• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2023

Presidentja Vjosa Osmani: NATO-ja parandaloi shfarosjen e popullit të Kosovës

March 24, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ambasadorë të shteteve të QUINT-it, kanë bërë homazhe te Memoriali u ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 24 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s, me të cilin iu dha fundi gjenocidit të regjimit gjenocidal të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.Presidentja Osmani theksoi se vullneti i popullit të Kosovës për liri mori mbështetjen e duhur nga ana e botës së perëndimore, botës së lirë, e cila u vu në anën ë duhur të historisë, në anën e së drejtës.“Miku i madh i Kosovës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në ditën e dhënies së urdhrit për fillimin e bombardimeve në një fjalim historik të tij, deklaroi se: ‘forca jonë ushtarake iu bashkuan aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës’”, theksoi Presidentja Osmani.Më tej, Presidentja Osmani theksoi se NATO-ja ia pamundësoi regjimit kriminal spastrimin etnik të popullit të Kosovës.“Prandaj u jemi përherë mirënjohës. 24 Marsi është dita e kthesës, shpresës dhe lirisë. Do ta përsërisim çdo herë se populli i Kosovës ishte viktimë më 1999, ndërkaq Serbia ishte agresore. Kështu do të jetë gjithnjë në analet e historisë”, është shprehur Presidentja Osmani.Sipas Presidentes Osmani, liria është një guri themeltar i dinjitetit njerëzor.“Megjithatë, këto vlera nuk janë gjithmonë të lehta për t’u ruajtur. Po jetojmë në një kohë kërcënimesh për të gjithë ne. Prandaj, sërish botës së lirë i duhet unitet kundrejt tiranëve, autoktratëve e diktatorëve. Ne duhet ta dëshmojmë se paqja dhe liria nuk janë ideale të dëshiruara, por realitete të jetuara. Ne e çmojmë kontributin e miqve tanë, ndaj duke ruajtur aleancën me partnerët tanë do ta ruajmë lirinë dhe të ardhmen tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.Presidentja Osmani ka falënderuar gra e burra të shteteve anëtarë të NATO-s, për kontributin e tyre më 1999 për lirinë e Kosovës dhe ka potencuar se secili nga ta gëzon mirënjohjen e thellë e të vazhdueshme të popullit të Kosovës.

Filed Under: Politike

Oda Amerikane përshëndet marrëveshjen për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

March 24, 2023 by s p

Prishtinë, 24 mars 2023 – Oda Ekonomike Amerikane përshëndet marrëveshjen e arritur së fundmi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.Oda Amerikane beson fuqishëm se marrëveshja do të hapë mundësitë e zhvillimit ekonomik për të dyja shtetet, duke përmirësuar shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve.Derisa të dyja shtetet konfirmojnë obligimin e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të shkuara, Oda Amerikane përsërit thirrjen e saj për Qeverinë e Kosovës që t’i bashkohet iniciativës së Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë për treg të përbashkët rajonal, të sipas dakordimit të bërë në Uashington më 4 shtator 2020.Oda Amerikane u bënë gjithashtu thirrje të dyja shteteve që të respektojnë zotimet e dhëna më parë për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Zhvillimi i infrastrukturës së transportit, së bashku me njohjen reciproke të diplomave universitare dhe certifikimeve profesionale do të mundësojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, si edhe lirinë e ofrimit të shërbimeve, duke përmirësuar në këtë mënyrë mobilitetin e bizneseve dhe profesionistëve brenda hapësirës së Ballkanit të Hapur.Në fund, duke kuptuar rëndësinë që marrëveshja do të ketë për Kosovën, Serbinë dhe rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të përkrahë përpjekjet e mëtejme për normalizim ekonomik, duke avokuar pranë qeverive për heqjen e barrierave ekzistuese, si dhe do të ofrojë mundësi rrjetëzimi për bizneset në tërë rajonin.

Filed Under: Ekonomi

Latinishtja sot

March 24, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Mund të jetë latinisht, por lingua franca e Botës është ende e gjallë si pjesë e gjuhës moderne. Përkthimi fjalë për fjalë nuk është mënyra se si përdoret.Kur hyni në një marrëveshje “quid pro quo” me dikë, ju po premtoni të bëni diçka për të, nëse ai bën diçka në këmbim – është shkëmbim – diçka për diçka. Por kjo shrehje u krijua në shekullin e 16-të si term mjekësor për të ndërruar një trajtim me një tjetër.Bona FideShprehje shpresëdhënëse që përkthehet “mirëbesim” në latinisht. Sot përdoret për të përshkruar këdo ose çdo gjë që është legjitime ose ka kredenciale të forta. Në fakt, fjala është ripunuar në një emër zhargon – duke sugjeruar që dikush ka “bonafide”, kur vjen me rekomandime të forta (nepotizëm). Persona Non GrataQoftë ish-bashkëshorti, apo një personazh i famshëm i turpëruar, dikur etiketoheshin si persona non grata, ata thjesht nuk ishin të mirëpritur. Është një nga termat latinisht, që vjen nga ajo që quhet latinishtja e re. U përdor për herë të parë rreth vitit 1877.Carpe DiemE preferuar prej kohësh për tatuazhet dhe motot e pikturuara, kjo frazë e shkurtër konsiderohet e ngjashme me “kap ditën”. Ajo vjen nga poeti romak Horaci për të shprehur idenë se njeriu duhet ta shijojë jetën, ndërsa mundet:”Këpute ditën sot, duke besuar sa më pak të jetë e mundur se nesër do të kesh një ditë tjetër më të mirë”.Status QuoStatus quo përdoret shpesh si një zëvendësim për “i njëjti i vjetër. Në latinisht, shprehja origjinale status quo, përkthehet “gjendja në të cilën” – një kuptim edhe më i shkurtër i një fraze më të gjatë që do të thotë “në gjendjen në të cilën gjërat ishin para luftës”. Me fjale te tjera? Ndoshta status quo – për disa njerëz ose vende që nuk duan të ndryshojnë – nuk është një gjë e keqe.Et ceteraFraza latine fjalë për fjalë përkthehet në “dhe pjesa tjetër”, dhe shkurtesa “etj”. ende përdoret për të nënkuptuar se ka më shumë artikuj të ngjashëm të përfshirë në listë. Ajo u përdor për herë të parë në Mesjetë dhe ka mbetur një nga përdorimet më të vazhdueshme të latinishtes.Ad HocKur i bëni gjërat jashtë prangave, sipas dëshirës ose pa një plan formal, kjo është ad hoc. Në latinisht, fjalë për fjalë do të thotë “për këtë” ose “në lidhje me këtë”. Ndërsa i paplanifikuar, përdorimi i duhur ad hoc do të japë disa tregues drejt temës ose qëllimit. “Ne po e bëjmë këtë takim ad hoc mbi procedurat e sigurisë përpara se të kemi një aksident tjetër.”De FactoNë latinisht, kjo frazë përkthehet në “në fakt”. Përdoret pak më ndryshe në gjuhën moderne – për të sugjeruar kuptimet ose synimet e paracaktuara, të supozuara ose të qarta, nëse nuk shprehen në mënyrë eksplicite. Për ta përdorur atë në një fjali, mund të thuhet, “në fakt gjendja është si më parë”.Vice VersaKjo shprehje latine e fillimit të shekullit të 17-të do të thotë “pozicion i kthyer nga ana”. Gjuha e sotme e përdor atë për të treguar dy gjëra që janë plotësisht të këmbyeshme, të tilla si, “Unë mund të punoj për ju këtë fundjavë, dhe ju fundjavën tjetër”.Photo: dialogueuk.com

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

SOT TE VATRA PROMOVOHET “DIPLOMACIA NDËRKOMBËTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1997-1999”

March 24, 2023 by s p

Sot Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA do të promovojnë librin “Diplomacia Ndërkombëtare dhe Çështja e Kosovës 1997-1999” të historianit Dr. Lulzim Nika ditën e Shtunë ora 11 Am në Selinë Qendrore të Federatës Vatra në adresën: 2437 Southern Blvd, The Bronx, NY 10458.

Ftohet komuniteti dhe mediat të marrin pjesë.

Filed Under: Opinion

Lamtumirë kolegu im Inxhinier Paskal Çuko

March 23, 2023 by s p

Nga Qemal Zylo

Këto ditë ndërroi jetë në Queens, New York Inxhinieri ushtarak Paskal Çuko.  Ai dha frymën e fundit në North Shore Forest Hills Hospital.  

Me trishtim e morëm këtë lajm të ndarjes nga kjo botë nga dhëndri i tij Tarzan Sadiku i cili i shërbeu së bashku me Mirandën, bijën e Paskalit, me plot përkujdesje dhe dashuri atërore, Për këtë përkujdesje të madhe ndaj Atit të tyre mikja e tyre e ngushtë Dea Telegafi fliste fjalë miradie.    

Të ndjerin Paskal Çuko do ta kujtoj plot respekt dhe mall, pasi për gati një dekadë kemi qenë bashkë në një zyrë në Ministri të Mbrojtjes në Drejtorinë e Autokratorëve, njëkohësisht e kishja shok në Universitetetin e Tiranës dega inxhinieri, i cili e vazhdoi në një moshë më të rritur.  

Ndonëse diferenca e moshës ishte e madhe, ne nuk na pengonte aspak, përkundrazi na afronte dhe më shumë.  Në jetë kam kuptuar se të kesh një shok të mirë nuk ka rëndësi mosha, feja, ideja, por rëndësi kanë bazat e forta të edukatës dhe të respektit reciprok.  

Inxh Paskal Çuko ishte një koleg i nderuar në punë, i cili dallohej si fjalëpak, i urtë dhe me një qetësi olimpike.  Ai me kulturën e punës dhe të komunikimit dinte të na afronte dhe të bashkëpunonim si ekip në këtë drejtori me shumë korrektësi dhe dashuri për detyrën e ngarkuar.  Inxhinieri ushtarak Paskal Çuko me plot vullnet dhe mençuri zbatonte programet e kohës dhe ishte i nderuar dhe i respektuar. 

Familja e tij dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit në varrezën “All Faiths Monuments” Queens, New York.  Ajo që do të më bënte përshtypje ishte se në parcelën e të ndjerit Paskal Çukos pranë kishte disa shqiptarë.  Duke i parë sikur më rehatohej shpirti dhe ndjeja paqe me vetëveten, pasi dhe streha e fundit larg Atdheut është nje dhimbje gërryese më vehte…  Këtë e kuptojmë vetëm ne që kemi ikur prej andej. 

Përshtypja tjetër ishte se në këtë varrezë janë dhe Fred Trump babai i Donald Trump dhe Mary Anne MacLeod Trump nëna e Donald Trumpit, presidenti i 45-të i SHBA-s.

Fjalën e lamtumirës e mbajti e bija e tij Majera e cila kishte ardhur enkas nga Italia.  

Me lot në sy dhe plot emocion ajo midis të tjerash tha se: “Trashëgimia më e madhe që një prind mund të lerë janë kujtimet plot dashuri atërore.  Oh babi, qe s’do t’i harrojmë kurrë këshillat e tua të vyera, dhe atë më kryesoren se sa shumë duhet ta çmojmë dhe ta duam jetën.  Ju që na keni dhënë dashuri aq shumë, të premtojmë se këtë dhimbje do ta kthejmë në force ashtu siç e deshiroje ti babi.”

E ftuar nga Miranda e bija e tij në drekën e memories për të folur, ndava kujtimet e mia me familjen dhe të ftuarit.  Paskal Çuko la në pikëllim tri vajza që i rriti plot kujdes dhe edukatë, Mirandën, Majerën, Brisin si dhe bashkëshorten e tij fisnike mësuese Myzaferen.

Qofsh i Parajsës Inxhinier Paskal Çuko!

Lamtumirë!

22 Mars, 2023

New York 

Filed Under: Kronike Tagged With: Qemal Zylo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT