• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2023

Çka nuk harrojnë Shtetet e Bashkuara dhe çka nuk falin kurrë?!

July 25, 2023 by s p

Bajram Mjeku/

Libri “Intervistë me vetveten” i shkrimtarit Petro Marko, është ndër autobiografitë më të trishta, që mund të ketë shkruar ndonjë shqiptar deri në ditët e sotme.

Nga ky libër, i cili të bën për vete edhe po ta rilexosh kushedisa herë, vendosa t’i shkëpus tre paragrafë, për të rikujtuar se çka në fakt nuk falin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht kur të trajtojnë partner strategjik!

Shkrimtari Petro Marko dhe luftëtari i Spanjës, i cili pësoi tragjedi të pafundme familjare nga regjimi stalinist në Shqipëri, pak ditë para se të arrestohej në vitin 1947, shkruan për çastet kur ai dhe kolegët e tij gazetarë u përshëndetën për të fundmen herë në Aeroportin e Tiranës me shefin e UNRRA në Shqipëri. Kështu kujton takimin lamtumirës me të: “Shumë nga ata që kishin qenë në Shkollën Teknike të Fulcit, ishin arrestuar si spiunë amerikanë. Shumë nga ata që mund te takoheshin rastësisht, ose në tavernën e hotel “Dajti” me ndonjë nëpunës të UNRRA-s, arrestoheshin si agjentë anglo-amerikanë. Situata politike kishte ndryshuar. Erdhi koha që misionet anglo-amerikane, s’mund të qëndronin më në Shqipëri dhe vendosën të largoheshin…

Unë dhe gazetarë tjerë si Shefqet Musaraj, Javer Majo etj., përcollëm në aerodrom Misionin amerikan. Zoti Jakobs, shef i Misionit, një burrë i mençur dhe me autoritet, më hodhi krahun dhe më tha:

– Zoti Marko! Ne po largohemi, sepse po marrim në qafë shumë shqiptarë. E shohim se këtu shihemi si armiq, por mund t’ua them vetëm këtë: Ju mund të shani Ruzveltin, Ajzenhauerin e të tjerë, pastaj mua dhe gjithë autoritetet amerikane, por jo kurrë flamurin e lavdishëm të Amerikës. Ju atë e keni poshtëruar. Amerika këtë s’ka për ta harruar kurrë, kurrë!, – më tha me zemërim…”.

Pikërisht për këtë dhe gjatë gjysmë shekulli të regjimit stalinist, Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga Shqipëria dhe shqiptarët, të cilët dolën kombi më i katandisur nga kampi komunist, përfshirë këtu edhe shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Nuk thuhet kot “historia është mësuesja e jetës”, por që edhe në ditët e sotme, duket që kemi mësuar shumë pak nga gabimet politike, të cilat krejt “aksidentalisht”, mund të përsëriten…

Për ata që nuk e dinë, dua të kujtoj se Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rindërtim, e cila njihet me akronimin UNRRA, u themelua më 9 nëntor të vitit 1943 në Uashington nga përfaqësuesit e 44 shteteve që përbënin atëherë Kombet e Bashkuara. Kjo organizatë, u vinte në ndihmë vendeve të çliruara nga pushtimi fashist me ushqime, veshmbathje, barna e gjësende tjera të nevojshme gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

No photo description available.

See Insights and Ads

Create Ad

All reactions:

11

Filed Under: Opinion

PËRPJEKJET E AUTORITETEVE OSMANE PËR PENGIMIN E ARSIMIT NË GJUHËN SHQIPE

July 25, 2023 by s p

Nikollë Loka/

Siç dihet, Rilindja Kombëtare qe një lëvizje e madhe atdhetare, mendore, kulturore, arsimore etj., që përshkoi të gjitha fushat e jetës shqiptare; qe një periudhë që karakterizohet nga rilindja e kombit dhe futja e tij në rrugën e përparimit si kombet e tjera të Evropës. Ajo përfshiu të gjitha sferat e jetës shpirtërore, morale, ushtarake, materiale etj., që gjeti edhe një pasqyrim të fuqishëm në fushën e arsimit kombëtar dhe të mësimit të gjuhës shqipe.

Kombi shqiptar ende vuante pasojat e administrimit osman, i cili nuk lejonte hapjen e shkollave në gjuhën amtare. Kështu rilindësit, duke analizuar të gjitha rrugëzgjidhjet e kësaj situate, arritën në përfundimin se aspirata e tyre për një Shqipëri të lirë e të pavarur, mund të bëheshin realitet vetëm nëpërmjet dy rrugëve, që ishin në funksion të njëra-tjetrës: së pari, nëpërmjet luftës së armatosur; së dyti, nëpërmjet lëvrimit të gjuhës shqipe në shkolla, gjë e cila do të çonte padyshim në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, nën idenë se “…drit’ e diturisë përpara do na shpjerë…”, që ishte sintezë e ideve iluministe të rilindësve tanë(Kazazi, 2016).

Për të penguar shkëputjen e popujve ballkanikë nga shteti, në periudhën pas kryengritjeve të grekëve, bullgarëve, serbëve dhe vllehëve, atyre iu njohën disa veçori kulturore. Njëra prej tyre ishte edhe shkollimi në gjuhën amtare. Në realitet popujt jomyslimanë edhe më përpara e kishin shkollimin në gjuhët e tyre, ndërsa në këtë periudhë ata filluan ta shfrytëzonin këtë të drejtë për formësim kulturor dhe identitar. Parë në këtë këndvështrim, shqiptarët kishin mbetur prapa, në krahasim me popujt tjerë të Ballkanit(Yücedağ, Koç, 2020: 35). Aq më keq për shqiptarët se në tokat e tyre po hapeshin edhe shkolla greke, serbe dhe bullgare, sepse dekreti perandorak osman i quajtur Hatti-Humaiun ua lejonte ato(Mustafa, 2019). Në vitin 1892, në katër vilajetet shqiptare kishin më shumë se 1000 shkolla greke, 40 shkolla vllahe, 200-300 serbe dhe bullgare dhe vetëm 2 shkolla shqipe(Ditërrëfenjësi Kombiar, 1900:153-154).

Perandoria Osmane me reformat e Tanzimatit kishte deklaruar se të gjitha kombësive do t’u lejohet lirisht të ushtronin gjuhët e tyre në institucionet arsimore dhe fetare me përjashtim të shqiptarëve. Banorët e truallit shqiptar thirreshin turq, arnautë, kaurrë, latinë; por kurrë me emrin e tyre të vërtetë. Këtu gjithsesi duhet të shtohet se shqiptarët nuk patën edhe një administratë të përbashkët, por qenë të shpërndarë nëpër vilajete të ndryshme. I vetmi faktor pa dallim feje e krahine, që i bashkonte shqiptarët, ishte gjuha shqipe(Mustafa, 2019).

Edhe pas dekretit të Gjylhanesë, i cili në fushën e arsimit parashikonte që sistemi arsimor të organizohej në shkolla shtetërore, trevat shqiptare nuk përfituan asgjë, pasi shkollimi bëhej sipas përkatësisë fetare, vetëm në shkolla të huaja. Shkollat dhe mësimi i gjuhës shqipe ishin objekt i goditjeve të vazhdueshme nga ana e administratës osmane, ndërkohë që me kalimin e kohës edhe në trevat shqiptare “… u rrit nevoja për një arsim laik, shqip nga gjuha, kombëtar nga fryma dhe praktik për jetën” (Loka, 2020: 86).

Në vitet ‘50 të shekullit XIX e më pas, përpjekjet e shqiptarëve brenda atdheut u bashkuan me veprimtarinë e madhe e të gjithanshme të atdhetarëve në mërgim, të cilët po organizoheshin në shoqëri atdhetare, arsimore e kulturore, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për përhapjen e mësimit shqip, për botimin e teksteve shkollore etj. Bashkatdhetarët në mërgim u vunë në shërbim të luftës për liri, të gjuhës shqipe dhe arsimit kombëtar, me të gjitha mjetet e mundësitë e mbi të gjitha me dëshirën e tyre të zjarrtë. (Kazazi, 2016). Pas kushtetutës së vitit 1846, dhe si rrjedhojë e dekretit sulltanor, lejohej hapja e shkollave laike shtetërore, çka i hapte dyert fillimit të lëvizjeve për arsim e kulturë. Por, duke qenë se për pjesën myslimane lejohej vetëm përdorimi i alfabetit arab, intelektualët shqiptarë myslimanë të kohës u munduan që edhe përmes këtij alfabeti të përhapnin mësimin e gjuhës shqipe, si mjeti i përparimit dhe i ngritjes kulturore”(Mustafa, 2014). Ideologët e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptuar se pa emancipim kulturor nuk ka as vetëdije kombëtare, kështu që ata zhvilluan një sërë aktivitetesh, ku si synim kryesor kishin që karakteri politik të jetë i drejtuar në zhvillimin e arsimit dhe të shkollës kombëtare.

Nuk do të kishte kuptim të flasim për problemet e arsimit në shqip në periudhën e Rilindjes Kombëtrare pa vënë në dukje programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në këtë fushë. Idetë dhe platforma arsimore e Lidhjes u bënë pjesë e përbërëse e shumë veprave, artikujve dhe fjalimeve të ideologëve të shquar të Rilindjes Kombëtare. (Kazazi, 2016). Sigurisht, Traktati i Shën Stefanit provokoi nacionalizmin shqiptar dhe farkëtoi lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e cila nuk i shkonte për shtat politikës hamidiane ndaj shqiptarëve, prandaj pas shpërndarjes së Lidhjes së Prizrenit, mësimi i shqipes në shkollat publike, si dhe përdorimi i saj në korrespondencën zyrtare u ndalua kategorikisht. Gjatë vitit 1880, Porta e Lartë ndërmori një sërë goditjesh kundër “Shoqërisë së shkronjave”, duke mos lejuar më as botime librash, as ngritje shkollash shqipe. Vetëm dega e saj me qendër në Bukuresht u shpëtoi këtyre ndjekjeve dhe më vonë kjo degë do të mbetej ndër shpresat e vetme për realizimin e programit arsimor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit(Kazazi, 2016). Në kushtet e terrorit osman, pas shpërbërjes së Lidhjes së Prizrenit, veprimtaritë kulturore shqiptare vazhduan në Rumani (Bukuresht, Konstancë), Bullgari (Sofje), Austri (Klagenfurt, Vjenë) dhe Egjipt (Kairo). Në Bukuresht, shoqatat si: “Drita”, “Dituria” dhe “Shpresa” ishin të rëndësishme në përpjekjet e tyre për të ofruar mbështetje materiale për veprimtaritë arsimore shqiptare në krahinat osmane(Somel, 1997: 453).

Pas ndalimit të arsimit shqip, për interesa të shtetit osman, nga autoritetet u lejuan dy shkolla shqipe të Korçës, për djem dhe ajo për vajza, si kundërpeshë ndaj shovinizmit grek të Fanarit, që po cënonte interest osmane. Por rezulatetet e shkollave shqipe të djemëve e të vajzave në Korçë për ngritjen e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, si dhe veprimtaria e shkollave të fshehta shqipe, të hapura me shumicë në jug, e kishin shtuar shqetësimin e autoriteteve osmane dhe të Patrikanës së Stambollit. Si rrjedhim, në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, shpërtheu një fushatë ndjekjesh, burgimesh dhe internimesh të mësuesve dhe veprimtarëve shqiptarë(Historia e arsimit, 2003:167-168). Autoritetet osmane arritën deri aty sa të mbyllin edhe dy shkollat e Korçës, që i kishin lejuar vetë vite më parë. Në qeshor të vitit 1902, pas 15 vjet pune ishte mbyllur Mësonjtoria Shqipe për djem. Vështirësi në këtë kohë po kalonte edhe shkolla shqipe e vajzave në Korçë. Pas urdhërit të Stambollit që ndalonte vijimin e kësaj shkolle nga nxënëset myslimane në vitin 1904, Porta e Lartë ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhës mësimi në këtë shkollë dhe në fillim të vitit 1907, nga Veziri i Madh u lëshua urdhëri për mbylljen e saj (Historia e arsimit, 2003:169-171).

Gjendja pati pak përmirësime edhe pas Revolucionit xhonturk. Sukseset e arritura nga zhvillimi legal i arsimit kombëtar në Shqipëri i shqetësoi së tepërmi turqit e rinj, të cilët përdorën kundër arsimit shqip çdo mjet, që nga shfrytëzimi i ndjenjave ffetare dhe intrigat e deri te dhuna e drejtëpërdrejtë. Siç shprehet një diplomat italian “dëshira e shqiptarëve për dituri e arsim dhe kërkesa e tyre e ligjshme për të mësuar në gjuhën amtare u quajt nga Komiteti xhonturk si një prirje seperatiste dhe u vu në shënjestër nga ana e tij”. Në fillim, pa dalur ende hapur kundër arsimit shqiptar, turqit e rinj vunë në veprim klerin konservator dhe elementët fenatikë e turkomanë për t’i larguar shqiptarët myslimanë nga mësimi shqip, duke përdorur parulla me karakter fetar, shoqëror e politik ai: “Shqipja të ban kaurr …të ban me shemb teqe e xhamija, me lon kuranin, agjinesën” etj. Ose thonin se “me anë të mësimit të shqipes feudalët shqiptarë synonin të mbanin nën zgjedhë fshatarët dhe të realizonin ambicjet e tyre politike”. Gjithashtu përhapeshin fjalë se “përkrahësit e mësimit shqip ishin kundër interesave shtetërore osmane dhe u shërbenin shteteve të huaja, sidomos Austro-Hungarisë dhe Italisë(Historia e arsimit, 2003:190-191).

Pasi dështuan për pengimin e arsimit shqip me anë të propagandas dhe fesë, autoritetet osmane në trevat shqiptare e hoqën pothuajse krejtësisht maskën që mbanin deri atëherë dhe filluan të zbatonin një kurs më të ashpër e më të hapur kundër lëvizjes arsimore shqiptare e përgjithësisht asaj kombëtare. Në maj 1909 u arrestuan 17 veta nga Struga, Pogradeci dhe Ohri, të akuzuar si agjentë të Sulltan Hamitit. Midis të arrestuarve nga Ohri ishin: Hamdi Bej Ohri, Xheladin Beu, kryetar i klubit dhe Mehmet Beu, të cilët ishin përpjekur për të çelur një shkollë shqipe në atë qytet. Akuza të paqena u bënë kundër Hafiz Ibrahim Dalliut të Tiranës, sepse u jepte mësim shqip vajzave. Në Tiranë, me rastin e përvjetorit të parë të shpalljes së Kushtetutës, xhonturqit organizuan manifestime kundër klubit kombëtar dhe mësimit të shqipes. Një gjendje mjaft e rëndë u krijua në Vlorë, ku u arrestuan dhe u internuan shumë atdhetarë(Historia e arsimit, 2003:191)

Pasi ndalimi i shkollimit shqip në kushtet e regjimit kushtetues xhonturk dukej si i pamundur, një nga mjetet kryesore që përdorin xhonturqit për të penguar përhapjen e mësimit e të shkollës shqipe ishte propagandimi i shkrimit të gjuhës shqipe me alfabetin turko arab, që përdorej edhe për gjuhën osmane(Historia e arsimit, 2003:192) Disa krerë e deputetë shqiptarë turkomanë, të mbrojtur edhe të ndihmuar nga qeveria xhonturke, formuan në Stamboll me 4 mars 1910 shoqërinë “Arnavud Mahfil maarif “ (Rrethi arsimor shqiptar, me senatorin dhe klerikun Haxhi Ali Elbasanin në krye. Qëllimi ishte të organizonin sa më mirë fushatën kundër alfabeteve kombëtare shqipe, të miratuar nga Kongresi i Manastirit. Dhe pas organizimit të “mitingjeve” në përkrahje të alfabetit arab, Ministria turke e arsimit dërgoi një telegram qarkore, me të cilën urdhërohej futja e alfabetit arab në mësimin e gjuhës shqipe në idadijet turke të Shqipërisë(Historia e arsimit, 2003:209-210) Një goditje tjetër kundër arsimit shqiptar u bë në Kongresin e xhonturqve të mbajtur në Selanik në maj të vitit 1909 ku komisioni që punoi për problemin kombëtar e kulturor të kombësive jo turke në Perandori doli me këto propozime: Të gjitha shkollat fillore të mbeten ashtu siç kanë qenë d.m.th. në gjuhën turke. Të gjitha gjimnazet ku mësimi nuk zhvillohet në gjuhën turke të mbyllën dhe nxënësit të kalojnë në gjimnazet turke. Mësimi në këto gjimnaze të zhvillohet vetëm në gjuhën turke(Myzyri, 1996: 27).

Në funksion të fushatës së tyre antishqiptare, xhonturqit nxorën ligje që penalizonin lëvizjen për arsimin shqip, si ligjet “mbi bandat” dhe “mbi shoqëritë”, miratuar nga Parlamenti turk në vjeshtë të vitit 1909. Sipas këtyre ligjeve, në Perandorinë Osmane ndaloheshin të gjitha organizatat kombëtare, përveç atyre osmane. Në zbatim të këtyre ligjeve, autoritet xhonturke filluan me arrestime, internime e transferime patriotësh shqiptarë dhe pastaj vazhduan me mbyllje klubesh e shkollash shqipe(Historia e arsimit, 2003:207).

Në vitin 1909, fushata e reaksionit xhonturk që kishte synim çarmatosjen e shqiptarëve dhe mbylljen e klubeve e të shkollave shqipe u shtri në të gjithë vendin. Në vitin 1910 masat xhonturke u ashpërsuan dhe reaksioni xhonturke u vërsul kundër shkollave dhe klubeve shqiptare. Në Shkup u arrestua kryetari i klubit të atjeshëm Beqir Efendiu dhe mësuesi i gjuhës shqipe Bedri Pejani; në Manastir u arrestuan Fehim Zavalani dhe vëllezërit Kristo e Dhimitër Qirjazi etj; në Elbasan u arrestuan Kristo Dako e Lef Nosi; në Dibër Qamil Daci; në Tiranë Ibrahim Dalliu, Mahmut Furtuzi, Jusuf Elezi; në Durrës Nikollë Kaçorri etj(Myzyri, 1996: 293).

Dëshirat e forta të nacionalistëve shqiptarë për të patur arsim në gjuhën shqipe nuk u pranuan nga shteti osman. Perandoria Osmane ndoqi një politikë arsimore që synonte ruajtjen e dominimit osman në rajon, përçarjen e shqiptarëve dhe pengimin e formimit të vetëdijes kombëtare të tyre.

Literatura

– Avzi Mustafa, Përpjekjet e shqiptarëve në Maqedoni për arsim kombëtar në fund të shekullit XIX dhe në Fillim të shekullit XX, https://merbraha.com/perpjekjet-e-shqiptareve-ne…/

– Avzi Mustafa, Përpjekjet e shqiptarëve në Maqedoni për arsim kombëtar në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, https://pashtriku.org/dr-avzi-mustafa-perpjekjet-e…/

– Avzi Mustafa, Kontributi i ulemasë shqiptare në Maqedoni për shkollën dhe gjuhën shqipe, https://www.zaninalte.al/ 2014/03/ kontributi-i-ulemase-shqiptare-ne-maqedoni-per-shkollen-dhe-gjuhen-shqipe/

– Ditërrëfenjësi Kombiar, Sofje, mot i katërt, 1900.

– Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar (grup autorësh), vëllimi I; botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike, Tiranë 2003.

– Hysni Myzyri, Arsimi Kombëtar Shqiptar (1908-1912), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë 1996.

– İsmail Yücedağ, Nurgün Koç Kërkesat e shqiptarëve për shkollimin në gjuhën amtare. (1) Dituria islame 354, maj 2020.

– Nikollë Loka.”Lëvizja kombëtare për shkollën dhe alafbetin shqip në Shqipërinë e Veriut”, në Studime historike, reçensione, publicistikë, botimet “Emal”, Tiranë 2020.

– Njazi Kazazi, Mësimi i gjuhës shqipe gjatë Rilindjes Kombëtare e deri në fillimin e viteve ’20 të shekullit XX, https://www.zaninalte.al/ 2016/08/mesimi-i-gjuhes-shqipe-gjate-rilindjes-kombetare-e-deri-ne-fillimin-e-viteve-20-te-shekullit-xx/?fbclid=IwAR3m5y0rg Oa2dpOc0oMW6mRflAajrHsq8W8dT7shWrg-C5flLMaWzJZEgtI

– Somel, Selçuk Akṩin “Ottoman Islamic Education in the Balkans in the Nineteeth Century, Islamic Studies, Vol. 36, No. 2/3, Special Issue: Islam in the Balkans, (Summer/ Autumn 1997).

Filed Under: Histori

Në Kepin e Rodonit, në Kishën e Shna Ndout si pranë Zotit

July 25, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Mbresa nga vizita në Kepin e Rodonit, Durrës, Kisha e Shna Ndout dhe kështjella e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ecim përmes Gjirit të Lalzit në Durrës, i cili është qyteti i dytë më i populluar i Republikës së Shqipërisë. Është nje pamje magjike të vozitësh gjatë bregut shqiptar të detit Adriatik ku sheh grykëderdhjet e Erzenit dhe Ishmit në cepin juglindor të tij.

Megi Gjoni anëtare e stafit te TV “Alba Life” nje vajzë e kulturuar, drejtuesja jonë e guides nëpër Atdhe na sugjeroi te vizitojme Kishen e Shna Ndout dhe Kalanë e Skënderbeut.

Të shoqëruar nga Dr. Merita Isak Gjoni, ngjitemi dhe zbresim nëpër rrëpirat e kodrinave, prekim pluhurin që shndrin nëpër gjethet e gjelbërta të pikluara nga një vesë e hollë e mëngjesit dhe pamjet e hatashme që i ka afruar natyra të bëjnë që në çdo sekondë me aparat në dorë të shkrepësh gjithçka që të rrok syri i etur nga malli, por dhe bukuria e hatashme.

Ja ndalojme tek Kepi i Rodonit apo siç njihet ndryshe si Muzhili i Skënderbeut, vend turistik që të lë pa frymë.

Pranë nesh ndaloi një çift polakësh të cilët bënin muajin e mjaltit në Atdheun tonë. Emilia dhe Robert sapo ishin martuar dhe preferuan Shqipërinë për Honey Moon! Ata folën fjalë miradie për Shqipërinë me shumë vende egzotike.

Mjalte e paçin jetën iu uruam gjatë intervistës për TV “Alba Life” New York!

Përpara shfaqen lëndina me lule shumëngjyrëshe edhe pse zhegu i vapës bëhet pengesë, sidomos për kuajtë që tundin bishtin, apo levizin kokën për t’i trembur insektet e egra pickonjëse nga trupi i tyre me qime të kuqerreme të mëndafshta.

Më tutje ca bunkierë të ndërtuar prej betoni, çeliku dhe hekuri ndodheshin prane Kishës së Shna Ndout si për të përcaktuar epokat e ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë deri në poskomunizëm.

Kisha e Shna Ndout ndërtuar në një vend tejet piktoresk pranë Detit, lëndinave, pemëve bëhet dhe më mistike, kur shkon brenda saj duke ecur lehtë lehtë si me hapa zogu.

E çuditshme, por brenda asaj kishe më shoqëronte kudo At Zef Pllumi, i cili thuhet se erdhi dhe u mbyll aty për një kohë të gjatë, pas 90-ës. Frati i fundit i Françeskanëve të shquar solli në dritë veprën e famshme, “Rrno vetëm për me tregue”. një vepër memuaristike.

Kisha e Shna Ndout është një kishë katolike romane, monument i trashëgimisë kulturore në Rodon, në qarkun e Durrësit. Kisha e Shën Ndout, është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIII-të. Kisha ishte e rrënuar, por filloi te restaurohej nën kujdesin e Burrit të ndritur të qëndresës kundër regjimit komunist At Zef Pllumit.

Brenda saj ngelesh mahnitur, në një qetësi hyjnore ku përshëndetesh nga besimtari shqiptar që kujdeset për ta mirëmbajtur dhe për të përshëndetur vizitorët e shumtë, besimtarë dhe kurreshtarë të historisë. Vizitorët gjejnë ndoshta qetësinë me një lutje, me një përulje para Zotit, me dashurinë hyjnore me paqen e dëshirueme brenda këtij objekti kult të rrallë historik.

Në mur ishte piktura e Shejtit Shna Ndue, ku vizitorët lexonin dhe luteshin si: O i mrekullueshmi Shejti Shna Ndue, ty qielli e toka jane tue të nderue, Ne ndër kamb tua sot kena ra/ Aman po të lutena ndihmë me na u ba!

Muret e kishës janë në 16 metra të larta dhe sjellin dukshëm historinë tonë të lavdishme shqiptare.

Harqet në majë të kishës e bëjnë që të ketë fragmente nga arkitektura gotike. Kjo kishë ka të njëjtin emër edhe në Laç të Kurbinit, në Prishtinë dhe në Padova të Italisë.

Poshtë Kepit të Rodonit thuhet se shtrihet një qytet i nëndheshëm ndërtuar në kohën e komunizmit me tunele të shumta ku asnjë prej tyre nuk është prekur dhe shkatërruar nga Komuniteti fetar. Dhe çfarë koicidence! Kisha qe i shpëtoi regjimit komunist u shpall monument kulture si dhe tunelet që u ruajtën në post komunizëm… E duke ardhur në këto vende të shenjta, i besoj profecisë së shkrimtarit të madh anglez G.K.Chesterton i cili ka thënë: “ We do not want a Church that will move with the world. We want a church that will move the world.”

Që përkthehet: “Ne nuk duam një kishë që do të lëvizë me botën. Ne duam një kishë që do të lëvizë botën.”

Shqiponja e Gjergj Kastriotit, simboli i Kombit tonë dhe kalaja e tij

Në ballë të Kishes shfaqet piktura murale e Shqiponjës dy krenore dhe e nje princeshe hipur në kalë ku ciceroni thotë se është motra e Skënderbeut e cila u kujdes shumë për restaurimin e saj. Marin Barleti në librin “Historia de vita et gestis Scandebegi”, shkruan se Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti shkonte të pushonte në Bisht’ të Muzhlit. Thonë se Mamica kaloi vitet e saj të fundit në kështjellën afër kishës, qe ishin dhe dhuratë nga vëllai i saj Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Është tejet emocionuese të prekësh dhe të shohesh nga afër dokumentin origjinal të Kastriotëve: shqiponjën me dy krerë.

Shqiponja është e pikturuar në afresket e kishës që sipas ciceronit nga gojëdhenat kisha u rindërtua nga motra e Skënderbeut, Mamica, gruaja e Muzakë Topisë nga familja princërore Topia e Durrësit.

Kalaja e Rodonit e Skënderbeut

Përmes një rripi të ngushtë shfaqet Kalaja e Rodonit e Gjergj Kastriot Skënderbeut i cili e ngriti këtë kështjellë, kala. Ajo ndodhet ne një rrip toke në formë gadishulli dhe ka formën e një trekëndshi. Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë.

Muri i kështjellës së Rodonit kishte një gjatësi deri 400 metra dhe në kulmet e saj kishte kulla të rumbullakta.

Kjo kala u bë mburojë e tij pas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450, e cila përfundoi në vitin 1452. Për herë të parë Rodoni përmëndet në vitin 1324 si një qendër piratësh.

Pas vdekjes së Skënderbeut, kështjella nuk u përdor më. Kur venedikasit largohen nga Rodoni turqit e pushtojne dhe e shkatërrojnë kështjellën.

Mjerisht, më 1500, kalaja u pushtua nga venedikasit. Me kalimin e kohës, një pjesë e ndërtesës është zhytur brenda detit Adriatik. Kalaja ngrihet madhërisht në Kepin e Rodonit dhe duket si Poseidoni i detit. Rodoni sipas Studjuesve skrupulozë Cekës dhe Zeqos thuhet se sipas legjendave është Hyji i Detit. U larguam me një lloj ndjesie se u takuam me Rodonin sipas legjendës, Hyji i detit, njëlloj si Poseidoni i Grekëve apo Neptuni i Romakëve.

24 Korrik, 2023

Staten Island, New York

Filed Under: Reportazh Tagged With: Keze Kozeta Zylo

PUSHTETI KORRUPTON APO SISTEMI FAVORIZON TË KORRUPTUARIT?

July 25, 2023 by s p

Artan Nati/

“Kur plaçkitja bëhet mënyrë jetese për një grup njerëzish në një shoqëri, me kalimin e kohës ata krijojnë për vete një sistem ligjor që e autorizon atë dhe një kod moral që e lavdëron atë.” thote studiuesi i politikave ekonomike Frédéric Bastiat. Kur Shkëlqim Cani dha dorëheqjen te kërkuar nga kryeministri per mospranimin e firmosjes se dokumenteve të procedurave te inceneratorëve,te gjithe mbetën të habitur,por shumë pak dhanë alarmin te shkonin në thellësi te këtij fenomeni tipik të një sistemi te korruptuar. Një fenomen tipik doli i qartë se një sistem i korruptuar tërheq politikanë të korruptuar si në Shqipëri dhe një sistem i ndershëm tërheq politikanë të ndershëm si në Danimark. Te bësh politikë te ndershme si zoti Cani mund te bëj të kualifikuar në Danimark por jo në Shqipëri,ku zoti Cani u zëvendesua nga zoti Ahmetaj. Çështja shtrohet se ne si komb,parti politike apo qeveri nuk duhet te fokusohemi në zgjedhjen e njerëzve ose politikanëve të fuqishëm por në riparimin e sistemit A korrupton pushteti apo ai është magnetik për më të korruptuarit? Pra më saktë mund të themi se mënyra si është ndërtuar pushteti në Shqipëri bën të mundur te tërheqë të korruptuarit dhe nqs pushteti është i strukturuar si në Danimarkë tërheq njerëzit e ndershëm. Frank Herbert (1920 – 1986), shkruan, “Të gjitha qeveritë kanë një problem të përsëritur: Pushteti tërheq personalitete patologjike. Problemi nuk është se pushteti korrupton, por se ai është magnetik për ata që mund të korruptohen. Këto persona kanë tendencë të bëhen si të marrë në përdorimin e dhunës, një gjendje në të cilën ata shpejt bëhen të varur.” Pra më shumë se të thuhet se fuqia absolute korrupton absolutisht, Herbert zbulon se është korruptibiliteti, që lidh thelbësisht të gjithë ata me pushtet politik. Pushteti nuk korrupton.

Ai përforcon dhe zbulon tiparet e predispozicionit të një lideri. Më të frikshëm janë politikanët që kanë kombinim të çrregullimeve të personalitetit të kombinuar midis narcisismit dhe sociopatit(antisocial) që ekspertët thonë se “nuk ka trajtim dhe shërim”. Narcisistët mund të duken shumë tërheqës dhe karizmatikë ndërsa promovojnë plane jashtëzakonisht madhështore (ana e tyre narcisiste). Ata janë të pamëshirshëm,të pashpirt dhe nuk kanë ndërgjegje (ana e tyre antisociale). Ata janë gjithashtu paranojakë dhe sadist, thonë ekspertët, kështu që ata janë më të shtyrë se shumica e narcisistëve ose sociopatët për të shkatërruar objektivat e tyre të fajit, duke përfshirë pothuajse gjithçka dhe të gjithë në rrugën e tyre  dhe, në fund të fundit, veten e tyre. A duket kjo familjare për shumicën e politikanëve në Shqipëri? Kur një politikan është duke bërë fushatë,përpiqet të bindë elektoratin për t’i dhënë atij votën,duke fshehur dëshirën e tij për pushtet dhe përpiqet të bindë ata se ai do të jetë shëbëtori i tyre. Por, sapo ai merr pushtet, kamuflimi bëhet më pak i nevojshëm.” Për të përfunduar, nuk është se pushteti korrupton ose është magnetik për më të korruptuarit. E vërteta është se pushteti zbulon vetëm se kush jemi në të vërtetë. Nga të gjitha sa u tha më sipër duket qartë se problemi në Shqipëri nuk janë njerëzit,por sistemi që kemi. Shqiptarët janë të suksesshëm kudo në botë,përveç vendit të tyre.Fakti që shumë Shqiptarë kanë arritje të jashtëzakonshme në shkencë, politikë, biznes dhe arte në të gjthë botën tregon se sistemi ynë ekonomik politik,egzekutiv dhe juridik ka nevojë për reformim.Këta individë të suksesshëm në perëndim e kanë të pamundur të shpalosin aftësitë e tyre sepse sistemi actual në vend favorizon të korruptuarit e manipulatorët siç kemi parë kohët e fundit që në rrjetën e SPAK-ut kanë rënë shumë kryetarë bashkie e politikanë të rangut të lartë Ekonomisti dhe filozofi politik Austriak F.A.Hayek në librin e tij të famshëm “Rruga drejt robërisë” thekson se “pozicionet me autoritet të konsiderueshëm nuk janë vende të përshtatshme për individët që vlerësojnë parimet humanitare dhe sjelljen etike. Këto role kërkojnë një gatishmëri për të ushtruar kontroll dhe manipulim mbi të tjerët, duke minuar mirëqenien dhe lirinë e individëve”. Ngjarjet e fundit në vendin tonë kanë treguar se në krye të bashkive,disa miniistrive dhe komisarateve të policisë janë vendosur njerëz që janë të lidhur me krimin.Këtë e tregon qartë arratisja e ish kryeministrit apo disa ministrave që janë në burg apo të pandehur si dhe shumë raste të policisë të përfshirë në krim ordiner ose elektoral. Sistemi i krijuar në Shqipëri jo vetëm që promovon njerëzit e paaftë që nuk respektojnë individin dhe ligjin,por bëhen pengesë edhe për promovimin dhe angazhimin në politikë dhe administratë të individëve të aftë dhe të ndershëm. Procedurat e tenderimit të inceneratorëve si dhe shkarkimi i zotit Cani nga detyra dhe zëvendësimi i tij nga Ahmetaj tregoi vetëm majën e aisbergut.Projekt ligji i fundit i qeverisë që kushtëzon diplomimin e studentëve të mjekësisë me një punësim 3 vjeçar aty ku e cakton shteti,tregon qartë paaftësinë e sistemit dhe korrupsionin e lartë në vend.Sistemi duke u bërë atraktiv për njerëzit e paaftë e të korruptuar është i paaftë të mbajë qytetarët e tij në Shqipëri.Aktualisht vendi nuk ka nevojë vetëm për mjek,por edhe për hidraulikë,elektriçistë,infermierë etj. Ky sistem nuk mund të mbajë qytetarët e tij me forcë si në monizëm,por duhet të ndryshojë e përshtatet.Sinjali i parë po vjen nga SPAK duke i bërë të ditur pushtetarëve se ata janë në vëzhgim. Protestat civile të studentëve gjithashtu dhe të shoqëisë civile duhet ti vënë pushtetarët në presion dhe të kuptojnë se koha e pandëshkueshmërisë po merr fund.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: artan nati

A good hearing, if the Administration were listening

July 25, 2023 by s p

Professor Daniel Serwer /



The House Foreign Affairs Committee raised the alarm in a hearing yesterday about the situation in the Balkans. Member after member cited concerns. They worried about escalating ethnic tensions and instability, Russian malfeasance, Chinese inroads, failure of Serbia and Kosovo to implement agreements, failure to implement court decisions and secessionist moves in Bosnia and Herzegovina, endemic corruption, and flagging economies. They might also have cited substantial migrant outflows from the region.

There was a single witness: Gabe Escobar, Deputy Assistant Secretary. Despite the availability of many credible people who hold contrasting views, the Congress has unfortunately chosen in this and the previous recent Senate hearing on the Balkans to hear only from the Administration.
Congressman Issa (R-CA) was at pains to lament this.

Say it fast and confidently

Gabe quickly cited EU accession as the US objective, without noting the diminished credibility of that prospect and unlikelihood that would happen any time in the foreseeable future. He averred that the “breakthrough” normalization (Ohrid) agreement reached in February and the annex added in March are critical. But he failed to note that Serbia refused to sign both and quickly violated them.

He insisted on the Association of Serb Majority Municipalities (ASMM) to coordinate culture, education, and public services as the keystone. But he failed to explain why the US has not insisted on the quid pro quo also agreed in 2013. That was the extension of the Kosovo constitution to the Serb majority municipalities of the north. Belgrade has repeatedly blocked that in many different ways.

Gabe noted the supposed agreement of Kosovo and Serbia to recognize each other’s documents and national symbols. But he neglected to note that this is a problem principally in Serbia. He repeated the canard that Serbia would no longer lobby against Kosovo’s international integration. Serbian President Vucic has pledged not to fulfill that provision. Belgrade failed to observe it at the Council of Europe days after signing the agreement.

In Bosnia, Gabe cited Milorad Dodik’s anti-Dayton activities. But he was at a loss to explain how the US would get Europe to join in the sanctions against him. He cited excessive reliance in the region on Russian energy. However, he failed to note that Serbia is the prime culprit in that respect.

The questioning was good

Chair Kean (R-NJ) wanted to know whether the US will bring strong pressure to bear on President Vucic if Kosovo Prime Minister proceeds with the ASMM. Gabe said a quick and confident “absolutely” and went on to claim that the agreement requires Serbia to recognize Kosovo’s sovereignty and territorial integrity. This it clearly does not do. He added that Serbia has agreed to remove the protesters and participate in new elections for mayors in northern Kosovo.

I suppose that might be true in diplomatic channels, but where is the evidence in public? Would you believe it just a few months after elections held because Belgrade agreed the Serbs would participate but that they then boycotted? Gabe went on to say that those demonstrators who attacked journalists Kosovo police and NATO should be punished. Where is the public US demand that Belgrade, which ordered the rioting, turn them over to the Kosovo justice system?

Ranking Member Keating (D-MA) focused on China. Gabe rightly emphasized Beijing’s political conditions but placed his hope entirely in the EU to institute (someday) contracting procedures that would counter Beijing and keep projects open to US competitors.

Sanctions

Representative Wagner (R-MO) underlined her bipartisan “Upholding the Dayton Peace Agreements Through Sanctions” Act. Gabe pledged to support it and to prevent financing from reaching those who are trying to dismantle Bosnia (in addition to support for EUFOR and the HiRep). That sounded serious. Maybe State has finally realized that staying silent on Dodik is not a winning strategy. The Congressman made it clear she wanted Hungary bent into allowing EU sanctions on Dodik.

Congressman Titus (D-NV) focused on Russian disinformation and the free press. Gabe skipped the opportunity to focus criticism on Serbia, which has seen a long decline in press freedom and a dramatic rise of Russian disinformation.

Congressman Huizenga (R-MI) asked about Serbia buying Chinese and Russian arms. Gabe claimed Serbia had curtailed its purchases from Russia “significantly” in response to the threat of sanctions but has increased procurement from China (which is not covered by the “CAATSA” sanctions in question). Huizenga also asked about the five EU non-recognizers. Gabe took the opportunity to claim vaguely that action on the ASMM would be helpful.

Congressman Self (R-TX) focused on President Vucic’s incitement of the election boycott and import of heavy weapons from Russia. Why don’t we have sanctions on Serbia now? Gabe squirmed out by claiming that he didn’t control CAATSA sanctions and that other sanctions had been used in the Balkans, neglecting to mention they have not been used against Serbia. Self made it clear he regards Serbia as a Russian proxy in the Balkans.

Congressman Moran (R-TX) asked about Montenegro. Sadly, Gabe was unaware of the newly contracted coastal road there that the Chinese will build and mistakenly thought it was the already built north/south highway.
 
He also took the opportunity to emphasize that Montenegro’s new government will make Podgorica a fast-achieving candidate for EU membership and that its new president as “pro-American.” I don’t yet see any guarantee of those two propositions.
 
A well-briefed committee, but the Administration isn’t listening

Well-briefed, the members of Congress asked good questions. The Administration responses were less convincing. They consistently avoided any serious criticism of Serbia and continued to hold Kosovo principally, if not exclusively, responsible for the current train wreck. There was no sign that Gabe was listening to the repeated indications that a tougher approach with Serbia is needed.

Two notable omissions. Gabe did not mention Open Balkans, a Belgrade initiative that appears to have died a merited death. But bad ideas never die in the Balkans. They return like zombies to haunt the region. Just wait a few years, or maybe months. It will be back, along with partition.

Unless I missed it, Gabe also failed to mention the recently sanctioned Serbian Director of the Security Intelligence Agency. No one asked what we are going to do about Aleksandar Vulin. That was an unfortunate omission.

Posted on peacefare.net 

Professor Daniel Serwer (Ph.D., Princeton) directs the Conflict Management Program at the Johns Hopkins School of Advanced International Studies

Filed Under: ESSE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT