, duke pohuar se me armë më bashkëkohore ushtria ukrainase do të kishte patur mundësi të kundërshtonte më fuqishëm ushtrinë ruse, n’Evropë u ngritën shumë  zëra qortues: kishte nga ata që donin të kufizoheshin vetëm në ndihmat njerëzore, duke braktisur në fatin e tyre ushtarët e Kievit dhe ata që, të bindur se ushtria e Zelenskit nuk mund t’i a dilte e vetme, kërkonin një ndërhyrje më të drejtpërdrejtë të NATO-s. Strategjia mbi të cilën Amerika e Biden-it përkoi aleatët atllantikë, e vulosur nga shumë si një rrugë e mesme pak e efektëshme, po zbulohet skajshmërisht e tillë.  

Nuk mund të flitet për strategji fitimtare sepse lufta është e paracaktuar të zgjasë ende gjatë dhe një Putin i vënë me shpatulla mbas muri mund të ketë kundërveprime të dëshpëruara e tejet të rrezikshme, si përdorimi i armëve kimike ose bumbave bërthamore taktike. Shpartallimi i Izymit që e vë në tehun e kritikave të së djathtës kombëtariste, mund t’a shtyjë të shpallë që Vëndi është në luftë, duke mbaruar me retorikën e “veprimit ushtarak të posaçëm”, e duke urdhëruar një mobilizim të përgjithshëm ose të pjesëshëm, me pasojë shkallëzimin e kofliktit. Por sot nuk mund të mohohet se guximi i popullit dhe i ushtrisë ukrainase dhe qëndrimi i matur por i vendosur i aleatëve perëndimorë janë duke patur sukses, edhe se në një skenar lufte që detyron vuajtje të padëgjuara të Vëndit të mësyer dhe vështirësi të rënda ekonomike pjesës tjetër t’Evropës, e vënë përballë krizës energjitike dhe rrezikut të rënies ekonomike.

Sigurisht ndërprerja e furnizimeve me gaz rus Vëndeve të BE, si armë trysnie frikëson dhe detyron flijime. Por fakti që Putini është katandisur të shpresojë në “gjeneral dimrin” – muaj shumë të ftohtë për të vënë në prova shumë të ashpra popujt evropianë, të pamësuar më me mungesa – e që po shkon në mbledhjen e nivelit të lartë të Samarkandës me kapele në dorë për t’i kërkuar Xi Jinping-ut ndihma ushtarake e teknollogjike kineze të pambërritura kurrë megjithë premtimet e udhëheqësit aziatik për një “aleancë pa kufizime”, janë prova të vështirësive skajore në të cilat po përpëlitet presidenti rus.

Disfata n’Ukrainë, me humbjen e pothuaj të gjithë tokave të pushtuara në Donbas gjatë gjashtë muajve të luftës, është e rëndë sepse është aq e gjërë sa nuk mund të fshihet. Tërheqja rrënuese nga Izumi, tregon më pas se ushtria ruse, me trupa të demoralizuar, të stërvitur e të pajisur keq, nuk është në gjëndje t’u bëjë ballë fuqive ukrainase: më të pakta në numër por më të vendosura, të stërvitura mirë e të mbështetura nga NATO, përveç furnizimit me armë, me ndihmë nga satelitët, aeroplanë spiunë e sisteme ndërprerësish të lidhjeve që i lejojnë ukrainasve të kuptojnë më shpejt se çfarë do të bëjnë trupat ruse.

Ndërsa ushtria e Moskës lëviz n’errësirë dhe përveç mangësisë së komunikimeve, duhet të përballojë edhe mungesën e zinxhirit furnizues: tashmë ka dëshmira të reparteve që nuk kanë pranuar t’u binden urdhërave të sulmit sepse ishin të pajisur shumë keq. Putini ka vënë në heshtje opozitën demokratike, por në rrjetet sociale ruse shpërthen zëmërimi i blpgerëve kombëtaristë që tashmë e qortojnë haptas edhe sepse, në të njëjtat orë në të cilat ushtarët rusë iknin pështjellas nga Donbasi, presidenti përuronte një rreth të stërmadh panoramik në një Moskë që festonte pa asnjë fre për shpenzimet tetëqindeshtatëdhjetëepestin përvjetor të lindjes së saj. E gjithë kjo ndërsa ushtarët rusë luftojnë me armë të dobta nga cilësia, pa kontrolluese shëmbëllimi të natës dhe pak ndihma për të plagosurit, ultrakonservatorët e ndjekin këmba këmbës dhe tani i kërkojnë Putinit një mobilizim të përgjithshëm të Vëndit për të mposhtur Ukrainën.

Si do t’i kundërveprojë dështimit presidenti rus? Zgjedhjet e tij janë të pakta e të gjitha shumë të këqija. Në këtë pikë mund të jetë i shtrënguar të miratojë një mobilizim të pjesëshëm, por sigurisht nuk don t’a tërheë Vëndin në një klimë lufte saktësisht për arsyen për të cilën shkoi të shtunën në një park lojërash: “Është e rëndësishme”, tha, “që rusët të gëzojnë pak pushim me miqtë dhe familjet e tyre”. Deri tani Putini ka arritur të shmangë kundërshtitë edhe sepse në Rusi jeta nuk ka ndryshuar shumë që nga shkurti e deri më sot: simbas Levadës, një institut demoskopik i pavarur, 48 përqind e rusëve nuk ka parë asnjë ndikim nga lufta e përditëshme e thotë se nuk dëgjon më të flitet për të.

Të thirret një mobilizim i përgjitshëm do të thotë të rekrutohet përdhunshëm e të dërgohet për të vdekur një brez i tërë të rinjsh krejtësisht të papërgatitur për luftë, të paralizohet ekonomia, t’i duhet shpjeguar popullit të vet përse i shpall luftë një Vëndi vëlla që po lufton me heroizëm për pavarësinë e tij: politikisht një rrënim. Atij të brëndëshmit, do t’i pasojë ai ndërkombëtari nëse do të shkojë deri në fund me ndëshkimet energjitike: Evropa do të vuajë, por në dy vite do të arrijë autonominë nga gazi rus dhe n’atë pikë Moska do të ketë humbur lidhjet me Perëndimin. Me një NATO më të fuqishme rrezikon të shtyhet drejt Azisë. Një evolucion i kundërt me natyrën ruse, që do t’a vinte përgjithmonë në një rol të nënështruar kundrejt Kinës. Me një rrethanë rënduese: sot Moska nuk ka as burimet ekonomike dhe as teknollogjinë për të kthyer drejt Kinës dhe Hindisë të gjithë gazin që nuk do të shesë më në Evropë.

Sigurisht, është gjithmonë e mundëshme një lëvizje e dëshpëruar e Putinit e paracaktuar të  shndërrojë një luftë lokale në tragjedi planetare. Por deri tani, me gjithë mizorinë e tij dhe llogaritë e gabuara, Putini ka treguar se ka në mëndje synime t’arsyeshme. Dhe Perëndimi ka arritur të bëjë të veprueshme mekanizmat e frikësimit: me ndihmat e tij të tërthorta NATO ka qënë shumë e efektëshme, ndërsa Putini, mbasi ka kërcënuar ndëshkime kundër Vëndeve që ndihmojnë Kievin, e ka mbajtur luftën brënda kufijve t’Ukrainës.

“Corriere della Sera”, 12 shtator 2022      Përktheu Eugjen Merlika  

Filed Under: Komente Tagged With: Eugjen Merlika

A Weekend Celebrating Mother Teresa’s Life and Legacy in Washington DC

September 14, 2022 by s p

By Merita B. McCormack*

The weekend of September 10th was dedicated to our beloved sister in blood and saint of the world, Mother Teresa here in Washington DC.

It was named as her  “Anniversary Weekend”, commemorating the 25th Anniversary of Mother’s Entrance into Eternal Life and her 76th anniversary of her call to serve the poorest of the poor.

On these occasions there was a daylong symposium and a movie screening the next day. All scholarly and artistic events were preceded and closed by prayers, namely Mass at the start of the day, vespers in the evening and Holy Hour and benediction as well.

 The Opening Mass on Saturday morning was held at the Crypt Church in the Basilica of the National Shrine of the Immaculate Conception the largest US Catholic Church and one of the fifth ‘s largest Basilicas of the World.

Archbishop William Lori of Baltimore was the Principal Celebrant and Homilist. Some concelebrants had travelled from afar. Among them were Most Reverend Robert Harris, Bishop Emeritus of St.John, New Brunswick, NJ, Fr. Brian Kolodiejchuk, Director of Mother Teresa Centre and the postulator for Mother Teresa’s canonization, Fr. Pasquale M.C, Fr. Mark Morozowich,S.E.O.D dean of CUA’s TRS Department etc. In his homily Archbishop Lori spoke very fondly and kindly of Mother Teresa and especially of her holiness. He mentioned that her upbringing in a faithful family   prepared her for her missionary work as he recalled meeting her and giving her a glass of water, which, he jokingly said “that would probably bring him to Heaven”. He also commented on Mother Teresa’s call to serve the poorest of the poor and commented on her  “dogged determination” to live out her vocation, found the Missionaries of Charity order, which these days has about 5000 sisters and religious around the world, responding to God’s call to her exactly 76 years ago, on September 10th 1946.

Archbishop Lori said  “Like Mary, (mother of Jesus), Mother Teresa embraced God’s will with loving trust and surrender, with “dogged” determination and courage. …Whether here, in DC or China…. she was small in stature but powerful…it was God’s power in her and through her”

Elaborating on fulfilling God’s work through corporeal works of mercy, Archbishop commented on the Gospel of Matthew 25 and mentioned the famous expression that Mother Teresa has said “ seeing the poor as Jesus in his distressing disguise”.

He added that she was not a social worker, but a woman who through Faith, Hope, and Love served others for God’s glory. He said that “mother spoke lovely, lovingly and directly and he mentioned how she touched the many hearts of politicians at the prayer breakfast in Washington DC. She taught us Archbishop said to “abandon all complications of our lives and say yes to Jesus”. He urged us all to ask Mother Teresa to smile on us (as in intercessory prayer), to deepen our prayer life and to practice charity. He concluded with “St.Teresa of Calcutta pray for us.”

One of the key events of Saturday was Mother Teresa Institute Inaugural Conference

It was held at the Catholic University of America in Washington, D.C.  

According to the brochure distributed to the participants during that day,

“The Institute is an outgrowth of the work and activities of the Mother Teresa centre, a non for profit organization established and directed by the religious family founded by Mother Teresa, the MoC. The aim of the MTI is to preserve, protect, promote and develop the authentic legacy of Saint Teresa to the Church and to the world. The MTI will provide resources to the students, scholars and researchers who are interested in Mother Teresa, her life, charism and message, giving them the opportunity to study in depth one of her greatest saints of modern times and a humanitarian figure who made and enormous difference to the welfare of the poorest of the poor and had broad influence in the Church and the world. The Institute will also endeavour to promote greater knowledge of the holiness, teaching and legacy of St. Teresa of Calcutta”

The keynote speaker was George Weigel, a theologian, leading public intellectual in USA, and a Distinguished Senior Fellow of the Ethics and Public Policy Centre. He spoke on the tangencies of St. John Paul the Great (Pope John Paul II known as Karol Voytila) and saint Teresa of Calcutta, noting that both were great leaders of the 20th and 21st century were greatly admired and loved by peoples and nations around the world, because of their witness to the truth. This witness manifested itself in different ways amongst the two great leaders, with Mother Teresa bearing full witness to her calling by unwavering self- giving and self-sacrifice for her fellow man dedicated to a life of service. St John Paul the Great bore witness in a different manner, both garnished a worldwide following and respect due to their witness and both were instrumental in bringing about a changed world in the case of St. John Paul the Great in his pivotal role in awakening the pitfalls and evils of communism and promoting the dignity of the human being and life over a culture of death.

Weigel emphasised the prayerful and Eucharistic centred nature of the two saints and he shared how JPII wrote all his important documents in front of the Blessed Sacrament.  While Mother Teresa started the day with prayer and made sure her order has daily prayers and meditation and frequent Holy Hours besides daily Mass

He spoke of both Saints Dark Nights of the soul and also shared that the two saints loved sweet treats!

Fr. Brian Kolodiejchuk spoke in details about Mother Teresa’s spiritual life. He is the postulator of her case for canonization and has access to a myriad of documents and letters. He has authored books and papers on mother and he spoke fondly of his memories.

Mother Teresa: Icon of the New Evangelization was the panel discussion of the afternoon with participants being:

Rev. Darren Dentino, MC; James Towey; Dr. Janice Breidenbach; Fr. Steven Payne, OCD.Father Dentino   participated remotely from Nairobi, Kenya

 Mr. James Towey also spoke with Voice Of America, Albanian section and he recalled meeting the saint and having a friendship for the last 12 years of her life. He recalled how she looked as a young schoolgirl with such a small stature but so strong and determined. He recalled memories of Mother Teresa’s family stories and he attributed her Albanian origin and upbringing to her outstanding missionary work.

During the symposium there were many questions for the speakers and panellists. In an exchange with one, the author of this article asked about a story about Mother Teresa and St.John Paul II, which relates to her very first private visit in Albania in the late 90s. The story is that mother Teresa could not be without the Eucharist and apparently the pope (John Paul II) had permitted her to carry the Consecrated Host with her for her short trip to Albania. She could then be receiving our Lord daily while they’re without a priest to say mass. While the speakers/panellists had no knowledge of this particular encounter, they agreed that this could very well have been the case. This encounter sparked a longer discussion then about Albania, the culture and its role (as a cross cultural country as quoted by Weigel) in preparing mother Teresa to be the “powerful but non threatening Christian witness”(as stated by Weigel) in India. 

Following up in those comments there was Fr.Pasquale of Spain who recalled how Mother Teresa had called him and he arrived within 24 hours in Albania from new York, to serve her missionaries upon the permission of opening the homes in Albania. He spoke fondly of Albanian and Albania and even blessed us in Albanian by saying “ Zoti ju bekofte”(God bless you)

The day concluded with vespers and the next day the activities continued. The movie “ No greater Love” premiered at the St.John Paul II Shrine and will be shown in the AMC theaters in the USA on October 3-4 2022.

The movie is sponsored by Knights of Columbus.

The activities were attended by many Albanian Americans in the Diocese of Arlington and in greater DC Metro area as part of the Mother Teresa’s Month, an annual tradition that involves spiritual and corporeal works of Mercy.  Voice of America, Albanian section covered the Saturday’s events and Artan Harraqija, a VOA journalist prepared an in depth chronicle broadcast on Sunday Sept 11.

Reflecting on the weekend, one cannot help but think that while, even today, the world faces considerable challenges, it should not be lost on the world that such great leaders as these two individuals saw their rise from backgrounds of suppression and sacrifice. Both at community and national level in their respective countries and this rise to worldwide leadership, surely is no accident when placed in the light of the battle between good and evil, at all levels, notably at national and international levels, where leaders are brought to the forefront. They are leaders who understand this battle and the forces involved at critical times in history.

In a similar light one might ask the question with the recent passing of British Queen Elizabeth the 2nd, why she too, garnered so much worldwide respect? The common theme seems to be that of service, service to something greater and bigger than self, service to fellow man, service to God, service to long standing traditions and constant values even at the expense of personal sacrifice. Clearly these leaders have demonstrated such service and it is this service at different levels that attracts and brings out the best in human nature and can explain the worldwide popularity of such leaders.

It was no surprise that during the Q&A sessions on the weekend, several people    asked the question as we witness the ongoing war in Ukraine with Russia, as to what might the two saints might think and do regarding the politicians or clergy there.

Is this a coincidence or is indeed part of the wider battle between dignity of the human being and those who would see humans only as utilitarian entities? 

And as expected the answer and the theme, remains personal holiness, self-giving, prayer and sacrifice.

In such times of great difficulty and challenge we will continue to see leaders and saints rise to the fore, who may one day go down in history as leaders who stood up for the dignity of the human being, for life over a culture of death, for freedom over oppression and suppression, for good over evil.  

Mother Teresa, pray for us!

 * The author lives and works in the Washington DC Greater area and is a member of VATRA. She works for a private University and is an active member of the Albanian American Diaspora.

Filed Under: Opinion Tagged With: Merita bajraktari

Mjeshtër, shpirti yt tashmë shëtit nëpër muzikë

September 14, 2022 by s p

Aleksandër Çipa/

Homazh për Mjeshtrin Et’hem Qerimaj.

Familjarët e tij, koncertin emocional të organizuar si të fundit koncert dinastik në fushën e muzikës, e titulluan: ” Harku i triumfit të Qerimajve”. Ishte një premierë që kishte në epiqendër shkëlqimin e mjeshtrit që edhe pse kishte kapërcyer të 80 vitet e jetës, në lëvizjet e veta të harkut dhe plastikën e interpretimit, të mbushte me një gjallëri magjike, të përfshinte në lëvizjen ajërngritëse të saj.

Nuk kam njohur një plastikë të tillë virtuozi si ajo e Mjeshtër Qerimajt, sikundër një qeniepërfshirjeje si ajo e tij në marrëdhënien mes trupit të brendshëm të violinës dhe harkut.

Në duart e tij violina ishte instrumenti si “shtëpi” e melodive me energji dhe tinguj që të merrnin e shpinin nga Bota në Tejbotë dhe anasjelltas.

Sytë shkëlqimtarë të Mjeshtrit kishin gjithë kodet e së bukurës në tinguj, si dhe të gjitha harmonitë në një shkëmbim magjik mes gishtave, harkut, violinës dhe fytyrës së tij.

Mjeshtri, mes kësaj hapësire të ngushtë mishi, sendi dhe instrumenti, mbart’te atë fuqi të parrëfyeshme magjisti e cila, ia shumoi adhuruesit dhe ia shton ende pëlqimtarët e gjallë.

Mjeshtër Qerimaj na la perceptimin e një trupi që u mpak për të mos lënë violinën vetëm. Tashmë, kur ai kurm heshti për t’u fshehur nën dhe, emri i Tij është kodi i adhurueshëm i tingujve që na ka mbetur si materie muzikore e një kabaje unike. Për këtë kaba të Mjeshtër Hetem Qerimajt, të cilën në të nesërmet dhe çdo të pasnesërme do të thuhet se është pavdekësi e plotë, sot të gjithë bashkëkohësit e tij në një akt të brendshëm shpirti le të kryejmë një duartrokitje dhe të pëshpërisim diçka prej tingulli e kuptimi mirënjohjeje.

Usta, në gjumin tënd qoftë drita e bukur e Parajsës!

Shpirti yt tashmë shëtit nëpër muzikë, të cilën e dëgjojmë dhe na mbetet si ajri. Faleminderit!

Filed Under: Fejton

Porosia e Fundit e Profesorit Ferdinand Leka: A mund të flasim e të shkruajmë pak më shqip?

September 14, 2022 by s p

Rafaela Prifti/

Për nga vëllimi i punës dhe prurjet në leksikografinë shqipe, Profesor Doktor Ferdinand Leka (Prill 1930- Korrik 2022) i përket brezit të lëvruesve klasik të gjuhës. Ai pranonte se së pari ishte gjuhëtar dhe se përkthimet ishin dytësore, por e parë në tërësi vepra e tij voluminoze është shprehje e një përkushtimi të hershëm e të pashuar për gjuhën. Bibliografia e tij rendit 70 publikime në 4 gjuhë, 27 punime dhe 162 tituj e referenca përfshirë fjalorë terminologjie, gjuhësorë etj. Pa kurrfarë hezitimi, Profesori Leka pohonte se pasioni i tij ishte leksikografia. Simbioza me fjalën shqipe nisi herët dhe vazhdoi gjatë. Idhtar i palëkundur i gjuhës së njësuar shqipe, ai flet me admirim për gjuhëtarët e Kosovës të cilët në Kongresin e Drejtshkrimit (1972) pranuan versionin standart të shqipes, të vetëdijshëm për domethënien e këtij akti në rrafshin e identitetit kombëtar. Nga të gjithë referuesit në Kongres, duhet të ketë rënë në sy kualifikimi i Profesor Lekës si diplomant në gjuhën serbe i Liceut të Shkodrës. Në këtë institucion prestigjioz, kujton Profesori, jepnin mësim edukatorë të nivelit të lartë të përgatitur nga Shkolla Normale e Elbasanit. Vec kredencialeve profesionale, thotë ai, këta mësues jepnin të njëjtin program rigoroz si në Gjimnazin e Shkodrës ashtu edhe në një gjimnaz të largët në Mirditë apo kudo gjetkë.

I mbrujtur me frymë iluministe. Ferdinand Leka e vuri formimin e tij gjuhësor të latinishtes, italishtes si edhe frëngjishten, greqishten e Vjetër dhe gjermanishten në të mirë të përhapjes së dijeve. I sapodiplomuar nga Gjimnazi i Shkodrës më 1946, ai shkoi në Kukës dhe hapi e drejtoi për katër vjet Shtëpinë e Kulturës ndërsa priste të merrte të drejtën universitare. Edhe këtë fakt humanitar ai e ‘zbut’ me modesti duke kujtuar shembuj të ngjashëm siç ishte Tonin Rropi në fushën e muzikës. Akte të tilla ishin fare të thjeshta për të sepse manifestojnë parimin e tij udhërrëfyes: “Njerëzve nuk ka nevojë t’ju predikosh, mjafton t’ju hapësh sytë.” Nuk besoj se ka ndonjë aforizëm tjetër që mund t’i vijë më për shtat situatës bashkëkohore në mbarë botën.

Pasi kreu studimet universitare filologjike për Gjuhën Ruse, Leka u punësua në Sektorin e Terminologjisë në Institutin Akademik. Ndonëse është autor i Fjalorit Italisht Shqip dhe bashkautor i shumë fjalorëve dygjuhësh, Profesori Ferdinand Leka nuk ishte i ftuar në studio dhe as i intervistuar në gazetat shqiptare të sistemit të kaluar. Në vitin 2006 ai pranoi një bashkëbisedim të regjistruar në video me Ardian Murraj, realizues në TVSh. Materiali u pasqyrua në programet e bashkësisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe nën kujdesin e realizuesit u rifreskua me të dhëna bashkëkohore, në kanalin YouTube në 2018. Profesor Leka përmend në bisedë se kur Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botuar më 1980, u nderua nga zyrtarët komunistë, çmimi i Republikës iu dha Kryeredaktorit dhe Redaktorëve por jo autorëve me arsyetimin se “ishin shumë”. Po të bëjmë një metafor me sportin, thotë Profesor Leka me humorin e hollë shkodran, “morën çmim arbitri dhe trajneri, por jo skuadra dhe lojtarët.”

Bashkëpunëtorja e tij Lucia Nadin, autore dhe studiuese e historise shqiptaro italiane, ka shprehur konsideratë të thellë dhe mirënjohje për Profesorin Ferdinand Leka për diapazonin e padiskutueshëm gjuhësor dhe kontributin në leksikografinë dygjuhëshe.

“Leksikografia është pjesa më e lëvizshme dhe e gjallë e gjuhës,” theksonte Profesori. Kjo do të thotë se fjalorët duhen punuar e freskuar shpesh, dhe ribotuar çdo dekadë. Si një klasik i vërtetë, Ferdinand Leka barazvlerëson gjuhën dhe flamurin. “Një popull ka një fjalor dhe një flamur, – flamuri përfshin territorin e traditat por gjuha është ajo që mbetet në shekuj, pra krahas flamurit është edhe fjalori.”

Edhe në përzgjidhjen e përkthimeve shquhet prirja e tij për vlera të mirëfillta letrare dhe pasurim të letërsisë shqipe. Ferdinand Leka përktheu nga Francesco Petrarka Lirika të zgjedhura nga Canzoniere, nga Alessandro Manzoni (1842) Të fejuarit, që cilësohet si e dyta vepër klasike pas Komedisë Hyjnore. Në veprën Lavdërimi i Cmendurisë nga Erazmit i Roterdamit, Profesori Leka vlerëson njëherazi autorin si mendimtar i viteve 1500 ashtu edhe librin si një kryevepër e letërsisë botërore, e papërkthyer kurrë më parë në shqip. Me përkorjen dhe erudicionin e një akademiku, ai i dhuroi përkthimeve shqipe së bashku me veprën edhe biografinë e Erazmit shkruar nga Stefan Cvajg. Profesori komentonte se jeta e të dyve kishte patur paralele të dukshme. Vetëm një shikim i shpejtë i disa prej titujve të veprave të përkthyera flasin për kulturën e tij fenomenale dhe mprehtësinë mendore. Profesor Ferdinand Leka ka përkthyer: Jezusi i Nazaretit nga Joseph Ratzinger, Papa Benedikoti XVI, Të kapërcehet Pragu i Shpresës nga Shenjtëria e tij Gjon Pali II, Histori e Kishës nga Michel Lemonnier, Lavdërim i Disiplinës nga Bernhard Bueb, Botëkuptimii i Dostojevskit nga Nikollaj Berdjajev, Për të kuptuar Muzikën e Sotme nga Henry Barraud.

Lexuesi i librit me ese të Faik Konicës Shqipëria: Kopsht Shkëmbor në Evropën Juglindore është njohur me pikëpamjet e tij më thelbësore në fushën filozofike, historike, politike e gjuhësore. Por nëse ju ka rënë në dorë botimi i Shtëpisë Botuese Marin Barleti Tiranë, 1993, apo ribotim i tij, atëherë keni lexuar mendimet e Faik Konices përkthyer nga Ferdinand Leka. Ai e quan Konicën “mjek” për nga mënyra sesi dinte të jepte vlerësime por edhe kritika e qëmtime filozofike për shqiptarët, historinë, kulturën, gjuhën.

https://youtube.com/clip/Ugkx3JHxWkrwcRh3wX-4hLtjGxhzNv5ll1gk Admirimi për figurën e Konicës si edhe kërshëria e entusiazmi u bënë shtysë për përkthimin e eseve nga anglishtja në shqip. Profesor Leka pohon se nuk është njohës ekspert i anglishtes, por duke arsyetuar se Konica i kishte menduar esetë së pari në shqip, ai dëshironte të hynte në këtë “sfidë” me gjigantin e stilit për të qëmtuar fjalën që mund ta ketë menduar Konica në shqip përpara se ta shkruante atë anglisht. Kurrë nuk do ta dimë nëse Konica do kënaqej me përkthimin nga Ferdinand Leka, por në vend të përgjigjes mund të marrim në konsideratë paragrafin e fundit të Kapitullit I – Shqipëria Vend i Mrekullueshëm: “Vetëkënaqësia është një qëndrim kundër diturisë dhe unë nuk pretendoj të kem shpëtuar pa gabime. Por mund të përsërit me sinqeritetin më të madh fjalët e shkrimtarit të vjetër, Hekateut nga Mileti, të cilat i kam vënë edhe në ballë të librit: “Po i shkruaj këto gjëra sepse më duket se janë të vërteta.” Tek ky mesazh autori dhe përkthyesi ndihen krejtësisht të unifikuar me njëri tjetrin.

Nderimi i emrit dhe punës së gjuhëtarit të përkushtuar Ferndinand Leka, do ishte vetëdijshmëria për pastërtinë e gjuhës dhe termave të përditshme kur flasim e shkruajmë shqip duke i rezistuar vërshimit të përkthimeve pa nivel dhe huazimeve pa vend të cilat e bjerrin si gjuhën ashtu edhe kulturën e komunikimit. Kaq e vlefshme ishte kauza gjuhësore për të sa deri në vitin 2018, ai po punonte dhe më vonë e përfundoi Fjalorin e Termave të Drejtësisë. Porosia e tij e fundit ishte i njëjti mesazh që e pat thënë gjatë festimit të 85 vjetorit të ditëlindjes se tij: “Librat tona mos i hidhni në kosh dhe mos harroni të na citoni për punën që kemi bërë.”Pranë emrit të tij sot mund të vendosen plot tituj e punime, por më e përshtatshmja mes tyre është porosia e shprehur në librin e tij: A mund të flasim e të shkruajmë pak më shqip?

Kolazhi dhe Fotot nga Ardian Murraj

Filed Under: ESSE Tagged With: Rafaela Prifti

Lajmërim Mortor nga familja Nrecaj në New York

September 14, 2022 by s p

Paulina (Çekaj) Nrecaj

25 Gusht 1963 – 9 Shtator 2022

Me hidhërim, familja Nrecaj lajmëron komunitetin se me 9 Shtator, papritmas u nda nga jeta Paulina Nrecaj e lindun Çekaj në moshën 59 vjeçare.

E ndjera do të pushojë në shtëpinë mortore ‘Farenga Brothers Funeral Home’, 920 Allerton Avenue, Bronx NY 10469, të Mërkuren me 14 Shtator, nga ora 2pm – 9pm.

Mesha e Dritës dhe salikimet e fundit do të kremtohen të Enjten me 15 Shtator, në orën 11am në Kishën “Zoja e Shkodrës” prej ku mbas Meshës e ndjera do të përcjellet për në varrezat e “Gate of Heaven”, Section 5, 10 West Stevens Ave, Hawthorne,NY.

Famullija “Zoja e Shkodres” dhe mbarë komuniteti shqiptar i shpreh ngushllimet e sinqerta Familjes dhe gjithë Farefisit. Paulina, pastë dritë ne amshim, e të gjallëve u dhashtë Zoti forcë.

Jepja o Zot pushimin e pasosur, e i shëndritë drita e pambarueme. Pushoftë në paqë.

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT