• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2023

FEDERATA VATRA FTON TË GJITHË SHQIPTARËT NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR

November 11, 2023 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” me rastin e 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë fton të gjithë shqiptarët në festën e Flamurit Kombëtar.

Flamuri i kombit tonë bashkon të gjithë shqiptarët anembanë botës. Pavarësia është ditë e shenjtë dhe e shtrenjtë e lirisë së një kombi e populli, është dita më e shënuar në histori.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e festës historike të të gjithë shqiptarëve.

Komisioni i Organizimit të Darkës për 111 vjetorin e Pavarësisë përbëhet nga:

Kryetar: Ilir Cubi, anëtarë: Besim Malota, Paulin Mrnaçaj, Bashkim Musabelliu, Drita Shala, Dr. Pashko Camaj, Anton Raja, Ylli Dosku, Sokol Paja.

Darka e Pavarësisë do të organizohet ditën e Martë, 28 Nëntor 2023, Ora 7:00 PM, Adresa: Villa Barone Manor, 737 Throggs Neck Expy, Bronx, NY 10465.

Pjesëmarrja në Darkën e Pavarësisë kushton 150 usd për person, me të gjitha të përfshira.

Për çdo informacion, personat përgjegjës të kontaktit janë:

Ilir Cubi cel: 9143108355, Besim Malota cel: 917 418 3392, Paulin Mrnaçaj cel: 3865850999 dhe Anton Raja cel: 646 594 4747.

JU MIRËPRESIM TË GJITHËVE.

Filed Under: Featured

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier: Draftstatuti i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

November 10, 2023 by s p

Hovenier: Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

M. Pasoma / RTKlive

(E përditësuar) Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë se draftstatuti i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, ai ka thënë se fjalën e fundit do ta japë Gjykata Kushtetuese.

“Ne besojmë se është dhe e kemi shkruar në një mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit. Por në të vërtetë është vetëm një institucion që mund të marrë përfundimisht vendimin nëse është në përputhje me Kushtetutën e vendit apo jo. Kjo është Gjykata Kushtetuese. Siç tha kryeministri Kurti të premten në Kuvend, një nga dispozitat e këtij draftstatuti është që ai të shkojë në Gjykatën Kushtetuese që ta bëjë atë shqyrtim dhe ta bëjë atë përcaktim para se të hyjë në fuqi. Mendoj se shumë nga këto pyetje dhe komentet pothuajse histerike rreth kushtetutshmërisë së këtij draftstatuti janë të gabuara, sepse është bërë punë e kujdesshme në hartimin e statutit dhe dispozitave në fuqi për të siguruar që i vetmi organ në Kosovë që në fakt ka aftësinë dhe autoritetin për të përcaktuar kushtetutshmërinë e tij, Gjykata Kushtetuese, do të ketë mundësinë ta bëjë këtë përpara se të hyjë në fuqi”, ka theksuar Hovenier.

Lidhur me atë nëse ka ndonjë afat kohor apo kornizë kohore kur Kosova duhet ta dorëzojë këtë statut dhe pse ky dokument po mbahet në fshehtësi, Hovenier u përgjigj: “Këtu nuk ka asgjë sekrete, por negociatat diplomatike dhe angazhimet e ndjeshme të komunitetit ndërkombëtar me qeveritë shpesh bëhen në kushte diskrecioni. Sepse kushtet e diskrecionit janë më të përshtatshme për arritjen e mirëkuptimeve të përbashkëta dhe avancimin e gjërave. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për marrëveshjet në dialog, nëse bëhej fjalë për Rambujen, për negociatat për Ahtisaarin, apo gjëra tjera. Ekziston koha kur bëhen gjërat publike e kur duhen konfidencialitet. Në një kohë të përshtatshme publiku do ta ketë mundësinë ta vlerësojë drafstatutin. Ajo kohë do të përcaktohet nga një kombinim i përshtatshëm i qeverive dhe Miroslav Lajçakut”.

Tutje ambasadori amerikan ka thënë se nuk është vetëm Asociacioni i cili duhet të zbatohet, por të gjitha obligimet e marra nga Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i zbatimit në Ohër.

“Nëse lexohen deklaratat e kancelarit gjerman, presidentit francez, kryeministres së Italisë, e më duhet të them është e jashtëzakonshme që këta liderë të lartë evropianë po përfshihen direkt në këtë proces për ta ndihmuar Kosovën të ecë përpara në rrugën evropiane, euroatlantike e të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, në të mirë të dy vendeve, e në veçanti të popullit të Kosovës. Ata përdorin fjalët si urgjent, sa më shpejtë të jetë e mundur e gjëra të tilla. Ka urgjencë, ekziston një dëshirë për të parë që të ecët para. Kjo është pjesë e bisedave tona me Qeverinë tash. Nuk ka arsye që Qeveria e Kosovës të mos ecë para me këtë drafstatut. Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për ta pranuar në tërësi vetëm disa javë më parë. Ne jemi duke punuar për ta parë atë të realizuar si një element të strategjisë sonë më të gjerë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin dhe e as nuk mund të jetë. Bëhet fjalë për zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve të marra nga Kosova dhe Serbia me Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e zbatimit në Ohër. Pra, kjo është ajo që ne duam të shohim”, është shprehur Hovenier.

Ambasadori amerikan ka thënë se shteti i tij beson fuqishëm se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe do të formohet bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk do të jetë një shtresë e re e pushtetit.

I pyetur nëse serbëve po ju ofrohet një autonomi, ai është përgjigjur: “Së pari më ka habitur numri i njerëzve që po interpretojnë një drafstatut që nuk e kanë parë. Ky është një truk mjaft mbresëlënës. Dhe në fund të fundit, ata që nuk e kanë parë draftin ndoshta nuk kanë shumë arsye për të dhënë mendimin e tyre. Unë mund të them se çfarë kam thënë më herët. SHBA-ja e beson fuqishëm se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës. Duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk duhet të jetë një shtresë shtesë e pushtetit, pra nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk kuptoj se si mund të keni autonomi në këto rrethana. Nuk e keni. Besoj fuqishëm se ky drafstatut që i është prezantuar Qeverisë së Kosovës i përmbush këto kritere. Siç e thash, përgjegjësia është te Gjykata Kushtetuese për ta vendosur këtë. Në drafstatut, siç e tha kryeministri, ka një dispozitë për të siguruar që ai rishikim të ndodhë dhe të veprohet para se të hyjë në fuqi. Nuk mendoj se kjo është diçka për t’u shqetësuar”.

Filed Under: Politike

KLASIKË MUZIKORË SHQIPTARË

November 10, 2023 by s p

*Akademik Vasil S. Tole/

Kjo kolanë përmban veprat e kompozitorëve më të rëndësishëm të muzikës shqiptare të shek. XX, nga fillimet e deri në ditët e sotme, vepra të drejtuara nga dirigjenti Eno Koço me orkestrën simfonike të RTSH, përgjatë 50 viteve të fundit.

Është një kontribut unik i maestro Koços dhe i orkestrës simfonike të RTSH, të cilët përmes publikimit të kësaj kolane, e vetmja e këtij lloji deri më tani, praktikisht ka themeluar arkivin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare në një botim të vetëm, si të thuash ekselencën e muzikës sonë.

Kolana ndërtohet përmes një koncepti që ndërthur, bashkimin në një CD të gjinive muzikore të përveçme (siç janë psh. CD të dedikuara valleve simfonike, ose atyre me suita simfonike), për të vazhduar me CD me muzikë simfonike shqiptare, në të cilën përfshihen gjini tipike muzikore me orkestër (si simfoni, rapsodi, uvertura, fantazi, skerco, koncert per orkester), apo CD dedikuar koncerteve dhe pjesëve për instrument dhe orkestër, atyre për orkestër harqesh, CD me kengëtarë lirike, CD me këngë tradicionale etj.

Një vend të rëndësishëm, kolana i kushton kompozitorit tonë të shquar Çesk Zadeja, veprat e të cilit zënë dy CD të veçanta, dhe një CD me kontributin e At Fan S. Nolit në muzikë. Do të theksoja faktin që kjo kolanë shndërrohet në një kolanë të muzikës sonë mbarëkombëtare pasi pjesë e saj është edhe një CD me krijimtarinë e kompozitorëve shqiptarë të Kosovës, prej Lorenc Antonit, Rexho Mulliqit, Fahri Beqirit, Rauf Dhomit, tek Rafet Rudi e Zeqirja Ballata etj.

Një aspekt tjetër shumë i veçantë lidhet me faktin që 3 CD i kushtohen një përzgjedhjeje të kujdesshme të veprave instrumentale e simfonike të huaja, që dirigjenti Koço dhe orkestra simfonike e RTSH ka interpretuar përgjatë një harku kohor që përfshin një gjysmë shekulli, gjë e cila të bën të mendosh edhe 1 herë për vlerat dhe profesionalizmin e orkestrës simfonike të RTSH dhe të dirigjentëve të saj.

Për mua që e ndjek nga afër kontributin e Maestro Enos nga viti 1988, do të thoja që ky botim është nga më të rëndësishmit, parë në dy aspekte:

1. Si dokumentim i muzikës shqiptare prej gati 1 shekulli, prej fillimeve e deri në ditët e sotme. Kjo është shumë e rëndësishme pasi përmes botimeve të tilla të natyrës antologjike mund të përkapësh më lehtë si shtrirjen në kohë të dukurisë së muzikës profesioniste shqiptare, ashtu edhe autorët e saj më kontribues. Janë këto botime që e bëjnë prezente muzikën profesioniste shqiptare në një publik më të gjerë se ai i koncerteve, qoftë ky publik vendos apo i huaj, duke rrëzuar kështu opinione të ndryshme, pasi për të flet vetë muzika e dokumentuar.

2. Së dyti, nga ana tjetër ky botim vjen si nxitje, që kjo kolanë të mos ndalojë në nr. 18 të CD-ve, por të vazhdojë dhe të shndërrohet në një kolanë që pasurohet dita ditës me CD të tjera, që përfshijnë e dokumentojnë etapat më të reja të zhvillimit të muzikës sonë, si dhe kontributin që kanë dhënë pranë kësaj orkestre edhe dirigjentë të tjerë, shqiptarë dhe të huaj, kuptohet me veprat më cilësore të interpretuara prej tyre me orkestrën e RTSH.

Shpreh një bindje personale, që RTSH si institucioni pa të cilin ky botim as do të ishte i mundur të krijohej e të botohej, në kuadër të vizionit dhe reformimit të tij të vazhdueshëm, do ta mbajë këtë kolanë si një mundësi të artë për të promovuar kulturën tonë muzikore përmes interpretimit, regjistrimit dhe promovimit të autorëve dhe veprave më të mira, ashtu siç maestro Eno i mblodhi këto vepra si bleta nektarin për gati gjysmë shekulli.

Mirënjohje Maestro Enos për këtë vepër unike, për dashurinë e Tij për muzikën tonë kombëtare, për orkestrën simfonike të RTSH, për Edi Balili dhe MUZA, si dhe institucionin e RTSH dhe Bashkinë e Tiranës, për mbështetje e këtij botimi të mrekullueshëm.

*Fjala e mbajtur në promovimin e kolanës me CD: KLASIKË MUZIKORË SHQIPTARË.

See Insights and Ads

Create Ad

Like

Comment

Share

Filed Under: Opinion

Histori e Shpirtit Shqiptar : studim eseistik

November 10, 2023 by s p

Ndriçim Kulla/

Për mua si autor u desh një punë e jashtëzakonshme studimore e analitike që kjo gjë të bëhej e mundur. Çdo histori, në një parim të përgjithshëm, që të shkruhet mirë dhe shkencërisht, duhet të kalojë nëpër tri faza: në fazën e parë të grumbullimit të të dhënave dhe burimeve, në fazën e dytë të hartimit të monografive për secilin prej burimeve të saj më përfaqësuese, dhe vetëm më pas të hartimit të një historie të përgjithshme ndërburimore, ndër-dimensionale dhe ndër-disiplinore.

“Një histori e shpirtit shqiptar”, ku shpirti, kodi i burimit etnik shqiptar dhe psikika e tij këndvështrohet në raport me letërsinë që ajo prodhoi nga shkrimi i parë shqip deri në epokën e letërsisë së realizmit socialist.

Nëse sprovën mbi poezinë dhe këngët popullore Kadareja e pat quajtur “Autobiografia e popullit tim në vargje”, një histori e poezisë shqiptare, që për një periudhë të gjatë kohe deri në fillimet e shekullit XX, do të përbënte bazën themelore të gjithë letërsisë sonë, mund të konsiderohet edhe si një histori e shpirtit shqiptar të shpalosur përgjatë historisë sonë. Për këtë arsye shinat nëpër të cilat do të shtrohet traseja e sprovave tona do të jetë sa vepra poetike aq edhe mjedisi historik që rrethoi dhe frymëzoi këto vepra. Po edhe në këtë “pasqyrë të veçantë” të shpirtit të kombit, mund të ravijëzonim disa trajektore rrugëtimi ose nëse do ta thonim poetikisht, përderisa një shpirt mund të shihet si një sinfoni zërash, një histori e tillë mund të shoqërizohet si një histori zerash të brendshëm, zërash të ndërgjegjes, të psikikës së kombit, që si një provani, kanë jehuar përbrenda shpirtit, zemrës dhe kreativitetit vetjak, nga autori në autor, për të vërshuar kështu “lumenjtë” e veprave të tyre, nëpërmjet të cilave arriti të krijohej “deti” i gjithë shpirtit të kulturës shqiptare.

Në këtë libër, zëri i përfaqësimit estetik të botës si një parathënie, do të niste me një poet shumë pak të njohur, tangjencial në letrat shqipe, siç është Mikel Maruli, përfaqësuesi i madh i estetizmit arbëror në Rilindjen europiane. Por jehona e tij do të ushtojë fort dhe fuqishëm, për t’u kthyer në një manifest të formimit estik të shpirtit shqiptar tek poeti ynë më i madh lirik, Lasgush Poradeci. Duke filluar nga Budi dhe duke u fuqizuar te Bogdani, shpirti barok arrin të krijojë një zë të fuqishëm në letërsinë tonë, ashtu siç humusi i poezisë popullore do të bëhet toka e pasur ku do ushqehen autorët tanë më përfaqësues të kësaj periudhe që po shqyrtojmë, që nga De Rada deri te Fishta. Shpirti i provanisë do të jetë një zë proverbial në qestën e arbëreshëve, duke i dhënë lartësi të papërsëritshme veprës së De Radës e Zef Skiroit, ashtu si binomi “për atme e fe” do të zenitohej në zërin e mrekullueshëm artistik të De Martinos dhe Fishtës.

Tiranë : Plejad, nëntor 2023.

396 faqe ; format i madh 16 x 23.5 cm.

Filed Under: Kronike

Me statut nisi edhe autonomia e Kosovës!

November 10, 2023 by s p

Prof. Sylë Ukshini/

* Me statutin e vitit 1948 u themelua Krahina Autonome të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit!

Çfarëdo marrëveshje për asociacioni që do të formojë Kosova brenda trupit të saj, përfundimi do të jetë autonomi, përkatësisht republikë serbe. Për më tepër, asoaciacioni nuk është kërkesë për përmirësimin e të drejtave të komunitetit serb, por hapja e shtegut për zgjatje e Serbisë brenda Kosovës.

Për të qartësuar se si një autonomi transformohet në ndërvite, është shembulli i Kosovës, kur pesë dekada statusi i saj pësoi ndëryshime radikale juridike.

Si u themelua autonomia e Kosovës?

Me Ligjin mbi themelimin dhe organizimin Krahinës Autonome të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit, neni 1, këtë krahinë e përbënin 15 rrethe: rrethi i gorës, i Suharekës, i Sharrit, i Gjakovës, i Podrimjea, i Pejës, i istogut, Zveçanit, i Vuçitërnës, i Llapit, i Drenicës, i Nerodimjes, i Grçanicës, i Kaçanikut dhe i Gjilanit.

Me 3 shtator 1945 Kryesia e Kuvendit Popullor të Serbisë aprovoi Ligjin mbi themelimin dhe organizimin e Krahinës Autonome të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit.

Ligji mbi ndarjen administratibe të Serbisë dhe Ligjit mbi themelimin dhe organizimin e Krahinës Autonomisë të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit ishte akti i parë juridik që e sanksionoi ekzistimin e Krahinës Autonome të kosovës.

Në nenim 2 të Ligjiit është përcaktuar se “Krahina Autonome e Kosovës dhe e Rrafshit të Dukagjinit është pjesë përbërëse e Serbisë” në Kuvendin Popullor të të cilës zgjedh numrin proporcional të deputetëve si dhe 10 deputetë për Kuvendin Kushtetues të JDF.

Ligjet për themelimin dhe organizimin e njësibe autonome kanë qenë me karakter të përkohshëm, por zgjedhjet që janë dhënë në to nuk ishin të përkohshme. Ato më vonë hynë në kushtetutën e parë republikane, që u aprovua me 1947, dhe me statutin e parë të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit, që u aprovua më 1948.

Pesë (5) dekada më vonë Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT