• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2023

Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

April 19, 2023 by s p

Strasburg, 19 prill 2023/

Pas shumë viteve pritjesh, në një ceremoni të organizuar në Parlamentin Evropian në Strasburg, u nënshkrua zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendimi u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian dhe Këshillit, respektivisht nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Roswall, Ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë. Prezent në këtë ceremoni ishte dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Vendimi i nënshkruar sot, do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga data 1 janar 2024.

Liberalizimi i vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili më në fund u arrit të përmbyllej me sukses. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave. Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë.

Në këtë link mund të gjeni fotografitë: https://we.tl/t-hoyybvYlLK

Filed Under: Opinion

Nga e shkuara

April 19, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Vëllimi The Earth Chronicles që zbulon identitetin e perëndive të lashta të njerëzve – shpjegon pse këta “perëndi” nga Nibiru, Anunnaki, inxhinierë gjenetikisht Homo sapiens, u dhanë Tokësorëve qytetërim dhe premtuan të ktheheshin.

Seriali i Zecharia Sitchin, The Earth Chronicles, flet për njerëzit që kanë lidhje me “ata që erdhën nga qielli në tokë”, nga larg, ‘ana e anës’. Në Librin e Humbur të Enkit e shohim këtë sagë nga këndvështrimi i Enkit, një udhëheqës Anunnaki i nderuar në antikitet si Zot në Tokë, i cili tregon ardhjen e jashtëtokësorëve nga planeti Nibiru. Në veprat e tij të mëparshme, Sitchin përpiloi plotësimin e ndikimit të Anunnaki-t në fragmentin e qytetërimit të njerëzve. Ato janë të shpërndara nëpër burimet sumeriane, akadiane, babilonase, asiriane, hitite, egjiptiane, kananite dhe hebraike. Megjithatë, në këto rrëfime mungonte perspektiva e vetë Anunnaki-t. Si ishte jeta në planetin e tyre? Cili motiv i shtyu ata në Tokë dhe çfarë i detyroi të iknin?

I bindur për ekzistencën e një libri të humbur që përmban përgjigjet e disa pyetjeve, autori përpiqet për prova parësore. Ai rikrijoi kujtimet e Enkit, udhëheqësit e këtyre “astronautëve” të parë. Ajo që merr formë është historia e një bote me tensione në rritje, rivalitet të thellë dhe njohuri të sofistikuara shkencore që vetëm sot po konfirmohen; një histori e perëndishme shpaloset, duke sfiduar çdo supozim që mund të bëhet për të kaluarën dhe të ardhmen tonë.

Njerëzit besojnë se njerëzit e lashtë kishin njohuri ose aftësi që nuk mund të shpjegohen nga shkenca moderne. Kjo vështirë se është diçka e re. Njerëzit e antikitetit klasik panë rrënojat e epokës së bronzit dhe menduan se ato duhej të ishin vepër e Ciklopëve. Shprehja “Mure ciklopike” vjen nga kjo ide. Kush tjetër mund të kishte lëvizur dhe përdorur gurë kaq masivë veç gjigandëve, apo jo?

Psikologjikisht, njerëzit nuk kanë ndryshuar gjatë mijëvjeçarëve të fundit, pavarësisht nga përparimet shkencore dhe teknologjike. I gjithë mentaliteti ynë vjen nga nevojat dhe prirjet e brendshme. Pak a shumë, ne gjithmomë kërkojmë diçka më të madhe që mbetet e fshehur ose e padukshme. Shpjegimet për njerëzit që punojnë në mënyra efikase na duken të mërzitshme, të paktën në krahasim me alternativën shumëngjyrëshe se një qenie shumë e fuqishme ka ekzistuar para nesh.

May be an image of text that says "ZECHARIA ZECHARIA SITCHIN SITCHIN BESTSECLING AUTHOROF THEE ZECHARIA SITCHIN THEEND THE 12TH PLANET BOOK CHRONICLE THE STAIRWAY το HEAVEN THE WARS OF GODSAND MEN ZECHARIA SITCHIN LINGAUTHORF ZECHARIA SITCHIN SITCHIN THE 7LAN E THE LOST LOSTREALMS COSMIC CODE CHRONICLES ZECHARIA SITCHIN ZECHARIA SITCHIN CENESIS REVISITED DIVINE ENCOUNTERS GUIDE VISIONS, ANGELS, AND OTHER EMISSARIES THE END OF DAYS ZECHARIA SITCHIN Chronicles"

See Insights and Ads

Boost post

All reactions:

11

Filed Under: Histori

FONDACIONI STUDENTOR I VATRES-APLIKIME PER BURSE PER VITIN AKADEMIK 2023-2024

April 19, 2023 by s p

NGA DR. PASHKO R. CAMAJ*/

*Kryetar i Fondacionit Studentor të Vatrës

Fondacioni Arsimor i Vatres aktualisht po pranon aplikime për bursë për vitin akademik 2023-2024. Vatra ka siguruar mbështetje financiare në formën e bursave për qindra studentë shqiptaro-amerikanë për gjashtëdhjetë vite.

Afati i Aplikimit: 20 Prill- 20 Maj 2023.

KRITERET PER TE APLIKUAR:

1. Aplikanti duhet të regjistrohet si student me kohë të plotë në një kolegj / universitet gjatë vitit akademik 2023-2024.

2. Aplikanti duhet të jetë me origjinë shqiptare. Përparësia do t’u jepet anëtarëve të Vatrës dhe fëmijëve / nipërve të tyre.

3. Marrësit e mëparshëm të bursave Vatra kanë të drejtë të ri-aplikojnë për një total prej dy vitesh akademike. Jo më shumë se dy çmime bursash do të jepen për të njëjtin aplikant.

DOKUMENTE TE NEVOJSHME

1. Formulari i aplikimit për bursë (shih shënimin më poshtë)

2. Një transkript zyrtar (i vulosur) nga shkolla juaj (kopjet nuk do të pranohen).

3. Dy letra rekomandimi nga individë që ju njohin të paktën një vit. Një nga rekomandimet duhet të shkruhet nga një profesor, mësues i shkollës së mesme ose këshilltar udhëzues. Letrat duhet të jenë të vulosura dhe të nënshkruara.

4. Një përmbledhje (jo më shumë se një faqe e gjatë) me një seksion mbi aktivitetet jashtëshkollore. (8 ½ x 11).

5. Një deklaratë personale mbi temën e asaj që shpresoni të arrini në fushën tuaj të studimit, të mos kalojë një faqe (8 ½ x 11, me një hapësirë të vetme).

KRITERET E VLERESIMIT

1. Të dhënat akademike

2. Aktivitete jashtëshkollore

3. Letrat e rekomandimit

4. Deklarata personale

Aplikimet e vonuara nuk do të merren parasysh.

AFATI DHE PARAQITJA

Të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen deri më datë 20 Maj 2023. Fituesit e çmimeve do të njoftohen përmes postës elektronike deri më datë 10 Qershor 2023.

Aplikantët e interesuar, për çdo paqartësi, ju lutemi dërgoni një email ose shkruani tek Dr. Pashko R. Camaj-Kryetari i Fondacionit Studentor të Vatrës në adresën e mëposhtme:

• Email: prcamaj@gmail.com

• Ju lutem dërgoni zarfin me dokumentet e kërkuara në adresën:

VATRA

(Për: Vatra Education Fund)

2437 Southern Boulevard,

Bronx, New York, 10455-6501

****

SCHOLARSHIP APPLICATION FORM

(Please Type or Print)

First Name:

Last Name:

Mailing Address:

Telephone No:

E-mail Address:

Date of Birth:

Birthplace:

Are you or anyone in your family a member of Vatra? Who?

How did you hear about us?

Scholastic Record

Current College/University:

City, State:

Prior College/University:

City, State:

Undergraduate Degree from:

City, State:

High School:

City, State:

Major Field of Study:

Present Academic Standing.

Circle (Freshman, Sophomore, Junior, Senior, Other):

GPA: _________

Anticipated Graduation Date: ________

Please email this application to: prcamaj@gmail.com

Filed Under: Vatra

Ushtrimi i mikropushtetit në institucionet arsimore

April 19, 2023 by s p

Viliem Kurtulaj/

Nuk e di nëse pohimi i Foucault-së se çdo diskurs prodhon të vërteta, dhe rrjedhimisht prodhon pushtet, është i vërtetë, por besoj se diskurset, në përgjithësi, prodhojnë pushtet. Dikush mund të thotë se pushteti prodhohet kryesisht nga forca dhe jo nga diskurset. Në fakt, koncepti i pushtetit është trajtuar nga shumë autorë në fusha të ndryshme të shkencave shoqërore dhe secili prej tyre i ka dhënë këtij termi veçori specifike. Mirëpo, pushteti, në këtë artikull, ka karakter Foucault-ian, që do të thotë se nënkupton që disa njerëz mund të përcaktojnë në mënyrë pak a shumë të plotë sjelljen e njerëzve të tjerë – pak a shumë, por kurrë krejtësisht dhe as nëpërmjet forcës. Njeriu i rrahur e i lidhur me pranga i nënshtrohet forcës që ushtrohet mbi të, por jo pushtetit.

Pushteti këtu nuk konceptohet si diçka ekskluzive që i përket tërësisht dikujt dhe aspak dikujt tjetër. Pushteti nuk mund të trajtohet si një objekt që mund të jepet, shkëmbehet ose rikuperohet, por si një veprim/aksion që mund të ushtrohet. Pushteti nuk është kurrë i qendërzuar vetëm në një vend ose vetëm në zotërimin e vetëm një individi. Trupa, gjeste, diskurse dhe dëshira të caktuara janë disa nga efektet kryesore të pushtetit që mund të identifikojnë dhe formojnë individë. Një person është njëkohësisht efekt i pushtetit dhe element i artikulimit të pushtetit. Pra pushteti përbën individin, por në të njëjtën kohë janë individët ata që i japin formë pushtetit. Individi është një mjet i pushtetit si ushtrues, transportues dhe si rezultat.

Bazuar në qasjet e shumë studiuesve dhe filozofëve, si Foucault, Biesta, etj., mund të thuhet se institucionet arsimore janë një lloj institucioni komunikimi ku ushtrohet pushtet gjithashtu. Për më tepër, sipas Foucault, ajo që i dallon institucionet arsimore nga burgjet, spitalet dhe ushtritë është se institucionet arsimore e vënë theksin më shumë te komunikimi sesa te kapaciteti apo pushteti. Pra, nuk ka dyshim se komunikimi është një element shumë i rëndësishëm në shkolla. Pushteti i ushtruar gjatë komunikimit në auditor është i gjithanshëm dhe mund të vijë nga të gjithë pjesëmarrësit, natyrisht në përmasa të ndryshme. Jashtëzakonisht shumë rrallë mund të ndodhë që ushtrimi i pushtetit të jetë i njëanshëm. Në institucionet arsimore, ata që supozohet të ushtrojnë pushtet (mësimdhënësit) janë të ekspozuar ndaj marrëdhënieve të pushtetit, ndoshta po aq sa ata mbi të cilët supozohet se ushtrohet pushtet (nxënësit/studentët). Jo rrallë herë mësuesit punojnë nën një presion të padukshme nga ata mbi të cilët supozohet se ushtrohet pushteti. Është fakt i pamohueshëm se edhe nxënësit/studentët ushtrojnë trysni mbi mësuesit/lektorët përmes komunikimit, sjelljes apo gjesteve. Mësuesit gjithashtu mund të ndiejnë trysni nga nxënësit edhe nëse këta të fundit nuk shprehen me fjalë, për shembull nëpërmjet vështrimeve apo mimikave të tyre, ashtu siç, shpesh, nxënësit e ndiejnë trysninë e mësuesve edhe kur mësuesit nuk flasin apo nuk kanë nevojë të flasin. 

Filed Under: LETERSI

Kosovë-Serbi, para10 viteve Marrëveshja e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve

April 19, 2023 by s p

-Çka thuhet në marrëveshjen e 19 prillit 2013 e të 25 gushtit 2015 dhe çka thuhet për marrëveshjen për Asociacionin… në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të 23 dhjetorit 2015?/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 19 Prill 2023/ Para 10 viteve, në 19 prill 2013, në Bruksel, Kosova dhe Serbia  – kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, në raundin e 10-të të dialogut,  kanë parafuar Marrëveshjen e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, të vlerësuar historike. Marrëveshja 15 pikëshe, në 6 pikat e para  ka Asoaciacionin apo Bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në tekstin e Marrëveshjes, nën një, përcaktohej: “Do të ketë një Asociacion / Bashkësi e komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për cilëndo komunë, me kusht që anëtarët pajtohen”.
Asociacioni i komunave me shumicë sebe në Kosovë është një nga katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd të nënshkruara nga atëherë krerët e dy qeverive, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç, në mbrëmjen e 25 gushtit 2015 në Bruksel, në raunin e 28 të dialogut në nivel kryeministrash, ndërsa kundërshtohej nga opozita kosovare.

Në marrëveshje, e para pikë është kjo: “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosovë themelohet si një Asociacion/Bashkësi i komunave siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, Ligjin mbi Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Ligjet e Kosovës”.

Mes tjerash, në marrëveshje, te “Objektiva” thuhet se Asociacioni “vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare”.

Ndërsa, te “Buxheti dhe përkrahja”  theksohen “kontributet, grantet, donacionet si dhe përkrahja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare si dhe nga Republika e Serbisë”.   

Në 23 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas kërkesës që i është bërë nga Presidentja e Republikës të vlerësojë përputhshmërinë e dokumentit të emërtuar “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – parimet e përgjithshme/elementet kryesore”, ka vendosur se, “këto Parime nuk janë tërësisht në përputhje me standardet kushtetuese përkatëse dhe ka konkluduar se akti ligjor i qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti duhet të jenë në përputhje”.

Pas këtij vendimi, qeveria e Kosovës ka siguruar se, “i tërë procesi dhe çdo akt juridik për të finalizuar asociacionin e komunave me shumicë serbe do bëhet duke u bazuar dhe respektuar konkluzionet e Gjykatës Kushtetues” dhe se “edhe Statuti i asociacionit do dërgohet në Kushtetuese”.

Bisedimet Kosovë-Serbi në nivel të lartë kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre.

Dhjetë vjet pas Marrëveshjes së parë, ende nuk dihet  kur do formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Po, në Kosovën e pavarur edhe para formimit të Asociacionit komunat serbe kanë përgjegjësitë nga Paketa Ahtisaari e procesi i decentralizimit, i nisur para 15 viteve e zhvilluar më tej.

Në Kosovë, Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.

Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Procesi i decentralizimit në Kosovë ka nisur zyrtarisht në shtator 2008 – vitin historik të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt, të njohur deri tash nga 117 shtete anëtare të OKB-së.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.

PËRMBAJTJA E TEKSTIT TË MARRËVESHJES KOSOVË – SERBI, TË PARAFUAR NË 19 PRILL 2013:

1. Do të ketë një Asociacion / Bashkësi të komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi do të jetë i hapur për cilëndo komunë, me kusht që anëtarët të pajtohen.

2. Bashkësia / Asociacioni do të krijohet me statut. Zhbërja e tij/saj mund të ndodhë vetëm me një vendim të komunave pjesëmarrëse. Garancitë ligjore do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës).

3. Strukturat e Asociacionit / Bashkësisë do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli.

4. Në pajtim me përgjegjësitë e ofruara nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe ligjin e Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë mundësi të bashkëpunojnë për të ushtruar fuqinë e tyre në gjithë Bashkësinë / Asociacionin. Asociacioni/Bashkësia do të ketë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural.

5. Asociacion / Bashkësia do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore.

6. Bashkësia / Asociacioni do të ketë një rol përfaqësimi te autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë një ulëse në këshillin konsultativ për komunitete. Në përputhje me këtë, është paraparë një funksion vëzhgues.

7. Do të ketë një forcë policore në Kosovë, që quhet Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës do të jenë të integruar brenda kuadrit të Policisë së Kosovës. Pagat do të jepen vetëm nga Policia e Kosovës (PK).

8. Pjesëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t’iu ofrohet nga një vend në strukturat përkatëse të Kosovës.

9. Do të ketë një komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovica e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) . Komandant i këtij rajoni do të jetë një serb i Kosovës, i emëruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga një listë që do të sigurohet nga katër kryebashkiakët, në emër të Asociacionit/Bashkësisë. Përbërja e PK-së në veri do të pasqyrojë përbërjen e popullatës së katër komunave. (Do të ketë edhe një komandant tjetër rajonal për komunat e Mitrovicës, Skënderajt dhe Vushtrrisë). Komandanti rajonal i katër komunave në veri do të bashkëpunojë me komandantët e tjerë rajonalë.

10. Autoritetet gjyqësore do të jenë të integruara dhe do të veprojnë brenda kuadrit ligjor të Kosovës. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel shumica e gjykatësve të të cilit do të jenë serbë të Kosovës, për t’u marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë. Një sektor i kësaj Gjykate të Apelit, e përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqësor, do të qëndrojë përherë në veri të Mitrovicës (Gjykata e Qarkut në Mitrovicë). Shumica e secilit panel të sektorit të mësipërm do të përbëhet nga gjykatës serbë të Kosovës. Vendqëndrimi i gjykatësve respektivë do të varet nga natyra e rasteve në të cilat janë të përfshirë.

11. Zgjedhjet komunale në komunat e veriut do të organizohen në vitin 2013, me ndihmën e OSBE-së, në përputhje me ligjin e Kosovës, dhe me standardet ndërkombëtare.

12. Një plan zbatimi, përfshirë edhe kuadrin kohor, do të hartohet më 26 prill. Për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, do të adresohet parimi i fondit transparent.

13. Diskutimet lidhur me energjinë dhe telekomin do të intensifikohen nga të dyja palët, dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor.

14. Është arritur pajtimi që asnjëra palë të mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar përparimin e palës tjetër në rrugëtimin drejt BE-së.

15. Me ndihmën e BE-së, nga të dyja palët do të krijohet një Komitet i Zbatimit.

DIALOGU KOSOVË-SERBI NË BRUKSEL KA NISUR PARA 12 VITEVE

Para 12 viteve fillimi me takim dyditësh 8-9 Mars 2011 në Bruksel i dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian e me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasonte një zhvillim shumë të rëndësishëm dhe historik për Kosovën: Në 22 Korrik 2010 Kosova doli fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas një ankese që Serbia kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës  së Pavrësisë së Kosovës  në 17 Shkurt 2008  “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”.

“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej.

Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për dialogun me Serbinë, raportoja para 12 viteve, në 10 Mars 2011 për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, derisa në Bruksel në 8 Mars dialogu kishte filluar dhe ishte mbajtur takimi i parë dyditësh  i bisedimeve Kosovë-Serbi për çështje praktike. Në raportimin që e botonte edhe Gazeta DIELLI e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA,  theksoja se, “Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel”.

Ky ishte raportimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës, në seancën plenare, miratoi me shumicë votash – 63 pro, 48 kundër e 1 abstenim, një rezolutë për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje praktike.

     Rezoluta nuk u lexua në seancë me arsyetimin se atë e kishin deputetët, por siç u tha nga përfaqësuesi i grupit parlamentar të PDK-së, ajo “do t’i japë Parlamentit të Kosovës një të drejtë që të mbikëqyrë, përcjellë, rrjedhën e bisedimeve dhe të drejtën që për çdo rast të kërkojë sqarime në Parlament”.

     Kuvendi i Kosovës zhvilloi të hënën debatin parlamentar, sipas kërkesës së Qeverisë, lidhur me dialogun në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për çështje praktike, dhe në përmbyllje vendosi me shumicë votash që në seancën e sotme të nxjerrë në votim rezolutën lidhur me këtë.
     Kryeparlamentari Jakup Krasniqi në seancën e kaluar të Kuvendit, pat paralajmruar hartimin e një dokumenti-rezolute nga përfaqësuesit e grupeve parlementare, bazuar në dy draftrezolutat e paraqitura nga partia në pushtet PDK dhe ajo opozitare Lëvizja Vetëvendosje, si dhe në fjalën e kryeministrit Hashim Thaçi para deputetëve, e cila përcaktonte edhe vijat e kuqe se çfarë mund të bisedohet e çfarë jo, si dhe në debatin e zhvilluar në seancë, ku kishte pikëpamje të ndryshme.

     Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, deputeti Adem Grabovci, tha sot në seancën e Kuvendit se “kemi bërë përpjekjeje që të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ky dokument të jetë i përbashkët, por grupet e opozitës, AAK, LDK dhe Vetëvendosje nuk e panë të udhës të nënshkruajnë këtë dokument”.

     Mësohet se shefat e grupeve parlamentare nuk kishin arritur t’i harmonizojnë qëndrimet për të paraqitur para deputetëve një rezolutë të përbashkët lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishin paralajmëruar se do ta votojnë projektrezolutën për bisedime, nëse përfshihen edhe qëndrimet e tyre. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, e cila është kundër bisedimeve me Serbinë pa i plotësuar ajo disa kushte, kishte paralajmëruar se do të votojë kundër rezolutës.

     Edhe sot në “deklarime jashtë rendit të ditës” u prezantuan qëndrime të ndryshme rreth dialogut nga deputetë të pozitës dhe opozitës.
      Raundi i parë i bisedimeve Kosovë-Serbi si dy shtete të pavarura, por të panjohura reciprokisht, për çështje praktike u zhvillua gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel. Burimet thonë se janë përafruar qëndrimet rreth kadastrave, regjistrit civil dhe trafikut ajror dhe se ka dallime të mëdha rreth vulave të Doganave të Kosovës.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT