• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2023

Të bashkuar për Kuvendin e VATRËS BOSTON më 17 Dhjetorit 2023!

November 20, 2023 by s p

Vatra Boston/

Sot, me datë 18 Nëntor 2023, kryesia e përkohshme e VATRËS në Boston, e ngarkuar për ringritjen e Degës së Bostonit, zhvilloi takimin e radhës me disa prej vatranëve më aktivë të Massachusetts!

Takimi u kryesua nga Hirësia e tij Peshkop Theofan Koja. Së bashku me anëtarët e grupit nismëtar Mentor Maksutaj, Flamur Vezaj dhe Jorid Çelaj, at Theofani informoi vatranet, Subi Cako, Lindita Meçe, Gëzim Meçe, Fuat Memelli, Andrea Pani dhe Petrit Alibeaj për organizimin e Kuvendit të VATRËS me 17 dhjetor 2023!

Gjatë takimit, u diskutua për të gjitha rrugët që grupi nismëtar ka ndjekur për të ftuar dhe bashkuar komunitetin shqiptarë të Massachusetts-it dhe jo vetëm pranë VATRËS së NOLIT e KONICËS e shumë patriotëve të tjerë ndër vite!!

Vatranet aktivë të Bostonit, vlerësuan punën e grupit nismëtar për ngritjen e degës numër një, duke shprehur vullnetin dhe gatishmerinë për të organizuar e dalë të bashkuar në Kuvendin e 17 Dhjetorit në Boston!

Rroftë Kombi Shqiptar

Filed Under: Vatra

Violetta Berisha kryetarja e Bashkisë Fairview, New Jersey vizitoi Vatrën

November 20, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 18 Nëntor 2023 – Violetta Berisha kryetarja e Bashkisë Fairview, Bergen County në New Jersey zhvilloi një vizitë të përzemërt në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA me rastin e marrjes së detyrës së saj. Gjatë vizitës zonja Berisha shoqërohej nga kryetari i Bergen County z. Paul Juliano, zonja Rita Juliano e stafi i saj. Kryetarja Violetta Berisha u prit nga delegacioni i zyrtar i Vatrës i përbërë nga sekretari Dr. Pashko Camaj, anëtari i Kryesisë së Vatrës z.Bashkim Musabelliu, anëtari i Këshillit të Vatrës Paulin Mrnaçaj dhe veprimtari i çështjes kombëtare z.Anton Raja. Në fjalën e mirëseardhjes Dr.Camaj ndër të tjera e përgëzoi për suksesin e arritur, i ofroi bashkëpunim e Vatrës e vatranëve dhe shprehu krenari për një arritje historike të një shqiptareje që bën krenar çdo bashkombas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e trojet etnike. Para të pranishmëve, në fjalën e saj në gjuhën angleze zonja Violetta Berisha u shpreh: “I am very proud to be an Albanian and extremely excited to start my term as not only the first female mayor of Fairview, but one of the few Albanian mayors in the U.S. Like all of us here, I came from very humble beginnings. My father, from Puke and my mother, from Malesia both made the choice to give their family a better life and immigrate to America. Even though they were far from their homeland, they instilled all the values and ideals of Albanian life to me, my two sisters, and my brother. They showed us the value of family and keeping traditions alive. Their countless hours of working and commuting showed us the value of hard work no matter what the job was. By doing this, they set us up for success and it is one of the main reasons why I am standing here today .

I have served previously on my town’s council for seven years, but I feel I have only scratched the surface of politics, especially compared to the long history of the Vatra. This organisation has dedicated itself to protecting the rights of Albanians and Albanian Americans and helping our community. I’m very proud to see Albanians working together for a better purpose and see us carry our patriotism from generation to generation. I’m extremely honored and would like to thank you so much for having me here” tha kryetarja Berisha. Në përfundim të ceremonisë Vatra shtroi një koktej për të gjithë të pranishmit. Aktiviteti u ndoq nga Tv Kultura Shqiptare.

Filed Under: Politike

Patrioti Koçi Tahiri vizitoi Vatrën

November 20, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 18 Nëntor 2023 – Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z.Koçi Tahiri “Pishtar i Demokracisë” vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. I shoqëruar nga kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc z.Imer Laçaj, z.Tahiri u prit nga delegacioni i zyrtar i Vatrës i përbërë nga sekretari Dr. Pashko Camaj, anëtari i Kryesisë së Vatrës z.Bashkim Musabelliu dhe anëtari i Këshillit të Vatrës z.Paulin Mrnaçaj. Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë z.Koçi Tahiri “Pishtar i Demokracisë” i dhuroi Federatës Vatra 20 libra nga krijimtaria personale dhe në fjalën e tij u shpreh se: “Vatra ka qenë ëndrra e të gjithë shqiptarëve. Është nder dhe privilegj që jam mes jush, jam i gëzuar dhe i lumtur për pritjen në Vatër”. Më tej z.Tahiri ekspozoi përmbajtjen e librave historikë dhe patriotizmin e krahinës së Gorës. Sekretari i Vatrës Dr.Camaj vlerësoi kontributin e z.Tahiri dhe në emër të Vatrës i dorëzoi “Mirënjohje” për ruajtjen e trashëgimisë letrare e historike të kombit tonë.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc z.Imer Laçaj para të pranishmëve ekspozoi jetëshkrimin e z. Koçi Tahiri ku ndër të tjera u shpreh për titullin Honorifik, Doktor i Shkencave Politike “Honoris CAUSA”, akorduar nga Universiteti Katolik në Shtetin e Floridës (ShBA) për ndihmën në ngritjen në qendër të Krahinës së Gorës Obelisku kushtuar kapedanëve të kësaj krahinë, punën si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën e kaluar, 2017 -2021, aktivitetin sindikalist, krijimtarinë letrare dhe artistike si autor i 22 botimeve etj. Në përfundim të ceremonisë Vatra shtroi një koktej për të gjithë të pranishmit. Aktiviteti u ndoq nga Tv Kultura Shqiptare.

Filed Under: Analiza

A PO PËRJASHTOHEN ARBËRESHËT NGA I ASHTUQUAJTURI SAMIT I TRETË I DIASPORËS NË TIRANË?

November 20, 2023 by s p

“Nuk kemi kujt t’i ankohemi. Për marritë që kemi bërë, po bëjmë edhe do të bëjmë vetë. Lutemi që Zoti na dhëntë durim edhe koha harrim” -Ekrem Vlora

                                          Nga Frank Shkreli

Është e vështirë të besohet një gjë e tillë, por siç mund të lexoni më poshtë artikullin e botuar sot  në gazetën Dielli të Federatës Pan-Shqiptare VATRA në Nju Jork të autores Ornela Radovicka nga Qëndra mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe, themeluar nga Arbëreshi i madh, Antonio. Bellusci në vitin 1980. “Pak ditë më parë, çuditërisht, lajmi për pjesëmarrjen masive të botës intelektuale arbëreshe u anullua. Shumë prej atyre arbëreshëve kishin prerë biletat e udhëtimit drejt Shqipërisë dhe kjo situatë e krijuar nuk ishte për faj të Qëndrës, por për shkak të vendimarrjes së një organi tjetër, flitet për Akademinë e Shkencave në Tiranë”, shkruan ajo mbi këtë akt banal e të turpshëm, të një enti, sipas meje, me prirje ende bolshevike edhe pas më shumë se tre dekada pas shembjes së komunizmit zyrtar në Shqipëri.  Ja linku i artikullit të plotë botuar në gazetën Dielli:  Në kuadërin e Summit të III të Diasporës, annullohet pjesëmarrja masive e arbëreshëve! – Dielli | The Sun (gazetadielli.com)

Nëqoftse pretendimet në këtë artikull të autores Radovicka nga Qëndra mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe e të Madh, Antonio Bellusci, janë të verveta, atëherë diçka nuk është në regull me organizimin e të ashtuquajturit Samiti III i diasporës që do mbahet javën që vjen në Tiranë, e që, sipas Zonjës Radovicka përjashton pjesëmarrjen e përfaqsuesve të diasporës më të vjetër shqiptare të “gjakut të shprishur” që nga koha e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.

Ky vendim nga Tirana zyrtare për të anulluar pjesëmarrjen e arbëreshve në Samit po me qëllim ose aksidentalisht në ditëlindjen e Poetit të madh Arbëresh Jeronim De Radës (29 Nentor, 1814), “Apostulli i parë i Rilindjes sonë kombëtare”, dhe “pararafolës i ringjalljes sonë kombë tare” (Ernest Koliqi). More njerëz, a ini në vete që merrni vendime të tilla, për të anulluar pjesëmarrjen e arbëreshëve nga ky I ashtueuajtuzr samit i diasporës!  A e dini se Jeronim De Rada rreth 100-vjet para Naimit e Fishtës “ka ndezur ne zemrën e brezave të kaluar, zjarrin e atdhedashjes, shpresën dhe besimin në fatin e popullit shqiptar”, Ekrem Vlora). Dhe në javën e 28-Nentorit, Ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe gjithë Shqiptarëve, përfshir Arbëreshve, sidomos, diasporës Arbëreshe, kësaj “oaze rilindjeje kombëtare në diasporë”, (Mons Dr. Zef Oroshi) – të cilët gjatë historisë 5-shekullore kontribuan më shumë se çdo kush tjetër për Ditën e bardhë kombëtare të 28 Nentorit, 1912, që festohet javën që vjen.

Po a e dini ju se sa borxhe i kanë Arbëreshve, brezat kaluar të shqiptarëve – përfshir ata sot, anë e mbanë trojeve shqiptare dhe kudo që janë: arbëreshve – “gjakut të shprishur” dhe Jeronim De Radës me shokë?

Po si është e mundur që sot, më shumë se 500-vjetë më vonë, pasardhësit e atyre arbëreshve që me shekuj ruajtjen gjuhën e traditat, gojdhanat e kulturën – u anullohet pjesëmarrja në samitin e diasporës?!

“Pesqind vjet Arbërshët në tokçn mikpritse të Italisë ruajtën gjuhë e doke gojdhanore. Nji mendje skeptike mund t’a pleqnonte të kotë besniki të çuditshme”, do të shkruante Ernest Koliqi, i cili mund të ketë  bërë më shumë se çdo shqiptar tjetër mbi tokë për të kultivuar dhe ruajtur gjuhë e kulturë të arbëresheve për më shumë se 30-vjet sa ishte gjallë.  Ai Ernest Koliqi, i cili, ashtu si edhe arbëreshët e përjashtuar sot, vzahdon të jetë i përjashtuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, si anti-kombëtar e tardhdëtar.  Këta “akademikë”, përfasques të Tiranës zyrtare sot, a janë “mendje skeptikë”, apo diçka edhe më keq, që sipas Zonjës Radovicka anullojnë pjesëmarrjen e këtij brezi arbëreshësh në një takim të diasporës shqiptare në kryeqytetin e të gjithë shqiptar[ve pa dallim, në Tiranë.  A janë të vetdijshëm, këta që marrin vendime të tilla, ndaj borxhit që Kombi shqiptar u ka, historikisht, arbëreshve për besnikërinë e tyre shekullore ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.  Borxhi është i madh dhe vështirë për tu paguar duke përjashtuar brezin e sotëm të arbëreshve nga organizime kombëtare të diasporës.

“Na Shqiptarët që morëm në dorëzim nga De Rada amanetin e lanun Arbëreshvet prej Skanderbegut, d.m.th. pasqyrimin e Shqipërisë së lirë, duhet t’i jemi mirënjohës Poetit të Makjit, por edhe vëllazënvet gjuhe e gjaku, që nen qiella të huaja, atë amanet ruajtën me besniki të patrandëshme…Nëpër poezi e apostullatë të Jeronim De Radës, Arbëreshët e Italisë, kryen at vepër të mistershme shpërblimi njerëzor e kombëtar, që i Nalti Perëndi u përcaktoi atyre, kur në një stinë duhije e tmeri, lanë brigjet e Atdheut dhe mërguan në një vis të huaj, me ikona fetare e me hire shqiptare”.  Kështu është shprehur Ernest Koliqi në një editorial kushtuar De Radës, me rastin e 150-vjetorit (1964) të lindjes së tij.

Unë nuk i dijë arsyet e anullimit të pjesëmarrjers së arbëreshve në samitin e diasporës në Tiranë, javën që vjen, por e kam të vështirë të besoj një gjë të tillë.  Si është e mundur?!  Prandaj të gjithë duhet të kërkojmë përgjigje nga autoriteteti organizues i samit të — pyetjeve që bën në artikullin e saj Zonja Ornela Radovicka:

“Si mund të lësh jasht këtij Sumiti kërkues, autor tekstesh, studiues, hulumtues shumë nga ata individë që kanë dhënë vërtetë një kontributë kolosal mbi botën arbëreshe aq sa shpesh ia tejkalon edhe asaj istitucionale!

Si mund të flasësh për dhe mbi gjuhën e tyre e të lësh jashtë Sumiti sportellet linguistike,të botës arbëreshe?!

Si mund të lësh jashtë sumitit shumë associazione, organizata, shoqëri që janë zemra, pulsi i jetës arbërore, të cilët mbledhin në gjirin e tyre botën reale arbëreshe?!

Si mund të lëshë jashtë këtij sumiti, publicistë, historianë, gazetare, poetë, shkrimtarë, intelektualë, të ndershëm të botës arbëreshe?!

Si mund të lëshë jashtë këtij summiti grupet artistike arbërshe, të cilët ruajnë folklorin, mbajnë gjallë etnografinë, gjuhën nëpërmjet rapasodive?!

Si mund të lini jashtë botës arbëreshe arkitekt,(me sa di unë asnjëherë nuk ka patur ndonjë projekt universitar mbi arkitekturën arbëreshe)!

Si mund të lini jasht përfaqësues të bibliotekave të cilët janë monumente të botës arbëreshe!

Si mund të lini jashtë arbëreshë qytetarë të thjeshtë por aktivist të dalluar të cilët mbështesin çështjen e ruajttjes së identitetit duke ditur vështirësit që hasin çdo ditë këta arbëreshë në asimilim ashtu edhe për shkak të politikave gjeopolitike të shpopullimit?”, pyet ndër të tjera autorja e artikullit botuar të shtunën në gazetën Dielli të Nju Jorkut.

Unë për veten nuk kam ndonjë përgjigje as hamendje se pse ndodhë një gjë e tillë.  Por një gjë e di se ky është një vendim – jo i të huajve –por i shqiptarëve dhe askujt tjetër.  Diçka që më kujton fjalët e Ekrem Vlorës, një veprimtari të çeshtjes kombëtare i cili gjithashtu me rastin e 150-vjetorit (1964) të lindjes së De Radës.  “Çdo popull duhet të paguajë tagrin e caktuar nga natyra e vet për të kaluar sëmundjet foshnjore që ia turbullojnë fillimin e një jete të re. Edhe ne po e paguajmë këtë tagrin: Herë në mundime të brendshme, herë me vështirsinat që na shkakton moskuptimi i jashtëm. Nuk kemi kujt t’i ankohemi. Për marritë që kemi bërë, po bëjmë edhe do të bëjmë vetë. Lutemi që Zoti na dhëntë durim edhe koha harrim… Mos kuptimet e të huajve na kanë ndaluar ose vonuar zhvillimin e plotë të idealeve kombëtare. Dikush na ka kujdesur, dikush na ka pasur besim e dikush nuk na ka druajtur. Me dashje ose pa dashje, të gjithë na kanë dëmtuar!”

Për anullimin e pabesueshëm të pjesëmarrjes së arbëreshve në samitin e diasporës në vitin 2023 në Tiranë, me çudi dhe zhgënjim, Ekrem Vlora do të shprehej, se “Duhet të flasim haptazi, se kështu sigurisht nuk e kanë ëndërruar De Rada edhe shokët e tij zhvillimin e kulturës kombëtare shqiptare!”, ka shkruar Eqrem Vlora me rastin e 150-vjetorit (1964) të lindjes së Arbëreshit të njohur.

Nuk kemi kujt t’i ankohemi për marritë tona! Megjithë natyrën time prej optimisti kur mësoj për lajme si ky, kam drojë se edhe Zoti e ka humbur durimin me marritë e shqiptarëve!

Frank Shkreli

Filed Under: Analiza

FAMILJA DËRRALLA DHE MINISTRI I PARË I SHTETIT SHQIPTAR

November 18, 2023 by s p

Prof.Asc.Dr. Gëzim MUSTAFAJ/

Ngjarjet e mëdha historike si Traktati i Shën Stefanit të 3 Marsit 1878 ( Marrëveshja midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane), Lidhja e Prizrenit e 10 qershorit 1878 si dhe Kongresi i Berlinit më 13 qershor 1878 kishin përfshirë edhe një familje me tradita si ajo Dërralla nga fshati Gradec i Gostivarit. Emrin e kesaj familjeje e kish bërë të njohur, Kurt Dërralla, traditë të cilën e ngriti më lart, Hasan Dërralla,

Hasan Dërralla, në krye të një ushtrie nga viset e Tetovës, i rrethuar nga bashkatdhetarë të tij, shumë prej të cilëve gradecarë, mori pjesë aktive në mbrojtjen e krahinave shqiptare të Plavës e Gucisë, të cilat Kongresi i Berlinit ja aneksonte Malit të Zi. Trimërive të Hasan Dërrallës i ka kënduar edhe poeti Gjergje Fishta në këngën e 9 të Lahutës së Malësisë.

Në këtë rrugë trimërie dhe atdhedashurie ecën edhe i biri i Hasanit, Mehmet Pashë Dërralla. Ai lindi më 1843 në Gradec të Gostivarit. Arsimin fillor e mori në Tetovë, kurse atë të mesëm në Shkup. Pas shkollimit në vendlindje, ai ndoqi studimet e larta në Akademinë Ushtarake të Stambollit, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Pas diplomimit do të shërbente për disa vite në një regjiment këmbësorie në Anadoll dhe njëherazi, atij do t’i jepej e drejta për të ndjekur shkollën e lartë të Shtatmadhorisë në Stamboll, që ishte niveli më i lartë i arsimimit ushtarak në Turqi.

Suksesi në karrierë falë aftësive dhe shkallës së lartë të përkushtimit në të gjitha detyrat e ngarkuara, do ta bënin atë që në moshën 35-vjeçare të merrte titullin “Pasha”, që nënkuptonte atë të gjeneralit. I graduar kështu me gradën më të lartë të kohës do të niste nga detyrat e reja që do t’i besonte komanda e lartë, fillimisht si komandues xhandarmërie në Bagdad të Irakut dhe, më vonë, në Halepo të Sirisë për t’u transferuar më tej në Selanik, i cili në atë periudhë përfaqësonte një nga portet më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane në Ballkan. Prej Selanikut Mehmet Pashë Dërralla, do të merrte emërimin në vilajetin e Kosovës për të shërbyer në kryeqendrën e tij, në Shkup për të vijuar më vonë në funksionin e komandantit të qarkut të Prizrenit në të cilin bënte pjesë edhe Tetova, Gjakova dhe Luma. Pikërisht me këtë detyrë gjeneral Dëralla, do t’i jepte fund karrierës si oficer i Ushtrisë Osmane.

Kryengritësit shqiptarë, tashmë tronditën tërë mjedisin ballkanik, në të cilin faktori shqiptar filloi të bëhej dominant. Në fokusin e lëvizjes së tyre u vendos në këtë periudhë shpërfillja e hegjemonizmit të shteteve fqinje siç ishte, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, të cilat prej kohësh investonin për strategjinë e tyre që kishte të bënte me mohimin e ekzistencën e kombit shqiptar, në mënyrë që të zgjeronin territoret e tyre.

Në zanafillën e shtetit të ri shqiptar, me Kuvendin e mbledhur në Vlorë e në të cilin morën pjesë përfaqësues nga të gjitha viset shqiptare, ministër i Mbrojtjes i qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemali, ishte Mehmet Pashë Dërralla, i propozuar në këtë post të lartë nga Isa Boletini. Në shumë dokumente arkivore të kohës, Dërralla quhej dhe Kalkanderi, emër i Tetovës ku ai kishte lindur. Gjenerali i ri, Mehmet Dërralla, në kulmin e karrierës së tij, hoqi uniformën osmane të pashait, për të mos e veshur më kurrë gjatë gjithë jetës së tij, sepse ishte vënë në dispozicion të Ushtrisë Vullnetare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai u emërua këshilltar i njërit prej udhëheqësve popullorë të Lidhjes Shqipatre të Prizrenit, Sulejman Vokshit. Mehmet Derralla së bashku me babanë e tij ishin në vijën e parë të frontit të luftës për liri. Babë e bir treguan gatishmëri të lartë për të sakrifikuar gjithçka për idealet kombëtare shqiptare.

Lidhja e Prizrenit u shtyp, por Mehmet Dërralla nuk hoqi dorë nga idealet e tij. U aktivizua përsëri në Lidhjen e Pejës, nën drejtimin e Haxhi Zekës. Atë e internuan në Bagdad për t’i prerë çdo mundësi kontakti me Shqipërinë.

Kryengritja xhon-turke e vitit 1908, që u pasua nga një amnisti e përgjithshme, i dha mundësi Mehmet Pashës të rikthehej në funksione të larta në ushtrinë osmane. Në Stamboll mendonin se ai do ta mirëpriste rehabilitimin dhe riveshjen e uniformës së gjeneralit osman. Pasi ai kishte dështuar dy herë,(Lidhjen e Prizrenit dhe Lidhjen e Pejës), tani ishte rasti që ai të mendonte, më në fund, edhe për veten e familjen e tij, për të ardhmen e tij dhe për një jetë të qetë e të lumtur. Mirëpo për çudinë e shumë turqve dhe të pak shqiptarëve që nuk e njihnin sa e si duhet, Mehmet Dërralla refuzoi duke dhënë përgjigjen e tij; -“U jam mirënjohës për bamirësinë, por tani i takoj tjetërkujt”.

Ai refuzoi, sepse fatet e Shqipërisë i qenë njësuar në vetëdije me fatet e tij. U kthye në Atdhe me po atë vendosmëri të viteve të stuhishme të dy lidhjeve historike shqiptare që mbetën vetëm si gurë kilometrikë udhërrëfyes drejt pavarësisë. E presin triumfalisht në vendlindje pas një mungese të gjatë gati dhjetëvjeçare. Ai ishte bërë i njohur edhe në qarqet më të larta të Europës. Emri i tij qe cituar edhe nga ministri i Jashtëm i Austro-Hungarisë, konti Bertoldt, për të cilin; “Mehmet Pashë Dërralla qe një burrë me kulturë të gjerë dhe ndjenja të pastra kombëtare”.

Në vitet 1908-1912 shtëpia e Derallave, në Tetovë do të kthehej në një çerdhe shqiptarizmi. Mehmet Pasha dhe i biri Halimi ishin kurdoherë në krye të lëvizjeve të mëdha atdhetare, duke dhënë ndihmesë jo vetëm me trimërinë dhe guximin, por edhe me pasurinë e tyre. Të dy së bashku do të prisnin e do të përcillnin në shtëpinë e madhe në Tetovë, trimat patriotë e atdhetarë si Sali Gjukën, Bedri Pejanin, Bajram Currin, Isa Boletinin, Mit’hat Frashërin, Hamdi Ohrin, Hoxhë Vokën e dhjetra atdhetarë të tjerë nga krejt viset etnike shqiptare. Ata do të merrnin pjesë në Kuvendin e Junikut e në fillim të viteve 1912, do të komandonin çetën e parë të luftëtarëve tetovarë, e cila mori armët për t’u bërë ballë sulmeve turke dhe atyre serbo-bullgare. Mehmet Dërralla ishte një nga organizatorët më në zë të kryengritjeve të mëdha të Kosovës të viteve 1910, 1911 dhe 1912. Lufta Ballkanike e monarkive të gadishullit kundër Perandorisë Osmane kishte objektiv kryesor pushtimin e trojeve shqiptare. Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia ishin të interesuara të mohonin ekzistencën e kombit shqiptar, për të realizuar aneksimin e trojeve shqiptare. Në këto ditë të vështira për jete a vdekjeje për shqiptarët, Mehmet Dërralla përkrah atdhetarëve të shquar, ishte ndërmjet radhëve të para që u ngritën në këmbë për mbrojtjen e tokave shqiptare dhe çlirimin e vendit nga robëria 500-vjeçare osmane. Gjenerali Mehmet Dërralla, në luftimet e ashpra me serbët, arriti t’i mbajë trupat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi. Një bllokim i tillë krijoi terrenin e domosdoshëm, siguroi kushtet historike për ngjarjen e madhe të ngritjes së flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Me Shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e qeverisë së parë të Shqipërisë së pavarur, kryeministri Ismail Qemali , mbështetur në meritat, kapacitetet profesionale dhe atdhedashurinë e zjarrtë të Mehmet Pashë Dërallës i ofroi postin e ministrit të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. U formua Ministria e parë e Mbrojtjes që quhej Ministria e Luftës. Ministri i parë i luftës ishte Mehmet Pashë Dërralla. Kjo Ministri kishte një efektiv që përbëhej nga disa oficerë shqiptarë të ish ushtrisë turke, nënoficerë dhe popull të armatosur. Si detyrë kryesore këto forca kishin të organizonin mbrojtjen e qytetit të Vlorës ku ndodhej qeveria e sapo formuar dhe ta mbronte atë nga çdo lloj rreziku. Mehmet Pashë Dërralla, u emërua Ministër i parë i Luftës, në bazë të mbledhjes së pestë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, sipas votave të fituara. Nga verifikimi i bërë në seancën e pestë, e cila filloi më 3 dhjetor dhe zgjati deri më 4 dhjetor, kur u bë votimi për ministra, nga 63 delegatë të pranishëm ishin 57, vend i tretë i takoi gjeneralit Dërralla me 42 vota, pas Luigj Gurakuqit e Mufid Beut.

Foto: wikipedia.org

New York Nëntor 2023

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT