• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2023

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” z.Elmi Berisha u prit nga Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca

October 27, 2023 by s p

Prishtinë 27 Tetor 2023 – Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha i shoqëruar z.Naim Dedushaj u pritën në takim nga Kryeparlamentari i Kosovës z.Glauk Konjufca. Në një takim të përzëmërt dhe vëllazëror u diskutuan çështjet e aktualitetit politik, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”.

U vlerësua lart roli dhe kontributi i qeverisë dhe popullit të SHBA-ve në mbështetjen e gjithanshme për shtetin e Kosovës, e në veçanti qasja tejet konstruktive, e drejtë dhe parimore pas përpjekjeve të Serbisë që të bëjë agresion ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Kryetari Berisha njoftoi Kryeparlamentarin Konjufca për angazhimet e “VATRËS” në mbështetje të pa rezervë për institucionet e Republikës së Kosovës, sidomos tani kur procesi i dialogut me Serbinë ka marrë drejtim tjeter pas ngjarjeve të 24 shtatorit, proces ky në të cilin SHBA-të kanë rol tepër të rëndësishëm për paqen, sigurinë, stabilitetin rajonal dhe integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Së shpejti Kryeparlamentari Konjufca do ta vizitojë Uashingtonin.

Filed Under: Politike

Të njohim autorët kontemporean të botës arbëreshe

October 26, 2023 by s p

Ornela Radovicka. 

Qëndra Albanologjike mbi Kulturën Arbëreshe, themeluar nga A. Bellusci, 1980 

Bota arbëreshe sot ka krijuar një plejad autorësh kontemporan, një prej tyre është edhe Mario Bellizzi. 

Bellizzi, lindi në Shën Vasil në provincën e Kozencës \ Kalabri, ngulim arbëresh, i cili shtrihet ne nje lartesi 500 metra mbi nivelin e dietit ku prej andaj duket si ne pëllëmbë të dorës fusha e Sibarit si dhe deti Jonë nga ku zbarkuan arbëreshët. Jo shumë në distancë prej Shën Vasilit  gjenden ngulimet arbëreshe; Firmo, Acquaformosa, Ungra, por edhe Frascineto, Ejanina, e Civita. 

Në këtë qytezë lindën dhe vepruan  intelektualët arbërresh si: Kapitenin Paolo Bellizzi, Michele Bellizzi sacerdot, edukator pranë Kollegjit San Adriano, bashkëpunëtorë në periodikun“ Il Calabrese” themeluar në 1842, si dhe drejtor i gjimnazit te Castrovillarit. Angelo Bellizzi, sacerdoto i ritit grek. Rektor i Kavaliereve te Napolit. Njihte shume mire atinishten , greqishten, historian dhe filozof, dhe nje shkrimtar shumë i mirë i cili ku ka lënë  disa vepra  të pa botuar. Pietro Bellizzi autor i dy vepra te rralla ruajtur ne Biblioteken  Nacionale te Napolit:”Sacra eloquenza del sacerdote italo-greco”dhe “Riflessione e Annotazione Sopra la prima lettera pastorale del vescovo di Cariati”etje.  

Si do të shohim  në krijimtarinë e marjos  Dielli lindor si edhe puhisa e deti Jonë, do të jenë ai binom që do të spërkasin vargjet e Bellizzi-t. 

Strofat e tij do të mbërthehen nga ato gurë të mureve stoike të  gjitonisë si ajo e ‘Bilashata’ të 1748, ku arbëreshi i Shën Vasilit forcoi kallot duke  thyer gurin e ndërtuar banesa.

Dy fjalë mbi autorin 

Mario Bellizzi, studimet e larta i vazhdoi në degën Matematikë pranë Universitetit të Kozencës. 

Shkrimet e tij nisin rreth vieteve 80,ku dhe bënë botimet e para tek Antologia poetica.

Talenti i tij në fushë të poetikës dhe etnografisë marrin vrull dhe së shpejti kuptojmë bukurinë e vargjeve të tij, karakterin  përmbajtjes, strukturën gjuhësore  dhe stilistikën e veçantë. 

Kur shfleton veprën e Mario Bellizzit përfytyron një Dea sa sovrane aq edhe Universale.  

Dionisi do të ngjyej vargun  në mushtin e pllajave të cilat u thurën si tantellë të gjelbërta e të arta, mbushur me vreshtat e agrume nga duart e arbëreshëve. 

Dallandyshet e De Radës do të përcjellin në volezat e emigrimeve 

Shumë zanore të vargjeve të Marios  do të hapin flatrat, do të kapërcejnë Jonin, dhe do risjellin nga Mesdheu një diafragmë gjigande, një konglomeratë etnish identitetesh.

Në vargjet e tij mbërthen zhurmat e dallgëve që kthehen në solfezh zanor, 

në veprën e tij sodit skena teatrale të cilat i pikuron me fjalë,  

në grimcat e tingujve të tij ndjen tik takun e shiut që kthehet në poezi, 

dhe strofa që shëndërrohen në simetri bohemeiane.

Pathosi i tij, është ofshama stërgjyshor që del nga poret e gurve shekullore të gjitonisë arbërore, 

vatra  që mbartin  myshkun ku pikon koha  ngarkuar me hirin e braktisjes. 

Hemoragjia e trishtimit të tij, është  arbërishtja  që po asimilohet, 

Agonia e tij, është  Mapa gjeopolitike me ematomat e shpopullimit  

Metastazat e tij janë pastrimet  etnike. 

I rrethuar nga Kalabria e tij kapriçoze, mbështetur në  kolonën e Herës, spërkatur me kodet purpureus, Mario me falangjet Peleponese prek “ O të bukura More”, futet në  Arkipelagun i artë të Kostandinopolit, lundron në “Mesdheun-Hieroglif-mitologjik”, diakronik i kulturave të popujve, 

dhe asgjë nuk është amorfe e dhe asgjë nuk është neutrale.   

Mario,në udhën e tij nuk plagjohet nga magjia e Circeve cosmolpolite që të magjepsin me atë ashtuquajtur hapsira Metropolitane, me hijet Heaideggariane lidh anijen e tij “Jo Global”, mbath ethet e Kierkegaard dhe vozit në  Mesdhe. Ndal në kanalin “Ypsilon” për të marrë busullën Jang, hidhet në ishullin “kimera- eterotopika” sfidon regatën mes labirinteve të ajsbergjeve duke u besuar kryesisht logjikës, aksiomave të dilemave, reflektimit, ndjenjës, perceptimt, ndjesisë të  botës njerëzore mediterrane.     

Mario,udhëton i dokumentuar historikisht, etnografisht, antropologjikisht. 

Heton autorë si të etnisë së tij ashtu edhe të huaj, 

Ngjyen vargjet në kulturën filozofike të tij.

Shënon, diskuton me një dëshirë të një natyre racionale si dhe emocionale. 

Në labirintet e tij Herë mbart vështrim të zhgënjyer,por herë pas here fikson horizontin me ngarkesën e “autoritetit” e të mistereve të pazgjidhura. 

Mario në hulumtimet e tij studjon atë që reziston dhe jeton ende në  botën arbëreshe përmes temave të ndryshme: vdekja, lindja, mendimi lozonjar, bekimi-mallkimet, fyerjet, mjedisi, kafshët totem, sëmundjet, kromatizmi terapeutik. 

Në filozofinë e tij heterotopiko asgjë nuk ngelet  as pezull dhe as  Utopi, ajo  shëndërrohet në haspirë, në refleksione, ku elementin e kthen në sintezë  dhe sintezën e thërmon në elemente. Bellizzi, është poeti i termave  të hapsirës, ku eklipson vatra, qoshe, sokakqe, shtëpi, nina nana, lutje etni, shoqëri, popull, pjesë e atij boshti numerikë,  të cilat i japin shtigje të ashtuquajtur “ infinito\ pafundësia”       

Madhështia e tij qëndron tek tematika e tij “hapsinor- kulturor” që unë e pagëzoj si një stil “Big bang”

Disa nga Vepra të tjera të Mario Bellizzi  

Shën Vasili i Madh, 1995; Who are we now?, 1997; Vallja e Zaravet, 2000; Last exit to Bukura Morea, 2005; Jan di lula monosaqa, 2004; Anemoni i kuq dhe zogjtë e De Radas, 2006; Me Dionisin drejt Konstandinopojës, 2006; Good bye Shin Vasil, 2008; Kisha e refugjatëve, 2014; Gjeometrat e mbretit, 2018. Poezitë e tij janë të përfshira në antologji të ndryshme në Itali dhe jashtë saj, etje 

Është fitues i çmimit “Qiriu i Naimit”.

Ornela Radovicka. 

Qëndra albanologjike mbi kulturën arbëreshe, themeluar nga A. Bellusci, 1980 

Filed Under: Emigracion

“XHONI ATHANAS, ARTISTI KAQ I MIRËNJOHUR, PA ASNJË TITULL TË LARTE”

October 26, 2023 by s p

Nga Skifter Këlliçi, Boston, SHBA/

           Meditime 

Në mbrëmjen e 17 janarit të vitit 2008, më ndodhi një e papritur e këndshme. Në restorantin shqiptar “Alba” në North Kuinci, (North Quincy), qytet  pranë Bostonit, ku jetoj prej 20 vjetësh, po  kremtoja 70-vjetorin e lindjes së bashku  më gruan time, Natashën, edhe ajo si unë ish-gazetare në RTVSH, dhe djalin Maldi, që pas disa muajsh do të përfundonte studimet në Kolegjin “Berkli”, në Boston, një nga shkollat e larta më të njohura  muzikore të botës.

     Ndër më të afërmit e mi ishte Xhoni Athanasi, që u shua këto ditë në moshn 94-vjeçar, së bashku me të shoqen, Sekinen, ish-kërcimtare e njohur në Teatrine Operas dhe Baletit.

    Së bashku me të kisha ftuar edhe  Anxhelo Xhaçkës, edhe ai i njohur në vitet ‘80-’90 si gazetar dhe poet. Pasi u përshëndetëm Anxheloja më zgjati një libër mbulesën e të cilit lexuesit mund ta kundrojnë në mes të këtij shkrimi, me titull ”Xhoni Athanas, njeriu dhe artisti”, të shkruar prej tij.  

   E vërtëta është se, ashtu si çdo shikues shfaqjesh artistike dhe dëgjues i Radio Tiranës, Xhonin e kisha njohur që më 1950 kur isha jo më shumë se 12 vjeç dhe ku  ai kishte ardhur nga Korça pranë Ansamblit të Ushtrisë Popullore. Pastaj, me kalimin e viteve, kisha pasur rastin të takohesha dhe të  njihesha me të si gazetar. Por miqësia jonë bë shumë  gjatë takimeve në mbrëmjet  shqiptare në restorantin “Pjer For” të atdhetarit të njohur shqiptaro-amerikan, Antoni Athanas, në Boston. Që atëherë, në biseda të këndshme, ku Xhoni, veç ngjarjeve nga jeta e tij e vrullshme artistike,  rrëfente edhe barceleta që të shkulin së qeshuri.

 Pasioni i gazetarit dhe shkrimtarit  më kishte ngacmuar që të skicoja një libër jëtëshkrimor që do t’a kushtoja Xhonit dhe gruas së tij, Sekines. Por  ja që Anxheloja tashmë ma kishte djegur këtë dëshirë.

   Kaluam  kështu herë duke iu kthyer Xhonit dhe herë Anxhelos dhe, natyrisht edhe miqve të ftuar, një mbrëmje shumë të bukur, ku Xhoni nuk mungoi që të më rikujtonte episode të tjera nga jeta e tij, që nis që nga  Broktoni, qytet pranë Bostonit, në Masaçjusets, ku lindi më 1925,  ku babai i tij kishte shkuar si mërgimtar, rikthimin në në Korçë, vitet e fëmijërisë, duke bredhur lëndinave të fshatit e duke kënduar këngët “Te plepi i Bilishtit”, ”Tatëpjetë bregut vinje”, ”O moj korçare..” e plot këngë të tjera. Pastaj, kur babai vinte gramafonin, nga disqet  e të cilit si me magji për këtë vogëlush shpërthenin tingujt e këngëve amerikane, por edhe të pjesëve operistike “La donna e’ mobile” e Verdit, nga Turandot e Puçinit që më pas zuri t’i këndonte dhe Xhoni, sa e motra i përsëriste “Ti, vëlla, do të bëhesh këngëtar…”.

   Të nesërmen, më t’u kthyer nga puna, lashë mënjanë çdo gjë dhe zura të lexoja librin ”Xhoni Athanas, njeriu, artisti”. Në përvojën time 50-vjeçare në fushën e letrave kam lexuar jo pak libra të natyrës muzikore që më kanë ndimhuar për të përgatitur emisionin  radiofonik “Novela muzikore”, një pjesë të të cilave i kam ripunuar dhe i kam botuar më 1970  vëllimin me tregime “Zërat e jetës” dhe dy vjet më pas “Mbi mjegullat e kohëve”. Por e them çiltërisht se libri jetëshkrimor “Xhoni Athanas”, shkruar nga Anxhelo Xhaçka, qëndron denjësisht midis librave të tillë.

     Në verë të viti 2005 Anxhelo Xhacka më kishte bërë  një të papritur tjetër, kur më kishte dërguar një vëllimth poetik me titull “Sinqerisht”, shkruar prej tij.

   Po me këtë shpirt poetik është shkruar ky libër, në të cilin mpleksen faqe  proze poetike, romani, me nota dramatike dhe në të njejtën kohë dhe  humoristike, sepse edhe me copëza të tilla është e mbushur jeta e Xhonit, kur mendon se për më shumë se gjysmë shekulli ai ka qënë pranë këngëtarëve të tillë si Avni Mula dhe Ibrahim Tukiçi, një trio vokale që bënte për vete tërë ata që ndiqnin këngët e tyre kudo që i këndonin.

       Dhe me gërshetime të tilla është ndërtuar i tërë libri i Anxhelo Xhaçkës, ku natyrisht fokusi i tij pëqëndrohet në rrugën artistike  që ndoqi Xhoni për t’u bërë këngëtar dhe bashkë me të  edhe me Avniu dhe Ibrahimin e të tjerë, që u bënë  të njohur edhe në Bashkimin Sovjetik e pastaj në vende të tjera të botës.

   “Pa nisur ende afshi i nxehtë i verës së vitit 1955,- shkruan autori,- dy studentët e konservatorit “#ajkovski”, Xhoni Athanas dhe Avni Mula,u lajmëruan të paraqiten në ambasadën shqiptare të Moskës:”Jeni të ftuar të merrni pjesë në Ansambilin e Ushtisë Popullore, i cili nën drejtimin e Gaqo Avrazit  do të zhvillojë një turne të gjatë në Kinë, Mongoli, Vietnam, Kore …”.

   Kështu, siç përshkruhet  në libër,  zë fill rrugëtimi i Xhonit në sa e sa grupe artistike, që do ta shpien  atë nga Azia në vende të tjera të Evropës, në  vendet balltike, Rumani, deri në republikat më të largëta të ish-Bashkimit Sovjetik, Kirgizi, Uzbekistan, Taxhikistan dhe Turkmeni, përsëri Kinë, për më shumë se 30 vjet, me një repërtor të pasur, që nga këngët popullore, nga të cilat popullore kudo u bë “Lule borë” e Simon Gjonit, deri te ariet nga opera të famshme klasike dhe të autorëve tanë.

Megjithatë, viti 1955 do të shënonte për Xhonin një vit të paharruar: njohjen me kërcimtaren Sekine Sharofi, e cila, si bashkëshorte e ardhshme e tij, u bë dhe një personazh i rëndësishën edhe në jetën  artistike.  

   Gatë takimeve me Xhonin dhe Sekinen, më ka rastisur të bisedoj edhe për ngjarje që lënë gjurrmë, në  një nga të cilat ndalet edhe Anxhelo Xhacka.

    “ -…Në se dëshiron ,mund të vish edhe me ne në Amerikë.

    -Oh, falemnerit ,kjo është e tepërt,- ia ktheu Xhoni.

    -Jo, djalosh. Asgje nuk është e tepërt ne këtë botë. Me zërin tënd ti mund të kesh një karrierë të shkëlqyer..Mos e humb këtë shans. Ne këtu jemi këto ditë”,(faqe 56).

   #’kishte ndodhur? Ishte viti  1956 dhe Xhoni  pati rast të bisedonte me një nga pjesëtarët e një grupi të famshëm artistik amerikam që shfaqi  në Moskë operan e kompozitorit të njohur,   Xhorxh Gershuin “Porgi dhe Besi”. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, që me  disa shokë kishte dëgjuar Xhonin gjatë  një koncerti, i bëri propozimin e mësipërm. Por Xhoni nuk pranoi.”Ai mezi po priste të kthehej në  Shqipëri. Tenorin dramatik e kishte këputur malli për vendin e vogël buzë Adriatikut.(Po aty).

  Xhoni  solli në Shqipëri edhe jehonën  e një suksesi të madh, të arritur në konkursin e kantos, organizuar në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Moskë,më 1957, ku morën pjesë 130 këngëtarë të rinj, solistë të skenave operistike nga shumë vende të botës. Atje  ai zuri vendin e dytë, i vlerësuar me entuziaëm nga Tito Skipa, tenori i madh  italian, me origjinë arbëreshe, që, duke e përqafuar, i dhuroi medaljen e argjendtë.

       Xhoni u  shqua në këtë këtë konkurs, veç të tjerash, edhe  me interpretimin e aries së Otellos, nga opera me të njejtin titull e Xhuzepe Verdit, (faqe 58 e librit).

Por që nga viti 1957, kur ishte kthyer nga Bashkimi Sovjetik dhe deri më 1969, ashtu siç përshkruhet në librin e Anxhelo Xhaçkës, Xhoni e  kishte pasuruar repertorin e tij edhe me pjesë  nga opera të njohura klasike dhe shqiptare. Po përmend disa prej tyre: Doda, nga opera “Mrika”, e kompozitorit Preng Jakova, Sazani, nga opera “Pranvera”, e kompozitorit Tish Daija, për të kaluar në role nga opera klasike ”Principali, (“Nusja e shitur e Smetanës)”, Turidu , (opera “Kavaleria Rustikana” e Maskanjit), Kanio, (opera “Paliacot e Leon Kavalos). Pastaj kthehet në një rol të rëndësishëm ne operan “Lulja e kujtimit” e kompozitorit Kristo Kono, të Lenskit, në operën “Evgjeni Onjegin” të #ajkovskit, si dhe role të tjera të rëndësishme në operat  “Karmen”, të Bizesë, “Rigoleto” ,”Trovatore”m të Verdit…

    Dhe  midis  këtyre vepravë të njohura, operistike, pa pritur si  larmi flladitëse vjen opereta “Princesha e  #ardashit” e kompozitorit hungarez Kalman. Në këtë operetë Xhoni dhe shoku i tij,  Avni Mula, plotësojnë njeri-tjetrin, por këtë radhë, jo në jetë  me hedhje-pritjet  e tyre që na bënin  të shkriheshim gazit, por në skenë, ku siç më kujtohet  edhe mua, patën sukses të plotë edhe me mizanskenat  e krijuara prej tyre dhe regjisori i njohur, Mihal Luarasi, si dhe me dialogët, të ndërthrur  mjeshtërisht me partet muzikore.

     Xhoni u shqua pastaj edhe në rolin e Azizit  në operetën “Brigada e grave”, të kompozitorit Llazar Morcka, të Viktorit në operetën tjetër të Agim Prodanit…dhe në role nga opera të tjera, si “Borana”, të Avni Mulës, ”Zgjimi” të  Tonin Arapit. 

  “…Ishte koha, –  shkruan autori i librit,- kur në mbarë vendin kishin filluar përgatitjet për kremtimin e 500- vjetorit të  vdekjes së  heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti. Dhe Xhoni  i kushtoi shumë rëndësi  rolit të Skëndërbeut, nga më të realizuarit në historinë e TOB-it. Ai përmbushte disa cilësi të rralla me zërin dramatik që kërkonte kjo opër e vështirë e Preng Jakovës, si dhe interpretimin teatror që ia kërkonte regjizori Pirro Mani dhe  paraqitjen  e jashtme fizike”. 

…Në 1984  unë me një grup shokësh bëmë  një vizitë në Krujë dhe u  ndalëm edhe më në Muzeun Historik. U takuam atje me kruetanë të moshave të ndryshme.”Kemi lexuar  Skëndërbeun, por përshtypja që na ka lënë Xhoni  Athanas në rolin e Skënderbeut në këtë oper, ishte për ne e jashtëzakonëshme. Por jo vetëm për ne, por edhe për fshatarë që kishin ardhur ta parë atë natë që  u dha në muret këtij muzeu”.  Këto ishin vlerësimet e këtyre njerëve të thjeshtë për Xhonin dhe operën “Skënderbeu”. 

Intelektualë rusë që kanë mërguar këtu në Boston më janë shprehur me  për zërin e Xhonit me fjalët.:”Ai do të kishte qenë edhe në vendin tonë një nga tenorët më të njohur dramatikë”.

Eshtë e vështirë që në faqet një shkrimi të përbledhësh tërë jetën artistike të Xhonit, që pastaj u bë pegagog në Institutin e Lartë të Arteve dhe vite më pas, u detyrua   të  linte atdheun dhe të vendosej  Boston,  atje ku shumë dekada më parë qënë vendosur edhe prindërit e tij.

Por të kthehemi te libri i Anxhelo Xhaçkës, kushtur Xhoni Athanasit, për mua një nga librat me të vërtetë dinjitozë dhe më të mirë të zhandrit jetëshkrimor, trajtuar  jo vetëm me vërtetësi historike, profesionale, por edhe me stil tërheqës.Vlerat e këtij libri shtohen dhe më shumë, kur lexuesi njihet edhe  njëhërë me vlerësime  personalitevesh  të artit muzikor shqiptar  dhe të huaj, të cilët vënë dukje meritat e Xhonit si  tenor  dramatik që ka dhënë aq shumë  për njohjen  muzikës sonë edhe përtej  kufijve të Shqipërisë.

Filed Under: Emigracion

A ka nevojë OKB-ja për reforma?

October 26, 2023 by s p

Emir KURTISHI (Jurist)/

U shënua 78 vjetori i Kartës së OKB-së që ndryshe njihet edhe si Dita e OKB-së. Çfarë parasheh kjo Kartë dhe cili ka qenë qëllimi i krijimit të OKB-së duke pasur parasysh se deri atëherë ekzistonte Lidhja e Kombeve që kishte për detyrë ruajtjen e sigurisë dhe paqes botërore!? Meqenëse fillimi i Luftës së Dytë Botërore, u bë shkas për dështimin e kësaj lidhjeje, natyrshëm erdhi nevoja për krijimin e një organizate tjetër të ardhshme, që do t’i plotësonte mangësitë e shfaqura me lidhjen paraprake dhe që njëherë e përgjithmonë do të parandalonte konflikte dhe luftëra të mëdha.

Por, çfarë mund të themi sot prej vitit 1945, a ka arritur OKB-ja ta arsyetojë qenësinë e saj dhe a ka nevojë që një organizatë e tillë të përjetojë reforma qenësore në strukturat e saja!?

Një organizatë, padyshim që duhet ta arysetojë qenësinë e saj dhe ajo arrihet poqese arrinë që t’i përmbush qëllimet e paracaktuara me aktin e themelimit. 

Çfarë parasheh Karta e OKB-së, le të shohim si fillim për t’i rikthyer më pas pyetjes më lartë.

Preambula e kësaj Karte, tingëllon kështu:

“NE, POPUJT E KOMBEVE TË BASHKUARA,

të vendosur të mbrojmë brezat e ardhshëm nga kamxhiku i luftës, i cili në ditët tona ka sjellë dy herë vuajtje të pathëna mbi njerëzimin,

të forcojmë sërish besimin tonë në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerat e personalitetit njerëzor, në barazinë mes burrit dhe gruas si dhe mes gjithë kombeve, qofshin këto të mëdha a të vogla,

DHE PËR KËTË QËLLIM

të ushtrojmë durimin dhe të jetojmë në paqe si fqinjë të mirë,

Të bashkojmë forcat tona, në mënyrë që të ruajmë paqen në botë dhe sigurinë ndërkombëtare,

të pranojmë parimet dhe të fusim procedurat, që garantojnë përdorimin e armëve vetëm për interesin e përgjithshëm, dhe

të marrim në konsideratë institucione ndërkombëtare me qëllim, që të mbështesim përparimin ekonomik dhe social të të gjithë popujve .

VENDOSËM TË PËRPIQEMI BASHKARISHT PËR ARRITJEN E KËTYRE QËLLIMEVE.

Në këtë mënyrë qeveritë tona, përmes përfaqësuesve të tyre, mbledhur në San Francisko, të cilët kanë paraqitur plotfuqitë e tyre në formën përkatëse, kanë pranuar Kartën e Kombeve të Bashkuara duke krijuar kështu një organizatë ndërkombëtare nën emërtimin “Kombet e Bashkuara”.”

Le të vazhdojmë më tutje.

Kapitulli I përmbanë qëllimet dhe parimet e kësaj organizate, ku në mënyrë eksplicite theksohet ruajtja e paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare dhe për këtë qëllim marrin masa kolektive të efektshme për të parandaluar dhe mënjanuar kërcënimet e paqes, për të mposhtur veprimet mësymëse dhe shkeljet e tjera të paqes, si dhe për të zgjidhur me mjete paqësore sipas parimeve të drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare konflikte ndërkombëtare apo situata, që do të mund të çonin në shkelje të paqes; të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve, të cilat bazohen në parimet e barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve si dhe të marrin masa të tjera të përshtatshme për konsolidimin e paqes; të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe për të mbështetur dhe forcuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe apo besimi fetar; dhe të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e kombeve për të realizuar këto qëllime të përbashkëta.

Në nenin 2 parashihet që: organizata dhe anëtarët e saj veprojnë në zbatimin e qëllimeve të përcaktuara në nenin 1 sipas parimeve të mëposhtme:

Organizata bazohet në parimin e barazisë sovrane të të gjithë anëtarëve të saj; Të gjithë anëtarët përmbushin në mirëbesim të gjitha detyrimet, që ata marrin përsipër me anë të Kartës, me qëllim që të sigurojnë të drejtat dhe privilegjet, që u takojnë nga anëtarësia; Të gjithë anëtarët i zgjidhin konfliktet e tyre me mjete paqësore, në mënyrë të tillë që paqja botërore, siguria ndërkombëtare dhe drejtësia të mos rrezikohen; Të gjithë anëtarët ndalojnë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare çdo kërcënim apo përdorim dhune, që drejtohet kundër paprekshmërisë territoriale apo pavarësisë politike të një shteti ose që bie ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara e shumë fjali të tjera, që tingëllojnë bukur për veshin e njeriut!

Botën në 78 vjetorin e OKB-së, po e gjen në luftë! Për atë çka është e thirrur ajo, për paqe, sot e njëjta përballet me plot problematika dhe sfida të natyrave të ndryshme brenda saj, dhe e njëjta si organizatë nuk po arrinë që ta siguron paqen dhe sigurinë botërore. 

Njëherë e përgjithmonë, kjo organizatë duhet t’i nënshtrohet një rishikimi serioz të funksionimit të saj dhe të detektohen mangësitë për të përjetuar reforma të qenësishme, edhe atë duke filluar në Këshillin e Sigurimit, sepse jo më larg se më 16 tetor, Këshilli i Sigurimit e hodhi poshtë një projekt-rezolutë të paraqitur nga Rusia për një armëpushim mes Izraelit dhe Gazës, pasi SHBA, Britania, Franca dhe Japonia votuan kundër propozimit, sepse siç duhet këto vende janë mbështetëse të njohura të Izraelit, andaj pas votimit, Rusia deklaroi se OKB-ja mbahet “peng” nga Perëndimi.

Nga ana tjetër, mos të harrojmë, edhe atëherë kur Këshilli i Sigurimit duhej të ndërhynte në luftën e zhvilluar në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, Rusia fuqimisht e përdori të drejtën e vetos dhe mundohej me çdo kusht, të parandalonte një ndërhyrje për vendosjen e paqes në këtë shtete. Mangësitë dhe problemet juridike shpeshherë kanë ditur që ta paralizojnë në arritjen e qëllimeve për çka është krijuar OKB-ja.

Debatet brenda saj dhe akuzat në adresë të saj, thuajse janë të përditshme edhe nga ana e anëtarëve të saj. Presidenti i Turqisë, Erdogan, jo njëherë akuzon se Këshilli i Sigurimit nuk punon më për të garantuar sigurinë globale, përkundrazi ajo është bërë një arenë për pesë vendet anëtare të përhershme për t’u përfshirë në konfrontime strategjike. Ai gjithmonë, brenda në OKB e përsërit sloganin e tij për nevojën e reformave në OKB-së, duke thënë se: “Bota është më e madhe se pesë”, duke i referuar natyrës jopërfaqësuese të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me veto.

Sot mund të thuhet se gjetja e paqes kudo në botë, përfshirë Izraelin me Palestinën dhe Ukrainën me Rusinë është tejet e vështirë. OKB, dukshëm shihet se ka humbur kredibilitetin e saj edhe si ndërmjetësuese në zonat e luftës. Aq më tepër, që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë 1990 dhe në luftërat e sotme, OKB-ja ka pasur pak autoritet dhe nuk është gjithaq efikase në gjetjen e zgjidhjeve që do të garantonte paqen dhe sigurinë botërore, andaj e ka humbur relevancën e saj edhe midis anëtarëve të saj. Kjo futje në qorrsokak, e bënë të vështirë gjetjen e rrugëdaljes, nëse nuk ka strategji për reformimin e saj si dhe gjetjen e një marrëveshjeje të re ndërkombëtare që do t’i rregullonte marrëdhëniet mes shteteve dhe kombeve.

Filed Under: Sociale

Mirënjohje, për një poet, shkrimtar dhe botues, në librin “Fuqia e fjalës, së Adnan Mehmetit”, të Namik Selmanit

October 26, 2023 by s p

Emi Krosi/

Kur në jetë vlerësohesh, për veprën tënde, sidomos në kozmosin e madh të letërsisë, pasi kur fillon të shkruash mendon se unë do të bëhem “më i madhi”, apo unë do të arrij në majë, por përmes zjarrit të kudhrës së durimit, duhet të farkëtosh të ardhmen tënde, sidomos përmes librave dhe leximeve, e kupton që ke mbetur në fund. Por, të shkruarit nuk ka garë. Nuk bëhet turravrap. Ajo do durim, kohë, që vetë “horizonti i pritjes”, të shpalosë gjithë atë peshtaf të botës tënde letrare dhe të shkrimtarisë. Po si? Përmes interferencave të kohëve të reja, përmes kumteve të vlerave, përtej vetëvetes, kur i mat vlerat edhe me të tjerët dhe nuk je aq egosit, për të thënë: ua, sa i madh jam!

Në sfondin vjeshtës së Tiranës, ku rrugët kanë shtruar tapetin ngjyrë okër, areola e pemëve tashmë ka zhveshur gjymtyrët e tyre të drunjta, në tetorin e librit, Namik Selmani, vjen me një monografi, të shkruar shkurt por bukur, për Adnan Mehmetin, me titull: “Fuqia e fjalës, së Adnan Mehmetit”; e përbërë nga këto pjesë:

– pjesa e parë; (rrugëtimi njëzetvjeçar në familjen e madhe të Lidhjes Shqiptaro-

Amerikane të Shkrimtarëve, poeti A. Mehmeti, e lidhi jetën, veprën, përditësinë me atë Lidhje), për të ndryshuar, ndoshta edhe historinë e trishtë, të kësaj lidhjeje që fillesat e saj i ka që nga emigrantët e parë shqiptarë në Amerikë. Në atë komunitet të madh, ka lindur gazeta “Dielli”, u themelua Kisha Autoqefale Ortodokse e udhëhequr nga At. Noli, ka lindur VOA, (Zëri i Amerikës në shqip), pastaj lindja e Shoqatës së Shkrimtarëve të Amerikës e shumë …e shumë organizata të tjera. Shumë punë, duke shpalosur librin dhe gjuhën shqipe para lexuesit amerikan, duke mbledhur dhe promovuar në një panair libri, shumë shkrimtarë dhe poetë shqiptarë që jetojnë në Amerikë: po, ky emocion ka edhe një emër. Një emër organizatori. Është libri, por dhe ata që e ideojnë këtë aktivitet. Por, merita ka dhe për botimin e “Penës”, revistë e Shoqatës, ku promovohen të gjithë krijuesit shqiptar në mbarë hapsirën amerikane. Po, ashtu edhe shtëpia “Adriatic Press”, një shtëpi që promovon vlera duke botuar, libra dhe përkthime cilësore, ashtu siç “Albumi” i Fan Noli-t, që ribotohet pas 75 vitesh. Ja çfarë shkruan autori: “ Adriatic Press” ka të drejtën për të botuar revistën “PENA” organ i shoqatës, si dhe të gjitha librat që lidhen me shoqatën e shkrimtarëve”. Edhe aktiviteti, me rastin e 45-vjetorit të vdekjes së Nolit me Shoqatën në Boston, apo edhe pejzazhe, meditime, kujtime, intervista, publikime, shkëmbime idesh dhe promovime, takime letrare etj., vinë si kurora mbi këtë libër, për nderim të veprës dhe punës së Adnan Mehmetit.

– pjesa e dytë: (është më poetike dhe letrare, me persiatje, vështrime, kumtesa, recensa

dhe qasje kritike për veprat e poetit dhe shkrimtarit Mehmetit, konkretisht “Ndajfoljet e vendit” poezi dhe udhëpërshkrimet tek libri “Simfonia e udhëtimeve”). Autoi ka risjellë shkrimet e miqve, por edhe të pjestarëve për veprën e tij, jo vetëm letrare, por edhe për eventet letrare-kulturore, si edhe për “artin” e organizimit të konkurseve, apo edhe të festivalit të poetëve shqiptarë në Nju -Jork. Nuk mungojnë edhe shkrimet për veprën letrare, por sidomos për veprën me udhëpërshkrime; “Simfonia e udhëtimeve”, një urë komunikimi mes vendeve, popujve, kombeve, feve, besimeve dhe kultura të ndryshme. Marrëdhënia mes një kulture të një kombi shumëmilionësh, shumëgjuhësh dhe multikulturor, përballë një kombi me një gjuhë më të vjetër në botë dhe me kulturën më të lashtë, të trasmentuar brez pas brezi nëpër shekuj.

Sëfundmi: libri na rrëfen sesi, A. Mehmeti, ka arritur të krijojë një njësi të përbashkimit të gjithë shkrimtarëve, artistëve dhe kulturologëve që jetojnë në gjithë hapsirën e madhe Amerikane, të mblidhen, të promovojnë vlerat e kulturës tonë të lashtë Iliro-Dardane, sidomos të gjuhës shqipe, një gjuhë, që pas gjashtëmijë vitesh, akoma flitet dhe shkruhet nga folësit e saj shqiptarë.

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT