• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2023

Diplomatët dhe sanksionet e tyre vijnë e shkojnë, cënimi i sovranitetit dhe integritetit territorial është i pakthyeshëm

June 9, 2023 by s p

Nga MSc. Agim Aliçkaj/

LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS Z. ALBIN KURTI

I nderuar Kryeministër Kurti,

E keni zgjedhë rrugën e vështirë, rrugën e ndërtimit të shtetit dhe të lavdisë kombëtare. Të gjithë ne të tjerët, që e duam vendin tonë me zemër dhe e kuptojmë drejt situatën, jemi në shërbim tuajin dhe të qeverisjes suaj të koordinuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe me Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.
Gjëja më kryesore është që të qëndroni bashkë unik dhe mos ta humbni përkrahjen e jashtëzakonshme, të më shumë se 75% të popullit të Kosovës dhe më shumë se 90% të Mërgatës, sidomos këtu në SHBA.
Padrejtësia e hapur dhe nënçmimi i shtetit të Kosovës nga zyrtarë dhe diplomatë evropianë dhe amerikanë e ka kaluar çdo kufi, është bërë e pakuptimtë, neveritëse dhe e padurueshme. Dëshira e tyre e kotë për ta shkoqë Serbinë fashiste nga Rusia fashiste me çdo kusht, në kurriz të Kosovës i ka shëndrruar ata në politikanë të dështuar por të rrezikshëm për Kosovën.
Këtë mashtrim dhe gënjeshtër serbe po e shtyen me forcë Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, i cili është vënë hapur në shërbim të kriminelit Vuçiq. Kërkim falja e tij për bombardimin e Serbisë nga NATO për ndalimin e gjenocidit serb mbi shqiptarët është kundër vendimit të Kongresit amerikan dhe interesave të popullit amerikan. Lidhjet e gruas së Z. Escobar me Beogradin janë shumë të dyshimta. Ndërsa Z. Lajçak nuk është ndërmjetësues, por përfaqësues serb në dialog.
Si amerikan, më mbuloi turpi, duke i parë kriminelët serb të dërguar në Kosovë nga kryekrimineli Vuçiq t’i rrahin ushtarët e pafajshëm të NATO-s. Dajakët ndaj tyre ishin shpulla në fytyrat e z. Hill, z.Escobar, z.Lajçak dhe diplomatëve tjerë që po i ledhatojnë kriminelët serb. Si shqiptar jam i zhgënjyer dhe i befasuar me përpjekjet e tyre për t’i arsyetuar kriminelet serb, duke ju fajësuar juve, në vend se të kërkojnë arrestimin e tyre.
Ultimatumi i tyre që t’i plotësoni me zor kushtet e kriminelëve serb është përzierje flagrante në punët e brëndshme të Republikës së Kosovës dhe i kalon të gjitha normat diplomatike. Kërkesat normale veç i keni plotësuar, i keni paralajmëruar zgjedhjet e parakohëshme në katër komunat dhe e keni pranuar si tërësi Marrëveshjen e Ohrit. Ky është kontribut i jashtëzakonshëm për deeskalim të situatës. Serbia fashiste nuk bën asgjë për deeskalim, vetëm qet kushte dhe këtë ndërkombëtarët e quajn “sjellje konstruktive”.
Tërheqja e policisë speciale nga pjesa veriore dhe dorëzimi i objekteve shtetërore te bandat serbe do të thotë humbje e sovranitetit. Prandaj forcat e sigurisë është e nevojshme të shtohen derisa kriminelët të zhduken, jo të zvoglohen. Krijimi i i çfarëdo asociacioni serb si parakusht, e hapë rrugën për parakushte tjera të pafundme dhe sjellë deri te shkatërrimi i shtetit. Këto nuk bën as të konsiderohen.
Ju lutem ta vizatoni një asociacion pa kompetenca ekzekutive, bazuar në kushtetutë të Republikës, ja jepni fotokopjen Z. Escobar dhe Lajçak dhe i siguroni se do të fillojë zbatimi në kuadër të marrëveshjes, pasi që ta nënshkruajë dhe pranojë Serbia fashiste. Dhe, jua bëni me dije se pjesëmarrja e pakicës serbe në zgjedhje nuk mund të konsiderohet koncesion por është obligim demokratik dhe privilegj. Në të njejtën kohë kriminelët serb duhet të shkojnë në burg, jo në zgjedhje.
Në seancën dëgjimore historike në senatin amerikan, të organizuar nga senatori i fuqishëm Bob Menendez, Këshilltari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Z. Derek Chollet e pranoi zyrtarisht se diktatori serb Vuçiq dhe regjimi i tij janë të ndërlidhur me krimin e organizuar në Serbi dhe veri të Kosovës.
Në pyetjen e senatorit Menendez se pse edhe pas një viti nuk ka informatë për garanci se asociacioni serb nuk do të shëndrrohet në “republika srpska”, Zëvendës Ndihmës Sekretari për çështje Euroaziatike dhe Ballkan, Z. Gabriel Escobar nuk kishte kurrëfarë përgjigjeje. Deklaratat e tij se asociacioni ka për qëllim integrimin e pakicës serbe në Kosovë është iluzion ose mashtrim me qëllim.
Kjo seancë dëgjimore u bë e mundur në saje të angazhimit të jashtëzakonshëm të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane në krye me figurat historike Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, të Bordit të Ligës dhe të përkrahësve të shumtë të saj. Ne do të vazhdojmë të lobojmë në Washington edhe më me forcë, për kauzën tonë të drejtë. Për të parë pjesën kryesore të seancës dëgjimore mund të klikoni linkun :
https://www.youtube.com/watch?v=pV4gQJfdlxE
Vazhdoni me paraqitje publike të fakteve të cilat e dokumentojnë se Kosova është viktimë dhe Serbia agresor, në shtypin ndërkombëtar dhe ate konstruktiv të vendit, nëse ekziston. Flisni pa u ndalur për çështje me fakte dhe argumente, me aftësi dhe kompetencë që ju i posedoni, siç janë demokracia, mirëqënia, respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirja, barazia, ligjshmëria dhe orientimi pro-amerikan.
Deklasojeni kriminelin Vuçiq me fakte për gjenocidin serb, sjelljet e tashme kriminale serbe, përkrahjen e tyre për agresionin rus në Ukrainë dhe orientimin e tyre pro-rus. Merreni me veti në xhep dhe përdoreni sipas nevojës librin e xhepit të Dr. Nusret Pllanës dhe MSc. Agim Aliçkaj, në të cilin për 20 minuta mësohen krimet 200 vjeçare serbe ndaj shqiptarëve.
Shprehja e mospajtimit me diplomaci dhe respekt për çështje të ndryshme me diplomatët perëndimorë është e drejtë dhe obligim i juaji, sidomos në takime të mbyllura. Ata duhet ta kenë të qartë se nuk mund të kërkojnë lëshime nga ju për t’ja bërë qejfin kriminelit Vuciq, por duhet të ju bindin me fakte dhe argumente. Ne të tjerët, sidomos në Diasporë e kemi detyrë t’i ekspozojmë, ti kundërshtojmë hapur dhe t’i kritikojmë ata me emër e mbiemër pa marrë parasyshë pozitën e tyre.
Ne të gjithë e duam Amerikën me zemër dhe përjetë, por nëse zyrtarët të caktuar amerikanë në pozita momentale, për interesa ndryshme apo gjeo-politike, i cënojnë interesat e Kosovës të cilën vetë e kan krijuar, përgjigjia e jonë duhet të jetë JO pa kurrëfarë dileme. Jo me vullnetin tonë. Nëse ata e gjejnë mënyrën të na detyrojnë me zor, është turpi dhe përgjegjësia e tyre historike. Liria është liri dhe nuk mund të konsiderohet borxh ndaj askujt.
Nuk na duhet asgjë miqësia me askend nëse e sakatojmë shtetin. Nëse miku na kërkon ta vrasim veten, nuk duhet ta dëgjojmë sepse nuk është më mik. Nuk na lejohet kurrësesi të shkelim mbi gjakun e 1432 fëmijëve të masakruar nga ushtria terroriste serbe, të qindra-mijërave viktimave civile, mijëra dëshmorëve dhe heronjëve të lirisë në krye me komandantin legjendar Adem Jashari dhe familjen e tij martire që e dhanë jetën në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe tokave shqiptare.
Diplomatët vijnë e shkojnë, bashkë me sanksionet e mundëshme, padrejtësitë, interesat dhe tekat e tyre. Por, nëse cënohet sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit, dëmi është i pakthyeshëm dhe i përhershëm. Qëndroni pas vendimit tuaj për të mos ia dorëzuar republikën demokratike bandave kriminale serbe. Këtë mund ta bëni vetëm me ushtri dhe polici të fortë e të përgaditur mirë. Serbia e kupton vetëm gjuhën e forcës.
Komuniteti shqiptaro-amerikan është shumë i brengosur dhe i irrituar përtej mase me veprimet e fundit të përfaqësuesve të Departamentit të shtetit. Efektet e këtij zemërimi do të ndihen shpejt nga zyrtarët amerikanë në afat të shkurtër por edhe në kampanjën presidenciale e cila veç sa ka filluar.
Kërkesat për dorëheqjen tuaj për shkak të sjelljes kriminale serbe dhe fajet e të tjerëve janë absurde. Jeni duke punuar me mençuri, trimëri dhe përkushtim në ballafaqim me Serbinë fashiste. Edhe po të donit nuk keni kujt të ja dorëzoni Kosovën. Pjesa më e madhe e opozitës së Kosovës dhe pozita e Shqipërisë në krye me KM Edi Rama, si dhe përkrahësit e tyre në media janë ndër fajtorët kryesorë që i kan dhënë dhe po i japin kurajo Serbisë fashiste për të vazhduar me veprime agresive me shpresë të nënshtrimit të Kosovës.
Fati i shtetit të Kosovës dhe ardhmëria e kombit shqiptar varet nga suksesi i juaj. Do ta keni mjaft vështirë për një kohë, por të gjithë sëbashku do t’ja dalim. Drejtësia mund të vonohet por do të ngadhënjej mbi padrejtësinë. Fitorja është e jona.

Filed Under: Politike

Open Letter: Albanian-American Community Calls for U.S. State Department Firm Support for the Republic of Kosova

June 8, 2023 by s p

Drilon Gashi/

40+ #AlbanianAmerican community leaders, business leaders, academics, & practitioners from 10+ U.S. States call for greater U.S. State Department support for #Kosova.

The letter expresses disapproval towards the current State Dept. approach towards 🇽🇰 whilst aiming 1) to collaboratively rectify this approach & 2) calling for 🇺🇸&🇽🇰 to urgently resolve the security crisis instigated by Serbia’s violence. Read it here: https://medium.com/…/open-letter-albanian-american…

The letter, initiated by Professor Besnik Pula and myself, brings together community members and friends with various backgrounds and nonpartisan intentions. It is a group forever dedicated to special ties between the United States of America and the Republic of Kosova. 🇺🇸🤝🇽🇰

Letër e Hapur: Komuniteti shqiptaro-amerikan bën thirrje për mbështetje më të fuqishme nga Departamenti i Shtetit për Republikën e Kosovës

40+ udhëheqës të komunitetit #shqiptaromerikanë, udhëheqës biznesi, akademikë dhe profesionistë nga 10+ shtete të SHBA-së bëjnë thirrje për mbështetje më të madhe nga Departamenti i Shtetit për #Kosovën.

Letra shpreh mospelqimin ndaj qasjes aktuale të Departamentit të Shtetit ndaj 🇽🇰 ndërsa synon 1) të korrigjojë këtë qasje në bashkëpunim të afërt dhe 2) bën thirrje që 🇺🇸&🇽🇰 të zgjidhin urgjentisht krizën e sigurisë të nxitur nga dhuna e Serbisë. Lexojeni këtu: https://medium.com/…/open-letter-albanian-american…

Letra, e nisur nga profesori Besnik Pula dhe unë, mbledh së bashku anëtarë dhe miq të komunitetit me prejardhje të ndryshme dhe synime jopartiake. Është një grup që është përgjithmonë i përkushtuar për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. 🇺🇸🤝🇽🇰

Filed Under: Komunitet Tagged With: Drilon Gashi

FESTIVALI SHQIPTAR NË WATERBURY CT

June 8, 2023 by s p

Filed Under: Sociale

Besëlidhje

June 8, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Një shpirt shkoi në parajsë dhe në një shqopë nën yje që shkelnin syrin, një dhelpër, me erë që zgjonte dhunë, me sy të ndritshëm të ngulur në tokë, dëgjonte. Problemi u zgjidh – Fantazma e Shekspirit është gjyshi i Hamletit. Nëpër faqe muri simbolet vërshuan në zgjedhjen e shkronjave të tyre. Jepnin duart, përshkonin, përkuleshin; pjesë e fantazisë. Larguar gjithashtu nga bota, njeriu në lëvizje, vezullonte në pasqyrat tallëse shpirtin hipokrit të botës errësirë ​​që shkëlqimin nuk mund ta kuptonte. Duke pritur gjithmonë një fjalë ndihme, dora lëviz me besnikëri simbolet e paqëndrueshme, nuancë e zbehtë turpi që vezullon mbi lëkurën e vyshkur. Të fshehtat, të heshtura, të gurta ulen në pallatet e errëta: sekrete të lodhura nga tirania e tyre: sheh tiranë, të gatshëm për t’u rrëzuar nga froni. Kalë Troje. U krye.

E njëjta dhomë dhe orë, e njëjta mençuri: dhe ai i njëjti. Këtu e rrethojnë tre kurthe. Mund t’i thyente në nëse donte. Sepse nuk e dini ende se çfarë janë paratë. Paraja është fuqi. Por çfarë thotë Molieri? Ai e dinte se çfarë ishte paraja. Bëri para. Edhe pse Koprraci zakonisht konsiderohet të jetë komedi, nuk shkakton gëzim. Bazuar në shkrimet e dramaturgut komik romak Plautus, Molieri riformulon figurën e lashtë komike të mjeranit që kalon caqet në adhurimin e parasë dhe tepër njerëzor në nevojën e tij për respekt.

A e dini cila është krenaria angleze? A e dini cila është fjala më krenare që do të dëgjoni ndonjëherë nga goja e një anglezi? Sundimtari i deteve. Sytë shikonin gjirin bosh të detit: duket se fajin e ka historia. Se në perandorinë e saj, dielli nuk perëndon kurrë. Kjo nuk është anglisht. Këtë e tha një kelt francez. Por cila është mburrja më krenare. Jemi popull bujar por duhet të jemi edhe të drejtë. Jo naiv.

Shtëpitë e kalbjes, të miat, të tijat dhe të gjitha. Ti thua se kishe një dajë gjykatës dhe një xhaxha gjeneral në ushtri, dhe i nxerr për shitje. Dil prej tyre. Bukuria nuk është aty. As në gjirin e ndenjur të bibliotekës ku lexon profecitë e zbehura. Për kë? Një urrejtës i llojit të vet vrapoi prej tyre drejt çmendurisë, shkumëzonte në hënë, sytë e tij, yjet. Fytyrat ovale të Modiglianit – piktor, i sëmurë, – vdiq i ri – dhe Hébuterne vrau veten. Një kurorë me flokë të ngjeshur shikon duke u ngjitur. Zbrit. Një kor kthen kërcënimin dhe jehonën, duke ndihmuar latinishten e gërhitur të priftërinjve në albet e tyre, të tonifikuara, të lyera me vaj të gëlltitur e të dhjamosur.

Dy rrugë zgjaten e takohen në pyll. Asgjë nuk ndodh.Dhe në një tjetër rrugë merr të gjithë shtëpinë në qafë. Një mëngjes i mjegullt, hipostaza imponoi trurin. Zbriti. Duke u gjunjëzuar, dëgjoi dëgjoi dy këmbana që lëshuan një dingdong. Nuk do të jesh kurrë shenjtor. Iu lute djallit në rrugë që e veja përpara të ngrinte rrobat e saj edhe më shumë nga rruga e lagur. Shisni shpirtin, bëni, lecka të lyera të fiksuara.

Më thuaj më shumë.. Gra lakuriq! Po për çfarë? Për çfarë tjetër u shpikën? Duke lexuar dy faqe nga shtatë libra çdo natë. Isha i ri. U përkula para vetes në pasqyrë, duke dalë përpara për të duartrokitur me zell. Hurra për idiotin e mallkuar. Askush nuk i pa: mos i trego askujt librat që do të shkruanit me shkronja për tituj. E keni lexuar F-në e tij? O po, por unë preferoj Q-në. I mbani mend epifanitë të shkruara në gjethe ovale jeshile, kopje që do të dërgoheshin nëse vdisnit në të gjitha bibliotekat e mëdha të botës. Përfshirë Aleksandrinë? Dikush do t’i lexonte atje pas disa mijëra vjetësh, Kam frikë nga ato fjalë të mëdha, të cilat në fund na bëjnë kaq të pakënaqur. Më mendon mua si një mjegull dhe një histori të vjetër. Kam parë tre breza që nga koha e Tiranit. Më kujtohet uria. A e dini se rradhët e gjata para dyqaneve bosh dhe para ambasadave nxitën shfuqizimin e kolektivizimit, ose përpara se prelatët e shtetit ta denonconin atë si demagogji? Harroni disa gjëra. Kujtim i pavdekshëm. Ishte kohë “e mrekullueshme” me kufoma të etshëm, të ngjirur, të maskuar dhe tē armatosur; kontratë midis popullit dhe mashtruesit që ndërron faqen. A ia vlen të përsëritet?

Filed Under: Mergata Tagged With: Astrit Lulushi

RRËNJËT SHQIPTARE, NATA GALA E 15 VJETORIT, NESËR NË NEW YORK

June 8, 2023 by s p

RRËNJËT SHQIPTARE, NATA GALA E 15 VJETORIT, NESËR NË NEW YORK

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT