• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lamtumirë kolegu im Inxhinier Paskal Çuko

March 23, 2023 by s p

Nga Qemal Zylo

Këto ditë ndërroi jetë në Queens, New York Inxhinieri ushtarak Paskal Çuko.  Ai dha frymën e fundit në North Shore Forest Hills Hospital.  

Me trishtim e morëm këtë lajm të ndarjes nga kjo botë nga dhëndri i tij Tarzan Sadiku i cili i shërbeu së bashku me Mirandën, bijën e Paskalit, me plot përkujdesje dhe dashuri atërore, Për këtë përkujdesje të madhe ndaj Atit të tyre mikja e tyre e ngushtë Dea Telegafi fliste fjalë miradie.    

Të ndjerin Paskal Çuko do ta kujtoj plot respekt dhe mall, pasi për gati një dekadë kemi qenë bashkë në një zyrë në Ministri të Mbrojtjes në Drejtorinë e Autokratorëve, njëkohësisht e kishja shok në Universitetetin e Tiranës dega inxhinieri, i cili e vazhdoi në një moshë më të rritur.  

Ndonëse diferenca e moshës ishte e madhe, ne nuk na pengonte aspak, përkundrazi na afronte dhe më shumë.  Në jetë kam kuptuar se të kesh një shok të mirë nuk ka rëndësi mosha, feja, ideja, por rëndësi kanë bazat e forta të edukatës dhe të respektit reciprok.  

Inxh Paskal Çuko ishte një koleg i nderuar në punë, i cili dallohej si fjalëpak, i urtë dhe me një qetësi olimpike.  Ai me kulturën e punës dhe të komunikimit dinte të na afronte dhe të bashkëpunonim si ekip në këtë drejtori me shumë korrektësi dhe dashuri për detyrën e ngarkuar.  Inxhinieri ushtarak Paskal Çuko me plot vullnet dhe mençuri zbatonte programet e kohës dhe ishte i nderuar dhe i respektuar. 

Familja e tij dhe miqtë i dhanë lamtumirën e fundit në varrezën “All Faiths Monuments” Queens, New York.  Ajo që do të më bënte përshtypje ishte se në parcelën e të ndjerit Paskal Çukos pranë kishte disa shqiptarë.  Duke i parë sikur më rehatohej shpirti dhe ndjeja paqe me vetëveten, pasi dhe streha e fundit larg Atdheut është nje dhimbje gërryese më vehte…  Këtë e kuptojmë vetëm ne që kemi ikur prej andej. 

Përshtypja tjetër ishte se në këtë varrezë janë dhe Fred Trump babai i Donald Trump dhe Mary Anne MacLeod Trump nëna e Donald Trumpit, presidenti i 45-të i SHBA-s.

Fjalën e lamtumirës e mbajti e bija e tij Majera e cila kishte ardhur enkas nga Italia.  

Me lot në sy dhe plot emocion ajo midis të tjerash tha se: “Trashëgimia më e madhe që një prind mund të lerë janë kujtimet plot dashuri atërore.  Oh babi, qe s’do t’i harrojmë kurrë këshillat e tua të vyera, dhe atë më kryesoren se sa shumë duhet ta çmojmë dhe ta duam jetën.  Ju që na keni dhënë dashuri aq shumë, të premtojmë se këtë dhimbje do ta kthejmë në force ashtu siç e deshiroje ti babi.”

E ftuar nga Miranda e bija e tij në drekën e memories për të folur, ndava kujtimet e mia me familjen dhe të ftuarit.  Paskal Çuko la në pikëllim tri vajza që i rriti plot kujdes dhe edukatë, Mirandën, Majerën, Brisin si dhe bashkëshorten e tij fisnike mësuese Myzaferen.

Qofsh i Parajsës Inxhinier Paskal Çuko!

Lamtumirë!

22 Mars, 2023

New York 

Filed Under: Kronike Tagged With: Qemal Zylo

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në programin e betimit të Asamblestit të NY John D. Zaccaro, Jr

March 6, 2023 by s p

Nga Qemal Zylo/

Asambleisti i shtetit të Nju Jorkut John D. Zaccaro, Jr bëri betimin si Asambleist i zgjedhur në Distrikin 80 në Bronx. Në ketë ceremoni nderonte me pjesëmarrjen e tij Udhëheqësi i shumicës në Senat, Senatori Charles E. Schumer dhe Kongresisti Ritchie Torres.Ceremonia e inagurimit u organiuzua në teatrin Rotunda, Jacobi Medical Center (1400 Pelham Parkway South) Bronx. Asambleisti i shtetit të Nju Jork-ut John Zaccaro u betua për mbrojtjen e kushtetutës para z. Carl E. Heastie i cili është Kryetari i 100-të i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut.Me krenari morëm pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm për komunitetin e Bronxit dhe më gjerë. Shtoj këtu se kemi qenë si TV Alba Life në ditën e inagurimit si Asambleist për z.Mark Gjonaj Nderi i Kombit. Nxënësit nën drejtimin e mësueseve Mehrije Istrefaj Shala dhe Kade Lajqi së bashku me prindërit morën pjesë në këtë ditë, pasi shkolla e Bronxit do të performonte këngë dhe valle në shqip. Ishte krenari të shikoje në skenë me plot konfidencë dhe profesionalizëm nxënësit e shkollës dhe të duartrokiteshin nga politikanë të lartë dhe populli amerikan. Është shumë e veçantë dhe e rrallë që në një ditë të tillë në ditën e betimit të një politikani amerikan të ketë në program dhe përfaqësues nga komuniteti shqiptar si shkollë shqipe. Kjo flet qartë se populli shqiptar është vital, po dëgjohet në botë më shumë se në çdo shekull dhe Gjuha Shqipe po njihet kudo për historinë e saj dhe rrënjët e thella. Ata kënduan këngën Hymn:Gjuha Shqipe Gjuha Jonë. Refreni i këngës si: Mezi presim shkollën shqipe/ Që të flasim dhe të mësojmë/ Me shkronjat e alfabetit/ Si ëngjëjt Kombin e mbrojmë/ u shoqërua nën duartrokitje të stuhishme ku ndihej qartë se ata morën vemendjen e amerikanëve dhe të politikanëve. Programi ishte i pasur në performancë dhe në detaje të tjera. Misioni ynë kombëtar është jo vetëm mësimi i Gjuhës Shqipe, por dhe të përgatisim dhe t’i frymëzojmë për të ecur sa më larg dhe lart në udhën e dijes dhe të drejtimit.Asambleisti John D. Zaccaro, Jr është nje shembull i shkëlqyer për brezin e ri. Asambleisti Zaccaro e njeh mirë Shkollën Shqipe Alba Life pasi ka qenë për vizitë në ditën e fillimit të mësimit në Bronx për vitin akademik 2022-2023 bashkë me senatoren e shtetit të Nju Jorkut Natalia Fernandez një vajzë e prindërve emigrantë. Programi ishte realizuar me profesionalizëm dhe kulturë përgatitur nga znj. Ornela Beshiri shefe e kabinetit të Asambleistit të shtetit të Nju Jorkut.Në emër të Shkollës Shqipe Alba Life i uroj suksese të mëtejshme dhe punë të mbarë Asambleistit më të ri të shtetit të Nju Jork-ut z.John D. Zaccaro, Jr5 Mars, 2023Staten Isalnd, New York

Filed Under: Kronike Tagged With: Qemal Zylo

Shoqata Shqiptaro Amerikane e Punonjësve të Policisë për gjithë Amerikën organizoi aktivitetin e saj vjetor

February 2, 2023 by s p

Nga Qemal Zylo/

Në mjediset lluksoze të Graycliff i cili është një vend dasmash dhe eventesh të ndyshme i vendosur në Moonachie, New Jersey Shoqata Shqiptaro Amerikane, Organizata e Punonjësve të Policisë për gjithë Amerikën organizoi aktivitetin vjetor të radhës.

Elton Shametaj një nga themeluesit dhe kryetar i kësaj organizate së bashku me të gjithë stafin dhe anëtarët kishin marrë masat në mënyrë perfekte për ta organizuar këtë aktivitet të rëndësishëm.

Vlen të theksohet se kjo organizatë është kthyer në një institucion të rëndësishëm dhe ka shumë lidhje me shtetin amë.  Ajo ka lidhje të forta me Shqipërinë dhe Kosovën dhe ka realizuar binjakëzimin mes Policisë Shqiptare, Emergjencës Civile dhe Ushtrisë në Shqipëri.

Kryesia dhe anëtarë të saj janë të edukuar në Amerikë dhe janë forcë aktive e Departamentit të Policisë së Amerikës.  Kjo organizatë ka mbi 200 anëtarë oficerë policie të cilët janë të përkushtuar për zbatimin e ligjit dhe në gadishmëri të plotë për mbrojtjen e jetës së popullit nga kriminelët dhe njerëzit e papërgjegjshëm.  Janë disa oficerë të policisë që kanë detyra të larta në departamentet ku ata punojnë dhe ushtrojnë detyrën e tyre.

Ata me përunjësi dhe dashurinë për rrënjët e tyre punojne fort per të mbajtur gjallë traditën, kulturën dhe historinë e lavdishme shqiptare.

Nderoi me pjesëmarrjen e tij dhe përshëndeti Imam Tahir Kukaj i cili është përfaqësuesi kryesor i detyrave Islame në policinë e Nju Jorkut ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm mori pjesë gjithashtu Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në NY, Ambasadori Blerim Reka.

Ajo që më bëri përshtypje në këtë aktivitet ishte dhurimi që bëri një anëtar i Organizatës të punonjësve të policisë i cili heshturazi dhuroi 10. 000 dollar për një familje të një Heroi të policise në Shqipëri rënë në krye të detyrës, emrin e të cilit nuk donte ta identifikonte.  

Gjesti i tij prej fisniku të kujton që jemi pasardhës të shenjtores Nënë Tereza e cila na ka msëuar se: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Ndonëse nuk ka shumë vite, e themeluar në vitin 2019, ajo sot është bërë shumë e njohur në mbarë Diasporën, në Shqipëri dhe Kosovë për shkak të pjesëmarrjes së saj aktive në shumë ngjarje të komunitetit tone në Diasporë.

Bordi drejtues dhe gjithë veprimtarët e kësaj organizate shumë të njohur po punojnë ngushtë dhe profesionalisht për t’u degjuar dhe më shumë zëri shqiptar, në bashkëpunim me policinë amerikane.

Programi i kësaj Shoqate Shqiptaro-Amerikane të Zbatimit të Ligjit, ose shkurtimisht si AALEA, ka nje program shume të pasur dhe mjaft frymëzues.

Në këtë aktivitet pjesëmarrësit u argëtuan nga intepretimet e artistit të mirënjohur Edmond Nikolla nën tingujt e DJ Dritan Papa.

Aktiviteti do të transmetohet së shpejti në kanalin 27 në paketën digitale, TV ALB nga TV “Alba Life”, New York.

31 Janar, 2023

New Jersey, USA

Filed Under: Komunitet Tagged With: Qemal Zylo

Themelohet Shoqata Shqiptaro Amerikane “Rozafa” Shkodra, New York

January 23, 2023 by s p

Nga Qemal Zylo/

Diaspora Shqiptaro Amerikane u pasurua dhe më shumë me krijimin e shoqatës më të re Shqiptaro Amerikane “Rozafa”.

Sot në mjediset e Willow Klub me pronar DJ Fati në Staten Island u krijua Shoqata Shqitparo Amerikane “Rozafa” Shkodra.

Natyrisht sa dëgjon këtë emërtim të kësaj shoqate në mendje të vijnë emrat e mëdhenj që ka nxjerrë qyteti i lavdishëm, plot kulturë , Shkodra dhe ja disa prej tyre: Marin Barleti, Marin Beçikemi, Kolë Idromeno, At Gjergj Fisha, Ndre Mjeda, teolog, Mikel Kodheli, Luigj Gurakuqi, Karl Gurakuqi, Mikel Koliqi, Zef Pllumi, Millosh Gjergj Nikolla, Simon Gjoni, Cesk Zadeja, Tinka Kurti, Zef Jubani, Filip Shiroka etj.

Po ashtu dhe legjenda aq e njohur e Rozafës, kështjella ku është murrosur Rozafa qëndron hijerëndë mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës, ku bën krenar çdo shqiptar dhe me endje duan ta vizitojnë, njeri prej tyre ishja unë verën e kaluar.

Shkodra është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë, me një histori banimi mijëravjeçare në qytet dhe krahinë.

Founder, nismëtar i shoqatës Shqiptaro Amerikane “Rozafa” është aktivisti i shquar, Presidenti i Organizatës “Rrënjët Shqiptare”, ish kandidat për keshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut z. Marko Kepi me origjinë nga Shkodra. Këtë ditë të shënuar të kësaj organizate me një program të pasur e moderoi gazetarja e mirënjohur Kozeta Turishta. Elekuenca dhe lirshmëria e saj në të folur natyrshëm i bëjnë dhe më tërheqëse tubimet ku mblidhen shqiptarët. Pasi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për krijimin e kësaj shoqate ajo tha se Shkodra ka shumë potencial intelektual pë t’i dhënë Diasporës dhe Kombit.

Themelimin e Shoqatës Shqiptaro Amerikane Rozafa e përshëndeti Kryetari i Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia nëpërmjet një videomesazhi për këtë dite të shënuar.

Gazetarja Turishta prezantoi gjithë Bordin të cilët folën para pjesëmarrësve duke u ndjerë shumë të përgjegjshëm pë këtë nismë tejet të rëndësishme. Vlen të theksohet se Bordi kishte një përzgjedhje shumë cilësore të perbëre nga aktivistë të njohur të komunitetit, si intelektual më në zë dhe artistë të mirënjohur.

Më konkretisht Bordi i zgjedhur përbëhet nga këta veta:

Eddie Drishti – Kryetar, Gjilberta Lucaj Cohen, Zëvendëse Presidente, Ilsi Ademi Sekretar, Metin Timi Mlloja Arkëtar, Kozeta Turishta Bordi Këhillimor, Myzafere Alija Bordi Këshillimor, Bujar Ademovi Bordi Këshillimor, Eno Kepi Përfaqësues. Shkodër.

Si media marrim pjesë në shumë aktivitete, por jo vetëm që e pranova me kënaqësi ftesën, por dhe pashë nga afër një organizim professional dhe premtues për të ardhmen.

Shpreh bindjen nga bisedat që pata me kryetarin z. Eddie Drishti officer policie për 23 vjet ne New Jersey, Amerike dhe familja e tij e persekutuar nga regjimi komunist pohoj se ai ka vizion dhe jam i sigurtë se shoqata do të eci përpara bashkë me Bordin e përkushtuar.

Në emër të Bordit të TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” ju afrojmëmbështetje dhe bashkëpunim të frytshëm.

Në këtë tubim pati dhe një program të bukur artistik. Këngëtari Ilsi Ademi këndoi këngë të ndryshme të shoqëruar në Cello nga artistja Gjilberta Lucaj Cohen dhe Pranvera Çobo në kitarë. Pas krijimit të Shoqatës Shqiptaro Amerikane të pranishmit të gëzuar trokëllitën gotat me njeri tjetrin dhe i uruan Bordit të Shoqatës jetë të gjatë!

TV “Alba Life” së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur dhe do ta transmetojë në kanalet televizive.

21 Janar, 2023

Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: edi drishti, Qemal Zylo

110 vjetori i Pavarësisë, 110 nxënës, mësues e prindër të Shkollës Shqipe Alba Life, festë në Vatër

November 19, 2022 by s p

Sokol Paja/

New York, 19 Nëntor 2022- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëve të Alfabetit Shqip mikpriti 110 nxënës, mësues dhe prindër të Shkollës shqipe Alba Life. Një vizitë shumë emocionuese e fëmijëve shqiptarë, trashëgimtarëve të vazhdimësisë së rracës sonë të bukur shqiptare, të historisë sonë të lavdishme, të kulturës sonë të veçantë, gjuhës dhe identitetit tonë këmbëtar shqiptar. Një festival i ngjyrave kuq e zi që ngriti peshë zemrat e të gjithë të pranishmëve. Fëmijët e Shkollës Shqipe përformuan në mënyrë të shkëlqyer duke kënduar këngët: Ty flamur të duam shumë, Gjuha shqipe-gjuha jonë, Rroftë Shqipëria etj. Fëmijët recituan poezi kushtuar Pavarësisë, Gjuhës Shqipe, heronjve të kombit tonë duke emocionuar të gjithë të pranishmit. Fjalën përshëndetëse në emër të Federatës Vatra dhe gazetës Dielli e bëri Editori i cili theksoi ndihmën dhe mbështetjen që Vatra e Dielli i ka dhënë Shkollave Shqipe në historinë 110 vjeçare. Fëmijët që mësojnë shqip, që këndojnë shqip, që flasin shqip jashtë Atdheut, janë ambasadorët e vërtetë të kombit tonë. Në fjalën e tyre para të pranishmëve, themeluesi i Shkollës Shqipe Alba Life z.Qemal Zylo dhe mësuesja zonja Kozeta Zylo shprehën vlerësim për Vatrën si qendër atdhetarie në mërgatën shqiptare të Amerikës. Vatra i bashkon gjithmonë shqiptarët nga të gjitha trojet në tokën e premtuar të Amerikës. Federata Vatra është zjarri i pa shuar i atdhedashurisë që mban gjallë shpirtin patriotik shqiptar përtej Atlantikut. Vatra e Dielli janë historia, krenaria dhe identiteti i shqiptarëve të Amerikës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kozeta Zylo, Qemal Zylo, Sokol Paja

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Vatra Queens feston 10 vjetorin e themelimit më 3 Qershor 2023 ora 4 pm
  • THE MISSIONARY HERALD (1894) / GJERASIM QIRIAZI, PREDIKUESI I PARË PROTESTANT SHQIPTAR
  • Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin
  • NAT0 deploys 700 additional troops in Kosovo after clashes in Serb-majority North
  • Albanian American Community Calls for Immediate Action Against Serbia for Inciting Violence and Attacking NATO Troops in Kosova
  • Shënohet 4- vjetori i Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë
  • Ismail Qemal Vlora në Staten Island, Amerikë – Takim pune për ditën historike 3 Qershor
  • Fe e re
  • Poezi nga Marjeta CANAJ – Bukuritë e vendit tim
  • Shqip për të huajt në Prishtinë
  • TENSIONET NË VERI, OSE PARADHOMA E NJË PROTEKTORATI TË RI!
  • Albanian Festival of Worcester
  • HOMAZH PATRIOTIZMIT TE POPULLIT UKRAINAS
  • Kosova përjetë do t’i kujtojë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj
  • VATRA DËNON SKENARËT SERBO-RUSË NË VERI TË KOSOVËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT