• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2023

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nënshkruajnë marrëveshje mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar

August 25, 2023 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier në emër të dy qeverive respektive nënshkruan sot marrëveshjen mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes, Kryeministri Kurti e cilësoi atë si tejet të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit tonë të frytshëm në fushën e sigurisë, të mbrojtjes mbi informacionin e klasifikuar. Ai e falënderoi ambasadorin amerikan, Hovenier dhe Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-së si implementuesin e Marrëveshjes, për besimin e treguar dhe për fuqizimin e mëtejmë të lidhjeve tona shtetërore përmes dakordimeve të këtilla.

Arritje të rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës e vlerësoi marrëveshjen edhe ambasadori amerikan, Hovenier. Në lidhje me të, ai tha se ajo përfaqëson zotimin e fuqishëm të tyre për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe se në të njëjtën kohë çon përpara aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial përmes shkëmbimit të informatave me ShBA-në. Ai po ashtu shtoi se ShBA mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Me marrëveshjen e nënshkruar sot dy shtetet marrin detyrime për mbrojtën e informatave të klasifikuara të njëra tjetrës, duke hapur derën për shkëmbim të këtyre informatave. Informacioni i kategorizuar si i tillë, do të ruhet ashtu siç e parasheh legjislacioni nacional dhe nuk do zbulohet përveç ndaj atyre që posedojnë çertifikatë të sigurisë, pa marrë parasysh pozitën apo titullin që personi i interesuar në informacion të klasifikuar gëzon. Marrëveshja parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar, e ndarjes tij në raport me palët e autorizuara.

Në këtë ceremoni sot i pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe përfaqësues tjerë të Ministrisë së Mbrojtës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Filed Under: Rajon

ESHREF YMERI, një albanolog i njohur që vijon të punojë per gjuhën shqipe, edhe nga USA

August 25, 2023 by s p

Prof. Tefë Topalli/

“ Kur njihesh me veprimtarinë shkencore në lëmë të përkthimit nga prof.Eshref Ymeri përgjatë më se gjysmë shekulli (në vijim, edhe në ditët tona), bindesh për barrën e rëndë të punës që ka mbajtur mbi supe ai, jo vetëm në fushë të dijeve enciklopedike e formimit si pedagog në aula universiteti, ku ka lënë gjurmë të një ndërgjegjeje të pakontestuar, por, në mënyrë të veçantë për realizimet e guximshme në disiplinën e leksikologjisë e leksikografisë, përndryshe, me prurjet e frazemave përballë shqipes dhe fjalorët dygjuhësh që ka hartuar i vetëm, apo me bashkautorësi. Ai na përcjell një përvojë të madhe në përpilimin e fjalorëve të veçantë, në përkthimin letrar prej autorëve të shquar nga letërsia botërore, por edhe me botimet origjinale, gjithë prurje kulturore e dokumentare mbi teoritë e përkthimit, pasionin ndaj kësaj mjeshtërie të lashtë, që ai e vuri në jetë edhe në interpretimin e drejtpërdrejtë në situata e nivele të larta e me aq përgjegjësi gjuhësore e politike.”

(T.Topalli)

***

Është i biri i Hasan Ymerit (1890-1970), veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të R P të Shqipërisë me medaljen “Për veprimtari patriotike”, me nr. 4040, datë 14 korrik 1965, me këtë motivacion:“Për trimërinë, guximin dhe vetëmohimin që tregoi në luftë kundër pushtuesve imperialistë italianë më 1920 për çlirimin e Vlorës”.

25.12. 1938 lindi në Smokthinë, prefektura Vlorë.

1947 – 1955—-përfundon shkollën 7-vjeçare në Smokthinë. 1955 – 1959 përfundon gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë.

1959 – 1961 student në Shën Peterburg (ish-Leningrad).

1962 – 1966 përfundon studimet e larta për gjuhë dhe letërsi ruse në Fakultetin

e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

1966 -1977—-pedagog i gjuhës ruse në Fak. Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës.

1977 (shtator)    Universiteti i Tiranës e qarkullon pashkak në Kukës. Rri pa punë

deri më 25 mars 1979. Nga viti 1979-1991, punon si përkthyes nga rusishtja në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori” dhe shef i Redaksisë së Botimeve në gjuhë të huaja në këtë stabiliment; është përkthyes i jashtëm i veprave të E.Hoxhës në rusisht, ndërsa del në pension si pedagog i rusishtes në Fakultetin e GJH të Universitetit të Tiranës, 2003.

Aktiviteti pedagogjiko-shkencor Tekste mësimore

1968 Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të

parë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1972 Tekst mësimor për zhvillimin e gjuhës së folur të studentëve të kursit të

dytë të gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1974 Tekst mësimor për gramatikën e gjuhës ruse për të katër kurset e studentëve

të gjuhës ruse, me grup autorësh (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1981 Analizë teksti për studentët e kursit të parë dhe të dytë të degës së gjuhës

ruse, me bashkautor (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

1982—-Tekst me tema bisedimi në ndihmë të zhvillimit të gjuhës së folur për mësuesit e gjuhës ruse (botim i Institutit të Studimeve Pedagogjike).

1984 Formula bisedore. Tekst në ndihmë të mësuesve të gjuhës ruse (botim i

Institutit të Studimeve Pedagogjike).

2002 Gjuha e folur ruse. Tekst mësimor për studentët e të katër kurseve të degës

së gjuhës ruse (botim i Shtëpisë Botuese të Librit Universitar).

Lëndë mësimore praktike

Gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Fakultetin e Historië dhe të Filologjisë dhe në Fakultetin e gjuhëve të huaja, ka dhënë:

  • Lëndën e gjuhës së folur ruse në të katër kurset.
  • Lëndën e gramatikës praktike të gjuhës ruse në kursin e parë dhe të dytë.
  • Lëndën e analizës së tekstit në të katër kurset.

Kurse leksionesh

  • Leksionet e stilistikës së gjuhës ruse (bashkë me seminaret).
  • Leksionet e gjuhësisë së përgjithshme.
  • Leksionet e letërsisë ruse (bashkë me seminaret).
  • Leksionet e përkthimit (bashkë me ushtrimet e përkthimit).

Artikuj metodiko-shkencorë dhe shkencorë

Artikuj të tillë janë botuar në gazetën “Mësuesi”, në revistën “Studime filologjike” dhe “Gjuha jonë” gjatë viteve ’70-80 të shekullit të kaluar.

Përkthime të letërsisë politike 

Në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”, gjatë viteve 1978-1990, ka përkthyer 3200 faqe letërsi politike nga gjuha shqipe në gjuhën ruse. Prej 17 majit deri më 10 tetor të vitit 1975, Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë e dërgoi me shërbim në Republikën Popullore të Kinës, ku, në kryeqytetin Pekin, ndoqi nga afër botimin në gjuhën ruse prej 1000 faqesh të vëllimit II të veprave të zgjedhura të Enver Hoxhës.

Përkthime artistike 

Gjatë viteve 1998 e në vazhdim, ka përkthyer e botuar vepra të shkrimtarëve: Aleksej Prijma: “Edgar Kejsi” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999). F.M. Dostojevski: “Një zemër e dobët” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1998 dhe ABC, Tiranë, 2008).

“Sozia” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000).

“Pollzunkovi” (një roman me nëntë letra) (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2000). “E zonja e Shtëpisë” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).

“Një grua bote dhe një burrë poshtë shtratit” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2002).

  • Italo Kalvino: “Përralla italiane” (Shtëpia Botuese DeaS, Tiranë 2000).
  • Ky është profeti Muhamed, i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin (përgatiti për botim dhe botoi Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. Përkthyer në gjuhën ruse (Tiranë 2008).
  • Leonid Grossman: “Pushkini në kulturën ruse”, “Bota Shqiptare”. Tiranë 2014.
  • Nikollaj Kolada: “Nishani” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin 2003)
  • Ludmilla Razumovskaja: “E dashur Elena Sergejevna” (dramë; vënë në skenë në Teatrin Kombëtar në vitin 2007).
  • Vath Koreshi: Skenar i filmit “Porta Eva” (përkthyer në gjuhën ruse; prodhim shqiptaro-rus. Regjisor: Albert Minga. Producent Aleksandër Mihajllov. U xhirua në Shqipëri në vitin 2000 dhe doli në ekran në vitin 2001).
  • Zheni Kostandinova: “Vanga” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 1999).
  • Zhorzh Amadu: “Zonja Flora dhe dy burrat e saj” (Shtëpia Botuese OMSCA, Tiranë 2001).
  • Kobo Abe: “Gruaja e burgosur në rërë”. (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”.

Tiranë, 2012).

Fjalorë

  • Fjalor i termave të mbrojtjes kundërajrore (me b/autorë) (Botim i Akademisë Ushtarake,Tiranë, 1990).
  • Fjalor frazeologjik italisht-shqip (me bashkautor) (Shtëpia Botuese AFËRDITA, Tiranë1997).
    • Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese TOENA, Tiranë 2002).
    • Fjalor i madh frazeologjik italisht-shqip (me bashkautorë) (Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë 2007).
    • Fjalor sinonimik i gjuhës shqipe (i pasuruar dhe i ripunuar) (me b/autorë) EDFA, Tiranë 2007).
    • Fjalor frazeologjik rusisht-shqip (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”. Tiranë, 2015).
    • Fjalor frazeologjik anglisht-shqip (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”. Tiranë, 2018).
    • Fja.or frazeologjik frëngjisht-shqip (Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”. Tiranë, 2021).

Redaktime fjalorësh

  • Fjalor rusisht-shqip (grup autoresh), Shtëpia Botuese EDFA, Tiranë, 2005).
  • Fjalor shqip-rusisht (autore prof. as. Mukades Mançe), EDFA, Tiranë, 2007.

Publicistikë  

Prej vitit 1991 dhe deri tani ka botuar mbi 1500 artikuj publicistikë në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare për ribashkimin e trojeve tona etnike, përfshirë edhe artikujt me tema shoqërore apo edhe shkrime polemikë.

Botime të tjera

  • Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse (me b/a), TOENA, Tiranë, 2006.
  • Antologjia e kryqëzimit: Rusia dhe çështja shqiptare 1878-2012 (me b/a), Universiteti “Iliria”. Prishtinë 2012.
  • Përkthimi, një histori pasioni, Shtëpia Botuese “OMSCA-1”. Tiranë, 2015.
  • Arti i përkthimit gojor, Studio “Intergrafika”. Tiranë, 2018.
  • Shtigjeve të fjalës artistike, Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”. Tiranë, 2021.

Kualifikimi shkencor

16.12.1989    merr gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” (me vendim nr. 208

të Komisionit të Lartë të Atestimit).

14.12.1994—-Grada “Kandidat i Shkencave”, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 351, datë 30.06. 1993, konvertohet në gradën shkencore “Doktor”.

13.12.1994—-merr titullin “As. Profesor” (me vendim nr. 11 të Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor).

11.05.2001    merr titullin “Profesor” (me vendim nr. 53 të Komisionit të Lartë të

Kualifikimit Shkencor).

Përkthyes gojor (interpret)

Si interpret nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka marrë pjesë: në të gjitha konferencat e PABSEK-ut dhe BSEK-ut të zhvilluara në Tiranë që prej themelimit të tyre deri para disa vjetësh në disa veprimtari të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar të zhvilluara nëTiranë; në disa aktivitete të UNICEF-it dhe të IOM-it, në Tiranë.

Si interpret nga rusishtja në shqip dhe nga shqipja në rusishte, ka shoqëruar:

  1. Delegacionin e Parlamentit Shqiptar, të kryesuar nga Kryetari i tij, zoti Pjetër Arbnori, gjatë vizitës së tij: në Shën-Peterburg, ku ishte i ftuar nga Universiteti i atij qyteti për të marrë pjesë në një sesion shkencor në përkujtim të 5-vjetorit të vdekjes së albanologes së shquar ruse Desnjickaja (01 qershor 1995); në Moskë, ku u zhvillua konferenca e radhës e PABSEK-ut (04-07 qershor 1995).
  2. Delegacionin e parlamentit rus, të kryesuar nga zëvendëskryetari i tij, zoti Sergej Baburin, i cili zhvilloi një vizitë në vendin tonë nga data 17 deri më 19 mars 1999. Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryetari i delegacionit rus zhvilloi bisedime me drejtues të qeverisë shqiptare të kohës.
  3. Delegacionin e Parlamentit të Armenisë, të kryesuar nga Kryetari i tij, gjatë vizitës që bëri në vendin tonë më 28 qershor 2000, kur filloi punimet edhe Konferenca e radhës e PABSEK-ut.
  4. Delegacionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit gjatë vizitave që bëri në Armeni:1998, 1999.
  5. Delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri Safet Zhulali gjatë një vizite që ky bëri në Ukrainë prej 24 deri më 27 shkurt 1997, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Ukrainës, gjeneral Kuzmuk.

* * *

E s e

Shqipëria është “pa kokë, pa shpatulla dhe pa këmbë”

Viti 2020 është viti i përkujtimit të dy përvjetorëve për familjen time. Më 18 shkurt 1970, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Babai im i dashur, Hasan Ymeri. Kurse më 16 gusht 1980, po në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë nëna ime e shtrenjtë, Hanko Ymeri. Çdokush prindërit i kujton me nderimin dhe respektin më të madh, sepse ata janë njerëzit më të shtrenjtë të jetës së tij. Ata janë busulla orientuese, janë ylli i karvanit për fëmijët e vet, të cilët i rritin dhe i edukojnë me një kujdes të jashtëzakonshëm.Kur kthej kokën prapa dhe kujtoj rrugën e jetës që kam ndjekur sipas këshillave që më patën dhënë prindërit që në moshë të vogël në fshatin Mesaplik, njëri nga katër fshatrat e Smokthinës së Vlorës, ku jetonte familja jonë,

them me plot gojën se ata, ashtu si edhe të gjithë prindërit për fëmijët e tyre, kanë qenë shenjtorë për mua dhe menjëherë më vijnë në kujtesë ca fjalë të arta të disa prej personaliteteve të shquara të lashtësisë, si Menandri (342-291 p.e.r.), komediografi i lashtësisë greke, i cili ka lënë një këshillë fort të vyer për pasardhësit: “Prindërit nderoji gjithmonë, ashtu si edhe Hyjninë”.Vlera mjaft të çmuara edukative përcjellin fjalët e Ciceronit (Marcus Tullius Cicero – 106-43 p.e.r.), filozofit, oratorit dhe personalitetit politik të lashtësisë romake, i cili theksonte: “Dashuria ndaj prindërve është themeli i të gjitha virtyteve”. Më kujtohet Horaci (Quintus Horatius Flaccus – 65-8 p.e.r.), poeti i “shekullit të artë” të letërsisë romake, i cili thoshte: “Virtytet e prindërve janë paja më e madhe për fëmijët”…. Nga Babai i ruaj të pashlyera në kujtesë disa këshilla dhe porosi që më pati dhënë, sidomos derisa mbarova shkollën e mesme, dhe një mendim shumë të çmuar, të cilin e kam pasë vlerësuar lart deri tani, kur po i afrohem moshës 82-vjeçare, mendim që më shërbeu edhe si titull i këtij shkrimi. Më 30 gusht të vitit 1955, në oborrin e shtëpisë sonë, kur po më përcillte për të vazhduar Gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë, për ku do të më shoqëronte i ndjeri vëllai i madh, Babai më dha tri porosi:

E para: “Dëgjo, bir i Babait, ki parasysh se këtu e tutje do të jesh larg nënës e Babait. Prandaj ki mendjen, të jesh i kujdesshëm në jetë se Shqipëria është baltë e mallkuar, e ka mallkuar Zoti se shqiptarët nuk e duan njëri-tjetrin. Kur shqiptarët ta duan njëri-tjetrin, atëherë Zoti do ta bekojë baltën shqiptare”.

Disa dhjetëvjeçarë më vonë, Nënë Tereza, 42 vjet pas porosisë së Babait tim, dhe pikërisht pas katrahurës së vitit 1997, erdhi për vizitë në Shqipëri. Para se të hipte në aeroplan për t’u larguar nga aeroporti i Rinasit, ajo iu drejtua Zotit: “O Zot, hiqja mallkimin Tand Popullit Shqiptar!”.

E dyta: “Atje në gjimnaz përpiqu të jesh i pari në mësime, siç ke qenë këtu në shtatëvjeçare. Por po nuk pate mundësi të jesh i pari, mundohu të jesh mes të parëve dhe atë që është i pari, ta duash dhe ta respektosh si veten tënde, se po pate smirë për të, do t’i bësh shumë dëm kokës”. Falë kësaj këshille aq të çmuar, nuk e kam njohur kurrë smirën në jetën time dhe ata që kanë qenë më të aftë se unë, i kam nderuar dhe respektuar si veten time.

E treta: “Mos vër kurrë dorë në mallin e botës se, siç të kam thënë dikur, do ta kesh dëmin njëqindfish. E kam porosi nga i ndjeri im atë”. Këtë porosi Babai ma kishte dhënë që kur isha nxënës në klasën e gjashtë të shtatëvjeçares. Përveç porosisë së të atit, ai kishte pasur edhe një përvojë të hidhur nga jeta e vet. Njëherë, diku aty nga fillimi i viteve ’50, ai kishte shkuar për pazar në Vlorë, e cila ndodhet 54 km larg Smokthinës. Atë ditë, pasi kishte blerë gjërat që i duheshin, qe nisur për në Smokthinë pa perënduar dielli. Kishte kaluar mesi i shtatorit. Kur kishte edhe dy orë natë, ai pati arritur në anën e djathtë të lumit të Smokthinës, përballë shtëpive tona, që ndodheshin në një gjysmë lartësie të anës së majtë të lumit. Aty, çuditërisht, kishte sjellë ndër mend atë porosinë e të atit për të mos vënë dorë në mallin e botës. Dhe, aty për aty, kishte thënë me vete: do ta provoj një herë për

të mos e vënë në zbatim atë porosinë e tim eti dhe do të shikoj nëse do ta kem dëmin njëqindfish ose jo”. Pati zbritur nga kali dhe i qe afruar një are me misër që ndodhej në anë të lumit, pronë e një fshatari nga fshati Ramicë. Kallinjtë e misrit ishin të shëndetshëm. Këputi njërin prej tyre, i hipi kalit dhe u nis për në shtëpi. Kur arriti, lidhi kalin dhe i hodhi haje, kurse vetë shkoi pranë furrës që kishim në oborr. Nëna, zakonisht, që në darkë, thëngjijtë i mbulonte me hi që të mos fikeshin, në mënyrë që të nesërmen ta ndizte zjarrin me lehtësi. Aty ai i zbuloi, u hodhi ca lëmishte përsipër dhe ndezi zjarrin, zhveshi kallirin e misrit, e poqi, e hëngri dhe shkoi të flinte. Njerëzit e shtëpisë të gjithë ishin në gjumë. Natën e nesërme, gjë që nuk kishte bërë vaki kurrë, një tufë derrash të egër, zbresin nga pyjet në lindje të shtëpive tona, hyjnë në arat me misër dhe batërdisën një dynym e gjysmë. Kur njëherë pati qëlluar që t’i kthehej kësaj ndodhie, unë i thashë me shaka: po ndoshta rastisi që derrat e egër atë natë dëmtuan arat tona, jo se shkaktar qe ai kalliri i misrit që ti more nga ara e huaj. Jo, bir i Babait, – ma ktheu ai. – Ishte ndëshkim nga Ai atje lart në qiell, sepse syrit të Tij nuk i shpëton asgjë nga prapësitë që bëjnë njerëzit këtu në Tokë….

Në maj të vitit 1956, mbarova klasën e parë të gjimnazit në Vlorë dhe u ktheva pranë familjes. Komunistët kishin filluar fushatën e ethshme për kolektivizimin e bujqësisë. Ishte muaji qershor. Po korrnim grurin. Bënte vapë dhe vendosëm të çlodheshim pak në hijen e një peme. Ndërhyn Babai: “Këta komunistët qenkan bijtë e djallit, kërkojnë të na marrin tokat dhe bagëtitë dhe të na kthejnë në argatë të shtetit”. Ç’t’i thoshja? Po ndoshta e kanë për mirë, o Baba, – ia ktheva unë. Në fund të majit të vitit 1959, mbarova mësimet e klasës së katërt të gjimnazit dhe gjatë qershorit do të kishim provimet e maturës. Shkova pranë familjes dhe çdo javë kthehesha në Vlorë për dhënien e tyre. E mbaj mend si sot. Ishte data 10 qershor. Po hanim drekë nën hijen e shtratit të hardhisë në oborr. Më 25 maj pati ardhur për vizitë Nikita Hrushovi. Qëndroi tetë ditë në vendin tonë dhe u largua më 3 qershor. Babai pyeti: “Po ky Enveri pse nuk bisedoi me Hrushovin që të ndërhynte te Titua për ta kthyer atë Kosovën këtej nga ne, se ajo është truall shqiptar, është toka jonë?”. U zura ngushtë dhe s’dija ç’përgjigje t’ jepja….

Me respekt dhe nderim të madh kujtoj Nënën e shtrenjtë, e cila njihej për zemrën e saj bujare, për ngrohtësinë e jashtëzakonshme të shpirtit human, për natyrën e saj aq mikpritëse, saqë banorët e lagjes sonë Parika thoshnin: “Hankua i pret mysafirët me bukë që në oborr”, sepse ishte mjeshtre e vërtetë në përgatitjen e gatesave nga më të ndryshme. Veç kësaj, ajo ishte e famshme për punë artistike në vegjë, nga e cila nxirrte qylyma shumë të bukur shumëngjyrësh. Ngrohtësia e shpirtit të saj ishte e përmasave mitike në edukatën që na jepte neve, si fëmijë. Fjalët e saj “kujdes në jetë, të keqen Nëna, që as mizën të mos e shkelni me këmbë”, qenë skalitur për jetë në kujtesën time dhe të të dyja motrave dhe vëllait të madh, Selfos, që prehen në atë jetë.    Unë me time shoqe, Havanë, jemi përpjekur që, të dy fëmijët tanë, djalin

dhe vajzën, t’i rritim dhe t’i edukojmë sipas këshillave dhe porosive të prindërve tanë. Dhe ne e ndiejmë veten krenarë me sjelljen e tyre. Të dy erdhën për studime

universitare këtu në Shtetet e Bashkuara (djali në vitin 1996, kurse vajza në vitin 1998), ku mbaruan dy fakultete secili dhe tani janë të nderuar në vendet e punës ku japin kontributin e vet. Me rastin e përkujtimit të datës 18 shkurt dhe 16 gusht, kur Babai dhe Nëna ime patën ndërruar jetë, respektivisht në vitin 1970 dhe 1980, dëshiroj me gjithë zemër që gjithë prindërve dhe fëmijëve të tyre, t’u drejtohem me urimin në vijim: Qofshin të bekuar prindërit që i edukojnë fëmijët me virtyte të larta! Qofshin të bekuar fëmijët që prindërit i nderojnë po ashtu si edhe Hyjninë! Kolumbus, Ohajo, 16 gusht 2020

PROF. DR. ESHREF YMERI, FJALOR FRAZEOLOGJIK ANGLISHT-SHQIP,

SHTËPIA BOTUESE “BOTA SHQIPTARE”, TIRANË, 2019, 1253 FAQE491

Fjalorët japin tablo të ndryshme të gjuhës. Ky Fjalor jep njërën tablo të gjuhës angleze. Dhe të gjuhës shqipe. Është një tablo mjaft e gjerë sepse, siç dihet, njësitë frazeologjike (dhe fjalët e urta) janë, jo vetëm mjet komunikimi, por edhe burim të dhënash për kulturën social-kulturore (dhe materiale) të një populli.

Edhe nga një vështrim i pjesshëm i këtij Fjalori shihet shtresa social-kulturore specifike e jetës angleze dhe amerikane. Edhe e jetës shqiptare. E sjell barasvlerësi në gjuhën shqipe. Dhe kështu, nëse një Fjalor leksemor dygjuhësh është ndërkombëtar, sepse ka dy gjuhë, dy struktura gjuhësh, dy semantika dhe dy barasvlerës, Fjalori anglisht-shqip frazeologjik i prof. Eshref Ymerit është dyfish ndërkombëtar. Mu për atë shtresën social-kulturore specifike. 492

Fjalorët frazeologjikë hyjnë te fjalorët specialë (kësisoj, janë diferencues). Dhe sa më gjerë të konceptohet detyra e fjalorit frazeologjik, aq më i rëndësishëm është roli i tij si mjet i kulturës së gjuhës. Në leksikografinë angleze na duket se ka një koncept mjaft të gjerë për frazeologjinë.493

491 Në Studime filologjike 1-2, 2019, f. 269-277.

492 Krahaso në anglisht dhe në shqip: Have eyes in the back of one’s head i bën sytë katër; pull the wool over smb.’s eyes i hedh hi (pluhur) syve; be a badluck Charley ka lëkurën e ujkut dikush; be at loggerheads with smb. i vë gjilpërat majë më majë me dikë; live from hand to mouth rroj me zgrip; have one’s heart in one’s mouth më shkoi zemra te thembra; like a drowned rat si bollë e vrarë; si pulë e lagur; dead men tell no tales nuk flasin varret; know which side one’s bread is buttered di ta rrjepë patën; have one’s bread buttered on both sides i bën edhe gjeli vezë; the devil has found his mate ka gjetur tenxherja kapakun; (save smth.) for a rainy day paraja e bardhë për ditë të zezë; bite the hand that feeds you ha bukën dhe përmbys kupën; be born with a silver spoon in one’s mouth ka lindur me këmishë dikush; the early bird catches the bird kush mënon, bluan

/ kush ngrihet herët, ha dardhat e buta / macja që fle, nuk zë minj.

493 Tek “Oxford Advanced Learner’s Dictionary” kemi vënë re, p.sh., që togfjalësha emërorë me përsëritje (tipi day by day, day after day, the day after tomorrow etj.) dhe togfjalësha ndajfoljorë, gjithashtu me përsëritje (tipi once again) përfshihen tek idiomat.

Autori i ka njohur mirë konceptin njësi frazeologjike dhe kufijtë e fondit frazeologjik të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe – veçoritë strukturore tipologjike dhe përmbajtjesore figurative të njësive frazeologjike dhe variantet e tyre, funksionet e tyre gramatikore dhe kushtet e tyre përdorimore, pra, rolin e tyre komunikues-funksional.494

Në Fjalor janë përfshirë edhe fjalë fluturake (shih, p.sh., There is but one step from the sublime to the ridiculous, me origjinë nga frëngjishtja, me autor Napoleon Bonapartin). Mendojmë se është vepruar drejt, sepse duke u frazeologjizuar, fjalët fluturake e humbasin lidhjen e drejtpërdrejtë me tekstin

494 Zakonisht, katër pyetje shtrohen për këtë koncept: Cila është struktura e njësisë frazeologjike? Cila është gramatika e njësisë frazeologjike? Si vjen figurshmëria te njësia frazeologjike? Cila është përmbajtja konkrete e njësisë frazeologjike? Pas përgjigjes për to, besojmë se vjen përfundimi për rolin e tyre komunikues-funksional.

a) Meqë shumica e njësive frazeologjike ndërtohen sipas modeleve të togfjalëshave të qëndrueshëm, do të thotë që ato kanë të bëjnë me këtë a me atë fjalë shënuese. Kjo është arsyeja që gjymtyrët bosht (mbështetëse) u përkasin vetëm katër pjesëve të ligjëratës

– emrit, mbiemrit, foljes, ndajfoljes. Dhe tipat më produktive të njësive frazeologjike emërtohen sipas tyre.

b) Te forma e jashtme e njësisë frazeologjike bëjnë pjesë, siç dihet, edhe variantësia dhe fjala fakultative. Variantësia është rezultat i ndryshimeve formale ose fjalëformuese etj. Fjala fakultative shoqëron njësinë frazeologjike. Ajo ruan pavarësinë e vet, prandaj nuk konsiderohet pjesë e frazeologjisë (shih, p.sh., homewards tek turn one’s steps (homewards / towards …).

c) Siç dihet, mund të flitet për njësi frazeologjike vetëm në atë rast, kur humbasin (ose dobësohen) tiparet kategoriale të fjalëve që hyjnë në përbërje të saj. Në qoftë se në strukturën e aksh togfjalëshi nuk kanë humbur tiparet e tyre themelore (kuptimi leksikor etj.), atëherë kjo përbërje është togfjalësh i zakonshëm e nuk është frazeologji. Ky është kufiri frazeologjik në nivelin e togfjalëshit. Në nivelin e fjalisë – te proverbat, fjalët e urta, aforizmat e fjalët fluturake (siç do t’i përveçojmë më tej, sepse ato pasqyrohen në Fjalor) fjalët nuk i humbasin tiparet e tyre leksikore. Por shumë proverba e fjalë të urta mund të futen te frazeologjitë sepse sintaktikisht janë të pandashme dhe siç do ta themi më poshtë, brenda tyre gjallojnë idiomat.

ç) Shumica e njësive frazeologjike, përveç kuptimit leksikor-objektiv, kanë edhe ngjyrim shprehës-emocional. Sigurisht, ngjyrimi shprehës-emocional nuk shihet si kuptim themelor i njësisë frazeologjike, por, sidoqoftë, është pjesë e tij përbërëse, është ngjyrim kuptimor plotësues, që e bashkëshoqëron gjithnjë atë. Janë pikërisht kjo shprehësi e veçantë emocionale dhe kjo figurshmëri e njësisë frazeologjike që e fuqizojnë përdorimin e saj në ligjërimin bisedor letrar, në gjuhën e letërsisë artistike, publicistike, madje, edhe shkencore-popullarizuese.

d) Njësia frazeologjike është njësi semantike (kuptimore). Më e ndërlikuar se fjala, por funksionalisht, e afërt me fjalën. Tërësia kuptimore që zhvillohet si pasojë e zbehjes kuptimore të komponentëve të njësisë frazeologjike, qëndrueshmëria e saj (domethënë, riprodhimi në ligjërim si njësi e gatshme), kuptimi i mbartur, shprehësia emocionale – stilistike janë tipare të njësisë frazeologjike.

nga janë formuar. Tashmë, janë me karakter të figurshëm.495 Tashmë, si citate, janë modele të njohura letrare. Për cilësinë e një fjalori dygjuhësh mund të gjykohet nga: 1. zgjedhja e fjalësit; 2. gramatika e fjalësit; 3. barasvlerësia;

4. përveçimi i dallimeve kulturore; 5. Shembullsimi.496 Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof. Eshref Ymerit i ka zgjidhur të gjitha shkencërisht – drejt e leksikografikisht – qartë. Fjalori është diferencues (Ai është Fjalor frazeologjik dhe jo fjalor i përgjithshëm leksemor). Dhe, detyra e tij ishte të përzgjidhte njësi frazeologjike.497 Dhe i ka përzgjedhur gjuhësisht dhe leksikografikisht drejt. Ato janë të gjuhës standarde (vetëkuptohet bashkë me gramatikën e tyre) – edhe në anglisht, edhe në shqip; kanë kuptim të mbartur e të figurshëm. Çfarë u tha më sipër, besojmë se e plotëson këtë vlerësim. Një krahasim i thjeshtë i disa njësive më poshtë në anglisht e në disa gjuhë të tjera, besojmë se e vërtetëson këtë: Ariadne’s clew (thread) / fil d’Ariadne (frëngjisht) / filli i Arianës (shqip); the heel of Achiles / talon

d’Achile (frëngjisht) / thembra e Akilit (shqip); appetite comes with eating (nga frëngjishtja) oreksi vjen duke ngrënë; look for a needle in a haystak (stack of hay) kërkon gjilpërën në kashtë; etj….

Vargu sinonimik në gjuhën shqipe shkon deri mbi 40 njësi.498 Së pari, kjo tregon zhvillimin e vrullshëm të frazeologjisë shqipe. Së dyti, kjo tregon shkallën e zhvillimit të letërsisë artistike, publicistike etj. Së treti, kjo tregon mundësitë për përdorimin stilistik të njësive frazeologjike.499 Së katërti, tregon njohjen e thellë të sinonimisë frazeologjike të gjuhës

495 Logjikisht, të dy rrafshet ruhen – rrafshi i drejtpërdrejtë dhe rrafshi i figurshëm.

496 Për arsye se ngarkohej shumë vëllimi (Fjalori ka mbi 1250 faqe), autori nuk ka dhënë shembuj përdorimi. Përdoruesit i del shembulli në tekstin që lexon a përkthen.

497 Siç u tha më lart, edhe fjalë të urta e proverba.

498 Autori ka dalluar mirë format sinonime të frazeologjive nga frazeologjitë sinonime. Në format sinonime ka komponentë që ndryshojnë, por që nuk e prekin kuptimin. Për frazeologjitë sinonime nuk është tipar struktura e njëjtë. Përputhja e strukturës mund të jetë e jashtme, e rastit. Për format sinonime është e domosdoshme njëtipësia e strukturës ; ndryshe, bëhet i pamundur ndryshimi i ndërsjellë i komponentëve në frazeologji. Dhe që të mos gabosh, duhet të mendosh (e të gjesh si barasvlerës përkthimorë) të gjitha format e mundshme për frazeologjinë e dhënë. Shih, p.sh., te : kick hell out of smb. e bën peshk (fërtele / lakër / lesë / kopan / kallame / lakror / lëkurë / lloç / petë / pelte / pambuk / pleh / patështinë / lëndinë …) dhe: e bën për ujë të ftohtë (për ujë me kripë (për vaj e për uthull) dhe: e bën për vig (për shkalc / për lesë) etj.

499 Vlerësimi stilistik i sinonimeve në kolonën shqipe i lihet përdoruesit të Fjalorit (përkthyesit etj.). Autori ia vë përpara dhe i thotë: Zgjidh. Në këtë zgjedhje prin, sigurisht barasvlerësi

shqipe nga autori. Në vargun sinonimik te kolona e shqipes, njësia e parë është barasvlerësi më i parë i njësisë së huaj. Sinonimet që e ndjekin atë, janë relative. Zgjedhja e tyre i takon përdoruesit të Fjalorit (le të themi, përkthyesit nga gjuha burimore) për kontekstin, që e kërkon ai.

Shënimet stilistike. Frazeologjia, në masë është bisedore. Prandaj të gjitha njësitë frazeologjike mund të etiketohen si bisedore. Por ato përdoren në stile të ndryshme. Ka frazeologji me ngjyrim mospëlqyes. Ka frazeologji të ligjërimit të shkujdesur. Ka edhe frazeologji me burim ose me përdorim libror. Frazeologjitë kufizohen edhe nga figurshmëria. Atëherë, duhet njëfarë kujdesi në punë të ngjyrimit shprehës – emocional, kohësor-historik etj. Autori i ka shenjuar stilistikisht aty ku është dashur. Janë përdorur dy lloje shënimesh: a) gjuhësore: bisedore, librore, e vjetruar etj.; b) sociale: përçmuese, përbuzëse etj.

Fjalori është filologjik. Çdo njësi frazeologjike është glosë më vete. Kur janë variante, bashkohen në një glosë. Përbërja leksikore e njësisë frazeologjike, e fjalës së urtë etj. jepet e plotë (sipas fjalorëve të gjuhës angleze standarde). Renditja ka të bëjë me vendosjen e lidhjeve ndërmjet aksh frazeologjie me frazeologjitë e tjera në sistemin e gjuhës. Njësia (frazeologjike) mund të pasqyrohet aq herë, sa gjymtyrë ka (përveç fjalëve shërbyese). Vendosja sipas gjymtyrëve përbërëse na e sjell njëherësh të njëjtën frazeologji në grupe të ndryshme. Por kjo kërkon shumë hapësirë. Në një fjalor dygjuhësh, njohja e grupeve nuk vlen edhe aq shumë. Prandaj në këtë Fjalor renditja është bërë vetëm një herë: a) sipas boshtit semantik (shih, p.sh., te fjala battle);

b) sipas gjymtyrës së parë (kur nuk është fakultative dhe kur nuk ka variant leksikor); c) sipas vokabulit. Vokabul është vetë njësia frazeologjike…

Siç dihet, letërsia artistike e publicistike, ligjërimi bisedor etj. janë trualli ku frazeologjitë e fjalët e urta gjejnë përdorim stilistik. Arsyeja? Aty gjen vend më shumë funksioni shprehës i gjuhës. Dhe autori veçon Biblën si burim i rëndësishëm për njësitë frazeologjike të gjuhës angleze. Arsyeja? Bibla ka qenë libri më i lexuar dhe më i cituar në Angli. Pastaj përmend Shekspirin, Dikensin e shkrimtarë të tjerë anglezë e amerikanë. Kushdo që lexon, rilexon, përkthen e ripërkthen letërsi artistike, publicistike, fetare etj. nga anglishtja, ka në tryezën e punës një ndihmëtar të veçantë – Fjalorin anglisht-shqip frazeologjik të prof. Eshref Ymerit.

Leksikografia (teoria dhe praktika e hartimit të fjalorëve) lidhet ngushtë me zhvillimin e gjuhësisë dhe para së gjithash, me zhvillimin e leksikologjisë,

(sinonimi) më i parë. Shih, p.sh., te fly on the wheel mbahet më të madh. Dhe pastaj: i duket hunda dyfek / fryn pendët / kapardiset si gjeli majë plehut etj.

si shkenca për leksikun e gjuhës. Fjalorët frazeologjikë – njëgjuhësh dhe dygjuhësh, të botuar deri tani, pasqyrojnë bindshëm arritjet në fushën e leksikografisë e veçmas, të frazeologjisë si disiplinë gjuhësore. Ky Fjalor e vërtetëson këtë. Kemi parasysh edhe Fjalorin tjetër të madh të prof. Eshrefit, “Fjalor frazeologjik rusisht-shqip” (2017). Në Fjalorin frazeologjik anglisht- shqip të prof. Eshref Ymerit, të gjithë studiuesit e frazeologjisë kanë përpara zgjidhje të caktuara shkencore në ballafaqimin anglisht-shqip. Doktorantët

– për disertacionet e tyre. Etnolinguistët kanë përpara fushat konceptore e grupet tematike të frazeologjisë (edhe të leksikut) së gjuhës angleze e të gjuhës shqipe. Leksikografët shqiptarë kanë përpara një fjalor sinonimik frazeologjik te kolona e shqipes. Etnografët kanë përpara doket e zakonet angleze, të materializuara gjuhësisht. (Shih, p.sh., të ashtuquajturën privacy). Kushdo që dëshiron të njihet me histori frazeologjizmash, fjalësh të urta, fjalësh fluturake etj., mund të lexojë me ëndje në këtë Fjalor. Fjalorët janë zakonisht libra referimi dhe nuk lexohen. Por ky Fjalor mund të lexohet mu për këto histori, shpjegime e motivime jashtëgjuhësore. Shih, p.sh., te: Teddi boy qejfli huqesh (rrebesh, trillesh). Shpjegimi e motivimi jashtëgjuhësor: Teddy është shkurtim i emrit Edward. Shprehja e ka prejardhjen nga emri i mbretit anglez Eduardi VII (Edward VII – 1841-1910), i cili dallohej për mënyrën origjinale të të veshjes. Teddy boys kanë qenë imituesit e tij në radhët e rinisë së viteve ’50 të shekullit të kaluar. Shih edhe te Punic faith; Knights of the Round Table; There is but one step from the sublime to the ridiculous; Fortune’s wheel; Put on the buskin(s); Fools rush in where angels fear to tread; Strain at a gnat and swallow a camel; etj. Anglishtja është gjuha e huaj, nga e cila përkthehet më shumë në shqip dhe e cila mësohet më shumë në Shqipëri.   Dhe në fund, nuk mund të rrimë pa thënë:

Fjalori është një vepër madhore (mbi 1250 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze e mijëra barasvlerës shqip), që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i prof. Eshref Ymerit. Me këtë Fjalor frazeologjia shqipe dhe leksikografia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze. (HAJRI SHEHU)

***

Kjo përmbledhje e gjuhëtarit dhe përkthyesit prof.E.Ymeri, që mban shënimin “Klubi i Poezisë, Tiranë”, u botua më 2021, me 544 faqe. Autori ka renditur mbresa të përjetuara nga leximi i veprave artistike, të cilat ia kanë dhuruar, mikesha e miq që janë pena të talentuara në botën e letrave shqipe.

Tek “Pasqyra e lëndës” mësojmë se krijuesit e kësaj letërsie janë të njohur e të panjohur, emra të rinj dhe prej atyre që kanë fituar përvojë në poezi e prozë. Për vlerat e këtij vëllimi, nuk do të gjenim shkrim më analitik se ai i prof.dr. Fatmir Terziut, prej të cilit po shkëpusim një fragment.

“…Kjo vepër është një ndalesë e gjatë e autorit ku në thelbin e ndërmarrjes së tij u jep përgjigje të thellë e kuptimplote mjaft enigmave ku rreken burimet e frymëzimeve të autorëve të ndryshëm, në atë pikë ku shkrimet e para janë të lidhura me faktet dhe me prototipat dhe në pikën ku krijimtaria e vëzhguar thellë,

e në detaje, merr zhvillimin më të madh…Mbi pesëdhjetë ndalesa, pydyshim te vepra dhe autorë të ndryshëm, në leximin e veprës së autorit Ymeri, pra, këto shkrime analitike dhe diskursive, tregojnë dhe flasin me indeksin dhe konvencialitetin e tyre diskursiv, se padyshim, mbresa lënë në tërë vitet, domosdoshmërisht momentet e leximit efikas, ndryshe dhe tërësisht të aplikueshëm në standarte të sotme, ku thelbi nënkuptohet me shndërrimet e mëdha narrative dhe me spektrin e komunikimit mes gjuhës e figurave të ndryshme. Nga fakti jetësor, që është leximi i këtij akti të prurë nga autori, tek riformatimi i veprës letrare në një racionim të detajuar, natyrisht jeta i ka falur dhe vazhdon t’i dhurojë përditë frutin e mjeshtërisë në përkryerjen e kësaj mjeshtërie, që rrallë kush e ka në syrin dhe pjekurinë e Eshref Ymerit. “Kur lexoj Verën kujtoj Anën e Dostojevskit”, si një pikënisje në këtë vepër, përpos citimit të Tomas Manit, si zgjedhje e autorit. “Ne arti na mrekullon kur di të flasë me gjuhën e jetës. Veçse jeta na mrekullon edhe më shumë kur ajo, pa e kuptuar as vetë, na flet me gjuhën e një arti të vërtetë”, kuptojmë qartë se autori përdor stilin e tij të depërtimit në thelbin e shkrimit, duke na dhënë faktin se jeta është një arsye më shumë në shkrim, ashtu sikurse dhe shkrimi ka arsyen e vet për shkrimin…. Me këtë ndalesë të thellë filozofike, që nënkupton jo vetëm thelbin e shkrimit dhe arsyen e tij, autori kërkon të shkojë përtej jetës, përtej ngushëllimit tek rigjetja e një bashkudhe në memorje, në gërshetim të plotë të gjërave që lidhjen me kujtimet dhe respektin ndaj jetës së njeriut, e sidomos intelektualit, sikurse ishte dhe mbeti i paharruari Feim Ibrahimi….

(Londër, 4 korrik 2019)

Vepër e çmuar në fushën e kulturës 500

“Më shumë se për një temë të veçantë dhe për një fushë karakteristike të dijes, ky libër i ri i Eshref Ymerit është një vepër e çmuar në fushën e kulturës dhe të dijeve njerëzore në kuptimin më të gjerë të fjalës, një trajtesë që e shpie lexuesin në horizonte të gjera të kulturës, shkurt – është një tekst që nuk i drejtohet thjesht një

500 Eshref Ymeri, Arti i përkthimit gojor, Intergrafika, Tiranë, 2018 (530 faqe).

mase të ngushtë lexuesish të ineresuar, por lexuesit të gjerë. Në mënyrë të natyrshme, puna ia ka dashur të nisë me nocionin e përkthimit gojor, me shpjegimin e thelbit të tij e të terminologjisë së veçantë, por edhe këtu i është shmangur trajtimit ngushtësisht akademik, posaçërisht për studentët e gjuhëve të huaja apo për të interesuarit për të…Mendoj se vlerën si libër për të gjithë e ka siguruar kalimi nga dhënia e dijes së veçantë në mënyrë sistematike e me kërkesa shkencore, te përvojat e shumta e të larmishme të përkthyesve konkretë, në kohë e hapësira nga më të ndryshmet, në momente historike e politike, por edhe të tilla në rrafshin njerëzor psikologjik, të sjelljes njerëzore, të karaktereve

e të temperamenteve të personaliteteve të ndryshme, të cilëve përkthyesi gojor u shërben si ndërmjetës me gjithë bagazhin e tij jo vetëm gjuhësor…Pasqyrimi i përvojave konkrete të përkthyesve të shquar në rrafsh botëror e rajonal e kanë bërë këtë libër një vepër për të gjithë, edhe pse, në mënyrë të natyrshme, lënda që mbush faqet e librit ka marrë ngjyrime zhanrore e stilistike të larmishme, duke kaluar edhe në publicistikë e memorialistikë, apo në karakterizime psikologjike të personaliteteve me përkthyesin në mes. Kalimi në meridiane e paralele të ndryshme të globit e josh lexuesin drejt hapësirash gjeografike intereante, ashtu si dhe ndalesat në momente e ngjarje epokash historike e tërheqin lexuesin drejt një informacioni të pasur e dijesh të reja apo të rifreskuara. Brenda këtyre hapësirave e ndalesave në kohë gjenden personalitete që kanë bërë historinë, duke u ndeshur mes tyre apo duke u marrë vesh, por kurdoherë me përkthyesin e pranishëm…Autori ka mundur që, duke kaluar në momente publicistike, në kujtime përkthyesish, në përvijime rrethanash konkrete të përkthyesve, të mos i largohet artit të përkthimit si të tillë. Po doemos do të jepte, sikundër e ka dhënë në titullin e librit, edhe “ankthet”të cilat shprehen në mënyrë të gjallë jetësore në masë të madhe nga sfera e kujtimeve, e përshkrimeve publicistike, e kalimeve në histori. Meritë e autorit është se ka gjetur një barazpeshë të admirueshme elementesh të brendisë e të stilit

– përvojat e përkthyesve të shumtë në numër u kanë dhënë pikëvështrimeve me karakter studimor, akademik e didaktik një shtrirje gjerësisht kulturore.(f.23-25)

(Abdurrahim Myftiu, – Tiranë, korrik 2018).

Dy fjalë

“ Ka qenë e kahershme dëshira për ta shkruar këtë libër për të gjithë ata lexues

që kanë interesa për fushën e përkthimtarisë.

Por mundësitë m’u krijuan vetëm vitet e fundit.

Ua blatoj të gjithë atyre Njerëzve të Shquar të Kombit Shqiptar, që ia kushtuan jetën artit të përkthimit,

duke dhënë një kontribut të pamohueshëm për pasurimin e kulturës sonë kombëtare me thesare të kulturës botërore…” (Autori)

***

Nga këto tri vepra të fushës së përkthimit, të prof.Eshref Ymerit, “Përkthimi, një histori pasioni”, shprehet gjithë kuintesencën e teorisë së përkthimit, si akt i lashtë dhe modern i kulturës dhe bashkëpunimit të shoqërisë njerëzore. Është njëherësh edhe një libër dijeje që nga retorika, komunikimi, shprehësia e stili i të shkruarit përgjatë kalimit nga një gjuhë në tjetrën, që është njëkohësisht edhe një kalim gjithëkulturor i mënyrës së jetesës së dy popujve, që i bartin këto gjuhë. Përkthyesja dhe shkrimtarja Mira Meksi, që ka hartruar Parathënien, e ka quajtur veprën:

“Një vepër me vlera të jashtëzakonshme njohëse”

“Libri “Përkthimi, një histori pasioni”i Eshref Ymerit që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat…Është e udhës të vihet në dukje fakti se në këtë libër, autori, para së të trajtojë llojet e përkthimit në aspektin e tekstit të përkthyer (materiale dokumentare, informative dhe shkencore, prozë publicistike, politike dhe filozofike, prozë artistike dhe poezi), është ndalur në analizën e përkthimit, si njëri nga llojet e kahershme të veprimtarisë së njeriut, që

nga antikiteti e deri në ditët tona. Theksi është vënë në rolin e pazëvendësueshëm të përkthimit në pasurimin e gjuhës përkthimore, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje. Ai, përmes fjalëve të Montenjit (Michel de Montaigne), ka nxjerrë në pah kontributin e shquar të Zhak Amios (Jacques Amyot) në pasurimin e gjuhës franceze me përkthimin e veprës së Plutarkut “Jetë paralele” dhe, përmes fjalëve të Pushkinit – kontributin e Nikollaj Gnjediçit në pasurimin e gjuhës ruse me përkthimin e “Iliadës”. Me këtë rast, Eshref Ymeri ka nënvizuar se kultura jonë kombëtare krenohet me përkthyesin e saj të shquar, profesorin Gjon Shllaku, i cili, me përkthimin e “Iliadës”, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për pasurimin e lesksikut të gjuhës shqipe. Nënkuptohet që është e vështirë, në mos e pamundur, të zbresësh në “fushëbetejën” e përkthimit pa një përgatitje të shëndoshë shkencore, çka nënkupton përgatitjen gjuhësore, filologjike dhe kulturore  të përkthyesit.

Këtyre tre aspekteve të rëndësishme në veprimtarinë e përkthyesit, autori u ka kushtuar faqe të tëra, duke ndarë me lexuesit edhe përvojën e tij të pasur, jo vetëm si përkthyes, por edhe si pedagog i përkthimit me një stazh të gjatë pune në Universitetin e Tiranës…

Autori flet edhe për pikëpamjet e Humboldtit, njëri nga themeluesit e gjuhësisë, si shkencë në tërësi, dhe të gjuhësisë së krahasuar, në veçanti, i cili e pati çuar më tej doktrinën për gjuhën, si një proces të pandërprerë krijues, dhe për formën e brendshme të gjuhës, si shprehje e botëkuptimit individual të popullit. Nisur nga ky këndvështrim, Humboldti i përmbahej pikëpamjes se përkthimi është i pamundshëm. Në këtë libër sqarohet bindshëm se ky këndvështrim pesimist për përkthimin e kishte burimin në përfytyrimin mistik për gjuhën, si një pasqyrim i drejtpërdrejtë irracional i shpirtit të popullit, i cili nuk mund të ketë barasvlera në një gjuhë tjetër. Pikëpamjet e Humboldtit gjenin njëfarë mbështetjeje edhe te shkencëtarë të tjerë. Kjo për faktin sepse fjalët që merren si barasvlerës, në të vërtetë, ngjallin përfytyrime të ndryshme te mbartësit e gjuhëve të ndryshme. Pikëpamjet për pamundësinë e përkthimit mund të shpjegoheshin edhe me vështirësitë që dilnin para përkthyesve, sidomos në rastet kur gjuha burimore dhe gjuha përkthimore u përkisnin kulturave të ndryshme…Saktësia e një përkthimi mund të vlerësohet shkencërisht vetëm duke pasur parasysh veçoritë e të dyja gjuhëve. (f.21-22, 26-27)

(Mira Meksi, Paris, 03 Gusht 2015)

Përkthimi dhe zanafilla e tij (fragment nga vepra)

“Përkthimi, një profesion fort interesant ky, që është sa i magjishëm, sa tërheqës, aq edhe i vështirë për t’u përballuar, të mahnit me misteret artistike që fshihen në labirintet e tij. Po ç’është përkthimi? Para se t’i jepet përgjigje kësaj pyetjeje, le të shikojmë si është krijuar fjala “përkthim”. Ciceroni që pati përkthyer veprat e Platonit dhe të Demostenit, si edhe Horaci, në traktatin me titull “Shkenca e poezisë”, patën përdorur fjalën “interpres” në kuptimin “përkthyes”, “komentues”. Këtë emërtim ka përdorur edhe përkthyesi i Biblës në latinishte Shën Jeronimi (347

– 420). Edhe në shekujt e mesjetës, murgjit përkhyes përdornin fjalët “interpres” dhe “hermeneuma” (parashtrim, sqarim, shpjegim). Megjithatë, aty nga fundi i kësaj epoke, kjo terminologji erdhi e u bë më pak e përdorshme. Në gjuhën romane në formim e sipër, nocioni “shkruaj në gjuhën popullore”, domethënë në latinishten popullore, përcillej po me ato folje, si edhe nocioni “përkthej nga latinishtja në gjuhën popullore”: enromacier në frëngjisht, romancar në spanjisht, romanzare dhe vulgarizzare në italisht… Po në të periudhë, në frëngjisht, nga fjalët e latinishtes translation (zhvendosje e kuptimit, metaforë) dhe translator (që i përcjell diçka dikujt), u krijuan fjalët translation dhe translateur në kuptimin “përkthim” dhe “përkthyes”, të cilat filluan të përdoren edhe në gjuhë të tjera europiane.

Shpikja e shtypshkronjës nxiti veprimtarinë përkthimore. Pikërisht aso kohe u krijuan termat që përdoren tani. Në vitin 1539 lidhet krijimi i foljes traduire (përkthej), kurse në vitin 1540, Etjen Dole (Entienne Dolet), për të cilin do të flitet më poshtë, në një traktat të vetin përfshin fjalët traduction (përkthim) dhe traducteur (përkthyes). Në Spanjë u krijuan neologjizmat traducir dhe traduccion, kurse në Itali – tradurre dhe traduzione. …Një periudhë e shënuar në zhvillimin e përkthimit lidhet me emrin e Shën Jeronimit (347-420) që ishte filolog, teolog, shkrimtar dhe përkthyes. Pikëpamjet e tij lidhur me përkthimin e Septuagintës në gjuhën latine, patën ndikuar mbi përkthimet e mëvonshme të Shkrimit të Shenjtë. Septuaginta (në latinishte Interpretatio Septuaginta Seniorum – përkthim i shtatëdhjetë murgjëve të moshuar) është një përmbledhje e përkthimeve të Dhjatës së Vjetër në greqishten e lashtë. Ky përkthim u bë në Aleksandri në shek.II p.e.r. Ky është përkthimi më i hershëm që njihet i Dhjatës së Vjetër në greqishten e lashtë. Në një legjendë thuhet se mbreti i Egjiptit Ptolemeu II Filadelf (309-246 p.e.r.), dëshironte të siguronte shkrimet e shenjta të ebrenjve, të përkthyera në greqisht, për t’i pasur në bibliotekën e tij të famshme në Aleksandri. Për këtë qëllim, ai i qe drejtuar kryepeshkopit të hebrenjve, Eleazarit. Në përgjigje të kësaj kërkese, kryepeshkopi i dërgoi mbretit shtatëdhjetë pleq të ditur, shpjegimtarë. Këta shtatëdhjetë burra të moshuar, secili në mënyrë të pavarur, i mbyllur në një qeli më vete, duhej të përkthenin pesë librat e parë të shkrimeve të shenjta hebraike. Sipas një gojëdhëna shumë të mëvonshme që përshkruhet në Talmud (përmbledhje në shumë vëllime e tezave juridike dhe etikofetare të judaizmit), ata jo vetëm që i përfunduan përkthimet në të njëjtën kohë, por edhe tekstet e përftuara ishin absolutisht njëlloj. Kjo ishte arsyeja që përkthimi i tyre mori emërtimin “Septuaginta” ose “Përkthimi i të Shtatëdhjetëve”.

…(f. 42-45).

Kur ishim në përfundim të shkrimit lidhur me portretizimin akademik të prof..Eshref Ymerit, ai na njofton se sapo më ka nisur veprën e tij madhore “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, publikuar nga Shtëpia botuese “Klubi i Poezisë”, Tiranë, 2022, me 1204 faqe! Është një libër shkencor filologjik i fushës së leksikografisë, që do të ishte krenari ta hartonte një institut kërkimor gjuhësie. Para kësaj vepre nuk mund të heshtësh, pa renditur dy fjalë përcjellëse të një pune disavjeçare të autorit tonë. Albanologjia ka edhe një fjalor tjetër, publikuar nga prof. Akademik Jani Thomai, në vitin 1999, si vepër e shkëlqyer akademike, me 1166 faqe. Natyrshëm gjykojmë se pasuria e një gjuhe, në fjalët e urta, në anekdota, në leksik e frazeologji, nuk mund të regjistrohet shterueshëm, prandaj dhe prof..E.Ymeri, ka vite e vite që vjel e përzgjedh lëndë gjuhësore nga kjo lëmë për të realizuar Fjalorin frazeologjik të gjuhës sonë. Vepra e tij ka disa veçori, të cilat i gjejmë vetëm tek puna e këtij albanisti, poligloti dhe përkthyesi të shquar.  

Më së pari, vëmë në dukje që prof.E.Ymeri e ka ndërtuar Fjalorin, duke renditur fjalët bazë (bërthamat) e frazemave sipas alfabetit, çka e lehtëson gjetjen dhe përdorimin e lexuesit apo kërkimtarit të njësive gjuhësore, quajtur frazeologji. Për shembull, pas fjalës-bazë të frazemës në trajtë sintagme “Dora e djathtë” (f. 155), autori sjell 246 frazema me dhjetëra e qindra shembuj përdorimi me fjali ose edhe thjeshtë, si njësi të ngurosura të ligjërimit. 

E dyta, në shumnë frazema, lexuesi do të gjejë njoftime diturake me vlerë enciklopedie: shoqërore e historike, politike dhe diplomatike, filozofike dhe psikologjike, siç ngjet me frazemën “larg duart nga….!”, ku ka prurje dhe përqasje me ngjartje e popuj, të dhëna e krahasime me gjuhët të tjera ku gjallon frazeologjizmi, duke i dhënë në origjinal: nga anglishtja, gjermanishtja, gjuhët sllave, për më tepër edhe duke sjellë emrat e politikanëve që i kanë përdorur për herë të parë dhe kontekstin historik e gjuhësor të pjesëmarrësve, si: do not touch, hands hoff (angl.); ne touchez pas (fr.); Hȁnde weg (ger.); giù le mani (it.); ruki proç (rus.). Zanafillën historike të frazemës autori e lidh me vitin 1878, kur Perandoria Dualiste Austro-Hungareze pushtoi Bosnjën dhe Hercegovinën dhe kryeministri anglez Gladston ( Wulliam Ewart Gladstone – 1809 – 1898) e përdori në Parlamentin e MB. Po kështu, tek frazema “lau duart” për dikë a për diçka – doli (u hoq) mënjanë, bëri sikur s’dinte gjë, bëri të paditurin për dikë apo për diçka…ka prejardhje biblike (Bibla sipas Mateut, 27-24;….sipas së cilës Ponc Pilati (Pontius Pilatus) prefekt i Judesë në vitet 26-36 e.r., duke qenë i detyruar ta miratonte ekzekutimin e Krishtit, lau duart para turmës dhe tha: “Nuk jam fajtor unë për gjakun e këtij të virtytshmi.”

Pasazhe të tilla shpjegimi ka përgjatë gjithë tekstit voluminoz, si tek frazema  “përçaj e sundo” (f. 761), “pika shpon gurin” (f. 774), tek “djalë plëngprishës” (f.791), “politika e grushtit të hekurt” (f. 795-796), “politika e tokës së djegur” (f.796-797), “në pritje të Godosë” (f.808), “puna e Danaidave” “puna e Penelopës”, “puna e Sizifit” (f. 813) etj., etj., të cilat janë frazema intelektuale, nëse mund të quhen kështu, sa u takon përmbajtjes së tyre, lidhur me një autor apo veppër, me mite apo gojëdhëna. 

Së treti, autori është kujdesur që Fjalori të pëmbajë shpjegime të thelluara edhe kur frazemat lidhen me epoka apo ngjarje historike e politika shtetërore; e tillë është fraologjizmi “pushteti i gjashtë”, pranë së cilës lexojmë se ka lidhje me shkrimtarin e madh anglez Filding, në fillimet dëshmuara si përdorim, më tej, shpjegohet se shprehja është tgransformuar në kuptim si “fuqia e gjashtë” – si kundërvënie me fuqitë e mëdha: Anglia, Austro-Hungaria, Gjermania, Rusia dhe Franca. Në vijimësi të kohës, shkruan autori, shprehja kaloi në pushtetin e publicistëve. Historiani dhe kulturologu anglez, Piter Berk (Peter Burke – 1937) pati thënë se në parlament është ulur shtresa e katërt, më e fuqishme sa tri shtresat së bashku….sot është bërë e zakonshme që shtypin ta quajnë pushteti i katërt, pas pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. (f. 827). Këtu gjen edhe frazema me shpjegime aq interesante si aforizmi frazemë “qëllimi justifikon mjetin” (f.847), apo edhe “reaksioni zingjir” (f.866), “republikë bananesh” (f. 870), “ndërton në rërë” (f. 873), “Sezam hapu”, (f. 907), “stuhi në gotën e ujit” (f.923) “shpif shpif se diçka do të mbetet” (f. 975-976), “shtet brenda shtetit” (f. 993), “shtet tampon” (f. 994), “gjuetia e shtrigave” (f. 998-999). “shtyllat e Herkulit” (f. 1000), “shtyp i verdhë” (f. 1001), “tetari i vogël” (f. 1019), “tigër prej letre” (f. 1022-1023), “tokë e panjohur” (f. 1025), “tokë e premtuar”, “Zoti do trininë” (f. 1035-1036), “Harku i triumfit” (f. 1036)  etj.

Së katërti, zëra me shumë pasuri gjuhësore, na vijnë edhe në shpjegimet e mjaft frazemave me përmbajtje nga jeta e gjallë e popullit, si: është pykë në diell, s’e prek dot as me pupë, është shkundur puplash, iu prish puna, kalbet në punë, i këputet qafa, kur të shohë qafen, i këputet qafa, di vetëm të bëjë qejf, i ka mbetur qejfi, ia tregoi qejfin, e rrahu si qenin në bostan, ka mbetur si qeni në qerre, s’ka ku ta kap qeni, tredh qentë, është me krye në qiell, i ktheu sytë nga qielli, mbahet te një qime, i kanë ndezur qiririn, i ka dalë qumështiu i nënës, kur të këndojë qyqja e kuqe, i kanë hipur rrebet, i bëri një reng, i sillet rreth, ia ndreqi samarin, e futi në sekëlldi,  sillet sokakëve, jeton me sot, me nesër, është bërë spec,kur të shohë shpatullat, ia bëri shpinën më të butë se barkun, ia ka ngrënë shpirtin, është bërë teneqe, i ka kërcyer trilli, i hedh trutë e gomarit, është tufan, është tul fare, është tym e bën konak,   etj. etj.  

Fjalori frazemat të prof. E.Ymerit sjell jo vetëm një vepër më tepër në fushë të gjuhësisë sonë, i pajisur me aq shumë prurje bashkëkohore për artin e oratorisë, polemikës, apologjisë, humorit dhe mbarë zhanrave të letërsisë, por dëshmon se si gjuha shqipe merr e përthith sintagma e shprehje, fjali e sentenca, thënie e struktura të pafund, për t’i përdorur sipas situatave komunikative, në raste gëzimi e hareje, dëshprimi e empatie. Vepra si kjo e prof.E,Ymerit, si libër tryeze para gazetarëve, shkrimtarëve dhe studiuesve, do të jetë një garanci që frazema të pafund që kanë gjuhët natyrore, (në rastin tonë shqipja) të mos përdoren gabim, por në vendin e duhur e kontekstin e kërkuar.  Lënda aq e pasur e këtij fjalori është njëherësh edhe një pasuri e jashtëzakonshme për karakterizime letrare, me shumë tregues të shfaqjes intelektuale apo mungesës së saj, pa dyshim që do t’u shërbejë lexuesve dhe studiuesve të kësaj fushe si libër këshillimi e krahasimi me fjalët e urta, proverbat, të cilat janë formime aforistike apo të përvojës së gjatë të jetës së popullit. Kam bindjen se autori, me këto vepra të shënuara, po u bën një shërbim të veçantë edhe atyre që duan të hulumtojnë gjuhësisht si janë ndërtuar këto frazema, cili është rendi i përbërësve brenda strukturës, cili është roli i foljes – vetës së përdorur –  dhe i njësive emërore të ngurtësuar prej shekujsh, por që ende, sipas modeleve të lashta, vijojnë ta pasurojnë gjuhën shqipe, që është një gjuhë e hapur, në këtë kohë kontaktesh globale të shoqërisë njerëzore.

****

Filed Under: Kulture Tagged With: Tefë Topalli

NË SHALË DO TË VENDOSET MEMORIALI I MARTIRËVE  TË KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE ME ORIGJINË NGA DUKAGJINI

August 25, 2023 by s p

“Vuajtja, o bir e ban ma fisnike fitoren”- At Ciprijan Nikaj

  Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare, 2023 kujtohet në ish-kampin e internimit të Tepelenës

Nga Frank Shkreli            

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Çdo vit, 23 Gushti shënon Ditën Evropiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dy ideologjive barbare, shkatërrimtare të shekullit të 20-të, dy regjime kriminale që shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve, viktima të pafajshme të totalitarizmit.  Është një ditë e cila shënohet — në kujtim të viktimave të komunizmit e nazizmit — në vendet e kontinentit evropian, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada. E njohur edhe si “Dita e Shiritit të Zi”, që nga viti 2008, Parlamenti Evropian e ka caktuar këtë ditë kujtimi për viktimat e komunizëm/nazizmit, që prej atëherë shënohet, zyrtarisht, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.  Data e 23 Gushtit është cktuar zyrtarizuar si ditë kujtimi për viktimat e komunizëm/nazizmit, pasi historikisht, përkon me ditën kur është nënshkruar pakti famëkeq ruso-nazist Molotov-Ribentropp, midis Bashkimit Sovjetik komunist dhe Gjermanisë naziste, më 23 Gusht, 1939 nga ministrat e jashtëm të dy vendeve, në bazë të cilit Moska dhe Berlini kishin rënë dakord për të ndarë, midis tyre, Evropën Lindore.

Siç dihet — përveç tragjedive të tjera — nënshkrimi i paktit komunisto-nazist Molotov-Ribbentrop, ishte fillimi i krimeve dhe i gjithë të zezave anë e mbanë kontinentit të vjetër – dhe si rrjedhim pas fitores kundër nazizmit, e mori djalli një pjesë të madhe të Evropës dhe historinë e saj të përgjakshme e kontrolloi komunizëm/stalinizmi ruso-sovjetik për pothuaj 50-vjet, përfshir Shqipërinë dhe trojet shqiptare nën ish-Jugosllavinë.  Anë e mbanë Evropës, Shteteve të Bashkuar dhe Kanadasë ëshët shënuar sot kjo ditë me dhimbje dhe respekt për miliona viktima të paafajshme të komunizmit e nazizmit.

Edhe në Shqipëri, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) njofton në portalin e këtij enti se në Tepelenë  më 23 gusht 2023 u zhvillua ceremonia e përkujtimit në ish kampin e internimit të Tepelenës, në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare. Thuhet se morën pjesë përfaqësues të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të mbijetuar e familjarë të viktimave në kampin e internimit 1949-1953, si dhe familjarë të pagjeturve të komunizmit në zonën e Tepelenës. Ata nderuan vuajtjen e të miturve, grave e të moshuarve pafaj që u internuan në Tepelenë dhe kujtuan viktimat e komunizmit barbar enverist, sllavo-aziatik duke vendosur kurora dhe lule pranë ekspozitës informuese në ish-kampin e ngritur nga AIDSSH. Facebook.   Përkujtimi i kësaj dite mbarë evropiane kushtuar viktimave të komunizmit e nazizmit, përfshir ceremoninë e mbajtur në Tepelenë, në kujtim të viktimave të pafajshme — gra, të moshuar e fëmijë — viktima të regjimit barbar komunist të Enver Hoxhës — megjith mungesën e autoriteteve të larta të Tiranës zyrtare në përkujtime të tilla– na bën të besojmë se e keqja — krimet dhe barbarizmat e regjimit komunist në Shqipëri kundër njerëzimit — nuk e kanë kurrë fjalën e fundit.

Në këtë ndërkohë dhe në kuadër të kësaj dite evropiane në përkujtim të viktimave të komunizmit, disa ditë më parë më ra në dorë një njoftim i publikuar nga këshilltarja e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli, me të cilin përhapte lajmin e mirë se, “Me 26 shtator 2023, në Breglum, Shalë, Shkodër, do të vendoset memoriali i Martirëve të Kishës Katolike Shqiptare, me origjinë nga Dukagjini”, duke shtuar se hollësitë e ceremonisë do të njoftohen më vonë.

“Shekulli i 20, paraqet në Shqipëri një panoramë brutale që do të mbahet mend në histori si periudha më e errët e martirizimit”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga një komision përgjegjës për organizimin e ceremonisë së inaugurimit të Memorialit kushtuar klerikëve të martirizuar katolikë nga zona e Dukagjinit.  Memoriali në Shalë u kushtohet 8 burrave të vrarë nga komunizmi dhe të shpallurve “të lumnuar” nga Kisha Katolike Universale: At Ciprian Nika, O.F.M, At Bernardin Palaj, O.F.M., At Gjon Shllaku, O.F.M., At Gaspër Suma, O.F.M., Dom Dedë Plani, Dom Mark Xhani, Dom Lazer Shantoja dhe Gjelosh Lulashi, martir laik.  Në njoftimin e grupit organizues për ngritjen e Memorialit thuhet se jeta dhe historia e këtyre martirëve tregon se besimi nuk është diçka abstrakte por një forcë e jashtëzakonshme e lidhjes me Zotin, me virtytet më të larta shoqërore dhe njerëzore, është frymëzim dhe kurajo deri në sakrificë sublime.”  Ngritja e këtij Memoriali, një nismë private — sipas këtij njoftimi — është një ide dhe dëshirë e kahershme që sot po bëhet realitet nga dy familje të nderuara: familja e Gjin Markaj dhe familja Dedë Prendaj, dy familje të nderuara nga Shala e Dukagjinit.  Ky memorial është një reflektim për cdo dukagjinas dhe shqiptar për të kujtuar shembujt dhe mesazhet që martirët dhanë deri në minutat e fundit të jetës, thuhet në njoftim.

Këta 8 burra të Dukagjinit që rrjedhin nga toka fisnike dhe e martirizuar shqiptare gjatë një dimri të egër gjysëm-shekullor nën regjimin ateist të komunizmit sllavo-aziatik, i dhanë Kishës Universale, shoqërisë dhe Kombit Arbëror, dëshmi dhe shembëll duke vdekur për besimin në Zotin, për vlerat njerëzore, kombëtare, intelektuale dhe shpirtërore – vlera këto që nuk shuhen kurrë.  Edhe ngritja e Memorialit kushtuar klerikëve dukagjinas muajin që vjen, do të konsiderohet si një ditë që na e dhuroi Zoti, siç është shprehur Papa Gjon Pali i II kur ka përshkruar  vizitën e tij në Shqipëri, në vitin 1993 – si një shenjë se e keqja dhe tragjedia gjysëm shekullore, e quajtur komunizëm, nuk do të zgjaste përgjithmonë. Se liria do të triumfonte dhe, heret ose vonë, e vërteta do të manifestohej, përgjithmonë!

Vizita apostolike e Papa Gjon Palit të II në Shqipëri në vitin 1993, ishte një dëshmi e kësaj së vërtete, një manifestim i veçantë për Shqipërinë, megjithëse ishte shpallur si vendi parë atesit kundër Zotit dhe Kombin shqiptar.  Me atë rast, Gjon Pali i II i tha të vërtetën, botës dhe shqiptarëve, për rolin historik të komunitetit katolik të martirizuar nga regjimi komunist, veçanërisht klerikët e Kishës Katolike, në mbrojtje të  vlerave shekullore kombëtare dhe identitetit historic të shqiptarëve.

 “Ty o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! … Gjatë një dimri kaq të ashpër dhe të lodhshëm vuajtjesh dhe provash, Kisha heroike në Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj, ka ndarë deri në pikën e fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit, duke mbajtur të gjallë dhe me sakrificën personale të shumë anëtarëve të saj, traditën e lashtë të krishterë, me bindjen se ajo përfaqëson një vlerë të përhershme të identitetit autentik shqiptar”,  është shprehur Papa Gjon Pali i II më 25 prill 1993, në Shqipëri,  E pastaj nxitja atërore e Shën Gjon Palit II për të sotmen e shqiptarëve: “Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin”! Por edhe thirrja për kujtesën e përhershme: “Të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”.  Memoriali që do ngrihet, muajin që vjen, në Shalë të Dukagjinit kushtuar klerikëve martirë të asaj zone, simbolikisht, do të bëjë pikërisht këtë: Do të ndihmojë që të mos harrohet e kaluara e dhimbshme. Njëherazi, ky është edhe mesazhi i ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare komunisto-nazizte, 23 gusht, 2023. E vërteta, më në fund, triumfon, ndërsa e keqja nuk e ka kurrë fjalën e fundit!

                                   Databaza e te perndjekurve politik | Bunk'art “At Çiprian Nika, ish Provincial i Urdhërit të Shën Françeskut në Shkodër, është arrestuar në nëntor, 1946 me akuzën absurde të mshefjes së armëve në kuvendin Françeskan në Shkodër. Kjo komedi, u shpik nga Seksioni i Sigurimit të Shtetit, nën kryesinë e  Major Zoi Thenelit dhe u përhap me radio e shtyp nga (komunistët) shqiptarët dhe më vonë edhe nga jugosllavët. Marsin e vitit 1948 At Ciprian Nika u pushkatua, ndërsa të njëjtën tragjedi pësuan shumë françeskanë të tjerë shqiptarë.”  Porosia e At Ciprian Nikajt për Sami Repishtin, 20-vjeçar në atë kohë, bashkvuajtës në të njëjtën qeli me të: “Po ta la amanet, nxjerre të vërtetën në shesh”. “Të jap besën!”, i është përgjigjur Profesori i ardhëshëm, i cili është liruar 9 vjetë më vonë nga burgjet e komunizmit enverist. “Për një minutë të pambarim e solemn mbetëm të heshtun në parzmet e njani tjetrit, sikur të dojshim me u sigurue se  vazhdueshmënia e së vërtetës, e ndërpreme prej vdekjes së fratit, do të mbijetonte në mue e do ta shfajësonte viktimën”, ka shkruar në librin:  Lotë – Lavdi e Lumnim. Profesor Sami Repishti, bashkvuajtës në të njëjtën qeli, me At Ciprian Nikën. 

                Nga ceremonia në Tepelenë, Gusht 23, 2023

                May be an image of 7 people𝐃𝐫. 𝐆𝐞𝐧𝐭𝐢𝐚𝐧𝐚 𝐒𝐮𝐥𝐚, kryetare e Autoritetit, tha ndër të tjera : “𝑆𝑒 𝑘𝑗𝑜 𝑑𝑖𝑡𝑒̈ 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑒𝑛 𝑠𝑖 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑒𝑠𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑚𝑖𝑙𝑖𝑜𝑛𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑣𝑢𝑎𝑗𝑡𝑒̈𝑛 𝑛𝑒̈𝑛 𝑘𝑒̈𝑡𝑜 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑖𝑚𝑒, 𝑑𝑢𝑘𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑓𝑠ℎ𝑖𝑟𝑒̈ 𝑎𝑡𝑎 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑜𝑠𝑢𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑒𝑡 𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑞𝑒𝑛𝑑𝑟𝑖𝑚𝑖𝑡, 𝑔𝑢𝑙𝑎𝑔𝑒̈𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑗𝑒𝑡. 𝑁𝑒 𝑠𝑦𝑛𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑜𝑗𝑚𝑒̈ ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑣𝑒 𝑡𝑎𝑛𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑢 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑢𝑎𝑛 𝑚𝑒̈ 𝑓𝑜𝑟𝑐𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑗𝑒𝑡𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑜 𝑘𝑎𝑚𝑝𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑎𝑛𝑑𝑎𝑙𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑡𝑟𝑎𝑔𝑗𝑒𝑑𝑖𝑎 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑜ℎ𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑒 ℎ𝑎𝑟𝑟𝑜ℎ𝑒𝑡”.

May be an image of 7 people

𝐒𝐢𝐦𝐨𝐧 𝐌𝐢𝐫𝐚𝐤𝐚𝐣, fëmijë kur familja e tij, nëna dhe motrat i internuan në Tepelenë: “𝐸 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑘𝑗𝑜 𝑡𝑟𝑎𝑔𝑗𝑒𝑑𝑖, 𝑚𝑏𝑖 𝑛𝑗𝑒̈𝑟𝑒̈𝑧 𝑘𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑓𝑎𝑗𝑠ℎ𝑒̈𝑚, 𝑛𝑑𝑜𝑑ℎ𝑖 𝑛𝑒̈ 𝑘𝑜ℎ𝑒̈ 𝑝𝑎𝑞𝑒. 𝐷𝑒𝑡𝑦𝑟𝑎 𝑗𝑜𝑛𝑒̈ 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑡’𝑖 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑎𝑡𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑙𝑎𝑚𝑒̈ 𝑝𝑎𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑖𝑛𝑘𝑢𝑟𝑎𝑗𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝐴𝑢𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖𝑛 𝑞𝑒̈ 𝑛𝑒̈ 𝑑𝑟𝑖𝑡𝑒̈𝑛 𝑒 𝑑𝑜𝑘𝑢𝑚𝑒𝑛𝑡𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑟𝑒𝑗𝑎, 𝑘𝑢 𝑣𝑒𝑛𝑑, 𝑘𝑗𝑜 ℎ𝑖𝑠𝑡𝑜𝑟𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑏𝑒̈ℎ𝑒𝑡 𝑒 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑢𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝑒 𝑎𝑟𝑑ℎ𝑚𝑗𝑎”.

Frank Shkreli

Filed Under: Histori

ME QË ELEFANTI NË DHOMË MUNGONTE, KANDIDATËT REPUBLIKANË U GËRRICËN ME NJËRI-TJETRIN 

August 25, 2023 by s p

Analizë e debatit të GOP nga Rafael Floqi /

MILWAUKEE (AP) – Kandidatët presidencialë republikanë që konkurrojnë për të qenë alternativa kryesore ndaj kandidatit kryesor Donald Trump luftuan – ndonjëherë me hidhërim – për të drejtat e abortit, mbështetjen e SHBA për Ukrainën dhe llojin e përvojës së nevojshme për të menaxhuar një qeveri federale të gjerë gjatë debatit të parë të fushatës 2024. Vendimi i ish-presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga debati i parë primar i GOP të Fox News këtë javë ka të ngjarë t’i kushtojë rrjetit një shans për një audiencë shumë të madhe për fundin e verës. Ai gjithashtu teston aftësinë e rrjetit për t’u kthyer sërish pas atij viti të vështirë, që ka paguar 787 milionë dollarë për të zgjidhur një padi për shpifje ashtu siç do të fillonte një gjyq, dhe duke shkarkuar personalitetin e njohur Tucker Clarson.

Donald Trump duket i pashmangshëm, edhe pse ai ishte elefanti që mungonte në dhomë por shumë republikanë përqafojnë edhe një diskutim fushate pa të.  Ish-presidenti po e anashkalon debatin dhe emri i tij u fol pak në 25 minutat e hapjes.  Dhe kjo përkundër ish-guvernatorit të Nju Xhersit, Chris Christie, i cili ka premtuar se do të ndërtojë garën e tij presidenciale rreth ndalimit të Trump, duke dhënë një përgjigje të gjatë duke mbrojtur rekordin e tij në shtetin e tij. 

Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence mbrojti rekordin e “administratës Trump-Pence” dhe guvernatori i Floridës Ron DeSantis mori një faqe nga libri politik i Trump duke u zotuar të shkarkojë Dr. Anthony Fauçi, duke marrë duartrokitje nga turma në Milwaukee.

Por kur ishte fjala për zgjedhjen e diskutueshme më të rëndësishme me të cilën përballet partia, praktikisht të gjithë në skenën e debatit në Milwaukee të mërkurën mbrëma ata u rreshtuan pas Trumpit, i cili nuk pranoi të merrte pjesë, duke përmendur vendin komandues në sondazhe. Shumica thanë se do të mbështesnin Trumpin si kandidaturën e tyre, edhe nëse ai dënohej në një sërë rastesh të ngritura me qëllim nga juristë demokratë, që variojnë nga trajtimi i dokumenteve të klasifikuara, deri te përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe roli i tij në dhënien e pagesave të parave të heshtura për një aktore pornografike dhe grave të tjera vetëm me synimin për ta larguar atë nga politika dhe gara e mundshme presidenciale.  Synim që është letra e lakmuesit për demokracinë amerikane.

Ramaswamy: “Trump,- presidenti më i mirë i shekullit të 21

“Le të flasim vetëm të vërtetën,” tha sipërmarrësi i teknologjisë Vivek Ramaswamy. “Presidenti Trump, besoj, ishte presidenti më i mirë i shekullit të 21-të. Ky është fakt.”  

Përballë një momenti kaq të paprecedent në politikën amerikane, kjo ndjenjë ishte një kujtesë e fuqisë që Trump vazhdon të ushtrojë tek partia dhe ngurrimin e shumicës së atyre që shpresojnë të marrin Shtëpinë së Bardhë të GOP për t’u përballur drejtpërdrejt me të ose me aktivitetin e tij “shkelës” të normave. Dhe foli për luftën e çdo kandidati të vetëm në fushën e mbushur me njerëz për t’u shfaqur si një kundërvënie e besueshme ndaj Trumpit me më pak se pesë muaj derisa grupet parlamentare të Iowa-s të nisin zyrtarisht procesin e nominimit të kandidatit presidencial të GOP-së. Vivek Ramaswamy është në qendër të skenës, plus momente të tjera kyçe nga debati i parë republikan.

Kjo sfidë ishte veçanërisht e mprehtë për guvernatorin e Floridës Ron DeSantis, i cili shpalli fushatën e tij në maj me bujë të madhe, por që atëherë ka luftuar për të fituar tërheqje. Ai ndonjëherë u eklipsua të mërkurën nga kandidatë me votime më të ulëta, duke përfshirë ish-zëvendëspresidentin Mike Pence, një politikan përgjithësisht i nënvlerësuar që demonstroi një anë agresive teksa pozicionohej si kandidati më me përvojë në skenë.

Pence së bashku me ish-guvernatorin e Nju Xhersit, Chris Christie, u gërricën shpesh me Ramaswamy-n. Qëllimi për pothuajse çdo kandidat ishte të përdorte ngjarjen, të organizuar nga Fox News, për të zhvendosur DeSantis nga pozicioni i tij i largët i vendit të dytë dhe për të prezantuar veten para shikuesve që sapo po futen në garë.

Shumica kundërshtojnë Trump si kandidat, nëse ai do të dënohet

Ndërsa kandidatët u ngatërruan në mënyrë të përsëritur – shpesh duke folur për moderatorët Bret Baier dhe Martha MacCallum – shumica refuzuan të kundërshtojnë Trump si kandidat, edhe nëse ai bëhet një kriminel i dënuar. Pyetja erdhi gati pas një ore debati dhe një ditë përpara se Trump të dorëzohet në Georgia, me akuzën e përpjekjes për të përmbysur zgjedhjet e shtetit të vitit 2020. Moderatorët u shfaqën duke kërkuar falje edhe për ngritjen e çështjes së një të nominuari potencialisht të burgosur, duke thënë se do të kalonte vetëm një “moment të shkurtër” duke diskutuar për njeriun që ata e quajtën “Elefanti që mungonte në dhomë”, gjë që tërhoqi brohoritjet nga publiku.

“Dikush duhet ta ndalojë normalizimin e sjelljes së keqe. Pavarësisht nëse besoni apo jo se akuzat penale janë të drejta apo të gabuara, sjellja është nën zyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha Christie, një aleat i dikurshëm i Trump, i cili që atëherë është bërë një kritik i ashpër i tij.

Ish-guvernatori i Arkansas, Asa Hutchinson ishte i vetmi person që qartazi refuzoi të ngrinte dorën, duke treguar se nuk do ta mbështeste Trumpin si kandidat nëse do të dënohej.

DeSantis ishte ndër ata që ngritën dorën. Ai tha se Pence “e bëri detyrën e tij” më 6 janar 2021, kur ai refuzoi të bashkohej me skemën antikushtetuese të Trump për të përmbysur votimin, por megjithatë i shtyu nikoqirët të vazhdonin përpara.

Nga ana e tij, Pence mbrojti vendimin e tij për të mos përmbysur zgjedhjet në favor të Trump, një lëvizje që i dha fund partneritetit të tyre të fortë, duke thënë se ai mbajti betimin e tij për të mbrojtur kushtetutën.

A ta mbështesim, apo jo Ukrainën ?

Por edhe pa Trumpin, debati tregoi përçarje të mprehta brenda partisë për çështje të ndryshme, duke përfshirë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës pas pushtimit të Rusisë gati 18 muaj më parë. Si DeSantis ashtu edhe Ramaswamy thanë se kundërshtojnë më shumë financime për Ukrainën, duke argumentuar se paratë duhet të shpenzohen për sigurimin e kufirit të SHBA-së kundër trafikut të drogës dhe njerëzve.

“Si president i Shteteve të Bashkuara, detyrimi juaj i parë është të mbroni vendin tonë dhe popullin e tij”, tha DeSantis. Ramaswamy e krahasoi mbështetjen për Ukrainën me ndërhyrjet fatkeqe ushtarake të SHBA-së në Irak dhe Vietnam.

Christie, Pence dhe ish-ambasadorja e OKB-së, Nikki Haley, e cilësuan mbështetjen për Ukrainën si një detyrim moral dhe një imperativ të sigurisë kombëtare, duke paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë agresionin e tij nëse ka sukses në Ukrainë, duke kërcënuar potencialisht aleatët e SHBA-së.

“Kushdo që mendon se ne nuk mund t’i zgjidhim problemet këtu në Shtetet e Bashkuara dhe të jemi udhëheqësi i botës së lirë, ka një pamje të vogël të kombit më të madh në tokë,” tha Pence.

Aborti ngatërron dhe republikanët 

Kandidatët gjithashtu u ngatërruan me abortin, duke nënvizuar sfidat e partisë për këtë çështje pasi Gjykata e Lartë rrëzoi Roe kundër Wade vitin e kaluar. Të gjithë kandidatët u identifikuan si “pro-jetës”, por ata dallonin se kur duhet të fillonin kufizimet pasi gjykata i dha fund të drejtës kushtetuese për një abort, duke çuar në një valë kufizimesh në shtetet e udhëhequra nga republikanët.

DeSantis refuzoi përsëri të thoshte nëse ai mbështet një ndalim federal.

“Unë do të qëndroj në anën e jetës. Shiko, e kuptoj që Wisconsin do ta bëjë ndryshe nga Teksasi. E kuptoj që Iowa dhe New Hampshire do të jenë të ndryshme, por unë do të mbështes kauzën e jetës si guvernator dhe si president, “tha ai.

Haley, e cila ka thënë se do të nënshkruante “absolutisht” një ndalim federal 15-javor, argumentoi për konsensus, duke thënë se ndalimi i procedurës në mbarë vendin do të ishte shumë i pamundur pa më shumë republikanë në Kongres.

“Konsensusi është e kundërta e lidershipit,” kundërshtoi Pence, i cili e ka bërë kundërshtimin e tij ndaj të drejtave të abortit një parim qendror të fushatës së tij. Pence mbështet një ndalim federal të abortit në gjashtë javë, para se shumë gra të dinë se janë shtatzënë, dhe i ka bërë thirrje fushatës që të mbështesë një ndalim kombëtar 15-javor si minimum.

Senatori i Karolinës së Jugut Tim Scott u kundërpërgjigj gjithashtu atyre që argumentuan se çështja duhet t’u lihej shteteve. “Ne nuk mund të lejojmë shtete si Kalifornia, Nju Jorku, Illinois të bëjnë abort sipas kërkesës deri në ditën e lindjes. Kjo është e pamoralshme, është joetike, është e gabuar”, tha ai.

Ramaswamy Chatbot apo tabelë qitjeje 

Ndërsa DeSantis kishte pritur të ishte objektivi kryesor si kandidati kryesor në skenë, kandidatët i përqendruan shumë nga sulmet e tyre te Ramaswamy, i cili është ngritur në sondazhe dhe përkrah shumë nga pozicionet e Trump.

“Më lejoni të trajtoj një pyetje që është në mendjen e të gjithëve në shtëpi sonte,” tha sipërmarrësi i bioteknologjisë. “Kush dreqin është ky djalë i dobët me një mbiemër qesharak?”  Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence e quajti atë një “rishtar”, duke thënë se njerëzit nuk duhet të zgjedhin njerëz pa përvojë. Christie akuzoi Ramaswamy-n se po përpiqej të imitonte Barack Obamën dhe tha se vendi e kishte provuar tashmë këtë.

“Tani nuk është koha për trajnime në punë. Ne nuk kemi nevojë të sjellim një fillestar. Ne nuk kemi nevojë të sjellim njerëz pa përvojë”, tha Pence. Christie gjithashtu u ngatërrua me Ramaswamy.

“Më mjaftoi sonte që një djalë që tingëllon si ChatGPT të qëndrojë  këtu,” tha ai, duke iu referuar programit të bisedës së inteligjencës artificiale dhe duke e quajtur atë “amator”.

“Më përqafo ashtu siç bëre me Obamën”, u përgjigj Ramaswamy – një referencë për përqafimin e ish-presidentit nga Christie pasi një stuhi shkatërroi shtetin e tij.

Haley, e vetmja grua në skenë në një det burrash të veshur me kravata të kuqe, u përpoq të ngrihej mbi përleshjen mes palëve.

“Unë mendoj se kjo është pikërisht arsyeja pse Margaret Thatcher tha: “Nëse doni të thuhet diçka, pyesni një burrë”. Nëse doni të bëni diçka, pyesni një grua, “tha ajo.

Haley : Eshtë koha për një llogaritare në Shtëpinë e Bardhë.

Nikki Haley iu kundërvu kolegëve republikanë për shpenzimet federale duke bërë kështu pa probleme rrëshqitjen e parë të natës për një pyetje në lidhje me shpenzimet e tepërta federale dhe tundi me kokë për të vlerësuar diplomën e saj të kontabilitetit nga Clemson.

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadorja e Kombeve të Bashkuara nuk u kthyen te rivalët e saj me përvojë në Kongres për t’i fajësuar ata – jo Joe Biden – për borxhin e vendit. 

“Ju keni Ron DeSantis. Ju keni Tim Scott. Ju keni Mike Pence. Të gjithë votuan për rritjen e borxhit. Dhe Donald Trump i shtoi 8 trilionë borxhit tonë”, tha Haley. Scott është një senator i Karolinës së Jugut, DeSantis një ish-përfaqësues i Floridës dhe Pence një ish-kongresmen nga Indiana.

Haley tha: “Pra, më thuaj. Kush janë shpenzuesit e mëdhenj? Mendoj se është koha për një kontabilist në Shtëpinë e Bardhë.”

DeSantis kopjon Trump “ You are fired”

“Je pushuar nga puna!” Ishte fjalia e famshme e Donald Trump për “The Apprentice”, por në debat, u mor përsipër nga një prej sfiduesve të tij kryesorë të GOP.  Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se “një arsye kryesore” për betejat aktuale të Amerikës është “sepse se si kjo qeveri federale e trajtoi COVID-19 duke mbyllur ekonominë”.  DeSantis, i cili ka folur shpesh në gjurmët e fushatës për mënyrën se si ai “e mbajti të hapur Florida” gjatë pandemisë, tha në debat se, “Si presidenti juaj, unë kurrë nuk do t’i lejoj burokratët e shtetit të thellë t’ju mbyllin.”

Për Anthony Fauci, eksperti më i lartë i qeverisë për sëmundjet infektive gjatë pandemisë, DeSantis tha, “Ju nuk duhet të merrni dikë si Fauci dhe ta përqafoni atë. Ti e sjell Fauçin dhe e ul dhe i thua, “Anthony, je pushuar nga puna”. 

Ekonomia e “Njerëzve të Pasur në veri të Richmondit”

Por pjesa më e madhe e debatit të hershëm u përqendrua te kandidatët në skenë që rrëmbejnë Presidentin Joe Biden dhe politikat ekonomike të administratës së tij.

Për të nisur debatin, kandidatëve iu kërkua të parashtronin argumentet e tyre ekonomike duke shpjeguar pse një këngë virale që dënonte taksat e larta dhe pasurinë e elitës kishte marrë flakë. 

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis përdori përgjigjen e tij ndaj popullaritetit të “Burrave të pasur në veri të Richmond” të Oliver Anthony për të fajësuar Presidentin Joe Biden për atë që ai e karakterizoi si “rënie amerikane”. DeSantis përfitoi gjithashtu nga një mundësi për të ndjekur djalin e Biden, Hunter, duke thënë se ai fitoi “qindra mijëra dollarë në piktura të këqija”, ndërsa amerikanët “po punojnë shumë dhe nuk mund të përballoni sende ushqimore një makinë apo një shtëpi të re”. 

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie tha se ai ishte “kryesisht dakord” me përgjigjen e DeSantis, por argumentoi se ai mund të jetë një ndërtues i konsensusit pasi ai “u zgjodh si një republikan konservator në një shtet blu”.

Dy kandidatët anti-Trump u zhurmuan nga salla

Ish-presidenti Donald Trump nuk është në skenën e debatit, por audienca duket fort në këndin e tij. Turma përshëndeti ish-guvernatorin e Nju Xhersit, Chris Christie dhe ish-guvernatorin e Arkansas, Asa Hutchinson, teksa u prezantuan në debatin e së mërkurës mbrëma në Fox News. Të dy janë ndër kandidatët më të shquar anti-Trump në fushën e GOP.

Trump e anashkaloi ngjarjen për një intervistë me Tucker Carlson. Ai i tha Carlsonit: “A ulem atje për një ose dy orë, çfarëdo që do të ndodhë dhe të ngacmohem nga njerëz, që as nuk duhet të kandidojnë për president? A duhet ta bëj këtë në një rrjet që nuk është veçanërisht miqësor me mua?”  

Ish-presidenti Donald Trump u duk i gatshëm të postonte në platformën e tij “Truth Social” gjatë debatit. Ai e anashkaloi debatin dhe në vend të kësaj kreu një intervistë të regjistruar paraprakisht me Tucker Carlson që u transmetua në të njëjtën kohë.

Donald Trump u dorëzua të enjten autoriteteve në Gjeorgji me akuzat se kishte planifikuar në mënyrë të paligjshme për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 në atë shtet, një paraqitje në burgun e qarkut që pritet të japë një ngjarje të parë historike: një “mug shot” të një ish-presidenti amerikan.

 Dorëzimi i Trumpit, që vjen në mes të një tronditjeje të papritur të ekipit të tij ligjor, dhe pasoi debatin presidencial në Milwaukee një natë përpara se të shfaqeshin rivalët e tij kryesorë për nominimin republikan në 2024 – një garë në të cilën ai mbetet kandidati kryesor, pavarësisht problemeve të gjera ligjore. Prania e tij në Gjeorgji, ndonëse ka të ngjarë të jetë e shkurtër, po tërheq sërish vëmendjen nga kundërshtarët e tij pas debatit në të cilin ata kërkuan të shfrytëzonin mungesën e tij për të ngritur perspektivat e tyre presidenciale. 

Ndërsa fotografia e Trumpit e arrestit mund të bëhet një motiv për një T- shirt. për GOP dhe mund t’i shtojë pikët e Trump në sondazhe, por do të gëzojë dhe turmat e urrejtësve të tij, kryesisht demokratë të zhgënjyer nga një Biden “i Lodhur”, por do të jetë dhe një dëshmi e zhgënjimit nga demokracia amerikane, kur mendon burgosjen e një kundërshtari politik si në vendet e diktaturave të cilën shqiptarët mirë e njohin. Ja vlen të kujtojmë thënien e presidentit – Ronald Reagan, 1984, gjatë një debati se “Është koha që ne të kuptojmë se jemi një komb shumë i madh për të kufizuar veten në ëndrra të vogla.” 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Rafael Floqi

Ditëlindja e Shën Nënë Terezës, Akademi Solemne në kryeqytetin e Kosovës

August 25, 2023 by s p

-Ipeshkvia Prizren-Prishtinë organizon Akademi Solemne në Katedralen Shën Nënë Tereza në kryeqytetin e Kosovës/

-Viti 1995, 7 Dhjetor:  Rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka takuar të Lumen Nënë Tereza, nobelisten – nënën tipike shqiptare, që është edhe e gjithë botës, siç është shprehur ai. Rugova: Nëna Terezë më ka frymëzuar shumë gjatë kësaj kohe prej që merrem me punë edhe të Shtetit të Kosovës/

-Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të  Amerikës Bill Clinton në Qershor të vitit 2002 ka thënë: “Nëna Terezë ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”/

 -Në Prishtinë, festa e gurthemelit të Katedrales Nënë Tereza në 26 Gusht 2005…/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

 PRISHTINË, 26 Gusht 2023/ Në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, që sivjet koincidon me 7 vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku, Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, organizon Akademi Solemne, në mbrëmjen e 26 Gusht 2023, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë,  në bashkëpunim me Institutin e trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup.

 Akademi Solemne hap “Ditët e Nënë Terezës”, që do të zgjasin deri më 5 Shtator 2023, në ditëfestën liturgjike të saj.

 Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në 26 Gusht të vitit 1910 në Shkup, u bë Motra Tereze e Loretos (1929); Nënë Tereza – “Misionare e Dashurisë” (1950); Nobelistja e Paqes (1979), e Lumja Nënë Tereza (2003); Shën Nënë Tereza (2016).

Në 10 Dhjetor 1979, sipas raportimit në atë kohë të gazetës tradiconale të Kosovës Rilindja,  Nëna Terezë pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…”

 Biografi i Nënë Terezës, Don Lush Gjergji,  ka shkruar: “Kush ishte Gonxhe Bojaxhiu? Bija e Kolë Bojaxhiut, me prejardhje nga Prizreni, dhe Drane lindur Bernaj – Bojaxhiu, nga Novosella e Gjakovës, por edhe më tepër bija e krishterimit tonë dymijëvjeçar, e  traditës, kulturës dhe martirizimit të popullit shqiptar….

Kush ishin prindërit e saj? Kolë Bojaxhiu (1872-1919) ishte tregtar i njohur, ndërtimtar, muzikant, poliglot, patriot i shquar, por mbi të gjitha bamirës dhe babë i shumë të varfërve të Shkupit dhe të rrethinës. Angazhimin e tij për drejtësi dhe barazi e pagoi edhe me jetë,  si duket qe helmuar në Beograd, sepse i mbronte të drejtat themelore të njerëzve të pambrojtur, sidomos të shqiptarëve.

Drane Bojaxhiu (1889-1972) ishte grua e mirë, shtëpiake e kujdesshme, nënë e zellshme dhe shumë e përshpirtshme, shpirt dhe zemër për çdo nevojtar, edukatorja e parë e Gonxhe Bojaxhiut.

Familja Bojaxhiu pati edhe dy fëmijë të tjerë: Lazër Bojaxhiu (1905-1981) dhe Age Bojaxhiu (1908-1973)”.

“Unë jam prej Prizreni, prindërit e mi kanë lindur në Prizren”, kujtonte fjalët e Nënë Terezes, Don Shan Zefi, Kancelar i Ipeshkvisë së Kosovës, nga takimi i parë në vitin 1975, në një bisedë ekskluzive që kam zhvilluar në 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, në Qershor 2010

“Isha në gjimnazin klasik në Suboticë (qytet në Krahinën e Vojvodinës në federatën e atëhershme jugosllave), ku ishim rreth 40 seminaristë kosovarë… Kur i tham se jemi nga Kosova, Nëna Tereze menjëherë u shpreh shqip, duke treguar se është nga Prizreni. Me një emocion të jashtëzakoshëm filloi të flasë shqip me ne shqiptarët…”, tregonte Zefi.

Ai tregonte se me Nënën Tereze është takuar edhe në Shkup, në vitin 1986. “Thoshte edhe atje se ishte e lindur në Shkup, se kishte prindërit nga Kosova”.

Po ashtu, Zefi tregonte  se me Nënën Terezë ka pasur 3-4 takime edhe në Romë.

 “Edhe recitonte, lutej në shqip. ‘Punën e pendimit’ e thoshte shqip gjithmonë…”, shprehej Zefi, derisa bisedonim në Selinë e re të Ipeshkvisë së Kosovës dhe në Katedralën në ndërtim në Prishtinë…

Gurthemeli i Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë është vënë në 26 Gusht 2005, për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinali i Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.

Katedralja Nëna Terezë në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Në Prishtinë, në festën e gurthemelit të Katedrales nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA ishin Agim Rexhaj tani President Nderi dhe Marjan Cubi -ishte anëtar i Kryesisë dhe arkatar, të cilët së bashku ishin edhe në 13 Gusht 2021 kur në sallën e Katedralës Shën Nënë Tereza u shfaq dokumentari “Marjan Cubi – urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës, me regji të Ilir Buçpapajt, gazetarit të njohur të Radio Televizionit Shqiptar. Atë verë dokumentari erdhi në Prishtinë nga Nju Jorku, ku më parë është shfaqur të dielën e 13 Qershorit 2021 në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”…

Edhe në ceremoninë festive të shfaqjes së dokumentarit në kryeqytetin e Kosovës u theksua me shumë mirënohje se shqiptarët nga Amerika – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, me kryetar Marjan Cubin, në Nju Jork dhe rrethinë kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

 7 DHJETOR 1995: RRUGËS PËR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA TAKON NËNË TEREZËN

Rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka takuar të Lumen Nënë Tereza, nobelisten – nënën tipike shqiptare, që është edhe e gjithë botës, siç është shprehur ai.

Ishte viti 1995, kur në 7 Dhjetor Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, takohet me Nobelisten Shqiptare Nënë Terezen.  “Do të lutem për popullin e Kosovës”, tha Nëna Tereze gjatë këtij takimi me Presidentin Rugova.  Takimi u zhvillua në Aeroportin e Romës, gjatë rrugës së Presidenti Rugova për në Uashington.

“Unë e kam takuar vetëm një herë Nënën Tereze në Aeroportin e Romës, rastësisht, por veprën e saj e njoh shumë, shumë mirë…Ato pak çaste që kemi kaluar, kur iu prezantova si President i Kosovës i rodhën lotët, ishte në vitin 1995…dhe dëshiroi sukses dhe punë dhe e ndinte në zemër popullin e Kosovës dhe popullin shqiptar që e ka dëshmuar edhe me vepër”, ka treguar Presidenti Rugova.

Ai ka vlerësuar se, Nëna Terezë është sublimim shekullor i kulturës e traditës shqiptare, nënës shqiptare dhe se shenjtërimi i saj është një përjetësim i filozofisë së saj, merr një formë institucionale dhe kanonike.

“Mbas Skenderbeut që ka fut popullin shqiptar në historinë moderne të Evropës e  të  perëndimit e të botës, Nëna Tereze e ka inkuadrur popullin shqiptar sot në universin, në botën globale të sotme që ne identifikohemi me të dhe ajo identifikohet me ne, por është edhe e gjithë njerëzimit dhe ky është ndër kontributet më të madha të Nënës Terezë, që i ka bërë kombit shqiptar, Kosovës, popullit të saj… Shenjtërimi i saj është një akt i madh për popullin tonë dhe një përjetësim i popullit tonë në historinë modene dhe në kohërat që vijnë”, është shprehur Presidenti Rugova.

Në punën e Shtetit, ka thënë Presidenti i Kosovës Rugova, unë gjithmonë jam frymëzuar nga vepra e madhe e dashurisë së ushtruar ndaj të afërmit nga Nënë Tereza dhe pandërprerë e kam pasur shembull e ideal timin.

“Mua më ka frymëzuar shumë gjatë kësaj kohe prej që merrem me punë edhe të Shtetit të Kosovës që e kemi formuar Shtetin  modern të Kosovës, pra po bëhen rreth 15 vite, dhe Nënën Terezë e kam pasur si një shembull të dashurisë, të paqes, të mirëkuptimit mes njerëzve, të shërbimit për popullin e vet, për kombin e vet, ka qenë edhe një ideal, një prehje”, ka theksuar Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Ai ka përkujtuar edhe se, në Kosovë që nga viti 1990 ka funksionuarr shoqata “Nëna Terezë” e cila ka luajtur rolin e një ministrie sociale, ministrie të shëndetësisë…

2 KORRIK 2002: PRESIDENTI RUGOVA NË SHESHIN QENDROR TË PRISHTINËS PËRURON SHTATOREN E NOBELISTES SHQIPTARE NËNË TEREZA, DHURATË E LEKË GOJÇAJT

 Në 2 Korrik 2002, ditën e 12 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësi të Kosovës, Presidenti historik i Republikës së Kosovës dhe përjetëshëm i Pavarësisë së saj, Dr. Ibrahim Rugova, në Sheshin qendror të Prishtinës, para mijëra qytetarëve, ka zbuluar Shtatoren e Nobelistes Shqiptare Nënë Tereza. Ishin të pranishëm personalitete të jetës publike, politike e ushtarake të Kosovës dhe të komunës së Prishtinës.

Para pjesëmarrësve në solemnitet, Presidenti Rugova tha se sot është ditë e madhe për Prishtinën dhe për Kosovën.

“Është ditë e madhe, sepse sot po bëjmë zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, Nënës sonë të dashur.

Këtë shtatore të çmuar po e zbulojmë në Rrugën kryesore të Kryeqytetit, që para sa vjetesh e emëruam me emrin e Nënës Tereze, që e pranoi Prishtina dhe e gjithë Kosova”, tha Presidenti Rugova.

Ai vijoi se, “kjo ditë bëhet më e madhe me zbulimin e shtatores së Nënës Tereze, simbolit të dashurisë njerëzore, të kujdesit për njeriun, për jetën dhe për të mirën. Pra, e kemi simbolin e Nënës shqiptare, Nënës Tereze, që do ta ndiçojnë zemrën e Prishtinës dhe të Kosovës së lirë, ashtu siç e ka dashur ajo”.

“Prej sot, shtatorja e Nënës Tereze, do të jetë pranë Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Prej sot, fëmijët tanë dhe brezat e ardhshëm do të rriten me shtatoren madhështore të Nënës sonë të Madhe”, tha Presidenti i Kosovës, Rugova.

“Ne ndiehemi krenarë që jemi popull i Skënderbeut, që jemi popull i Nënës Tereze, Nënës sonë të shenjtë”, theksoi ai.

Dr. Rugova tha se kjo shtatore e Nënës Tereze është dhuratë e Lekë Gojçajt, veprimtarit dhe atdhetarit të njohur në SHBA, i cili për shumë vjet punoi për Kosovën dhe popullin shqiptar.

“Të njejtën shtatore zoti Gojçaj e ka dhuruar dhe vendosur pranë Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork. Tash Prishtinën dhe Nju Jorkun i lidh më shumë Nëna Tereze”, theksoi Presidenti i Kosovës, Dr. Rugova.

Presidenti Rugova me këtë rast shprehu mirënjohje të thellë për këtë dhuratë bërë Prishtinës dhe Kosovës, duke madhëruar festën e 2 Korrikut- Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Rugova uroi qytetarët e Prishtinës dhe të Kosovës për Shtatoren e Nënës Tereze dhe përmbylli fjalën e tij me lutje-urime bekimi:
-Zoti e bekoftë Nënën Tereze, siç e ka bekuar.
-Zoti e bekoftë familjen Gojçaj dhe shqiptarët e Amerikës.

-Zoti i bekoftë SHBA-të.

-Zoti e bekoftë Kosovën.

4 SHTATOR 2016, FESTË PËR SHQIPTAREN NËNË TEREZA E SHPALLUR SHENJËTORE NGA PAPA FRANÇESKU NË VATIKAN

  Në 4 Shtator 2016, në Kosovë ishte atmosferë feste për shqiptaren Nënë Tereza e shpallur atë ditë shenjëtore nga Papa Françesku në Vatikan, në meshën  e shenjtërimit  që u ndoq nëpër familje e kudo në transmetimet televizive.

Papa Françeskut në Meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, në Vatikan, i kanë shërber edhe diakonët e Kosovës, Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj.

“Ky privilegj i bukur i dy diakonëve të Ipeshkvisë sonë është një shenjë e kujdesit që Selia e Shenjtë tregon për popullin e Nënë Terezës në festën e madhe të 4 shtatorit”, theksonin në Ipeshkvinë e Kosovës.

Në ceremoninë zyrtare të shenjtërimit të Nënës Terezë, në Selinë e Shenjtë, në Vatikan, morën pjesë edhe krerët e shtetit të Kosovës.

Nëna Terezë u bë edhe urë lidhëse në mes të shqiptarëve dhe botës.

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të  Amerikës Bill Clinton në Qershor të vitit 2002 ka thënë: “Nëna Terezë ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

 Nga media: NËNË TEREZA NË VESHJE KOMBËTARE (FOTO)

 Gonxhe Bojaxhiu, e njohur botërisht si Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës është nobelistja shqiptare që pjesën më të madhe të jetës së saj ia kushtoi bamirësisë, shkruan KultPlus.

Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende.

KultPlus ka sjellë një fotografi të rrallë të Nënë Terezës me motrën e saj, Age Bojaxhiu. Fotografia është shkrepur në vitin 1923, në Konsullatën Kombëtare të Vajzave Prizrenase.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT