• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2023

FIGURA POETIKE NË POEMËN, “NËNË SHQIPËRI” E POETIT DRITËRO AGOLLI

June 1, 2023 by s p

Skënder Karaçica/

Figura poetike në poemën ,,Nënë Shqipëri,, e poetit Dritëro Agolli, sipas kritikës letrare është gjymtyrë e mendimit dhe ndjenjës, madje jo rrallë ajo na paraqitet si organizëm i plotë[1].

Në dritën e kësaj poeme, është personifikuar Shqipëria në një figurë aq të dashur, të afërt për kohën shqiptare, siç është nëna, kur e kur tërë sistemi figurativ letrar i nënshtrohet logjikës së figurës në brendi të poemës.Për këtë konceptim, kritika latrare thekson se Shqipëria është thirrur nënë gati një shekull më parë nga rilindësit.

Vargu i poetit D.Agolli me tipare të novatorisë qëndron në mënyrën e krijimit të portretit poetik të Nënës Shqipëri, të lidhjeve të saj me bijtë në mote të ndryshëm, në kushte e rrethana të kohës. Bota poetike që hapet në këngën e parë të poemës: ,,Lermë të bie në prehrin tënd të ngrohtë,/o hallemadhja ime shekullore,, mbushet me asociacione konkrete e të gjalla, nga kënga në këngë[2].

Në gjithë perceptimin figurativ, poeti Dritëro Agolli i qëndron besnik përsonifikimit, kur e kur ai në kohën zbrazjes së shpirtit me poemën, ai nuk u drejtohet më fushave dhe maleve, lumenjve e liqeneve,gurëve të Shqipërisë, por gjymtyrëve të pjesëve të trupit të Nënës:

Të puth duart e tua,më të mirat në botë,

i ngazëllyer të hesht me heshtje foshnjore;

duart e tua u regjën nga puna dhe gishtërinjtë,

që zunë kallo nga këmbëzat e dyfekëve,

dhe supet që u varën nga xhoka e nga guna,

dhe mesin që u hollua nga gjerdanët e fishekëve,

dhe ballin që u rrudh e u lërua nga mendimi,

dhe beben e syrit që u mpreh nga shënjestra,

dhe këmbët,që u zmadhuan nga ecja e mundimi,

dhe qerpikët që u dogjën nga baruti në shkrepa…

Për fund le të ndalemi në vargjet që cituam,kur e kur,çdo varg i poemës ,,Nënë Shqipëri,, e Dritëro Agollit, ka kryefjalë nga një emër prozaik: duar, gishtërinj, supe, mes, ball, bebe, syri, këmbë dhe për të përmbyllur me kallzuesët e këtyre kryefjalëve që shprehin aq fuqishëm jetën dhe bëmat e shqiptarit në shekuj.

_______________

[1]XhezairAbazi,Jeta dhe procesi letrar,Tiranë,1984

[2]Po aty,faqe 263

Filed Under: Kulture

Më pak nxënës në shkollë, pasoja afatgjata për Shqipërinë!

June 1, 2023 by s p

Bujar Leskaj/

📌Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se këtë vit shkollor regjistrimet në arsimin e mesëm shënuan rënie mbi 7.4 %, gati dyfishi i rënies në arsimin 9 vjeçar.

📌Në vitin shkollor 2022-2023 kishte gjithsej 95.8 mijë të regjistruar në arsimin mesëm, nga 154 mijë në vitin 2012, me një rënie prej 38%, ose 58.5 mijë nxënës më pak.

🆘️Më pak nxënës në bankat e shkollës, arsim më pak cilësor, shpopullim masiv, pasoja afatgjata në ekonomi e shoqëri.

🆘️Dhe nuk është vetëm rënia natyrore e popullsisë, as integrimi i hershëm në tregun e punës, por është edhe shpopullimi, edhe largimi i të rinjve për arsye emigrimi, që po thellon një plagë 32 vjeçare për shoqërinë tonë!

📌Mijëra të rinj nën moshën 18 vjeç, një kontingjent për arsimin e mesëm të ulët e të mesëm të lartë, zgjedhin emigrimin në të shumtën e rasteve me familjet e tyre.

📌Varfëria, mungesa e shpresës, papunësia, pamundësia për të përballuar “arsimin falas” në Shqipëri, burokracia, arsimi jo cilësor, mungesa e gjetjes së një vendi pune, mungesa e meritokracisë; janë disa nga arsyet që mund të listoj…

❌️“Politikat arsimore” të qeverisë së sektit Rama në pushtet kanë 10 vite që vetëm nxisin emigrimin, analfabetizmin dhe analfabetizmin funksional, ndëshkojnë të arsimuarit, vrasin shpresën.

❌️Në 10 vite të Edi Ramës në pushtet, mbi 300.000 të rinj dhe mbi 720.000 shqiptarë janë larguar nga Shqipëria.

❌️Në 10 vitet në pushtet të sektit Rama, afërsisht 150.000 nxënës braktisën shkollën.

❌️Dhe kjo shifër rritet vit pas viti, duke treguar se sa besim ka rinia jonë tek arsimi, punësimi, mundësitë që ky sekt në pushtet u krijon atyre…

Filed Under: Ekonomi

Promovimi i vëllimit 8 të veprës së zgjedhur të Mid’hat Frashërit*

June 1, 2023 by s p

*Fjala e drejtorit të Institutit të Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, Uran Butka, gjatë promovimit te vëllimit 8 të veprës së zgjedhur të Mid’hat Frashërit.

Të nderuar pjesëmarrës, ju falënderoj dhe ju vlerësoj të gjithëve, intelektualë, mëtues të kulturës dhe veçanërisht të librit, por që në ngushtësi të kohës, po përshëndes të ftuarit nga Kosova, akademikun e shquar Rexhep Ismajlin, dramaturgun Ekrem Kryeziu dhe shkrimtaren Resmie Kryeziu, që na nderuan në këtë përurim të veçantë, si edhe deputetin Agron Shehaj, sponsor i veprës së Midhat Frashërit.

Instituti i Studimeve Historike Lumo Skëndo përuron sot vellimin 8 të veprës së Midhat Frashërit, që kulmon në këtë botim me veprimtaritë si diplomati më i madh kombit tonë dhe si një albanolog dhe antropolog i spikatur, por i panjohur.

Do të kumtoj, si hyrje, vetëm disa sentenca të nxjerra nga vëllimi i tetë:

Shqiptarizma a s`është sinonim me kultin, me adhurimin e Shqipërisë, me naltësimin e çdo gjëje që i përket kësaj Shqipërisë sonë? E mira, e dobishmja, bukuria, nderimi, frymëzimi i çdo therrorie për këtë Shqipëri, a s`do të jetë kurdoherë dhe tekdo ideali i idealeve tona, kandili i udhës sonë?

Nuk mund të flitet për liri aty ku rrahjet me shkop marrin karakterin e një riti. (

Çështja ka një rëndësi fort të madhe dhe mbase munt që të shkakëtojë zbrazjen dhe shkretimin e Kosovës, duke shtënë në rrezik dhe rrojtjen e Shqipërisë, në qoftë se nuk merrenë masa serioze që tani.

Në vend te lirisë, turmat preferojnë barazinë në robëri.

Shqiptari s`është akoma mësuar të lexojë, të ndjejë nevojën e ushqimit të trurit, të kërkojë ide të reja, të ketë uri (një uri më të fortë se ajo fizike, mëse të panginjshme) për njohje dhe dije. Kjo ësht`e meta e atij që duhet ta marrë, ta konsumojë lëndën e shtypur. Nga ana tjetër, e meta i takon edhe kësaj literature, që s`ka ditur edhe kjo të jetë e kandshme dhe e dobishme.

Nga gjithë ç’kanë lënë prindërit dhe gjyshërit tanë, m’e vlejtur dhe m’e dashur për ne është gjuha që flasim. Kjo gjuh’ është shënj’e gjallërisë dhe e rrojtjes sënë, kjo gjuh’ është shpirti dhe zëmra jonë. Po gjuha fuqinë dhe rrojtjen e saj e gjen në bukuri të saj: një gjuh’e shëmtuar dhe e pa stolisur ësht’e vdekur. Gjuha është një qint herë më grua se gruaja më e stolisur.

“Fjalët dhe frazat e gjuhës janë kufoma pa jetë. Stili u jep shpirt. Ky shpirt që vëmë në stil, është uni”

Jam sigur se në qoftë që nuk mejtohemi sot për shëndetin e popullit dhe për të shpëtuar djemt’e vegjël nga vdekja, po qe që s’bëmë shoqëri për të mësuar të punojnë çupat dhe gratë, jam fare sigur, them, se nesër ne ose djemtë tanë do të venë dhe lypin në dyert e kafeneve ose të mejhaneve, ose do të lajnë tabakatë e botës. Më mirë, pra, të mejtohemi pak sot.

Është nevojë e madhe të çelim një dritare dhe një rrugë të re për ambicionin dhe madhërinë e shqiptarit. Është koha, më duket, të themelohet një aristokraci e vërtetë, ajo e vlerës, sipas shërbimeve të çdo njeriu, sipas mendjes dhe punës së ti. Të mos e kërkojë më njeriu nderin dhe madhërinë me verbëri, me thikë ose me farmak në dorë, po ta kërkojë nga puna, djersa, talenti, mendja dhe vullneti i tij, një nder dhe madhëri mbi themel të vërtetë e të shëndoshë, për fitim dhe dobi të njerëzisë. Të mësohen shqiptarëttë kërkojnë famën në punë, te puna pjellore dhe ftimtare, e qetë dhe pa gjëmë, pa tym, pa pluhur, pa thirrje e pa çjerrje, që ka dobi për punonjësin vetë dhe për botën. Të shohë se njeriu ka më tepër vlerë dhe është fort m’i dobishëm, kur është një shkrimtar i mirë, një poet i mençur, një mendimtar i thellë, sesa duke qenë një funksionar i madh ose një fitonjës të hollash me çdo mënyrë që të jetë, të ndershme a të turpshme. Është nevojë e madhe të çelim një dritare dhe një rrugë të re.

Nuk mund të mohohet se në shumë rasje fuqitë shqiptare, aspiratat individuale edhe pasionet personale, kanë pasur një force largonjëse nga qendra, një forcë “centrifuge”. Duhet, pra, që ajo forcë, në qoftë e mundur duke u shtuar edhe më tepër, të transformohet në një fuqi që mblidhet drejt qendrës dhe të hyjë në një veprimtari të dobishme dhe prodhimtare. Ujërat, rrëketë, përrenjtë duhen kanalizuar drejt mullirit të math që i thonë jetë kombëtare dhe shtetnore dhe jo të lihen që të largohen nga mulliri dhe të mbetet thatë korita. Në qoftë se i vemë re jetës sonë historike, gjithë fatkeqsia jonë ka ardhur, jo nga mungesa e forcave, por nga shpërndarja e këtyre fuqive dhe nga të bërët shkatërrimtarë.

Vendi që kam nderin të përfaqësoj u ka dhënë pakicave etnike që jetojnë brenda kufijve të tij të gjitha të drejtat fetare, kulturore, civile dhe qytetare. Në këtë aspekt, Shqipëria është shteti më liberal në pjesën juglindore të Evropës.

Nga një letër dashurie:

“Siç e di, dashuria as që komandohet; dhe në të dua, këtë e bëj për veten time, nga një hov i papërmbajtshëm i krejt qenies sime; dhe nuk do desha aspak që ti të më duash mua. Dashuria nuk lypet”.

Për Midhat Frashërin si albanolog, do të kumtojë personaliteti i shquar i kulturës shqiptare, gjuhëtari i mirënjohur, shkencëtari dhe akademiku Rexhep Ismajli, me dhjetra vepra të botuara, mes tyre edhe vepra e plotë e Selman Rizës, me dhjetra e dhjetra hulumtime dhe studime në revista shkencore shqiptare e të huaja për diturinë e shqipes, gjuhën dhe letërsinë si dhe përkthime të rëndësishme.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Uran Butka

Raising Funds and Cancer Awareness, AFC Hits All the Right Notes at Boston Gala Concert

June 1, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

To raise funds in order to benefit patients, caregivers, survivors, Albanians Fighting Cancer (AFC) USA hosted a concert of classical music with two internationally acclaimed artists Inva Mula and Genc Tukici at Jordan Hall, New England Conservatory on Saturday. The event also raised spirits and placed AFC on the map as the leading cancer advocacy organization for the community. https://gazetadielli.com/misioni-fisnik-i-afc-nderthuret…/ Eglantina Kica, physician and general sponsor of AFC, in her opening remarks noted how encouraging it is to have the support shown at the fundraiser. She said that it furthers the AFC mission, dedication and hard work of its members. Thanking the Board and the donors as well as all supporters and volunteers, Roberta Panariti Nashi, founder and director of AFC called the concert an “homage to hope”. She cited a quote by Pope Frances echoing the message that only love gives meaning and happiness in life: “We are born to help one another regardless of hardships. Life is beautiful when you are happy but it is even more beautiful when others are happy because of you.”

Archimandrite Theofan (Koja) of the Saint George’s Albanian Orthodox Cathedral, Boston commended “the musical selections that smoothly transitioned from classical compositions to Albanians ballads, old and new.” The recurring theme of finding hope in life’s moment of despair resonated with the audience and the artists. On stage soprano Inva Mula praised AFC as a one of a kind association that has moved her deeply. “Genci and I have toured around the world, we have not encountered an organizations such as this one,” she said amid much applause.

Sitting close to the stage of the prestigious hall, Mara from Worcester also credited “the careful selection of Italian and French arias followed by a well covered Albanian repertoire that was endearing to the community and embodied the theme of the concert.” A few aisles behind her, Valbona Lavdari, a North Shore based realtor, came to show support for AFC along with her mother and some friends. In anticipation of the concert, Valbona, who is from Berat and has moved with her family to the Boston area over two decades ago, posted a video urging her followers on social media to come to the event and be part of the experience. It is the kind of support that AFC is very grateful to have received, Dr. Ivi Kasimati said in his thank-you-address at the end.

Another resident of the Boston area, Ariana Cani, recalls her childhood memories from the time she and now-world-known artists were growing up in Albania. Ariana’s wish is to see more events like the concert of Inva Mula and Genc Tukiçi, “a dual pleasure of sounds that couples her wonderful voice with his magical hands to benefit a humanitarian cause.” Ariana Cani “counts herself fortunate to have known Roberta, the head of AFC, whom she admires for the drive and commitment centered on the community. Miranda Bego, the designated driver of the trio group of friends, replayed some songs acapella on the way home.

In the audience, there were folks of various demographics, including first-born Americans with their Albanian American parents and grandparents. Although the former group doesn’t particularly follow the classical music and is likely unfamiliar with the old-time repertoire of Shkodra songs, they politely applauded and sometimes snapped pics during the performance. Yet some of them grew more attentive when the audience responded to Inva’s invite to sing along. That’s because “it reminded me of our family’s gatherings when we burst out singing as a group,” says Rea Kondi, a Junior at Northeastern University.

In one of Tukici’s arrangement of an Albanian musical potpourri, as soon as the notes played out, some audience members immediately reacted to the song written in 1901 by Thoma Avrami, a teacher of the first Albanian language school that opened in Korca. Easily a top covered Albanian song popularized by the Lira choir, its original title was Longing for Motherland (Dëshërim për Mëmëdhenë) later known by a different name Mornings of May (Mëngjeset e Majit). Many knew its lyrics and some only the refrain yet when Tukici’s piano keys sounded out the notes the air inside Jordan Hall was charged with emotion. “Tukici’s arrangement of Dua Më Shumë Shqipërinë (I love Albania the most) embodied the double-layered meaning of the song,” says Mara. It is about love for one another and above all a love hymn to the homeland. Suddenly the impromptu accompanying turned the audience into an enchanted choir that performed live from the seats the over-a-hundred-year-old tune with the celebrity pianist on stage. Everyone instantly knew that it was the most memorable moment of the event.

In the days leading to and after the concert, AFC mailbox has been flooded with messages from survivors, family members and other supporters of the cause. One individual in Columbus, Ohio, who is going through radiation and chemo, writes: “I am grateful to you for spreading awareness especially in normalizing the word cancer,” that usually carries the weight of a death sentence in our culture. The note continues to say that “knowing that there are others specially Albanians that are going thru this helped out a lot!” In the end, the patient offers “to do my part to help the next person like myself who is or will go through this journey! Thank you!”

Albanians Fighting Cancer – USA https://albaniansfightingcancer.org/ is a registered non-profit charity in Boston, MA 501(c)(3) founded in 2019. It is dedicated to raising awareness in our community about cancer prevention & treatment as well as helping families and patients battling cancer disease.

Filed Under: Opinion Tagged With: Rafaela Prifti

Dorëshkrimi Voynich

June 1, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Është kodeks (libër) në një gjuhë të panjohur të referuar si ‘Voynichese’. Dorëshkrimi mund të jetë kompozuar në Itali gjatë Rilindjes Italiane (1430). Origjina, autorësia dhe qëllimi është në debat. Hipotezat sugjerojnë; gjuhë natyrore; gjuhë e sajuar; kod, shifër ose formë tjetër kriptografie e palexuar; ose një mashtrim i pakuptimtë. Përbëhet nga rreth 240 faqe, por ka dëshmi se disa (rreth 30 faqe) mungojnë; janë fletë të palosshme me madhësi të ndryshme; shumica e faqeve me ilustrime ose diagrame të çuditëshme, me ngjyra të papërpunuara, që tregojnë njerëz, bimë jo ekzistuese, simbole astrologjike, etj. Teksti është shkruar nga e majta në të djathtë (siç e shkruajmë ne). Dorëshkrimi është emëruar pas Wilfrid Voynich, antikuar polako-lituanez që e bleu atë në 1912.

Që nga viti 1969, është mbajtur në bibliotekën e librave dhe dorëshkrimeve të rralla të Universitetit Yale.

Dorëshkrimi Voynich është studiuar nga kriptografë profesionistë dhe amatorë, duke përfshirë kodthyes amerikanë dhe britanikë nga Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore. Shkelësit e kodeve Prescott Currier, William Friedman, Elizabeth Friedman dhe John Tiltman ishin të pasuksesshëm.

Dorëshkrimi nuk është deshifruar kurrë dhe asnjë nga hipotezat e propozuara nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Misteri i kuptimit dhe origjinës së tij vazhdon të ngacmojë imagjinatën popullore, duke nxitur studime dhe spekulime. Në vitin 2020, Universiteti Yale publikoi dorëshkrimin në internet në tërësinë e tij – 225 faqe. Pjesa më e madhe e historisë së hershme të librit është e panjohur, edhe pse teksti dhe ilustrimet janë të gjitha karakteristike evropiane.

Në vitin 2009, analiza me radiokarbon i kërkuesve të Universitetit të Arizonës e daton mbulesën e dorëshkrimit midis 1404 dhe 1438. Përveç kësaj, McCrone Associates në Westmont, Illinois zbuloi se bojërat në dorëshkrim ishin materiale nga ajo periudhë e historisë evropiane. Ka pasur raporte që McCrone Associates tregoi se pjesa më e madhe e bojës u shtua jo shumë kohë pas krijimit të pergamenës, por raporti i tyre zyrtar nuk përmban asnjë deklaratë për këtë.

Pronari i parë i konfirmuar ishte Georg Baresch, një alkimist i shekullit të 17-të nga Praga. Baresch me sa duket ishte në mëdyshje për këtë “Sphynx” që kishte “zënë hapësirë ​​në bibliotekën e tij” për shumë vite. Ai mësoi se studiuesi jezuit Athanasius Kircher nga Collegio Romano kishte botuar një fjalor koptik (egjiptian) dhe pretendonte se kishte deshifruar hieroglifet egjiptiane; Baresch i shkroi Kircherit në Romë, duke i kërkuar të dhëna. Letra e vitit 1639 nga Baresch drejtuar Kircherit është përmendja më e hershme e njohur e dorëshkrimit që është konfirmuar. Nuk dihet nëse Kircher iu përgjigj kërkesës apo jo, por me sa duket ishte mjaft i interesuar që të merrte librin, të cilin Baresch refuzoi t’ia jepte. Më vonë, kur Baresch vdiq, Johannes Marcus Marci, atëherë rektor i Universitetit Charles në Pragë, ia dërgoi librin Kircherit. Marci gjithashtu i dërgoi Kircherit një letër (në latinisht, e datës 19 gusht 1666) që ishte ende e bashkangjitur me librin kur Voynich e bleu atë më 1912:

“I nderuar Zotëri, Atë në Krishtin:

Këtë libër, të trashëguar nga një mik i ngushtë, e kam destinuar për ty, Athanasius im shumë i dashur, sapo më ra në dorë, sepse isha i bindur se nuk mund të lexohej nga askush përveç jush. Ish-pronari i këtij libri ju kërkoi mendimin tuaj me letër, duke kopjuar dhe dërguar një pjesë të librit, por ai në atë kohë refuzoi ta dërgonte vetë librin. Deshifrimit të tij, i kushtoi një mundim të pandërprerë, dhe hoqi dorë nga shpresa vetëm me jetën e tij. Sfinksat si këto nuk i binden askujt përveç zotërisë së tyre, Kircher. Pranojeni tani këtë shenjë të dashurisë sime për ju, siç është dhe e vonuar prej shumë kohësh, dhe shpërthejeni nga prangat e saj, nëse ka ndonjë, me suksesin tuaj të fituar. Dr. Raphael, një mësues në gjuhën bohemiane i Ferdinandit III, atëherë Mbreti i Bohemisë, më tha se libri i përmendur i përkiste perandorit Rudolph dhe se ai i dha mbajtësit që i solli librin 600 dukat. Ai besonte se autori ishte Roger Bacon, anglezi. Në këtë pikë unë pezulloj gjykimin; është vendi juaj të përcaktoni se çfarë pikëpamje duhet të kemi për këtë, në favorin dhe mirësinë e të cilit angazhohem pa rezerva dhe qëndroj Me urdhër të nderimit tuaj, Joannes Marcus Marci nga Cronland Pragë, 19 gusht 1665”.

Transaksioni i vetëm që përputhet në të dhënat e Rudolphit është blerja e vitit 1599 e “disa librave të rrallë” nga Karl Widemann për shumën prej 600 florinash. dorëshkrimi është i besueshëm, por i paprovuar. Ndërsa Wilfrid Voynich i pranoi pretendimet e Raphael-it për vlerën nominale, por teoria e autorësisë së Bacon është hedhur poshtë. Asnjë regjistrim i librit për 200 vitet e ardhshme nuk është gjetur. Sipas të gjitha gjasave, ai u ruajt me pjesën tjetër të korrespondencës së Kircherit në bibliotekën e Collegio Romano (tani Universiteti Papnor Gregorian). Ndoshta mbeti atje derisa trupat e Viktor Emanuelit II të Italisë pushtuan qytetin në 1870 dhe aneksuan Shtetin Papal. Qeveria e re italiane vendosi të konfiskonte shumë prona të Kishës, duke përfshirë bibliotekën e Kolegjit. Shumë libra të bibliotekës së universitetit u transferuan me nxitim në bibliotekat personale pak para se të ndodhte kjo. Korrespondenca e Kircherit ishte në mesin e atyre librave, dhe kështu, me sa duket, ishte dorëshkrimi Voynich, pasi mban ende ex libris të Petrus Beckx, kreut të urdhrit jezuit dhe të universitetit rektor në atë kohë. Biblioteka private e Beckx-it u zhvendos në Villa Mondragone, Frascati, një pallat i madh afër Romës që ishte blerë nga Shoqëria e Jezusit në 1866 dhe strehonte selinë e Kolegjit të Jezuitëve Ghislieri.

Në vitin 1903, Shoqëria e Jezusit (Collegio Romano) kishte mungesë të parave dhe vendosi t’i shiste disa nga zotërimet e saj në Bibliotekën e Vatikanit. Shitja u bë në vitin 1912, por jo të gjitha dorëshkrimet e listuara për shitje përfunduan në Vatikan. Wilfrid Voynich bleu 30 prej këtyre dorëshkrimeve, mes tyre edhe atë që tani mban emrin e tij. Ai kaloi shtatë vitet e ardhshme duke u përpjekur të interesonte studiuesit në deshifrimin e shkrimit, ndërsa ai punoi për të përcaktuar origjinën e dorëshkrimit. Në vitin 1930, dorëshkrimi u trashëgua nga e veja e tij Ethel Voynich, autore e romanit The Gadfly dhe vajza e matematikanit George Boole. Ajo vdiq në vitin 1960 dhe ia la dorëshkrimin shoqes së saj të ngushtë Anne Nill. Në vitin 1961, Nill ia shiti librin tregtarit të librave antikë Hans P. Kraus. Kraus nuk ishte në gjendje të gjente një blerës dhe ia dhuroi dorëshkrimin Universitetit të Yale në vitin 1969. Shumë njerëz janë propozuar si autorë të mundshëm të dorëshkrimit të Voynich, mes tyre Roger Bacon, John Dee ose Edward Kelley, Giovanni Fontana dhe Voynich.

Letra shoqëruese e Marcit në 1665 drejtuar Kircherit thotë se, sipas mikut të tij Raphael Mnishovsky, libri ishte blerë dikur nga Rudolf II, Perandori i Shenjtë Romak dhe Mbreti i Bohemisë për 600 dukat (2,07 kg). Mnishovsky kishte vdekur në 1644, dhe marrëveshja duhet të ketë ndodhur përpara abdikimit të Rudolfit në 1611, të paktën 55 vjet përpara letrës së Marcit. Megjithatë, Karl Widemann i shiti libra Rudolfit II në mars 1599. Sipas letrës, Mnishovsky spekuloi se autori ishte frati dhe polimati françeskan i shekullit të 13-të Roger Bacon. Marci tha se ai po pezullonte gjykimin për këtë pretendim, por u mor mjaft seriozisht nga Wilfrid Voynich, i cili bëri çmos për ta konfirmuar atë. Voynich mendoi mundësinë që autori të ishte Albertus Magnus nëse jo Roger Bacon. Supozimi se Bacon ishte autori e çoi Voynich në përfundimin se John Dees ia dha dorëshkrimin Rudolfit. Dee ishte një matematikan dhe astrolog në oborrin e Mbretëreshës Elizabeth I të Anglisë, i cili dihej se zotëronte një koleksion të madh të dorëshkrimeve të Bacon. Dee dhe shkrimtari i tij (mediumi shpirtëror) Edward Kelley jetuan në Bohemi për disa vjet, ku kishin shpresuar t’i shisnin shërbimet e tyre perandorit. Nëse Bacon nuk e krijoi dorëshkrimin e Voynich, një lidhje e supozuar me Dee dobësohet shumë. Mendohej e mundur, përpara datimit me karbon të dorëshkrimit, që Dee ose Kelley mund ta kishin shkruar atë dhe të përhapnin thashethemet se fillimisht ishte një vepër e Bacon-it me shpresën për ta shitur më vonë.

Disa dyshojnë se Voynich e ka fabrikuar vetë dorëshkrimin. Si një tregtar librash antikë, ai ndoshta kishte njohuritë dhe mjetet e nevojshme, dhe një libër i humbur nga Roger Bacon do të kishte vlerë monetare. Për më tepër, letra e Bareschit dhe letra e Marcit vërtetojnë vetëm ekzistencën e një dorëshkrimi, jo se dorëshkrimi i Voynichit është i njëjti i përmendur. Këto letra mund të kenë qenë motivimi për Voynich për të fabrikuar dorëshkrimin, duke supozuar se ai ishte në dijeni të tyre. Eamon Duffy thotë se datimi me radiokarbon i pergamenës (ose, më saktë, velinës) “përjashton në mënyrë efektive çdo mundësi që dorëshkrimi të jetë një falsifikim pas mesjetës”, pasi konsistenca e faqeve tregon origjinën nga një burim i vetëm.

Është sugjeruar se disa ilustrime në librat e një inxhinieri italian, Giovanni Fontana, ngjajnë paksa me ilustrimet në librin e Voynichit. Fontana ishte i njohur me kriptografinë dhe e përdorte atë në librat e tij, megjithëse ai nuk përdori shkrimin Voynich, por një shifër të thjeshtë zëvendësimi.

Diku para vitit 1921, Voynich ishte në gjendje të lexonte një emër të shkruar dobët në fund të faqes së parë të dorëshkrimit: “Jacobj à Tepenece”. Kjo merret si referencë për Jakub nga Tepenec, i njohur gjithashtu me emrin e tij latin Jacobus Sinapius. Rudolfi II e kishte fisnikëruar në vitin 1607, e kishte emëruar distiluesin e tij Perandorak dhe e kishte bërë kurator të kopshteve të tij botanike si dhe një nga mjekët e tij personalë. Voynich (dhe shumë njerëz të tjerë pas tij) arritën në përfundimin se Jacobus zotëronte dorëshkrimin dhe ai tërhoqi një lidhje nga kjo me oborrin e Rudolfit, në konfirmim të historisë së Mnishovskyt. Emri i Jacobus është zbehur më tej që kur Voynich e pa atë, por është ende i lexueshëm nën dritën ultravjollcë. Nuk përputhet me kopjen e nënshkrimit të tij në një dokument të vendosur nga Jan Hurych në 2003. Si rezultat, është sugjeruar se nënshkrimi është shtuar më vonë, ndoshta edhe me mashtrim nga vetë Voynich. Letra e Bareschit ka disa ngjashmëri me një mashtrim që orientalisti Andreas Muller luajti dikur për Athanasius Kircher. Muller i dërgoi një tekst të pakuptueshëm Kircherit me një shënim që shpjegonte se kishte ardhur nga Egjipti dhe i kërkonte një përkthim. Thuhet se Kircher e zgjidhi. Raphael Mnishovsky, miku i Marcit, i cili ishte burimi i njohur i historisë së Bacon, ishte vetë një kriptograf dhe me sa duket shpiku një shifër që ai pretendonte se ishte e pathyeshme (rreth 1618). Kjo ka çuar në spekulimet se Mnishovsky mund të ketë pasur dorëshkrimin e Voynich si një demonstrim praktik të shifrës së tij dhe e bëri Baresch subjektin e tij të testimit. Në të vërtetë, mohimi i përgjegjësisë në letrën motivuese të dorëshkrimit të Voynich mund të nënkuptojë se Marci dyshonte për një lloj mashtrimi. Në librin e tij të vitit 2006, Nick Pelling propozoi që dorëshkrimi i Voynich ishte shkruar nga arkitekti i Italisë së Veriut të shekullit të 15-të Antonio Averlino (i njohur gjithashtu si “Filarete”), një teori gjerësisht në përputhje me datimin me radiokarbon.

Shumë ide janë zhvilluar në lidhje me “gjuhën” e dorëshkrimit Voynich, të quajtur Voynichesei. Mund të jetë “kjo ose ajo gjuhë” që flitet në Europë, por deri tani ka vetëm debate e hipoteza.

Në vitin 1943, Joseph Martin Feely botoi librin “Cipher”, thot se dorshkrimi Voynich ishte një punim shkencor nga Roger Bacon; teksti ishte një latinishte shumë e shkurtuar mesjetare e shkruar në një shifër të thjeshtë zëvendësim.

Leonell C. Strong, një shkencëtar i kërkimit të kancerit dhe kriptograf amator, besonte se zgjidhja për dorëshkrimin e Voynich ishte një “sistem i veçantë i përparimeve aritmetike të një alfabeti të shumëfishtë”. Strong botoi një përkthim prej dy faqesh në vitin 1947 dhe pretendoi dorëshkrimi Voynich ishte shkruar nga autori anglez i shekullit të 16-të Anthony Ascham, veprat e të cilit përfshijnë “A Little Herbal”, botuar në 1550.

Në vitin 1978, Robert Brumbaugh, një profesor i filozofisë klasike dhe mesjetare në Universitetin Yale, doli i pari me idenë se dorëshkrimi ishte një falsifikim që synonte të mashtronte perandorin Rudolf II për ta blerë atë dhe se teksti është latinisht i koduar.

Në 1978, John Stojko besonte se Dorëshkrimi Voynich ishte një seri letrash të shkruara në gjuhën ukrainase pa zanore. Teoria shkaktoi disa ndjesi në mesin e diasporës ukrainase në atë kohë, dhe më pas në Ukrainën e pavarur pas vitit 1991.

Megjithatë, data që Stojko jep për shkronjat, mungesa e lidhjes mes tekstit dhe imazheve dhe lirshmëria e përgjithshme në metodën e deshifrimit janë kritikuar.

Në vitin 2014, profesori i gjuhësisë së aplikuar Stephen Bax botoi një punim që propozonte një “dekodim të pjesshëm” të dorëshkrimit Voynich, duke dhënë një përkthim për dhjetë emra të përveçëm të përdorura për të përkthyer me sukses hieroglifet egjiptiane. Ai pretendoi se dorëshkrimi ishte një traktat mbi natyrën, në një gjuhë të Lindjes së Afërt ose Azisë, por asnjë përkthim i plotë nuk u bë para vdekjes së Bax-it në 2017.

Në shtator 2017, shkrimtari Nicholas Gibbs pretendoi se e kishte deshifruar dorëshkrimin si latinishte e shkurtuar në mënyrë idiosinkratike. Ai deklaroi se dorëshkrimi ishte një udhërrëfyes kryesisht plagjiaturë për shëndetin e grave. Studiuesit e vlerësuan hipotezën e Gibbs-it si të zakonshme. Puna e tij u kritikua si bashkim i studimeve tashmë ekzistuese me një përkthim shumë spekulativ dhe të pasaktë; Lisa Fagin Davis, drejtoreshë e Akademisë Mesjetare të Amerikës, deklaroi se deshifrimi i Gibbs “nuk rezulton në latinisht që ka kuptim”.

Greg Kondrak, profesor i përpunimit të gjuhës natyrore në Universitetin e Albertës në Kanada, dhe studenti i tij i diplomuar Bradley Hauer përdorën gjuhësinë llogaritëse në një përpjekje për të deshifruar dorëshkrimin. Gjetjet e tyre u prezantuan në Takimin Vjetor të Shoqatës për Gjuhësinë Kompjuterike në 2017, në formën e një artikulli që sugjeronte se gjuha e dorëshkrimit ka shumë të ngjarë të jetë hebraike, por e koduar duke përdorur alfabete, pra anagrame të renditura alfabetikisht. Megjithatë, ekipi pranoi se ekspertët në dorëshkrimet mesjetare që rishikuan veprën nuk ishin të bindur.

Në vitin 2018, Ahmet Ardıç, një inxhinier elektrik me interes për gjuhët turke, pohoi në një video në YouTube se shkrimi Voynich është një lloj turqishtje e vjetër e shkruar në një stil “poetik”. Më pas teksti do të shkruhej duke përdorur “ortografinë fonemike”, që do të thotë se autori i shqiptoi fjalët kur i dëgjonte. Ardıç pretendoi se kishte deshifruar dhe përkthyer mbi 30% të dorëshkrimit. Dorëzimi i punimit të tij në revistën Digital Filology u refuzua në vitin 2019.

Në vitin 2019, Gerard Cheshire, një asistent i kërkimit të biologjisë në Universitetin e Bristolit, tha se dorëshkrimi ishte shkruar në një gjuhë “proto-romatike kaligrafike”. Ai pretendoi se e kishte deshifruar dorëshkrimin brenda dy javësh duke përdorur një kombinim të “të menduarit anësor dhe zgjuarsisë”; se ai përmban përshkrime të shumta të bimëve mjekësore dhe pasazhe që fokusohen në shëndetin fizik dhe mendor të femrës, riprodhimin dhe prindërimin; dhe se dorëshkrimi është i vetmi tekst i njohur i shkruar në proto-romancë. Ai më tej pohoi:

“Dorëshkrimi u përpilua nga murgeshat domenikane si një burim referimi për Maria të Kastiljes, Mbretëresha e Aragonës.”

Cheshire pretendon se ilustrimi i palosshëm në faqen 158 përshkruan një vullkan dhe teorizon se i vendos krijuesit e dorëshkrimit pranë ishullit Vulcano i cili ishte një vullkan aktiv gjatë shekullit të 15-të. Megjithatë, ekspertët e dokumenteve mesjetare e kundërshtuan fuqishëm këtë interpretim, duke e denoncuar si “marrëzi aspiruese”.

Ndërkohë, saga vazhdon. Mendim shqip duket se nuk është dhënë nga ndonjë akademik kompetentë, meqënëse edhe dorëshkrimi ka dalë në shek. XV, thuajse në të njëjtën kohë me gjuhën e shkruar shqipe.

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT