• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2023

Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur

February 6, 2023 by s p

Nga Harry Bajraktari/

Dita e shpalljes së padisë për zyrtarin e lartë të FBI-së, në SHBA ishte një ditë e trishtuar për Shqipërinë dhe demokracinë e saj.

Përzierja e drejtpërdrejtë apo edhe indirekte e kryeministrit Edi Rama, këshilltarëve apo të njohurve të tij në skema pagesash të paligjshme, ka bërë që Shqipëria të përflitet për keq. Emri i saj po lidhet me fjalën “korruptim” përpara opinionit amerikan, në një kohë kur ka nevojë për reklamë të mirë, për investime nga jashtë për përkrahje për çështjen e Kosovës e të tjera.

Shpallja e padisë dhe fillimi i gjyqit kundër ish-eprorit të kundërzbulimit në Zyrën e FBI-së në New York, zotit McGonigal tregon se pavarësisht të gjithave sistemi i drejtësisë në SHBA funksionon. U krye një hetim ndaj një njeriu me shumë lidhje dhe gjykata do të vendosë nëse është fajtor.

I takon tani drejtësisë shqiptare të qartësojë nga pikëpamja e ligjit shqiptar nëse zyrtarët dhe qytetarët e e Shqipërisë janë përzjerë në korrupsion dhe kanë shkelur ligjin.

Rama ka thënë publikisht që e ka pasur mik McGonigalin Nga padia del se miku i Ramës ka vendosur nën hetim një lobist të Partisë Demokratike. Gjithashtu miq të përbashkët të tyre kanë paguar deri në 225,000 dollarë zyrtarin e FBI-së.

Këto fakte vijnë erë e keqe. Kjo mund t’i kushtojë politikisht Edi Ramës në raportet e tij me Amerikën. Mirëpo, vetëm organet e hetuesisë dhe gjykatat shqiptare mund të përcaktojnë nëse është shkelur vërtet ligji shqiptar.

SHBA ka investuar prej vitesh që të reformojë sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Tani është momenti që reforma të tregojë frytet e saj. Synimi ka qenë gjithmonë që njerëzit më të fuqishëm të mos jenë sipër ligjit. Nuk ka provë më të mirë për SPAK-un dhe Byronë e Hetimeve sesa ky rast korrupsioni që prek edhe sigurinë e Amerikës për të dëshmuar pavarësinë si rezultat i reformës.

Kjo nuk është thirrje për ta futur në burg Edi Ramën, por thirrje që organet e drejtësisë të sigurohen që ligji shqiptat nuk është shkelur si u shkel ai amerikan.

Të dy Personat A dhe B, të cituar në paditë e ngritura ndaj zotit McGonigal janë shqiptarë, një prej tyre këshilltar i kryeministrit. Çdo vend me një sistem normal drejtësie do të fillonte një hetim zyrtar formal për t’u siguruar se nga ana shqiptare nuk ka shkelje ligji. Askush nuk duhet të presë që Amerika të vrapojë mbas shkelësve të ligjit tonë. Ajo ka investuar që Shqipëria të jetë vetë e zonja të ndëshkojë korrupsionin dhe krimin në vend. Nëse nuk është ky rasti për të vepruar atëhere kur është?

Opozita shqiptare tani dyshon se edhe shpallja “non-grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndikuar nga niveli i korruptimit në nivele të tilla të larta apo se hetimi i lobimit nga Partia Demokratike ka qenë i motivuar politikisht. Si mund të ekzistojë besimi pa hetime që zbulojnë natyrën e plotë të pjesëmarrjes shqiptare në këtë histori?

Për më tepër, kjo nuk është hera e parë që shohim Edi Ramën, në një situatë të tillë. Disa vite më parë, një tjetër “mik” i tij, përsëri nga New Jersey, pagoi 80,000 dollarë për bileta çift, për një darkë fondmbledhëse me kandidatin për President Barack Obama. Në vend të gruas mori me vete dhe futi në darkë Edi Ramën, i cili bëri një fotografi me Obamën, të cilën e shiti si provë bashkëpunimi në fushatën e tij të zgjedhjeve në Shqipëri.

Për mënyrën se si u bë, në SHBA ishte shkelje ligji. Ligji amerikan nuk lejon kontributet nga jashtë vendit në fushatat zgjedhore. Dhënia e parave, pjesëmarrja e mbarë procesi është i hapur dhe patrullohet rreptësisht. Shqiptari në fjalë u dënua me burg, ndonëse me kusht, në 2017, kurse një amerikan që i kishte ndihmuar të dy për kontributin e paligjshëm u dënua me katër muaj burgim shtëpie. 

Gjykata u tregua në fakt shumë dorëlëshuar. Të gjithë rrezikonin disa vite burg. 

Precedenti dëshmon një prirje nga zoti Rama për të shkelur ligjin apo vepruar në skajet e tij. Kryeministri ka thënë se hetimi në SHBA mbaroi dhe kush dyshohej për shkelje ligji është paditur. Por, hetimi në SHBA nuk merret me shkeljet e ligjit shqiptar, as me abuzimin e zyrës. Këto janë prerogativë të drejtësisë shqiptare.

Kam pritur më kot këto ditë për një deklaratë nga organet e drejtësisë në Shqipëri për anën e tyre të punës, për Ramën apo për këshilltarin e tij.

Një koment nga Ambasada Amerikane gjithashtu duhej të kishte dalë në media. Ambasadorja Yuri Kim ka qenë shumë e angazhuar me drejtësinë dhe ka premtuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin. Tani është rasti për ta provuar këtë. 

Hetojeni Edi Ramën dhe sigurojuni që nuk ka shkelje ligji nga ana e Shqipërisë si po bën edhe SHBA nga ana e saj.

Përndryshe populli do ta humbë besimin te institucionet ende pa mbaruar mirë reforma e drejtësisë.  

Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish-botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropist shqiptaro-amerikan, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medalja Presidenciale e Kosovës për Merita si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenciale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Filed Under: Politike

MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…

February 6, 2023 by s p

Nga Visar Zhiti

“U themelua dega më e re e Vatrës në Çhicago, në 4 shkurt…” – boton lajmin e entuziazmuar “Gazeta Dielli – Faqja Zyrtare” dhe urojmë sinqerisht që ky entuziazëm të kalojë nga ai grusht i parë “aktivistësh të saj”, tek anëtarët e parë dhe të mbërrijë në sa më shumë shqiptarë në metropolin botëror të Çikagos.

Çdo familje shqiptare në SHBA është një “vatër”, do të thosha, çdo shtëpi është një “ambasadë” dhe urimi i parë është, ashtu siç e ka dhe Kushtetuta Amerikane, që qofshin të lumtur! Të mirë integruar, të marrin sa më shumë nga idealet e larta të Amerikēs, të lirisë dhe të demokracisë, të Kulturës së Shtetit më të fuqishëm në botën e sotme dhe të dinë të investojnë dhe në dheun amë nga ato të gjitha për një begatim të mëtejshëm.

Ndërkohë u duhet dhe bashkëpunimi i ndërsjelltë, dashuria, përbashkim sa më të gjerë, në vijim njohje të kulturës amtare, mbështetje dhe përhapje të saj aty ku janë, veçanërisht ruajtjen e gjuhës së lashtë dhe të bukur shqipe, një nga gjuhët më të rendësihme në botë, sipas shkencëtarëve linguistikë, mësimin e saj në brezat e rinj.

Themeltarët e ndritshëm dhe të paarritshëm të Vatrës së dikurshme shqiptare në SHBA, i shumëdituri Faik Konica dhe Imzot Fan Noli, idealistë të mëdhenj, shkrimtarë të mëdhenj, veprimtarë të mëdhenj, apo dhe kryetarë të tjerë të hershëm të bashkësisë panshqiptare, që lanë gjurmë të pashlyeshme në më shumë se një shekull, siç qe midis tyre dhe Profesor Arshi Pipa, filozofi dhe poeti, që u arratis nga burgjet e diktaturës së atdheut, Kanunorja e përbashkët që lanë trashëgim ata, arritjet patriotike dhe kulturore, qofshin përherë pishtarët udhërrëfyes dhe program në rrugëtimin e shqiptarëve në Atdheun e Ri, për një rimëkëmbje shpirtërore të tyre në çdo “vatër”, ndërkohë dhe urë e idealit Kombëtar me realitetet e shtetit të madh amerikan.

Në metropolin e Çikagos tashmë dihet që ka dhe traditë shqiptaro-amerikane, sado të pakta, për ne janë të çmuara dhe shumë, mjafton të kujtojmë të famshmit e kinemasë dhe të teatrit amerikan, vëllezërit korçarë Belushi, po në Çikago kanë jetuar dhe patriotët e shquar, vlonjati Isuf Luzaj dhe çami Bilal Xhaferri, të dy shkrimtarë të shquar, po kështu kemi bamirësin dhe investitorin e albanalogjisë, përmetarin idealist Idai Edy Bregu, etj, jetët dhe veprat e tyre duhen të jenë shembuj frymëzimi për të bërë më të mirën dhe më shumë.

Në Çikago ka biznese të suksesshme shqiptarësh, por ka dhe intelektualë të shquar, profesionistë, pedagogë, studiues, inxhinierë, ekonomistë, juristë, mjekë, politikanë, këshilltarë, gazetarë, këngëtarë, dhe të famës botërore, artistë, botues, etj, sintetizues të të gjithave: shkrimtarë. Dhe të mos harrojmë që ka dhe lexues pasionantë, grupe dhe shoqata, të fuqishme janë dhe ato të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, e Jugut për ne, ato të Kosovës, të Malit të Zi, janë institucionet e fesë, një xhami e shqiptarëve, kisha ortodokse e shqiptarëve, komuniteti katolik shqiptar dhe lega e tyre “Gjon Buzuku”, më tej ngjitur është dhe Teqeja e shqiptarëve, ku të gjithë nderojnë dhe kujtimin e Baba Rexhepit ashtu si dhe Motrat Qiriazi, që erdhën në atdhe dhe hapën shkolla shqipe, por diktatura komuniste i përndoqi dhe i burgosi dhe i vrau, po është shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, revista e tyre “Pena”, ndërkaq gazeta “Dielli”, e themeltarëve të saj të ndritur, tashmë është bërë gazeta më e vjetër e të gjitha diasporave në SHBA, mbi një shekullore, pastaj iu shtua shqiptarëve dhe gazeta “Illyria”, duke arritur te revista elitare kulturore “Peizazhe të Fjalës”, institucione krahas instituteve, akademi, jepet mësim shqip në shkolla, ka degë të letërsisë shqipe në universitete, krahas radiove lokale shqip është “Zëri i Amerikës”, institucioni më i fuqishëm në botë i komunikimit, ku është dhe seksioni shqip, etj, dhe më e rëndësishmja, është rritur një brez i ri shqiptaro-amerikan, studentë të shkëlqyer, që janë futur në jetë në fusha të ndryshme, të shkencave dhe arteve, madje edhe të ushtrisë duke i shërbyer me devotshmëri e besim Atdheu të ri, SHBA në çdo pikë të globit, etj.

Një areal i bukur, i fuqishëm, duhet njohur dhe dashur dhe frymëzuar. Në fakt duhet të frymëzohen prej tyre të gjithë, prej talentit dhe sinqeritetit rinor, prej dijeve, larg politikave përçarëse, asaj egërsie aq ballkanike, fodullëkut tradicional, prapashpinërive dhe korrupsionit shtetëror në vendin që lanë, nga ku tentakulat e këqia të së kaluarës janë përpjekur të mbarten dhe përkëtej oqeanit. Në Amerikën e madhe kanë ardhur shumë të përndjekur, ish të burgosur politikë, por po aq shumë nga ata që përndiqnin dhe fusnin nëpër burgje dhe kjo duhet parë dhe si ndërgjegjësim, vijnë pas një diaspore të përgjegjeshme politike, e emancipuar dhe patriotike, vepruese, me të persekutuar në atdhe, ku palët tani të dënojnë së bashku të kaluarën, me drejtësi, me mirëkutim, por dhe si paqe, për të ndërtuar një të tashme normale brenda vetes, për një të ardhme shpirtërore më të mire, një vatër përbashkuese.

Dhe të mos keqpërdoret, të mos i shërbejë një përçarjeje të re apo politikave të mbrapshta në Shqipëri. Duhet përballje me kujtesë dhe kujdes, me ide dhe punë dhe vizion, jo me mirazhe, pa u hutuar nga themelimet kafeneve apo restoranteve, që të mos shndërrohen thjesht në biznese të përfitimeve vetanake, në pirje dhe ngrënie, madje dhe të njëri-tjetrit siç dhe ka ndodhur, duke u kthyer në konflikte dhe gjyqe, ku harxhohen dollarë, shpesh e të tjerëve, e anëtarësisë. Por të duam të ngremë veten së bashku. Themelime pranë busteve të idealistëve, heronjve, pranë librave dhe hartave, me projekte dhe këshilla drejtues e kryetarë që janë shquar duke i dhënë komunitetit, me idealistë dhe profesionistë…

Pra themelimet të nisin me një bibliotekë të re a muze a shkollë.

Shqiptarët shquhen dhe për mirë. Në botë dua të them. Si popull dhe si individë. Kanë një histori të lavdishme:

1- Kanë mbrojtur në shekuj identitetin dhe kulturën e tyre pa dëmtuar popujt e tjerë. Madje u bënë dhe mur mbrojtës i Europës dhe kulturës Perëndimore.

2- Shqipëria, kur populli hebre përndiqej nga bisha naziste-fashiste, u bë atdheu i tyre i dytë, shqiptarët i futën nëpër familje për t’i mbrojtur. Vepruan dhe institucioni i lashtë Besës dhe i mikpritjes.

3- Dhe kur Italia fashiste kapitulloi, mijëra ushtarë të saj endeshin rrugëve të uritur, prapë shqiptarët bënë të pabesueshmen, u dhanë bukë dhe strehë dhe ndodhi porosia biblike: armiqtë t’i kthejmë në vëllezër.

Dhe të mos lejohet, të mosveprohet që vëllezërit të kthehen në armiq.

4- Shqipëria është vendi emblematik i harmonisë fetare.

Ja, pra disa nga virtytet kolektive që ia tregojmë botës, ia japim njerëzimit, që, edhe kur je një popull i vogël, prapë je i madh nga vlerat.

Kumunitetet shqiptare, edhe ato arbëreshe, tashmë janë konsoliduar në SHBA, janë integruar pa humbur, sepse është Amerika që të pranon dhe t’i jep mundësitë të gjitha të shpalosesh se cili je, se ç’arrtitje ke, nderon lidershpin moral dhe kulturor të popujve, është vendi ku njihen dhe nderohen lart edhe Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, i cilësuar dhe si “Mbrojtësi i paepur i qytetërimit Perëndimor”, edhe ikona e dashurisë së botës, Shenjtorja Nënë Tereza jonë. Që të dy kanë shtatore në SHBA.

Çdo “Vatër” shqiptare ta mbajë ndezur këtë zjarr, zjarrin e atdhedashurisë, si për vendin-amë, Shqipërizën tonë, siç i thoshte Naimi ynë, dhe për Atdheun e ri e të madh SHBA, për forcimin e miqësisë mes dy popujve tanë, bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Tashmë dhe Shqipërinë e kemi në Aleancën me të fuqishme në glob, në NATO, ajo s’është vetëm ushtarake, por dhe ekonomike e kulturore. I quajmë aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ato kanë qenë dhe janë shpëtimtari jetik i Kombit tonë, na kanë mbrojtur duke e ndalur copëzimin e mêtejshëm të trojeve tona dhe çliruan Kosovën tonë. Dy shtete shqiptare në Ballkan. Një diasporë e pêrbashkët në SHBA. Edhe në metropolin botëror të Çikagos.

Thënë përmbledhshëm, për ta mbyllur, mbas urimeve duhet punë, në fakt duhej dhe para urimeve, mbas entuziazmit duhet përkushtimi, në fakt duhej dhe para tij, dhe patjetër veprat, të mëdha, të vogla, ato të idealit të përbashkët, që na duhen…

Filed Under: Komente

Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?

February 6, 2023 by s p

In this photo provided by Chad Fish, a large balloon is struck down above the Atlantic Ocean, just off the coast of South Carolina, Saturday, Feb. 4, 2023. The downing of the suspected Chinese spy balloon by a missile from an F-22 fighter jet created a spectacle over one of the state’s tourism hubs and drew crowds reacting with a mixture of bewildered gazing, distress and cheering. (Chad Fish via AP)

Analizë nga Rafael Floqi

Shtetet e Bashkuara rrëzuan të shtunën balonën kineze në brigjet e Karolinës së Jugut, një objekt fluturues që dyshohet se është përdorur për përgjim. Balona ftuturoi për disa ditë mbi objekte të ndjeshme ushtarake në të gjithë Amerikën e Veriut, duke u shndërruar në pikën më të fundit të tensioneve mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Pas rrëzimit, autoritetet do të heqin mbetjen e saj nga ujrat territoriale amerikane. Balona u pikas të enjten, tek fluturonte në një lartësi prej 18 kilometrash dhe u vlerësua të ishte e madhe sa tre autobusë shkollash.

Pamjet televizive treguan një shpërthim të vogël, e më pas balona u pa tek binte në rënie të lirë në drejtim të ujit. Po kështu në pamje shquheshin avionë ushtarakë amerikanë, tek fluturonin në afërsi të saj, si dhe anije gati për operacionin e nxjerrjes së balonës nga ujërat e oqeanit Atlantik.

Planet për rrëzimin e balonës mbi oqean u njoftuan më herët nga dy zyrtarë amerikanë që folën në kushte anonimiteti mbi këtë operacion të ndjeshëm.

Në përgatitje të operacionin, Administrata Federale e Aviacionit mbylli përkohësisht hapësirën ajrore mbi vijën bregdetare të Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut, përfshirë aeroportet në Charleston dhe Myrtle Beach, në Karolinën e Jugut, si dhe në Wilmington, të Karolinës së Veriut. Roja Bregdetare këshilloi gjithashtu mjetet lundruese që të largohen menjëherë nga zona.

Përpara rrëzimit të saj Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara “do të zgjidhin çështjen” e balonës kineze.

Autoritetet e kanë mbajtur balonën ‘spiune’ kineze nën monitorimin të vazhdueshëm. Të premten Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një tjetër balonë kineze, ishte pikasur tek fluturonte mbi Amerikën Latine. 

Pentagoni pohoi njoftimet se një balonë e dytë kineze po fluturonte mbi Amerikën Latine.

“Vlerësojmë se është një tjetër balonë kineze, që po përdoret për përgjim”, tha në një deklaratë gjeneral brigade Patrick Ryder, sekretar i shtypit të Pentagonit.

Autoritet amerikane e konsideruan incidentin me balonën në territorin amerikan ngjarje të rëndë, në shkelje të hapur të hapësirës ajrore amerikane dhe ligjit ndërkombëtar. Por Kina ka këmbëngulur se balona, e cila sipas Pekinit kishte humbur kontrollin, ishte civile dhe se ishte përdorur për mbledhjen e të dhënave meteorologjike.Incidenti me balonën detyroi Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken të shtyjë vizitën e planifikuar për këtë fundjavë në Pekin.

“Arritëm në përfundimin se aktualisht nuk egzistojnë kushtet e përshtatshme për një vizitë konstruktive”, tha zoti Blinken Si një balonë spiune kineze hodhi në erë një udhëtim të rëndësishëm diplomatik në SHBA

Balonat në lartësi të mëdha mund të duken jo mbresëlënëse në krahasim me imazhet satelitore që tashmë mund të dallojnë detaje të vogla nga lart në qiej. Por balonat, siç vuri në dukje analisti William Kim vitin e kaluar, kanë disa përparësi ndaj satelitëve. Ato janë të lira, mund të zgjasin për muaj të tërë, mund të lëvizin në vend në vend që të ndjekin gjurmët e parashikueshme të satelitëve dhe janë çuditërisht të vështira për t’u hequr.

Më parë, e gjithë kjo ishte mohuar nga një faktor i dukshëm: Ata ishin në mëshirën e erës. Por teknikat e reja të të mësuarit të makinerive tani lejojnë balonat të përdorin rrymat e ajrit për të drejtuar veten në drejtimet e përcaktuara, duke e bërë teknologjinë shumë më të dobishme.

Pse tani?

Megjithëse balonat janë një mjet i fuqishëm i mundshëm mbikqyrjeje, është e çuditshme që Pekini do të bënte diçka kaq provokuese pak përpara një udhëtimi kryesor diplomatik të SHBA-së, veçanërisht pasi Kina po shtyn të riparojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara pas pandemisë. Kina sigurisht që ka një interes të fortë në monitorimin e vendeve bërthamore të SHBA-së dhe Uashingtoni ka ndjekur nga afër zgjerimin bërthamor të Kinës. Por Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu plot me vende të ndjeshme ushtarake të një lloji apo tjetër, dhe një ballone jashtë kursit do të kishte më shumë gjasa sesa të mos largohej afër njërës.

Është e mundur që ky të ishte një provokim i qëllimshëm nga disa anti-SHBA. fraksion brenda ushtrisë kineze ose shtetit të sigurisë – ndoshta si përgjigje ndaj dobësimit në shtytjen e fundit kineze për marrëdhënie më të mira me Uashingtonin. Por ka më shumë gjasa që ky të ishte një gabim i thjeshtë – që një program ekzistues i mbikqyrjes u zbulua ose ndoshta edhe që balona nuk kishte për qëllim të hynte fare në territorin e SHBA.

Ka shumë të ngjarë që Kina e ka përdorur këtë teknikë për një kohë dhe se Shtetet e Bashkuara ishin në dijeni të saj, por diplomatikisht zgjodhën të mos përgjigjeshin. Në një konferencë të enjten në mbrëmje, një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së konfirmoi se ndërhyrje të tilla kanë ndodhur edhe më parë: “Nuk është hera e parë që një balonë e kësaj natyre kalon mbi Shtetet e Bashkuara kontinentale. Ka ndodhur disa herë të tjera gjatë viteve të fundit, për t’u përfshirë para kësaj administrate.” Faktori nxitës për këtë incident duket se është se balona  zhvendos aq ulët sa të ishte i dallueshëm nga civilët, që do të thotë se autoritetet amerikane duhej të përgjigjeshin.

Sipas dy zyrtarëve të lartë të mbrojtjes, amerikanët ishin në gjendje të mblidhnin inteligjencë mbi balonën ndërsa fluturonte mbi SHBA, duke u dhënë atyre një numër ditësh për ta analizuar atë dhe për të mësuar se si lëvizte dhe çfarë ishte në gjendje të vëzhgonte. Zyrtarët informuan gazetarët në kushte anonimiteti. Zyrtarët thanë se ushtria amerikane po vlerësonte vazhdimisht kërcënimin dhe arritën në përfundimin se teknologjia në balonë nuk i dha kinezëve inteligjencë të konsiderueshme përtej asaj që mund të merrte tashmë nga satelitë.

Si do të përgjigjet Kina?

Pekini ka thënë se balona është një balonë moti që u largua nga kursi, i prekur nga perëndimi dhe se i vjen keq për hyrjen e paqëllimshme të balonës në hapësirën ajrore të SHBA. Është shumë e pamundur që ai të ndryshojë pozicionin për këtë – është e vështirë për Pekinin të pranojë publikisht fajin. Është e mundur që mund të ketë ndonjë pranim ose falje pas dyerve të mbyllura.

Kina u përgjigj se rezervoi të drejtën për të “ndërmarr veprime të mëtejshme” dhe kritikoi SHBA-në për “një reagim të tepruar të dukshëm dhe një shkelje serioze të praktikës ndërkombëtare”. Në deklaratën e saj të dielën, Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha se “Kina do të mbështesë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanisë përkatëse, dhe në të njëjtën kohë do të rezervojë të drejtën për të ndërmarrë veprime të mëtejshme në përgjigje”.

 Ministria e Mbrojtjes e Kinës i bëri jehonë deklaratës më vonë gjatë ditës, duke thënë se “rezervon të drejtën për të marrë masat e nevojshme për t’u marrë me situata të ngjashme”. Prania e balonës në qiellin mbi SHBA këtë javë i dha një goditje të rëndë marrëdhënieve tashmë të tendosura SHBA-Kinë që kanë qenë në një spirale në rënie prej vitesh. Kjo e shtyu Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të anulonte papritur një udhëtim me aksione të larta në Pekin që synonte lehtësimin e tensioneve. “Ata e hoqën atë me sukses dhe unë dua të komplimentoj aviatorët tanë që e bënë atë,” tha Biden pasi zbriti nga Air Force One rrugës për në Camp David.Anulimi ose shtyrja e udhëtimit të Blinken në momentin e fundit mund të forcojë anti-SHBA. liderët e linjës së ashpër në udhëheqjen kineze, të cilët do ta lexojnë këtë duke treguar se Uashingtoni nuk ishte kurrë serioz në përpjekjen për të rindërtuar një marrëdhënie pune. Edhe ata që janë më dashamirës ndaj përpjekjeve diplomatike të SHBA-së mund ta shohin këtë si një shenjë se Uashingtoni është bllokuar nga politika e brendshme anti-kineze.

Reagimi i republikanëve

Republikanët ishin kritikë ndaj përgjigjes së Biden. “Të lejosh një balonë spiune nga Partia Komuniste e Kinës të udhëtojë në të gjithë Shtetet e Bashkuara kontinentale përpara se të kundërshtojë praninë e saj është një projeksion katastrofik i dobësisë nga Shtëpia e Bardhë”, tha Senatori i Mississipit Roger Wicker, republikani më i lartë në Shërbimet e Armatosura të Senatit. Komiteti. Senatori Thom Tillis, R-N.C., shkroi në Twitter: “Tani që ky episod i turpshëm ka mbaruar, ne kemi nevojë për përgjigje nga administrata Biden për procesin e vendimmarrjes. Kina komuniste u lejua të shkelte papenguar sovranitetin amerikan për ditë të tëra. Ne duhet të jemi më të përgatitur për provokimet dhe inkursionet e ardhshme nga PKK.” Senatori Lindsey Graham, R-S.C., ishte më pozitiv: “Faleminderit burrave dhe grave të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara që ishin përgjegjës për përfundimin e misionit për të rrëzuar balonën e vëzhgimit kinez. Administrata Biden bëri gjënë e duhur për ta rrëzuar atë.”

Çfarë ndodh më pas?

Ky është një tjetër konfirmim se jemi në ditët e para të Luftës së Ftohtë 2.0, ku survejimi i ndërsjellë ishte një nga çështjet më të tensionuara. Merrni incidentin e avionit spiun U-2 të vitit 1960, në të cilin Shtetet e Bashkuara u kapën në një gënjeshtër të turpshme pasi sovjetikët jo vetëm që rrëzuan një avion gjoja të pazbuluar, por e kapën të gjallë pilotin e tij dhe e detyruan të rrëfehej në televizionin kombëtar. Që erdhi në një rr relativisht të përshtatshëmepoka e marrëdhënieve SHBA-Sovjetike dhe anulimi i përpjekjeve në bisedimet për çarmatimin. Në një jehonë të frikshme të ditës së sotme, Shtetet e Bashkuara, para zbulimit të kapjes së pilotit, pretenduan se avioni kishte kryer punë meteorologjike dhe kishte hyrë aksidentalisht në territorin sovjetik.

Nuk ka asnjë pilot kinez të balonës që mund të prodhohet këtu, por disa nga pasojat mund të varen nga mënyra se si ulet balona. Balonat si kjo janë çuditërisht të forta dhe shpesh kanë nevojë për forcë shpërthyese për t’u shkatërruar, gjë që mund ta lërë natyrën e saj të paqartë. Nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë gjejnë pajisjet e mbikqyrjes që janë padyshim për monitorim ushtarak – jo meteorologjik, megjithatë, gjërat do të bëhen më të sikletshme për Pekinin.

Sido që të jetë, kjo është ti hedhesh benzine besimit te fortë në Kongres se Kina është një kërcënim i madh për Shtetet e Bashkuara. Një zyrtar amerikan deklaroi se vizita e Blinken u shty, nuk u anulua dhe se Blinken nuk donte që balonë të dominonte bisedimet. Kjo duket e mundshme: Uashingtoni ka një interes të madh për të lexuar gjendjen shpirtërore në terren në Kinë pas trazirave të protestave të vitit të kaluar dhe ndryshimit të politikave të tij zero-COVID. Por një marrëdhënie tashmë e ftohtë midis dy fuqive më të mëdha në botë sapo u bë pak më te ngrira per nje balone. A thua wshtw kjo preludi i Luftës së Tretë Botërore?

Filed Under: Analiza Tagged With: Rafael Floqi

Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

February 6, 2023 by s p

New York, 6 Shkurt 2023 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA shpreh ngushëllimet më të thella për jetët e humbura në tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe lutet për shërimin sa më parë të të gjithë të plagosurve. Përshpirtjet, mendimet dhe lutjet tona qëndrojnë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie shkatërrimtare. Zoti ju dhashtë forcë për të kaluar këtë moment të tmerrshëm. Zemrat tona qëndrojnë krah zemrave të lënduara e shpirtrave në pikëllim.

Me dhimbje dhe pranë jush

Kryetari i Vatrës

Elmi Berisha

Filed Under: Politike

“VENDI IM” 5th Anniversary Concert Event

February 6, 2023 by s p

Vendi Im is an annual concert event dedicated to Kosova’s independence, promoting traditional Albanian music with a unique and modern twist.

This year, like any other year, our cast and crew are working hard to deliver and entertain you all with an elegant and memorable artistic production.

Together, we have built a tradition so let’s keep it going! We look forward to seeing you all on Friday, February 17th.

Mirëupafshim!

Tickets: https://www.eventbrite.com/e/vendi-im-tickets-518784948747

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 49
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT