• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2023

Shkallët e Qytetërimit

July 18, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Ndërsa shkojmë në jetën tonë të përditshme, ndonjëherë duhet të tërhiqemi dhe të hedhim një vështrim më të gjërë. Njeriu sot jeton në atë që duket si qytetërim i përparuar, por le të mos tallemi – ne jemi ende foshnja teknologjike. Në vitin 1963, astrofizikani rus Nikolai S. Kardashev doli me një mënyrë hipotetike për të kuptuar saktësisht se në çfarë shkalle zhvillimi jemi. Ai krijoi atë që njihet si Shkalla e Kardashevit, një metodë për të matur se sa të avancuara janë arritjet teknologjike të një qytetërimi dhe sasia e energjisë që mund të shfrytëzojë. Siç e përshkroi në punimin e tij, një qytetërim i përparuar do të kishte kapacitetin për të transmetuar sinjale radio larg në kozmos. Kardashev fillimisht doli me 3 lloje qytetërimesh, por që nga ajo kohë lista është zgjeruar në mënyra të ndryshme nga shkencëtarë të tjerët, duke u fokusuar jo vetëm në teknologjinë e komunikimit, por edhe në faktorë shtesë. Sipas kësaj hipoteze,:

Një qytetërim i tipit 1 (i njohur gjithashtu si qytetërimi planetar) ka aftësinë për të shfrytëzuar të gjithë energjinë e planetit të tij të origjinës, duke shfrytëzuar të gjithë energjinë që arrin në planet (si dielli, njeriu shfrytëzon vetëm 60 përqind të energjisë diellore) dhe të gjithë energjinë që mund të prodhojë (termike, hidro, era. , etj). Kardashev e përshkroi atë si “nivel teknologjik afër nivelit të arritur aktualisht në Tokë”.

Sa afër jemi të bëhemi ndërtuesit e megastrukturave të tipit 2? Është një kërcim i madh në aftësi dhe ndoshta do të duheshin 1000-2000 vjet për t’u arritur.

Një qytetërim i tipit 3 është krejtësisht i një rendi tjetër zhvillimi, ndoshta duhen 100,000 vjet ose më shumë për të arritur atje. Kardashev e pa atë si “një qytetërim që zotëron energji në shkallën e galaktikës së vet”. Po, ju duhet të merrni energji të një galaktike të tërë për ta përparuar këtë. Njerëzit ndoshta do të ishin larguar prej kohësh në atë pikë, duke u bërë një lloj qenie kibernetike post-biologjike, ku robotët ndërtojnë sferat Dyson sipas dëshirës në të gjithë galaktikën, duke përdorur një teknologji shtytëse hapësinore ende të pakonceptueshme për të lëvizur. Ndoshta, një qytetërim i tillë do të ishte gjithashtu në gjendje të merrte energji nga vrimat e zeza ose të krijonte yje që prodhojnë energji sipas dëshirës.

Çfarë do të ndodhë pas një përparimi të tillë? Kardashev nuk e pa nevojën për të hipotezuar ndonjë qytetërim të mëtejshëm, por parashikuesit që atëherë kanë propozuar që një botë e tipit 4 do të ishte në gjendje të shfrytëzonte energjinë e një universi të tërë, ndërsa një tip 5 mund të bëjë të njëjtën gjë në një multivers, duke tërhequr fuqi nga shumë universe.

Po tipi 6? Këtu hyjmë në kompetencat e Zotit, duke kontrolluar kohën dhe hapësirën, duke krijuar universe sipas dëshirës. Lloji 7? As nuk mund ta imagjinojmë dhe kuptojmë se si mund të jetë.

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi

PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA  E SHQIPTARËVE 

July 18, 2023 by s p

NIKË GASHAJ/

                                 

Në shkencën shqiptare dhe nga shumë autorë të huaj prejardhja ilire dhe autoktonia e shqiptarëve është e vërtetuar. Për shkak të hapësis së kufizuar, po fokusohe vetëm në disa hulumtues të njohur shkencor.

Filozofi i njohur Gotfrid Vilhelm Lajbnic(1646-1717) u muar me lidhjen e shqipes me gjuhët e tjera. Në letrën e  tij të 10 dhjetorit 1709, e cituar më 1897 në revistën rumune Albania, deklarohet se në bazë të studimeve të tij është bindur se”shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë”.

Historiani suedez, Hans Erik Tunman(1746-1778) , profesor universitetit në Gjermani, ishte një nga shkencatarët e parë, që u muar me studimin  mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burimet greke, latine e bizantine dhe studioi fjalorin trigjuhësh të Teododhor Kavaljotit( greqisht, sllavisht e ship) të botuar më 1770. Në veprën e tij për historinë e popujve të Evropës Lindore (1774), arriti në konkludim se shqiptarët janë vazhdues autoktonë të popullsisë së lashtë ilire.

Johan Georg Fon Han(1811-1869),  teoricieni austriak  është marr me studimin e gjuhës shqipe së bashku me gjuhëtarin Konstadin Kristoforidhi. Më 1854 ai botoi veprën e tij, me tre vëllime, Studimet Shqiptare, mbi kulturën, gjuhën dhe historinë shqiptare. Ai ishte, ndoshta i pari që studioi fjalorin e ilirishtes së vjetër. Ai vërtetoi se shumë emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire. Në bazë të studimeve të tij, arrinti në përfundimin se gjuha shqipe ishte vazhduese e ilirishtes.

Gjuhëtari i njohur , Franc Bop (1791-1867), profesor në Universitetin e Belinit, botoi veprën e tij më 1854, duke vërtetuar përfundimisht se shqipja bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër në Evropë. Gustav Majer (1850-1900), profesor në Universitetin e Gracit dhe antar i Akademisë së Shkencave të Vjenës, botoi studimin e tij Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoevropianen, më 1883. Ai njihet veçanarisht për hartimin e Fjalorit etimologjik të gjuhës shqipe, më 1891. Në sajë të studimeve të thella shkencore arriti në përfundimin se gjuha shqipe rridhte nga ilirishtja dhe përbënte një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.

Maksimilian Lamberc (1882-1963), pas vizitës që bëri në Shqipëri si emisar i Akademisë së Shkencave të Vjenës,  menjëherë u shqua si studiues i folklorit dhe mitologjisë shqiptare. Pastaj, në Laipcig vazhdoi studimet në fushën e albanologjisë, mbajti leksione rreth saj në universitet dhe në vitet 1954-59 hartoi dhe botoi Veprën mbi gjuhën shqipe, në tre vëllime. Në studimet e tij mbështeti tezën e prejardhjes së shqiptarëve nga ilirët dhe të gjuhës shqipe nga ilirishtja.

Shkencatari, Edwin Jacques, thekson: Nuk ka pikë dyshimi që shqiptarët e sotëm janë historikisht pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve.

Shkencatari, Serge Metais, shkruan: Sipas të gjithë treguesve – pikësëpari, për shkak të vetë gjeografisë – ilirët kanë qenë praardhësit e shqiptarëve. Në prag të pushtimit romak, ata zinin të gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit, nga Istra deri në Epir. Në brendësi të gadishullit, ata ishin vendosur, në veri, të paktën deri te rrjedha e lumit Sava dhe, në lindje, deri te Morava e Jugut dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit.  Më tutje studiuesi Metais shton: Në shekullin II të erës sonë, ku ilirët ndodheshin nën zgjedhën romake, gjeografi Ptolemeu bënte fjalë për ekzistencën e një fisi të albanëve (Albanoi) , kryeqyteti i të cilëve qenkësh Albanopolis.

Profesor Eqrem Çabej (1908-1980), pa dyshim, është figura më e shquar në fushën e albanologjisë. Për gati gjysmë shekulli ai bëri studime, botoi vepra të shumta nga gjuha dhe letërsia shqipe, ndonëse bëri hulumtime edhe në lëmin e etnografisë, folklorit dhe etimologjisë, leksikologjisë, të origjinës së gjuhës shqipe, marrëdhëniet e saj me gjuhë tjera indoevropiane dhe njësimin e normës letrare. Në bazë të studimeve subtile shkencore  arriti në përfundim se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve dhe të banorëve të parë indoevropianë në Ballkan. Kumtesa e tij gjuhësore në Kolokuiumin e Parë mbi Studimet Ilire (15-20 shtator 1972) dhe shkrime të tjera të shumta”vërtetuan në mënyrë bindëse origjinën ilire të gjuhës shqipe dhe autoktoninë e popullit shqiptar”.

Profesor Kostallari, ish drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë, arriti po të njëjtin përfundim si dhe kolegu i tij Çabej.  Gjithashtu, Aleks Buda, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave e Shqipërisë, në një konferencë që drejtoi, më 2-4 korrik 1982, theksoi”vazhdimësinë iliro-shqiptare dhe autoktoninë e shqiptarëve në trevat e tyre.”

Mbi origjinën e gjuhës shqipe dhe të popullit shqiptarë janë marr dhe profesorët e njohur: Shaban Demiraj, Mahir Domi e të tjerë.

Në Enciklopedinë e Përgjithme të Entit Leksikografik të Jugosllavisë, Zagreb, 1977, fq.81 thuhet:”Shqiptarët, popull me prejardhje  indoevropiane thrakase-ilire. Banorët më të vjetër në Shqipëri kanë qenë Ilirët; vetë emëri Shqiptar rrjedhë nga emëri Ilir- të fisit Albana”.

Historiani dhe akademiku i njohur serb, Radeta Mihalçiq, autor i librit të historisë të klasës së 6-të, të shkollës fillore në Beograd(2014.), ndër të tjerat ka shkrua: “Shqiptarët janë vendas-autokton të Gadishullit Ballkanik dhe se ata kanë ardhur në të shumë më heret se Sllavët. Për ta bërë më të qartë, flasim për ilirët, që banonin në trojet e Ballkanit Perëndimor, prej nga kanë dalur më vonë shqiptarët, të cilët u quajtën kështu nga popujt dhe shtetet e Evropës Perëndimore. Prandaj, shqiptarët si popull i veçantë dhe autonkton janë me origjinë ilire dhe janë të vetmit që e kanë ruajtur gjuhën, zakonet dhe veçantitë e tjera kombëtare. Ai thotë se Stefan Nemanja dikur i ka pasur okupuar territoret e Shqipërisë së veriut. Më tutje nënvizon, se sllavët kanë ardhur në Kosovë dhe aty kanë gjetur ilirët që janë shqiptarët e sotëm dhe ua kanë marrë-plaçkitur shtëpitë dhe arat, andaj ata kanë qenë të detyruar të dalin në mal – bjeshkë  dhe të kujdesen për bagtinë e tyre. Me këtë, autori dëshmon se serbët kanë qenë pushtues të tokave shqiptare. Rreth këtij libri pati shumë polemika në opinionin publik dhe kritika. Në veçanti, kritikat më të mëdha  ka pasur nga Kisha Ortodokse serbe, në krye me Patriarkun Irinej, i cili pohimin e e autorit Mihalçeviq, se shqiptarët janë popull autokton të Ballkanit me origjin ilire, e quajti të pavërtetë, një turp i paparë për popullin serb, i cili ka rrënjët e veta dhe historinë e vet. Fakti që dikush po përpieqet të rishikoj historinë tonë me gënjeshtra, se serbët e paskan pasur okupuar Kosovën në të kaluarën historike të banuar nga shqiptartë, paraqet një skandal të madh, thotë Irinej

Në anën tjetër, ish profesori i fakultetit filozofik në Univeritetin e Beogradit, tani historian në pension, Rade Mihaleviq autori i tekstit të diskutueshëm, thekson se qëndron pas të gjitha konstatmeve dhe qendrimeve historike të përmbajtura në librin në fjalë, dhe se ato janë razultat i një hulumtimi të tij afatëgjatë. Ajo që mund të garantoj me emrin dhe mbiemrin tim personal është se nuk ka absolutisht asnjë gabim në libër. Së pari e kam lexuar tërësisht të gjithë literaturën mbi temën dhe gjithçka që kam shkruar bazohet në fakte historike.

Mirëpo, teksti shkollor u modifikua në bazë të vërejtjeve që Patriarku Irinej i  dërgoi Ministrit të Arsimit të Serbisë, në mars 2014.  Prandaj, nën presionin e Kishës Ortodokse serbe, Ministria e Arsimit dhe Enti për libra, nga libri në fjalë i hoqën faktet historike, se shqiptarët janë autokton në Ballkanin Perëndimor dhe se janë me origjinë ilire.

Sikurse në kohët e kaluara edhe sot në kontinuitet nga autorë të ndryshëm dhe qarqe antishqiptare ka orvajtje për mohimin e prejardhjes ilire të shqiptarëve për qëllime të caktuara hitorike dhe politike. Për shembull, ish-deputetja prof. dr. Jelisava Kaleziq në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 2016, u shpreh: nuk është e vërtet teza se shqiptarët janë me prejardhje ilire. Në gazetën”Dan”, më 21. korrik 2016. Akademiku Zoran Llakiq, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, e botoi një artikull në të cilin mohon prejardhjen ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre. Ndër të tjerat, thotë: Shqiptarët janë të ardhur nga Rumunia në Mat, përmbi Tiranë në shekullin X të erës tonë. Ndërsa në vitin 548 të erës tonë në Durrës kanë ardhë serbo-malazezët. Më tutje Llakiqi thotë: Shqiptarët në tërë hapësirë ku jetojnë, jo vetëm që nuk janë popull autokton, por as pakicë kombëtare. Në të vërtetë ata janë diasporë. Më pas me 24 korrik 2016. në gazetën “Dan”e botova një shkresë ku prezantova disa njohje shkencore nga autorë të huaj dhe shqiptarë mbi prejardhjen ilire dhe autoktoninë shqiptare, meqënse, kjo gazetë mjaftë lexohet në Mal të Zi. Në atë mënyrë e demantova shkresën e Akademikut Zoran Llakiq.

Me sa di unë, janë të paktë autorët sllavë të cilët pranojnë faktet historike mbi origjinën ilire të shqiptarëve dhe autoktoninë e tyre në Ballkanim Perëndimor. Përkundrazi, ata bëjnë përpjekje për falsifikimin e tërë historisë dhe kulturës shqiptare. Mu për këtë arsye, ata trillojnë teza të ndryshme johistorike  mbi prejardhjen shqiptare. Në Kohën e fundit, e shfaqën tezën e migrimit, sipas të cilës shqiptarët emigruan nga Sicilia, ku  mbërritën nga Kaukazi në shekullin 10-të ose 11-të.

Më në fund, sa për njoftim, kam pas rastin të marr pjesë në një tubim të madh shkencor mbi etnonenezën e malazezëve, i cili u mbajt shumë kohë më parë, më 19 qershor 1981, në Titogradin e atëhershëm. Historianë, etnologë dhe politikanë të njohur të asaj kohe në kumtesat dhe diskutimet e tyre paraqitën teza të ndryshme historike mbi etnogjenezën e malazezëve.

Disa pjesëtarë mbrojtën tezën historike për oregjinën malazeze nga serbët. Ndërsa, pjesmarrësit të tjerë mbrojtën tezën historike për etnosin autokton malazezë. 

Mirëpo, ajo që më tërhoqi vemendje të veçantë ishte diskutimi i dr. Mirko Bajraktareviqit i cili theksoi:” Shumica e popullsisë së Malit të Zi është me origjinë shqiptare. Më pas ai kërkoi nga gazetarët, që nëse marrin pjesë në atë takim, të mos ua japin mediave tezën e tij historike për arsye politike. Në diskutimin e tij nuk pati reagime nga pjesëmarrsit tjerë të tubimit shkencor.

(Autori është antar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Diokles)

Filed Under: Politike

“Protagonizmi” i Kryeministrit Edi Rama i kthyer në “gaztor” në Vilnius të Lituanisë

July 18, 2023 by s p

Nga Beqir SINA/

 Per dy ditë me radhë, sytë e të gjithë planetit ishin përqendruar në Vilnius të Lituanisë, pasi aty po zhvillohej Samiti i vendeve anëtare të NATO-s, ku debati kryesor ishte çështja e Ukrainës.

Lituania ishte vendi mikëpritës i një samiti të NATO-s (11 dhe 12 korrik), i cili do të mbizotërohej nga përgjigja e aleancës ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe kërkesës për anëtarësim të Kievit.

Në samit, liderët botërorë diskutuan pushtimin dhe sulmet e vazhdueshëm ruse ndaj Ukrainës, si dhe anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Ukrainës në NATO, dhe zgjerimin e saj nga një organizat euroatlantike në atë globale, më afrimin në të ardhmen edhe të Koresë së jugut, Australisë dhe Zelandës së re.

Me pak fjalë, dotë thoshte një komentator politik amerikan në NBC se: “ Në Samitin e Vilnius-it, ekzistoi një mjedis kompleks, por përgjithësisht i favorshëm për arritjen e qëllimit kryesor të Ukrainës dhe Suedisë në rrugën e tyre integrimit euroatlantik – një ftesë për t’u bërë anëtare e NATO-s, e cila i përket të ardhmes”. 

Por, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, nuk i mbeti edhe kësaj radhe i mangët, në atë që thotë populi “pall me mënd”, teksa ai u pa të sillej vërdall nëpër sallën e Samitit të Vilnius-it të Lituanisë, duke “vjedhur “iserte me foto-takime ose sekuenca si ato “spotet publicitare”. 

Përkatësisht, për të shkëputur ndonjë fotografi që ai do të përdorte te shqiptarët, si një “mik” i liderve botëror, ose protagonisti. E cila, është edhe një nga mëndësitë që Kryeministri Edi Rama, del nëpër Europë, dhe bën lojën e protagonistit të cilin nuk e la paprovuar edhe në Samitin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut,në Vilnius të Lituanisë.

Në një video zyrtare të këtij samiti paraqiten të gjithë liderët e vendeve anëtare të NATO-s, të ulur simbas protokollit të këtij samiti. Aty shfaqet Emmanuel Macron, Justin Trudeau i Kanadasë, Olaf Scholz i Gjermanisë, Joe Bideni SHBA, Rishi Sunak i Anglis, Georgia Meloni e Italisë, Rexhep Tajip Erdogan i Turqisë, dhe kryeministri i suedisë, por mungon njëri …… 

Ai mesa duket është, Kryeministri Rama, i cili është duke kërkur protagonizëm edhe në momente të tilla, si kjo që u pa në fillim të Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut,në Vilnius të Lituanisë. Aq sa duket se Edi Rama po i lodh dhe po i mërzit edhe udhëheqësit botëror, me sjellen e tij, madje duke u bërë edhe “gaztor”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fillim të fjalës së tij hyrse, kërkon me “diplomaci” që miku i tij Edi Rama, të ulet, pra e thënë shqip “boll” je duke bredhur “miku im” nëpër sall që të rrëmbeshë ndonjë fotogarfi ( me Biden) sa te njëri delegacion te tjetri.

Ky është momenti kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kërkon Edi Ramën : “ Në se miku im Edi Rama “gjenë” karrigen të ulet”……fillojmë Samitin, thotë Stoltenberg në cilësinë e mikëpritësit.

https://fb.watch/lNj9qOnLtw/?startTimeMs=60000&mibextid=v7YzmG Ky pra është edhe momenti ‘gazmor’ në samitin e NATO-s.

Në ndërkohë, që kamerat kërkojnë nëpër sallë të “gjejnë’ Edi Ramën, një kamer ka fokusuar për 2/3 seconda duke qeshur si një diplomat kalibri amerikan, sekretarin e Shtetit Anthony Blinken.

E gjithë sorollatja e Edi Ramës, në dy ditë në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, sa në një delegacion në një tjetër, përfundojë me një bised duke lëvizur “këmbë e duar” të Kryeministrit Edi Rama, me presidentin francez Emmanuel Macron dhe një fotografi/takim me delegacionin e Senatorëve Amerikanë. 

Kaq ishte kësaj radhe për protagonizmin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. 

Loja e tij me protagonizëm vazhdon…………

Filed Under: Fejton

Vula e Kryezotit

July 18, 2023 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Jehona e veprës së Skënderbeut në Bohemi e Sllovaki

vazhdoi edhe gjatë shekujve të mëvonshëm. Një dëshmi e rëndësishme e aktivitetit diplomatik të Heroit Kombëtar të shqiptarëve janë dy kopje të letrave të tij, të gjetura në Bibliotekën e Pragës nga studiuesi Dhimitër Pilika, më 1956.

Dhimitër Pilika, autor i disa studimeve për vulat dhe për betejat e kohës së Skënderbeut, rrëfen historinë e gjetjes së vulave të stampuara në letër nga epoka e Skënderbeut. Ai thotë se bëhet fjalë për vulën shtetërore dhe vulën sekrete të Skënderbeut. Kjo vulë u zbulua në Pragë (Çekosllovaki) nga zonja e poetit Stanislav Kostsa Neumann, dhe gjendej në materialet e rilindasit dhe historianit sllovak Pave Josef Shafarik (1795-1861), i cili e kishte gjetur në arkivat e Raguzës.

Stanislav Kostsa Neumann, ndoqi disa drejtime në krijimtarinë e tij, si simbolist (Unë jam një apostull i jetës së re), si anarkist (Një ëndërr rreth një turme njerëzish të dëshpëruar dhe vargje të tjera), si lirik peizazhi (Libri i Pyjeve, Kodrave dhe Ujërave), si

sekularist (Këngë të reja), si komunist (Këngë të Kuqe) etj. Ai qe një nga themeluesit e Partisë Komuniste të

Çekosllovakisë. Poeti Stanislav Kostka Neumann qëndroi në Shqipëri nga viti 1916-1918. Ai shkroi dy libra me subjekte nga Shqipëria: “Elbasani: kujtimet e luftës” (çekisht: “Elbasan: Váleèné vzpomínky”, viti 1922) dhe “Bragozhda dhe kujtime të tjera luftarake” (çekisht: “Bragožda a jiné

váleèné vzpomínky, viti 1928). Të dy librat rindërtojnë në letër një atmosferë të Elbasanit të atyre viteve, duke na lënë një dëshmi se si dukej jeta në qytet në ato kohë. Në veprën e poetit, Stanislav K. Neumann janë edhe vjershat me titujt “Vera në Elbasan” dhe “Përshëndetje dhe kujtime”, ku autori shpreh dashurinë e tij për Shqipërinë dhe popullin e saj. Duke gjetur frymëzim në mjedisin shqiptar, ai shkroi edhe një përrallë të vetën që quhet “Përralla për minaren që doli shëtitje dhe për ushtarin që kishte uri”. Neumann ka edhe disa akuarele që na tregojnë rrugët e Elbasanit.

Në qender të vulës qëndron shqiponja dy krenare që ishte edhe emblema e familjës Kastrioti, ndërsa mbi supe të shqiponjës jan të vendosura shkronjat D dhe AL, që qëndrojnë për “Dominus Albaniae”, titulli që mbante Skënderbeu. Kjo kopje me vulën shtetërore të Gjergj Kastriot Skënderbeut është ekspozuar prej kohësh në muzetë shqiptare, që prej vitit 1961. Vula e Skënderbeut u soll në Shqipëri nga Prof Dhimitër Pilika që ishte i ngarkuar me punë në amabasadën shqiptare në Pragë.

Filed Under: Histori

KUR FAKTI QUHET EMOCION NUK KA DEFINICION

July 18, 2023 by s p

Alfons Grishaj/

Në botën e qytetëruar FAKT është evidencë e pakontestueshme, provë reale që tregon dimensionet e ngjarjeve të fushave të ndryshme në kohë dhe hapësirë. Fjalën Fakt mund t’a sintetizosh në të gjitha ngjarjet që njeriu ballafaqohet me rastin flagrant të patjetërsueshëm, ose akumulimin e ngjarjeve sistematike të së njëjtës këmbanë. Sot ne do fokusohemi në prizmin e gabimit apo fajit që vërteton tetëcipërisht (octagon) ngjarjen.

Në kohen e PP-së , fakti qe irelevant, kopsitur sipas propagandës ordinere, e cila ndërtohej sipas nevojave të gangsterëve pushtetëmbajtës. Nëse lindte dëshira të hiqnin qafe një njeri të papëlqyeshëm, fabrikonin një mijë “fakte” deri në ilaritet. “Fakte” që gjykatësi humbiste udhën e “betimit”, duke i hapur udhë njeriut të ri të socializmit për t’a paraqitur sajesën si “armë të fuqishme” dhe pas 50 vitesh, ligësi trashëguese breznore.

Mendoj se, ligësia ujitet nga injoranca dhe përhapet nga urrejtja e klasës së ulët që përpiqet të bëhet protoganiste pa qenë e aftë të kualifikohet në shoqërinë elitare. Sepse shoqëria elitare ka tjera dimensione që nuk lidhet me kampionatin e hunjve të njeriut primitiv, i cili ngatërron kufirin e thiut në thark me asfaltin e civilizimit. Prandaj primitivizmi viktimizon në çdo moment hapësire ngaqë është mësuar me diapazonin e kërrabës, sopatës dhe kmesës. Liria perëndimore e filtron lodrën e kasnecit primitiv që rrah gjoksin si majmuni pa thënë një fjalë njerëzore.

Ligji është ai që mëson rrugaçin anatemues për character assassination, defamation, harassment, obscenity, child pornography, incitement, inçizim ilegjitim etj… duke denuar në bazë të ligjeve në fuqi. Dhe kur shpifjet janë publike në socialmedia, emaila etj, janë fakte të pakontestueshëme që lehtëson gjykatën të finalizojë verdiktin. Përballë FAKT çarmatoset dhe avokati më brilant (jo më mendja varfanjake amorfe që bredh kafeneve si prima dona), që mundohet të bëjë deal me të keqen!

Vitgenshtain thoshte: “ Hesht , për atë që nuk mund ta thuash.” Ndërsa populli thotë: “ Mos ia ban kujt atë qi nuk ke dëshirë me t’a ba kush!” Po pyet gjirizi pseudo-mediatik ?!

Para pak ditësh, një mikut tim iu deshën njëzet minuta gjygj për të përmbysur një barrë shpifjesh nga fundërrinat e pseudomediave që s’kanë pasur kurrë laps as letër, ndërsa tani kanë bërë ca nevojtore mediatike dhe përpiqen për të lozur me dinjitetin e tjerëve , duke ngatërruar “freedem of speech” me oazin e pisllëkut e të shkuarës tyre traumatike.

Kulmi i të keqes nuk mund bëhet kurrë këmbanë dëgjimi apo piramidë kulti dhe poqese e ka folenë në institucione fetare, përkundrazi duhet luftohet fuqishëm dhe kur petrahili bën paqe me gënjeshtrën që dëmton imazhin e besimit. Kompromisi me erë nuk vlen në asnjë kusht apo rrethanë.

Papa Piu XII ishte shënjestruar nga Hitleri për t’u grabitur. Fyhreri urdhëroi Gjeneral Karl Wolff që të kryente grabitjen. Gjenerali u takua me Papen , duke i dhënë lajmin e keq. Papa, jo vetëm që anashkaloi urdhërin e diktatorit, por i kërkoi Gjeneralit të lironte dy liderit e rezistencës që ishin dënuar me vdekje (“Urdhër” që Wolff e zbatoi pamëndyshje), pra, Papa nga “peng” u kthye në mbajtës skeptri. Çfarë tregon se, autoriteti i Zotit është më i lartë se vetë gjeneralizmi, nazizmi, fashizmi, komunizmi, fetishizmi, rrugaçizmi e soj e sorollop izmash që bien erë në udhëkryqin e jetës.

Kur flasim për FAKT, ndonjë mik apo mike ngatërron fjalen FAKT me fjalen emocion, biles duke i dhënë dhe emër!
Siç e kam theksuar dhe më parë, ne shqiptarët, amigdalen e kemi më të zhvilluar se kombet e tjera. Megjithëqë miqtë e mi anashkalojnë anatominë dhe psikologjinë, duke ngatërruar fjalën emocion me fjalën FAKT, që nuk i bën ata/ato të pamënçur, por të pavëmendëshëm , sepse kur FAKT quhet “emocion” nuk ka definicion.

Vendimi kundër së keqes, nuk është emocion!
Ngritja e zërit kundër pisllëkut, gënjeshtrës, shpifjes dhe degjenerimit shoqëror, nuk është emocion!

Denoncimi i hipokrizisë dhe gurëhedhësëve që fshehin doren, nuk është emocion! Përmendja e fakteve të pakontestueshme dhe shkeljeve ligjeve të një institucioni, atyre juridiko – shtetërore … nuk janë emocione! Mbrojtja e parimeve të lirisë dhe denoncimi i tradhëtisë, kaosit, nuk është emocion, por detyrë e shenjtë civilizimi, ligj!!

FAKT, ka dyer e dritare, ka një frymëmarrje të gjërë që mbrohet lehtë, por kur has shurdhësinë artificiale duhet të ngrihet zëri deri në kup të qiellit për të stimuluar membranat e korruptuara. Të gjitha arsyetimet e paarsyes nuk dekantojnë dot FAKT dhe nëse mundohemi të prodhojnë “logjikë të komprontuar sizmike”. Sepse, logjika e kompromentuar i ngjason mushqetës që ka një rreze të cunguar goditje.

Njihen shkencërisht pasojat e rritjes emocionale negative që vijnë nga abuzimi psikologjik që sjell shumë probleme tek i anatemuari që shpesh rrëshqet në disorder, duke u vetflijuar apo ndëshkuar ngacmuesin sistematik. Nganjëherë drama përfshin dhe personat ku shkaktuesi i traumës militon, sepse i prekuri mendon se e keqja më e madhe është frymëzuesi dhe shtruesi i terrenit se sa ngacmuesi! Në Amerikë kemi qindra raste të tilla. Në Shqipëri, mbetet dramë shekujsh.

Momentalisht, i urti zgjedh mençurinë, duke përkrahur gjykimin logjik për të preventuar jo të keqen që ka trokitur, por të keqen e madhe që vjen si pasojë e shkakut. Ndërsa arsyetimi i dobët lë terren të hapur përshkallëzimi alogjik, hipokrizia inkurajon të dobëtin për t’u paraqitur si viktimë dhe pse ka viktimizuar! Aktualisht intelektuali apo punëtori ka një shans për ti shërbyer shoqërisë kundër të keqes dhe nëse nuk e përdor atë shans, tregon amorpropin e tij/saj. Amorpropi i njeriut mbetet guacka mbrojtëse dhe nëqoftëse thehet…çdo veshje tjetër nuk e mbulon dot dobesinë e karakterit. Mendoj se, Jung kishte të drejtë kur e ndau psikikën në tre nivele: koshienca, jokoshienca personale dhe jokoshienca kolektive…

Duke e thjeshtëzuar dhe zbutur filozofinë brilante të thënies së popullit: “ Çdo fis e ka nganjë pis !” Përpiqem t’a thjeshtëzoj: Pisllëku nuk është pjesë e fisit, por e pisit! Dhe kur është fjala për gjakun e keq… mendoj se, nuk ka fjali më të bukur se, në çardakun e kopilave nuk lindin kurrë luanë, por këlyshë kopilësh !
Larg dhe afër: Rrugëtari i “humbur” heq vallen e mjeranizmit pa u bërë palë e ligjit, por e shpifjes kuturu, intrigave, amorilitetit dhe tradhëtisë, duke kërkuar shumë më tepër fakte…dmth, black hole të bëhet lojë tullumbacesh në pipat e fëmijëve që bëjnë mijëra fluska me shkumë sapuni?! Sa qesharake dhe tragjike! Tradhëtia bëhet ora e rruzullit ?!

Për një moment, m’u kujtua aria “Vesti la giubba” tek opera “Pagliacci” me tenor, Mario Lanza, i cili luan pjesën “tragjike” të Canios, paliaços tradhëtuar…Ai në skenë qeshte ndërsa brendai shpirti i tij thërmohej:

“Ridi , Pagliccio, e ognun applaudira!
Tramuta in lazzi lo spasmo ed il pianto
in una smorfia il singhiozzo e ‘l dolor, Ah!

Qesh, Kloun, dhe të gjithë do të duartrokasin!
Ktheje merzinë dhe lotët në lojëra,
Dhimbjen dhe ngshërimet në buzëqeshje, Ah!”

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT