• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2023

LUGINA E PRESHEVËS PROTESTON NË PRISHTINË: STOP-DISKRIMINIMIT NDAJ SHQIPTARËVE NGA SERBIA

October 26, 2023 by s p

Refik HASANI/

Ne shqiptarët, në Serbi jetojmë në kushte pushtimi klasik,u  jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik. Ndaj nesh  Serbia, vazhdon  shkelje, cenim, mohim të së  drejtës në përfaqësim proporcional me numrin e banorëve, aktualisht jemi  si një ndër Rajonet më të pazhvilluara dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën, dhe i themi: STOP-Diskriminimit përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit. STOP-Diskriminimit në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.

Në këtë protest paqësore me mbështetje gjithëpopullore, ngrejmë zërin që të pranohet vullneti i shprehur në mënyrë plebishtare-Referendumi i datës 1 e 2 mars 1992, kërkojm zbatimin e marrëveshjes së Konçulit, në jetësimin  e marrëveshjes për formimin e Bashkësive të  komunave  të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, kërkojm themelimin e Institutit për Trashëgimin dhe Krijimtarin Kulturore të Shqiptarëve, themelimin e Universitetit Publik në Gjuhën Shqipe, dhe kthimin  e Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë.

Ne, nga Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht  nën administrimin e Serbisë, më së shumti kemi arsye të protestojm, të ndalen kurdisjet e gjygjeve politike  ndaj Ushtarëve të UÇPMB-ës,  që të lëvizim lirshëm dhe Beogradi të demilitarizoj dhe heqë bazat e shumta ushtarake nga vendbanimet shqiptare veçmas me zonat kufitare me Republikën e Kosovës, të cilat prodhojnë pasiguri dhe presion të vazhdueshëm për shpërngulje.

Nga kjo protestë paqësore, apelojmë tek mekanizma e instanca të BE-ja, të vlen Reciprociteti, se të drejtat e njëjta të cilat do t’i kenë serbët në Kosovë, duhet t’i kenë edhe shqiptarët në Serbi, kështu  të mbrojn të njëjtat standarde edhe për Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, të vizitojnë e  rrisin prezencën dhe monitorimin si OSBE-ja  duke garantuar të drejtat indviduale dhe kolektive, shqiptarët nga  Krahina e Sanxhakut  dhe Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc,  të përfaqësohen me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë. Prishtina dhe Tirana zyrtare, kan obligim Kombëtarë, me politika proaktive, dhe  të përfaqësojnë interesat edhe të kësaj krahine përmesë një platforme të përbashkët, kur është në pyetje Referendumi i datës  1 e 2 mars 1992, kryengritja e aramatosur dhe sakrifica për liri e UÇPMB-ës,etj. Subjektet politike, nga kjo Krahinë gjithnjë të jenë dhe të paraqiten me kërkesa të artikuluara dhe me qëndrim të unifikuara. Lavdi të gjithë të rënëve e të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirin dhe mbajtjen gjallë të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.       

Filed Under: Rajon

Vetëm Washingtoni mund të sjellë një përfundim të suksesshëm të dialogut me Serbinë

October 26, 2023 by s p

Faton Bislimi/

Kisha nderin e veçantë të takoja Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën, z. Jim O’Brien, i cili mori këtë pozitë para pak dite, pas nominimit nga Presidenti Biden dhe aprovimit nga Senati i SHBA-ve.

Biseduam për gjendjen aktuale në Kosovë dhe angazhimin më të shtuar të SHBA-ve në procesin e dialogut në mes Kosovës e Serbisë. Ai është i njohur me sfidat në rajon e veçanërisht ato në Kosovë.

Vetëm Washingtoni mund të sjellë një përfundim të suksesshëm për procesin tanimë të stërzgjatur të dialogut me Serbinë! Vetëm këtu dhe në bashkëpunim me njerzë kyç të politikës së jashtme amerikane si O’Brien, ne mund dhe do ta fitojmë edhe këtë betejë me Serbinë! Ky angazhim për mua mbetet mision i shejtë!

Një veteran i politikës së jashtme amerikane, e veçanërisht përkitazi me Ballkanin, O’Brien ishte këshilltar kryesor e bashkëpunëtor i afërt i Sekretarës Albright dhe një nga njerzit kyç në sigurimin e suksesit të Rambujesë për palën shqiptare dhe diplomati me profesion avokat që ideoi dhe siguroi përkrahjen amerikane për themelimin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë.

Filed Under: Komente

Situata në Veri të Kosovës dhe politika tinzare e Serbisë

October 26, 2023 by s p

Shkruan: Eneida Jaçaj/

Situata në Veriun e Kosovës ka përmbysur të gjithë ekuilibrat ndërkombëtare, për një politikë paqësore, bashkëpunuese dhe neutrale, duke çuar marrëdhëniet mes dy shteteve shumë pas në kohë. Veriu i Kosovës është shndërruar në një gjendje të patolerueshme të dhunës, terrorit, vrasjeve, kërcënimeve, duke sjellë në kujtesë varret masive, si në Luftën e Parë Botërore, barbarizmat serbe, ku populli kosovar ende i ndjen në lëkurë, dhe ende nuk ka marrë qoftë edhe një falje nga Serbia. Marrëdhëniet Kosovë-Serbi kanë qenë historikisht në fije të perit, burim konfliktesh dhe arenë lufte, duke cënuar stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, Serbia ka shtuar pretendimet e saj të errëta nacionaliste, duke përdorur një politikë tinzare dhe manipuluese, për të aneksuar Veriun e Kosovës, me të ashtuquajturën e famshme “asosacion të komunave me shumicë serbe”. Pra, Serbia ende nuk është e gatshme të thyejë mitin se: “E gjithë Serbia është Kosovë”, por po përpiqet të bëjë një lojë të shëmtuar politike me komunat serbe në veri. Kosova i njeh shumë mirë taktikat serbe, pasi ka mësuar nga përvoja e së kaluarës.

Serbia po kërkon të përfitojë dhe ta shfrytëzojë për qëllimet e saj dashakeqe, propozimin e Bashkimit Europian, duke kërkuar të drejtojë vetë të gjithë punët në komunat me shumicë serbe, në Veri të Kosovës. Kosova zyrtare e ka deklaruar gjithmonë se është në mbështetje të të drejtave të pakicës serbe, duke lejuar integrimin e tyre në veprimtari publike, por kurrsesi nuk mund të lejojë cënimin e integritetit territorial, me politika djallëzore dhe intrigante, nga ana e Serbisë. Aleksandër Vuçiç ka dalë hapur kundër përpjekjeve historike të figurave më të shquara amerikane, si Bill Klinton, Marti Ahtisari, Xhorxh Bush, pa të cilët sot nuk do të arrihej pavarësia e Kosovës, duke krijuar pasiguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nga e cila përfiton edhe Rusia me Kinën, në politikat e tyre kundër SHBA-së dhe BE-së. Nga ana tjetër, edhe faktorët e fuqishëm ndërkombëtarë, duket sikur po e përkëdhelin paksa Serbinë, pasi nuk kanë ndërmarrë sanksione kundër saj, kur ajo lëshon deklarata me karakter nacionalist, me prapavija të errëta politike, qoftë edhe me rastin e fundit të vrasjes së policit në Veri të Kosovës, qoftë edhe për kërcënimet për të mbyllur kufirin me Kosovën për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Duket se Kosova ka mbetur e vetme dhe e pambrojtur në këtë pikë të diskutimeve, e cila po tradhtohet edhe nga disa politikanë të brendshëm të saj. Asociacioni i komunave me shumicë serbe ka për qëllim bashkimin e dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviç dhe Shtërpcë. Por, Kosova ka refuzuar të themelojë asociacionin, duke shprehur frikë dhe mosbesim, se mund të cenojë funksionalitetin e shtetit. Me aktin e saj makabër të vrasjes së policit në veri, Serbia ka thyer edhe marrëveshjen e BE-së, në të cilën thuhet se: “Të përkushtuara për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale dhe për të kapërcyer trashëgimin e së kaluarës; të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes; përderisa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm të normalizimit, të dyja palët do të vazhdojnë me një shtysë të re në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja, që do të çojë në marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme e gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”. Në këto kushte, BE-ja ka sjellë një propozim të ri modern për asosacionin, duke shpresuar se do të arrihet një marrëveshje mes dy shteteve. Në situatën e deklaratave dhe kundërdeklaratave apo propozimeve, ajo që ka humbur dhe ka ndjerë pasojat, është sërish Kosova e pafajshme.

Filed Under: Rajon

KINEMAJA ËSHTË ËNDRRA QË SHTON ËNDRRAT NË ÇDO MOSHË

October 26, 2023 by s p

Mevlan Shanaj/

Në vitet e fundit , por jo të fundit fare, pra në këto gati 20 vjetët e fundit dëgjohet të thuhet se në kinema nuk po duken aktorë të filmit si në vitet kur kinemaja shqiptare pati një hop cilësor si në prodhim të filmit dhe shpërthim të një numuri aktorësh. Vazhdon jehona e arritjeve të karaktereve të shumë e shumë aktorëve të filmit dhe teatrit! Në se ndjekim teatrin duhet ta pranojmë se këto vite jo vetëm kanë spikatur aktorët me përvojë, por kemi një rritje të numurit të aktorëve të rinj që po flasin me profesionalizëm! Në një kuptim real garën e ka fituar skena krahasuar me ekranin! U bënë vite që ka zbrazëti ” talentesh” i fundit që u duk si një talent ishte djaloshi simpatik Kreshnik Xhelili, që na humbi ekraneve të Europës! Ndoshta edhe Olta Gixhari, me zig zaget e saja! Të tjerë që të kenë shënuar mbresa nuk po më kujtohen! Mund të jetë edhe nga mënyra e shpërndarjes së prodhimit të filmave apo edhe të kujtesës sime! Apo ndoshta prodhimet e fundit janë ende jetë shkurtër? Pra është diçka që çalon?!!! Mendoj se mungesa e ” heronjëve” të ekranit është një zbrazëti e ndërlikuar për kulturën e një shoqërie! Që kur erdhi kinemaja shoqërisë njerëzore nuk i kanë munguar modelet e frymëzimit njerëzimit! Kinemaja është ëndrra që shton ëndrrat në çdo moshë!

Filed Under: Kulture

VIZITË HISTORIKE, VATRA NË VATIKAN KËRKESË SELISË SË SHENJTË: NJIHNI PAVARËSINË E KOSOVËS

October 26, 2023 by s p

Dielli/

Vatikan, 25 Tetor 2023- Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha zhvilloi një takim me kreun e Selisë së Shenjtë Papa Françeskun, të cilit me përulje i kërkoi që Selia e Shenjtë të njohë Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kryetari i Vatrës z.Berisha në emër të të gjithë vatranëve e shqiptaro-amerikanëve i dhuroi Atit të Shenjtë një bust në miniaturë të Shenjtores shqiptare Shën Nënë Tereza. Papa Françesku u gëzua pa masë nga dhurata e Vatrës. Sapo e pa vuri dorën mbi të dhe bekoi Vatrën dhe vatranët duke e pranuar me shumë kënaqësi. Në takimin historik kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha shoqërohej nga Drejtori i degëve të Vatrës z.Mondi Rakaj. Gjatë bisedës z.Berisha i shprehu mirënjohje Atit të Shenjtë për gjithçka që Vatikani ka bërë për kombin shqiptar. Selia e Shenjtë organizoi sot një audiencë të përgjithshme ku për herë të parë në historinë e saj merrte pjesë dhe Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA me mbi 100 vatranë dhe miq nga trojet tona etnike.

Pas Vatikanit, Vatra ka në plan vizitë zyrtare të tokën e shenjtë në Jeruzalem.

Kronika e plotë do të vijë për publikun e përgatitur nga nënkryetari i Vatrës z.Alfons Grishaj dhe fotoreporteri i Diellit z.Dritan Haxhia.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT