• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2022

FAIK BEJ KONICA

December 15, 2022 by s p

(15 mars 1875 – 15 dhjetor 1942)/

Plot 80 vite më parë, më 15 dhjetor 1942, ndërroi jetë në Uashington D.C. të Shteteve të Bashuara të Amerikës njëri nga më mendjendriturit që ka nxjerrë toka shqiptare. Ai ishte atdhetari, studiuesi, shkrimtari, publicisti, drejtuesi i Federatës Pan-Shqiptare Vatra dhe ambasadori i Mbretërisë Shqiptare të Ahmed Zogut në Shtetet e Bashkuara, Faik Bej Konica.

Konica është njëri nga ata shqiptarë që u përpoqën fort, me mish e me shpirt, gjithë jetën e tyre, të ndriçojnë shoqërinë shqiptare kur ajo ishte në errësirë të plotë. Gjithë aktiviteti i Konicës është shërbim i devotshëm ndaj shqiptarisë, nga fillimi deri sa mbylli sytë.

Në moshë të re, në vitin 1897, Konica shkoi në Bruksel ku filloi botimin e të përkohshmes “Albania”. Por edhe gërmimet nga Konica të dokumenteve shtetërore veneciane në Londër tregojnë pasionin e një intelektuali klasi që dëshironte të njihte dhe të promovonte mëmëdheun e tij, me histori të lavdishme, por që vuante nën robëri.

Edhe aktiviteti i mëvonshëm i Konicës, përfshirë atë në shërbim të Shqipërisë në kuadrin e aktivitetit të tij në Vatër (i cili u bë i një rëndësie të veçantë kur ai shërbeu si editor i gazetës “Dielli”), por edhe roli si Ministër i Shqipërisë (Ambasador) në Uashington, vënë në pah zemrën atdhetare dhe bagazhin e madh intelektual të Konicës.

Errësira që u trashëgua nga sundimi turk i Shqipërisë, veçanërisht ai në fushat e arsimit dhe kulturës e merakosnin shumë Konicën. Në marrdhëniet shoqërore, ai shprehte simpati për njerëzit e mirë dhe nuk hezitonte të ishte kritik i ashpër i kotësisë dhe i veseve që viheshin re në shoqërinë shqiptare të kohës. Dhe Faiku nuk heshtte. Shpesh, Konica ishte i drejtëpërdrejtë: “Shqiptari e ka zakon të kundërshtojë para se të marrë vesh.”

Herë të tjera, më pak i tillë. Ironia e hollë dhe thumbuese ka qenë dhunti e njohur e tij. Kështu bëri ai kur thumboi “levantinët” të cilët i konsideronte “imitonjës” të veshur me pushtet. Sipas Konicës, atë dalloheshin “nga mënyra e të veshurit, e të sjellurit ashtu edhe në mendime e gjuhë. Faiku ishte mjeshtër i fjalës dhe besonte në përdorimin efiçent të saj, duke promovuar njëkohësisht hijeshinë dhe elegancën gjuhësore.

Konica ishte duke shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Uashington dhe ishte një figurë e nderuar në qarqet diplomatike të kohës, kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Ai e dënoi me forcë pushtimin, dhe kjo vihet re qartazi në një intervistë që ai i dha, një ditë pas pushtimit, gazetarit Hilmar Baukage të Radios NBC. Intervista, e zbuluar dhe e publikuar për lexuesin shqiptar nga studiuesi Ilir Ikonomi, hedh dritë mbi patriotin e shqetësuar për fatet e atdheut.

Konica u nda nga jeta tre vjet e gjysëm pas pushtimit. Ja si u përshkrua vdekja e ish-Dekanit të Trupit Diplomatik nga një kritik i Sekretarit të Shtetit Codell Hull në Uashingtonin e kohës, sjellë për lexuesin në librin Faik Konica (Jeta në Uashington) e studiusit Ilir Ikonomi:

“Një diplomat i vjetër dhe i vetmuar vdiq thuajse pa u vënë re në Uashington. Ai ishte përfaqësuesi i njërit prej vendeve më të vegjël të Evropës, ndër të parët që u gllabëruan nga Boshti. Për 20 vjet, Faik Bej Konica bëri miq për vendin e tij të panjohur. Por papritur, në prill 1939, bota e tij diplomatike pushoi së ekzistuari kur Musolini, i cili po e ndiqte me lakmi pushtimin e Austrisë nga Hitleri, mendoi se tani ishte radha e Italisë dhe futi trupat në Shqipërinë e pambrojtur. Por ai qe i vetmi në Uashingtonin zyrtar që dukej i shqetësuar. Departamenti i Shtetit i zotit Cordell Hull nuk bëri asnjë lëvizje apo protestë. Konicës madje nuk iu dha as kortezia që të mbahej në listën diplomatike zyrtare, gjest që iu akordua vendeve të tjera të pushtuara. Në atë kohë, Departamenti i Shtetit ishte duke e përkëdhelur Musolinin dhe Shqipëria nuk kishte rëndësi. Ministri Konica la hotelin Mayflower dhe u vendos në një apartament të vogël ku mbajti zi për shuarjen e vendit të tij. Atje, ai vdiq fare qetësisht.”

Sikur të mos mjaftonte kjo, Faik Konica ishte mes shkrimtarëve të ndaluar dhe të anatemuar gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, por ai ishte në shoqëri të mirë përgjatë gjithë atyre dekadave të zeza, në “shoqërinë” e At Gjergj Fishtës, Lumo Skëndos, Vinçens Prenushit, Patër Anton Harapit, Lazër Shantojës, etj. Në tre dekadat e fundit figura e Konicës po njihet më mirë. Kjo falë punës së studiuesve to pasionuar si Ilir Ikonomi, Agron Alibali etj.

—Administratori (Marrë nga faqja në Fb – Mid’hat Abdyl Frashëri)

#TëNjohimHistorinëTonë

Foto: Faik Konica me fustanellë në Boston, Massachusets, Sh. B.A., 1909

Filed Under: ESSE

Evropa si detyrë

December 15, 2022 by s p

Albin Kurti/

Në zemër të Evropës, në qytetin e bukur të Pragës, sot zyrtarisht dorëzuam në Presidencën Çeke të BE-së aplikimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo është një ditë historike për popullin e Kosovës dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë.

Fjala ime e plotë me rastin e dorëzimit të aplikimit dhe në konferencën e përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek:

I nderuar Ministër Bek,

Zonja dhe zoterinj,

Ne kemi ardhur në Pragë, në qytetin në zemër të Evropës, për të rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës ndaj vlerave themelore të Bashkimit Evropian – për lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut, barazinë dhe sundimin e ligjit – duke dorëzuar aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në atë Bashkim.

Kjo është një ditë historike për popullin e Kosovës dhe një ditë e madhe për demokraci në Evropë.

Letra që mbaj në vete përmban shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë, të cilët kanë punuar kaq shumë për të arritur këtë ditë.

Ajo flet për aspiratat tona për t’iu bashkuar BE-së – me të cilën ndajmë vlera dhe ideale të përbashkëta – si një proces historik nga një projekt politik paqeje dhe prosperiteti.

I përgjigjet një vizioni të një Evrope që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Ajo shton besimin në një Evropë që ka një të ardhme të ndritshme, bashkëpunuese dhe progresive.

Vitin e ardhshëm do të shënojmë njëzetvjetorin e Samitit të Selanikut, ku BE-ja u bëri një premtim të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vitin e ardhshëm do të festojmë 30 vjet që kur një Komunitet u bë zyrtarisht një Bashkim, një Bashkim Evropian, me hyrjen në fuqi të Traktatit të Mastrihtit. Viti i ardhshëm, në kuptimin evropian, fillon sot për vendin tim, duke i dorëzuar Shkëlqesisë Suaj aplikimin tonë për anëtarësim në Bashkim.

Ne e kuptojmë se rruga jonë përpara bazohet në meritat tona.

Ne nuk duam asnjë derë të pasme, as rrugë të shkurtër. Ne duam ta ndërtojmë BE-në në vendin tonë me njerëzit tanë – një BE e rritur në shtëpi, por jo e krijuar vetë: ne kemi nevojë për ndihmën e BE-së në Kosovë, një vend që përpiqet, që pastaj, të kontribuojë në BE.

Ne nuk e shohim progresin nga një këndvështrim transaksional, por nga një këndvështrim transformues, ku ne avancojmë demokracinë tonë, rritim ekonominë tonë dhe reformojmë shoqërinë tonë. Bashkimi Evropian është destinacioni që synojmë dhe është fati që ne përqafojmë.

Ndërkohë, BE-ja përfaqëson punën e vështirë që duhet të gëzohet. Që nga momenti kur dorëzuan aplikimet e tyre përkatëse, deri në momentin e anëtarësimit, nevojiteshin periudha të ndryshme kohore për vende të ndryshme: nga Finlanda dhe Suedia, që zgjatën tre vjet, në Maltë dhe Qipro, të cilave iu deshën 14 vjet – mesatarisht 9 vjet. Është realiste që Republika e Kosovës ta synojë këtë kohëzgjatje mesatare. Marrëveshja jonë e Stabilizim Asociimit tashmë është zbatuar me rreth 50%.

Faleminderit, Ministër Bek, për pritjen e ngrohtë dhe për gjithë mbështetjen që na keni treguar gjatë presidencës suaj.

Nën udhëheqjen e Republikës Çeke të BE-së, populli ynë është afruar më shumë me Bashkimin Evropian; dhe lidhja ndërmjet Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës është forcuar edhe më shumë.

Më lejoni ta mbyll duke thënë se “Evropa si detyrë” e Presidentit Vaclav Havel është Evropa jonë, është detyra jonë.

Ju faleminderit shumë.

Filed Under: Kronike

VATRA PËRSHËNDET APLIKIMIN E KOSOVËS PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EUROPIAN

December 15, 2022 by s p

New York, 15 Dhjetor 2022 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA përshëndet dhe mbështet aplikimin e shtetit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky është një akt historik për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

E ardhmja e shtetit të Kosovës është pa dyshim familja e madhe europiane, BE dhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO. Kosova përfaqëson më së miri vlerat dhe aspiratat evropiane.

Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm vitet e fundit në konsolidimin e institucioneve, forcimin e demokracisë, respektimin e shtetit ligjor, luftën ndaj korrupsionit, respektimin e lirive e të drejtave themelore të njeriut, transformimin rrënjësor të shtetit në standarde për ta sjellë sa më afër Bashkimit Evropian.

Pranimi sa më parë i Kosovës në BE dhe NATO rrit sigurinë, paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe bashkëpunimin në Ballkan e më gjërë.

VATRA dhe shqiptaro-amerikanët do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar shtetin e Kosovës në në rrugën e saj drejt BE-së dhe integrimit europian.

Për Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA
Kryetari
Elmi Berisha

Filed Under: Politike Tagged With: Be, Elmi Berisha, kosova, Vatra

NË WASHINGTON NDEROHET FONDACIONI BIBERAJ

December 15, 2022 by s p

  • Nga Frank Shkreli /
  • Në një njoftim të datës 13 Dhjetor, 2022, Këshilli Amerikan për Arsimin Ndërkombëtar About | American Councils me qendër në Washington njoftoi se, javën që kaloi, i ka ndarë Fondacionit Biberaj, Çmimin për vitin 2022: the “Visionary Award in International Education”, për mbështetjen e tyre të rëndësishme të Bursave të Studimeve Master dhe Internship (MIP). Çmimi nderonorganizatat ose individët që japin kontribute të rëndësishme dhe që tregojnë një angazhim të jashtëzakonshëm në mbështetje të arsimit ndërkombëtar, thuhet, ndër të tjera, në njoftimin për media të organizatës “American Councils for Interrnational Education”.
  • Ashtu si edhe Fondacioni Biberaj, fituesit e çmimeve të kësaj organizatë, shërbejnë si frymëzim për komunitetin tonë duke çuar më tej mundësitë për studentët, për të zbuluar përvoja të reja të të mësuarit dhe të zhvillimit profesional të tyre, theksohet më tej në atë njoftim.Pak histori: Fondacioni Biberaj Inc, i themeluar si organizatë jo-fitimprurëse në vitin 2017 në Sh.B.A, ofron mundësi arsimore për studentë të kualifikuar me origjinë shqiptare, që jetojnë në Ballkan, për të marrë asistencë bursash për studime në programe bachelor dhe master, që çojnë në një nga diplomat përkatëse, në kolegjet dhe universitet e Shteteve të Bashkuara. Në vitin 2017, Fondacioni Biberaj filloi bisedimet me Këshillat Amerikane dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për t’u ofruar profesionistëve të rinj shqiptarë dhe udhëheqësve të ardhshëm shqiptarë, një mundësi unike zhvillimi në një sërë fushash profesionale, duke përfshirë bujqësinë, administratën e biznesit, shkencat kompjuterike, shëndetin publik dhe administratën publike, nëpërmjet programit Master dhe Internship (MIP). Buta Biberaj pranon në emër të familjes Biberaj, Çmimin e lartë the “Visionary Award in International Education” nga përfaqësuesja e kësaj organizate, Lisa Choate Duke pranuar Çmimin në emër të Fondacionit Biberaj, Buta Biberaj, Prokurore në Qarkun Loudon të shtetit Virxhinia falënderoi Këshillat Amerikanë për ndihmën që kanë dhenë, “për të bërë realitet vizionin e familjes tonë për dhënien e mundësive studentëve shqiptarë për të ndjekur studimet e larta post-universitare në Shtetet e Bashkuara.”Prokurorja shqiptaro-amerikane në shtetin Virxhinia, Buta Biberaj, u shpreh në emër të familjes dhe të Fondacionit Biberaj se, “Shpresa e familjes sonë është që studentët shqiptarë të diplomuar, e që përfitojnë nga këto bursa, do të mësojnë dhe do të marrin më të mirat nga përvoja e tyre në Amerikë. Ashtuqë të këthehen në Shqipëri, ku t’i mbjellin ato përvoja si të thuash si farën e mirë, të cilën do e shohim të rritet me kohë dhe pastaj të çmohet si diçka e vlefshme, nga e cila do të përfitojë i mbarë kombi shqiptar”, citohet të jetë shprehur Buta Biberaj.Prokuroja Buta Biberaj në fjalën e saj falënderuese ndaj organizatës “American Councils for Interrnational Education”, në ceremoninë e javës së kaluar të ndarjes së çmimit Fondacionit Biberaj, ka thenë gjithashtu se, “Familja jonë është e vendosur të bëjë ç’është e mundur për të kontribuar për Amerikën dhe përShqipërinë. Jemi shumë të nderuar që kemi mundësinë të jemi pjesë e këtyre mundësive të mrekullueshme”, ka theksuar ajo.Ndërkaq, duke folur rreth ndikimit të programit MIP, zëvendës-Drejtoresha Ekzekutive e American Councils for International Education, Lisa Choate, ka thenë se, “Këshillat Amerikanë për arsim ndërkombëtar janë me fat që kanë partnerë po aq të jashtëzakonshëm siç është edhe Fondacioni Biberaj. Kontributet etyre kanë krijuar mundësi të rëndësishme për profesionistë të niveleve dhe fushave të ndryshme, individë që janë të përkushtuar ndaj zhvillimit të ardhshëm të Shqipërisë”, ka theksuar në fjalën e saj Lisa Choate, përfaqsuesja e organizatës American Councils for International Education. Në njoftimin për media thuhet se deri më sot, Programi MIP ka financuar 32 bursa për studentët shqiptarë në institucione prestigjoze të arsimit të lartë në Shtetetet e Bashkuara të Amerikës siç janë: Universiteti i Nju Jorkut, Universiteti Cornell, Universiteti Bentley, Universiteti Brandeis, Universiteti i Minesotës, Universiteti Syracuse, Universiteti Vanderbilt dhe Universiteti i Karolinës së Veriut, Chapel Hill. Më në fund, në njoftimin për mediat, Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar shprehet mirënjohës për mbështetjen e dhenë nga Fondacioni Biberaj dhe për bashkëfinancimin e programit MIP, në mënyrë që studentët post-universitarë nga Shqipëria të mund të ndjekin arsimin e tyre në Shtetet e Bashkuara.Familja Biberaj është e njohur këtu në Amerikë – ndër të tjera — si një familje filantropiste dhe ndër familjet shqiptaro-amerikane që ka konntribuar në shumë fusha ndaj vendit tonë të adaptuar — Amerikës tonë të bekuar ku kemi gjetur lirinë dhe të drejtat tona si shqiptarë të arratisur nga regjimi komunist enverist — siç ështëfamilja Biberaj — por kontribuese gjithashtu edhe ndaj vendeve tona të origjinës, Shqipërisë dhe Kosovës tonë të dashur.
  • Rreth Fondacionit Biberaj Inc. — Fondacioni Biberaj Inc, i themeluar si organizatë jofitimprurëse në vitin 2017 në Sh.B.A, ofron mundësi arsimore për studentë të kualifikuar me origjinë shqiptare, që jetojnë në Ballkan, për të marrë asistencë bursash për studime në programe bachelor dhe master, që çojnë në një diploma, në kolegjet dhe universitet e Shteteve të Bashkuara.

Filed Under: Kulture Tagged With: FONDACIONI BIBERAJ

MËRGIMTARË, FLISNI ME FËMIJËT SHQIP, SE VETËM KËSHTU MUND TË RUHET GJUHA E MËMËDHEUT, POR EDHE IDENTITETI YNË KOMBËTAR

December 15, 2022 by s p

C:\Users\pc\Desktop\1.jpg
C:\Users\pc\Downloads\frangjoka.png

Shkruar nga: Martin Marlotaj  dhe Fran Gjoka

Emigracioni, gjatë gjithë periudhave të historisë, ka qenë dhe është një fenomen tipik social me karakter ndërkombëtar. Edhe Shqipëria, në këtë aspekt, nuk ka bërë dhe as nuk bën përjashtim. Periudha e vështirë e tranzicionit u shoqërua me një hemoragji të pandalshme të procesit të emigrimit të popullsisë së vendit tonë, sidomos në drejtim të vendeve perëndimore, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, sigurisë për të ardhmen dhe kualifikimit arsimor të fëmijëve. Pra, emigrimi i popullsisë në përgjithësi dhe i fëmijëve në veçanti, krahas anës pozitive, mbart në vetvete edhe rrezikun e një asimilimi gradual të gjuhës sonë shqipe, sidomos tek fëmijët dhe tek rinia shqiptare, që jeton aktualisht në mërgim. Fati i ekzistencës së një kombi përcaktohet, në fund të fundit, nga ruajtja e gjuhës dhe kulturës së tij. Populli i një vendi, që për arsye të ndryshme nuk e shkruan dhe nuk e flet gjuhën e tij amtare, është i destinuar të asimilohet pasi gjuha dhe kultura janë tiparet krtesore që e dallojnë një komb nga një tjetër. Kur njeriu nuk e ka nën këmbë tokën e vet, humbet diçka nga qëndrimi i tij vertikal, humbet sigurinë dhe në shumë raste bëhet më mosbesues ndaj vetvetes. Është interesant fakti se gjuha shqipe ka një zhdërvjelltësi në të folur, është shumë burrërore dhe mjaft e bukur. Këtë e kanë vënë re edhe mjaft albanologë dhe gjuhtarë të huaj, të cilët thonë se gjuha shqipe jo vetëm ka një tingëllim të veçantë shprehës, por dhe harmoni të gjerë, gjë që i jep një mundësi të madhe shprehëse të dretpërdrejtë dhe thellësisht metaforike. Kjo ndodh jo vetëm se shqipja është vazhdim i ilirishtes, që bën pjesë në grupin e gjuhëve të hershme Indo–Europiane, por dhe se kohët e fundit ajo është pastruar në mënyrë të dukshme nga fjalët e huaja. Është detyrë e rëndësishme e mësuesve dhe prindërve mërgimtarë që t’u mësojnë fëmijëve shqiptarë, kudo që jetojnë, gjuhën e bukur shqipe. Shqiptarë të vërtetë, patriotë dhe atdhetarë dhe mësues të apasionuar ka plot, si ata që dërguan libra, hapën shkolla, hartuan programe. Këtu më vjen në mend një thënie e një mërgimtari me banim në Itali, i cili, kur ra fjala për gjuhën e nënës, më pati thënë: “…Gjuha është elementi kryesor që trgon se ne jemi shqiptarë, kudo që ndodhemi…”. Parë nga ky këndvështrim, përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje mësuesve atdhetarë, prindërve mërgimtarë, që t’u mësojnë fëmijëve si ta flasin dhe të shkruajnë pandërprerje shqipen, gjuhën që të parët tanë na e lanë për ta përdorur përgjithmonë të pastër. Përmes mësimit të mirë të shqipes së folur dhe të shkruar, fëmijet në diasporë do të mbajnë më lehtë lidhjet me vendlindjen dhe në të gjitha viset shqiptare.C:\Users\pc\Downloads\2.jpg

       Historikisht mërgimtarët shqiptarë kanë punuar, kanë jetuar dhe janë përpjekur që fëmijëve të tyre t’ua mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën shqipe. Kjo traditë e çmuar, si amanet i rëndë i të parëve tanë, “që s’e tret dheu i huaj”, deri në ditët tona, duhet të ruhet. Hemoragjia e pasviteve ‘90 të shekullit të kaluar, që ka bërë tashmë të shpërngulen nga atdheu, për një jetë më të mirë, me gjithë familjen, ka detyruar mërgimtarët shqiptarë, këtej dhe matanë kufijve tanë që t’iu përshtaten kërkesave të reja të epokës së globalizimit, ku është bërë i dukshëm rreziku i humbjes së kulturave nacionale pra, edhe të gjuhës nga breznitë e reja. Është për t’u theksuar se tashmë për fëmijët e mërgimtarëve janë hapur shkolla të shumta në vende të ndryshme, ku fëmijët marrin në mënyrë të organizuar mësime plotësuese në gjuhën amtare nga mësues patriotë e pasionantë, të cilët, në të shumtën e rasteve, e japin ndihmën e tyre vullnetarisht. Shembujt janë të shumtë dhe gjendja e këtyre shkollave, mund të themi, se përfshijnë hapësira të reja, ku jetojnë e punojnë shqiptarët. Për çeljen dhe mbarëvajtjen e këtyre shkollave kanë dhënë ndihmën e tyre dhe drejtuesit e pushtetarët lokalë si në qytetet Nju Jork, Bruksel, Hamburg, Berlin, Frankfurt, Oslo, Athinë etj. Është pozitiv fakti se në shumë qytete në Amerikë, aty ku komunitetet shqiptare janë të organizuar, janë ngritur dhe funksionojnë shkolla dhe kurse në gjuhën shqipe. Po kështu në Kanada janë hapur shkolla shqipe. Në Europë ka shembuj pozitivë të funksionimit të këtyre shkollave si në Zvicër, Gjermani, Suedi, Itali etj., ku funksionojnë shkolla të hapura nga vetë shqiptarët, sidomos nga ata të Kosovës dhe të trojeve të tjera ku jetojnë shqiptarë. Synimi i këtyre vendeve dhe shkollave mbetet i qartë: fëmijët e mërgimtarëve të zotërojnë mirë shkrim–lexim në gjuhën amtare shqipe, ta kultivojnë atë dhe letërsinë shqipe, të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve si dhe artin, kulturën dhe traditat kombëtare. Rëndësi të veçantë, në këto shkolla shqipe, u kushtohet veprimtarive të lira jashtë klase, si: puna me librin, funksionimi i bibliotekave, konkurse dhe biseda për librin etj. Kjo është gjë e mirë, sepse po bëhët edhe ndërgjegjësimi i vetë diasporës për rolin vendimtar që ka shqipja e folur dhe e shkruar për fëmijët, detyrimisht e ruajmë edhe identitetin tonë kombëtar. Vërtetë jetojmë në një shoqëri të lirë e të hapur, vërtetë jemi përkrahës të globalizimit dhe të rejave që po hyjnë në shkencë dhe teknikë, por nuk do të dëshironim kurrë që gjuha jonë e bukur të mos shkruhej e të përdorej nga shqiptarët e të gjithë brezave që do të vijnë. Mundësitë për ta mbajtur të gjallë gjuhën e bukur shqipe, gjuhën e Naimit tek nipërit, mbesat dhe stërnipërit tanë, pavarësisht se ku lindin e ku jetojnë ata, janë të dukshme. Ata, pavarësisht nga mjedisi i huaj ku jetojnë e punojnë, nga rrethanat aspak favorizuese për të përdorur gjuhën shqipe, askush nuk i pengon të flasin vetëm shqip në familje, të komunikojnë me fëmijët e tyre vetëm përmes gjuhës sonë amtare. Fjala vjen, të mos na duket vetja modern kur në çdo fundjavë me familje kalojmë në njërin prej lokaleve angleze, italiane, gjermane, greke të mos fyhemi nëse flasim në mjedise të tilla familjare në gjuhën tonë të bukur. Kushdo që thotë se jemi shqiptarë, por fatkeqësisht nuk din shqip, ai/ajo s’është më shqipëtar, ndodh që kemi dy bashkëshortë shqiptarë fatkeqësisht fëmijëve të tyre nuk ua kanë mësuar gjuhën shqipe, apo kemi raste të tjera që njëri nga prindërit është martuar me të huaj, pësëri gjuhën e nënës duhet ta flasin fëmijët. Ky veprim i prindërve shqiptarë është krejtësisht e patolerueshme.Për shqiptarët mërgimtarë, megjithë përpjekjet e mundimshme për ruajtjen e gjuhës, shqipja po bëhet e largët dhe e huaj për fëmijët e tyre. Është normale që duke jetuar në një shoqëri ku flitet një gjuhë tjetër, kuptohet dhe tendenca e kufizimit dhe shqiptimit të shqipes vjen dhe zbehet, por fëmijët duhet të projektojnë të ardhmen e tyre aty ku rriten pa harruar gjuhën e mëmëdheut, ashtu siç e ruajtën për qindra shekuj me radhë arbëreshët e Italisë. Prandaj komuniteti prindëror duhet të tregohet i kujdesshëm në ruajtjen e shqipes. Në demokracinë gjermane askush nuk gëzon respekt se i cilës kombësie je dhe çfarë kontributi ke dhënë, por në radhë të parë është aftësia në fushën e prodhimit dhe shkollimit, prandaj për ne shqiptarët modeli gjerman i shkollës dhe i edukimit është një model që duhet imituar në rrugë origjinale nga shqiptarët mërgimtarë. Nuk duhet të pretendohet të gjendet një zgjidhje–mrekulli, por të bëhet ajo që është e mundur, ajo që varet nga ne shqiptarët. Gjithnjë flitet se hapen shkolla në gjuhën shqipe. Kjo është gjë e mirë, sepse bëhët dhe ndërgjegjësimi i vetë diaspores, për rolin vendimtar që ka sot shqipja e folur dhe e shkruar për fëmijet shqiptarë. 

C:\Users\pc\Desktop\1.jpg

        Ka vite që  në Shqipëri vazhdon hartimi dhe shpërndarja e një abetareje mbarëkombëtare. Efekti i saj në diasporë e gjetkë po ndihet më së miri, shihet se ka një interesim maksimal për këtë tekst të ri të gjuhës shqipe. U bënë vite që është krijuar këshilli ndërakademik Kosovë–Shqipëri, për një shqipe standarde. Të dy akademitë, duke pasur parasysh se gjuha shqipe është tipari kryesor i kombësisë shqiptare, mjeti themelor që siguron ndërlidhjen shpirtërore ndërmjet hapsirave e vendeve shqipfolëse, synojnë që zotërimi dhe përvetësimi i shqipes standarde të jetë objekti themelor i brezave të sotëm.

       Shpresojmë që Këshilli Ndërakademik do të merret si gjithnjë me vrojtimet dhe vlerësimet e politikave gjuhësore për ta bërë shqipen tonë një gjuhë mbarëkombëtare, sepse emigracioni ndërkombëtar shqiptar është shpërndarë në Greqi, Itali, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Belgjikë, Francë, SHBA, Kanada, Zvicër, Suedi, Austri etj. Janë më shumë se 1/3 e fëmijëve që jetojnë e mësojnë shqip në këto vende.

      Me gjithë predispozitën e prindërve për të kontribuar në ngritjen e shkollave apo për të hapur klasa për mësimin e gjuhës amtare, ende ka probleme në këto vende. Është emergjente të kërkohet legalizimi në rrugë shtetërore për nisma të veçanta, që duhet ndërmerren dhe kërkohet të mendohet nga organet kombëtare të hapen dhe funksionojnë shkolla si në vendin tonë, ashtu edhe në vendet e tjera, ku kërkohen të ngrihen këto shkolla për mësimin e shqipes. Nëse ne shqiptarët bëjmë të pamundurën për ruajtjen e gjuhës shqipe, edhe shteti shqiptar të programojë diçka të frytshme pra, të organizojë dhe të drejtojë veprime drejt rrafshimit të dallimeve të krijuara si pasojë e ndarjeve politiko–administrative, që sjellin jo pak vështirësi në komunikimin kombëtar, atëherë gjuha jonë do të zërë vërtet vend të nderuar mes gjuhëve të tjera europiane. Vetëm kështu u vijmë në ndihmë në ruajtjen e gjuhës shqipe fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. “Shkolla” e familjes mërgimtare për mësimin e gjuhës shqipe, kërkon veç të tjerave të mbështetet më mirë nga politikat arsimore shtetërore me mësues e programe shkencore. Me të drejtë preokupohemi për analfabetizmin funskional në sistemin tonë arsimor, por ç’emër t’i vëmë atyre dhjetëra qindra fëmijëve shqiptarë, që ende vetëm e belbëzojnë gjuhën shqipe, pa lë të njohin historinë, kulturën, gjeografinë dhe traditat e këtij kombi. Kësaj drame duhet t’i jepet fund! Shumë përgjegjësi kanë intelektualët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në emigrim. Ata duhet të jenë më aktivë dhe më krijues në organizimin sa më efektiv të kurseve, shoqatave dhe shkollave për mësimin e gjuhës amtare. Mërgimtarë shqiptarë, flisni me fëmijët shqip në familje, se vetëm kështu mund të ruhet gjuha e mëmëdheut. 

          Indiferentët, dembelët dhe ata që nuk vazhdojnë rrugën që hapën Rilindësit tanë, historia do t’i dënojë dhe shoqëria njerëzore do të mbajë qëndrim kritik ndaj tyre. Nga Bostoni i Amerikës, Konica, para shumë vitesh, do të shprehej: “…Erdhi më në fund dhe për gjuhën shqipe koha e lulëzimit, koha plot shpresë! Me të katër anët, një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë dhe, plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipes. I vlerësojmë, i pranojmë dhe i respektojmë vlerat gjuhësore e kulturore të popujve të tjerë. Dhe respekti për të tjerët ka vlerë e besueshmëri, kur në radhë të parë respekton vlerat e kombit tënd…!”

Vite më parë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës, që u organizua seminari i XII mbarëkombëtar me temë “Për mësimin plotësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë”, ku morën pjesë mjaft gjuhtarë nga trojet shqiptare dhe diaspora, ku u shtrua problemi i përmirësimit të modeleve të mësimdhënies në shkollat shqipe në mërgatë si dhe shkëmbimi i përvojave në këtë fushë. Qeveria shqiptare ka vullnetin për të plotësuar detyrimin ndaj fëmijëve të emigrantëve, që ata të mësojnë gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare. Gjuha amtare përbën shenjën e parë të identitetit  kombëtar, si e tillë ajo duhet mësuar dhe zhvilluar…”, 

Vetëm kështu e mbajmë gjallë gjuhën shqipe tek fëmijët mërgimtarë, duke ngulmuar më shumë se deri tani për të sotmen dhe vetëm kështu shqiptarët do të jenë të denjë për të hyrë në familjen e madhe europiane, duke i shërbyer të ardhmes së brezave të rinj përmes fjalës së bukur shqipe. Mesazhi im do të ishte: “Shqipëtarë, kudo që të jeni, jeni krenarë që flisni shqip, vetëm nëse e ruajmë gjuhën shqipe kudo që jemi, mbetemi përherë shqipëtarë.

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT