• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2023

PO VJEN NJË GJERGJ I RI PËR TË DJATHTËN SHQIPTARE…

July 13, 2023 by s p

Nga Visar Zhiti/

KANDIDATI I RI. 

Ç’THUHET PËR TË DHE VOTIMIN E ARDHSHËM?

Për të zënë vendin bosh të kryetarit të asaj pjesë të ndarë të Partisë Demokratike, ndërkaq dhe zyrtare, hodhi kandidaturën e tij të beftë qytetari Gjergj Hani, anëtar i thjeshtë i saj, me premtimin për bashkim, për të ecur në rrugën e rimëkëmbjes të së Djathtës politike shqiptare, por dhe të Shqipërisë. 

Menjëherë pas tij, me një befasi tjetërlloj, shpalli kandidaturën për kryetar dhe Lulzim Basha, kryetari i dorëhequr me të drejtë për shkak të humbjeve dhe ndarjes dhe përgjegjësive ndaj tyre. 

Tani janë ballëpërballë kandidati i parë, i panjohuri Gjergj Hani, por që parashtron ide, filozofinë e munguar të PD-së, sipas tij, me apelin për të zbuluar gabimet, fajet dhe papërgjegjshmëritë që u arrit deri këtu, “në këtë derexhé” thotë ai dhe që të dënohet e shkuara e keqe e përbashkët për të ardhmen normale, më të mirë, po të përbashkët, teksa kandidatura e dytë, i mirënjohuri Lulzim Basha, po kërkon rikthimin e tij, për të bërë ato që s’u bënë dot dhe me të në krye ndër disa legjislatura. 

Duket sikur kandidati i dytë derën e ka të hapur dhe rrugën të shtruar dhe të lehtë, që të rivijë atje ku e kishte lënë, me ata që nuk e kanë lënë dhe e mirëpresin, me po atë zyrë dhe brohërima në gjysmë partinë, me ato struktura dhe përvojë humbjesh dhe me atë armiqësi të vonë, por të pandreqshme me pararendësin e tij, teksa zgjedhjet për kryetar të 29 korrikut i shohin si një formalitet, gati festiv, “Basha e ka të sigurtë fitoren”. Të kujt? Të vetes?… Përse? Është tmerrëisht e pamjaftueshme, madje e padobishme.  

Ndryshe është me kandidatin e parë, befasuesin Gjergj Hani, që thotë se nuk ka rëndësi nëse nuk fiton, “nuk jam për vete, të fitoni ju, idealet tona, prosperiteti i vendit”. Dhe është i vetëm, pa struktura elektorale e zyrë e financë, pa asnjë lloj mbështetje, madje dhe shfaqja e tij është parë me mosbesim, edhe me dyshim: kush është ky? 

Një qytetar yni, bashkëvuajtës yni. 16 vjeç na e sollën në burgun e tmerrshëm të Qafë Barit se donte të arratisej, donte lirinë e tij, me besimin se do ta gjente në Perëndim. E kapën mu në kufi në Pogradec dhe e dënuan me 10 vjet burg nga gjykata ushtarake, gjyqtar ishte deputeti i mëvonshëm i PS, Spartak Braho, ndërsa karakteristikën që u kërkua për atë si nxënës në gjyq, e kishte përgatitur mësuesja e tij, Anita Braho, bashkëshortaja e gjyqtarit. Ajo kishte shkruante shkëlqyer për nxënësin e saj, Gjergj Hani. E çuditëshme dhe e bukur! Që atëhere e dha të çarën e parë, mësuesja është me të, ligji kundër…  

Gjergji lirohet nga burgu me një amnisti, por në qytetin e lindjes, në Durrës, nuk i japin as shkollë e as punë, por pritën të bëhej 18 vjeç që ta dënonin përfundimisht, sërish në burgun e Qafë Barit, etj, etj. Shëmbet Muri i Berlinit, bie perandoria komuniste dhe diktatura në Shqipëri ndryshoi, Gjergj Hani del dhe ikën në Itali, punon në një gazetë me vokacion të djathtë në Napoli, etj e mbas 20 vjetësh kthehet në Atdhe. Tani që të sjellë idetë Perëndimore, kulturën konservatore, qendresën dhe besimin, qoftë dhe aq sa mund të zgjojë dhe një i vetëm. Dhe:   

1- U hap opinioni çoroditës a çoroditja e opinionit, ndoshta dhe vetvetiu, që kandidati i parë është vënë me marrëveshje për kandidatin e dytë, se i dyti e ka të sigurtë, po i duhet i pari, që të jetë, si të thuash, i përligjur, siç është bërë dhe herët e tjera, kështu thonë e nuk fyhet e nuk indinjohet askush… 

E pabesueshme për mua që Basha do ta donte një fitore mashtruese..

2- Jo në biseda kafenesh, por në studiot televizive, në intervistat me Gjergj Hanin po i thuhet hapur, që dhe nëse nuk je në një marrëveshje me atë, të dytin, e ke të kotë, ti nuk fiton, as të njohin dhe as ke përvojë, kush ta jep votën ty(?!).

Vota nuk është për të, por për idetë e tij dhe rimëkëmbjen. 

3- Madje shkohet deri atje, që të thuhet açik, që edhe sikur të votojnë për ty, gjë që nuk ndodh, sipas parashikimit të Kasandrave mediatike, ata, mëtonjësi tjetër, partia, i kanë të gjitha mjetet që të nxjerrin fitues atë tjetrin, të dytin. (?!?)

E pabesueshme them prapë për një Parti Demokratike! E rëndë për një epokë demokratike! Për një popull të lirë. E keqja pranohet si të jetë një nen, zakon, si normalitet. 

Gjergj Hani vështron I pahutuar. E di. Edhe buzëqesh lehtë. Thotë dhe s’ka gjë, kam ardhur të bëj timen, t’ju them…

Ndërkaq për intervistën e tij serioze me gazetarin Muç Nano unë shkruajta një koment:

Një gazetar që pati mirësinë të dëgjojë, Nano i durueshëm në profesionin e tij dhe Gjergj Hani i shkëlqyer, i qartë në ide dhe në shpirt, filozofi i munguar i gjendjes, udhërrëfyes modest, por siperan ndaj atyre që e rrethojnë: ai e di rrugën, po e tregon…

Dhe s’duhet lënë vetëm. Ndërgjegjja qytetare, përgjegjësia e gazetarit, investiguesve të së vërtetës, ta vërtetojnë atë që thuhet dhe thonë, të nxjerrin proven, që të mos mbetet si thashethem, nëse s’është. Studioja televizive duhet të jetë institucion i informimit të të vërtetave dhe, nëse do të ndodhë ashtu siç parashikojnë, nëse nuk e ndalin dot, duhet apeli qytetarëve që së bashku me ata të ngrihen kundër krimit elektoral, padrejtësisë së lartë, ta denoncojnë dhe në Institucionet e Drejtësisë, në Spak, nëse është për këto çështje vërtet, në Bruksel, në Hagë. 

Ç’është kjo gjëndje dhe realitet ku më seriozisht dhe më me emocion merren spektaklet bjerrakohëse të tipit “Big Brother” dhe jo realiteti spektakolar njeribjerrës, ku “Big Brother-at” dalin nga ekranet dhe duan të sundojnë të gjithën mbi të gjithë? Ndaj dhe përhapet kjo ftymë mosbesimi dhe status quo-je, që shkon keq e më keq, teksa mediat vërtet mund të bëjnë krejt tjetër dhe shumë, jo disinformim, por informim, pse jo dhe formim në dobi të popullit të tyre.

ZËRI YNË  

I GJERGJ HANIT

Unë jam i prirur dhe i besoj asaj që Gjergj Hani thotë, ashtu bindshëm, me qytetari, i qetë, i hapur, me filozofi të kuptueshme, me shqetësimin e shumëve, me dashuri Biblike e urtësi Kurani, që kërkon të sjellë dhe pse jo të mos e prijë, ndryshimin dhe rimëkëmbjen, sfidë ndaj kësaj gjendjeje dhe realitet të amullt, kundër politikës në vetvete, të shkëputur nga realiteti dhe gjendja, që si rrjedhojë i ka lënë dhe si të tilla, ndotjes morale të mjedisit ideologjik, që kërkon të startojë aty ku dhe është, në PD-në e tij.   Me tagrin e një qytetari të zakonshëm, që e konsideron të rëndësishme pjesëmarrjen në shqetësimet aktuale të përbashkëta, unë bëra dhe këtë koment në rrjetet sociale, pas shfaqjes së Gjergj Hanit si kandidat:  

“Një zë i veçantë, që vjen nga humnera, nga vuajtja e madhe, nga burgjet politike, me ëndrrën e lirisë, të demokracisë, i qartë, me mendim dhe vizion, me besim, jashtë strukturave dhe zyrave, por me dëshirat, aspiratat dhe idealet e demokratëve të shumtë e të thjeshtë, të qytetarëve, që kërkon të kemi moralin e munguar në politikë, të rimëkëmbë një të djathtë politike në shërbim të një realiteti pa urrejtje, të drejtë, jo retorik, të punës begatuese të gjithsecilit për një Shqipëri normale, të frymës dhe kulturës Perëndimore, të një Shqipërie EuroAtlantike… Dëgjojeni!”

Për rivalin e tij të njohur nga të gjithë, nuk kam shkruar gjë, se ai e ka treguar vetë rrugëtimin e tij si politikan, lider, kryetar bashkie, ministër i disahershëm dhe kryetar i Partisë Demokratike, vazhdues i liderit historik të saj, Sali Berishës, deri në ndarjen me të, pas shpalljes së vonë “non grata” nga DASH, Departamenti i Shtetit Amerikan, me akuzë të parë “minimin e demokracisë”? A do ta bënte Lulzim Basha këtë ndarje me të kaluarën, që është dhe e tij, pyet kandidati për kryetarin e ri të PD-së, Gjergj Hani, po të mos ishte kjo ndërhyrje drastike nga jashtë, nga SHBA, aleatit jetik i Kombit tone? Dhe përgjigjet po vetë që jo. Dhe i ka vënë vetes këtë mision: shkëputjen e PD-së, dhe jo vetëm të saj, nga e kaluara rrënimtare.  Ky ishte dhe misioni i themelimit të së parës parti opozitare, Partisë Demokratike, 33 vjet më parë, në dimrin 1990 dhe sot ndodhet në gjendjen më të rëndë e më të vështirë të saj, na thotë Gjergj Hani me fjalën dhe shkrimet e tij, Ky është realiteti, që sigurisht duhet të përjetohet me dhimbje nga e gjithë shoqëria, së pari nga anëtarët e PD-së dhe simpatizantët e shumtë, dhëmbje therëse siç është për Gjergj Hanin, që e sheh me sy kritik. Opozita në demokracitë normale e të kultivuara është pushteti moral i një vendi, dihet, ndërkaq nuk harrohet që PD-ja është dhe partia e ndryshimeve të mëdha, e kalimit të vendit nga sistemi diktatorial socialist në sistemin demokratik, të tregut të lirë, pra, në kapitalizëm dhe Gjergj Hani mendon dhe e vuan që PD-ja i ka braktisur idealet e fillimit, ato për të cilat dhe u themelua dhe i shkuam nga pas, edhe ne, që dolëm nga burgjet politike e kampet e përqëndrimeve, që sipas Gjergj Hanit, nuk ka të përndjekur, por kundërshtarë, jo ish të burgosur, por të burgosur politikë, jo ish pronarë, por pronarë, se “ish”-i është, jo “ish komuniste”, por komuniste. Ndërkaq ka që i gëzohen hapur apo fshehurazi apo paturpshëm këtij rrënimi nga lart e që punojnë për këtë antiarritje, që është ndërkohë dhe rrënim moral lart i vetë pozitës dhe e gjithë, – karikaturë e demokracisë, – duhet bërë e qartë se nuk i shërben shëndetit të vendit, kështu ngulmon dhe Gjergj Hani. Tranzicioni postdiktatorial kaq i lodhshëm, bipolarizues, i shtimit të ndërtimeve, rrugëve, betonizimeve, turizmit, lirsië, ikjeve, por dhe varfërisë në shumicë dhe i pasurimit të shpejtë, por dhe i dyshimtë i një pakice, tjetërsimit tashmë të demokracisë, avitja e praktikave të lëna dhe formave të kamufluara të burokracisë totalitariste, etj, duhen ndalur, bën apel Gjergj Hani dhe beson në në forcën që kërkon të drejtojë.   Fillon me moralin në politikë, për rrjedhojë dhe në të gjithë kapilarët e veprimtarive jetike të një vendi, i lënë pasdore nga partitë, pozitë dhe opozitë. Keqardhja politike e Gjegj Hanit dhe, për fat jo vetëm e tij, por e një shumice të madhe, është e thukët, një pozitë pa opozitë, që ndërsjelltas kërkojnë rrënimin fatal të njëra-tjetrës. Opozita nuk funksionon si duhet, kur është e copëzuar, grindjet brenda vetes, është e paqartë tani dhe kërkon kuturu marrjen e pushtetit, pa nënkuptuar pushtetin e ligjeve, të parimeve të demokracisë dhe të lirisë, në fund të fundit të mirëqenies ekonomike dhe shpirtërore. Parësore është lidhja tërësisht me BE dhe SHBA, çështja kombëtare, dy shtete shqiptare në Ballkan, ndërveprimet, strategjitë, etj. Duhet hierarkia e vlerave dhe rendi i detyrave dhe angazhimi qutetar. Nëse këto nuk janë aktive, madje me një diplomaci agresive, por thjesht i dorëzohen apatisë, indiferences ose shqip mënjanësisë, një (mos)keqardhje kombëtare jashtë nesh si retë mbi popullin, vërtet do të thosha se gjendja është më dramatike, zvetënimi dhe mosbesimi gjeneral nga politikëbërja dhe politikëbërësit e të gjitha kaheve dhe dekadave. Në klasën politike, të krijuar tashmë, ajo pjesë që merr pushtetin, pra e njërës parti, duket se instalon ethshëm vetveten dhe simetrinë e vet, partinë tjetër, opozitën, që e do për sfond dhe sa më të dobët, mundësisht të zhbëhet dora-dorës, por dhe të bëhet, aq sa i  duhet lojës dhe përdor mbetjet e saj për të përligjur kriminalisht sundimin me oligarkë e vazhdues e trashëgimtarë nostalgjikë të regjimit. Jo thjesht si gjak, por si mendësi dhe frymë urrejtjeje. Marrshimi mbrapsht!

  HERËT APO VONË APO JASHTË KOHE?

   Kanë filluar takimet në bazë, siç quhet me gjuhë partiake, të dy kandidatëve, Gjergj Hani dhe rivalit ë tij, Lulzim Basha. Pra ata po shkojnë nëpër rrethe të flasin me demokratët që do të votojnë për kryetarin e ri në PD zyrtare, po sa reale është, do ta tregojë e nesërmja. Gjergj Hani shkon në takime pa grup, pa shoqërues, vetëm me bashkëshorten, pa asnjëlloj mbështetje partiake, elektorrale, me makinën e tij që mbush rrugëm me bezninë nga xhepi i tij, me idetë e tij, me moralin e tij, me vuajtjen e tij, është njëri nga ne që kërkon të bëjë atë që do të donin shumica a të gjithë dhe takimet, sipas tij, janë sipas një formati të paracaktuar nga Partia, jo fort të volitëdhme për të, që nuk ka qenë pjesë e forumeve, grupimeve apo klaneve të interesave të tyre. Në rrjetet sociale unë sërish kam bërë komentin tim: Gjergj Hani po sjell vetveten, një prurje kritike e munguar, por e duhur. Idealist, me principe dhe real, ku pesimizmi është një arsye për ndryshim, me këmbët në tokë, kur shumëçka është e zhytur në llumin e gabimeve, fajeve dhe të korrupsionit, te mashtrimit dhe të përçarjes dhe talljes së trashë me realitetin, që na sundon, duket dhe nga vetë media, gati sharlatane, e kapur nga interesat oligarkike dhe mediokriteti mërzitës i vetvetes. Ai është bërë më i njohur dhe po ngjall interes të rëndësishëm. E përsërisim, pas zhgënjime të rënda, humbjeve të njëpasnjëshme dhe ndarjes së PD-së, ai ndjeu thirrjen e brendshme, jo që të konkurojë ndokënd, por të plotësojë boshllëkun e krijuar, moral dhe në ide e në veprim, mosbesimin apo lëvizjet e mbrapshta. Konkurenti i tij i sprovuar erdhi më pas, të rimarrë vendin që la bosh. Gjergj Hani do që t’u tregojë anëtarëve si askush tjetër më parë në PD, por dhe gjithë vendit që pse u arrit këtu e çfarë duhet bërë për të dalë, jo vetëm Partia dhe e djathta, por së bashku. Sërish si askush tjetër në fjalën e tij ka besim, Në themelet e Bashkimit Europian është kultura e krishterë dhe në Kushtetutën e SHBA është doktrina e lumturisë, kjo frymë është dhe në kumtet e tij. Paqe, pa urrejtje, pa hakmarrje, me drejtësi duke parë përpara, pa harruar… T’i shkojmë nga pas. Unë sërish kam komentuar:       Nëse do të humbet vizioni i Gjergj Hanit, ka për t’u humbur një mundësi e rrallë shprese, thirrja e hapur per moralitetin në politike, për rimëkëmbjen e një ideali dhe platforme zanafillëse të së djathtës, të paqena qartazi, por të deshiruara turbull nga mungesat e kultures se saj dhe përvojat. Gjergj Hani së paku kërkon të zgjojë ndergjegjet dhe përgjegjësitë duke ofruar ndërkohë pikërisht këtë vizion, prandaj duhet mbështetur per t’u kthyer në një realitet ecja nëpër këtë rrugë. Si kthesë dhe si ndryshim. Ndryshe demokracia e vendit është ende më e rrezikuar… 29 Korriku erdhi, nuk jemi herët, por vonë… mbase me dekada. Gjergj Hani sapo nisi të shkruajë kështu një kronikë të re në të djathtën e re, libër politik i historisë së tanishme. Nga e kaluara dhe përvoja të marrim vlerat dhe arritjet dhe dinjitetin. Gjergj Hanin nuk dua t’ja kundërvë kurrkujt, gjithkush që bëri atë që mundi, pararendësit e tij duhet ta mbështesin, kjo do të ishte e arsyshmja.   Nëse do votoni kryetar Gjergj Hanin, çdo demokrat i thjeshtë ka votuar vetveten e tanishme. Nëse jemi në kohën e sistemit që ëndërruan dhe deshën martirët dhe vuajtën të persekutuarit e shumtë burgjeve dhe internimeve dhe e dëshiruan qytetarët e një vendi të mbyllur, kundër të cilit u ngritën së pari studentët, rinia, të gjithë, që t’i besojmë se jemi në të tashmen e tyre, pse të mos jetë lider i kësaj ëndrre një që vjen nga ajo ëndërr, nga ajo vuajtje e madhe, që tashmë i ka këputur prangat që vinin mendjes dhe telat me gjemba shpirtit, Gjergj Hanit, për të sjellë sa më parë nga e ardhmja që e duam bashkë…

C:\Users\User\Downloads\IMG_6994.jpg

Filed Under: ESSE Tagged With: Visar Zhiti

Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs ne veri

July 12, 2023 by s p

Fokusi kryesor i takimit tё djeshёm nё Bratisllavё me Pёrfaqёsuesin e Lartё tё Bashkimit Evropian, z. Lajçak ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars. Nё kёtё kontekst jemi dakorduar sa vijon:

• Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.

• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.

• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.

Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.

Filed Under: Politike

NË PËRKUJTIM TË 149 VJETORIT TË LINDJES TË AT SHTJEFEN  GJEÇOVIT (12 korrik 1874-12 korrik 2023) 

July 12, 2023 by s p

NGA  NDUE  BACAJ

Ça asht shqiptar i vertet e që i rreh zemra n’dashni t’atdheut të vet . ai edhe do t’rreket e përpiqet për të shëndriturit e kombit vet”.1.  Shtjefen Gjeçovi është njëri nga ata shqiptar që pa dyshim qëndron në përjetësi në vendet e para me veprat e tija të mëdhaja atdhetare. 

NËPËR JETSHKRIMIN E AT SHTJEFEN GJEÇOVIT 

Patrioti, historiani, etnografi, mbledhësi i folklorit, poeti dhe një ndër arkeologët e parë shqiptarë, At Shtjefen Gjeçovi lindi, me 12 korrik 1874 në Janjevë të Kosovës në një familje katolike e patriotike, Me prejardhjen e hershme farefisi i tij e ishte nga Kryeziu i Pukës.  Ishte djali i çiftit Mat dhe Marie (dikun shkruhet Ana) Gjeçit. Emrin e pagëzimit e kishte Mhill ose shkurtimisht e  thërrisnin Hilë, ndërsa emrin Shtjefen do të merrte ( siç ishte zakon)  kur nisi rrugen e bukur , por të vështirë të meshtarisë, si famulltar Françeskan.2.  Atë Shtjefën Gjeçovi që i vogël shfaqi shenja jo të zakonshme zgjuarsie, prandaj famullitari françeskan, me leje të prindërve, e mori një ditë për dore dhe u nis bashkë me të për në Shkodër, në seminarin françeskan të Troshanit. Pasi mori mesimet e para këtu me 1888 Gjeçovi u dergua për të vazhduar shkollimin në institucione arsimore françeskane në Bosnje. Me 15 gusht 1892 hyri në seminarin Fojnicës pranë Sarajevës, pastaj vazhdoj në Derventa dhe Banja Luka (1893) në Bosnjen veriore dhe më pas hyri në seminari françeskan të Kreshevës, përsëri afër Sarajevës, ku studio teologji… Në vitin 1896, Shtjefen Gjeçovi u shugurua prift franceskan dhe po atë vit u kthye në Shqipëri.3.  U kthye në Troshan më 1896, 22 vjeçar, famullitar i ri me fe të gjallë e kulturë të thellë. Atë Shtjefën Gjeçovi predikoi Ungjillin në Rubik, Pejë, Laç-Sebaste, Zarë, Sapë, Theth, Prekal, Shkodër, Zymë e deri në Vlorën e pushtuar nga italianët…   Më 1921 banoi në Shkodër, më 7 qershor 1923 u emërua sekretar i Provincës Françeskane. Më 1926 u caktua famullitar në Zym të Hasit, asokohe pjesë e Mbretërisë Jugosllave. Qe pjesë e një komiteti për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve. Ngaqë nuk e ndërpreu as mësimdhënien e shqipes pas mbylljes së atyre pak shkollave nga autoritetet jugosllave, as punën e tij për mbledhjen e folklorit dhe ekspeditave arkeologjike, i irritoi autoritetet jugosllave dhe e vranë në Zym, ku u ndal për pushimin e mbramë!4.  Atë Shtjefni ishte një nga figurat më poliedrike që njeh historia e kulturës shqiptare, Ai mbeti në kujtesën e të gjithëve si një nga historianët, etnografët, mbledhësit e folklorit, poetet dhe arkeologët e parë shqiptarë…. At Stjefen Gjeçovi interesohej për gjithçka kishte të bënte me historinë e popullit të vet: për fillimet e krishterimit, për arkeologji, etnografi, gjuhësi, letërsi e natyrisht edhe do të hidhte në letër shkrimet e para, pa harruar kurrë se detyra e tij të meshtarit shqiptar… Sapo kujton emrin e Atë Shtjefën Gjeçovit (1874-1929), edhe më të fundmit të shqiptarëve që ka pasur rastin të bëjë qoftë edhe dy klasë shkollë, do t’i vejë menjëherë mendja te “Kanuni i Lekë Dukagjinit“, mbledhur e kodifikuar nga frati i madh. “Kanunin e Lekë Dukagjinit” monumentin e gjuhës e të kulturës, por edhe njërës prej kushtetutave më të vjetra e të vlefshme të atyre kohëve të  Kombit Shqiptar, për të cilin Universiteti i Lajpcigut i dha titullin “Doktor i shkencave in honoris causa”. At Shtjefen Gjeçovi është autor i shumë veprave me karakter kombëtar e më gjërë si:  “Dashnia e atdheut”, “Agimi i qytetnisë” (1910),  “Mark Kuli Kryeqitas” (1905), “Shqiptari ngadhënjyes”, “Përkrenarja e Skënderbeut”, “Trashëgime trako-ilire”, “Jeta e Shën Luçisë, Pajtores s’arkidieçezit të Durrsit” (1904),   Shna Ndou i Padoves (1912), “Moisi Golemi”, Atdhetarët e vërtetë (1915), Atil Reguli”(1912) – si dhe i përkthimit të lirë i dramës me 3 akte të Pjetër Metasatasit, “Vazja e Orleans-it ose Joana (Zhana) d’Ark” (1915), mbas A.F. prej Bergamos, si dhe i veprës e fundit teologjike “Shpërblesi i botës ase  Jeta e Jezu Krishtit”, të cilën e shkroi me qellim që të mësojë dhe edukojë popullin në frymën e gjuhës shqipe dhe në frymën e dashurisë së Jezusit. Gjithashtu bashkëpunoi si korrespondent me Komisinë Letrare  të Shkodrës për materiale të vjelura nga goja e popullit, shkroi një seri shkrimesh në mediat e shkruara të Kohes si “Hylli i Dritës”etjerë, (shpesh edhe me pseudonime). U përpoq që t’u jepte mësime të gjuhës shqipe bashkësisë së Thethit dhe Prekalit. Vlen të cilësohet se shumica e veprave i mbetën në dorëshkrim. Madje edhe “Kanuni i Lekë Dukagjinit” u botua (në vitin 1933) pas asaj dite ogurzezë të 4 tetorit të vitit 1929, kur ra nën plumbat e shovinistëve serb, duke shuguruar me gjakun e vet bucat e asaj toke, për të cilën kishte shkrirë jetën, të cilat nuk lageshin për herë të parë me gjak frati. …. Françeskani Atë Shtjefën Gjeçovi ishte dhe mbeti pishtar i gjallë i ndriçimit të historisë dhe kulturës së kombit të tonë, të cilat u bënë për të pajë shpirtërore dhe qëndresë deri kur dha edhe frymën e fundit.5. 

NË VEND TË EPILOGUT, “GRIMCA” TË PAVDEKSHME  NGA THËNIET E AT SHTJEFNIT:

–Visari i jonë , historia jonë  gjinden të mbulueme nën DHE , se mbi këtë visar mbeshtetet jeta e kombit. Një komb që s’ka histori të veten konsiderohet  i vdekur. Që këtej shtrohet detyra e zbulimit e të studimit të kesaj historie nga vetë shqiptaret…. Sa rrënime faltoresh të vjetra janë dermuar prej të huejve , sa vorre , suka  e qytete janë çilë e shkatërruar, që sot  s’u  duket ma fije , sa tumula 3000-4000 vjeçare  janë rrafshue , sa rrasa , shtylla , kapitoj etjer , që kanë ndejë në gjum të ambel…e sot si gjenë ma aty…Të njitena kah Shkodra ,kah Kopliku e Vuksanlekajt….e do të shohim prej gropash sa visare janë nxjerrë e bajtë prej të huejt…6.  Vlenë të kujtohet se në vitin 1925 me eksponatet e mbledhura nga At Shtjefen Gjeçovi, Shqipëria në ekspoziten misionare të Vatikanit në Romë, bënte një figurë të mirë, me praninë e veshjeve të saj karakteristike (kombetare të veriut N.B.), të armëve të lashta, dhe të objekteve të tjera të bukura të karakterit etnografik. Në vitrinë ishte ekspozuar e vlersuar edhe matriali arkeologjik. Delegati i Gjermanisë në ekspoziten e Romës duke parë këtë koleksion tha : “Me këto vjetersina Gjermania mund të paguaj një kest të madh të borxheve të luftës ( luftës parë botrore). Megjithatë Shtjefen Gjeçovi mbeti i varfër..7. Në vitin 1905 Shtjefen Gjeçovi i kishte treguar arkeologut gjerman dr. Paal Traeger disa objekte të gjetura në një varr në Kodër-Bogëz (Laç-Kurbin), në mes të cilave edhe një unazë të vjeter me mbishkrim, ku Gjeçovi i kerkoi ta ndihmoi për ta identifikuar, arkeologu gjerman nuk i tregoi gjë, por ja vlersoi 7 napolana flori, Gjeçovi me një perbuzje ju pergjigj: “ Me mi dhanë 400 napolona nuk e shes, por veç deshta me ditë kohen dhe çmimin e vjetrsisë..”. 8.  

-Për rolin e nënave në rritjen dhe edukimin e fëmijëve At Shtjefni do të thoshte: “…Sidomos në ju  o mama e në dorë tuej asht mbështet e mira dhe e zeza e fëmisë edhe e atdheut mbarë. Me tamlin e gjinit  tuej rritet fëmija dhe mësimin e parë e thithë prej zemrave tuaja”.9.  

– Ndërsa për gjuhen shqipe do të “porosiste”:  Shqiptar  vëlla duaje gjuhen tande me një dashni të pakufishme , jeto per të e vdis per të… e mos  t’na  dhimbset  jeta  për dashni  të  gjuhës… Sa të  kesh gjuhen ke me kenë edhe ti vetë…. Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë.10.  

–Për mergimtarët: Sa vështirë është për një zemër e cilla pervlohet n’dashni t’atdheut vet, kur t’a detyrojnë puna me u mergue prej rrethesh të atdheut.11.  

–Burrnija asht lumnija e jetës….Gjithshka pushon në zemër e në shpirtë, burrnija i qet për fushë.12.  

Mendova t’i mbyllë këto thënie brilante të At Shtjefnit me një poezi therëse, që tingëllon aktuale edhe sot  për ata shqiptarë (kupto shumica shkon për politikanë, qeveritarë e pushtetar), që ia kanë me hile Shqipërisë (Etnike) e Shqiptarisë: 

“…Sot që shqiptari baben ka mohue, 

Zakonin t’vjetër e shqip nuk po flet: 

Duket i poshtem… fare i turpnue, 

Si ai që … nuk di kush kje baba i vet… 

E ndofta ky i shkretë 

Flet gjuhën që ka folë… babai i vertetë , 

Prandaj s’asht shqiptar, 

Por asht si mushku; as kal as gomar”.13.  

Në fletoren “Shqipëria e Re” të dates 10 janar 1933, do të shkruhej ”botërisht” se:  “…Të tjerë klerikë të Shqiperisë  mallkonin shqipen dhe Shqiperinë , kleri françeskan derdhte gjakë , djersë dhe inteligjencë , për të zhvilluar gjuhën dhe ndjejat kombetare të lirisë dhe pavaresisë..”.14. Pa dyshim një ndër më të shquarit e kësaj plejade Franceskane e më gjërë të binomit FE e  ATDHE është At Shtjefen Gjeçovi, edhe sot në ditlindjen e 149-të të tij…

REFERENCAT: 

1.AQSH R.Shqipërisë, fondi 58, dosja 25. Dokumenti 8. 

2.https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2018-10/shtjefen-gjecovi-vdekja.html.

3.Robert Elsie, Fjalori historik i Shqipërisë, fq.232, sh.b. Uegen, Tiranë 2011). 

4.https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2018-10/shtjefen-gjecovi-vdekja.html + Robert Elsie, Fjalori historik i Shqipërisë, fq.233, sh.b. Uegen, Tiranë 2011.

5.https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2018-10/shtjefen-gjecovi-vdekja.html + Robert Elsie, Fjalori historik i Shqipërisë, fq.233, sh.b. Uegen, Tiranë 2011+ https://sq.wikipedia.org/wiki/Shtjef%C3%ABn_Gje%C3%A7ovi. 

6.At Shtjefen Gjeçovi ,Një Argëtim Arkeologjik , botuar në vitin 1920, Ruzhdi  Mata  ;Shtjefen Gjeçovi , Jeta dhe Vepra , fq.67, Tiranë 1982.

7.Luiggi M.Ugolini, SHQIPERIA E LASHTE , gjurmime arkeologjike, fq.70. Sh.b. “Migjeni”, Tiranë 2009.

8.AQSH, fondi 58, dosja 43 -nga dorshkrimi Mnera e Prezës”-Ruzhdi Mata, Shtjefen Gjeçovi, Jeta dhe Veprat, fq.71, Tiranë 1982.  

9.AQSH, fondi 58, dosja 43 -nga dorshkrimi Mnera e Prezës”-Ruzhdi Mata, Shtjefen Gjeçovi, Jeta dhe Veprat, fq.146, Tiranë 1982. 

10.Shtjefen  Gjeçovi, Agimi i Gjytetnisë (1910). 

11.At Shtjefen Gjeçovi, “Agimi i Gjytetnis” 1910. 

12.At Shtjefen Gjeçovi, OFM, Agimi i Gjytetnis , fq.4-42, Botime Franceskane, Shkodër 2018.

13.“Albania”, Bruksel, nr.8 1901.

14.Fletorja “Shqipëria e Re” e dates 10 janar 1933. 

Malësi e Madhe 12 korrik 2023.

Filed Under: Opinion

Vlora me famë Shekspiriane

July 12, 2023 by s p

Vildan Sharra/

Eshte e veshtire te shkruash, te hartosh, apo te flasesh per historine e Shqiperise pa permendur Vloren. Por eshte shume e gabuar kur le ne harrese bijte e nderuar Vlonjate,

patriotizmin e tyre te pashoq, perpjekjet e tyre shume vjecare, atdhedashurine e tyre te pashembullt, sakrificat e medha per formimin e Shtetit Shqiptar. Historianet nuk e “njohin”, apo e harrojne kontributin e madh te bijve vlonjate per ndertimin e Shqiperise pas 1912-s.

Shteti Shqiptar formalisht u njoh nga Fuqite e Medha. Por synimet grabitqare te fqinjeve nuk do te ndaleshin. Atdheu duhej mbrojtur, duhej ndertuar nga themelet. Babai i Madh (quhej Hasan Sharra nga Vlonjatet dhe  familjaret) me te ardhur nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer, ne 1913, me perkrahjen e gjithe parise se qytetit vendosen t’i dergojne djemte e tyre ne shkolla te pergatiteshin per ndertimin e Shqiperise.   

Per afro pese shekuj trojet shqiptare kishin kaluar nje kataklizem te padegjuar ne histori. Otomanet e shkateruan dhe e pluhurosen krejtesisht vendin e shqiponjave. Nga minarete e larta, gijotinat vdekjeprurese te shqiptarizmit, degjoheshin klithmat histerike te ideollogjise islamike. Te krishteret u zbythen dhe ua mbyllen dyert shpetimtareve te tyre. Tingujt  agonistike te kembanave arberore lajmeruan fundin… erresire dhe harrese shume shekullore … 

Historia shkruhet e ri-shkruhet. E verteta shpesh here nuk perfshihet ne histori. Ajo kamuflohet… por nuk harrohet. Shekspiri, dramaturgu  i famshem, gjeniu i pershkrimit te forces se dashurise njerezore, shpesh here i bashkon ngjarjet me te vertetat historike.

Xhaxhai i im, student ne Universitetin e Kembrixhit, Londer , me tregonte per nje veper te Shekspirit te vendosur ne brigjet e Adriatikut, ne trojet e Ilireve te famshem , pikerisht ne Vlore !

Shume vite me vone…nje pasdite te kendshme… luaja tenis me nje grup shokesh. Gjate nje pushimi, degjova nje ze jashte fushes. U afrova prane tij dhe e pershendeta.

-Mund te me pranoni edhe mua  te luaj tennis ne grupin tuaj,- me pyeti ?

-Jeni i mirepritur, kur te doni,  – i thashe me mire-sjellje.

Pasi shkembyem numrat e telefonit, mori orarin kur fillonim  dhe u largua me shpejtesi?!

Te nesermen e prezantova me shoket e grupit , caktuam fushat dhe filluam lojen. Luante shume mire tenis,kryesisht ne mbrojtje . Kur mbaruam , i kenaqur mu drejtua…

-Ku keni mesuar te luani tenis… sulmues?- Pergjithesisht luajne ne mbrotje (baseline)?!

-Vlore , Albania- ju pergjigja shkurt. Shtangu per nje moment… nje ze i larte, recitues, befasoi te gjithe shoket e mij !   Vlora… Vlora me fame Shekspiriane ! (1)

Ishte aktor, kish ardhur me nje trupe teatrale nga Kalifornia . Do te performin per nje muaj ne  “Teatrin Shekspirian”, qe ndodhej 300 metra me poshte fushave te tenisit, 

 “Drew University”  ne Madison , New Jersey.(2) Ne mbremje me prezantoi me trupen teatrale dhe me kenaqesi ndoqa shfaqjen “Twelfth Night” , Nata e Dymbedhjete, e Shekspirit. Ai luante Orsino, Duken e Ilirise. Gjithshka ndodhi rastesisht, sikur te ishte porositur…!

 Femijet shqiptare (Inxhinierat e ardhshem) ne Shkollen Teknike, Tirane,Korrik 1921

Ne gazeten e perjavshme Amerikane“Yuniatieta” (tungjatjeta) dhjetor 1921, Ambrose Bradley Kelley ne artikullin per “Christmas” e pershkruan Vloren… Valona of Shakespearian fame ! (3) E kam ndeshur edhe ne studime te tjera kete thenie per Vloren.

Shekspiri nuk kishte dale jashte kufijve te Britanise, por e njihte mire historine e lashte. Historia filloi te tjetersohet pas formimit te Shtetit Grek ne shekullin e 19-te. Do te ndalem nje here tjeter per Shekspirin dhe Vloren.

Shteti Shqiptar u formua ne 28 Nentor 1912, ne Vlore. Por Pavaresine Shteti Shqiptar e fitoi ne 3 Shtator 1920. Lufta e Vlores i tregoi botes patriotizmin , atdhedashurine dhe optimizmin per te ardhmen e Shqiperise nuk ka force qe mund ta ndale. Veshtiresite ishin te shumta, por mundesite ishin  me te medha.  Trojet shqiptare jane shquar per luftetare trima , si edhe per intelektuale te medhenj gjate gjithe historise se njerezimit.

Paria e Vlores u kerkoi Qeverise se S. Delvines dhe Lidhjes se Kombeve hapjen e nje shkolle teknike ne Shqiperi. Shume femije shqiptare shkonin per studime ne Robert Kollexhin ne Stamboll. Sulltani dhe Porta e Larte kishin lejuar te hapej nje shkolle Amerikane ne Turqi, 1862 ?!  Kurse shqiptareve nuk u lejohej te mesonin gjuhen amtare. Studentet shqiptare ne Robert Kollexh hodhen idene per nje shkolle te tille ne Shqiperi.(4)

                Ymer Sharra

Ymer Sharra dhe Ali Cungu, te diplomuar ne Robert Kollexh, ishin ideatoret dhe nga kater mesuesit e pare te shkolles teknike ne Tirane. Pa kontributin e tyre, shkruante z. Fultz, Shkolla Teknike nuk do te egzistonte.(5)  Edhe pse nuk arriti te behej nje Robert Kollexh, ajo  hodhi themelet per ndertimin dhe zhvillimin e Shqiperise me inxhiniere  vendas. Cilesohej si shkolla me e mire teknike ne Ballkan.

Ymer Sharra lindi dhe u rrit ne nje ambient te rralle patriotik dhe intelektual, i edukuar nga prinder nga familje e shquar ne mbare Shqiperine per rolin e rendesishem ne krijimin e Shtetit Shqiptar. I ati, Musa Sharra ishte pjesetar i Komitetit Pergatitor te Shpalljes se Pavaresise, me detyren per sigurine ekonomike te Qeverise se Perkohshme. Ymeri , 12-vjecar, qendronte ne maje te karrocave qe shperndanin ushqime per muhaxhiret e shumte rrugeve dhe kodrave te Vlores. 

Pasi mbaroi shkollen fillore ne Vlore, e derguan ne shkollen amerikane (Robert College)

ne Stamboll, Turqi.  Kur Caleb F. Gates u be president(1903), shkolla u zgjerua dhe u rigjallerua. Krahas shkolles 8-vjecare dhe te mesme, u hap dhe universiteti me programe te larta mesimore, te njejta me shkollat prestigjose ne Amerike. Ymeri ishte nje djale fenomenal ne mesime dhe nje kampion ne atletike. 

Studimet i mbaroi ne nje kohe te shkurter, u diplomua ne “Bachelor of Science in Physics”. Ne kete dege te rralle sa edhe te veshtire studjohej…mekanika klasike, elektromagnetizem, mekanika kuantike, mekanika termike, statistikat e mekanikes, matematika moderne, kimi, etj. Ishte pjesetar i keshilit studentor(student council) dhe disa here president. 

Nuk e pranoi kerkesen e qeverise turke per te punuar ne Turqi. Me rekomandimin e Presidentit te shkolles, Caleb F. Gates i vazhdoi studimet pasuniversitare ne MIT, Kembrixh , Massachusset. Me pare studentet serioze amerikane shkonin per studime shkencore ne universitet e Berlinit , Gottingenit e gjetke ne Europe. Gjate kesaj periudhe,shekulli i 19-te, te quajtur “Industrial Revolution” kerkohej “ mechanical skill” aftesi mekanike dhe zgjuarsi. 

Por, ne epoken e re te industrializimit, fillimi i viteve 1900, kerkohej njohuri dhe formin shkencor per zhvillimin modern te shoqerise njerezore. MIT, CalTech, John Hopkins, University of Chicago,etj., i intensifikuan programet e tyre studimore , arriten te nxjerin inxhiniere te talentuar ne shkence dhe teknologji. Studentet e ketyre shkollave ishin te afte te masnin me saktesi energjine e nje elektroni, base per arritjet shkencore dhe teknologjike te mevonshme.

Ymer Sharra shume shpejt u be i njohur per pergatitjen e tij shkencore si edhe ne sport. Lufta disa muajshme  kunder pushtuesve italiane e beri Vloren shume te njohur ne Europe dhe Amerike. Por Vlonjatet nuk ishin vetem te luftes. Imeri shkelqeu ne studime dhe ne sport. Ishte i vetmi shqiptar student ne shkollen prestigjoze MIT. Shok klase kishte djalin e vogel te Thomas Edisonit, Theodore Miller Edison (l.1898-v.1992) , shkencetar i degjuar ne shekullin e 20-te. 

 Liste e studenteve te huaj ne MIT, nje shqiptar, mbizoterojne studentet  kineze

Ne aktivitetet sportive ne v.1922 ne Boston mori 5 medalje, ne hedhje disku,gjyle,shtize dhe vrapime ne distanca te ndryshme.(6) Por talenti i tij do te shfaqej me dukshem ne aspektin tekniko-shkencor. Zhvillimi industrial i shoqerise njerezore kerkonte talente shkencore. Th.Edison,  A.Bell,  N.Tesla e shume te tjere e kishin filluar revolucionin industrial. Por duhej pershpejtuar. Individe or grupe te vogla shkencetaresh nuk i perballonin kerkesat e nguteshme te nje teknologjie super moderne. Nikolla Tesla ishte shkencetari me i madh i kohes. Por koha kerkonte shpejtesi. Nje individ , sado i afte, nuk mund ta pershpejtonte ate. 

Duheshin perpjekjet e dhjetra mijerave, shkencetare dhe inxhiniere. Do te duheshin ¾ e shekullit te 20-te per te arritur aty ku jemi sot. Ishin shoket dhe moshataret e Imerit te shkollave me prestigjoze qe u vune ne balle te zhvillimit shkencor dhe  teknologjik. Mervin Kelley, Jim Fisk, William Shockley, Claude Shannon, John Pierce, William Baker etj, ishin iniciatoret e epokes se arte te shkences dhe teknologjise.(7) 

Y. Sharra Fitues i 5 medaljeve ne Boston,USA

Ne Boston dhe ne diasporen shqiptare ne Massachuset kishte shume intelektuale shqiptare qe e njihnin Ymerin dhe familjen e tij gjate periudhes se pavaresise dhe me pas. Medaljet e marra ne aktivitetet sportive e rriten prestigjin e tij dhe te shqiptareve ne shtypin e kohes. Pregatitja e larte ne fushen shkencore dhe teknologji i befasoi shqiptaret dhe amerikanet. Vlora dhe vlonjatet,ne vitet 1912-1924, ishin bere te njohura ne arenen nderkombetare. Duhej te ringjallej Shekspiri ta pershkruente famen e saj.

Ymerit i afruan pune shume kompani ne Amerike. Vendosi te punonte per Western Electric, ne Manhatan, NYC. Ne departamentin e inxhinierise punonin rreth 1500 Phd inxhiniere . Nje inxhinier ishte shkencetar dhe nje shkencetar ishte inxhinier. Aty shpikej, projektohej dhe prodhoheshin pajisjet e reja (new equipment and devices) . Idete, shpikjet (inventions) ishin nje pjese e vleshme (valuable part),me kryesore, por nuk ishin te planifikuara dhe te detyruara si ne Gjermanine naziste, me tregonin disa inxhiniere/shkencetare gjermane te asaj periudhe.  

Babai i Madh, H.SH. para se t’i dergonin djemte ne shkollat e huaja , Italy, Turqi, Angli apo Amerike i porosiste … atdheut i duhen inxhiniere, per ta ndertuar vendin …dhe jo vjershetore per ta kenduar ate. Gjate informacioneve qe mora  nga  MIT, Ymeri ka studiuar, edhe per Inxhinieri Civile(double major) (Civil engineering) viti i trete, 1921-1922. Menjehere e kuptova detyrimin e tij per  familjen dhe atdheun. Shqiperia duhej ndertuar, kishte nevoje per inxhiniere ndertues. 

Atdhedashuria e mposhti pasionin dhe karrieren e suksesshme qe filloi ne Amerike. Ymeri vendosi te kthehej ne Shqiperi. Industrializimi i shoqerise njerezore kishte hyre ne rrugen e pershpejtimit. Ishin te shumte, inxhiniere dhe shkencetare, qe po e drejtonin ate. Amerika po perparonte.Shqiperia nuk egzistonte, per pese shekuj nen sundimin otoman… vetem xhami me minare… Lahuta e malsise me tingujt e saj nostalgjike depertonte ne trojet arberore. Shqiptaret sa malet rrojne … Shqiperine do t’a ndertojne…  

Pas perpjekjesh te shumta , ne fund te veres ne 1921 u hap Shkolla Teknike ne Tirane. John Captain Crawley ishte themeluesi i saj, me largimin e tij ne Shtator 1921, Kryqi i Kuq i te Rinjve dergoi Ambrose Bradley Kelly. Ali Cungu dhe Ymer Sharra ishin dy profesoret qe erdhen me deshiren e tyre, dhe dy te tjeret i caktoi Ministria e Arsimit.  Ne librin e saj,Joan Fultz Kontos, nuk eshte e sakte, Ymeri vazhdonte studimet per master ne MIT, Massachuset, e vertetuar nga rregjistri i shkolles , sipas kerkeses time. Nuk mori pjese ne dy vitet e para te shkolles. 

Ne Janar 1922, revista “ Junior Red Cross News” do te botonte nje tregim, prej te cilit  kam perkthyer nje pjese, ku shprehet deshira e prinderve shqiptare per edukimin e femijve te tyre per ndertimin e Shqiperise, me titull …Djaloshi dhe Arma…

“Cfare deshironi,djalosh?” E pyeti nje punonjes i Kryqit te Kuq.

“Kurgje per tani,” pershperiti Ismaili,” Ate, per te cilen e kam kerkuar per jave te tera, e    gjeta.”

“Si ta kuptoj? E pyeti me kuriozitet Amerikani.

“Amaneti  i fundit i babajt tim ishte,’ Kerko pa pushim derisa ta gjesh armen qe do te shpetoje Shqiperine.’

Nuk po e shikoni , zoteri? Une e gjeta ate.” Dhe i tregoi Shkollen Teknike.

“ Arma ?” tha Amerikani , akoma pa e kuptuar.

“ Po zoteri ! Arma eshte ‘Njohuria’ qe vjen prej librave.” (8)

“ Ymer Sharra, te cilin ne e quanim ‘Gjeniu’ ishte nje person i admirueshem, i komunikueshem dhe ne te njejten kohe serioz,frymezues, atletik,” kujton Zihniu( Buzo). 

Ai iu bashkua stafit (te shkolles) ne 1923.I diplomuar ne ‘Robert College’ ne Stamboll, Mr Sharra studjoi per nje vit ne MIT, dhe nje vit tjeter punoi ne Western Electric.(?!) Ai dha mesim ne elektricitetin praktik, kujdesej per centralin elektrik te shkolles, dhe punonte me Ali Cungun per nxitjen e aktiviteteve jashteshkollore,atletike ne vecanti. Me vone , kur dy vite u shtuan per ta rritur Shkollen Teknike ne nivelin e Universiteteve, ai dha mesin te Matematikes te avancuar dhe shkence.(9)

Me sa kam lexuar, apo degjuar prej nxenesve te tij, Ymeri nuk fliste shume per jeten e tij, pasionin e tij per shkencen dhe teknologjine, karrieren e shkelqyer qe filloi ne Amerike.                              Arkivat e shkolles, MTI, tregojne se ai mbaroi vitin e trete per Inxhnieri Civile ne 1922.

Pak dihet per dy vitet e para te shkolles(deri tani), te cilat i perkasin pasionit te tij,po ashtu punen ne Western Electric , kompanise se famshme teknologjike. Sipas dokumentit lart, vetem nje shqiptar figuron ne arkiven e shkolles MIT ne ato vite.

Shkollen Teknike e financonin dhe drejtonin Kryqi i Kuq i te Rinjve, dega Kanada-SH.B.A, jo shteti Amerikan.Eshte e gabuar qe e quajne Shkolla Amerikane e Fultz-it. Kryqi i Kuq i te rinjve ishte nje organizate e femijve qe i ka fillimet e saj ne vitin ~1862 ne Hollande. Ne 1922 kishte mbi 5 milion femije qe dhuronin e mblidhnin ndihma per femijet ne vendet e varfera. Qeverite Shqiptare dhe me vone mbreti Zog benin investime te vogla. Pedagoget shqiptare mernin nje rroge qesharake nga Ministria e Arsimit ne monarki. Kruqi i Kuq ua plotesonte rrogen.

Deri ne v.1930 mesimet ishin te perqendruara, ne agrikulture, ndertim dhe shume pak ne fushen teknike. Ne te kaluaren,femijet shqiptare shkonin ne shkollat jashte vendit per  mjekesi, drejtesi apo filosofi dhe jo per shkence dhe teknologji. Ymeri mundohej dhe i orientonte nxenesit ne drejtimin shkencor dhe teknik, te rendesishme per zhvillimin e Shqiperise se prapambetur. Kishte shume  doktore, avokate, filozofe,poete, shkrimtare, por nuk kishte teknike dhe inxhiniere  te ndertonin vendin.

Stafi i Shkolles Teknike, 1926, z.Fultz ne qender lart,Y.Sharra i treti djathtas, poshte

Arritjet ne 8 vitet e para ishin te shkelqyera. Revistes se shkolles  ‘Laboremus’ ju dha vendi i pare ne konkursin nderkombetar te organizuar nga “Columbia University” ne Amerike, ne 1929.(10)  Ahmet Celo, Frederik Nosi, Zihni Buzo ishin nga me te miret. Ata shkuan ne shkollat amerikane, ne Turqi dhe Amerike per pergatitje me te larte.Gjate vitit 1930, nxenesit e shkolles shprehen pakenaqesine e tyre te drejtuesit e shkolles dhe te mekembesit e mbretit. Mjaft me mesimet teorike, duhej pergatitje praktike.Duhet t’i japim prioritet shkences dhe teknologjise kohore ne shkolle, kembengulte Ymeri.

Programi shkollor u ndryshua, nga 5 vjet shkolle, kaloi ne 8 vjet. Ymeri si ideator i programit te ri , nuk u kursye, nxenesit filluan studimet e thella ne deget e elektricitetit, mekanike, inxhinieri civile, matematike dhe shkence. Numri i nxenesve rritej vazhdimisht. Pergatitjet e tyre ne shkence dhe teknologji ishin te nivelit te larte te shkollave me te mira ne Europe dhe Amerike. Shume studente shqiptare shkelqyen ne universitetet e huaja. Me mbarimin e shkolles, shumica, u kthyen ne atdhe dhe ju perveshen punes per ndertimin e atdheut. Zihni Buso, nga Berati, ishte nje inxhinier me fame ne Australi,e kane perjetesuar ne nje film.

Prezenca fashiste italiane po shtohej si edhe presioni dhe kritikat ndaj mbretit. Italianet nuk e pelqenin Shkollen Teknike, punen e palodhur te pedagogeve shqiptare, arritjet e shkelqyera te nxenesve dhe e provokuan mbylljen e saj. Fshehurazi , agjentet e mbretit, futen literature komuniste ne xhepat e nxenesve dhe te mesuesve. Ali Cungu,Ymer Sharra dhe Skender Luarasi u arrestuan. Ymerin e liruan mbas nje dite. Dy te tjeret i mbajten me gjate.(11) Italianet hapen ‘Shkolla Profesionale’ , instruktoret italiane kontrollonin gjithshka.

Abedin Hoxha, kryesekretar i zyres sekrete te mbreterise (1928-1932), dhender ne familjen Sharra, e kujtonte reagimin e mbretit Zog kur i thane per arrestimin e Ymerit.

Dha urdher qe t’a lironin menjehere…nuk duam asnje provokim te situates me vlonjatet…

Ne 5 Shkurt 1933, Mehmet Konica, keshilltar i mbretit, i dha ultimatum ambasadorit amerikan, z. Bernstein, pushimin e menjehershem te drejtorit te shkolles teknike,z.Fultz. Brenda dy muajve Shkolla Teknike u shtetzua. Drejtori dhe gjithe stafi i huaj u larguan nga Shqiperia. Shume mesues i pushuan , ose i transferuan . Shkolla u hap perseri ne vjeshten e v. 1933, me emer ‘Instituti Teknik’. Italishtja u be gjuha e dyte. 80 %  e bursave qe jepte shteti per studentet… duhej te shkonin ne shkollat italiane. Fashistet italiane e kishin nen kontroll te plote monarkine shqiptare.

Ymer Sharra dhe Gaspar Beltoja ishin nga te paktet qe vazhduan te punonin ne shkolle. 

Edhe me pas , Ymeri do te vazhdonte punen e tij, edukimin dhe pregatitjen e brezit te ri

Shqiptar me teknologjine moderne bashkekohore. Abdyl Sharra, vellai me i vogel i Ymerit, do te mbaronte Shkollen Teknike ne Tirane, Robert Kollexhin ne Stamboll, Universitetin 

e Romes, me rezultate te shkelqyera, ne vazhden e te vellait me te madh.

Edhe Abdylit, i ofruan pune jashte vendit, por u kthye ne atdhe, per rindertimin e vendit te shkateruar nga lufta. Shqiperine e kishin zaptuar sllavo-komunistet, ne krye te se ciles ishte edhe nje ish-student i Shkolles Teknike, Mehmet Shehu. Ai( M.SH.) do te punonte per ndertimin e nderteses se Legates Amerikane ne Tirane,(12) nuk kishte aftesi as per brigadier ndertimi, por ne “Shqiperine e Re” u be udheheqes i shquar. Abdyli do te egzekutohej si tradhtar, sabatator i ‘Kenetes se Maliqit’ ?!

Ja si e kujton Harry Fultz, kur u informua per egzekutimin e tij si agjent i Amerikaneve: 

“ Une , kurre nuk isha afer projektit (Maliq) ,  ne Berat e pashe Abdyl Sharren dhe Kujtim Beqirin , vetem nje here, kur shkova atje ne Maj , 1945, erdhen se bashku me ish studentet e Shkolles Teknike, per te me respektuar  ne grupe 3, 4 dhe 5. Une nuk e dija qe ata punonin ne Projektin e Maliqit…(13)

Pas shtetezimit, shkolla u vendos ne nje ndertese tjeter. U bene ndryshime renjesore ne pregatitjen e nxenesve. U perqendruan teresisht ne mesimet teorike dhe e shkeputen plotesisht pergatitjen praktike,  e mbyllen revisten e shkolles, etj. Ymeri u largua nga shkolla ne 1935. Ne Vlore hapi shkollen e pare shqipe te vajzave vlonjate, ne lagjen Muradie. Drejtoi shoqerine sportive “Vlora”. Punoi mesues matematike ne shkollen tregtare ne Vlore. Emigroi jashte shtetit , ne Itali, France dhe SHBA. Punoi profesor ne universitete te ndryshme.

Pas mbarimit te L2B nuk u kthye ne atdhe. Regjimi sllavo-komunist filloi spastrimin e inteligjencen shqiptare. Inxhnieret  e talentuar qe mbaruan Shkollen Teknike u denuan si tradhtare, me perjashtim te atyre qe u rradhiten me regjimin diktatorial.Me vone edhe ata do te denoheshin sipas tekave te diktatorit. Sharrajt do te goditeshin pa meshire, tre vellezerit me te vegjel te Ymerit,  Abdyli, Shyqyriu dhe Lekmiu do te egzekutoheshin dhe vdiqen nga torturat.

Ymer Sharra ishte ‘Elektroni’ i pare ne historine e shkences dhe teknologjise shqiptare. I ngarkuar me energji shume te larte atdhedashurie, ai u shkeput nga pasioni i sukseshem personal, u kthye ne pozicionin baze ‘Shqiperi’, dhe leshoi gjithe energjine e fituar ne shkolla dhe pune per pregatitjen tekniko – shkencore te brezit te ri,  per ndertimin e atdheut, me te njejten frekuenci patriotizmi qe i karakterizonte Sharrajt dhe banoret autoktone Vlonjate. 

Qershor 2023

  1. Studiues te ndryshem kane mendimet e tyre, mendojne se Raguza(Dubrovniku) eshte qyteti ne vepren e Shekspirit.Mos ekzistenca e Raguzes ne historine e lashte e hedh poshte mendimin e tyre. Vlora eshte qyteti qe i permbush arsyetimet me sakte.   Ngushtica (kanali i Otrantos) njihet si e favorshme per piraterine ne te gjitha koherat.
  2. Teatri Shekspirian te ‘Drew University’ eshte nga paktet qe ekzistojne ne USA. Trupa te shumta teatrale shkojne gjate gjithe vitit.
  3. Yuniatieta, gazeta e pare Amerikane ne Shqiperi, Dhjetor 1921, Christmas Issue.  

          Pres. W. Wilson e pershendeti A.B.Kelly-in, Ai u tregua i gatshem t’a ndihmonte              Shqiperine perseri… po te ishte nevoja…

  1. Joan Fultz Kontos, Albanian Vocational School, p.20
  2. Joan Fultz Kontos, Albanian Vocational School, p.92
  3. Prof K. Mocka, ‘Fillimet e Sportit ne Vlore’, 4-7 Shtator 1930, f.116 Ymer Sharra, kampion ne atletike, vendos record kombetar ne hedhjen e gjyles, 10.42 m…. Hedhje disku kampion, 30.54 m, kampion ne hedhje shtize etj…
  4. Brezi i arte i shkences dhe i teknologjise moderne, Krijuesit e Radarit, Tranzistorit, Satelitit, Telefonit celular,video telefonit, informatikes etj, etj,… 

         Bell Laboratories- atje ku shpikjet dhe idete fillonin…

        Western Electric- mbi (above) Bell Labs, atje ku shpikjet/idete realizoheshin dhe    prodhoheshin 

        Mervin Kelley- president i Bell Laboratories,drejtues ne shkence dhe enxhinierin ne       MIT,  Harvard etj, keshilltar ne Washington gjate L2B, keshilltar special ne NASSA etj,

        Bill William Shockley-projektuesi i pare i tranzistorit, pa te cilin nuk behet nje hap ne     teknologjine moderne, themeluesi  i ‘Silicon Valley’  ne Kaliforni….

        John Bardeen dhe Walter Brattain- koleget e B.Shockley ne shpikjen dhe krijimin e   tranzistorit, 24 Dhjetor 1947, ne Bell Labs, Murray Hills, New Jersey …

       Claude Shanon- matematikan i madh, krijuesi i informatikes, etj, etj, etj,

       Infomacione  te shumta kam mbledhur nga bashkepuntoret e tyre qe kam arritur te   takoj

  1.  Junior Red Cross News, Janar 1922, The Boy and The Weapon, nga Louise Franklin Bashe
  2. Joan Fultz Kontos, Albanian Vocational School, p. 137-138

     10.Joan Fultz Kontos, Albanian Vocational School,p. 125, Laboremus mori dhe    medaljen e arte nga ‘Columbia University’ ne v. 1932.

    11. Joan Fultz Kontos, Albanian Vocational School, p.141

   12.Joan Fultz Kontos, Albanian Vocational School, p.200

  13. Joan Fultz Kontos, Albanian Vocational School, p.182-183

        *** MIT-Massachusetts Institute of Technolgy, ndodhet ne Cambridge,ne    very-perendim, ngjitur, te Boston-it. Fokusohet kryesisht ne Shkence, Matematike dhe  Teknologji.

Ka fituar # 1 , university me i mire, ne 12 dege ne 2022, per 11 vjet rresht,  sipas QS World University Ranking : 

Architecture/Built Environment; Chemistry; Computer Science and Information Systems; 

Chemical Engineering; Civil and Structural Engineering; Materials Science, Electrical and Electronic Engineering; Mechanical, Aeronautical, and Manufacturing Engineering; Linguistics; Mathematics; Physics and Astronomy; and Statistics and Operational Research.

Filed Under: Histori Tagged With: vildan sharra

Bota e letrave sot është më e varfër

July 12, 2023 by s p

Bujar Leskaj/

“Komunistët, për shembull, kanë besuar se evolucioni i kapitalizmit do ta varfëronte gjithnjë e më shumë proletariatin dhe një ditë, kur zbuluan se gjithë punëtorët e Evropës ktheheshin me veturë nga puna, patën dëshirë të bërtisnin që realiteti ua kishte bërë me hile. Realiteti ishte më i fortë se ideologjia.”- Milan Kundera- “Pavdekësia”

Bota e letrave sot është më e varfër.

Milan Kundera, autori i kryeveprës “Lehtësia e padurueshme e qenies”, është ndarë sot nga jeta në moshën 94- vjeçare.

Lindi në 1929 në Çekosllovaki, ndërsa në 1975 largohet për të jetuar në Francë, e cila do të ishte atdheu i tij i dytë.

Ky dualizëm vlen edhe për veprat e tij: një trashëgimtar i rafinuar i letërsisë së madhe të Evropës Qendrore, nga e cila mori dhe ripunoi tema të tilla si ndjenja e pasigurisë dhe rastësisë në gjendjen njerëzore. Por Kundera kishte edhe frymën e shkrimtarit iluminist, shumë i aftë në ndërthurjen e reflektimeve të thella filozofike në histori.

Emri i Milan Kunderës lidhet menjëherë me romanin “Lehtësia e padurueshme e qenies”, por edhe romanet “Shakaja”, “Pavdekësia”, “Arti i romanit”, “Libri i të qeshurit dhe harresës”, etj kanë një nivel të jashtëzakonshëm letrar, historik e filozofik.

Nuk e mori ndonjëherë çmimin Nobel, pavarësisht se për miliona lexues në gjithë botën është, ndoshta, shkrimtari më i madh…

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT